Kategori
Uncategorized

Bashkim Gazidede: Fatos Klosi ka vrarë dy kryetarë të Shërbimit Informativ, kryetarin e Vlorës dhe Lushnjës – Lidhjet e mia me Berishën, dosjet, terrorizmi, piramidat dhe akuzat ndaj pasardhësit të tij.

2016-05-13_10-47-46“Nuk kam gisht në rrëmbimin e Remzi Hoxhës, as kam takuar Arkanin dhe as kemi trafikuar armë. Këto janë shpifje të ulta”
Kategori
Uncategorized

Qofshi të mallkuar o bijë bushtrash, që damkosni padrejtësisht të ardhmen tonë.

pasaporta-biometrik

Duke zbritur me ashensor drejt lobit, tre zyrtarë flisnin mes tyre për ngjarjet në qytetin ku jetoj. Mes të tjerash permenden dhe rolin e shqiptarëve dhe të një qeveritari në këtë ngjarje.

Kur zyrtarët përmendnin fjalën “albanians” unë kërrusesha brenda rrobave të mia. M’u krijua një boshllëk në fund të barkut dhe qëndroja si mumje egjiptiane, brënda kafazit të ashensorit. Ato sekonda rrugëtim mu dukën një ferr. Sa herë përmendej nacionaliteti im, aq grushta dhe fshikullime ndjeja në fytyrë.
Çfarë lidhje kam unë dhe miliona shqiptarë mbarë globit me pjella injorante, me fytyra të shëmtuara që trembin dhe vetë diellin?! Çfarë lidhje kanë ato djem e vajza që studiojnë e diplomohen në universitetet e mbarë botës?! Çfarë lidhje kemi ne me politikanë injorantë e kriminel dhe falangat e tyre nëpër skutat e krimit nëpër botë?
Historia e vendit tim të përvuajtur, nuk e meriton këtë përbaltje planetare. Ajo tokë ka nxjerrë ikona që i respekton bota. Kush ka durim këtej të dëgjojë se Mother Tereza është shqiptare? Kush ka kohë të tepërt këtej të dëgjojë historinë e vërtetë të përballjes së heroit tonë madhështor Gjergj Kastriotit me hordhitë islame? E keqja zë vend menjëherë, ajo shpërndahet si pluhuri i shkretëtirës mbi tjegullat e banesave. E mira vjen shumë ngadalë, ndoshta mbetet dhe rrugës. Prej jush o bastardë, ai komb do vuajë izolimin e heshtur të perëndimit!
Qofshi të mallkuar o bij bushtrash, që damkosni padrejtësisht të ardhmen tonë, të fëminjëve tanë, të sakrificave tona. Ju që nuk kini brekë në bythë, perfshiheni në ngjarje turpëruese dhe të paimagjinueshme për një europian, ju… që nuk dinit të lidhnit brekët deri dje dhe sot ju mësuan kurvat nëpër hotele dhe motele të lidhni kravatën. Ju mosmirënjohës, ju trushpëlarë, ju mënxyra, që i bëheni ferra nëpër këmbë kriminalisht vendit tuaj, ju frymorë inferiorë! Ju jeni antinatyrë, ju jeni antikohë! Ju jeni judë e tradhëti bashkë. Vdekshi të gjithë në rrugën tuaj kanibaleske me soj e sorrollop!

Vdekshi të gjithë ju armiqtë dhe dogmatikët e fëlliqur, që kthetrat tuaja i keni ngulur mbi trupin e sfilitur të kombit! Edhe njëherë mallkuar qofshi ju, bashkëpuntorë të krimit dhe tutor kriminelash, që shisni çdo gjë për të kënaqur epshet e buçeve dhe prostitutave, që i mbani në krahë a përkrahu!

Mallkuar qofshi ju, që nuk nginjeni me gjakun djersën dhe jetët e të pafajshmëve, të vobekët! Mallkuar qofshi ju, kollarexhinjë të pështirë, që do t’u shkonte më mirë litari në qafë!

Shumë shpejt dita po afron dhe mallkimi do j’u zërë, si ato që punojnë për ju edhe ju që punoni kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Koha po afron, se vjenë një ditë që lahen borxhet!

Ndërsa shkruaj, më besoni me dridhen duart dhe turfulloj si një qënie e plagosur, e rënkimi më del nga shpirti: Çfarë j’u kemi marrë, përveçse ju kemi dhënë atë që nuk e keni merituar, ju bastardëve të ndyrë të  këtij kombi?! Por përgjigjie s’ka, përveçse ndonjë qeshje si ngërdheshje. Lus zotin të jemi ne që do qeshim mirë, ne që do qeshim të fundit!

* Xh. London për Zathur.net (editor Anri Bala)

Kategori
Uncategorized

KOLEGËT E MI SPIUNË (Flet ish-zyrtari i lartë i SHIK-ut)

12 maj 2016.

Spiunin aktiv nuk mund ta shpëtojë asnjë vendim gjykate, përderisa është thirrur  e ka pranuar dhe mban një pseudonim. Por ende nuk e kuptoj se si disa nga këta bashkëpunëtorë të zellshëm dhe që kanë dëmtuar njerëz të ndryshëm, kanë sy e faqe e dalin nëpër ekrane.

Ish-funksionari i lartë i Shërbimit Informativ në vitet ’90, Andrea Dimushi, kishte premtuar në një intervistë të mëparshme se një ditë do të tregonte bashkëpunimin me ish-Sigurimin e Shtetit, të një sërë emrash të njohur të politikës.

– Na thuaj ndonjë emër tjeter ish-kolegu…

Një djalkë pe Rakicke (fshat kufitar në Korçë), na e sollën në Librazhd pas mbarimit të shkollës e më pas u bë i madh në PD??

Është Ridvan Bode…

Nga fukara kooperative, tani vetëm makina i bën mbi 70.000 euro!

Nuk do flisja për të nëse nuk do drejtonte një fushatë të ardhshme e do i thotë demokratëve se kur PD do vijë në pushtet do qeverisë me duar të pastra… më mirë se në kohën e “Sudes”?

Zot na ruaj!!

Po i bie drejt o Ridvani i Rakickës… Ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit?

Je i pasur o kolegu im spiun?

Me pseodonimin “Korçar”.

A vazhdon ta këndosh atë këngën e dikurshme “o moj “korcar-re”, sa e bukur je?”. Si nuk na ke treguar njëherë si erdhe në Tiranë e për çfarë kontribuove në demokraci që u bëre nr. 2 i PD-së?
– Po mund të kenë qenë dhe viktima…

– Dëgjo.

Ishin apo jo viktima, po tregoj se si funksiononin gjërat në atë kohë, si bëhej rekrutimi i agjentëve, për shembull.

Për tërhequr një person si bashkëpunëtor bëhej një studim i imtësishëm i personit, i familjes dhe rrethit të tij familjar. Oficeri i Sigurimit përzgjidhte në çdo rast njerëzit më të përkushtuar të mundshëm për atje ku e ndjente të nevojshme. Mbasi mbaronte studimi i paraqitej propozimi kryetarit të degës dhe kur ai e miratonte, oficeri krijonte mundësinë e kontaktit dhe, sigurisht, ka mijëra mënyra për një takim të fshehtë. Në takimin e parë, pasi i vinte rrotull për qëllimin dhe nevojën që kishte partia për bashkëpunim, i kërkonte personit bashkëpunim.

Askush që ka në regjistër një pseudonim nuk mund të pretendojë se nuk ka pranuar të bashkëpunojë… pra të bëhet “koleg”.

Dhe unë sot po flas për ca nga këta kolegë që na shfaqen çdo ditë nëpër ekrane e na bëjnë moral si më të ndershmit e botës…

Spiunin aktiv nuk mund ta shpëtojë asnjë vendim gjykate, përderisa është thirrur  e ka pranuar dhe mban një pseudonim. Por ende nuk e kuptoj se si disa nga këta bashkëpunëtorë të zellshëm dhe që kanë dëmtuar njerëz të ndryshëm, kanë sy e faqe e dalin nëpër ekrane.

Është e çuditshme për mua, por duhet të çuditemi të gjithë…

Si është e mundur që të gjithë “kolegët” e mi spiunë që u morën me politikë vetë, por dhe të afërmit e tyre janë shumë të pasur? Ka një shpjegim të thjeshtë në dukje… Këta u futën me ndërmjetësim në politikë e biznes… U pompuan dhe ia dolën të bëhen krahu financiar i politikës që, duke vënë paratë në punë, blenë vota… pra blenë pushtet. Pushtet për të bërë më shumë para. Kjo duhet të marrë fund. Dosjet duhet të hapen para zgjedhjeve të ardhshme që këta krimba që bënë të pa vlerë shpresën e popullit për demokraci të mos gëlojnë më në zyrat e shtetit. Sot unë përmenda vetëm disa emra. Por ka edhe plot të tjerë që do t’i përmend një herë tjetër…

Kategori
Uncategorized

Gazeta gjermane: Mimi Kodheli me helikopter për shoping në Hamburg.

IMG_20160512_152019Gazeta e përditshme gjermane, “Hamburg Morning Post” i ka kushtuar një shkrim një shëtitje të ministres Mimi Kodheli në dyqanet e famshme në Hamburg.

Tabloidi gjerman shkruan se, Kodheli ka shkuar në dyqanet e zonës Alsterhaus, duke kaluar plot të dy orë atje.

“Tri limuzina me drita të ndezura, një Mercedes S-Class dhe një automjet i policisë ushtarake.

Vizitë shtetërore?

Jo, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po bën pazar.

Kodheli gjendet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku të hënën u taku me homologen e saj, Ursula von der Leyen. Në këtë takim u diskutua kryesisht për situatën në Ballkan, konfliktin në Ukrainë dhe politikat e presidentit rus Putin.

Pas vizitës në Berlin, Kodheli shkoi në Hamburg me helikopter. Në këtë qytet, ministrja e Mbrojtjes ka bërë dy orë shopping në dyqanet VIP të Alsterhaus”,- shkruan “Hamburg Morning Post”.

Veprimtaria politike, apo deklaratat e bëra atje nuk janë motivi i këtij shkrimi. Ministrja ka ngjallur interes me shëtitjet e saj nëpër dyqanet e famshme në Hamburg. Më pas ajo është parë me Hummer dhe makina të tjera luksoze nëpër dyqanet e kushtueshme VIP të Alsterhaus.

Gazetari është përpjekur të marrë vesh nga shitësit për shpenzimet që ka bërë ministrja, por nuk ka mundur të zbulojë diçka të tillë. Ajo që ka çuditur të gjithë është fakti se Mimi Kodheli shoqërohej nga makina të shumta luksoze.

kodhelisdgsdgsdg

Kategori
Uncategorized

Kisha Katolike: Popullin s’mund ta përfaqësojnë njerëz të inkriminuar e të korruptuar.

Kisha Katolike bën thirrje që Reforma në Drejtësi të garantojë integritetin e personave që përfaqësojnë qytetarët shqiptarë, duke eliminuar çdo mundësi për përfshirjen e figurave me precedentë penalë apo të përfshirë në afera korruptive.

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, e mbledhur në asamblenë e saj të zakonshme, në datat 10-11 maj 2016, ndër të tjera ka diskutuar edhe për Reformën në Drejtësi. “Ndër shumë aspekte të kësaj reforme do të donim të veçonim dy prej tyre që ne i shohim si të rëndësishme dhe jetësore për vendin dhe demokracinë.

Së pari, kjo reformë duhet të garantojë që, ato apo ata, të cilët do të përfaqësojnë popullin si të zgjedhur apo që do të shërbejnë si të emëruar, të jenë figura të pastra nga precedentë kriminalë apo afera korruptive. Nevoja e njerëzve të përkushtuar dhe që shërbejnë pa interesa të dyta apo për të mbuluar të kaluarën e tyre, është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e shoqërisë dhe sidomos në fuqizimin e organeve përfaqësuese në të tria pushtetet që njeh demokracia:

legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Është jetike për vendin dhe për kuptimin e drejtësisë që kush punon në këto organe të ketë një sens përgjegjësie dhe drejtësie të spikatur e plot me pasion, përveçse të jetë një figurë e papërlyer nga barra e korrupsionit dhe kriminalitetit”, thuhet në komunikatën e shpërndarë për mediat.

Së dyti, Kisha Katolike vë theksin tek ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me ligjin e mosdiskriminimit.

“Kisha Katolike mbështet nismat për mosdiskriminimin dhe reflektimi i saj nxitet nga kujdesi për çdo lloj situate njerëzore që kërkon delikatesë dhe tutelë. Në këtë prizëm, edhe në Kishën Katolike, ka një reflektim që shkon në drejtim të përkujdesjes dhe mosdiskriminimit në të gjitha dimensionet e jetës njerëzore. Nga ana tjetër ne kërkojmë nga ligjvënësit që këto ndryshime, në një të nesërme, të mos prekin kodin dhe sensin e familjes, që për ne të krishterët është ajo e themeluar mbi martesën ndërmjet një burri dhe një gruaje. Ashtu e ka theksuar edhe Papa Françesku në dokumentin e tij të fundit Amoris Laetitia duke thënë shprehimisht: ‘…vetëm bashkimi ekskluziv ndërmjet një burri dhe një gruaje kryen një funksion shoqëror të plotë, duke qenë se është një angazhim i qëndrueshëm që bën të mundur vazhdimësinë e jetës. Duhet të pranojmë larminë e madhe të situatave familjare që mund të ofrojnë njëfarë rregulli jete, por çiftet bashkëjetuese apo bashkëjetesat e personave me të njëjtën gjini … nuk mund të barazohen aq lehtësisht me martesën. Asnjë bashkim i paplotë apo i mbyllur ndaj vazhdimësisë së jetës nuk mund të na sigurojë të ardhmen e shoqërisë’”, thuhet në njoftimin për shtyp. Drejtësia është një nevojë e brendshme e njeriut, si indvid dhe si shoqëri citon Kisha Katolike.

“Një shoqëri e drejtë është një e drejtë për të gjithë.

Kisha Katolike dhe të krishterët katolikë jetojnë në shoqërinë shqiptare dhe janë pjesë e gjallë e saj, prandaj ne si barinj kemi për zemër çdo çështje që ka të bëjë me mirëqenien e grigjës që na është besuar, por edhe të vendit në përgjithësi. Për këtë arsye, ne si barinj të Kishës Katolike, inkurajojmë institucionet përkatëse, përfaqësuesit e popullit në Parlament, partitë politike dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë, që të angazhohen fuqishëm në këtë reformë dhe ajo të zbatohet sa më mirë dhe sa më shpejt. Drejtësia e vonuar është gjithmonë drejtësi e mohuar – thotë një rregull i lashtë i së drejtës. Pa vonesa, por me kompetencë dhe vendosmëri, Reforma në Drejtësi duhet të realizohet dhe të jetë sa më e efektshme”, thuhet më tej në reagimin e Kishës Katolike.

Kategori
Uncategorized

Wikileaks-Withers: Veliaj, një qen sulmi i Edi Ramës.

rama-withers-veliaj

Ne skanerin e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk kane kaluar vetem zhvillimet kryesore politike ne Partine Socialiste, por edhe individe, te cileve kryetari Edi Rama u ka besuar detyra te veçanta. Siç rezulton nga nje kabllogram i publikuar nga Wikileaks, kreu i G99, Erion Veliaj permendet si nje njeri i cili ka rol gjithnje e ne rritje ne seline roze.

Ne vleresimin qe ambasadori ben per Velijan, e pershkruan ate si nje njeri te besuar te Rames, por edhe te perdorur per sulme ndaj kundershtareve. “Rama perdor shpesh Veliajn per te kaluar mesazhe tek ambasadat dhe Veliaj eshte pershkruar nga shume vezhgues si

“qen sulmi” i Rames gjate fushates”,

shkruan Uidhers ne kabllogramin qe flet per situaten politike ne daten 8 korrik 2009.

Kategori
Uncategorized

PO I SHET RAMA, APO….PO JA ÇMONTOJNË RAMËS?

Kolazh rama tarafi

Ndërsa pritej një rikthim perandorak plot madhështi pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, zhvillime të vrullshme dhe të befasishme ja demontuan skemën Edi Ramës dhe tarafit të tij.

Njerëz të afërt me kryeministrin Rama, ose të akuzuar se janë satelitë të mbështetur prej tij në distancë, kanë pësuar goditje penale, politike apo ekonomike.

I pari dhe më i bujshmi  ishte Shullazi. I dyshuar fort për lidhjet e tij në distancë me Ramën dhe Tahirin, i forti i ’21 Dhjetorit’ u arrestua me akuzën e kërcënimit ndaj rektorit Mynyr Koni dhe tashmë vazhdon të jetë ende në qeli, pasi në drejtim të tij rëndojnë ende akuza për gjobëvënie biznesmenësh.

Arrestimi i Shullazit ndodhi kur Rama dhe Tahiri ndodheshin në avion duke u kthyer nga SHBA-të. Kryeministri ishte bërë gati që vizitën e bujshme dhe takimin me Obamën ta vendoste në funksion të retorikës për ‘mbështetje madhore’ për reformën në drejtësi, por skema ngeci dhe Rama bashkë me Tahirin e gjetën veten nën shigjetat e forta të dyshimit për bashkëpunim me një ndër personazhet më problematikë për drejtësinë shqiptare në dekadën e fundit.

Goditja e dytë erdhi ndaj Gjergj Bojaxhiut. Ndërsa pritej që Bojaxhiu të shpallte partinë e re, Top-Channel njoftoi se ai është në hetim për korrupsion dhe pastrim parash. Hetimi i Bojaxhiut është kryer si pjesë e një aksioni të gjerë nga organi i akuzës në tregun e hidrokarbureve.

Bojaxhiu paraqiste valencën e një operatori të ri politik që do krijonte një xhep votash për të gjithë qytetarët që ishin të pakënaqur nga sistemi aktual politik. Por valenca e tij përthyhet disi kur identifikon rrymat mediatike që e mbështetën në aksionin e fundit për konceptimin e partisë së re.

Janë mediat dhe portalet proqeveritare ato që po e promovonin Bojaxhiun, ndërsa një nga personat kyç në këtë lojë është dhe Eduart Zaloshnja. Ky i fundit njihet si një zgjatim i hershëm i Ramës në media,zakonisht merret me statistika por ka prezencë mediatike në një portal që është pronë e një ortaku të Olsi Ramës.

Në një moment sinqeriteti gjatë një debati televiziv, Zaloshnja u shpreh se meqenëse ishte LSI-ja e cila vendoste që prej vitit 2005 se kush duhej ta qeveriste Shqipërinë, partia e Bojaxhiut ishte parë si artificë për t’i hequr LSI-së këtë dominancë.

Goditja e tretë ndaj tarafit të Edi Ramës, erdhi pikërisht me formularin e dekriminalizimit që plotësoi kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. I vënë në shenjestër për të kalurën e tij kriminale, por i mbrojtur fuqishëm nga Rama, Roshi pranonte në formularin e tij se ishte ndaluar në Gjermani.

Në KQZ flitet se kryetarja Luzi ka nisur një fushatë të fortë për të zbuluar se kush e nxorri formularin për mediat, ndërkohë që prokuroria tashmë ka nisur hetimin.

Goditja e katërt, por që mesa duket mund të mos jetë e fundit, ishte ajo e heqjes së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. I njohur si njeriu i ngushtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima e gjeti dje veten pa mandat.

Është ironike se si kryeministri që prej afro një viti përpiqej ta paraqiste veten si kryereformatori, si politikani i vetëm që kishte integritetin e duhur për të bërë reformën e shumëdëshiruar në drejtësi, në vigjilje të miratimit të reformës, po e gjen veten mes personave me implikime kriminale apo penale.

Megjithatë nuk është çudi që një pjesë e këtyre personazheve të jenë ‘lëshuar’ nga vetë Rama. I njohur si një politikan që braktis lehtësisht betejat, Rama mund të ketë vendosur të bëjë ‘neutralin’ tashmë, për të mos cënuar pushtetin e tij kryeministor në zyrën e mbushur me piktura. / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

Ambasadorët qesharakë.

Trokitja brutale në dyert e partive i ka bërë dy ambasadorët kryesorë të perëndimit pre të kritikave për arrogancë. Por frika është se po ndodh krejtësisht e kundërta. Procesi i vështirë i reformës në drejtësi, po rrezikon ti shndërrojë ata në qesharakë.

Deri më tani ka ndodhur pikërisht kjo.

Lulzim Basha u thotë prej gati një viti se ai dhe partia e tij e duan vërtet reformën. Por në fakt ditë pas dite PD-ja nxjerr alibi të reja, jo për ta votuar këtë dëshirë dhe vullnet të ndërkombëtarëve, por për ta shtyrë në kohë. Pavarësisht se ç’thotë, opozita është e frikësuar se, më shumë sesa shqiptarët, nga reforma mund të përfitojë Edi Rama. Prandaj bën lojën e dyfishtë: ndryshe i flet Lusë dhe Vlahutinit e krejt ndryshe vepron në praktikë.

Po të njëjtën gjë bën edhe Ilir Meta. Ai në gjuhë është më i vendosur sesa Basha, por e ka mbështetur të gjithë strategjinë antireformë tek shpresa se atë nuk e do PD-ja. Pavarësisht se ç’thotë kur është përballë ambasadorëve, ai nuk ka lënë rast, herë duke futur Spartak Brahon dhe herë duke nxjerrë Ylli Manjanin, për të shprehur rezervat e tij.

Nga dy të parët, Edi Rama ka një fjalor më të qartë pro ligjërimit të ndërkombëtarëve. Por nga ana tjetër ai e di se nëse Shqipëria do të ketë një byro hetimore dhe gjykata speciale për dënimin e korrupsionit, gjysma e kabinetit të tij nuk do të ishin në tavolinën ovale të qeverisë, por pas hekurave të qelisë. Ndaj ai ka vënë një bast: do të flasë deri në fund pro reformës me shpresën dhe besimin se koalicioni i fshehtë PD- LSI , nuk do ta lejojë kurrë të miratohet.

Në kurthin e kësaj loje me tre gënjeshtarë kanë rënë ambasadorët perendimorë. Dhe absurditetin më të madh të tyre dhe të specialistëve që kanë nga pas, shqiptarët e panë me një nga pikat e famshme të nenit 25, atë ku anuloheshin krimet e ministrave të mëparshëm.

Ende ndërkombëtarët nuk kanë dhënë një shpjegim se pse e futën këtë pikë në draft. Për të garantuar ish ministrat e Berishës? Për të garantuar Ilir Metën dhe vartësit e tij për ato që bënë në qeverinë e shkuar?

Kjo ende nuk dihet.

Por ajo që dihet është se Lulzim Basha i nxorri zbuluar duke thënë  se ky nuk qe një nen që e kishte negociuar ai. Rama, i trembur nga kritikat e krahut të tij radikal, që nuk e toleronte dot amnistimin e ish ministrave të Berishës, deklaroi se ky nen nuk do të kalonte. Madje shtoi se edhe miqtë ndërkombëtarë nuk janë të pagabueshëm.

Kështu kopili mbeti në derën e të gabueshmëve Lu, Vlahutin dhe vartësve të tyre, të cilët ende nuk dinë të shpjegojnë se si u fut në draftin përfundimtar të reformës ky nen absurd.

Për të ka vetëm një shpjegim të arsyeshëm. Ai është çmimi që po paguajnë diplomatët në cirkun e stërmundimshëm për të bindur politikanët gënjeshtarë lokalë.

Pikërisht odiseja e këtij neni përbën një minihistori të asaj që po ndodh me krejt reformën në drejtësi. Të gjendur përballë pafytyrësisë dhe gjuhës së dyfishtë të drejtuesve të partive tona, ambasadorët janë detyruar të hyjnë në lojrat meskine të politikës, herë të negociojnë dhe herë të shantazhojnë. Herë të lëshojnë koncesione të pabëshme dhe herë të tregojnë dhëmbët.

Kjo taktikë e re ka dy risqe.

E para ajo mund të nxjerrë një dokument final të reformës që do të jetë fryt i pazareve dhe jo produkt i parimeve.

Risku i dytë është se ky proces, ashtu sikurse po tregon, mund t’i shndërrojë në joseriozë përfaqësuesit më të rëndësishëm të perëndimit në Shqipëri.

Duke i futur në lojën vendase të baltës, ai mund t’i baltosë edhe ata. Duke i involvuar në negocimin mes tre palëve mashtruese, ai mund të zbehë edhe peshën e tyre në sy të publikut.

Dhe kjo pasi me Lu dhe Vlahutin po ndodh diçka e veçantë.  Roli i tyre në Shqipëri është shumë më i ndryshëm sesa ai i paraardhësve. Këta të dytët gjithnjë kanë pasur si mision qëndrimin mbi palët. Kanë bërë gjykatësin nëse një aksion i qeverisë ka qenë i drejtë apo jo, nëse një ligj ka qenë i duhuri apo jo, nëse një palë zgjedhje janë vjedhur apo jo. Kështu që nga Rajersoni e deri tek Limprehti, që nga Mariza Lino deri tek Sekui, kanë pasur fatin e madh të mos jenë pjesë e lojës, por ta shohin atë nga kolltuku i një arbitri tenisi.

Ndërsa reforma në drejtësi e ndryshoi misionin e Lu dhe Vlahutin. Ata nuk kanë detyrë vetëm të gjykojnë nga lart, ata kanë zbritur në fushë, pasi duan të imponojnë një produkt krejtësisht të tyrin.

Pikërisht ky transformim, nga arbitër në lojtarë, i ka bërë atë më vulnerabël. Pikërisht ky ndryshim statusi i ka bërë ata më të mashtrueshëm, më të pafuqishëm, më të pambrojtur në sytë e publikut nga intrigat dhe lojrat meskine të politikanëve tanë bizantinë.

Ndaj dhe halli real i tyre nuk janë kritikat se po shkelin sovranitetin. Se po tregohen brutalë.

Problemi i Lu dhe Vlahutin nuk është se po hyjnë si kaubojsë në dyert e selive qëndrore të partive, por se po i përcjellin prej tyre me nga një “PO” qesharake, që në fakt nuk shërben për asgjë.

Kategori
Uncategorized

Përse ra Kostandinopoja.

Perandoria Bizantine ekzistoi për rreth 1125vjet, dhe është një nga perandoritë mëdha gjitha kohërave. Rruga e krijimit saj filloi me qenit kryeqytet i pjesës Lindore Perandorisë Romake, qyteti iKostandinopojës pas Bizanti, dhe sotStambolli – u kryeqendra e një shoqërie ruajti traditat greke dhe romake, ndërkohë pjesa e madhe e Perëndimit kaloi Periudhën e Errët (e konsideruar si periudha einjorancës, supersticionit dhe kaosit social).Perandoria Bizantine mbrojti trashëgiminëkulturore Europës Perëndimore deri zhdukjen e barbarizmit, kur fund pjesëte çmuara greke dhe romake u hapën sytëeuropianëve dhe hodhën bazat e Rilindjes.Shumë historianë pranojnë se nëse Bizanti nukdo e kishte mbrojtur Europën, ajo do ishtesunduar nga pushtuesit turq.

Më 11 maj të vitit 330, Kostandinopoja (ish-Bizanti) bëhet kryeqyteti i Perandorisë Romake. Përfundimisht, kjo perandori Lindore e Ortodhoksisë së krishterë e njohur si Perandoria Bizantine do të tkurrej në vetëm kryeqytet me rrethinat e saj – dhe do të binte nën Perandorinë Osmane në betejën historike të vitit 1453. Qyteti mori emrin Stamboll. Më pas u bë kryeqyteti i katërt dhe i fundit i Osmanëve deri në rënien e kësaj perandorie në vitin 1923, kur u zëvendësua me Republikën e Turqisë dhe me Ankaranë si kryeqytet.

Përse ra Kostandinopoja?

Në Itali, perandori i fundit romak u rrëzua në vitin 476. Në lindje, Perandoria Romake, që njihej si Perandoria Bizantine, vazhdoi të qëndrojë në këmbë edhe njëmijë vite të tjerë. Kryeqyteti, Kostandinopoja, që kish marrë emrin e perandorit të parë të krishterë, u bë për të krishterët e Bizantit një qendër me po aq rëndësi sa edhe Roma, me Papën si patriark. Kostandinopoja mbajti gjithashtu një pozitë kyçe ekonomike përgjatë rrugëve tregtare midis Detit të Zi dhe Detit Mesdhe, si dhe në mes Evropës dhe Azisë.

Kostandinopoja dukej e pathyeshme. Pavarësisht më shumë se njëzet rrethimeve, ushtritë e vetme që pushtuan Kostandinopojën ishin ato të kryqëzatës së katërt dhe ata ia dolën vetëm me dinakëri. Në 1204, pjesëtarët e kryqëzatës, duke pohuar miqësi me vëllezërit e tyre të krishterë, i ankoruan anijet e tyre në Bririn e Artë, që ishte porti i qytetit. Më pas, hipën me shkallë në muret që në atë anë të qytetit ishin të ulëta, dhe e plaçkitën. Kështu që në 1453, kur sulltan Mehmeti II dhe ushtria e tij turke rrethoi qytetin, mbrojtësit e tij bllokuan hyrjen e Bririt të Artë me një zinxhir hekuri, të lidhur me disa lundra. Kjo do të thoshte që Mehmetit do t’i duhej të depërtonte në muret e anës perëndimore të qytetit. Për ta bërë këtë, ushtritë e tij do t’i duhej që së pari të kalonin një hendek me ujë, ishte 18.5 metra i gjerë. Pastaj ata do të duhej të kapërcenin një mur me gurë 9 metra të lartë, 21 metra të trashë, ndërkohë që mbrojtësit e qytetit i bombardonin me gurë, shtiza dhe vaj të nxehtë. Kushdo që arrinte të kalonte do të gjendej i bllokuar në mes të murit të jashtëm dhe një muri të brendshëm, 12 metra të lartë dhe 18 metra të gjerë. Të shpërndara brenda hapësirës së këtyre dy mureve ishin 96 kulla. Askush nuk e kishte thyer ndonjëherë. Edhe Atila, kur kish parë mbrojtjen e qytetit, kishte urdhëruar hunët e tij që të tërhiqeshin.

Mehmeti ishte i vendosur që ta pushtonte Kostandinopojën. Këshilltarët e tij, duke përfshirë Vezirin e Madh, Halil Pashën, e quajtën shumë të rrëmbyer sulltanin 22-vjeçar, ndërsa planin e tij të pamatur. Mehmeti i injoroi të gjithë. Ai ndërtoi një kala nëpër Bosfor që nga Kostandinopoja dhe në fillim të pranverës ngriti një bllokadë. I urdhëroi njerëzit e tij që të gërmonin poshtë mureve, por bizantinët arritën të kundërveprojnë ndaj secilës prej këtyre përpjekjeve. Më 20 prill, disa anije gjenoveze lundruan përtej bllokadës dhe – me zinxhirët e hequr në mesin e natës – hynë në Bririn e Artë. Në këtë moment, Mehmeti urdhëroi inxhinierët e tij që të ndërtonin një rrugë në anën tjetër të portit dhe me anë të qeve që kish marrë me vete tërhoqi shtatëdhjetë anije nëpër tokë, drejt Bririt.

