Kategori
Uncategorized

Miratimi me kushtetutë i martesave gay, tronditje nga themeli për shoqërinë shqiptare.

2016-07-09 14.17.03

Nga Dr. Albano ZHAPAJ

“Sheqeri nga lart, e zeheri nga poshtë”, – thotë një fjalë e urtë popullore. Kush e ka parë filmin “Gjeneral Gramafoni”, me artistin e madh Kadri Roshi, me siguri e kujton episodin kur në lokalin e xha Brahos, orkestrantët popullorë, miqtë e Halit Beratit, po dëgjonin gramafonin me pllakën e muzikës popullore që ku i fundit kishte bërë në Radio Korça, me sponsorizim të italianëve. Mbasi mbaroi kënga popullore shqiptare e Xhixhilesë, dikush ktheu pllakën e gramafonit nga krahu tjetër dhe paritur dëgjohet muzikë italiane, e atyre viteve, kuptohet, në vend të asaj shqiptare.

Është tepër mbresëlënëse skena kur aktori Kadri Roshi,  në rolin e Parandilit, sapo fillon muzika e huaj, e incizuar nga ana e pasme e pllakës së gramafonit, i habitur nga kjo e papritur, dhe i acaruar thotë: “Ç`është ky marifet, more djem? Mbas këngëve tona, na paskan ngjitur edhe ca këngë nga të tyre.”

Më së fundmi u zbulua se me ndryshimet në Kushtetutë, do të futen edhe martesat e personave me të njëjtën gjini, ose siç përdoret gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, martesat gay. Reforma e shumëpërfolur e drejtësisë, si e shumë kërkuar nga poshtë, dmth nga sovrani, paska pasur brenda saj edhe këtë hile, që me sa duket i paska shpëtuar syrit të sovranit.

Si pjesëtar i asaj pjese të madhe të shoqërisë, që kërkojnë me ngulm miratimin e Reformës në Drejtësi, kur dëgjova se “ustallarët e huaj”, mes “këngëve tona” kishin futur edhe ca “këngë nga të tyret”, mu kujtua menjëherë ky episod i filmit dhe shprehja e xha Parandilit (Kadri Roshit), që në thelb nënkupton se mes “sheqerit nga sipër”, paska pasur edhe ca “zeher nga poshtë”.

 

Ruajtja dhe mbrojtja e institucionit të familjes

Institucioni i martesës mes burrit dhe gruas është themeli i shoqërisë sonë. Suksesi i tij si institucion, ka përcaktuar dhe do të përcaktojë suksesin tonë si komb. Kjo është provuar si nga përvoja dhe studimet e pafund të shkencave sociale që martesa tradicionale është më e mirë për fëmijët. Fëmijët që rriten në familje të martuara kanë më shumë gjasa për të studiuar në universitete, janë fizikisht dhe emocionalisht më të shëndetshëm, kanë më pak të ngjarë të përdorin drogë ose alkool, të angazhohen në krim, ose të kenë shtatzëni jashtë martesës. Suksesi i martesës ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien ekonomike të individëve.

Martesat brenda të njëjtës gjini, përbëjnë padyshim për shoqërinë tonë, një kërcënim serioz, jo vetëm për vlerat dhe traditën e vendit tonë, por do të sjellë një tronditje nga themeli të shoqërisë shqiptare, pasi do të sjellë edhe një ri përkufizim të konceptit të martesës.

Kjo është më shumë se një çështje konceptesh ligjore dhe idesh, kjo është një sulm mbi themelet e shoqërisë sonë, e cila sfidon institucionin e martesës, të cilit, për mijëra vjet në pothuajse çdo qytetërim, familjes me “nënë e babë” i është besuar rritja e fëmijëve dhe transmetimi i vlerave dhe trashëgimisë kulturore.

Familja tradicionale e bazuar mbi martesën e burrit me gruan, dhe e bekuar nga Zoti, është një nga vlerat themelore të shoqërisë shqiptare. Familja ka qene dhe mbetet embrioni i organizmit shoqëror për njerëzimin dhe si e tille duhet konservuar si një vlere e virtyt i patjetërsueshëm dhe i pa kopjueshëm nga modele të tjera të bashkëjetesës në shoqëri.

Familja është bërthama e qytetërimit dhe njësia themelore sociale e shoqërisë. Studimet tregojnë qartë se institucioni i familjes është forma e parë e komunitetit dhe qeverisë. Në qoftë se ne kemi familje të fortë, ne do të kemi shkolla të forta, institucione të forta, dhe komunitete më të forta, më pak varfëri dhe më pak krim.

Familja tradicionale dhe prindërit tanë, nëna dhe babai, janë padyshim dashuria dhe përgjegjësia jonë, dhe si të tillë duhet ta shtyjmë këtë përgjegjësi në brezat që vijnë, dhe jo ta shkatërrojmë, ta transformojmë, e ta tjetërsojmë, për asnjë arsye në botë. Familja e “nënës dhe babës” janë ata që në shekuj na kanë sjellë këtu ku jemi, me këtë identitet e me këto vlera, ata dje, si ne sot, sakrifikuan çdo gjë, çdo moment të jetës së tyre për ne, ata na dha jetën dhe dashurinë e pakushtëzuar. Dhe ne u dhamë atyre thinja pafund. Dinjiteti dhe lumturia e “nënës dhe babës”, pra familjes,  është detyrimi dhe dashuria jonë.

 

Ofendim i emigrimit pothuaj 26 vjeçar të shqiptarëve, dhe ëndrrës së tyre evropiane

Nuk ka familje në shqëipëri, që në formë direkte apo indirekte të mos jetë prekur nga fenomeni i emigracionit, qysh nga viti 1990, ku ata vetë, vëllezërit dhe motrat e tyre në emigracion, kanë punuar e luftuar çdo ditë për të ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri.

Dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin, dashuria dhe respekti për më të moshuarit, mbajtja e familjes së bashku, sakrifica për të respektuar rrënjët tona dhe traditat, sakrifica për edukimin e fëmijëve tanë ka qenë gjithmonë pjesë e jetës tonë të përditshme.

Liberalizimi i vizave me bashkimin Evropian i dha kuptim dhe dimension të ri përpjekjeve të shqiptarëve për të pasur një familje të bashkuar,  si dhe jetës sonë si evropianë. U ribashkuan mijëra familje të ndara prej 20 vjetësh, vëllezërit dhe motrat, prindërit dhe fëmijët që jetonin larg për një kohë të gjatë, pa pasur një mundësi për të udhëtuar dhe për të takuar njëri-tjetrin, gjyshërit dhe gjyshet të cilët nuk ishin në gjendje të shihnin nipërit e mbesat e tyre kur ata lindnin.

Historia e emigrantëve shqiptarë dhe përpjekjet e tyre që ta shihnin një ditë shqipërinë ashtu siç e kishin ëndërruar, është padyshim dëshmitarja më besnike ndaj të vërtetave evidente, e asaj për të drejtën për jetën, për  familjen, për fëmijët e lindur dhe rritur nga “nënë e babë”, të cilët  kanë të drejtën e patjetërsueshme të jetës dhe vazhdimësisë së saj në martesën “burrë e grua”, që nuk mund të cënohet, asnjëherë dhe nga askush, sot e mot, pa arsye legjitime.

Shqiptarët njohin dhe nderojnë përpjekjet kurajoze të atyre që mbajnë barrën si prindër të vetëm, për arsye objektive apo subjektive,  ashtu si besojmë se martesa tradicionale, e cila rrjedh si vullnet nga Zoti nga bashkimi i një burri dhe një gruaje, dhe që sot më shumë se kurrë duhet të mbështetet si standard kombëtar, si një qëllim i qëndrueshëm, dhe të promovohet përmes ligjeve që rregullojnë martesën. Mbrojtja e familjes së “nënës dhe babës”, si bërthama themelore e shoqërisë sonë shqiptare, është dhe duhet të mbetet në qendër të konceptimit tonë për vendin.

 

Në Evropë si shqiptarë dhe jo si imitim i dikujt tjetër

Kushdo e di fort mirë se slogani i Bashkimit të vendeve Evropiane është “Të bashkuar në diversitet”, çka është fort e qartë dhe nuk lë hapësira për keqkuptime apo keqinterpretime. Popujt evropianë janë bashkuar në një, por duke ruajtur secili vlerat dhe traditat e veta.

Kushdo që kërkon ta shesë ndryshimin me kushtetutë të kuptimit të institucionit të familjes, si një parakusht për hyrjen në Bashkimin Evropian, mashtron dhe mashtron rëndë. Evropa nuk ka nevojë të pranojë në gjirin e vet popuj që imitojnë popuj të tjerë, apo popuj që braktisin vlerat e tyre tradicionale për të huazuar ato të popujve të tjerë, pasi sipas kësaj llogjike, kush popull tradhton vlerat e veta, e ka akoma më të lehtë të tradhëtojë vlerat e kopjuara.

Familja tradicionale shqiptare, ajo e “nënës dhe babës”, ajo familje që bën  sakrifica për të respektuar rrënjët dhe traditat shqiptare, ajo familje që bën  sakrifica për edukimin e fëmijëve, nuk mund të ndryshojë për vullnet të “ustallarëve të ligjeve”,  qofshin të vendit apo të huaj,  është mirë që përpara se të ndërmarrin një marrëzi  të tillë, të dëgjojnë  zërin e këtij populli, skalitur në këngë,  se: …”këtu që përpara hënës…. gur i babës dhe i nënës/ dhe loton, dhe ia merr këngës….këtu dega i ngjan rrënjës;  Këtu besa dhe betimi…. trimëria dhe guximi/  këtu i pari çlirimi….ku pi foshnja qumësht gjiri.”

Më qartë se kaq s`ka çtë flasë ky popull, o miq.

Kategori
Uncategorized

Pse Rama është i rrezikshëm për median, aq sa Berisha dikur?


Pse Rama është i rrezikshëm  për median, aqsa Berisha dikur?

Edi Rama e njeh pushtetin e medias, aqsa nuk fle gjumë nëse dikush nga media e trazon.

Ai gënjen kur thotë se nuk i lexoj gazetat. I lexon, bile pa pirë kafen e mëngjezit. Ndjek televizionet ose më saktë ka Endri Fugën që i raporton për çdo lajm që nuk i pëlqen. Por janë të paktë, tashmë, ata që ia prishin humorin.

Ka kapluar mbi 80 përqind të medias në vend  dhe si mjeshtër që është ka hedhur tentakulat për tu paraqitur në mediat ndërkombëtare si lider transformues në Shqipëri. Dhe po punon mirë me mediat ndërkombëtare; shkruan si editorialist në disa prej tyre, paguan në disa të tjera, kap lajmin botëror si nuhatës që është dhe duke e njohur rolin e medias lidhet vetë edhe si “korrespodent” vetëm që të dalë si emër-lajm.

Mjeshtërisht në përfeksion e luan këtë rol. Edi Rama ndryshon nga Berisha i I-rë (1992-1997) pasi di të shkruajë dhe mashtrojë bukur, sidomos kur shkruan për mediat e huaja. Mediat vendase nuk i begenis më, pasi në shumicë i ka blerë në interesa.

E keqja e rrezikshme mbetet se Edi Rama tani është kryeministër dhe ka futur shumë pushtete në duar.

Pushtetin ekzekutiv dhe ekonomik e ka në xhep dhe bën si të dojë.

Pushtetin e medias e ka lidhur me njëmijë fije e zinxhir interesash, sa nuk bëzan njeri. Me përjashtime të vogla ndonjë gazetë apo tek-tuk ndonjë lajm apo emision televiziv e acaron, por në masën dërmuese i ka nën kontroll. Dy televizionet kombëtare dhe RTV Publik i mirëkontrollon në interesa private. Gazetat në shumicë kanë pas tyre botues, të cilët duan apo nuk duan, kanë punë me kryeministrin, tatimet, doganat, leje ndërtimi, etj.  Mediat sociale  dhe disa ëeb-e online profesionaliste akoma nuk i ka futur në dorë, ndonëse po ushtron makinerinë e tij të pushtetit absolut për t’i kontrolluar me sms!

Realisht Edi Rama është kthyer pothuaj si Berisha i I-rë i viteve 1992-1997, porse tashmë jemi në një kohë zhvillimi digjital.

Është kohë tjetër kjo nga ajo e viteve të para të demokracisë.

Por duke e ditur rolin e medias si pushtet i katërt në një demokraci Rama-kryeministër po e asfikson këtë rol.

Nga vetë njeri i medias, dikur, po kthehet në një uzurpues i medias. Tashmë me një marifet edvist kërkon të fus në dorë edhe pushtetin e drejtësisë. Më pas e di vetë Edi se si e kthen pushtetin !

E kemi thënë disa herë se Rama nën hijen e reformave, po  keqpërdor disa pushtete,pra duhet të jemi vigjilent, për arësye se nën petkun e “njeriut reformator” ai po kthehet  në një uzurpator lirishë.

Dhe hajde e hiqe më !

Prandaj ka nevojë që shoqëria civile, media e cila ka mbetur e pakapur, politika, ndërkombëtarët të shikojnë përtej petkut që Rama vesh bukur, duke e lyer me fjalime brilante, sepse nesër do të jetë vonë. Për të gjithë.

Ambasadori amerikan Donald Lu, i cili rropatet dhe iu grisën 10 palë këpucë duke bredhur nëpër selitë e partive për vota reforme, duhet që përveç aktit që bëri për ligjin e dekriminalizimit në politikë të insistojë deri në hartimin e një ligji dekriminalizimi edhe për median.

Të shikohet se si i kaën vënë pasuritë sejcili dhe sejcila në botën e medias. Dhe nëse ka, që natyrisht ka, kushdo të dalë para ligjit siç po vepron ligji i dekriminalizimit në politikë.

Nëse Donald Lu hesht në këtë pikë atëhere kemi të drejtë ta akuzojmë siç thotë analisti i mirënjohur Fatos Lubonja se Ambasadori Amerikan Lu po punon për interesa të “sheikut Rama”.

S.Prulli.

Kategori
Uncategorized

Dekriminalizimi? Opozita me letra të hapura, ja formula.

2016-07-08 16.07.18

Propozim i Opozites

Zgjedhja e 12 Komisionereve te
Komisioneve te Perkoheshme te
Kualifikimit
(Vetingu)

Hapi 1

– Shpallja e Vakancave
• 1- Presidenti i Republikes (alternative: Avokati
i Popullit) shpall vakancat per 12 vende per komisionere te vetingut, antare te
Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit
• Kriteret per aplikim parashikohen ne
Kushtetute dhe ligj dhe jane te publikuara.
• Ne perfundim te afatit, Presidenti i percjell dosjet e aplikimeve Gjykates Kushtetuese.

Hapi 2

– Vleresimi dhe Vetingu
• Kryetari i Gjykates Kushtetuese perzgjedh me
short 3 antare te Gjykates Kushtetuese qe do te bejne vleresimin e kandidateve ne perputhje me kriteret , perfshire ato per integritetin e kandidateve.
• Formohet Paneli i Vleresimit prane Gjykates
Kushtetuese (PV).
• Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitotimit i bashkengjiten PV si ͞rojtar te
transparences͟, sic rekomandon Komisioni i venecias.

Hapi 2

– Vleresimi dhe Vetingu
• Paneli i Vleresimit shqyrton secilen dosje sipas kritereve ligjore, perfshire te dhenat mbi integritetin e kandidateve.
• Shqyrtimi behet mbi prova dhe fakte dhe kandidatit i jepet mundesia te faktoje permbushjen e kushteve dhe kritereve.
• Nese nje kandidat nuk ploteson kushtet, rrezohet.
• Vezhguesit nderkombetare kane akses te plote ne
te gjithe dokumentacionin.

Hapi

-3 Vleresimi dhe Vetingu
• Kunder vendimit te Panelit te Vleresimit mund te behet kerkese per rivleresim perpara  Gjykates Kushtetuese e cila merr vendimin  final per kandidaturen.
• Ne perfundim te procesit te shqyrtimit te kandidaturave, Kryetari i Gjykates Kushtetuese dergon ne Kuvend kandidatet e verifikuar dhe qe plotesojne te gjitha kriteret.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Kuvendi ngre nje komision parlamentar ad hoc me 12 antare, ku 6 anetare jane nga mazhoranca dhe 6 jane nga opozita.
• Komisioni zgjedh pa debat 12 kandidaturat qe do t’i paraqiten Kuvendit per miratim.
• Cdo anetar i komisionit ad hoc ka vetem nje vote dhe mund te votoje vetem per nje kandidature.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Votimi eshte i FSHEHTE dhe elektronik.
• Te 12 anetaret votojne ne te njejtin moment.
• Anetareve u shfaqet lista e kandidateve e plote dhe ne te njejten kohe.
• Nje kandidat nuk mund te votohet nga me shume se nje anetar i komisionit.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Sistemi elektronik garanton qe kur nje anetar i komisionit zgjedh nje kandidature, kjo e fundit nuk mund te zgjidhet nga nje anetar tjeter.
• Ne perfundim te votimit, sistemi shfaq listen e kandidateve te perzgjedhur.
• Lista zyrtarizohet.

Hapi 5

– Votimi
• Lista i paraqitet per votim Kuvendit ne seance plenare.
• Kuvendi ben votim miratues apo refuzues per te gjithe listen, pra lista votohet ne bllok dhe nuk votohet cdo kandidat.
• Cdo deputet ka vetem nje vote.
• Votimi behet me shumice te cilesuar per t’i dhene legjitimitet me te madh listes.

• NESE lista rrezohet ne votim, rifillon faza e perzgjedhjes nga komisioni (hapi4) me te
njeten liste kandidatesh sipas hapit 3.
• Komisioni ad hoc perserit proceduren e
perzgjedhjes.
• Votimi i dyte apo i trete kryhet me nje
mazhorance me te ulet. Kjo garanton qe
procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevoje per mekanizem te jashtem zhbllokimi.

Perfundimi i Procesit
• Ne perfundim te procesit te votimit, Kuvendi
shpall 12 anetaret e KPK te cilet marrin
detyren sipas ligjit.

Besojmë që kjo është një formulë që garanton një kompromis dhe më tepër se kaq, edhe një funksionim të shpejtë e të thjeshtë. E ripërsëris, ka më shumë se dy javë që kjo formulë është paraqitur në kanalet e negociimit tek pala tjetër. Deri më sot nuk ka pasur asnjë argument thelbësor për ta kundërshtuar. Për fat të keq maxhoranca vazhdon ta kundërshtojë pa argumente. Sigurisht që, mungesa e një vullneti për të arritur në një kompromis siç kërkohet nga Komisioni i Venecias, siç kërkohet edhe nga ajo marrëveshje e 24 Dhjetorit 2014, nuk është një gjë që mund të zëvendësohet me batuta. Nuk duhet të harrojmë që duhet të shkojmë drejt përfundimit me sukses të këtij procesi, përndryshe vullneti është që kjo reformë të mos bëhet nga maxhoranca. Ky ishte një shpjegim dhe një prezantim i thjeshtë dhe do tu vihet në dispozicion të gjithëve siç e premtuam.

Kategori
Uncategorized

Dekriminalizimi? Opozita me letra të hapura, ja formula.

Propozim i Opozites
Zgjedhja e 12 Komisionereve te
Komisioneve te Perkoheshme te
Kualifikimit
(Vetingu)

Hapi 1

– Shpallja e Vakancave
• 1- Presidenti i Republikes (alternative: Avokati
i Popullit) shpall vakancat per 12 vende per komisionere te vetingut, antare te
Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit
• Kriteret per aplikim parashikohen ne
Kushtetute dhe ligj dhe jane te publikuara.
• Ne perfundim te afatit, Presidenti i percjell dosjet e aplikimeve Gjykates Kushtetuese.

Hapi 2

– Vleresimi dhe Vetingu
• Kryetari i Gjykates Kushtetuese perzgjedh me
short 3 antare te Gjykates Kushtetuese qe do te bejne vleresimin e kandidateve ne perputhje me kriteret , perfshire ato per integritetin e kandidateve.
• Formohet Paneli i Vleresimit prane Gjykates
Kushtetuese (PV).
• Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitotimit i bashkengjiten PV si ͞rojtar te
transparences͟, sic rekomandon Komisioni i venecias.

Hapi 2

– Vleresimi dhe Vetingu
• Paneli i Vleresimit shqyrton secilen dosje sipas kritereve ligjore, perfshire te dhenat mbi integritetin e kandidateve.
• Shqyrtimi behet mbi prova dhe fakte dhe kandidatit i jepet mundesia te faktoje permbushjen e kushteve dhe kritereve.
• Nese nje kandidat nuk ploteson kushtet, rrezohet.
• Vezhguesit nderkombetare kane akses te plote ne
te gjithe dokumentacionin.

Hapi

-3 Vleresimi dhe Vetingu
• Kunder vendimit te Panelit te Vleresimit mund te behet kerkese per rivleresim perpara  Gjykates Kushtetuese e cila merr vendimin  final per kandidaturen.
• Ne perfundim te procesit te shqyrtimit te kandidaturave, Kryetari i Gjykates Kushtetuese dergon ne Kuvend kandidatet e verifikuar dhe qe plotesojne te gjitha kriteret.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Kuvendi ngre nje komision parlamentar ad hoc me 12 antare, ku 6 anetare jane nga mazhoranca dhe 6 jane nga opozita.
• Komisioni zgjedh pa debat 12 kandidaturat qe do t’i paraqiten Kuvendit per miratim.
• Cdo anetar i komisionit ad hoc ka vetem nje vote dhe mund te votoje vetem per nje kandidature.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Votimi eshte i FSHEHTE dhe elektronik.
• Te 12 anetaret votojne ne te njejtin moment.
• Anetareve u shfaqet lista e kandidateve e plote dhe ne te njejten kohe.
• Nje kandidat nuk mund te votohet nga me shume se nje anetar i komisionit.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Sistemi elektronik garanton qe kur nje anetar i komisionit zgjedh nje kandidature, kjo e fundit nuk mund te zgjidhet nga nje anetar tjeter.
• Ne perfundim te votimit, sistemi shfaq listen e kandidateve te perzgjedhur.
• Lista zyrtarizohet.

Hapi 5

– Votimi
• Lista i paraqitet per votim Kuvendit ne seance plenare.
• Kuvendi ben votim miratues apo refuzues per te gjithe listen, pra lista votohet ne bllok dhe nuk votohet cdo kandidat.
• Cdo deputet ka vetem nje vote.
• Votimi behet me shumice te cilesuar per t’i dhene legjitimitet me te madh listes.

• NESE lista rrezohet ne votim, rifillon faza e perzgjedhjes nga komisioni (hapi4) me te
njeten liste kandidatesh sipas hapit 3.
• Komisioni ad hoc perserit proceduren e
perzgjedhjes.
• Votimi i dyte apo i trete kryhet me nje
mazhorance me te ulet. Kjo garanton qe
procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevoje per mekanizem te jashtem zhbllokimi.

Perfundimi i Procesit
• Ne perfundim te procesit te votimit, Kuvendi
shpall 12 anetaret e KPK te cilet marrin
detyren sipas ligjit.

Besojmë që kjo është një formulë që garanton një kompromis dhe më tepër se kaq, edhe një funksionim të shpejtë e të thjeshtë. E ripërsëris, ka më shumë se dy javë që kjo formulë është paraqitur në kanalet e negociimit tek pala tjetër. Deri më sot nuk ka pasur asnjë argument thelbësor për ta kundërshtuar. Për fat të keq maxhoranca vazhdon ta kundërshtojë pa argumente. Sigurisht që, mungesa e një vullneti për të arritur në një kompromis siç kërkohet nga Komisioni i Venecias, siç kërkohet edhe nga ajo marrëveshje e 24 Dhjetorit 2014, nuk është një gjë që mund të zëvendësohet me batuta. Nuk duhet të harrojmë që duhet të shkojmë drejt përfundimit me sukses të këtij procesi, përndryshe vullneti është që kjo reformë të mos bëhet nga maxhoranca. Ky ishte një shpjegim dhe një prezantim i thjeshtë dhe do tu vihet në dispozicion të gjithëve siç e premtuam.

http://www.syri.net/wp-content/uploads/2016/07/Propozim-i-Opozites-per-Formulen-e-KPK.pdf

Kategori
Uncategorized

Kulla: Zoti Lu mos nxit antiamerikanizmin ne Shqiperi!

Kulla: Zoti Lu mos nxit antiamerikanizmin ne Shqiperi!

Nga Ilir Kulla

Ambasadori amerikan Donald Lu i ka shkruar leter deputeteve te votojne reformen e tij te Drejtesise. Ambasador fute mire ne koke, parardhesi yt Rajersoni na la trashgimni gjyqtaret dhe prokuroret e plepave. Po Rajersoni ishte sponsori numer 1 i Saliut te pare kur donte reformen kushtetuese te 1994 me te cilen do ti merrte te gjitha pushtetet me nje dore ato pushtete qe ti kerkon t ja japesh egzekutivit sot. Parardhesi yt John Withers bekoi ndryshimet kushtetuese te 2008, te cilat shkaterruan ekuilibrat e brishte te Demokracise shqiptare me marreveshjen nen tavoline Berisha-Meta.

Paraardhesi yt Alexander Arvizu ishte ai qe mbrojti qeverine e kohes pas ngjarjeve te 21 Janarit kur u vrane 4 vete ne Bulevard dhe po ky paraardhes ishte ai qe po ne emer te Departamentit te Shtetit ne nentor te 2013 tha se pas Jo per armet kimike raportet mes SHBA dhe Shqiperise do ndryshonin per keq. Ambasador ti nuk ke jetuar kurre ne nje vend ku ai qe ka ne dore qeverine te kete ne dore edhe gjyqesorin edhe financat e vendit, ne kemi lindur ne nje vend te tille kur njerezit humbasin lirine dhe demokracia vdes.

Ambasador a do ta kerkoje nje reforme te tille nese emri i Kryeministrit do te ishte Sali Berisha, kurre nuk do ta lejoje dhe me te drejte, epo po me kaq te drejte mos u bej pale me politiken e dites se ti iken sikurse paradhesit e tu e ketu do ngelemi ne dhe femijet tane. Ambasador mos u bej ti arsyeja e lindjes se antiamerikanizmit ne nje vend ku njerezit i adhurojne SHBA si modeli dhe djepi i demokracise.

Kategori
Uncategorized

Dy statuse pas letrës së Lu: Rama si Pasha, vetëm nargjileja i mungon.

Lu1Letra e ambasadorit amerikan, Donald Lu, dërguar deputetëve për reformën në drejtësi, ka provokuar reagime të shumta.

Mëngjesin e sotëm, deputeti Oerd Bylykbashi publikoi një status si përgjigje për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për çështjen e vendeve të rezervuara.

Ndërkohë në krahun tjetër, deputeti Pandeli Majko publikoi një status të gjatë për letrën e Lu.

 

Statusi i Oerd Bylykbashit

Kryeministri dje kishte sajuar batuten e re folklorike per reformen ne drejtesi. Sipas tij PD kishte levizur nga formula e “vendeve te rezervuara” tek formula e “vendeve te blinduara”. Ve bast qe i ka pelqyer shume gjetja, por as qe e ka idene se per çfare flet.

PD propozon qe 12 komisioneret e vetingut te zgjidhen 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita mes profesionistesh, ndersa formula e “Votes se Vetme te Trafikueshme” qe ngul kembe Kryeministri, ben qe kryeministri te marre me siguri matematikore 8 komisionere qe do shkarkojne gjyqtaret dhe t’i mbaje per 9 vjet. Pas kesaj keta komisionere ikin ne shtepi, pra do te punojne vetem nje here dhe vetem per Ramen.

Pra Kryeministri eshte shume dakord me PD; duhet formula e vendeve te rezervuara. Por ama, si mund te jete ai baraz me PD?! Kurre! Kryeministrit i duhet nje divan me 8 “vende te rezervuara” qe te shtrihet sa gjate gjere dhe te mbaje edhe telekomanden siper barkut qe ta komandoje drejtesine sipas qejfit, pa u ngritur nga divani. Tamam si pasha, vetem nargjileja i mungon.

Si e thoshte Brezhnjevi? Ajo qe eshte e imja eshte e imja, ajo qe eshte e jotja mund ta negociojme. Pra 6 vendet e rezervuara te Kryeministrit nuk diskutohen, por hajde te negociojme ato te opozites dhe mos t’i leme 6 por vetem 4. Madje edhe 4 shume jane por hajt, s’po e teprojme! Keshtu po qe eshte reforme euroatlantike!

Rezervojini Kryeministrit divanin me 8 vende dhe kompromisi u krye! Se mos thoni qe kur kryeministri kontrollon shumicen e komisionereve te vetingut politizohet gjyqesori, ore?! Rreziku vjen vetem dhe vetem nga 4 vendet e opozites dhe kete mediat e Kryeministrit t’ia ngulin mire ne koke shqiptareve dhe te huajve!

Kompromis ka, por duhen profesioniste per ta kuptuar :))

 

Statusi i Pandeli Majkos

Letra e djeshme e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë një udhëkryq të pazakontë. Ajo është përgjigja ndaj saj.

Letra e Ambasadorit Lu është e paprecedentë për mënyrën se si politika amerikane vendos raportet me një cështje në pamje të jashtme si “cështje e brendëshmë” e një vendi.

Ka pak njerëz, por KA edhe në Partinë Demokratike që e kuptojnë “kodin” e saj. Kjo parti u krijua si aspiratë ndaj Perëndimit e shoqërisë shqiptare përpara 25 viteve. Ky është fakt.

Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore. Ky është një rrezik real. Askush nga ata që bëjnë sikur flitet për një “interes personal” të një ambasadori, me këtë që po ndodh, janë duke thënë të vërtetën. Eshtë e tepërt që letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shikohet e lidhur edhe me “refuzimin” e Edi Ramës për dialog. Ky i fundit, në këtë fazë të reformës, nuk ka cfarë “të negociojë” edhe po të dojë ta bëjë këtë.

E vërteta e vërtetë është se politika shqiptare nuk është vënë nën presion për të pranuar të “pamoralshmen” apo “kapjen e sistemit”. Arsyetimi se refuzimi i reformës së drejtësise është një akt sovraniteti është ironik. Edhe zhurma nën tavolinë për refuzimin e një “Euleksi” në Shqipëri nuk ka asnjë paralele për një vend anëtar të NATO-s. Reforma e drejtësisë do të preki vetëm “sovranitetin” e sistemit të korrupsionit në vend. Refuzimi i kësaj Reforme do të njollosi vendin dhe politikën e tij. Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë dhe jo sovraniteti i saj është ai cfarë diskutohet me votimin ose jo të reformës në drejtësi.

Refuzimi i Reformës të Drejtësisë nuk do të jetë një akt ku “cudia më e madhe zgjat tre ditë!” Letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të qartë se politika shqiptare është përgjegjëse për një vendim që shkon përtej një mandati katër vjecar për të cilin ajo është votuar.

Refuzimi i Reformës së Drejtësisë do të konsiderohet një akt frike i politikës. Historikisht kur politika dhe frika janë bërë bashkë ato e kanë izoluar Shqipërinë. Ata që kuptojnë, e dinë që letra e ambasadorit Lu, nuk ishte “letra e Lu-së”. JO!

Shqipëria është shteti më i sabotuar në historinë europiane. Edhe për këtë arsye, ai është drejtuar nga interesat e politikanëve të cilët krijuan përshtypjen se shqiptarët i “lodh” miqësia më shumë se armiqësia… KJO NUK ESHTE E VERTETE! Letra e Ambasadorit të vendit që ka qenë i gatshëm të bëjë LUFTE për shqiptarët pohon pikërisht këtë fakt.

