Kategori
Uncategorized

Raporti tronditës, zbulohen orgjitë e zyrtarëve, përdhunonin vajzat, të dashurit i arrestonin.

Raporti tronditës, zbulohen orgjitë e zyrtarëve, përdhunonin vajzat, të dashurit i arrestonin

Një raport vërtet tronditës është publikuar sot nga e përditshmja Panorma. Në Raport tregohet historia dhe orgjitë që zyrtarë të vendit organizonin

Ja çfarë shkruan panorama:

Një dokument sekret i vitit 1958, i Degës së Punëve të Brendshme të qarkut të Elbasanit zbulon një ngjarje të pazakontë për efektivët e Sigurimit të Shtetit.

Relacioni me firmën e kreut të institucionit, Gani Goxhi, “Mbi veprimtarinë e imoralitetit të organizuar në grup nga shefi i Degës Qatip L.”, e pohon qysh në mbititull thelbin e çështjes, që i përket një historie perverse, me një mori ndodhish e episodesh, të cilat fillojnë e mbarojnë me skena përndjekjesh e përdhunimesh, me skenarë të ideuar nga një zyrtar jo pak i rëndësishëm i Degës së Brendshme.

Si protagonist i zhvillimeve monstruoze, kapiten Qatip L. -shtjellon dokumenti në fjalë- duke spekuluar me “pushtetin” e funksionit, organizon vartësit për t’i sjellë vajza të reja që të shuajë epshet e shfrenuara.

Në këtë marrëdhënie të vendosur rishtas, “gjurmuesit” e porositur joshen edhe vetë dhe, aty për aty, sa mbaron punë shefi me gjahun e radhës, i kthehen edhe ata, herë vetëm e herë në grup. Në rastet më të shumta, strehë e orgjive bëhen bazat sekrete të Shërbimit të Fshehtë, një dhomë e maskuar në dyqanin e kë- pucar Hysenit në qytet, vagoni i trenit i rezervuar për punonjësin e sigurinë, zyrat e recepsionit në hotel “Adriatiku”, hotel “Shkumbini” etj.

Ndërkohë, “pehlivanët” e seksit, sipas rastit, nuk hezitojnë ta ushtrojnë vesin e tyre as në zyrat e Policisë, siç ishte ajo e postës së Kombinatit të Drurit, apo e stacionit të trenit. Në pjesën më të madhe, viktimat e radhës janë femrat e cilësuara kontingjent i Sigurimit dhe vajzat e internuara, me të cilat gjahtarët e shefit qejfli mund të operojnë pa shumë vështirësi.

Po ndodh që lakmia e këtij të fundit shkon përtej tyre dhe vartësve të tij u duhet të sfiliten pa fund e paturpësisht për t’i sjellë në krevat gjahun e përzgjedhur. Fantazia djallëzore e sojit të “pehlivanëve” të tillë arrin deri aty sa të nënshtrojë me presion dhjetëra vajza të bukura, duke u arrestuar më parë të dashurit e tyre, të cilët duhet të qëndrojnë në qeli deri sa me to të mbarojë punë kapiten Qatipi me të tijtë.

Çuditërisht, institucioni që bën denoncimin e shfaqjes së shëmtuar, kur operon për ndëshkimin e autorëve, nuk shkon përtej 10 ditëve burg dhe një sugjerimi për t’u gjykuar politikisht në organizatën e Partisë. Po çfarë përmban tjetër relacioni i kreut të Degës së Punëve të Brendshme të qarkut të Elbasanit, që mban datën 20 shkurt 1958…

Raporti i hartuar nga kreu i këtij institucioni, Gani Goxhaj flet për veprimet imorale të shefit të kësaj dege, kapitenit Qatip L.

Së bashku me rreshterin e policisë, Parion Z. dhe kapter Sefer B., ata kryenin përdhunime e orgji.

Në dijeni të veprimtarisë së tyre ishin disa civilë si Hysen V., këpucar, Osman C., sportelist në hotelin Adriatiku, Xibushe X., sporteliste në hotel Shkumbini, Nevruz B., punëtor në Elbasan dhe njëfarë Ilmi, tashmë ushtar.

Lexoni më poshtë raportimet tronditëse:

-Në hotel Adriatik jetonin dy vajza, të cilat janë nga Dibra e Madhe dhe janë internuar nga Tirana. Njëra quhet Meleqe K.. Atë, në muajin korrik 1957, e kanë marrë dy nënoficerët dhe ia kanë çuar në shtëpi kapiten Qatipit, sipas porosisë. Kapiten Qatipi e ka mbajtur disa herë rersht në shtëpi prej orës 20:00 deri në orën 3 pas mesnate, ndërkohë që në këtë periudhë, gruan e kishte dërguar në fshat për një kohë të gjatë.

-Në muajin qershor 1957, kapter Seferi dhe rreshter Parjoni i kanë çuar në shtëpi Qatipit një femër imorale që kish ardhur nga Kavaja, të cilën në fillim e përdorën vetë dhe pastaj e çuan në shtëpinë e kapiten Qatipit. Kjo femër, me ndërmjetësimin e Qatipit, është strehuar në dyqanin e këpucarit Hysen V., ku edhe atje e kanë përdorur në grup, mbasi kanë pasur një vend të maskuar në dyqan.

-Në muajin korrik 1957, kapiten Qatipi ka marrë një vajzë imorale, minoritare, e quajtur Fotini nga Gjirokastra, me të cilën ka pasue lidhje edhe më përpara, dhe së bashku me kushëririn e tij, Novruz B., e çojnë nga rruga e trenit dhe aty bëjnë aktin. Një herë tjetër po këtë femër e kanë thirrur në zyrë dhe pastaj e kanë nxjerrë jashtë dhe Qatipi e Nevruzi kanë kryer marrëdhënie në afërsi të Degës së Brendshme.

-Në muajin korrik, kapiten Qatipi, bashkë me Seferin, Parjonin dhe tetar Bektashin, kanë marrë një vajzë që vinte nga Lushnja, Xhemile S, dhe e kanë çuar në hotel Adriatik. Aty kanë kryer marrëdhënie në grup. Vajzën e ka përdorur edhe sportelisti Osman C. Në këtë marrëdhënie grupi ka ftuar edhe rreshterin Ramazan Gj.

-Aty nga muaji tetor 1957, kapiten Qatipi, Simon B., kryetar i lokalitetit të qytetit dhe kapter Qerimi, kanë shkruar në Fushë Mbret, kanë marrë të ashtuquajturën Zejmene C, me të cilën kanë kryer nevojat seksuale që të tre në një kohë.

-Në datën 9 shkurt 1958, kapter Seferi, duke qenë me shërbim postë roje në stacionin e trenit, takon një femër, të quajtur Marjana H. nga Vlora, të cilën e kishte dërguar oficeri i drejtorisë për të hipur në tren, mbasi nuk kishte lekë. Seferi, në bashkëpunim me kapter Hysen H., bie në marrëveshje me një nëpunës të stacionit të trenit dhe e mbyllin brenda në një dhomë për dy orë rresht. Më vonë e marrin dhe e çojnë në ullishte dhe kryejnë përsëri nevojat seksuale në grup.

-Kanë thirrur një vajzë nga Kavaja dhe e kanë dërguar në dyqanin e këpucarit, duke e përdhunuar në grup.

-Janë thirrur pa asnjë arsye dy vajza, Fatimja dhe Antoneta në orët e vona në Postën e Policisë dhe kanë kryer me to aktin e turpshëm.

Kategori
Uncategorized

Homoseksualët zbardhin tradhtinë e Ramës për martesat gay: Do ta ndëshkojmë.

14030858_10154412720693537_1893581585_n

Një nga dy drejtuesit kryesor të LGT-së në Shqipëri, Kristi Pinderi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, Partisë Socialiste dhe gjithë të majtës në përgjithësi, në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj komunitetit të homoseksualëve në Shqipëri. Kjo vjen pas heqjes urgjente që ju bë nenit për martesat gay nga ndryshimet kushtetuese me rastin e Reformës në Drejtësi, vetëm 2 ditë përpara miratimit të saj. Në një postim të tijin në Facebook, Pinderi thotë se ndihet i zhgënjyer nga Partia Socialiste dhe se më shumë se me deputeten Mesila Doda që vuri veton për heqjen e ligjit në fjalë, duket e ka me Ramën për të cilin thotë, se është pikërisht ai që duhet ndëshkuar. Por çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe komunitetit gay në Shqipëri? Çfarë u kishte premtuar ai dhe si i tradhtoi në funksion të përpjekjeve, për ta kaluar Reformën në Drejtësi me vetëm 94 vota pa konsensusin e opozitës, duke blerë e joshur me poste deputetë nga të gjitha krahët?

Çfarë shkruan Kristi Pinderi

“Ambasada PINK ka paditur Mesila Doden te Komisionerja kundër Diskriminimit. Pavarësisht se unë nuk bie dakord me pothuajse asgjë që thotë apo bën Mesila Doda, ta padisësh atë për faktin se ka një qëndrim në drejtim të kundërt me historinë, më duket një veprim pa bereqet. Unë nuk kam asnjë problem me Mesilën & Co. Unë personalisht ndihem i zhgënjyer nga e gjithë Partia Socialiste dhe e majta në Shqipëri. Është e vetmja e majtë “pa bole” dhe e vetmja në të gjithë Europën që nuk ka një qëndrim ndaj LGBT! Më shume së Mesila duhet ndëshkuar Rama. Dhe jo nga komisionerja që nuk di, nuk do, e nuk mund të bëjë gjë! Rama dhe ata që e ndjekin në PS-në e “rilindur” duhet ndëshkuar me votë pasi është i paaftë për të mbajtur premtimet. Ndoshta, ndoshta është edhe krejt i pandjeshëm ndaj të drejtave të njeriut (ndaj LGBT po e po, por dhe ndaj romëve, njerëzve të varfër, studentëve, të rinjve pa asnjë mundësi e shpresë, ndaj pacienteve në spitale përfshirë fëmijët me leucemi, ndaj familjarëve të viktimave në Gërdec, atyre të 21 janarit, etj. etj.). Mesila është një aksident në politikë dhe një person pa të ardhme në politikë, e për këtë arsye ajo është më pak e rëndësishmja në gjithë këtë mesele.

P.S. Ata të PD-së është për të thënë give me a break 🙂 ndërsa hajdutët e LSI, janë ku thërret qameti…”

Loja dhe “tradhtia” e Ramës

Rasti historik që komuniteti gay me ndihmën e lobit të fuqishëm ndërkombëtar të homoseksualëve, të ligjëronin të drejtën e martesave mes tyre erdhi bashkë me projektin për realizimin e një reforme totale, në sistemin e drejtësisë shqiptare. Për të bërë të mundur këtë reformë duhet të ndryshoheshin, edhe disa nene të Kushtetutës së Shqipërisë. Pikërisht ky do të ishte edhe shansi i madh për realizimin e synimit të lobit të homoseksualëve të mbështetur fortë, edhe nga disa ekspertë të huaj të inkuadruar në përgatitjen e draftit. Bëhej fjalë për Nenin 18, paragrafi 2, i cili ndryshohej duke shtuar mes arsyeve të mos diskriminimit, edhe “orientimin seksual”.

“Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina shoqërore, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore ose prindërore”, thuhet në riformulimin e këtij neni në draft, cili edhe pas debateve të forta mes deputetëve arriti të miratohej në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi. Pikërisht kjo shtesë, i jepte të drejtë komunitetit LGBT të kërkonte më pas ndryshim në Kodin e Familjes e më tej liberalizimin e martesave mes këtij komuniteti.

Rama u premtoi atyre se do të bënte të pamundurën për futjen e nenit 18 të ndryshuar në draft, por paralajmëroi njëkohësisht për rezistencën e kundërshtarëve. Për palën e Rama&co, në komisionin e Posaçëm për arritjen e këtij qëllimi, u ngarkua deputetja Vasilika Hysi, ish kryetare e Komitetit të Helsinkit për Shqipërinë, OJF kjo që nuk e fsheh sponsorizimin sistematik nga lobi ndërkombëtar i homoseksualëve. Ndërkohë nga pala e të huajve, personi që u morr eksluzivisht me këtë çështje ishte vetë kreu i misionit EURALIUS në Shqipëri, Rainer Deville. Genc Ruli do të deklaronte në atë kohë; “Nuk besoj se po i largohem shumë të vërtetës, por nga zyrtarë e diplomat të huaj, Shqipëria ka një presion të vazhdueshëm për njohje ligjore të martesave gey…Sot janë ende pak vendet evropiane e perëndimore që i njohin ligjërisht këto lloj martesash. Shqiptarët do të kenë të drejtën e tyre të vendosin vetë për një çështje të tillë, pa u sforcuar të shtiren më shumë liberal se janë sot”.

Gjithsesi mund të themi se Hysi dhe Deville bën një punë të “shkëlqyer” dhe ja arritën që të fusin në draft ndryshimin specifik kushtetues, të shumëpritur. Por nga ana tjetër ata, nuk e dinin që Rama po luante me dy porta. Ai kishte mbajtur vetëm gjysmën e premtimit, atë të futjes së nenit në draft, kurse për kalimin e tij në parlament ai po luante lojën e tij dhe po ndiqte një axhendë krejtësisht personale.

Ashtu siç tashmë dihet, Rama synonte vetëm “Planin C”, pra miratimin e Reformës me 94 vota, pa opozitën. Me ndihmën edhe të ambasadorit amerikan, i cili punonte për arsye krejtësisht të tjera nga ato të Ramës, ai ishte shumë afër realizimit të këtij numri deputetësh, por papritur një pjesë e tyre vunë një kusht të panegociushëm; zhdukjen nga drafti të pikës 2 të nenit 18. Në fakt loja ishte që po të mundej, “me një gur të vriste dy zogj”. I pari, kryesori, ishte kalimi i reformës pa opozitën. Njëkohësisht po bëheshin të gjitha lëvizjet pragmatiste që edhe neni për homoseksualët të ishte i përfshirë në draft, ditën e votimit. Por siç u zhvilluan gjërat, çdo ditë e më shumë po bëhej e qartë që të votohej neni për martesat gay duhej që reforma të kalonte me konsensusin e opozitës, sepse ndërkohë një numër i madh deputetësh nga të gjithë krahët, por më të shumtët nga të “listës Rama”, papritur ishin deklaruar prerë kundër tij.

E para që do të shprehej publikisht do të ishte deputetja Mesila Doda, e cila foli edhe në emër të grupit të deputetëve të PDIU-së, votat e të cilëve Rama i konsideronte të sigurta në planin e tij.

“Po luhet me zjarrin, sepse për hir të lobimit gay po rrezikohet ajo që është më e rëndësishmja për vendin, reforma në drejtësi”, deklaroi Doda menjëherë pas daljes së lajmit se neni për martesat e homoseksualëve ishte miratuar në komision. Menjëherë, asaj ju bashkuan edhe deputetë të tjerë të llogaritur në planin e Ramës, si Dashamir Shehi, Namik Dokle, Fatmir Toçi, Vangjel Tavo, Anduel Xhindi, Mirela Ferracaku, Ylli Shehu, Dashamir Tahiri etj.

Pikërisht ky është momenti që detyroi Ramën të bëjë i dëshpëruar rillogaritjet. Edhe pas negociatave intesive dhe premtimeve të shumta, ai nuk arriti dot të plotësonte numrin 94, pavarësisht nga çfarë pretendon sot. Një nga arsyet ishte edhe rezistenca e deputetëve të llogaritur në listën e tij që ishin deklaruar kundër votimit të reformës, nëse në të përfshihej edhe neni për martesat mes komunitetit gay.

Duke shpresuar deri në fund në planin e tij, ai “harroi” premtimin që i kishte bërë lobit ndërkombëtar të homoseksualëve dhe urdhëroi Fatmit Xhafën të tërhiqte nenin 18 të rishikuar për ndryshimet në Kushtetutë. Vasilika Hysi dhe kreu i EURALIU, në këtë mbledhje të fundit bënë përpjekjet e fundit të dëshpëruara, por më kot. Ramës i kishte dështuar “Plani C” dhe nuk kishte arritur të vriste dot asnjërin nga dy zogjtë që kishte shënjuar, reformë që do mbante emrin e tij dhe mbajtjen e premtimit për lobin ndërkombëtar të homoseksualëve./Syri.net

Kategori
Uncategorized

Shpërthen Fuga: Postet publike merren vetëm me seks, para dhe miq.

Shpërthen Fuga: Postet publike merren vetëm me seks, para dhe miq

Nga Artan Fuga…

Ja, unë shoh që nëpër ministri ka borde e komisione që formohen me përfaqësues të interesave private. Qytetarin e thjeshtë as te pragu i derës nuk e pranojnë. Vjen aromë të keqe, djersë. I palarë dhe i veshur me tuta nga Gabi.

Kane te drejte moreeeeee !
Privati e ka zene per fyti shtetin dhe pastaj me ane te shtetit ky lloj privati me rrenje e zgjatime thjesht politike, si maske e politikanit zengjin qe zoteron gjithcka, me pashaporta shqiptare ne xhep, a edhe me pashaporta te huaja, ze per fyti private te tjere.
Sa dime nga keta! Plot.
Kjo eshte “konkurrenca” sot te ne kudo.
Me çomangen e shtetit gjuaji konkurrentit që shet përballë dhe që është militant i partisë tjetër.
Zbulim shqiptar që as Adam Smithi nuk e ka bërë, le më Marks-çifutit që as mendja nuk i ka vajtuar atje. Rendimenti i inivestimitr kapital të sipërmarrjes rritet me anë të bursës politike, vlerës të kapitalit politik, dhe të dorovitjes financiare për partitë politike, dhuratave miqësore për politikanë që kanë në dorë emërime.
Mund të shkruhet një “Kapital” i dytë mbi këtë. Përvojë e madhe që ne i japim gjithë botës.
Nuk mungojne edhe drejtoruce gjithashtu qe jane pinjolle debile te privateve gjithandej.
Pale te pyesesh se ku punojne te afermit e shtetarve!
Hajde bejme nje studim ne sociologjine e burokracise qe une e njoh mire dhe kam per te treguar lemerira qe ju siguroj se sado i njihni, nuk i imagjinoni dot se deri ku shkojne.
Pale me zyshat e shkollave cfare behet!
Prandaj therras:
Jashte privati me status te privilegjuar nga vendimmarrja ne administraten publike!
Postet publike thone mileti merren vetem nese plotesohen keto kritere kryesore :
Seks.
Para.
Miqesi.
Klientelizem elektoral.
Klanizem krahinor.
Lidhje familjare.
Pa keto kritere nuk ka lindur akoma ndonje bir …nene te punesohet dot ne administrate.
Vetëm një pakicë ende u shpëton këtyre kritereve, por që jeton me frikë në zemër nga pushimi prej pune si dikur ish financierët e mbretërisë kur komunizmi mori pushtetin.
Kush kundershton, le te financoje nje studim ekspertize dhe do ta shohi sesi puna ne shtet eshte thjesht rishperndarje privilegjesh mes te privilegjuarve.
Por Shteti nuk eshte i mamit, babit, ortakut, cunit, tezes.
Apo i dashnoreve.
Jashtë dashnoret, dashnorët, dhe të afërmit e tjerë të të fortëve nga administrata, punësuar për merita të veçanta !
Administrrata duhet të jetë e qytetareve pa dallim.
Administrata duhet ta mbroje madje fort interesin privat, por jo duke vendosur ne vendimmarrje individe me konflikt interesi.
Ne kvta konflikt interesi,
ne bordin e bankes konflikt interesi për shkak të privatëve,
zyra kabinetesh ministrash përsëri përfaqësues të fshehtë privatësh,
ne keshillin e librit konflikt interesi,
ne komisionin e reformes te kerkimit shkencor konflikt interesi,
ne ministrira konflikt interesi,
ne keshillin e trashegimise kulturore konflikt interesi,
ne keshillin drejtues te rtvsh konflikt interesi,
kudo drejtojne ne shtet e agjenci publike interesa private qe godasin shtetin, qytetarin dhe private te tjere ne punen e tyre te ndershme.
Apo jo?
Keshtu nuk behet shtet. Sepse ka anesi.
Nëpunësit miltantë politikë kanë privatizuar zyrat! Na rropën të gjallë!
Shteti duhet te ndjeki logjike tjeter.

Kategori
Uncategorized

Suedi…..Ministrja jep dorheqje për 2 gota verë.

3615111_2048_1152

Aida Hadzialic, vetëm 29 vjeçe është ministre e Arsimit të Lartë në qeverinë e qendrës së majtë dhe ministrja e parë me origjinë myslimane në Suedi. Ajo e konsideroi incidentin “gabimin më të madh të jetës sime”.

Hadzialic, e cila mbërriti në Suedi në moshën 5 vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina, kishte konsumuar dy gota verë para se të ndalohen në urën që lidh Danimarkën me Suedinë.

Ajo mund të përballet me një dënim deri në 6 muaj burg pasi policia zbuloi nivelin e alkoolit në gjak mbi 0.2 milje në gjak.  Ajo sqaroi se verën e kishte konsumuar pas një nate jashtë në Kopenhagë.

Ajo u nis për në qytetin jugor Malmo të Suedisë katër orë më vonë. Hadzialic deklaroi se koha prej 4 orësh mund të ishte e mjaftueshme për të larguar alkoolin nga trupi i saj. Duke sqaruar dorëheqjen para gazetarëve, ajo tha: Unë zgjedh për ta bërë këtë, pasi besoj se ajo që kam bërë është serioze”.

Suedia është një nga disa vende evropiane që kanë kufij të ulët të alkoolit për shoferë

Kategori
Uncategorized

Karrierat e djegura ministrore të armëpushimit Rama-Meta.

Karrierat e djegura ministrore të armëpushimit Rama-Meta

Me sa duket ka një armëpushim real ndërmjet Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Që do të thotë se kjo qeveri aktuale, si edhe ky Koalicion që fsheh gjithmonë e më keqas mosbesimin dhe urrejtjen, ndërmjet palëve do të vazhdojë aq sa të mundet.

Meta dhe Rama do të bashkëjetojnë ndoshta deri në fund të këtij mandati, të detyruar nga llogjika e numurave dhe e përllogaritjeve taktike.

Gatishmëria e PDIU dhe e Shpëtim Idrizit për tu bërë “king Maker”, ngelet kështu pa u shpërblyer.

Edhe disa deputetë që porositën kostume të reja, me rastin që do të bëheshin ministra të Qeverisë Rama 2, do t’u mbeten vetëm kostumet por jo postet, që duket se përgjithësisht do të rrinë ashtu siç ishin.

Mbetet pa u bërë ministër edhe Ben Blushi, që sigurisht pas një heshtjeje politike të shpjegueshme vetëm me propozimin ministror, kishte kostume të mjaftueshme, për çdo rast dhe për çdo okazion.

Ndoshta më mirë për të, sepse do të marrë frymëzim për një libër të ri dhe në fund të fundit si thotë fjala: Njerëzit ikin, librat dhe veprat mbeten!

Do të jetë mërzitur edhe simpatiku Nard Ndoka, që edhe ai do të ishte një goxha ministër në qeverinë fanntazmë Rama2, më Ilir Metën në Opozitë.

Por jo pak të tjerë kishin piketuar vende drejtorësh dhe pika të tjera mjalti, në rast se do të kishte një rikompozim të ri të Qeverisë.

Por ka edhe të tjerë të mërzitur nga rradhët e Grupit parlamentar të PS.

Thuhet se edhe Kaubojsi e kishte një piketë të mirë ministrore.

Si edhe deputetë të tjerë, armiq të deklaruar të Ilir Metës, të njohur si “skifterët” anti-Meta, pranë kryeministrit.

Darka fatale e Durrësit Meta-Rama, është shkaktare për të gjithë këtë trishtim dhe për gjithë atë sistem përllogaritjesh, për atë se si do të ishte Kabineti i ri qeveritar.

Kur dëgjojmë se kush do të ishte ministër, për ato vota që do të shkonin si patericë ndihmëse të kryeministrit, që të mbante ai dhe vetëm ai, postin e lartë, duket se vërtet Shqipëria ka shpëtuar nga një turp edhe më i madh, se sa ky që po jetohet deri më tani.

Qeveria Rama2, do të ishte një kujtim i hidhur për shqiptarët.

Personalisht mendoj se ne shqiptarët, do ta meritonim plotësisht, një gjë të tillë dhe duket se armëpushimi Meta-Rama, e shpëtoi kryeministrin nga zbritja në nivelin krejt të nëndheshëm të një qeverisjeje të vajmedetshme.

Por simbas burimeve që çdo gazetar me përvojë ka, puna e skifterëve vazhdon të jetë këmbëngulëse, për të krijuar incidente që të mund ta hidhnin në erë armëpushmin.

Frika kryesore e Ramës ishte dhe mbetet Koço Kokëdhima, arkitekti i mirëfilltë i Koalicionit Rama-Meta , që dukshëm ka forcuar miqësinë me Ilir Metën dhe po aq dukshëm është kërcënues për qetësinë e Ramës në Partinë Socialiste.

A do ti bindet Koço Kokëdhima armëpushimit të pagëzuar me verë shumë të mirë, ndërmjet kryetarit të kuvendit dhe kryeministrit?

Nga shenjat e para duket se jo, Kokëdhima po mpreh thikat e veta mediatike për në shtator kur edhe vëmendja e opinionit shqiptar është edhe më e madhe.

Kryeministri pra ndonëse duket se e ka mbyllur për ca kohë paktin e mos-sulmimit me aleatin e urryer, por ka edhe dy fronte të reja që hapen sakaq:

Fronti i parë, në brendësi të PS.

Blushi mund të kishte një justifikim moral, nëse binte qeveria Rama1 dhe të ofronte shërbimet e tij në emër të stabilitetit qeverisës të shqiptarëve, me gjithë kriticizmin e tij, verbalisht ekstrem.

Tani Blushi mbetet sërish i pakënaqur dhe ka lirinë të shpërthejë përsëri kundër kryeministrit, duke i gërryer imazhin.

PDIU dhe Idrizi, pamvarsisht se nuk u vunë në provë, e dhanë provën e tyre pro-Rama, pamvarsisht se nuk ka lindur ende nevoja që të jenë King maker të ri, sepse duket se Qeveria do të vazhdojë.

Por edhe kjo gatishmëri, për të mbështetur Ramën dhe për tu armiqësuar edhe më shumë me PD nga njëra anë dhe me Metën nga ana tjetër, ka padyshim një çmim.

Dhe këtë çmim duhet ta paguajë kryeministri, në një rritje të posteve të PDIU, në kurriz të të vetëve, e që do të thotë sherrnaja të tjera në gjirin e PS.

Kategori
Uncategorized

“Perseritet rasti i Ilia Karelit ne Greqi. Një 28 vjecar nga fshati Rrile i Lezhe, është dhunuar barbarisht deri në shkaktim vdekjeje.

Një rast tronditës është publikuar pak më parë nga një faqe e Shkodrës në Internet dhe që është konfirmuar nga shokët e të riut nga Lezha.  Sipas “Realiteti Shkodër News”, një 28-vjeçar nga fshati Rrile i Lezhës ka dalë i vdekur nga një rajon policie në Greqi, konkretisht nga “Kato Patisia”, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehur më shumë se 10 ditë.

Policia e ka dërguar Pëllumb Marinkolaj të vdekur në morgun e spitalit Erithros Stravros, Athinë duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit, por miku i tij thotë se Pëllumbi kishte folur me të dhe i kishte thënë se do ta merrte menjëherë në telefon, telefonatë kjo që nuk erdhi kurrë.

“Perseritet rasti i Ilia Karelit ne Greqi.

Nje 28 vjecar nga fshati Rrile i Lezhes, dyshohet se eshte dhunuar barbarisht deri ne shkaktim vdekjeje. I riu Pellumb Marinkolaj sipas burimeve te pakonfirmuara por te bazuara fort ne fakte, eshte dhunuar per vdekje ne mjediset e rajonit te policise “Kato Patisia” ndersa ngjarja eshte mbajtuar e fshehur nga policia greke per me shume se 10 dite.

Ngjarja

Viktima Pellumb Marinkolaj jetonte si emigrant ne greqi. ai ishte arrestuar per vjedhje duke bere 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhene nje mase me lehtesuese, detyrim paraqitjeje. Me date 3 gusht ne oren te darkes ai eshte paraqitur ne rajon por nuk ka dale i gjalle nga aty. Policia e ka derguar te vdekur ne morgun e spitalit Erithros Stravros Athine duke deklaruar se i riu shqiptar ka rene nga kati i katert i godines se rajonit .

Rastesia ka bere qe pak minuata para se te futej ne rajon, Pellumb Marnikolaj te telefononte nje shokun e tij. Gjate bisedes i ka thene se do ta ritelefononte pasi te firmoste paraqitjen ne rajonin e policise. Miku i 28 vjecarit ka pritur telefonaten qe nuk ka ardhur me.

Pasi i riu nuk eshte bere i gjalle miq dhe familjare jane interesuar per humbjen e kontakteve te tij. Avokati i cili ndiqte ceshtjen penale te Pellumb Marinikollaj ka refuzuar te flase me shoket e te ndjerit duke thene se ishte me pushime. E gjithe kjo situate e paqarte ka vene ne alarm familjaret e te riut nga lezha , ndersa vellai i tij ka udhetuar drejt Athines ne kerkim te gjurmeve te vellait te zhdukur. Pas shume kerkimeve dhe permes nje avokateje eshte gjetur trupi i te riut fatkeq ne frigoriferin i varrezave “Agio Anargioro” gati per tu varrosur duke u klasifikuar si nje kufome pa identitet.

Fillimisht drejtuesit e varrezave kane refuzuar te tregojne trupin , te cilit i ishte bere autopsia pa pranine e prokurorise , grupit hetimor, familjareve apo avokatit , por vetem me urdher te policise greke . Miqte e tij rrefejne per “Realiteti neës” se trupi ka patur shenja te dukshme te nje dhune monstruoze . Pasi drejtuesit e varrezave jane ballafaquar me familjaret dhe miqte, ato kane thene se trupi eshte sjelle i vdekur dhe ai do i dorezohej familjareve me kushtin e vetem, qe te mos kishte denoncime dhe ceshtja te varrosej bashke me te.

Familjaret ne gjendje shoku kane terhequr kufomen e te riut nga dhoma figoriferike e varrezave . Kete mbremje trupi mberrin ne Shqiperi, ndresa ne familjen Marinnikollaj ne Rrile te Lezhes jane hapur dyert e mortit.

Kane qene miqte e viktimes te cilet kane shkuar ne rajonin e policise duke kerkuar pamjet filmike te hyrjes dhe daljes se shqiptarit, pamje te cilat jane te zhdukura nga cdo server.

Ato kerkojne nga Ministria e Jashtme e vendit tone dhe ambasada shqiptare ne Greqi qe rrethanat e vdekjes te Pellumb Marinikollaj te zbardhen. Diplomacia shqiptare nuk duhet te mbyll syte dhe gojen para akteve barbare te dhunes ndaj shtatasve shqiptar aq me shume kur behet fjale per vdekjen e nje te riu brenda nje rajoni policie ne shtetin fqinj”.

Kategori
Uncategorized

Mero Baze “paqe” me Berishën, luftë me Bashën?

Mero Baze "paqe" me Berishën, luftë me Bashën?

Ka disa kohë që Mero Baze, gazetari antiberisha nr 1 në Shqipëri, sidomos që mbas konfliktit politik për Reformën në drejtësi, gjatë së cilës profili politik i Lulëzim Bashës, pati vetëm rritje, merret sistematikisht me analiza kritike dhe përcmuese, për kryetarin e PD. Duket se në kampin Rozë, është rritur shqetësimi për këtë rritje profili të kryetarit të Opozitës.

Zërat për një “rikthim” të Berishës në krye të PD, janë fashitur tashmë dhe Basha, është targeti kryesor që duhet sulmuar.

Sulm për të cilin nuk ka kënaqësi më të madhe për Meron. I cili ka lënë në plan të dytë sulmet ndaj Sali Berishës.

nga Mero Baze
Lulzim Basha po përpiqet të testojë Partinë Demokratike dhe opozitën në tërësi, për mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve të vitit 2017. Në intervistën e fundit, një përmbledhje e së cilës është bërë publike nga televizioni ABC, Basha thotë se qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm.

Në qoftë se ne për një moment do ta merrnim seriozisht Lulzim Bashën, kjo fjali do të thotë që ai nuk hyn në zgjedhje, pa qeveri teknike.

Nga këtu duhet filluar dhe gjithë arsyetimi. Nuk do të ketë qeveri teknike deri në zgjedhje! Kështu që duhet të diskutojmë fuqinë e Lulzim Bashës, për atë që ai e quan “kusht të patejkalueshëm” dhe që është mos futja në zgjedhje, pa qeveri teknike.

Të vendosësh kushte të tilla, do të thotë të kesh fuqi të diktosh shumicën dhe të kesh në dorë fatin e saj. Nëse këtë gjë e ke 10 muaj para zgjedhjeve, nuk ka nevojë të kërkosh qeveri teknike, se i ke të fituara zgjedhjet. PD në vitin 1991 diktoi krijimin dhe prishjen e qeverisë teknike të Ylli Bufit e Vilson Ahmetit, se ishte e fortë. Po ashtu PS diktoi në vitin 1997 krijimin e qeverisë së Bashkim Finos se ishte e fortë. Basha është në krye të një PD-je që është më keq se kurrë ndonjëherë dhe lideri më i dobët që ajo ka pasur.

Problemi kryesor i Bashës në këtë histori, është se ai po kërkon të testojë Partinë Demokratike a do të ishte e gatshme të shkonte pas tij drejt bojkotit.

Duke qenë se humbja në zgjedhjet e radhës i duket shumë e prekshme, Basha ka zgjedhur t’i ikë garës dhe të rrijë në një opozitë afatgjatë, duke mos u ballafaquar me elektoratin. Për këtë i duhen garanci nga PD, që mund ta ndjekë pas.
Së pari, e ka me kundërshtarët e vet brenda partisë. Ata jo vetëm që ia kanë kundërshtuar qeverinë teknike si opsion, por e kanë paralajmëruar të mos flasë më për bojkot të zgjedhjeve, pasi dëshpëron elektoratin.

Në profilin e tij, Basha është një lider dëshpërues, pasi në çdo aksion politik të tij, ka folur me tone ekstreme dhe pastaj ka pranuar çdo lloj humbjeje. Që nga vitit 2013, ai ka lëpirë çdo gjë që ka pështyrë, që nga reforma administrative dhe bojkoti i zgjedhjeve, deri tek kundërshtimi i reformës në drejtësi së fundmi.

Problemi i tij real tani është se si duhet të garantojë veten e vet pas zgjedhjeve të vitit 2017, dhe rruga më e lehtë është dhe ideja më foshnjore që ai ka për politikën:
Të bëjë thirrje për protesta dhe revolta dhe të mos shkojë në zgjedhje!
Nuk jam kundër sikur populli ta dëgjojë dhe të ngrihet në revolucion pas tij. Nëse shqiptarët janë në atë gjendje emocionale, sa mezi po presin t’i udhëheqë Lulzim Basha drejt një revolucioni dhe përmbysjeje, le ta bëjë.

Problemi i Bashës është se ai ka tjetër popull në mendje nga ky që kemi ne, dhe populli jonë ka tjetër lider në mendje, nga ky që është Basha.
Kështu që përsëritja e thirrjeve të tij për revolta dhe përmbysje, mbaron shpejt dhe do të ndeshet me përbetimin e tij për mungesën e qeverisë teknike.
Pas janarit deputetët e PD, do të duan të dinë a janë në lista apo jo, ku janë dhe ku do garojnë, dhe jo si do bojkotojnë zgjedhjet. Nëse Basha do përpiqet të mbajë këtë devizë deri para fushatës, ai rrezikon të çajë PD-në në atë mënyrë që askush nuk ka mundur ta ndajë deri më sot, duke e dëshpëruar dhe duke e futur në zgjedhje me fraksione .
Jam i sigurt që as kjo nuk do të ndodhë, pasi Basha si gjithnjë nuk do t’u përmbahet përbetimeve të tij. Do të vijnë zgjedhjet, do ulë kokën, do të futet në zgjedhje, do bërtasë “fitore”, “fitore” nja dy orë, pastaj do nxjerrë Kaçin ta analizojë si fitore humbjen, dhe do mbyllet në zyrë në SHQUP.
Se çfarë do bëjë aty pastaj, është tjetër çështje. Ky është në fakt dhe makthi i tij kryesor, që e detyron të përbetohet për qeveri teknike./gazetatema.net

Kategori
Uncategorized

LETËR E HAPUR/ Banorja e “Lagunës Blu”: Po ikim ne, rrini ju të pangopur… – Nga Arta Çoku.

frangaj - samir mane - fullani

Nga Arta Çoku…

U bë tashmë rreth 7 vjet që vijmë për të kaluar një pjesë të verës tek Laguna Blu, ku kemi blerë një apartament së bashku me vëllain tim.

Për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë, koha që kalonim tek Laguna Blu ishte koha më e bukur e vitit. Fëmijët kishin më shumë mundësi të qëndronin me kushërinjtë dhe të bënin shokë të tjerë, e mbi te gjitha të mbanin gjallë Shqipen e bukur.

Djali im u rrit me ndjesinë e mire që Verën do ta kalonte tek Laguna Blu, kur ndër kënaqësitë më të veçanta ishte edhe ekipi i futbollit të djemve (për disa vite i organizuar edhe me instruktor) në fushat e sportit te kompleksit.

Sivjet kemi disa dite që kemi ardhur, por vendosem të ikin sa me shpejt. Laguna Blu nuk është si me pare.

Jam ulur këtu tek kafja e Demit ne breg te rërës dhe po shkruaj këto rreshta, po ditur nga tj`a filloj e kujt t`ja nxjerr dufin me pare.!!!