Megjithatë, pas shtatë javëve, asnjë turk nuk kishte kaluar muret e qytetit. U duk se Pashai kish patur të drejtë. Brenda në qytet, bizantinët ishin të tejlodhur, por ende të vendosur. Pas kësaj, erdhën një seri ogurësh që nuk mund të shpërfilleshin. Një mjek venecian, Nicolo Barbaro, u bë dëshmitar i ngjarjeve nga brenda mureve. “Në orën e parë të natës, u duk një shenjë e mrekullueshme në qiell, që ishte për t’i treguar Kostandinit, Perandori i Parë i Kostandinopojës, se perandorisë së tij krenare po i vinte fundi”, shkruante Barbaro. “Në orën e parë pas muzgut u ngjit Hëna, që kish qenë gjithë kohës e plotë, kështu që duhet të ngjitej në formën e një rrethi të plotë, por ajo u ngjit sikur të ishte jo më shumë se një Hënë treditore, duke u shfaqur shumë pak, ndonëse ajri ishte i pastër si kristal”.

Sipas Barbaros, eklipsi hënor ndodhi në 22 maj; të tjerë thonë në 24 maj. Sido që të jetë, ishte shqetësuese. “Perandori i Kostandinopojës ishte shumë i frikësuar nga kjo dhe po kështu të gjithë të tjerët”, vazhdon Barbaro, “sepse grekët kishin një profeci që thoshte se Kostandinopoja nuk do të binte deri kur Hëna e plotë të jepte një shenjë”. Kishte edhe shenja të tjera po kaq shqetësuese. Teksa një statujë e Virgjëreshës – ikona më e shenjtë e qytetit – po transportohej nëpër rrugë, ajo u shemb në tokë. Më pas pati një stuhi të papritur dhe kortezhi u desh të braktisej. Mëngjesin tjetër, qyteti u zgjua i mbështjellë në një mjegull të trashë, të pazakontë në atë kohë të vitit. Më pas, një dritë e kuqe u ngrit nga toka deri në majë të kupolës së Shën Sofisë. Banorët e qytetit e interpretuan si shenjë që tregonte se qyteti do të shuhej në një kolonë zjarri. Një Kardin tek i shkruante Papës një muaj më vonë, thoshte se, “ashtu si qyteti u themelua nga Kostandini, bir i Helenës, po ashtu tani do të humbej prej një tjetër Kostandini (perandori i ri ishte i njëmbëdhjeti me atë emër), bir i Helenës. Dhe murgu Gennadios Scholarios vërente se maji, muaji kur qyteti do të binte, ishte i njëjti muaj në të cilin ai qe themeluar në vitin 330.

Edhe turqit i vunë re disa prej këtyre shenjave. Mehmeti ishte veçanërisht i shqetësuar nga drita e kuqe mbi kupolën e Shën Sofisë, për të cilën u tremb se mos ishte shenjë e ndërhyrjes hyjnore në anën e qytetit. Më 26 maj, turqit mbajtën një këshill lufte dhe përsëri Pashai i kërkoi të tërhiqeshin përpara se të mbërrinin përforcimet europiane. Por Mehmeti kish nisur të besonte interpretimet e vetë bizantinëve për shenjat: se ishte koha që qyteti të binte. Më 29 maj, disa valë turqish dhe vasalësh të tyre sulmuan muret. Pas katër orësh, ata më në fund hynë. Pak para agimit, turqit ishin brenda në Kostandinopojë. “Profecitë ishin përmbushur”, shkruante Barbaro, “duke parë se turqit kishin hyrë në Greqi, ishte një perandor i quajtur Kostandin, biri i Helenës, Hëna kishte dhënë një shenjë në qiell, pra Perëndia kishte vendosur kështu kundër të krishterëve dhe veçanërisht kundër Perandorisë së Kostandinopojës”.

Kronikanët e kohës kishin arsye të forta t’u jepnin domethënie shenjave. Gennadios, për shembull, ka shkruajtur rrëfimin e tij pasi Mehmeti e kish emëruar Patriark të Kostandinopojës. Të tjerë, si Kristoboulos i Imbros dhe Laonikos Chalkokondyles, ishin gjithashtu të etur për të treguar besnikërinë e tyre ndaj sulltanit duke demonstruar pashmangshmërinë hyjnore të pushtimit të tij. Sulltani e shpërbleu Kristoboulosin duke e emëruar guvernator të Imbrosit.

Sidoqoftë, historianët e kohës, ashtu si edhe ata modernë pranojnë se turqit kishin më shumë ogurë në anën e tyre. Mehmeti solli me vete rreth 80,000 burra, të armatosur me shtiza, shpata, shigjeta, tokmakë dhe një përkushtim ndaj Islamit. Ndonëse Sulltani nuk e dinte, Kostantini kishte vetëm rreth 5,000-7,000 burra. Mehmeti kishte rreth 250 anije, Kostantini vetëm 26. Mehmeti kishte edhe shërbimet e një prodhuesi hungarez topash me emrin Urban, i cili i ndërtoi topat më të mëdhenj që ishin realizuar ndonjëherë në atë kohë. Njëri ishte 8.5 metra i gjatë me një predhë 2.5 metra të trashë. Sipas kronikanit grek Dukas, u deshën gjashtëdhjetë qe dhe dyqind burra për të vendosur topat në pozicion, në anën evropiane të Bosforit. Ata mund të qëllonin vetëm disa herë në ditë, por kur e bënin, dërgonin predha çerektonëshe në ujë dhe brenda në Kostandinopojë. Mbrojtësit e qytetit riparonin pa pushim muret, por deri në maj bombardimet e kishin bërë dëmin.

Për më tepër, turqit kishin shekuj që forcoheshin, bizantinët ishin në rënie. Në 1326, turqit pushtuan pjesën më të madhe të Anadollit dhe në 1356 ata kaluan në Evropë. Në 1402, tartarët i ndalën në Ankara, por shpejt tartarët u tërhoqën në lindje ndërsa turqit përparuan. Ndërkohë, bizantinët, asnjëherë nuk e kishin marrë veten nga pushtimi i 1204 dhe perandoria e tyre ishte reduktuar gradualisht duke patur tashmë vetëm Kostandinopojën dhe rrethinat. “Të paktën në sytë e lindorëve, perandori ishte ende perandori romak”, shkruante historiani Steven Runciman. “Por, në realitet ai ishte vetëm një princ mes të tjerëve, njësoj të fuqishëm, apo ndoshta edhe më shumë”.

“Shekulli i fundit i Perandorisë Bizantine ishte një prelud për historinë e Perandorisë Osmane”, shkruan historiani Donald Nicol. Shumë përpara se të pushtonte qytetin, pavarësisht brengave të këshilltarëve të tij, Mehmeti qe tashmë shumë më i fuqishëm se Kostantini. Deri në 1453, shpresa e vetme e bizantinëve ishte që aleatët e tyre të krishterë të mblidheshin e t’i ndihmonin. Por në perëndim, evropianët ishin të zënë me Luftën e Njëqind Vjetëve dhe Luftën e Trëndafilave. Më tej në lindje, mbretërit e Serbisë dhe Hungarisë kishin nënshkruar pakte me Mehmetin. Papa ishte përkrahës, por shumë pak kish për të ofruar. Venedikasit dhe gjenovezët dërguan disa anije, por interesi i tyre i vërtetë ishte për tregti dhe turqit dukeshin partnerë po aq të gatshëm sa edhe bizantinët. Disa anije veneciane arritën madje të dalin nga Briri i Artë në shkurt, duke arritur t’i shpëtojnë si bllokadës, ashtu edhe nevojës për të luftuar turqit.

Shkencëtarët dhe historianët mbeten të pasigurtë mbi arsyen që shkaktoi eklipsin e errët, motin e pazakontë dhe dritat e kuqe në Shën Sofi. Disa mendojnë se dritat ishin një reflektim i zjarreve të largët të turqve. Të tjerë spekulojnë se një aktivitet i largët vullkanor hodhi thërrmija në atmosferë dhe shkaktoi të tre fenomenet. Cilido të ketë qenë shkaku, nuk ka asnjë dyshim se në mendjen e mesjetarëve, ata kishin shumë rëndësi. Këto shenja nuk ishin as propagandë e mëvonshme e turqve fitimtarë. Kishte gjithashtu shumë kronikanë të krishterë si Barbaro dhe Isidori, që, mes tronditjes dhe dëshpërimit për rënien e Kostandinopojës, gjetën ngushëllim dhe shpjegim tek vullneti i Perëndisë. “Kishte një farë fatalizmi në mentalitetin bizantin”, shkruan Nicol. “Ata kishin nuhatur, me një bindje në rritje, se në fund të fundit bota e tyre nuk do të zgjaste deri në Ardhjen e Dytë… dhe se përjetësia e vërtetë, e vetmja siguri dhe lumturi duhej të gjendej në Mbretërinë e vërtetë atje lart dhe përtej kësaj lugine lotësh. Kur fundi erdhi, në vitin 1453, ata ishin të përgatitur për të. Madje ndokush habitej që nuk kish ardhur më herët”.

Ka mundësi që shenjat të kenë dhënë një dorë për rënien e qytetit. Në një pikë kur turqit ishin të pashpresë dhe bizantinët të lodhur tej mase, ato mund të kenë rritur moralin e të parëve dhe të kenë ulur atë të të dytëve. Artileria superiore turke ishte padyshim e rëndësishme, por edhe faktorët psikologjikë mund të kenë luajtur rolin e tyre në pushtimin e Kostandinopojës. “Mehmeti fare mirë mund të ketë folur për secilën shenjë duke thënë se ishin paralajmërime për fitoren”, shkruan historiani Robert Martin. “Koha e sulmit final ndaj Kostandinopojës i jep natyrshëm besueshmëri kësaj ideje”.

Kategori
Uncategorized

Familja Bush, historia e dinastisë më të suksesshme politike në SHBA.

Familja Bush është një familje amerikane e cila është e shquar në politikë dhe biznes. Së bashku me shumë anëtarë që kanë qenë bankierë të suksesshëm dhe biznesmenë, mes gjeneratash, familja përfshin një senator amerikan, 2 guvernatorë dhe 2 presidentë (një nga 2 presidentët gjithashtu ka shërbyer si zv/president). George Herbert Walker Bush dhe Barbara Pierce Bush kanë qenë të martuar për 70 vjet, duke mbajtur rekordin e kohës më të gjatë të martuar të çiftit presidencial. Peter Schweizer, autor i një prej biografive të familjes, i ka përshkruar Bushët si “dinastia më e suksesshme politike në historinë amerikane”. Sipas disa burimeve, familja Bush është me prejardhje angleze e gjermane.

***

Amerikanët mund të mos e romantizojnë familjen Bush në të njëjtën mënyrë legjendare siç përshkruhen Kenedit, por ata ndoshta janë dinastia më e suksesshme politike e shekullit 20. Në vitin 1952, Prescott Bush u votua si senator në Konektikat, dhe djali i tij, Xhorxh W. Bush u zgjodh në Teksas duke ndjekur hapat e babait të tij duke fituar vend në Dhomën amerikane të Përfaqësuesve. Në vitin 1980, Presidenti i sapozgjedhur Ronald Reagan bëri dy mandave me Bushin si zv/President. I rritur nga popullariteti i administratës së Reganit, Bushi republikan arriti të merrte drejtimin në vitin 1988, por humbi përballë demokratit Bill Clinton në vitin 1992. Ndërkohë, nipërit e Prescott, Xhorxh dhe Xheb po ndërtonin rrugën e tyre politike drejt të bërit guvernatorët respektivisht të Teksasit dhe Floridas.gw-bush

Në vitin 2000, në zgjedhjet e fituara ngushtë me vetëm 600 vota avantazh, Xhorxh Bush në Florida rindezi suksesin e dinastisë së familjes së tij.

“Dinastia” politike

Postet më të larta në hierarkinë politike, fillojnë nga katragjyshi i Xhorxh W. Bush, që quhej Samuel P. Bush (1863-1948) i cili ishte këshilltar i presidentit të 31-të Shteteve të Bashkuara, Herbert Hoover. Djali i tij i parë, Presçot Bush (1895-1972), u bë senator i Konektikatit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Traditën e tij në politikë e ndoqi djali i tij i dytë, George H.W. Bush (lindur më 1924), të cilin e thërrasim Bushi i Vjetër. Ai ka mbajtur postin e Presidentit të 41-të të Amerikës, zëvendëspresidentit, e gjithashtu ka qenë kongresmen i Hjustonit, drejtor i CIA-s, si dhe ka shërbyer në shumë detyra si diplomat. Para karrierës së tij politike ai ka punuar në biznesin e naftës në Teksas. Djali i tij, Xhorxh W. Bush u zgjodh president i SHBA-ve për dy mandate, 2001-2009.

Familja Bush

Ata kanë katër fëmijë: Xhorxh W. Bush, Jeb, Neil, Marvin dhe Dorothy Bush. Xhorxh Bushi, martuar me Laurën, ka dy vajza binjake, Barbaran dhe Janne. Jeb Bush, i martuar me Columba Gallo, në vitin 1974, ka tre fëmijë: George P., Jeb Junior dhe Noelle. Neil Bush është i martuar me Maria Andrews. Ai ka tre fëmijë me gruan e tij të parë Sharon Smith: Lauren, Pierce dhe Ashley. Marvin Bush është martuar me Margaret, me të cilën ka adoptuar dy fëmijë, vajzën Marshall dhe djalin Walker. Dorothy Bush është vajza e çiftit të vjetër. Ajo është martuar dy herë dhe ka katër fëmijë. Dy nga martesa e parë, që janë Sam dhe Ellie LeBlond, dhe dy nga martesa e dytë, Robert dhe Gigi Koch.

Një tjetër Bush në Shtëpinë e Bardhë?
2Një tjetër Bush në Shtëpinë e Bardhë? Kjo është beteja e re për familjen e njohur amerikane, mbiemri i së cilës ka qenë në krye të Shteteve të Bashkuara për disa mandate radhazi. Këtë herë, fjala është për Jeb Bush, vëllanë e ish-presidentit George Bush, i cili kandidon për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Sipas biografëve të Bushit të parë, ai dhe gruaja e tij Barbara, e kishin përcaktuar gjithmonë Jebin si trashëgimtarin e tyre politik, i mirë, i gatshëm, i besueshëm. Papritmas, megjithatë, situata kishte ndryshuar. Jeb kishte vazhduar trajektoren e tij lineare, duke arritur deri në qeverisjen e Floridës, dhe ai që iku më larg, deri në kryesimin e SHBA-ve, ishte në fakt, vëllai i tij, George Bush, asnjëherë i përkushtuar seriozisht për politikën.

Por deri tani Jeb Bush sipas sondazheve është shumë pas për t’u zgjedhur nga republikanët si kandidat i tyre.

Si familja Bush kontrollon SHBA-të

Libri “Family Secrets” i Russ Baker ka ngritur debat të madh në SHBA kur u botua, megjithëse disa nga kapitujt e tij sipas historianëve janë konspiracione. Në libër gjendet një vështrim befasues mbi Xhorxh W. Bushin, familjen e tij, rrjetin e spiunëve dhe mjediset brenda të cilëve favorizuan veprimtaritë e tyre. Gazetari i shumë çmimeve në këtë fushë ka nisur investigimin e tij që me ngritjen në pushtet të Bushit të ri dhe arrin deri në politikat e fundit të presidencës së tij. Autori thotë se “ajo që ndodhi me Bushin, nuk është asgjë më pak sesa një histori sekrete e elitave të modeluan politikat amerikane të shekullit të kaluar”. Familja Bush del në këtë libër si një nga familjet që kontrollon lojën e pushtetit në Amerikë, kontrollon qarkullimin e parave nga firmat e Wall Street deri te bankat kombëtare, kontrollon kontrata dhe burime energjetike nafte dhe gazi në të gjitha anët e botës. Familja Bush përshkruhet si familje e pasur, që kontrollon kompani shekullore të bursave amerikane në Wall Street, me interesa të shtrira në industrinë e naftës nga Amerika në Arabinë Saudite dhe me lidhje tepër të forta në botën e fshehte të CIA-s dhe inteligjencës amerikane. Ai paraqet vrasjen e presidentit Kenedi si një komplot i organizuar nga CIA, me pjesëmarrje të G. H. Bushit (të vjetër). Jepen fakte se Bushi i vjetër ishte në Dallas ditën që u vra Kenedi, se ai ka telefonuar policinë e Dallasit për të dhënë disa dyshime se kush mund ta ketë vrarë presidentin Kenedi pak orë pas vrasjes. Vrasja e Kenedit del si një hakmarrje e disa ish-drejtuesve dhe operatorëve të CIA-s, përfshirë ish-shefin Dulles, për shkarkimet që Kenedi u bëri atyre, për shkak të dështimit të operacionit të Gjirit të Derrave për pushtimin e Kubës. Bushi i vjetër në këtë libër demonizohet. Ai del se ka lidhje me kurthin që CIA i bëri presidentit Nikson, me Uotergejtin. Bushi i vjetër, në kohën e skandalit “Uotergeit” ka qenë kryetar i Partisë Republikane të SHBA, i lidhur më shumë me zv.presidentin Xhonson, sesa me Niksonin. Në libër thuhet se G. H. Bush i kërkoi Niksonit dorëheqjen dhe luajti në një mënyrë që ta bënte të pamundur shpëtimin e presidencës “Nikson”. Bushi vjetër del si personi që zgjidhte presidentët në SHBA nëpërmjet lobeve të fuqishme financiare që kontrollonte.

Kategori
Uncategorized

Rama shpërtheu ndaj ministrave: “Po si ka mundësi, more jezitër?

Rama kryqëzon ministrat: Ptu, s’dini të paraqisni punën e vyer

Rama kryqëzon ministrat: Ptu, s’dini të paraqisni punën e vyer

Një ngjarje dramatike ka ndodhur brenda qeverisë shqiptare, raportojnë Gojët e Liga.

Në përgjigje të kërkesës së disa deputetëve socialistë që ministrat të japin llogari për punën e tyre para komisioneve parlamentare, kryeministri i ka marrë zvarrë disa prej ministrave.

“Shpejt, para deputetëve të jepni hesap deri më një”, urdhëroi kryeministri Rama.

Në vijim, ai i kapi për veshi ministrat dhe i uli në një tryezë të lodhur e të rrjepur, duke u thënë: “Çojeni kokën, shikojini në sy kolegët! Mistreca”.

Pa u lënë kohë deputetëve të bënin ndonjë pyetje, Rama shpërtheu ndaj ministrave: “Po si ka mundësi, more jezitër? Si është e mundur që bëni një punë kaq të mrekullueshme në dikasteret tuaja, dhe nuk dini t’ja përcillni publikut kryeveprat që nxirrni përditë nga duart?”

Atë çast, ministri Tahiri bëri të flasë, por Rama ja preu shkurt: “Gëk! Asnjë fjalë, zullap!”

Rama vazhdoi: “Deputetët tanë kanë të drejtë. Juve duhet t’ju vijë zor nga vetja. Punoni ditë e natë, po i transformoni radikalisht sektorët që ju janë besuar, shifrat dhe parametrat ekonomiko-financiarë po çudisin Orientin dhe Oksidentin, por ç’e do: Nuk dini si ta prezantoni punën tuaj të vyer!”

Ministrja Kumbaro, nisi të flasë, “zoti kryeministër, në fakt…”.

“Boll moj, mbylle moj të thashë!”, ndërhyri Rama bëri gati t’i flakë stilolapsin, “nuk e ke dëgjuar ti këngën, Gabimi i Mirelës të motrave Libohova? Po e di unë ç’doni ju. Ju doni që t’ju zëvendësoj me ca ministra totalisht të paaftë, që s’bëjnë asgjë gjithë ditën dhe vetëm vjedhin, por ama dinë të shiten sikur bëjnë hatanë! Turp!”

Në fund, Rama u kthye nga deputetët: “Kishit ndonjë pyetje?”

“Joo”, thanë ata, “aq shumë sa u bërtite ti, neve po na vjen keq që donim t’i kritikonim!”

Kategori
Uncategorized

Pse,pse,pse? Pse o shtet hajdut pse?

Nga Robert Rapo Elbasan.
Sot rreth ores 13…vjen faturisti i dritave..dhe ben leximin e shifrave…ne pallatin tone…Nga zhurma dal te shoh se c’po behet ..dhe shoh faturistin..Shyqyr thashe me ne fund e kapa….Ju luta duke i thene …a ka mundesi te shoh numuratorin sa shenon?!?!..

Ai e mbylli me urgjence..i vuri celesin dhe me thote shikoje me daten 24 kur te vije fatura..

I thashe zoteri ..mos e mbyll..po me ler te shoh numrin…me arrogance dhe fodullek iku…duke me thene …NE JEMI PER PUNE TJETER…Desha te di pse nuk lerjohen banoret te verifikojne shifrat?!?!..

Pse largohen me te shpejte?!?..

Pse fatura erdhi 2 fishin muajin e kaluar ???

Cfare fshihet pas ketyre veprimeve tinzare?!?!

Po drejtoria pse nuk merr masa t’i beje transparente veprimet e saj .Marr vesh qe ky faturisti quhej ALEKSANDER BERDUFI neqofte se nuk me ka genjyer ?!?!!!!

Po pse o shtet hajdut pse, edhe me gjakun tone kerkon te fitosh duke na vjedhur, se te tjerat na i ke bere dhe po na i ben cdo dite.

Deri kur do te vazhdoje keshtu me ne, askush nuk na del ne mbrojtje, askush nuk kujtohet me per ne dhe hallet tona, problemet e (medha) te pusht..tetareve i mbytin keto (vogelsira) te bagetive qe i kane votuar dhe cuar ne ato karrige, nga te dyja krahet.

Tani vetem lekura na ka mbetur, merrnaini edhe ate, ndoshta ju ben pune.

Po do te vije dita,do te vije, mos harroni, vrima e miut do te jete…..per ju.

 

 

Kategori
Uncategorized

Letër e hapur për gazetarët shqiptarë.

Të nderuar gazetare te shtypit te shkruar dhe medias audio-vizuale!

Duke vleresuar lart misionin dhe rolin tuaj
– ne nje mjedis aspak te favorshem per lirine e medias,
– ne nje vend ku pushteti sjell para dhe parate e grabitura buxhetit te ngjitin ne majat me te larta te pushtetit,
– ku eshte perhere e me e veshtire te besh dallimin midis atij qe shkel ligjin dhe atij qe paguhet me taksat e qytetareve per te ruajtur te parin,
– ku eshte gati-gati e pamundur per te dalluar fjalet e politikaneve nga veprat (e munguara) te tyre qe shfaqen vetem ne fushaten zgjedhore dhe mandej ne mas-media,
– ku qytetaret si dele (jo si dele-gate) votojne listen e kryetarit pa ditur se cfare pasanikesh pa tru te pasuruar nga pushteti e banditesh me emra te nderruar e te denuar apo te kerkuar nga drejtesia perendimore ka kjo liste,

-ku propoganda e ngritur ne sistem zhurmon dhe mbyt zerat kritike dhe “era e lirise” fryn vetem ne Fabebook e rrjetet e tjera sociale,
– ku ligjet behen vetem per syte e te huajve dhe jo per te miren e qytetareve te vendit,
– ku fjalet “punesim e mireqenie” po dalin nga fjalori i perditshem dhe jane zevendesuar me fjalen “reforma” ter cilat mungojne,
– ku pronen e gezon ai qe eshte “me i forte” dhe qe ka padyshim mbeshtetjen e politikes/shtetit,

– ku investitoret perendimore e shohin vendin si te fundit te mundshem per te investuar parate e tyre,
– ku anglezet ne dilemen e tyre te madhe “to be or not to be (EU member)” gjejne rastin te bejne humorin e tyre te holle,
ku “rregulli i e djeshem” gati ndrin ne krahasim me amulline e te sotmes,
– ku “largimi/ikja” eshte kryefjala qe shqipton i riu apo e reja sapo fillon te kuptoje boten perreth,
– ku shpresa venitet si ne nje “toke te baktisur” (no men’s land),
– ku fjala “shtet” barazohet “pushtet”

kam kenaqesine te ndaj me ju shpresen per reformen ne drejtesi qe ndoshta fillon dhe nje harkun e 10 viteve te dekades se ardhshme, lista e mesiperme do te filloje te zvogelohet dhe ne vend do te bjere “era shtet” dhe jo “vetem ere…” E duke qene se kjo eshte nje rreze shprese sic eshte nje qiri ne nje nate te ftohte dimri me ere e stuhi, keto dite filloi edhe “dekriminalizimi”, nje nisme qe pakkush e beson, se largimi i kontigjenteve te krimit nga rreshtat e pare te perfaqesimit me te larte politik dhe institucional do te zvogeloje influencen e tyre ne tendera, ne emerime, ne kultivim e tregtim droge, grabitjen “me ligj” e copave te Shqiperise permes koncesioneve e te tjera si keto…

Meqe jemi te kjo teme, e meqe mbreme u mesua se nje drejtues lavatriceje per pastrim parash – sic eshte sporti ne “vendin e shqipeve” – rrahu barbarisht nje gazetar per shkak te detyres (histori qe ka ndodhur edhe me pare ne raste te ngjashme) ju sugjeroj juve e permes jush atyre qe pretendojne se perfaqesojne qytetaret, (ne fakt perfaqesojne kryetaret e partive) te amendojne ligjin per dekriminalizimin duke zgjeruar objektin e ketij ligji per te perfshire edhe drejtuesit e klubeve sportive.

Kjo mbasi sporti, nje lloj si arsimi dhe dija eshte nje e mire publike kudo ne boten e qyteteruar dhe jo nje ndermarrje kriminale, qe pjell para kriminale dhe ne disa raste edhe ngjarje te dhimbshme kriminale si kjo e djeshmja.

Me kete rast, e ftoj median te shprehe solidaritetin e vet me kolegeun e demtuar per shkak te detyres dhe te gjithe duhet te falenderojme policine qe hodhi hapin e pare per ndeshkimin ligjor te dhunuesit te veshur me pushtet ne lemin e sportit. Ecuria e procesit duhet ndjekur ne vijimesi…

Kaq, me e pakta qe mund te behet…

Nga: Zef Preçi

Kategori
Uncategorized

Ky largohet me mot të mirë

 


Ky largohet me mot të mirë(Skicë për një analizë të gjerë)

Nga Frrok Çupi

Tani ka ardhur koha që njerëzit pyesin kudo: “Kur do të ikë ky, more?”. Pyesin në rrugë, pyesin kur hyn në dyqan, të pyesin në kafe, pyeten me njëri- tjetrin njerëzit e afërm në ceremoni… Ndërsa ky që ” do të ikë, kur?…”, është Edi Rama, Kryeministër.

Edi Rama është zgjedhur Kryeministër i Republikës para tre vjetësh. Tani ka ardhur koha që njerëzit të pyesin pa pushim se, “kur do të ikë?”. Nën këtë qeverisje njerëzit janë lodhur, janë varfëruar dhe frikësuar. Duan shpëtim. Porta e parë e shpëtimit për njerëzit, duket se çmohet largimi sa më parë i Kryeministrit.

A do të largohet? Kjo është frika e parë.

E dyta: A do të largohet pa “luftë”?

Njerëzit, tek kanë parë gjithë sjelljen poshtëruese ndaj të tjerëve dhe njëkohësisht narciziste për vete, kanë frikë se “ky nuk e lëshon kollaj”. Ka ndërtuar një perandori luksi për vete dhe kjo është arsyeja kryesore pse nuk e lëshon lehtë. Perandoria e luksit e ndërtuar nga një emigrant i ardhur direkt në qeveri,(siç është Edi Rama), kuptohet se është një faj kriminal, perandori dhe faj që mbrohet me të gjitha armët… E dyta, është mania e tij për pushtet, e manifestuar egër në gjithë jetën, që nga marrëdhënia me një bebe të tij dikur, te prindërit, te miqtë dhe te njerëzit e qeverisur prej tij. Edi Rama është dalluar për një dëshirë dominimi çnjerëzor mbi njerëzit.

E treta, se ky vjen direkt nga gjaku komunist i Politbyrosë, ku në portën e ferrit kishte shënuar “pushteti merret me armë dhe mbrohet me armë”.

Këto arsye, thjesht, i shtyjnë njerëzit të mendojnë se ” ky nuk ikën kollaj”.

Por tani që ndodhemi afër ditës kur ky duhet të largohet, më e mira është të mendosh pozitivisht. Të paktën të mendosh se ky do të largohet “me mot të mirë”, siç thotë populli. Unë për vete, si një njohës i afërt i psikozës së tij në kohë të vështira (siç ishte edhe momenti kur dikush e gjakosi para pallatit ku banonte), jam me shpresë se ky ikën me mot të mirë. Nuk bën pjesë në aradhen e njerëzve burrëror e trima.

Pse është koha për të ikur dhe pse është momenti për të shpresuar se ikën pa të keqe për vendin!?

Koha për të ikur, pse?

Sepse, (po mendoj si naiv), çfarë pati për t’i marrë ky dhe ministrat e tij, këtij vendi të varfër por që prodhon shumë para për qeveritë hajdute, ky e mori. Ndoshta ky nuk mendon kështu… Por edhe frika nga zhurma botërore se do të hapet kapaku i “kutisë së Pandorës” ku rrinë paratë e fshehura nga mafiozë dhe qeveritarë të vendeve të varfra, sigurisht që e shoqëron. “Panama Papers” është veç një sinjal. Është hera e parë kur bota po dëshmon angazhim publik për të gjetur paratë e fshehura. Por edhe ligji i ri (sipas Reformës në Drejtësi) për të hetuar qeveritarët e niveleve të larta, me siguri e bën të mendojë se “mjaft më!”.

Koha për të ikur, pse?

Sepse njerëzit kanë kuptuar se ku po i zhyt qeveria e tyre. Janë varfëruar deri në pikën e fundit. Mbi 400 mijë familje janë regjistruar në tabelën e varfërisë ekstreme, që do të thotë tre mijë lekë të vjetra në ditë për një familje me pesë anëtarë. Po shikojnë se nuk ka asnjë shpresë që qeveria të sigurojë as dy lekë për popull, asnjë investim, asnjë shpërndarje humane për pasurinë e popullit. Të gjitha shkojnë o për tenderat qeveritar, o për luksin qeveritar. Qeveria ka shtuar borxhin aq sa sot mund të thuash se çdo individ ka një borxh prej 30 mijë dollarë. Ky është i vetmi vend në botë ku qeveria plaçkit sipas ligjit.

Po të ikë ky më vonë se tani afër, atëherë e keqja bëhet ferr.

Pse ka shpresë se do të ikë “me mot të mirë”!?

Arsyeja e parë:

Ka ardhur një moment kur njerëzit e kanë mbushur mendjen se kjo është një qeveri e keqe dhe antinjerëzore. Një njeri normal nuk mund të dalë në mbrojtje të antinjerëzores. Nuk mund të përfytyrohet më që populli të dalë në rrugë për të mbrojtur Edi Ramën në një kërkesë të tij për të rezistuar alias revolucion. Madje edhe votën nuk e sheshin më “si dele”. Njerëzit mund t’i marrin lekët për votën kësaj here, por votën nuk e japin. E kanë shpirtin te hunda.

