Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i shkrimtares franceze: Takimi im i parë me Geraldinën dhe sekretet e Mbretëreshës.

Josephine Dedet ka shkruar një libër mjaft interesant mbi Mbretëreshën Geraldinë dhe është libri i parë i shkruar nga një e huaj. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin Opinion, shkrimtarja franceze ka treguar të pathëna interesante nga fëmijëria e Mbretëreshës, njohja me mbretin Zog, 60 vitet në ekzil, deri tek pasionet e veçanta sportive.

Për Dedet, qysh në fëmijërinë e hershme, figura e Mbretëreshës Geraldinë përbënte një ngasje, njëherësh edhe kuriozitet të ngjashëm me ato marrosjet e vegjelisë pas përrallave me princër e princesha.

Ndërsa vite më vonë, miqësia dhe njohja e afërt me familjen mbretërore të Geraldina Apponyi-s i shërben për të krijuar kontaktet e para.

Këto dhe të tjera detaje, do keni rastin të lexoni përgjatë kësaj interviste të dhënë për gazetarin Blendi Fevziu…

Znj.Josephine Dedet, mirë se vini në Shqipëri. Kjo është hera e parë për ju?

Mirëdita, po, është hera e parë që vij në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur.

Ju keni shkruar një libër mjaft interesant mbi mbretëreshën Geraldinë dhe është libri i parë i shkruar nga një e huaj. Sipas informacioneve që kemi, është botuar në Shqipëri në fillim të viteve 2000 dhe është tepër interasant. Përse i keni munguar Shqipërisë për një kohë kaq të gjatë?

Kam patur fatin t’a njoh nga afër mbretëreshën Geraldinë dhe prita që ajo të më jepte miratimin e saj në fund të viteve 1990 për të dëshmuar mbi jetën e saj dhe të hapte arkivat e familjes së saj.

Si e gjetët mbretëreshën Geraldinë?

E kam takuar në Afrikën e Jugut në 1996.

Rastësisht?

Aspak, e njihja që kur isha fëmijë. Njihja motrën e saj konteshën Virxhinia Aponi hungareze, vëllain e saj Guy Zhiro, vëllain e saj francez, që ka një pjesë të familjes në Francë. Që kur isha fëmijë dëgjoja shpesh të flitej për këtë histori dhe më ngjante me një përrallë. Më vonë, pasi kisha bërë disa studime historike dhe shkenca politike, kuptova që ishte diçka më tepër sesa një përrallë me zana dhe Shqipëria ishte një vend pasionant. Historia e Geraldinës, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën e shkullit të 20 ishte një temë për të cilën nuk ishte shkruar kurrë më parë.

Ishte Geraldina interesante si personazh?

Po. Ishte një personazh i jashtëzakonshëm për mendimin tim, një grua që vinte nga një familje e madhe fisnike evropiane që fliste të gjitha gjuhët evropiane, por në të njëjtën kohë një grua shumë e thjeshtë.

Gjithashtu edhe modeste.

Po, shumë modeste, e cila e donte shumë këtë vend, Shqipërinë, shqiptarët, bashkëshortin e saj.

Dashuria për këtë vend dhe për bashkëshortin e saj u ndërthurën më njëra-tjetrën. Ajo donte të vinte në Shqipëri dhe të vdiste si një shqiptare, siç e ka thënë ajo, madje në tokën shqiptare. E quante mjaft të rëndësishme këtë.

Ju folët për Geraldinën si personazh, por roli i saj historik në historinë e Shqipërisë cili ishte?

Mendoj se Geraldina ka patur një rol të rëndësishëm. Në fillim kur ka mbërritur në këtë vend për herë të parë.

Ajo ka qenë vetëm për 11 muaj mbretëresha e Shqipërisë.

Kjo është e vërtetë, por sikurse e dini edhe ju, ka patur mjaft kritika për Mbretin Zog, kritika përsa i përket politikës së viteve ’30.

Nga ana tjetër, të gjithë, edhe në epokën komuniste kanë menduar se Mbretëresha Geraldinë ka qenë jashtë çdo kritike. Ajo i kishte dhënë një shembull të bukur popullit shqiptar me dashurinë që kishte për Shqipërinë, me devotshmërinë që kishte ndaj këtij populli, me atë që përfaqësonte edhe gjatë internimit të saj. Ajo e ka përfaqësuar mjaft denjësisht Shqipërinë.

Libri juaj ka nxjerrë në pah për shqiptarët një anë të panjohur të jetës së familjes mbretërore. Jeta e tyre në ekzil, a ka qenë e vështirë jeta e familjes mbretërore në exil dhe sidomos ajo e Mbretëresha Geraldinë?

Po, ata kanë vuajtur shumë gjatë kohës që ishin në Internim. Geraldina dhe mbreti Zog e vuanin shumë këtë exil të detyruar dhe kanë jetuar në kushte mjaft të vështira. Në njëfarë mënyre patën fatin të shohin nga afër gjithë jetën e evropianëve, pra, pasi ikën nga Shqipëria në 1939, u gjendën në Francë. Në fillim përshkuan të gjithë Evropën që ishte në luftë dhe mbërritën në Francë në 1940, në kohën e eksodit. Si të gjithë francezët morën rrugët e Francës jugore, nën bombardimet gjermane.

Ata kanë qenë në anijen e fundit që u largua nga Franca.

E saktë. Ata hipën në anijen e fundit që u largua nga Franca për të shkuar në Angli, ku i priti mbreti Xhorxh. Pasi mbërritën në Angli, u gjendën si të gjithë londinezët nën bombardimet gjermane. Kanë përjetuar edhe këto ditë të vëshira për anglezët.

Shkuan tek mbreti Faruk në Egjipt pas luftës, dhe janë treguar të gjitha episodet mbi luftën e fohtë apo historinë e agjentit sekret amerikan.

Historia e njohur e Zenel Shehut dhe të dërguarve të tjerë të mbretit Zog në Shqipëri.

Pastaj erdhi internimi në Madrid dhe kjo ka qenë një periudhë e gëzuar në jetën e Geraldinës.

Pse?

Ajo takoi atje shumë familje mbretërore dhe ka qenë shoqe e ngushtë me mbretëreshën e Bullgarisë, mbretëreshën Xhovana.

Që ka qenë e bija e Viktor Emanuelit të Italisë, që kishte marrë kurorën e mbretit të Shqipërisë?

Pikërisht. U pajtuan në Egjipt falë mbretit Faruk, sovrani italian i kërkoi falje zyrtarisht mbretit shqiptar që i mori këtë kurorë dhe për atë që kishte ndodhur.

Më në fund Mbretëresha Geraldinë dhe Mbretëresha e Bullgarisë Xhovana që ishte vajza e mbretit të Italisë u bënë mike të ngushta. Jeta në Madrid ishte mbase periudha më e këndshme e jetës së saj, para se të vendosej në Afrikën e Jugut dhe atje patën shumë vështirësi. Unë e kam njohur kur ishte në Afrikën e Jugut. Në Johanesburg.

Marrëdhënia e Mbretëresha Geraldinë dhe Mbretit Zog a ishte dashuri e vërtetë apo thjesht një martesë zyrtare siç ndodh ndonjëherë në lidhje të tilla?

Në fillimet e saj duhet të ketë qenë një martesë zyrtare, por nuk duhet të ketë vazhduar kështu. Mbreti Zog kërkonte një nuse, e cila nuk duhet të ishte italiane, por as jugosllave. Ai donte një austriake…

Që të ruante ekuilibrat.

Ai kishte frikë prej fqinjëve të tij që lakmonin Shqipërinë.

Pra, ai nuk donte kurrsesi të martohej me një italiane apo një jugosllave për të mbrojtur Shqipërinë.

Donte të martohej me një austriake, sepse Austria ishte një vend neutral dhe ai e fliste shumë rrjedhshëm gjermanishten. Kishte jetuar në Vjenë rininë e tij.

Madje edhe gjatë luftës së parë botërore?

Atij i kishin prezantuar shumë austriake dhe austro-hungareze dhe kur kishte pare foton e Geraldinës kishte rënë menjëherë në dashuri me të. Ajo ishte shumë e bukur në atë kohë dhe ai e kishte pëlqyer shumë pamjen e saj në të njëjtën kohë inteligjente, por edhe të menduar. Atij i qe dukur e mrekullueshme dhe e kishte ftuar në ballon e Vitit të Ri në Tiranë.

Ky ka qenë takimi i parë, pasi e kishte parë vetëm në fotografi.

Ajo nuk dinte asgjë për Shqipërinë kur mori ftesën. Familja e saj mori ftesën dhe ishte mosbesuese. Shqipëria ishte vend i panjohur. Mbretëria ishte e re. Geraldina i përkiste një familjeje fisnike mjaft të rëndësishme hungareze. Në fillim donin të siguroheshin që gjithçka do të shkonte mirë dhe që ajo nuk do të ishte e detyruar të pranonte, që do të ikte me dëshirën e saj dhe mund të kthehej pranë familjes kur të donte. Dhe gjithçka shkoi shumë mirë, sepse kur mbërriti në Shqipëri, në Durrës, ajo ra në dashuri me shikim të parë me Shqipërinë dhe kur pa mbretin Zog në mbrëmje, qe dashuri me shikim të parë. Historia e tyre e dashurisë qe vërtet e paparashikuar.

Dhe e tillë ka qenë për 22 vitet që ata jetuan bashkë?

Po, për 22 vjet dhe në Afrikën e Jugut, kur e kam takuar kishte fotografitë e Mbretit Zog dhe nuk pranonte as të m’i jepte që t’i kopjoja, pasi ajo i mbante gjithnjë pranë vetes, i shoqi ishte gjithçka në jetën e saj. Shqipëria dhe bashkëshorti i saj ishin vetë jeta për të.

Eshtë një histori e pabesueshme. Geraldinë ka qenë vetëm 11 muaj Mbretërsha e Shqipërisë, por ishte mjaft e njohur nga media ndërkombëtare. Dua të them se ka libra që flasin për të, shumë artikuj nëpër revista, dokumentarë televizivë. Përse ajo u bë kaq e famshme?