Fëmijët, te cilët e kalonin shumicën e pasditeve tek fushat e sportit, nuk po ambientohen dhe gjejnë si të kalojnë kohen. Njerëzit përreth duken “pa entuziazëm” dhe të mërzitur, e ngado që të shkosh e me këdo qe të bisedosh ka vetëm një refren; “sharje për Aleksandër Frangajn dhe shpurën e tij”, si edhe zhgënjim për institucionet që nuk reagojnë për këtë masakër që po i bëhet këtij kompleksi.

Në të djathtë, atje ku dikur ishin fushat e sportit, ku gjenin veten e argëtoheshin fëmijë e të rritur, në një territor të rrethuar prej rreth 8.000 m2, ngrihen muret e vilës gjigante që po ndërton “Familja Frangaj”. Në fakt nuk është vilë por është “kala”. Në disporpocion me gjithçka përreth.

O Perëndi, çfarë shëmtie ?!? Si mund të jenë kaq vanitoz këta njerëz?!? Çfarë u duhet një vilë-kala në një vend si ky, me mbi 1000 m2 sipërfaqe betoni? Çfarë kompleksesh vuajnë këta njerëz? Duhet të kenë pasur shumë mungesa në jetë, që përpiqen ti realizojnë me shpenzime e vepra të tilla. Bile, edhe gardhin e betonuar si mur burgu e kanë bërë mbi ish-rrugicën e ngushtë të kalimit, thuajse ju zgjidhnin pune ato pak cm të rrugicës që mund tu lejojnte kalimtareve e biçikletave të fëmijve të kalonin lirisht. Çfarë makuterie e pacipë?? Sa shëmti, sa TURP..!!!

Ca më tej, duken punimet e “Familjes Fullani”, e cila gjithashtu paska blerë “me letra të rregullta” një pjesë të sipërfaqes së përbashkët dhe më në fund paska vendosur ta zgjerojë gardhin edhe me disa qindra metra katrore. Pyesnim njëri-tjetrin, po çfare ju zgjidh ajo shtesa e gardhit që më shumë ua shëmton kopshtin se sa zbukuron. Thjesht, të “pangopur”, si edhe vetë pamja e tyre.

Ca me tej ngrihet një tjetër kala, ajo e Samir Manes, i cili mesa më thonë e lexoja vjet në vjeshtë e kaluar në kohen kur plasi skandali Lagunës, bashkë me Aleksandër Fragajn qenka “blerësi” bashkëpronar i tokës ku më parë ishin terrenet sportive, të cilat për kohën (dhe sipas kontratave individuale) ishin në planimetrinë e kompleksit sipërfaqe të përbashkëta në funksion të komunitetit. Thuajse nuk i del sipërfaqja e vilës aktuale me rrethim prej mijëra m2 që e kishte zaptuar edhe pa dalë këto të “bekuarat” ligje për legalizimet.

Pyeta lart e poshtë, ore po çfarë bëhet? Si u lejua të prishen terrenet sportive dhe në to të ndërtohet një prone private, diçka e pa-imagjinueshme për vendet ku unë e familja ime jeton.

Të gjithë më thonë, qëqenka një mega-skandal mënyra se si qenka privatizuar ajo tokë. Terrenet sportive qenkan “shitur”-nga një farë sharlatani me emrin Agim Shenedjella (ndërtuesi i kompleksit)-maskarenjve Aleksandër Frangaj dhe Samir Mane, e më pas është legalizuar si “ndërtese”. Por për çfarë ndërtese mund të flitet në atë vend ku kane qenë vetëm terrene sportive të rrethuara me gardh teli?!!?

Ligji specifikon qarte definicionin e ndërtesës, diçka me mure, me çati, etj. Pyeta me naivitet, si ka mundësi?? Shitja qenka bërë me demek në 2002, por paskan qenë aq budallenj (arrogantë) sa në atë akt-shitje (të pa-noterizuar) i referohen legjislacionit të 2005. Legalizimi qenka bërë si “ndërtesë”, se ligji nuk e lejon ndryshe. Këtë nuk e paska pranuar as Aluizmi i kohës se Shaban Memi-së, por i paska dhënë të drejte Frangajve dhe Manëve një farë gjykatësi Artur Gaxhi, dy jave para zgjedhjeve të 2013.

Sa TURP për këtë Shtet !!!!

Djali u mërzit e një dite dhe më pyeti se “kush i ka prishur fushat”? I jati i tha që i ka prishur xhaxhi Frangaj dhe xhaxhi Mane. Në një moment në vend që të mërzitej djalit i shkëlqyen syte. “O babi – tha – këtë punë do ta rregulloj unë, se kam kaq vite që kam luajtur me “X-in’ djalin e xhaxhi Sandrit dhe “Y-in” djalin e xhaxhi Samir-it, bile jam larë edhe tek pishinat e tyre”. Çfarë ti thoja tim biri, i rritur e i edukuar në një botë tjetër ku këto gjëra as që mund të mendohen. Si t`ja shpjegoja këto gjëra që nuk po i kuptoj as vetë se si bëhen në atdheun tim të dashur.

Nejse, me thanë që banoret e kanë dërguar çështjen në gjyq, por kanë pak shpresë se këtë favor Aleksandër Frangajt ja paska “certifikuar” edhe vetë Kryeministri ne një dalje publike, ku paska thënë, se “pavaresisht se ne e dimë se si është bërë ai privatizim”(?!?), ndërtimi është me leje të rregullt”. Leje e dhënë nga Komuna Golem në ditët e fundit të ekzistencës së saj.

“O Perëndi, hapu tokë të futemi brenda të gjithë”!!! Si mund të jetë Kryeministri jonë kaq i papërgjegjshëm ?!?

O Zoti Kryeminister (se qëlloi që vij nga një familje e majtë dhe nuk të shaj dot më shumë), ajo “leja e rregullt” e Komunës Golem që thoni ju, është si pune e një “vize te rregullt e vene ne nje pasaporte false”. A mendoni ju, se do te kishte ndonje pike kalifimi kufitar ne bote qe do ta lejonte personin te kalonte? E pra, ju dhe Qeveria juaj e paskeni bere!!! TURP ju qofte!!! Turp ju qofte dhe ja pafshi hajrin miqësisë me Frangajt e Manet, por nuk mund te le pa ju kujtuar se parardhësit tuaj, njerëzit i votuan kundra se ishin të irrituar më shumë nga “modelet” Frangaj e Mane të kapjes së interesave publike, se sa nga çfarë bëri apo nuk beri si Kryeministër. Nuk do ta harrojnë njerëzit këtë, dhe gabohesh shumë kur nën-vleftëson fuqinë e komunitetit tek Laguna Blu.

Po mesa duket “thagmat” nuk mbarojnë këtu. Diku nga Tetori i vjetshëm lexova në lajme se banorët e Laguna Blu ishin ngritur në revoltë në ambientet e Kompleksit dhe kishin gjuajtur me vezë vilën (aktuale, jo atë shëmtirën e re që po ndërton që buzë të rërës) të Aleksandër Frangaj. Kishin shkatërruar edhe pengesat që i kishte vënë përpara vilës për të bllokuar rrugën (publike) se “hirësia e tij bezdisej po ti kalonin banoret e Lagunës para shtëpisë se tij”. Apo shyqyr thashë me vete, më në fund u “zgjua edhe komuniteti”.

Kur erdhëm këtë verë u habita kur mësova se rruga para shtëpisë së Frangajve ishte bllokuar përsëri. Por, mesa me thanë, këtë herë e kishte bllokuar komshiu ngjitur – Blendi Fevziu “me leje” nga Bashkia e Kavajës (i bie që ta ketë marrë në ditët e fundit të Elvis Rroshit). Thirra përsëri me vete, “O Perëndi, si është e mundur” të ndodhin këto gjëra në vitin 2016 -të bllokohet rruga publike se kështu i do qejfi dikujt dhe të mos reagoj asnjë institucion shtetëror, edhe pse banorët janë ankuar zyrtarisht për këtë?!?

Blendi Fevziu (ju kërkoj ndjese për etiken, se po citoj një komentues të rrjeteve sociale), por ky njeri më duket vërtetë “qenia më e përshtirë Shqip-folëse”, në një artikkull në përkrahje të Frangajve e Manëve, rrekej të argumentonte se Frangaj është në drejtën e vet të blejë dhe të tjetërsojë 8000 m2 të pronës së përbashkët, dhe se në atë kompleks “të gjithë jemi bashkë-fajtorë”.

Një çift komshi bëri një pyetje, “se çfarë i mban ata këtu, pse kanë zgjedhur të qëndrojnë tek Laguna Frangajt, Manet, Fullanët, Fevzitë, e ndonjë tjeter”?? Çfarë i bën të “gëzuar e të qetë” në këtë bashkësi ku normalisht më shumë se 90% e njerëzve që kanë përreth i “urrejnë”. Si mund të jenë të gëzuar ata këtu?!?

Nuk i njoh (por do të isha kurioze të dija kush janë) bashkëshortet e tyre. Mirë burrat që mesa duket nuk shquhen për mprehtësi, por si ka mundësi që edhe këtyre grave u mungon ai “instikti femëror” të kuptojnë që nuk duhet të vijnë më në këtë vend ku njerëzit i urrejnë.

IKNI….Ikni o njerëz të urryer e të pacipë… sa më parë nga ky vend, bëjini nder vetes dhe një të mirë komunitetit. Tregohuni njerëzor, të paktën me vendimin për tu larguar prej këtu.

Jeni mjaftueshëm të pasur të shkoni të jetoni në oazet tuaja, siç po bëni (mesa kam dëgjuar tek Rolling Hills) në Tirana me vila nga 3000 m2. Shkoni bëni jetën tuaj vanitoze ku të dëshironi, por larg këtij komuniteti-të cilit nuk i përkisni më – “you do not belong here”!!! Në mos për veten, bëjuani këtë nder fëmijëve tuaj, por edhe neve të tjerëve.

IKNI sa më parë që këtu…!!! Shporruni !!!

Tani, edhe dy fjalë për njerëzit me pushtet që kanë apartamente tek Laguna,

Kemi këtu komshinj ministra e politikanë si Arben Ahmetaj, Blendi Klosi, Lulzim Basha, Genc Pollo, Arben Imami, Bashkim Fino, Artan Lame (veçanërisht si drejtor i Aluizmit), Grida Duma, Fatbardh Kadili e ndonjë tjetër që nuk po më kujtohet. Kemi njerëz të shquar të mediave e më tej, Nikoll Lesi, Henri Çili, Ilir Babaramo, Remzi Lami, Frrok Çupi, Ledio Bianku e të tjerë e të tjerë.

Po si ka mundësi ore njerëz “me pushtet” të jeni kaq pa dinjitet dhe pa integritet?!? Ju quajti mirë një gazetar i njohur para disa muajsh-“langaraqë” pa shtyllë kurrizore.

IKNI edhe juve.

As ju nuk e keni vendin këtu. Shkoni lëpijini prapanicën Sandrit dhe Fevziut, se kjo ju shkon më shumë përshtat se sa të pretendoni të jeni pjesë e komunitetit.

Jep dorëheqjen o Artan Lame (për hir te se vërtetës të kam lexuar gjithmonë me dëshirë, dhe të kam vlerësuar) se nuk mund të drejtosh me Aluiznin pas kësaj, respekto edhe ti veten tënde, mund të bësh shumë më mirë se sa kaq. Më thonë që në ditët e para kur plasi ky skandal ti e quajte privatizimin e asaj toke “kriminal” (nëse vërtetë e ke bërë këtë). Me pas u “zhduke”, e mesa më thonë në seancën gjyqësore të çështjes, juristja e Aluiznit (e dërguara jote direkte) ishte edhe më “agresive” kundër komunitetit se sa vetë avokati i Frangajve, për ti mbushur mendjen gjykatësit se gjithçka është     e rregullt e me leje.

Shikoj kalanë e Frangajve në buzë të rërës, e më kujtohet shkrimi i një prej banoreve në ditët kur plasi skandali që pak a shumë thoshte se kjo është sikur “të guxosh të pa-mendueshmen”. Vërtet i bëj pyetje vetes, sa i babëzitur duhet të jetë njeriu që të guxojë diçka të tillë?!? Dhe pa dyshim, sa maskara e i pacipë?!? Dhe nuk di pse nuk habitem nga kjo kur mendoj Frangajt, Manet, Fevzitë, Fullanët e ndonjë tjetër. Nuk habitem!!!

Nuk u habita edhe kur në një xhiro të darkës vura re Blendi Klosin që hargalisej për orë të tëra buze detit në krah të Frangajt dhe Fevziut, e po ashtu të nesërmen në mëngjes që privilegjin e xhiros buze detit me Fevziun e kishte Lulzim Basha.

Njerëz të pështirë… që fekondohen dhe rriten vetëm në pështirësi…!! Si mund të presim ne që këta pushtetarë të na mbrojnë?!? Vemje pa shtyllë kurrizore.

Mu kujtua ajo analogjia që njeri prej banoreve bënte duke i krahasuar me fermën e kafshëve te Oruell. Të gjithë jemi të barabartë, por Frangajt, Fevzitë, Manet, Fullanët, Klosët, Ahmetajt, Bashët e & Co janë “më të barabartë se ne tjerët”.

Jam e zhgënjyer. Presim që një ditë në këtë vend të bëhet drejtësi-nëse do të bëhet ndonjëherë. Deri atëherë, jemi të dënuar të bëhemi dëshmitarë të betejave se cilët prej grupeve; “Familjeve të Fuqishme”-“Pushtetarët”-“Komuniteti” meriton më shumë “epitetin” e “Fermës”, por mesa duket dy grupet e para janë të pakonkurrueshëm në instiktet e tyre kafshërore.

Si EPILOG.

Patëm një bisedë të gjatë me pjesëtarët e familjes me të cilët ndajmë pronesinë e apartamentit. Në pamundësi të ikjes nga Laguna së atyre më lart, vendosem DO TË IKIM NE.

Po i mbarojmë këtë vit pushimet thuajse para kohe. Nisemi këtë herë të palumtur nga pushimet (e ndërprera) familjare siç kemi bërë me vite me radhë tek Laguna Blu. Apartamenti do të dalë në shitje javën që vjen.

Lamtumirë o njerëz të mirë, pjesë e këtij Komuniteti me të cilët kemi ndarë së bashku disa vera të bukura.

Ju të tjerëve që e vratë bukurinë dhe kënaqësinë e këtij vendi, kam vetëm një fjalë, e “gjetshi në kurrizin tuaj më keq se ç`po u  bëni të tjerëve”. Nuk jam aq e keqe sa tu them “e gjetshi nga Perëndia”, por shpresoj shumë që një ditë “ta gjeni nga Drejtësia”!!!

 

Kategori
Uncategorized

Demokraci e ndotur me kriminelë.

Demokraci e ndotur me kriminelë

 

Nga Sokrat NDREÇKA…

 Jemi në shekullin e demokracisë, në kohën që të gjithë e duan paqen, lirinë, shtetin e së drejtës, jemi në kohën e duhur kur të gjithë i kanë shpallur luftë korrupsionit dhe vjedhjes tradicionale dhe moderne. Të gjithë janë ngritur në këmbë për të patur si yll polar ligjin, i cili duhet t’i mbrojë të gjithë nga shkatërrimi, nga shpërbërja, falimentimi. Këtë e kërkon jeta, normaliteti. Të gjithë qëndrojnë zgjuar për t`u mbrojtur nga tragjeditë, që shfaqen si rrufe në ditë me diell. Tragjedi që kanë një emër, që kanë autorë, që kanë një argument. Informacionet flasin se ky është një realitet dhe nuk mund të mbulohet.

Jemi në shekullin kur disa kanë llogari bankare të pamenduar kurrë, deri në çmenduri, ka njerëz që kanë asete të pallogaritshme, të nivelit sheik dhe vazhdojnë të pasurohen dita-ditës. Ata dallohen lehtësisht. Të gjithë janë të dukshëm sepse shëtisin me makina të prodhimit të fundit me xhama të padepërtueshëm nga plumbi. Ka shumë prej sheikëve shqiptarë që dalin jashtë shtetit sa herë duan, madje kafen e mëngjesit e pijnë tek kulla EJFEL në Paris, dreka i zë në Tiranë, ndërsa darka nëpër vende ekzotike, të cilat i kanë për zemër, pasi atje i presin dashuritë e tyre si në parajsën e përditshme. E them me bindje se dhe zoti do ta kishte zili një parajsë të tillë. Ky lloj produkti i ardhur përmes “punës së ndershme”, ekstrem për nga jeta mondane, nuk lejojnë të “skanohen” nga drejtësia, sepse me drejtësinë kanë marrëdhënie të vjetra dhe nuk mund ti cënojë askush nga privacia e tyre. Ata kanë ndërtuar kështjella brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë, shtet që u siguron dinjitet, personalitet, sovranitet, i bën të “reflektojnë” gjithë mirësitë që u ka dhuruar jeta dhe fati.

Ka një absurditet të çuditshëm tek ne: të gjithë këta syresh të “persekutuar nga sistemi i kaluar” flasin se e duan demokracinë, madje me zë më të lartë flasin pushtetarë, parlamentarë, ministra, ish ministra, ish shefa shteti, ambasadorë, biznesmenë, afaristë, sekserë. Dhe bëjnë mirë që shfaqen në terrenin konkret të gjërave me fjalorin e tyre dhelparak. Por ky fjalor është thjeshtë fasadë, fasadë e shëmtuar, është maska me të cilën duan të spekulojnë. Kujt i qahen këta qerratenj? Kujt ia tregojnë “dhimbjen” e shpirtit, kujt i tregojnë lotët e krokodilit? Votuesve të tyre? Zgjedhësve, të cilët po fukarosen përditë e më shumë? Cili është armiku me të cilin po luftojnë këta pashallarë dhe ankohen se demokracia është në rrezik? Nga kjo luftë, dihet se kush janë të fituar dhe kush janë të humbur.

Ka edhe një kategori, një grupim tjetër shoqëror, i cili jeton në demokracinë e shumëdashur. Për fatin e tyre të keq janë të privuar nga e drejta për ta shijuar demokracinë në gjithë përmasat e saj, në gjithë dimensionet që ua jep liria, e drejta për të patur të liri të barabartë me të tjerët. Por nuk ndodh kështu. Për të vobektët bota është mashtrim i madh, është gënjeshtër e madh. Këta njerëz detyrohen, dhunohen dhe nuk e njohin jetën në normalitet, nuk u jepet e drejta të provojnë apo shohin bukuritë e ëndrrës që na u premtua ditën e parë të lirisë, në vitin 1992. Kjo kategori njerëzish kërkon me ngulm të çlirohen nga dhuna, janë poshtëruar në emër të ligjit, janë ndaluar të ngrenë zërin, të shprehen lirshëm, të shfaqin ankesat, padrejtësitë, vjedhjet, rrëmbimet e pasurive, pronave. Kështu nuk i linin në kohën e diktaturës, kështu po ndodh edhe sot në demokraci. Dhe çfarë kërkesa kanë këta njerëz fatkeqë? Kërkojnë të drejta si shtetas të këtij vendi, si qytetar në truallin e vet. Kërkojnë të largohen nga kriza ekonomike që u rri si mal në shpinë për të jetuar, për të jetuar si njerëz të kësaj bote të mallkuar, duan të largohen nga gremina ku janë e ndodhen për të jetuar dhe asgjë më shumë! Këta duan paqe, liri, vëllazëri në token e të parëve të tyre.

Ka një thënie brilante gazetari amerikan Ëilliam Allen Ëhite i cili shprehet: “Paqja pa drejtësi është thjeshtë tirani”. Tirania në demokraci është shumë herë më rraskapitëse se në diktaturë. Ndoshta do jemi me fat që reforma në drejtësi do mund ta shkatërrojë tiraninë, me të cilën po përballemi çdo ditë dhe po na ndjek këmba-këmbës si epidemi e rëndë.

Kategori
Uncategorized

Ja pse nisi lufta në Siri, ish-shefi i CIA-s rrëfen: Hakmarrje e SHBA.

cia

Në një intervistë për televizionin amerikan, ish zëvendës shefi i CIA-s, Michael Morell ka deklaruar: “Kur ishim në Irak, iranianët furnizonin me armë militantët shiitë, për të goditur ushtarë amerikanë. Irani duhet ta paguajë llogarinë në Siri. Edhe rusët”.

Televizioni CBS ka transmetuar një filmim prej 53 sekondash që shpjegon në mënyrë të përsosur atë që po ndodh në Siri, prej pesë vitesh. Një hakmarrje nga ana e SHBA, për atë që iranianët – dhe si pasojë edhe aleatët e tyre – kanë bërë në Irak.

Në një intervistë për televizionin amerikan, ish zëvendës shefi i CIA-s, Michael Morell ka deklaruar: “Kur ishim në Irak, iranianët furnizonin me armë militantët shiitë, për të goditur ushtarë amerikanë. Irani duhet ta paguajë llogarinë në Siri. Edhe rusët”.

I habitur, intervistuesi e ka pyetur: “Do i bëjmë të paguajnë rusët dhe iranianët duke i vrarë?”

“Po, në fshehtësi”, ka konfirmuar ish zëvendës kreu i CIA-s, që më tej ka vazhduar duke pohuar se “Shtetet e Bashkuara duhet t’i shkaktojnë frikë presidentit sirian Bashar al Assad, duke vrarë rojat e tij, e duke hedhur në erë zyrën e tij në mes të natës”.

Një hakmarrje totale, nëse dëgjon fjalët e ish shefit të CIA-s. Kjo shpjegon edhe pse SHBA kanë shpenzuar kaq shumë para dhe armë për të stërvitur rebelët në Siri. Qëllimi nuk ishte aq shumë “eksportimi i demokracisë”, apo për ta bërë sa më të jetueshëm një vend në Lindjen e Mesme, se sa për të eleminuar një vend që ishte thelbësor për Iranin.

Por Irani zbriti në vijën e parë në favor të aleatit sirian, duke vendosur fytyrën, por edhe forcat speciale Pashdaran: Brigada Al Quds, udhëhequr nga gjenerali Qasem Soleimani. I cili rezultoi më i aftë nga sa ishte imagjinuar, aq sa shpesh herë edhe perëndimorëve iu është dashur ta mbështesin nga pas, në përparimin e tij kundër flamujve të zinj të Shtetit Islamik.

Kategori
Uncategorized

FASADA E STADIUMIT ZBULON RAMËN SI MASHTRUES DHE HAJDUT.

rama 2Fasada e ish-Stadiumit Kombëtar ‘Qemal Stafa’ është rikthyer në çështje të nxehtë pas publikimit të fotove që tregonin rrënimin e saj.

Debati ishte hapur që përpara paraqitjes së projektit të stadiumit, ku vetëm insistimi i shoqërisë civile bëri që të modifikohej projekti italian dhe në të të parashikohej ruajtja e fasadës, vepër që ndërkohë ishte shpallur ‘monument kulture’.

Pasi bëri ndryshimin në projekt, Kryeministri Rama sulmoi ashpër gjithë ata që e kundërshtuan, madje i quajti qorra ata që nuk e kishin parë projektin:

Për qorrat që s’duan të hapin sytë, po hapin vetëm gojën për të baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i janë turrur Shtëpisë së Re të Kombëtares, s’ka asnjë ilaç! Por për të gjithë ata që duan të shohin se si do të ruhet fasada e “Qemal Stafës” (e vetmja gjë me vlere në atë gërmadhe), ja projekt-ideja e integrimit të saj në zemrën e Arenës Kombëtare, ku do të jetë edhe Muzeu i Kuqezinjve”, shkruante Rama në rrjetet sociale.

Nuk është e qartë arsyeja e urrejtjes së Kryeministrit për stadiumin historik të Shqipërisë, të cilën e quan ‘gërmadhë’, por fakt është që këtë urrejtje e ka shprehur edhe sot.

Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelievë pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër i’a mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore… Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore”.

Bëhet fjalë për një objekt që ka një status zyrtar të ‘monumentit të kulturës’dhe si i tillë duhet të mbrohet në do element të tij.

Ky është detyrim i shtetit, madje edhe i Kryeministrit që sot po na thotë se ato basorelievë nuk kanë asnjë vlerë.

Cili ekspert e ka certifikuar ‘mungesën e vlerave’ të këtyre basorelievëve për të cilat Kryeministri flet me aq siguri? A janë depozituar këto ekspertiza në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe a ka marrë ndonjë vendim ky institucion që të përjashtojë këta basorelievë nga lista e ‘veprave me vlerë’?

Ata si Artan Lame që e kuptojnë këtë sjellje arrogante por që nuk kanë guxim të flasin kanë vetëm një fjalë: Ndjesë.

Kryeministri Rama ka sjellë sërish përpara publikut sot standardin e arrogancës.

Stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj”, shkruan Rama duke na paralajmëruar se madhështia dhe shkëlqimi i stadiumit të ri do t’u mbyllë gojën atyre ‘me mentalitet të vjetër’ që po ngrihen të flasin.

Rama shpjegon se fasada do të rivendoset në vend, me të njëjtët gurë që janë hequr nga godina e vjetër dhe do gjë do të rindërtohet si më parë.

Por Kryeministri ka harruar disa detaje të vogla:

– Ai nuk e informoi publikun se monumenti i kulturës do të prishej dhe do të rindërtohej.

– Nuk është bërë e ditur nëse ka ndonjë vendim për prishjen dhe rindërtimin e fasadës nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

– Nuk ka asnjë informacion për mënyrën se si po bëhet ky punim, përveç garancisë së tij personale për ‘të gjitha standartet profesionale’.

Pra, ka shumë arsye për të dyshuar. Arsye që shkojnë përtej interesave të kullës ku përflitet se secili anëtar i kabinetit të Ramës do të ketë nga një kat.

Nëse Rama na quan qorra dhe injorantë, ne kemi të drejtën legjitime ta quajmë mashtrues dhe hajdut.

Në asnjë vend të botës nuk ndodh që pronat publike të trajtohen në mënyrë kaq të papërgjegjshme dhe të vendosen në dispozicion të ndërtuesve e ministrave.

Dhe kur zaptimi i hapësirave publike bëhet me arrogancë dhe në mungesë të transparencës, ky është vetëm një aksion që të legjitimohet vjedhja /HashtagAL

Kategori
Uncategorized

H O M O-F O B I A.

H O M O-F O B I A

– Çfar është HOMOFOBIA?
– A egziston HOMOFOBIA?
– Kush quhet HOMOFOB?
Nuk ka shumë kohë që ka dalë në “skenë”, në fjalorin e disa gazetarëve, opinionistëve, apo edhe komentuasve të ndryshëm në faqet elektronike FB, Twitter, etj.
Do të mundohem ti kthej një përgjigje shkurt, sepse për dijenin e të gjithëve, kjo është një temë e gjerë, shumë e diskutueshme, shum e pranueshme dhe shum kundërshtuese.
HOMO-FOBIA vjenë nga fjalori i gjuhës greke, dhe nën/kupton dy fjalë: Homo- që do të thotë i njëjti seks dhe FOBI- që do të thotë frikë.
Pra në gjuhën shqipe do të përkthehej– Frikë nga i njëjti seks!
Homo-seksualiteti nuk është ndonjë veprim i ri i njerëzimit. Ai ka egzistuar, është njohur edhe shumë shekuj më parë por ka qënë Tabu. për arsyen e vetme si një veprim i kundër-natyrshëm dhe i pa pranuar nga shoqëria e gjerë, e kulturuar, e qytetëruar.
Atëherë nuk njihej fjala HOMO-FOBI, sepse e gjithë shoqëria që nuk pajtohej me këto veprime, bënte një veprim të drejtë duke e kritikuar, demaskuar, bile edhe dënuar, këtë veprim morali të ulët.
Nuk mund t’ju thoshe këtyre njerzëve: “Homofob–kini frikë nga i njëjti seks!”
Nisur nga këto arsye që parashtruam, edhe nga shumë arsyetime të tjera, të cilat për efekt kohe dhe për të mos mëzitur lexuesin e thjeshtë, unë pohoj me gojën plotë se: -HOMOFOBIA nuk egziston.
Ata që e përmëndin këtë fjalë, për atë pjesë që kritikon veprimet e amoralshme të një pjese të vogël, e përdorin me qëllim të keq, për ti akuzuar se gjoja këta njerëz janë mbartës të një urrejtje të pa drejtë ndaj kësaj pjese të vogël, vepruese si homoseksual.
Kjo bëhet me qëllim që shoqëria e pastër, e drejtë, e fortë, e moralshme, të mos ju bëhet pengesë kësaj pjes që në fund të fundit janë të sëmurë.
Homoseksualizmi është një sëmundje tek disa individë por e cila kthehet në një ves amoral, i cili vetëm se e dëmton shoqërin njerëzore, asnjë pasojë tjetër favorizuese, edukuese nuk ka.
Kjo sëmundje kurohet me shumë mënyra dhe më e rëndësishmja është se shoqëria duhet të ketë ligje për parandalimin e këtyre veprimeve amorale.
@cana

Kategori
Uncategorized

Gjergj Meta: U prehsh në paqe Ardit, ti je heroi i mjerimit.

Screenshot_3

Nga Gjergj Meta

Jemi mësuar të shohim 17­ vjeçarë tekanjozë, duke bredhur nëpër bare e makina luksoze, apo sherrxhinj, e pse njo edhe të abuzuar, përdorues të drogave, apo edhe thjesht viktima të varfërisë. Ndërsa Arditi, që humbi jetën para pak ditësh në plehrat e Sharrës, është hero i mjerimit.

Po, po, ashtu! Varfëria ka shpesh viktima dhe sigurisht Arditi, pavarësisht faktit që babai i tij ishte një polic, të cilit shteti duhet t’i garantojë jetesën e familjes, ishte një viktimë. Por me 17 vjetët e tij do të thosha që ishte një hero, e këtë e tregon edhe rrëfimi i dhimbshëm i shokëve të tij të klasës e ai i babait, që e dinte se i biri kishte hyrë në punë për të blerë rrobat për shkollë, ose thjesht për të pasur një lek më shumë në xhep.

Që një adoleshent të punojë, kjo nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është një fisnikëri. Kjo shihet gjithnjë e më e rrallë në realitetin tonë, edhe pse adoleshentët i sheh shpesh kamerierë apo në vende të tjera pune për të çuar ndonjë lek më shumë në shtëpi.

Arditi sot është heroi im, sepse ai kthehet në një model përkushtimi ndaj familjes e ndaj vetes. Imagjinoj dhimbjen e prindërve të tij, por mendoj se bashkë me dhimbjen duhet të ndihen edhe krenarë për një fëmijë të tillë që në ditë vere nuk kërkoi plazh, as udhëtime jashtë shtetit, as para për të blerë apo thjesht për t’u argëtuar, por shkoi e punoi. A nuk është kjo një fisnikëri?

Vdekja e Arditit sot na interpelon të gjithëve, si shoqëri e cila është e anestetizuar, pasi tepër e varfër dhe e dhunuar. Na interpelon se si është e mundur që një punonjës shteti nuk arrin të garantojë jetesën e familjes së tij. Sa herë kam qëlluar e kam parë policë në rrugë duke pritur për një makinë, pasi kishin lënë turnin e punës në burgun e Shënkollit apo të Fushë­Krujës. Sa herë i kam marrë në makinë për t’i shoqëruar deri ku donin të shkonin.

Si është e mundur kjo? Si është e mundur që varfëria të jetë aq e madhe, saqë një djalë i pastërvitur si Arditi shkon e bën një punë, e cila, edhe pse mund të duket e pistë, ka nevojë sigurisht për trajnime të mirëfillta që, përveç ndotjes, sjell edhe rreziqe të tilla.

Një vdekje si ajo e Arditit është një humbje jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë. Djem me iniciativë dhe dëshirë për t’i bërë ballë jetës i nevojiten këtij vendi dhe shoqërisë sonë. Unë nuk pata fatin të të takoja Ardit, për të ta dhënë këshillën, por ti na dhe edhe një herë një leksion të madh, leksione që fatkeqësisht po i marrim përditë nëpërmjet historive tragjike.

Na solle në vëmendje sa të rëndësishme janë të drejtat themelore të njeriut dhe zbatimi rigoroz i tyre, sa ia vlen të denoncosh dhe të çirresh për të parandaluar çdo aferë korruptive që bëhet shkak për vdekjet tona të përditshme në rrugë, kantiere pune, nga krimi i organizuar dhe ai ordiner, sa ia vlen të sakrifikosh për një jetë më të mirë.

Ti, Ardit, je një personazh i vërtetë i romaneve mesjetare të Hygoit, që me historinë tënde tragjike na tregon sa vlerë ka jeta, dhe sa ia vlen të luftosh kundër padrejtësive!

Ndoshta nuk do të bëhej mjek, apo jurist, a ku ta di unë, por sigurisht nuk do të ishte kontingjent i vrasësve, i shpërndarësve të drogës, apo tekanjoz Blloku a spitullaq resortesh turistike. Do të bëhej një njeri i vetëdijshëm se sa e mundimshme është jeta reale, një baba e një bashkëshort i përgjegjshëm. Në fytyrën e tij dallohej kjo gjallëri, ky entuziazëm e ai shikim prej një të riu të dashuruar me jetën.

Aq i dashuruar sa nuk ka pasur turp t’i thotë kujt se punon me plehrat. Madje, turp përballë tij ndiejnë moshatarët e tij dhe ndoshta të gjithë ne që jetën e kemi pak më të garantuar sesa ai. Po, po, moshatarët e tij, të cilëve u është dhënë gjithçka dhe që nuk kanë nevojë të luajnë as gishtin e vogël të dorës për të pasur diçka.

Arditi sot është heroi im. Nga mosha mund të ishte fëmija im, por nëse do të kisha ndonjëherë një të tillë, do të doja të ishte një si Arditi.

E megjithatë, ky hero i mjerimit iku, bashkë me ëndrrat e tij, më dëshirën e tij për jetën. Pushofsh në paqe djalosh atje ku nuk ka më plehra, ku nuk ka më njerëz indiferentë, nuk ka më një shtet që punonjësit të vet nuk i garanton jetesën e familjes, nuk ka më pakujdesi në punë e nuk të mbulon njeri me plehra pasi ke vdekur.

E nga atje i dashur Ardit bëje një lutje për ne që të zgjohemi e sidomos për moshatarët e tu, që ende nuk e dinë se çfarë do të thotë të punosh apo të lodhesh për të fituar diçka. Pusho në paqe Ardit, heroi im!

Kategori
Uncategorized

Albana/ Fshati ilir në kufirin italo-slloven, vendi i shqiponjave dhe verës së kuqe.

Albana-fshati-ilir-në-kufi-mes-Italisë-dhe-Sllovenisë-që-admirohej-nga-Skënderbeu

Fshati Albana shtrihet në pjesën e Prepottos, provincë kjo e Udines, kantonit të Friulit, në Itali. Fshati Albana është një vend i vogël dhe është i vendosur mes kufirit italo-slloven.

Në mes të fshatit gjendet edhe kështjella Albana, e cila vërehet prej së largu në distancë prej 2-3 km. Kështjella, e cila mban emrin e fshatit Albana, daton nga shekujt e hershëm, siç thonë banorët dhe fshatarët e rrethit, nga epoka e Ilirëve, por kështjella Albana ishte zbuluar dhe meremetuar nga shekulli XII nga banorët e gadishullit ilirik. Kjo kështjellë sot është një pronë private, dhe ajo për momentin ende nuk është e hapur për vizitorët, qoftë për vendorët apo të huajt.

Rina Pulz (Gorizia), e cila thotë për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” se, shpesh shkon në fshatin Albana me miq e mikesha. Me Rinën flasim herë italisht e herë sllovenisht, pasi i zotëron mirë që të dy gjuhët. Ajo, edhe pse e ndien veten italiane, por me origjinë sllovene, nuk e fsheh realitetin dhe shpjegon se, “fshati Albana është një fshat ilir, deshi apo nuk deshi ndokush ta pranojë këtë realitet. Fundja, vet emri Albana flet më së miri për origjinën e këtij fshati. Përveç kësaj, edhe të parët tanë, stërgjyshërit e mi, më kanë treguar se ky fshat, në kohërat e mëhershme i takonte ilirëve”. Zonja Pulz po ashtu shpjegon se vera më e mirë në Itali vjen nga fshati Albana. “Shumë turistë, biznesmenë si vendorë ashtu edhe të huaj gjatë vjeshtës i mësyjnë fshatit Albana për të siguruar verën për dimër, verë e kuqe ashtu si gjaku, si flamuri juaj shqiptar”, – thotë duke qeshur Rina.

Një historian italian ka shkruar se “Në korrik të vitit 1478, në kohën e pushtimit otoman, me urdhërin e Iskander Beu (kupto SKENDERBEUT, shën.ynë) të udhëhequr nga Yuri Fuchina të Kobarid janë shtrirë ne zonat e Gorizia me Cormòns për t’i rezistuar osmanlive. Pastaj, deri tek lumi i Judrio, trupat e Iskander Beu kanë parakaluar tek Kështjella Albana ku do të bashkoheshin me grupe të tjera ushtarake, përgjatë Isonzo. Kjo flet për admirimin e Skanderbeut për Albanën.

Në fshatin ilir, sot, edhe pse nuk flet askush shqip, aty flet shqip toka, flet shqip kështjella, flasin shqip shqiponjat që fluturonin mbi qiell të fshatit ilir. U larguam nga fshati ilir, Albana duke lënë qetë shqiponjat për të fluturuar në qiellin e tyre të lire…/arberianews

Kategori
Uncategorized

VIDEO/ Meta: Çuçi më sugjeroi të arratisem në Greqi. Rama të përgjigjet për kokën e tij, nuk guxon njeri të më thotë se kërkohet koka ime /E PLOTË

ilir meta - fakt  (8)

Kreu i Kuvendit dhe LSI-së, Ilir Meta ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin “FAKT” të gazetarit Çim Peka në “SYRI.net”.

Gjatë kësaj interviste Meta ka folur për Reformën në Drejtësisë, konsensusin, kërcënimet për burg që i janë bërë si dhe për të ardhmen e tij politike.

A do të bëhet Meta, president apo kryetari i të majtës? Dëgjoni përgjigjet e tij.