Arsyeja e dytë:

Edhe pse ky shpreson se Bashkimi Europian “po shpërbëhet”, të gjitha gjasat janë se Qytetaria Perëndimore është fitimtare mbi glob. Dje ky tha plot gëzim se “ky 9 maj, si festë e Europës, mund të jetë i fundit për Anglinë si anëtare e BE”, por nuk ka shenja se BE do të shpërbëhet. Edhe sikur të ndodhë “Brexit”, nuk ndodh shembja e Perëndimit demokratik… Ky i ka rrënuar edhe marrëdhëniet me Amerikën, e cila e ka syrin pa pushim në favor të lirisë së popujve dhe kundër qeverive autoritariste. Dje ambasadori i SHBA në Tiranë lëshoi një frazë diplomatike dëshmuese. Ai tha se “edhe qeveria gabon”, pasi ky i Tiranës kishte provokuar se “aleatët gabojnë”. Edhe sikur ky të bëjë ndonjë veprim “lufte” ditën e fundit, aleatët ndodhen në krah të paqes për njerëzimin.

Por me siguri ky do të zgjedhë “mot të mirë”

Arsyeja e tretë:

Edi Rama, si Kryeministër, bie menjëherë kur Ilir Meta të lëvizë një gisht; veç kaq. Ilir Meta është Kryetar i Kuvendit dhe aleat i kryeministrit në qeverisje. Mirëpo është një aleat përcaktues. Më shumë përcakton Meta ndaj Ramës se sa Rama ndaj Metës. Në marrëdhënien e egër mes tyre, kur Rama ka lëshuar sinjale underground se, “me Amerikën do të burgos Metën!”, në fakt tani është Meta fitimtar. Meta nuk është ngatërruar hapur në urrejtjen kundër njeriut, është tërhequr prej modës së çorapeve të kuqe dhe xhaketës alias Mao në festën e Europës, është tërhequr edhe nga krahu i Ramës. Tani është e qartë se në çastin kur vendit do t’i duhet sekonda e ikjes së Ramës, këtë kartë e luan Ilir Meta. Dhe me siguri do të zgjedhë ditë me mot të mirë!

Kështu fiton edhe kredite të reja politike.

Nuk shikoj shanse të tjera, megjithëse gropa që ky lë pas është e madhe dhe thellohet çdo orë, derisa të largohet.

Kategori
Uncategorized

Znj Vlahutin ju kujtohet para 3 tre vjetësh,ku ishit atëherë??

2016-04-24 15.03.39

Miratimi i reformës në drejtësi me Çunin e Kristaq Ramës Kryeministër një hap i rrezikshëm që do çojë në kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Nëse çmimi që paguan demokracia ka këtë lloj kostoje për hyrjen në BE është totalisht i pavleshëm.Ju kujtohen tre pikat që këta monstra që sot qeverisin nuk i votuan??Opozita nuk duhet të dhurojë pushtete sepse nesër do përballet me paligjshmëri të çertifikuar nga gjyqsori si edhe me hakmarrjen cinike të një plehre Kryeministër si Edi Rama..Është prodhimi i pabesueshmërisë që prodhon për çdo ditë Kryeministri.Një arrogancë e pashëmbullt duke kërkuar ti imponojë drejtësisë vendime apo duke kërcënuar hapur gjyqsorin.

Z.Lu,znj Vlahutin ju mendoni se Edi Rama e ka seriozisht se do të bëjë reformë në drejtësi?

Ju mendoni se individi që mbushi Parlamentin,administrat dhe çdo institucion me kriminelë dhe hajdutë e ka seriozisht se do të ketë drejtësi,ju gënjen mëndja se do miratojnë ligje që i çon pas hekurave këtë kastë kriminale dhe këtë bandë që ka kapur jetën politike dhe sociale?

Gaboheni.Ju pa dashje po i dhuroni një pushtet më shumë i cili do ti çertifikojë duke i amnistuar.Ju nuk e njihni Edi Ramën sepse ju nuk i keni njohur të atin kur varte poetë duke i shërbyer diktaturës komuniste,ju nuk e njihni Ramën dhe historitë e trishtueshme të pesë grave dhe po kaq të grave të “shokëve”të tij.

Ju kërkoni që i pamorlashmi të votoj për moralin.Në dëshirën tuaj të mirë duhet të kuptoni se Kryeministri i “Rlindjes”komuniste Edi Rama përdor në takimet me ju maskën duke ju nxjerrë gjuhën kur largoheni duke ju bërë karshillëk.Vërtet besoni që ky Kryeministër do ti dorzoj drejtësisë banditë të tipit Roshi dhe Tahiri të cilët janë çerrat e krimit të organizuar?Jo e keni gabim.Ai nuk mund ta bëjë këtë sepse do të vuloste fatin e largimit të turpshëm nga karrigja e Kryeministrit,por ai dhe “specialistët”e tij që janë trajnuar dhe përgatitur në kohën e diktatorit Hoxha siç është Xhafa dhe të tjerë po përgatisin një reformë jo për dtejtësi por për amnistinë e tyre.Ju nuk i njihni këto kërma të kuqe që pas pohimeve dhe gjoja dashamirësisë fshehin një urrejtje patologjike ndaj popullit të tyre,ndaj jush,ndaj lirisë.Tashmë është vonë jeni në fund të rrugës dhe pa dashje po i jepni akoma më shumë forcë një të papërgjegjshmi i cili është kthyer në një mallkim për popullin tim.Ju duhet të kishit qënë tre vjet më përpara për të parë sa shumë e donte vëndin dhe popullin e tij ky bastard.

(nga ferdinand veliu)

Kategori
Uncategorized

Znj Vlahutin ju kujtohet para 3 tre vjetësh,ku ishit atëherë??

Miratimi i reformës në drejtësi me Çunin e Kristaq Ramës Kryeministër një hap i rrezikshëm që do çojë në kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Nëse çmimi që paguan demokracia ka këtë lloj kostoje për hyrjen në BE është totalisht i pavleshëm.Ju kujtohen tre pikat që këta monstra që sot qeverisin nuk i votuan??Opozita nuk duhet të dhurojë pushtete sepse nesër do përballet me paligjshmëri të çertifikuar nga gjyqsori si edhe me hakmarrjen cinike të një plehre Kryeministër si Edi Rama..Është prodhimi i pabesueshmërisë që prodhon për çdo ditë Kryeministri.Një arrogancë e pashëmbullt duke kërkuar ti imponojë drejtësisë vendime apo duke kërcënuar hapur gjyqsorin.

Z.Lu,znj Vlahutin ju mendoni se Edi Rama e ka seriozisht se do të bëjë reformë në drejtësi?

Ju mendoni se individi që mbushi Parlamentin,administrat dhe çdo institucion me kriminelë dhe hajdutë e ka seriozisht se do të ketë drejtësi,ju gënjen mëndja se do miratojnë ligje që i çon pas hekurave këtë kastë kriminale dhe këtë bandë që ka kapur jetën politike dhe sociale?

Gaboheni.Ju pa dashje po i dhuroni një pushtet më shumë i cili do ti çertifikojë duke i amnistuar.Ju nuk e njihni Edi Ramën sepse ju nuk i keni njohur të atin kur varte poetë duke i shërbyer diktaturës komuniste,ju nuk e njihni Ramën dhe historitë e trishtueshme të pesë grave dhe po kaq të grave të “shokëve”të tij.

Ju kërkoni që i pamorlashmi të votoj për moralin.Në dëshirën tuaj të mirë duhet të kuptoni se Kryeministri i “Rlindjes”komuniste Edi Rama përdor në takimet me ju maskën duke ju nxjerrë gjuhën kur largoheni duke ju bërë karshillëk.Vërtet besoni që ky Kryeministër do ti dorzoj drejtësisë banditë të tipit Roshi dhe Tahiri të cilët janë çerrat e krimit të organizuar?Jo e keni gabim.Ai nuk mund ta bëjë këtë sepse do të vuloste fatin e largimit të turpshëm nga karrigja e Kryeministrit,por ai dhe “specialistët”e tij që janë trajnuar dhe përgatitur në kohën e diktatorit Hoxha siç është Xhafa dhe të tjerë po përgatisin një reformë jo për dtejtësi por për amnistinë e tyre.Ju nuk i njihni këto kërma të kuqe që pas pohimeve dhe gjoja dashamirësisë fshehin një urrejtje patologjike ndaj popullit të tyre,ndaj jush,ndaj lirisë.Tashmë është vonë jeni në fund të rrugës dhe pa dashje po i jepni akoma më shumë forcë një të papërgjegjshmi i cili është kthyer në një mallkim për popullin tim.Ju duhet të kishit qënë tre vjet më përpara për të parë sa shumë e donte vëndin dhe popullin e tij ky bastard.

(nga ferdinand veliu)

Kategori
Uncategorized

Folni “troç” Ambasadorë!

Folni “troç” Ambasadorë!

 Më bëri përshtypje një dialog pensionistësh në qytetin tim për reformën në drejtësi, ku njëri thoshte: “Duhet ta kishte mbiemrin S’Lu që fjala ti shkojë në vend, ky e ka Lu e fjalën nuk po e thotë troç” !- Përnjimend, thirrja e Ambasadorit Lu për rëndësinë e kryerjes së reformës në drejtësi, kritikën dhe rekomandimet e njëpasnjëshme, takimet me krerë të politikës dhe me ata që nuk duan të heqin dorë nga diktimi politik, prezenca përkrah ambasadores Vllahutin, përsëri nuk po jep frytin që aq shumë e duan shqiptarët.

Reforma në drejtësi, prej nyjeve e kurtheve që po e pengojnë për të ecur përpara, po na kthehet si “kafja 900-she” kur mungonte në diktaturë. Njëri thumbit e tjetri patkoit, ky e lagu e ky se lagu, ky kriminel e ai i korruptuar, ky hajdut e ai vrasës, ky burgaxhi e ai drogaxhi e prapë ngelëm pa reformë…!

Si rregull e sipas protokollit, një ambasador ka për mision pasqyrimin e politikës së shtetit nga vjen dhe në raste të veçanta mund të rekomandojë nisma apo marrëveshje social-ekonomike mes shtetesh. Zakonisht ato janë të tepër të kujdesshëm dhe diplomatikë në komunikimin e tyre me publikun.

Por në Shqipëri, ambasadorët janë aktorë politikë në qeverisjen e vendit! Këto 25 vite pluralizëm, ambasadorët i kanë hyrë në “thela” politikës tonë… Ata dijnë se çfarë ndodh, çfarë politikanësh kemi, ku kryhet korrupsion, kush është kriminel, cili ka vënë pasuri kriminale, kush vjedh tenderat, cili ka vrarë e kush vlen për të ecur ne rrugën e duhur shteti ynë.

Njëri nga ambasadorët që “ia di hilet” këtij vendi, është edhe Ambasadori LU, përfaqësues dinjitoz i shtetit të lirive themelore. Ai ka ndikim të fortë në politikën shqiptare. Zhvillimet politike në arenën shqiptare dhe diktimi europian në bërjen e reformave që s’mbarojnë kurrë, ka bërë që durimi popullor të arrijë kulmin, por edhe përqindja e atyre që besojnë në ndikimin euro-amerikan të ketë rritje vertikale.

Kjo si pasojë e mungesës së besimit në kampin politik shqiptar e mosndëshkueshmërisë së krimit e korrupsionit gjithëplanësh.

Gjithë shoqëria shqiptare është kthyer në një “llafazane” kafenesh, kudo flitet për reforma, flitet për korrupsion, flitet për varfëri e pabarazi shoqnore, për papunësi e mungesë zanatesh, paga të ulëta e pasurim politikanësh, majmëri ish-bashkiakësh e komunarësh e mosndëshkueshmëri e tyre, flitet për gjithçka që e shqetëson këtë vend… Por kemi edhe nga ata qytetarë që kanë frikë të flasin edhe pse dijnë gjithçka, pasi politika ka edhe “të fortët” e vet, ata që i mbyllin gojën me dhunë kundërshtarit. Të gjithë e dijmë që politika e mbrapshtë shqiptare ka rritur “cubat” e vet, të cilët me një fjalë i marrin jetën kujtdo për hesap të “kapove” në politikë. Pasojat e “cubave” po i shohim çdo ditë e po i vuajnë shumë njerëz e investitorë.

Miliona euro e dollarë të shkuara dëm për emancipimin e politikës, pastrimin e radhëve të saj, zgjedhjen e atij që vlen, krijimin e besimit në popull e ndalimin e korrupsionit masiv.

Rezultati zhgënjyes, aspak bindës! Në vend të “peshkaqenit” shkon në burg “cironka”, në vend të vrasësit politik shkon në burg “ushtari”. Pa folur për mijëra ish-komunarë e ish-bashkiakë që kanë mbirë si kërpudha rreth e përqark metropolit e bregdetit, që zotërojnë biznese pafund të ngritura nga korrupsioni me tendera e fonde që nuk shkuan kurrë në shërbim të qytetarit, e tash 25 vite askush prej tyre nuk “vuajti” shkeljen e ligjit!

Ka kuadro policë e ish-drejtues policie që zotërojnë pasuri marramendëse e ndërsa kolegët e tyre me zor shtyjnë muajin me pagën që marrin.

Ka dhe ligje që ndëshkojnë korrupsionin, por kush e ka në dorë ta zbatojë?!

“Ibrahimi” që ngrohte vezët e korrupsionit në Gjykatën e Tiranës apo “Haxhiu” që shiste akuzën për “pare makine”?! –Sa e sa “ibrahimë” e “haxhirë” që po i marrin frymën e fundit drejtësisë e akuzës shqiptare. Kush guxoi e tha fjalën “troç” në Shqipëri ? Vetëm ai që humbi gjithçka, pasi ne që kemi duruar e durojmë padrejtësitë, heshtim e presim fjalën e Ambasadorëve Lu e Vlahutin! Gjithçka po e bëjnë ambasadorët euro-amerikanë, që reforma të kryhet e ligji të mbizotërojë në Shqipëri, por një gjë nuk po e thonë: Fjalën troç ! – Tu thonë shqiptarëve se kush është bllokuesi i reformës në drejtësi e mos të merren me ecejake nëpër zyra e parti.

Sa më parë ti vihet gishti “bllokuesit” të reformës në drejtësi, aq më shpejt kryhet ky mision jetik për integrimin europian të shqiptarëve, rritet ekonomia e besimi i qytetarëve tek ligji dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Flitni troç për të mirën e shqiptarëve të nderuar Ambasadorë! Nuk mund të jeni të përfshirë në çdo qelizë të jetës politike të vendit, dhe të heshtni mbi ata që mbajnë peng reformën apo flisni me kode diplomatike.

Valentin Micaj.

Kategori
Uncategorized

Në 10 foto – Liqeni i Ohrit si nuk e keni parë ndonjëherë.

Liqeni i Ohrit në 10 foto. Bukuritë e këtij liqeni vijnë në këto 10 foto fituese të një konkursi online të organizuar pikërisht për promovimin e bukurive natyrore të tij, nga LakeOhridHeritage.

Fituesit janë Adnan Beci (Instagram); My Best Souvenir (Instagram) Betim Berisha (Instagram) Ardian Fezollari (Instagram); @redredvine (Instagram); Slavica Panova (Facebook); Marijana Pipe Pipileva (Facebook); @Svidoski (Instagram); @nikolanajk1 (Instagram) ; @blazevskimarko (Instagram)

Liqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i Ohrit222Liqeni i Ohrit

Kategori
Uncategorized

Artur Zheji: Rama po sulmon Berishën si Enver Hoxha Ahmet Zogun.

hzr

Nga Artur Zheji

Që Sali Berisha është një politikan mbi të cilin është diskutuar rreptë jo pak herë, në jo pak momente kyce kur ka drejtuar Shqipërinë, kjo tashmë nuk është ndonjë gjë e re. Viti ’97 apo viti ’98 flasin vetë. Gërdeci dhe shpërthimi vrastar që mori jetë dhe na tronditi të gjithëve, në vitin 2008, Reforma Kushtetuese antidemokratike me patericën e PS-së Ramës,  në po atë vit, humbja e fillit qeverisës, kryesisht në mandatin e dytë 2009-2013, moskontrolli  i korrupsionit në qeverisjen e vet dhe të oligarkëve që e rrethonin, dhe që sot janë sërish buzë më buzë me qeveritarët e sotëm, janë mëkate tashmë të listuara. Shto këtu ngjarjet e 21 janarit, që u menaxhuan me gjaknxehtësi dhe që praktikisht dolën jashtë kontrollit, me pasojat tragjike dhe të dhimbshme, të humbjes së  4 jetëve njerëzore. Ngjarje cila shënoi padyshim, tatëpjetën e besimit popullor ndaj tij.

Porse shumica e këtyre mossukseseve apo mëkateve janë vjetëruar në kohë tashmë. Fatmirësisht, piramidat financiare, revoltat dhe anti-revoltat e ‘97-’98-tës, duken ngjarje të një bote tjetër, të një kohe tjetër dhe të një Shqipërie tjetër. Berisha u ndëshkua asokohe, me braktisje, vetmi, izolim dhe votë kundra, për 8 vjet rresht. Madje askush nuk besonte në një rikthim të tijin të mundshëm në pushtet. Mirëpo forca e vullnetit të tij nga njera anë, përcarja e të Majtës nga ana tjetër, bën të mundur rikthimin e Bersishës,  në krye të pushtetit dhe të pothajse të të gjitha pushtetet që mund të zotërojë një njeri  i vetëm. Dhe qeverisi përgjithësisht kalueshëm katër vitet e para dhe bëri, ato mijëra km rrugë dhe infrastruktura rrugore të domosdoshme, me fanatizëm dhe determinizëm, në të tetë vitet e pushtetit të vet të gjatë.

Shqipëria u bë vend anëtare e Nato-s, kishte një Rrugë Kombëtare që lidhet me Kosovën e pamvarur, u liberalizuan vizat dhe për të parë në historinë e vendit, një President i Shteteve të Bashkuara, vizitoi Shqipërinë, duke e nxjerrë përfundimisht nga lista e zezë e vendeve të pasigurta.

Thënë të gjitha këto, kjo nuk e cliron figurën e tij nga hijet, njollat dhe dështimet. Në vitin 2013, shqiptarët dhanë një gjykim në favor të kundërshtarëve të tij. Ai u largua si Kryeministër dhe si kryetar partie.

Është aktiv dhe të nxin jetën në Kuvend. Është influent në disa institucione të rëndësishme shqiptare. Nga Shërbimet Informative, Gjykata dhe deri në Presidencë.

Është pra një kockë e fortë dhe e “hidhur”. Një opozitar i “pashpirt” dhe me “guxim patologjik”, që shpall dhe denoncon skandale. Duke përmendur emra personazhesh të rrezikshëm, duke krijuar jo pak siklete për qeverinë aktuale.

Nga denoncimet për krimin e organizuar, tek flirtet e segmenteve të caktuara me to, te trafiqet dhe deri te korrupsioni që është në rritje të dukshme dhe të pakontrollueshme, në politikën e koncesioneve dorëcpuara të qeverisë aktuale.

Atëhere?!

Cafrë po shohim në vend të vetëpastrimit apo tendencës për të bërë katharsis brenda vetes të pushtetit të ri?

Makineria e organizuar mirë mediatike dhe politike proqeveritare, e cila rreshton, perifrazon, stimulon, financon, egzalton dhe edhe krijon nga hici, të vërteta, shpifje, ekstrakte historike dhe biografike të Berishës, shpesh jashtë cdo konteksti, ka ndërmarrë një ofensivë të vërtetë 360 Gradë kundër tij.

Shtrohet një pyetje “naïve”:

Ky sulm i përgjithshëm kundër Berishës, cfarë është dhe cfarë fsheh në të Vërtetë?

Është një Dëshirë për të vendosur Drejtësi?

Me sa di unë dhe jo vetëm unë, Drejtësinë e vendosin akoma Gjykatat në Shqipëri!  Këto që janë dhe kështu si ato janë katandisur. Për këtë edhe Berisha është padyshim bashkëfajtor. Ndoshta reforma do ta përmirësojë këtë gjë. Të shohim!

Porse sulmi i përgjithshëm ndaj Berishës, është me regji  të fshehur por të kuptueshme politike. Këtë vetëm marrokët dhe qorrat e paguar që bërtasin në emër të moralit më shumë se kushdo tjetër, bëjnë sikur nuk e kuptojnë! Dhe kjo rregji politike, që ka bërë me vete dhe mjaft ish mbështetës të tij, ka  të paktën 3 qëllime kryesore:

E para, të Keqes që mundon këtë vend prej 25 vitesh, duhet ti vihet vetëm një emër dhe këtij emri duhet ti bashkangjitet vetëm një fytyrë! Një fytyrë qe vizatohet me art, si vrasëse, e sterrosur, e egër, e egzagjeruar!

Duhet pra një tabelë qitjeje, që opinioni publik shqiptar, ky farë opinioni që ne kemi, edhe për cdo psherëtimë të sotmes, të kthejnë vështrimin e të mallkojnë “bëmat” e djeshme të Sali Berishës!

Edhe kur sot qan fëmija, edhe kur sot vdesin pacientët spitaleve, edhe kur sot vidhet populli, edhe kur sot korruptohen tatimorët, edhe kur sot vdiset nga aksidentet, edhe kur sot mungon pjata e ngrohtë e supës me mish në mijëra tavolina të varfëra, e ka fajin që dje, para tre vitesh, Sali Berisha!

A është kjo një tallje e madhe me inteligjencën e këtij populli?! Pa hequr një gram nga mëkatet e djeshme, autentike apo të sajuara, të politikanit Berisha.

E dyta. “Regjia”,  mendon se duhet një Alibi. Duhet pra një shpegim, ose më saktë një justifikim, se pse shumë gjëra nuk shkojnë në drejtimin e duhur dhe në drejtimin e shumë pritur dhe të shumë dëshiruar, për shumëkënd, Sot?

Nuk ka rëndësi pra nëse mjaft gjëra kanë rrëshqitur nga duart Sot, nuk ka rëndësi nëse e besojmë ose jo, që mbrapshtitë që shohim lart e poshtë, janë të qëllimshme apo të paqëllimshme! Janë nga babëzia apo nga padija!

Por jo, duhet që në një mënyrë ose në një tjetër, të drogohemi me overdozën e fjalëve, se edhe sot po vjedhin biznesmenët  e Saliut. Se nuk po vidhet nga proqeveritarët kamaleonë, por po mbushen akoma gropat e Berishës!

E treta, është krijimi i Mitit, që pa u larguar nga skena politike Sali Berisha, ky vend nuk ka qetësi dhe paqe. Madje nuk mbin as lulja në pyll dhe as nuk këndon as zogu në pemë! A thua se nuk u ndërruan me qetësi dhe rregull pushtetet, në vitin 2013!

Ndërkohë që humbësit dolën qetësisht nga zyrat dhe fitimtarët hynë në zyrat e shtetit! Simbas Ligjit dhe Kushtetutës!

Ku dalim kështu?

Asgjëkundi ku ja vlen të jetohet mirë e me qetësi, mendoj!

Kjo më kujton demonizimin që regjimi i kaluar i Hoxhës, bënte për Ahmet Zogun! Bartësi i të gjitha të këqijave kombëtare, thirrej aso kohe ai! Vrasës, maskara, tradhëtar, hajdut, i përdalur!

Qëllimi?

Për të ngritur mitin e të Keqes dhe për të krijuar atmosferën surreale, se pas Errësirës vjen Drita!

Se mbas të Keqes vjen e Mira! Dhe për këtë të Mirë, mund të haje në emër të popullit, edhe një plumb ballit apo edhe një plumb mbas qafe!

Dhe ne, brezi ynë,  e pamë se cfarë e Mire erdhi më pas. Dhe vetëm e pëshpërisnim. Si shumë kush po e pëshpërit sot nga një frikë e ende e butë, por sidoqoftë e pranishme!

Por kjo është Paradhoma e një të Keqeje shumë më të madhe, se sa e “keqja reale e Berishës që ishte”, si një hipnozë mediatike për të mos parë të keqen e sotme, kudo ku ajo shfaqet.

Është instalimi i një Gënjeshtre të ekzagjeruar dhe të emfatizuar, për të fshehur bythën e zbuluar të jo pak turpeve dhe dështimeve!

Të Sotme!/

Kategori
Uncategorized

Letër për Nënën.

Letër për Nënën…

Nga Ferdinand Veliu USA.
E dashur nënë më ka marrë mallli.Më mungon kaq shumë sa ndonjëherë çmëndem kur mendoj se ke ikur.Sot po shkruaj një letër për ty dhe do ta nis me postë.Lexoje dhe mos u mërzit kur mes shkronjave do shikosh disa dalë boje,ah më vidhet ndonjë lot syve pa më pyetur ku shkon,.Të kujtohet sa herë në krahët e tu na zinte gjumi?Zërin tënd dhe sot e kësaj dite nuk e kam ndeshur kund.Këndoje aq bukur e mira ime.Shikoja ëndrrën më të bukur.Në krahët e tu isha i sigurtë,të kam lodhur sepse ti pas një dite pune na mbaje edhe ne të vegjëlit e tu.Ne flinim dhe gjumin tënd.Nuk të dëgjova kurrë të ankoheshe.E mban mënd sa herë na shijonte ushqimi sepse ti ishe kuzhinierja më e mirë në botë,ti buzëqeshje dhe na jepje edhe pjesën tënde..ne s’menduam kurrë se ti që punoje gjithë ditën rrije pa ngrënë.E dashur Nënë,e mira ime të kujtohet sa herë fshihesha pas teje kur të ankoheshin për mua ?Isha një çamarrok i lëvizshëm,tmerri i xhamave dhe pemëve të lagjes.Ti më shikoje buzagas sa herë të ankoheshin për mua sikur doje të thoje..punë e madhe i vogël je.Ti më kuptoje unë nuk kisha lodra, asnjë fëmijë nuk kishte lodra kështu ishte ajo kohë.Ti nuk kishe shumë rroba në fakt nuk mbaj mënd që të blije ndonjëherë,a po njëherë kur nëna jote dhe gjyshja ime të bleu një fustan me lule të vogla dhe topa.Ti e veshe dhe pe nga unë,ishe kaq e lumtur,brënda një minute u shëndrrove në Mbretëreshë si në ato përrallat që më tregoje netve të gjata të dimrit.Unë qeshja dhe vrapoja nëpër dy dhomat e vogla që kishim duke nxjerrë herë pas here njërin sy nga dera.
E dashur Mbretëresha ime që netët dhe ditët ti ”vodha”padrejtësisht atëherë kur sëmuresha,atëherë kur të kërkoja që tregimet e tua të mosmbaronin,atëherë kur të duhej të laje rrobat të cilat unë për çdo ditë i bëja pis,më fal sot e kuptoj se ti kurrë nuk jetove për vete por për mua.Të kam borxh dhe nuk mund ta kthej sepse një mëngjes të trishtë ti ike.Ma bëj hallall se edhe në atë çast të vetmen porosi që le isha unë.Padashje të vrava,ato qindra netë pa gjume,e pa ngrënë,e lodhur nëpër të ftohtin e dimrave të dobësuan të ligën por prapë në fytyrën e venitur buzëqeshja nuk të humbi.Të njoha të bukur dhe e bukur ike.
E dashur Nënë kjo letër kurrë s’do të vi aty ku je ti,dhe unë e di këtë,por unë nuk do vë adresë ti nuk ke nevojë për adresë mbi të do shkruaj me lot “Dërgon:Biri Yt,………Merr Nëna!!

Kategori
Uncategorized

Zgjedhje apo luftë klanesh.Renato Preza kundër zgjedhjeve në PD.

10372207_4301812281200_4242261776696760035_n

Kryetarët e 35 degëve të Partisë Demokratike dhe strukturave drejtuese të tyre do të përfshihen në procesin e rizgjedhjes së tyre. Vendimi që doli nga mbledhja e Kryesisë së PDsë,  ditë më parë u dha nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se do të shtohen edhe 14 degë të reja, duke çuar kështu numrin e degëve të PDsë në 67, ka irrituar disa nga krerët e degëve, të cilët do të detyrohen të rikandidojnë dhe pse nuk u ka mbaruar mandati. Projekti i propozuar nga Grupi i Punës, muaj më parë pas analizës së zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku kërkohet krijimi i degëve të reja, si dhe ndryshimet në strukturat drejtuese në gjysmën e degëve, ka triumfuar pavarësisht kundërshtimeve që i kanë bërë disa nga krerët e disa prej degëve të mëdha. Kryetarët e degëve janë shprehur se organizimi sërish i zgjedhjeve dhe shtimi i degëve në disa qarqe do të fusë në amulli PD-në. Drejtuesit e degëve që kundërshtojnë projektin e ri të Bashës, e kanë quajtur këtë propozim si të gabuar pasi sipas tyre copëton degët e bashkive në qendër qarqesh, si dhe pren kokat e disa krerëve me ndikim.

 

 

Kryetari i degës së PD-së në Pogradecit, Renato Peza, është shprehur se është i paqartë për vendimin që ka marrë kryesia e PD-së, pasi, sipas tij, dega që ai drejton ka dalë fituese në zgjedhje duke fituar edhe bashkinë e Pogradecit. “Ne si degë jemi të befasuar nga vendimi i kryesisë. Nuk e kemi pritur mirë, pasi në udhëzimin që kemi marrë nuk thuhet se do të ketë zgjedhje në degën e Pogradecit, ndërkohë në listën që është publikuar në media ka dalë se do të ketë zgjedhje. Dega e Pogradecit është fituese në zgjedhjet lokale. Do të kërkojmë që të sqarohet nga grupi i punës që ka ardhur në këtë përfundim”, është shprehur Preza

Kategori
Uncategorized

Më hetuan, më arrestuan, më dëbuan nga Gjermania, por se mbaj mend arsyen!

Kryebashkiaku i Kavajës, Roshi është një fenomen në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar zyrtarisht në institucione. Që në krye të plotësimit të këtij formulari, Roshi pranon se ka ndryshuar emrin. “Emrin e kam pasur Ervin, por e kam ndryshuar në Elvis”, thotë Roshi në formularin e dekriminalizimit. Ky ndryshim ka ndodhur në nëntorin e vitit 2002, pra 14 vjet më parë dhe për këtë ka edhe vendim të Këshillit Bashkiak të Kavajës. Por, në formular nuk jepen arsyet se përse Roshit i është dashur të ndryshojë emrin?
Nga formular kuptohet se ky ndryshim i emrit ka ndodhur pas një sërë ndjekjeve dhe dëbimeve që Roshi ka pasur në Mynih të Gjermanisë. Pyetjes në formular nëse ka qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga ndonjë autoritet i huaj për kryerjen e ndonjë vepre penale, Roshi i përgjigjet me “Po”. Ai thotë se është proceduar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani, por çuditërisht ai thotë se nuk e mban mend se përse është gjykuar. Ky hetim i Gjykatës ka ndodhur në vitin 2002. Po në mënyrë të habitshme, Roshit nuk i kujtohet as cili ka qenë vendimi i Gjykatës së Mynihut në Gjermani në lidhje me hetimin penal për të cilin ai është gjykuar.
Pyetjes nëse është caktuar ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale ndaj tij Roshi i përgjigjet me “Po” dhe vendimi është lënë në fuqi ndaj arrestit me burg.
Një tjetër pyetje që ka një përgjigje interesante nga “fenomeni Roshi” i Ramës në krye të bashkive të vendit është nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj? Përgjigja e kësaj pyetje nga Roshi është “Po”. Ai saktëson se qyteti nga ku është dëbuar është Mynihu dhe ai shton se kjo ka ndodhur përpara vitit 2002, kur ai ndryshoi edhe emrin. Çuditërisht edhe në këtë rast, Roshit nuk i kujtohen arsyet se përse ai është dëbuar nga Gjermania.
Kjo është një pjesë e përgjigjeve që gazeta ka mundur të sigurojë nga formulari i dekriminalizimit që Roshi ka dorëzuar zyrtarisht.
Përgjigjet e mësipërme janë të mjaftueshme që mandati i kryebashkiakut të Ramës që mban mend shumë mirë se kur ka ndryshuar emrin, kur është arrestuar, kur është hetuar dhe kur është dëbuar nga Gjermania, por nuk mban mend arsyen se përse i kanë ndodhur të gjitha këto janë të mjaftueshme që mandati i tij të hidhet në koshin e plehrave.
I mbetet institucioneve të verifikimit të ndërmarrin hapat e tjerë të nevojshëm dhe të përcaktuar me ligj për të zyrtarizuar vendimin dhe kjo kërkon një kohë jo më shumë se dy muaj. Çfarë do të duhet të verifikojnë institucionet është shumë e thjeshtë. I duhet që t’i rifreskojnë kujtesën kryebashkiakut trafikant droge të Ramës për arsyet se përse ai është arrestuar, hetuar, gjykuar dhe dëbuar nga Gjermania përpara vitit 2002, kohë kur ndryshoi edhe emrin, të cilin e ka Ervin, por që Rama i thërret Elvis.