Mendoj se ajo ishte shumë e bukur, kjo e ndihmoi për anën mediatike, por përveç bukurisë ajo përcillte diçka tjetër që shqiptarët e kuptuan menjëherë dhe e nuhatën që ajo e përvetësoi menjëherë kulturën e tyre. Ajo mësoi të fliste shqip shumë shpejt. Ajo ka inauguruar radion e parë në gjuhën shqipe. Shqiptarët e ndjenë që ajo u përshtat menjëherë dhe që i kuptonte pa i gjykuar, por duke i pranuar.

Thuhet se ishte një nga Mbretëreshat më të bukura të Evropës. Ishte e vërtetë kjo?

Po, mendoj se po, edhe nga fotot që kam parë.

Ishte ende e bukur kur e keni takuar?

Po. Ishte një zonjë e moshuar shumë e bukur, ndonëse kishte kaluar vështirësi në jetën e saj, ajo sërish rrezatonte. Kishte diçka rrëzëllitëse tek ajo, që i jepte shkëlqim. Përcillte qetësi dhe thjeshtësi. Ka qenë e bukur deri në fund të jetës së saJosephine.

Ju e keni shkruar librin në vitet 1980 dhe në fillimet e 1990.

Më saktë në 1996-1997.

Atëherë është botuar dhe e keni botuar në gjuhën frënge, hungareze dhe në shqip. Ky është versioni i përpunuar?

Po, ky është botimi i tretë i librit tim dhe çdo botim kam shtuar informacione. E kam rishikuar, pasuruar me anekdota të reja, me dëshmi të reja. Pas botimit të parë, shumë persona që kanë qenë dëshmitarë të asaj epoke, më kanë kontaktuar dhe me dëshminë e tyre më kanë dhënë informacione të reja.

A ka patur sukses libri juaj?

Po, në Francë ka patur sukses, pasi kemi nxjerrë një botim të ri në të njëjtën kohë me martesën e princit Leka. Tani do të vijë edhe në Shqipëri. Në Hungari ka dalë para një vit dhe është një Best Seller. Hungaria sikurse edhe e dini është vendlindja e Mbretëresha Geraldinë.

Po dhe ështe mjaft e njohur atje. Ju keni ardhur për dasmën e princit Leka. Cila është përshtypja juaj për këtë dasmë dhe për të ftuarit e kësaj martese?

Mendoj se dasma shkoi shumë mirë. Ishte në të njëjtën kohë zyrtare, por edhe e thjeshtë dhe mallëngjyese. Princi ishte i rrethuar nga afeksioni i familjeve mbretërore evropiane. Ishte edhe Mbretëresha Sofi, e Spanjës, Mbreti i Marokut,

Ish-perandoresha e Iranit?

Kishte shumë personalitete.

Po, ishin edhe nga familja mbretërore e Anglisë.

Po, kishte përfaqësues nga të gjitha familjet evropiane mbretërore.

Kam një pyetje. Eshtë mjaft interesante. Në martesën e mbretit Zog me Geraldinën në 1938 ishte e pranishme vetëm familja mbretërore italiane, përse në dasmën e Princit Leka kishte të ftuar nga të gjitha familjet mbretërore?

Në dasmën e Mbretit Zog ishte dëshmitar princi i Turqisë.

Po, djali i Sulltanit Abdul Hamit.

E saktë, që ishte martuar me motrën e Mbretit Zog. Në dasmën e Princit Leka kishte të ftuar nga shumë familje mbretërore, sepse janë të gjithë kushërinj dhe të afërm të Geraldinës. Ngaqë kur ishte në exil, Geraldina i kishte takuar shpesh familjet mbretërore. Kishte miqësi me Romanovët e Rusisë, Mbretërit e Spanjës, Egjiptit, Italisë. Ka kushërinj në të gjitha familjet mbretërore. Në libër gjendet pema gjenealogjike.

Kishte lidhje edhe në Shtetet e Bashkuara?

Po, nëna e Geraldinës ka qenë amerikane. Ajo ka lindur në Bruklin, në Nju Jork. Nuk ka jetuar asjëherë në Amerikë, por ndihej amerikane dhe gjuha e saj ishte anglishtja.

Dhe pyetja e fundit. Ju e vizitoni per here te pare shqiperine pasi keni shkruar shume per te, mbi jeten e Geraldines e te tjera. Si ju duket Tirana?

Me duket sikur po zbuloj gjera dhe njekohesisht e njohur. Sepse kur shkruan dhe pershkruan vendet, udheton me imagjinate dhe pastaj mbreteresha Geraldine me kishte treguar aq shume gjera per Shqiperine e saj, qe ishte shqiperia e viteve 30, pastaj Shqiperia e viteve 2000 kur ajo ishte rikthyer. Me kishte folur aq shume, ma kishte pershkruar ne detaje aftmosferen, ambientin, njerezit, vendet, karakterin e shqiptareve, gjithcka qe ajo donte nga Shqiperia dhe me ka transmetuar kete terheqje per vendin e saj. keshtu qe ketu u gjenda perballe zbulimit te gjerave, por njekohesisht edhe po thoja: po une i njoh keto, njoh gjithcka. dhe eshte nje ndjesi shume e bukur.

Do te ktheheni ne Shqiperi?

Shpresoj. Martesa ishte nje rast i mire per ta vizituar si per here te pare dhe shpresoj qe shqiptaret qe me kane mirepritur gjithmonë, që e kanë mirëpritur librin tim…

… po, libri është shumë popullor në Shqipëri.

Jam mirëpritur gjithnjë nga shqiptarët që janë kaq të hapur dhe kaq kureshtarë për historinë dhe të shkuarën e tyre dhe e vlerësoj shumë këtë lidhje me shqiptarët.

Kategori
Uncategorized

Më jepni një motiv të rri në Shqipëri, kur llotaria amerikane më thërret!

FB_IMG_1476189739835

Nga Manjola Bregasi-

Largimin nga Shqipëria nuk e kisha menduar kurrë, madje as në vitin 1997, kur nën emergjencën e kërcënimit për jetën, emigrimi shihej si e vetmja mundësi.

Mbase e nxitur edhe nga prindërit që më përsërisnin vazhdimisht fjalinë: “Do bëhet një ditë Shqipëria”, vendosa të rri e madje të përpiqem që çdo ditë, të ndihmoj për ta bërë Shqipërinë dhe veten, ashtu siç prindërit më mësuan, me punë të ndershme.

Por sot, prindërit e mi ndjehen të penduar për fjalinë që më ngulën në kokë për vite me radhë. Tani ata më thonë: “Nuk bëhet Shqipëria” dhe ju duket shumë vonë për çdo vendim tjetër.

E kur thonë nuk bëhet Shqipëria, prindërit e mi nuk e kanë fjalën as për rroga apo pensione të mira dhe as për jetë luksi e makina të shtrenjta. Kur thonë “nuk bëhet Shqipëria”, ata e kanë fjalën për vetë jetën. Ndaj këtë radhë nuk më ndaluan, kur vendosa të aplikoj lotarinë amerikane, edhe pse u kërkova një motiv për të qëndruar në Shqipëri.

Për fat të keq askush nuk ma dha këtë motiv: as realiteti, as miqtë e tashmë as prindërit, që me mësuan deri sot: se guri rëndon në vendin e vet.

Por me sa duket, shqiptarët nuk duan të jenë më gurë që rëndojnë. Në një sondazh të realizuar nga Opinion.al vetëm pak ditë më parë, të pyetur nëse mendojnë të largohen nga Shqipëria drejt një vendi tjetër për të ardhme më të mirë, 91% e votuesve kanë thënë “po”. Dhe e dini çfarë? Ky ka qenë një ndër sondazhet më të votuar në faqe, duke arritur një numër rekord prej 5 mijë pjesëmarrësish.

Dëgjoj shumë miq  që duan të ikin. Disa për të gjetur një punë që nuk e kanë, disa për të ardhmen e fëmijëve, disa për një jetë më të mirë pa strese dhe telashe. Unë nuk kam asnjë nga këto arsye, sepse të gjitha më duken shumë përpara vetë jetës. Unë dua të iki, thjesht për të jetuar, sepse në Shqipëri jeta vlen shumë pak.

Disa javë më parë, përcolla në parajsë një njeri shumë të dashur për mua.

E dini pse? Sepse në orët e vona, një natë të mërkure ai pësoi infarkt të miokardit…Dhe fati nuk ishte me të. Sepse tashmë jemi nuk e di sa milionë shqiptarë që jetën tone  ja kemi lënë në dorë fatit, edhe pse paguajmë sigurime, edhe pse na zhvasin nga taksat, edhe pse na flitet për shëndetësi falas e nuk kemi ku të shkojmë. Dyert na përplasen në fytyrë nëse nuk kemi miq apo lekë të zgjidhim një hall. Por edhe kur paguajmë, edhe kur gjejme miq, përsëri na bie në kokë. Shteti tek ne ka vdekur, ndaj fati është e vetmja derë ku mund të trokasim. Por atë natë, fati nuk qe me ne. E dini pse? Sepse në reanimacionin e kardiologjisë, dikush kishte lënë roje një praktikant, për më tepër të paaftë. Një praktikanti i kardiologjisë, që për më shumë se tetë orë nuk arriti të diagnostikojë një pacient me infarkt, pavarësisht këmbënguljes së familjarëve për anamnezën. Nën “kujdesin” e këtij praktikanti, (që me siguri tani po i shkurton orët ndonjë pacienti tjetër) ky njeri pësoi edhe dy infarkte të tjera. Kur mëngjesi zbardhi, ishte vonë për të ndërhyrë…. Ishte vonë për të jetuar.

Ky ishte mësimi më i hidhur që Shqipëria më dha mua dhe gjithë të afërmve të mi. Ky ishte mësimi më i kushtueshëm, që qëndrimi në Shqipëri na dha si kosto për besnikërinë, dashurinë apo parimet tona për vendin dhe jetën.

Në një vend ku është vonë për të jetuar, por ka kohë për import mbetjesh, për shitje konçensionesh, për abuzime tenderash dhe për gjithë të tjerat unë nuk gjej dot më motivin, nuk gjej dot busullën, nuk gjej dot jetën. Të tjerat janë thjesht shtojca.