Në të tilla raste në historinë e cdo vendi ka “histori të pashkruajtura”. Po kujtoj dicka, i detyruar nga rrethanat. Gjatë Luftës së Kosovës, një politikan shqiptar u dekodifikua si bashkëpunëtor i një shërbimi inteligjent kundërshtar të “shkrirë”. Përballë mosbesimit tim bashkëfolësi i huaj me një të folur cinike më tha shkurt: “Nuk keni pse shfaqni mërzi për njerëz që nuk e meritojnë. Ata janë vec të mërzitshëm në mërzinë e tyre. Janë njerëz pa kohë! Nuk meritojnë asgjë!”…

Të kthesh kokën pas në momente të vështira është gabim. Por, kjo edhe ndodh kur ngjarjet përsëriten. Dikur student vendosa të përbuz! Përbuza politikën e vendit tim që drejtohej nga njerëz “pa kohë” që na udhëhiqnin drejt ASKUNDIT! Kjo ndodhi përpara se të vinte dhjetori i vitit 1990.

21 korriku është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Politika duhet të vendoset në krah të interesave kombëtare të vendit. Shqiptarët inatin dhe zemrën i kanë njëlloj! Me votë politika duhet të zgjedhi midis të parës dhe të dytës. Abstenimi, në këtë rast, është “KUNDRA”. Udhëkryqet në histori përbuzin naivitetin dhe ata që bëjnë si të tillë. Refuzimi i UDHETIMIT DREJT ASKUNDIT është interesi ynë kombëtar. Në rrethana të ndryshme REFUZIMI I PERENDIMIT ka ndodhur edhe më parë nga Shqipëria. Ndaj sot, justifikimi nuk ekziston. Pohimi i vetëvetes është akt jo fjalë! Sigurisht.

Kategori
Uncategorized

Letra romantike e Romana Vlahutin: ‘Më pëlqen të krruhem me Benin’.

Vlahutin Ahmetaj
Përshndetje Mandi-FSHF.

Jam Romana Vlahutin. Shiko Mandi, me thënë të drejtën kisha parë futbollistë ne televizor dhe gjithnjë kam vrarë mendjen pse nuk më prek njeri me dorë nga këta çunat seksi.

Arsyen pse futbollistët duken aq seksi e zbulova ndërsa isha në fushë mes Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit me shokë. Sekreti i bukurisë së një futbollistit është fanella që vesh por jo vetëm.

Sekreti i bukurisë së një futbollisi është të krruajë edhe testikulin e mëngjër mbi fanellën. E ke vënë re sa kot duken njerëzit kur krruajnë testikujt sipër pantallonave të thjeshta ose kur Mirela Kumbaro e krruan testikulin mbi fustan?

Nuk po them se merita e krruajtjes i takon vetëm fanellës, normale që jo. Arben Ahmetajt bravo i qoftë që mban dy kunguj në një sqetull për mendimin tim.
Duhet të jesh kokë e madhe që të rritësh ekonominë dhe të dish të krruash testikujt artistikisht.

Unë mendoj se kjo është dora e Edi Ramës, sepse mendoj që të krruash me aq sharm duhet eksperiencë, durim, mësim dhe shpirt artistik.

U përqëndrova pak te testikujt por kjo nuk do të thotë që të tjerët ishin më pak interesantë se dora e artë e Arben Ahmetajt. Nuk e dija me thënë të drejtën që Saimi ishte aq çun trendi.

Ndërsa i pashë tatuazhin e metalarit tek shala, driekt mendova si t’i gjej anën Jolezës, ta bëj shoqe që të nis mëngjesin me Donald Lu-në dhe të përfundoj në darkë tek pallati i Saimir Tahirit.

Nejse, si të mos mjaftonte tatuazhi, vajti bëri edhe gol për të ma lënë mua jetën në një dilemë dhe merak të madh.

Performancën më të madhe në atë ndeshje e ka dhenë Lali Eri dhe i kam çuar personalisht një mesazh urimi.
Doja të ma fuste topin mes këmbëve, por kisha veshur fustanin e gabuar .

Tjetër çfarë më bëri përshtypje ishte se Blendi Çuci është shumë seksi. Barkun e ka pak si policët e rrugores në kohën e Salës. U afeksionova pas Çuçit sa më eklipsoi dhe atë tatuazhin e Tahirit.

Atë bark ai mund ta heqë me ca séanca palestre përshembull, se sharmi nuk i mungon jo, as shala.

Si përfundim vendosa të zë shoqëri me të sepse ai nuk ka shumë komplekse, ndërsa Erioni ka shumë fansa. Tahiri më pëlqen po është shumë trendy për mua.
Pas një analize të ndeshjes vendosa që të zë më shumë shok Benin, jo se dua të krruhem me Benin, por nuk e mohoj dot që më çmend sharmi i tij kur ai e krruan.

Kaq kisha Mandi, je me fat që të gjithë këta çuna i ke në një skuadër dhe për më tepër i ke të gjithë aksionerë tek kulla e stadiumit.
Vetëm Damiani mungonte, çudi, se ai ka dhe dy kate  tek ajo kulla e stadiumit se i tha atij ndërtuesit të ‘Albstarit’ që përqindjen e TAP-it t’ia kthente pronë tek kulla.

Ika Mandi, pafshim dhe mos harro që kemi reformën, fol me De Biazin, na duhet dhe vota e tij.

Hashtag.Al

Kategori
Uncategorized

Blerim Skoro.“Unë spiuni i CIA_s” Historia dhe fundi i shqiptarit nga Kosova.

Blerim Skoro

 

Punë spiuni, punë m….. Edhe Amerika njësoj si dikur Gjermani.

Ai u arrestua në muajin shkurt të këtij viti, sapo hyri në një metro në Bruklin të SHBA-së, i cili u kap duke përdorur një kartë studentore.

Blerim Skoro, shqiptar i Kosovës, për shkak të një gabimi tani rrezikon që të dëbohet nga vendi. New York Times i ka kushtuar një artikull historisë së tij.

 “Unë kam punuar për Qeverinë e SHBA. Isha trajnuar për Uashingtonin, kam qenë spiun”,thotë Blerim Skoro.

Shqiptari i druhet faktit që të kthehet në Kosovë, për shkak se ka qenë anëtar i ish-Jugosllavisë. 45-vjeçari u arrestua në SHBA në vitin 2000 për drogë dhe u dënua me 7 vite burg. Pas 11 shtatorit 2001, ai nisi të bashkëpunonte me autoritetet, u bë informator i tyre, dhe nga burgu jepte informacione për të burgosurit e tjerë që kishin lidhje me terrorizmin.

Pasi doli nga burgu, ai u transferua në një shtet tjetër duke punuar si informator i SHBA-së. Në vitin 2010, CIA preu lidhje me të dhe Blerim Skoro u kthye në SHBA përmes Kanadasë, në mënyrë ilegale. Vitin e kaluar, me ndihmën e një avokati, 45-vjeçari u takua me zyrtarë të FBI-së dhe të Departamentit të Antiterrorizmit në Policinë e Nju Jorkut. Ai donte që të ofronte ndihmë në luftën kundër të ashtuquajturit ‘Shteti Islamik’.

Skoro jeton në Nju Jork me bashkëshorten dhe tre fëmijët, të gjithë me dokumente amerikane. Blerim Skoro shkoi për herë të parë në SHBA në vitin 1994, ndërsa në vitin 2000 u kap me 14 kg heroinë, por pas bashkëpunimit me drejtësinë, vitet e dënimit iu ulën. Pasi filloi bashkëpunimin me CIA-n, Skoro u trajnua në një vend të sigurt në Maqedoni. Qeveria Amerikane i caktoi atij detyra të caktuara në Pakistan, vende të Ballkanit dhe në Siri. Skoro shfaqej si xhihadist për të zbuluar dhe mësuar informacione rreth terrorizmit, e që më pas këto të dhëna ia përcillte autoriteteve amerikane.

Skoro tregon se në Egjipt ai u miqësua shumë me Betim Kaziun, një shqiptar që i kishte treguar planet e tij për të sulmuar SHBA-në. 45-vjeçari shton gjithashtu se këtë informacion ia përcolli CIA-s. Kaziu më vonë u arrestua dhe u dënua me 27 vite burg në SHBA.

Pas përpjekjeve të shumta të tij për të ofruar shërbimet për qeverinë amerikane, situata vjen e tillë që më 23 mars të këtij viti, një ditë pas sulmeve terroriste të ISIS në Bruksel, një prokuror amerikan tha se Qeveria ishte e interesuar nëse Skoro mund të ofronte ndihmën e tij. Por, dy ditë më vonë, Qeveria e SHBA u tërhoq dhe Blerim Skoro është ende në paraburgim, ku ndodhet edhe sot, në pritje për t’u dëbuar nga Amerika për hyrje të paligjshme.

 

00SPYTALE2-master675

Kategori
Uncategorized

S’ka reformë, pa amnisti të politikanëve hajdutë.

Nga Kreshnik Spahiu

Dhjetëra deputetë dhe ministra hajdutë po debatojnë me njëri-tjetrin për të reformuar drejtësinë. Dhjetëra diplomatë negociojnë çdo ditë më këta hajdutë që të votojnë reformën në drejtësi. Dhjetëra projekte të ndryshme reforme propozohen nga vetë hajdutët e politikës për reformën në drejtësi.

Miliona shqiptarë naivë presin që këta hajdutë të politikës të reformojnë drejtësinë dhe ti thonë burgut hapu.

A mundet Edi Rama të jetë edhe kryeministër edhe kryeprokuror?

Shqipëria drejtohet nga të njëjtat fytyra që i kemi prej një çerek shekulli dhe reforma kërkohet që ata të përgjigjen përpara drejtësisë. Pra ata që duhet të penalizohen u dashka të votojnë edhe rithemelimin e gjykatave dhe prokurorive?

Nga kjo reformë miliona njerëz nuk shpresojnë as të rriten pagat, as të ulen taksat, as të ulen çmimet, as të rriten pensionet, as të ulet papunësia por thjesht dhe vetëm 30 apo 40 politikanë të hynë në burg dhe të kënaqen duke i parë pas hekurave. Nga ana tjetër këta 30 apo 40 persona mbajnë peng sistemin politik dhe gjithë Shqipërinë sepse ata rrezikojnë që nëse dalin nga politika të futen në burg.

Shqipëria mes tre alternativave:

1) Të mbahet peng në qeverisje dhe establishmet të hajdutëve të politikës edhe për 25 vite të tjera?

2) Të arrestohen këta 30-40 politikanë hajdutë gjë e cila s’ka asnjë shanc të ndodh?

3) Amnisti penale për të gjithë politikanët hajdutë me tre kushte:

– Falje për veprat penale që kanë kryer

– Amnisti për paratë e pista që kanë vjedhur

– Të largohen nga politika për gjithmonë

Nga të treja alternativat politiko-juridike në interesin e publikut do të ishte zgjidhja e tretë sepse:

1) Largon nga skena politikanët e të gjitha ngjyrave që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë dhe rinovimin e politikës. Largimi i tyre dhe ndërtimi i një elite të re politike mund të bëjë të mundur ndërtimin e një Shqipërie të re.

2) Miliarda para të vjedhura të shqiptarëve nga qeveritarët dhe të groposura apo depozituara jashtë, të rikthehen dhe futen në qarkullim në Shqipëri.

Në këto kushte interesi kombëtar dhe prosperiteti i Shqipërisë do përshpejtohej duke amnistuar dhjetëra politikanë hajdutë të cilët vetëm një pakt i tillë do ti largonte nga skakiera politike dhe kjo do të garantonte: “Hapjen e krahut” për një Shqipëri tjetër dhe rikthimin i parasë në atdhe.

Në të kundërt ëndrra për të kalbur në burg disa fytyra të politikës përpos urrejtjes dhe destabilizimit do mbetet një iluzion i gjatë edhe për 25 vite të tjera sepse ata kanë në dorë edhe “ligjin edhe Maliqin” ose thënë ndryshe edhe “gurin edhe arrën”.

Shqiptarëve duhet tu interesojë çlirimi i Shqipërisë nga peng-marrja dhe të mos shohin ëndrra me sy hapur për burgimin e qeveritarëve. Marrja peng e Shqipërisë është me rrezikshmëri të lartë prandaj më mirë tu garantojmë lirinë dhe bizneset e pista në këmbim që ata të na dorëzojnë Shqipërinë që e kanë burgosur në portofolin e tyre!

Mos shpresoni ore shqiptar qyqarë, se nuk do ketë kurrë reformë nëse nuk i amnistojmë hajdutët e politikës!

Kategori
Uncategorized

Zoti Donald Lu, me kinezëritë, po I zhgënjeni shqiptarët. Jakup Gjoça.

Edi Rama (a) ka blerë edhe heshtjen e ambasadorit Amerikan Donald Lu

Jakup B. GJOÇA, gazetar.

Zoti Donald Lu, me kinezëritë, po I zhgënjeni shqiptarët

Zoti Donald Lu, kthesa 360 gradëshe e politikës tuaj, tjetërsimi 360 gradë I gjuhës që ju komunikoni me shqiptarët, vetëm në 7 muaj, është tatëpjeta e zhgënjimit që ndjejnë shqiptarët me ju, si ambassador I SHBA ne Tiranë, si zëdhënës I Presidentit Obama në Tiranë.
Ju, zoti Donald Lu, me shqipen e pastër që keni mësuar, në nëntor 2015 u thatë shqiptarëve, se janë deputetët kriminelë dhe ministrat e korruptuar që pengojnë reformën në drejtësi.
Që ka nëntori I 2015, e deri më sot, asnjë deputet kriminel nuk është larguar nga Parlamenti shqiptar dhe asnjë ministër I korruptuar I kryeministrit Rama nuk është larguar nga qeveria.
Reforma në drejtësi, ende edhe sot nuk mund të miratohet. Ca më keq, asnjë shqiptar, sado naiv, sado budalla, nuk mund të besojë që kjo reformë në drejtësi, e projektuar në kuzhinën e kryeministrit Edi Rama nuk mund të zbatohet.
Thjesht, sepse ju vetë, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë,
Sepse ju vetë, zoti përfaqësues I Presidentit të SHBA në Tiranë, ua thatë shqip shqiptarëve në nëntor 2015: Që janë deputetët kriminelë dhe ministrat e korruptuar që e pengojnë reformën në drejtësi.
Deputetët kriminelë, që ju zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, etiketuat publikisht shqiptarëve, janë natyrisht te Partia Socialiste, sepse është absurde të ndokush të mendojë se deputetët e opozitës, mund të pengojnë reformën në drejtësi.
Ministrat e korruptuar, që ju zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, etiketuat publikisht shqiptarëve, janë natyrisht te Partia Socialiste, të emëruarit e kryeministrit Edi Rama.
Atëhere, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, zoti Përfaqësues I Presidentit Obama në Tiranë, cilat jkanë arësyet politike, shkaqet politike që ndryshuan nga nëntori 2015 deri në qershor 2016, që ju vetë, tashmë publikisht, deklaroni që është kryetari I Opozitës që pengon reformën në drejtësi?
Mos valllë, u ndërgjegjësuan kaq shumë deputetët kriminelë dhe ministrat e korruptuar, saqë tani, nuk duan më të pengojnë reformën në drejtësi? Apo, ju, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, I shtrënguat deputetët kriminelë dhe ministrat e korruptuar, që të …mos pengojnë më reformën në drejtësi?
Kjo kthesë 360 gradëshe në politikën tuaj në Tiranë, zoti Donald Lu, ky tjetërsim I gjuhës shqipe që ju u flisni shqiptarëve në një kinezçe politike, mos vallë është e lidhur ngushtë edhe me financimet qindra milionëshe të kryeministrit Edi Rama ndaj Barak Obamës?
Muajt e fundit, kryeministri Edi Rama takoi në SHtëpinë e Bardhë presidentin Obama.
Ju, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, e dini shumë mirë, që një kryeministër I një vendi të vockël gjeografik, siç është Shqipëria, që të takojë Presidentin e SHBA duhet të lobojë, duhet të paguajë disa qindra mijëra euro. Tani, sa është shuma që pagoi Edi Rama si kryeministër, që takoi Presidentin Obama? Thuaju shqip shqiptarëve, zoti Donald Lu, këtë shumë, sepse disa gojë të këqia, thonë që Edi Rama u pagoi lobistëve amerikanë deri në 1 milionë euro, për t’u takuar me Obamën.
Edhe pse ju, zoti Donald Lu, u shpmangët nga prapaskenat e takimit Obama-Rama, si një person I padëshirueshëm nga kryeministri Rama, edhe pse ju zoti ambassador I SHBA në Tiranë, nuk ishit I pranishëm në takimin Obama-Rama në Shtëpinë e Bardhë, siç e kërkon protokolli zyrtar, kjo dëshmon që takimi Obama-Rama, ishte produkt I lobingut dhe jo takim zyrtar.
Por, e keqja e atij takimi, nuk janë as ato shuma milionë euro që pagoi Rama për t;u takuar me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, por, për shqiptarët, E KEQJA MË E MADHË, është tjetërsimi I gjuhës tuaj, që komunikoni ju, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë me shqiptarët.
Që nga ajo kohë e takimit Rama-Obama, ju, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, u flisni shqiptarëve kinezçe, e keni tjetërsuar shqipen që ju mësuat.
Tashmë për ju, zoti Donald Lu, nuk janë më deputetët kriminelë, nuk janë më ministrat e korruptuar, që pengojnë reformën në drejtësi.
Për ju, zoti Donald Lu, tani na qënka kryetari I opozitës, që pengon reformën në drjetësi, pasi nuk pranon apriori, që të miratojë atë reformë në drejtësi që ka diktuar, që ka imponuar kryeministri Edi Rama.
Madje, ministrja e Edi Ramës, që është për Marrëdhëniet me Parlamentin, nuk heziton aspak, që publikisht të deklarojë, se maxhoranca ( ju zoti Donald Lu kuptoni, Edi Rama), është gati që të blejë edhe votat e deputetëve, sat ë plotësojë numrin 84, që ta automiratojë reformën e drejtësinë me deputetët e kriminuar, me ministrat e korruptuar.
Nëse kjo reformë në drejtësi, zoti Donald Lu, votohet me votat e atyre deputetëve të kriminalizuar që ju denoncuat,
ATËHERE, zoti Donald Lu,
Kjo reformë në drejtësi e kryeministrit Edi Rama e miratuar me votat e deputetëve kriminale, nuk do të jetë për progresin e Shqipërisë,
Nuk do të jetë më për KATHARSIN E GJYQËSORIT,
Por do të jetë një kobure në dorën e kryeministrit Edi Rama për t’u shërbyer pikërisht deputetëve kriminelë, ministrave të korruptuar.
Atëhere, zopti Ambasador I SHBA në Tiranë, përse u flisni kinezçe shqiptarëve, që qënka kryetari I Opozitës pengesa e miratimit të reformës së drejtësisë???
Nëse ju, zoti Donald Lu, si ambassador I SHBA në Tiranë, kërkoni tashmë, që të impononi edhe OPOZITËN, që të miratojë reformën që ka gatuar kryeministri Edi Rama, a e keni pyetur VETVETEN, zoti Donald Lu, sa do të reformohet vetë DREJTËSIA, Vetë GJYQËSORI, kur kryeministri Edi Rama do ketë në dorën e tij edhe MEKANIZIMIN E EMËRIMIT TË TË GJITHË DREJTUESVE TË INSTITUCIONEVE TË GJYQËSORIT?
Apo, ky problem I madh demokratik për shqiptarët, nuk ju intereson fare, Juve, zoti Donald Lu, sepse kryeministri Edi Rama, NDOSHTA, ka blerë edhe HESHTJEN TUAJ???
Edhe ju zoti Donald Lu, nuk mund të dyshoni në deklaratën e ministres së kryeministrit Rama, se maxhoranca ështrë gati që të blejë votat e nevojshme për të miratuar reformën në drejtësi.
Kryeministri Edi Rama blerjen e votave e ka kthyer në PROFESION, të cilët ju, zoti ambassador I SHBA në Tiranë e denoncuar para 21 qershorit 2015, kur u bëtë thirrje shqipe shqiptarëve që të mos votojnë për kryebashkiakë kandidatët e kriminuar.
Blerjen e votave në 21 qershor 2015 e denoncuan edhe OSBE-ODIHR-i, por ata e mbyllën gojën nga frika e përndjekjes nga Shqipëria, pasi I kërcënuan deputetët e maxhorancës.

Kategori
Uncategorized

Si po i rruan Rama bankat?

Brenda 18 muajve rezultojnë katër grabitje të bankave.

Në asnjë rast grabitësit nuk janë kapur, ndonëse skenat e atyre grabitjeve kanë qenë në qendër të kryqytetit dhe zonave të një rëndësie të veçantë sikurse ishte rasti i fundit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Pyetja del natyrshëm; si është e mundur që në asnjë rast grabitësit e këtyre bankave nuk kanë mundur të arrestohen nga policia? Si është e mundur që në qoshet e pallateve policia vigjilente arrin të sekuestrojë sallatën dhe domatet e  fshatarëve, por në zonat me mbikëqyrje maksimale, të vëzhguara 24 orë nga kamerat e institucioneve dhe mu nën hundën e policisë vidhen me dhjetëra milionë euro dhe grabitësit largohen të qetë dhe nën kontrollin e plotë të forcave të policisë që duken si të neutralizuara nga urdhërat që ata marrin për të mos vepruar.
Grabitja në Aeroportin e Rinasit është cilësuar e përmasave të filmave hollivudianë, pasi vjen në kohën kur Shqipëria ka përforcuar masat e sigurisë për shkak të kërcënimeve që mund të vijnë nga rreziku i terrorizmit. Mirëpo, ka mjaftuar vetëm një skenë e thjeshtë filmi që siguria jonë të dalë fare zbuluar.
Por kjo nuk është skena e parë kinematografike që ka dalë nga ekrani i televizionit për t’u hedh në realitetin e përditshëm të jetës tonë. Vetëm në 18 muaj, kanë ndodhur tri grabitje të të njëjtit stil, madje tepër të ngjashme me grabitjen e djeshme në Aeroportin e Rinasit.
Në të tria rastet janë marrë shuma të mëdha parash. Në të tria rastet, grabitësit kanë pasur informacion të saktë për destinacionin e parave dhe kanë studiuar lëvizjet e makinave të transportit. Pikërisht nga këto detaje, kanë çuar specialistët e kriminalistikës të hedhin dyshimet kryesore për të njëjtën metodë grabitje, nga e cila, mund të ndodhë të jetë i njëjti grup kriminal.
Sepse lëvizje të tilla parash, në të gjitha rastet është informacion i klasifikuar. Shumë pak persona kanë dijeni të lëvizjes së parave, duke marrë parasysh edhe shumat e mëdha të tyre.
Por çfarë i lidh grabitjet njëra me tjetrën?

Në Rinas u vodhën 85 kilogram euro me prerje 500-she

Në grabitjen e pak ditëve më parë në Rinas, burime policore saktësojnë se janë grabitur një sasi e konsiderueshme parash. Megjithëse nuk jepet zyrtarisht se sa është sasia e parave të grabitura, burime zyrtare policore thonë se, pesha e atyre thasësve të grabitur me para në Rinas ishte 85 kilogram, ndërsa prerjet ishin 500 euroshe. Arsyeja se përse prerjet janë të mëdha kur bëhen transferta të tilla parash është që ato të mos kenë volum të madh. Përllogaritet se vlera në euro e grabitjes të shkojë më shunë se 10 milionë euro, mirëpo ka një konsensus si nga policia edhe nga bankat për të mos e bërë publike shumën e parave të grabitura me arsyetimin se kjo mund të përhapte panik te klientët e bankave.

Grabitja më 27 prill 2015

Ngjarja e ndodhur më 27 prill të 2015-ës, në autostradën Tiranë-Durrës, ku u grabit një makinë e kompanisë “Security” tip “Mercedes Benz 190-ç”, pas kryerjes së aksionit, makina është braktisur dhe djegur menjëherë nga autorët e krimit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me grabitjen në Aeroportin e Rinasit, ku makina që i ndihmoi autorët për t’u larguar nga vendngjarja është djegur në Fushë-Prezë.
Grabitja e tretë, ka të bëjë me një grabitje të llogaritur në mënyrë preçize dhe që ka zgjatur vetëm tri minuta. Njëri prej tyre mjaftohet dhe qëllon me shuplakë njërin nga policët e eskortës, pa hasur në rezistencë të dukshme. Kamerat e sigurisë tregojnë se në më pak se tri sekonda, efektivët e sigurisë fizike ndeshen me tre grabitësit, për t’i lënë ata më pas që të largohen të qetë, bashkë me lekët.
Pavarësisht kësaj, grabitja që u krye në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet, nuk ngjan aq shumë me specifikat e dy grabitjeve të ndodhura njëra në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa tjetra në Aeroportin e Rinasit.
Detaji më i rëndësishëm, që lidh dy grabitjet njëra me tjetrën, ka të bëjë me ashpërsinë e autorëve dhe përllogaritjen deri në detajet më të imëta të të gjithë aksionit të tyre, duke bërë të mundur finalizimin e një krimi me sukses të madh. Të paktën deri në këtë periudhë që flasim, pasi në grabitjen e parë, autorët ende nuk janë kapur edhe pse u vodhën shuma të mëdha parash. Në rastin e dytë, kapja e autorëve ngelet për t’u parë nëse do të arrihet të identifikohen ata.
Një detaj jo i parëndësishëm që ka hedhur dyshime mbi lidhjen mes dy grabitjeve dhe që ka shtuar mundësinë për të menduar se është i njëjti grup kriminal, ka të bëjë edhe me pozicionin gjeografik të dy akteve të grabitjes. Të dy ngjarjet nga njëra-tjetra nuk i ndajnë veçse pak kilometra. Çka hedh dyshime, se autorët jo vetëm e njohin mirë këtë zonë, por kanë në dispozicion gjithë infrastrukturën e mundshme për të bërë të mundur largimin e tyre nga zona e krimit. Një element tjetër, jo më pak i rëndësishëm është edhe tipologjia e kryerjes së aksionit, djegie, thyerje dhe terrorizim të policëve me një gjakftohtësi të paparë nga ana e tyre. Por bashkë me këto detaje, nga përshkrimet e efektivëve privatë të dy kompanive, përshkrimet fizike të grabitësve kanë përputhje njëri me tjetrin. Si në rastin e parë në autostradë dhe në rastin e dytë në Aeroportin e Rinasit, kriminelët kanë një përputhje të madhe për aq sa i përket karakteristikave fizike.

Grabitja e 5 milionë eurove në “Union Bank”

Tre persona me maska dhe të armatosur grabitën në mes të ditës Bankën e nivelit të dytë “Union Bank” që ndodhet në qendër të Tiranës në Bulevardin “Zogu i I”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes bënë të ditur se, grabitësit kanë dhunuar rojen dhe më pas janë futur në garazhin e bankës, në momentin që një automjet i blinduar po transportonte paratë. Personat e armatosur i kanë vënë në kokë automatikun drejtuesit të mjetit ku ndodheshin paratë dhe kanë arritur të marrin dy thasë me lekë.
Burimet nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar me njërën nga automjetet shoqëruese të autoblindit që transportonte paratë. Bëhet e ditur se kanë qëlluar me armë edhe rojet e sigurisë së bankës, por pa arritur të ndalojnë grabitësit që u larguan me shpejtësi me makinën e rrëmbyer. Policia ka shkuar në vendngjarje, por pa mundur të ndalojë grabitësit. Bëhet e ditur se, policia është vënë në ndjekje të makinës tip “Fuoristradë” ku ndodheshin grabitësit me paratë, por pa mundur ta kapin.
Sipas policisë, makina që u rrëmbye nga grabitësit është gjetur disa minuta pas ngjarjes e braktisur në Paskuqan. Policia bëri të ditur se, ka dyshime që autorët janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, që qëndronin disa metra larg bankës me një tjetër makinë. Policia nuk bëri të ditur shumën e parave të grabitura në bankë, por dëshmitarë nga vendi i ngjarjes saktësuan se grabitësit morën dy thasë me para, çka mendohet se ka qenë një shumë e madhe parash dhe llogaritet në 5 milionë euro.
Policia bëri të ditur se, ngjarja është filmuar nga dy kamera sigurie të bankës. Gjithashtu, në rrugë ndodhet një tjetër kamera, që ka filmuar momentin e grabitjes së bankës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të ditës dhe në mes të Tiranës në Bulevardin “Zogu i I”. Tre grabitësit e maskuar dhe të armatosur ishin futur lehtësisht në garazhdin ku ndodhet filiali i “Union Bank”, pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet. Fillimisht, grabitësit kanë dhunuar rojen e bankës, ndërsa më pas kanë arritur të marrin dy thasë me para në makinën e blinduar. Para se të largoheshin, tre autorët i kanë vënë automatikun në kokë drejtuesit të automjetit të Kompanisë së Sigurisë që ruan Bankën, i kanë rrëmbyer atij automjetin dhe kanë qëlluar me armë në ajër. Më pas janë larguar në një rrugicë.

Grabitja e Bankës NBG më 21 maj 2015

Pa kaluar shumë kohë nga grabitja e bujshme e “Union Bank”, tek “Stacioni i Trenit”, shënohet përsëri një tjetër grabitje në filialin e “NBG”, te rruga e “Kavajës”. Dy persona të maskuar edhe të armatosur kanë hyrë në ambientet e filialit të bankës së nivelit të dytë “NBG”, duke marrë nën kërcënimin e armës rreth 10 milionë lekë të vjetra. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur veprimi i parë që bënë grabitësit për të kryer qëllimin e tyre, sapo hynë në bankë e cila ndodhet në rrugën e “Kavajës”, në kryeqytet, ishte goditja e rojës së bankës me grusht.
Më pas, për pak sekonda ata morën thuajse të gjitha paratë që ndodheshin në arkë. Punonjësit dhe klientët që ndodheshin në bankë, nuk arritën t’i identifikojnë para se të arrinte policia. Dëshmitarët në vendngjarje treguan se gjatë gjithë kohës që punonjësit i jepnin lekët, mbi kokat e tyre ishte drejtuar një pistoletë. Të dy u larguan me shpejtësi nga banka dhe janë ende të paidentifikuar nga policia. Gjithçka ndodhi në pak minuta dhe grabitësit u larguan, duke vrapuar. Shuma e grabitur nuk jepet me saktësi, por sipas policisë mendohet të jetë afro 10 milionë lekë. Ndërkohë, sipas përshkrimit të punonjësit të ruajtjes së bankës, grabitësit ishin të gjatë dhe mendohet se janë të moshave 25 apo 30 vjeç. Kur forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, gjithçka kishte mbaruar. Në shkurt të këtij viti u grabit po në mes të ditës një bankë e nivelit të dytë në zonën e stacionit të trenit, në kryeqytet, grabitësit e së cilës ende nuk janë arrestuar.

Grabitja e furgonit të Bankës në dhjetor 2015

Persona të maskuar dhe armatosur dyshohet se kanë grabitur një mjet të blinduar të një shoqërie të sigurisë private. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në dalje të Kasharit, ku nën kërcënimin e armëve me të cilat kanë qëlluar në ajër, persona të paidentifikuar kanë mundur të grabisnin mjetin e policisë private, brenda të cilit mendohet se kanë qenë një sasi parash.
Ndërkohë, vetëm pak metra larg vendngjarjes sot është gjetur një automjet në flakë, që dyshohet të jetë i autorëve të grabitjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve. Më pas, policia ka dhënë detaje në lidhje me atë që ka ngjarë, duke shpjeguar se në vendin e quajtur rruga e Kasharit, pa kthyer në Laknas, një automjet tip “Fuoristradë” i ka prerë rrugën dy automjeteve të një firme private sigurimi “Ro.. S..”, të cilët ishin duke transportuar një sasi lekësh të një banke të nivelit të dytë.