Investigimi

Nga një investigim i gazetës i bërë kohë më parë rezulton se, kryebashkiaku i Ramës në Kavajë, Roshi rezulton me precedent penalë edhe më parë. Ai gjatë viteve 1997-2000 ka kryer dënimin me burg për trafik droge në shtetin e Zvicrës, gjë e cila nuk deklarohet në formularin e deklarimit të pasurisë dhe kjo mbetet për t’u verifikuar përmes shenjave të gishtërinjve, pasi të zgjedhurit e Ramës kanë kryer krime dhe vepra të ndryshme penale me emra të rremë.
Fakti që kryetari i PS për Bashkinë e Kavajës Elvis Roshi, ka kryer dënimin me burg për trafik droge nga periudha 1997-2000 e kanë konfirmuar burime zyrtare zviceriane. Pasuria e tij është e pajustifikuar gjatë këtyre viteve. Ai disponon një hotel dhe pasuri të tjera, të cilat në një vend normal nuk do t’i lejoheshin një trafikanti droge qoftë edhe me mandat kryebashkiaku, por do të duhet që të sekuestroheshin. I mbetet drejtësisë që gjatë ditëve të ardhshme të bëjë punën e saj për të verifikuar të gjitha të dhënat nga i zgjedhuri i Ramës në krye të Kavajës përmes blerjes së votave me paratë e pista të drogës.

I dënuari në Gjermani për drogë, në krye të PS së Kavajës

Trafikantët e drogës drejtojnë edhe Partinë Socialiste në Kavajë. Krahas Elvis Roshit, që nga i dënuar për trafik droge në Zvicër, u bë kryetar Bashkie në Kavajë pas kandidimit nga Rama, një tjetër eksponent i trafiqeve të drogës, Gentian Daja, është i besuari i Ramës në krye të Partisë Socialiste në këtë qytet. Përveçse drejtimin e PS së Kavajës, Rama i ka besuar Dajës edhe një tjetër post të rëndësishëm, Drejtorinë Rajonale të Tiranës për shërbimin e transportit rrugor. Arsyeja pse Rama ka afruar Gentian Dajën dhe madje siç shihet edhe në foton që gazeta boton sot, shfaqet në krahun e djathtë të tij është e kaluara e tij e errët e lidhur ngushtë me trafikun e drogës në vende të ndryshme të Europës. Gentian Daja është një person me precedent të fortë penal. Ai është dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge dhe po me të njëjtën akuzë ai është dënuar edhe në Frankfurt të Gjermanisë. Por sot ai ndodhet në krahun e djathtë të Ramës. Ky është modeli i Ramës, futja e njerëzve me precedent penal në postet drejtuese të Partisë Socialiste, e më pas veshja e tyre me pushtet, duke i emëruar në poste të larta drejtuese të administratës publike.

Arben SHAHINI

Kategori
Uncategorized

Shefi i komisariatit 3 Allushi nxori pasaporte fallso për Konjarin.

konjari_1

“Informacion.

Lidhjet e krimit me kupolën e Policisë Shqiptare.

(1).Domart Konjari super i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge, për të mos u identifikuar dhe kapur nga policia,europoli, dhe interpoli passportën e tij me identitet tjetër, pra me identitetin Arben Lazri në tetor 2015 e ka bere shefi i komisariatit 3 Elton Allushi me porosi te Besmir Qebinit, ky i fundit vetë mori praktikën doraz  me porosi të Emiljano Shullazit, Qebini dhe Elton Allushi të dy nga tepelena dhe shokë të ngushtë.

(2). Alban Trimi i cili ka qenë prezent kur u vra Elton Cica ështe oficer policie shok me Besmir Qebinin.Ky i fundit ka prezantuar Alban Trimin me Elton Cicën.

Elton Cica (viktima) ka bere trafik droge me kushirinjt e Besmirit me Klejdi dhe Silver Qebini pjestar te grupit të Eltonit (viktimes).

Besmir Qebini ka prezantuar Elton Cicën me Emiljano Shullazin nepermjet oficerit Alban Trimi dhe i mbante në kontakt.

Sajme Qorri cdo kontakt me bandat i mbante me Besmir Qebinin dhe ky i fundit i mbante nëpermjet oficerit Alban Trimi,me këte linje mbaroheshin punët dhe ndaheshin leket.”

Alban Trimi ish shefi antidroges njeriu me i poshtër që mund të ekzistojë. Është nje mashkull i cili është pasuruar me lek të pista për shkak te detyrës.

Alban Trimi leket vetem ne pak muajt kur ushtronte detyren e shefit te antidroges bleu apartamentin luksoz tek Komuna e Parisit

Po makinen luksoze pse vetem tani

“Gjynaf i zotit kush na perfaqeson.”

Kategori
Uncategorized

Kush ngre shkëmbinjtë, mohon Perënditë.

sizifiNë çastet e para që u dha dënimi i Sizifit “me Ferr, me shkëmbin mbi shpinë”, shumicës iu duk se, megjithatë, perënditë qenë treguar disi zemërbuta…Të tjerë e kishin pësuar shumë më rëndë

Nga Pirro Loli

Të bësh një punë të padobishme mijëra vjet, pa asnjë shpresë, të hipësh e të zbresësh në një majë mali, me një shkëmb mbi shpinë mijëra vjet, nga maja në humnerë e anasjelltas, mijëra vjet….,

Në çastet e para që u dha dënimi i Sizifit “me Ferr, me shkëmbin mbi shpinë”, shumicës iu duk se, megjithatë, perënditë qenë treguar disi zemërbuta…Të tjerë e kishin pësuar shumë më rëndë. Ndoshta se Sizifi ishte njeri i ditur dhe një autoritet i njohur shoqëror e shtetëror. Zeusit sipër, nuk i interesonte një valë e re zemërimi, qoftë dhe e heshtur si në kohën e Prometheut. Dikush tha se Sizifi kish bërë autokritikë, se perënditë ishin ndarë.. etj, etj. Sidoqoftë, pak e kuptuan se dënimi qe shumë   i rëndë, e ndoshta më i rëndë se djegia në flakët e Ferrit dhe se ky dënim ishte i pashembullt në historinë mijëvjeçare të Zeusit…

Që nga shkurret poshtë në popull e deri në majat e Olimpit, te froni i perëndive, u fol për faje të rënda të Sizifit, si një rebel i pandreqshëm, madje , pak ditë më vonë, si një nga agjentët më të rrezikshëm kundër Olimpit. U tha, madje, se një profet mjekërbardhë  as nuk e pranoi në bisedë për ndonjë parashikim lehtësues të mundshëm..   “Ik, i tha ai, nuk të ndihmoj dot, vendimi për ty është marrë në Olimp. E pastaj kishte shtuar : “Nuk të lejohej ty, që në shtëpinë me xhama, të luaje me gurë….”..   Thanë se kish bërë faje të rënda, në fillim se qe treguar mendjelehtë dhe se nuk dinte të sillej me perënditë, thanë se ishte treguar i pabesë ndaj Jupiterit dhe nuk ia mbajti sekretin (Jupiteri kish shtënë në dorë Eginën, vajzën e Azopit dhe Sizifi ia tregoi të atit të vërtetën me kusht që t’i jepte ujë kështjellës së Korinthit; thanë se në prag të vdekjes kishte provokuar rëndë gruan e vet duke e urdhëruar që ta hidhte trupin e tij në mes të qytetit, të pavarrosur. Kjo ide binte në kundërshtim me frymën zakonore të Olimpit dhe ai u dënua me zbritje në ferr; thanë se atje mashtroi Plutonin duke i marrë leje  të dilte ca kohë nga dënimi e, sipër në tokë, u shkri me gëzimet e jetës, u zhyt në buzëqeshjen e diellit e të detit, u harrua nëpër shalët e grave dhe si ushtar i padisiplinuar e theu lejen .. “pa në djall le të vete”..; thanë se krimi më i rëndë , që e kishte bërë  Plutonin , perëndinë e vdekjes, dhe vetë Zeusin të tërbohej nga zemërimi, ishte se Sizifi kishte kapur vdekjen dhe e kishte lidhur me zinxirë. Pasojat qenë të çuditshme, madje siç u shpreh Athinaja, qenë katastrofike…Asnjë nga njerëzit nuk vdiq për aq kohë sa vdekja mbahej në zinxhirë.. Për këtë u mblodh shtabi në Olimp dhe vendimi u dha i formës së prerë. Sizifi kish guxuar të ndeshej me Zeusin dhe dinakërisht i kishte marrë tapitë e vdekjes dhe i kishte hequr nga duart rrufetë..

 

*   *   *

Mijëra poetë kanë shkruar për Sizifin, në mijëra variante, shekuj të tërë janë grindur me shoshoq në është apo nuk është fajtor ai dhe njerëzit ndahen më dysh në fajësinë e tij, por një gjë dihet e sigurt, ai u dënua nga Perënditë , pa gjyq, pa dëshmitarë. Kështu kishte ndodhur edhe me Prometheun, edhe me Tantalin para tij….,   kështu ka ndodhur edhe për miliona e miliona sizifë të vegjël më pas, që,  të rebeluar ndaj autoriteteve, mbretër perandorë a diktatorë, kanë guxuar ta shohin sy më sy të vërtetën, e kanë shpallur atë dhe janë ndëshkuar pa gjyq…

Unë jam në anën e atyre që mundohen të shohin në natën e pafund të njeriut dhe guxojnë të tregojnë me gisht edhe Zeusin fajtor.

 

*  *  *

Le të dalim pak nga logjika e sendeve që përgjithësisht të imponohen me të vërtetat direkte të natyrës e të mishit, të moralit e të zakonit dhe drejtësinë e gjykojnë apriori, vetëm si përplasje të lëndës me lëndën…Sizifi është personazh metafizik. Ai është hije, shpirt, ide, imazh siç janë dhe trojet e tij, Ferri e Parajsa, sajesa imagjinare të poetëve, kësisoj, çdo gjykim në lidhje me të si lëndor, ia heq anën mjegullore dhe enigmatike, e çmitizon atë, duke na detyruar të përballemi me arsyen racionale, ku veprojnë ligje të tjera dhe jo pak spekulime moskuptimore. Ai bëhet antilëndë ose shpirt, ose imazh, qëkur fillon ndëshkimin në Ferr. Prej këndej, nga dhomat e torturës, ai ka nxitur fantazinë e njeriut në mijëra vjet përtej asaj që dihet, pra, përtej anës materiale ose lëndës. Ngjitjet dhe zbritjet e tij nga maja e malit në humnerë dhe anasjelltas me shkëmbin mbi shpinë, gjithsesi janë simbolike. Ai është hero tragjik sepse e di ç’ ka bërë, di fajin dhe ndëshkimin, njeh majën dhe humnerën dhe sidomos peshën e shkëmbit mbi shpinë. Të gjitha këto e thërrasin në orët e ndërgjegjes e të kthjellimit të tij, të vetëkuptimit të tij. Duke zbatuar pikë për pikë ndëshkimin ai sfidon kundërshtarët. Dhe ai e di që nuk ka shpresë që një ditë ta vendosi shkëmbin në majë e shkëmbi të mos rrokulliset më. Po si i bëhet pa asnjë shpresë? Pse thotë A. Kamy se shpresa depërton përmes nënshtrimit ? E , nëse e pranojmë se dhe vepra më e trishtuar seç ka një klithmë shprese, atëherë Sizifi pushon së qeni enigmë. Nëse do kish shpresë, ai tashmë do qe harruar. Nëse do kishim të bënim me nënshtrim, do rrëzohej krejt godina e mitit dhe Sizifi nuk do dënohesh fare. Sizifi i nënshtrohet vetëm absurdit. Sizifi ka një krenari të brendshme që gjithsesi të bën të mendosh se ai është i kënaqur dhe ndëshkimi i tij në atë pamje që e di gjithë bota është vetëm aparenca (dukja)

 

*  *  *

Ka diçka që e di vetëm ai. Ka një sekret të brendshëm që e mban gjallë, madje gjithnjë e më të fuqishëm në mijëvjet. Çdo herë që ai e ngre shkëmbin në majë, pakkush e ka vënë re se shkëmbi ngjitet një mm, një cm, a një dm më lart se herën e fundit, e, rrjedhimisht shkëmbi në bazë të peshës dhe lartësisë do bjerë në humnerë, një mm, cm, a dm më thellë. Është etja e Sizifit për dije, për zbulime në art, shkencë a në çdo fushë të jetës. Është çmenduria e monotonisë vrastare të krijimit. Kështu pak nga pak, milimetër pas milimetri tërë jetën intelekti i njeriut, me shkëmbin mbi shpinë kërkon suksesin, kërkon, kërkon ndoshta dhe Zotin që nuk e ka gjetur askush. Udhëton drejt vetvetes, heshtazi dhe gjen  një të vërtetë akoma të paformë. Kështu pikë pikë si pikat e ujit që në qindra e mijëra vjet shndërrohen në shtiza guri (stalaktide e stalakmite) A thua kjo është rezultat i burgosjes së pikës së ujit në shpellë, a dënimit të Sizifit ne Ferr? Dhe pika e ujit ka rebelizmin e vet. Mjerë ajo qenie që nuk di të rebelohet! E, pra, Sizifi, i burgosuri i përjetshëm, ka një gëzim të brendshëm, të heshtur që i jep krahë e energji. Ai zotëron plotësisht fatin e tij, pasionin e tij, shkëmbin e tij, brengën në zemër që e nxit, gjakun blu që i thërret nëpër damarë, prushin e brendshëm që i përndez buzët e përgjakura nga kafshimi i mollëkuqes së ndaluar të Adamit. Ai e zotëron plotësisht inteligjencën e vet, e pse jo dhe dhuntinë dhe gjenialitetin. Ai e di se “gjenialiteti s’është asgjë tjetër veç ajo inteligjencë që njeh kufijtë e vetvetes”(A. Kamy)

*  *  *

Eprorët që nga më të vegjlit deri te perandorët e diktatorët hyjnë në pakënaqësitë e njeriut. Dhe shteti. Që sado demokratik të jetë, pas çdo ligji, parashikon dhe sanksionet përkatëse të  moszbatimit dhe numrin e policëve dhe armët në depo. Dhe Zeusi që nëse e kundërshtoj, më qëllon me rrufe dhe më dërgon shqiponjën të më sqepojë në mëlçi. Zërat që grishin kundër tyre janë të pafundmë, janë zërat e tokës si burimet që shpërthejnë për të takuar heronjtë. Konfrontizmi është borë e qetë që i mbulon dhe i rrafshon gjurmët e krimit, është heshtja e anës tjetër të medaljes, pamundësi e shprehjes amorfe të masës, ose lumturia shkretinore e Saharës.    T’i biesh murit me kokë, absurde është natyrisht. Dhe absurdi është kokëkrisje për përmbysje. Absurdi është divorc me ligjin e me dreqin. Absurdi –siç thekson Kamyja -ka kuptim vetëm në atë masë që kundërshtohet, sepse absurdi i shkatërron kornizat e arsyes…   Shkëmbi i Sizifit vazhdon rrokullisjen e tij si një planet që e tërheq graviteti i humnerës ( i sukseseve dhe dështimeve) për të filluar ngjitjen përsëri në mëngjes. Dhe ai është simbol. Shpendi i domosdoshëm i hapësirave qiellore të kërkimit, lëndë yllësore e magjike, dukuri e lartësive dhe humnerave e njëkohësisht i një lodhjeje sfilitëse. Por maja dhe humnera nuk janë vetëm antonime.

Sizifi ose njeriu i ditur që vazhdimisht do të mësojë e të zbulojë, është gjithmonë në rrugë, gjithmonë në të përpjetë, gjithmonë me shkëmbin mbi shpinë. Sepse ai është i ndërgjegjshëm për pamundësinë e arritjes në majë. Ai është Prometheu i dijes gjithmonë në kërkim. Odiseja vdiq i plakur në Itakë dhe pas mbërritjes u harrua siç do ishte harruar Sizifi po të deklaronte qoftë dhe njëherë : “Ja , më së fundi e vendosa shkëmbin mbi majë të malit”. Sizifi është viktimë e intelektit të tij, viktimë e atyre të vërtetave unike që nuk mund të tjetërsohen. Ai bëhet mendimtar superior, simbol i atij intelekti që i gjen shtigjet edhe atje ku rrugëkalimet janë të mbyllura e të ndaluara. Është përpjekja mbinjerëzore për të kuptuar të vërtetat kulmore e supreme të qenies, ose për të depërtuar në atë “diçkanë” në vetvete që Kanti e quante të pamundur. Në fakt Sizifi është antikant, sfidues i të gjithë atyre që i vënë kufizime mundësisë së njohjes. Talentet e rebeluara janë gjithnjë në anën e Sizifit. Ti mund të thuash dhe të dështimit. Po, po le të provonim të gjithë të dështonim, le të provojmë të mbajmë mbi shpinë secili shkëmbin e vet. Një shpirt që njësohet me sakrificën, me dhimbjen dhe e shpall atë, në fakt triumfon, “- njëlloj si besimtari që në dështimin e tij, gjen ngadhënjimin e tij”(Kierkegard). Duke u munduar të lexohen saktësisht simbolet, kuptohet se Sizifi është drama e stërmundimit të vet. Duke pasur parasysh konstatimin e Homerit se Sizifi ishte më i dituri rob i gjallë, ai bëhet simbol i mendjes njerëzore, aparat i atij mekanizmi të tejdukshëm të të menduarit. Dhe mali s’është i zakonshëm, mal, por fondi, thesari kolosal i dijeve që ka grumbulluar njerëzimi përmes sakrificave dhe ngjitjeve të të gjithë sizifëve. Pra, Sizifi i ngjitet malit të dijes me dije, me ide, me mendim. Kudo, të gjitha përvojat, kanë treguar se gjithmonë paraprin mendimi. Ky çan male e dete e kontinente e galaktika. Është abstraksioni që paraprin, pastaj realizimi. Qielli abstrakt pastaj toka e konkretizimit dhe verifikimit.

Tani e kemi më të lehtë të konkludojmë se shkëmbi mbi shpinë nuk është shkëmb, por ai talenti personal, dhuntia, aftësia personale, frymëzimi magjik që të thërret për zbulime, art apo shkencë, aq sa, një mm, një cm, një dm po, plus ama, plus asaj që kishim arritur më parë. Sa e sa shkencëtarë, shkrimtarë poetë e artistë nisen në të përpjetat e malit, dhe nuk arrijnë dot të arrijnë në majë, nuk arrijnë dot të rrukullisen,  sepse nuk e kanë shkëmbin e nevojshëm mbi shpinë, shkëmbin si barrë, si mundim, si torturë, shkëmbin si talent dhe përgjegjësi. Me dy guralecë në xhepin e sahatit, nuk nisesh dot në tregun e vështirë të dijes e s’mund të lozësh rolin e përfaqësuesit. Shumica e njerëzve janë dekori i përfundmë, pylli i shkurreve në bishtin e malit. Shkëmbi që thamë nuk është i lehtë, është pika e ujit që krijon gurin, është ankthi i përjetshëm që të shkurton jetën, ankthi torturues i reagimeve, gjykimeve, vlerësimeve, kritikave të bashkëkohësisë..

Por Sizifi vazhdon rrokullisjen spektakulare të vetvetes që nesër të fillojë përsëri ngjitjen mbi mal. Dhe ka vetëm një ligj:

“Kush ngre shkëmbinjtë, mohon perënditë….”

Kategori
Uncategorized

Shënjestrat e “FBI-së” shqiptare.

18 SimultanjaSPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion) që do hetojë Ramën, Berishën dhe Metën, e pavarur prej prokurorisë dhe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. A do të ketë për Tiranën një skenar si ai i Bukureshtit, Zagrebit e Shkupit, ku drejtues dhe ish-drejtues të lartë të shtetit përfundojnë në qeli?!

Nga Vladimir Karaj

Tani pak njerëz e dinë çfarë është SPAK. Ata që e dinë janë vetëm një grusht njerëzish që me gjasë do jenë edhe njerëzit në shënjestrën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe po ashtu të vetmit të shqetësuar realisht prej fatit të saj. SPAK, i programuar të ketë 10 prokurorë dhe një dorë ndihmë nga Byroja e Hetimit, një polici speciale e krijuar pranë saj, ka në shënjestër rreth 500 zyrtarë të lartë dhe vetëm kaq. Ndërkohë, diku më pak se 50 emra, të cilët mund të listoheshin lehtësisht do jenë edhe tabela kryesore e qitjes, përfshi këtu 3 kryeministra me rol aktiv në politikën e ditës dhe të tjerë të mënjanuar prej saj dhe një grusht ministrash, që bëhen objekti më i lakmuar i këtij institucioni. Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta e disa dhjetëra ministra do jenë objekti i veçantë i hetimit të SPAK edhe pse prokurorët kanë nën mbikëqyrje edhe gjykatës e zyrtarë të tjerë të lartë dhe po ashtu edhe krimin e organizuar.

Shembujt rreth e rrotull në Kroaci, Bullgari, Rumani e së fundmi edhe në Maqedoni flasin po ashtu për një “forcë brutale” të goditjes kundër zyrtarëve të lartë. Të paktën dy kryeministra janë arrestuar dhe dënuar. Mjaft zyrtarë të tjerë të këtij niveli u kanë dhënë fund karrierave politike, duke përfunduar në qeli burgu.

SPAK mund të jetë shpejt një shkurtim mjaft i famshëm. Ai po ashtu mund të jetë institucion kyç në ndryshimin për mirë ose për keq të Shqipërisë, kështu që dhjetë emrat që do marrin përsipër këtë punë do kenë jo pak barrë mbi supe. Ndërkohë, politika po përtypet. Miratimi i reformës, ashtu siç ajo propozohet me ndërhyrje prej Komisionit të Venecias dhe OBDAT e EURALIUS nuk është kaq punë e thjeshtë. Mjaft prej atyre që e kanë marrë dhe parë këtë çështje u duket në fakt e “habitshme” që palët në politikë po ftohen të miratojnë një ligj, i cili në teori duhet t’i zhveshë ata prej imunitetit të të paprekshmit.

Në fakt, ka një qartësi tashmë. Asnjë prej palëve nuk duket aq e vendosur sa në fillim përtej deklaratave publike. Lojërat e shumicës që më shumë se njëherë kanë provokuar me drafte të nxituara për Byronë e Hetimit, apo ato të opozitës që flet për pranim, por pastaj sulmon pjesë të draftit. Ky i fundit në total ka pasur vetëm dy mbështetës të pandryshueshëm. Bashkimin Europian, që shpreson përmes kësaj reforme ta bëjë Shqipërinë një kandidat të denjë, dhe SHBA-të të angazhuar në mënyrë strategjike për Shqipërinë.

Kjo duket është dhe forca që i shtyn palët drejt miratimit. “Turpi” që u përmendi ambasadori amerikan deputetëve do ishte diçka që ata do e gëlltisnin lehtë, nëse kjo nuk nënkupton që mund të “linçohen” publikisht prej ambasadorëve të BE e SHBA dhe se kjo do u jepte fund karrierave politike.

Pushteti i ambasadorëve në fakt nuk është një pushtet magjik. Ajo është një forcë që shtetarët shqiptarë e kanë lëshuar me dashje ndër vite, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tyre jo dhe aq të pajtueshme. Më shumë se kaq, akuzat dhe kundërakuzat, një pjesë të vërtetuara, që palët kanë shkëmbyer, e kanë delegjitimuar politikën vendëse. E dalë përgjithësisht prej zgjedhjesh të kontestuara e të kontestueshme, politika shqiptare nuk ka as forcë, as themele të forta për të kundërshtuar imponimin.

Në Tiranë, prej njerëzve që janë vënë ta kundërshtojnë reformën prej forcash politike të strukturuara tashmë nën hijen e saj, kjo shpesh shihet si punë ambasadorësh, por gjasat janë për një politikë strategjike të BE dhe SHBA, që pak ka të bëjë me emrat e ambasadorëve të momentit dhe vullnetet e tyre. Kjo u konfirmua prej vizitës së Xhon Kerry-t në Tiranë dhe prej mesazhit që Rama mori në Uashington, që “refuzuesit” e reformës përpiqen të mos i lexojnë drejt e drejt.

SPAK është një prokurori e pavarur nga prokuroria. Kjo është garancia e parë. Dy institucionet do të kenë paralelisht nën mbikëqyrje politikën, gjyqësorin dhe një sërë institucionesh të larta. Megjithatë, analisti Artan Hoxha mendon se numrat e menduar për SPAK nuk janë të mjaftueshëm për sa kohë atij i takon të hetojë edhe krimin e organizuar. “Thënë ndryshe, fusha e veprimtarisë së SPAK zgjerohet ndjeshëm ndaj, mendoj se 10 prokurorë, qoftë ky edhe si numër minimal, të parashikuar nga projekti i ndryshimeve kushtetuese për një fushë të zgjeruar janë shumë pak. Ky numër minimal duhet se paku trefishuar”, tha ai për MAPO, duke vënë në dukje se një mendim përfundimtar mbi suksesin ose jo të institucionit do mund të jepej vetëm në momentin kur procesi i draftimit të ishte mbyllur dhe kur ky proces të kishte krijuar të njëjtën pavarësi prej qeverisë edhe për Byronë e Hetimit.

Hoxha beson se kjo e fundit mbetet ende në një fushë jo të sigurt dhe që mund të cenohet prej ndërhyrjes së qeverisë aktuale. “Shpresoj që kjo të qartësohet e saktësohet e shpresoj që nuk kemi të bëjmë me një formulim aq ‘elastik’, saqë të lejojë që pasi të miratohen ndryshimet kushtetuese, me një ligj të veçantë njësia hetimore-policore të kthehet në variantin e parë të Byrosë së famshme të Rilindësve dhe jo nën SPAK”, thotë Hoxha, duke ironizuar edhe me përpjekjen e mëhershme të qeverisë për ta vendosur institucionin nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme, që u kundërshtua prej opozitës. Ligji ndërkohë parashikon qartësisht varësinë e re.

“Njësia e posaçme hetimore raporton vetëm te Prokuroria e Posaçme”, thuhet në draftin për të cilin ambasadorët do të shkojnë të kërkojnë votëbesim në grupet parlamentare gjatë javës që vjen.

Kjo u pa si lëvizja e fundit para se parlamenti të jetë “i detyruar” të shqyrtojë dhe miratojë apo rrëzojë Reformën në Drejtësi. Kjo e fundit parashikon tashmë qartësisht përmbysje të sistemit të drejtësisë në vend dhe supozohet se mund të kthejë besimin te ky sistem edhe pse implementimi i gjithë asaj që parashikohet do marrë kohë dhe rezultatet nuk do jenë të dukshme menjëherë. Reforma ndër të tjera pritet të trajtojë me ashpërsi fillimisht anëtarët e gjyqësorit dhe prokurorisë. Këta përveç testeve profesionale do të kalojnë nën lupë dhe do duhet të dëshmojnë se nuk kanë abuzuar me pushtetin që kanë pasur deri tani. Nëse ndonjë prej tyre nuk arrin të dëshmojë se pasurinë e ka legjitime, ai shkarkohet automatikisht dhe automatikisht është i detyruar të sjellë vetë prova për këtë pasuri. Reforma pritet kështu t’u japë fund justifikimeve “para të fituara në emigrim” apo “dhurimeve”.

Ky mund të jetë shansi për fundin e një sistemi, në të cilin pak njerëz besojnë, ndërsa prova e tij do të jetë fillimi i hetimeve mbi pushtetin. Nëse njësia e posaçme do të dëshmojë veten të aftë kjo do të varet shumë prej kohës. Sigurisht në objektin e hetimit prej njësisë janë një numër jo i vogël zyrtarësh qendrorë e lokalë, po ashtu i gjithë sistemi gjyqësor dhe madje edhe krimi i organizuar, por njësia dukshëm do jetë e fokusuar te krerët e piramidës. Të paktën 4 kryeministra duke përfshirë aktualin dhe atë që u largua nga detyra në 2013 dhe ministrat e tyre do jenë objekti i lakmuar i SPAK.

Për shumë njerëz të pozicionuar apo jo politikisht, SPAK duket se po krijohet enkas për të vënë para drejtësisë këta emra që ja kanë dalë deri tani përtej akuzave, t’i shpëtojnë drejtësisë dhe hetimeve të plota. Palët flasin vazhdimisht tashmë për “frikë” edhe pse e vendosin atë në anën e kundërshtarit, kjo me gjasë është e vërtetë për të gjithë, edhe pse asnjë prej palëve nuk është e sigurt se cili do jetë fati i SPAK dhe kush e si do ta drejtojë atë.

Kategori
Uncategorized

BBC: Ikën Edi Rama, vjen Erion Veliaj.

erion veliaj - edi rama

Edi Rama ikën dhe vjen Erion Veliaj si kryeministër. Në këtë konstatim ka arritur BBC në një shkrim të botuar nga gazetari Andrew Hosken, i cili ka qenë në Tiranë për të realizuar një shkrim në lidhje me masat që po merr Shqipëria për të hyjë në BE. Madje që në titull thuhet se ne nuk duam të jemi jashtë Europës.

Hosken ka intervistuar dhe Kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe ai ka thënë se Evropa nuk mund të konkurrojë me Rusinë me avionë dhe bomba dhe se ka qënë fuqia e botë, që ka bërë që Europa të jetë kjo që është sot.

Veliaj ka shtuar përmes një batute: “T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Evropës dhe larg vendimmarrjes, kjo kërkon shumë besim.”

Ndërsa gazetari e sheh Shqipërinë kështu:

“Që prej rënies së regjimit në vitin 1991 dhe me ardhjen e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të trajtuar të shkuarën e saj komuniste. Politikanët e korruptuar, madje edhe gjyqtarët, kanë penguar rrugën e integrimit në pjesën tjetër të Europës. Edhe një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet. Shqipëria e sheh anëtarësimin në BE si shenjën më të fuqishme se dekada të tëra izolimi kanë marrë fund”.

Kategori
Uncategorized

Dekriminalizimi i medias – Nga Dr.Enver Bytyçi.

