I duhej Kombit Shqiptar Mbreteria, i duhej.
Me keto fjale e nis biseden profesori i gjuhes suedeze dhe perkethyesi me gjak te paster Shqiptar Adili.
Koha po tregon cdo dite e me shume se kombi kishte nevoje qofte edhe nje ore te vetme per Mbreteri, ndryshe laramanet rreckamane, internacionalistet e djeshem dhe te sotem,vec mbushjes se xhepave nuk kane asgje te perbashket me termin Komb dhe me pasurine e shenjte kombetare.
Atdheu dhe Kombi nisin nga familja, ato u shiten dhe shkaterruan jo vetem ne 45 vite diktature, por edhe ne keto post vite demokraci, ku i ligu dhe viktima jane te detyruar te rrine bashke ne nje kuvend, ne nje salle, pse jo edhe ne nje tavoline.
Fajin nuk e kane shqiptaret, por regjimet dhe lideret, qe ata zgjedhin per ti drejtuar. Ne ishim edhe para 80 apo me shume vitesh, me shtet ligjor, me ligj, me personalitet, ndoshta nje nga te paktet vende ne rajon qe leku jone njihej dhe shkonte ne gjithe boten, jo vetem kaq, por Pasaporta Mbreterore Shqiptare ishte nje thesar me vete, ku cdo shqiptar jo vetem kishte mundesine dhe te drejten te udhetonte ku te deshironte, por kishte dhe personalitet si njeri, si qytetar, si zotni. Ndersa sot edhe ish ata qe dikur i kishim cifcinj, na i flakin pashaporten si lecke turinjve.
Pasaporta tregon forcen dhe dinjitetin e nje shteti. Ne na ka mbetur gje? Prandaj e them qe Shqiperise dhe Kombit tone i duhet Mbreteria qofte edhe nje ore te vetme.
Adil Bicaku.
Nje personalitet nga emigracioni i vjeter shqiptar ne Suedi dikur kameraman i dasmes se Leka Zogut te pare, tanime, i ftuar nderi ne dasmen e Princit Shqiptar Lek Zogut te dyte.
Shqiptaret ne Stockholm kane te drejte te ndjejne respekt per Profesorin, z. Adil Bicaku. Kete human, kete patriot, kete qytetar me vlera intelektuale dhe kombetare, kete antikomunist, qe edhe pse i vetem, ne moshe te re, arriti te sfidonte diktaturen duke shprehur hapur urrejtjen per sistemin sllavo_komunist qe u instalua nga kjo klike ne Shqiperi. I perndjekur prej tyre kemba kembes, por qe nuk arriten ta kishin kenaqsine e fundit.Ta arrestonin, torturonin, pse jo dhe ta pushkatonin per bindjet e tij anikomuniste, duke i lene me gisht ne goje ujqerit dhe dosat e terbuara te uritur per te pare dhe pire gjak nga ai me i miri, gjak i shqiptareve nacionaliste.
Adili ishte intelektual, ai ishte mesues, si i tille ata nepermjet hijenave te tyre e pergjonin, ata i drueshin dhe e kishin etiketuar si kundershtar i rrezikshem per sistemin e diktatures se proletariatit.
Adili vinte nga nje familje e madhe nacionaliste, perkrahes te mbreterise. Familje qe mbas viteve 1945 kish filluar te njihte, persekutimet, sekuestrimet, interrnimet dhe burgjet te cilat do i ndiqnin kemba kembes deri ne thyerjen dhe rrezimin e diktatures.
Arrestimet dhe denimet si kundershtare te betuar te regjimit komunist e nje pjese te familjes se afert, ishte nje arsye me teper qe ndaj tij te fillonte panderprere perndjekja ne cdo hap dhe levizje,per ta cuar ne te njejtat qeli vdekjeprurese ku torturoheshin te afermit dhe miqe tij, nga xhelatet, spiunet apo bashkpuntoret e sigurimit te shtetit.
Me mire i vdekur sesa i gjalle ne duart e tyre.
Adili kish kohe qe e ndiente eren e keqe te zvarranikeve qe e survejonin ne cdo levizje, ata prisnin vetem nje sinjal dhe fundi i “armikut te popullit” do ishte i shpejte.
Telat me gjemba ne trupin e tij do ishin miq te pa ndare. Per ate ishte bere gati edhe dosja e armikut, biles jo vetem biruca por dhe xhelati ishte shenjuar, pritej vetem urdheri.
Por fati dhe zoti ishte me Adilin.
Kur ata po pregatiteshin dhe ishin bere gati per ta arrestuar, Adili atyre ju la vetem pendet.
Me mire i vdekur se i gjalle ne duart e tyre,me mire nje ore ne liri, se sa nje jete i roberuar.
Ai vendosi. Sikur edhe nje minute jete te me kete mbetur une do te iki nga bisha e kuqe, dua ta jetoj i lire.
Dita erdhi, Adili ju iku, ai u arratis duke thyer jo vetem kufirin e pa prekshem, por duke shembur mitin dhe krenarine e tyre.
Vertet familja e tij tani do paguante dhe pagoi shume rende edhe haracin e ri per armikun tjeter te partise dale nga trualli i saj, pinjoll i saj qe nuk e shtine dot nen kethetra, por me mire harac se sa djali i tyre i lidhur nga bishat me tela me gjemba, i terhequr zvarre, i burgosur dhe torturuar deri ne vdekje, me mire harac mbi gjithe pjesen tjeter te familjes.
Z. Bicaku eshte perkethyes i disa librave dhe botimeve Suedeze ne gjuhen shqipe.![]()