INTERVISTA E PLOTË E ILIR METËS DHËNË PËR ÇIM PEKËN:

Çim Peka: Z. Meta, po e filloj me një deklaratë në fakt pak të çuditshme për një politikan. Jeni shprehur para pak ditës në një intervistë në mos gabohem për Revistën “Mapo” se: “Kur bëri burg Fatos Nano nga Tirana, unë nga Skrapari se kam problem”?

Ilir Meta: Jo nuk ishte kaq e thjeshtë. Më duket se ka qenë në një kontekst të caktuar që ka vlerësuar atë situatë kur Fatos Nano në një burg të padrejtë politik, arriti të sensibilizonte një shoqëri të tërë, e në kushtet e një izolimi të thellë, të një partie mjaft të izoluar edhe ndërkombëtarisht si ish-pasuese të partisë së Enver Hoxhës, duke arritur atë rezultat spektakolar në referendumin për Kushtetutën në nëntor të vitit 1994.

Çim Peka: Këto kohë, pak para miratimi të Reformës në Drejtësi kemi qenë aktiv në media dhe jeni i pari politikan që po flisni për burgje dhe po deklaroni se “nuk e kam frikë”. Z. Meta, pyetja është pak më konkrete. Njerëzit në Shqipëri nuk janë shumë të interesuar se si e përballojnë burgun politikanët, por pyetja është ndryshe. Jeni për burg apo ju duan në burg?

Ilir Meta: Unë mendoj se i gjithë problemi, apo mangësia e kësaj reforme është se është dominuar nga fjala burg. Që do të thotë se asgjë premtuese për një drejtësi ku të gjithë qytetarët janë të barabartë të gëzojnë një akses më të mirë, të ndiejnë më shumë siguri në të drejtat e tyre, që nga e drejta e pronës, të drejtat e jetës, dhe gjithë të drejtat e tjera, ka dalë në plan të dytë. Por për fatmirë, konsensusi i arritur në mesnatën e 21-22 korrikut, them mesnatën për arsye sepse nuk dua ta pranoj faktin se u shkel afati me një orë e gjysmë dhe zyrtarisht është data 22 korrik, pasi praktikisht konsensusi u arrit në ditën e shënjuar me kohë për të miratuar reformën, praktikisht në datën 21 korrik. Pra ky konsensus mendoj që ka krijuar një perspektivë shumë të mirë që të kemi një reformë për qytetarët dhe natyrisht për politikanët qytetar. Që do të thotë se në rast se politikanët kanë shkelur apo shkelin ligjin duhet të përgjigjen si gjithë qytetarët e tjerë.

Çim Peka: Z. Meta a është shantazhuar kreu i LSI me burg, qoftë nga diplomat të huaj, qoftë nga Kryeministri i vendit. Mediat raportojnë çdo ditë për një gjë të tillë?

Ilir Meta: Nuk besoj, edhe një herë tjetër, se vërtet kanë lindur ata njerëz që mund të kenë një guxim të tillë. Po kështu nuk është ndonjë sekret që indirekt vazhdimisht është përmendur, apo është pëshpëritur se kjo reformë bëhet kundër këtij, kundër atij, dhe nuk është ndonjë sekret që është thënë që është bërë edhe kundër Metës. Ndërkohë që Metën këtu e kanë dhe do ta kenë gjithmonë qytetarët shqiptar pasi Meta nuk e ka në plan të iki të jetoj në ndonjë ishull apo as në ndonjë vend tjetër. Ka vendosur të jetë jetojë këtu në Shqipëri dhe të ndajë çdo gëzim dhe çdo vështirësi me qytetarët e këtij vendi.

Çim Peka: Mediat pranë Kryeministrit Rama kanë raportuar se në një pritje në Pallatin e Brigadave nuk keni pranuar që të spostoheni për të biseduar anash me ambasadorin Lu. A e keni refuzuar ambasadorin amerikan për një bisedë private?

Ilir Meta: Nuk e di a janë mediat pranë Kryeministrit Rama apo janë mediat përballë Kryeministrit Rama sepse kjo histori e mediave është pak e ngatërruar këtu…

Çim Peka: Në qoftë se Gazeta “Tema” e konsideroni mediat përballë Kryeministrit Rama. Ky është lajm i publikuar nga Gazeta “Tema”…

Ilir Meta: Ne kemi marrëdhënie mjaft korrekte me Ambasadorin Lu dhe marrëdhëniet e mija me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë të shkëlqyera sepse janë marrëdhënie që u dedikohen interesave strategjike të dy vendeve

Çim Peka: Nuk ka lindur akoma ai burrë që ju shantazhin. Gjithsesi në historinë tuaj politike, ish-presidenti Berisha, ose Partia e ish-presidentit Berisha, ka tentuar t’ju heq mandatin dhe të arrestoheni në fillimet tuaja politike…

Ilir Meta: Më është hequr imuniteti. Kam qenë i pari deputet opozitar, dhe një nga arsyet që kam edhe konsideratë për “doktorin” është se më ka trajnuar në një moshë fare të re për t’u përballur me këto presione. Dhe jo vetëm kaq. Mund t’ju them juve, për të herë të parë se kolegu im deputet, për shembull, Leontiev Çuçi në emër të udhëheqjes të asaj kohe më ka sugjeruar për të ikur në Greqi apo në Itali për tu marrë në mbrojtje nga PASOK-ku, Partia Socialiste Italiane, për të shmangur atë arrestimin apo pasojat që mund të vinin nga një çështje e tillë. Dhe unë nuk kam pranuar sepse më është dukur tërësisht absurde për t’ju shmangur një drejtësie qoftë edhe aq politike sa mund të ishte edhe drejtësia e doktorit. Kështu që këto janë gjëra të cilat mund të vlejnë me të cilin do tjetër, por jo me mua.

Çim Peka: Drejtësia e “doktorit” të parë ishte politike, këtë e ka treguar edhe historia e pluralizmit shqiptar. A do të thotë kjo se fakti që po i referohemi burgut politik të Fatos Nanon, deri diku të pranuar edhe nga z. Berisha vetë si një burg politik, pavarësisht se sipas z. Berisha ishin bashkëpunëtorët e tij që i bënë dosjen, ka një tentative për burg politik ndaj Ilir Metës. Dhe pyetja është fare konkrete, a ka guxuar Edi Rama ndonjëherë t’jua thotë gjatë këtyre kohëve në sy se: “më kërkojnë kokën tënde dhe se unë po ju mbroj”?

Ilir Meta: Së pari një herë, çdo njeri në këtë botë duhet të përgjigjet për kokën e tij në raport me ligjin dhe në raport me çdo detyrim tjetër. Së dyti, nuk ka guxuar njeri të ma thotë këtë gjë dhe nuk besoj se do të ketë njeri në këtë botë të marri një guxim të tillë. Këtë e them për arsye sepse unë jam një njeri tepër i hapur, tepër transparent dhe njëkohësisht unë jam një njeri që e ka vrarë frikën që në dhjetor, dhe para dhjetorit të vitit 1990, përballë një regjimi i cili dihet se çfarë pasojash mund t’ju krijonte të gjithë atyre që mund t’i dilnin kundër dhe nuk mund ta pranojë kurrë që në vitin 2016 në Shqipëri të ketë përpjekje për të instaluar shantazhin si mënyrë dhe si formë qeverisje, aq më tepër si formë të një republike të re.

Por padyshim që nevoja për një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë ka qenë e domosdoshme, ka qenë e hershme. Dhe unë që në fillim kam bërë thirrje për konsensus vetëm për një arsye, sepse kam qenë i bindur që Kushtetuta e vitit 1998, dhe jam i bindur, dhe nuk besoj se do të dalë dikush që të thotë që “Jo kjo që kemi sot është më e mirë”, ka qenë Kushtetuta më e mirë edhe për sa i takon parimi të kontrollit dhe të balancës, të ndarjes së pushteteve dhe sistemit të drejtësisë, por dihet që konflikti politik dhe ndërhyrjet e herëpashershme politike, jo vetëm nga një krahë, kanë bërë atë që të paralizohet si sistem që të prodhojë dhe të garantojë drejtësi. Dhe akoma më keq si një sistem që garanton kryesisht padrejtësi dhe mosbesim dhe pasiguri të qytetarëve. Në këto kushte, ajo që garanton që të kemi një sistem të pavarur të drejtësisë, mendoj që është konsensusi dhe një përgjegjshmëri për të lënë drejtësinë të jetë e pavarur. Natyrisht që këtu një garanci është edhe prania ndërkombëtare, pra Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Është e rëndësishme që edhe ata të jenë sa më profesional, sa më me integritet dhe sa më të paanshëm, pasi këto dy element, pra konsensusi dhe prania ndërkombëtare, do të mund të garantojnë që këto sforcime që u bënë duke krijuar këtë Kushtetutë të re të prodhojnë vetëm efekte pozitive dhe afatgjata.

Çim Peka: Z. Meta është folur shumë për një vizitë tuajën në vilën qeveritare të Kryeministrit në Durrës. Fillimisht u fol për një darkë me të, më pas për një takim i shkurtër. Madje mediat raportuan se pavarësisht se Edi Rama në vitin 2013 e hëngri ngjalën tuaj tek gjiri i Lalzit, ju nuk e hëngrët ngjalën e z. Rama tek vila qeveritare në Durrës. Cila ka qenë përmbajtja e këtij takimi?

Ilir Meta: Ngjala asnjëherë nuk ka qenë pjesë e menysë së pari.

Çim Peka: As në Lalëz?

Ilir Meta: Unë asnjëherë, sepse ngjalat janë kryesisht te Diella në Lezhë, dhe po të ishte te Diella do të kishte mendoj dhe shumë dëshmitarë nga Lezha. Përsa i takon takimit, ai është një takim normal. Ne takohemi, komunikojmë në mënyrë të vazhdueshme, nuk përbën ndonjë lajm.

Çim Peka: Por gjithsesi, prapë sërish media pranë Kryeministrit përhapën lajmin se pas takimit keni darkuar me z. Rama edhe në prani të disa personazheve të tjera?

Ilir Meta: Nuk kemi patur mundësinë për të patur një darkë së bashku, por kemi ndenjur për një kohë të konsiderueshme dhe kryesisht kemi konsumuar fruta të freskëta.

Çim Peka: Fatmir Xhafaj, deputet i Partisë Socialiste arrin në konkluzionin se tashmë Ilir Meta ka qetësinë por jo dashurinë për Partinë Socialiste. Cilat janë raportet e Ilir Metës, e LSI-së me Partinë Socialiste pas tre viteve bashkëqeverisje. Pyetja është mjaft konkrete z. Meta, a jeni penduar për koalicionin e 2013?

Ilir Meta: Unë nuk jam nga ato që pendohen për atë që bëjmë. Unë jam nga ata që reflektojnë dhe gjithnjë me kërkesa për t’u vetëpërmirësuar. Po flas si politikan, por kjo është një kërkesë edhe ndaj forcës politike ku unë aderojë dhe raportet politike nuk bëhet fjala për qetësi dhe për dashur. Bëhet fjala për partneritet, për marrëveshje. Slogani im “Me qetësi dhe me dashuri” është në momentet kryesisht konfliktuale kur mendojë që nxitimi nuk është këshilltari më i mirë për zgjidhjet më të mira.

Çim Peka: Z. Meta ju jeni parti qeverisës, pavarësisht nga numri i Ministrave. Qeveria juaj dhe e PS, a mund të thoni çfarë ka bërë pozitive gjatë këtyre tre viteve, negative do të radhis unë pafund. Ose po e fillojmë me negativet. Nuk jeni penduar kur menduat se e morët Shqipërinë vetëm me Lazaratin e hashashit dhe sot i vetmi vend ku s’ka hashash është Lazarati? Nuk jeni penduar z. Meta kur nuk perceptohej deri në vitin 2013 vjedhja e bankave, por sot është gjëja më normale edhe në metropol? Nuk jeni penduar z. Meta kur deri në vitin 2013 kishte policë apo punonjës të KESH-it që merrni leje për të mbledhur fatura, ndërsa gjatë këtyre viteve janë as më shumë e as më pak rreth 38 mijë të ndaluar nga policia e shtetit? Nuk jeni penduar z. Meta që në tre vjet qeverisje nuk mbahet apo nuk thuhet për një kilometër rrugë të re? Nuk jeni penduar z. Meta që në tre vjet numri i papunësi jo që nuk është 300 mijë, siç është premtuar, por papunësia është rritur dhe numri i azilantëve shqiptarë në Gjermani është në vend të dytë pas Sirisë? Këto nuk janë të mjaftueshme jo vetëm për të reflektuar, por për të thënë se jam penduar për këtë qeverisje?

Ilir Meta: Jo unë kam ardhur këtu me kënaqësi pasi kishim një kohë të gjatë pa u takuar dhe pa qenë ballë për ballë në një studio, por natyrisht kam ardhur i ndërgjegjshëm në një gazetar i vendosur opozitar, por sigurisht që kam ardhur edhe në kuadër të kësaj klimës për konsensus që e kam promovuar kaq shumë dhe që për mua vijon sepse çështjet që kemi…

Çim Peka: Në gjykimin tim nga 1 prilli 2013 deri më sot keni zgjedhur koalicionin dhe studiot e gabuara?

Ilir Meta: Çështja e 1 prillit është si çështja e ngjalave. Marrëveshja ishte bërë pak më përpara, por në 1 prill u bë si e njohur.

Çim Peka: Nga konstatimet që unë bëra çfarë hidhni poshtë?

Ilir Meta: Unë mund t’ ju them disa çështje. E para që unë mund t’ju them është që Shqipëria mori statusin kandidat në këtë koalicion apo se mori? Të flasim për çështje më të mëdha

Çim Peka: Duke i referuar Ilir Metës Shqipëria e merrte para zgjedhjeve të 2013, por absurdi i kryetarit të qarkut të Fierit jeni vetë një prej kontestuesve të atij vendimi?

Ilir Meta: Mund ta përfundoj? Mori statusin kandidat pas zgjedhjeve të 2013 apo nuk e mori? E mori.

Së dyti, reforma administrative-territoriale është një reformë historike. Pra ndodhi.

Çim Peka: Reforma zgjedhore?

Ilir Meta: Jo, zgjedhorja është tani më mbrapa.

Çim Peka: Reforma territoriale është mirëfilltazi reforma zgjedhore z. Meta? Ambasadori Amerikan ju ka thënë për reformën –territoriale që në qoftë se nuk e plotësoni me ligjet përkatëse ishte një “tortë” territoriale…

Ilir Meta: Do plotësohet ajo do plotësohet. Reforma në drejtësi a ishte iniciuar nga kjo mazhorancë?

Çim Peka: Z. Meta, bashkiakët kanë hyrë në vitin e dytë dhe akoma nuk ka një ligj për pushtetin lokal. Ajo ishte një tortë elektorale…

Ilir Meta: Së dyti, reformat në fushën e energjisë pavarësisht se mund të ketë ndonjë teprim. E vërteta është që ka një përmirësim më të ndjeshëm të situatës në këtë drejtim dhe OSSHE është një institucion që mban vetëm dhe mban vetë sistemin. Rritja ekonomike ishte tek 1%, tani është rreth 3%. Tani duhet të kemi parasysh edhe rrethanat e tjera. Natyrisht që ka mjaft probleme dhe mjaft sfida që duhen përballuar më mirë. Dhe unë prandaj e theksoj gjithnjë që ka vend për reflektim, për vetë përmirësim edhe për bashkëpunim edhe me vetë opozitën.

Çim Peka: Z. Meta shtatë kontestimet e mia dhe me asnjë nuk u morët. Deri tani keni radhitur si sukses vetëm reformën territoriale, e cila është reforma elektorale…

Ilir Meta: Edhe për statusin e vendit kandidat, për reformën në drejtësi. Kjo mazhorancë e inicioi.

Çim Peka: Do të flasim edhe për statusin kandidat. Kjo mazhorancë e inicioi, por të paktën ju ja keni njohur meritat edhe vetë opozitës…

Ilir Meta: Po patjetër. E inicioi.

Çim Peka: Statusi kandidat ju jeni vetë dëshmitar që për tekat e ish-shefit të opozitës z. Ram u mbajt peng.

Ilir Meta: Ky është vlerësimi juaj.

Çim Peka: Ky është vlerësimi juaj para 2013 z. Meta për kryetarin e qarkut të Fierit e mbajtët peng z. Meta? Mazhoranca e asaj kohe kur ishit ju e ofroi kompromisin për tre ligjet e famshme…

Ilir Meta: Unë jam në studion tuaj dhe nuk kam ndërmend të bëj zotin e shtëpisë ,por mendoj që të përsërisim i nganjëherë secili të njëjtin argument.

Çim Peka: Jo për të zotin e shtëpisë, por për të zotin e partisë qeverisëse, por të jesh në qeverisje nuk është vetëm luftë, por është edhe kosto z. Meta?

Ilir Meta: Patjetër ne marrim çdo përgjegjësi.

Çim Peka: Z. Meta a ka realisht vendi për rishikimin e qeverisjes?

Ilir Meta: Në kuptimin e përmirësimit ka nevojë çdo ditë.

Çim Peka: Përmirësimi është fjalë shumë e përgjithshme z. Meta. T’i marrim konkretisht. Ministria e Transporteve, në Shqipëri me arsyen se kjo ministri është e aleatit dhe jo e Partisë Socialiste, por në këtë ministri nuk investohet më. Përjashto ndonjë buzëkuq apo ndonjë vijëzimit të rrugëve, në Shqipëri ka tre vjet që nuk investohet në rrugë. Ka nevojë për frymë të re apo jo?

Ilir Meta: Patjetër që ka nevojë në çdo institucion, në çdo ministri ne nuk mendojmë që ministrat e LSI-së janë perfekt, por u takon atyre të mbrojnë punën e tyre.

Çim Peka: Ministria e Brendshme me këtë nivel sigurie?

Ilir Meta: Është e njëjta gjë për ministrat e LSI-së apo të PS-së, për çdo lloj ministri apo shoqëri civile.

Çim Peka: Ministria e Financave? Po ju marr ministritë që të paktën për opinionin dhe analistët janë më shumë sesa problematike.

Ilir Meta: Tani rritja ekonomike është shumë më e lartë sesa ishte para tre vjetësh.

Çim Peka: Me shifrat e kujt z. Meta?

Ilir Meta: Ne i referohemi të gjithave edhe Standard and Poor’s , të gjithë institucioneve.

Çim Peka: Me institucionet e sigurisë shqiptare nuk rezulton ashtu. Ky është një gjykim i juaji? Z. Meta keni folur shpesh të paktën për momentin nuk është i interesuar për të qenë President i vendit, por të paktët duhet të pranonte me një kusht që të ishte President i aprovuar edhe nga mazhoranca edhe nga opozita? Nëse ka një kryetar të një partie ndërmjetëse, një partie të tretë, përcaktuese ka atë që mund të them unë muaj mjalti , kur ka edhe miratim në heshtje si jo të opozitës sikurse ajo e mazhorancës ku ajo është pjesë. Është ky muaj gusht. A keni filluar të mendoni në këtë kohë se është momenti i përshtatshëm për t’ju marrë postin e Presidentin, qoftë të PD-së qoftë të PS-së?

Ilir Meta: Së pari posti i Presidentin nuk është një plaçkë apo një madh që merret edhe ndërrohet.

Çim Peka: Me ndryshimet Kushtetuese plaçkë është…

Ilir Meta: Pra, është një institucion që rinovohet çdo pesë vjet në bazë të Kushtetutës dhe procedurave demokratike. Aktualisht preokupimi im është ecuria e diskutimeve dhe e negociatave për 7 ligjet e domosdoshme për të zbatuar reformën në drejtësi dhe prioriteti numër një është gjetja e kohës së përshtatshme për një seancë plenare për të miratuar ligjet për Vettingun që është tepër i rëndësishëm. Dy ligjet e tjera për organet e qeverisjes gjyqësore dhe të prokurorisë speciale dhe më pas gjetja sipas një kalendari që ne kemi bërë dhe prioriteti kryesor është që të gjithë së bashku të marrim një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe pse jo edhe nga Këshilli i vendeve anëtare në muajin dhjetor.

Sa i takon këtyre posteve pozita, këto nuk përbëjnë ndonjë shqetësim apo ndonjë preokupim apo ndonjë prioritet. Unë kam patur postin e Kryeministrit në një moshë krejt të re dhe kam dhënë dorëheqje për ti hapur rrugë një zgjidhje politike. Kam qenë tre herë zëvendëskryeministër. Disa herë kam dhënë dorëheqje. Natyrisht jam Kryetar i Parlamentit. Vetëm dy poste nuk kam provuar deri tani atë të Presidentit dhe të udhëheqësit të opozitës, por e ardhmja është përpara. Dhe unë nuk shikoj deri në maj apo qershor të vitit të ardhshëm.

Çim Peka: Kam përshtypjen se më shumë ju josh posti i udhëheqësit të opozitës sesa ajo e Presidentit? U duk sikur në vitin 2015 Ilir Meta i vuri një qëllim vetes të dilte në zgjedhjet lokale, të dilte forcë e dytë për sa i përket numrit të bashkive?

Ilir Meta: Jo nuk i kam vënë asnjë qëllim të tillë.

Çim Peka: Por që z. Rama për të qenë korrekt ua bëri të pamundur për shkak të konjukturave ju pavarësisht që nuk do e pranonit në shumicën e bashkive ku pothuajse ishte e sigurt LSI humbi prej asaj që vendosi “de facto” kryesia e PS-së, në Vorë, Lezhë, Kukësin, disa të cilat mund të bënin përmirësim?

Ilir Meta: Ka qenë një situatë tashmë e kaluar. Për ne ka rëndësi që kryetarët e bashkive në këto zona të qeverisin më mirë dhe qeveria të bashkëpunojë me ata për të mirën e komuniteteve.

Çim Peka: 2017 a është qëllimi i kthimit të Ilir Metës në shef të opozitës?

Ilir Meta: Unë nuk kam asnjë objektiv të paragjykuar, sepse nuk kam baste personale në politikë.

Çim Peka: Është qëllim politik?

Ilir Meta: Unë do të bëj çdo gjë që LSI të jetë një faktor edhe më i rëndësishëm. Për stabilitetin e vendit,për proceset e integrimit evropian të vendit. Një faktor nxitësh edhe motivues për reforma të vërteta që i shërbejnë vendit në mënyrë afatgjatë. LSI është krijuar si parti opozitare. Është gabim i madh të përjetohet kalimi në opozitë apo qenia në opozitë, si një fatkeqësi, përkundrazi vendi ka nevojë për një opozitë, aktualisht, më të fuqishme, më të përgjegjshme, më racionale, më bashkëpunuese. Këtë nuk e kam si një akuze apo kritikë për partinë demokratike , por sigurisht vendi ka nevojë për një opozitë tjetër nga ato që ka parë deri tani. Se kush do ta bëjë këtë opozitë mbetet të ardhmes, por ashtu sikurse vendi ka më shumë nevojë për një qeverisje më efektive , më të përgjegjshme. Ka nevojë edhe për një opozitë më të fuqishme, më efektive dhe më të përgjegjshme. Ka gjithnjë nevojë për një konsensus për çështjet më të mëdha të shtetit dhe së ardhmes sonë të përbashkët.

Çim Peka: Z. Meta a keni hequr dorë nga ëndrra juaj e hershme për të qenë lideri i së majtës në Shqipëri? Se fjala opozitë ndoshta është pak vetësakrificë?

Ilir Meta: Nuk kam pasur ndonjëherë ëndërr për të qenë lider apo ku di unë… E kam pasur mundësinë edhe për të qenë kryetar i Partisë Socialiste në rast se do të kisha pranuar marrëveshjen me kryetarin në atë kohë, z. Nano, që ai të bëhej president dhe unë të bëhesha kryetar apo dhe kryeministër përpara se të bëhej president në rastin kur u zgjodh z. Moisiu. Por nuk kam pranuar zgjidhje të cilat nuk duhet të funksiononin për vendin duke qenë se ka pasur një kufizim nga Parlamenti Evropian në atë mandat që mazhoranca jonë, edhe pse kishte më shumë se 84 vota, pra më shumë se 60 për qind të vendeve në parlament, për shkak të “Dushkut” që ishte një manovër jo e ndershme, duhet ta zgjidhte presidentin me konsensus me opozitën.

Çim Peka: Kjo është e vërtetë e keni pasur atë shans, por në optikën e shumë analistëve, Ilir Meta është politikani i shanseve të humbura, por që kap gjithmonë shansin e fundit…

Ilir Meta: Unë jam i kënaqur me ato kontribute që kam dhënë në 20 e ca vjet në politikën shqiptare.

Çim Peka: Nuk po flasim për kontribute, po flasim për shanset individuale për të kapur drejtimin e së majtës në Shqipëri?

Ilir Meta: Qëllimi im nuk është që unë të kap një drejtim apo një post. Qëllimi im është t’i shërbej vendit të ecë në atë drejtim që përmbush edhe atë aspiratë për të cilën unë u angazhova në Lëvizjen e Dhjetorit, që unë u angazhova në Rininë Eurosocialiste, u angazhova në Partinë Socialiste, edhe si kryeministër, edhe për krijimin e LSI e kështu me radhë. Pra të ecim në atë rrugë që…

Çim Peka: Z. Meta qëllimi dhe ambicia e çdo politikani të fortë është për të qenë i pari në vendimmarrje aty ku është…

Ilir Meta: Unë kam qenë i pari dhe nuk është se nuk kam bërë vendimmarrje edhe spektakolare, edhe të forta, edhe të guximshme, edhe shumë të mira, edhe të gabuara kuptohet si çdo politikan. Prandaj mendoj që një dallim i imi ndoshta nga shumë të tjerë është se nuk i shoh këto sfida si baste personale. Për mua ka rëndësi vendi të jetë më mirë. Pse e them këtë? Sepse në vitin 2001 kur Romano Prodi erdhi këtu si President i Komisionit Europian, theksoi me forcë tre herë: stabilitet, stabilitet, stabilitet. Atëherë Shqipëria ishte para Serbisë, para Malit të Zi në procesin e stabilizim-asoociimit dhe të integrimit evropian. Tani ato që të dyja janë mjaft përpara Shqipërisë, kanë hapur me kohë negociatat e kështu me radhë. Në rast se ne nuk do të vazhdojmë me këtë klimë bashkëpunimi, konsensusi për reformën në drejtësi dhe për çështje të tjera, në rast se ne nuk do të kemi zgjedhje të lira, demokratike, të pacenueshme dhe të pakontestueshme, distanca do të thellohet. Ky është shqetësimi. Dhe shqetësimi nuk është se përse këto vende po ecin më përpara, por se vendi ynë duhet të ecë me një ritëm shumë më të shpejtë dhe unë mendoj se vendi e meriton. Se ka një rini që ka një ambicie shumë më të madhe.

Çim Peka: Ju vërtet besoni se kjo qeveri garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Ilir Meta: Unë nuk pres nga ju si gazetar me frymë të paepur opozitare që të keni besim të plotë te kjo qeveri. Për më tepër, që jeni kritik edhe jam i bindur se edhe po të ishte një qeveri tjetër e Partisë Demokratike, prapë do të kishit skepticizmin tuaj sepse politika në Shqipëri vuan nga mosbesimi. Megjithatë unë mendoj se është tërësisht e mundur që të krijohet klima e duhur që të kemi një proces shembullor, sepse më vjen zor mua, por besoj të gjithë neve që diskutojmë pas 26 vitesh zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe të bëhemi një objekt i medias ndërkombëtare apo të institucioneve ndërkombëtare sepse këtu nuk do të flitej më as për integrim evropian dhe as për të pasur dinjitetin që duhet të ketë një vend tashmë që u bë kohë edhe si anëtar i NATO-s.

Çim Peka: Z. Meta. Jeni nga profesioni edhe ekonomist dhe keni qenë edhe kryeministër. Kur flasim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk bëhet më fjalë për të marrë zgjedhje as me armë dhe as me tanke. Është klima dhe kushtet në të cilat zhvillohen zgjedhjet. Ju pavarësisht se iu referuat institucioneve për 3 për qind rritje të ekonomisë, por që të gjithë e dinë që papunësia është rritur dhe që në këtë vend nuk prodhohet gjë më, përveç hashashit. Me këtë Shqipëri të mbjellë me hashash, realisht mendoni se mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Ilir Meta: Unë nuk dua të bëj më shumë polemikë se sa do të dëshiroja në këtë studio. Por unë besoj se është tërësisht e mundur për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe është e rëndësishme që Komisioni për Reformën Zgjedhore të fillojë menjëherë nga puna. Ne kemi ftuar OSBE-ODIHR-in të asistojë në këtë proces. Do të punojmë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë si një garanci për të evituar çdo fenomen që krijon shqetësime apo paragjykime për ndershmërinë e zgjedhjeve.

Çim Peka: Në 11 shtator kemi zgjedhje në Dibër për shkak të shkarkimit të ish-kryebashkiakut të Dibrës. LSI do të jetë në koalicion me PS, do të keni kandidatin tuaj apo do t’i ktheni reston e zgjedhjeve lokale të 2015-s z. Rama?

Ilir Meta: Zgjedhjet e pjesshme lokale janë zgjedhje të pjesshme lokale dhe ato janë produkt i vendimmarrjes lokale. Themi në rastin konkret, degës së LSI-së. Dhe mendoj se këto lloj zgjedhjesh nuk duhet të trajtohen me këtë lloj vëmendje sikur këtu po bëhen zgjedhje mbarëkombëtare.

Çim Peka: Pra nuk do të ketë një angazhim tuajin në këto zgjedhje?

Ilir Meta: Ta thashë edhe më përpara që angazhimi im nga tani deri në dhjetor është për ecurinë e reformës, për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Komisioni dhe të një vendimi pozitiv nga Këshilli i vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ky është objektivi im kryesor si Kryetar i Parlamentit.

Çim Peka: Po si kryetar i LSI-së, a keni një vendim apo një ide në kokën tuaj se çfarë do të bëni në zgjedhjet parlamentare të 2017-s, në koalicion me PS-në apo do të konkurroni vetëm?

Ilir Meta: Nuk kam arsye fare që të nxitoj për mendime të tilla aq më tepër për vendime sepse ato nuk do të jenë asnjëherë vendime personale. Ato do të jenë vendime të forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për më tepër që ne kemi edhe zgjedhjet aktualisht në vjeshtë ku rinovohet mandati i gjithë të zgjedhurve të LSI-së, përfshirë edhe Kryetarin e forumet kombëtare. Dhe nuk ka asnjë lloj nxitimi dhe preokupimi për këtë çështje. Preokupimi ynë është përmbushja sa më me përgjegjshmëri e marrëveshjes qeverisëse që ne kemi dhe aktualisht sidomos sa i takon ecurisë sa më pozitive të reformës në drejtësi.

Çim Peka: Preokupimi i një partie politike, sigurisht kur jemi në muajt e fundit të mandatit janë edhe zgjedhjet, jeni parti elektorale?

Ilir Meta: Është edhe një vit përpara.

Çim Peka: Një vit nuk është sepse zgjedhjet janë në qershor. Ne kemi hyrë në 9 muajt e fundit. Gjithsesi, z. Meta a keni menduar për krijimin e një grupi nëqoftëse z. Rama nuk ju do në koalicion? Po flasim për zgjedhje, jo në qeveri. A keni mendua për krijimin e një grupi të partive të vogla rreth LSI-së?

Ilir Meta: Nuk kam patur mundësinë të mendoj për asgjë tjetër sepse angazhimet aktuale janë shumë më të rëndësishme dhe shumë më madhore se sa angazhimet e pas një viti.

Çim Peka: Ju folët për zgjedhje për qeveri teknike që garantojnë zgjedhje të lira para pak kohësh. Termi i përdorur për herë të parë pas jush.

Ilir Meta: Votimin e reformës dhe qeveri ekspertësh.

Çim Peka: Po. Për t’i garantuar edhe opozitës besimin e zgjedhjeve të ndershme… Fakti që u miratua reforma në drejtësi, pse nuk e shikoni më të nevojshme këtë gjë? Çlidhje ka reforma në drejtësi me garantimin dhe besimin ndaj opozitës për zgjedhjet e ndershme?

Ilir Meta: Po mund ta sqaroj këtë propozim timin, i cili synonte në çdo rast garantimin e miratimit të reformës në drejtësi dhe me konsensus sepse mendoj që kjo ishte e domosdoshme. Këtë e kam menduar që ditën e parë. Sot që Shqipëria është e qetë po themi politikisht, jam akoma më i bindur sepse nuk e di se si do të ishte po të ishte miratuar me 93, 94 apo me 96 vota. Për këtë nuk jam i sigurt dhe në këtë drejtim unë vlerësova se ndoshta arsyeja kryesore se përse opozita nuk jepte konsensusin, nuk është se ishte një apo dy çështje konkrete, të cilat ajo kërkonte të drejtat e saj, por mosbesimi se qeveria mund të përdorë ekzekutivin për të ndikuar tek institucionet e reja të drejtësisë që do të krijohen. Pra thjesht krizë mosbesimi. Dhe ky propozim ishte në këtë kontekst, që nëqoftëse ky mosbesim është pengesa kryesore, meqenëse të dyja palët të themi dhe mazhoranca dhe opozita janë për reformën, por është mosbesimi, atëherë kjo do të ishte e vetmja rrugë që reforma të realizohet. Dhe përse qeveri e ekspertëve? Për arsye sepse s’do të kishte kohë për një reformë zgjedhore dhe me një mirëkuptim mund të kalohej edhe problemi i zgjedhjeve. Por e vërteta është që kryetari i opozitës, z. Basha nuk u ndalua në këtë çështje të cilën ai e ka pas ngritur edhe më përpara, e ka pasur pjesë të retorikës së tij, por u përqendrua në garantimin e përfshirjes së opozitës në krijimin e institucioneve të reja sipas rekomandimit të Venecias, 88.

Çim Peka: Z. Meta, fakti që reforma në drejtësi u miratua, kjo nuk do të thotë që opozita ka marrë garanci për zgjedhje të lira. Gjithsesi ju u shprehët se në rast se reforma elektorale është e pamundur për shkak të kohës, opozitës i jepej kjo garanci përmes një qeveri ekspertësh për zgjedhje të lira. Po në rast se sërish nuk kemi një Kod Elektoral të miratuar për zgjedhjet e 2017-s, a qëndron opsioni i qeverisë së ekspertëve?

Ilir Meta: Mendoj se nuk duhet të paragjykojmë sepse janë dy kontekste të ndryshme dhe unë besoj se e sqarova kontekstin e propozimit tim, që ishte në funksion të reformës dhe të pamundësisë për të patur një reformë zgjedhore. Ndërsa tani ne e kemi të gjithë mundësinë për ta kryer këtë reformë, kemi 9 muaj përpara.

Çim Peka: Në 2013-n, tre muaj para zgjedhjeve u tërhoqët nga qeveria dhe ndërtuat koalicionin e ri. Për tre muaj bëtë fushatën si parti opozitare dhe donte apo donte asokohe partia në pushtet, PD, e mbajti e vetme koston e qeverisjes së viteve 2009-2013. LSI bëri një fushatë si një parti opozitare. A do të keni mundësi ta bëni këtë shkëputje pak para zgjedhjeve të vitit 2017 apo do të jeni i gatshëm që të merrnin edhe ju kostot si një parti qeverisëse?

Ilir Meta: Së pari unë mendoj që çdo parti merr kosto në funksion të përgjegjësive që ajo ka në qeveri. LSI ka marrë kostot e saj kur ka qenë me PD-në, ka marrë kostot e saj kur ka qenë aktualisht me PS-në. Përpjekja e partive kryesore për të transferuar kostot te një parti tjetër, mendoj që vjen si përpjekje për të mos njohur përgjegjësitë e veta. Ndëshkohen nga qytetarët dhe nga elektorati dhe çdo forcë merr ato merita dhe ato përgjegjësi që ka në të vërtetë.

LSI nuk i është shmangur asnjëherë përgjegjësive të saj, kostove të saj dhe nuk do t’i shmanget asnjëherë, sepse nuk mendon që është një parti perfekte. Mendon që ka mjaft për të mësuar dhe për të përmirësuar dhe së dyti, nuk mendon dhe nuk është aq parti e mençur sa t’ua hedhë qytetarëve shqiptarë.

Çim Peka: Në një intervistë të dhënë para pak kohës, keni bërë një deklaratë që për mediat kaloi në heshtje. A ju duket se ju i bëtë një ofertë kryesisht faktorit ndërkombëtar për t’iu lënë rolin e ndërmjetësit, që ata kanë bërë tash e 20 vjet? A ju duket se keni zënë deri diku rolin e ndërkombëtarëve në Shqipëri dhe ndoshta ky është problemi që Ilir Meta mund të ketë pasur gjatë këtyre kohëve edhe kur jeni goditur publikisht ose jopublikisht? Ju thatë se ishit i gatshëm të linit postin e Kryetarit të Kuvendit, mjafton të votohet reforma në drejtësi… A është ky një sinjal për të huajt?

Ilir Meta: Së pari, ju paragjykoni partnerët tanë ndërkombëtarë sikur ata janë të interesuar që në politikën shqiptare të ketë gjithmonë kontradikta dhe të hyjnë ata t’i zgjidhin. Nuk është ky qëllimi i tyre, përkundrazi…

Çim Peka: Z. Meta, nuk kam asnjë lloj iluzioni për faktin që ndërkombëtarët zgjidhjen e krizave e kanë biznes të tyren…

Ilir Meta: Unë nuk ndaj të njëjtën bindje në përgjithësi. Së dyti, natyrisht që nëse reforma nuk do të ishte miratuar me konsensus, nuk do të isha më sot Kryetar i Kuvendit, absolutisht. Unë kam dhënë dorëheqjen për gjëra më të parëndësishme nga posti i Kryeministrit apo Zv.Kryeministrit e kështu me radhë dhe nuk mund të pranoja unë që të isha kryetar i një parlamenti që i kishte të gjitha mundësitë për të bërë një reformë me konsensus dhe që nuk donte ta bënte këtë gjë për arsye të njëri-tjetrit apo kujtdo, në fund fare unë kisha një përgjegjësi.