Deputeti Sterkaj: Grabitësit nuk na kanë çuar fjalë se kanë qenë të armatosur

Deputeti Sterkaj ka bërë një deklaratë të çuditshme në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, i cili diskutoi dy ditë më parë në lidhje me grabitjen në Rinas. Sipas Sterkajt, nuk dihet nëse grabitësit kanë pasur armë. “Ata nuk na kanë çuar fjalë se kanë qenë të armatosur”, është shprehur Sterkaj. Deklarata e Sterkajt provon në fakt hijet e dyshimit në lidhjen që grabitësit kishin me policinë. Deputeti ka folur në numrin shumës gjatë fjalës që ai po mbronte në Komision ministrin e Brendshëm, duke nënkuptuar këtu ministrinë dhe pushtetin. Nuk dihet se si ja kanë çuar fjalët grabitësit grupit të Sterkajt, por ajo deklaratë provon se ata që grabitën milionat e eurove paskan një komunikim të vazhdueshëm me policinë apo me pushtetin.
Kjo është deklaratë e plotë e deputetit Sterkajt në Komisionin e Sigurisë në përpjekjet për të mbrojtur ministrin e Brendshëm, Tahiri. “Më shqetëson ky fakt që the për armatimin. Armatimin s’e kemi pa as me një sekuencë filmike, askund. As ata personat nuk kanë çuar fjalë që kemi qenë me armë. Ajo mund të jetë krejt një vjedhje e thjeshtë në mirëkuptim që nuk jemi në gjendje sot me dhënë përgjigje. Mund të jetë krejt një mirëkuptim i atyre rojeve private dhe dikujt tjetër. Kanë marrë paratë dhe kanë ikur në punë të vet…Unë mendoj se duhet të hetohen mirë këto ngjarje se u bë rasti i tretë dhe s’kena transparencë kërkund. Ky është rasti i tretë dhe ti ishe dasht me ni që në rastin e parë”, u shpreh Sterkaj.

7 pyetje Tahirit për grabitjen e bankave

1- Pse e devijon thelbin e skandalit, kush po të kërkon llogari për kujdesin e pasagjerëve në terminal?!
2- Me çfarë merren, rreth 300 uniforma blu të Komisariatit të Rinasit?
3- Kush “i mbulon”, grupet e armatosura, të maskuara, të motorizuara që çajnë rrethimin e një objekti të rëndësisë së veçantë? Policia apo ato çupëlinat e koncesionarit, që s’kanë në pajimet e tyre, as shkop gome dhe jo më armë?
4- Çfarë thotë ligji për rolin e policisë në aeroport, cilat janë detyrat, përgjegjësitë e saj?
5- Mirë për grabitjen që s’keni, faj se ndodhi brenda territorit që përgjigjet koncesionari, po më pas pse nuk u kapën autorët?
6- Çfarë mendoni zoti ministër, për aktin e paprecedent ndaj një vendi që synon statusin kandidat, rikthimin e e Shqipërisë në listën “e vendeve të pasigurta”, nga Belgjika?
7- Po për dy rastet e tjera të ngjashme, ende pa autor në pak muaj, kush ka përgjegjësi?

Kategori
Uncategorized

Tony Blair mashtroi për të pushtuar Irakun në 2003: Armët në masë nuk kanë ekzistuar kurrë.

Tony-Blair-614499

 

Pavarësisht një milion protestuesve Britanik kundër pushtimit të Irakut në vitin 2003, deputetët britanikë të udhëhequr nga Tony Bler votuan me shumicë dërrmuese për të ndërhyrë në Irak.

Por pas 13 vitesh kur Iraku është zhytur në gjendje shkatërrimtare, qeveria e Tony Bler është akuzuar për përdorimin e provave të rreme, pasi armët e shkatërrimit në masë, akuza me të cilën është justifikuar pushtimi ndaj Irakut, nuk kanë ekzistuar kurrë.

“Pushtimi çoi në përmbysjen e qeverisë së Huseinit, por armët e Tony Blair nuk kanë ekzistuar kurrë”, shkruan sot Al Jazeera. “Qeverisja e tij është shoqëruar shpesh me akuza nga kundërshtarët se ai qëllimisht kishte ekzagjeruar dëshmitë mbi aftësitë ushtarake të Irakut duke mashtruar Parlamentin”, vazhdon shkrimi.

Në vitin 2009, pasardhësi i Blair, Gordon Brown ka urdhëruar një hetim të pavarur në vendimet që çuan në luftë dhe të mërkurën,ish-diplomati Sir John Chilcot do të publikojë raportin e tij mbi këtë çështje.

Kategori
Uncategorized

Skandal – Historiani turk quan terrorist, Skënderbeun ! (VIDEO)


Skandal – Historiani turk quan terrorist, Skënderbeun ! (VIDEO)

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur tek varri i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu në Lezhë.

Historiani turk, Talha Uğurluel gjatë një vizite në Lezhë tek varri i Skënderbeut ka sharë dhe ofenduar heroin tonë kombëtar. Ndër të tjera turku thotë: “Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK”. 

I shoqëruar nga duartrokitjet e vizitorëve turq, historiani është shprehur. “Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve, apo si Skënderbeu tradhtar”.

Historia sipas Telhait (dhe ne që rrimë për telha)

Historia sipas Telhait (dhe ne që rrimë për telha)

Nga Alqi Koçiko

 

Ka bërë xhiron e rrjetit videoja e një historiani turk që flet mbarë e mbrapsht, në fakt vetëm mbrapsht, në varrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Lezhë. Nga veshja e bollshme e të pranishmëve, duket se videoja është bërë në mot të ftohtë. Vetë personazhi, Talha Uğurluel, që për kollajllëk (turqizmat i japin “lezet” shqipes) po e quajmë Telha, është filmuar pa dëshirën e tij, siç duket dhe nga videoja, por nuk ka ngurruar t’i japë njëfarë leksioni “filmonjësit”, duke mos ja bllokuar gjithsesi kamerën. Duket se është krenar për ato që thotë. Ne jemi të bindur se Telhai ka sharë dhe ofenduar heroin tonë kombëtar, dhe jo vetëm atë: Ka hedhur baltë (sado shabllon të ngjajë si shprehje) mbi luftën dhe qendresën e një populli të tërë.

Pas një kërkimi në rrjet del se Telhai vërtet mund të quhet historian; ka shkruar tekste e libra për momente të ndryshme të historisë osmane dhe asaj të fesë. Ai thotë mes të tjerash: “Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK”, pra Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. Nuk munguan duartrokitjet e disa grave të mbuluara me shami. Telhai njoftoi krenarisht kameramanin e rastësishëm se grupi që ai shoqëronte kishin qenë dhe në Shkodër, dhe aty nderuan në kalanë e Rozafës, kujtimin e Hasan Rizait, gjeneralit turk që u vra (nga Esat Pasha) gjatë rrethimit të Shkodrës nga malazezët, më 1913. “Por për Skënderbeun nuk do falemi”, tha Telhai, “se ndryshe nga Hasan Rizai, besnik i osmanëve, ai ishte tradhtar i perandorisë”. Dhe Telhai me këtë rast dha edhe një ultimatum: Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi të jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i osmanëve apo si Skënderbeu tradhëtar.

Le t’i marrim gjërat me rradhë, dhe jo si Telhai. I vetmi dyshim që kam, është nëse gratë të cilave u drejtohen si biçim ciceroni i vetëzgjedhur, ishin turkesha apo shqiptare, po nejse. Siç e thamë, ashtu si me gjuhë të tjera, huazimet e huaja të një gjuhe, shpesh rezultojnë njëfarë kripe e piperi për gjuhën ku kanë bujtur. Në Shkodër, “kemi nejt për telha” do të thotë kemi ndenjur për qejf, shpengueshëm, apo “rehat” në daçi. Ja pra që emri i Telhait mund ta shpjegojë edhe mënyrën sesi e kupton ai historinë: Dmth, në stilin “ku rafsha mos u vrafsha”. Historiani Telha shkon e bën lëmsh Skënderbeun e shek.15 me Hasan Rizain e para një shekulli. Dhe për të shtuar oreksin, hedh edhe pak Mehmet Akif Ersoy si “besnik i osmanëve” duke entuziazmuar audiencën e vockël që kish me vete.

Mehmet Akif Ersoy (1873-1936), poet, akademik, deputet dhe patriot turk me origjinë shqiptare nga Peja, është realisht një pikë referimi krenarie për turqit e sotëm. Ai është, le të themi, Asdreni i turqve, krijues i vargjeve të himnit kombëtar të Turqisë. Por kujdes, të Turqisë moderne, jo të osmanëve?! Ai, ashtu si Ataturku, u ngrit për të bllokuar shkatërrimin e Turqisë nga politikat neokolonialiste dhe për të krijuar kombin e ri nga hiri i perandorisë së kalbur osmane. Kaq mjafton për të kuptuar folklorizmat qesharake të Telhait, që vetëm me shkencën e historisë nuk kanë të bëjnë. Për ta thjeshtuar edhe më, është njësoj sikur të ngremë pyetjen: Kush e donte më shumë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, mbreti Gent apo Ali pashë Tepelena?

Tani, përtej shpjegimit “shkencor” të Telhait, ajo për të cilën me të drejtë janë shqetësuar të gjithë ata që parë videon, është se si është e mundur që turli lloj tipash vijnë e fyejnë në oborrin e shtëpisë sonë. Aq më shumë, japin ultimatume. Ne duhet të zgjedhim, thotë Telhai, ose rrugën e Skënderbeut, pra mbrojtjen e atdheut-“vatanit” kur rrezikohet, ose rrugën e Mehmet Akifit, pra të thurrim vargjet e një himni të ri për Turqinë.

Kam përshtypjen se Telhai është pak me vonesë, pasi rruga është zgjedhur. Por të bën përshtypje sesi nuk flet (jo për këtë rast, se mbase dikush po përgatit ndonjë reagim) asnjë personazh publik e politik për provokime të tilla. Një këshilltar grek i thotë në fytyrë kryeministrit në Tiranë, se ka bashkëpunëtorë të nazistëve në qeverisje. Një makinë shqiptare në Mal të Zi e gjobisin kripur, se kishte vënë flamurin tonë teksa luheshin ndeshjen e Shqipërisë në Euro 2016. Edhe më zi, një vogëlush shqiptar shtypet me makinë në Kumanovë. Vendi fqinj dhe mik me të cilin na lidhin njëmijë e një fije, pra Greqia, nuk ngurron të shpallë non grata gazetarë shqiptarë që flasin për fshatrat e Çamërisë…

A nuk është e udhës që përtej reagimeve virtuale, të reagojmë edhe zyrtarisht për hynere të tilla? Për shembull, t’i themi Telhait që s’ka më punë këtej, e le të ftillohet ca kohë se çfarë do bënte ai sikur një fuqi e huaj të pushtonte Turqinë, fjala vjen Rusia. A do t’i shërbente me besnikëri Carit? Mesa duket po.

Shqipëria, (siç kish qejf të shprehej F.Nano), padyshim që do vazhdojë të “eksportojë siguri në rajon”. Por kjo nuk do të thotë të eksportojmë pafund mungesë dinjiteti dhe kthim të faqes tjetër sapo na japin shuplakën e parë. Nuk do të thotë të na shkelin me këmbë kujtesën historike dhe dinjitetin turli sojsëzësh nga çdo cep qofshin. Ose, në qoftë se e bëjnë dhe ne rrimë “për telha”, domethënë që nuk i meritojmë as njërën, as tjetrën.

Ndiqni videon më poshtë, e publikuar në rrjetet sociale.

Kategori
Uncategorized

Revolta qytetare në Brazil: Politikanët e korruptuar kapen dhe lidhen për shtylla elektrike (Foto)

 Po në Shqipëri kur do fillojë ky lloj “sporti”?

Në mediat ndërkombëtare tashmë ka filluar të publikohen fotografitë e politikanëve në Brazil të lidhuir për shtylla elektrike

Këtë gjest qytetarët e bënë në një protestë, të cilët kidnapuan politikanët e vendit, të njohur për korrupsion dhe i lidhën ata në shtylla elektrike.

Mirëpo, ajo qe nuk pritej ndodhi!

Policia nuk reagoj fare, qëndroi në distancë vetëm për ta krijuar një situatë komike.

Dhe të mendosh se ne shqiptarët jemi vetëm 3 milionë.

Jo që nuk jemi Brazili, por nuk jemi as pak më shumë se një lagje e madhe e Parisit, Londrës apo e Stambollit, por që ndryshe nga ata kemi liderë globalë në udhëheqje që mund t’i konkurrojnë denjësisht të gjithë miliarderët e Britanisë, Francës dhe Italisë për nga pasuria personale, sepse askund si këtu nuk vidhen mbi 20 milionë euro në mes të ditës në mes të aeroportit dhe hajdutët të ikin në drejtim të paditur.

Askund si këtu, Kryeministri nuk merr vendime për t’i dhënë vëllait dy koncesione.

Askund si këtu, ministri i Shëndetësisë jep për llogari të shefit të tij 320 milionë euro para të thata për koncesione dhe merr si kompensim 15 milionë euro tendera për kompaninë e tij.
Nga etërit tek bijtë, asgjë nuk mund të ndryshojë.

Shtohet hakmarrja dhe urrejtja sepse padrejtësia është kthyer në sistem dhe për ta legjitimuar përjetësisht pushtetin i duhet edhe guri i fundit i dominosë, kapja e drejtësisë dhe vendosja në krye të saj e aranitëve të rinj edhe më të devotshëm në luftën e klasave.
Një komb që akoma endet rrugëve të botës i përzënë nga një kastë të babëziturish.

Kategori
Uncategorized

Baba Mondi pyet Keti Bazhdarin për shtatzaninë e Endri Fugës.

Keti dhe baba mondi

E nderuar Keti Bazhdari.

Nga deklarata juaj arrita të kuptoja shum gjëra. Më e rëndësishmja gjë që kuptova ishte se në Shkodër ka hyrë fuqishëm në treg bari hollandez.

I keni dhënë shpjegim shumë gjërave me rëndësi në fushën e fesë, gëra të cilave nuk u jepej një shpjegim ose një zgjidhje.
Përshembull unë kam kuptuar nga fakti që Krishti ka qenë i majtë, arsyen pse Pandi Majkos i vodhën pallton.

Ju jeni caktuar me detyrëë hyjnore për të marrë vizione. Unë si Baba Mond do ta dija për nder të më tregoje nëse është i majtë ose i djathtë Zoti. Krishti do ta dijë shumë për nder ty çupë që i mbron bindjet e tij politike.

Unë e dija që Krishti ishte i majtë, por kam pasur frikë ta them, por ty të përgëzoj për kurajon që ke moj vajzë.

Mendoj se një nga arsyet pse Krishti është i majtë, është se ai e dinte që kryetari i Partisë Socialsite do ishte Edi Rama, e cila do ishte dhe gruaja e Bilalit dhe do kishte koleg Niko Peleshin.

Gjithashtu ai ka pasur një telepati të çuditshme e cila e bënte të kuptonte që krahë kësaj partie do renditej një vajzë gjithë mend si puna jote dhe e Jolezës.

Po ta vrasësh mendjen pse Krishti ishte socialist mund të gjesh shumë arsye elokuente të cilat mund t’ia shpjegosh këtij populli.

Kjo puna e Krishtit socialist është njësoj si ajo puna e masturbimit që lë dorën shtatëzënë.

Dhe unë jam dakord që dora mbetet shtatëzënë po aq sa dhe Krishiti është socialist . Kjo është një kauzë e drejtë e dashur, veçse në mendjen time ka ende shumë pikëpyetje të tipit:

A do ta miratonte dhe bekonte Krishti martesën e Bilalit me Edin?
A do pranonte të linte shtatëzënë Endri fugën me frymën e tij?
A do ti rezistonte dot buzëkuqit kafë të Grida Dumës?
A do vishte Krishti një çorape blu dhe një të kuqe si simbol mbështetjeje për gruan e Bilalit?
A do ta këshillonte Bilalin që të sillej mirë me të shoqen?
A do t’i thoshte gruas të Bilalit të vërtetën e hidhur se: “Bilali nuk është për ty” apo do ta determinonte duke i thënë se: “Njeriu martohet me atë burrë që prish virgjërinë?”.

Këto janë pyetjet që po më mundojnë tëmthin e dashur Keti. Pres një përgjigje prej jush.

Me respekt, Baba Mondi.

Kategori
Uncategorized

Grabitja e Rinasit, TIA: Njoftuam kur grabitësit ishin ende në pistë. Policia ishte pak metra larg ngjarjes, nuk ndërhyri.

grabitja-e-rinasit

Supergrabitja e Rinasit ka marrë një rrjedhë të re mëngjesin e sotëm. Kompania koncesionare TIA me anë të një deklarate për median, ka bërë të ditur se policia është njoftuar kur grabitësit ndodheshin ende në pistë.

Sipas zëdhënëses Arlinda Çausholli, një patrullë e policisë ka qenë vetëm pak metra larg ngjarjes, duke mos ndërhyrë edhe pse ishte marrë informacioni.

Në këtë mënyrë, TIA ka hedhur poshtë deklaratat e Policisë së Shtetit, se është njoftuar vetëm 10 minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Zëdhënësja Çausholli tha: TIA ka zbatuar me korrektësi të plotë procedurën e njoftimit të Policisë. Njoftimi u bë kur makina ishte ende në vendngjarje. Ky njoftim iu bë sallës operative dhe punonjësi të Policisë kanë qënë prezent në pistë në mëmentin kur ndodhi grabitja.

Dëshiroj të sjell në vëmendje se ICTS është përgjegjëse vetëm për përgjeësinë aeroportuale, ç’ka nuk e zvogëlon përgjegjësinë. Ajo është çertifikuar nga Autoriteti,  por nuk ka të drejtë të ndërhyjë fizikisht. E vetmja forcë e armatosur është Policia e Shtetit.

Porta është vetëm përgjegjësi e Policisë së Shtetit; ajo duhet të sigurojë patrullat dhe të parandalojë çdo incident.

TIA është në gatishmëri të ndihmojë me prova materiale.

Dëshiroj të theksoj se siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët. Nëse në këtë rast nëse qëllimi është fajësimi, nuk është mendësi e kompanisë të bëjë garë me deklarata. Jenmidetyruar të flasim tani.

TIA shpreh keqardhjen e  thellë për ngjarjen që tronditi opinionin pubik duke vlerësuar se në këto rrethana fjalët janë të pakta.

Drejtori i shërbimeve aeroportuale është i njohur për profesionalizimin. TIA do të sigurojë pasagjerët pasagjerët se masat e saj janë të niveleve ndërkombëtare.

Shprehim besimin se autoritetet përkatëse dhe media do ta vlerësojnë informacionin dhe rëndësinë që ka saktësia e tij, përfundoi zëdhënësja.

Kategori
Uncategorized

Ushtria shqiptare ‘90 me 100 miliard dollarë asete.

Kategori
Uncategorized

Nëse Rama jep dorëheqjen dhe roli që do të kenë Majko dhe Velia.

Nga Artur Zheji

Kryeministri është në një hall të madh duke filluar që nga fillimjava.

E pret pikësëpari një padi penale nga ana e PD, për financimin e dyshimtë dhe të përfolur, për Fushatën e Presidentit Obama në vitin 2012, e cila bubrron tani në Drejtësinë amerikane dhe edhe në mediat amerikane.

Sepse kemi një “pentito”, një të penduar pra, si Bilal Shehu, që simbas gojës së vetë avokatit të tij amerikan “është penduar” thellë, sepse është kapur duke trafikuar para nga jashtë SHBA 80.000 dollarë, të përdorura kundra ligjit amerikan, dhe gjurmët, pohimet dhe “pendesat”, të çojnë në Shqipëri.

Madje shumë afër Kryeministrit.

Por Rama, me siguri i ka marrë masat për këtë, nëse është ai origjina e këtyre parave, ose urdhëruesi, por karriera e tij, është në dorë të gojës së Bilal Shehut të penduar dhe gruas së tij, që ka shërbyer si bashkëpunëtore në këtë operacion. Është gjithashtu në dorën e investigimit të pavarur amerikan, që nuk është një kafshatë e lehtë, dhe nuk mund ti bërtasësh e të trembësh si Gjykatën e Apelit të shkallës së Dytë.

Në një vend si Shqipëria ku vidhen ditën për diell miliona euro, apo kur jepen qindra miliona euro koncesione, 80.000 dollarë duket një shifër e vogël dhe qesharake.

Por “fati i keq” mund ta dojë që duke lënë gjurmë në një shtet të huaj dhe tejet të ndjeshëm si SHBA, kjo harresë apo pakujdesi e masave të marra, mund të shndërrohet në një kopaçe të rëndë për karrierën e Kryeministrit.

Sigurisht ai do të flasë për këtë, herët a vonë.

Por ndërkohë, besueshmëria e tij, ka rënë shumë në popull dhe ndër shumicën e miqve të vet që dikur e besonin.

Si Koço Kokëdhima përshembull.

Sepse ka folur shumë dhe bukur, për të mbrojtur pafajësinë e Elvis Roshit, kryebashkiakut të Kavajës, por është përgënjeshtruar.

Ka folur shumë për leverdinë publike të koncesioneve qindra milionëshe në Shëndetësinë Shqiptare, duke derdhur pra miliona euro, për shërbime mjekësore që përfituesit privatë, po e diskreditojnë, edhe sikur Rama, të jenë nisur nga iluzioni i bashkëveprimit shtet-privat.

Shikoni rastin e koncesionit të dializës, ka plot denoncime që pacientët, sjellin në strukturat private të financuara nga shteti, njësoj si në spitalet shtetërore çarçafët e tyre nga shtëpia. Ndërsa ushqimi që u shërbehet është i pangrënshëm ose ndoshta i prishur.

Ka folur shumë për Rilindjen e të gjitha fushave të ekonomisë shqiptare, por ka dështuar dhimbshëm dhe dukshëm në të gjitha ato fusha, për të cilat ka marrë vota.

Në Shëndetësi pra, në Punësim, në Sigurinë Kombëtare.

Zgjodhi të mos flasë për grabitjen në Aeroportin “Nënë Tereza”, edhe kryeministri edhe ministri i Brendshëm, por u lëshuan ndërkohë pandehma mediatike se “grabitja” ka lidhje me ish- Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço apo me vetë Berishën. Mirëpo këto diversione ndoshta të porositura, ndoshta të vetëofruara nga zagarëria, ngelën jetime dhe të pabesueshme.

Ndërkohë që disa javë më parë hodhi baltë e vrer, mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, kur Prokuroria e Përgjithshme dhe një gjyqtar, shkarkuan kryepolicin Çako, për Krimin Shtetëror të Përgjimeve, por nuk bëri të njëjtën gjë, kur po e njëjta “Drejtësi”, kësaj radhe e trembur, anuloi shkarkimin e kryepolicit, në vlagën e debatit për të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi.

Tani Kryeministrit i duhet të vrapojë dhe “ta shpërbëjë e ta nënshtrojë” sa më shpejt, Prokurorinë e Përgjithshme.

Sepse ajo është për të sot, shumë e rrezikshme!

Prokuroria e Përgjithshme, po bën një serë hetimesh mbi të, nga 80.000 dollarëshi i famshëm, te presioni ndaj Gjyqësorit, te Hetimi për grabitjen e aeroportit të Rinasit, ku prapë telashet nuk kanë të sosur për ministrin Tahiri dhe edhe disa çështje të tjera që nuk janë mbyllur, atë të Përgjimeve të Paligjshme në radhë të parë.

Nëse kryeministri nuk vrapon dot aq shpejt, sa ti “vrasë politikisht” të gjithë “armiqtë e tij”, në Prokurori, në Gjykatë apo në Presidencë, ai si kryeministër, ka pak kohë politike për të administruar dhe për të shpëtuar kryeminstrillëkun e vet.

Dhe nëse nuk ja mbërrin dot këtij vrapi dhe këtij nënshtrimi, duhet të dorëhiqet pra, në një mënyrë ose tjetër, që Drejtësia të vazhdojë e patrazuar punën e saj.

2 janë kandidaturat në duart e të cilave ay, kryeministri pra, simbas zërave të korridoreve, po mendohet, të lerë pas në krye të Partisë Socialiste, Pandeli Majkon ose Erion Veliajn.

Me Majkon ai, mendon se mund ta ketë të lehtë, edhe t’ia japë, edhe t’ia marrë përsëri Partinë.

Ndërsa Erion Veliaj, është tanimë një politikan race, që duket se mund të mbajë besnikërisht Paktin, për një kryesim të përkohshëm të Partisë Socialiste, përderisa Rama, të mbledhë energjitë e harxhuara, për një revansh të ri.

Por si do të reagojë Partia Socialiste në një rast të tillë?

Do ta mbështesë apo do të përçahet?

Apo do të “pjellë” një Kryetar të Ri, duke refuzuar zgjidhjet e gatshme të Ramës?

Gjithmonë në rastin, që “golin” ta bëjë e para, Drejtësia dhe Prokuroria, me një vandak Dosjesh, që nuk kanë aspak të sharë, në peshën e tyre të akuzës dhe mprehtësinë, për të rrëzuar ministra, por qoftë edhe një kryeministër.

Që simbas Statutit të Partisë Socialiste, duhet të dorëhiqet edhe nga kryesimi i saj.

/360gradë.al

Kategori
Uncategorized

Borxhet e reja të qeverisë, mbi 10 milionë USD në 4 muaj për vendimet e gjykatave dhe investimet e papaguara.

Në 4 muajt e parë, qeveria e Edi Ramës ka arritur të krijojë 1.38 miliardë lekë ose afro 10 milionë USD detyrime të papaguara. Megjithëse pati premtuar se historia e qeverisjes së Sali Berishës me borxhet ndaj biznesit nuk do të përsëritej gjatë qeverisjes së tij, faktet tregojnë se në të vërtetë ka ndodhur krejt e kundërta. Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave për listën e institucioneve që kanë detyrime, konstatohet se nga këto, 560 milionë lekë janë detyrime që kanë lindur nga vendimet gjyqësore dhe 822 milionë detyrime të tjera. Konkretisht, Ministria e Transportit ka detyrime nga vendimet gjyqësore në masën 146 milionë lekë; Ministria e Arsimit dhe Sportit 8.3 milionë lekë; Ministria e Drejtësisë 93.7 milionë lekë; Ministria e Shëndetësisë 30.7 milionë lekë; Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes 248 milionë lekë; Ministria e Financave 3.9 milionë lekë; Ministria e Kulturës 1.2 milionë lekë; Ministria e Mjedisit 27.2 milionë lekë; Ministria e Integrimit Europian 1.1 milionë lekë. Një pjesë e mirë e vendimeve kanë të bëjnë me largimet nga puna të punonjësve të administratës.

Kontrolli 

Megjithëse qeveria jo vetëm i ka monitoruar detyrimet e prapambetura, por madje ka vendosur dhe një mekanizëm kontrolli i cili është në thesar, sërish borxhet e reja janë një fakt që megjithëse kanë tronditur dhe ndërkombëtarët, në vend që të reduktohen sa vijnë e shtohen. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani pohoi pak ditë më parë në një studio televizive se vlera e detyrimeve të papaguara që ka krijuar qeveria, deri më tani ka arritur në 2.3 miliardë lekë, ose afro 20 milionë USD. Prodani sqaroi se nga këto, 1 miliard janë vendime gjyqësore dhe 1.3 miliard janë punë të kryera të progresuara nga investitorët të cilat do të rialokohen me buxhetin e rishikuar të këtij viti. “Këto detyrime janë detyrime kundrejt … domethënë, biznesmeni duke qenë se e ka makinerinë në rrugë, ai vazhdon progreson pavarësisht se është një punë e kryer, e cila mund të jetë jashtë planit. Është një risk që ai e ndërmerr vetë. Përsa i takon pushtetit vendor, po është e vërtetë që pushteti vendor me reformën e re është gjendur në të njëjtin kolaps që u gjend, ka trashëguara detyrime të prapambetura. Ne po i monitorojmë”, është shprehur Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave.

FMN zbardhi skandalin 

Ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që pak ditë më parë zbardhi skandalin e qeverisë me krijimin e borxheve të reja. Shefja e misionit të FMN për Shqipërinë, Anita Tuladhar, në një konferencë të përbashkët me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko si dhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, lëshoi “bombën” që nuk pritej. “Rishfaqja e detyrimeve të prapambetura në qeverisjen qendrore, kryesisht në projektet e investimeve publike, paraqet një sfidë kryesore. Qeveria duhet të rrisë përpjekjet për të parandaluar grumbullimin e detyrimeve të reja të prapambetura dhe për të përmirësuar planifikimin dhe zbatimin e investimeve”, apeloi Tuladhar. Alarmi i saj të kujton kohën kur qeveriste Sali Berisha, i cili për 8 vite pushtet la një borxh kolosal për shërbime dhe investime të papaguara në vlerën 72.6 miliardë lekë. I gjithë borxhi u shlye në 2 vite e gjysmë qeverisje të Ramës por kjo mesa duket nuk ka shërbyer si reflektim për shmangien e një politike të tillë diskriminuese por dhe shkatërrimtare për ekonominë.

Kategori
Uncategorized

Ja plani i CIA, UDB dhe Greqisë për grusht shteti në Shqipëri, synohej kapja e të gjithë liderëve politikë, 10 mijë forca do sulmonin bazat ushtarake, qeveria e re do përbëhej nga shqiptarët në emigracion.

Ja plani i CIA, UDB dhe Greqisë për grusht shteti në Shqipërinë komuniste, synohej kapja e të gjithë liderëve politikë, 10 mijë forca do sulmonin bazat ushtarake, qeveria e re do përbëhej nga shqiptarët në emigracion

 

Shërbimi sekret amerikan, bashkë me Greqinë dhe Jugosllavinë përgjatë viteve 1949-1954, bënë një sërë tentativash për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. Marrëdhëniet e asaj kohe me Bashkimin Sovjetik shiheshin me sy kritik nga amerikanët, pasi Shqipëria kishte një pozicion strategjik në rast lufte dhe për ta mund të shërbente si një bazë ushtarake e rusëve. Për këtë arsye ka pasur shumë tentativa për rrëzimin e Enver Hoxhës. Gazeta po publikon më poshtë të gjithë planin që CIA kishte për krijimin e një grushti shteti më 1 korrik 1954. Bëhet fjalë për një dokument të datës 6 shkurt 1953, ku baza e CIA është informuar mbi tentativat e agjentëve të saj për të rrëzuar Enver Hoxhën nga pushteti. Plani ishte i sofistikuar dhe në të përfshiheshin Jugosllavia, SHBA, Greqia, si dhe Italia me Francën e Anglinë, por që këto të fundit do kishin një rol më të kufizuar. Sipas asaj që tregohet në dokument, rreth 10 mijë forca greke, amerikane dhe jugosllave do të futeshin në kufi dhe do të godisnin të gjitha bazat ushtarake. Ndërsa më pas do të niste rebelimi për rrëzimin e qeverisë. Plani tjetër ishte që të kapeshin të gjithë drejtuesit e pushtetit dhe qeveria të përbëhej nga anëtarë të Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Bëhet fjalë për një organizatë që mblidhte të gjithë intelektualët e emigracionit, që punonin kundër regjimit si dhe mbështeteshin nga CIA. Në dokument theksohet se palët i trembeshin dhe një sulmi të mundshëm nga jugosllavët, dhe këtu më pas do ndërhynin aleatët e tjerë për të shmangur çdo lloj incidenti.