Untitled-1 [1]

Nga Dr.Enver Bytyçi 

Shqipëria po kalon një proces unik ne histori. Sapo ka filluar ajo qe quhet proces i dekriminalizimit. Ka nis me parlamentin, sepse nuk mund te behet shteti kur kriminelet bejne ligjet e tij. Ky parlament ka humbe funksionin, qellimin dhe misionin e tij. Prandaj nuk eshte me parlament. Reforma gjyqesore po behet me dhunen e nderkombetareve per te dekriminalizuar gjykatat, prokurorine dhe policine gjyqsore, me qellim vendosjen e drejtesise ne kete vend.

Po media si pushtet i katert a eshte e inkriminuar dhe a duhet dekriminalizuar? A mund te kete sukses ky proces, nese media qendron jashte tij? Une besoj se pa dekriminalizimin e medias nuk mund te kete dekriminalizim te shoqerise e te institucioneve te shtetit. Media shqiptare, me perjashtime te pakta, eshte produkt i te njejtes mendesie kriminale e mafioze si edhe te pushteteve te tjera.

Nese politika kriminale synon pushtetin e dhunes dhe parane, te njejten ben media ne Shqiperi, te kape parane permes korrupsionit, presionit mediatik dhe daljes nga misioni i saj per t’i sherbyer opinionit publik. Politika, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqesori i korruptuar dhe inkriminuar ka nevoje per aleate. Aleati me i vlefshem per ta eshte media, sepse ajo eshte i vetmi instrument qe shtremberon dhe manipulon realitetin, te verteten. Nese ndjekim gjendjen ekzistuese te medias, veme re lehtesisht se media dhe pushtetet e tjera jane njesoj te kompromentuar ne korrupsion, paligjshmeri dhe kriminalitet.

Vetem ne Shqiperi ndodh qe media te vendose para kameras kriminelet vrases gjakftohte te denuar ne burg per jete dhe te fyeje e neperkembe viktimat e tyre. E gjitha ne funksion te parase, politikes dhe krimit. Nje bote humane nuk evokon vrases e kriminele. Bota mediatike shqiptare bashkepunon cdo dite me kriminele te denuar e ne kerkim, thjesht per te mbrojtur boten e krimit sipas skemes “Beji pis mediatikisht te gjithe, me qellim qe publiku te mos marre vesh kurre kush eshte e kush nuk eshte kriminel, i korruptuar, hajdut, mashtrues, trafikant”. Kete skeme e mundeson media, sepse vetem ajo ka atributin e percimit te mesazhit politik kriminal ose jo te publiku. Ne nje vend ne gjendjen tone te mjerueshme mediat do te kishin specializuar moderatoret me te mire per te mobilizuar njerezit ne protesta.

Ne Shqiperi nuk ndodh kjo, edhe pse salla e parlamentit eshte mbushur me kasape, edhe pse kryeministri e percjell me garanci vrasesin kriminel ne kufi pa i vene vule ne pasaporte, edhe pse deputeti pranon krimet e tij te mohuara sistematikisht nga kryeministri. Skandale si keto jane te paprecedenta ne historine e shteteve. Nuk ndodh diku tjeter qe shteti te coje ne polici 38 mije qytetare per mospagese energjie e nga ana tjeter te armatose dhe te mbeshtese me logjistike e polici banden me te famshme te krimit, shullazet. Ndersa mediat, akademiket e shantazhuar bejne te paditurin. Mediat tona ende vleresojne si shtetberese aksionin e dhunes kunder varfanjakeve dhe nuk denoncojne lidhjet e shtetit me bandat e krimin. Mark Frroku pranoi me ne fund se eshte nje politikan kriminal.

Mediat prej kohe kane mobilizuar opinioniste qe te mbrojne krimet e Mark Frrokut. Keta opinioniste kane bere me fanatizem avokatine e krimit me porosi e recetat e kryeministrit. Po tani qe krimineli deputet pranoi se eshte i tille, a ndjehen sado pak bashkepunetor te tij?! A do marrin perseri keta pjese ne mbrojtjen e kriminelit politik te radhes, apo do te kerkojne ndjese?! Nese i numrojme raste te tilla te inkriminimit te medias dhe emisioneve opininiste te tyre, do te duhej nje studim gjitheperfshires. Por ajo qe mbetet ka te beje me moralin e saj. Misioni i medias eshte e verteta per publikun. Nderkohe per fatkeqesine tone, ky mision eshte shqetesimi i fundit per per pronaret mediatike. Shqetesimi kryesor i tyre jane parate e paligjshme, jane tenderet dhe lejet e ndertimit. Ne vendse informacion, emisionet televizive jane shnderruar ne emisione afariste biznesi. Biznes per pronarin, biznes per drejtuesin e stafin e emisionit.

Keshtu menjanohen vlerat, se ato nuk kane lidhje me biznesin. Vendin e tyre e zene antivlerat. Kjo eshte tragjedia mediatike e jona. Nuk po shkruaj per raste konkrete kur pronaret mediatike urdherojne lincimin e njerezve deri ne lendime, fyerje e ne shkelje te te drejtave te njeriut. Pse? Sepse personi ne fjale e ndau ne dy pjese fondin e reklames, pra njeren pjese ia dha televizionit rival. Nje analize e nje studim i thelluar do te nxirrte ne pah pse televizionet tona i mbyllen 13 emisione investigative, te cilat funksiononin para qershorit 2013.

Por mediat tona duhen vene ne lupen e investigimit dhe hetimit ligjor ne cdo pikepamje, deri te respektimi i te drejtes njerezore e profesionale te gazetareve, deri te ballfaqimi i informacionit me faktet e shtremberuara. Nga tenderet e deri te lejet e ndertimit. Procesit te verifikimit te veprimtarise mediatike ne perputhje me ligjin i duhet shkuar deri ne fund, si kusht per dekriminalizimin e medies. Media dhe hetimi i saj duhet te jete objekt specifik i reformes gjyqesore ne Shqiperi. Pa dekriminalizimin e medies nuk do mund te arrihet jeta normale si ne nje vend e ne nje shtet normal te se drejtes.

Kategori
Uncategorized

Z Kerri. Më keni syrgjynosur në një vend hajdutësh.

2016-05-06 03.13.49

Wikileaks boton kabllogramin e Donald Lu

I nderuar Zoti Sekretar i Shtetit,

Kam nderin t’iu bëj një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që janë zhvilluar në Shqipëri kohët e fundit.
Ashtu si edhe më kishin paralajmëruar përpara se të vija në këtë vend, njerëzit janë të dashur dhe miqësorë, dhe kanë një lloj fetishi të pashpjegueshëm ndaj të huajve. E kam fjalën për njerëzit e thjeshtë, pasi klasa politike, janë ca ngjala që nuk kapen as me gjethe fiku.

Megjithëse formimi im është diplomat karriere dhe kultura ime e origjinës është ajo kineze, çka do të thotë që e njoh artin e përdorimit të gjuhës dykuptimshe, këtu ajo ka arritur majat e saj. Sapo futem në takim me një nga përfaqësuesit e forcave politike, të gjithë më pohojnë se janë të gatshëm, dhe kur dal, nxjerrin ndonjë spurdhjak në TV, nga ata që nuk i pyet as roja i godinës së partisë së tyre, dhe më nxjerrin bishta.

Kjo ka të bëjë sidomos me çështjen që edhe ju vetë zoti Sekretar, e quani jetike, siç është ajo e reformës në drejtësi, të cilën e latë porosi edhe në vizitën që bëtë këtu.
Meqë ra fjala për reformën, përfitoj nga rasti t’iu pyes nëse e njihni një farë Spartak Ngjela. Ai ka një parti politike dhe del natë për natë dhe flet në FB, sikur i merr udhëzimet direkt e nga ju. Nëse është e vërtetë, ju lutem ma bëni me dijeni, pasi nuk dua që të krijojmë përplasje.

Për t’iu rikthyer temës, dua t’ju vë në dijeni se e kam shumë të vështirë të marr konsensusin. Këtu janë të gjithë hajdutë dhe unë vetë nuk e kuptoj sesi mund të japin konsensus për një punë që do t’i fusë në burg. Por megjithatë, më kanë thënë një frazë të famshme të tyre të cilën e kanë për zemër shumë politikanët e këtushëm, që pak a shumë në anglisht përkthehet “Ku ka ligje ka edhe shtigje”. Mesa duket kjo është edhe fabula e tyre. Mendojnë se do t’i bëjnë ligjet por do të gjejnë edhe mënyrat t’i shmangin.

I nderuar Zoti Kerri,

Kam frikë se kjo puna e ligjeve do të përfundojë si puna e dekriminalizimit. Nga ky ligj, ata që po e hanë janë ca ditëzinj që kanë bërë burg jashtë, sepse s’kanë ditur gjuhën dhe me paratë e fituara andej, kanë blerë nganjë vend pune, të cilin tani po e humbin. Deputetët dhe kryetarët e bashkive që i kam thënë edhe me emra, më ligjërojnë çdo ditë ekraneve.

Edhe reforma, më duket se do të përfundojë me ca gjykatës të Berishës që ikin dhe të Ramës që vijnë.

Gjithsesi, unë po e bëj timen. Por do ju lutesha, të kini mirësinë të kuptonit se në çfarë vendi të vështirë punoj. Kjo quhet syrgjynosje. Këta shpesh thonë që kjo lloj kulture e tyre është faj i pushtimit turk, por këta turkun do ta binin vërdallë 40 herë. Kaq të djallëzuar janë. Ndaj, kur të mbaroj periudhën e shërbimit, ose më nxirrni në pension të parakohshëm, ose më çoni në ndonjë vend që të mund të mbledh veten.

Me respekt
Donald Lu
Ambasador

/Gazeta InfoPress

Kategori
Uncategorized

KALIFATI I BULEVARDIT (kur një piktor monopolizon kulturën).

kalifati
Nga Andy Warhol*

“Mos pyesni se ç’mund të bëjë vendi juaj për ju, por ç’mund të bëni ju për vendin tuaj”, -Kenedi.

Kur e citoi për herë të parë këtë shprehje, Edi Rama kishte deklaruar në ILKDP një pasuri prej 3 mijë euro dhe nje a­partament, nuk fliste se çfarë besimi e kishte gruan dhe i pëlqente të theksonte se ai nuk ishte politikan.
Tashmë pas 3 vitesh, Ramës atdheu i ka dhënë (nga ajo çfarë ka deklaruar) një vilë në Surrel, gruan milionere por dhe një angazhim të spikatur fetar.

Kur bëri fjalimin e parë në Parlament, mua personalisht më ngjalli shpresë në një moment. Kur foli për rëndësinë e trajtimit të Gjuhës Shqipe.

Pashko Vasa në periudhën e Rilindjes, nuk deklaroi më kot që ‘feja e shqiptarit është shqiptaria”. Edhe atëherë ka pasur konflikte fetare, politike etj. Por Pashko Vasa duke pasur vetëdije i’u referuar simbolit të bashkimit që është Gjuha Shqipe.

Rama me ardhjen në kryeministri, për çudi i dha një theks shumë të fuqishëm elementit e bashkëjetesës fetare në Shqipëri.

Së pari, duhet theksuar që vendi ynë nuk është i vetmi vend që ka bashëkjetesë fetare, ka dhe shumë vende te tjera, përmend këtu Rusinë, Sirinë apo dhe shtete si Franca dhe Gjermania që kanë integruar komunitete masive fetare të emigrantëve në dekadat e  fundit.

Theksimi i feve ka sjellë një rritje ndjeshmërie të publikut ndaj fesë, sepse është normale që kur ‘mendon për gjarprin përditë edhe hunda e elefantit të duket si gjarpër’.

Por ndërkohë Rama nuk e trajton me të njëjtën rëndësi (sidomos ekonomike),kulturën. Në radhë të parë Gjuhën Shqipe.
Sepse feja ndodh që i ndan njerëzit, kurse gjuha i bashkon.

Mjafton të shikoni sesa janë financuar aktivitetet për Papën (500 milionë); aktiviteti San Egidio (800 milionë), financimi i komuniteteve të tjera fetare (rreth 400 milionë) etj.

Të mos harrojmë që institucionet tona fetare nuk treguan të njejtën devotshmëri për viktimat e ’21 Janarit’ siç treguan për ‘Charli Hebdo’. Pa harruar këtu bashkëpunimin e shumë klerikëve gjatë pushtimit nazi-fashist. Bashkëpunim ky që përpiqet të me komunizmin që erdhi më pas.

Në tre vjet sa fonde janë dhënë për Gjuhën Shqipe? Shpesh gjuhëtarët shqiptarë kur marrin pjesë në konferenca ndërkombëtare shkojnë me financat e tyre.

Sa janë financuar Insitituti i Gjuhësisë, Arkivat, Arkivi i Filmit?
Sa janë financuar botimet letrare për gjuhën shqipe, dramat në gjuhën shqipe, pjesët muzikore në gjuhën shqipe (klasike apo bashkëkohore).
Shumë me pak sesa kryeministria ka shpenzuar për koncertin e ‘Jessie-J’ për një natë.

Edhe i vetmi aktivitet kombëtar si Festivali Folklorik (i cili është një mundesi për të zhvilluar kulturën vendase, në veçanti gjuha), u degradua në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, duke u shndërruar në një skenë alla FRESSH-Voice, ku nuk dëgjohej asgjë përveç Kryeministrit.

E ftoj lexuesin të mendojë.

Mons. Ramiro Molinar Ingles uncovers the bust of Pope Francis set downtown Albanian capital Tirana on the third anniversary he has been at the post, Tuesday, March 15, 2016. Two years ago Pope Francis visited Albania in his first trip abroad in the continent praising the tiny western Balkan country’s religious coexistence. (AP Photo/Hektor Pustina)

Sa kisha dhe xhami ke në periferitë e Tiranës dhe në rrethe? Nuk numërohen. Por sa bibloteka, salla teatri apo ambiente të tjera kulturore janë hapur në keto zona, që publiku të ketë kontakt me artin dhe kulturën shqiptare? Zero.

Çfarë sjell kjo? S’do mend që sjell pushtimin e rinisë nga feja, që tashmë ‘Sulltani ynë’ planifikon ta fusë edhe në shkolla.
Pse nuk fut gjuhët e programimit nëpër shkolla? Apo gjuhën e imazhit dhe filozofinë, si piktor që është?

Pse Bulevardit i duhet dhënë karakteri i besimit fetar  dhe nuk i jepet karakteri i kulturës shqipe?

Një ndër ndërhyrjet e pazakonta ishte vendosja e bustit të Papës, i inaguaruar nga Erjon Veliaj (ish-besimtar mysliman i konvertuar në protestant të zellshëm ).
Rrjedhimisht edhe besimeve të tjera duhet t’i bëhet një bust. Ç’janë këto lojëra, që nxisin identitetin fetar të një vendi?

Kjo ndihet gjithashtu në monopolizimin e kulturës. Ku çdo gjë buron nga Kryeministria.

Bëjmë një pyetje logjike: Pse publiku duhet që festat t’i festojnë në Bulevard? Çfarë është kryeministri? Xhafari i Aladinit?
Pse jo në vendin ku ata jetojnë, në Bathore, Kamzë, Kombinat, Porcelan, etj?
Përgjigjia është shumë e thjeshtë: Atje s’ka asgjë.

Unë nuk njoh ndonjë që për kënaqësi do të shkojë në Kombinat, për të parë diçka të bukur.

Kush ka jetuar jashtë e di që për të parë aktivitete kulturore shkohet në periferi.
Edhe Pompiduja që e ka qejf Kryeministri ynë është në periferi.
Ndërkohë që monopolit të Bulevardit po i shton së fundmi dhe dozat e futboll-dashurisë edhe pse një popull i zhvilluar nuk është futbollistik, por shkencor.

13131319_10153674165746523_7134320798751154380_oNë qendër është vetëm Opera dhe Teatri klasik, ku shkojnë pensionistët dhe turistët. Për çudi, tek kryeministria organizohen që nga iftari, dialogje kulturore, koncerte apo dhe deri tek ndeshjet e futbollit dhe përkujtimoret  ‘me bisht ndër shalë’ për 21 Janarin.

Këtu shtrohet një pyetje tjetër: Pse firmat e biznesit financojnë koncertet e Veliajt dhe Ramës (apo dhe Berishës dikur)?
Pse nuk financojnë një shfaqje në Kombinat? Pse nuk financojnë kulturën shqipe bizneset, por ahengjet e Kryeminsitrisë dhe Bashkisë?
Si në Mesjetë, ku të gjitha dhuratat i shkonin mbretit dhe shpurës së tij.
A ka një shkëmbim favoresh apo më keq akoma, transferime korruptive fondesh nëpërmjet këtyre ‘eventeve’?

Sa është financimi që bëhet për kulturën dhe historinë shqipe jashte? Për kërkimin në arkivat e Vatikanit, Romes, Stambollit, etj?
Sa është financimi për kulturën arbëreshe? Gjuha është shkencë, pra është një proces kërkimor zhvillues dhe modernizues. Sa janë investimet për këtë proces? Zero.

Si shembull të kësaj injorance estetike mund të sjell edhe retorikën idiote të Kryeministrit tonë gjatë takimit me homologun e tij serb Vuçiç, që mua personalisht më la një shije shumë të keqe.
Serbinë ne ‘nuk e kemi xhan’, por Serbia ka institucione të forta. Ka rreth 24 mijë botime për Kosovën, merr nga tregu shqiptar dhe kosovar rreth 1 miliardë euro.
Akademia e Shkencave në Serbi ka një fond rreth 18 milionë euro.
Ka investime madhore në kulturë dhe shkencë, ushtri dhe ekonomi. Ka Institutin e Studimeve Serbe ngjitur me Shtëpinë e Bardhë. Këto duhet të mendojë Kryeministri ynë, jo përrallat me dronë dhe me futboll.

Si mbyllje, përveç Maurizio Catalan, unë nuk njoh ndonjë tjetër që ta ketë trajtuar Papën artistikisht, por di që buste nuk i bëhen njerëzve që janë gjallë. Sjell ters thonë.

Kategori
Uncategorized

Arrestohet në Greqi shoferi i Edi Ramës, akuzohet për grabitje. E mbron avokati më i njohur grek.

aleks kougias

Një person i cili është prezantuar si shoferi dhe truproja e Edi Ramës është vënë në pranga në Greqi. Arrestimi i tij është bërë më herë, ndërsa tani është publikuar.

Mediat greke kanë raportuar në datën 20 prill se “në gjykatën e Kallamatës është gjendur të e hënë 18 prill, avokati Aleksis Kougias, (në foton lart) duke tërhequr vëmendjen e medias. Avokati i njohur ishte mbrojtës ligjor i një shtetasi shqiptar i cili mbahet në paraburgim për grabitje të mbetur në tentativë”.

“Lajmi nuk ishte më tentativa e grabitjes, as edhe fakti që i burgosuri kishte për avokat, mbrojtësin e njohur Aleksi Kougia, por fakti që i burgosuri ka deklaruar se është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë”, – citojnë mediat greke.

Ato shtojnë se “detaje të mëtejshme do të dalin në Korrik 2016 kur edhe të nisë procesi gjyqësor.

Avokati grek është edhe avokati mbrojtjës i shqiptarit tjetër, Klodi Lesi i cili në muajin janar qëlloi dhe vrau nusen e tij greke.

Nga kryeministria shqiptare nuk ka për momentin një reagim mbi këtë lajm të publikuar nga mediat greke.

shoferi i rames

Kategori
Uncategorized

Arrestohet në Greqi shoferi i Edi Ramës, akuzohet për grabitje. E mbron avokati më i njohur grek.

aleks kougias

Një person i cili është prezantuar si shoferi dhe truproja e Edi Ramës është vënë në pranga në Greqi. Arrestimi i tij është bërë më herë, ndërsa tani është publikuar.

Mediat greke kanë raportuar në datën 20 prill se “në gjykatën e Kallamatës është gjendur të e hënë 18 prill, avokati Aleksis Kougias, (në foton lart) duke tërhequr vëmendjen e medias. Avokati i njohur ishte mbrojtës ligjor i një shtetasi shqiptar i cili mbahet në paraburgim për grabitje të mbetur në tentativë”.

“Lajmi nuk ishte më tentativa e grabitjes, as edhe fakti që i burgosuri kishte për avokat, mbrojtësin e njohur Aleksi Kougia, por fakti që i burgosuri ka deklaruar se është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë”, – citojnë mediat greke.

Ato shtojnë se “detaje të mëtejshme do të dalin në Korrik 2016 kur edhe të nisë procesi gjyqësor.

Avokati grek është edhe avokati mbrojtjës i shqiptarit tjetër, Klodi Lesi i cili në muajin janar qëlloi dhe vrau nusen e tij greke.

Nga kryeministria shqiptare nuk ka për momentin një reagim mbi këtë lajm të publikuar nga mediat greke.

shoferi i rames

Kategori
Uncategorized

Sikur te pyesnim njëhere edhe Gjeneral, Imamin, Cekën, Klosin apo Gjinushin? Keq s’do ish të pyesnim dhe Zan.Çaushin.

Sikur te pyesnim njëhere edhe Gjeneral, Imamin, Cekën, Klosin apo Gjinushin?

Keq s’do ish të pyesnim dhe Zan.Çaushin.

Kjo sepse ne ushtarët që u vumë në mbrojtje të atdheut, nuk i paskerkemi njohur jo vetëm (gjeneralet) e 97-98_es, por edhe të dërguarit e Marshallit.

Gjynah…..

I paskerkemi pasur në mes nesh dhe nuk e dinim, paskërkemi humbur shumë nga kjo padituri.

A thua kaq organizim të pa persosur kishim saqë ushtarët (besnike) te Marshallit u keqpërdoren apo na keqpërdorën edhe ne të tjereve pa e ditur?

Ata të veriut megjithë se afërsisht një vit me vonesë, qënkërkan armatosur, apo i paskërkan armatosur me porosi te fshehtë të Marshallit për tu mbrojtur nga jugu, por edhe ne të jugut u armatosëm po me porosu të Marshallit muaj më parë për ti rënë veriut që na kish zaptuar Tiranën, dhe si përfundim me ideolog Gjinushin, Gjeneral Imamin, dhe Kapter Zanin, dogjëm e shkatërruam gjithshka që i perkiste shtetit dhe sigurisë kombetare.

A thua Marshalli dha dy urdhëra sekrete, të shkrojtura, apo u transmetuan nga goja e zagarëve të oborrit, një si fillim për jugun dhe më pas tjetrin për veriun !?

Zagarët e oborrit thonë që Marshalli drejtoj në fshehtësi banditët që më vonë me ardhjen e PS_së në pushtet, u bënë ministra, ambasadorë, drejtorë të policisë së shtetit, dhe drejtorë të Policisë Ushtarake, me meritën e vetme që dogjën, shkatërruan dhe grabitën Selitë e Partise Demokratike, Bashkitë, Policinë, dhe gjithshka që i perkiste shtetit, ne Korce dhe Pogradec, dhe gjithë Jugun Shqiptar.

Nëpërmjet të dërguarve të besuar, Marshalli na paskërka ngritur në këmbë banditët që në mes të ditës, me maska bllokonin akset rrugore duke vrarë dhe grabitur qytetarët, ndërsa kur i hiqnin ato, (Maskat) vinin kollaret dhe drejtonin konferenca shtypi, media, parti dhe komitete të shpetimit kombëtar apo (komitetin e bandave)

Me duket se edhe Major Guri Pejo, nje oficer i regjur me maskaralleqe, grabiti kasafortën e bangës së korcës po me urdhër te marshallit , dhe si shperblim u emërua Drejtor i Policisë Ushtarake. Ish komandanti i Brigatës së tankeve Poceste, me porosi të marshallit, shkoj i pari dhe ju vodhi logjistikën po tankeve, idhe si shpërblim marshalli e riemëroj përsëri në detyrën që kish, Ish shefi i policisë në Korçe që zoti ja dha plumbin në Shkodër, drejtonte dhunën, terrorin dhe djegiet në këtë qytet, edhe ky me porosi të marshallit u emërua Drejtor Policije.

Turp, nuk e paskërkemi ditur që marshalli drejtonte gjithshka.

Gjynah, paskerkemi humbur shumë ( miq e shokë) bashkpuntorë apo ushtarë besnikë të tyre dhe nuk e paskerkemi ditur.

Po pse kaq shpejt kini vdekur or njerez?

Kaq shpejt sa për kaq pak kohë po ju ndryshojne dhe historine e shkatërrimit dhe djegjes se Shqiperisë nga revolucioni Sllavo_komunist me tre gishta.

Mire femijët që mund të besojne të tilla përralla të servirura çdo ditë nga kalemxhinjte e paguar, por ju që u ngritët kur ju vrane tribunin e demokracicë, ju që u ngritet për të shpëtuar kombin kur flamuret Sllavë dhe greke zvendësuan atë Shqiptar.

Perse heshtni….
Apo kini vrike nga vrasesit e pa bese, nga ata që mbasi ju vrane liderin tuaj, tani po ju vrasin dhe memorjen.
Ata kanë një objektiv dhe një arsye….Po ju?

Kategori
Uncategorized

Antarësia e partisë, dhe kuadri drejtues.

2016-05-02 22.59.06

 

Nga Ilirjan Fatkoja.
Partia Demokratike, ashtu si te gjitha partite kudo qofshin perbehen nga baza dhe struktura organike. Ne se do te veshtrojme me ne detaje kete binom, verejme se gjeresia e bazes se partise eshte natyrisht faktori me kryesor qe garanton jetegjatesine e saj. Ne bazen e Partise Demokratike ku perfshihen anetaret por edhe simpatizantet ka nje shumellojshmeri shtresash (ne se do t’i quanim keshtu), te cilat kane perqasjet por dhe dallime mes tyre. Ato perbehen nga qytetare te moshave te ndryshme, me formim te larmishem shkollor e intelektual, dhe me prirje qe nisin nga e djathta liberale per te shkuar drejt berthames se saj te ngjizur prej qytetareve qe e pesuan nga diktatura, me pjesen qe edhe pse pse nuk u demtua nga komunizmi,tregoi se nuk ka perqasje moralo politike me ate.
Natyrisht qe brenda kesaj mase te madhe njerzore mund te kete edhe elemente problemore, pse jo edhe provokatore apo ish spiune te diktatures etj. Perpjekja per t’I dalluar ata kur jane brenda ketij masivi eshte shume e veshtire, dhe nuk sjell ndonje dobi apo dem te konsiderueshem.
Ndryshe qendron puna kur behet fjale per strukturat drejtuese te Partise. Ketu duhet bere kujdes maksimal.
Elita politike nuk e ka te veshtire te behet e “lexueshme” para mases se demokrateve me veprimet dhe mos veprimet e cdo individi.
Vendosja e elementeve “me cene” ne keto struktura sjellin produkte negative dhe jo gjithmone jane te dallueshme. Ato cenojne jo vetem rezultatin e betejes zgjedhore, por edhe me gjere. “Keta “cenovike” me punen e tyre diskretitojne dhe perdhosin besimin e qytetareve gjate qeverisjes, dhe percojne te tilla rrezatime te demshme per vete partine, efekti i te cilave ndjehet per nje kohe te gjate.
Prandaj standarti i vleresimit te punes se kuadrit duhet te jete I njellojte, pa as me te voglen luhatje a tolerance.
Analizat e thelle qe duhet t’i behet rezultatit te zgjedhjeve te vitit 2013 duhet te shoqerohet ne cdo hap me venien e gishtit ne plage permes nje transparence te plote. Kjo do te ishte nje terapi e domosdoshme per vete ardhmerine e PD.
Se ketejmi do te ishte me e lehte per te ristruktuar e rishperndare energjine politike te vete partise, pra ne gjenerimin ekipor duke qene me te sigurte ne prtijen e nje rezultati te larte ne zgjedhjet e radhes.
Vetem keshtu do te ndahet “gruri nga egjra”, e kjo do te ndikoje dukshem nei rritjen e besimit te bazes (anetaresise se partise).
Kjo eshte rruga per te shmangur frymen disfatiste, qe ka filluar te perhapet. Ky model do te shmange goditjet permes diversionit dhe percarjes, per te cilin kundershtari politik jo vetem eshte I interesuar , por edhe e ushqen ‘me lende” duke mobilizuar “kontigjentet e fshehte” te cilet edhe pse dihet se jane produkt i ish -Sigurimit te Shtetit te diktatures, stimulohen per tu bere ” sa me te besueshem” Une shpreh bindjen se askush nga keto palaco nuk do te mund t’i nxije muret e PD-se per sa kohe vete Partia Demokratike nuk do t’ja lejoje.
Ketyre sojlijve , tok me kerpushat qe vetem duan ta shpinojne partine u duhet treguar dera.

