
Nga Syri.net /Protesta e opozitës ka prodhuar një zhgënjim të madh për kundërshtarët e saj të cilët besonin se ajo të të dështonte. Zhgënjimi i parë dhe më i madh që ka prodhuar kjo protestë sot, ishte pjesëmarrja e lartë.
Raportimet e kontrolluara të televizioneve informative rreth autobusëve që niseshin herët në mëngjes nga qytete të ndryshme, ishte preambula e një zhgënjimi të madh të atyre që kishin bërë gati statuset nëpër rrjetet sociale, se askush nuk i beson më opozitës.
Ora 12 e mesditës ishte konfirmimi i zhgënjimit të parë, por jo të fundit që do të prodhonte kjo protestë për ata që qartazi kanë marrë një mesazh të qartë sot. Protesta e thirrur nga PD, mori përgjigjen e merituar nga populli.
Ashtu si edhe në ndeshjen me Serbinë, një dron që u ngrit në qiell dhe konfirmoi tejmbushjen e bulevardit nga Kryeministria deri në thellë në Sheshin ‘Skënderbej’ dhe i vuri vulën asaj që ndoshta Edi Rama kishte frikë. Në shesh kishte më shumë qytetarë sesa demokratë, në shesh ishin me shumë qytetarë që donin Shqipërinë sesa ata që donin partinë.
Ndoshta për këtë arsye, e vetmja gjë që Edi Rama i strukur pas celularit të tij, postoi video të protestës dhe më gjysmë zëri e kuptoi fuqinë e asaj që me cinizëm në postimin e tij e quajti “pakica” dhe u rrek të justifikohej se reformat kanë dhimbje por ashtu është një muhabet dhe duroni edhe pak. Nejse!…
Në një protestë që qartazi dhe dukshëm nuk i përkiste më vetëm asaj, si asnjëherë tjetër PD nuk gënjeu për orën e fillimit të protestës, përkundrazi ajo nisi 5 minuta më përpara. Fjalimi brilant të një aktori që i priu një serie fjalimesh kuptimplote që do të kulmonin me atë të Lulzim Bashës. Një tjetër zhgënjim që prodhoi protesta ishte se ndryshe nga herët e tjera, flamujt kuqezi (jo ata të Aleancës Kuqezi) ishin shumë më shumë se ato të PD-së.
Një protestë që u imponua deri edhe tek muzika që u përdor gjatë gjithë kohës. Jo më Uprising “kryengritje” nga MUSE, por Për ty Atdhe nga Mentor Xhemali, jo më Uprsing nga MUSE, por himnin e Flamurit të kënduar acapela nga një baritone dhe të gjithë qytetarët që ishin në shesh.
Dhe qershia mbi tortë fjalimi i Lulzim Bashës. 30 minuta fjalim me zë të plotë dhe pa asnjë çedim (një tjetër zhgënjim për lolot e Facebook-ut që ishin ngarkuar sot të talleshin me protestën). Kontrollojeni, fjalimin e tij. Në asnjë fjalë të tij nuk përmendet Edi Rama. Dhe për këtë e ka një arsye me shumë gjasë.
E keqja që ka pllakosur Shqipërinë është shumë më e madhe se një njeri që mbas 18 Qershorit me gjasë nuk do të jetë askush, drama që po përjeton vendi nuk mund të ketë autor vetëm Edramën (sic e qujanë me shpoti kritikët). Dhe për të gjithë ata që e dinë që zgjidhja është veç vota, dhe çlirimi vjen vetëm prej saj, Lulzim Basha e mbylli me këto fjalë…
Të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira.
Ky është vendimi im.
A është ky vendimi i të gjithëve këtu sot?
Miqtë e mi,
Fitorja është në zemrën e gjithsecilit prej jush!
Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do të jetë fitorja juaj!
Ne ngrihemi bashkë,
Ne fitojmë bashkë,
Shqipëria fiton me ne!
Zoti ju bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!