Plani i grushtit të shtetit në Shqipëri

1.  Situata e përgjithshme: Është marrë vendimi për të kryer një grusht shteti të fshehtë në Shqipëri, të mbështetur multilateralisht nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e Jugosllavisë, për të përmbysur regjimin aktual të Enver Hoxhës dhe zëvendësimin e tij me një qeveri shqiptare të lirë e të pavarur. Ndër forcat mike listojmë grupet e mëposhtme, sipas negociatave të kryera nga Departamenti Amerikan i Shtetit:

a.  Lidhja e Prizrenit, e cila është shkrirë me Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë sipas udhëheqjes së përbashkët amerikane e jugosllave. NCFA do të jetë më tej instrumenti i krijimit të qeverisë së përkohshme në Shqipëri.

b. Jugosllavia do të lejojë operacionet e nevojshme paramilitare të nisin dhe të mbështeten nga bazat brenda territorit të saj, nën mbikëqyrjen e selisë kryesore të përbashkët të drejtimit.

c. Jugosllavia do të furnizojë operacionin me forcat e refugjatëve shqiptarë dhe të vullnetarëve, për kompletimin e fazës paramilitare të grushtit të shtetit, dhe do të japë asistencë të mëtejshme për zhvillimin e planit të detajuar.

d. Forcat e armatosura greke dhe jugosllave do të punojnë për të mos lejuar përforcimin e forcave armike shqiptare, nga sovjetikët apo satelitët e tyre, duke ndaluar fluturimet mbi territorin e tyre derisa grushti i shtetit të jetë siguruar.

e. Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të japin mbështetje ushtarake për Jugosllavinë dhe Greqinë, në rast të një pushtimi të mundshëm nga forcat sovjetike apo satelitët e tyre.

f. Forcat detare amerikane do të nisin manovrat ushtarake në Detin Adriatik që prej nisjes së sulmit deri në sigurimin e grushtit të shtetit, për të dekurajuar një afrim të forcave sovjetike apo të satelitëve të tyre.

Hipoteza të tjera

Me anë të negociatave që kanë nisur nga Departamenti Amerikan i shtetit, Franca, Turqia dhe Italia do të njihen deri në një farë mase me qëllimet e Aleatëve për nisjen e grushtit të shtetit dhe do të aprovojnë grushtin e shtetit moralisht. SHBA, Britania, Franca, Italia e Turqia do të njohin qeverinë e re të përkohshme shqiptare sapo ajo të vendoset. Aleatët do të marrin të gjitha masat e deklaruara për të ruajtur pavarësinë e plotë të Shqipërisë së çliruar.

Misioni dhe koncepti

Misioni është përmbysja e regjimit të Hoxhës dhe vendosja e regjimit të një qeverie të lirë e të pavarur në Shqipëri, me anë të një grushti të fshehtë të shtetit gjatë një periudhe ende të pacaktuar, me ditë të parashikuar të nisjes së sulmit 1 korrik 1954. Me anë të sulmit synohet të kapet dhe të sigurohet zona e Tiranës dhe të neutralizohen apo të sigurohet kontrolli i forcave kryesore kundërshtare në zonat rrethuese. Të kapet çdo lider i rëndësishëm qeveritar dhe të vendosen zyrtarë të qeverisë së përkohshme në vend të tyre. Të reklamohet çlirimi i Shqipërisë. të konsolidohet kontrolli i qeverisë qendrore.

Llojet e operacioneve

a) Operacionet paraprake – Zhvillimi, organizimi, pajisja dhe trajnimi në Jugosllavi, Greqi e vende të tjera të huaja i forcave të përbashkëta që nevojiten për fazën paraprake të grushtit të shtetit. Zhvillimi i njësive të forta të rezistencës brenda Shqipërisë, që do të mbështesin dhe do të shtojnë numrin e forcave që vijnë nga jashtë Shqipërisë. Përfitimi i të gjithë inteligjencës operacionale që nevojitet për kryerjen e suksesshme të grushtit.

b) Operacionet sulmuese nga pikat e selektuara në Jugosllavi e Greqi dhe pikat e përbashkëta të komandës, të nisin lëvizjet operacionale të natës, drejt objektivave në Shqipëri bashkë me dërgesat e furnizimeve. Forcat e përbashkëta në terren të sulmojnë gjatë natës për të kapur dhe siguruar zonat e synuara. Elementët e sulmit të neutralizojnë ushtarët e kufirit dhe të marrin kontrollin e instalacioneve ushtarake, të ndërpresin komunikimet dhe të shkaktojnë dezertimin ose izolimin e forcave kundërshtare ushtarake dhe të sigurisë. Të gjitha fushat ajrore dhe avionët bashkë me qendrat e transportit të sigurohen. Më tej të kapen dhe të mbahen të gjithë liderët e rëndësishëm të qeverisë. Qeveria e përkohshme të përbëhet nga liderët e NCFA( Komiteti për Shqipërinë e Lirë). Ata të njoftojnë publikisht krijimin e qeverisë së lirë e të pavarur të Shqipërisë, dhe të detyrojnë liderët e regjimit Hoxha të pranojnë publikisht largimin nga pushteti, në mënyrë që të nxitet mbështetja për qeverinë e përkohshme. Me anë të qelizave të organizuara paraprakisht dhe me grupet e terrenit të bëhet ngritja e grupeve të rezistencës vendase për kompletimin e grushtit të shtetit.

c) Konsolidimi i operacionit. Të eliminohen elementët e mbetur të opozicionit. Të riorganizohen e të forcohen forcat e qeverisë së përkohshme dhe agjencitë e forcat e tjera mike.

Detyra për njësitë dytësore

Forcat e përbashkëta të terrenit të zhvillojnë, organizojnë dhe të trajnojnë forcat e jashtme operacionale me një fuqi të përgjithshme prej 10.400 si më poshtë:

Në bazat e zgjedhura në Jugosllavi forcat arrijnë në numrin 4800, duke përfshirë task-force me 2500,  dhe komandën veriore operacionale me fuqi prej 1300 njerëz, rezervat e përgjithshme prej 1000. Në bazat e Greqisë, forcat operacionale arrijnë në 5600, duke përfshirë komandën e terrenit me 2500 forca dhe rezervat e përgjithshme e task-force. Sulmi simultan i tre fronteve do të nisë natën në ora 01 00, me neutralizimin dhe marrjen nën kontroll të njësive ushtarake dhe të forcave të sigurisë. Të kapen dhe të sigurohen objektivat e përcaktuar në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nga komanda qendrore e terrenit. Komanda veriore të sulmojë për kapjen e Shkodrës, Kosovës, Dibrës dhe zonën lindore të Elbasanit, me objektiva kryesorë neutralizimin e opozicionit në zonat rreth Shkodrës. Komanda jugore të kapë zonat e Beratit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës, me objektiva kryesore neutralizimin e forcave armike në rrethinat e Vlorës, Korçës e Gjirokastrës.

Forcat e brendshme të rezistencës. Nën kontrollin e komandantit të tyre, forcat e përbashkëta dhe ato të terrenit të bashkëpunojnë për arritjen e objektivave të mësipërme, me një masë të përafërt të zgjerimit të elementëve të armatosur nga 1000 në ditën e parë, në 5000 në ditën e tretë duke arritur në 10 000 në ditën e 30-të. Zgjedhja e bazave të përshtatshme, zhvillimi, organizimi, pajisja dhe trajnimi i të gjithë njësive të mbështetjes së jashtme, mbështetja logjistike, transportimi i forcave të terrenit drejt zonave të shënjestruara.

Forumi i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA)

Në një përpjekje për të bashkuar të gjithë elementët shqiptarë të emigracionit në një front të bashkuar kundër terrorit komunist, u formua Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë dhe selia ndërkombëtare u hap në Nju Jork më 17 korrik 1950. NCFA u krijuar për të tejkaluar linjat e ndarjeve politike mes shqiptarëve dhe për të përfaqësuar të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të mbajnë lart të drejtat e njeriut në vendin e tyre. Aktivitetet e Komitetit drejtohen nga selia e tij e Nju Jorkut. Ne mbajmë gjithashtu një zyrë në Romë e cila përpiqet të qëndrojnë në kontakt me bashkë-atdhetarët tanë që vuajnë brenda Shqipërisë. Aktiviteti kryesor i NCFA është koordinimi i përpjekjeve të rezistencës së shqiptarëve në emigracion që luftojnë kundër komunizmit.

Përbërja e Komitetit për Shqipërinë e Lirë

Hasan Dosti- president. Zoti Dosti është një anëtar i njohur i Lëvizjes Balli Kombëtar dhe përpara Luftës konsiderohej si juristi më i aftë në Shqipëri. Ai vjen nga një origjinë e thjeshtë, por pati mundësi të studiojë në Francë dhe u kthye në Shqipëri për t’u bërë një prej qytetarëve kryesorë të saj.

Abaz Kupi – aktualisht ndihmon aktivitetet e NCFA në Rome. Kupi konsiderohet si një prej heronjve të luftës për drejtimin e tij të përpjekjeve guerile kundër pushtuesve italianë. Në vitin 1943 ai krijoi Partinë e Legalitetit, që kishte si qëllim të ruante legjitimitetin e ish-mbretit Zog. Megjithë mungesën e shkollimit formal,  Kupi krijoi emrin e tij si një nga mbrojtësit më të ashpër të lirisë së Shqipërisë.

Said Kryeziu – I emëruar në degën e NCFA në Romë, Said Kryeziu është gjithashtu president i Partisë Agrare Shqiptare. I arsimuar në Paris, Kryeziu ka punuar shumë për të vënë nën një flamur grupet shqiptare të emigracionit për të luftuar kundër pushtuesit. Për këtë ai ka luftuar kundër gjermanëve dhe italianëve gjatë luftës dhe u bë një prej anëtarëve të Komitetit të Parisit, i cili ishte pararendësi i NCFA.

Zef Pali – Anëtar i komitetit të NCFA në Rome dhe aktualisht në Nju Jork për konsultime. Pali është një lideri i njohur dhe aktiv i Ballit Kombëtar, i arsimuar në Kolegjin e Mësuesve në Elbasan. Ai respektohet si një njeri i letrave dhe i idealeve demokrate. Pali u detyrua të largohej nga vendi gjatë luftës dhe u bë një prej anëtarëve të parë të NCFA.

Nuçi Kotta- është një zyrtar i NCFA në New York, dhe anëtar i partisë së Legalitetit. Ai ka qenë prej kohësh në shërbim të mbretit shqiptar në emigracion, Zog, dhe ka studiuar për drejtësi në France. Kotta u kthye në Shqipëri për të shërbyer si kryeministër i Zogut për disa vjet. Edhe ai është një prej anëtarëve të parë të Komitetit të Parisit në gusht l949. Ai është përgjegjës për publikimin e gazetës së komitetit, Shqipëria.

Kategori
Uncategorized

Këshilltari politik i George Soros: Edi Rama dhe gjysma e qeverisë janë njerëzit tanë, u kemi dhënë 1.5 milionë USD të ndjekin politikat tona.

Këshilltari politik i George Soros: Edi Rama dhe gjysma e qeverisë janë njerëzit tanë, u kemi dhënë 1.5 milionë USD të ndjekin politikat tona

 

Përfshihet nga skandalet kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së tij. Teksa prej disa ditësh mediat ndërkombëtare, veçanërisht ato amerikane, e akuzojnë për skandale korruptive, dalin në dritë të tjera fakte mbi kabinetin “Rama”.

Prej kohësh ka pasur akuza se Rama dhe ministrat e tij janë pinjollë të George Soros, por askush prej tyre nuk e ka pranuar. Mirëpo, gazeta “SOT” nxjerr në dritë një dëshmi nga një prej njerëzve më të besuar të George Soros, i cili pranon se Rama është njeriu i tij, bashkë me gjysmën e ministrave.

Bëhet fjalë për Jonas Rolett.

Ai është këshilltar i Soros si dhe drejtor rajonal i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Evropën Jugore e Qendrore.

Cari Tuna, bashkëthemelues i portalit “Good Ventures”, ka zhvilluar një bisedë me Rolett dhe ai i ka rrëfyer mbi ndikimin e Soros në Shqipëri. Tuna ka publikuar pjesë nga dëshmia e tij në portalin “Good Ventures” dhe aty ka fakte nga më të pabesueshmet. Ai tregon se Rama ka qenë anëtar bordi i fondacionit në Shqipëri. “Fondacioni Shoqëria e Hapur ka punuar në Shqipëri prej 22 vjetësh. Kohët e fundit ka nisur një iniciativë të re për rritjen e kapaciteteve të qeverisë. SOROS ka një marrëdhënie të gjatë me shumë anëtarë të qeverisë së re. Kryeministri është një ish-anëtar bordi drejtues i SOROS në Tiranë dhe rreth gjysma e kabinetit të tij ka punuar me SOROS si marrës grantesh, partnerë, marrës bursash, apo aktivistë të iniciativave të fondacionit”, ka thënë ai.

Por skandali më i madh është se ai tregon që qeveria shqiptare ka marrë plot 1.5 milionë dollarë falë ndërhyrjeve të tyre, teksa interesante është klauzola e ndjekur. Sipas këshilltarit të George Soros, nëse qeveria nuk ndjek politikën e tij, atëherë paratë ndërpriten.

Pra kjo tregon se Soros jep para që Rama dhe qeveria e tij të ndjekin politikën e tij. Aty tregohet se edhe pas projekteve të Universitetit të Harvardit, fshihet George Soros. “SOROS ka dhënë 1.5 milionë dollarë në dy vjet për përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri me anë të një programi të Universitetit të Harvardit. Granti përfshinte dhe një klauzolë që në fund të projektit i lejon SOROS t’i japë fund projektit nëse politikat e qeverisë bien në kundërshtim me qëllimet e SOROS.

Një prej strategjive të SOROS për Shqipërinë ishte dhënia e këshillimit dhe ekspertizës së tij për qeverinë si dhe lidhja e zyrtarëve shqiptarë me ministra të huaj me eksperiencë nga vende të tjera që kanë kaluar vështirësi të ngjashme. Kjo qasje e dallon SOROS nga Banka Botërore, e cila zakonisht jep këshillim të përgjithshëm dhe ekspertizë për nxitjen e një serie të njëjtë reformash në vende me kushte të ngjashme ekonomiko-politike”, tha ai.

Ndikimi i Soros në pushtetin lokal

Jonas Rolett, në bashkëbisedimin me gazetarin, ka treguar dhe ndikimin e madh që ka Fondacioni SOROS në pushtetin vendor. Ai tregon se janë dhënë shumë fonde si për qeverinë, ashtu dhe për bashkitë. “SOROS ka një fondacion në Tiranë, siç ka dhe në vende të tjera ku operon.

Ai është një ent gjysmë autonom me staf shqiptar dhe i financuar nga SOROS. Dega shqiptare është më e njohur me kontekstin shqiptar dhe ka lidhje më të afërta me anëtarët e qeverisë, por është George Soros, dhe jo dega e tij lokale që financon reformat në Shqipëri dhe i lejon degës lokale të ruajë integritetin në rolin e saj si vëzhguese e qeverisë. SOROS është i ndjeshëm ndaj konflikteve të interesit, në mbështetjen e tij për reformat qeveritare, por edhe mbështet përpjekjet monitoruese në rolin shoqëror. Ai beson se fondacioni lokal mund të kritikojë punën nëse qeveria nuk performon mirë”, ka thënë ai. Më tej Rolett i ka bërë dhe elozhe qeverisë, duke treguar qartë mbështetjen për Edi Ramën.

Ai ka folur edhe për administratën publike dhe reformën e bërë aty. “Qeveria e re po punon gjithashtu për reformimin e administratës publike, e cila është infektive, shumë e polarizuar dhe personale. Shumë zyrtarë publikë nuk kanë kualifikime për postet e tyre. Reforma ka qenë e vështirë sepse politika shqiptare ka operuar me sistem patronazhi sipas qeverive që, sa herë vijnë në pushtet zëvendësojnë zyrtarët e administratës me mbështetësit e tyre.

Opozita e re dhe disa organizata ndërkombëtare janë të shqetësuar se edhe kjo qeveri do të veprojë në të njëjtën mënyrë të zëvendësimit dhe hakmarrjes. Prandaj, vëmendje po i kushtohet bindjes së qeverisë për të shpjeguar arsyet e veprimeve të tyre”, ka deklaruar më tej. Jonas Rolett ka thënë se historikisht Shqipëria është karakterizuar nga një kulturë politike e polarizuar, teksa ka thënë se zgjedhja e Ramës kryeministër ka krijuar mundësi për reforma.

Kategori
Uncategorized

Dokumentet e CIA, zbardhen emrat e oficerëve të sigurimit që u rekrutuan nga shërbimet amerikane, ja loja e tyre e dyfishtë, UDB kishte informacion për çdo lëvizje politike në Shqipëri

Dokumentet e CIA, zbardhen emrat e sigurimsave që u rekrutuan nga shërbimet amerikane, ja loja e tyre e dyfishtë, UDB kishte informacion për çdo lëvizje politike në Shqipëri

 

Shërbimi sekret amerikan gjatë periudhës së regjimit komunist ka bërë me qindra tentativa për rrëzimin e Enver Hoxhës. Në një dokument sekret, tashmë të deklasifikuar jepen detaje nga një konferencë që agjentët e CIA kanë zhvilluar me ata të UDB. Dokumenti flet për konferencën e mbajtur më 1-7 shkurt 1953 dhe aty jepen detaje nga ajo se çfarë u diskutua. CIA kërkoi ndihmën e agjentëve jugosllavë për të dhënë detaje mbi situatën politike në Shqipëri. Interesant është fakti se UDB ka pasur shumë informacione për Shqipërinë, pasi agjentët u kanë treguar amerikanëve pikat e forta dhe të dobëta të Enver Hoxhës dhe të partisë së tij në këtë periudhë. Por nga ana tjetër, ata kanë shfaqur një lloj frike nga tentativat për rrëzimin e regjimit komunist, me argumentin se ndërhyrja e agjentëve nga jashtë mund të sillte një përplasje ushtarake mes vendeve. Edhe CIA në dokument tregon se sa e rrezikshme mund të ishin tentativat për të rrëzuar regjimin, pasi sipas dokumentit, Hoxha gëzonte një popullaritet shumë të madh, sidomos në zonat rurale. Në përfundim të konferencës, jugosllavët deklaruan se mbështesin idenë për rrëzimin e regjimit, por në një tjetër periudhë, pasi në atë kohë marrëdhëniet ishin të nxehta. Nga ana tjetër, në një dokument të CIA janë zbuluar detaje nga operacionet për rekrutimin e  shqiptarëve. Aty jepen dhe emrat e dy agjentëve të rekrutuar, që kishin rënë dakord të bënin lojë të dyfishtë, të cilët ishin pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Konferenca CIA-UDB mbi Shqipërinë

Ky është një raport mbi konferencën e mbajtur në Beograd më 16-17 shkurt 1953, mes tre përfaqësuesve të shërbimeve jugosllave të UDB dhe dy përfaqësuesve të CIA mbi temën e Shqipërisë. Përfaqësuesit e CIA gjetën një pritje me shumë  respekt. Vetë konferenca ishte e sinqertë dhe u krye në një atmosferë miqësore. Përfaqësuesit e UDB-së, megjithëse merrnin pjesë nën pseudonime, flisnin me mjaft kompetencë dhe zotëronin njohuri të thella të çështjes shqiptare, duke e bërë bisedimin me mjaft vlera. Në axhendë përfshihej situata mbi Shqipërinë nga të dyja palët dhe faktorët e jashtëm më të rëndësishëm që influenconin në Shqipëri. Në të u bë një vlerësim i këmbimit të informacioneve dhe asistencës reciproke mes shërbimeve të inteligjencës.

Informacionet e UDB për Shqipërinë

UDB përshkruante pikat e dobëta të qeverisë shqiptare sipas rendit të mëposhtëm: izolimin e Shqipërisë nga Jugosllavia; humbja e pavarësisë së Shqipërisë ndaj Bashkimit Sovjetik; Shfrytëzimi ekonomik sovjetik; barra ekonomike që vinte nga mbajtja e një ushtrie të madhe; antagonizmi mes Veriut dhe Jugut të vendit; efekti dobësues i spastrimeve në parti; përplasjet Hoxha-Shehu dhe emigracioni shqiptar në Jugosllavi. Ndërsa sa i përket pikave të forta, UDB përmendte sa më poshtë: lidhja e fortë ideologjike që mbante bashkë anëtarët e Partisë Komuniste te revolucioni; fakti që Partia është përgjegjëse për çlirimin e Shqipërisë dhe reformat ekonomike e sociale reforma agrare sipas së cilës i është dhënë tokë rreth 70,000 familjeve; reagimi i gjerë popullor ndaj pjesës “Vdekje Komunizmit” në sloganin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë; demoralizimi i njerëzve nga masat drastike represive, mungesa e një lëvizjeje të njohur rezistence brenda vendit; mungesa e një lëvizjeje rezistence brenda partisë; fakti se çdo lëvizje rezistence tashmë nis nga jashtë dhe lidhet me shërbimet e huaja të inteligjencës dhe kjo lejon që të quhet si agresion i huaj apo si kërcënim i pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit; lidhja e fortë mes ushtrisë dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë; besnikëria e fshatarësisë shqiptare që përbëjnë një mjet të vlefshëm shtesë ndihme dhe sigurie për vendin.

Konkluzionet kryesore të UDB

Jugosllavia është në favor të përmbysjes së regjimit të Hoxhës, por vetëm kur situata ndërkombëtare të jetë e drejtë dhe kushtet e brendshme të favorshme, gjë që sot nuk është as njëra e as tjetra. Jugosllavët nuk besojnë në mundësinë për kryerjen e një revolucioni të tillë të sponsorizuar nga jashtë, në kohë paqeje. Ata tremben se tentativa të tilla mund të nxisin kundër-veprim, në një formë apo një tjetër, kundër Jugosllavisë. Edhe sikur sovjetikët të mos e përdornin këtë mundësi për veprime armiqësore ndaj Jugosllavisë, ata besojnë se kjo mund të shtrëngonte sigurinë në vende të tjera, si Bullgaria, e cila është gjithashtu me interes për të dyja palët. Mungesa e durimit për përmbysjen e regjimit të Hoxhës mund të rezultonte katastrofike.

Metoda më e mirë për të punuar për përmbysjen e regjimit aktual është forcimi i elementëve brenda Shqipërisë, për krijimin e një force të organizuar, bashkë me faktorët e jashtëm të orientuar në të njëjtin drejtim. Meqenëse përmbysja e regjimit mund të konsiderohej menjëherë si një agresion nga jashtë, i gjithë operacioni mund të dukej në OKB si i kryer nga brenda.

Rekrutimi i zyrtarëve të PPSH

Për organizimin e opozicionit në Shqipëri, duhet të kujtojmë se çdo sulm frontal ndaj Partisë Komunistë të Shqipërisë, konsiderohet nga popullata si sulm ndaj arritjeve të tyre pozitive dhe ndaj pavarësisë së vendit, apo dhe si një tentativë për të rikthyer kushtet para Luftës së Dytë Botërore. Partia përbën një faktor deçiziv në çdo analizë të problemit shqiptar. Nëse flasim për Partinë, duhet bërë dallimi mes klikës së Hoxhës dhe masave të partisë. Njerëzit në pozicionet kyçe janë njerëz të partisë, kështu që do të jetë e nevojshme të punojmë për t’i shfrytëzuar. Ka mjaft oportunistë në Partinë Komuniste Shqiptare, por më të mirë për t’u shfrytëzuar janë ata që kanë humbur postet e tyre, të cilët përfaqësojnë një dobësi të regjimit dhe duhen shfrytëzuar.

Në përpjekjet për goditjen e qeverisë është e rëndësishme të punohet me të gjitha forcat, si të brendshme dhe të jashtme. Grupet e shqiptarëve në emigracion duhet të punojnë drejt bashkimit të tyre. Çdo lidhje mes grupeve të emigracionit dhe shërbimeve të inteligjencës është e dëmshme. Komiteti i Prizrenit nuk është i aftë aktualisht për çlirimin e Shqipërisë, dhe as për t’i dhënë zhvillimin e duhur vendit nëse ndodhte kështu. Por ai duhet të shërbejë si një front i gjerë popullor në përpjekjen e çlirimit nga Rusia, dhe kundër grupeve të tjera të huaja që mund të përpiqen të ndërhyjnë në çështjet e Shqipërisë. Regjimi aktual është më i forti që Shqipëria ka njohur ndonjëherë, por gjithsesi, nëse vijnë kushtet e duhura, njerëzit do të gjejnë vetë zgjidhjen e tyre, me asistencën nga jashtë. Në asnjë rast Shqipëria nuk duhet të copëtohet.

Informacione të UDB 

Pika të tjera të theksuara nga përfaqësuesit e UDB përfshinin si më poshtë: Mosbesimin e Jugosllavisë ndaj Italisë; fakti që nuk ka asnjë grup të bashkuar të shqiptarëve në emigracion; fakti se elementët përbërës të Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë janë antagonistë me njëri-tjetrin; rëndësia e lidhjeve tradicionale mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Megjithëse qëllimi i deklaruar i konferencës ishte diskutimi i Shqipërisë nga pikëpamja strategjike, për ne qëllimi i vërtetë ishte marrja e ideve jugosllave për iniciativa të mundshme të përmbysjes së regjimit aktual. Dhe besojmë se ky qëllim u plotësua në pjesën më të madhe, dhe tani jemi në pozicion shumë më të mirë për të llogaritur qëllimet jugosllave në lidhje me Shqipërinë. Në të njëjtën kohë ndjejmë se progres i konsiderueshëm është bërë në lidhje me këmbimin e inteligjencës pozitive, në këmbimin e inteligjencës së dokumentacioneve, si dhe për dhënien e asistencës së ndërsjelltë mbi operacionet e inteligjencës në Shqipëri.

Projektet për dallimin e agjentëve

Projekti OBVERSE. Ky është një projekt për vendosjen e një agjenti shqip-folës në Trieste, i cili të jetë në pozicionin e dallimit të agjentëve të mundshëm që vijnë aty si refugjatë. Në rast se Trieste merret nga Italia, agjenti planifikohet të vendoset në një kamp italian për këta persona, ku të vazhdojë të kryejë shërbimet e tij. Kjo përbëhet nga një agjent i kontraktuar i asistuar nga disa agjentë terreni që jetojnë në qytetin grek,  që do të jetë një qendër monitorimi për refugjatët e ardhur shqiptarë. Ata do të punojnë bashkë me hetuesit greke për marrjen e tyre në pyetje.

OBOPUS/ OBLIVIOUS. Si një produkt dytësor ky projekt (i cili përshkruhet më poshtë në detaje) me anë të Komitetit për Shqipërinë e Lirë, jep strukturat për dallimin e agjentëve të mundshëm në Itali dhe në kampin e refugjatëve në Lavrion pranë Athinës dhe në vende të tjera. Anëtarët e Komitetit, të cilët kanë zyra në Romë e Athinë marrin në pyetje të sapoardhurit. Ndërsa dallimi dhe rekrutimi i tyre nuk bëhet me anë të Komitetit. Si dhe marrja në pyetje e refugjatëve dhe dezertorëve. Të tre projektet e mësipërme japin shërbime të marrjes në pyetje dhe dallimit të agjentëve të mundshëm. Projekti OBSERVANT ka si qëllim të rrisë mbulimin e refugjatëve shqiptarë në Greqi. Ai përbëhet nga dy agjentë terreni, një prej të cilëve merr në pyetje refugjatët kurse tjetri përkthen raportet e marrjeve në pyetje

Ngritja e strukturave të mbështetjes, trajnimit dhe shpërndarjes

Struktura të tilla të trajnimit e mbështetjes për operacione të kalimit të kufirit kemi në Greqi, që është i vetmi vend fqinj me Shqipërinë ku CIA ka akses të lirshëm. Aty oficerët tanë marrin mbështetje ajrore, administrative dhe materiale me anë të oficerëve grekë të ndërlidhjes, për misionet e kalimit të kufirit. Projekti OBATIANTIS ka si qëllim ndërtimin e strukturave të trajnimit në tre ishuj të izoluar në gjirin e Korintit. Strukturat përfshijnë një shtëpi për stërvitjen e agjentëve, tenda për stafin, një port të vogël për marrjen dhe dërgimin e materialeve në ishull, dhe komunikim radio me bazën. Vendndodhja është zgjedhur për arsye të izolimit të saj. Qëllimet e saj nuk janë të deklaruara me grekët, por ata mund ta kuptojnë rrjedhimisht natyrën e operacioneve. Qendra nuk është vetëm për përdorim të operacioneve shqiptare, por edhe projekte të tjera ku mund të nevojitet.

Zhvillimi i të dhënave të operacioneve

Nga vendet e botës së lirë, Shqipëria ka marrëdhënie vetëm me Francën e Italinë, ku ka dhe instilacione diplomatike, ndërsa nuk ka fare këmbime tregtare apo kulturore. Dega jonë shqiptare është e varur nga pikat pritëse (të Romës dhe Parisit) për struktura dhe personel për zhvillimin e informacioneve. Ndihmë mund të merret edhe nga një agjent i divizionit SA në Paris dhe nga dy oficerë në Romë, një prej të cilëve është oficer karriere, kurse tjetri punonjës i stafit. Një prej oficerëve të Romës ka si detyrë parësore drejtimin e  OBOPUS/HTNEIGH, kurse i dyti është një oficer ndërlidhjeje që ka punuar më parë me inteligjencën italiane dhe ende punon me problemet shqiptare.

Kundra-spiunazhi

Kemi aktualisht dy projekte kundra-spiunazhi në fazën e zhvillimit. Xhevdet Skënderaj- Ky individ është një i arratisur në Romë, ish-oficer i ushtrisë shqiptare me të cilin ka folur drejtori inteligjencës në ambasadën shqiptare. Ky i fundit ka bërë shumë përpjekje që ta rekrutojë atë, dhe duke raportuar detajet e takimeve të tyre, thotë se ka pranuar të rekrutohet dhe të veprojë si agjent i dyfishtë. Mehmet Kuci- Ky individ ka kaluar kufirin drejt Greqisë në fund të vitit 1953 dhe ka pranuar me oficerin e parë të CIA që ka rënë në kontakt, se është dërguar me mision spiunazhi nga ministri i Brendshëm shqiptar. Ai po merret në pyetje nga oficerë në Athinë për të përcaktuar nëse thotë të vërtetën. Në rast se historia e tij rezulton e saktë dhe vlerësimi i aftësive të tij është pozitiv, do të marrim në konsideratë përdorimin e tij si agjent i dyfishtë.

Strukturat

Strukturat aktuale, pra zyrat, vendet e sigurta, magazinat dhe vendet e trajnimit, duken të përshtatshme. Për arsye sigurie, disa prej tyre do të ndryshohen vitet e ardhshme, por niveli do të mbetet i njëjtë. Për më tepër, një masë e madhe armësh po mbahet në përdorim në rast të një shpërthimi spontan dhune në Shqipëri, apo zhvillime të tjera që nevojisin përforcim të shpejtë të rezistencës vendase. Kjo masë armatimesh përbëhet afërsisht nga 7,000 pushkë, 2,000 automatikë, municione për të dyja dhe 14,000 granata.

Punuan: Andi Lamko

Kliti Topalli

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i Bilalit në gjykatë: ‘Edi Rama më dukej i bukur si Hirushja’.

 

 

obama rama bilali

 

Unë si Bilal, e pranoj krimin që kam bër ndaj shtetit amerikan dhe nuk kam kurrëfarë kundështimi për të mos u dënuar, ashtu si dhe pranoj që jam nderuar që kam pasur në krahë në vend të bashkëshortes, zotin Edi Rama. Detaji që vura re atë mbrëmjë në shkëlqimin e buzëqeshjes së tij ishte pastërtia shpirtërore e cila i kombinohej me pamjen ëngjëllore dhe me fustanin ngjyrë rozë.

Edi ishte bërë si kukull,  fustani i derdhej i gjatë psohtë gjurit, dhe me atë shtatëlartësi princeshe binte në sy dhe të gjithë kthenin kokën nga ai.
Kisha një dëshirë të papërmbajtshme ta prezantoja si bashkëshorten time. Për një moment i ofrova një gotë verë dhe nga shkujdesja që më shkaktuan sytë e tij si meduzë, e shkela pa dashje.