Por nëse më jepni një motiv, unë do vazhdoj të rri në Shqipëri. Kur flas për motiv, nuk e kam fjalën për ujë, punësime apo për rrugë të pastra. Kur them motiv e kam fjalën për vetë jetën, me ose pa të tjerat, u mësuam tashmë. Për fat të keq, vazhdoj të besoj që në Shqipëria jeta vlen shumë pak, ndërsa për mua është më e çmuara.

Opinion.al

Kategori
Uncategorized

Do të importohen mbetjet e Italisë, u kthyen nga Maroku se atje u ngrit populli.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, thotë se opozita ka ndryshuar në kahun pozitiv qëndrimin për importin e mbetjeve. Në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Paloka tha se qeveria e shkuar ka gabuar me propozimin e këtij ligji.
“Ne ndryshuam në kahun pozitiv. Ndryshimi i Ramës nuk ka shqiptar ta marrë të sinqertë. Ato ndërmarrje riciklimi që thotë Rama ishin edhe para 3 vjetësh”, tha Paloka.

Kreu i grupit demokrat tha se opozita e ka kundërshtuar këtë ligj me argumentin se qeveria është e paaftë për të kontrolluar atë që hyn brenda vendit.

“Rama ka ndryshuar pozicion në një formë shumë interesante. Gjithçka ka pështyrë dje, e lëpin sot me një epsh të paparë. Ne jemi kundër për të gjitha ato rreziqe që ne kemi thënë. Nuk dua t’u kthehem atyre që ka thënë Rama 3 vjet më parë. Një qeveri që nuk kontrollon dot as ushqimet, që i bëhen pista avionësh për drogë vetëm pak km nga Tirana. Një qeveri që nuk jep asnjë siguri, që mund ti kalojë çdo gjë, jo vetëm mbetjet, jo vetëm plehrat e grumbulluara në rajon, që ne i dimë”, tha ai.

Paloka tha se mbetjet e destinuara për import janë në Itali.

“Janë në Itali, u nisën për në Marok dhe i ktheu Maroku se populli protestoi dhe nuk u zbatua marrëveshja që qeveria kishte me Marokun”, tha ai.

Në lidhje me kërkesën për referendum që PD-ja i ka paraqitur Parlamentit, Paloka tha se maxhoranca po shfrytëzon instrumentet procedurale për ta shtyrë, pot nuk mund ta refuzojë.

“Ne kemi depozituar në Parlament kërkesën për referendum. Nuk ka kaluar në Konferencën e Kryetarëve. Aty nuk ka vend për procedura, aty është çështja do apo nuk do, pra duhet vullneti politik. Më kanë thënë që nuk bëhet kuorumi në Konferencën e Kryetarëve. Nëse ndalohet futja e mbetjeve me referendum, nuk ka as Parlament as qeveri ta fusë këtë ligj. Edhe nëse një qeveri tjetër përpiqet ta fusë këtë ligj, është e pamundur”, tha ai.

Kategori
Uncategorized

Paloka: Ambasadori Lu të flasë për drogën, mos heshtë. PD s’ka përplasje me SHBA.

Paloka: Ambasadori Lu të flasë për drogën, mos heshtë. PD s’ka përplasje me SHBA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka mohuar që selia blu të ketë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report tv, Paloka ka ripërsëritur qëndrimin e kryetarit të demokratëve Lulzim Basha se asnjë ambasador nuk mund ta përcaktojë linjën politike të PD.

Kreu i grupit demokrat ka këmbëngulur që ambasadori amerikan duhet të ishte shprehur për çështjen e drogës në vend dhe jo të qëndronte në heshtje.

Sipas tij, është e papranueshme që të mos flasë, sidomos pas deklaratës së Kryeministrit i cili ftoi opozitën që akuzat e saj t’ia paraqesë ambasadorit amerikan.

Kategori
Uncategorized

M’fal dy lek z.Kryeminister.

2016-10-08-01-45-02

Kategori
Uncategorized

Fundi i rilindjes.

2016-10-08-20-00-16

Kategori
Uncategorized

2016-10-10 10.43.57.jpg

Kategori
Uncategorized

Nisin spastrimet e të ashtu-quajturëve ‘Gylenistë’ tek korporatat turke në vendin tonë.

Lista e përfolur anti-gyleniste ka filluar të gjejë zbatim fillimisht tek kompanitë shqiptare me aksionerë turq.

 

Banka Kombëtare Tregtare ka qënë e para që ka nisur procedurat e shkarkimit apo të ashtëquajturat kërkesa për dorëheqje ndaj punonëjsve të saj, të cilët mëkatin e vetëm kanë faktin se kanë studiuar në Turqi pranë institucioneve arsimore të themeluara nga Fetullah Gylen. Edhe Albtelekom ka nisur këto procedura për personelin e tij që gjëndet në listën e ambasadës turke. Lista pretendohet të ketë me qindra nënpunës shqiptarë të punësuar si në administratën publike edhe atë jo publike.

 

Nga pikpamja juridike dëshmohet qartë se kompanitë turke janë përfshirë në aktivitete të paligjshme duke marrë orientime që nuk bazohen në respektimin e legjislacionit të punësimit shqiptar, por direktivave politike të një vendi të huaj. Duke marrë në konsideratë domeinin e pranisë së investimeve turke në sektorët strategjik të vendit tonë, kjo influencë Erdoganistë, në këto moment, është tregues i cënimit të sigurisë kombëtare.
Ajo që bie në sy është heshtja e ‘arkadashit shqiptar’ të kryeministrit turk, Edi Ramës, i cili është gati të blihet. Në vizitën e fundit në Shqipëri, Erdogan premtoi publikisht se do të zëvëndësonte investimet e Gylenistëve me atë të njerëzve të tij, madje premtoi edhe financimin e ndërtimit të godinës së parlamentit të ri shqiptar. Dhe kur flitet për para, Kryeministri shqiptar ka dëshmuar se ka aftësi të zhvilluara sipërmarrjeje.
Aktualisht Shqipëria nuk ka shpallur terroristë organizatën FETO, të Fetullah Gylenit, ndërkohë që proceset gjyqësore në Turqi ende nuk kanë një përcaktim ligjor të kësaj shoqate si organiozatë terroriste, përvec deklarimit politik nga qeveria e Turqisë. SHBA-ja nuk ka vendosur në listën e zezë apo OKB nuk ka shpallur një organizatë të tillë si organizatë kriminale apo terroriste, dhe nuk kanë nxituar të deportojnë Fetullah Gylenin në Turqi pas akuzave dhe kërkesave zyrtare të Ankarasë për ekstradim për komplotin ndaj grushtit të shtetit të muajit Gusht.
boomalbania@gmail.com

Kategori
Uncategorized

Presidenti i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë: Largimi i Sali Berishës nga pushteti, i dha fund cdo rreziku për Bashkim Kosovë-Shqipëri

Zyrtari serb : Largimi i Presidenti i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se me largimin e Sali Berishës nga pushteti ka pushuar edhe rreziku real për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Drecun ka deklaruar në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik se tani thirrjet për bashkim të shqiptarëve nën një shtet janë kërcënime të thata.

“Epoka e artë e tentativave të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë janë zhdukur kur Sali Berisha u largua nga pushteti. Dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës ka ndryshuar situatën në mënyrë domethënëse në favor të Beogradit”, thotë Drecun.
“Tani Serbia nuk do të pranonte kurrë diçka të tillë. Në anën tjetër, ekziston një pyetje nëse Shqipëria, si anëtare e NATO-s, me forcë do të provonte të ndryshonte kufijtë territorialë, përkundër faktit se Tirana e ka njohur Kosovën si shtet”.

“Por, besoj se kjo lëvizje do të ishte politikisht e rrezikshme për Shqipërinë, sepse diçka e tillë do të sillte shumë dëme dhe asnjë benefit të vetëm”.

Deklarime të tilla të Drecun vijën pas pohimeve të ish-udhëheqësit të Agjencisë Serbe Ushtarake (VBA), Momir Stojanoviq, i cili deklaroi për “Stutnik” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u thonë kosovarëve që të ngrenë çështjen e Bashkimit Kombëtar.

Kategori
Uncategorized

Mediat ndërkombëtare jehonë dasmës mbretërore shqiptare.

 Dasma mbretërore shqiptare ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

“Daily Mail” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë ceremonisë së zhvilluar në Tiranë duke theksuar se kjo ishte e para dasmë mbretërore që nga rënia e komunizmit.

“Daily Mail”  shkruan se në dasmë morën pjesë 20 familje mbretërore nga e gjithë bota.

Mbretëresha Elisabetë II kishte dërguar princin Michael të Kent, kushëri i parë i saj.

dasma mbreterore

Kategori
Uncategorized

Ja personazhet VIP të ftuar në dasmën mbretërore (FOTO).

Pas ceremonisë së shkëmbimit të unazave si dhe pritjes në pallatin mbretëror, tashmë të ftuarit e dasmës së Princit Leka me Elia Zaharia do të marrin pjesë në darkën që është organizuar me rastin e martesës së tyre.

Të pranishëm në këtë darkë, përveç të ftuarve të ardhur nga monarkitë e njohura të Europës janë edhe personalitet dhe njerëz të rëndësishëm publike në Shqipëri.

Mësohet se të ftuar janë edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Po ashtu pjesë e kësaj darke është edhe ish kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Nuk mund të mungonte edhe drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu bashkë me bashkëshorten e tij.

Kategori
Uncategorized

Dosja “Saimir Tahiri”/ 9 akuza të rënda që presin Byronë Kombëtare të Hetimit.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ministri më i akuzuar për lidhje me krimin, sipas Partisë Demokratike. Ai është akuzuar për lidhje me trafikatë droge, për mbështetje të grupeve të krimit të organizuar, përdorim të policisë së shtetit për interesa dhe hakmarrje personale, për krijimin e mundësive të arratisjes vrasësve të policëve, për vënie nën përgjim të kundërshtarëve politikë dhe krerëve më të lartë të institucioneve shtetërore, për kanosje gjyqtarësh, presion ndaj mediave, për ndikim të emërimeve të personave me të shkuar kriminale dhe të militantëve në radhët e policisë së shtetit.