Nuk mund të pranoja unë të miratohej një reformë në drejtësi apo një Kushtetutë e re e Shqipërisë, sipas mendimit tim për 20-30 vitet që vijnë me procedura të diskutueshme kushtetuese. Absolutisht, kjo do të ishte mungesë serioziteti ndaj qytetarëve shqiptarë, por edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë, të cilët nuk e kanë parë reformën në drejtësi si një lojë politike, por si një domosdoshmëri për të ngritur parametrat e shtetit ligjor në një nivel të ri në këtë vend dhe për ta bërë këtë vend një partner më të besueshëm.

Edhe si një anëtar i NATO-s por edhe si një anëtar i ardhshëm i Bashkimit Europian. Përsa i takon votave në Uashington, këto atje kanë qenë në kuptimin që të gjithë e kanë pasur të qartë që votat e LSI-së në çdo rast do të ishin për reformën në drejtësi. Përsa i takon rolit tim, unë nuk e kam kërkuar këtë rol, përkundrazi.

Unë që në fillim kam thënë që kjo reformë duhet bërë me konsensus, sepse pa konsensus nuk kishte për të pasur reformë, kjo është e padiskutueshme. Dhe kam thënë që konsensusin mund ta arrijmë me politikën shqiptare vetëm duke iu referuar Venecias. Dhe këtë e kam thënë, dhe po ua them dhe sot këtu, sepse e dija që edhe Berisha, pavarësisht nga mosbesimi apo nga paragjykimet që mund të kishte për vullnetin e sinqertë të mazhorancës për reformën në drejtësi, përsëri ndaj Venecias nuk dilte kundër. Sepse edhe kur ka qenë rasti për të hapur kutitë e votimit pas vitit 2009, ishte një kërkesë e Partisë Socialiste pasi ishte krijuar parlamenti, Berisha ka thënë ta çojnë në Venecia. Po qe se Venecia thotë që mund të hapen dhe nuk cenohet Kushtetuta, unë i hap. Por unë vetë nuk e krijoj këtë precedent, sepse në Shqipëri pastaj pas çdo procesi zgjedhor do të hapeshin kutitë. Dhe kjo ka qenë një arsye që unë kam insistuar, sepse Venecia është institucioni është i pakontestueshëm në Evropë dhe në gjithë botën demokratike për standardet e Kushtetutës, të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Së dyti, kam thënë gjithmonë që ne jemi gati të votojmë çdo marrëveshje PD-PS, nuk kishim asnjë problem. Së treti, e kemi bërë të qartë me kohë që ne votojmë pro. Në rast se PD-ja është e vendosur që nuk do të votojë, pra që nuk e do këtë reformë për 100 arsye, atëherë ne çdo reformë sipas standardeve të Venecias e votojmë edhe pa PD-në. Por duhet bërë çdo përpjekje që PD-ja të përfshihet në këtë proces.

Dhe angazhimi im ka qenë në momentet e fundit, ku kam vënë re që mundësia e konsensusit ekzistonte dhe duhej krijuar klima që ajo të realizohej siç u realizua. Në rast se takimi Rama-Basha do të kishte rezultuar në një zgjidhje, nuk do të kishte nevojë as për një angazhim timin më të madh sa duhej dhe asgjë tjetër. Por në fund fare unë kisha një përgjegjësi shumë të rëndësishme si Kryetar i Kuvendit, sepse këto procedura po zhvilloheshin dhe do të përmbylleshin në Kuvendin e Shqipërisë.

Çim Peka: Z. Meta, ju ishit i ftuar në Konventën e Demokratëve në SHBA së bashku me liderin e opozitës z. Basha. Nuk ishte z. Rama, a kishte një ftesë për të apo nuk e keni një informacion të tillë?

Ilir Meta: Nuk mund të jap një përgjigje të qartë, për këtë mund t’i drejtoheni partisë socialiste apo Kryeministrisë, por aty ishte z. Majko, znj. Xhaçka, kështu që nuk shikoj ndonjë arsye për një pyetje të tillë. Ishte një ish-Kryeministër gjithsesi nga PS…

Çim Peka: A jeni takuar me z. Basha privatisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Nëse po çfarë keni diskutuar politikisht me të?

Ilir Meta: Jemi takuar disa herë, sepse ne kemi qenë 2-3 ditë atje bashkë. Kemi diskutuar për reformën në drejtësi. Vetëm kaq.

Çim Peka: Keni dhënë votën dhe keni qeverisur me z. Nano si Kryeministër. Keni dhënë votën dhe keni pasur Kryeministër z. Berisha. Keni Kryeministër z. Rama megjithëse ju personalisht nuk jeni pjesë e kabinetit qeveritar, që sigurisht është zgjedhja juaj. A mund të pranonit të ishit ministër në qeverinë e Lulzim Bashës?

Ilir Meta: E filluam me presidentin, kaluam te lideri i opozitës dhe tani po shkojmë te ministri. Kur një politikan është profesionist nuk ka rëndësi se çfarë funksioni ka, rëndësi ka se si e realizon atë në kuadrin e një qëllimi më të përgjithshëm të politikës që ai përfaqëson. Kështu që në këtë kuadër unë mund t’iu them që asnjëherë nuk i shikoj si raporte… .

Çim Peka:…Keni pranuar të ulni standardin e hierarkisë nga Kryeministër në ministër, por me dy kryeministra të fortë politikisht si z. Nano dhe z. Berisha. Nuk e bëtë këtë gjë me z. Rama, a do ta bëni një gjë të tillë me z. Basha?

Ilir Meta: Unë nuk mund t’iu them aspak dhe nuk dua që t’iu zhgënjej që të them se z. Basha nuk më duket që ka shumë mundësira si Kryeministër i ardhshëm. Nuk dua të prish klimën e konsensusit me opozitën në tërësi dhe nuk dua të ushqej asnjë lloj paragjykimi. Janë qytetarët shqiptarë ata që vendosin rolin e çdo force politike, janë qytetarët shqiptarë dhe vetë forcat politike ato që vendosin dhe për rolin e drejtuesve të tyre.

Çim Peka: A ka z. Basha shanse për t’u bërë Kryeministër?

Ilir Meta: Jemi në kuadër të konsensusit dhe është e rëndësishme të bashkëpunojmë për Vetting-un dhe për ligjet e tjera që e bëjnë të zbatueshme sa më shpejt reformën në drejtësi.

Çim Peka: Qartësisht duket se ju nuk besoni se z. Basha do të bëhet Kryeministër…

Ilir Meta: Kjo nuk është e rëndësishme fare. Edhe për shqiptarët nuk është e rëndësishme se kush është dhe kush do të jetë. Për shqiptarët është e rëndësishme të qeverisen më mirë në një mënyrë sa më efektive, sa më të përgjegjshme, sa më llogaridhënëse dhe secili, që fiton këtë besim të shqiptarëve duhet të drejtojë vendin.

Çim Peka: Nga mënyra e përgjigjes duket e në 2017-n do të kemi një garë Meta-Basha për funksionin e Kryeministrit…?

Ilir Meta: Nuk kam asnjë bast personal përpara.

Çim Peka: Falemiderit

Kategori
Uncategorized

Burg dhe skamje, si u ‘pushkatua’ familja më e pasur e Tiranës nga Enver Hoxha

drita-konomi-tabaku
Drita Konomi Tabaku
Kategori
Uncategorized

A ishte Bledi Çuçi shantazhuesi i Ramës me fotot nudo?


Delina Fico & Bledi Çuçi

Në librin e tij “Kurbani” Rama e ka etiketuar shantazh mafioz për para publikimin e fotove… Pyetje pa përgjigje mbeten gjithashtu: A janë fotot në fjalë maja e ajsbergut e informacionit që “serbët” kishin për Ramën? Pse “serbët” ndaluan publikimin e materialeve të tjera? A pranoi Rama shantazhin “serb”?

Femra në foton nudo ishte Delina Fico, gruaja e dytë e Ramës, të cilët u ndanë pas një bashkëjetesë 6 vjeçare (shkaku i divorcit nuk dihet).
A është zonja Fico autorja e shantazhit ndaj Ramës për fotot nudo?

Në vijim të kësaj linje, kush ishte ai/ajo që bëri fotot e famshme (kush shkrehu aparatin)? Rama kurrë s’e ka zbardhur këtë moment, megjithëse ka patur detyrimin qytetar/politik, ndërkohë që rrjedhja/publikimi i fotove mund të jetë bërë pikërisht nga rrethi i personave që kanë qenë me Ramën në atë plazh. Sa njerëz ishin ata, dhe kush ishin ata? Natyrisht ky episod duhej trajtuar nga Rama në librin e tij, pasi bëhej fjalë për shantazh kundër një lideri kryesor në vend (sot kryeministër).

Zonja Fico ka jetuar për disa kohë në Kosovë pas çlirimit nga Serbia, ku nuk përjashtohet mundësia e lidhjes së saj atje me përfaqësues të gazetës serbo-boshnjake “Fokus” të Banja Lukës. Kjo ndoshta shpjegon faktin pse fotot u publikuar fillimisht nga ajo gazetë.


Fico & Rama

Delina Fico më vonë është lidhur me z. Bledi Çuçi (Ministër Shteti për Çështjet Vendore në Qeverinë Rama), i cili pa asnjë eksperiencë paraprake në PS, zgjidhet më 2007 anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Çuditërisht ngjitja e tij surpizë (si shumë surpriza të tjera të Ramës në emërime) vjen pikërisht pas shantazhit të “pa-zbuluar” të 2006-s të fotove.

A ishte suksesi i z. Çuçi produkt i marrëveshjes (së fshehtë) te Ramës me zonjën Fico që kjo e fundit të ndalonte rrjedhjen/publikimin e mëtejshëm të informacionit kompromentues për Ramën?
Por më kryesorja, a po përdor Rama pushtetin (paratë e taksapaguesve) për të mbylluar “gropat e errëta” të jetës së tij, me emërime të pamerituara, thjesht e vetëm për të evituar shantazhe të tjera të tipit të fotove nudo?

Kategori
Uncategorized

Homoseksualizimi është bërë sot vlerë e së majtës shqiptare.

2016-08-09 23.18.36

Anton Nikaj

Te gjitha keto qe jane shkruar me poshte jane te referuara revista dhe gazeta te ndryshme…C’do gje eshte e faktuar…

Nuk ka pse te ndihet askush i ofenduar pasi nuk eshte asgje e tridhuar nga un…Ju ftoj ta lexoni pasi shkrimi eshte sa trondites aq edhe humoristik !Homoseksualizimi është bërë sot vlerë e së majtës shqiptare.

Edi Rama në zgjedhjet vendore të shkurtit 2007, zgjodhi si imazhin e vet të fushatës hebreo-amerikanin Arthur J. Finkelstein, themeluesin dhe pronarin e kompanisë “Arthur J. Finkelstein and Associates”, që e asistoi Edi Ramën dhe PS-në në fushatën elektorale. Arthur Finkelstein, shefi i kompanisë që asistoi fushatën elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e fundit vendore, është një homoseksual i deklaruar, i cili në prill 2005 e pranoi publikisht që, katër muaj më parë, në dhjetor 2004, ishte martuar me mashkullin me të cilin bashkëjetonte prej një kohe të gjatë, në një ceremoni martese të zhvilluar në Massachusetts të SHBA-ve. Dhe për herë të parë për këtë gjë nuk shkroi ndonjë gazetë e çfarëdoshme por vetë gazeta “New York Times”, e cila në 9 prill 2005 botoi lajmin sensacional se hebreo-amerikani Arthur J. Finkelstein, 59 vjeç, para katër muajsh, pra në dhjetor 2004, ishte martuar në mënyrë sekrete me një mashkull disa vjet më të ri në moshë, me të cilin bashkëjetonte prej 40 vitesh, gjë të cilën Finkelstein e pranoi publikisht. Pra, z. Finkelstein bashkëjetonte që në moshën 19 vjeçare me një mashkull më të ri në moshë, pra që kur kishte filluar bashkëjetesa kishte qenë i mitur, çka do të thotë se z. Finkelstein është pedofil. Z. Finkelstein, i cili deri në momentin e bërjes publike të këtij fakti pati drejtuar fushatat elektorale të shumë politikanëve të njohur në SHBA-të dhe në Izrael, u bë një person i padëshiruar për politikanët e shquar, dhe tashmë klienti i tij politik ka mbetur Edi Rama.

Arsyen e zgjedhjes të këtij njeriu na sugjeron një shkrim i Edi Ramës i botuar në vitin 1997, në revistën “Përpjekja” të sponsorizuar nga Fondacioni “Soros”. Në këtë shkrim Edi Rama thotë se gjatë një udhëtimi që kishte bërë jashtë vendit në fillim të viteve ’90, kishte takuar disa emigrantë shqiptarë që punonin si pederastë me pagesë në një stacion treni. Edi Rama thotë se u drejtoi pyetjen: “Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41) Njëri nga ata i përgjigjet: “E di si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë ***** dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë *** me **** e në fund të fundit të marrësh po ato para?!” ?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41-42) Dhe Edi Rama pasi dëgjon këto fjalë tregon se edhe vetë hyri në dilemë: «Vërtet, si është më mirë?! Përsërisja si i dehur vetmëvete teksa kthehesha për të kushedisatën herë tek mullari». ?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 42) Në parantezë, këtu veteranët, që sot e propozojnë Edi Ramën për titullin “Nderi i Kombit” të shohin sesi Edi Rama tallet me dëshmorët duke perifrazuar në titull vargjet e këngës së njohur partizane “Lule Sofo, lule djalë”. Edi Rama nuk e thotë nëse e ndau atë natë “tek mullari”, dilemën « ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë *****… apo të lodhesh duke shtyrë *** me loqe», por me siguri që kjo ka qenë e njëjta dilemë me atë që e ka torturuar mikun e vet Arthur J. Finkelstein. Për një marrëdhënie mes njerëzish që e shqyrtojnë së bashku këtë dilemë, dëshmon kjo letër sa mallëngjyese, aq edhe e dyshimtë, që Edi Rama i shkruan Blendi Gonxhes kur ky ishte në Greqi, letër që Edi Rama ka pasur kurajën kompromentuese ta botojë në librin e vet “Refleksione”: “I nderuari Gonxhe, kriza e personalitetit tim besoj se është fare e lexueshme përderisa unë po merrem me një figurë kaq të hepuar si ti. Hepimi yt që mbi të gjitha është mungesë personaliteti, sidoqoftë nuk e balancon aspak zbrazëtinë time të plotë përpara jetës… Megjithatë zotrote mos kujto se erdhi dita të jetosh kryelartë në një kohë që unë ende marr frymë mbi të njëjtën botë ku zvarritesh edhe ti”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 163) Pas të gjitha gjasave, ky që i shkruan këto, duhet të jetë ai “që shtyn”. Edhe shoqëria civile pranë Edi Ramës duket qartë se e ka homoseksualizmin vlerë të saj. Lëvizja «Mjaft» u vu në qendër të një skandali publik vitin e kaluar kur u publikuan fotografi të një orgjie mjaftistësh, ku meshkujt ishin veshur si femra. Shefi i «Mjaft» Erion Veliaj atëherë, në një konferencë shtypi u shpreh se këto ishin party normale ku kishin marrë pjesë dhe diplomatë të huaj. Nga kjo shqiptarët kuptuan vetëm që këto gjëra janë normale për mjaftistët, që i kanë thënë mjaft edhe moralit tradicional. Sa për diplomatët e huaj pjesëmarrës, ata me siguri duhen të kenë qenë holandezë, se Holanda, «sodoma» e Europës, është ajo që financoi Lëvizjen «Mjaft» që nga krijimi i saj. Po vitin e kaluar qytetarët e Tiranës ishin shumë të indinjuar me një grup transvestitësh dhe homoseksualësh,(mjaftiste) që kur u detyruan të largohen nga gropa e Hajdin Sejdisë prapa Pallatit të Kulturës ku i bënin orgjitë deri më atëherë, kur kjo u vendos të mbyllej nga qeveria, kishin filluar t’i bënin orgjitë në qendër të Tiranës, në trotuarin e rrugës mes Pallatit të Kulturës dhe Hotel “Tiranës” duke tmerruar njerëzit që kalonin me familjet e tyre. Arrestimi i këtyre sodomianëve nga policia u bë pas protestave të mëdha të qytetarëve. Çuditërisht OJQ-të, mes tyre dhe “Mjaft”, që nuk kishin reaguar përballë protestave qytetare kundër këtyre orgjive publike, reaguan kur policia veproi për t’u dhënë fund këtyre gjërave të papranueshme. Atëherëkreu i Lëvizjes “Mjaft” Erion Veliaj, e çoi kritikën e vet për qeverinë deri në arrestimin e këtyre transvestitëve, siç bëri në një intervistë në TVA, në fillim të shtatorit të 2006, kur i pyetur për punën njëvjeçare të qeverisë, doli në mbrojtje të këtyre të degjeneruarve, duke ia atribuuar këtë veprim të policisë, të cilin e dënoi, si përgjegjësi të qeverisë dhe duke u shprehur se ky veprim do të shkaktojë protestat e organizatave ndërkombëtare në mbrojtje të homoseksualëve. Kuptohet që këto organizata do t’i informonte dhe perkrahte Lëvizja «Mjaft».

Kategori
Uncategorized

Homoseksualizimi është bërë sot vlerë e së majtës shqiptare.

Anton Nikaj

Te gjitha keto qe jane shkruar me poshte jane te referuara revista dhe gazeta te ndryshme…C’do gje eshte e faktuar…
Nuk ka pse te ndihet askush i ofenduar pasi nuk eshte asgje e tridhuar nga un…Ju ftoj ta lexoni pasi shkrimi eshte sa trondites aq edhe humoristik !Homoseksualizimi është bërë sot vlerë e së majtës shqiptare.

Edi Rama në zgjedhjet vendore të shkurtit 2007, zgjodhi si imazhin e vet të fushatës hebreo-amerikanin Arthur J. Finkelstein, themeluesin dhe pronarin e kompanisë “Arthur J. Finkelstein and Associates”, që e asistoi Edi Ramën dhe PS-në në fushatën elektorale.
Arthur Finkelstein, shefi i kompanisë që asistoi fushatën elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e fundit vendore, është një homoseksual i deklaruar, i cili në prill 2005 e pranoi publikisht që, katër muaj më parë, në dhjetor 2004, ishte martuar me mashkullin me të cilin bashkëjetonte prej një kohe të gjatë, në një ceremoni martese të zhvilluar në Massachusetts të SHBA-ve.
Dhe për herë të parë për këtë gjë nuk shkroi ndonjë gazetë e çfarëdoshme por vetë gazeta “New York Times”, e cila në 9 prill 2005 botoi lajmin sensacional se hebreo-amerikani Arthur J. Finkelstein, 59 vjeç, para katër muajsh, pra në dhjetor 2004, ishte martuar në mënyrë sekrete me një mashkull disa vjet më të ri në moshë, me të cilin bashkëjetonte prej 40 vitesh, gjë të cilën Finkelstein e pranoi publikisht.
Pra, z. Finkelstein bashkëjetonte që në moshën 19 vjeçare me një mashkull më të ri në moshë, pra që kur kishte filluar bashkëjetesa kishte qenë i mitur, çka do të thotë se z. Finkelstein është pedofil. Z. Finkelstein, i cili deri në momentin e bërjes publike të këtij fakti pati drejtuar fushatat elektorale të shumë politikanëve të njohur në SHBA-të dhe në Izrael, u bë një person i padëshiruar për politikanët e shquar, dhe tashmë klienti i tij politik ka mbetur Edi Rama.
Arsyen e zgjedhjes të këtij njeriu na sugjeron një shkrim i Edi Ramës i botuar në vitin 1997, në revistën “Përpjekja” të sponsorizuar nga Fondacioni “Soros”. Në këtë shkrim Edi Rama thotë se gjatë një udhëtimi që kishte bërë jashtë vendit në fillim të viteve ’90, kishte takuar disa emigrantë shqiptarë që punonin si pederastë me pagesë në një stacion treni.
Edi Rama thotë se u drejtoi pyetjen: “Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41) Njëri nga ata i përgjigjet: “E di si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë ***** dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë *** me **** e në fund të fundit të marrësh po ato para?!” ?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41-42) Dhe Edi Rama pasi dëgjon këto fjalë tregon se edhe vetë hyri në dilemë: «Vërtet, si është më mirë?!
Përsërisja si i dehur vetmëvete teksa kthehesha për të kushedisatën herë tek mullari». ?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 42) Në parantezë, këtu veteranët, që sot e propozojnë Edi Ramën për titullin “Nderi i Kombit” të shohin sesi Edi Rama tallet me dëshmorët duke perifrazuar në titull vargjet e këngës së njohur partizane “Lule Sofo, lule djalë”.
Edi Rama nuk e thotë nëse e ndau atë natë “tek mullari”, dilemën « ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë *****… apo të lodhesh duke shtyrë *** me loqe», por me siguri që kjo ka qenë e njëjta dilemë me atë që e ka torturuar mikun e vet Arthur J. Finkelstein.
Për një marrëdhënie mes njerëzish që e shqyrtojnë së bashku këtë dilemë, dëshmon kjo letër sa mallëngjyese, aq edhe e dyshimtë, që Edi Rama i shkruan Blendi Gonxhes kur ky ishte në Greqi, letër që Edi Rama ka pasur kurajën kompromentuese ta botojë në librin e vet “Refleksione”: “I nderuari Gonxhe, kriza e personalitetit tim besoj se është fare e lexueshme përderisa unë po merrem me një figurë kaq të hepuar si ti.
Hepimi yt që mbi të gjitha është mungesë personaliteti, sidoqoftë nuk e balancon aspak zbrazëtinë time të plotë përpara jetës…
Megjithatë zotrote mos kujto se erdhi dita të jetosh kryelartë në një kohë që unë ende marr frymë mbi të njëjtën botë ku zvarritesh edhe ti”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 163) Pas të gjitha gjasave, ky që i shkruan këto, duhet të jetë ai “që shtyn”. Edhe shoqëria civile pranë Edi Ramës duket qartë se e ka homoseksualizmin vlerë të saj. Lëvizja «Mjaft» u vu në qendër të një skandali publik vitin e kaluar kur u publikuan fotografi të një orgjie mjaftistësh, ku meshkujt ishin veshur si femra.
Shefi i «Mjaft» Erion Veliaj atëherë, në një konferencë shtypi u shpreh se këto ishin party normale ku kishin marrë pjesë dhe diplomatë të huaj. Nga kjo shqiptarët kuptuan vetëm që këto gjëra janë normale për mjaftistët, që i kanë thënë mjaft edhe moralit tradicional.
Sa për diplomatët e huaj pjesëmarrës, ata me siguri duhen të kenë qenë holandezë, se Holanda, «sodoma» e Europës, është ajo që financoi Lëvizjen «Mjaft» që nga krijimi i saj. Po vitin e kaluar qytetarët e Tiranës ishin shumë të indinjuar me një grup transvestitësh dhe homoseksualësh,(mjaftiste) që kur u detyruan të largohen nga gropa e Hajdin Sejdisë prapa Pallatit të Kulturës ku i bënin orgjitë deri më atëherë, kur kjo u vendos të mbyllej nga qeveria, kishin filluar t’i bënin orgjitë në qendër të Tiranës, në trotuarin e rrugës mes Pallatit të Kulturës dhe Hotel “Tiranës” duke tmerruar njerëzit që kalonin me familjet e tyre.
Arrestimi i këtyre sodomianëve nga policia u bë pas protestave të mëdha të qytetarëve. Çuditërisht OJQ-të, mes tyre dhe “Mjaft”, që nuk kishin reaguar përballë protestave qytetare kundër këtyre orgjive publike, reaguan kur policia veproi për t’u dhënë fund këtyre gjërave të papranueshme.
Atëherëkreu i Lëvizjes “Mjaft” Erion Veliaj, e çoi kritikën e vet për qeverinë deri në arrestimin e këtyre transvestitëve, siç bëri në një intervistë në TVA, në fillim të shtatorit të 2006, kur i pyetur për punën njëvjeçare të qeverisë, doli në mbrojtje të këtyre të degjeneruarve, duke ia atribuuar këtë veprim të policisë, të cilin e dënoi, si përgjegjësi të qeverisë dhe duke u shprehur se ky veprim do të shkaktojë protestat e organizatave ndërkombëtare në mbrojtje të homoseksualëve. Kuptohet që këto organizata do t’i informonte dhe perkrahte Lëvizja «Mjaft».
Kategori
Uncategorized

Rrëfimi prekës i Edi Ramës: “U emocionova kur Majlinda fitoi medaljen e artë”.

rama-bregu1-905x395

I dashur ditar.

U bë ca netë që s’të kam prekur me dorë. Erdha prapë unë zhbidi.

Pushimi në Dhërmi më ka raskapitur, më ra bretku.

Në Tiranë jam më i qetë, mbyllem në zyrë, bëj ndonjë kosh, zhgarravis dhe shplodhem.

Në Dhërmi më shket koha nga pulpat, këta të shtëpisë i kam nëpër këmbë, Qifi më vjen çdo pasdite me nga 10 veta. Po tmerri më i madh është kur vjen Milena Harito me nipërit e burrit që i vjedhin Zahos petullat me mjalt. Aty më vjen të shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Pz 🙁

Nejse, kisha Tony Blair-in ca ditë mysafir. U kënaqëm. Nuk fjetëm dot bashkë, se mami Neta na tha që të rriturit duhet të flenë në dhoma veç e veç.

Me Tonin më ndodhi dhe një keqkuptim. Ne dolëm në avlli dhe po pinim portokalladë.

Më mori Qifi në telefon dhe më tha se po vinte dhe ai. Unë u gëzova si bambino dhe i thashë Tonit se Qifi po vinte.

Në fillim Toni u ngatërrua dhe më tha se nuk ishte nevoja për WI-FI meqenësese ai e kishte harruar telefonin në një motel në Kazhakistan.

Aty e mora situatën në dorë dhe i thashë:

-Oh nou Uaj-Faj Toni, nou. Qifi Qifi, dhë gud fella. Q-I-F-I.

Toni bëri sikur e kuptoi dhe unë mezi po prisja t’ia bëja surprizë.

Më vonë mbërriti dhe Qifi dhe sa u ul nxori një telefon akull të ri nga çanta dhe ja dha Tonit duke i thënë:

-Mbaje telefonin lale, e ke fringo, ta gëzosh.  Fute ke veni aty, se Dhormiu osh si Pekini n’verë,  se du me t’gjet po pate nai gjo vllau tem.

Tonit ju bë shumë qejfi.

Thenk ju mistër Uaj-Faj”, – i tha Toni buzagaz Qifit.

Aty Qifi se mbajti dot veten, u çua në këmbë dhe deklaroi:

“Thenk-ju osh ejvalla mër jahu. Qeke rob i thjesht ti Tono. Urno ene varësen teme të florinit se e ke me hallall.”  

Qifi hoqi varësen nga qafa e ja dha Tonit. Më pas Qifi na bëri dhe një foto të dyve. Foton e hodha në fejsbuk dhe dy ditë rresht shijoja pafundësinë e lajkeve dhe komenteve që na bëheshin mua dhe Tonit nga populli ynë dixhital.

Kështu i shtyva dhe dy ditë të tjera me mbresat e fotos deri kur më bie telefoni. Më mori Tan Leli i Vlorës gjithë gëzim më thotë se Majlinda kishte fituar medaljen e arit.

Menjëherë dhe i ngazëllyer, i nisa një SMS Majlinda Bregut për ta uruar:

“Të ma gëzosh atë medaljen e arit o butuloshja e opoxhitës”

Përgjigja e Majlindës më shastisi:

“Ke ngatërruar Majlindën o ari i qeverisë. Medaljen e fitoi Majlinda Kelmendi, por ti bëj kujdes se mos uron dhe Majlind Lazimin”.

Kaq dhe për sot i dashur ditar. Po të lë, se do shkoj të nuhas pakëz atë vapikun që ma la Gysi tek tabakaja.

Pafshim dritë.

Kategori
Uncategorized

“Eskobari” i Ballkanit Klement Balili pushime në Sarandë, në shoqërinë e zv/drejtorit të Policisë së Shtetit.

kelmend balili ok

I kërkuari ndërkombëtar për drogë, Klement Balili i njohur si “Eskobari i Ballkanit”, eshte duke bere pushime ne Sarande dhe policia nuk e arreston.

“Dëshmi nga vendngjarja konfirmojnë se sot në mesditë, në kompleksin Sejko në Sarandë është shfaqur Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Bashkangjitur janë fotot ku Klement Balili shfaqet mbi një skaf, duke shijuar ditët e nxehta në det.

Është vetë qeveria shqiptare ajo që i siguroi arratinë dhe shpëtimin prej aksionit ndërkombëtar të DEA-s amerikane, policisë greke dhe belge, por po i ofron edhe më shumë garanci e paprekshmëri që ai të bëjë dhe pushime pa i hyrë ferrë në këmbë.

Dëshmitë nga vendngjarja konfirmojnë gjithashtu se Eskobari i Ballkanit – sic e cilësoi rrjeti televiziv amerikan CNN – ishte nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë, në të njëjtën kohë kur Edi Rama që po pushon disa kilometra më tej duhet tju shpjegojë shqiptarëve:

Cfarë po bënte,  Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj në resortin turistik ku po pushonte i këkuari ndërkombëtar për trafik droge, Eskobari i Ballkanit, Klement Balilaj?

Shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë të sundohen nga baronët e drogës”.

klement balili (1)klement balili (2)

Kategori
Uncategorized

Kohrat me vërtet të këqija po vijnë për shqipërinë.

Kohrat e këqija që po vijnë

Tony Blair bëri ca poza të bukura me kryeministrin. Tony, një ish kryeministër karizmatik laburist, i famshëm dhe padyshim në formë të plotë shëndetësore dhe menaxheriale, sot çuditërisht mik i shqiptarëve, ose negociator i kompanive të mëdha ndërkombëtare. Ai u bë i njohur edhe për të pavërtetat që mediat britanike denoncuan kohë më parë për luftën e Irakut.

Por për arësye shtetërore ato që u bënë, u bënë, duhej hequr qafe një Saddam Hysein dhe fort mirë u bë, që bota nuk e ka sot nëpër këmbë një diktator të tillë, gjakatar dhe të rrezikshëm. Por britanikët nuk i harruan, të pavërtetat e tij dhe e detyruan të largohet nga të gjitha. Por ai mbetet një burrë shteti. I pashëm dhe puntor.

Por kuturisja e tij e vazhdueshme në Shqipëri, është pak si shumë e pakuptueshme gjithësesi. Ndoshta do ta marrim vesh një ditë. Ndoshta jo. Por dihet se pesha të tilla të rënda, lëvizin vetëm për interesa vërtet të rënda financiare.

Askush ndër ne nuk mund të besojë se ka zënë merak dhe simpati, me kryeministrin shqiptar, apo me peisazhin e Dhërmiut, mister Tony.

Sepse dihet që Ish kryeministri britanik, e nxjerr sot “bukën e gojës” si këshilltar i gjithkundshëm, kryeminstrash apo Sheikësh, e pra edhe në Shqipëri. Dhe nuk është ndonjë bamirës shëtitës si Nënë Tereza e Kalkutës.

Erdhën këtu edhe me ndërmjetësinë e tij, Crown Agents, të cilët i dështuan doganat shqiptare për faqe të zezë. Sa edhe kryeministri shqiptar, pro Blair, u detyrua ti largojë dhe të mbulojë me sa mund vrimën e tyre të madhe dhe të zezë financiare.

Por edhe këtu nuk mund të vihet faj, me aq info sa kemi, as mbi Blairin dhe as mbi Ramën. Mbetet vetëm për tu zbardhur një ditë një Pikëpyetje shumë e Madhe.

Iku dhe u shit konçesioni i Bankers Petroleum. Thuhet se la pas një evasion fiskal të frikshëm të shtrirë në 3 qeveri të ndryshme shqiptare.

Një gropë financiare të rendit mbi 1.000.000.000 $, për ata që nuk lexojnë me kollajllëk shifrat:  mbi një milliard dollarë amerikanë.

E frikshme!

Shumë para, për çdo vend dhe shtet të zhvilluar. Jo më për një Shqipëri mjerane dhe varfanjake. Pa spitale, pa shkolla publike për të qënë, pa rrugë për të qënë, pa ura, pa vepra publike serioze dhe me një nivel grabitjeje të parasë publike në nivele të frikshme.

Cfarë bën në këtë rast gazetaria shqiptare?

Është mbytur në telenovelën Rama-Meta dhe Meta-Rama, apo Basha-Meta-Rama-Berisha… ndërkohë që vidhet me të dy duart nëntoka shqiptare. Një pasuri pa kthim.

Dhe një grabitje sistematike dhe me mbulesë ligjore dhe kontraktuale të rregullt.

Ku askush nuk fut hundët.

Me përjashtim e në ca raste të deputetit Erion Braçe, që ka bërë disa beteja të respektueshme për “Bankers Gate”, por i humbi ato, sepse me sa duket ju kundërvunë në heshtje shumëkush që ishte pjesë e përfitimit të madh mbi 1 miliard dollarësh.

Tani në naftën shqiptare, të asaj që është nën tokë dhe nuk duket me sy të lirë, miliarda dollarë të tjera pra, ka zbarkuar një Kompani e Re. Askush nuk ka asgjë për të dhe askush nuk flet.

Sepse këto Kompani të Mëdha, kanë shumë dollarë për të gjithë, që nxirren nga nëntoka jonë.

Dhe askush nuk mund të presë përshembull ndonjë transparencë nga Damian Gjiknuri, që dukshëm e ka mirë me të gjithë dhe që askush nuk merret me të, sepse me sa duket di të shëprndajë “mirënjohje” të bollshme për heshtjen që e rrethon.

Sepse në një vend normal, kur bëhet një Transaksion i këtyre përmasave, duhet të gjithë të informohen dhe të jenë sidoqoftë të informuar se në duart e kujt përfundoi Nafta Shqiptare!

Miliardat e ardhshme të dollarëve të fshehura nëntokë.

Se zë e shkruan pastaj Fevziu ynë kombëtar, që “turizmi është e vetmja pasuri që kemi”, sepse të gjithë kemi harruar, apo bëjmë sikur harrojmë, që kemi për frymë popullsie, nëntokën më të pasur në Europë. Krom, bakër, nafte, ar, argjënd, madje edhe minerale më të rralla akoma dhe shumë të kushtueshme, që përbëjnë një pasuri përrallore për shqiptarët e varfër.

Mero Baze, është një gazetar inatçi dhe nuk lë rast pa më përbaltur, por është njëkohësisht një gazetar që di të krruajë mirë fundin e një gjëje, po të dojë. Por i ka mbetur ora te familja Berisha dhe tani sëfundi te Basha. Ndërkohë që miliardat e dollarëve shkojnë e vijnë.

Andi Bushati është një gazetar, që di dhe mundet të shkruajë hidhur dhe ka një laps me majë të mprehur, por nuk merret pothuajse asnjëherë me pasuritë e nëpërkëmbura shqiptare. Ndoshta nuk i duket një temë trendy…

Kush më shumë e kush më pak nga ne, në këtë drejtim jemi të gjithë njësoj, në mos kontributet tona në këtë drejtim.

Dhe telenovelat byzantine të politikës shqiptare, na e kanë hedhur, sepse na lënë në sipërfaqe të dukurive dhe jo në thellësi të tyre. Aty ku më së shumti e kanë dhe origjinën e tyre:

“Tek grabitja pa dëshmimtarë e Pasurisë Kombëtare Shqiptare!”.

Shkruajmë dhe komentojmë pafund për grabitjen e Rinasit. Ditën për diell. Por sado të kenë vjedhur dhe grabitur maskat e talentuara në Rinas, janë veçse thërrime në krahasim me çfarë i vidhet Fiskut shqiptar. Dhe nëntokës Shqiptare, ditë mbas dite, dhe ditën për diell.

Nëse kryeministri rilindës, që ka merak të deklarojë mes rreshtash dhe në mënyrë delirante, se “e ka sjellë mes nesh historia”, i kishte në dorë mjetet, që i dha populli me votat e veta të majta. Por tani shfaqet mbi kurriz të këtyre votave si një Baron modern, që ka punët e veta në terezi, ndërkohë që ka një lëngatë të gjerë popullore.

Ka në dorë përgjimet dhe investigimet. Dhe bilancet reale të Gjiknurit. Por ai e ka mendjen vetëm te pushteti, e ka mendjen te Basha, te Meta, te gazetarët që nuk e lënë të qetë, te intrigat e oborrit dhe te përgjimet e kundërshtarëve politikë.

Dhe askujt nuk i rezulton, që ky “Akuzonjës i madh”, që përditë e më tepër ngjan me një “Akuzonjës të Rremë”, të ketë lëvizur qoftë edhe një gisht, një gisht politik dhe social, në drejtim të zbardhjes së destinacionit të Lumit të Madh të Parave shqiptare që grabiten nga Multinacionalet në bashkëpunim me qehajajtë vendas, nga fusha e politikës apo e biznesit.

Duke e lënë këtë popull të marrë akoma rrugët e kurbetit. Të ëndërojë pjatalarjen nëpër botë. Të ëndërojë dhe të zbatojë edhe shërbesat seksuale, për një jetë më të jetueshme. Të ëndërojë të grabisë thërrimet e shtëpive të pasanikëve, që u kanë vjedhur me lezet gjithshka.

Po çfarë bën kryeministri? Shpërndan edhe ai, me dorë të vet, konçesione dorëlëshuara, klienteliste dhe qindramilionëshe, edhe ato pak para, që mblidhen nga djersa dhe gjaku i të shumtëve shqiptarë.

Dhe ne merremi se çfarë tha Rama dhe si e shpotiti Meta dhe çfarë do të bëjë Basha.

Kohra me të vërtetë të këqia për Shqipërinë.