“Me shkelët” , – tha zonjush Edi. Më fal i thashë, të kërkoj shumë ndjesë por jam i çoroditur pasi jeni tmerrësisht e bukur dhe sharmi juaj brilant më bëri ta humb toruan.

“Ska gjë”,  – më tha, “nuk jam mësuar të eci me taka”.

Ai pastaj u drejtua për nga Presidenti Obama dhe aty kisha një dëshirë të madhe për të plotësuar egon time për të bërtitur me të madhe e për ti treguar gjithe botes se: “Princesha që po i shtrëngon dorën Obamës është gruaja ime, Edi”.

Kjo ishte një histori hirusheje në kohërat moderne, pasi mbas orës 12 të natës ai do largohej duke lënë këpucën për t’u shndërruar më pas në trangull.

Duke e ditur këtë gjë, përfitova nga rasti për ta shijuar për aq kohë sa ishte bashkëshortja ime, ndonëse aq pak. Mundohesha ta largoja dhimbjen që buronte nga mendimet që shkaktoheshin nga fakti që do e humbja.

Mora veten dhe ju afrova me burrëri:“Shoh që jeni në qendër të vëmendjes sot zonjush Edi dhe nuk jam aspak i habitur, përveçse ziliqar që këtë vëmëndje nuk mund ta blej ashtu sikurse  bletë ju pozicionin e gruas time”.

Ai ma kthen me një arrogancë delikate të një super pjeshke të cilat të godasin fortë por nuk të largojnë aspak prej vetes: “Unë nuk kam dobësi të tilla zotëri. Nga ngacmimi juaj më shkaktohen të qeshura sepse unë jam e zënë dhe nuk jam njeri që ja dredh gruas”.

Më vjen keq znj.Edi i thashë, interesat e mia ndaj teje janë vetëm shkëmbim informacioni, asgjë më shumë, do doja të dija vetëm rreth parukerisë që përdorët para se të vinit këtu.

Grimin e bëj vet, pasi jam piktor”, –  më tha. Pastaj vijoi: “për gishtat e mi të gjatë që i ka ëndërr çdo femër ti ketë , është përkujdesur pedikyrja ime personale, dua që të duken sa më elegantë ndërsa jam duke folur”.

Më kishte mbërthyer me elokuencen e tij, nuk më mbetej tjetër që ta shikoja thellësisht duke pritur që diçka që gjendej thellë brenda meje të ngjallte interesin e tij.

E dashuroj atë njeri z.Gjykatës. Me respekt Bilali.

Kategori
Uncategorized

Banditët me maska dhe ata me kollaro.

Banditët me maska dhe ata me kollaro

Nga Artur Zheji

Ka një luftë të përhershme në xhungël. Luani sulmon kopetë, hienat shqyejnë mbetjet e luanëve, korbat, ushqehen me mbetjet e mbetjeve. Pastaj vijnë milingonat që pastrojnë gjithshka, mbetjet e mbetjeve, të mbetjeve.

Dhe mbreti krimb, pret me qetësi prej qindra mijëra vitesh, në hallkën e fundit ushqimore të xhunglës, të ushqehet edhe ai, me të gjithë ne, pa dallim nga pasuria, bëmat dhe gjëmat, trimëritë apo frikërat tona njerëzore. Shqipëria, kjo xhungël gjithmon e më e ashpër dhe pa rregulla, na jep vazhdimisht shfaqje të mahnitëshme të “trimërisë individuale”.

Hajdutët me maska, si ata që grabitën aeroportin “Nënë Tereza” , janë ndoshta të egër dhe të dhunshëm, por janë pak të thuash “trima” dhe sfidues, të “rregullave” diktaturë, të banditëve me kollaro, në xhunglën e kapitalizmit primitiv shqiptar.

Ata, hajdutët me maska dhe me pisqolla në duar, si heronjtë e së keqes dhe personazhe hollivudianë, janë në thelb shprehje e mospranimit të diktaturës asfiksuese të parasë dhe të pushtetit politik, të mbështetur mbi paranë e grabitur me mjete të “ligjshme”.

Ata, “banditët” në këtë xhungël, ku vjedhja dhe grabitja është një ritual i përditshëm, kujtoni qindrat e milionave të dhëna si konçesione preferenciale nga kryeministri dhe kryeministrat, duket se nuk pajtohen me këtë ndarje të shpifur dhe të vulosur, të qarkullimit të parasë, nëpër duart e një grushti njerëzish super të pasur. Që kjo qeveri e majtë e të “varfërve”, ka ndërmend ti bëjë edhe më të pasur.

Ca super të pasur pra, që lindën nga hiçi, këto 25 vjet, duke grabitur në “mënyrë të ligjshme” paratë tona dhe mbi të gjitha, paratë e të ardhmes së fëmijëve tanë.

Nëse pra, do të kisha në dorë të vendosja përpara një trupi gjykues, në dënimet për banditët me kollaro, që kapen rrallë ose asnjëherë dhe banditëve që ja mbathën nga Tapiza, Bubqi apo në fshatra të tjera shqiptare, me 3 milionë eurot e grabitura, do jepja dënime shumë më të lehta, për banditët e thasëve të grabitura me kokën në torbë dhe sigurisht me një fëmijëri shumë tragjike e të keqe. Ndërsa për profesionistët e vjedhjes së ftohtë dhe të pabujshme dhe të përditëshme, do të jepja dënime më të rënda, shumë më të rënda.

Thënë kjo, besoj jemi të qartë se çpo ndodh këto ditë të “Reformës” në Shqipëri.

Kryeministri që për turp të të gjithëve, nënvizon shpesh që as nuk e ka lexuar përmbajtjen juridike të kësaj Reforme, ndërkohë që ka vënë në “krye” të punëve të saj, ekspertët e vet më besnikë dhe më të mirë paguar, mbi tavolinë dhe nën tavolinë, ka tani telashe me mediat amerikane.

Dhe çohen e shkruajnë miqtë e tij, të veshur me petkun mediatik të armiqve të të gjithëve dhe të miqve të së vërtetës, se gazeta Washington Times, është e parëndësishme në SHBA, sepse “nuk flet mirë për Ramën”.

Por edhe mund të jetë ashtu, por një zotëri është gjykuar tashmë për një shifër “qesharake” për përmasat e xhunglës shqiptare, prej 80.000 $, nga një Gjykatë Amerikane.

Lidhjet e tij, e Bilalit pra, me kryeministrin shqiptar dhe destinacioni i atyre pak parave për shqiptarët dhe shumë parave për amerikanët , për fushatën e Obamës, janë të qarta. Por nuk janë thelbësore. Ato janë në të vërtetë maja e ajsbergut të parave që udhëtojnë nga Shqipëria e varfër dhe e këputur, jashtë saj, për të ushqyer dhe për të mbrojtur karierat e politikanëve tanë.

Thelbësore është Xhungla dhe lufta më e re, për nënshtrimin e saj me dorë të hekurt nga një grusht njerëzish, super të pasur dhe super të pushtetshëm në Shqipëri. Është serioze dhe e frikshme, aftësia që ka kryeministri ynë, për të grupuar dhe për të “ushqyer” haptas dhe me koncesione qindra milionëshe dhe jo vetëm, një Kastë të Re, që e ndihmon në mbajtjen e pushtetit të vet tashmë jo karizmatik, dhe mbi të gjitha, në ofensivën për pushtimin e të gjitha pushteteve të mbetura pa pushtuar.

Por për këtë dukuri të frikshme, gazetarët trendy të mbprapa ferrave, nuk shkruajnë asfare. Ata merren me kolegët, jetën e tyre. Po le të mos humbim më kohë me këta.

Duket sikur “Shqipëria jonë naïve dhe fëminore”, u trondit shumë nga grabitja e bujshme e 3 apo 10 milionë eurove, të ngarkuara në thasë prej lini, që udhëtonin për llogari ende të panjohur, drejt një destinacioni ende misterioz.

Dhe nuk ka akoma asnjë deklaratë sqaruese të policisë, që të na shpegojë përkatësinë e këtyre parave.

Të na shpegojë se për llogari të kujt udhëtonin me thasë.

Të na shpegojë pse me thasë dhe jo me Bankë?

Dhe të tjera si këto, që të paktën brenda 12 orësh do të ishte detyrim të bëheshin publike.

Por pamvarsisht së habisë së shqipëtarëve, duket se dora e banditëve i la ato para akoma edhe për ca kohë në Shqipëri, duke u shndërruar në një “kleçke”, që po të ketë pak vullnet të mirë do të na shpegojë së paku tre gjëra:

1. Përkatësine e këtyre parave
2. Përsenë e habitshme sepse udhëtonin cash
3. Dhe legalitetin e destinacionit të tyre.

Për që shqiptarët të qetësohen, këto 3 apo 10 milionë euro, janë veçse thërmija, në trafikun dhe trafikimin e parave që qarkullojnë në Shqipëri dhe që largohen nga Shqipëria, në duart e krybashkiakëve të buzëdetit, të disa ministrave apo të disa ish ministrave të tjerë…

Por si në një Fushatë Zgjedhore të rrejshme, mos besoni nëse ju thonë se Reforma në Drejtësi, do të jetë Zgjidhja Finale e të këqiave tona.  Në rastin më të mirë, kjo Reformë do të jetë një riqarkullim juristësh dhe një rishpërndarje e re e parave, nga gjykatësit e vjetër, te gjykatësit më të rinj, borxhlinj tashmë të qeverisë aktuale.

Dhe në rastin më të keq, që është edhe Rasti që druaj më shumë, kjo Reformë, e bukur në vitrinë dhe e errët nga pas, do të vendosë një neo Diktaturë, të përzier të Politikës aktuale me një Trupë Gjykuese të Re, që do të shërbejë, si dikur gjykatat revolucionare në vendosjen e një Rendi të Ri, në Xhunglën shqiptare.

Një “Rend të Ri”, simbas metodave të vjetra neostaliniste, ku lufta politike do të ketë një bosht të remë moral, në emër të të cilit, “Populli”, do të thirret të kërkojë nëpër Gjygjet e Hapura, dënimet maksimale, për “Armiqtë hajdutë” të demokracisë shqiptare.

Dhe kështu, në emër të një “morali të remë e të ri”, hajdutët me kollaro, do të rrinë në një podium me prokurorët e zgjedhur me stil të veçantë nga “Reforma”, ndaj të tjerëve, kundërshtarëve të tyre politikë ndërkohë, që do të trajtohen si banditët me maska.

Ta dinte ky brezi ynë i ri, se sa këngë me çifteli apo labërishte, janë ngritur e kënduar për Reformën Agrare, të Hoxhës, në emër të të varfërve dhe që solli mjerimin 45 vjeçar të shqiptarëve, do të ishte më skeptikë sot.

Skeptikë, ndaj këngëve të reja që po thurrin mediat e kryeministrit dhe tekstet e këtyre këngëve, që po shkruhen nga Lapset majëholla të agjitatorëve të tij të rinj dhe më trendy.

……………………

Dhe ka pra një luftë të përhershme në xhungël.

Luani sulmon kopetë, hienat shqyejnë mbetjet e luanëve, korbat, ushqehen me mbetjet e mbetjeve. Pastaj vijnë milingonat që pastrojnë gjithshka, mbetjet e mbetjeve, të mbetjeve.

Dhe mbreti krimb, prejt me qetësi prej qindra mijëra vitesh, në hallkën e fundit ushqimore të xhunglës, të ushqehet edhe ai, me të gjithë ne, pa dallim nga pasuria, bëmat dhe gjëmat, trimëritë apo frikërat tona njerëzore…

Kategori
Uncategorized

Policia greke arreston doganierët shqiptarë në Kakavije, mes tyre ish-drejtori i doganës.

kakavije

Katër punonjës të doganës së Kakavijes në Gjirokastër janë arrestuar nga policia greke një ditë më parë, të cilët akuzohen për ryshfet.

Të arrestuarit janë pjesë e organizatës kriminale, siç e cilësojnë mediat greke, të cilët mundësonin hyrjen në Shqipëri të mallrave të vjedhura në Greqi. Mësohet se banda kryente vjedhje të ndryshme në shtetin fqinj dhe më pas doganierët shqiptarë të arrestuar influenconin duke bërë të mundur kalimin e këtyre kamionëve me mallra të vjedhura pa problem në vendin tonë.

Burime nga Policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se ndër 4 doganierët shqiptarë të arrestuar nga policia greke, njëri prej tyre është Mirel Deshiku, ish-drejtor i Doganës së Kakavijes, i cili qëndroi në këtë post për disa muaj kohët e fundit.

Mediat greke njoftojnë se rasti u zbulua mbrëmjen e së enjtes, kur në aksin e Janinës, policia helene identifikoi dy kamionë dhe një makinë të vogël.

Tek kjo e fundit ishin katër doganierët shqiptarë, tashmë të arrestuar. Kur vunë re praninë e policisë greke, ata ndryshuan drejtim, por nuk mundën të shpëtonin dhe u ndaluan.

Nga hetimet, rezultoi se doganierët shoqëronin me makinë kamionët që ishin të ngarkuar me mallra të vjedhura në Greqi, të cilat më pas hynin ilegalisht në Shqipëri, ku edhe shiteshin.

Policia greke sekuestroi makineri bujqësore, traktorë, pajisje elektroshtëpiake, të gjitha të vjedhura në Greqi, siç duket edhe në fotot e mëposhtme. Policia greke ka identifikuar edhe dy shqiptarë të tjerë si pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, të cilët janë të shpallur në kërkim.

1432

Kategori
Uncategorized

Ja se si e ndau Rama dhe Meta hartën për të fituar bashkitë.

Ndarja absurde e territorit që zvogëlon rëndësinë e votës. Numri i organeve të qeverisjes vendore në qarqet
e jugut të vendit është më i lartë se në ato të qendrës apo të veriut të vendit pavarësisht numrit të popullsisë
Absurditeti më i madh i reformës territoriale të hartuar nga Rama-Meta qëndron në ndarjen e pabarabartë të qeverisjes vendore. Edhe pse rindarja është bërë me të njëjtat kritere në të gjithë Shqipërinë, numri i organeve të qeverisjes vendore në qarqet e jugut të vendit është më i lartë se në ato të qendrës apo të veriut të vendit.
—Kështu, në jug të Shqipërisë do të funksionojnë 31 kryetarë dhe 31 këshilla bashkie, ndërsa qendra dhe veriu i Shqipërisë do të kenë së bashku 30 kryetarë dhe 30 këshilla bashkie.
—Po kështu, Qarku i Tiranës do të ketë 5 njësi, ai i Durrësit vetëm 3, ndërsa ai i Gjirokastrës do të ketë 7 të tilla, edhe pse shumë më i vogël si popullsi se Durrësi dhe shumë herë më i vogël se Qarku i Tiranës.
—Kjo sjell një pabarazi të madhe jo vetëm në raport me kryetarët e bashkive, por mbi të gjitha në raport me këshillat dhe raportin këshilltar/banorë midis këtyre këshillave.
—Bazuar në formulën e parashikuar nga Ligji 8652/2000 për numrin e këshilltarëve në bazë të popullsisë, raporti është plotësisht i deformuar. Kjo cenon rëndë barazinë e përfaqësimit, për rrjedhojë peshën e votës.

Eshtë thyer parimi kushtetues i barazisë së votës.

—Kështu, në bashkitë e vogla, një këshilltar do të përfaqësojë më pak banorë sesa në njësi të mëdha si Durrësi, Elbasani, Shkodra, etj., dhe shumë herë më pak se një këshilltar i Bashkisë së Tiranës.

— Kështu vota për këshillin bashkiak e një zgjedhësi në Tiranë ka vlerë disa herë më të vogël se vota e një zgjedhësi në Roskovec. Nga ana tjetër, Durrësi dhe bashki të tjera të reja, bazuar në kriterin kushtetues të shtetasve dhe jo të Censusit 2011, e kanë kaluar fashën e parafundit prej 100.000–200.000 banorësh, të cilës i përket një këshill me 45 anëtarë.

Pra, qytetarët e Durrësit janë të nënpërfaqësuar në raport me qytetarët e njësive që janë pak mbi 100.000 banorë dhe kanë po ashtu si Durrësi 45 këshilltarë për t’i përfaqësuar. Nga ana tjetër, banorët e bashkisë së re të Tiranës, përveç një shtrirjeje shumë të madhe gjeografike që cenon subsidiaritetin, janë edhe më shumë të nënpërfaqësuar, sepse numri 55 i anëtarëve të këshillit është krejtësisht jopërfaqësues për popullsinë e madhe të Bashkisë së re të Tiranës, sidomos në krahasim me njësitë e tjera. Kjo është një formë e dukshme dhe e rëndë e gjeometrisë aktive zgjedhore dhe cenon rëndë parimin e barazisë së votës.

Po kështu, ndarja e miratuar me ligjin e ri ka aplikuar edhe fenomenin tjetër negativ, atë të “gerrymandering”. Shembull flagrant për këtë është Bashkia e Shkodrës. Në të njëjtën situatë është edhe Bashkia e re e Tiranës. Territori i saj është shtrirë duke përmbledhur sa më shumë njësi të favorshme për mazhorancën në pushtet, përfshirë ish-Komunën e Shëngjergjit pas malit të Dajtit në mënyrë që të sigurohet një rezultat i qëndrueshëm zgjedhor në favor të mazhorancës parlamentare që ka miratuar këtë ligj. Për më tepër, bashkisë së re i është bashkuar edhe ish-Komuna e Zall-Herrit. Kjo komunë nuk ka lidhje tokësore të drejtpërdrejtë me Bashkinë aktuale të Tiranës dhe mund të bashkohet me to vetëm nëpërmjet Bashkisë së Kamzës, Komunës së Paskuqanit ose asaj të Dajtit. Nga analiza e materialeve të përdorura për miratimin e ligjit të ri të ndarjes territoriale-administrative, rezulton se kriteri i përdorur për rishikimin e kufijve, përcaktimin e kritereve demografike dhe ekonomike të eficencës së njësive të reja të vetëqeverisjes, është përdorur kriteri i popullsisë rezidente të përpunuar nga legjislacioni për Censusin e popullsisë të vitit 2011. Ky kriter është plotësisht në kundërshtim me Kushtetutën. Të gjithë shqiptarët, nga Veriu në Jug të vendit kundërshtuan prej muajsh të tërë hartën elektorale Rama-Meta.

Kategori
Uncategorized

Grabitësi i Rinasit i shkruan Tahirit: Dua të blej pikturat e Ramës.

Tahiri dhe nacu

O i ëmbli Saimir Tahiri, o sherbet, o diabet.

Me anë të kësaj letre anonime, po ju drejtohet grabitësi kryesor i atyre 3 milionë eurove. Kemi blerë ca pastërma e birra  dhe menduam se nuk ka lezet të bëjmë gëzuar pa të kujtuar edhe ty.

Hoqëm ters këto dy ditë vlla, me ata 300 policët që na ndiqnin nga mbrapa, për qime u kemi shpëtuar,  i kishim gjithë kohës këmba këmbës në fejsbuk dhe na tmerronin.

Duam të të falenderojmë për lehtësirat që na ofrove gjatë kryerjes së grabitjes. Patëm shumë frikë për një moment kur morëm vesh që janë shtuar masat e sigurisë në aeroport.
Me pak fjalë bëmë çiçin në brekë. Kur i pamë nga afër masat e rrepta nuk i besonim syve që ishin aq të rrepta, po shikonim njëri-tjetrin sy më sy, e ngrinim supet në formë habie për gjithë atë rreptësi.

Çunat të bëjnë shumë të fala dhe thonë që je djalë fantastik. Të kemi marrë shumë përzemër. Njëri nga shokët tanë ka vendosur të betohet për kokën tënde që sot e tutje. Jemi bërë pishman që nuk kemi patur mundësinë që nuk të kemi njohur më përpara.

Mund të mbështetesh tek në për çdo hall që ke vëlla, sepse ti nuk e ke idenë sa të duam. O dritë.

Njëri nga shokët e mi ka premisa që më në fund të humbë virgjërinë. Se ke idenë sa fansa kemi bërë. Shumë pjeshka anemabanë i shoh që të na dedikojnë statuse në fejsbuk duke u shprehur se duan shoqëri me ne, pasi ju duhet ndonjë sponsor për pushimet verore.

Faleminderit që je kaq human dhe mendon për virgjërinë e shokut tonë vëlla. Duam vëtëm të të kërkonim një mendje si ta fillonim shpenzimin e parave. Jemi shuëm konfuzë në këtë pikë, nësë duhet ta fillojme nga një palë pushime në Florida si Edi Rama, apo me një palë pushime në Seman. Më këto lehtësira që na ke krijuar ti, ne zëmë dashnore dhe Ledion liçon po të duam.

Do bëjmë namin në tallava vlla, kaba… kaba…

Shpresoj që t’i realizoj ëndrrën motrës për t’i marrë një autograf Mërgim Mavrajt. Çunat nga ana e tyre shprehin dashamirësinë për ty dhe policat e tu dhe thonë që si fillim do e nisin me këmbë të mbarë përdorimin e parave.
Një tjetër shok i yni, ka kontaktuar një shokun e Bilalit dhe ka rënë dakord për të bërë një foto me ambasadorin Lu, në njërën dorë do mbajë draftin e reformës ndërsa në dorën tjetër një Nutella.

Ditën e grabitjes u mblodhëm të gjithë në darkë, pranë oxhakut, por oxhakun e mbajtëm fikur, jo se kishim vapë, por se na brente frika se policët e tu syshqiponjë mund të dallonin zjarrin.

Diskutuam deri në sabah gjërë e gjatë dhe vendosëm që komplet sa jemi si grup, të blejmë secili nga një pikturë të artistit Edi Rama.

Kemi nja 2 kilogramë euro mënjanë që s’i kemi numëruar fare dhe i kemi lënë aty në çantë për pikturat.

Të lutem njoftoje shefin të çelë sa më shpejtë ekspozitën e radhës, se po i mbajmë lekët në një çantë të hapur dhe kemi merak mos na avullojnë me gjithë këtë vapë.

Faleminderit 1 mijë herë Saimir. Mirënjohje gjithë jetën vlla. Të puthim, o dritë.

Me respekt, çunat.

Kategori
Uncategorized

Zgalemi i Lirisë.

http://www.radiandradi.com/hulusi-pashollari-nje-zgalem-i-lirise-nga-urim-gjata/testata-kryesore/gazeta/

Kategori
Uncategorized

Dom Gjergji shpërthen ndaj Donald Lu: Gjesti juaj i bën deputetët e vendit tim palaço cirku.

Kleriku i njohur katolik Dom Gjergj Meta ka reaguar ashpër pas lajmit se drafti i reformës në drejtësi në tavolinat e deputetëve në Kuvend dhe ndryshimet kushtetuese mbajnë vulën e SHBA-së.

Dom Meta thoë se nëse kjo është e vërtetë, parlamenti shqiptar duhet të shkrihet, ndërsa i cilëson deputetët si palaço cirku.

“Nese ky lajm është i vërtetë atëherë të shkrihet menjëherë parlamenti shqiptar. Jemi në kufijtë, madje përtej kufijëve të absurdit. Nuk kanë pse rrinë më në ato karrige deputetët e Shqipërisë. Ky gjest i bën ata deputetë palaço cirku. Ky vend nuk ju meriton asnjërin përfshi miqtë dhe miket e mia deputete. Ju nuk e meritoni atë karrige… E keni çu veten në atë pikë? E pabesueshme….”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Kategori
Uncategorized

Raketa Trump nuk ka të ndalur.

trump-2

Sondazhet zyrtare. Përmbysen rezultatet, Donald Trump 43% ndërsa Hillary Clinton 39%

Pas votës  së britanikëve pro Brexit, duket se ajo e amerikanëve pro miliarderit Donald Trump President i SHBA-ve, do të jetë shkundja e rradhës që do ti jepet rendit botëror. Sondazhet më të fundit tregojnë qartë se, miliarderi njujorkez Trump ka kaluar në avantazh përballë demokrates Hillary Clinton.

Është kompania e sondazheve Rassmussen ajo që ka publikuar sonadazhet më të fundit të cilat tregojnë qartësisht trendin e ri të votës amerikane e cila në tërësinë e vet nisur edhe nga primaret ka treguar që deklaratat dhe qëndrimet e forta të Trump i kanë joshur më shumë se politikat liberale të znj. Clinton.

Rezultatet janë publikuar edhe në faqjen zyrtare në Facebook të Trump dhe kjo përmbysje i njihet si e tillë votës së të pavendosurve.

E në të njëjtën kohë ky sondazh përfaqëson edhe një lajm aspak të mirë për Shqipërinë e cila sot e gjithë ditën falë deklaratave të papërgjegjshme të kryeministrit Edi Rama që për hir të ëndrrës së të qenit një “lider botëror” çuditi botën kur doli haptazi kundër Trump në Shtëpinë e Bardhë.


trump

Kategori
Uncategorized

Bilal Shehu spiunon Edi Ramën. Skandali publikohet zyrtarisht edhe nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

departament i drejtesise

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar detajet e plotat të hetimit që ka të bëjë fondet e paligjshme që janë injektuar në fushatën e elektorale të Obamës gjatë vitit 2012.

Rasti i shqiptaro amerikanit që ka marrë para nga Edi Rama dhe i ka injektuar ato në fushatën e Obamës vetëm e vetëm që ish lideri i opozitës të bënte një foto me Obamën është tashmë zyrtarisht një hetim serioz i FBI-së.

Sipas deklaratës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, rezulton se Bilal Shehu e ka treguar burimin e parave të paligjshme që ka injektuar në fushatën e Obamës dhe qëllimin pse është bërë kontributi 80 mijë dollar: “në përpjekje për të siguruar një hyrje një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që iu mundësua atij një foto me Presidentin”- thuhet në deklaratën zyrtare.

Lexoni të plotë deklaratën zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë

Linku i faqjes zyrtare  (https://www.justice.gov/opa/pr/new-jersey-man-pleads-guilty-helping-disguise-foreign-contributions-during-2012-presidential)

Një njeri në Nju Xhersi u shpall fajtor pas ka ndihmuar në mbledhjen e kontributeve të huaja përgjatë fushatës presidenciale të vitit 2012.

Një burrë në Paramus Nju Xhersi u shpall fajtor gjatë ditës pasi ka ndihmuar në injektojë 80 mijë dollarë contribute prej një burimi të huaj në fushatën e mbledhjes së fondeve për Presidentin e ShBA-ve gjatë zgjedhjeve të vitit 2012 bën me dije Asistenti Ligjor i Prokurorit të Përgjithshëm Leslie R. Caldëell nga Departamenti i Divizionit Kriminal dhe Prokurori Amerikan Paul J. Fishman i Ditsriktit të Nju Xhersit.

Bilal Shehu 48 vjeç u deklarua fajtor përpara Gjykatësit Madeline Cox Arleo e Distriktit të Nju Xhersit sipas një informacioni që akuzon atë se me vetëdije dhe nismë personale ka derdhur kontribute të huaja që kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 të pëmbledhuar në 25 mijë dollar ose me shumë në një vit kalendarik. Vendimi do të jepet në 5 Tetor, 2016.

Në bazë të deklarimeve të tij, Shehu një qytetar amerikan që jeton në Nju Xhersi pranoi se në shtator të vitit 2012 ai kishte marrë përafërsisht 80 mijë dollar nga një burim i huaj dhe i kishte derdhur ato në një komitet mbledhje fondesh dhe në këmbim kishte arritur të siguronte autorizimin e komitetit të fushatës së presidentit në përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave dhe e gjitha kjo me qëllim një shtetas i huaj të mund të ishte i pranishëm në një takim elektoral që do të zhvillohej në San Fransisko në 8 Tetor 2012.

Ligjet federale e ndalojnë kategorikisht që shtetas të huaj të derdhin kontribute në fushatat elektorale të kandidatëve federal.

Më herët gjatë Shtatorit, Shehu kishte marrë një llogarinë e tij bankare një shumë pre 80 mjijë dollarësh që

rama-obama

vinin nga një llogari bankare e huaj duke e ditur se ai do ti derdhte ato para në fushatën elektorale, siç vetë ai e pranoi.

Shehu pranon se më herët gjatë Tetorit 2012 kishte fluturuar në San Fransisko në përpjekje për të siguruar një hyrje një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që iu mundësua atij një foto me Presidentin.

Askush prej komitetit të mbledhjes së fondeve është akuzuar për shkelje sa i takon funksionimit të komitetit të mbledhjes së fondeve dhe ata janë angazhuar për të bashkëpunuar maksimalisht në hetimin që ka të bëjë me të akuzuarin.

FBI-ja e ka hetuar këtë rast. Prokurorët Charles Walsh dhe Peter Halpern i Divizionit të Krimeve dhe Seksionit të Integritetit Publik si dhe  Asistenti i Prokurorit Mark J. McCarren i  Distriktit të Nju Xhersit janë ata që po hetojnë çështjen.

Kategori
Uncategorized

Paralele,ne kohe te ndryshme….

Nga Muharrem Meko.
Aty nga gjysma e dyte e mandatit te dyte,te qeverisjes “Nano ” ( 1997-2005),si gjitheandej edhe ne Korce,PS , gati kishte prekur fundin ;- peng i nje grushti interesaxhinjesh,ku spikatnin dy prej tyre;- nje skuth i ardhur nga tregu i valutes…dhe nje derr,i lyrosur neper hamamet dhe qilaret e xhamive ! Nderhyrja e Nanos,qe gati shpetimtare per perspektiven ; nje grup intelektualesh te rinj ,te njohur deri atehere per preferencat e tyre te djathta,ju bashkangjiten PS
* * * *
Me njerin prej tyre,i cili do t’i ngjiste vrullshem shkallet e karieres politike,pata rastin qe per afro shtate vjet,te bashkoja perpjekjet e mia,ne rindertimin dhe ” aredimin” e shtepise sone te perbashket ! Afishuam shume bashkemoshatare te tij,ne drejtim; i motivuam e i frymezuam,me ndjenjen e perkushtimit,ndaj alteranatives qe besonim,ju dhame shume nga vetvetja;sidomos perqendrimin dhe instiktin e lidhjeve me anetaresine dhe strukturat e partise.Nuk munguan rezultatet ; ne 2009 dhe 2011,( edhe pse nuk u fitua )u ariten kuota,qe sic duket do te mbeten rekord,per te gjitha garat elektorale ,para dhe pas tyre ..
Ishin gjithe keto vlera te bashkuara, si dhe realizimi i koalicionit te munguar,me nje pjese te mire te se majtes(LSI) qe ne 2013 u be i mundur kthimi ne pushtet,permes nje fitoreje, plebishitare !
* * * * *
Dite me pare,teksa po pija nje kafe sebashku me nje shokun tim,ne parkun e qytetit,perballe na u shfaq “ish ” bashkeudhetari yne ,tashme ne zenith…
Bisedat nga me te ndryshmet- kryesorja ;gjendja jo fort e kenaqeshme dhe jo ” e priteshmja ” ,nderkohe qe ende s ka perfunduar mandati i pare…
Sipas meje ; -pasoje e “performances skifio”,te ” prurjeve” me marjen e e pushtetit !
Ai,ne te tijen…
Une ;- fshati qe duket s’do kallauz !
Ne nje moment te caktuar,teksa une i afroja argumente,mu drejtua me nje ton ,gati sfidues ;-perse kur erdha une,me prite aq ngrohte,ndersa sot shfaqesh ,kaq skeptik?
Pyetje disi e veshtire …por jo per mua ! Per meteper qe ai erdhi ,kur PS, po ikte,nga pushteti…..
Aty per aty nuk iu pergjigja, por me von,pasi ishim ndare ,sikur dola nga sikleti,kur ne heshtje i drejtova pyetjen ;- Ç kishte ndodhur me gjithe ata te rrinj e te reja, qe na u bashkuan pergjate te qenit opozite,…por edhe me ” stoiket” ,qe s na u ndane per asnje çast,e qe vendin e tyre,ne menyren me te pamerituar, duhet ta zinin ,njerez pa asnje identitet dhe pa kurefare,kulture,pune ?
* * * * *
Sepse kam pershtypjen,qe brenda pergjigjes se tij per pyetjen time,gjendet edhe pergjigjia ime per pyetjen e tij ….