Më poshtë keni 9 akuzat për të cilat:

Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga ai atentat, policia e Tahirit nuk ka lëvizur as gishtin për të zbuluar autorët.

1-Në fillim të shtatorit 2015, ish –shefi i antidrogës, Dritan Zagani, e akuzoi publikisht Saimir Tahirin se u kishte dhënë tre vëllezërve Habilaj në Vlorë, me të cilët kishte lidhje farefisnore, makinën private me të cilën kryenin trafik dtroge, madje duke kaluar nëpër dogana pa u regjistruar. Zagani i cili aktualisht gjendet në Zvicër si azilant politik deklaronte në një intervistë të bllokuar më pas në News 24 nga kryeministri dhe vetë Tahiri, se vëllezërit që janë ende të lirë ishin kontingjent i trafikut të drogës që kur ai punonte në Vlorë, vite më përpara.

“Tre vëllezërit kushërinj të Tahirit përdorin edhe një gomone që ishte përdorur më parë nga ministri Tahiri, kur ishte deputet në opozitë. Me gomonen dhe makinën e tij”, deklaroi atëherë ish –shefi i antidrogës së Fierit.

Saimir Tahiri e mohoi fillimisht që makina e tij private të ishte përdorur nga vëllezërit Habilaj. Madje edhe njohjen me ta. Por pas publikimit të disa dokumenteve nga Partia Demokratike u detyrua ta pranojë pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi.

“Makina ime është shitur. Në sistem është në emrin tim dhe ua shpjegoj unë pse. Përmbarimi më ka bllokuar. Shitja e makinës është në deklaratën e pasurisë…” dhe pastaj “fajin e ka Saliu” etj, etj.

Pas operacionit të fundit në Vlorë ku u kapën 23 tonë kanabis gati për shitje dhe mijëra bimë të mbjella dhe proces tharje, burime të besueshme të prokurorisë dhe brenda policisë së Vlorës, thonë se janë pikërisht vëllezërit BALILAJ, kushërinj të Tahirit.

2-Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, vetëm disa javë më parë gjatë një seance parlamentare, deklaroi se mafia e narko-trafikut, po mbjell në Shqipëri një kultivar të ri të kanabisit, i cili piqet brenda 45 ditëve dhe mund të japë deri tre prodhime në vit.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Brendshëm, i cili jo vetëm e mohoi këtë fakt por edhe vazhdoi me kundërakuzat e tij se opozita dhe një pjesë e mediave kanë si qëllim të vetëm të bëjnë pis punën e policisë.

Më datë 7 tetor, e premte, gjatë leximit të raportit vjetor të policisë në bashkëpunim me partnerët italianë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako deklaroi për herë të pare, për ekzistencën dhe mbjelljen në masë të këtij lloji të ri kanabisi, të cilin shefi i tij e mohoi.

3-Ndaj Saimit Tahirit rëndon një tjetër akuzë e fortë. Opozita thotë se ai ka realizuar marrëveshje me narkotrafikantët duke u paguar prej tyre, deri në 30 % të fitimit. Ai akuzohet gjithashtu se në zonat më problematike përsa i përket kultivimit të kanabisit ka emëruar drejtues policie të lidhur me narkotrafikantët dhe se dekonspirojnë hetimet e prokurorisë.

Tahiri ka mohuar me këmbëngulje raportin sekret të përpiluar nga Shërbimi Informativ dhe homologët e huaj të tij, i cili përcakton zonat e kultivimit dhe krerët e policisë që bashkëpunojnë me trafikantët.

Por çdo ditë të dhënat e këtij raporti po vërtetohen pas operacioneve të prokurorisë e cila e ka marrë atë seriozisht. Ishmi, Vlora, Mati, Dukagjini et,j janë pjesë e informacioneve që gjenden në këtë raport të cilin Tahiri e cilëson shpikje të medieve të inkriminuara.

4-Më herët opozita e ka akuzuar me fakte ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhje të drejtpërdrejtë me një nga të akuzuarit nga prokuroria si eksponent kryesor i krimit në vend, Emiljano Shullazin.

Edhe për këtë rast Saimir Tahiri i ka mohuar akuzat. Shullazi është ndaluar disa herë nga policia në kohën e Tahirit ministër, madje edhe në raste flagrante, por gjithmonë është liruar për “mungesë faktesh”.

Por kur Emiljano Shullazi pas denoncimit të Berishës u shoqërua për akuzën e kërcënimit të rektorit Mynir Koni, policia “me urdhër nga lart” refuzoi të ekzekutonte urdhër – ndalimin, madje i kishte dhënë atij garanci, se nuk do të arrestohej. Arrestimi i tij u krye vetëm pasi në mesnatë, Prokurori i Përgjithshëm thirri në zyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe atë të Tiranës, Ervin Hodaj të cilëve ju tregua vendimi i gjykatës dhe ju bë e qartë, se po shkelnin rëndë ligjin dhe do të mbanin përgjegjësi.

Nëse nuk do të ishte këmbëngulja e prokurorisë dhe futja në “lojë” e vetë Prokurorit të Përgjithshëm, për Saimir Tahirin, Emiliano Shullazi do të ishte ende i lirë. Gjithsesi ai e ka marrë ndihmën nga policia pasi dosjen që ka dorëzuar në prokurori për atë, e ka gati të bardhë.

5-Më 10 shkurt të vitit 2015, farmacisë së babait të ministrit të Brendshëm, përballë hyrjes së pasme të QSUT –së, iu vu tritol. Policia e Shtetit shpalli në kërkim si organizator Vladimir Gjutën dhe disa të afërm të tij. Gjutaj ishte përplasur më parë me policinë dhe kjo përplasje dyshohet se vinte nga një mosmarrëveshje mes tij dhe Saimir Tahirit.

Në arrati, Vladimir Gjuta do t’i dërgonte një sms ministrit të Brendshëm për t’i kërkuar të mos merrej me familjen e tij, sepse ajo s’kishte lidhje me tritolin. Disa muaj pasi u arrestua në tunelin e Thirrës, Gjuta u lirua nga burgu sepse Saimir Tahiri i tërhoqi akuzat.

Nëse nuk janë të vërteta akuzat se Tahiri ka bërë një marrëveshje me Gjutën, atëherë kush janë autorët e atyre akteve të rënda me tritol që tronditën gjithë vendin? Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk po kryen asnjë hetim për të gjetur autorët që i rrezikuan familjen me eksploziv

6-Një ngjarje e rëndë ndodhi në 26 qershor të vitit 2014. Në mes të ditës në qendër të Tiranës, pranë zyrës së tij u ekzekutua një nga bankierët më të rëndësishëm në vend, njëkohësisht pronar mediesh, Artan Santo.

Saimir Tahiri pranoi edhe vetë më pas gjatë muajve shtator-tetor, se ka patur dy takime me të dyshuarin kryesor për një kohë të gjatë si vrasës i bankierit Artan Santo. Ai ishte një personazh i njohur për policinë, Durim Bami të cilin ministër e takoi dy herë, në zyrë dhe në vilën qeveritare në Durrës.

Në praninë e deputetit Tom Doshit, Durim Bami i kishte pohuar se ishte paguar për të vrarë atë dhe deputetin e PD, Mhill Fufi si dhe faktin, se porositësi ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Saimir Tahiri, nuk e denoncoi asnjëherë këtë rast flagrant në prokurori. Bëhet fjalë për takime mes një ministri të Brendshëm dhe një vrasësi me pagesë, (pavarësisht në tentativë) siç pranoi vetë Bami.

Çështja e vrasjes së bankierit Santo edhe pas më shumë se 2 vitesh, jo vetëm nuk është zbardhur nga policia por përkundrazi ka të dhëna se autori është ekzekutuar me dijeni të policisë (deklaratë e gazetarit Artan Hoxha në “Opinion”)

7-Një skandal i paprecedent përfshiu policinë e shtetit dhe Ministrinë e Brendshme pas një informacioni të dhënë nga SHISH se në mars të vitit 2016, një pajisje përgjuese ishte futur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Pajisja ishte e misionit Interforce, por nga SHISH pati dyshime se ajo ishte përdorur për të përgjuar drejtues të lartë të shtetit dhe kundështarë politikë të Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit. Mes tyre edhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, fakt që tregon edhe marrëdhëniet e acaruara mes tij dhe ministrit Tahiri.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Tiranës vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon dhe vendosi në arrest shtëpie dy drejtues të policisë që e kishin përdorur pajisjen.

Saimir Tahiri jo vetëm nuk e njohu këtë vendim, por nisi një fushatë sulmesh të paprecedent kundër gjyqtarit që firmosi vendimin. Arjan Aliaj, i cili u linçua publikisht dhe personalisht nga Tahiri.

Skandali i përgjimeve është ende në proces, por pas miratimit të Reformës në Drejtësi, pritet që çështja të pushojë dhe publiku kurrë nuk ka për ta mësuar se kë përgjonte Tahiri për interesa politike.

8-Në tetor të vitit 2014 gjatë një operacion antidrogë italo – shqiptar, ish-deputeti Mark Froku u kap duke fshehur në makinën e tij të shumërkërkuarin Bardhok Pllana. Ai nuk ju ishte bindur udhërit të patrullës gjatë operacionit dhe u lirua pas një telefonate “nga lartë”. Në media u tha se ky urhër kishte shkuar nga vetë Tahiri. Për këtë ishte vënë në dijeni edhe drejtori i përgjithshëm dhe me gjasë Saimir Tahiri.

Në të njëjtën linjë ministri u akuzua nga opozita pak kohë më pas se mundësoi largimin jashtë vendit të vëllait të deputetit Mark Frroku, Arben Frrokut I cili ishte I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamajt. Media dhe opozita thanë atëherë se sistemi TIMS nuk punoi në kohën kur kaloi Frroku në kufirin me Malin e Zi.

Pasi Arben Frokaj u kap nga policia hollandeze, u zbulua se ai nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Pse, me urdhër të kujt?

9-Në muajin maj të këtij viti bëri bujë të madhe zbulimi I një organizate shqiptare narko-trafiku që furnizonte gjithë Europën me kokainë. Në krye të sajë ishte drejtori I Transporteve në Sarandë Klemend Balili, i cilësuar nga mediat ndërkombëtare si “Eskobari I Ballkanit”.