Kategori
Uncategorized

Pse nuk e poshtërojnë dot Profesor Meidanin

E njoh profesor Meidanin që kur ishte President i Republikës. Në vitin 1998, ai erdhi për një vizitë zyrtare në Romë, dhe pinte cigaret popullore LM. Isha asokohe gazetar në Radio Radicale dhe njëkohësisht korespondent i Dwelles, nga Roma. Isha bërë i njohur në Shqipëri gjatë vitit ’97, kur gjatë shkurt-marsit të atij viti, shefi i SHIK, Gazidede shpalli për ca kohë një farë shtet-rrethimi dhe 2 korespondentët e Dwelles, në Tiranë, Apollon Bace dhe Ben Blushi, kërkoheshin nga SHIK dhe ndërprenë raportimet. Të cilat i vazhdova unë nga Tirana për ndoshta më shumë se një muaj.

Kjo dhe ishte dhe arësyeja që Profesori, më njihte dhe i kish kërkuar stafit që të më takonte në Romë për një kafe, që kishte ndoshta edhe rastin për një konsultim, në lidhje me vazhdimin e vizitës së tij në kryeqytetin italian.

Dhe ashtu ndodhi, madje profesori-President, u ul në një kafane të thjeshtë në “Via Principe Amedeo”, pak hapa larg Radios dhe filluam bisedën. Më bëri shumë përshtypje thjeshtësia e tij, që nuk ishte aspak një shtirje, modestia e tij, që nuk ishte aspak një diçka teatrale, por realisht një mënyrë të të qënit të një intelektuali të rafinuar.

Pas asaj kafeje, ku folëm për marrëdhëniet shqiptaro-italiane dhe se si duheshin rindërtuar ato, simbas pikpamjes sonë modeste, në mbas krizën ’97-”98, e shoqërova për pasion, Presidentin e vendit tim, në disa takime të hapura protokollare.

Dhe mbas asaj kafeje në Romë, nuk mbaj mend të kem pirë ndonjë kafe të dytë. Madje në “përplasjet” politike, të mbas viteve 2000, në Tiranën e nxehtë politike të asaj kohe, gjykoja se ishte modernizmi dhe impulsiviteti i Fatos Nanos, ajo cka i duhej më shumë të Majtës Shqiptare. E pra, në polemikat e kohës, mbështetja ime anonte nga Nano. Por asnjëherë nuk ka larguar nga kujtesa takimin me Presidentin dinjitoz dhe të thjeshtë shqiptar. Paqsor dhe të fisëm, pa dëngla dhe pa shtirje.

Dhe mund të them, pa frikë përgënjeshtrimi, se Rexhep Meidani, vazhdoi të ishte i tillë, në të gjithë trajektoren e sendërtimit publik, të asaj çka ai përfaqson, si shqiptar, si fizikant, si ish president dhe si një zotëri i qytetëruar që rrezaton qytetërim, edhe në mes të xhunglës tonë kombëtare.

Dhe pra, kur pashë e dëgjova, atë sulm të turpshëm dhe të paturp, të orkestruar kundër tij, nga nivele krejt banale të jo shoqerisë shqiptare që duam, u ndjeva dhe ndjehem i fyer.

Por edhe i trembur, për tatëpjetën e madhe dhe krizën e frikshme morale, ku ka hyrë e Majta e sotme shqiptare.

Urrejtja që ajo përçon, mjetet që ajo përdor, turpet që ska frikë të verë në veprim kundër familjeve të “kundërshtarëve”, kundër cdo gjëje që nuk duhet të preket, simbas ca kodeve minimale të një demokracie, qoftë edhe kjo fare primitive, si kjo që kemi.

Andaj kur vërsulen edhe ndaj ish Presidentit fisnik Meidani, në këtë farë feje, është shënuar njëkohësisht edhe niveli më i ulët dhe më i papranueshëm. Sado që sulmet janë të drejtuara te i biri, simbas një stili kërcënues mafioz, objektivi është ai.

Por profesorin, jo se dua apo se mendoj unë kështu, por sepse të tilla janë vlerat që ai përfaqson, në maratonën e gjatë të një jete pa zigzage morale, nuk e poshtrojnë dot. Por ne që shohim këtë llum që përbalt cdo skaj, ndjehemi të poshtëruar, që u mbrrit deri këtu.
Turp dhe frikë se ku do të shkojë më tej, rrokullima e degradimit moral, në emër të pushtetmbajtjes, nga ana e pushtetmbajtësve të sotëm.

Kategori
Uncategorized

Lista me 150 zyrtarë të inkriminuar, DAP ia dërgon Interpolit.

Tashmë nuk përbën më sekret që një pjesë e administratës rezulton e inkriminuar dhe me precedentë penalë.

Kjo u konfirmua pak kohë më parë nga Departamenti i Administratës Publike, i cili dërgoi në prokurori për hetime një listë prej 150 personash, të cilët në bazë të ligjit për dekriminalizimin rezultojnë me probleme.

Rezulton se një pjesë e listës së DAP kanë precedentë penalë jashtë shtetit. Struktura e Posaçme në Prokurorinë e Përgjithshme i ka filluar hetimet në lidhje me këta persona dhe një pjesë e madhe e tyre i janë dërguar për verifikim Interpolit, por ende nuk ka mbërritur një përgjigje përfundimtare.

Gjithsesi, organi i hetimit nuk pranon të bëjë publike listën me 150 personat e dërguar për hetim të thelluar nga Struktura e Përgjithshme. Edhe DAP i ka mbajtur të fshehtë emrat e personave me probleme në administratë, madje në faqen e internetit të DAP është e pamundur të gjesh edhe formularët e vetëdeklarimit të punonjësve të administratës, edhe pse pretendohet se ata janë në faqen e uebit.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, deklarojnë se nga verifikimi i formularëve deri tani, rezulton se një pjesë e madhe e listës prej 150 persona rezultojnë me vendime gjyqësore të formës së prerë. Bëhet fjalë për shkelje të cilat janë subjekt i ligjit të dekriminalizmit dhe si rrjedhojë, këta punonjës pritet të largohen nga postet që mbajnë. Ajo që bie në sy është fakti që bëhet fjalë për persona të cilët kanë mbajtur poste shumë delikate në administratën publike, madje edhe drejtorë shkollash në të gjithë vendin, të cilët kanë rezultuar me dënime të formës së prerë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Janë verifikuar një pjesë e mirë e formularëve të marrë nga DAP dhe puna vijon edhe për të tjerët. Një pjesë rezultojnë me precedentë jashtë, ndaj lista i është dorëzuar Interpolit për hetime”, saktësojnë burimet. Gjithsesi, fakti më shqetësues është që mes personave me precedentë penalë renditen poste kyçe të administratës. Konkretisht bëhet fjalë për drejtorë shkollash, në të gjithë vendin, staf, punonjës prefekturash në të gjithë vendin, administratorë të njësive të qeverisjes vendore, të cilët janë në varësinë e qeverisë pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale.

Hetimet për Rroshin

Paralelisht mësohet se Prokuroria është duke vijuar edhe hetimet për dy kryebashkiakët me probleme, Elvis Rroshi i Kavajës, dhe Artur Bushin e Bashkisë së Krujës. Burimet konfirmojnë se hetimet për Rroshin, i cili dyshohet se ka qenë i dënuar për përdhunime dhe trafik droge në vendet e Bashkimit Evropian, janë drejt fundit tashmë dhe së shpejti pritet të bëhen publike.

Ndërkohë, për Artur Bushin, duket se Interpoli ende nuk ka kthyer një përgjigje. Në fakt ligji për dekriminalizimin, i miratuar me konsensus mes PS-së dhe PD-së mund të konsiderohet i dështuar. Pak ditë më parë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se nuk do të kishte asnjë penalitet ndaj deputetëve që rezultuan me probleme në bazë të ligjit. Po ashtu, deri tani edhe për kryetarët e bashkive me probleme ende nuk ka pasur ndonjë penalitet konkret apo shkarkim nga detyra, ashtu siç e parashikon ligji i dekriminalizimit.

Kategori
Uncategorized

Aga! Ke mbajtur ndonjëherë këmborë?

Aga! Ke mbajtur ndonjëherë këmborë?
(Tregim humoristik)

Viti 2016 do të mbahet mënd më shumë nga të gjitha vitet e kohës së “Demokracisë” sepse u përhapë në masë të madhe mbjellja e Marijuanës, ose në gjuhën popullore Hashashi!
Përhapja dhe mbjellja e kësaj bime ishte një thikë me dy presa për të gjithë ata që morën guximin dhe e kultivuan, ku mundën dhe ku menduan.
Thuhej dhe flitej lart e poshtë se ishte një “urdhër” nga lart, ose më mirë ishte një orientim….! Por jo ashtu “thatë!”
Kishte disa anë të mira.
1- Punësohej një pjesë e fshatarëve apo qytetarëve.
2- Nuk kishte shumë shpenzime.
3- Shtohej në mënyrë të shpejtë fitimi dhe qarkullimi i “paras së zezë”
4- Ishte gjysëm ilegale…(dashuria gjysëm ilegale është më e shijshme…)
Aq shum përhapje gjeti kjo mënyrë punësimi sa që jua prishi mëndjen edhe disa emigrantëve nga Greqia, të cilët e braktisën punën atje, për një periudhë të caktuar dhe u kthyen dhe prenë ferret, punuan tokat që s’kishin për tu punuar kurrë!
Bashkë me ysmeqarët e thjeshtë u bashkuan edhe disa “Agallarë”, të cilët ishin me punë dhe me prona në Greqi.
Kështu bëri edhe Mazja, (Niko) në Greqi. Maze Kungulli, e kishte, po vërtet që kungull ishte nga mëndja.
Një mëngjes i thotë atij që mbante si puntor të përhershëm në tavernën e tij:
– Jorgo, i flet greqisht, se tjetër për tjetër e kishte në shqip…një cop Petref….sa për bela ja kishin vënë emrin…!
– Avrio tha pame Albania.(Nesër do të shkojmë në Shqipëri)
– Jati afendiko? ( Pse z. pronar?)
– Pira adhia apo megalus qefalia apo ta Tirana…(Kam marrë leje nga koka të mëdha nga Tirana..) …dhe do mbjellim hashash.
Ti do të vish me mua, të paguaj mirë unë dhe do mbjellim. Nuk do jemi vetëm…..
Afendikoi po e sqaronte mirë e bukur puntorin e besuar Jorgo, por atij i zjente mëndja. Më në fundë, pasi mbaroj së sqaruari afendikoi, Jorgua e pyeti?
– Afendiko! Ekis kremasi kamia fora këmbora? (Ke mbajtur ndonjëherë këmborë?)
– Hahahaaaaaaa……Sa humor që ke ti Jorgo…!
– Po, po, po, kam ca! Por mu kujtua një histori në fshatin tim.
Agai i fshatit i thotë një herë ysmeqarit se do shkonin të vidhte nga vatha e një tjetri, dashin përçor. Mirpo dashi mbante këmborën dhe sa herë trëmbeshin dhëntë i zoti i stanit dëgjonte këmborën dhe dilte i shikonte. Atë natë që vodhi dashin Agai, këmborën ja vari ysmeqarit që ta tundëte ca, sa të largoj ai me dashin e të mos kuptohej se mungonte dashi. Por i zoti i stanit ishte më zanatçi dhe shkoj e mbërtheu, edhe këmborën ja vari Agait dhe e nxori përpara fshatit.
Prandaj të pyeta: Aga, ke mbajtur ndonjëherë këmborë zotrote?
Kjo ishte historia që i tregoi Jorgo dhe afendikoi gjithmonë e merrte me të qeshur….
Shpresoj se një ditë do t’ja varin këmborën afendikoit….
@cana

Kategori
Uncategorized

Qeveria “Rama pa Metën”, Kryeministri shton diversionin në kërkim të 71 votave, kreu i LSI i kundërpërgjigjet.

13875025_10210117781090573_130982626_n

Ethet që kanë zënë Edi Ramën për kapjen e numrit magjik “71”, me të cilin do të flakte më në fund LSI-në dhe Ilir Metën nga qeverisja, pasqyrohen më së miri në mediet e urdhëruara prej tij. Përveç takimeve të shumta “kokë më kokë” nëpërmjet sekserëve, Rama ka rritur diversionin ndaj opozitës, aty ku edhe shpreson të sigurojë votat që i duhen për të mbajtur pa Ilir Metën, edhe 1 vit qeverinë. Jo se nuk po punohet me deputetët e LSI-së, por investimi më i madh po bëhet brenda opozitës, herë me oferta dhe herë me anë të përhapjes së lajmeve përçarëse. Këtë mision, më së miri po e kryen Mero Baze.

Ai ka hedhur në eter lajmin, se sipas “burimeve të tija të sigurta” brenda opozitës, janë plot 14 deputetë të cilët në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nuk do të futen në listat e Partisë Demokratike. Nëpërmjet këtij lajmi lihet të nënkuptohet, se këta deputetë të opozitës janë të informuar për këtë fakt, dhe në shenjë hakmarrje ndaj Lulëzim Bashës, mund të jenë potencial i madh për të bashkuar votat, me një qeveri që nuk do të quhet socialiste, por kryeministër do të ketë sërish Edi Ramën.

“Do të jenë 14 deputetë me gjithë kreun e LZHK Dashamir Shehi ata të cilët nuk do të jenë më pjesë e garës për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhëm. Një pjesë si kundërshtarë të Bashës për reformën në drejtësi, Kastriot Islami në pension politik, ndërsa është në dyshim Jozefina Topalli. Situata në Partinë Demokratike, pavarësisht në dukje e qetë është tepër e trazuar. Lulzim Basha kreu zyrtar i demokratëve po e mban me vështirësi presionin që i vjen nga të gjitha anët për të goditur të gjithë ata deputetë që nuk kanë qënë në të njëjtën “korsi” politike me lidershipin e PD për draftin e reformës në drejtësi, teksa janë deklaruar “pro” para se të arrihej marrëveshja konsensuale për reformën…Deputetët që e deklaruan votën ‘pro’ kanë qënë Eduart Selami, Majlinda Bregu, por pro ka qënë dhe Astrit Patozi dhe deputetë të tjerë të cilët nuk ishin për acarim të marrëdhënieve me SHBA dhe BE. Me sa duket historia do të përsëritet, duke e goditur gjithë këtë grup deputetësh të cilët mendohet se janë afër 14 të tillë që janë vënë nën shënjestrën e shtypit pranë PD, në shënjestrën e eksponentëve të caktuar të PD dhe që do të startojë me lënien jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të këtij grupi deputetësh që në një formë apo tjetër kanë mbajtur jo vetëm peshën e qeverisjes tetë vjeçare në Shqipëri, peshën e debatit parlamentar në tetë vite e më shumë, por dhe janë palca e PD në tërë këto vite. Dhe nëse është kundërshtuar lidershipi sidomos në situata që kanë qenë në përballje me SHBA dhe BE atëherë largimi i tyre përmes një linçimi më parë është tërësisht i sigurt”, shkruan “Tema e Mero Bazes.

Vini re çfarë diversioni i paturp vetëm e vetëm që Rama të mos lëviz prej karriges kryeministrore!

“Do të startojë me lënien jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të këtij grupi deputetësh, që në një formë apo tjetër kanë mbajtur jo vetëm peshën e qeverisjes tetë vjeçare në Shqipëri, peshën e debatit parlamentar në tetë vite e më shumë, por dhe janë palca e PD në tërë këto vite…”, mburr, merr në mbrojtje dhe quan “palca e PD” Baze, pikërisht ata deputetë ( Ritvan Bode, Genc Ruli, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Myqerem Tafaj, Kastriot Islami, Mhill Fufi, Astrit Veliaj, Igli Cara etj), të cilët i ka degjeneruar me shpifje nga më të ulëtat, deri dje, në medien e tij.

Opozita duket se është në pozicion komfort në këtë luftë dhe garë që ka plasur mes Ramës dhe Metës, për numrin “71” të votave, pra “o unë o ti” në qeveri. Prandaj edhe reagimi i menjëhershëm i këtij diversioni ka ardhur pa vonuar me një kundërdiverison, nga Ilir Meta.

Nikoll Lesi te “Koha Jonë” dhe Artur Zheji në portalin e tij “360Gradë”, të cilët shquhen për “respektin” ndaj kreut të LSI, në shkrimin “Ja deputetët socialistë të cilët nuk do jenë në listat e ardhshme të Ramës” zbardhin një listë me plot 28 emra të cilët, edhe këta sipas “burimeve të sigurta” Rama do ti flakë gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas tyre, nuk do të jenë përfundimisht në listat e Ramës për zgjedhjet e ardhshme:

1-Adelina Rista

2-Anastas Angjeli

3-Andrea Marto

4-Antoneta Dhimo

5-Arben Çuko

6-Ben Blushi

7-Besnika Karaj

8-Bujar Çela

9-Dashamir Kamberi

10-Eduart Bejko

11-Eduart Ndocaj

12-Erjeta Alhysa

13-Fatmir Toçi

14-Ilir Xhakolli

15-Luljeta Arapi

16-Mimoza Hafizi

17-Mira Shehu

18-Ilir Xhakolli

19-Koço Kokëdhima

20-Musa Ulqini

21-Namik Dokle

22-Namik Kopliku

23-Pjerin Ndreu

24-Rakip Suli

25-Shkëlqim Cani

26-Shkelqim Troplini

27-Vladimir Kosta

28-Ylli Ziçishti

 

Kategori
Uncategorized

Ja cilët deputetë do përjashtojë Rama në zgjedhjet e ardhshme.


Lista e deputetëve të PS-së, të cilët nuk do jenë në listat e ardhshme të Ramës

Janë 6 deputetë, deri më tani, të cilët mendohet se nuk do të jenë më pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Mungesa e tyre në listat e PS-së vjen pas qëndrimeve që ata kanë mbajtur gjatë këtyre tre viteve ndërsa 2 prej tyre janë përjashtuar nga radhët e grupit parlamentar.

Ja kush janë deputetët të cilët nuk do të jenë në listat e PS-së në zgjedhjet e ardhshme. Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, janë dy deputetë të cilët kanë qenë më kritikët e kryeministrit Rama gjatë këtyre 3 viteve. Ata kanë shprehur kritika të forta jo vetëm për mënyrën e drejtimit të PS-së nga Rama por edhe përsa i përket qeverisjes. Mos përfshirjen në listat e PS-së duket se e kanë kuptuar edhe vetë dy deputetët të cilat janë duke u përgatitur për krijimin e një lëvizjeje të re politike e cila pritet të prezantohet në muajin shtator.

Në listat e kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë as deputetët Vladimir Kosta dhe Mira Shehu. Kjo e fundit njihet si një nga njerëzit më të besuar të Koço Kokëdhimës dhe me shumë gjasë për këtë shkak ajo do të jetë jashtë listës së PS-së. Ndërsa deputeti Vladimir Kosta do të mbetet jashtë listës pas akuzave të rënda që adresoi ndaj Ramës disa javë më parë. Do të mungoj gjithashtu edhe deputeti Armando Prenga, shkruan gazeta Tema , e afërt me linjën politike të Edi Ramës. Ndërsa Tom Doshi do të jetë në listën kryesuese të Shkodrës. Takimet e koheve të fundit mes Ramës dhe Doshit flasin për një rol të ri e të fuqishëm të Doshit për të mbuluar Veriun e Shqipërisë.

Burime edhe me te besueshme tregojne së në listat e Ramës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të jenë shumë deputetë të PS-së, pasi ai duhet të fusë në parlament një pjesë të madhe të drejtoreshave të tij në Kryeministri dhe në insitucionet e tjera drejtuese.

Nuk do të jenë përfundimisht në listat e Ramës për zgjedhjet e ardhshme:

1-Adelina Rista

2-Anastas Angjeli

3-Andrea Marto

4-Antoneta Dhimo

5-Arben Çuko

6-Ben Blushi

7-Besnika Karaj

8-Bujar Çela

9-Dashamir Kamberi

10-Eduart Bejko

11-Eduart Ndocaj

12-Erjeta Alhysa

13-Fatmir Toçi

14-Ilir Xhakolli

15-Luljeta Arapi

16-Mimoza Hafizi

17-Mira Shehu

18-Ilir Xhakolli

19-Koço Kokëdhima

20-Musa Ulqini

21-Namik Dokle

22-Namik Kopliku

23-Pjerin Ndreu

24-Rakip Suli

25-Shkelqim Cani

26-Shkelqim Troplini

27-Vladimir Kosta

28-Ylli Ziçishti

Kategori
Uncategorized

Këshilltari i Metës – Ngjelës: Je i çmendur, mitoman e sharlatan…

emiljano aleksi-spartak ngjela

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, Emiljano Aleksi ka shpërthyer ndaj një shkrimi të Spartak Ngjelës që fliste për politikën dhe reformën në drejtësi.

Në reagimin e tij të ashpër, Emiljano Aleksi e quan Ngjelën mitoman dhe sharlatan, duke kërkuar që të heqë dorë nga politika dhe deklaratat që bën në këtë aspekt.

Statusi në Facebook i Emiljano Aleksit, këshilltarit të Ilir Metës:

Po ndodh një dukuri e zakonshme e njohur në histori: mitomania. Ndër më të shquarit prej tyre duket se është Spartak Ngjela, ky dijetar i vetëshpallur anglo-sakson dhe armik i egër i marksizmit. Për dashurinë e tij ndaj pushtetit të vetvetes dhe delirit, Ai është në gjendje të bëjë deklarata që nuk t’i pret mendja e shëndoshë… Është në gjendje që një vend të tërë ta tërheqë e gëlltisë në çmendurinë e tij rrënqethëse.

Pse vallë njerëz të tillë nuk hiqen mënjanë politikës e të dhënurit mend? Sepse janë mësuar me privilegjin e jetën e favorizuar që fëmijë dhe s’mund të heqin dorë prej saj. Ngjela ka një rrugë origjinale për të ruajtur edhe sot privilegjet e fëmijërisë: mitomaninë dhe sharlatanizmin.

Rruga që ka zgjedhur ai është punë e tij mund të thotë dikush. Por në fakt ajo është gjithashtu punë e brezave që vijnë të cilët nuk duhet ta shohin kurrsesi historinë e së kaluarës nëpërmjet lenteve të “historianit” Ngjela, miteve dhe paranojave të tij.

Kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të kemi parasysh se ky Ngjela nuk është edhe i vetëm trim në luftë; ai ka shumë të tjerë që mitomaninë e sharlatanizmin i shprehin në forma të përkryera duke trallisur e hutuar në ekrane apo faqe gazetash.

Konsensusi në mesnatën e 21-22 korrikut lindi një dritë shprese për të gjithë shqiptarët, një konsensus i paparë, unanim që përveç të tjerash ka si qëllim frenimin e gojëtarëve delirant dhe shkatërrimtare të kësaj gjuhe konfliktuale.

Deliranti ynë, ka rol të “rëndësishëm” në shoqëri, vret e pret, turbullon ujëra e fate njerëzish vetëm me një fjalë, është i gjithëdijshëm e i gjithëpushtetshëm, është i çmendur në një lloj tjetër çmendurie. Ai është i çmendur pas kultit të vetes. Sepse udhëhiqet nga parimi “më e thjeshtë të sabotosh se sa të ndërtosh”.

Teksa të gjithë ofronin eksperiment, Meta ofronte experiencë. Sepse, në politikë bërjen e tij Ai preferon më shumë lopatën se sa kazmën. Ndaj kjo reformë kushtetuese, historike, e drejtësisë, që u kurorëzua me një konsensus historik, ishte dhe mbetet domosdoshmëri që duhet të vazhdojë me konsensus.

Kategori
Uncategorized

Taksa e Urrejtjes.

Disa po thonë se taksa e re që i vendoset qytetarëve për të kaluar në rrugën e “Kombit” nuk është e drejtë për shkak se ajo është mjaft e lartë. Disa të tjerë po thonë se pas kësaj takse fshihet një aferë e pastër korruptive dhe se Rama do të jetë ortak me 50% me kompaninë turke, e cila do të menaxhojë këtë koncesion që parashikohet t’i kushtojë qytetarëve edhe 600 milionë euro të tjerë në 30 vite.
Përtej këtyre dy grupimeve, një grup i tretë kritikësh thonë se kjo taksë do të izolojë një pjesë të mirë të Veriut të vendit. Të tre këto grupime kritikësh mund të kenë të drejtë, por ajo që duhet ngulitur mirë në mendje është fakti se nuk kemi të bëjmë thjeshtë dhe vetëm me një taksë kalimtare të një qeverie. Ky është një vendim urrejtjeje i kreut të qeverisë. Dhe pasi të kemi pranuar këtë, atëherë mund t’i vendosim edhe emrin, Taksa e Urrejtjes. Ka të paktën tre motive që e nxisin Ramën të vendosë këtë Taksë Urrejtje të pastër.
Motivi i parë ka të bëjë me izolimin e asaj pjese të popullsisë së Veriut të vendit që Rama me urrejtje të hapur publike i ka etiketuar si çeçenë. Vetëm disa vite më parë, kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës ai deklaronte se do të vendoste kufizime për hyrjet në Tiranë të atyre që vinin nga zonat e largëta, duke i dhënë të drejtën e hyrjes në kryeqytet vetëm për dy ose tre ditë në javë. Tani si Kryeministër, ai po realizon një premtim publik, duke zyrtarizuar urrejtjen ndaj Veriut të vendit.
Motivi i dytë lidhet me historinë dhe gjenezën e forcës politike që Rama përfaqëson. Rama është një këlysh politik i Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Ai kurrë nuk mund të harrojë amanetin e tyre se Kosova është Serbi. Ai po ringre sërish një mur ndarës me Kosovën. Ky mur do t’i bëjë më të vështira shkëmbimet njerëzore dhe tregtare mes dy pjesëve të kombit. Bashkimit fizik mes Shqipërisë dhe Kosovës që u arrit me rrugën e “Kombit”, tani po i vendoset sërish dogana dhe barriera të reja. Që fatkeqësisht janë politike dhe përfaqësohen pikërisht nga këlyshi i Miladinit dhe Dushanit.
Motivi i tretë ka të bëjë me historinë e kësaj rruge. Kjo rrugë është një histori e një suksesi të paimagjinueshëm të Sali Berishës dhe qeverisë së tij. U ndërtua brenda katër viteve në një reliev të konsideruar si më të vështirët në Europë. Tek kjo rrugë, Rama e shikon veten e tij lakuriq në bilancin e tij qeverisës të këtyre tre viteve.
Berisha me 1 miliard dollarë të taksapaguesve të këtij vendi bashkoi Shqipërinë me Kosovën, ndërsa Rama në vetëm dy viteve në krye të qeverisë, sipas KLSH, jo vetëm që nuk ka bërë një vepër të ngjashme, por i ka grabitur 1 miliardë dollarë taksapaguesve me korrupsionin në dogana, tatime, tendera dhe koncesione. Këto janë arsyet madhore se përse sot kemi Taksën e Urrejtjes ndaj rrugës së “Kombit”. Rama kërkon ta bëjë atë gjithmonë dhe më pak të prekshme për shqiptarët.
Nga Bledi Kasmi.
Kategori
Uncategorized

Historia e rrallë e fëmijëve afrikanë që erdhën në Shqipëri në vitet ’60.

Kategori
Uncategorized

Përdhunonin vajzat, pasi ua arrestonin të dashurit.

Kadri-Hazbiu-433x300
Një dokument sekret i vitit 1958, i Degës së Punëve të Brendshme të qarkut të Elbasanit zbulon një ngjarje të pazakontë për efektivët e Sigurimit të Shtetit.
Kategori
Uncategorized

Denoncimi.E mbanin të shtruar për ti marrë lekët edhe pasi kishte vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, kohë kur Sami Brahja ka ardhur nga Greqia në Tiranë për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër (vendosjen e një unaze). Ai zgjodhi Spitalin Amerikan, ku pasi bëri të gjitha analizat e nevojshme për të tilla raste, bisedoi me mjekët edhe për datën e operacionit.

“E futën në sallë dhe familjaret rrinin duke pritur në ankth për rezultatin e operacionit. Pas shumë orësh heshtje del te dera e sallës një infermiere dhe i njofton se operacioni doli mirë por i afërmi i tyre është në gjendje kome sepse operacioni ishte i vështirë”, – shkruan raportuesja ne denoncimin e saj.

Ajo tregon më tej se orët iknin njëra pas tjetrës dhe ankthi shtohej për gjendjen e Samiut. Vetëm një infermiere hynte e dilte herë pas here nga salla ku mbahej i sëmuri dhe thoshte se gjendja e tij ishte kritike por e stabilizuar, ndërsa familjarët dhe të afërmit nuk i linin që të hynin brenda e të shikonin gjendjen e të sëmurit.

Raportuesja tregon se pas tre ditësh lufte me ankthin për gjendjen e pacientit mjeku u tha familjarëve se Samiu kishte pësuar hemorragji cerebrale dhe se për këtë duhej bërë në mënyrë urgjente një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.

“Perveç firmës së familjarëve, si garanci duhej të paguanin dhe një detyrim tjetër prej 6000€ (ndërkohë që familjarët kishin paguar 200€ koronare+2000€ operacioni i unazës në zemër dhe 40€ çdo ditë qëndrimi në hotelin me pesë yje të spitalit amerikan të cilin familjarët e paguanin çdo ditë në sportelin në hyrje)”, – tregon mesazhdërguesja.

Ajo vijon rrëfimin me pjesën tronditëse dhe denoncuese ndaj spitalit, ndërsa tregon se si familjarët mësuan që Sami Brahja kishte ndërruar jetë dhe stafi i Spitalit Amerikan e mbante prej ditësh trupin e tij vetëm e vetëm për të rrjepur paratë nga familjarët.

“Në bisedime e sipër nga salla del një infermiere dhe pa dashur lë derën e sallës pa e mbyllur deri në fund dhe një nip i Samiut përfiton nga rasti dhe hyn brenda por kur afrohet pranë dajës së tij shokohet, daja i shtrirë në një barrelë përveç se ishte pa frymë e zë, ishte dhe i ftohtë akull, pra kishte ndërruar jetë e s’dihet se kur”.

Familjarët kanë mësuar më vonë nga burime të brendshme kundrejt disa lekëve se i afërmi i tyre kishte ndërruar jetë gjatë operacionit për vendosjen e unazës. Vetë vajza thotë se familjarët e personit që kishte ndërruar jetë prej disa ditësh vijonin të paguanin paratë për qëndrimin e tij në Spitalin Amerikan si dhe duhej të nisnin të gjenin rreth 6 mijë euro të tjera për të paguar një operacion të supozuar, i cili nuk do t’i bëhej kurrë Samiut, pasi ai tashmë kishte vdekur.

Pas debateve të shumta familjarët i janë drejtuar instancave shtetërore dhe janë munduar ta bëjnë ngjarjen mediatike, por nuk ia kanë dalë dot të fitojnë të drejtën e tyre, sepse siç shprehet vajza ky spital i ka kapur të tërë nga koka. Ajo ka marrë shkas nga skandali i fundit i ndodhur në Spitalin Amerikan për të treguar historinë e dhimbshme të përjetuar në kurrizin e saj./jetaoshqef.al/

mesazhe-JOQ-1.jpgMesazhe-JOQ-4.jpgMesazhe-JOQ-3.jpgMesazhe-JOQ-2.jpg

 

Kategori
Uncategorized

Historia e 5 spiunëve më të mëdhenj të KBG-së (dhe tradhtia shqiptare).

kim-philby-red-ii-e1426883695469-1Në histori, shumë prej spiunëve më të mëdhenj botërorë kanë qenë agjentë të infiltruar për llogari të Rusisë.

Një rast i tillë është ai i pesëshes së Kembrixhit, ku bën pjesë edhe Kim Philby, i famshëm tashmë për shqiptarët. Ky grup spiunësh britanikë, mori këtë emër, sepse u rekrutua nga shërbimet sovjetike, kur pesë anëtarët studionin në Kembrixhit.

Pesëshja e Kembrixhit ishte një rreth spiunësh sovjetikë në Britani, të cilët i kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillimet e viteve ’50.

Brenda një dekade apo më shumë, të diplomuarit Donald Maclean, Guy Burgess, Kim Philby, Anthony Blunt dhe John Cairncross kishin punuar për të arritur deri në poste të rëndësishme të inteligjencës, të cilët ata i përdoren për t’i kaluar sekrete sovjetikëve.

Në sajë të këtyre agjentëve të dyfishtë, të cilët thuhet se ishin të motivuar nga ideologjia, e jo paratë, Bashkimi Sovjetik mësoi në lidhje me një plan të Aleatëve për të dërguar kryengritësit anti-komunistë në Shqipëri, si dhe strategjinë ushtarake të SHBA-Britani gjatë Luftës së Ftohtë.

I pari është Kim Philby, i cili mendohet se ka dëmtuar më shumë inteligjencën britanike dhe amerikane duke i dhënë informacione të vlefshme Bashkimit Sovjetik. Donald Duart Maclean u rekrutua, kur ishte akoma student në Kembrixh dhe u bë kolonel në KGB. Guy Burgess dhe Anthony Blunt (Antoni Bllant) kontribuan në kauzën sovjetike me transmetimin e dokumenteve sekrete të MI5, që përshkruanin strategjinë ushtarake. Anthony Blunt ishte një historian arti dhe marksist i betuar.

Kim Filbi, ose heroi gjeneral i spiunëve

Në krye të seksionit të shërbimit sekret anglez ishte Kim Filbi. Ky seksion merrej me luftën kundër spiunëve të Moskës. Dhe për çudi në krye të këtij seksioni ishte ai që bëri aq emër në historinë e agjentëve botërorë.

Ai lindi në Indi, koloni e Anglisë; djalë kurajoz, pak rebel, mendohej gjatë para se t’i futej një problemi, por mund të përmbyste edhe malet për ta realizuar atë.

Nuk ndërronte mendje kollaj dhe qëndrimin e vet e kishte deklaruar: “Urrej fashizmin deri në vdekje dhe varrin e dua në Rusi”. Më 1929 në Angli erdhën në fuqi laburistët, vit që shënoi edhe vendosjen e marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Anglisë dhe ky vit shënoi edhe fillimet e një simpatie te anglezët ndaj revolucionit rus e B.S. Modeli sovjetik po simpatizohej deri aty sa shumë të rinj intelektualë, përfaqësues të shtresave të pasura, kishin nisur të përbuznin jetën e tyre mondane e të shfaqnin shenja rebelimi ndaj klasave të pasura.

I tillë ishte edhe Kim Filbi që, duke u ndjerë afër ideve të komunizmit, u bë anëtar i një shoqërie tepër sekrete ku aderonin mjaftë të rinj të tjerë disa prej të cilëve hynë në listat e KGB-së.

Studioi për histori e ekonomi, vendosi lidhje me simpatizantë të tjerë, madje edhe në Francë e Gjermani me një qëllim të madh: luftë kundër nazistëve gjermanë. Herë nga Anglia e herë nga Austria, vendi ku kishte mjaftë çifutë, por që ishte edhe vendi më antisemit i botës,

Kim Fildi u vu nën shërbimin sovjetik, gjithnjë i vëmendshëm e besnik për çështjen e revolucionit botëror. Në Austri, ku gjermanët ishin ulur këmbëkryq, ai pa me sytë e veta ç’masakra bënin nazistët, imazhi i të cilave la gjurmë të thella në shpirtin e djaloshit. Mjaftë i vëmendshëm e kurajoz ai ndiqte përparimin e nazizmit nëpër Evropë.

Në Austri u njoh me Licin, një vajzë hebreje me të cilën u dashurua dhe ndikimi i saj anti-Hitler ka qenë jo i paktë te agjenti i ri, shpirti i të cilit ishte përmbytur nga idetë komuniste. Për gjashtë vjet rresht çifti i ri forcën, kurajon, energjitë i vuri në shërbim të luftës kundër fashizmit, kësaj murtaje që s’po përmbahej as tej Gjermanisë. Kur Lici ishte në listat e atyre që do të arrestoheshin, ajo iku në Angli, ku mori edhe nënshtetësinë angleze e që edhe në vendin e ri, çifutja e re dhe e shkathët si një zhivë u vu në kontakt me partinë komuniste angleze duke e vënë përfundimisht të shoqin në shërbim të komunizmit sovjetik.

Rekrutit të ri plot talent iu besua detyra e ngritjes së një rrjeti më të gjerë që do të viheshin nën shërbimin rus dhe këtu del Gij Bërgesi, takimi me të cilin u krye në një klub të Londrës ku u fol se nëse gjendeshin elementë fashistë që kishin mundur të filtronin mes rradhëve të komunistëve britanikë.

Por duke patur frikë nga e kaluara e tij si simpatizant i lëvizjes komuniste, mendoi t’i braktiste ato, të fshihte dosjen e vet dhe duke shfrytëzuar diplomat që zotëronte, aftësitë e tij si gazetar, njohjet dhe lidhjet e babait me njerëz të sferave të larta, arriti të krijojë lidhje në shoqatën anglo-gjermane deri atje sa Gebëlsit, atëherë ministër i propagandës në Gjermani, iu propozua që Filbi mund të punonte në Berlin.

Dhe vajtja në Gjermani sigurisht solli njohje të mëdha duke rritur kështu besueshmërinë e rusëve ndaj emrit të tij. Ai mundi të sigurojë disa emra prapa të cilëve ishin elementë nazistë që operonin në klasën politike dhe administratën e lartë britanike. Por Filbi pati synime më të larta: zbuloi se së shpejti në Spanjën e Frankos do të plaste lufta civile e që më pas atij iu besua Spanja duke infiltruar kështu në rrethin e ngushtë rreth Frankos. Sërish ai vuri në shërbim njohjet e babait i cili tashmë pati menduar se i biri e kishte braktisur komunizmin dhe tani i interesonte vetëm gazetaria.