Kategori
Uncategorized

JA PËRSE JAP DORËHEQJEN. Renato Preza kryetar i degës PD, Pogradec.

renato preza

Jap dorëheqjen time nga posti i Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike për Rrethin e Pogradecit për arësyet e mëposhtme:

  1. Nuk jam dakort me vendosjen e Rrethit të Pogradecit në process zgjedhor të brëndshëm Partiak, sepse Dega e Pogradecit është Degë fituese dhe as nuk është impak të ndarjes së re administrative!
  2. Dega e Partisë Demokratike për Rrethin e Pogradecit nga anëtari më i thjeshte në fshatin më të largët dhe deri tek unë si Kryetar Dege në qëndër të Qytetit kemi qënë të gjithë të angazhuar për ti dhënë fitoren PD-së, si as edhe një herë tjetër në historinë e PD-së Pogradecare, ndërkohë që kemi mare zhgënjimin më fatal dhe më mosmirnjohës nga Bashkia e sotme që ka rexhektuar totalisht institucionin e PD-së në Pogradec së bashku me punonjësit e sapo emëruar!
  3. Ndjehemi të zhgënjyer që vlerësimet, meritat dhe mirënjohjet nuk shkuan në interes të anëtarëve të degës nëpërmjet një vendimi respektivin stitucional por kaluan të gjitha në vendimmarrje private të kurdisura nga klane dhe kulizma brënda Partisë! Me gjithë ankesave të pa numërta nga anëtarë dhe nga drejtues të Degës nga Kryesia e PD-së nuk mori përgjegjësinë e një ndërmjetësi politik me kritere të shkruajtura!
  4. Kryetari Degës është pozicion Institucional dhe shumë here nuk është vetvetja, Ai përfaqëson antarësinë që gjithkush të ketë të drejtën të shprehet! Këtë kam bërë, por nuk kam mare mirënjohjen e duhur dhe as suportin e duhur nga Drejtuesit e PD-së dhe as nga Kryesia e PD_së, të Shqipërisë! Si një kryetar i ri në funksion por si një demokrati 1991 nuk gjeta në moment si këto të PDsë në Opozitë, me shumë passion dhe dëshirëve ndosa ta mar PDnë për ta bërë më mirë, por që nuk gjeta mbështetjen, as inkurajimi dhe as qoftë këshillimin se ku kemi vepruar mire apo ku kemi mund të përmirësohemi! Gjatë mandatit tim nuk pashë gjeta mbështetjen apo një reflektim në Mediat brënda Partisësi PD që të inkurajoheshim në veprimtari e publike, as intervistë dhe as dhënie rubrike mbi degën!
  5. Kam fituar pozicionin tim me mandat 4 vjeçar dhe I fituar me meritë të plotë, duke më hequr dhe duke më mohuar të drejtën për garë, kjo përsëri nga strukturat e PD_së, dhe që askush nuk mbajti përgjegjësi që të reflektohej mbi veprimin anti-demokratik!
  6. U emërua Sekretar Dege Ish Kryetari i degës Luan Lipo, I cili që ditët e mia të para si kryetar më ka deklaruar që nuk më njeh si të tillë. Në funksionin e tij si Sekretar I degës I e mëruar nga Kryesia e PD_së të Shqipërisë nuk ka ushtruar funksionin e tijsi sekretar për as edhe një sekondë të vetme në këtë funksion. Jo vetëm kaq por në 18 mbledhje Kryesia Ai ka ardhur vetëm 5 herë! Ditën e tretë të emërimit në Pozicionin e Sekretarit Atij ju dorëzuan çelësat e zyrës së tij dhe në ditën 10 të mandatit të tij në këtë funksion Ai dorëzon çelësat në Zyrat e PD-së dhe shprehet në presence të Deputetit të Zonëssi i Deleguar për Pogradecin dhe në Prezencën time, – Nuk kam kohë të merem me këtë lloj pune, dhe zyrën time po jua jap N/Kryetarve!
  7. U emërua Eduart Kapri si Kandidat për Kryetar Bashkie duke patur shumë  debate dhe shume diskutime sepse emir I tij nuk u propozua nga as edhe një seksion, duke qënë në funksion dhe në përfaqësimin e anëtareve të Degës, ishte detyra im e të reflektoja shqetësimin e bazës në Drejtuesit e mi! Ky reflektim u keq përcoll nga Luan Lipo sikur unë isha kurdistari I informacioneve kundër Edi Kaprit në TR!Ndonëse me tensione arrita ta manaxhoja dhe të inkurajoja këdo brënda Degës që të bëhemi bllok në Votën për Subjekt dhe për Kandidat!
    Sekretari I Luan Lipo dhe Grupi I tij në Kryesinë e Degës organizuan Peticionin kundër Kryesisë dhe të shprehur qartazi që I gjithë ky grup prej 22 personash nuk do të mbështesë PD-në në votën për subjket duke u larguar nga takimi I kryesisë! Ky peticion solli një imazh shumë të keq në publik duke e konsideruar PD-në si të përçarë, dhe votat e PD-së shkuan në partitë e vogla! Përsëri PDja sikandi edhe sisubjekt doli mëmirë se humbja e 2013 dhe se 2011!
  8. Mandati I Personave të Votuar, sipas ligjeve demokratike, të Kryetarit të Degës është mandate I shenjtë kuliria dhe të drejtat që I dali nçdo antar I modelohen si institucione në këtë hark kohor të mandatit! Me këtë lloj trajte të deformuar, të thyerjes së mandatit  me orientime Lart – Poshtë veçs e gjymtojnë motivin, krijojnë keq fokusim dhe keqorientim mbi pozicionin e opozitës aktuale! Personalisht unë këto forma nuk I shikoj si ndërtuese por si kërcënimi të drejtës së mandateve të fituara me vote në Demokraci, për të cilën nuk do të ketë protezë ta ngjitë mëvonë!Nuk mund të punohet me standarte të ndryshme për degë të ndryshme  dhe këto pa u konsultuar me politikë-bërsit lokalë, Kryesi dhe Kryetar!
  9. Situata mbas zgjedhjevetë 2015 dhe me fitoren e Edi Kaprit në pozicionin e Kryetarit të Bashkisë si Kandidat nga PDja solli një transformim brënda strukturave të PDsë. Anëtarëtë Kryesisë, Kryetarë GrupSeksionesh dhe çuditërisht të gjithë këta të peticionit gjatë fushatës elektorale filluan të largohen dhe të mos marin pjesë në mbledhjet ekryesisë, duke filluar nga Kryetari I Bashkisë, Sekretari I Degës, Kryetarët e Grup Seksioneve,të cilët një kohësisht u emëruan edhe Administratorë!
  10. Ekskluzive : Pogradecinews
Kategori
Uncategorized

GJERGJ BOJAXHI, MILIARDERI QË KËRKON LËMOSHË.

 kolazhi bojaxhiu


Nga Habjon Hasani

“Ju uroj nga zemra Pashkët”, – shkruante sot në faqen e tij në Facebook Gjergj Bojaxhi, një politikan në tentativë dhe biznesmen i fuqishëm.

Me zemër Bojaxhi duket pranë qytetarëve; por me mendje ai ka qenë diku tjetër 24 orët e fundit, pasi një hetim i befasishëm penal e ka vënë atë në epiqendër të një skeme fiktive në tregun e naftës ku dyshohet se janë pastruar disa qindra milionë dollarë; ndërsa Bojaxhi dyshohet dhe për fshehje të pasurisë .

Deri në vitin 2005 ai ishte një askush, por një sugjerim i Genc Rulit tek Berisha, bëri që Bojaxhi të kthehej në Shqipëri e të katapultohej zv/ministër i Energjitikës; pas disa vitesh qëndrimi në SHBA ku ai punonte si ekonomist.

Ishte një ndër mijëra ekonomistët e angazhuar në projektet e Bankës Botërore, por kur prezantohej në Shqipëri, mediat nuk harronin asnjëherë të theksonin se zv.ministri i Energjitikës kishte punuar për Bankën Botërore, duke krijuar një imazh të ekzagjeruar për karrierën e tij në SHBA.

Por Gjergj Bojaxhiut i trokiti fati në një periudhë të artë, pasi në vitin 2006 kur ai punonte si zv/ministër, qeveria Berisha ishte duke rishikuar disa kontrata energjitike të dhëna nga Fatos Nano, ku më delikatet ishin TEC-i i Vlorës dhe Petrolifera.

Me këtë të fundit Bojaxhiu u mor posaçërisht; ishte personi kyç i qeverisë në negociata dhe pas disa muajsh bisedimesh dhe tensioni, qeveria Berisha firmosi vënien në punë të Petroliferës me kapacitet të plotë.

gjergj-bojaxhiu-604x330Bojaxhi e mbështeti kompaninë e Petroliferës në negociata dhe koncesionari fitoi një biznes të jashtëzakonshëm dhe me leverdi për të kryer operacione portuale të logjistikës; ngarkim-shkarkimit në Vlorë për hidrokarburet.

Një kantier i vërtetë pune dhe paraje nisi të funksiononte prej vitit 2006.

Bojaxhi vijoi karrierën e vetë si zyrtar shtetror, pa lidhje me Petroliferën në dukje. Ai nga zv/ministër u emërua drejtor i KESH, më pas dhe në OSHEE e më tej kaloi dhe drejtor i Policisë Ndërtimore gjatë qeverisjes Berisha.


Gjergji ngjit  Everestin

Më 15 Qershor 2012 bashkëshortja e tij znj.Jola Bojaxhi së bashku me katër të tjerë themelojnë kompaninë “EVEREST”, e cila për nga emri që mbante, dukej si një kapriço e vetë Gjergjit, sepse ai e ka pasion malin e Everestit, madje e ka ngjitur atë në ekspeditë.

themelimi i Everest

Kompania e re kishte si objektiv të saj tregtinë e naftës cilësore. Kjo kompani u inkuadrua  si një operator pranë koncensionarit të Petroliferës.

Koncensionari i Petroliferës e kishte të ndaluar me ligj që të bënte tregti nafte. Petrolifera mund të ofronte logjistikë për kompanitë që e tregtonin, por në asnjë mënyrë nuk mund të tregtonte edhe vetë naftë. Ajo ofronte vetëm shërbime të natyrës së magazinimit dhe ngarkim-shkarkimin e hidrokarbureve në Vlorë për kompanitë që e tregtonin.

Por kompania “EVEREST” dukej pikërisht si një artificë për të shmangur këtë detyrim ligjor.

Sepse siç zbuloi më pas Autoriteti i Konkurencës, një nga aksionarët kryesorë të kësaj kompanie, firma italiane “Superba srl” ishte në fakt një firmë me aksione në “Everest”, por njëkohësisht edhe aksionarja më e madhe e kompanisë Petrolifera.

Pra Petrolifera, atë që nuk e arrinte dot nëpërmjet emrit të vet, e arriti duke ngritur kompaninë “Everest”, ku themeluese ishte edhe bashkëshortja e z.Bojaxhi.

Kjo është ndoshta spërdredhja më e fortë e konfliktit të interesit të ndodhur në tregun e hidrokarbureve, ku bashkëshortja e zv/ministrit Bojaxhi 6 vite pasi i shoqi kishte negociuar koncensionin, futet aksionare bashkë me koncensionarin në një kompani-grackë që i shërbente Petroliferës të bënte atë biznes që ligji ia ndalonte.

Një konflikt interesi i dyfishtë, ku protagonist ishin vetëm dy aktorë: Petrolifera dhe çifti Bojaxhi.

 

Gjergji bëhet skeptik

Viti 2012 nuk ishte thjesht viti kur Gjergj Bojaxhi nëpërmjet bashkëshortes nisi një biznes bashkë me koncensionarin që dikur e kishte mbështetur si zv/ministër, por ishte njëkohësisht dhe koha kur ai po jepte shenja të forta pakënaqësie me qeverinë Berisha.

Kulmi arriti një vit më vonë, në vitin 2013, kur vetëm dy javë para zgjedhjeve, në një intervistë të dhënë për median, ai goditi pa mëshirë kryeministrin Berisha, duke u bërë i vetmi zyrtar i rangut të lartë në PD që i përmendte publikisht Berishës problemet e fëmijëve.

Bojaxhi foli hapur mbi aktivitetin e dyshimtë të Shkëlzenit dhe Argitës, fliste për degradimin e qeverisë Berisha, ndërsa vetë ishte i vetmi zyrtar i lartë që kishte të gdhendur në letrat e kompanisë “Everest” konfliktin më arbitrar të interesit që një zv/ministër shqiptar mund të ketë pasur ndonjëherë.

Zgjedhjet e vitit 2013 i fituan Rilindësit, Bojaxhi u fokusua në biznes dhe duhet thënë se biznesi pati një shpërthim të fortë ekspansioni dhe suksesi.

Vlera dhe volumi i aktivitetit të kompanisë “Everest”u 20-fishua dhe “Everest” u kthye një ndër 10 kompanitë më të fuqishme në vend.

Kjo rritje galopante u shoqërua dhe me disa veprime dhe spërdredhje në paketën e aksionarëve.

Transferimi i aksioneve
Bojaxhi u bë administrator i kompanisë ku gruaja ishte aksionare bashkë me Petroliferën.

Më pas aksionere hyri dhe vjehrra e tij, ca më vonë vjehrra i bleu aksionet një ortaku të quajtur Altin Fani sepse ky u tërhoq dhe shkoi administrator i Vilma Nushit në koncensionin e Check-upit, e në fund, Gjergji ia bleu të gjitha aksionet vjehrrës së vet duke u futur aksioner me letra në këtë kompani.

Qeveritari që kishte negociuar me Petroliferën në vitin 2006, befas gjendej ortak me Petroliferën në vitin 2015, në një kompani që kishte kapur majat më të larta të fitimeve, majat e Everestit.


Gjergji vesh këmishë të bardhë

Që prej vitit 2014 Bojaxhi nisi të kishte një prezencë sistematike në media, kryesisht në median pro-qeverisë rilindëse.

Ai u mbështet sidomos nga Eduart Zaloshnja. Ky i fundit drejton një institut statistikash; dikur ka qenë ortak me ministren rilindëse Milva Ekonomi,  por ka dhe valencën e ‘analistit të pavarur statistikor’ ndonëse rezultatet e statistikave të tij e kanë pasur shpesh marzhin e gabimit më të lartë se diferencat e subjekteve.

Zaloshnja per Bojaxhiun

Zaloshnja u bë papritur promotori politiko-mediatik i Gjergj Bojaxhiut; të njëjtën gjë kishte bërë dikur dhe me Kreshnik Spahiun deri kur ky i fundit shpalli divorc me Edi Ramën.

Bojaxhi nisi të mbante një këmishë të bardhë me të cilën dilte shpesh në media, Zaloshnja nga ana tjetër nuk linte panel televiziv pa përmendur se Bojaxhi ishte e vetmja shpresë për një të djathtë me integritet.

Ky kombinacion u intensifikua sidomos në vitin 2015 gjatë zgjedhjeve lokale kur Bojaxhi u propozua nga nisma NE-Tirana për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Kjo ishte një nismë që kishte në gjirin e vet shumë profesionistë të papërlyer me aferat e politikës dhe u prit me pozitivitet, sidomos në pjesën elitare të kryeqytetit. Bojaxhi në përfundim të zgjedhjeve arriti të kapë afro 15 mijë vota në Tiranë.

Por në Dhjetor 2015 ai nuk ra dakord me mbështetësit e tij në Ne-Tirana për mënyrën se si do konfigurohej kjo nismë në të ardhmen. Gjergji propozonte një parti ku ai të ishte kryetar me kompetenca të forta.

Oponentët e tij brenda nismës donin një kryetar ndryshe, ku prevalonte kuorumi dhe jo forca e individit.

Por ende pa u ndarë mirë se ç’do bëhej me NE-Tirana, Bojaxhi, me një lëvizje surprizë dhe pa vënë në dijeni mbështetësit e dikurshëm të NE-Tirana, shpalli në Janar 2016 nismën e tij personale për një parti të re politike. E shpalli në Facebook.

Ndërsa kjo ishte një e papritur për shumicën e anëtarëve të nismës NE-Tirana, pakënaqësitë nxorën në pah dhe disa detaje interesante të kësaj nisme.

Debatet e brendshme

Në debatet e brendshme, disa anëtarë të NE-Tirana e akuzuan Bojaxhiun se, jo vetëm nuk ishte treguar korrekt me mbështetësit e tij, por se dhe në fushatën e vitit 2015 ai kishte fshehur fondet që kishte mbledhur si kandidat për kryetar bashkie dhe asnjëherë nuk i kishte zbardhur fondet e mbledhura, edhe pse NE-Tirana ia kishte kërkuar diçka të tillë për muaj me radhë.

Me një parti që e shpalli fshehurazi njerëzve që e mbështetën dhe duke i’u fshehur transparencës së fondeve të fushatës, me një biznes që ia shtonte milionat dita-ditës, papritur Gjergj Bojaxhi doli faqe botës dhe tha se do ndërtonte një parti politike që do mendonte për popullin e varfër shqiptar dhe do luftonte këtë sistem të padrejtë politik-ekonomik, që në fakt Gjergji ia kishte parë hajrin si në karrierë edhe në pasurim.

 

Oligarkut i qepin letrat  

Nxitimi i Gjergj Bojaxhiut për të bërë partinë e re në Janar-2016 përkonte dhe me nxitimin e Edi Ramës për të qëruar hesapet me aleatin e vet, LSI-në.

Që prej Shtatorit 2015, Edi Rama dhe LSI u përfshinë në një luftë të ftohtë dhe të mbushur me dyshime dhe goditje nën brez ku spikaste dosja CEZ-DIA dhe regjia mediatike pro-Ramës e cila nisi sulmet ndaj aleatit të Ramës.

Një pjesë tjetër e mediave të Ramës, ndonëse ishte më e tërhequr nga goditja me dosjen CEZ-DIA, ishte e pakursyer në promovimin e Gjergj Bojaxhiut.

Sa më tepër rritej pakënaqësia ndaj qeverisjes së Ramës dhe sa më shumë shtohej rreziku i kanalizimit të votave të të pakënaqurve drejt LSI-së, aq më shumë promovohej dhe Gjergj Bojaxhiu në mediat e ndikuara nga Edi Rama.

top channel per BojaxhiunBiznesi i Bojaxhiut forcohej, prezenca e tij mediatike trumbetohej, partia e tij po bëhej gati të konfigurohej, deri kur… dje një kronikë e beftë e Top Channel, informoi mbi një hetim për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Top Channel tha se ky ishte një hetim i policisë, por të dhënat orientojnë se ky është një hetim që as nuk është iniciuar dhe as është orientuar nga policia e Saimir Tahirit, por ka qenë një hetim i ILDKP-së dhe Prokurorisë, dy struktura që nuk varen ekskluzivisht nga Edi Rama.

Bojaxhi dyshohet se ka përfituar disa dhjetëra milionë dollarë nga llogari të paqarta në parajsa fiskale dhe ka kryer operacione fiktive për të marrë nëpërmjet vjehrrës së vet aksionet e kompanisë “EVEREST”.

Portalet proqeveritare kanë refuzuar ta publikojnë lajmin e Top-Channel për hetimin e Bojaxhiut.

Detajet e hetimit pritet të saktësohen në vijim. Bojaxhi i ka quajtur këto akuza si të montuara politikisht, madje ai përmendi dhe faktin se ishte shtetas amerikan duke shtuar se po të kishte bërë allishverishe do e kishin hetuar vetë amerikanët të parët.

Ftesa per dhurim ne faqen e Bojaxhiut

Përtej deklaratës së z.Bojaxhiu, është e qartë se në SHBA nuk ka shumë gjasa të ndodhë që një ish-zv/ministër Energjitike të futet aksioner në një kompani me të cilën dikur ka negociuar dhe e ka certifikuar, e për më tepër në një kompani që shërbente për të fshehur gjurmët e shkeljes së kontratës së negociuar.

Duket si ato paradokset që i gjen shpesh dhe në faqen e Facebook-ut të z.Bojaxhi. Për shembull, ai po fiton miliarda me kompaninë e dyshimtë “Everest” dhe është shndërruar në një oligark të vërtetë, por njëherësh fton publikun që t’i japë donacione për partinë e tij të re që sipas z.Bojaxhiu, do ndihmojë shqiptarët të dalin nga varfëria dhe do luftojë sistemin që Bojaxhiun e bëri miliarder.

Rast i rrallë duhet thënë, një miliarder që kërkon lëmoshë. (!)  / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

MORALI PA MORAL I ARTAN LAMES.

edi_rama_endri_fuga_artan_lame_artan_shkreli_8184Artan Lame po bënte moral.

Kishte marrë rolin e njeriut që kishte vizituar Zotin në atë pak kohë që ndenji “matanë” (dhe gëzojmë që u kthye për fëmijët), dhe ky takim e kishte ndryshuar, e kishte kthjelluar, e kishte shpirtëruar, e kishte shndërruar në një budist.

Fliste për jetën që është e shkurtër. Për paratë që nuk duhen mbledhur se nuk kanë ç’duhen. Për pushtetarin (ta ketë me dikë në veçanti?!) që ngjitet e ngjitet, por edhe do zbresë një ditë.

Fliste për moral, për parime, për shpirt, për dashuri… Po po. Kur sheh fijen e jetës gati në të këputur, patjetër që ke refleksionet e tua.
Por pa mendo zoti Lam: Çfarë refleksionesh mund të kenë ata që nuk kanë mundësi si ty të paguajnë mijëra euro për t’u kuruar në një spital privat dhe presin që refleksionet t’i ndajnë veç me të Madhërishmin?

Çfarë refleksionesh mund të kenë ata që prej moshës 35-vjeç kërkonin pronat, e që sot në moshën 60 vjec të shohin ty që shpërndan fletë legalizimesh si “S”-të e dikurshme në aksione.

Flet dhe moralizon shumë zoti Lam, por nuk kërkon ndjesë: Ke tre vjet që nuk e ke përmendur “shabantapinë”.

Sepse je ti në këmbë të tij. Ke tre vjet që s’të kemi dëgjuar të cicërosh tek Fevziu, do kesh qenë shumë i zënë me legalizimet besoj.

Ke tre vjet që s’ke mbrojtur një vepër në Shqipëri. Ke tre vjet që s’je ndjerë për pyjet që u zhdukën në Shqipëri, kur dikur gdhiheshe e ngryseshe tek parku për dhjetë pemë.

Na flet për shpirtra, qiej e Perëndi, por harron ata që i përdore sa më s’ka dikur, të varfërit, mijëra e qindra mijëra të varfër. Harrove mijëra e qindra mijëra socialistë.

Sigurisht këta do t’i harroje, sepse ti nuk je socialist. Ashtu si shumë të tjerë si ty. Sepse socialistët nuk tradhëtojnë edhe kur i tradhëton. Zhgënjehen, por nuk tregohen të pabesë, të të hanë pas shpine, siç po hedh ti vickla sot ndaj Ramës.

Nuk mund të bësh moral zoti Lam pa kërkuar një ndjesë, pa hequr dorë nga posti, pa dhuruar ndopak nga pasuria jote shoqatave të fëmijëve e shtëpive të Zotit.

Sot bën moral gjithë Shqipëria e më tutje, sepse kanë sy, vesh e mendje, kanë dhe lëkurë ku po provojnë arritjet e asaj çka predikoje ti dikur.

Ti mund të jesh një i penduar, por kjo nuk të lan. Për çfarë parimesh të larta ti sot flet me figura letrare kundër njeriut që të mbajti afër, të ngriti e të shpërbleu? Ky nuk është moral. Kjo është mosmirënjohje.

Njerëzit që ndërrojnë lëkurën si gjarpri, janë ata me të rrezikshmit. E këtu nuk hyn as Zoti, e as brazda e jetës. Është thjesht çështje karakteri. Ke, apo nuk ke. Të tjerat janë hipokrizi. Dhe besoj, jemi të ngopur me hipokrizi.

Nga Edmond Arizaj.

Kategori
Uncategorized

Pse Rama ka vendosur të mbrohet me banditë? – Nga Andi Bushati.

Nga Andi Bushati

Dje u bëra pa dëshirën time dëshmitar i fytyrës kriminale të Edi Ramës. Një grusht banditësh civilë, zyrtarisht badigardë të hotel Tiranës, na penguan mua dhe disa kolegë të tjerë, të hynim në dëgjesën publike të projektit për kullën 15 katwshe me stadium.

Më kot kolegët e mi i tundnin ftesat e dërguara nga ministria e zhvillimit të territorit këtyre gorillave pa veshë dhe pa tru, ndërkohë që Garda e Republikës e fuste kryeministrin në sallë nga ashensori i lavanterisë së hotelit. Më kot ata rrekeshin të argumentonin se disa badigardë privatë nuk mund të komandonin në një aktivitet që zyrtarisht e organizonte qeveria.

Neve Edi Rama kishte vendosur të na vinte përballë banditët e vet dhe të klientëve të tij.

Kisha debatuar gjatë me kolegët e mi nëse duhet të shkonim në këtë aktivitet apo jo. Unë gjithnjë kam privilegjuar në aktivitetin tim profilin e gazetarit të ftohtë që i rezervon vetes gjykimin e pavaruar, përpara atij të intelektualit të angazhuar publik. Përpara se të marr pjesë në një protestë, e kam quajtur më të rëndësishme të raportoj për të; përpara se jem palë në një konfrontim, kam gjykuar se është më e rëndësishme ta tregoj atë ; përpara se të ballafaqohesha në atë sallë, me ata që mendonin ndryshe nga disa prej nesh, për ngritjen e një kulle të re në këtë qytet të shkatërruar nga betoni, unë mendoja se duhej rrëfyer çdo detaj i saj.

Prandaj dhe fillimisht u thashë jo atyre që më kërkuan të shkoja në atë sallë ku kryeministri po përgatiste show-un e radhës.

Por, një natë më parë, pati një ngjarje që ma ndryshoi mendjen. Pikërisht për temën e stadiumit të ri u gjenda duke debatuar, në emisionin “Të paekspozuartit” të Ylli Rakipit me deputetin socialist Fidel Ylli.

Ndoshta me naivitetin e atij që përpiqet të besojë se Edi Rama ende mund të bëjë gjëra të mira, Fidel Ylli që ishte pro projektit për stadiumin, na ftoi gjatë debatit: “E di që jeni kundra kësaj nisme, po nuk ka gjë nëse vini e dëgjoni nesër, ndoshta mund ta keni mirë, por mund ta keni edhe gabim. Ejani shikoni, pastaj po të doni lavdëroni, po të doni kritikoni. Dëgjesa është e hapur dhe askush nuk mund ta pengojë Fatos Lubonjën të marrë fjalën” tha ai me besimin e gjithkujt që mendon se nëse nuk je nisur për të bërë një krim, nuk ke asgjë për të fshehur.

Në dukje ftesa ishte racionale. Askush nuk ka pse paragjykon argumentet e dikujt me të cilin nuk bie dakord. Le ta dëgjojmë dhe ndoshta bindemi, vendosa.

Por, të nesërmen, në hyrje të dëgjesës publike, ndryshe nga ç’kishte predikuar Fideli në studion televizive, ndryshe nga fasada e ftesave që kish përgatitur qeveria, Edi Rama na nxori përballë, banditët e tij këmishëzinj. Pa uniformë dhe pa tagër për tu bërë padronë të një mbledhje qeveritare, ata u shndërruan në simbole të vërteta të erës së re: Partneritetit Publiko Privat.

Kur gjithë kjo shfaqe e shëmtuar përfundoi, përpos neverisë dhe zhgënjimit në mendje më rrotulloheshin disa pyetje:

Pse Edi Rama duhet të urdhëronte këta badigardë të na pengonin? E ç’punë do ti prishej atij se në atë sallë nuk do të kishte vetëm njerëz që e adhuronin kryeveprën e tij të re? Po në rastin më ekstrem, nëse ndonjëri nga kritikët shprehte ndonjë mendim kundër këtij projekti, ç’fatkeqësi do të ndodhte? Pse degradoi ky njeri deri në këtë pikë sa të përpiqet të pengojë mendimin me roje private?

Nuk kisha përgjigje për asnjë nga këto pyetje. Nga çdo anë që e ktheja më dukej sikur ai ishte veprimi më absurd që Rama mund të ndërmerrte, për të shkatërruar atë shfaqe butaforike që kishte përgatitur vetë.

Por, dalë ngadalë, kur orët kalonin dhe kur mercenarët e tij mediatëikë filluan të përpunojnë alibitë për mbledhjet e qeverisë që kontrolloheshin nga gorrillat private, disa gjëra nisën të më qartësohen.

Fillimisht, në mediat pranë qeverisë, u infiltrua lajmi se ata që s’ishin lënë në sallë, kishin vajtur me vonesë, pasi Rama kish filluar të fliste (e vërteta është ndryshe dhe ekziston dhe me video). Më pas doli versioni se ata që kishin ftesë kishin refuzuar të futeshin, sepse kërkuan të solidarizoheshin me miqtë e tyre të paftuar. (Tjetër gënjeshtër që vërtetohet nga videoja e Ylli Rakipit që tregon ftesën dhe rojet e 15 katëshit nuk e lejojnë të futet).

Më pas kur televizionet filluan të raportojnë për atë që ndodhi kuptohej dhe më shumë. Megjithëse disa zëra autoritarë nga shoqata e arkitektëve kishin dalë kundër projektit, Rama rekrutoi kryetarin e kësaj shoqate, i cili kishte vajtur në atë mbledhje për të lexuar një deklaratë kritike. Ai u detyrua të pohojë se personalisht ndërroi mendim dhe u bind se projekti qe i mirë.

Sikur të mos mjaftonte ky manipulim, Rama vazhdoi me një të dytë: Ai shkroi në Facebook:

“Shoqata e arkitektëve ndryshoi mendim” ndërkohë që në fakt mendja i ishte ndryshuar vetëm një fakiri të mbetur fillikat.

Por manipulimi nuk përfundon këtu. Po të shihje mënyrën se si u informua më pas për këtë ngjarje, absurdi nuk ka fund.

Gazetarët e lajmeve të TV Klan, bënë sikur ajo nuk kishte ndodhur, sepse pronari i këtij televizioni ka marrë deri më tani, nga dora e Edi Ramës, dy leje ndërtimi, një në qendër të Tiranës dhe një në buzë të detit.

Më pas në “Kapital” në Vizion Plus, drejtuesi i emisionit nuk pati fuqinë të mbronte kolegët ndaj ironisë dhe sulmeve të kryeministrit, sepse ai është thjeshtë bashkëshorti i njërës prej ministreve vartëse të Edi Ramës.

Ja pra kjo është historia.

Edi Rama i bën sqarimet për ngjarjen si askund në botë, te bashkëshorti i ministres së tij; ai i mbyll gojën me leje ndërtimi një televizioni kombëtar; ai shantazhon dhe shndërron në klounë profesionistë që ndryshojnë mendim sapo gjenden përpara fuqisë së tij; ai përdor media dhe infiltron lajme në to, kundër kolegëve të tyre.

Kjo është kulla ku është mbyllur dhe realiteti i rremë që ka ngritur përreth vetes.

Ndaj ka frikë, shqetësohet, trembet, tridhet, dridhet kur mendon se mund ti dalë përballë cilido që mendon ndryshe nga ai.

Kur imagjinon se ndokush që mund ti thoshte, në atë sallë, se ky projekt i stadiumit me kullë, është bërë që ai të vazhdojë të vjedhë. Se arkitekti italian që i ka vënë në jetë “këshillat” e porositësit e ka përdorur dhe më parë. Se ai vetë ndryshoi konceptin paraprak, nga një stadium që mund të kishte ndonjë aktivitet ndihmës, në një qendër biznesi që ka dhe stadium.

Se ai do të shkatërrojë atë ansambël që vetë, me firmën e tij, dikur e ka shpallur monument kulture. Se ai ka gënjyer kur ka nxjerrë në fushatë elektorale Erion Velinë për tu kërkuar vota tiranasve, me premtimin: “zero beton në kryeqytet”.

Pikërisht nga frika dhe paranoja se dikush mund t’ia thotë në sy këto, ai ka ngritur atë realitetin tjetër, me gazetarë manipulatorë, me media të blera, me arkitektë të shitur.

Pikërisht, nga ky ankth dhe ky mundim, i përballjes me disa të vërteta, ai nxori badigardët e tij privatë për të bllokuar dyert e një dëgjese publike.

Si një njeri i ndërgjegjshëm që po bënte një krim, ai kërkoi të ngujohej në kullën e servilëve dhe të blerëve prej tij. Dhe për ta ruajtur brenda saj, i duheshin patjetër ata banditë këmishëzinj.

/Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Edi Rama zbulon misterin e tmerrshëm të stadiumit.

FotorCreated
I dashur sovran!

Qorr ose syshqiponjë; miop ose hipermetrop; me gjyslyke apo me lente qofsh!

Jam vërtet i acaruar që shumë qorra nuk e kuptojnë idenë e projektimit të stadiumit.
As Arlind Qori nuk e kupton dot. :(

Ideja e stadiumit është një koncept origjinal që e ka zanafillën pikërisht atë ditë kur unë vizitova zyrën e Ilir Beqajt pa e njoftuar  më parë atë.

Në fillim shkova tek zyra e Beqajt por më tha sekretarja e tij që ai kishte shkuar tek salla e mbledhjeve.

Po ecja në majë të gishtave si Ilir Kerni dhe sa hapa derën e sallës pashë aty një tryezë vezake ku ishin ulur drejtorët e Ilirit të Vilmës; ndërsa në një cep të tryezës vezake qëndronte në këmbë si një zdap i vërtetë, Iliri i Vilmës dora vetë.  Shtat-derdhur, azgan, belkëputur,  më frymëzoi shumë Beqaj në këtë performancë të veçantë arreduese dhe vendosa ta përdor këtë inspirim frymëzues për të ndërtuar stadiumin e ri.

Dhe ashtu bëra vërtetë, sepse sot siç e shikoni të gjithë, stadiumi është vezak me një kullë të lartë në cep e cila personifikon Ilirin e Vilmës.