Pavarësisht se për kapjen e tij ishte e interesuar vetë DEA amerikane dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga policia greke, Balili u la I qetë disa ditë në Shqipëri derisa morri masat të zhdukej. Ka akuza se ai është parë I qetë dhe nën shoqërinë e eksponentëve të PS-së dhe policisë kohët e fundit në Sarandë.

Kategori
Uncategorized

Të gjitha akuzat ndaj Saimir Tahirit. Dosja e plotë.

Dossier e plotë/ Të gjitha akuzat ndaj Saimir Tahirit

Nëse ka një ministër mbi të cilin janë ngritur akuza kriminale nga më të rëndat në histori, ai është Saimir Tahiri. Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë është akuzuar për lidhje me trafikatë droge, për mbështetje të grupeve të krimit të organizuar, përdorim të policisë së shtetit për interesa dhe hakmarrje personale, për krijimin e mundësive të arratisjes vrasësve të policëve, për vënie nën përgjim të kundështarëve politikë dhe krerëve më të lartë të institucioneve shtetërore, për kanosje gjyqtarësh, presion ndaj mediave, për ndikim të emërimeve të personave me të shkuar kriminale dhe të militantëve në radhët e policisë së shtetit.

Lista është aq e gjatë, saqë është e pabesueshme ta shohësh Saimir Tahirin duke drejtuar akoma ministrinë më të rëndësishme në vend. Është e paimagjinueshme ta shohësh duke u folur policëve të thjeshtë për të zbatuar ligjin dhe për të luftuar krimin dhe narkotrafikantët, kur ata dëgjojnë nga të katër anët se kriminelët më të rrezikshëm në vend dhe narkotrafikantët më të njohur janë njerëz të afërt të tij.

Si do t’i hetojë një polic i thjeshtë i Vlorës kushërinjtë e Ministrit të Brendshëm që akuzohen si drejtuesit e një prej rrjeteve më të forta të trafikut të drogës në jug të vendit? Si do të kërkojë të kryejë hetime, t’i vihen në dispozicion mjete, pajisje përgjuese, ndjekëse etj kur Ministri i Brendshëm pranon se ata lëvizin me makinën e tij private?

Në fillim të shtatorit 2015, ish –shefi i antidrogës, Dritan Zagani, e akuzoi publikisht Saimir Tahirin se u kishte dhënë tre vëllezëve, me të cilët kishte lidhje farefisnore, makinën private. “Këta persona ishin  A. H, M. H, L.H,  nga Vlora. Ishin kontigjent i trafikut të drogës që kur unë punoja në Vlorë vite e vite përpara”, deklaronte Zagani në një intervistë që u shfaq përgjysmë në News 24, pasi u ndërpre pas presioneve direkte të Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit.

Tre vëllezërit me lidhje farefisnore me Tahirin përdorin edhe një gomone që ishte përdorur më parë nga ministri Tahiri, kur ishte deputet në opozitë. Me gomonen dhe makinën , – thotë ish –shefi i antidrogës së Fierit –  kryhej trafik droge.

“Në lidhje me trafikun e Vlorës, kam qenë në një moment kur do të verifikoja subjektin A.D,  që po ndiqja në një takim që do  bënte me disa porositës që do i çonte mallin në Itali me gomone, pas për hir të vërtetës, subjekti A. D nuk është se bëntë trafik vetëm për vetë bënte edhe për të tjerë, merrte porosi për të tretët, si transportues me mjetin e tij me gomone. Në një moment që unë doja të  verifikoja me kë do të takohej  ky subjekt, A.D në qytetin e Vlorës, kam parë një mjet me targa,  AA 003 GB, audi A8  i zi me xhama të zi, që erdhi te makian e subjektit A.D. Nuk zbrit njeri, por subjekti A.D zbrit nga makina e tij dhe hipi në këtë audi. Unë u mundova ta ndjek që të marr vesh çfarë po bëjnë dhe ku po shkojnë, duket më kishin zbuluar dhe në vend që ti ndiqja unë me ndiqnin ata mua dhe më pas u shkëputa dhe shkova në punë. A. D ishte subjekti trafikant që unë kisha dhene informacione dy a tre herë dhe më ishte shitur.  Në këto kushte shënova targën e audit dhe u largova. Të nesërmen në zyrë puna e parë  që bëra ishte hapja e sistmeit TIMS dhe verifikova këtë targë, AA003GB. Targë e re shqiptare. Sapo e hap sistemin më rezultoi pronar i mjetit Sajmir Tahiri, Ministër i Brendshëm”.

Saimir Tahiri e mohoi fillimisht që makina e tij private të ishte përdorur nga vëllezërit Habilaj. Madje edhe njohjet me ta. Por pas publikimit të disa dokumentave nga Partia Demokratike u detyrua ta pranojë.

“Makina ime është shitur. Në sistem është në emrin tim dhe ua shpjegoj unë pse. Përmbarimi më ka bllokuar. Shitja e makinës është në deklaratën e pasurisë. Ky polici, Zagani, kë paska njoftuar ky, pasi e ka verifikuar? O të njoftonte prokurorinë dhe drejtorin e përgjithshëm, ose mua”.

Dritan Zagani kishte njoftuar eprorin e tij.

“Në moment pa e hequr  nga sistemi thërrita shefin e sketorit z Skënder Hitaj dhe i tregoj shiko çfarë ka e kam verifikuar dhe në këtë makinë  makinë hyri subjekti. Ai më tha se këtë makinë e mbajnë ata kushërinjtë e ministirt në Vlorë. Dhe më përmendi vëllezërit H. Madje këtë makinë më tha se para 10 ditëve i njëti mjet ishte ndaluar në aksin Gjirokastër Levan për kontroll dhe ata nuk janë ndalaur, nuk kanë pranuar të kontrollohen. I kanë shoqëruar në drejtori, ata kanë qenë të pirë nën shoqërinë e dy femrave, sa kanë hyrë në drejtori kanë nisur të shajnë  e bërtasin oficerëve të policisë. Dhe ka marrë në telefon sallën operative, drejtori Ervin Hodaj, duke kërkuar sallës operative, të lihen të lirë dhe të largohen këto që ishin shoqëruar”.

Më vonë Ministri i Brendshëm u detyrua të bëjë një pohim ia rëndoi pozicionin.

“Makina është në emrin tim për një fakt të thjeshtë, që është edhe dëshmi e pushtetit që kemi lënë pas. Në opozitë, unë kam denoncuar fëmijët e kryeministrit si të korruptuar dhe jam dënuar me 4 milionë lekë gjobë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe me 2 milionë lekë gjobë në Apel nga ai gjykatësi i famshëm Gjin Gjoni. Në atë kohë do të duhej të më merrnin të gjithë rrogën time vjetore, që të paguaja gjobat e vendosura prej tyre. Edhe për kë? Për dy fëmijët e Sali Berishës, të cilët janë bërë të famshëm për këdo, të gjithë i njohin si Xeni dhe Gita, dhe që nuk kanë shkuar asnjëherë në jetën e tyre në Prokurori. Më bllokuan llogaritë bankare, hipotekën e shtëpisë dhe mundësinë e ndërrimit të targave të makinës. Edhe pasi u bëra ministër më duhej të paguaja gjobat pas vendimit të gjykatës dhe për këtë aplikova për të marrë një kredi, që të shlyeja koston time të të bërit opozitë. Deri në miratimin e kredisë, unë shita makinën dhe është barrë ligjore e blerësit që të ndërrojë pronësinë. Ata nuk kanë mundur, sepse makinës nuk i ndërrohet pronësia për këtë shkak, ndaj dhe makina figuron ende në emrin tim. Gjatë kësaj kohe ajo është përdorur edhe dy herë të tjera prej meje. Edhe këtu dua të theksoj dëshminë e të qeverisurit tonë dhe qeverisjes së atyre. Nëse do të veproja si ministrat e qeverisë së mëparshme, do të merrja makinat e qeverisë dhe do të lëvizja nga të doja, por zgjodha të huazoja sërish këtë makinë për të shkuar me pushime me familjen time. E mora ndaj kushërinjve të mi të largët dhe mendoni se kam bërë trafik droge me familjen time mbi makinë?”

A duhej të rrinte më në detyrë një ministër që bën një pohim të tillë? A duhet të drejtonte ministrinë e Brendshme një ministër që pohon me gojën e tij se ka shkelur ligjin për t’iu fshehur detyrimeve që i lindin nga vendime gjyqësore? Por ai ishte kjo e vetmja akuzë e rëndë ndaj Saimir Tahirit?

Opozita e ka akuzuar për lidhje të drejtpërdrejtë me Emiljano Shullazin, të akuzuar nga prokuroria si drejtuesi i një prej grupeve më të rrezikshme në vend, të arrestuar për kanosje, gjobëvenie, shkatërrim prone me eksploziv shtatazit A.Z, kërcënim dhe krijim të grupi të strukturuar kriminal, përvetësim prone me kanosje.

Saimir Tahiri i ka mohuar akuzat. Por kur Emiljano Shullazi u shoqërua nën akuzën për kërcënim të rektorit Mynir Koni, policia e shtetit hezitoi të ekzekutonte udhër – ndalimin. Shullazit iu komunikua arresti vetëm pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako dhe ai Tiranës, Ervin Hodaj u thirrën në zyrën e kryeprokurorit në mes të natës. Opozita, hezitimin e policisë e lidhi me miqësinë e Shullzit me Tahirin.

Më 10 shkurt të vitit 2015, farmacisë së babait të Ministrit të Brendshëm, përballë hyrjes së pasme të QSUT –së, iu vu tritol. Policia e Shtetit shpalli në kërkim si organizator Vladimir Gjutën dhe disa të afërm të tij. Gjutaj ishte përplasur më parë me policinë dhe kjo përplajse dyshohet se vinte nga një mosmarrëveshje mes tij dhe Saimir Tahirit.