Kategori
Uncategorized

Rama nën hetim nga FBI? Shkeli ligjin për donacionet në fushatat presidenciale në SHBA.

Brenda një dite ndaj kryeministrit  Edi Rama kanë zbarkuar nga përtej Atlantikut dy goditje të forta. E para është një shkrim në gazetën “Washington Time”, në të cilin ai cilësohet hapur si një kryeqeveritar, nga njëra anë arrogant në mënyrën si ushtron pushtetin e tij dhe nga ana tjetër si një individ në shërbim të krimit të organizuar.

Vetëm pak orë më pas agjencia prestigjoze e lajmeve “Reuters” njofton për një proces hetimor në SHBA, i cili është mbyllur pas më shumë se 3 viteve, me akuzën ndaj shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu për fshehjen e burimit të 80 mijë dollarëve të përdorura si dhuratë në fushatën presidenciale të presidentit në ikje Barak Obama.

Bilal Shehu ka pranuar në zyrat e FBI, se ato para të cilat u konvertuan në një ftesë për atë dhe bashkëshorten e tij në një nga pritjet e presidentit Obama, e kanë burimin nga Shqipëria. Në atë pritje pronari i një agjencie të vogël taksish në New Jersey, faktikisht nuk ka marë pjesë me bashkëshorten e tij siç ishin edhe ftesa, por me vetë kryetarin e opozitës shqiptare në atë kohë dhe kryeministrin hije Edi Ramën.

E gjithë kjo intrigë tipike shqiptare, është finalizuar me një foto mes Ramës dhe Obamës, imazh  aq shumë i përdorur prej të parit në fushatën e sapo nisur për zgjedhjet e vitit 2013 që dihet si përfunduan.

Në SHBA, është mjaft e përhapur një shprehje “urbane”: Këtu më mirë dhe më lehtë është të vrasësh një njeri, i sesa ti fshehësh shtetit burimin e parave që përdor, për çdo gjë. Kjo ka ndodhur edhe me taksixhiun Bilal, i cili është kapur pas 3 vitesh nga qerja e FBI, për burimin e 80 mijë dollarëve-donacion për fushatën e Obamës. Sipas mediave lokale amerikane shqiptaro-amerikani duke e ditur shumë mirë se çfarë e pret për atë “nder” që i ka bërë Ramës atëherë, është kthyer në një “të penduar” për të zbutur sadopak dënimin e rëndë dhe ka bashkëpunuar me FBI.

Në 5 tetor të këtij viti ai do dëgjojë verdiktin e gjykatës dhe pritet të dënohet të paktën me 5 vite burg dhe 250 mijë dollarë. Por çfarë ndodh pas kësaj? Kushdo që e njeh sadopak sistemin e drejtësisë amerikane, e di që çështja nuk mbyllet këtu. Thelbi i hetimit të FBI, nuk është mashtrimi që ka bërë Bilal Shehu me donacionin, por burimi i 80 mijë dollarëve që rezulton të jetë në atë kohë një individ me vetëm 2500 euro pasuri të deklaruara.

Por fakti si ku i gjeti ato para Rama është çështje e prokurorisë shqiptare. Në SHBA ndërhyrja e donacioneve të huaja në fushatat presidenciale, është një akt tejet i rëndë dhe ndiqet nga agjencitë ligjzbatuese me alarm dhe prioritet të lartë. Nëse hetimi për taksixhiun Bilal sapo është mbyllur për ideatorin dhe ekzekutuesin e këtij akti të rëndë për ligjin në SHBA, Edi Ramën, sapo është hapur. Qerrja e FBI, është e ngadaltë por mbërrin gjithmonë në destinacion.

Kategori
Uncategorized

Po na merrni pronat forcërisht, dhe po na dhunoni.

Mesazh per Ardian Cipen nga banoret e Himares

Sot, individe te dhunshem nga Laci, u futen ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Himares dhe pasi shane me fjalor skandaloz, dhunuan banoret. Ne foto i gjakosur, Manol Zoto, prona shekullore e te cilit kerkohet te grabitet me dhune. Ne keto momente kemi nje thirrrje per nendrejtorin e pergjithshem ne policise se shtetit, Ardian Cipa. Ardian, sot bashkqytetaret e tu u rrahen barbarisht sepse po mbronin institucionalisht dhe me qetesi te drejten e tyre. E kush me mire se ti mund ta njohe kete komunitet?!

Edhe ne duam ashtu si ti qe restaurove shtepine tende te vjeter ne Pilur qe tia trashegosh brezave te ardhshem, te trashegojme shtepite tona shekullore. Nese te mjafton deklarata e turpshme e vartesve te tu se “dy veta u zune para Bashkise per motive te dobeta dhe u shoqeruan ne pilici”, kete turp do e mbash ti ne koshience per gjithe jeten. Po nuk more masa per te zbardhur kete ngjarje skandaloze, ti nuk ben asgje tjeter vecse rreshtohesh ne anen e grabitesve dhe dhunuesve!

Kategori
Uncategorized

Washington Times: Rama lidhje të ngushta me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

rama

Gazeta amerikane “Washington Times” ka publikuar një shkrim nga Jason Katz, i cili është drejtor në një kompani amerikane. dhe ish-zyrtar amerikan.

Shkrimi godet Kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar se mban lidhje të ngushta me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këtë shkrim, “Washington Times” e ka titulluar “Një Albatros në Shqipëri”.

“Shqipëria ka një pengesë të madhe, Qeveria aktuale shpërfill sundimin e ligjit dhe ka marrëdhënie të ngushta me krimin e organizuar dhe korrupsionin, që thuhet se në krye të tyre qëndron z.Rama. Shkeljet e fundit të Kushtetutës dhe të ligjit nga ana e tij, mund të jenë një pengesë e mundshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ngjarja e fundit ka të bëjë me pretendimin për përgjimin e paligjshëm të opozitës shqiptare, zyrtarëve të Qeverisë, ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj në Tiranë”, shkruan gazeta amerikane.

Artikulli vazhdon se pas hetimeve, u pezullua Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe dy oficerë policie u lanë në arrest shtëpie. Në një reagim plot zemërim, Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sulmuan në mënyrë të përsëritur gjyqtarin që dha vendimin.

“Nga ana politike, panorama shqiptare tregon një opozitë që bën sulme të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama të cilin e sheh si rrezik për vendin”, vijon artikulli.

Autori i shkrimit e mbyll me një këshillë për administratën e re amerikane që pritet të dalë pas zgjedhjeve presidenciale që sipas tij duhet të mos e lërë mënjanë Shqipërinë “edhe pse Rama mund t’ju duket një albatros”.

Screenshot_4

Kategori
Uncategorized

Plani për rrëzimin e komunizmit, CIA tentoi të rekrutonte diplomatë dhe anëtarë të Sigurimit, SHBA i trembej krijimit të bazave ushtarake nga Moska, synohej ndërhyrje me parashuta nga Afrika e Veriut.

Plani për rrëzimin e komunizmit, CIA tentoi të rekrutonte diplomatë dhe anëtarë të Sigurimit, SHBA i trembej krijimit të bazave ushtarake nga Moska, synohej ndërhyrje me parashuta nga Afrika e Veriut

 

Dalin në dritë të tjera detaje mbi misionet e SHBA në Shqipërinë komuniste, për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Në vijim të dokumentit të deklasifikuar nga CIA mbi tentativat në vitin 1952 për të dërguar agjentë në Shqipëri, jepen informacione shtesë mbi planin e SHBA. Në dokument theksohet se CIA tentoi të rekrutonte diplomatë dhe anëtarë të Sigurimit të Shtetit, por tentativat dështuan. Në rastin e diplomatit, ai nuk pranoi të shërbente për ta, ndërsa në rastin e pjesëtarit të Sigurimit, ai ndodhej në Francë, por dhe atje ruhej nga anëtarë të tjerë të shërbimit sekret. Nga ana tjetër, aty theksohet se CIA kishte një bazë të sajën në Amerikën e Veriut dhe kërkonte që atje të shkonte një ekspert që do i trajnonte për hedhjet me parashuta, pasi shihej si mundësi dhe një ndërhyrje nga ajri. Po ashtu, aty jepen dhe disa nga qëllimet që kishin sovjetikët në vendin tonë, ku më kryesori ishte se Shqipëria shihej si një bazë në rast lufte. Në dokument po ashtu theksohet se SHBA e shihte Shqipërinë jo ndonjë vend me potencial të madh, por arsyet e misioneve sekrete ishin për të parë lëvizjet e Moskës dhe i trembej krijimit të bazave ushtarake prej saj.

Synimet e CIA

Në të kaluarën, për arsye të mungesës së direktivave, OSO (degë e CIA) i ka përcaktuar vetë objektivat dhe synimet e tij. Kohët e fundit, IPC ka marrë disa objektiva, kryesori i të cilëve ishte marrja e informacioneve të mjaftueshme për të na informuar paraprakisht për ndryshime në rëndësinë strategjike të Shqipërisë apo në krijimin e një baze sovjetike aty. Prandaj, OSO është duke ndjekur për ndryshime të tilla, siç është zhvillimi i forcës ajrore të Shqipërisë dhe i disa instilacioneve të forcave ajrore, zhvillimi domethënës i tregtisë mes Shqipërisë, vendeve satelite sovjetike dhe Bashkimit Sovjetik, masa e personelit ushtarak sovjetik apo të vendeve satelite në vend. Gjithashtu, me rëndësi është informacioni mbi masën e rezistencës anti-komuniste, për efekt të planeve të ardhshme të OPC. Informacionet e marra nga takimet me refugjatët dhe nga operacionet në bashkëpunim me inteligjencën italiane për tregtinë dhe trafikun drejt Shqipërisë, besohet të jenë të sakta në lidhje me nevojat tona të kufizuara të inteligjencës, dhe që do të përdoren në planet e vitit që vjen.

Planet e CIA

-1 Janar 1952 deri më 31 dhjetor 1952:  Aktualisht, OSO ka mjaftueshëm staf të ri shqipfolës që punon me kohë të plotë në operacionet mbi Shqipërinë. Një oficer i vjetër i stafit që punon në Romë, punon edhe ai me kohë të pjesshme mbi operacionet shqiptare. Në selinë kryesore, dega për Shqipërinë ka vetëm një punonjës me kohë të plotë, oficerin e informacionit GS-7. Është kërkuar një tjetër asistent për punën zyrtare.

-1 Janar  1953 – 31 Dhjetor 1953 dhe 1 Janar 1954 – 31 Dhjetor 1956: Brenda periudhave të mësipërme është shpresuar që  të jetë i gatshëm stafi prej dy deri në katër veta që mund të punojnë mbi operacionet në Shqipëri, pas një trajnimi në fushat e përcaktuara të njohurive, edhe pse më vonë mund të transferohen në zona të tjera të operacioneve.

Personeli dhe struktura

-1 Janar 1952 – 31 Dhjetor 1952: Gjatë kësaj periudhe do të bëhen përpjekje për krijimin e “rrjeteve të rezidentëve” brenda Shqipërisë. Pritshmëritë në lidhje me këto operacione nuk duhet të ekzagjerohen, pasi në këtë rast, ashtu si në raste të kaluara grupet nuk kanë bërë shumë përveçse të mbijetonin, duke dhënë disa kontakte periodike me anë të informatorëve të rastit. Përpjekje do të bëhen gjatë kësaj periudhe për zgjerimin e rrjeteve të rezidentëve brenda Shqipërisë. Në këtë periudhë do të punohet për lokalizimin dhe rekrutimin e një agjenti shqiptar në Trieste pasi ish-agjenti ynë atje emigroi dhe ndodhemi pa mbulim në këtë zonë.

-1 Janar 1953 – 31 Dhjetor 1953 dhe 1 Janar 1954 – 31 Dhjetor 1956: Gjatë kësaj periudhe shpresohet që përveç aktiviteteve të vazhduara nga periudha të mëparshme, ne të marrim informacion mbi Shqipërinë me anë të lidhjeve tona me UDB. Nuk janë parashikuar misione të përbashkëta në Shqipëri me UDB, edhe sikur jugosllavët të lejonin pjesëmarrjen tonë, pasi fillimisht operacione të tilla do të kryhen fillimisht kundër Rumanisë e Bullgarisë, të cilat gjithashtu kanë kufij me Jugosllavinë.

Rekrutimi i diplomatëve

Siç është deklaruar edhe më parë, ka disa objektiva të rëndësishme brenda Shqipërisë te të cilat justifikohet kushtimi i vëmendjes. Roli i luajtur nga Shqipëria në sferën sovjetike është kryesisht i parëndësishëm, kryesisht prej izolimit të saj gjeografik dhe mungesës së ligjeve tokësore me satelitët e tjerë. Informacionet mbi qëllimet e mundshme sovjetike mund të përftohen nëse përfitojmë akses ndaj deshifrimeve të trafikut mes Tiranës e Moskës, apo kryeqyteteve satelite sovjetike, por siç shpjegohet më poshtë përpjekjet tona për dezertimin e dy diplomatëve shqiptarë, me qëllim përfitimin e kodeve të deshifrimit, ishin të pasuksesshme. Prandaj, ne jemi të kufizuar të vëzhgojmë sa mundemi ndryshimet të rëndësisë strategjike të vendit, dhe në rast të tillë mund të lindin objektiva prioritare, kur dhe bëhet e nevojshme për ne të nisim operacione për t’i trajtuar.

Operacionet GE

Nuk po mendohet për operacione të tipit GE kundër objektivave shqiptare. Spiunazhi shqiptar në Evropë po kryhet kryesisht me anë të legatave shqiptare në Romë e Paris, aktivitetet e të cilave nuk kanë një rëndësi të tillë sa për të justifikuar operacione direkte të CIA. Ndërsa një mbulim i mirë i aktiviteteve të legatës së Romës na jepet nga oficerët e ndërlidhjes normale në shërbimet italiane, me mirëkuptimin që edhe ne të ndajmë me ta informacione të ngjashme, siç ka ndodhur me projektin THREESOME. Sa i përket aktiviteteve në Paris, nuk kemi të njëjtin mbulim për arsye të këmbimeve të kufizuara mes pikës tonë në Paris dhe shërbimeve të inteligjencës Surete Generale atje.

Dezertimi

1 Janar 1952 deri më 31 Dhjetor 1952: mundësia e vetme për bindjen për dezertim të zyrtarëve shqiptarë është me anë të projektit THROTTLER, që është diskutuar edhe më parë. Në janar 1952, kreu i degës tonë për Shqipërinë u dërgua në Paris me detyrë të nxiste dezertimin dhe kthimin në informator të zyrtarit të inteligjencës në ambasadën shqiptare të Parisit. Përpjekja ishte e pasuksesshme për disa arsye, duke përfshirë dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme që ushtrohej mbi të nga anëtarë të tjerë të sigurisë, si dhe prej marrëdhënieve të tensionuara mes sigurimeve franceze dhe operacioneve të CIA në tokën e tyre. Mundësia tjetër e dezertimit ishte për atasheun e shtypit të ambasadës shqiptare në Romë. Megjithëse e studiuam mundësinë u detyruan të braktisnim përpjekjet për arsye të mungesës së sigurisë në krijimin e kontaktit. Meqenëse shërbimet britanike na kërkuan që t’i lejonim të tentonin edhe ata këtë dezertim nëse ne dështonim, tani operacioni u është kaluar atyre, me mirëkuptimin që produkti do të ndahet mes të dyve.

Operacionet e depërtimit

Aktivitetet e misioneve diplomatike shqiptare nuk besohet të kenë një rëndësi të madhe për të justifikuar operacionet e depërtimit fizik, përveç rasteve ku gjejmë një mundësi thuajse të gatshme. Një prej këtyre përjashtimeve është rasti i agjentit të dyfishtë THREESOME, i përshkruar më sipër.

Selia kryesore

Duke pasur parasysh natyrën e kufizuar të operacioneve mbi Shqipërinë dhe faktin se nuk kemi agjentë brenda në vend, selia aktuale është e përshtatshme për ne. Për arsye të mungesës së udhëtimeve ndërmjet vendeve jo-komuniste dhe Shqipërisë, infiltrimi i agjentëve në vend kërkon instalime jo vetëm të një natyre të fshehtë, por nevojitet një instilacion i tërë i shërbimeve klandestine.

Oficerët

Përdorimi i oficerëve të CIA me një mbulim të sigurt dhe afatgjatë nuk është i nevojshëm për programin tonë të kufizuar të operacioneve shqiptare. Ka vetëm dy pika ku përveç në rast nisje lufte, ne mund të planifikojmë të bazojmë operacionet tona. Ato janë Italia dhe Greqia; por ka dhe një mundësi për nisje të operacioneve në Jugosllavi në bashkëpunim me UDB, megjithëse kjo rrugë për momentin nuk po mendohet. Nëse as Italia e as Jugosllavia nuk mbështet përfaqësuesit tanë për arsye të impenjimeve më të rëndësishme, mund të priten operacione të bazuara te pikat e ndërlidhjes, edhe në operacione të tilla nuk garantohet mbulim për oficerët tanë në mision. Plani i Greqisë përfaqëson krijimin e një shërbimi klandestin nën një mbulesë të sigurt, tek e cila do të mbështetej i gjithë organizmi i operacionit, nëse pikat e ndërlidhjes bëhen të pasigurta në të ardhmen. Por në një marrëveshje të tillë klandestine, Greqia nuk mund të jetë një bazë e operacioneve për Shqipërinë, pasi ato kërkojnë fshehtësi të njëjtë me operacione në kohë lufte, dhe nuk mund të mbahen të fshehta ndaj shërbimeve lokale të sigurisë.

Riorganizimet dhe rigrupimet

Zyrtari i vjetër që kujdeset për operacionet shqiptare në Romë mund të vihet në drejtim të operacioneve të OSO për bazën e Afrikës së Veriut, i asistuar nga të tjerë anëtarë të stafit që punojnë për operacionet shqiptare në Athinë. Gjatë 12 muajve të parë të konfliktit duhet zgjeruar stafi i operacioneve shqiptare në bazën afrikano-veriore. Në to duhet të përfshihen dy oficerë operacionesh; njëri si instruktor parashutizmi, armësh të vogla, arratisjeje dhe shpëtimi, apo aktivitete të tjera para-militare. Nevojiten gjithashtu tre oficerë raportimi, një prej të cilëve, specialist instruktimi ushtarak. Në rast vazhdimi të konfliktit më shumë se 24 muaj, personeli i operacioneve duhet të shtohet ose të zvogëlohet sipas nevojave strategjike dhe eksperiencës.

Personeli, strukturat e materialet

Siç u theksua edhe më sipër, rëndësia e Shqipërisë në përgjithësi është minimale, po në rast konflikti, ajo mund të ketë nevojë për vëmendje të konsiderueshme, për të përcaktuar qëllimet e armikut në lidhje me të. Por duke pasur parasysh kërkesa më urgjente në vende të tjera, nuk ka shumë justifikime për harxhimin e burimeve të vlefshme në kohë lufte. Ne mund të përdorim dy ose tre persona që kemi aktualisht, të cilët kanë pasur eksperienca operacionale në Shqipëri, duke u dhënë atyre dhe personave të tjerë me ose pa eksperienca me Shqipërinë, trajnimet e nevojshme.

Mbështetja për misionin ushtarak në kohë lufte

Çdo diskutim i kësaj pike është i vështirë deri sa të njihet lloji i misionit ushtarak në lidhje me Shqipërinë. Por gjithsesi mund të parashikojmë se funksioni ynë do të kufizohet nga natyra e përgjithshme e qëllimeve të armikut në lidhje me Shqipërinë, në vazhdim të të cilit edhe aktiviteti ynë do të intensifikohet. Pas një periudhe të mundshme 24 mujore, aktivitetet do të reduktohen pasi edhe qëllimet e armikut me shumë gjasa nuk do të kenë më lidhje me Shqipërinë, siç ndodhi në Luftën e Dytë Botërore ku asnjëra palë nuk kishte çka të fitonte por vetëm mundësi humbjeje të forcës njerëzore ushtarake, prandaj nuk duhen bërë përpjekje për të krijuar baza të mëdha ushtarake apo për të pushtuar e kontrolluar vendin. Misioni ynë me shumë gjasa do të jetë, të paktën fillimisht, përcaktimi i vërtetësisë së hipotezës. Për këtë do të përdoren elementë të inteligjencës së fituar në operacionet e infiltrimit, ato nga ajri apo rrugë të tjera. Meqënëse se kjo është bërë edhe në të kaluarën, përpjekjet tona nuk kanë nevojë për orientime të reja.

Mundësitë e Inteligjencës

Aktualisht nuk ka arsye për të besuar se në kohë lufte Shqipëria do të ishte ndryshe nga ajo me të cilën përballemi tani. Për arsye të pozitës së saj gjeografike, vendi do të luante rol shumë të vogël në një konflikt të ri. Ajo është larg rrugëve kryesore të avancimit të forcave tokësore dhe nuk ka avantazhe të bazave ajrore. Me shumë gjasa do të kontrollohet nga sovjetikët në kohë lufte, por edhe nga ana logjistike është pak e vlefshme pasi nuk ka lidhje madhore rrugore apo hekurudhore me vendet fqinje dhe së fundmi nuk do të ishte logjike që vendet evropiane të tentonin një zbarkim në një vend armiqësor dhe mbrojtës të fuqishëm. Për këto arsye, “konfuzioni dhe kaosi” që sjell lufta në Shqipëri do të mungonte, vetëm në rast të ndjelljes së tij nga faktorë të jashtëm. Detyra për nxitjen e kushteve të tilla do të jetë shumë interesante por ky dokument nuk ka si qëllim diskutimin e organizimit të rezistencës, pasi kjo është kompetencë e degës OPC dhe jo OSO. Nevoja e përfitimit nga nxitja e kaosit në kohë lufte mendohet si e njohur, por në këtë rast ka shumë faktorë të panjohur që e bëjnë një organizim të tillë jo-praktik për momentin. Në lidhje me këtë duhet të theksohet se Shqipëria mund të konsiderohet si e rëndësishme për rezistencën në kohë lufte, prandaj do të ishte e mundur të suplementonim misionet tona të inteligjencës për të kuptuar qëllimet e Bashkimit Sovjetik për rajonin.

Plani i koordinimit me degë të tjera të CIA

Nuk ka nevojë për planifikime të veçanta në këtë fushë pasi divizioni aktual luan rolin e nevojshëm në operacionet e Shqipërisë. Marrëdhënia e punës me degën italiane vazhdon e pandryshuar që prej kohës së formimit të saj. Asnjë degë e CIA apo agjenci tjetër e SHBA nuk ka interes në operacione në Shqipëri, prandaj nuk është i nevojshëm koordinimi.

 

Punuan: Andi Lamko

Kliti Topalli

Kategori
Uncategorized

Rrëfimet e hebrenjve: Besa e shqiptarëve na shpëtoi jetën.

Rrëfimet e hebrenjve: Besa e shqiptarëve na shpëtoi jetën

Shqiptarët na mbrojtën 6 vjet nga nazistët, ndërruam 17 shtëpi

Kanë qenë të shumtë shqiptarët që kanë treguar për historitë e strehimit të hebrenjve në shtëpitë e tyre, në rrjedhën e viteve.

Është i njohur fakti që janë mbrojtur e trajtuar mirë prej tyre, mirëpo, nuk kishim pasur rastin të shihnim më parë mbresat e një vajze të vogël që dikur u nis drejt një vendi të panjohur. Johanna Neumann është sot një grua e moshuar, jeton në Amerikë, por asnjëherë nuk e ka harruar mikpritjen që iu bë asaj dhe familjes së saj, kur iu desh të largoheshin nga Hamburgu për t’u strehuar në Shqipëri. Në gjashtë vitet e fshehjes, familja Neumann ndërroi 17 vende qëndrimi në përpjekje të vazhdueshme për të mbijetuar.

Johanna zuri shoqe ngado ku shkonte, madje arriti të mësojë edhe shqip. Ajo nuk ka se si të harrojë që shtëpia e fundit ku u fshehën e kishte të zonjën gjermane, e megjithatë, e ndikuar nga “besa” e të shoqit, i mbrojti deri në fund, duke rrezikuar jetën e saj e të fëmijëve. Këtë bënë të gjithë, ngado ku shkuan e kudo ku futën kokën. Në të gjitha rastet besëdhënësit ishin myslimanë, prandaj edhe ajo, sot e gjithmonë, ka ndikuar në mbrojtje të tyre duke ngritur zërin. “Që një terrorist të jetë mysliman, nuk do të thotë që edhe të tjerët janë të tillë. Ata i kanë mbrojtur hebrenjtë me gjakun e tyre, kanë rrezikuar jetën. Mund të mos i njihni, por unë kam jetuar me ta në Shqipërinë e largët”.

Me këto e të tjera mbresa, Johanna Neumann kthehet në kohë për të treguar ato 6 vite, gjatë të cilave jeta i ndryshoi rrënjësisht e megjithatë, i kujton me respekt. Kur vjen fjala te vendet europiane, ku hebrenjtë duruan Luftën II Botërore, Shqipëria (Albania) është e para e alfabetit, edhe pse nuk të vjen shpesh në mendje. Ende, historia se si vendi mysliman i Europës e mbajti Holokaustin “në krahë”, edhe pse ishte i pushtuar nga nazistët, është një nga gjërat që Johanna Gerechter Neumann, do të kujtohet. “Unë them shpesh se Shqipëria e vogël ka shpëtuar moralin e botës”, thotë Neumann, tashmë me shumë vite mbi shpinë.

06-1-f-johanna-635x357_1467007518-5785100.jpg

Ajo ka lindur në vitin 1931 në Hamburg, ndërsa tani jeton në Maryland. Por, që nga viti 1939 e deri në 1945 ka jetuar në Shqipëri. Historia se si Neumann, familja e saj dhe më shumë se 2000 hebrenj të tjerë që morën rrugën drejt Shqipërisë për t’u shpëtuar trazirave të luftës, është në kontrast me pjesën tjetër të hebrenjve që qëndruan nën territorin e kontrolluar nga gjermanët. Pak ditë më parë është shfaqur një film rreth shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë. “Besa: Premtimi”, ndjek fotografin Norman Gershman, ndërsa udhëton në Shqipëri për të fotografuar shpëtimtarët dhe të shpëtuarit. Mes tyre, përfshin edhe historinë e Neumann. Pjesa më e mirë e fotografive u ekspozuan në JCC Yom Hashoah.

Përpara se nazistët të fuqizoheshin në Gjermani, vetëm disa qindra hebrenj jetuan në Shqipëri. Vendi-sinagogë, pothuaj ishte rrënuar gjatë Luftës I dhe nuk ishte rindërtuar ende. I vendosur mes Greqisë dhe Jugosllavisë, Shqipëria ishte një nga vendet më të prapambetura të Europës. Johanna Neumann do donte shumë të mund të pyeste prindërit e saj, Siegbert dhe Alise Gerechter, se si e zbuluan që Shqipëria mund të ishte shtegu i tyre për t’i shpëtuar Gjermanisë së kohës. Jo se ata e gjetën zgjidhjen pa mundime! Në fillim, Hitleri u duk se i shpërfilli.

Babai i saj, siç tregon, ishte patriot i Gjermanisë. Ai kishte qenë në radhët e para të “Luftës së Madhe”, në të cilën, vëllai i tij më i vogël, u vra. Ndër të tjera, ai kishte marrë edhe një medalje nga Hitleri, bashkë me veteranët e tjerë të frontit, në 1935-n. Mamaja e saj ishte nga një familje e nderuar e hebrenjve të Hamburgut, gjurmët e të cilëve datojnë që në 1763. Edhe pse dy hallat dhe xhaxhai i saj emigruan në New York, familja e Johannës qëndroi. Por, pas kësaj nisën rreziqet e para dhe babait të saj iu desh të pranonte se nuk kishte më vend për ta në Gjermani. Neumann ishte fëmija i vetëm i familjes dhe të gjithë kërkuan një mundësi për të ikur gjithashtu në Amerikë, por meqenëse babai i saj ishte nga ajo pjesë e Prusisë që u bë pjesë e Polonisë, dhe kuotat e emigracionit polak ishin përmbushur, nuk ishte e mundur. Kështu që, prindërit hapën atlasin dhe piketuan Shqipërinë.

Shqipëria drejtohej nga Mbreti Zog, i cili ishte zgjedhur Kryeministër në 1925-n dhe kishte marrë Monarkinë në 1928-n. Mbreti ishte mysliman, siç ishte edhe katër të pestat e popullsisë së vendit. Në fillim të 1930-s, Mbreti tentoi të inkurajojë hebrenjtë të emigrojnë masivisht në vendin e tij, të cilin donte ta modernizonte. Si fillim, kjo nuk funksionoi, por ai instruktoi ambasadat e tij në Gjermani dhe Austri, për t’i dhënë vizë çdo hebreu që e kërkonte, pa e pyetur për motivet. “Mamaja shkoi në Berlin dhe mori vizat, pas kësaj u larguam menjëherë, në fund të shkurtit të 1939-s. Nuk dinim asgjë, as se ku po shkonim e as se çfarë na priste. Nuk dinim asgjë as për vendin e as për njerëzit, nuk njihnim askënd. Më 1 mars mbërritën në Portin e Durrësit. Për çudinë tonë, që në mol, gjetëm njerëz që flisnin gjermanisht. Së pari planifikuam të qëndronim pak muaj, deri sa të gjenim mundësinë për t’u larguar në Amerikë. Në fakt, nuk e lamë Shqipërinë deri pas luftës, kohë kur ikja në Amerikë, në 1946- n, u bë e mundur.

“Për një vajzë të vogël duket si aventurë, por tani e gjej veten shpesh duke menduar se si mund të jenë ndier prindërit e mi. Duhet të ketë qenë shumë e vështirë për ta të linin gjithçka për të shkuar drejt një vendi të panjohur në të gjitha pikëpamjet, qoftë nga gjuha, nga rrethanat… nuk dinin asgjë!”, tregon Neumann për kohën e Shqipërisë kur luante me litar me vajzat shqiptare. Ajo bëri shumë shoqe dhe arriti të mësojë gjuhën. “5 javë pasi mbërritën në Shqipëri, italianët e pushtuan vendin dhe Mbreti Zog u largua. Edhe pse Musolini ishte aleat me Hitlerin, pushtimi i italianëve pothuajse nuk na shqetë- soi fare. Italianët ishin të dhembshur. Ata e dinin që ishim hebrenj, madje krijuam edhe miqësi me disa prej ushtarëve. Ne dhe refugjatët e tjerë patëm mbështetjen e ‘American Jeeish Joint Distribution Comittee’ deri sa lufta ndërpreu vazhdimësinë e financimit. Prindërit e mi hapën një lavanderi të vogël për t’u larë rrobat shoferëve italianë të kamionëve. Ishte shumë e vështirë, shumë degraduese. Në Hamburg, im atë kishte një fabrikë për prodhimin e dorezave të lëkurës, ndërsa këtu po pastronte rrobat e palara”, kujton Neumann.

bashke-me-femije-shqiptare_1467007486-6756201.jpg

Ndërsa vitet kalonin, familja u zhvendos 17 herë në qytete të ndryshme. Iu desh të linin Durrësin në 1940-n, kur Italia nisi pushtimin e Greqisë nga Shqipëria; të gjithë të huajve iu desh të largohen nga ushtria përmes Portit. Në prill të 1941-shit, Gjermania pushtoi Jugosllavinë dhe rreth 2000 hebrenj e lanë Jugosllavinë për të ardhur në Shqipëri. “Qeveria shqiptare hapi kufijtë dhe lejoi të vinin aq sa hebrenj të mundeshin. Gjenerali gjerman në Beograd e dinte se kush po largohej dhe i kërkoi qeverisë shqiptare të kthente njerëzit brenda 48 orësh”. Ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri iu deshën dy ditë që të shpërndante refugjatët nëpër familjet shqiptare. Ai u tha gjermanëve se kishte kërkuar, por nuk kishte gjetur asnjë nga hebrenjtë. Ata hebrenj që shqiptarët nuk arritën t’i strehonin menjëherë nëpër shtëpitë e fshatrave, u vendosën në një spital që ishte përcaktuar si karantinë për ethet e tifos. Asnjë nga hebrenjtë nuk dorëzuan”, thotë Neumann.