Por arritja në Spanjën e ndezur nga lufta solli një incident që për pak do ta kishte varrosur Filbin; iu gjet në xhep një kod dhe ai shfrytëzoi madhështinë që të jep një çast i vetëm, por i madh. Pak hapësirë, një sekondë dhe ai mundi të gëlltiste një copë letër… Dhe gjithçka më pas në Spanjë foli për të. U plagos në një aksident, ndërsa shkonte si një gazetar në një front lufte e Frankoja e dekoroi. Filbi këtu ishte bërë me krahë. Ai po depërtonte tani në rrethin e ngushtë të Frankos e prania aty i siguronte jo pak të dhëna të cilat fluturonin drejt Moskës. Këtu, siç del më pas nga dokumentet e KGB–së Filbi ka propozuar vrasjen e Frankos, por që s’kishte gjetur miratim në qendrën e vet në Moskë. Të tjera rrugë e afronin me rrethin e Frankos. Gruaja e një baroni anglez, një femër me rëndësi në sferat e larta të shoqërisë u bë e dashura e re e Filbit.

Kjo marrëdhënie rriti mjaft vlerat e tij si agjent, por prishi familjen. Lici tashmë i kishte kuptuar marrëdhëniet e të shoqit me të. Ata nuk u grindën kurrë e gjer në fund mbetën miq të mirë. Qendra sërish kërkonte të tjera prova nga Filbi. Atij i duhej të hynte në shkollën e kodeve e të shifrave ku iu besua detyra e instruktorit, ku ai shpalosi vlerat e një profesionisti ku tharmi e intuita ishin në shkallën më të lartë.

Kështu kandidatura e tij pranohej kudo ku ai mund të trokiste.

Fliste shumë gjuhë, njihte mirë shtetet e Europës që bënin politikën e madhe, inteligjent e profesionist. Lidhja e re martesore i siguroi të drejtën që ai t’i hidhte një sy dosjes së shumë agjentëve që luani i deteve- Anglia- kishte kudo nëpër botë. Kur lista u shfaq në zyrat e KGB-së shumëkush nuk u besoi syve. Atje kishte kode që duhej deshifruar. Çdo agjent kishte pesë shifra ku përfshihej vendqëndrimi dhe kodi i tij. Dhe lëvizjet e tij nëpër Spanjë u sollën agjentëve gjermanë që vepronin në këtë vend dëme të mëdha, ku veprimtaria gjermane anti-Britanike kishte bazën e vet në Spanjë e që lëvizja e fundit e Filbit drejt kësaj të fundit i solli dëme të mëdha Gjermanëve.

Kur Gjermania ra, raportet sekrete shkruanin se B.S., pas fitores do të triumfonte duke kërkuar hegjemonizmin saj nëpër Europë. E për të penguar këtë përhapje britanikët duhej të ndërmerrnin hapa konkretë deri te ngritja e një seksioni përkatës. Zyrat e KGB-së i kërkonin Filbit të hidhte në dorë dokumentat e këtij seksioni. Shumëkush s’kishte besim, por ai ia arriti. Sigurisht jo gjithçka rrëshqiste mirë. Një nëpunës i ambasadës sovjetike në Ankara në këmbim të një arratisjeje dhe ca të hollave u dha përfaqësuesve të Anglisë në Turqi emrat e tre spiunëve angleze që punonin për llogari të sovjetikëve. Ishin Filbi, Bërgesi dhe Meklin, por që për fat të treshes posta ra në duart e Filbit i cili njoftoi qendrën. Punonjësi sovjetik “u paralizua” dhe më vonë vdiq.

Gjithçka u mbyll qetësisht dhe tashmë Filbi ishte truri i spiunazhit evropian. Aleanca Atlantike e pa qartë se Hitleri po thyhej e duhej sabotuar komunizmi në Bashkimin Sovjetik. Agjentë të shumtë zbarkuan, por shumica binin në duart e trupave te kuqe. Ishte e qartë; spiunët rusë lajmëronin gjithçka. Ishte viti ’51, kur Kim Filbi ”mësoi” për arratisjen e Meklinit (ai kishte ndihmuar në atë arratisje) dhe që aty ai e kishte fare të qartë se shërbimit të tij po i vinte fundi. Hapi sirtarët e kujtesës së tij duke kërkuar të sistemojë aty gjithçka. Shumë dokumenta i dogji në oxhakun e shtëpisë së tij, të nesërmen edhe aparatet që i kishin shërbyer për fotografimin e dokumentave.

U kthye nga Amerika; u mor në pyetje, por ai ishte i përgatitur për gjithçka dhe u mbrojt mjaft mirë. Amerikanët kanë kërkuar që ai të shkonte në gjyq shumë më herët, por anglezët kanë hezituar, vetëm e mbanin nën survejim. Ai ishte brenda rolit të vet; mjeshtërisht, arriti të bindë qeverinë britanike se ata s’kishin asnjë fakt që të vërtetonte se ai kishte qenë agjent i sovjetikëve.

Shkoi në Bejrut si gazetar dhe që andej më 1963 u vendos në Moskë, ku vitet e fundit i kaloi i vetmuar, por kurrsesi pasiv; përgatiti biografitë e plota për shumë agjentë sekretë, merrej me problemet më specifike të shërbimeve sekrete etj.

I rrethuar nga miqtë e tij të shumtë, më 10 maj të vitit 1988, heroi më emblematik i spiunazhit sovjetik, gjenerali më i famshëm i kundërzbulimit, intelektuali i rangut të lartë, aspiruesi më i devotshëm i idealeve komuniste, vdiq. Varrimi i tij ish madhështor, siç ishte edhe vepra e emri i tij për Rusinë.

****

Tradhtia shqiptare e Kim Filbit

BBC gjatë këtij viti transmetoi një dokumentar ku dha për herë të parë pamjet filmike të një fjalimi të ish-spiunit Kim Filbi. Videoja është gjetur në arkivat e ish-shërbimit sekret gjermano-lindor Stasi dhe në to ai flet për jetën e tij si agjent i dyfishtë. Gjatë fjalimit, Filbi përmend edhe një episod për të ilustruar kostot njerëzore të tradhëtisë së tij.

Në kohën kur ishte me detyrë në Uashington si ndërmjetës mes shërbimeve sekrete britanike dhe atyre amerikane, Filbi tradhtoi operacionin sekret të dërgimit të mijëra shqiptarëve të arratisur në vendin e tyre për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës.

Filbi tregon se informacionet për kohën dhe vendndodhjen e të ashtuquajturve diversantë ia kalonte KGB-së sovjetike dhe kjo e fundit më pas Sigurimit të Shtetit në Tiranë, i cili asgjësoi shumë prej tyre.

Në leksionin e tij, Filbi pretendon se ka ndihmuar për parandalimin e luftës së tretë Botërore. Ai pretendon se, nëse nuk do të kishte kompromentuar operacionin dhe nëse ai do të kishte patur sukses, CIA dhe shërbimi sekret britanik do të tentonin sërish të njëjtën gjë në vende të tjera komuniste si Bullgaria. Sipas tij, kjo do të çonte në ndërhyrjen e ish-Bashkimit Sovjetik, duke çuar në një luftë të vërtetë.

Gaj Berges, spiuni anglez i Stalinit

Rridhte nga një familje perandorësh e shkollën e nisi në marinën detare, por një defekt në të parit e tij e detyroi të vazhdonte për histori e duke qenë aty një nxënës i shkëlqyer siguroi disa çmime.

Babai i vdiq shpejt e ai filloi shkollën në Kembrixh.

Kishte një kulturë të plotë, zotëronte veten plotësisht, ishte i kërkuar në rrethet shoqërore e së bashku me Anton Bllant krijojnë një dyshe të fortë që do të qëndrojë gjatë.

Në fillim ishte veç një student që për komunizmin kishte simpati të veçantë. Dhe kaq. Ndërsa për artin fliste pa pushim, ku njohuritë e tij në këtë fushë, e sidomos për artin Rilindës ishin të plota. Por rrethi shoqëror zgjerohej përditë e parimet e marksizëm-leninizmit po gjenin vend në shpirtin e djaloshit të ri energjik.

U ngrit kundër kolonializmit të Indisë dhe njohja më 1934 me agjentin e shekullit, Kim Filbi bëri që Bergesi të hedhë hapin e parë.

Ishte vënë në rreth të kuq: në emër të luftës kundër fashizmit, ai hyri nën shërbimin agjenturor sovjetik duke u bërë kështu një nga informatorët kryesorë që në atë praglufte materialet e të cilit ishin orientuese për fatin e Europës.

Por ishte një kohë që sionistët po triumfonin nëpër Europë.

Rrothshildët e famshëm e të fuqishëm, bankat e të cilëve përbënin4/5 e prodhimit botëror, Vajshtopët e të tjerë, po tërhiqnin frerët e Europës. Këtë gjë po e ndjenin edhe anglezët, por i trembeshin fërkimit me Izraelin, kur këta të fundit po blinin toka të tëra në Palestinë ku kishin interesa edhe anglezët.

Pas disa misioneve të cilat i kishin dhënë siguri dhe besueshmëri në Moskë, tashmë i fshehur pas petkut të diplomatit Bergesi do të punonte në ambasadën britanike në Moskë, por që për të shkuar atje përshkoi anën tjetër të globit; Amerikë, Japoni, Moskë. Por dy ditë më vonë ai u kthye pas, sepse për këtë emërim nuk ishte marrë mendimi i ambasadorit britanik atashuar në Moskë! Pastaj i erdhi një tjetër emërim; agjent brenda partisë komuniste angleze për të sabotuar aty.

Por Bergesi që ishte një komunist i devotshëm refuzoi.

Një punë e re iu paraqit; instruktor në shkollën e përgatitjes për subversion, por që homoseksualiteti i tij e lëvizi shpejt që andej duke e çuar gazetar pranë BBC, për politikën e madhe ku realizimi i një interviste më Çërçillin i dha krahë të tjerë.

Ishte viti 1943 kur imazhi i Stalinit ishte ai i një agresori dhe që të rregullonte diçka nga ky imazh, vendosi tu hidhte një vështrim marrëdhënieve me perandorët e Evropës e kryesisht me Anglinë. E për këtë Bergesi mbante flamurin i pari.

Kështu Stalini që kishte shpresuar shumë te Lidhja anglo-amerikane u zhgënjye shpejt. Ai kërkoi barut prej tyre. Por Bergesi në raportin e fundit nxitoi të thoshte se baruti do të vonohej: aleatët nuk donin një përparim të shpejtë të rusëve.

Skandali do të plaste në ambasadën angleze në Neë York. Ai duhej të kthehej urgjentisht në atdhe sepse FBI kishte zbuluar se në ambasadën e aleatëve kishte spiun të rusëve! Gjithçka ishte e qartë; amerikanët dyshonin te Bergesi. Ai ishte zbuluar tashmë dhe po e kuptonte se po survejohej. Duhej të kthehej, por ruhej.

Atëherë ai sajoi një ngatërresë të cilën e përsëriti disa herë. Disa herë shkeli rregullat e qarkullimit rrugor duke “e detyruar“ ambasadorin anglez ta kthejë Bergesin në Angli e që andej me një fshehtësi të madhe drejt Moskës, ku së bashku me Filbin dhe me Meklin kaluan dhe vitet e fundit të jetës, por që Moska, për të mos acaruar më tej marrëdhëniet me Anglinë e Amerikën nuk pohoi kurrë që treshja e spiunëve anglezë fshiheshin në Moskë.

Dëshira e tij e madhe për t’u kthyer në atdhe nuk iu realizua kurrë. Anglezët mbanin gati litarin për tre të strehuarit në Moskë. Plani ishte bërë: sa të shkelnin tokën britanike do të arrestoheshin.

Thashethemet shkonin deri në Angli e ktheheshin sërish në Moskë. Gazetat hapnin e rihapnin çështjen e treshes. Vdiq më 1963 e hiri i trupit iu dërgua familjes së tij në atdhe.

Antoni Bllant e donte komunizmin, por jo sa donte Anglinë

Një fytyrë gjatoshe, me linja të hequra, fis me familjen mbretërore, jo nxënës i dalluar, doli nga matematika për të hyrë në gjuhët e huaja ku shkëlqeu, por edhe ky si miku i tij Bërges, shfaqi shenja homoseksualiteti.

Njohja me këtë të fundit zgjoi te djaloshi energji të reja; i pëlqente arti, më pak politika e për çudi ai la gjithçka që kish ëndërruar dhe shkoi ushtar.

Ishte koha kur Europa po vishte marrëveshje të mëdha historike, kur Hitleri nënshkroi aktin e mossulmimit, ç’ka po prishte ekuilibrat e aleatëve për të nxitur dy përbindëshat e mëdhenj të hanin kokat e njeri-tjetrit. Nga ajo luftë të dy do të humbisnin. Agjentët sovjetikë filluan të lëviznin. U bënë debate të mëdha dhe tejet të tensionuara dhe ata duke shfrytëzuar konjukturat nisën të nxitnin për planin e tyre të madh. Të ndesheshin; vetëm lufta do ti dobësonte këto superfuqi.

Bllant ndoqi disa kurse intensive për kundrazbulim çka e largoi atë përfundimisht nga arti. Me Bërgesin jetoi ca kohë në një apartament pronë e Rrothshildëve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë ndër më aktivët, dhe i ndihmuar nga Rrothshildët ai hyri në lidhje të ngushta me zv/drejtorin e kundërzbulimit britanik i cili i hapi zemrën shpejt. Po ashtu ai vuri lidhje të mëdha me SIS, po më pas nga fakti se mes anglezëve kishte jetuar aq gjatë një spiun që punonte për llogaritë e sovjetikëve, ata u ndjenë të fyer, të trishtuar dhe ishin gati të hakmerreshin ndaj tij.

Shumë shpejt qendra në Moskë u çudit nga shpejtësia dhe saktësia e informacioneve që vinte nga Bllant sa dyshonin se mos ai bënte lojë të dyfishtë.

Qendra kishte lista të sakta për elementët komunistë që duhej të eliminoheshin, madje deri atje sa të dinin cili ishte roli i shërbimeve angleze në Europë.

Siguria me të cilin penetronte Bllanti ishte shenja më e lartë e besimit që kishte mundur ai të krijonte falë aftësive të tij. Mjaft gjermanë nazistë që vepronin nëpër Europë apo në Linde apo Afrikë, u arrestuan.

Intuita e Bllantit prej artisti dhe saktësia prej matematikani kishin dhënë frytet e veta.

Valixhet diplomatike- siç quhej posta diplomatike ku nga shteti në shtet lëviznin dokumente tepër sekret të vulosura që askush s’mund të hyjë në to – ja objektivi i ri i agjentit me emrin Bllant.

Ai gjeti kodin dhe mundi t’i hapë ato, t’i fotografojë e pastaj t’i niste në destinacion.

Antoni Bllant lozi këtu një rol të dyfishtë i cili i dha siguri e aftësi.

Sillej si diplomat me këdo, me finesë e i ngrohtë. Disa herë qendra sovjetike ka dashur t’i japë para si shpërblim për informacionet e shumta, por ai kurrë nuk i pranoi ato.

Kur më në fund pesëshja u zbulua, për dymbëdhjetë vjet rresht iu nënshtrua pyetjeve e vetëm kur nga prokurori britanik mori përgjigje se ai nuk do të ndiqej penalisht, pra vetëm atëherë foli për të kaluarën e tij.

Siç u tha ai rridhte nga familja mbretërore dhe vetë mbretëresha e Anglisë u interesua për të.

Pranë saj ai fliste plot adhurim për pikturat si një njohës i talentuar i artit. Vdiq në prill të vitit 1983.

Donald Meklin i KGB-së, asi që solli vërdallë FBI-në

Paralel me tri dosjet e para (Guy Burgess, Kim Philby, Anthony Blunt) u hap edhe një tjetër; ajo e Donald Meklin.

I ati kishte qenë ministër, por që me edukimin dhe arsimimin e të birit nuk u mor kurrë e për pasojë ai u rrit i drojtur, i mbyllur, i prekshëm e larg shoqërisë. Më 1931 hyri në Kembrixh për gjuhë të huaj dhe letërsi. Në këtë kohë është një moment vendimtar; njohja me Bergesin solli ndryshime të mëdha në shpirtin e djaloshit.

Ai urrente sistemin shtetëror amerikan dhe gjendja e popullit anglez e bëri atë të afrohet me komunizmin, të bëhet militant e në rrethet shoqërore ku kishte nisur të hynte, s’përtonte të shfaqte, madje haptazi simpatinë e vet për Bashkimin Sovjetik.

Bëri pjesë në një organizatë ilegale, nuk besonte në religjionin që i përkiste origjina e tij, e duke qenë kështu një i majtë, por gjithnjë duke fshehur gjithçka nga babai i vet.

Ka shumë versione rreth rekrutimit të tij, por bindës mbetet ai i lidhjeve me Filbin dhe Bergesin. Dosja e vet e mundoi ca kohë.

Lidhjet me komunistët e penguan që ai të futet në strukturat shtetërore britanike, por një deklaratë e tij i hapi udhë të tjera.

Detyra e parë: të zbulonte listën e anglezëve pro fashistë që vepronin në vend. Ky është edhe testi i parë, por që edhe nuk rezultoi pa sukses. Megjithatë ai tashmë kishte rrugë të hapura.

Më 1938 do të punonte në ambasadën britanike në Paris. I pëlqeu puna e re, aty ai vendosi lidhje të shumta ku informacioni sidomos për luftën në Spanjë, patën vlera të mëdha, por që sot, për fat të keq, në zyrat e KGB-së nuk gjen gjurmë të këtij njeriu.

Gjermanët sulmuan Francën, Meklin ra në dashuri me amerikanen e pasur dhe inteligjente Melinda. Para saj ai u zbulua kush ishte, por vetëdeklarimi nuk ndryshoi asgjë në marrëdhëniet e tyre.

Ambasadën në Paris e kishte zënë paniku, por Meklin që dallohej për qetësi, mori ç’duhej; të tjerat i asgjësoi dhe u kthye në Angli, por një fëmijë i vdekur e pezmatoi së tepërmi çiftin e ri. Mejinda u kthye në Amerikë, ndërsa ai sërish me kartën diplomatike.

Vetë Stalini, ndonëse nuk e njihte Meklinin, interesohej për gjithçka që vinte nga ai dhe gjithçka shkoi në favor të sovjetikëve.

Më 1944 Meklin u emërua sekretar i ambasadës angleze në Amerikë. KGB-ja nuk e fshehu dot ngazëllimin për këtë emërim. Meklin kishte mundur të maskohej mjeshtërisht duke arritur të sigurojë një besueshmëri të madhe te shteti anglez.

Në Uashington ai vendosi sërish lidhje me Melindën. Më mirë s’mund të ndodhte! Zbarkimi i Aleatëve në Brigjet e Normandisë ishte i afërt. Rusëve u duhej gjithçka që lidhej me këtë zbarkim.

Sigurisht pas Filbit, Meklin ishte asi tjetër që ndodhej në duart e KGB-së. Donald Mekli, alias Homeri ishte aty ku telegramet mes dy presidentëve të Anglisë e Amerikës prisnin njeri-tjetrin e gjithçka që deshifrohej aty shkonte në zyrat e KGB-së në Moskë, ndërkohë që problemi më kryesor i tyre ishte ai i prodhimit të bombës atomike. Por informacioni rrodhi dhe lidhja njohu lëkundje të mëdha.

Ishte fjala për daljen e sovjetikëve në Dardanele. Amerikanët iu trembën një vatre të re të luftës dhe sabotuan.

Por askush nuk e kishte parashikuar që një gabim foshnjarak do të përmbyste gjithçka.

Një deshifrim dokumenti ku gabimisht u shënua edhe kodi, do të ishte fatal për agjentin Meklin i cili u zbulua dhe u vu nën një mbikëqyrje të rreptë nga shërbimi anglez dhe ai amerikan. U vu në dijeni qendra në Moskë dhe u organizua arratisja e tij me një anije turistike drejt Bashkimit Sovjetik.

Vitet e fundit i kaloi në Moskë nën një emër tjetër.

Studioi rusisht e merrej me politikë, refuzoi gjithnjë privilegjet, nuk përtonte të shfaqte hapur mosmiratimin e vet ndaj politikës së jashtme të Moskës, jepte leksione politike.

KGB-ja për asnjë çast nuk harroi shërbimin e madh që kishte dhënë Donald Meklin. Vdiq më 6 mars 1983.

Xhon Kernkros, komunisti i varfër që vendosi fatin e një luftë botërore

Agjenti i pestë anglez që vinte nga e njëjta shkollë ishte Xhon Kernkros (John Cairncross).

I lindur më 1913 në Gllazgou, por që dallonte nga katër të tjerët nga origjina e vet, u ndesh me një lloj përbuzje që elita shoqërore shfaqte ndaj tij. Kjo gjë e pajisi me një mekanizëm të veçantë i cili ndikoi gjithë jetën e tij.

Origjina e tij e lidhi së tepërmi me idetë komuniste. Marrja e një burse në Francë, ku do të studionte për letërsi frënge solli një pështjellim në universitet deri afër skandalit. Gjithçka aty ishte kundër marrjes së asaj burse; vetëm rektorin kishte në llogoren e vet.

Në Sorbonë vendosi lidhje me rrethet komuniste ku ekstremistët ndesheshin deri në gjakosje rrugëve të qytetit.

Ishin vitet 1933-34. Hitleri po armatosej e djaloshin e ri po e trembte lufta e re, ku retë e zeza të saj ishin aq të ngarkuara dhe sundonin krejt botën.

Hyrja më Kembrixh i solli kufij të tjerë të cilët ai s’i kishte të lehtë t’i shkelte. Pengesa e parë; origjina nga populli. Ai ishte një komunist nga populli.

Qarqet e KGB-së që vepronin në Londër kërkonin ta rekrutonin djalin e ri, por askush nga të njohurit e vet nuk merrte përsipër ta kryente këtë gjë; por dikush tjetër, një komunist aq fanatik, një student po nga Kembrixhi, mundi ta fusë atë në rreth të kuq.

Pra njeriut që i kishte munguar ndjenja e miqësisë e shoqërisë, por që në studime shkëlqeu, do t’i shkruhej emri në listat top-sekret të KGB-së.

Përgjithësisht nuk çmohej në rrethet shoqërore, ishte mjaft i përgatitur, por i mungonte gjuha e diplomacisë e shumëkush çuditej si mundi të punonte për zbulimin sovjetik.

U njoh me katër kolegët e tjerë të së njëjtës shkollë, por shoqëria e tyre mbeti e ftohtë. Dy vitet e para ai s’arriti dot të konfirmojë veten. Dosja e tij ishte e thatë, por puna e tij në strukturat e larta shoqërore i dha mundësi të mëdha: i siguroi privilegje dhe të dhënat i vinin të gjitha Moskës.

Ishte koha kur Hitleri po ndizte flakët e luftës. Anglia po përgatitej për mbrojtje.

Ishte i pari agjent që solli në Moskë raportin mbi Lidhjen mes amerikanëve dhe anglezëve për prodhimin e bombës atomike. Pra, Kernkrosi, alias Karelani kishte mundësi të lexonte, të kopjonte, por që kurrë nuk mësoi dot të fotografonte dokumenta. Zelli i tij ishte admirues.

Ai gëzoi një fat që askush tjetër nga pesëshja e Kembrixhit s’mundi dot; ai ka punuar aty ku çdo material përbënte një të dhënë tepër të domosdoshme për KGB-në sovjetike. Që nga vitet tridhjetë, një gjerman vënë nën shërbimin francez, u dorëzoi këtyre të fundit një kod për përdorimin e një makinerie deshifrimi mjaft të rëndësishme. Franca dështoi në këtë pajisje, dhe kërkoi ndihmë te anglezët e polakët, por, ndërkohë, gjermani përsosi këtë sistem që së fundi ishte shtrirë në gjithë Europën ndërluftuese. Vetëm në luftën e Stalingradit ushtria e kuqe zuri dhjetëra aparate të tilla, por të shkatërruara.

E pikërisht në Angli, në agjencinë e zbërthimin të kodeve gjermane, nëpërmjet atij aparati të famshëm, u emërua Kernkrosi nga të dhënat e të cilit u shpëtuan dhjetëra ushtarë sovjetikë si dhe u zbuluan dhjetëra spiunë gjermanë që vepronin brenda ushtrisë së kuqe. Nga të dhënat e Kernkrosit u shkatërruan pesëqind avionë nazistë e për më tepër, pas betejës së Kurskut, forca goditëse e nazistëve ra dita-ditës dhe Ushtria e Kuqe fitoi epërsi e cila e ndoqi atë deri në fund.

E në këtë fitore, pa dyshim, roli i agjentit Kernkros është i pamohueshëm.

Arriti të penetrojë në sferat më të larta të shtetit anglez e të rekrutojë aty plot agjentë, pa rrezikuar për asnjë çast jetën e vet apo të rrjetit që vepronte në Londër. Por dikur ai u thye; i lodhur nga shërbimi i gjatë, atë e kishte zënë paniku.

Shumë kohë ishte nën survejim. E larguan nga puna, lëvizi nëpër Amerikë, Azi më vonë në Romë e vitet e fundit i kaloi në Paris.

Kategori
Uncategorized

Prag skandali? Denoncimet e vajzave nxjerrin anën e errët të parukieres Merita.

merita-merja

Merita Merja, është parukierja tek “Rruga e Durrësit” që u procedua nga policia e Tiranës pasi rrahu në mes të rrugës një kliente që refuzonte të paguante, pasi i kishte djegur lëkurën e kokës.

“Parukeri Estetikë Merita” është biznesi që ajo drejton, ndërsa denoncimet e fundit tek faqja online ‘Jeta Osh Qef’ nxjerrin në pah një skandal të vërtetë nëse këto pretendime do të jenë të vërteta.

Sipas këtyre denoncimeve, parukierja Merita shfrytëzon vajzat adoleshente që shkojnë në parukeri, duke i njohur ato me burra të mëdhenj në moshë, të cilët më pas i paguajnë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Janë dhjetra mesazhe të qytetarëve që thonë se kanë rënë pre e mashtrimeve të saj. Disa prej këtyre mesazhe janë bërë publike nga ‘Jeta Osh Qef’ dhe tregojnë bashkëbisedimin e Merita Merjas me adoleshentet, të cilave ajo u thotë se do të fitojnë 500 Euro për të kaluar një natë me burra më të mëdhenj.

Po si pas këtyre denoncimeve të vajzave, gjithçka fillon kur ato shkojnë në parukeri për të krehur flokët, e që e zonja e biznesit Merita Merja miqësohet me to dhe më pas shkëmbejnë numrat e celularit. Pasi u merr numrin adoleshenteve, parukierja ua jep të njohurve të saj dhe më pas gjërat rrjedhin vet./Syri.net/

Më poshtë janë disa prej mesazheve të denoncuara nga disa vajza:

12345678910

Kategori
Uncategorized

Te porta nuk pret më njeri…

Frrok Çupi – Dje nuk kishte njeri para portës së Kuvendit.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë, ose shumë rrallë. Veç një “kasketë”, siç janë quajtur komunistët e hershëm, po vinte duke picërruar sytë për nga porta. Këtë portret sovjetik demode e kisha fiksuar në librarinë “Albania”, kur sapo kishte dalë në treg libri “Kurbani” i Edi Ramës; dhe ky zihej me dikë që i tha se “nuk e blej atë libër”… Dje, përveç këtij tipi që picërronte sytë në drejtim të portës, askush tjetër nuk priste…

Asnjeri … Një gjë ka ndodhur.

Nëse do që të ndjesh sa lëng ka akoma pushteti; atëherë kalo këndej, në rrugën që ndahet nga bulevardi i madh “Dëshmorët e Kombit”, përballë selisë së Qeverisë. Aty harqet e gurtë alias sovjetik të selisë së Kuvendit, herë ngrihen si vetulla gjigande trimëruese, herë bien të ngrysura. Tamam te porta e metaltë, ku bën roje Garda e Republikës dhe hyjnë e dalin deputetë e ministra, aty duket si fuqitë e mëdha të vendit bëjnë paradën e forcës dhe të pa-forcës…

Ka dy shenja që dëshmojnë:

Shenja e parë, nga ana e popullit.

Kur janë të fortë ata në pushtet, këtu ka shumë njerëz, gati si turma që bllokojnë rrugën dhe presin ministrin ose deputetin “e secilit”. “Të secilit” sepse secili pret deputetin e vet. Të krijohet një përshtypje se je në Bursën e Nju Jorkut, ku aktorët bëjnë me duar e me shenja duke vështruar diku. Këta që presin, tërë sy e veshë, presin deputetin apo ministrin e tyre dhe ngrihen në majë të gishtave që ta pikasin. Deputetët e kanë marrë votën e tyre dhe kanë bërë premtime; por edhe këta të popullit presin “haraçin”. Në fillim, kur sapo kanë mbaruar zgjedhjet dhe është formuar qeveria, këtu ka shumë- shumë njerëz. Pastaj pak nga pak rrallohen, deri në fund të qeverisë. Veç në ditën e fundit të qeverisë kjo rrugë mbetet bosh, pa ata njerëzit e “Bursës” që bëjnë me gishta e me sy.

Shenja e dytë, nga ana e qeverisë, manifestohet ndryshe. Sapo është formuar qeveria, deputetë e ministra vijnë me “dum” të madh, përplasin makinat luksoze diku në trotuar, hedhin një sy si kau kur del për kullotë, eliminojnë ndonjë armik që kalon rastësisht dhe hyjnë në turmat e “tanëve”. Këtu duket sa të fuqishëm janë. Afrojnë te veshi gojën e dikujt nga populli, i japin fytyrës një “mirësi” shenjtori dhe belbëzojnë: “Po, po, po!… Kuptova. U mbarua kjo punë!”. Pastaj tjetri, e me radhë, me gojën te veshi i atij që po nxiton se e presin punët e mëdha brenda barkut të selisë së Kuvendit…

Fundi?

Kur thahet lëngu i pushtetit, atëherë këtu dëgjohet veç zukatja e fortë e gjinkallave. As fourojnë makinat luksoze, as njerëz nga populli duken më. Dje nuk kishte më njeri te porta. Veç ai me kasketë që picërronte sytë…

Këtu, në këtë rrugicë bien pushtetet; ose ngrihen kur ngrihen. Kështu ka ndodhur përjetësisht. Këtu bënte paradën glorifikuese diktatori komunist Enver Hoxha; këtu u vra kryeministri komunist Mehmet Shehu; këtu ruante ushtari i Gardës dyzetepesë vjet duke dëshmuar se mes dy botëve kishte Luftë të Ftohtë; këtu u manifestua miqësia me Moskën duke ngritur selinë e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste sipas stilit stalinist; këtu u krye ceremoniali fashist i Perandorisë së Augustit, dhe vetë ceremoniali glorifikues mbretëror… Kur bie një pushtet, atëherë arratisen njerëzit, njësoj siç ndodh me kolonitë e shpendëve kur ndërrojnë stinët.

Ja kështu ndodhi dje: Nuk kishte më njeri te porta.

Të vetmit që nuk e dinë se nuk ka më qeveri, janë pjesëtarët e qeverisë. Kryeministri e di këtë; por po e thotë me fjalë të tjera. “Kasketa” mund të ketë shansin të blejë “Kurbanin” e dytë. Rënia e qeverisë është fshehur po këtu, në këtë rrugë e para kësaj porte, ku edhe është glorifikuar. Në kuptimin më të afërt metaforik, rënia është strukur në tunelet ku strehoheshin komplotet e ndërtuara nga diktatura komuniste. Këtu, nën këmbët tona ndodhen akoma.

Edhe kësaj here rënia u shënua nga komploti. Një shëmtim i historisë, por një përsëritje e keqe e saj. Bash në kohën kur gjysma e fuqisë së pushtetit ndodhej jashtë atdheut, në këto tunele u projektua komploti. Kryetari i Kuvendit, ose numri 2 i pushtetit, ose president i Republikës në rast të papritur, (këto funksione mban Ilir Meta) po vizitonte aleatin Amerikë. Bash në këtë çast, kryeministri i thuri komplotin. Atëherë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u detyrua të lërë Amerikën dhe të niset urgjent për në Tiranë, për t’i shpëtuar komplotit. Ka ndodhur edhe një herë tjetër kështu, në kohën e diktaturës, prill 1956. Lideri kryesor la Moskën dhe me natë e me ditë mbërriti në Tiranë për t’i shpëtuar komplotit. Këtu, pikërisht te këto kolona e dëshmoi fuqinë…

Ilir Meta po kthehet urgjent nga Amerika në Tiranë. Që në momentin kur zyra e shtypit e Partisë së Metës dha lajmin, te porta nuk ka më njeri. Veç “kasketa” që picërrin sytë.

Ilir Meta, jo rastësisht e dha lajmin në mënyrë të bujshme. Edhe dhjetëra herë të tjera ishte thurur komploti brenda dy pjesëve të qeverisë; por kishte kaluar heshturazi. Edhe dhjetëra herë kishte rënë qeveria, po në këto salla sovjetike; por ishte kaluar në heshtje, si në tunel. Ilir Meta nuk kishte dashur që porta para zyrave të tij të mbetej “në diell”. Dje nuk kishte më njeri; sepse dje e shpalli botërisht luftën. Njoftimi se “po vij!” frynte trumpetat e luftës.

Kryeministri, i futur në dëshpërim pse kundërshtarë të tij ishin ftuar nga Amerika, por ky jo; thuri komplotin. Njoftoi se shtatë ligje do të votoheshin në Kuvend pa praninë e aleatit në qeveri dhe pa praninë e opozitës. Shtatë ligje do të hidhnin poshtë cilindo tjetër e do të ngrinin kryeministrin në kult. Kryeministri h hodhi poshtë parimin konsensual dhe ngriti shpresën se do të mblidhte turmat. Turmat do t’i mblidhte në momentin mungesës së kundërshtarit. (Kundërshtari është ftuar në Amerikë). Vetë Kuvendi do të kthehej në një “turmë” për kryeministrin. Ky do të blinte një duzinë deputetësh dhe do të votonte ligjet. Paratë e tregut të drogës dhe të korrupsionit të madh, do të ktheheshin në numra deputetësh dhe në fuqi turmash. Aleati do të ngelej jashtë; por edhe opozita, edhe vetë demokracia. Kryeministri, me këta numra do të bënte sikur do të rrëzonte qeverinë e tij dhe pas saj të ngrinte një qeveri të garantuar, pa aleatë. Paratë e drogës dhe të korrupsionit vlejnë akoma më shumë se për këtë. Njësoj si në taktikat e Erdogan të Turqisë; edhe ai sajoji një grusht shteti për të qëruar kundërshtarët…

Komploti është njësoj. Dallimi duket këtu para portës, në rrugë. Ndërsa në aeroportin e Stambollit u mblodhën mijëra njerëz, të ardhur nga cepat e Anadollit; këtu te porta e “fuqisë dhe mos-fuqisë” nuk ka më njeri. Veç me “kasketën” që picërron sytë nuk mund të thuash se ka më njeri. Ai po pret Kurbanin e dytë.

Porta e selisë së glorifikimeve dhe rënieve, është veç simbolika. Në fakt rënia e qeverisë ka ndodhur kudo, pjesë- pjesë. Kanë rënë premtimet, qysh prej fillimit. Ka rënë besimi dhe popullariteti. Ka rënë siguria e njeriut. Ka rënë shpresa se qeveria mund ta asistojë njeriun e uritur; është shtuar skamja dhe sëmundja. Kujt i kanë mbetur dy lekë, ky po i ruan nën jastëkun e kokës. Është rritur luksi i qeveritarit dhe është polarizuar shoqëria deri në pikë tragjike. Jugu i përkëdhelur është futur në qerthullin e rrezikshëm të përkatësisë së këtij apo të atij. Bregdeti u pronësua nga pak duar. Qeveria, në mbarë vendin, ka ndarë parcelat e drogës për më të besuarit dhe iu vjel haraçin; “për të shitur e shes unë, ti veç mbille dhe korre”, iu thotë qeveria. Është bërë gati një fushatë e përgjakshme zgjedhjesh. Qeveria po e çon vendin në luftë…

.. Po të mos e kishte parë se ka rënë shumë herë, Ilir Meta nuk do të fluturonte për tu ndarë përfundimisht prej saj. Që kurse u njoftua beteja, te porta nuk ka më njeri. Kjo do të ishte rënia më e pa dëme.

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i Romana Vlahutin: ‘Dua që një ditë… t’i bëj flokët si Sabiani’.

Vlahutin Sabiani

I dashur Shef Edi!

Çunat na kanë kërkuar një intervistë me Romanën dhe për t’i pasur gjërat nën kontroll, vendosa ta bëj vetë intervistën dhe më pas t’ua shpërndaj portaleve tona.

Intervista është prekëse, drithëruese dhe flet për aspektin jetësor të Romanës dhe ndjesitë e saj euro-atlantike.

Të lutem lexoje dhe më thuaj nëse është gati për publikim.

Me respekt, Endri Transparenti.

*******
INTERVISTA:

Zonja Vlahutin, na thoni diçka për suksesin tuaj fantastik  në Tiranë. Si nisi?

Po, faleminderit. Çelësi i suksesit tim kanë qenë gjithmonë lesht e kokës. Rricat, hondet, bikutinat dhe gjërat sensejshën si këto.
Shikoni, gjithçka nisi kur më mori në telefon Baronesha Ashton dhe më tha:

-Alo, Romi ku je ti mi?

Unë i thashë që isha në krye të detyrës, si gjithmonë, tek parukierja ime. Baronesha më tha se kishte folur me Tonin, dhe Toni kërkonte një goc të krehur siç duhet për ta nisur në Tiranë.

Më falni, po Toni kush është?

Toni është me flokë të qethur kare’, punoi ca kohë si këshilltar pikturash pranë basketbollistit të mirënjohur, zotit Edi Rama.

Toni në kohën e lirë punonte në dogana me një firmë angleze. Kjo firmë ishte një risi dhe Toni ndihej shumë krenar. Për dy vite rresht, menaxherët e firmës së Tonit, i mbanin bikutinat drejtoreshës së doganave, e cila më pas mbeti shtatzënë dhe u zëvendësua me një tjetër drejtoreshë e cila nuk mban bikutina por përdor llakun.

Si ishte dita e parë e punës në Tiranë znj.Vlahutin?