A nuk është një mrekulli e vërtetë që Iliri i Vilmës është ngulur aq natyrshëm në cepin e vezores?

Ata që nuk arrijnë ta preceptojnë këtë janë qorra. Dhe unë kur i them dikujt qorr nuk e them kot sepse kam një dell okulisti të fshehur brenda meje.

Nëse nuk e shihni dellin tim të okulistit dhe shtyllën që ngrihet si shtati i Ilirit të Vilmës, normalisht që qorra jeni.

Ky stadium lidhet me ftesën time që ju bëra anglezëve për të parë ndeshje futbolli dhe përgjigjja e tyre pozitive ishte vetëm për shkak se ata e gjetën dhe në Google stadiumin e ri.

Rreth hapësirës vezake supozohet që të ulen mijëra Erjonë. Frymëzimi për Erjonin më erdhi ndërsa po bënim takim në qendrën shëndetësore të Divjakës.
Sa herë që unë harroja diçka gjatë fjalimit me infermieret e spitalit, Erjoni ndërhynte duke folur me duar por nga gjatësia e tij modeste i dukeshin vetëm thonjtë e lyer.

Ndërsa tek pjesa ku ka një hapësirë midis shkallëve mendohet të vendosim ca NikoPelesha që normalisht mund të jenë diku tek 70 ose 80 copë.

Për detajet e tjera më të imtësishme të këtij projekti do ju informoj pasi të përfundoj ciklin e konsultave me Armandin e FSHF-së dhe me Qifin.

I juaji; Okulist-Edvini.

Kategori
Uncategorized

Rama përplaset me kryetarin e bashkisë së Pogradecit. Është i PD –së.

Kryeministri Edi Rama e ka theksuar disa herë publikisht se ai do të bashkëpunonte me çdo kryetar bashkie, pavarësisht nëse ishte i ndonjë force kundështare politike. E ka thënë shumë herë, pasi ai është vënë nën akuzë për qasjen që ka patur ndaj kandiatëve të PD në zgjedhjet e shkuara. Por ndryshe nga sa thotë, Rama nuk duket aq miqësor me të zgjedhurit vendorë të djathtë. E tregoi këtë në takimin për reformën e ujit, ku u përplas me kryetarin e Bashkisë së Pogradecit. Kapri po fliste për problemet që ka bashkia e Pogradecit, por Rama e ka ndërprerë.

“Kjo nuk është mbledhje për vajtimet e bashkive. Jemi mbledhur për ujin dhe reformën e ujit. Na thuaj sa ke ndër mend të flasësh, na jep një orar që disa të shkojnë të hanë bukë e të kthehen kur të mbarosh ti”, tha Rama.

Kapri e ka vijuar fjalën e tij, por Rama ka ndërhyrë sërish:

“Organikat e bashkive janë më të fryrat në rajon. Keni drejtori që mund t’i shkurtoni. Keni drejtori strategjish e muhabetesh që janë pa asnjë përmbajtje. Por jo nuk është arsye që të ankoheni pse s’u jep qeveria  fonde për të paguar njerëzit”.

Nga ana e tij kryetari i Bashkisë së Pogradecit kërkoi vetëm që administrata e tij të konsultohej për faktin se një burim ujor që ndodhet në territorin e bashkisë që administron, i është dhënë një bashkie tjetër.

Kategori
Uncategorized

Pse u fsheh për dy muaj arrestimi i Frrokut në Holandë?

Arben Frroku, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj është arrestuar në Holandë. Autoritetet holandeze konfirmuan dje ndalimin e Arben Frrokut. Sipas burimeve, Frroku është ndaluar para pak ditësh me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit Renato Xhepa. Por autoritetet vendase dyshojnë se ky është pikërisht i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, në shkurt të vitit 2013. Të njëjtat burime thanë se, ai është ndaluar në aeroportin Shiphol të Amsterdamit dhe është akuzuar për vënie në përdorim të dokumentave dhe identiteteve të falsifikuara.
Ish-Kryeministri Berisha e deklaroi katër ditë më parë se, Frroku ishte arrestuar në Holandë, duke shtuar se Tahiri nuk po dërgonte dosjen e plotë të të dhënave të Frrokut. Pas deklaratës së ish-Kryeministrit Berisha për arrestimin e Frrokut në Holandë, është kërkuar informacion nga Zyra Qendrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.
Fillimisht Zyra e Interpolit ka sjellë një përgjigje negative, ndërsa këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndalimin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku. Të njëjtat burime thanë se, pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi, ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013, por Prokuroria apeloi vendimin. Pak ditë para se Apeli i Krimeve të Rënda të jepte vendimin me burg përjetë për Frrokun, ai u largua jashtë vendit. Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit.
Prokuroria renditi provat, të cilat në harmoni me njëra-tjetrën, provonin më së miri tej çdo dyshimi kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohej i pandehuri Arben Frroku.
Së pari, u identifikua motivi i cili ka shërbyer për të pandehurin në kryerjen e vrasjen.
Së dyti, u provua i gjithë mekanizmi i kryerjes së vrasjes, si numrin e personave, mjetet e përdorura, intinerari i ndjekur prej tyre.
Së treti, në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka dhe kamerave të sigurisë në vendin ku u vra Komisar Lamaj u provua se, Arben Frroku ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka qëlluar mbi të.
Së katërti, akuza ka mundur të rrëzojë alibinë e të pandehurit mbi udhëtimin e tij drejt Greqisë ditën e vrasjes së Dritan Lamaj.
Së pesti, në bazë të eksperimentit u provua se autori mund të largohej nga vendi i krimit drejt pikës kufitare të Kapshticës në Korçë, në kohën e llogaritur.
Vendimi i Gjykatës vjen pas disa seancash shtyrje për shkak të mosparaqitjes së avokatëve dhe vetë të pandehurit.
Në datën 3 prill të këtij viti, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi të shpallë të pafajshëm biznesmenin Frroku, duke rrëzuar të gjithë pretendimet e Prokurorisë.
Kur kanë kaluar më pak se 77 ditë nga lirimi i Frrokut, është Gjykata e Apelit, ajo që vendos se ai duhet të rikthehet në burg, për vrasjen e 24 shkurtit 2013, ku mbeti i vdekur Komisar Dritan Lamaj.

Berisha: Frroku i arrestuar prej 2 muajsh në Holandë, Tahiri nuk dërgonte dosjen

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi para katër ditësh në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit se, ka informacione për arrestimin e Arben Frrokut në Holandë, të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, por nuk dërgohen informacione nga autoritetet shqiptare. “A e dini që ka dy muaj që thuhet se, është arrestuar Arben Frroku dhe Saje qorri nuk çon të dhënat. I bëj thirrje kryeprokurorit të lidhet me prokurorin e Holandës”, u shpreh Berisha në emisionin “Studio e Hapur”.
Pas arratisjes së Frrokut, ish-Kryeministri Berisha deklaroi se ky ishte një pakt i Ramës, duke e ekzekutuar për herë të dytë komisarin Dritan Lamaj. “I dhanë pafajësinë për vota vrasësit të komisarit Lamaj. Arben Frroku, pas përmbushjes së misionit, arratiset! Apeli sot e dënoi me burg përjetë! Edi Rama me gjykatësit e Partisë i dha pafajësinë vrasësit të komisarit Lamaj, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me paratë e krimit në rrethin e Pukës. Dy ditë para zgjedhjeve, pasi kreu misionin, Rama e nisi atë për në Kubë. Në arrati e sipër Arben Frroku u ndalua nga policia në kufirin midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por pasi Sajmir Shullazi i konfirmoi pafajësinë, Frroku vazhdoi i qetë rrugën për në ishullin e Karaibeve. Gjykata e Apelit e njoftoi në mungesë dënimin përjetë për vrasjen e Komisarit Lamaj. Kjo ishte një lojë e Edi Ramës me kriminelë, vrasës si Arben Frroku duke ekzekutuar për së dyti në detyrë komisarin Dritan Lamaj!”, shkruante Berisha në reagimin e tij në Facebook.

Partia e Frrokut aleate me PS-në e Ramës

Në zgjedhjet e vitit 2013, PS bëri koalicion me Partinë Kristian Demokrate të Mark Frrokut dhe Arben Frrokut ku si rezultat i mbështetjes nga Rama, Mark Frroku u zgjodjh deputet. Edhe pas zgjedhjeve, Partia e Frrokut ishte aleate e PS-së.
Vëllai i Arben Frrokut, deputeti Mark Frroku, i cili mbante dhe postin e kreut të Partisë Kristian Demokrate rezulton të jetë dënuar me 10 vjet burg në mungesë nga një gjykatë belge për akuzën e vrasjes. Në janar të vitit 2014, mediat belge kanë publikuar lajmin dënimit me 10 vite burg të deputetit të mazhorancës Mark Frroku në vitin 2010. Deputeti shqiptar Frroku akuzohet për vrasjen e bashkëkombasit të tij, Aleksandër Kurti, pasditen e 5 marsit 1999. “Në Bruksel i akuzuar, në Shqipëri deputet”, e titullonte lajmin faqja online belge Nord Eclair.be.
Në shkrim thuhej se, “i sapozgjedhur në Shqipëri në postin e ligjvënësit, Mark Frroku rezulton i dënuar në mungesë me 10 vite burg në Belgjikë për vrasje, mbi afera prostitucioni dhe trafiku ilegal emigrantësh”. Mediat belge shkruanin se ai duhet të rigjykohet në muajin shkurt 2014 para Gjykatës Penale të Nivelles pas Apelit të Gjykatës së Brukselit, pasi Froku kishte fituar lirinë para se çështja ndaj tij të shkonte në gjykatë dhe ishte larguar drejt Shqipërisë, ku aktualisht jeton.
Megjitëse Interpoli belg kishte dërguar dy kërkesa për ekstradimin e Frrokut, ato u mbajtën të fshehura nga Rama. Pas presionit të Këshillit të Europës, Rama u detyrua të nxjerrë kërkesat e Interpolit për të nisur hetimet ndaj Mark Frropkut. Tashmë Frroku ndodhet në burg.

Frroku u “tradhtua” nga shenjat e gishtave

Interpol Haga njoftoi dje në orën 17:15 minuta Interpol Tiranën se kishte identifikuar dhe arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Frroku, të dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm. Bëhet e ditur se, Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka pasur disa komunikime me homologët në Holandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm dje pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare.
Verifikimi i identitetit të shtetasit Frroku erdhi pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët holandezë. Interpol Haga konfirmoi se gjurmët ishin identike me ato të një shtetasi të arrestuar me dokument (pasaportë) greke të falsifikuar, me gjeneralitetet “Renato TSEPA”, lindur në Korçë.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të Gjykatës.
Fillimisht Zyra e Interpolit ka sjellë një përgjigje negative, ndërsa këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndalimin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku. Të njëjtat burime thanë se, pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi, ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Katër ditë më parë, ish-Kryeministri Berisha e deklaroi se, Frroku ishte arrestuar në Holandë, duke shtuar se Tahiri nuk po dërgonte dosjen e plotë të të dhënave të Frrokut. Pas deklaratës së ish-Kryeministrit Berisha për arrestimin e Frrokut në Holandë, është kërkuar informacion nga Zyra Qendrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.

R.POLISI

Kategori
Uncategorized

Lideret e Evropes dhe…. Edi Rama.

 


LISTA – Cilët janë liderët më të fuqishëm të Evropës? Edi Rama renditet në fund

Kush janë liderët më të fuqishëm në Evropë? Nuk ka dyshim që kancelarja gjermane Angela Merkel qëndron në krye. Nëse do të ishte një autobus, ajo është drejtuesi dhe më pas vijnë liderët e tjerë të Evropës.

Pas zonjës Merkel, vjen kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron i ndjekur më pas nga Presidenti francez François Hollande, dhe kryeministri italian Mateo Renzi.

Në top-listën kryesore përfshihet edhe Turqia. Faqja Politico.eu, ka bërë një renditje të ndikimit të liderëve në vendet evropiane, anëtare ose jo anëtare të Bashkimit Evropian. Lista më poshtë tregon ndikimin që kanë drejtuesit e qeverive që nisin nga ambasadorët e vendeve të tyre, e deri tek pushteti dhe influenca.

Për fat të mirë apo të keq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është në fund të listës, i renditur në vendin e 33-të, ndërsa homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, është rreth 10 shkallë më lart. Në listë nuk përfshihet Kosova.

Shqipëria ka afër Malin e Zi, ose kryeministrin e saj Milo Gjukanoviç. Përkrah kryeministrave është renditur emri i ambasadorëve të vendeve përkatëse të akredituara pranë Bashkimit Evropian.

Shqipëria përfaqësohet nga Suela Janina.  Roli i ambasadorit për influencë pranë Bashkimit Evropian është parësor në këtë përzgjedhje dhe me sa duket ambasadorja e vendit tonë pranë Brukselit nuk ka bërë punë të lavdërueshme, sigurisht sipas gazetës në fjalë. Kjo ka bërë që të humbasë pikë edhe kryeministri ynë.

Sa i përket kryeministrave dhe presidentëve matrica u përgjigjet pyetjeve të tilla si:

A kanë një qeveri stabël? A e qeverisin vendin dhe a e përcaktojnë agjendën e tij politike?

A kanë këtë udhëheqës një strategji koherente dhe pozita të forta negociuese në Europë?

Shkoni poshtë një hartë interaktive që tregon çdo vend dhe renditjen e tyre.

politico-power-matrix-europe-leaders-ambassadros-hq


Kategori
Uncategorized

Çohu Azem.Toka dhe monumentet nuk jane me per ty.

10530829_540701389369572_2372934651884370496_n

Qershori po vjen, ja edhe pak, tjetri më shpejt do te vijë,
veç ndërrimit të stinëve, viteve, asgjë tjetër s’do të ndryshojë.
Të zhgënjyer, hallexhinj, zagarë, lypsarë, azilantë, sekserë,
do të sjellë përsëri me bollëk kjo, ajo, dhe ajo tjetër verë.

Asgjë s’do ndyshojë, asgjë, veç ndërrimit të stinëve,
bisha përsëri do jetë në pushtet,
endrra për një jetë më të mirë, iku diku larg, ajo u vra,
Iku për të mos u këthyer më kurrë, bashkë me të edhe ne,
ikem te trembur, te tmerruar, dhunuar, e vrarë nga djajtë e zinj.

Po ku jeni ju….
ju….
ju ata që shpresën ndezët me ëndërrat, trupin, gjakun tuaj,
ju u lartesuat dhe mbetët, përjetësisht atje lart, në altarin e lirisë,
ju…heronj te vertete, që askush nuk mundi dot më t’ju zëvëndësojë.
Mjerë, o i mjerë ky popull, të mjerët ne, nga duart e kujt lirinë kërkojmë,
pa lider, pa heronj, pa shpresë, Azem çohu ku je, çohu bre burrë i dheut, boll ndejte atje.

Çohu o sokëllimë e malit, çohu, kaq vite që ty po të presim Azem Hajdari,
çohu.
cohu dhe ndale vampirin si dikur, nga pas i ke të gjithë, me ty,
Le të tallen, të qeshin, djajtë e pa besë, ata këtë ditë pritën,
që ti, zëri, urugani i demokracisë dhe liria, të heshtë, të vdesë.

Çohu Shqipe mali çohu.

Po kush do të mund të çohet, ata që partinë e këthyhen në biznes familjar,
ata që demokracinë e përdorën, e ropën, e molën si Lopë,
ata që pabesia dhe dosjet ful i ndjekin nga pas,
ata që bustin e Enverit dikur e mbajtën në shpinë,
Turp është ta thuash turp,
ata or vëllezër ata, e dhunuan, e mbytën, e vranë demokracinë.

Çohu Azem, çohu, të presin,
ti nuk duhesh më monument, ti je dhe duhesh i gjallë.

Kuçedra edhe ujin e ka zënë, pak nga pak dhe ajrin po na e merr,
diktatura me një tjetër fytyrë , më të egër është këthyer,
dhimbje dhe tmerr,
Bijtë, nipërit, mbesat e atyre qe ju vranë, sot i kini të kombit baballarë,
dhe mirë ju bëhet kur ju,
të frikësuar heshtni dhe prisni, të zhgënjyer, të lodhur, të vrarë, për tju hequr përsëri zvarrë.

Çohu Azem Hajdari çohu,
të presim,
toka dhe monumentet nuk janë më për ty.

Kategori
Uncategorized

Qershori po vjen, ja edhe pak, tjetri më shpejt do te vijë,
veç ndërrimit të stinëve, viteve, asgjë tjetër s’do të ndryshojë.
Të zhgënjyer, hallexhinj, zagarë, lypsarë, azilantë, sekserë,
do të sjellë përsëri me bollëk kjo, ajo, dhe ajo tjetër verë.

Asgjë s’do ndyshojë, asgjë, veç ndërrimit të stinëve,
bisha përsëri do jetë në pushtet,
endrra për një jetë më të mirë, iku diku larg, ajo u vra,
Iku për të mos u këthyer më kurrë, bashkë me të edhe ne,
ikem te trembur, te tmerruar, dhunuar, e vrarë nga djajtë e zinj.

Po ku jeni ju….
ju….
ju ata që shpresën ndezët me ëndërrat, trupin, gjakun tuaj,
ju u lartesuat dhe mbetët, përjetësisht atje lart, në altarin e lirisë,
ju…heronj te vertete, që askush nuk mundi dot më t’ju zëvëndësojë.
Mjerë, o i mjerë ky popull, të mjerët ne, nga duart e kujt lirinë kërkojmë,
pa lider, pa heronj, pa shpresë, Azem çohu ku je, çohu bre burrë i dheut, boll ndejte atje.

Çohu o sokëllimë e malit, çohu, kaq vite që ty po të presim Azem Hajdari,
çohu.
cohu dhe ndale vampirin si dikur, nga pas i ke të gjithë, me ty,
Le të tallen, të qeshin, djajtë e pa besë, ata këtë ditë pritën,
që ti, zëri, urugani i demokracisë dhe liria, të heshtë, të vdesë.

Çohu Shqipe mali çohu.

Po kush do të mund të çohet, ata që partinë e këthyhen në biznes familjar,
ata që demokracinë e përdorën, e ropën, e molën si Lopë,
ata që pabesia dhe dosjet ful i ndjekin nga pas,
ata që bustin e Enverit dikur e mbajtën në shpinë,
Turp është ta thuash turp,
ata or vëllezër ata, e dhunuan, e mbytën, e vranë demokracinë.

Çohu Azem, çohu, të presin,
ti nuk duhesh më monument, ti je dhe duhesh i gjallë.

Kuçedra edhe ujin e ka zënë, pak nga pak dhe ajrin po na e merr,
diktatura me një tjetër fytyrë , më të egër është këthyer,
dhimbje dhe tmerr,
Bijtë, nipërit, mbesat e atyre qe ju vranë, sot i kini të kombit baballarë,
dhe mirë ju bëhet kur ju,
të frikësuar heshtni dhe prisni, të zhgënjyer, të lodhur, të vrarë, për tju hequr përsëri zvarrë.

Çohu Azem Hajdari çohu,
të presim,
toka dhe monumentet nuk janë më për ty.

Kategori
Uncategorized

Të pacipë dhe mashtrues!


Të pacipë dhe mashtrues!

Çështja e vrasjes së 4 viktimave me 21 Janar ka marrë një rrjedhë tjetër në Gjykatën Administrative. Familjarët e 4 viktimave që u vranë  përballë kryeministrisë në vitin 2011 kanë kërkuar dëmshpërblim nga shteti. Palë e paditur në këtë proces është Garda e Republikës. Por argumentet që ka çuar në gjykatë Garda e Republikës kalon kufijtë e së imagjinueshmes. Në dokumentin e paraqitur nga ky institucion në gjykatë thuhet se: “Garda u detyrua të përdorte armët e zjarrit pas shpërthimit të portës hyrëse”.

Në argumentin e saj, Garda fajëson policinë, e cila sipas saj nuk ishte e aftë të shpërndante turmën.  “Mendojmë se Garda e Republikës nuk mund të përgjigjet për këtë dëm, pasi nëse efektivët e policisë do të kryenin detyrën më 21 janar 2011 duke shpërndarë turmën, atëherë sigurisht nuk do të kishte qenë e nevojshme që Garda të përdorte armët, e si pasojë e këtij përdorimi të vinin viktimat. Në asnjë rast nuk duhet të harrohet tensioni, stresi dhe goditjet që kanë qenë të vazhdueshme. Përgjegjës për këtë situatë është po aq, në mos më shumë sesa Garda, Policia e Shtetit, pasi paaftësia për menaxhimin e demonstruesve solli viktimat”,- thuhet në qëndrimin e Gardës së Republikës në Gjykatë. Ditën e djeshme, Garda e Republikës sqaroi argumentet që ka përdorur në këtë proces duke deklaruar se qëndrimi i saj i referohej Gjykatës së Apelit, e cila ka dhënë vendim për këtë çështje. Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri reagoi mbrëmjen e djeshme duke përgënjeshtruar qëndrimin e Gardës. Ai u kërkuar ndjesë familjarëve të viktimave, duke deklaruar se 21 janari është një krim shtetëror ende i pandëshkuar.

“Pavarësisht se Garda vetëm ka cituar vendimin e gjykatës, dua t’i kërkoj ndjesë familjarëve për sado janë lënduar nga përmendja e një vendimi haptazi të padrejtë! 21 Janari ishte dhe mbetet një krim shtetëror, ende i pandëshkuar!”,- shprehet ministri Tahiri.

Por pavarësish kësaj, qëndrimi i Gardës së Republikës lë një shije të hidhur për gjithë procesin dhe historinë e 21 Janarit. Në rast se ky qëndrim do të ishte mbajtur nga drejtuesit e Gardës para vitit 2013 do të ishte deri diku i kuptueshëm, pasi është në një linjë më qëndrimin e Partisë Demokratike, si e akuzuar direkt për këtë ngjarje. Por sot Garda e Republikës është në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë që drejtohet nga socialistët dhe Kryeministri Edi Rama.

Vetëm pak orë pas vrasjeve të 21 Janarit të pesë viteve më parë, Edi Rama dhe Saimir Taihiri do të deklaronin se protestuesit u vranë nga “pushkët e Gardës së Republikës”. Gjatë këtyre viteve gjithë debati dhe akuzat për vrasjet kanë pasur si pikënisje se kush e dha urdhrin dhe përse duhej që të përdoreshin armët ndaj protestuesve të paarmatosur. Aq më tepër që vrasjet ndodhen jashtë gardhit rrethues të kryeministrisë. Në të gjitha akuzat e Ramës dhe socialistëve të tjerë që sot janë ministra, cilësohej si shkelje keqpërdorimi kriminal i Gardës. Atëhere Garda dhe përdorimi i armëvë nga gardistët ishte “kriminale”, ndërsa sot që e kanë pushtetin dhe duhet të dëmshpërblejnë familjet e të vrarëve thonë “ duhej të përdorej arma”!

Justifikimi ligjor i Gardës lidhet me çështjen e dëmshpërblimit të familjarëve dhe jo me procesin penal. Pra Garda kërkon rrëzimin e çështjes në Gjykatën Administrative për të mos paguar disa dhjetra milionë lekë nga buxhetit i shtetit. Por duke kursyer lekët, pushteti i sotëm ka bërë një dëm të madh gjithë kauzës së 21 Janarit dhe drejtësisë në këtë vend. Institucioni i Ramës, pavarësisht se i referohet një vendimi të Gjykatës, rrëzon argumentet që vetë Rama pretendon prej pesë vjetësh për vrasjet. Dhe kjo është pak të thuash e pafalshme për një forcë politike që erdhi pushtet edhe për shkak të 21 janarit dhe me premtimin se do ta zbardhte atë.

Zhvillimet e djeshme me deklarata dhe përgënjeshtrime nuk janë goditja e vetme që ka marrë çështja e 21 janarit. Tre ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Prokurorisë për dënimin e tre gardistëve të akuzuar si ekzekutuesit e protestuesve. Kryeministri Rama deklaroi se reforma në drejtësi do të sjellë dhe drejtësinë për këtë ngjarje, duke nënkuptuar se gjykatat janë nën ndikimin e Partisë Demokratike. Por nëse gjykatat kanë ende ushtarë të Berishës në përbërjen e tyre, Garda e Republikës nuk është e PD. Ajo drejtohet nga qeveria e sotme. Të paktën formalisht të mos përdorin argumentet që i ka përdorur PD-ja për këtë çështje.

Gjatë një jave 21 Janari u varros sërish. Sipas Gjykatës nuk ka fajtorë për vrasjet dhe sipas Gardës së Republikës, që citon gjykatën, vrasjet ishin të pashmangshme. Siç duket, fajtorë kanë qenë viktimat!!

Nëse na lejohet mund të bëjmë një krahasim, që përsëri nuk është si vdekja, porse njëlloj mbetet qwndrimi sepse Avokatura e Shtetit në gjyqin me gazetën “Koha Jone” për dëmshpërblimin e saj nga shteti për djegien dhe shkatërrimin e redaksisë së saj me 3 mars 1997, thotë se “nuk e ka fajin shteti”! Pra deri dje PS-ja dhe Edi Rama thonin, siç është e verteta edhe në dosjen hetimore e në gjykatë, se “redaksinë e “Koha Jone “ e dogji SHIK-u dhe policia e Berishës”, kurse tani në gjykatën administrative e dredhin.

Qëndrim dyfytyrësh! Nuk kanë as turp ! Edhe bëjnë sikur digjen për drejtësinë, edhe mashtrojnë kur është puna të japin  qëndrim korrekt para drejtësisë !

Pra në vitin 2011 i vrau Saliu demonstruesit, kurse në prill 2016 “nuk i vrau!”. Në mars 1997 e “dogji Saliu gazetën “Koha Jone”, kurse tani që do të paguajnë lekët “nuk e dogji Shteti “!

Nga Alban Spiteni

Kategori
Uncategorized

Në demokraci mund të jesh i nevojshëm, por jo i pazëvendësueshëm.

Në demokraci mund të jesh i nevojshëm, por jo i pazëvendësueshëm

 

Sa gabime kemi bërë duke ndjekur “lidershipe” apo dhe individë të demokracisë?
Por njeriu ka empati dhe arrin të kuptojë menjëherë mendimet dhe gjendjen shpirtërore të një tjetri, qoftë dhe lider, dhe harron që kjo gjë nuk mund të jetë automatizëm dhe sidomos projekt politik. Sa faje janë bërë dhe në këtë vend të mbushur me “mitomanë” politikë – në mënyrë transversale dhe padyshim dhe në vertikalen njerëzore!?
Po, janë bërë shumë, e ka faje të mjafta edhe pjesa më e mirë e shoqërisë, ajo më e arsimuara, më e studiuara me aq sa na ka lejuar si sistemi dhe statusi shoqëror joni. Nuk kemi kuptuar se individi në krye është produkt i klaneve dhe fiseve, por dhe mentalitetit aspak normal urban, por kjo i përket sigurisht si zgjidhje ecjes përpara në emancipimin shoqëror, dhe këtu as kemi mundësi të shpejtojmë as të ndryshojmë, sepse është proces kohor dhe asgjë tjetër. Në fakt, në vetë krijimin e shtetit më të madh demokratik të botës që me George Washington u caktuan qartë dhe mirë modelet e njeriut drejtues në shtetin që nuk ishte as monarki, as trashëgimi hyjnore e çfarë do lloji në botë. U vunë bazat jo vetëm të zgjedhjes dhe shtetit të së drejtës, por u parapa dhe mori formë ligjore fundi i aktivitetit në drejtim madhor (madhërishëm) të shtetit dhe institucioneve të tij nga individi. Përndryshe çfarë kuptimin kishte ndryshimi i regjimit dhe llojit të tij, për të dalë pikërisht në demokraci moderne.
Ne na ka ndodhur se njerëzit që kryesojnë lidershipet, nuk lëshojnë në asnjë mënyrë jo lidershipin, por modelin sundim dhe drejtim, në të gjithë profilet që përcaktojnë drejtimin dhe që fillojnë që te partia. Kjo është dhe e “qarta” e madhe jona, e shtrirë kudo dhe për këdo. Shembulli “par exelance” dihet se kush është në këtë çerek shekulli të keq, më të keqin e mundshëm në raport me demokracinë dhe sundimtarin politik të përjetshëm?! Edhe në opozitë sigurisht kjo “formulë” vazhdon dhe nuk ka dallime as nga “Monarkia dhe as nga Diktatura” në sundim dhe projektimin si “unipronar” të përfaqësimit personal në demokraci. Kur them “demokraci” nënkuptoj këtë tonën. Më kujtohet Andreotti, i cili në pyetjen se – çfarë do të ndryshoje në karrierën tënde politike u përgjigj “nuk do të vazhdoja kaq gjatë lidershipin dhe qeverisjen”. Normalisht që e gjithë ajo karrierë politike dhe gjithë ato poste, do të mblidhnin sigurisht veprime të mira, por do të ngjallnin dhe aksione të mëdha kundër si njeriut dhe figurës së tij. Prandaj demokracia është akoma dhe sot rendi apo regjimi më i mirë, sepse ndërron njerëz dhe parti, për të bërë dhe momentin e ri, apo dhe të një koncepti në dukje në fund të fundit – të ri. E kjo gjë arrihet dhe me ligje dhe makinacione ligjore ku më i qarti është ai i kohëzgjatjes së Presidentit të SHBA-ve vetëm me dy mandate. Në demokraci nuk ka gjë më të mirë dhe reale, por dhe të drejtë se sa të kuptosh se kur është momenti për “mos ta zgjatur më”?! Ai shembulli jonë “par exelance” që dihet se kush (lideri maximus demokrat) është dhe vazhdon të jetë për keq në Shqipëri, i ka mësuar politikës shqiptare të jenë në funksion të tij dhe ka pjellë si te të vetët – dhe te kundërshtari individë që i ngjajnë pikërisht atij. I ka mësuar “demokracisë” tonë të prishë zgjedhjet dhe ti dyshojë ato përfundimisht në këtë vend – tanimë të bërë pis si moment i demokracisë së zbatuar me votë. Po pse? Sepse të tillë njerëz të lidershipve të përjetshëm dhe të drejtimit të pa ndërprerë, e dinë veten në “demokraci por dhe në trashëgimi hyjnore dhe për këtë regjim”?!
Nëqoftëse “lideri maximus demokrat” na paska qenë i nevojshëm dikur, ai gjatë sundimit të tij ka kujtuar dhe e kujton dhe sot e kësaj dite vetën të domosdoshëm ose më qartë të pa zëvendësueshëm?! Kështu e di veten ai – dhe kështu një pjesë që janë poshtë tij apo edukohen nga shembulli i tij, trajtojnë demokracinë në çdo moment dhe çdo element të saj si shtylla të shtetit dhe shoqërisë. Kurse në demokraci në fakt, mund të jesh i nevojshëm por asnjëherë i domosdoshëm apo i pa zëvendësueshëm. E kjo është e qartë për ta ndërtuar atë, përndryshe kemi bërë gabim që kemi rrëzuar Enverin, sepse ai ishte i “pazëvendësueshëm” deri sa vdiq rehat rehat në shtratin e tij, pa i hyrë ferrë në këmbë dhe pse kishte mbushur jetën e tij me krim. Ato që e zëvendësuan mund të ishin akoma më të këqinj se ai, por poshtë e dinin apo e kuptonin se “Enveri ishte i pa zëvendësueshëm”?! Të tillë njerëzve ju merr mëndja të bëjnë çfarëdo eksperimenti me popullin e tyre, sepse e dinë që ai ka “kuptuar domosdoshmërinë e tyre të përjetshme” dhe pse mosha biologjike dhe ajo politike – ju ka përfunduar?! Sepse në fund fare kështu duhet bërë dhe kushtetuta dhe rregullat dhe që sipas Washingtonit – në bazë të sistemit tonë politik është e drejta e njerëzve për të bërë ndërrimin të kushtetutës dhe të qeverisë së tyre?! Imagjinoni njerëzit?!
Por unë jam dakord me Roberto Gervaso-n që thotë se: në demokracitë, qeveritarët shumë rrallë janë më të këqinj se sa të qeverisurit?! Kjo normalisht që vërtetohet dhe te ne. Në bazë të mentalitetit të tyre poshtë në shoqëri, sundimtarë që shiten për demokratë dhe që veprojnë në demokraci, që shiten për anti regjim dhe jetojnë në regjim autokratik, vijojnë të qeverisin të zgjidhen dhe të sundojnë dhe nga “empati” për disa, kthehen në pothuaj – tirani autokratike?! E këtu as që pendohem pse e them, sepse kështu tenton dhe vazhdon të tentohet në këtë soj vendi dhe soj-demokracie krejt pa kuptim.
Kjo vjen se edhe për demokracinë është akoma herët që shoqëria jonë të ketë qëndrim dhe “trashëgimi” (në fakt ku do ta merrte, kur nuk ka kaluar dy ditë të mira bashkë) të jetuar disa dekada rresht! Edhe për të lexuar – pjesa më e madhe nuk e bëjnë për shumë arsye, prandaj më duhet të kujtoj Oscar Wilde që thotë: demokracia nënkupton thjesht goditje bastuni nga njerëzit për njerëzit?! Hahaha, nuk është e vështirë ta kuptosh nëqoftëse sigurisht do ta kuptosh pa pasur nevojë ta – keq interpretosh. Në fund po e mbyll me frazën e madhe të Alexis de Tocqueville që thotë se “demokracia është fuqia e një populli të informuar”!
E këtu qëndron dhe sekreti i “madh” te ne?! Prandaj te ne, sundimtarët paraqiten për të “zgjedhur të vazhdueshëm” të popullit?! Nga një popull jo i informuar, pritet “empatia” idiote dhe pa kuptim për delirantë dhe tiranë të vegjël të institucioneve dhe partive. Pikërisht nga një popull i tillë, pritet dhe modeli i të zgjedhurve të përjetshëm ose biologjikisht të përjetshëm si drejtues?! Kurse demokracia në fakt, nuk ka nevojë për “hyjnorë” dhe për të ekzaltuar ideologjikë dhe po ashtu politikë. Ato e dinë pikërisht veten të pazëvendësueshëm dhe nuk bëjnë asgjë tjetër, por një “klan” të tillë populli, që i mban me veprim demokratik të pazëvendësueshëm – sigurisht me votë! Po me votë, dhe mund të them se shumica e diktaturave ose vinë me votë, ose rikonfirmohen me votë, kur mungon koncepti në popull se lideri nuk është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm.
Nga Besi BEKTESHI

 

Kategori
Uncategorized

Engjëll Musai- Lulzim Bashës: Ja cfarë duhet të bësh t’i zotëri.

engjell musai1

Engjëll Musai, Drejtor i gazetës “Telegraf”

Vendimi i marrë para 1 jave, pikërisht më 20 prill 2016 nga Këshilli i Ministrave ishte një surprizë e vërtetë, pasi ky akt ndryshon statusin e Fondit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor në vendin tonë. Sipas këtij vendimi, Qeveria do të përdorë paratë e rimbursimit të ilaçeve të qytetarëve dhe spitaleve për një destinacion tjetër, duke blerë letra me vlerë.