Në arrati, Vladimir Gjuta do t’i dërgonte një sms Ministrit të Brendshëm për t’i kërkuar të mos merrej me familjen e tij, sepse ajo s’kishte lidhje me tritolin. Disa muaj pasi u arrestua në tunelin e Thirrës, Gjuta u lirua nga burgu. Saimir Tahiri i tërhoqi akuzat. Burime të rezervuara në ministrinë e Brendshme thonë se tërheqja e akuzave u bë pas “një pazari” mes Tahirit dhe Gjutajt.

Ky nuk ishte “pazari” i parë i Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë me persona të akuzuar si kriminelë të rrezikshëm.

Në shtator – tetor të vitit 2014 Saimir Tahiri ka patur dy takime me të dyshuarin kryesor si vrasës i bankierit Artan Santo. Ai e kishte pritur në zyrë Durim Bamin dhe në një vilë qeveritare në Durrës. Në praninë e Tom Doshit, Durim Bami i kishte pohuar se ishte paguar për të vrarë deputetin Doshi dhe deputetin e PD, Mhill Fufi. Tom Doshi, referuar rrëfimit të Durim Bamit, e kishte vënë në dijeni Tahirin se porositësi ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Saimir Tahiri nuk e denoncoi asnjëherë rastin në organet e zbatimit të ligjit. Ai ishte ulur në tavolinë me një person që i pohonte se ishte vrasës me pagesë, por nuk e kishte vënë ujin në zjarr. Ky vrasës me pagesë i vetëdenoncuar vazhdonte të lëvizte i lirë.

Vetëm kur Tom Doshi e bëri publik “shqetësimin” e tij, atëherë Bami u arrestua me urdhër të prokurorisë. Saimir Tahiri e pranoi publikisht se e kishte takur “vrasësin e vetëdenoncuar” dhe u justifikua për faktin se nuk e kishte denoncuar.

Por në ç’vend të botës një ministër i Brendshëm do të qëndronte në detyrës pasi kishte biseduar të paktën dy herë dhe kishte pritur në zyrën e tij një vrasës? Deri tani s’ka rast të ngjashëm.

Një furtunë përfshiu policinë e shtetit dhe Ministrinë e Brendshme pas një informacioni të dhënë nga SHISH se në mars të vitit 2016 një pajisje përgjuese ishte futur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Pajisja ishte e misionit Interforce, por nga SHISH pati dyshime se ajo ishte përdorur për të përgjuar drejtues të lartë të shtetit dhe kundështarë politikë të Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit. Lapsi.al botoi disa pjesë të hetimit policor.

Hetimet e policisë zbuluan se pajisja ishte përdorur pranë disa institucioneve, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Tiranës vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon dhe vendosi në arrest shtëpie dy drejtues të policisë që e kishin përdorur pajisjen.

Saimir Tahiri jo vetëm nuk e pezulloi drejtorin Çako, por nisi një fushatë sulmesh të paprecedent kundër gjyqtarit që firmosi vendimin. Arjan Aliaj u linçua publikisht nga Tahiri, i cili nga ana tjetër udhëroi krimin ekonomik të verifikonte çdo pasuri të tij. E vetmja gjë që u zbulua, ishte shit-blerja e shtëpisë së tij në Tiranë.

Por ky sulm i rëndë dhe vënia nën hetim e pasurisë së gjyqtarit i dha efektet. Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe e riktheu në detyrë Çakon. Kush gjyqtar do të merrte një vendim tjetër përballë kërcënimeve dhe represionit të Ministrit të Brendshëm? KLD e kallëzoi penalisht për kërcënim dhe intimidim të gjyqtarit.

Një tjetër drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Saimir Tahiri nuk e mbështeti kur u zbulua se ai kishte fshehur një udhër – arresti ndërkombëtar për deputetin e grupit parlamentar të PS, Mark Frroku. Për dy muaj me radhë Policia e Shtetit nuk e kishte ekzekutuar udhërin. A mund të kishte vendosur Artan Didi me kokën e tij, pa vënë në dijeni Saimir Tahirin?

Mark Frrokut, lidhjet me drejtuesit e qeverisë i kishin ardhur në ndihmë edhe në tetor të vitit 2014. Në një operacion antidrogë italo – shqiptar ai kishte fshehur në makinën e tij të shumërkërkuarin Bardhok Pllana, siç thuhet në një dokument sekret të policisë të botuar nga Lapsi.al. Nuk i ishte bindur udhërit të policisë. Për këtë ishte vënë në dijeni edhe drejtori i përgjithshëm dhe me gjasë Saimir Tahiri. Por ndaj Mark Frrokut nuk pasi asnjë veprim.

Lidhjet shkonin me thellë. Saimir Tahiri u akuzua nga mazhoranca se mundësoi largimin jashtë vendit të vëllait të deputetit Mark Frroku, Arben Frrokut që tani është dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda. Por kur çështja u dërgua në Apel dhe pritej të vendosej për fatin e tij, ai u largua. Opozita thotë se sistemi TIMS nuk punoi në kohën kur kaloi Frroku në kufi. Tahiri u mbrojt duke thënë se emri i tij ishte shënuar në regjistër dhe se Frroku nuk mund të ndalohej. A mund të besohet një variant i tillë kur Arben Frroku ishte parë aktiv në fushatën për zgjedhjet vendore të vitit 2015 në Pukë?

Në maj të këtij viti, policia dështoi në ndalimin e Klemend Balilit, ish –drejtorit të Transporteve në Sarandë, të kërkuar për trafik ndërkombëtar droge në Greqi. Antidroga greke dhe DEA amerikane e cilësonin si “Escobari –in e Ballkanit”. Ai dha dorëheqjen nga detyra, por u zhduk pasi udhër – arresti mbërriti në Shqipëri. Policia e Shtetit nuk arriti ta mbante nën mbikqyrje. Opozita e akuzoi Tahirin se e kishte favorizuar, për shkak të lidhjeve personale. Një burim i besueshëm tha për Lapsi.al se Balili u pa pak ditë më parë në resortin e tij duke festuar në dasmën e një të afërmi.

Tani, ndaj Saimit Tahirit rëndon një tjetër akuzë e fortë. Ai është Ministër i Brendshëm i Shqipërisë së mbuluar me kanabis. Ai akuzohet nga opozita për marrëveshje me narkotrafikantët, se paguhet prej tyre 30 % të fitimit. Ai akuzohet se me bekimin e tij apo të drejtuesve të policisë që ka emëruar, narkotrafikantët kanë ndërtuar një pistë avionësh në Ishëm, të zbuluar rastësisht nga rënia e një avioni që kishte ardhur nga Italia për të marrë drogë.

Ai akuzohet se ka dekonspiruar hetimet e prokrorisë së krimeve të rënda për rastin e Ishmit, duke u thënë gazetarëve se piloti italian Guido Guidi ka folur, ka pranuar trafikun e drogës dhe ka rrëfyer emrat e drejtuesve të narkotrafikut.

Saimir Tahiri akuzohet se me udhër të tij, policia kryen operacione selektive kundër plantacioneve me kanabis.

Parcelat e njerëzve të afërt me të në Vlorë, jo vetëm janë raportuar si të asgjësuara nga policia dhe u shkatërruan një ditë më parë vetëm pas informacioneve të SHISH, por edhe janë ruajtur nga policia.

Janë akuzat më të rënda që bëhen ndaj një Ministri në mbarë Europën. Prestigjozia The Economist, gazetarin e së cilës Tahiri e shëtiti në parcelat me kanabis, shkruan se këtë vit situata me kultivimin e drogës është përkeqësuar. Dhe ky është një fakt. Fakt që provon se së paku Ministri i Brendshëm ka dështuar në betejën kryesore të tij, atë kundër krimit, sepse akuzohet se ai ka rreshtuar edhe segmente drejtuese të policisë së shtetit në krah me krimin./Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Nesër dasma mbretërore, ja detajet e ceremonisë.

3a6ccf5b4ea983c09cf5a26fcca2ac81-300x450
78 vjet më parë, Tirana u kthye në një vend takimi për familjet e larta mbretërore të Evropës, përfaqësuesit e të cilave kishin ardhur për të marrë pjesë në dasmën e Mbretit Zog me Trëndafilin e Bardhë të Budapestit, Konteshën Geraldine Appony.

Do të organizohej atëherë, mes traditës shqiptare dhe modës së lartë perëndimore, një event aq glamour sa Shqipëria nuk e kishte parë dhe nuk e pa më që atëherë. Nesër, më 8 tetor, siç është shpallur që në mars nga Familja Mbretërore, është dita kur një dasmë tjetër do të organizohet në Tiranë, me synimin për të risjellë në Tiranë glamour-in e  dasmave royal-e dhe për të shpalosur me elegancë para të ftuarëve të rëndësishëm të familjeve fisnike dhe të pranishmëve, bukurinë e traditës dhe mikpritjes shqiptare.

Lartësia e Tij Princi Leka II, nipi i Mbretit Zog dhe e fejuara e tij, Elia Zaharia do ta organizojnë dasmën e tyre në mjediset e Rezidencës ku jetojnë aktualisht dhe në Pallatin e Brigadave, Pallatin e dikurshëm Mbretëror.

Celebrimi do të zhvillohet në orën 11.00 në mjediset e Pallatit të Brigadave, në praninë e rreth 800 të ftuarëve, Lartësive të tyre, përfaqësues të familjeve të njohura rojale të Evropës, Iranit dhe Marokut, krerëve të shtetit shqiptar dhe krerëve të klerit në Shqipëri të cilët do të përshëndesin këtë martesë, pas celebrimit civil. Më pas, gjithë të ftuarit do të zhvendosen për në mjediset e Rezidencës pranë Galerisë së Arteve ku do të mbahet një koktej që do të zgjasë rreth dy orë.aaaaa_1475855633-2872067-550x302

Në qendër të vëmendjes së organizatorëve të këtij eventi dhe dëshirë parësore e Familjes Mbretërore dhe çiftit, është promovimi i traditës, artit, kulturës, veshjeve, kulinarisë, pijeve, muzikës dhe valleve shqiptare të cilat do të shoqërojnë etapat e kësaj dasme.