Ohhhh e mbaj mend kur mbërrita në Rinas, frynte një erë e tmerrshme, më shkoi dëm e gjithë krehja që kisha bërë në Zagreb dhe u mërzita në fakt. U mërzita shumë pz.

Në këtë moment njoha dhe njeriun që m’u ngul në zemër që me krehje të parë, Lali Erin. Ai më tha se njihte një parukiere fantastike në Tiranë dhe që prej asaj dite unë shkoj vetëm tek ajo parukiere.

Zonja Vlahutin a ishin të lodhshme për ju negociatat për reformën në drejtësi?

Mund të them se në fillim negociatat ishin plotësisht të krehura por më pas u bënë lesh e li.
Faktor ndikues kanë qenë disa partnerët tanë që kanë modele bajate flokësh dhe që ndërhynë në mënyrën e gabuar.
Unë kam respekt për zonjën Nuland, por vizita e saj në Tiranë me ato flokët pa lidhje, prishi punë dhe dëmtoi besimin tek ndërkombëtarët dhe tek qethja në tërësi.

Lëre pastaj kur futi hundët dhe ai komisioneri Hann, ky ishte një zhgënjim i vërtetë. Kam dyshimet e mia se z.Hann mban paruke, por nuk jam plotësisht e bindur.

Po me z.Donald Lu cilat janë marrëdhëniet tuaja?

Brilante, kemi të njëjtën parukiere, pra atë gocën që na ka caktuar Lali Eri dhe që na qeth të dyve aq bukur. Zoti Lu është përpjekur shumë që ky vend të bëhet sa më i mirë dhe për këtë konsultohemi të dy me parukieren tonë çdo javë.

Ne jemi përpjekur që të  dy për këtë gjë. Ambasadori Lu doli dhe në protestë, nëse e keni vënë re në protestën tonë, ishin përzgjedhur të gjithë njerëzit tepër civilë dhe të krehur. Dakord e pranoj që kishte dhe ndonjë qeros aty, por dhe ai një lloj modeli flokësh mund të quhet. Korrekt është në substancë.
Zonja Vlahutin, ju për pak kohë do largoheni nga Shqipëria. Çfarë kujtimi ruani me fanatizëm nga ky vend dhe çfarë do merrni me vete nga ky vend?

Waaaa sa pyetje inkandeshente kjo mo Endrushi. Shiko, moment i paharrueshëm ishte kur shkova tek ajo ndeshja e kalçetos me ministrat shqiptarë. Të gjitha mediat u fokusuan tek ajo fotoja e Ben Ahmetajt që po krruante XhiDiPinë, por unë dua të them që nuk ishte ai momenti më i rëndësishëm i atij eventi.

Kur mbaroi ndeshja ne shkuam të pinim kafe pak më tej, e aty vura re një këngëtare seksi, bionde me kaçurrela, e cila po xhironte një klip.

Më pëlqeu shumë modeli i flokëve të saj, më mahniti. Lali Eri më tha se ajo këngëtare quhej Sabian.

Dua që kur të iki nga Shqipëria, t’i bëj dhe unë flokët si Sabiani. Do t’i lyej bionde dhe rricat do i sajoj më të vockla. Them se do më shkojnë shumë.

Zonja Vlahutin, faleminderit që ju intervistova…

S’ka gjë Endri, sot fola lirshëm me ty, isha komode se dhe flokët i kam kapur, se ndonjëherë të shpërqëndojnë kur janë lëshuar …

Kategori
Uncategorized

“Sindroma e Stokholmit”, ja se çfarë është dhe si manifestohet.

“Sindroma e Stokholmit”, ja se çfarë është dhe si manifestohet

Historia

Në gusht të vitit 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbankën” në Stokholm të Suedisë përfundoi në marrjen peng të katër nëpunësve nga grabitësit e armatosur. Pas gjashtë ditë tratativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh kënaqshëm dhe pengjet u liruan të padëmtuar – po të përjashtojmë sjelljen e tyre të çuditshme në ditët, javët dhe muajt pas këtij  incidenti. Viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist, ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa të tregonin mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, të përpiqeshin të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të grabitësve. Psikologët që e studiuan këtë reagim në dukje absurd, e quajtën “sindroma e Stokholmit”. Menjëherë u vu re se kjo sindromë ndeshej rëndom në situata pengmarrjeje, por edhe në situata të tjera ku njëra palë mund të ushtronte lirisht dhunë ekstreme ndaj palës tjetër: në burgje e kampe përqendrimi, në marrëdhëniet midis shfrytëzuesve dhe prostitutave, ose edhe në familje ku burri keqtrajtonte gruan ose fëmijët.

Shfaqja e sindromes

Sipas disa autorëve, sindroma e Stokholmit shfaqet në shumë rrethana të ndryshme:

-Një person kërcënohet se do ta vrasë një person tjetër, dhe duket se është në gjendje që ta bëjë këtë.

-Personi i kërcënuar nuk mund të largohet nga kjo situatë, prandaj e percepton jetën e vet si në duart e abuzuesit.

-Personi i kërcënuar është i izoluar nga mjedisi rrethues, në kuptimin që e vetmja perspektivë që ka lidhet ngushtë me atë të personit kërcënues.

-Personi kërcënues, herë pas here, tregon njëfarë dhemshurie ndaj viktimës.

Sipas disa autorëve, mjaftojnë tre-katër ditë në këtë lloj situate, që viktima të fillojë të ndjejë simpati ose mirëkuptim për xhelatin. Kjo është shpjeguar me adoptimin nga ana e viktimës e një strategjie pothuajse instinktive për të mbijetuar, duke ia bërë qejfin personit që i ka jetën në dorë dhe duke u identifikuar me këndvështrimin e tij ndaj botës. Gjithashtu, në viktimat, frika fillestare nga xhelati shndërrohet gradualisht në mirënjohje, që ky po ua “shpëton” jetën.

Janë bërë shumë studime mbi dëmet psikologjike të dhunës totalitare ndaj të arrestuarve dhe të burgosurve, ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkëjetonin me këtë regjim. Është fakt që katër rrethanat e lartpërmendura që gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit të Sindromës së Stokholmit kanë qenë tipike për jetën nën regjimin policor të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në “dashurinë” e popullit për xhelatët totalitarë.

Në mënyrë të veçantë, krijimi i rrethanave të izolimit të plotë nga mjedisi i jashtëm dhe të reduktimit të kontakteve ndërpersonale në një njeri të vetëm: hetuesin, kanë qenë tipike gjatë marrjes në pyetje të personave të arrestuar për motive politike. Siç është vënë në dukje në mënyrë të përsëritur nga të gjithë ata historianë që kanë studiuar dhunën totalitare në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 30, një pjesë e të arrestuarve për motive politike kanë pranuar të nënshkruajnë deklarata të rreme inkriminuese të shokëve, familjarëve e të afërmve thjesht të bindur për “nevojën” e akteve të tilla, ose “dobinë” e tyre për kauzën e madhe të revolucionit.

Mes të marrëve në pyetje, ka pasur edhe raste qëndrimesh të forta dhe heroike përballë dhunës personale dhe institucionale. Por këto kanë qenë raste të veçanta, përjashtime, në individë psikologjikisht të fortë ndaj presioneve, ose me një profil moral të veçantë, ose me vullnet jashtëzakonisht të fortë, në disa raste edhe psikopatë ose jo të ndërgjegjshëm ndaj rrezikut.

Metodat e torturës psikologjike dhe fizike, të kolauduara prej shekujsh, kanë për synim pikërisht të thyejnë individë psikologjikisht normalë, të cilët përbëjnë shumicën. Në kushtet e terrorit totalitar, të arrestuarit mbërrinin në hetuesi të dëmtuar dhe pothuajse të bindur se ç’i priste; prandaj nuk është për t’u habitur që një pjesë e mirë e tyre nuk u rezistonin dot presioneve të gjithanshme. Në Bashkimin Sovjetik shumica dërrmuese e të hetuarve në gjyqet e mëdha politike të viteve ’30 zbatuan verbërisht vullnetin e hetuesve të tyre, duke u sjellë në mënyrën më absurde dhe më të pabesueshme deri edhe në sallën e gjyqit.

Aktet e heroizmit dhe të sfidës ndaj persekutorëve kanë qenë më tipike në vitet e para të Pasluftës, kur të arrestuarit ndiheshin ende “të garantuar” përballë xhelatëve dhe kujtonin se do të respektoheshin të paktën si njerëz, pa e kuptuar ende mirë cinizmin e skajshëm të komunizmit në pushtet. (Një gjë e tillë pohohet se ka ndodhur në situata të ngjashme, në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1917-1930, ose të fazës së parë të terrorit totalitar). Më pas, për fat të keq, populli që ka jetuar në këtë lloj regjimi u gjymtua psikologjikisht – dhe u gjymtua pikërisht, sepse ishte krejt normale që të gjymtohej. Shndërrimi i një pjese të popullatës në spiunë dhe raportues ka të bëjë pikërisht me këtë dukuri: raportimi konsiderohej si akt i riprodhimit të indit social – në kuptimin që shoqëria totalitare ekzistonte në atë masë që elementet e saj raportonin njëri-tjetrin. Duke pasur këtë parasysh, mes gjymtimeve psikologjike të tilla si paranoja, mania e persekutimit, krizat e ankthit e krizat histerike, i duhet bërë vend edhe sindromës së Stokholmit, ose përgjërimit të viktimave ndaj xhelatëve të tyre.

Kategori
Uncategorized

Pranga grupit të Teme Sejkos (Rrëfimi i një ish punonjësi të Sigurimit).

Pranga grupit të Teme Sejkos (Rrëfimi i një ish punonjësi të Sigurimit)

Autori i këtyre rrëfimeve quhet Vasil Th., dhe ka punuar me detyra të ndryshme në Sigurimin e Shtetit. Ai flet për një periudhë dhe disa ngjarje që lidhen me arrestimin e të ashtuquajturit “grupi armiqësor i Teme Sejkos”, në vitin 1960.

Për këtë çështje janë botuar mjaft materiale e dokumente, që hedhin dritë në mënyra të ndryshme mbi vërtetësinë e një akuze që ka bërë bujë të madhe. Jo vetëm në Shqipërinë e kohës, por edhe në vendet e Traktatit të Varshavës, ku Teme Sejko ishte njëri nga 5 kundëradmiralët e flotave anëtare.

Janë botuar deponime e rrëfime të krerëve të më lartë të regjimit komunist pasi janë arrestuar, që e kanë deklaruar si akuzë të rreme dhe lojë dënimin e këtij grupi; nuk kanë munguar dhe pohime se shërbimi grek i zbulimit vërtet kishte hyrë thellë në Shqipëri.

Gjithsesi, pohimet e mëposhtme vijnë nga një këndvështrim tjetër.

Nga ai i pjesëmarrësit në moshë të re, në operacionet e arrestimeve që janë bërë atë periudhë, dhe që ka dijeni për disa detaje interesante dhe për fatet e disa prej personazheve të përmendura.   

Ngjarjet e korrikut 1960

Këto janë ngjarje të jetuara. Kanë ndodhur 56 vite më parë, në korrik të vitit 1960. Në atë vit u bë arrestimi i Teme Sejkos dhe grupit të tij, që na u tha se kishin si qëllim shkaktimin e trazirave në vend, çka do shërbente si pretekst për ndërhyrjen e flotës së 6-të amerikane për të rrëzuar pushtetin popullor, duke nuhatur ftohjen me sovjetikët. Grupi armiqësor përbëhej nga rreth 20 vetë, që ishin agjentë të zbulimit grek.

Po si filloi aksioni për arrestimin e këtij grupi? Unë kam qenë pjesëmarrës në shumë prej momenteve që lidhen me këtë ngjarje. Si kursantë në vitin e II në Shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Sauk, neve, rreth 20 vetë, na mblodhën dhe na thanë se do niseshim për në Sarandë me shërbim. U nisëm, të hipur në një makinë ZIS të mbuluar me mushama. E veçanta e kësaj makine ishte se karroceria e mbuluar ishte e ndarë në kaushë me kompensatë, gjithsej 6 të tilla. Në secilën ndarje rrinte njëri nga ne, të armatosur me automatikë. Në fillim nuk kuptuam asgjë pse po udhëtonim në këtë mënyrë, por më vonë e bëmë lidhjen. Udhëtimi ishte vërtet i vështirë, jo vetëm se rrugët ishin të këqija, por dhe në karroceri nuk kishim ku rrinim, me një hapësirë 1.5 m2 për secilin.

Teme Sejko

Me të mbërritur në Qafë Gjashtë të Sarandës, zbresim dhe shohim se na prisnin disa hetues të Ministrisë së Brendshme. Pas 5 minutash vjen zv.ministri i Brendshëm dhe drejtor i Sigurimit të Shtetit Mihallaq Ziçishti. Tip komunikues dhe i ngrohtë, ai na tha se do të vemi në Konispol për të kryer një aksion të rëndësishëm dhe shumë sekret. “Ju kërkoj të jeni gjakftohtë e të guximshëm, të zbatoni porositë që do ju japin hetuesit”, na tha ai. Për secilin prej nesh u caktua një hetues. Ishte natë, ne u nisëm dhe arritëm rreth orës 3 të mëngjesit në Konispol. Secili prej nesh shkoi me hetuesin e vet dhe pas pak na u bashkua dhe një anëtar i Këshillit Popullor të fshatit ose Frontit. Kuptohet që këta ishin të besuarit e pushtetit dhe e njihnin vendin me imtësi.

Hetuesit kërkonin ndihmën e tyre, që të nxirrnin nga shtëpia filan person me ndonjë pretekst dhe ata të bënin kontroll të befasishëm në shtëpi. “Për këtë kemi vendim nga prokurori i Përgjithshëm”, thanë hetuesit.

Mua të takoi të shkoja te shtëpia e kryetarit të kooperativës së Konispolit, Ali Xhelo Arapi. Pasi ai doli përjashta, u shtang, por ishte shumë vonë. Iu komunikua arrestimi dhe u bë kontrolli i banesës. Në Konispol u bënë edhe arrestime të tjera si Hajri Mane etj, në fshatin Markat u arrestua Haxhi Bilali, në Vagalat Vangjel Buri etj. Këta fshatra janë pranë Konispolit.

 

Mbasi u krye aksioni, të arrestuarit u vunë në makinat me dhoma, të ndarë nga njëri-tjetri. U vumë thes në kokë që të mos shihnin, e as flisnin me shoqi-shoqin. Pasi tre makinat u bashkuan në Qafë Gjashtë, u nisëm drejt Tiranës ku po të mbuluar, u vendosën në biruca të veçanta dhe nga hetuesit iu komunikua se ishin arrestuar si pjesëtarë të një grupi armiqësor si agjentë grekë, me mision rrëzimin e pushtetit popullor.

Pas një dite, mësuam se në Shkodër ishte arrestuar Taho Sejko, vëllai i Temes, ish drejtor i Parkut Automobilistik të Mallrave, Avdul Resuli etj, po kështu në Durrës ishin arrestuar disa të tjerë.

Pas tri ditëve na nisën me shërbim në Librazhd dhe u vendosëm në postën e policisë në Qukës. Me të mbërritur, na thanë se do bllokojmë rrugën kryesore dhe disa rrugë këmbësorësh që ishin në male. “Do kontrolloni personat që kalojnë. Qoftë dhe gjeneral me uniformë apo kryetar komiteti ekzekutiv, do ta ndaloni dhe do njoftoni kryehetuesin”, na thanë. Ky i fundit qe vendosur në postën e policisë. Pas 48 orësh u kthyem në shkollë, dhe aty mësuam se në njërin nga postblloqet ishte arrestuar Teme Sejko, gjeneral, dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit Tahir Demi, të dy çamë në origjinë.

Arsyen pse këta të dy u arrestuan tre ditë më vonë, unë nuk e di, por është e sigurtë se ata ishin në vëzhgim të rreptë dhe nuk mund të arratiseshin ose të bënin ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm.

Të dhënat fillestare të ekzistencës së këtij grupimi ishin të zbehta e jo bindëse, prandaj dhe nuk ishte vepruar më parë. Detajet filluan të kristalizoheshin dhe të krijohej një panorama e gjerë, vetëm pas deponimeve të diversantit të kapur, kapitenit të Asfalias greke Kosta Fili nga fshati Mursi i Sarandës.

Ky fshat kishte rreth 100 vetë të arratisur asokohe, por shumica dërrmuese shikonin hallet e tyre dhe nuk merreshin me spiunime. Po në vitin 1959, në fshatin Çiflik të Konispolit ishte arrestuar një kryetar kooperative, Theodhori Vito, edhe ky agjent grek.

Historia e Kosta Filit është interesante. Ai u kap pasi kishte kaluar kufirin, dhe u vu plotësisht në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Ai dha të dhëna për ekzistencën e këtij grupi me në krye Teme Sejkon, i cili ishte edhe me studime në Bashkimin Sovjetik, por u soll në Shqipëri me kombinacion që të mos dyshonte për 6arsyen e kthimit.

Jo vetëm kaq, por Kosta Fili në vitin 1962 u vesh si oficer kufiri shqiptar dhe i shoqëruar nga dy oficerë të Degës së Brendshme Sarandë, erdhi në Konispol dhe tregoi disa vende sekrete që ai kishte përdorur më parë, për të marrë dhe lënë informacione sekrete. Sipas porosive të Asfalias, këto informacione ishin vendosur në kuti metalike që letra të mos dëmtohej, dhe ne i quajtëm “kuti postare”. Kaq i mirë qe kamuflimi, sa pasi mbaruan punë, Kosta dhe dy oficerët shkuan dhe pinë kafe në klub, duke mos u njohur nga të pranishmit.

 

Në hetuesi, pothuajse të gjithë pranuan se ishin vënë në shërbim të zbulimit grek në kohë të ndryshme, duke filluar nga viti 1947 deri në vitin 1960. Doli se ata ishin vënë nën shërbim nga Haki Rushiti, një konispolat që u arratis në Greqi menjëherë pas çlirimit dhe vazhdoi të hynte si diversant deri në vitin 1955. Po kështu, në hetuesi doli se lidhjet me zbulimin grek, përveç Haki Rushitit dhe Kosta Filit i mbante dhe Izet Osmani, dhe ky nga Konispoli, i cili ka një histori të çuditshme.

Izeti rreth vitit 1957 u vu në shërbim të Sigurimit shqiptar vullnetarisht, dhe herë pas herë kalonte kufirin greko-shqiptar me misione të caktuara. Në Greqi ai qëndronte një ose dy ditë te njerëz të besuar, dhe pastaj hynte ilegalisht në Konispol. Por më vonë ç’ndodhi?

Nga fundi i 1958-s kur kaloi kufirin për të vajtur në Igumenicë, kapet nga organet e kufirit grek dhe mbyllet në një vilë që Asfalia greke e përdorte për të përgatitur e nisur diversantë në Shqipëri. Duket se grekët bënë punë këmbëngulëse dhe arritën të zbulojnë se Izeti ishte i rekrutuar nga Sigurimi shqiptar dhe kishte kryer disa vajtje-ardhje me mision. Izeti tregoi çfarë detyrash kishte zbatuar dhe ku ishte strehuar, si në fshatin Kockë, fshat çam buzë kufirit, si dhe në Sajadhë. Mbasi grekët i verifikuan deponimet e Izetit dhe u bindën në dëshirën e tij, vendosën ta rirekrutonin në favor të tyre. Sigurisht edhe në sajë të presioneve se do t’i zhduknin familjen në Konispol, dhe joshjeve me shumë të mëdha monetare.

Izet Osmani pas 36 orësh u kthye kështu në Konispol dhe u raportoi organeve tona disa të dhëna të servirura nga Asfalia, duke mos lënë të kuptohej se çfarë i kishte ndodhur në Greqi. Nga ky moment Izeti u bë agjent me dopiorol, por realisht, në favor të Asfalias sesa të Sigurimit.

Aty nga fillimi i vitit 1959, me të kaluar kufirin, grekët i komunikuan vendimin për ta mbajtur në Greqi. Pranë postës së Qafë Botës, ku është sot pika kufitare, në anën greke u zbrazën shumë pushkë dhe aty gjoja u vra një shtetas shqiptar, shkelës kufiri. Ky ishte kombinacioni grek që shqiptarët të besonin se ishte vrarë një person në kufi; më vonë u hap lajmi se viktima ishte Izet Osmani. Në të njëjtën kohë u bë dhe një ceremoni modeste varrimi. Në fakt Izeti u transportua në Igumenicë ku u vendos në një bazë sekrete për të mos u parë nga ndokush që mund ta njihte dhe zbulohej e vërteta.

Në këtë kohë, Ministria jonë e Punëve të Brendshme i propozoi presidiumit të Kuvendit Popullor që Izet Osmani të shpallej dëshmor dhe iu lidh një pension familjes së tij në Konispol.

Por Izeti hynte ilegalisht në Shqipëri, takohej në Konispol me familjen e tij dhe me ndonjë pjesëtar të grupit të Teme Sejkos duke dhënë porositë e zbulimit grek. Duhet thënë se hyrjen sekrete në Shqipëri ai e kishte shumë të lehtë se e njihte kufirin shkëlqyeshëm, ndërsa Sigurimi e dinte të vrarë dhe nuk kishte vënë ndonjë vëzhgim mbi familjen e tij, tashmë familje dëshmori.

Ishte gjatë hetuesisë së grupit të Teme Sejkos, që doli se Izet Osmani nuk ishte vrarë por ishte shëndoshë e mirë në Greqi dhe kishte hyrë disa herë si diversant. Paskëtaj, Izeti qëndroi në Greqi derisa vdiq.

 

Teme Sejko, kur u arrestua nuk u dërgua në burgun e Tiranës, por në një bazë sekrete në fshatin Manëz të Durrësit, që e kishte Sigurimi i Shtetit. Hetuesinë e tij e bëri drejtori i përgjithshëm i Hetuesisë Nevzat Haznedari dhe zv.ministri i Punëve të Brendshme Rexhep Kolli. Atëherë u tha se Teme Sejko dhe vëllai i tij Taho u zbërthyen plotësisht dhe dhanë të dhëna të rëndësishme si dhe implikuan disa të tjerë që i shërbenit grekut. Por siç duket Nevzati dhe Rexhepi kërkonin qiqra të hell, dmth që Teme të pranonte gjëra që nuk i dinte ose që i servireshin; ndaj e torturuan derisa vdiq, ose siç thuhet u mbeti në dorë.

Në vitin 1962 vjen në Sarandë Beqir Balluku, ministër i Mbrojtjes, i deleguar nga Komiteti Qëndror për të marrë pjesë në një festë te Ura e Bogazit (5 km para se të shkosh në Konispol) që organizohej çdo vit në gusht. Aty ndodhej dhe gruaja e Izet Osmanit, e cila e takoi dhe iu ankua se ja kishin prerë pensionin dhe nuk e dinte përse. Atë moment ministri zemërohet dhe urdhëroi t’ja largonin që andej. Pasi e larguan gruan, në fjalën e tij që në fillim Balluku tha se Izet Osmani nuk ishte vrarë në kufi, por ishte diversant i grekut, që kishte hyrë disa herë dhe jetonte në Greqi. Bile është takuar dhe me Teme Sejkon e shokë të tij, ndaj familjes i është prerë pensioni i dëshmorit.

Kjo u tha për herë të parë publikisht dhe shkaktoi pështjellim, pasi të gjithë u çuditën sepse e dinin të vrarë dhe dëshmor. Më vonë familja e Izet Osmanit u internua në Savër të Lushnjes.

 

Nga të arrestuarit e grupit të sipërpërmendur, dolën edhe shumë implikime për persona të ndryshëm që kishin dijeni mbi ekzistencën e këtij grupi. Të dhënat u verifikuan dhe me to u veprua rast pas rasti. Ndonjë u arrestua, të tjerë u rekrutuan me material shtrëngues duke pranuar t’i shërbenin Sigurimit të Shtetit. Pasi mbaroi procesi i hetimit, materialet iu dërguan Gjykatës së Lartë e cila zhvilloi gjyqin në Kinema Brigada, që ndodhej ku është godina e PS dhe Kisha e re ortodokse, përballë Shtëpisë me Gjethe. Gjyqi i bë i hapur dhe salla nuk i nxinte të gjithë, ndaj u vendosën edhe altoparlantë përjashta. Dënime e gjyqit tashmë dihen, dënime kapitale për kryesorët e grupit dhe për të tjerët dënime me 20 e 25 vjet heqje lirie.

Kategori
Uncategorized

BËMAT E QEVERISË DHE NJË FABUL E ZEBRËS ME LUANIN.

Blog-Autor: Sonila Meço

Brenda nje kohe rekord:

rritje fyese me 1,6% e pensioneve, pra mesatarisht dy buke ne muaj ne nje kohe qe nuk rimburson asnje barne

– taxa te reja rrugesh mbi taksa te paguara nje, dy e dhjetra here

– taksa te reja mbi blerjet online

– koncensione si dorezim prej paaftesise per te bere nje pune te denje si qeveri

– procedura te paligjshme parlamentare per nje reforme qe duhet te fortifikoje ligjshmerine me ne fund

– lakim te paepur emri ne mediat boterore si te perfshire ne afera te hetuara nga FBI, kur ai emer qeveris nje vend te zhytur ne papunesi, korrupsion e varferi

– blerje e trafik votash sot per te mbajtur ne kembe me nje tub te shkrehur oksigjeni qeverine e vetem 1 milion shuplakave te tre viteve me pare

Dhe e gjitha kjo me kujton:

Luani nuk ka nevoje te marre leje per te ngrene zebren, luani nuk flet dhe zebra nuk degjon

Kategori
Uncategorized

DOKUMENTI/ Kush gënjen? Emaili i Fatmir Xhafës nxjerr zbuluar ambasadorët Lu-Vlahutin.

Nëpërmjet një deklarate për mediat dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë kërkuar miratimin sa më të shpejtë, Brenda afateve kushtetuese të 7 ligjeve dhe të parin ligjin e Vetingut.

 

Por në fund të deklaratës së dy ambasadorëve bie në sy një detaj. Ambasadorët shprehen se deputetët e opozitës janë njohur me draftin që në gjysmën e dytë të muajit qershor.

Shprehen ambasadorët në deklaratë:

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë. Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor”.

Ky afat i përmendur zyrtarisht nga ambasadorët jep idenë sikur deputetët e opozitës janë njohur me draftin që para një muaji, pra në gjysmë n e dytë  të  muajit Qershor.

Por ka shumë gjasa që dy ambasadorët të kenë përmendur një afat të gënjeshtërt në këtë deklaratë.

Periudha e  përmendur nga ambasadorët bën një kontrast të fortë nëse lexon e-mailin që kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj i ka dërguar anëtarëve të komisionit më datën 26 Korrik.

Në këtë e-mail z.Xhafa shprehet se pikërisht më datën 26 korrik, ekspertët e BE-së sapo i kishin dërguar atij katër shtojcat e reja të draftit.

Për më tepër që drafti në variantin e tij të parë, është publikuar në 1 korrik, në tryezën e debatit me grupet e interesit. Pas tryezës me grupet e interesit ka shkuar në komision.

Çka do të thotë që është e pamundur që PD-ja të jetë njohur me draftin në Qershor.

Nga ana e saj, PD-ja deri tani nuk ka paraqitur ndonjë pretendim publik për përmbajtjen e draftit, por ka kërkuar që të respektohet afati kushtetues për miratimin e ligjeve dhe mbledhjen e Kuvendit. / HashtagAL

Emaili-i-z.Xhafaj

Kategori
Uncategorized

“Koha Jonë zbulon puçin e Ramës ndaj Metës”.

"Koha Jonë zbulon puçin e Ramës ndaj Metës"

Që ditën kur Ilir Meta ia arriti të bindë opozitën që të miratonte Reformën në Drejtësi me 140 deputetët, në zyrat e Kryeministrisë nuk ka patur qetësi nga inati, mllefi dhe dashakeqësia. Kjo pasi donin të nxirrnin PD dhe LSI si shkaktare të mosdakordësisë me SHBA dhe BE. Fakti që u kalua me konsensus të plotë Reforma kryesore rriti kuotat e kryeparlamentarit Meta te ndërkombëtarët, si dhe solli ne hullinë amerikane PD-në me votimin qe beri.

Nuk u arrit skema kryeministrore që edhe të kalonte me 94 vota Reforma, edhe ndante në dy pjesë PD-në, edhe krijonte një PD të re me deputetët anti-Basha e anti-Sali, edhe e vinte në pozite bllokuese LSI, edhe merrte mandat populist Rama se do reformën, se ka amerikanët pas vetes,etj. Natyrisht luftë për pushtet.

Por Reforma kaloi dhe Meta e Basha morën ftesën për në Konventën e Demokratëve Amerikanë. Ndërsa Rama nuk u lejua të hynte për shkak të skandalit me foton e parë me Obamën, skandal që vetëm sa ka filluar.

Konsensusi i arritur natën e 21 Korrikut me 140 vota për Reformën në Drejtësi duket se është në buzë të greminës dhe shkak është bërë ligji për Vetingun. Burime nga Kuvendi i Shqipërisë bëjnë me dije se kryeparlamentari Ilir Meta ka ndërprerë sot vizitën e tij në SHBA ku është ftuar të marrë pjesë konventën e demokratëve dhe është nisur urgjent për në Tiranë.

“Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi”- njoftoi këshilltari i Kryetari të Kuvendit, Emiljano Aleksi.

Ndërkohë që nga Tirana kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa e ka ironizuar momentin kur është pyetur për ndërprerjen e vizitës së Metës ndërsa është shprehur: “Më vjen keq që i kanë prishur vizitën z. Meta për të rivendosur konsensusin që nuk ka nevojë për shumë deklarata”.

Duke folur për nxitimin për të kaluar në miratim ligjin e vetingut, Xhafa është shprehur se: “Të gjithë kanë marrë projektligjin për Vetingun. Ata kanë qenë tërësisht në dijeni që në 4 korrik. Nga kjo pikëpamje ky pr/ligj është gati për tu shqyrtuar dhe për të kaluar në seancë plenare. Ky pr/ligj ka të nevojshëm një pëlqim të partnerëve ndërkombëtarë. Ky pr/ligj është trajtuar nga drejtoria e ligjeve në Komisionin Europian. Duke qenë se SHBA do të ,mbështesë më fonde dhe do të trajnojë ata që do të bëjnë vetingun duhet të disburosjnë fondet që janë në limitin kohor. Ky projketligj duhet të kalojë në Komisonin e Reformës në Drejtësi. Për momentin nuk ka vetëm pëlqimin e opozitës pasi z. Petrit Vasili ka qenë pjesëmarrës kur është shqyrtuar ligji. Edhe z. Vasili do të ketë fjalën e tij në fund kur të bëhet diskutimi në komision. Kushtetuta është miratuar mne 140 vota në Kuvend dhe është shpallur nga Presidenti i Republikës, cdo shqyrtim i projektligjit mund të nisë që në momentin e hyrjes në fuqi”- ka deklaruar Xhafa.

Pra u gjet momenti që kryeparlamentari ishte në Konventën e Demokratëve Amerikanë në SHBA ku do të bëhej shpallja zyrtare e Hillary Clinton si kandidate për presidente e SHBA, dhe ku me pas Meta do të qëndronte në disa takime të rëndësishme. Në Tiranë nxituan t’ia prishin festën Metës, duke krijuar sikur PD dhe LSI nuk duan kalimin e ligjit të Vettingut,etj.

Pra imazhin pozitiv konsensual, dikush në Tiranë nxitoi ta shfryjë si tollumbace dhe riktheu skemën e përgatitur para 21 korrikut që të kap PD, bile edhe LSI, se janë “antiamerikane” dhe kundër reformës.

Edi Rama pa u konsultuar me kryeparlamentarin urdhëroi Fatmir Xhafën të përgatisë për në seancë për ditën e enjte projektin e Vettingut, e ku natyrisht pa u diskutuar dhe pa qënë dakord PD nuk ka se si të miratohet, kur u bë gjithë ajo punë e madhe për Reformën. Por hileja është edhe diku tjetër. Se për këtë ligji nuk duhet më 94 vota, por 84 dhe Rama vë LSI para faktit të kryer, që nëse nuk e voton je “antiamerikan!”.

Pra, nuk është çështja se duhet patjetër të enjten ky ligj, pasi nuk shembet Roma të premten dhe as nuk rregullohet Shqipëria për një javë. Synimi është me çdo kusht që të prishet konsensusi i deritanishëm dhe të gjendet çdo mjet, e çdo pretekst për zgjedhje të parakohshme, pasi më vonë mbetet shumë vonë për Ramën!

Ilir Meta e ndërpreu vizitën ne SHBA dhe mbetet të shikohet përplasja Meta-Rama se deri ku ka shkuar.

A ka shkuar thika në palcë mes tyre?!

Kategori
Uncategorized

Në 20 vjetorin e rënies: Mos e harroni Bujar Kaloshin.

2016-07-27 01.24.08

Nga Reshat Kripa.

Në përvjetorin e rënies së martirit  Bujar Kaloshi, nuk e di sepse m’u kujtuan vargjet e një poezie të një poeti anonim, që më ranë në duar disa ditë më parë. Në vargjet e asaj poezie shkruhej:

O Korab, fole kreshnikësh, o çati e Shqipërisë!

Përse e ke ulur kokën, o simbol i trimërisë?

Thellë në zemër më  goditën, më goditën në Tiranë,

Në një ditë të nxehtë korriku, zemrën time dysh e ndanë.

Zemrën time dysh e ndanë, ata plumba të mallkuar,

Kur goditën zemrën djalit, trimit tim të paharruar.

Dhjetë vjet kam që  lëngoj, dhjetë vjet kam që po  pres,

Të vendoset drejtësia, të mos mbetem më me shpresë!

Nuk e di sepse këto vargje e prekën thellë zemrën time. Para syve më doli fytyra e qeshur dhe plot gjallëri e Bujar Kaloshit, në ato ditë të zjarrta të ndërrimit të sistemeve. Djaloshi i lindur dhe rritur baltrave të Plugut dhe Gradishtës, ku ishte internuar familjarisht, nuk kishte si të mos ishte i qeshur dhe plot gjallëri, në ato ditë historike kur zemra e tij vlonte  nga dashuria për lirinë dhe demokracinë e mohuar për gati pesëdhjetë vjet. Më dilte para syve fytyra e këtij trimi, që pa hezituar u bë një nga nismëtarët e shoqatës tonë, duke qëndruar gjithmonë në ball të saj. E shihja atë djalë të lidhur pazgjidhmërisht me Partinë Demokratike, me të cilën u bashkua pasi tek ajo shikonte të mishëruara  të  gjitha  parimet  për  të  cilat kishte luftuar fisi i tij i madh.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Më kujtohet ajo ditë e zezë e 26 korrikut të vitit 1996, kur duart kriminale të trashëgimtarëve të etërve sadistë komunistë, qëlluan zemrën e këtij djaloshi. Ato plumba nuk goditën vetëm zemrën e Bujarit. Ato goditën zemrat e mijëra të përndjekurve politikë, në të katër anët e atdheut tonë të martirizuar. Goditja ishte preludi i asaj që po përgatitej prej kohësh, përmbysja e fitoreve të demokracisë së porsalindur dhe rivendosja e pushtetit të ish komunistëve. Kjo gjë u realizua një vit më vonë,  nëpërmjet rebelimit të armatosur të vitit 1997.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Kemi njëzetë vjet që atë nuk e kemi më midis nesh. Kemi njëzetë vjet që presim të ndëshkohen kriminelët që qëlluan mbi të. Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Më lejoni të përmend këtu emrat e ndritur të anëtarëve të tjerë të shoqatës sonë që kanë rënë nën breshërinë e plumbave të barbarëve, emrat e Lekë Çokut, Besnik Hidrit, Besim Manolit, Valter Harizajt, Viron Rrapajt, Gëzim Shabanit, Bashkim Shkurtit, Fredi Shehut dhe plot të tjerëve. Të gjithë këta prehen në varr pa gjetur qetësi, pasi fajtorët nuk janë ndëshkuar ende.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Gjaku kërkon gjakun thonë! U ngritën gurët nga varret dhe folën! U ngritën malet dhe thanë dhe më i mbrapmi vrasës u ndëshkua!

Kështu shkruante Shekspiri i madh disa shekuj më parë. Kurse në vendin tonë, në shekullin e XXI-të, ky ligj nuk funksionon. Kriminelët enden lirisht rrugëve Brukselit apo Zurihut, madje edhe atyre të Tiranës, duke kryer krime  të  tjera  dhe  shteti shqiptar  nuk është i zoti t’ia kthejë drejtësisë. Nuk e dimë, nuk është e zoti, apo mos vallë nuk do që t’ia kthejë? Kjo pyetje kërkon përgjigje nga autoritetet shqiptare.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Ndëshkimin e fajtorëve e kërkon zemra e babait të tij krenar, zemra e nënës së tij të përvuajtur, zemra e gruas së tij të re, zemrat e vajzave që u rritën pa prindin e tyre pranë, zemra e vëllait dhe motrave të tij. Ndëshkimin e fajtorëve e kërkojmë edhe ne, shokët e tij të vuajtjeve dhe halleve. E kërkon edhe shpirti  i  tij  që  nuk  mund  të prehet në paqe deri sa të vendoset drejtësia.

Dhe vargjet e poetit anonim më dalin përsëri përpara syve të mi:

Seç më duket që nga larg, zëri djalit po ushton,

Si një klithëm, si një britëm, nëpër shkrepa uturon,

Uturon sot nëpër shkrepa, zëri i djalit të ri,

Mos më lini në harresë, dua vetëm drejtësi!

S’dua llafe, s’dua përralla, s’dua vargje, s’dua këngë,

Ato le t’i lemë më prapa, ato brezat le t’i nxënë.

Jam këtu mbushur me brengë, nuk po gjej dot  rehati,

Dua vetëm  drejtësi, të prehem në qetësi!

Ngrije kokën mal i lartë, mos qëndro i pezmatuar,

Biri yt ka fluturuar lart në qiellin e amshuar!

Lart në qiellin e amshuar, engjëjt e kanë rrethuar,

Si simbol të burrërisë, për  jetë i paharruar!