Ky veprim sipas ekspertëve po kryhet, sepse vendi është zhytur në krizë të plotë financiare dhe se qeveria, në muajt në vazhdim do ketë probleme edhe me pagesat e rrogave. Dhe kjo situatë përbën një ngjarje të rëndë, pasojat e së cilës e dëmtojnë jetesën, pasi futja e duarve tek paratë e ilaçeve është ajo që populli në gjuhën e përditshme e quan “të luash me vdekjen”. Pra, spitaleve të boshatisura u hiqen fondet, ndërkohë që ato janë pa ilaçe, pa mjete, pa pajisje, pa shiringa, pa serume, pa mjekime për infektivin, pa medikamente dhe kimioterapi për onkologjikun, pa materialet për kirurgjinë dhe sallat operatore, pa kushtet për sanatoriumin dhe sëmundjet pulmonare etj.

Fondet do përdoren për letra me vlerë, ndërkohë që maternitetet janë lënë në mëshirë të fatit, kurse poliklinikat dhe konsultoret e nënës dhe fëmijëve janë drejt amortizimit total. Paratë transferohen nga shëndetësia për t’u grabitur në tenderin e radhës, ndërkohë që autoambulancat janë të shkatërruara dhe nuk kanë as goma për të lëvizur, pale karburant nuk bëhet fjalë. Sigurimet shëndetësore mësyjnë lokal më lokal, tek kompanitë, tek bizneset, tek individët, tek personat fizikë dhe juridikë, tek ambulantët dhe ku të mundin për të marrë edhe qindarkën e fundit, sepse kjo i duhet qeverisë për ilaçe. Por ilaçe nuk ka, sepse vetë qeveria, me një dorë i merr nga xhepi i qytetarëve dhe me dorën tjetër i dërgon në tek tenderimet e miqve, shokëve, familjarëve dhe të babëziturve, që nuk po ngopen duke shfrytëzuar edhe pikën e fundit të gjakut të shqiptarëve.

Situata aktuale në shëndetësi është më e rënda e këtyre 25 viteve dhe ndërkohë që qeveria premtoi shërbime shëndetësore falas, e vërteta ndodhi ndryshe dhe klientët e qeverisë po marrin miliarda, duke detyruar shqiptarët të marrin arratinë. Është ky momenti historik, kur populli ka nevojë që bijtë e sajë të dalin në ballë dhe të marrin situatën në dorë për hir të shoqërisë ku jetojmë dhe për të mirën afatshkurtër dhe afatgjatë të kombit shqiptar. Ja sot, ja kurrë, pasi këta “udhëheqës” e kanë mendjen të mbushin thasët e tyre dhe nuk duan të dinë për shqiptarët që janë katandisur si mos më keq dhe po bëhen gazi i botës. Me ne po tallen të gjithë dhe rasti i Francës dhe Anglisë tregon se jemi bërë gazi i botës dhe se sa shumë i poshtëruam vëllezërit dhe motrat tona kudo në Europë dhe Amerikë.

Liderët tanë që, ndonëse bëhen përbindësha për një foto me Obamën, me Bushin, ose Klintonin, por në të vërtetë e ndjejnë veten më komod në shoqërinë e Erdoganit dhe të Punit, madje kohët e fundit edhe kinezëve, të sllavëve dhe të grekëve, fatkeqësisht! Ja, kjo është aksioma që duhet të ndërmarrë opozita shqiptare, si forca më e organizuar dhe e mandatuar ligjërisht. Zgjedhje të parakohshme në Maqedoni, në Greqi, në Mal të Zi, në Kosovë, vetëm në Shqipëri opozita fle gjumë. Vendi ynë është sëmurë, madje shumë rëndë! Duhet patjetër një ndërhyrje e fuqishme, si në aspektin psikik, por edhe politik, për të shëruar shoqërinë shqiptare. Sa më parë të ndërhyhet, aq më mirë dhe këtë mision apo detyrë e ka opozita, e cila po bashkëjeton me ose pa dashje në krevatin e sëmurë të “Rilindjes”.

Në kushtet aktuale, opozita duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje qytetarëve dhe duhet të japë prova para tyre, se di të bëjë realitet premtimet. Duhet të japë prova se nuk do përsërisë gabimet e qeverisjes së saj dhe do të zhbëjë të gjitha koncesionet e turpshme, duke çuar para drejtësisë ata që kanë shkelur Kushtetutën dhe kanë miratuar ligje, që kanë varfëruar shqiptarët, duke i çuar në kufijtë e mbijetesës. Opozita, e veçuar apo e bashkuar duhet t’i tregojë me fakte popullit miliardat e shpërdoruara, ku shkuan 1. 3 miliardë borxhe, pse krimi dhe gjobëvënia komandohet nga mafia shtetërore, pse vetëmbrojtja dhe përdorimi i çfarëdolloj mjeti në kushtet e mbrojtjes së nevojshme është në përputhje me ligjin. Pse Shqipëria ka nevojë për vende pune dhe jo për stadiume luksi, pse qytetarët duan rritje të pensionit dhe punë, se nuk po mbushin barkun me bukë, ndërkohë që lekët e buxhetit po bëhen rrush e kumbulla, madje edhe fiq ngandonjëherë.

Opozita duhet t’i kërkojë llogari “Rilindjes” për 300 mijë vendet e punës, për legalizimet falas, për bujqësinë, për rrugët e lëna përgjysmë, për miliardat e harxhuara për pastrim muresh, kur na vjen ndonjë i huaj, për koncesionet e tenderave, dhënë miqve të tyre, milionat e harxhuara me festivalet e dritave, për ekspozitat ndërkombëtare, për tunelet dhe shtëpitë e spiunimit, për mos ruajtjen e sekretit, për milionat e palmave, për pensionet e ushtarakëve, për Varrezat e Dëshmorëve, për stadiumin kombëtar, që do i heqë edhe emrin e Heroit të Popullit Qemal Stafa, duke e quajtur Arena (Harema) e Kombëtares.

Opozita duhet të jetë në krah të medias së lirë dhe të mos lejojë pushtimin dhe poshtërimin e tyre, pasi po e kthen njëlloj si makina propagandistike e diktaturës, t’i kërkojë llogari qeverisë për ekspozitat e pikturave, për çmimet e “bletës”, që është kthyer në grerëz, për ministrat që janë zhytur në skandalet e tenderave të naftës, minierave, veshjeve, pajisjeve mjekësore, elektronike, ushqimeve të skaduara etj. Është opozita ajo që duhet t’i kërkojë llogari për kriminelët që janë futur në parlament dhe në pushtetin lokal, por duhet edhe të japë shembullin për deputetin që shkoi tek liqeni si kaubojs me pisqollë në brez, të rrethojë liqenin, por edhe ndërtimet e tjera rreth saj, të kujtdo “beu mediatik” qofshin. “Është opozita ajo që duhet t’u premtojë shqiptarëve, se duhet të besojnë tek kjo forcë, sepse ne sapo të vijmë në pushtet do ulim energjinë elektrike, do japim falas 200 kv.

Për ata që janë me ndihmë ekonomike, do e japim ujin për të gjithë shqiptarët me një çmim fiks vetëm 2 euro dhe bizneset 5 euro, që librat e fëmijëve dhe fletoret e fillores do jenë të gjitha falas etj., etj. Duhet t’u thotë fermerëve se do jemi me ju për të eliminuar përmbytjet, t’u thotë drejtuesve të automjeteve, se nuk do të ulet 30 % karburanti që është më i shtrenjti në Europë, që në spitalet shtetërore do ketë ilaçe, që shkollat shtetërore do jenë falas. Që administrata nuk do jetë më vendi i njerëzve që paguajnë për vendin e punës, apo ministritë dhe kuvendi nuk do jenë më vendi dhe streha e kriminelëve”. Është opozita ajo që do u thotë, këto do populli, pasi edhe qytetarët këto duan nga Ju zoti Basha. Qëndro sa më shumë në bazë, largo sa më shpejtë dembelët, servilët dhe hipokritët, se do jesh më i qetë dhe më i suksesshëm!

Largo parazitët dhe njerëzit e zyrave, që kanë harruar vuajtjet e qytetarëve, që nuk kanë parë lot fëmijësh që flenë pa bukë, që nuk e kanë ndjerë tymin e shtëpive të prishura në mënyrë selektive, që kanë kohë pa parë fukarenjtë që dredhin cigaren me letër gazete. Reagojnë këta njerëz që një dorë e kanë tek pozita dhe një tek opozita, pasi po të mbajnë të lidhur dhe po të rrokullisin bashkë pozitën që ka kohë që po rrokulliset tatëpjetë. Së fundi një këshillë miqësore për lidershipin e opozitës: Një nga detyrat primare të lidershipit, është zgjedhja e modelit mbi efikasitetin dhe impaktin pozitiv në shoqëri për një qeverisje ndryshe, kur ajo të vijë në pushtet.

Dhe suksesi i një force varet nga Vendimet e Lidershipit; Veprimet e Lidershipit; Efektiviteti i Lidershipit dhe grupit që ai ka zgjedhur në aksionin e tij. Fokusimi tek efikasiteti lidhet drejtpërdrejtë me rezultatin, kompetencat e ekipit, angazhimin e tyre, klimën bashkëpunuese, standardet, mbështetjen dhe njohjen e kulturës, traditës dhe gjendjes ekonomike-sociale dhe politike. Këto të fundit, besoj se çalojnë dhe më mirë se kushdo tjetër këtë e ka kuptuar pozita, e cila ka rënë, duke ju tërhequr dhe ju pas vetes.

Kategori
Uncategorized

37 shqiptarët që u shpallën Martirë të Kishës Katolike nga Papa Françesku.

kishaKisha katolike u pasurua me një grup të ri martirësh, të cilët me besim në Zotin sfiduan ideologjine komuniste që e bëri Shqipërinë vendin “më ateist në botë”. Lajmi behet i ditur nga Zyra e shtypit e Vatikanit.

Ne udiencen qe Papa i ka dhene kardinalit Amato, Prefekt i Kongregates per Shenjterit, ka autorizuar shpalljen e dekretit per “martirizimin e Sherbetorit te Hyjit Vinçenc Prennushi i Urdherit te Freterve te vegjel dhe 37 shoket martire te vrare ndermjet 1945 dhe 1974”.

Janë 38 për të cilët ka mbaruar proçesi i lumturimit, proçes të cilin sot me firmën e tij  e mbylli Papa Françesku duke i dhuruar Kishës Katolike shembuj të përkryer të besnikërise se njeriut përball Zotit. Pontifikati i Papa Françeskut, pasurohet me martirë të rinjë të shk XX.

Kush ishin martirët shqiptarë të vendosur në këtë proçes?

Proçesi përmbantë 38 martirë, edhe pse numri i personave të vrarë nga regjimi në odium fidei është padyshim shumë më i lartë.

Emrat e tyre janë:

Imzot Vinçenc Prennushi: françeskan, ipeshkëv i Durrësit, poet. U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë; dha shpirt me 19 mars 1949 në birucë të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht, të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Fraçesku, bir të cilit ishte!

Imzot Frano Gjini: ipeshkëv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale njerëzore: i papërkulur para torturave, si nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje e u pushkatua më 11 mars 1948.

Imzot Jul Bonati: meshtari i madh intelektual, si u mbyll, për torturë, në çmendinë e si provoi tmerre të padëgjuara në qeli të ndryshme të sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në burgun e Durrësit, pranë Imzot Prennushit, i cili i jepte shûjtën për shtegtimin e mbram: Vojimin Shenjt.

Dom Alfons Tracki: prifti gjerman, më shqiptar se shqiptarët, bir i Breslaut, u torturua dhe u pushkatua më 25 qershor 1946, në moshën 50 vjeçe.

Dom Anton Muzaj: u torturua në mënyrë çnjerëzore, vetëm sepse nuk pranoi të mohonte fenë: si i thyen këmbë e duar, e liruan nga burgu dhe e nisën në shtëpi, ku vdiq mes dhimbjeve të tmerrshme mbas pak ditësh, në moshën 29 vjeçare.

Dom Anton Zogaj: famullitar i Durrësit, sekretar i Imzot Prennushit, meshtar jashtzakonisht i përgatitur në të gjitha drejtimet, u burgos e u torturua mizorisht. E lanë të mbyllur disa ditë në një banjo të qelbur, në sa priste ditën e pushkatimit: 31 dhjetorin e 1946-tës.

Dom Dedë Maçaj: i akuzuar si spijun i Vatikanit, u torturua, u gjykua dhe u pushkatua për rezistencën e tij heroike fetare, në moshën 27 vjeç.

Dom Dedë Malaj: mbeti i paharruar në kujtesën e popullit për mbrojtjen heroike që i bëri fesë së krishterë në gjyqin e organizuar kundër tij, që e dënoi me vdekje. U pushkatua në breg të Liqenit të Shkodrës më 12 maj 1959. Ishte 39 vjeç.

Dom Dedë Plani: dha shpirt në spital më 30 prill 1949, mbasi nuk pranoi asnjë akuzë e u bëri ballë heroikisht torturave mizore.

Dom Ejëll Deda: famullitar i Bushatit, i arrestuar vetëm pse ishte prift, vdiq më 12 maj 1948 në spitalin e burgut, mbas torturash çnjerëzore.

Dom Jak Bushati: e akuzuan se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë: pretekste të cilat e çuan në pushkatimin pa gjyq më 12 shkurt 1949.

Papa Josif Mihali: Njeri i Zotit, arrestuar e torturuar veç me këtë akuzë, u mbyt për së gjalli në baltën e kënetës, në kampin e shfarosjes të Maliqit.

Dom Zef Maksen: meshtar gjerman, pushkatuar me 1946, duke shqiptuar fjalët: “Des i lumtun, tue mendue se do të kujtohem prej shqiptarëve si meshtár i fesë së Krishtit”.

Dom Lazër Shantoja: meshtár i ndritur, njeri i kulturës, i letërsisë e i artit, u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që s’munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës, në sa ishte në moshën 54 vjeç.

Dom Lekë Sirdani: personalitet i shquar i Kishës katolike: prift, patriot, shkrimtar. U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza.

Dom Luigj Prendushi: u arrestua, u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit më 24 janar 1947.

Dom Marin Shkurti: i shuguruar meshtar më 1961, shërbeu pak kohë në Kishën me dyer të hapura e shumë, në atë të heshtimit: guxoi ta vijojë heroikisht shërbimin meshtarak në kohën e terrorit. U arrestua, prandaj, u torturua e u pushkatua në vitin 1969.

Dom Mark Gjani: u arrestua për veprimtarinë e tij meshtarake dhe u shua gjatë torturave të tmerrshme në duart e salvuesve të tij në qeli, me 1945.

Dom Mikel Beltoja: u pushkatua më 10 shkurt 1974, mbasi mbrojti heroikisht e haptas idealet e veta fetare në gjyqin që iu bë pas gjashtë muaj torturash, i cili e dënoi me vdekje.

Dom Ndoc Suma: vdiq 2 vjet mbasi ishte liruar, i shkatërruar, nga burgu, ku u torturua me akuza për të cilat thoshte: “Vetëm kur dola në gjyq e mora vesht pse isha arrestue”.

Dom Ndre Zadeja: prift e poet, pushkatuar pa gjyq në qytetin e Shkodrës, duke u bërë martiri i parë, viktimë e diktaturës komuniste.

Dom Pjetër Çuni: prift; vdiq i varur me kokë poshtë mbi gropën e ujërave të zeza.

Dom Shtjeën Kurti: prift, pushkatuar para banorëve të Gurëzit. Sigurimi e akuzoi se deshi të helmatiste popullin duke shfrytëzuar për këtë, furrat e bukës.

Atë Bernardin Palaj: frat e poet i madh, do të vdiste ne Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, shndërruar në burg për 700 vetë. Nën torturat e Sigurimit mori tetanozin. Qe mbledhësi i parë i Eposit të Kreshnikëve, mitolog i shquar, por edhe muzikant e pianist i talentuar. Gjeni i letrave shqiptare, pasardhës i denjë i Fishtës së madh, i mbytur e i harruar.

Atë Çiprian Nika: françeskan, vdiq nën akuzën e rëndë e shpifëse se kishte fshehur armë në elterin e Shëna Ndout, në Kishën françeskane të Gjuhadolit.

Atë Gaspër Suma: rregulltar, pinjoll i një familjeje, që u shua nga komunistët, u arrestua më 1947 dhe vdiq në burg.

Atë Gjon Shkallu: frati i madh filozof, u pushkatua së bashkut me jezuitët Atë Gjovani Fausti (misionar italian) e Atë Daniel Dajani si dhe me seminaristin Mark Çuni, në fillimet e masakrës komuniste kundër klerit katolik. U akuzuan për “tentativë arratisjeje” dhe për formimin e Partisë Demokristiane. Që të katërtëve shteti shqiptar u ka dhënë dekoratën “Martir i Demokracisë”.

Atë Karl Serreqi: frati që nuk pranoi të kallëxojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill 1954. Është një ndër martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në historinë e Kishës universale.

Atë Mati Prendushi: frati që mori pjesë në ngritjen e flamurit në Deçiq, u përndoq dhe u fal nga krajl Nikolla e nga mbreti Zog, por u dënua me vdekje nga i ashtuquajturi “gjyq” komunist. Nuk i dihet as varri.

Atë Serafin Koda: frat françeskan; dha shpirt mbasi hetuesët komunistë, duke mos u ngopur me torturat e zakonshme, ia shqyen fytin me thonj.

Vëlla Gjon Pantalia: jezuit; u arrestua ndër të parët e vdiq në spital, mbasi vuajti tmerre të papërshkrueshme.

Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë; u vranë pse deshën Krishtin.

Maria Tuci: u torturua e mbyllur në një thes, së bashku me një maçok, të cilin e godisnin me shkop. Virgjër e martire, vasha dha shpirt me mundime të jashtëzakonshme.

Kategori
Uncategorized

PENGESAT E DISPORËS SHQIPTARE.

diaspora-shqiptare.jpg

1378447_1415168365379275_700069128_nBlog-Autor: Ilir Hilaj

Në një distancë kohore relativisht të shkurtër, vendi po kalon një cikël të radhës, rënie e dëmtim të imazhit ndërkombëtarisht. Radha e gjetjes së zanafillës së gabimit, marzhit të pakthyeshmërisë së normalitetit dhe ciklika e procesit të imunitetit korruptiv kanë krijuar një ambjent toksik ndaj të resë dhe qarkullimit të elitave brenda vendit. Askush nuk dyshonte se progresi do vinte lehtë, por pritshmëritë janë tejkaluar. Në cerek shekulli largësi nga presioni diktatorial, duhej që pema e demokracisë të jepte frutet e para. Vendi të integrohej në BE, siguria juridike dhe e pronës të ishte arritur dhe trendi i rritjes ekonomike të mos njihte ulje, për shkak të resurseve natyrore të pamasa. Ndryshe nga sa ishin parashikimet, pema e demokracisë jo frute nuk po jep, por sopatat ja kanë copëtuar trupin.

Ky opinion është i kudoprekshëm në çdo kafe në Tiranë, Vermosh a Konispol, por përtej brengës opinioni mund të konsiderohej i induktuar mbase edhe nga lufta e brendëshme pozitë-opozitë. Motorrat propagandistikë janë ndezur duke paralajmëruar një garë të ashpër ku njëra palë pretendon se parajsa ka tre vjet që ka nisur, e tjetra duke tundur nëpër duar raporte ndërkombëtare negative ndaj vendit, raporte të cilat realisht janë të ashpra, por që qeveria duke i pluhrosur me pak pluhur zanash i servir si ëmbëlsira.

Në një cep të këtij ringu është qytetari, i cili ka lidhur kokën me peshqir, dhe vetë lutet për dy gjëra. Lutet për votën e shitur për një grusht miell, e që femijët e tij të pambrojtur t’ia falin pse i shiti të ardhmen e tyre aq lirë. Lutet që vëllai në diasporë të influencoi që perëndimi të bëj presion mbi qeveritarët për të mos rrënuar kombin. Në fakt, perëndimi ka një postulat. Nuk ndërhyn për aq kohë sa statuskuoja e qetësisë false nuk thyhet. Mirë apo keq, populli duhet të revoltohet, por hijet e ’97-ës ja presin hovin. Ky rreth vicioz, është ushqimi shpirtëror i korrupsionit, i cili ka në çdo rast një “win-win situation”, ose do vazhdoi të korruptoj e korruptohet, ose do të largohet nga vendi e të jetoj nën hijen e kërpudhës së parajsave fiskale.

Pra, diaspora duhet të bëhet aktor dhe katalizator njëherazi, për të sjellë farën e painfektuar nga virusi korruptiv. Në kontaktet me ta, gjej se edhe këtu në diasporë ka një problem. Në fakt është hall i madh. Diaspora nuk mund të vijë si pako postare me të gjithë aksesorët funksional, por kërkon një ambjent “karantin” ku elitat që pranojnë sakrificën e një jete më të vështirë, e të kthehen e ti shërbejnë kombit, me po aq zell, sa Izraelitët bëjnë për vendin e tyre të rrethuar njëlloj si ne, nga shtete miq-armiq.

Nevoja e thirrjes së diasporës si kavaleri në fushëbetejë, është evidentuar nga kreu i Partise Demokratike, pasi resurset luftarake opozitare, janë të pamjaftueshme, për të ndalur rrokullisjen e vendit drejt skenarit grek. Një pjesë jo e vogël e trurit ka emigruar në Kanada, ku statusi si diasporë është i dobët, sesa lidhja me vendit, për  shkak se migracioni këtu është i vonshmëm dhe me flukse më të larta intelektuale. Ky komunitet mund të ishte tepër i përshtatshëm për tu adaptuar përsëri në Shqipëri, nëse e ndjen të nevojshëm, për shkak të profilit të tyre me eksperiencë në të dy ambjentet. Një pjesë jo e vogël përgjatë viteve, kanë eksperimentuar individualisht, ti shërbejnë kombit, vendit. Disa kanë arritur, disa janë kthyer në diasporë, por disa kanë mbetur mes dy botëve.

Konkluzionet e të kthyerve në diasporë janë interesante. Armik madhor ata konsiderojnë “korporatizmin”. Ka korporatizëm në administratë, qeveri qendrore e lokale, por edhe në partitë kryesore politike. Në pamje të parë korporatizmi partiak, nuk duhej të ndikoj në punët e vendit, por ai është incentivi promovues, për jetën administrative.

Për shkak të evolucionit kulturor në diasporë, elitat që tentojnë ti shërbejnë vendit, luftohen me disa argumenta perëndimor, të sponsorizuar nga korporatizmi. Argumentat korporata sigurohet që ti arshivojë mirë, që çdo kërkim mbi elitat në shërbim, në rekordet e tyre të jetë negativ, duke i siguruar jetëgjatësi vetë pardronit korporat. Agumentat janë hijshmërisht të goditura. Ja disa prej tyre: “është rebel (ndaj korporates) ….. nuk di të punoj në grup (me korporatën) …. është i mbikualifikuar ….. është më qytetar se duhet …. idetë e saj janë për 2050-ën.”

Në fund, si e do forca e zakonit, që dicka të realizohet krkon një faturë financiare, të cilën dikush nga korporata mund ta paguante me shumë më tepër zell, për të mos u realizuar, sesa diaspora për tu realizuar. Beteja vazhdon ndaj le të shpresojmë se një ditë shqiptaret aty do të marrin kurajon e të ngrihen mbi këto sfida.

Kategori
Uncategorized

Godet “Lolita”: Nga Ristani te Nano, je me cilat simbole i krahason.

Faqja e njohur dhe thumbuese në rrjet “Lolita”, ka bërë një krahasim therës të politikanëve me disa sende apo simbole, se si ata perceptohen në opinionin e përgjithshëm.

Nuk kanë kursyer sarkazmat e firmën e Edi Ramës, që shpeshherë është shkruar nga më ironikët se përngjan me një organ intim.

Ministir Ahmetaj i është vendosur përkrah një brisk, në kuptimin ndoshta nga që ka në dorë taksat.

Por ka edhe krahasime më ngacmuese dhe të sikletshme sikurse mund të shihni më poshtë:

Ja si e sheh një fanse ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqajn.

Arben Ristani

Koco Kokedhima

Sali Berisha

Erjon Brace

Taulant Balla

Parlamenti

Rama-Meta

Firma e Edi Rames

Eduart Ndocaj

Arben Ahmetaj

Ilir Meta

Fatos Nano

Ylli Manjani

Gramoz Ruci

Jozefina Topalli

Ylli Pango

Lali Eri

Dashamir Shehi

Tritan Shehu

Dritan Prifti

Bujar Nishani

Ardian Fullani

Mesila Doda

Saimir Tahiri

Briseida Shehaj

Baba Taku

Neranxi

Haxhinasto

Panariti

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Ja si “Sigurimi i Shtetit” ndiqte nga pas ambasadorin e parë të SHBA në Tiranë.

uillaim rajerson - sigurimi

Nga Kastriot Dervishi

Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri i periudhës së demokracisë, Uilliam Rajërson, në intervistën e para dy ditëve pohoi ndjekjen që i bënte ditët e para Sigurimi i Shtetit. Ai është parë prej Sigurimit si përfaqësues i “imperializmit amerikan”, si “armik”, por edhe si “kuadër zbulues”. Kjo ndjekje, nga e cila është dokumentuar ajo e periudhës prill-qershor 1991 përfshinte lëvizjet e tij si dhe përgjimet telefonike. Këtë informacion ai e ka bazuar në një publikim që kam bërë para disa vitesh. Kur e kam lexuar për herë të parë jam habitur. Disa dokumente mbanin shënime të llojit “të asgjësohet”, gjë që na jep të kuptojmë një shpëtim të rastësishëm dhe se fare pak prej këtyre dokumenteve kanë mbërritur në ditët tona. Përgjimi i z.Rajërson më është dukur një veprim i pabesë, tipik komunist i frymëzuar nga tradita komuniste dhe nga lidhjet lindore ruso-serbe. Dokumentet përkojnë me fazën e fundit të aktivitetit të Sigurimit të Shtetit, një institucion i degraduar, thellësisht politik dhe pa parime kombëtare, i cili i shihte amerikanët me syrin e Partisë së Punës që shquhej për retorikën e saj antiamerikane. Z.Rajërson ishte i drejtpërdrejtë në atë kohë me qëndrimin që duhej mbajtur ndaj komunizmit, kësaj të keqe të madhe që i shkaktoi pasoja të rënda Shqipërisë. Kështu që nuk kishin asnjë vlerë gjurmimet e Sigurimit.

Çdo shtet ka platforma në lidhje me veprimet agjenturore-operative që ndërmerr, me objektet e punës, etj. Por në radhë të parë nga këto veprime përjashtohen shtetet aleate, këtë rast sigurisht shteti nr.1 ishte SHBA. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe aleati më i madh i kombit dhe shtetit shqiptar. Dokumentet në fjalë tregojnë se komunistët nuk e cilësonin vend aleat Amerikën në vitin 1991, pavarësisht se ishte një kohë kur ishte pranuar pluralizmi politik.

Në analizën e fakteve historike për mua si studiues i fushës së historisë tre janë ngjarjet më të mëdha të kësaj kohe: nisja e procesit të destalinizimit të Shqipërisë, dalja nga ndikimi ruso-serb si dhe futja e saj nën ndikimin amerikan e Atlantik.

Bashkëlidhur dokumente në të cilat përshkruhen aktivitete të zakonshme ditore të z.Rajërson në atë kohë.

dokumentet rajerson