Pas një pushimi disaorësh, pas koktejit, dasma do të vazhdojë me darkën që do të mbahet në Pallatin e Brigadave me rreth 300 të ftuar, 150 përfaqësues të familjeve të rëndësishme mbretërore, Lartësitë e tyre, të ftuar të huaj dhe 150 të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.

Siç kemi mësuar, darka do të shtrohet në një mjedis të thjeshtë dhe elegant, ku do të mbizotërojnë ngjyrat e lehta, si dhe fildishi dhe e florinjta. Në tavolina, të cilat do të mbajnë emrin e trojeve të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë kufijëve aktualë të Shqipërisë, do të ketë kompozime lulesh natyrale të ulëta dhe të larta. I gjithë mjedisi do të jetë i dekoruar me lule natyrale, nën një koncept mbretëror dhe fisnik ku do të mbizotërojnë orkidea, trëndafili i bardhë dhe lulet simbolike mbretërore.

E megjithatë vula kombëtare nuk do të humbasë në asnjë çast. Ajo do të mbizotërojë në atmosferë dhe do të shfaqet edhe në detaje të vogla si te veshja kombëtare e fëmijës që do të mbajë unazat gjatë celebrimit, apo te gotat e shampanjës dhe pecetat mbi pjatë që do të kenë logon e shqiponjës.

Në koktej dhe në darkë do të shërbehen pije shqiptare dhe gatime tradicionale të përgatitura nga Mrizi i Zanave.

Darka do të mbyllet me çastin e tortës dhe kërcimin e çiftit.

Shumë media ndërkombëtare janë akredituar për të ndjekur këtë event, ashtu si edhe mediat shqiptare, disa prej të cilave do e mbulojnë live dasmën më të rëndësishme në Shqipëri, që nga viti 1938./Revista Class/

Kategori
Uncategorized

KOSOVË, E GËZOFSH ETNINË TËNDE

Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Roland Luçi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nuk ka kursyer kritikat kundër Kosovës dhe shfaqjes që ajo dhuroi në Shkodër.

I përqendruar jo shumë te rezultati, aq sa të shfaqja e ndasisë mes Shqipërisë dhe Kosovës që ajo trumbetoi, Luçi paralajmëron se kjo situatë po afron gjithnjë e më shumë idenë që tani “jemi dy”.

bot

Komenti i plotë i Roland Luçit

Kosovë po të jetë realiteti ai që pamë mbrëmë në Shkodër, e gezofsh etninë tënde, etninë kosovare!

Një stadium i huaj diku në mes të Europës vlonte nga flamujt shqiptar, ishte i mbushur me shqiptarë kuqezinj, po me shqiptarë të vertetë, shqiptarë etnikë të Dardanisë dhe Shqiperisë. Ishte kënaqesi dhe ndiheshe krenar të shihje pamjet e detit kuqezi që vinin nga Lihtenshtajni, pamje që fshikullonin përkrahesit e “dy kombëtareve shqiptare” dhe pamje që manifestonin idenë dhe realitetin e ekzistencës së një kombëtareje të nje kombi.

Ndërkohë ne Shkodër, në zemër të Shqiperisë:

U paralajmërua, u manifestua në Finlandë para pak javësh, iu bë thirrje kosovarëve nga federata dhe trajneri i ekipit të tyre “reprezentues”, por që të shkonte puna deri këtu nuk e imagjinoja.

Ishte nje rast ideal që nëpermjet këtij tubimi dhjetramijësh në një eveniment emocional që si gjithmonë në raste të tilla kalon shumë çaqet sportive, t’i jepej politikës pasive në të dy anët e kufirit një shuplakë e ashpër popullore duke treguar se jemi një komb, kemi të njëjten histori, kulturë, gjuhë, heronj dhe ideale. Ishte nje rast i shkelqyer ku të shprehej spontanisht në formë referendare ideja e bashkimit, e të qenit një komb.

Por nuk qenka e thënë. Atmosferë festive në Shkodër me këngë e valle që interpretoheshin nga tifozët kroate një pjesë e të cilëve me plisa në kokë e të veshur kuqezi, por dhe nga kosovarë ironikisht të mbështjellë jo më me flamurin tonë kombëtar, por me flamurin e tyre blu me gjashtë yjet që simbolizojnë nën-etnitë e tashme etnisë kosovare. Pakkush në rrugët e Shkodres guxoi te vishej kuqezi nga ata, te merrte një flamur kombëtar shqiptar në stadium ku do të valevitej ideja dhe synimi i bashkimit kombetar i aspiruar ne shekuj dhe asnjëherë i realizuar.

Dhe me sa duket nuk do të realizohet kurrë. Këtë nuk është se e pengon faktori ndërkombetar, Amerika, BE apo UEFA. Po, po, justifikimi i neveritshëm hipokrit ishte se të mbash flamur shqiptar e të vishesh kuqezi në mes të Shqiperisë e ndaloka FIFA dhe UEFA!!! Fakt eshte qe kete nuk e duan jo vetem klasat politike ne te dy shtetet e pavaruara (nga njeri-tjetri) Shqiperi dhe Kosove, jo vetem bushale-halilmatoshet dhe klanet e tyre politikberese. Kete nuk e duan tashme as nje mase e gjere e fjetur kosovare.

Shembulli i Shkodres eshte nje shembull i qarte, por jo nje skandal: Thjesht shumica kosovare qysh prej tash jane tamam kosovare. Çdo gje tjeter eshte hipokrizi, hipokrizi frikacake se i paska penguar dikur Ahtisari te kerkonin bashkimin dje dhe sot UEFA te veshin nje bluze te kuqe e te merrnin me vehte ne xhep nje flamur kuqezi, simbolika e te cilit eshte lene ne hije nga ky bluverdhi i etnive te vellazeruara te Kosoves…

Ne Shkoder ishin shume kosovare, me shume se shqiptare etnike nga trojet shqiptare te Dardanise qe ishin ne Lihtenshtajn. Ishte nje tregues spontan i çarjes ndershqiptare, tregues i realitetit kosovaro-shqiptar ne shtetin me emer serb te Kosoves ku shumica e atjeshme duket se po pajtohet me idene e te qenit më vehte, e te qenit te pavarur kryesisht nga Shqiperia, nga kultura, historia dhe etniteti shqiptar duke ledhatuar vehten mashtrueshem me idene e kosovarit, te kosovarit etnik.

Dhe kjo shumice duket se po fiton gjithjë e me shume terren.Vetem se përveç kërkesave për heqjen e busteve të Skënderbeut nga sheshet publike, do tu duhet te shkruajnë një copë histori që të mund tu rezistojnë fqinjëve të tyre orekspangopur veriore, që të argumentojne se janë etni historikisht në trojet e tyre, në trojet e tyre me toponim serb, në Kosovë.

Dhe po të jetë kështu dhe nuk ka një reflektim radikal ndaj tendencave centrifugale, nuk më mbetet tjetër vetëm se të uroj:

Kosovë e gezofsh shtetin tënd, hymnin, flamurin dhe etninë tënde!

Kategori
Uncategorized

Turqia shton presionet. Çfarë i ka premtuar Rama, Erdogan-it për investimet e Gulen në Shqipëri?

Turqia shton presionet. Çfarë i ka premtuar Rama, Erdogan-it për investimet e Gulen në Shqipëri?

Partneriteti strategjik i shpallur me Turqinë dhe i proklamuar me të madhe nga kryeministri Edi Rama, duket se ka edhe ca detyrime të cilat ashtu si ka bërë gjithmonë me gjërat madhore kryeministri, nuk janë bërë asnjëherë transparente.

Nuk ka asnjë informacion se çfarë marëveshje ka firmosur Edi Rama me presidentin Erdogan  në vizitën e tij të fundit në Ankara, e cila përkoi me grushtin e shtetit të dështuar, por pala turke ka intesikfikuar presionin e hapur ndaj Tiranë. Vetëm nga mediet u mësua, se gjatë asaj vizite Erdogan i ka kërkuar Ramës që të veprojë me investimet e armikut të tij Fetullah Gulen në Shqipëri, duke i larguar ato.

Nuk dihet se cila ka qenë përgjigjia e kryeministrit shqiptarë për këtë çështje, por fakti që ambasadori turk në Tiranë disa herë ka kërkuar llogari që këto masa të merren sa më shpejtë, tregon se Rama mund të ketë lëshuar ndonjë premtim të cilin tani duket “nuk ka këllqe”, ta mbajë.

Edhe mbrëmë  ambasadori turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar  ka folur hapur për këtë çështje gjatë një interviste për emisionion Diplomaticus, në “News 24”.

“Nuk duhet të lindë asnjë perceptim kërcënues me burim FETO-n nga territori i Shqipërisë drejt Turqisë. Në këtë çështje ne besojmë se shteti shqiptar do të tregojë ndjeshmërinë e duhur dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin do të zhduken zgjatimet e FETO-s, që veprojnë në Shqipëri dhe që strehohen në këtë vend të bukur. Për shumë vite i cilësuam si ‘struktura ilegale, me pamje legale’. Ka një funksionon krejt tjetër pas pamjeve të tyre të pafajshme dhe ligjore. Po të ngresh gurin, do të shikosh se poshtë tij ka një akrep tinëzar, të gatshëm për të pickuar. Këtë dëshiroj veçanërisht ta nënvizoj dhe kam bindjen se shteti shqiptar do të hedhë hapat e nevojshëm kundër zgjatimeve të FETO-s dhe do të realizojë bashkëpunimin e duhur me Republikën e Turqisë, të cilën e shpallur “partner strategjik”, deklaroi Bayraktari me tone llogarikërkuese.