Në vitin 1943, Gjermania pushtoi Shqipërinë dhe kërkoi menjëherë për një listë hebrenjsh. Edhe në këtë rast shqiptarët thanë se nuk ishin në dijeni për asnjë hebre, se njihnin vetëm shqiptarë. “Vetëm fakti që patën kurajën ta thoshin këtë gjë, është e pabesueshme. Ata e dinin të gjithë që ne ishim hebrenj. Asnjë i vetëm prej nesh nuk u denoncua apo raportua. Do kishte qenë gjëja më e thjeshtë t’u thoshe gjermanëve ‘e sheh atë gruan atje, është hebreje’. Në vend të kësaj ata u treguan kurajozë, u treguan të guximshëm të mos e pranonin atë që u kërkohej. Ata mund të ishin dënuar në vend për këtë që po bënin”.

Nga ana tjetër, shqiptarët njiheshin pikërisht për këtë tipar të karakterit të tyre nëpër botë: besën. Kjo fjalë do të thotë premtim dhe për shqiptarët ishte një premtim që do të mbahej, pavarësisht gjithçkaje. Lidhur me këtë, në vazhdim, kjo do të thoshte edhe mikpritje e strehim. “Një i huaj në shtëpinë e tyre do të mbrohej me çdo kusht. Arrinin deri aty sa të pranonin se nëse i ndodhte diçka mikut, edhe sikur të ishte jashtë banesës, por gjithsesi në territorin e shtëpisë së tij, ata ishin përgjegjës dhe do të ktheheshin në turpin e të gjithë fshatit”. Kur mbërritën gjermanët, babai i Neumann u fsheh te fermerët në fshat. Johanna dhe e ëma jetuan në një familje shqiptare në kryeqytet, Tiranë. I zoti i shtëpisë, Njazi Pilku, ishte një mysliman shqiptar që kishte studiuar inxhinieri në Gjermani, ndërsa e shoqja ishte gjermane.

“Që në fillim ne u pranuam në shtëpi si miq. Ajo ishte pa asnjë diskutim pro Hitlerit. Mbante një portret të madh të tijin në dhomën e ndenjjes, por pavarësisht kësaj, ne ishim të mbrojtur. Ushtarët gjermanë erdhën për ta vizituar dhe ajo na prezantonte si të afërmit e saj, që kishin ardhur për ta vizituar nga Gjermania. Nuk duhet nënvlerësuar në asnjë mënyrë kuraja e saj. Nëse dikush do t’u thoshte ushtarëve se kjo gjë nuk ishte e vërtetë, ata do të kishin vrarë jo vetëm atë, por edhe fëmijët e saj, pa u menduar fare”, kujton e prekur Neumann. Në të 17 stacionet që jetuan, Neumannët qëndruan gjithnjë në familje myslimane. Madje patën edhe ftesa prej tyre që të vizitonin xhamitë gjatë Ramazanit. “Na ftonin gjithnjë gjatë vakteve të Ramazanit”. Në vitin 1941 jetonin në shtëpinë e një polici dhe mikpritësit i kërkuan babait të zonjës Neumann nëse mund të bashkohej me ta në rastin e një feste Pashkësh. “Ai pranoi, po mendoj se në atë ditë, im atë as që mund t’u shpjegonte se çfarë po ndodhte brenda tij”.

Pas tri vitesh e gjysmë, partizanët u kthyen nga malet dhe morën gjysmën e Tiranës prej gjermanëve. Familja Neumann u dërgua në fshat për t’u shpëtuar të shtënave që kishin nisur. “Im atë i tha mamasë në gjermanisht se mund të shtriheshim. Një vajzë partizane i dëgjoi dhe i arrestoi menjëherë si spiunë. Ajo na çoi në fushën më të afërt, ku ishte edhe oficeri që takuam për Pashkë”. Pas luftës, në shtator të vitit 1945, familja u dërgua në një kamp në Itali. Atje mësuan edhe për tmerret e Holokaustit, ndërsa po takonin të mbijetuarit e Aushvicit. “Sado e çuditshme që mund të duket, ne nuk dinim asgjë se çfarë po ndodhte gjatë luftës në vendet e tjera”. Johanna Neumann ka punuar me Yad Vashem për të nderuar shqiptarët që mbrojtën familjen e saj. Ajo beson se historia se si myslimanët shpëtuan hebrenjtë do të ketë rëndësi në çdo kohë.

“Po gabojmë rëndë në kohët e sotshme, duke thënë se meqenëse një mysliman bën një akt terrorist, myslimanët e tjerë janë të tillë. Mënyra se si po paragjykohen këta njerëz sot në Amerikë është e frikshme. Përpiqem vazhdimisht që t’u shpjegoj këtyre njerëzve se askush nuk duhet paragjykuar. Qeniet njerëzore janë qenie njerëzore. Jemi krijuar nga i njëjti Zot. Midis nesh patjetër që ka të mirë dhe të këqij, por kjo nuk ka asnjë lidhje me fenë. Njerëzit duhet të jenë në dijeni të faktit se në botë ekzistojnë myslimanë të mirë dhe të guximshëm që shpëtuan të tjerët, duke vënë në rrezik veten dhe familjet e tyre!”, përfundon Johanna Neumann.

(Marrë nga jewishstandard.timesofisrael.com)

Kategori
Uncategorized

Joleza i shkruan ambasadorit Lu: ‘Jam e shqetësuar për nenin 69’.

joleza koka donald lu

Xhaxhi Donald L(ove)U :)

Bukur e bëra me Love pz. ❤

Të falenderoj shumë xhaxhi Donald Lu që ke besim tek ne. Direkt pas deklaratës suaj se duhet mbështetja nga të rinjtë për reformën, më ka shkruar tezja dhe më ka thënë:
“Joleza, Lu kërkon mbfështetjen tënde, jepja”.

Unë jam e gatshme të ta jap xhaxhi Donald. Madje jo vëtëm unë, por gjithë FRESSH-i është i gatshëm të ta japë së bashku me gjithë ata aplikantët e FreshVoice.  Ne jemi pro dhënies xhaxhi Donald, aq më tepër kur na e kërkon ti.

Ne kemi disa mendime të qarta dhe dije të thelluara mbi këtë çështje sidomos për nenin-88, i cili kam përshtypjen se ka lidhje me targën e makinës së Pandeli Majkos.

Të paktën kështu më tha një nga studentët e ekselencës që e kemi këtu të FRESSH-i i cili ka studiuar për tekstile dhe që ka pirë dy herë kafe me Lenc Vangjelin.

Unë nuk jam shumë e sigurtë për targën e makinës së Pandit, pasi unë ja kam parë. Unë ja kam parë Pandit dhe betohem për këta dy sy që nuk ka lidhje Pandi me nr.88.

Më bindës m’u duk një student i juridikut i cili më tha:
“Po jo mi rika, se 69 janë gjithsej, me siguri do kesh ngatërruar numrin ose do jenë shtuar kohët e fundit.”

E unë kam përshtypjen që do jenë shtuar kohët e fundit se ky numri-88 nuk më thotë gjë.

Gjithsesi ne jemi të gatshëm ta japim komplet mbështetjen tonë. Duke e dhënë të gjithë ju do jeni më të lumtur e të gëzuar së bashku me xhaxhi Edin, xhaxhi Fatmirin, xhaxhi Gramozin po edhe këtyre naçuve si Vis Rroshi apo ai tjetri Ervin Rroshi apo dhe Enver Rroshi, do ju bëhet qejfi pz.
Se kanë pas shumë siklete dhe kur ua jep në momente të vështira, s’ta harrojnë gjithë jetën pz.

Qëparë bëmë një mbledhje dhe vendosëm disa pika ku do të bazojmë dhënien.  U dhanë disa propozime në fakt, si përshembull:

a) Kur ja jep në vapë, bën sevap.
b) Kur ja jep në korrik, e bën mik.
c)Kur ja jep me lezet, shkon në xhehnet.
d) Kur ja jep me dëshirë, reforma shkon mirë.
e) Neni 88, nuk ka berreqet.
f)Neni 69, t’i sjell trutë në vënd.
g)Nëse është 69-vertikal, t’i sjell trutë vërdall.

Këtë pikën e fundit e shtoi një shoqja jonë, një vajzë e re energjike që zgjidh fjalëkryqe bashkë me Falmën tek qendra COD. Më pëlqeu shumë.

Xhaxhi Donald, ne si të rinj i kemi idetë e qarta dhe jemi të pakursyer për ta dhënë mbështetjen tonë për reformën. Fundja po se dhamë sa jemi të rinj, kur do ta japim ne o xhaxhi Donald?

Me respekt Joleza. ❤

Kategori
Uncategorized

Plantancionet e drogës të Tahirit, Shullazit dhe Bushit, si ruhen dhe sa përfitojnë.

Kruja është shndërruar në një rezervat gjigant droge si kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Zgjedhja në krye të pushtetit lokal e një trafikanti droge dhe prostitutash ka bërë që e gjithë Kruja të mbillet me drogë. Plantacionet e drogës shtrihen që nga ujësjellësi i Bovillës për të vazhduar në të gjithë gjatësinë e saj deri në vargmalet e Krujës. Zonat me intensitet të lartë të mbjelljes së drogës janë në pjesën e Qafë Shtamës. Droga shtrihet më pas në Thumanë, Borizanë, Nikël, Bubq dhe rrethinat e Fushë-Krujës.
Garantët e të gjitha sipërfaqeve të mbjella me drogë janë policia dhe kryetari i Bashkisë, i cili i kontrollon me njerëzit e tij të gjitha parcelat. Për çdo rrënjë drogë, ata që kanë mbjellë duhet t’i paguajnë policisë shumën e 25 eurove për rrënjë. Në rast se ata nuk paguajnë shumën e kërkuar nga policia, atëherë vjen ndërhyrja dhe plantacioni shkatërrohet nga policia. Kjo ka ndodhur në shumë raste në Fushë-Krujë, ku pronarët e plantacioneve të drogës janë ndëshkuar vetëm se ata nuk kanë paguar qiranë tek policia. Sot polici më i rëndomtë në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës llogarit të ketë një përfitim prej 100 mijë eurosh, “taksë” kjo e vendosur nga këta policë. Ky mund të konsiderohet si një sezon i artë për policinë të njehsuar me drogë. Policët nisin kontrollet në terren pikërisht për të kërkuar “taksën” nga kultivuesit e lëndëve narkotike.

Parcelat e Tahirit, Shullazit dhe Bushit

Askush nuk mund të kalojë dot në pjesën e Malësisë të Krujës për shkak se e gjithë zona është në survejim të bandave kriminale të kultivimit të drogës. Zona është kthyer në një rezervat të krimit dhe paraqitet mjaft shqetësuese. Njerëz të armatosur qëndrojnë tek parcelat e drogës duke siguruar produktin përgjatë 24 orëve.
Gazeta ka mundur të sigurojë foto të parcelave të drogës që konsiderohen të paprekshme për shkak se ato janë në pronësi të ministrit të Brendshëm, Tahiri, kryetarit të Bashkisë së Krujës, Bushi dhe Shullazit. Kjo treshe ka në pronësi pjesën më të madhe të plantacioneve të drogës në Malësinë e Krujës.
Parcela që mund të shihet në foto është ajo e 30 dynymëve në fshatin Cudhi-Zallë të Krujës. Kjo është në pronësi direkte të Shullazit dhe të Bushit. Askush nuk i prek këto parcela. Kjo është vetëm një nga plantacionet e shumta që Tahiri-Bushi dhe Shullazi kanë në këtë zonë. E njëjta situatë është edhe në Rranzë, Qafëtemë, Shkjez, Shkretë, Nikël Bubq, Thumanë dhe Fushë-Krujë. Përfitimet nga këto parcela droge llogariten që të arrijnë në disa dhjetëra miliona euro vetëm pas pak ditësh kur do të nisë edhe korrja e mallit.
Një mënyrë tjetër se si Bushët dhe Shullazët po manovrojnë në zona të tjera të mbjella me drogë është duke u dhënë kultivuesve të tjerë raporte bashkëpunimi. Kështu, ata përfitojnë 40% të sipërfaqes së drogës vetëm duke i lejuar kultivuesit që të zhvillojnë aktivitetin. Pra, ata janë pronarë në 40% të sipërfaqes në zona që janë jashtë plantacioneve të tyre private.

Postblloqe, kontrolle me dron dhe armatim të rëndë

Në këto zona ka nisur të aplikohen edhe kontrollet me dron. Banda e qeverisë në krye të trafikut të drogës nuk lejon askënd që të afrohet dhe të fotografojë parcelat e drogës. Çmimi nëse bën një veprim të tillë paguhet me jetë. Në të gjithë Malësinë funksiojnë postblloqet e kartelit Tahiri të drogës. Të armatosur me armë të rënda automatike, ata bëjnë kontroll për secilin që tenton të hyjë në zonat ku mund të shikohen plantacionet e tyre. Kontrollet janë mjaft të rrepta. Nëse nuk ke banesën në ato zona askush nuk është i lejuar që të futet. Qytetarët merren në pyetje nga karteli se ku do të shkojnë dhe sa do të qëndrojnë.
Këtë vit kanë nisur të aplikohen edhe kontrollet me dron. Karteli për të qenë i sigurtë dhe për të kontrolluar lëvizjen nga lart ka nisur të aplikojë dronët për të evidentuar njerëzit e dyshimtë, të cilët tentojnë të futen në këto zona.

Asnjë ndërhyrje nga policia

Askush nuk guxon të prekë plantacionet e drogës në këtë zonë. Të gjitha janë nën mbrojtjen direkte të ministrit të Brendshëm të Krimit, Tahiri, i cili i ka dhënë garanci të plotë kriminelëve në këtë zonë për të zhvilluar aktivitetin kundrejt ndarjes së fitimeve me Shullazin dhe Bushin. Policia është në funksion të plotë të trafikantëve. Jo vetëm kaq, por karteli Tahiri i garanton kultivuesit e kanabisit edhe për gjetjen e tregjeve të shitjes në vendet fqinje të Europës.
Çdo inspektim i policëve bëhet vetëm në funksion të vendosjes së “taksës” për veten dhe kryetarin e Bashkisë. Asnjë parcelë e mbjellë nuk është jashtë kontrollit të policisë dhe kartelit të Tahirit. As edhe një rrënjë nuk mund të mbillet dhe të lulëzojë në rast se nuk paguan gjobën tek karteli.
Rasti më tipik është ai një serre në Fushë-Krujë, ku policia e reklamoi si një rast të bujshëm të shkatërrimit të disa mijëra rrënjëve kanabis. E vërteta është se, ndërhyrja e policisë ka ardhur vetëm pasi kultivuesit e marijuanës nuk kishin arritur akordin me policinë dhe kartelin e Tahirit.

Paratë do të përdoren për blerje votash

Të gjithë janë të bindur se milionat e eurove që do të përfitohen nga mbjellja e drogës këtë vit do të përdoren nga pushteti për blerjen e votave në zgjedhjet e afërta parlamentare. Kjo është skema që po përdoret tani nga qeveria në të gjithë vendin. Një pjesë e parave do të shkojnë në funksion të forcimit të kartelit Tahiri të drogës dhe pjesa tjetër për blerje të votave. Kjo është edhe arsyeja që Rama përsërit në daljet e shpeshta publike se, ai është i gatshëm që të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme duke qenë po ai Kryeministër dhe po kjo është edhe arsyeja që ai kërkon referendum për Reformën në Drejtësi, duke besuar se me milionat e përfituara nga kultivimi i drogës ai mund të bëjë edhe drejtësinë sipas interesave të tij personale.
Vendi është në një gjendje të jashtëzakonshme nga mbjellja në të gjithë vendin e plantacioneve të drogës të kartelit që kontrollohet nga Tahiri. Krimi i organizuar tashmë identifikohet me qeverinë dhe kjo po sjell një paralizim të plotë të shtetit.

Artur CANI

Kategori
Uncategorized

KUJDES.Rusia inicon formimin e zonës neutrale ushtarake në Ballkan.

Partia ruse në pushtet, ”Rusia e Bashkuar”, ka nënshkruar një deklaratë për bashkëpunim me përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Bullgari, raporton portali Plusinfo.

Nënshkruesit e kësaj deklarate angazhohen për formimin e një territori neutral ushtarak në Ballkan. Nënshkruesit konsiderojnë se në kuadër të uljes së tensioneve ndërkombëtare, rëndësi të veçantë për Evropën Juglindore paraqet zhvillimi i iniciativës së formimit të një territori të shteteve neutrale sovrane në rajonin e Ballkanit.

Portali PlusInfo bën të ditur se në njoftimin për nënshkrimin e deklaratës, nuk bëhet e ditur se cilët parti nga Ballkani janë nënshkruesit e saj, për shkaqe imazhi.

Kategori
Uncategorized

BJERI GAJDES GAJDEXHI.Plani sekret i BE-së, vetëm Shqipëria nuk përfshihet në planet e zgjerimit.

rama

Bashkimi Europian, së fundmi ka hartuar një dokument për vendet e Ballkanit Perëndimor, që synon integrimin e tyre në Bashkimin Europian, dhe që konsiderohet si “investim strategjik në sigurinë dhe prosperitetin e Evropës”.

Dokumenti i BE-së i siguruar nga ‘Radio Evropa e Lirë’, dhe thotë se është ngarkuar zyrtarja e lartë e Punëve të Jashtme të BE Federica Mogherini për të siguruar vlerësimet strategjike.

Ajo që bie në sy, sipas ‘Radio Evropa e Lirë’ që disponon këtë dokument, Shqipëria nuk përmendet në planet e Bashkimit Europian për integrimin në Union vitet e ardhshme.

“Politika e zgjerimit, e cila aktualisht përfshin Turqinë dhe disa vende në Ballkanin Perëndimor, siç janë Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia është përshkruar si një “investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës”, shkruan REL.

Ky dokument që synon integrimin në BE të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor e ku mungon vendi ynë, nuk ka të përcaktuar afakt kohor se kur do të ndodhë.

“Qëndrueshmëria e këtyre vendeve ende nuk është garantuar, por Bashkimi Europian gëzon një ndikim të veçantë në këto vende”, thuhet në dokumentin që parashikon planet për zgjerimin e BE-së./SYRI.net/

Screenshot_4Screenshot_5

Kategori
Uncategorized

Beteja e Kumanovës skenar i gatuar nga presidenti IVANOV?

Prokuroria Speciale duhet të arrestojë Sinisha Alesovskin dhe Shenasi Mehmetin, pasi kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë hartuar dokumente zyrtare për rastin, pasi ka ndodhur ngjarja e Kumanovës.

Urim GJATA

Sinisha Alesovski, i cili është një nga njerëzit më të besuar presidentit Ivanov, është i përfshirë direkt në disa ngjarje, ku janë goditur shqiptarët, është dëmtuar imazhi i tyre dhe është kërcënuar jeta e qytetarëve në Maqedoni. Ai ka gisht në ngjarjet e Mostrës dhe Kumanovës. Po cili është roli i Ivanovit?
Në muajin prill 2012, një ditë përpara se të realizohej aksioni i policisë “Monstra”, Sinisha Alesovski është takuar me të akuzuarin kryesor për vrasjet në Smillkovc, Alil Demiri, i cili është larguar nga vendi pas këtij takimi. Të jetë rastësi vallë
Ngjarja e Kumanovës është gatuar nga Sinisha Alesovski me ndihmën e Shenasi Mehmetit, këtij shqiptari të shitur, që tradhton bashkëkombasit e tij dhe zbaton urdhrat e S.Alesovskit vetëm përpërfitime monetare dhe karriere. Në rastin e incidentit të Goshincës, në stacion janë dërguar më shumë armë nga Sinisha Alesovski dhe Shenasi Mehmeti, të cilët janë organizatorët e këtij skenari ugurzi.
Sulejman Osmani ka qenë bashkëpunëtori i Sinisha Alesovskit brenda grupit të Kumanovës. Një plak 60 vjeçar që i “arratiset” policisë, për më tepër i lidhur me pranga!? A duhet të japë përgjigje dhe llogari ky person për rolin e tij në këto ngjarje me impakt të rëndësishëm në zhvillimet dhe në sigurinë e jetës së qytetarëve në Maqedoni? Prokuroria Speciale e kanë fokus arrestimin e Sinisha Alesovskit, por ky i fundit ka mbështetjen e presidentit Ivanov.
Prokuroria Speciale duhet të arrestojë Sinisha Alesovskin dhe Shenasi Mehmetin, pasi kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë hartuar dokumente zyrtare për rastin, pasi ka ndodhur ngjarja e Kumanovës.
Sinasha Alesovski nuk shfaqet armiqësor vetëm me shqiptarët por me të gjithë faktorët, që kërkojnë ndryshim të situatës dhe integrimin e vendimit në strukturat euro – atlantike.
Në fund tëprillit 2016, gazeta “Dnevnik” ka filluar botimin e një serie shkrimesh të gazetares MirkaVeliçkovska, të cilat kanë për qëllimin formimin e publikut me organizatorët/planet/qëllimet e protestave të opozitës maqedonase.
Mirka është lidhje e Sinisha Alesovskit, këtij pro-rusi dhe antishqiptari të tërbuar. Ata shkojnë më tutje duke aluduar se përpjekjet për lëvizje demokratike në Maqedoni, njohje të drejtave të shqiptarëve dhe etnive të tjera në Maqedoni janë puç i kurdisur në perëndim. Mirka është një gazetare pro-qeveritare nacionaliste, anti-Perëndimore, anti-NATO dhe pro-ruse e deklaruar. Në këto shkrime, ata përpiqen të lidhin fakte e personazhe dhe të krijojë idenë tek publiku maqedonas të një komploti, nga grupe interesi e shërbime të huaja, të cilat po përdorin opozitën dhe OJF maqedonase për të përmbysur Nikolla Gruevskin dhe njëkohësisht identitetin maqedonas.

Në artikullin e datës 25.04.2016, me titull “Oz magjistari”, ajo shkruan se, veprimi i presidentit Gjorgje Ivanov i datës 12.04.2016 ka patur qëllim ndalimin e një grushti shteti në Maqedoni. Sipas saj, më datë 13.04.2016 ishte planifikuar, që me urdhër të Prokurorisë Speciale të arrestohej Nikolla Gruevski dhe 3 bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Operacioni i arrestimit të tyre do të quhej “Teflon”. Për këtë ishte në dijeni ambasadori i SHBA në Maqedoni Jess Bejli, i cili kishte biseduar edhe me gjyqtarin, që do ta linte Gruevskin, në burg.
Protestat e mbështetësve të tij do të menaxhoheshin nga faktori ndërkombëtar, i cili do të shpallte një lloj protektorati në Maqedoni. Veprimi i Gjorgje Ivanov bëri që ky plan të dështonte.
Mirka shkruan se; ajo që ndodh në Maqedoni është tentativë për të përmbysur një qeveri legjitime është vepër e një “krahu” të CIA, i cili ka mbështetjen e George Soros dhe USAID. Për këtë qëllim, ai financon dhe mbështet opozitën maqedonase me në krye LSDM dhe OJF majtiste. Ky “krah” kërkon të shtrijë influencën e tij në Ballkanin Perëndimor dhe Afrikën Veriore, pasi klani Madlene Olbright & Wasly Klark kanë shtënë në dorë ministrat e Kosovës dhe John Kerry ka marrë zotërimin e Ukrainës Perëndimore.
Ku dhe nga kush ideohen këto shkrime? Këto shkrime gatuhen në Presidencë dhe mbajnë firmën e Sinisha Alesovskit. Ato redaktohen në Moskë, pasi Presidenca dhe VMRO kanë orientim nga lindja.
Ata urrejnë përpjekjet e shqiptarëve dhe opozitës maqedonase për integrimin euroatlantik.

Kategori
Uncategorized

Zoti Lu, pse duhet t’ia japim të gjitha pushtetet Kryeministrit? – Nga Artur Zheji.

artur zheji - donald lu

Nga Artur Zheji

Në thirrjen më të fundit të fisme dhe elegante të ambasadorit Lu, bie në sy, që ai, e ka ndarë tashmë me një vijë të qartë, se kush simbas tij është dhe kush nuk është për një Reformë në Drejtësi, të shëndetshme.

Simbas Ambasadorit Lu, Kryetari i Opozitës Lulëzim Basha, nuk është njeri nga ata.

Po çfarë ka bërë keq dhe të gabuar Lulëzim Basha?

Në radhë të parë, kujtoj se zoti Basha, është nga ata, që fyen më pak ose aspak, në fjalimet apo në qëndrimet e tija politike.

Por le të themi se kjo ka vetëm një rëndësi të dorës së dytë, pavarësisht se ambasadori ynë i dashur, në letrën e vet më të fundit, e rendit si një veti që duhet të ketë klasa jonë politike e “reformuar”.

Por ajo çka ndan Opozitën nga Shumica nuk është as nevoja për një Reformë dhe as mungesa e vullnetit për ta votuar atë.

Me sa më rezulton si gazetar, Çështja Kryesore është, se “Grupi i Punës” që do të bëjë Vetingun e famshëm, do të caktohet nga Qeveria, në një formë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.

Vetingu, kjo lloj site apo ky lloj filtri që do të përcaktojë dhe do të seleksionojë “Kënetën e qelbësirave”, si e quajti Kryeministri Këshillin e Lartë të Drejtësisë, do të përjashtojë një numër të pakufizuar gjyqtarësh e prokurorësh, të të gjitha niveleve.

Dhe fill më pas do të emërojë të tjerë, që sipas traditës shqiptarë, dinë të jenë mirënjohës ndaj emëruesve të tyre…

Bukur mirë, mund të thonë disa, të shporren të korruptuarit.

Por cilët pikërisht?

Kjo u pa fare mirë në rastin e kryepolicit që u shkarkua nga Gjykata e Apelit e shkallës së parë dhe më pas, u “shfajësua” nga e njëjta Gjykatë, por në shkallën e Dytë.

Shkalla e Parë e kësaj Gjykate dhe gjykatësi që mori vendimin, duke gjykuar provat në ngarkim të kryepolicit, për Çështjen e Rëndë të përgjimeve politike, ishte pjesë e “kënetës” dhe “gjykatësi” një vrasës me pagesë.

Shkalla e Dytë, ajo e trembura pra, që uli kokën apo bishtin dhe u nënshtrua, nuk u përmend si pjesë e “Kënetës së ndyrësirave” të sistemit tonë të drejtësisë, sepse, kjo u soll “mirë” me qeverinë, risolli në detyrë kryepolicin dhe pra, shtoi pikët e veta në favor të Vetingut të nesërm.

Zoti Lu nuk e komentoi këtë rast.

Unë nuk e di pse!

Dyshimet për Përgjime të paautorizuara, nga ana e policisë, janë apo nuk janë një “vepër e dënueshme” zot Ambasador?

Apo po të përdorim pak ironi, i bie të themi se është, dora e gjatë e Lulëzim Bashës, që ka shkuar nga Opozita e deri te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për të kurdisur përgjimet?

Prirem të besoj që ashtu si edhe na thotë edhe ai vetë, zoti i Lu i do shqiptarët, por nuk besoj kurrë që është e shëndetshme që ne të dëgjojmë prej tij, se lideri i Opozitës, është një antireformist, ndërsa kryeministri është për pasojë, vetëm një “burrë i mirë”!

Në 21 Korrik, nëse përmes një trysnie kaq të madhe, këshillash dhe ultimatumesh, do të votohet një Reformë në Drejtësi, që me sa duket, do ti japë të gjitha pushtetet Kryeministrit aktual, ky vend si zor se mund të bëhet më i jetueshëm zoti Ambasador.

Dhe jo sepse kryeministër është Edi Rama. Por sidoqë të quhej ai kryeministër dhe kushdo të ishte, mbi pushteti do ta stimulonte për lajthitje të parrëfyera.

Në këto 3 vite janë larguar mbi 200.000 shqiptarë, nuk themi për faj të Ramës, por edhe për faj të tij.

Unë mendoj se ne, që e njohim Shqipërinë pak më mirë se ju zoti Lu, ndjesë për mungesën time të modestisë por e kam këtë pretendim për njohjen e Shqipërisë, edhe ne gazetarët pa pronarë, duhet të bëjmë valixhet e të largohemi.

Shqiptarëve u duhet një kryeministër i “dobët” dhe një Parlament i fortë, një President me tagra më të larta dhe një skemë trepolare e shpërndarjes së fuqisë së pushteteve, përndryshe, një kryeministër i mbifuqizuar që kontrollon, qoftë edhe tërthorazi Drejtësinë, bëhet herët a vonë, shkak destabilizimi.

Ju nuk e doni dhe nuk e keni dashur kurrë destabilizimin në Shqipëri, por shkuarja drejt një forme jo konsensuale, në miratimin e kësaj Reforme, krijon parakushtet institucionale, për një prishje të thellë ekuilibrash.

Apo dikush ka vendosur që ti jepen të gjitha Pushtet Kryeministrit aktual?

Unë nuk e besoj këtë dhe do të përpiqem që në vendin tim, të mos ndodhë një gjë e tillë!

Kategori
Uncategorized

Një fëmijë i Revolucionit Kulturor.

Revolucioni kulturorMa Jian
Project Syndicate

 

Pesëdhjetë vjetë më parë këtë muaj, Mao Ceduni nisi Revolucionin Kulturor të Kinës – një dekadë kaosi, persekutimi, dhe dhune, të ushtruara në emër të ideologjisë dhe interesit të Maos për të zgjeruar pushtetin personal. Megjithatë, në vend të reflektimit mbi trashëgiminë shkatërrimtare të atij episodi, qeveria kineze po kufizon gjithë diskutimin për të, dhe qytetarët kinezë, të fokusuar te pasuria që sollën tre dekada reforma me orientim tregun, janë të kënaqur ta ndjekin. Por në një kohë që presidenti Xi Jinping po kryen spastrime të egra dhe po krijon kultin e tij të personalitetit, fshehja e të shkuarës e ka një çmim.

Në gusht 1966, Mao publikoiBombardoni Zyrat – Parrulla ime me Shkronja të Mëdha, një dokument që synonte të ndihmonte në pastrimin e Partisë Komuniste Kineze nga “drejtuesit kapitalistë”: presidenti i atëhershëm Liu Shaoki. Në “parrullë”, Mao i bëri thirrje rinisë kineze të “rrëzonte perandorin nga kali” dhe të niste një rebelim të bazës.

Të rinjtë iu përgjigjën me entuziazëm. Grupet paramilitare sturdentore, Garda e Kuqe, mbinë menjëherë në gjithë vendin për të çuar përpara vullnetin e Maos. Brenda 100 ditëve, Mao arriti të spastronte një pjesë të madhe të udhëheqjes së partisë, përfshi Liun dhe Ten Siaopinin.

Por nuk u sulmuan vetëm kundërshtarët politikë të Maos. Vetëm në gusht dhe shtator, Garda e Kuqe vrau më shumë se 1700 persona, ose me rrahje ose vetëvrasje e detyruar, dhe dëboi nga Pekini rreth 100 000 banorë, pasi iu dogjën shtëpitë dhe sendet personale. Arsimtarët ishin objektiv delikat. Në çdo shkollë, gjimnaz ose univeristet që shfaqeshin Gardistët e Kuq, kjo përfundonte me heqjen e mësuesve.

