Kategori
Uncategorized

EKSKLUZIVE/ Lajmi bombë, Basha takim sekret me STRUKTURAT: Për 10 ditë arrihet qeveria teknike.

 

Nga Ambrozia Meta

Qeveria teknike, kushti kryesor i demokratëve dhe kauza për të cilën prej 27 ditësh opozita po qëndron në shesh, pritet të arrihet për 10 ditë. Burimet për gazetën “standard” bënë me dije se gjatë një takimi me strukturat, kryedemokrati Lulzim Basha  ka njoftuar se brenda 10 ditësh do të arrihet qeveria teknike. “ Do kemi lajmë të mira.

Mund të ju them se brenda 10 ditësh do mund të arrijmë objektivin tonë maksimal për arritjen e një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike”, mësohet të jetë shprehur kryedemorkati në takimin me drejtuesit estrukturave.

Po ashtu nga burimet mësohet se Basha ka folur  për një marrëveshje të dakortësuar edhe me  ambasadorët.  Çfarë e bën më të besueshme këtë deklaratë është fakti që ditën e djeshme kreu demokrat  e cilësoi shumë pozitive drekën me ambasadorët e disa vende të Bashkimit Europian dhe theksoi se kauza për zgjedhjet e lira është shumë afër fitores.  Edhe në një nga drekat e mëparshme të zhvilluar mes krerëve të opozitës dhe ambasadorëve u bë me dije se përfaqësuesit e disa vendeve të BE-së kishin shfaqur interes për  emra të mundshëm të qeverisë teknike.

Pasditen e djeshme ai bëri një tjetër deklaratë që përforcon lajmin se qeveria teknike do bëhet fakt i kryre në ditët në vijim. “Dua tu them se lajmet e mira të mbështetjes së kauzës tonë, të kauzës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sapo ka nisur. Lajme të tjera të mira po vijnë dhe do të shpalosen këtu para jush në ditët që vijojnë dhe e ndjej nga thellësia e shpirtit se agimi i fitores për të cilën po luftojmë është shumë afër,’’ – u shpreh shefi i opozitës, nga çadra e lirisë. Lajmin e përforcon edhe fjala e nënkryetarit demokrat, Edi Paloka i cili paralajmëroi lajme të mira për ato që opozita ka arritur.

Ndërkaq, mitingu i madh i opozitës, i artikuluar edhe më herët nga përfaqësues të lartë të PD-së pritet të zhvillohet për një javë. Po të njejtat burime, bën me dije se me gjasë  demokratët pritet të grumbullohen në sheshin para kryeministrisë në një tubim të madh si ai i 18 shkurtit, në datë 22 mars, ditën e demokracisë.

Në 25 – vjetorin e fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 marsit të 1992 –it, demokratët pritet të zhvillojnë një tubim, që është paralajmëruar se do jetë shumë herë më i madh se ai i 18 – shkurtit. Si vite më parë,kur Partia demokratike fitoi zgjedhjet pas shembjes së regjimit komunist, edhe këtë 22 mars pritet që të djathtët ti paraprijnë fitores së kauzës për të cilën  kanë rrethuar për gati një muaj  sheshin para kryeministrisë.

Lini një koment