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Kategori
Uncategorized

Kur avionë kanadezë përcjellin për në banesën e fundit një aviator të thjeshtë shqiptar

July 24, 2016 12:00

Kur avionë kanadezë përcjellin për në banesën e fundit një aviator të thjeshtë shqiptar                                                                                          Besoj se edhe ata më të vendosurit për të lënë vendin e vet për një jetë më të mirë, banesën e fundit do të donin ta kishin aty ku dheu është më i lehtë, si në urimin tonë të vjetër.

Dallgët e jetës janë aq të paparashikueshme, sa që t’i hap sytë një ditë mijëra e mijëra kilometra larg e përpiqesh të bësh nënë tokën e huaj. Por, si do të të presë ajo, a mund të të njohë ç’njeri je, ç’ke bërë, ç’të mira e të këqija, çfarë ke hequr në jetë, si je rrëzuar dhe ngritur, si ke mbjellë e vjelë frute të ëmbla a të hidhura, sa ke dashur e sa ke ndihmuar të tjerët, e sa e sa mund të ketë një jetë.

Ai ishte një nga njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, ju nuk keni lexuar e as keni dëgjuar për të e as  e keni njohur, përveç shokëve e miqve, shumë më tepër janë ata që kanë dëgjuar në Durrës, vendlindjen e tij për familjen e madhe me emër të mirë, për vëllezërit e ndershëm, të respektuar e talentuar durrsakë Xhixha.

Ëndrrat  për qiellin janë më të bukurat për shumicën e fëmijëve, por për djaloshin biond me sytë si deti i Durrësit, çuditërisht u bënë realitet. Fluturoi për herë të parë në Rusi e më pas në Kinën e largët dhe u kthye kalorës i qiellit, nga i cili nuk u nda kurrë, deri sa mbylli sytë përgjithmonë, të paktën me zemër mbeti atje.

Ndër pilotët e parë shqiptarë, Dalipi fluturoi sa e sa herë mbi atë reliev që thoshte se ishte më i bukuri që kishte parë: malet hijerëndë me qeleshe bore, fushat pranë detit si kopshte ku mund te shihje sythat tek bulëzonin dhe frutat tek ëmbëlsoheshin, fshatrat e qytetet e vegjël, të mbledhur shtrënguar për të qenë pranë ,lumenjtë që gjarpëronin ndritshëm dhe ai, i shtrenjti i tij, deti dhe Durrësi!…

Dalip Xhixha

Ishte një dashuri e madhe aty poshtë, që ai mundohej ta mbante ngrohtë nën krahët e avionit të tij

…Por jeta nuk është një avion që mund ta drejtosh nga të duash, ajo të merr e të çon atje ku mbase nuk e ke menduar kurrë. Me flokët e bardhë, me një pension të vogël në xhep, mbi një avion të cilin do të kish dashur ndofta ta drejtonte, por jo ta ndërronte me “Mig”-un e tij të shkathët si fëmijë çamarrok, ai la atdheun, për të qenë pranë djemve të tij që kishin nisur një jetë të re plot shpresa përtej oqeanit. Gjithmonë pranë shoqja e jetës, Resmija, një grua me zemër të madhe si rrallëkush, ish-mësuesja e përkushtuar e fëmijëve me aftësi të kufizuara që e donin si asnjë tjetër. Gjithmonë të fliste me aq pasion për ta,  për talentet e tyre, për dashurinë e madhe që mbanin në zemra e që e shprehnin me shenjat e më shumë me sytë e tyre. Jo rrallë ata bujtnin tek ajo, jo veç për festa;  nëse do të hynte dikush për herë të parë në apartamentin e tyre të vogël, nuk do t’i dallonte nga fëmijët e shtëpisë!

Kjo familje e thjeshtë vazhdoi jetën në Kanadanë e largët; gjyshërit iu përkushtuan veçanërisht dy mbesave, Viktorias dhe Izabelës. Lidhjet e ardhjet e herëpashershme në vendlindje nuk ishin  veç gëzime, por edhe trishtim e lot për të afërm e shokë të ndarë nga jeta, takime në protestat për pensionet qesharake të ushtarakëve, rropatjet për hipotekimin e shtëpisë, ku kish jetuar prej vitesh. Aty mërzitej e aty çmallej, herë lotonte e herë kujtonte, disa gjëra i dukeshin më të bukura nga ç’i mbante në kujtesë e disa të tjera sikur ishin venitur e tkurrur.

Me gjithë dhimbjen e madhe, nuk di në do t’i kisha shkruar këta rreshta për humbjen e njeriut të mirë Dalip Xhixha, po të mos më kish dërguar Skerdi emocionet e atij funerali, sa të thjeshtë aq edhe të jashtëzakonshëm. Ishte shumë i prekur nga humbja e atit të shokut të tij që e kish mbajtur mbi supe kur ishte i vogël bashkë me Mandin, i kishte mësuar notin e i sillte dhurata modeste për ditëlindje (më shpesh aeroplanë plastikë ose prej druri). Përpjekjet dhe përkujdesjet e jashtëzakonshme të ekipit mjekësor të spitalit, nuk mundën ta mbanin në jetë zemrën e tij. Dhjetë mjekë e infermierë qëndruan për orë e orë të tëra  mbi shtratin e tij, por ….

I mallëngjyen të gjithë fjalët e pastorit të shtëpisë së funeraleve të Bramtonit, Ontario; fjalët e tij kishin veç dhimbjen njerëzore për njeriun e ndershëm, të përkushtuar e të devotshëm, njeriun  e thjeshtë që po varrosej në një tokë që nuk ka pse të jetë dhe nuk është e huaj për të. Ai e vlerësoi shqiptarin e mirë për cilësitë njerëzore, për kontributin e dhënë e djersën e ndershme; edhe pse në një vend të largët, djersa e tij ka pikuar mbi të njëjtën tokë, dashuria e tij ka qenë për njerëzit e kësaj toke. Ai, u shpreh pastori, ishte një prej njerëzve që vijnë nga shumë larg, në Kanada, por i bëjnë nder shoqërisë sonë, e bëjnë atë shpirtërisht më të madhe, më të pasur, me vlerat që sjellin. Për të, shqiptari Dalip Xhixha do të prehet i qetë, i respektuar e i nderuar në ketë tokë si çdo kanadez; ashtu si të gjithë ushtarët e rënë, që nën tokë janë njësoj .

DalipXhixhaNjë oshëtimë avionësh sa vinte e afrohej, ndërkohë që Mandi e Ermali dukeshin të mërzitur që nuk erdhën përfaqësues  të Aeroportit Muze të Hamiltonit, që i kishin lajmëruar. Të gjithë ngritën kokat lart, mbi varrezat e Bramtonit po fluturonin dy avionë. Nga Muzeu i Trashëgimisë të Avionëve Luftarakë ishin dërguar dy avionë të Luftës së Parë Botërore për të nderuar majorin e aviacionit shqiptar, mësuesin e brezave të tërë të aviatorëve të rinj.  Ata bënë pesë fluturime nderimi (Flyby Salute) mbi kortezhin me arkivolin e mbuluar me flamurin kuq e zi. Vetë komandanti i grupit drejtonte njërin prej avionëve. Ai e quajti nder, që t’i bënte në këtë mënyrë  homazh njërit prej pionierëve të aviacionit shqiptar, njërit prej shokëve e kolegëve të nderuar, ndonëse nuk ishin parë e takuar kurrë.

Ishte nderimi që i bëhej njeriut që me modesti, pa lëvdata e pa bujë, ka kryer me nder misionin që i ngarkonte koha kur jetoi; pa kërkuar asgjë, veç duke dhënë gjithçka mundej. Ishte nderimi më i bukur që i bëhet një njeriu të thjeshtë, një emigranti shqiptar flokë e zemërbardhë, që ta ndjejë sa më të lehtë dheun ku ka rënë, si të ishte dheu i Durrësit të tij.

Nën atë uturimë motorësh avionësh, të gjithë shqiptarët u ndjenë krenarë, ndjenë që dheu i huaj u bë më i lehtë, sepse atë e bëjnë njerëzit e mirë, me zemër të madhe, me dashurinë njerëzore që nuk njeh kufij, kombe e raca.

Sa do të doja një mrekulli: që Dalipi të hapte sytë e të shihte qiellin me avionë,vetëm për një çast!…

N Cerga.

Kategori
Uncategorized

Në 20 vjetorin e rënies: Mos e harroni Bujar Kaloshin.

Nga Reshat Kripa.

Në përvjetorin e rënies së martirit  Bujar Kaloshi, nuk e di sepse m’u kujtuan vargjet e një poezie të një poeti anonim, që më ranë në duar disa ditë më parë. Në vargjet e asaj poezie shkruhej:

O Korab, fole kreshnikësh, o çati e Shqipërisë!

Përse e ke ulur kokën, o simbol i trimërisë?

Thellë në zemër më  goditën, më goditën në Tiranë,

Në një ditë të nxehtë korriku, zemrën time dysh e ndanë.

Zemrën time dysh e ndanë, ata plumba të mallkuar,

Kur goditën zemrën djalit, trimit tim të paharruar.

Dhjetë vjet kam që  lëngoj, dhjetë vjet kam që po  pres,

Të vendoset drejtësia, të mos mbetem më me shpresë!

Nuk e di sepse këto vargje e prekën thellë zemrën time. Para syve më doli fytyra e qeshur dhe plot gjallëri e Bujar Kaloshit, në ato ditë të zjarrta të ndërrimit të sistemeve. Djaloshi i lindur dhe rritur baltrave të Plugut dhe Gradishtës, ku ishte internuar familjarisht, nuk kishte si të mos ishte i qeshur dhe plot gjallëri, në ato ditë historike kur zemra e tij vlonte  nga dashuria për lirinë dhe demokracinë e mohuar për gati pesëdhjetë vjet. Më dilte para syve fytyra e këtij trimi, që pa hezituar u bë një nga nismëtarët e shoqatës tonë, duke qëndruar gjithmonë në ball të saj. E shihja atë djalë të lidhur pazgjidhmërisht me Partinë Demokratike, me të cilën u bashkua pasi tek ajo shikonte të mishëruara  të  gjitha  parimet  për  të  cilat kishte luftuar fisi i tij i madh.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Më kujtohet ajo ditë e zezë e 26 korrikut të vitit 1996, kur duart kriminale të trashëgimtarëve të etërve sadistë komunistë, qëlluan zemrën e këtij djaloshi. Ato plumba nuk goditën vetëm zemrën e Bujarit. Ato goditën zemrat e mijëra të përndjekurve politikë, në të katër anët e atdheut tonë të martirizuar. Goditja ishte preludi i asaj që po përgatitej prej kohësh, përmbysja e fitoreve të demokracisë së porsalindur dhe rivendosja e pushtetit të ish komunistëve. Kjo gjë u realizua një vit më vonë,  nëpërmjet rebelimit të armatosur të vitit 1997.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Kemi njëzetë vjet që atë nuk e kemi më midis nesh. Kemi njëzetë vjet që presim të ndëshkohen kriminelët që qëlluan mbi të. Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Më lejoni të përmend këtu emrat e ndritur të anëtarëve të tjerë të shoqatës sonë që kanë rënë nën breshërinë e plumbave të barbarëve, emrat e Lekë Çokut, Besnik Hidrit, Besim Manolit, Valter Harizajt, Viron Rrapajt, Gëzim Shabanit, Bashkim Shkurtit, Fredi Shehut dhe plot të tjerëve. Të gjithë këta prehen në varr pa gjetur qetësi, pasi fajtorët nuk janë ndëshkuar ende.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Gjaku kërkon gjakun thonë! U ngritën gurët nga varret dhe folën! U ngritën malet dhe thanë dhe më i mbrapmi vrasës u ndëshkua!

Kështu shkruante Shekspiri i madh disa shekuj më parë. Kurse në vendin tonë, në shekullin e XXI-të, ky ligj nuk funksionon. Kriminelët enden lirisht rrugëve Brukselit apo Zurihut, madje edhe atyre të Tiranës, duke kryer krime  të  tjera  dhe  shteti shqiptar  nuk është i zoti t’ia kthejë drejtësisë. Nuk e dimë, nuk është e zoti, apo mos vallë nuk do që t’ia kthejë? Kjo pyetje kërkon përgjigje nga autoritetet shqiptare.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Ndëshkimin e fajtorëve e kërkon zemra e babait të tij krenar, zemra e nënës së tij të përvuajtur, zemra e gruas së tij të re, zemrat e vajzave që u rritën pa prindin e tyre pranë, zemra e vëllait dhe motrave të tij. Ndëshkimin e fajtorëve e kërkojmë edhe ne, shokët e tij të vuajtjeve dhe halleve. E kërkon edhe shpirti  i  tij  që  nuk  mund  të prehet në paqe deri sa të vendoset drejtësia.

Dhe vargjet e poetit anonim më dalin përsëri përpara syve të mi:

Seç më duket që nga larg, zëri djalit po ushton,

Si një klithëm, si një britëm, nëpër shkrepa uturon,

Uturon sot nëpër shkrepa, zëri i djalit të ri,

Mos më lini në harresë, dua vetëm drejtësi!

S’dua llafe, s’dua përralla, s’dua vargje, s’dua këngë,

Ato le t’i lemë më prapa, ato brezat le t’i nxënë.

Jam këtu mbushur me brengë, nuk po gjej dot  rehati,

Dua vetëm  drejtësi, të prehem në qetësi!

Ngrije kokën mal i lartë, mos qëndro i pezmatuar,

Biri yt ka fluturuar lart në qiellin e amshuar!

Lart në qiellin e amshuar, engjëjt e kanë rrethuar,

Si simbol të burrërisë, për  jetë i paharruar!

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Kategori
Uncategorized

Skandal i radhes.Arben Llalla shpallet non grada nga sllavo-maqedonsit.

Kategori
Uncategorized

FOTO/ 80 mijë $ për foton e Ramës me Obamën, ja kush është i penduari i dytë i FBI-së në SHBA.

rama-obama-amerikani

Një qytetar amerikan nga Florida ka pranuar organizimin dhe transferimin e një kontributi prej  80.000 dollarësh nga një burim të huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve të fushatës së Presidentit, Barak Obama.

Bëhet fjalë për paratë me burim nga Shqipëria me qëllim që Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë të bënte një foto me presidentin e SHBA-së, Barack Obama i cili në atë kohë ishte në fushatë për mandatin e dytë të zgjedhjes së tij.

William Argeros pranoi të hënën fajësinë duke deklaruar se kishte lejuar futjen e kontributeve të huaja në zgjedhjet e vitit 2012 dhe kishte gënjyer kështu një juri të madhe.

57-vjeçari, banor i Tampas ka pranuar se ka ndihmuar në lehtësimin e transferimit të parave të një personi nga Neë Jersey, i cili nga ana e tij i ka dhënë edhe një komision.

Qytetarëve të huaj u ndalohet të bëjnë kontribute në fushatat e kandidatëve federale. Zyra e prokurorit të SHBA-së thotë se i huaji i cili mbetet anonim pas kontributit ka kërkuar të marrë pjesë në një eveniment të fushatës në tetor të 2012 në San Françisko. Personi i huaj

Këtë muaj, partia Demokratike opozita kryesore në Shqipëri ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si burimin e këtij kontributi. Por Zyra e Kryeministrit Rama ka mohuar të gjitha akuzat.

Prokurorët thonë se komiteti për mbledhjen e fondeve nuk është akuzuar, por përkundrazi ka bashkëpunuar me hetuesit.

William Argeros

media shba (2)media shba (3)media shba (4)

Kategori
Uncategorized

Ballkani, sfida e Merkel.

“Ku ra Muri i Berlinit, u rrëzua mbi Jugosllavinë”. Kjo ishte deklarata e Haris Silajdziç, anëtari boshnjak i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, duke dashur të demonstrojë se si eventet e Europës gjenerojnë gjithmonë dhunë në Ballkan. Ndoshta më pak e dhunshme, por përsëri e rrezikshme është edhe situata e gjeneruar pas Brexit, e cila kërcënon ta tensionojë gjithashtu rajonin. Dalja e Mbretërisë së Bashkuar në fund të fundit, do ta bëjë akoma më të largët ëndrrën e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Europian, për shkak se ka nxjerrë në pah mosfunksionimin brenda Brukselit dhe faktin që BE-ja ka nevojë për reforma.
Nacionalistët në Francë, Holandë dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian po bëjnë thirrje për mbajtjen e referendumeve të ngjashme në vendet e tyre, gjë që dëmton edhe vullnetin brenda Ballkanit për t’u angazhuar në ndryshime demokratike, veçanërisht në rast se çmimi final nuk është më anëtarësimi në Bashkimin Europian. Pa një rrugë të qartë drejt Brukselit, hovi i qeverive të Ballkanit për progres politik rrezikon të ngadalësohet. Në fund, Brexit mund të fuqizojë autokratët, të cilët që tani kanë filluar t’i bëjnë thirrje instinkteve më të këqija të shoqërive të përçara, të dobëta dhe të varfra të rajonit.
Teksa Brukseli merret me pasojat e referendumit të Brexit, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, liderja de fakto e Europës, duhet të ngrihet tashmë për t’u përballur me sfidën historike të drejtimit të kontinentit në periudhën ndoshta më të vështirë që pas luftës. Në këtë rast, nuk mund të ketë sinjal më të mirë të angazhimit të Europës në projektin europian sa zgjerimi i BE-së në Ballkan.
Planet e zgjerimit janë frenuar prej kohësh për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në Ballkan. Elitat politike në rajon adoptojnë retorikën nacionaliste dhe rihapin plagët e së shkuarës për të shpërqendruar vëmendjen nga akuzat e shpërdorimit të detyrës. Ata nuk nxitohen aspak për ta çuar vendin e tyre drejt anëtarësimit europian, pasi kjo do të thotë të respektojnë rregullin e ligjit, të sigurojnë pavarësinë dhe eficencën e gjyqësorit dhe të respektojnë kërkesat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Një plan i qartë për të ndihmuar Ballkanin jo vetëm që do të fuqizonte Bashkimin Europian, por do ta lejonte Merkelin dhe kolegët e saj në Bruksel të qetësojnë rritjen e ankthit, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në pjesën tjetër të kontinentit lidhur me emigracionin. Qindra mijëra emigrantë kanë hyrë në Europën kontinentale përmes rrugëve të Ballkanit dhe Greqisë. Duke qenë se marrëveshja tepër e debatuar me Turqinë nuk po shkon gjëkundi, i vetmi shans për të implementuar një strategji koherente të Europës për emigracionin është të afrohen vendet Juglindore në gjirin e BE-së.
Nëse Ballkani do të inkorporohej në Bashkimin Europian, Brukseli mund të ndihmonte në ndërtimin e strehimeve të përkohshme të refugjatëve sirianë që hyjnë në Ballkan dhe të lehtësonte procesin e regjistrimit të tyre. Për më tepër, në rast se Ballkani nuk stabilizohet, çështja e imigrantëve vetëm do të përkeqësohet. Qytetarët e rajonit, të cilët nuk shohin asnjë të ardhme në vendet e tyre do të emigrojnë drejt Veriut. Kjo ka filluar të ndodhë që tani pasi dhjetëra mijëra qytetarë kosovarë janë larguar drejt Hungarisë dhe Gjermanisë për të shpëtuar nga qeveria e tyre e korruptuar dhe ekonomia në rënie.
Edhe pse skeptikët e zgjerimit të Bashkimit Europian flasin prej kohësh për “sfilitjen” që po i sjell rajonit ky zgjerim, duke e nxjerrë si arsyen kryesore përse disa vende anëtare po marrin në konsideratë largimin nga Bashkimi, e vërteta është në fakt se Europa, nga Balltiku në Ballkan, nga Iberia në Skandinavi, po vuan nga një shqetësim akoma më i madh dhe i rrezikshëm: kriza. Krizat e Europës janë të shumta, që nga kriza e emigracionit, lufta civile ukrainase e deri tek kriza e euros. Europa nuk është mjaftueshëm e fortë për t’u përballur me një tjetër event kataklizmik. Në ditët e sotme, Ballkani rrezikon ta shtojë dramën.
Në Maqedoni, të njëjtat forca që e shtynë vendin në prag të luftës dhe shpërbërjes 15 vite më parë kanë dalë përsëri në sipërfaqe. Falë vetos së Greqisë mbi anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe aspiratat për NATO, zhvillimi politik i vendit ka ngrirë prej kohësh. Kryeministri Nikola Gruevski u ndihmua nga forcat shoviniste për të nisur fushatën që ai e quante “transformim të imazhit të vendit”.
Fushata i bën thirrje identitetit maqedonas të antikitetit dhe ky projekt nacionalist jo vetëm që e ka distancuar minoritetin shqiptar, por ka krijuar edhe armiqësi të thella ndërmjet vetë maqedonasve. Kundërshtarët janë etiketuar si mercenarë të huaj dhe tradhtarë të kombit nga regjimi i Gruevskit. Ka përçarje edhe për konfliktin e hershëm me Greqinë për emrin e vendit, Republika e Maqedonisë. Athina e akuzon Maqedoninë se këtë emër e ka vjedhur nga një provincë greke. Disa maqedonas janë të hapur për çështjen e ndryshimit të emrit, të tjerë e kundërshtojnë egërsisht.
Në këtë situatë të trazuar, qeveria aktuale ka filluar të bëjë presion mbi mediat, ka përndjekur kundërshtarët politikë dhe ka kapur institucionet shtetërore duke emëruar anëtarë të partisë në rolet kryesore të gjykatave dhe Prokurorisë. Kohët e fundit, një sërë përgjimesh të bëra publike ku ekspozoheshin afera korruptive të rangjeve më të larta të qeverisë e detyruan Gruevskin të jepte dorëheqjen në kushtet e një marrëveshjeje të negociuar nga Bashkimi Europian me opozitën.
Megjithatë, Kryeministri dhe kolegët e partisë së tij, përfshirë edhe Presidentin, i kanë refuzuar kushtet e marrëveshjes për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta, si dhe të pranojnë legjitimitetin e Zyrës Speciale të Prokurorisë, një institucin gjyqësor i krijuar nga marrëveshja për të ndjekur penalisht krimet e ekspozuara nga përgjimet. Kriza e emigracionit ka funksionuar më së miri në favor të Gruevskit, duke lejuar median e kontrolluar nga qeveria që të fajësojë Bashkimin Europian për neglizhencë të situatës së Maqedonisë për shkak të krizës që ka tronditur kontinentin.
Në të njëjtën kohë, Gruevski ka përhapur frikën e rrezikut të “islamizimit” të vendit, i cili ka një popullsi të madhe myslimanësh. Mundësia e shndërrimit të konfrontimeve brenda vendit në një konflikt akoma më të gjerë etnik është real. Krijimi i një plani të qartë të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe heqja e pengesave sipërfaqësore (siç është kundërshtimi i Greqisë dhe Bullgarisë për emrin e Maqedonisë), mund të injektojë në vend inçentivin aq të nevojshëm për të ndjekur reformat dhe të zbusë konfliktet e brendshme lidhur me të ardhmen e vendit.
Kosova është një tjetër vend që ka dëshpërimisht nevojë për premtimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian në mënyrë që liderët të shtyhen të kryejnë reforma të dhembshme, por tepër të nevojshme. Njëlloj si në Maqedoni, Kosova vuan nga përçarjet e brendshme etnike. Serbët kontrollojnë Veriun e vendit dhe shqiptarët pjesën Jugore, edhe pse përgjatë gjithë vendit ekzistojnë minoritete të tjera serbe që jetojnë të humbur në enklavat e tyre.
Bashkimi Europian negocioi një marrëveshje për t’u dhënë serbëve më shumë autonomi, por marrëveshja u kundërshtua ashpër nga nacionalistët shqiptarë të opozitës. Figurat opozitare lëshuan shumë e shumë herë gaz lotsjellës në Parlament në fillim të vitit, edhe gjatë sesioneve për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Këto përplasje të ashpra politike po ndodhin në të njëjtën kohë me rritjen e skajshme të papunësisë dhe korrupsionit. Jo çuditërisht, shumë shqiptarë të zhgënjyer kanë vendosur të largohen nga vendi në drejtim të Bashkimit Europian. Pa një rrugë të hapur drejt Bashkimit Europian, pakënaqësia do të rritet duke hapur vatra të reja konfliktesh.
Në fund, Bosnje-Hercegovina ka përjetuar disa nga konfliktet më brutale të rajonit. Londra dhe Berlini kanë punuar shumë që të riparojnë situatën e vendit, duke nisur reforma të reja socio-ekonomike dhe duke e drejtuar Bosnjen në një periudhë konstruktive gjatë një dekade. Për shembull, qeveria e Federatës së Bosnje-Hercegovinës ka filluar të reformojë sektorin e financave publike për të reduktuar deficitin dhe rritur të ardhurat publike. Edhe pse ndodhet në një periudhë tranzicioni, qeveria deri tani ka arritur të stabilizojë buxhetin, të rrisë kursimet afatgjata dhe afatshkurtra me 534 milionë dollarë dhe ka reduktuar borxhin me 1,4 për qind.
Elitat e polarizuara të vendit kanë arritur gjithashtu të miratojnë ligje të reja dhe shërbime civile, por u duhet të bëjnë ndryshime në zona të reja si korrupsioni dhe patronazhi politik, i cili vazhdon të peshojë në ekonominë e vendit, duke shkaktuar protesta të ashpra dy vite më parë. Përveç kësaj, Bosnja përballet me përçarje të mëdha ndërmjet komuniteteve serbe, boshnjake myslimane dhe kroate, madje një pjesë e popullsisë është joshur drejt Sirisë nga Shteti Islamik. Brexit i ka ekzagjeruar edhe më shumë këto probleme, duke qenë se, nëse Britania largohet, ajo nuk do të jetë më prezente në mbledhje për të mbrojtur interesat e vendit siç ka bërë deri tani. Britania mund të vendosë gjithashtu të ndërpresë mbështetjen financiare që kanalizon përmes ambasadës në Sarajevë dhe në varësi të qëndrimit që do të fillojë të mbajë Londra pasi të zgjedhë qeverinë e re, mund të vendosë të mos promovojë më integrimin e Ballkanit në Bashkimin Europian.
Ndërkohë, Milorad Dodik, Presidenti i Republikës Serbe, e ka kundërshtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit dhe Stabilizimit të Bashkimit Europian nga ana e Bosnjes. Kjo marrëveshje është korniza e punës që duhet të ndjekë vendi për procesin e integrimit në BE. Ai pretendon se kjo do ta dëmtonte sektorin bujqësor të Republikës Serbe, që mendohet të humbë deri në 56 milionë dollarë. Por në realitet, refuzimi i Dodik për të bashkëpunuar në procesin e integrimit të BE lidhet me faktin se nëse Brukseli nis të riparojë vendin, ai mund të detyrohet të përballet me realitete që preferon t’i injorojë. Për shembull, një census i publikuar në vitin 2013 sinjalizon një rritje të mundshme të popullsisë boshnjake, edhe pse Dodik pretendon se censusi e ka reduktuar qëllimisht numrin e popullsisë serbe. Mbi të gjitha, Dodik vazhdon të flirtojë me Moskën, si edhe më idenë e pavarësisë serbe, gjë që vetëm mund t’i përkeqësojë konfliktet e hapura.
Ballkani ka qenë vendi ku janë shpalosur dështimet më të mëdha të Bashkimit Europian. Brukseli ka nisur disa përpjekje, veçanërisht përmes anëtarësimit në Bashkimin Europian, për t’i shtyrë liderët e rajonit të pranojnë kompromise të rëndësishme. Brexit tashmë kërcënon t’i shkrumbojë këto përpjekje të vështira. Gjatë kësaj periudhe të vështirë pasigurie, liderët europianë, ndoshta edhe ata të Washington-it, duhet të ideojnë një plan të ri për Europën. Zgjerimi i Bashkimit Europian, duke i shtrirë dorën vendeve të Ballkanit, do të ishte ndoshta pikënisja më e mirë.

Përgatiti:
KLARITA BAJRAKTARI

Kategori
Uncategorized

Fotoja 80 mijë dollarëshe me Obamën, mbërrin deklarata e dytë që “fundos” Edi Ramën, dëshmitari tregon të vërtetën e transferimit të parave.

Fotoja 80 mijë dollarëshe me Obamën, mbërrin deklarata e dytë që "fundos" Edi Ramën, dëshmitari tregon të vërtetën e transferimit të parave

 

Përveç shqiptaro-amerikan që jeton në Nju Xhersi, Bilal Shehu, një tjetër person ka treguar të vërtetën e donacionit 80 mijë Dollarë në fushatën e Presidentin Obama në vitin 2012.
William Argeros 57 vjeç pranoi sot para Gjykatës se kishte gënjyer në vitin 2015 dhe se ai ka patur gishtin në transferimin e 80 mijë Dollarëve. Sipas dëshmisë së tij në Gjykatën Federale në Newark, 57-vjeçari sqaroi se ka ndërhyrë për të lehtësuar transferimin e shumës së parave. Argeros, ka pranuar se u ka treguar nënshtetasve të huajë si të bëjnë transferimin e shumës dhe si të bëjnë pegesën te komiteti.
Më 29 qershor të këtij viti, Bilal Shehu pranoi se kishte dhuruar 80 mijë Dollarët që i kishin shkuar në llogari nga një burim i panjohur. Ky donacion për fushatën e Obamës, mundësoi edhe pjesëmarrjen e Edi Ramës në atë aktivitet, i cili realizoi edhe foton e shumëdebatuar me Presidentin amerikan.
Prokurorët amerikanë nuk e kanë identifikuar në mënyrë specifike burimin e jashtëm të parave. Hetuesit thanë gjithashtu se shtetasit të huaj në këtë rast iu refuzua hyrja në fushatë, por ishte lejuar që të fotografohej me Obamën.
Ligji në Amerikë ndalon shtetasit e huaj që të dhurojnë donacione për fushatat presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kategori
Uncategorized

ANGLEZËT JANË IDIOTË, BËNI SIÇ THOTË SOROS.

Adlej piciBlog-Autor: Adlej Pici

Keta anglezet me te vertete jane nje popull idiot. Une nuk e marr vesh kete pune! Votuan per te dale nga EU qe eshte organizata me e suksesshme, me eficente dhe me e enderruar nga vendet e pazhvilluara.

Kete e bene edhe pasi te gjithe shqiptaret me Sorosin ne krye jua bene te ditur kete gje, ata prape se prape votuan kunder. Kjo nuk eshte gje hic sepse te gjithe kete gjeme jua beri nje gomar dhe i papergjegjshem, Boris Johnson, qe nuk ngeli tutkun shqiptar qe nuk u tall e nuk i corri masken ketij injoranti dhe te paafti qe me gjithe universitetet qe ka Londra arriti te diplomohej vetem ne nje universitet province diku ne Oxford!

Brenda 1 jave keta anglezet idiote bene dhe nje gomarllek tjeter, nderruan te gjithe klasen politike me kuc e me mac dhe e lane vendin ne dore te nje gruaje. Dhe normal qe punet do shkojne mbrapsht se nuk eshte hera e pare qe ja lene vendin nje gruaje. Kjo tutkunja, edhe pse kishte qene pro ndenjes ne EU cfare beri?

Caktoi minister te jashtem ate copen e misht Boris Johnson sa per ti ngritur nervat gjithe shqiptareve. Ky tuhaf tani i bije te shkoje te takoje figurat e medha e te renda si Mogherini, Junkers, etj. Nuk e marr vesh si keta anglezet kane bere perpara ne histori me kaq mend sa kane.

Kategori
Uncategorized

Enver Hoxha, xhelati shqiptar i demaskuar në librin e Blendi Fevziut.

hoxha

Richard Hodges, President i Universitetit Amerikan në Romë dhe autor i disa librave mbi arkeologjinë e Shqipërisë, sjell një përmbledhje dhe këndvështrim tërësisht origjinal, mbi biografinë e diktatorit Enver Hoxha, shkruar nga Blendi Fevziu. Shkrimi më poshtë është publikuar në web site-n e njohur, “History today”.

Nga Richard Hodges
Janë të paktë liderët që kanë publikuar aq shumë libra dhe kanë eleminuar aq shumë njerëz sa Enver Hoxha, diktatori shqiptar, në pushtet prej vitit 1944 – 1985. Hoxha u botua në një shkallë Çërçilliane: 7,000 faqe në 13 vëllime kujtimesh. Ndërkohë, gjatë regjimit të tij mbi popullsinë shqiptare prej 2 milionë banorësh, 5,037 burra dhe 450 gra u vranë; 16,788 burra dhe 7,367 gra u dënuan me burg; më shumë se 70,000 persona u internuan në 39 burgjet dhe 70 kampet. Për më tepër, nën regjimin e Hoxhës, vendi për një kohë të gjatë, ishte më i varfri në Europë.
Nisur nga këto statistika është e çuditshme që askush nuk ka shkruar një biografi opozitare moderne të Hoxhës. Tani, Blendi Fevziu, gazetari i mirënjohur politik shqiptar, ka bërë një përpjekje të fortë për të ekzaminuar këtë monstër.
Përveçse zhbiron në kujtimet e shkruara nga kolegët apo miqtë e Hoxhës, Fevziu përdor intervistat me të mbijetuarit e kampeve po aq sa edhe riorganizon informacionin e arkivave të shtetit.
Nga pikëpamja e Fevziut të shekullit të XXI, tmerret e diktaturës së Hoxhës sot ngjasojnë me inkuzicionin mesjetar dhe jo me makthin e përditshëm të atyre që u mbijetuan disa dekadave më parë.
Hoxha ishte biri i një imami dhe kaloi 5 vite të jetësë së tij duke studiuar në Francë. Ai nuk arriti t’i përfundonte studimet dhe u kthye në Shqipëri në kohën e pushtimit italian të vendit. Ai u bë pronari i një dyqani cigaresh në Tiranë, pikërisht në momentin kur partia komuniste Jugosllave, futi komunzimin në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik.
Hoxha ishte anonim deri në themelimin e partisë, së krijuar nga komunistët e vjetër partizanë, por i gjendur përballë këtyre fakteve, kumbari jugosllav Miladin Popović e ofroi babaxhanin Hoxha, si një kompromis në konferëncën e partisë në vitin 1943.

Brenda një viti, me largimin e forcave gjermanë nga Shqipëria, rivalët e Hoxhës e sfiduan atë. Hoxha, në autokritikën e mbajtur në konferencën e partisë, i pranoi disa prej tyre dhe i shtyu diskutimet e tjera deri në momentin që mori drejtimin e vendit në Tiranë, pak ditë më pas. Kjo manovër i dha atij mundësinë të fillonte spastrimin e partisë.
E harruar nga aleatët në Konferencën e Jaltës, fati i Shqipërisë u la në dorë të Partisë Komuniste.
Një supozim i paqartë ishte që Shqipëria duhej të bëhej pjesë e Konfederatës Jugosllave, me të cilën Hoxha po flirtonte, por kjo ide u rrëzua në vitin 1948.

Si Sekretar i Partisë, Hoxha eleminoi thuajse të gjithë themluesit kyç të partisë, ashtu sikurse edhe shokët e fëmijërisë, kundërshtarët dhe liderët e opozitës. E gjithë kjo kulmoi me eleminimin e gjeneralit Mehmet Shehu, shokut të tij të armëve gjatë luftës dhe Kryeministri i tij i parë që nga vitit 1952, që përfundoi i vetvrarë më1981, pasi lejoi që djali i tij të fejohej me një grua të një familjeje disidente. Trajtimi mizor që i bëhet familjes së Shehut, fqinji i Hoxhës në pjesën më të madhe të diktaturës së tij, të lë pa frymë. Fezviu përshkruan një lider që është i fokusuar tek hakmarrja, tek marrëdhëniet e ashpra me mbështetësit e tij të kohës së luftës dhe ish-partnerët në radhë, që nga Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina.

Hoxha kishte një qëndrim donkishoteskt ndaj personazheve të njohur. Një episod në historinë e tij makabër përfshin shkrimtarin Ismail Kadare, që në një farë mënyre arriti të shmangte eleminimin dhe të jetonte mes Parisit dhe Tiranës.
Ata u takuan në vitin 1971 dhe Hoxha u josh nga idea për të qenë personazh në një nga librat e Kadaresë. Kadare me kujdes e përfshiu Hoxhën në librin “Dimri i vetmisë së madhe”, por romani u ndalua në Shqipëri. Papritur Hoxha e mbrojti Kadarenë dhe e inkurajoi ta ripunonte veorën. Natyrisht ai këtë bëri dhe romani u rititullua “Dimri i madh”.

Deri në vdekjen e tij në vitin 1985, Shqipëria – gjoja një parajsë mbi tokë – u izolua dhe u sundua nga terrori. Në këtë biografi ne mësojmë diçka edhe se si Hoxha imitoi modelin e tij, Josef Stalin, në implementimin e një plani 5-vjeçar në sektorin industrial dhe agrikulturë.
Në mënyrë shumë domethënëse, Fevziu thekson rolin e Jugosllavisë në krijimin e Hoxhës si lider.
Në mënyrë të heshtur ai ndoqi modelin nacionalist, të treguar nga vetë Hoxha në librat e tij. Sipas teorive të tilla, Shqipëria kishte vuajtur pushtime të panumërta dhe u kishte rezistuar sulmeve nga jashtë përgjatë historisë, por në fund krijoi fatin e saj.
A do të mundej ndonjë nga rivalët e Hoxhës në Shqipërinë e kohës së luftësa, me apo pa mbështetjen e jashtme, të ishte më i suksesshëm në zhvillimin e këtij vendi të varfër? A do të kishte qenë më pak shtypës ndonjë prej rivalëve të tij nëse do të ishte në pushtet? Këto pyetje mbeten pa përgjigje.
Arritja e fundit politike e Hoxhës ishte dhurata e tij politike për të mbiejtuar, duke mbajtur së bashku pjesët e dëshpëruara të një shteti, i krijuar në vitin 1912, një histori e pamëshirshme që ka lënë plagë të dukshme në Shqipërinë e sotme.