Nuk u desh shumë kohë që Mao t’i kthehej Gardës së Kuqe, duke i quajtur anëtarët e saj si “shërbëtorë” të drejtuesve kapitalistë. Pasi vendosi regjimin ushtarak në gjithë Kinën, Mao e mbushti Gradën e Kuqe me rebelë të rinj proletarë, shpesh duke i përzënë anëtarët fillestarë drejt fshatrave të largëta për “riedukim.”

Për Xi, ngjarjet e Revolucionit Kulturor janë kujtime familjare. Babai i tij, Xi Zhongxun, një zyrtar i lartë partisë komuniste, u largua nga posti, u burgos, dhe në fund u dërgua të punonte në një fabrikë prodhimi traktorësh, ndërsa familja e tij u përhap në fshatra.

Megjithatë, në vend t’i largohet ideologjisë dhe organizatës që shkatërruan familjen dhe vendin e tij, Xi i përqafoi instrumentet e Revolucionit Kulturor si të vetat. Xi duket se ka ruajtur brenda vetes dhe agresivitetin e rinisë së periudhës së Revolucionit Kulturor. Pushteti është fanar ndriçues, dhe ai duket i gatshëm të bëjë gjithçka për ta siguruar. Në këtë përpjekje, ai ka një përparësi të rëndësishme: trashëgiminë e Maos.

Për dekada, Mao promovoi një formë të luftës së klasave në të cilën qytetarët spiunonin njëri-tjetrin, edhe shokët e ngushtë, fqinjët dhe anëtarët e familjes. Pa një vend të sigurt, të gjithë – edhe ata që s’ishin anëtarë të partisë – u bënë shërbëtorë të partisë. Në këtë mjedis frike, me qetësi dhe efikasitet shteti e nënshtroi individualitetin personal.

Egërsia kërkoi të vendoste pushtetin absolut mbi popullsinë, ky është një leksion i Revolucionit Kulturor ndaj të cilit Xi është indiferent. Atij i intereson vetëm pjesa e “pushtetit absolut”. Dhe në përpjekje për ta zotëruar atë, ata që kanë mbetur gjallë nga Revolucioni Kulturor – janë bërë kapitali më i besueshëm i Xi.

Xi e di që ka arritur të forcojë autoritetin e partisë dhe pozicionin e tij si udhëheqës i saj. Ai i ka paraqitur narrativën sikur Kina përballet me një rrezik të madh nga brenda – një kërcënim i ardhur nga drejtues tradhtarë dhe të korruptuar – dhe ka deklaruar që besnikëria ndaj partisë ka rëndësi parësore.

Në Kinë ka vetëm dy lloje njerëzish: Ata që përkrahin partinë dhe ata që nuk e përkrahin. Ashtu si Mao më 1966, Xi beson që pushteti i tij synon t’i bëjë gjithë kinezët – zyrtarët e qeverisë e qytetarët e thjeshtë – besnikë dhe të bindur me çdo mjet të mundshëm. Pushteti bazohet në shtypjen e kundërshtarëve, si fituesi i Çmimit Nobel për Paqen Liu Xiaobo dhe dhjetëra mijëra shkrimtarë e studiues të burgosur.

Por Xi nuk bazohet vetëm te frika për të çimentuar sundimin e tij. Ai përpiqet gjithashtu të fitojë mbështetje popullore me një ideologji të re unifikuese bazuar në të ashtuquajturën Ëndërr Kineze, një set vlerash dhe qëllimesh socialiste për të realizuar “rilindjen e madhe të kombit kinez.” Kjo është e shoqëruar nga një formë galvanizuese e nacionalizmit që e portretizon botën, veçanërisht SHBA, sikur përpiqet ta frenojë nga marrja e vendit që i takon në krye të rendit botëror. Ai ka kultivuar gjithashtu një kult individi të pa parë që nga koha e Maos.

Pesëdhjetë vjet pas Revolucionit Kulturor, krimet dhe mëkatet kanë mbetur të pazbardhura. Përkundrazi, ai përdoret për të justifikuar më shumë shtypje politike dhe sociale. por, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Xi, përpjekjet e tij për siguruar një autoritet në stilin e Maos me gjasë do të kenë një fund krejt të ndryshëm për të, me sundimin e tij ekonomik jo kompetent dhe spastrimet e shtypjen politike gradualisht prodhon më shumë komunistë që do ta kundërshtojnë. Dështimet ekonomike shpërthejnë në trazira politike, Garda e Kuqe e vjetër mund të marrë sërish rolin e saj qendror në Revolucionin Kulturor, e mbështetur nga një brez i ri që nuk e njeh historinë. Kësaj here, “perandori” që ata do të rrëzojnë nga kali do të jetë Xi.

Kategori
Uncategorized

Kongresmenët kundër Donald Lu-së, i shkruajnë Kerry-t: Të zbatohet neni 88 i ‘Venecias’ për “Drejtësinë”.

kerry-lu-kongresmenet

Tre kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry, në të cilën i kërkojnë që të zbatohet rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Kongresmenët David Jolly, Robert Aderholt, si dhe nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin e SHBA, Dana Rohrabacher, kërkojnë që konsensusi mes palëve politike në vendin tonë të arrihet duket respektuar rekomandimet e ‘Venecias’, shkruan sot gazeta ‘Panorama’.

Kërkesa e Kongresmenëve amerikanë është mbështetja e parë për opozitën, e cila kërkon me ngulm zbatimin e nenit 88, pika në të cilën ka ngecur konsensusi me mazhorancën.

Letra e kongresmenëve amerikanë për Sekretarin Kerry:

I dashur Sekretari Kerry

Ju shkruajmë me shqetësimin se vendimet e drejta dhe të pavarura të gjyqësorit në Shqipëri vazhdojnë të kërcënohen, dhe për të kërkuar mbështetjen tuaj për përpjekjet në vazhdim për të arritur konsensus mbi reformat e propozuara.

Reforma në Drejtësi nevojitet për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe një proces gjyqësor të hapur dhe të argumentuar që mund të shërbejë edhe për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioni i Venecias ka paraqitur rekomandimet finale për Reformën në Drejtësi dhe liderët politikë nga të dyja palët politike i kanë mirëpritur këto rekomandime si një produkt konsensual. Ne besojmë se liderët politikë janë afër një marrëveshjeje mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në mënyrë më specifike Rekomandimi 88, i cili përbën bazën e zgjidhjes kur liderët politikë janë në një pikë ku nuk bien dakord.

Që Reforma në Drejtësi të përfundojë, duhet garantuar adoptimi i këtij rekomandimi në Kushtetutën e Shqipërisë dhe zbatimi i tij. Ne ju nxisim që të punoni me qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë përkushtimin ndaj Reformës në Drejtësi. Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe interesi ynë i përbashkët për sigurinë e lirinë është i një rëndësie domethënëse në planin rajonal dhe global.

Me shumë respekt,

David Jolly

Robert Aderholt

Dana Rohrabacher

letra3

Kategori
Uncategorized

I dashur Edi Rama.

Po si nuk u pamë? Ne shihemi tre herë në ditë, në çdo edicion lajmesh, si nuk mbeti pakëz kohë edhe dje, shpirti im i pakuptuar?

I dashur, ti prite golin e vetëm të Kombëtares sonë, edhe unë prita nipin e vetëm të fisit tonë që kthehej nga misioni në Afganistan.
Nuk kisha përgatitur fjalim si ti, se ato “i qan” vetëm ti, po edhe sikur ta kisha përgatitur, u mallëngjeva aq shumë, sa nuk do ta lexoja dot, as në shqip, jo më në italisht, siç i qëndise ti me raste hovesh djaloshare, për t’u argëtuar. (Ma come parla bene Lei! – ma kujtoi Mimoza Koçiu Totò-në e famshëm!)
Vapë ishte, xhani im, si durove dje, më raftë një pikë, se unë s’kisha dert, më freskoi malli dhe lotët në sytë e nipçes që u kthye gjallë, pa asnjë “gol”- plumb- në ballë.
Eh sa hoqi nipçja im të shkonte në Afganistan! Pa i duheshin pare për shtëpi, për fëmijë, për bukë, për spital…. Por t’u bëftë dita 99 mijë që ia bëre mbarë ti dhe ajo Mimìja e Mrojtjes, se ja, mori një dorë të mirë paresh dhe e shtyn gjysmë viti.
Ah, shpirti im, të kuptoj sa ke vuajtur kur ke firmuar për shpërblimin e madh 1 milion euro për çunat e golit të vetëm si drita e syrit! Se vetëm ti e di sa halle ka ky vend! Po kur të shajnë! Qelbsat! I bëjnë qejfin Saliut dhe Lulit! Mos i luajte bixhoz ato miliona? Mos ia dhe dembelëve që i ka çuar dembëllëku në pavijonin e kancerozëve? Jo. Për djemtë e Kombëtares i sakrifikove! Ah, sa të kuptoj, o nositi im mendjeartë! Gjithë dynjaja bën qejf nëpër shtëpitë e tyre, hanë mish e bakllava, janë në hall- t’i shpien fëmijët me studime në Francë si ministrja e Arsimit shqiptar apo në Angli si ministri i Shëndetit tonë! Injorantët! Popull që, siç e thua ti, ose është dele, ose është dele! Nuk e kuptojnë që ministrat e tu i çojnë kalamajtë jashtë si zotërinj të vërtetë, na nderojnë atje ku shkojnë, jo si çup’ e Xhikes, që iku me burr e kalama në Gjermani e rri nëpër azile emigrantësh. Pa pikë turpi! Ja, prite kur të kthehen, me avionin e radhës. Dhe, jam e bindur, do të shajnë dashakeqët ty, se, sikur i nise ti, gjasme.
Po kalamajtë e qeverisë që shkollohen jashtë, janë ambasadorët e këtij vendi! Pse të lëndojnë aq shumë ndjenjat e tua atdhetare, nuk e kuptoj.
Zemra ime, do të ishim takuar dje, por na ngatërruan djemtë. Ata të tutë dhe nipçja im. E di, xhan, nipçja im dhe shokët e tij janë budallenj me brirë. Ç’patën që erdhën pikërisht dje! Si do mbaje ti edhe një fjalim tjetër… Në gjuhën afgane? Të kuptoj shumë mirë, ndaj të dua.

Miranda Haxhiaj.

Kategori
Uncategorized

UNË JAM EDI RAMA, UNË JAM HISTORIA.

Nga: Xhabyni (Diary of Tirana)

Gjatë mandatit të parë të Ramës në krye të qeverisë, vëmendja e tij ka qenë e përqendruar vetëm në një drejtim të cilin e ka shpallur qartazi që në ditët e para në qeveri “të hyj në histori dhe të lë gjurmë në të”. Praktikisht, me gjithë dështimet apo edhe ndonjë sukses qeveritar, fabula e veprimeve kryeministrore me gjithë thagmat e tij ka qenë rrotulluar në këtë qëllim madhor që ia ka vënë vetes.

Kësisoj shumica e komentatorëve të njohur por edhe pak të njohur, janë përpjekur të lexojnë jo pak herë qasjet e Ramës ndaj ngjarjeve nën këtë prizëm. Aftësia e tij për të nuhatur saktësisht trendyn e radhës që publikut i pëlqen, nuk është vetëm një cilësi “gjenetike” apo e fituar nga eksperienca në bashki. Përkundrazi, është një aftësi e stërvitur përmes krijimit të një ekipi të ndërtuar për të prodhuar informacion dhe për t’u marrë me detajin më të “parëndësishëm” dhe të “padobishëm” për syrin e pa mprehtë.

Natyrisht që ekipi në fjalë, jo pak herë është ndjerë ngushtë, sidomos në fushën e ekonomisë në të cilën kryeministri nuk ka as aftësinë edhe as njohurit minimale për të ndërtuar një ligjërim. Për pasojë ka zgjedhur që sa herë të flasë për ekonominë, të lexojë shkrimet e Berishës por në versionin kokëposhtë edhe në fund duke ironizuar të djeshmen përmes çlirimit që e sotmja rilindase jep.

Por megjithëse komunikimi sa i takon ekonomisë është një dështim i ardhur nga faktori i një stafi PR të paaftë, sërishmi fokusi i të gjeturit të “politikës” së ditës nuk mungon. Prandaj edhe Rama, me stafin e tij e kanë kuptuar tanimë se shqiptarët që e duan futbollin nganjëherë po aq sa duan bastet, kanë rritur ndjeshëm dashurinë për kombëtaren edhe si pasojë e një prezantimi dinjitoz të saj.

Kështu, për rreth tre vjet, Rama është përpjekur dhe ka investuar jo pak që nacionalizmin e shqiptarëve por edhe dashurinë e tyre për një ekip që solli një kualifikim historik ta përvetësojë edhe ta justifikojë me dështimet e tjera. Mjafton të kujtojmë rikonstruksionin e stadiumit Elbasan Arena, megjithëse mund të kishte ri konstruktuar Qemal Stafën por si mund t’i bënte një dhuratë të tillë Bashës? Një rikonstruksion që nuk ishte vetëm se një fasadë për të mbuluar dështimet e njëpasnjëshme që dyshja e fuqishme Spiropali-Shehaj do të kishin në drejtoritë e tyre respektive.Foto cover e Rames ne faqen e tij publike ne Facebook

Kur dëshira e tij për të fituar pushtetin vendor në Shkodër, e “detyroi” atë që t’i blinte zemrën dhe mendjen e shkodranëve përmes nisjes së rikonstruksionit të Loro Boriçit. Me premtimin se serbët do t’i presim në Shkodër në ndeshjen e kthimit, por kur rezultati i buzëqeshi kandidates Ademi atëherë dhe zgjedhja e Ramës qe vetëm shtyrja pafund e punimeve. Duke degdisur dhe ekipin e Vllaznisë të luante ndeshjet e tij në Pukë.

Ndërkohë që sulmet e opozitës si jashtë mazhorancës ashtu edhe të saj brenda mazhorancës sulmonin shpenzimet e shfrenuara të një qeverie që ishte “up in the air” dhe që në krahun tjetër hidhte para për beton dhe stola stadiumesh kur shqiptarët nuk kishin ç’të ushqeheshin. Stafi i propagandës, ngrinte ligjërimin se pikërisht këto stadiume kishin sjellë rritjen e punësimit dhe ekonomisë në Elbasan dhe do ta bënin në Shkodër.

Përdorimi i futbollit dhe kombëtares u shtri madje deri në vizitën historike të Ramës në Beograd, ku me aftësinë e një pehlivani dhe në çastin e duhur të një debati ende të nxehtë. U kujdes të tregohej nacionalist në çdo lëvizje të mundshme, për të fituar jo vetëm simpatinë e shqiptarëve të Kosovës por edhe “dashurinë” e shqiptarëve, që më në fund do shihnin një lider që ua bënte 8 me 2 serbëve. E gjithë kjo skemë, e mirë organizuar, kulmoi me vizitën e Merkel në Shqipëri ku një nga gazetarët që sot është staf në një nga ministritë e qeverisë rilindase u ngrit në këmbë dhe verbalizoi termin “Lideri Ballkanit”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, arritja e kualifikimit historik (që u shty sepse shqiptarët nuk i mposhtën dot serbët në Elbasan) do të trajtohej nga Rama si një arritje e tij personale. Dhe kjo jo më kot. E gjithë përpjekja e tij ishte që shqiptarët ta shihnin atë si trajnerin hije të Shqipërisë, ta shihnin atë si një ekzistencë e dobishme edhe e domosdoshme për De Biasin dhe kombëtaren në rrugëtimin e tij për në Evropian.

Këtë fabul ai vazhdoi ta zgjeronte edhe gjatë kohës së fazës përgatitore, vizitat e tij të vazhdueshme në kampin stërvitor. Fjalimet e tij për pozicionet e lojtarëve janë kaq ironike saqë vështirë t’i gjesh një bazë krahasimore. Madje as Silvio Berlusconi që njihet për një maniak futbolli aq sa ka larguar trajner nga ekipi i MIlanit. Nuk ka arritur deri në pikën sa të këshillojë edhe të japë mend për kombëtaren e Italisë. Por vetëpërmbajtja dhe përulësia nuk janë cilësi kryeministrore këto kohë.

Edhe sot, gjezdisja e tij dhe vare-vingot e tij kinse në shërbim të kombëtares, nuk janë vetëm se kapja e një kryeministri në raport të mirë me dështimin tek një shenjë gëzimi dhe gjallërie qw janw transmetuar nga ekipi futbollit. Kësisoj, dëshira dhe përpjekja e tij (edhe e shfrenuar) kanë rezultuar sa në butafori aq edhe në një atashim me ata fitimtarët që sjellin gëzim. Nwn parrullwn makiavelistë “le të duan dhe në mos të duan le të mos ndjejnë urrejtje”

Në një kohë ku krimi, përgjimet e paligjshme, një reformë në drejtësi e njëanshme, një ekonomi e dështuar dhe e çuar në fazat depresive, një krizë parlamentare në prag si dhe një shoqëri e shthurur që qeveriset nga ministra in kompetentë që jo pak herë u kanë sjellë dëme edhe jetësore. Atashimi me simbolin e krenarisë është përherë një mënyrë jo vetëm për të hyrë në histori, por një mënyrë për t’i përdorur djemtë e kombëtares si gjë kafshën e duhur që problemet që kjo qeveri ka prodhuar t’i kalojë.

Kush ka dyshime për sa më sipër le të kujtojë pak sjelljen kryeministrore me stadiumin Qemal Stafa, që është simboli më i fundit i shëtit dhe fasadës me bërthamën. Ndërsa shqiptarët shpërthenin në brohoritje në ish sheshin Nënë Tereza, i rilindur në Fan Zone, njëqind metra në vijë ajrore qeveria shembte një monument kulture si stadiumi Qemal Stafa. Për t’i dhënë jetë një kiçi alla Rama, që padyshim do ta fusë në histori, pak e habitshme që një kryeministër që aksionin e tij të parë e kishte për mbrojtjen e vlerave historike të përfundojë duke e shkatërruar atë.

Por habia shpjegohet lehtësisht kur kupton se të gjitha këto kryhen jo vetëm për të pasuruar kastën pranë tij, por edhe për të kënaqur egon e tij dhe mbi të gjitha për të dëshmuar pushtetin e tij. Pikërisht kjo e fundit është qëllimi përfundimtar i Ramës, që në orvatjet e tij edhe në çastet kur i drejtohet Metës me bisht ndër shalë, ka qëllimin e vetëm të fitimit të një pushteti më të madh nesër. Pushteti, dashuria sublime dhe përfundimtare e Ramës, ngjiz tek pafytyrësia e tij të veshë shumë maska me të cilat ai do të luftojë derisa ato t’i japin qëllimin e tyre.

Kombëtarja dhe nacionalizmi sot janë trendi i tij, për të fshehur gatimin që nën rrogoz ka kohë që e kryen. Informacionet se ai është disenjatori (e prisni nesër kur të thotë arkitekti i formacionit) të uniformës së kombëtares nuk është vetëm se atashimi me fituesin, që Rama mos të urrehet mundësisht të dashurohet nga shqiptarët për atë që ka ndërmend t’u bëjë peshqesh nesër.

Kjo nuk është vetëm evoluimi i fjalisë së Nanos i cili pretendonte se pas i vjen historia, të cilën Rama për nga sjellja e tij e deritanishme e ka transformuar në “Unë jam Edi Rama dhe jam Historia”!

Kategori
Uncategorized

LETRA/ Tre kongresmenë amerikanë i shkruajnë Kerry-t: Të zbatohet neni 88 i ‘Venecias’ për reformën në drejtësi.

Kerry

Tre kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry, në të cilën i kërkojnë që të zbatohet rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Kongresmenët David Jolly, Robert Aderholt, si dhe nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin e SHBA, Dana Rohrabacher, kërkojnë që konsensusi mes palëve politike në vendin tonë të arrihet duket respektuar rekomandimet e ‘Venecias’, shkruan sot gazeta ‘Panorama’.

Kërkesa e Kongresmenëve amerikanë është mbështetja e parë për opozitën, e cila kërkon me ngulm zbatimin e nenit 88, pika në të cilën ka ngecur konsensusi me mazhorancën.

Letra e kongresmenëve amerikanë për Sekretarin Kerry:

I dashur Sekretari Kerry

Ju shkruajmë me shqetësimin se vendimet e drejta dhe të pavarura të gjyqësorit në Shqipëri vazhdojnë të kërcënohen, dhe për të kërkuar mbështetjen tuaj për përpjekjet në vazhdim për të arritur konsensus mbi reformat e propozuara.

Reforma në Drejtësi nevojitet për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe një proces gjyqësor të hapur dhe të argumentuar që mund të shërbejë edhe për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioni i Venecias ka paraqitur rekomandimet finale për Reformën në Drejtësi dhe liderët politikë nga të dyja palët politike i kanë mirëpritur këto rekomandime si një produkt konsensual. Ne besojmë se liderët politikë janë afër një marrëveshjeje mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në mënyrë më specifike Rekomandimi 88, i cili përbën bazën e zgjidhjes kur liderët politikë janë në një pikë ku nuk bien dakord.

Që Reforma në Drejtësi të përfundojë, duhet garantuar adoptimi i këtij rekomandimi në Kushtetutën e Shqipërisë dhe zbatimi i tij. Ne ju nxisim që të punoni me qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë përkushtimin ndaj Reformës në Drejtësi. Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe interesi ynë i përbashkët për sigurinë e lirinë është i një rëndësie domethënëse në planin rajonal dhe global.

Me shumë respekt,

David Jolly

Robert Aderholt

Dana Rohrabacher

Kategori
Uncategorized

E vërteta, ja djali i kujt është Taulant Balla.

2016-06-26 13.52.37

nga Fatmir HOXHA.

Taulanti e ka mamin e bukur. Ia njeh gjithë Librazhdi. Të paktën e ka patur dikur, se mosha bën të vetën.

Mos shikoni Taulantin ju.

Ai ngjan nga… A e keni parë Taulantin ngjan tamam si Sekretari i dytë i Partisë së Librazhdit sa herë që flet? Kjo nuk është rastësi!

Është njëfarë Fadil Caka që të le gojëhapur me ç’di e ç’tregon për Ballat në Librazhd, se ai ka qenë njëshi i Sigurimit në zonë. Kjo vlen për ju që e shihni dhe e dëgjoni sot në televizor, ndërsa unë e njoh ndryshe: Taulantin, mamin e Taulantin, babain e Taulantit…. Burri i mamit të Taulantit është njëfarë Kasem Balla.

Ky Kasemi çonte letra në Komitet të Partisë kundër tim eti dhe si ushtar i devotshëm i luftës së klasave, që nga Librazhdi këmbëngulte që ne të na përzinin prej Tirane, meqë im atë ishte martuar me një të deklasuar. A i çonte vetë këto letra me postë a ja jepte gruas të bukur për t’ia çuar dorazi Sekretarit të dytë të Partisë, kjo më ka mbetur enigmë, por kam shumë besim se një ditë do ta shuaj këtë kureshtje…

Po pse po i ndaj me ju? Që të mos keni urrejtje ndaj Taulantit! Mëshirë ose neveri, si të doni. Por urrejtje, ju lutem jo. Pasi ai është produkt i kësaj lloj marrëdhënieje, botëkuptimi dhe provincializmi. E mori Fatos Nano ta bënte njeri. Taulanti i vockël nga Librazhdi këshilltar i Nanos!? Fatos Nano që i jepte ujë në bisht të lugës të madh e të vogli, na mori një çorapekuq njëzetecavjeçar ta këshillojë? “Çorapekuq” nuk e kam në kuptimin pozitiv, trendy, si Rama, por këtij në atë kohë realisht i bëheshin të kuqe çorapet prej pluhurit me atë ngjyrë që ka zona. Nejse, pra këtë çorapekuq e mori Nano dhe e bëri deputet!

Në vitin 2005 çuni hyri në Kuvend…. por a e keni parë dhe dëgjuar ndonjëherë të përmendë (pale ta lavdërojë) Fatos Nanon që e bëri njeri? Nuk e bën as Rama – do thoni – që Nano tha se e mora me thonj të paprerë nga Parisi. Po mirë ai që vinte nga Parisi, po ky çuni jonë nga Librazhdi? Kjo është edhe arsyeja pse ja hoqa kafes këtë kohë të çmuar për t’ia kushtuar një krijese të tillë: taulantizmi në politikë. Fenomeni i anonimëve pa taban, pa parime, pa ide e ideale, që ngjiten në karrierë duke lëpirë sa më shumë prapanica e atë që u mbetet në gjuhë nga kjo lëpirje e pështyjnë mbi këdo që i urdhëron padroni i radhës.

Ky është taulantizmi.

Këtë djalë Rama e përdor sa herë i nevojitet të kryejë ndonjë poshtërsi që nuk ia marrin përsipër socialistët e ndershëm apo ata burra e gra me sadopak cipë në atë shumicë. Dje e pashë tek përshtynte kundër Berishës atë që i kishte ngelur në gjuhë e në gojë nga lëpirjet e prapanicave. “Prapanicave” e them në shumës, pasi ishte po KY lëpirës që javën e kaluar ç’nuk i lëpiu e puthi Ilir Metës, live, në sallën e Kuvendit, për ta marrë me të mirë në emër të Edit që ishte larg.

Por hakun nuk duhet t’i hamë! Ç’është e bardhë – është e bardhë. Ç’është e zezë – është e zezë. Mund të duket budalla si në fytyrë ashtu edhe në ato që flet e bën, por ju garantoj se nuk është aspak i tillë. Përkundrazi! Ka një zgjuarsi dhe pragmatizëm provinciali të habitshme. As lëpirjen, as pështyrjen nuk e bën falas.

Në atë zonë është një minierë hekuri…e TIJA!!! Ky çuni i mamit të bukur, babit të letrave dhe Komitetit të Partisë së Librazhdit është padroni i minierës së hekurit. Por edhe pse u puth duart (dhe jo vetëm duart) zgjedhësve të tij nëpër fushata, punonjësit, makineritë e gjithçka tjetër i ka marrë nga Maqedonia dhe jo nga zona e tij.

Në fushatë – kur i puthte ku të mundte – u premtonte se do të bëhej ministër i Brendshëm dhe do t’i vishte policë. Gjithë Librazhdin! Kë takonte këtë i thoshte: Do bëhem ministër i Brendshëm e do t’ju vesh policë… Me taulantizmin e tij sot është oligarku i Juglindjes edhe për shpërndarjet e T.COM (ish-AMC). Me ndikimin që ka në pushtet arrestoi drejtorin grek dhe përmes presioneve kapi plotësisht monopolin e kësaj kompanie nga Librazhdi e tutje. Çdo kartë, çdo impuls i ish-AMC dje, sot dhe nesër ka kaluar, kalon dhe do të kalojë nga Taulanti. Më saktë, nga i vëllai. A i duhet dhe përse i duhet Ramës një taulant? I duhet shumë për të bërë punët që nuk i bën tjetërkush.

I mësuar me shijen dhe erën e asaj që lëpin nga mëngjesi në mbrëmje, një si ky nuk e ka për gjë edhe të rrijë zhytur në të nga mëngjesi në darkë. Të shajë, të tërhiqet, të shpifë, pastaj ta lëpijë, të lëpijë pastaj ta përmjerrë e sërish pa gjë të keqe ta rilëpijë, në sy të kamerave dhe të publikut. Nuk ke ç’i bën: është gjeni i përzjerë me ideologjinë, partishmërinë dhe traditën e familjes. Nuk ke ç’i bën kur babai biologjik të përputhet edhe me atë shpirtëror.

Kategori
Uncategorized

Rexhën e vrau xhaxhai që ishte edhe njerku i tij, e jo kali.

10_03_2016_5892102_horses_akhal_teke_jpg_638x0_q80_crop_smart
Të riun ditën e martesës e vrau xhaxhai, që ishte edhe njerku i tij
“Sipas burimeve të sigurta historike, kjo ngjarje ka ndodhur disa vite para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në afërsi të Medvegjës, ku për qëllime trashëgimie Rexhën jetim e ka vrarë mixha i tij”, thotë rapsodi Demir Krasniqi, duke pretenduar se kjo është e vërteta, që ai e ka dëgjuar prej Qamilit të Vogël.

Shumëkush prej nesh është rritur me këngën e Rexhës dhe sa herë e ka dëgjuar këtë këngë të Qamilit të Vogël, ka ndier edhe dhembje për atë ngjarje që besohet se ka ndodhur para 140 vitesh, kur djali jetim, natën e dhëndërisë, gjendet i vdekur në grazhd të kalit. Gjithmonë është menduar se Rexhën e kishte mbytur kali, madje shpeshherë edhe është ironizuar me rastin, duke thënë se Rexhën e ka mbytur pela. Por, duket se e vërteta është ndryshe dhe jo ajo që kemi besuar të gjithë ne. Demir Krasniqi pretendon se e di versionin origjinal të këngës së njohur të Rexhës, ku sqarohet gjithë ngjarja, që, sipas tij, ka ndodhur në fshatin Stubëll, afër Medvegjës, rrethi i Jabllanicës. Rexhës i kishte vdekur babai kur ai ishte dyvjeçar. Nëna e tij, sipas traditave dhe zakoneve të vjetra, me qëllim që të mos lërë djalin jetim, kishte pranuar të martohej për kunatin, i cili u kujdes për ta rritur Rexhën. Pastaj e fejoi dhe vendosi që ta martojë me dasmë dhe krushqi, sipas zakoneve dhe traditave shqiptare të rrethit. Ditën e dasmës së Rexhës, xhaxhait të tij, emri i të cilit nuk përmendet në këngë, i kishte hipur në kokë një mërzi e madhe, ngase e dinte se Rexha, pasi të martohej do të ndahej prej tij dhe do t’ia merrte gjysmën e pasurisë, që do t`i takonte si trashëgimi nga babai. Kjo vesvese e shtyri atë që ta vrasë Rexhën në ditën e dasmës së tij. Ai e mashtron Rexhën dhe e çon tek stalla e kuajve të dasmorëve, gjoja për t’i ushqyer ata dhe atje e vret tinëzisht, duke e lënë të vdekur në grazhd të kalit. Dasmorëve ua dha haberin duke u thënë se njëri prej kuajve e kishte qëlluar Rexhën me shqelm dhe e kishte lënë të vdekur në vend.

Nëna e Rexhës ishte kthyer nuse për kunatin

Dasmorëve nuk u kishte shkuar mendja se këtë krim mizor mund ta ketë bërë xhaxhai i Rexhës. Ata i besuan fjalëve të axhës së Rexhës. Demir Krasniqi thotë se ngjarjen e kishte dëgjuar nga Qamili i Vogël. Të vërtetën e vdekjes së Rexhës e kishte treguar vetë nëna e tij, disa vite më vonë, pasi asaj i kishte vdekur burri i dytë, që ishte axha i Rexhës. Pra, vrasësi i vërtetë i Rexhës ishte axha i tij e jo kali, siç është kënduar kënga plot një shekull e disa dekada. Sipas Krasniqit, këtë këngë e kishte sjellë në Gjakovë familja e këngëtarit Qamili i Vogël, që ishin shpërngulur pikërisht nga fshati Stubëll i Medvegjës. Qamil Muhaxheri ishte i pari që e këndoi këtë këngë në Radio-Prishtinë. Kënga është përhapur shumë shpejt nëpër të gjitha trevat dhe krahinat shqiptare, ku këndohet edhe në ditët e sotme, por është e ndërtuar mbi një rrëfim të pavërtetë, duke krijuar edhe versione që shkojnë deri në banalitet. Krasniqi e ka përpunuar dhe përshtatur për këngë origjinalin e kësaj ngjarjeje dhe për herë të parë e ka incizuar në audio kasetë më 25 korrik 2012. Ai pretendon se kjo është e vërteta e vdekjes së Rexhës dhe ky version nuk është kundërshtuar ende nga rapsodët dhe muzikologët. /Kosovasot