“Në Shqipëri Feto ka gjithsej 12 shkolla, nga të cilët dy në nivel universiteti, si dhe një qendër për kurset e mësimit të gjuhëve. Kanë një shtypshkronjë që shtyp librat në gjuhën shqipe të Fethullah Gylenit. Ata janë të organizuar edhe në shoqërinë civile. Një shoqatë biznesmenësh vepron plotësisht në kontrollin e FETO-s. Jemi në dijeni se librat e shtypshkronjës në fjalë u lexohen pas dyerve të mbyllura nxënësve që i kanë vënë në shënjestër nëpër konvikte. Gjithashtu shfaqen edhe videot e Gylenit. Pra ka një veprimtari të qartë të tyre për shpëlarjen e trurit. Nxënësit në konvikte mbahen nën presion. Çdo lëvizje e tyre është e kontrolluar dhe e regjistruar”, tregoi ambasadori turk për veprimtarinë e Fondacionit Gulen në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

“sëpata” mbi të varfërit. Edhe 1100 familje dalin nga skema e ndihmës ekonomike

Nga tremujori në tremujor numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike vijon të rrudhet. Sipas të dhënave nga INSTAT në tremujorin e dytë të vitit dolën nga skema e ndihmës 1100 familje. Fondet më të mëdha dhe numri i më i madh i familjeve që përfituan janë nga qarku i Dibrës dhe i Elbasanit.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 numri mesatar i familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike është 79.638 familje, nga të cilat 40.649 familje u trajtuan me ndihmë ekonomike të pjesshme dhe 38.989 familje me ndihmë ekonomike të plotë.

INSTAT vëren se, numri mesatar i familjeve që përftuan ndihmë ekonomike gjatë tremujorit të dytë 2016 është ulur me 1,4 % krahasuar me tremujorin e parë 2016.

Qarku i Elbasanit ka numrin më të madh të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike (19,7 % të të gjitha familjeve në skemë në rang vendi) të cilat përfitojnë ndihmën ekonomike.

Familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe (30,3 %) në numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, 50,2 % e të cilave përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë.

Ndihma ekonomike është një ndihmë në para për familjet e varfra dhe shpërndahet çdo muaj. Ajo mund të jetë e pjesshme ose e plotë, në varësi të të ardhurave të familjes.

Në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan është duke u zbatuar projekti i Modernizimit të Ndihmës Ekonomike, i cili ka për qëllim rritjen e shenjestrimit dhe përfshirjes së familjeve në nevojë.

Risitë kryesore të projektit lidhen me përdorimin e teknologjisë së informacionit nëpërmjet ngritjes së Regjistrit Elektronik të Ndihmës Ekonomike dhe përdorimin e formulës së pikëzuar për përzgjedhjen e përfituesve.

Implementimi i këtyre dy instrumenteve të reja është bërë me asistencën teknike të Bankës Botërore. Regjistri Elektronik i Ndihmës Ekonomike lidh në rrjet njësitë e pushtetit lokal, Shërbimin Social Shtetëror, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe institucionet të tjera si Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Qendra Kombëtare e Regjistrimit, institutin e Sigurimeve Shoqërore, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, si dhe institucione të tjera që zotërojnë informacionin e nevojshëm për vlerësimin ekonomik, demografik dhe social të aplikuesve.

Aplikimi për Ndihmë Ekonomike në qarqet e pilotuara bëhet vetëm nëpërmjet Regjistrit Elektronik. Mbas mbarimit të afateve për dorëzimin e aplikimeve, bëhet verifikimi i kryqëzuar i dokumentacionit të paraqitur dhe informacionit të dhënë nga aplikuesit. Familjet në nevojë që rezultojnë me dokumentacion dhe informacion të rregullt vlerësohen nëpërmjet formulës së pikëzuar, e cila rendit në listë familjet në nevojë të përzgjedhura për përfitimin e Ndihmës Ekonomike. /Syri. net/

Image
Kategori
Uncategorized

Ushtria Amerikane: Lufta e III Botërore po vjen, do jetë vdekjeprurëse dhe e shpejtë.

Ushtria Amerikane: Lufta e III Botërore po vjen, do jetë vdekjeprurëse dhe e shpejtë

Ushtria Amerikane: Drejtuesit e ushtrisë amerikane kanë pranuar se Lufta e III Botërore do të ndodhë shumë shpejt dhe do të jetë “jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe e shpejtë”.

Në një aktivitet në SHBA me temë për të ardhmen e ushtrisë, gjeneralë dhe figura të tjera kryesore të ushtrisë amerikane kanë dhënë parashikimet e tyre për konfliktet botërore.

Sipas tyre, Kina dhe Rusia janë dy shtete që kanë zhvilluar së tepërmi ushtritë e tyre, duke përdorur edhe teknologji të reja.

Gjeneral/Major, William Hix tha se një konflikt global i në të ardhmen e afërt do të jetë tejet vdekjeprurës, i shkurtër dhe Shtetet e Bashkuara të vetme nuk do të kenë në dorë mbylljen e tij.

Ai shtoi gjithashtu se janë pikërisht këto shtete, pra Rusia dhe Kina, që përbëjnë rrezikun më të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë gjeneralët ishin në një mendje dhe ranë dakord kur thanë se Lufta e III Botërore është e pashmangshme dhe do të vijë shumë shpejt./

Kategori
Uncategorized

Serbia preferoi Hashimin nga Blloku i zi i Tiranës

 Shkruan Idriz Zeqiri.
  Më 1 tetor 2016, anëtari i Kryesisë të LDK-së dhe ministër i brendshëm  i Kosovës, Skënder Hyseni, deklaroi:
     1) “Rugova do ta pranonte me lehtësi koalicionin LDK-PDK”!
Kjo është një gënjeshtër e kulluar. Dihet ardhja enkas nga Brukseli i Havier Solanës, të plotfuqishmit të Bashkimi Evropian, për ta bindur Presidentin Ibrahim Rugovën, për ta pranuar koalicionin me PDK-në. Dr. Rugova, në vend të përgjigjës të drejtëpërdrejtë, ia bëri pyetjen hipotetike zotëri Solanës: “Në Spanjen tënde kush e zgjedh qeverinë dhe partnerin në koalicion, fituesi apo humbësi i zgjedhjeve”?! ( Dr. Rugova, si rëndom, pas temave të nxehta, lëshoi një të qeshur. Bashkëvuajtësi im, në burgjet shqiptare, Pjetër Arbnori, intimisht, njëherë, më tha: “Nganjëherë, e qeshura e Rugovës më duket e pa motivuar”. Unë, i shpjegova bacës Pjetër se ajo e qeshur i jep fund bisedës për atë temë, por mbetet dashamirës dhe i hapur për tema tjera ndaj bashkëbiseduesit. Dhe, Baca im, sa i përvuajtur, aq edhe i shkëlqyer, u bind për këtë.) Dhe, Solana ishte dorëzuar para Dr. Rugovës. Pikërisht, atë ditë iu bë atentat Presidentit Rugova. Edhepse dihen atentatorët, me emër dhe mbiemër, ata janë të lirë, madje deputet, pedagog, vrastarë të organizatës terroriste SHIK!!!

     Kjo është dëshmia më bindëse se Kryetari Rugova kurrë nuk do ta pranonte as koalicionin vasal të vitit 2013, me partinë-bandë PDK-në, e cila kishte ekzekutuar qindra ushtarakë, kuadro dhe veprimtarë të LDK-së. Abuzimi me emrin e Presidentit Rugova, për ta përligjur koalicionin aktual, rrënues, të LDK-së me PDK-në, është përpjekje e denigrimit të themeluesit të LDK-së.     2) Zoti Skënder Hyseni shkreton edhe më shumë me shpifjen dhe denigrimin e Presidentit Rugova, me qëllim që ta lartësojë e hymnizojë, me servilizëm, figurën e Hashimit. Citojmë: “Ish- presidenti nuk ka pasur teke…, më së miri e ka dëshmuar kur ka pranuar që në krye të delegacionit kosovar në Rambuje të jetë Hashim Thaçi”!?!

       Ky deklarim skandaloz i anëtarit të Kryesisë të LDK-së, Skënder Hyseni, është një falsifikim i rëndë dhe unik i historisë më të re të Kosovës dhe denigron, pamëshirshëm, post mortum (pas amëshimit), Presidentin Rugova. Është një lapsus, gabim, pse jo, edhe faj, që nuk duhet ta bëjë as një simpatizant i zakonshëm i LDK-së dhe lëre më një kuadër i saj, si zoti Hyseni!
      Një President Historik, ka emërtim të përjetshëm President dhe jo “ish-presedenti”, siç shprehet ai, sikur të ishte një president i radhës, kalimtar!
 

           Serbia preferonte bandën e LPK-së në Rambuje     Ndërkombëtarët nuk donin ta inkriminonin Konferencën e Rambujesë me pjesëmarrjen e “komandantëve” të “UÇK-së”, sepse ishin në dijeni të krimeve të tyre në zonat përkatëse të luftës. Por, Serbia, në mënyrë përfide, i kushtëzoi ndërkombëtarët për përfaqësim të “UÇK-së”, edhepse në aparencë, në dukje zhurmonte kundër tyre! Ata preferuan Hashimin me kompani, që vinin nga Blloku i zi i Tiranës dhe Hotel “Rogner”, të cilët kurrë nuk kishin qenë pjesë e luftës. Lidhja e Shërbimeve Informative Francë-Serbi, pavarësisht të pjesëmarrjes të Francës me NATO-n, ishin aktive. Rasti denoncues i oficerit francez të NATO-s, është dëshmi vetëfolëse. Pra, Hashimin e kishin në rreth, për atëherë dhe tani. Për miqësinë e Hashimit me oficerin e Sigurimit francez, dhe ushtrimin e një bande të SHIK-ut në Francë, ishte në dijeni edhe Serbia. Kjo vazhdon të dëshmohet me marrëveshjet fatale për Kosovën, që ai ka nënshkruar me Serbinë dhe Malin e Zi.

Për nivelin që kishte Konferenca e Rambujesë, kryesimi i takonte Presidentit Rugova. Ishte edhe Kryekomandant i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, me formacione ushtarake e luftarake, të komanduara nga oficerë të karrierës, mirë të organizuara. Por, Rugova kontestohej hapur nga LPK-ja, madje, në heshtje konspirative, edhe nga Serbia. Serbia kishte shumë agjentë brenda LPK-së dhe ndërkombëtarët kishin frikë se mos Serbia, përmes tyre, mund ta sabotonte dhe ta dështonte Konferencën.

Serbia ishte e interesuar për praninë e LPK-së, alias “UÇK-së”, për dy arsye:

1) Brenda kësaj “UÇK-je” imagjinare kishte shumë agjentë potencialë të saj;
2) Kishin ideologji të përbashkët: komunizmin.
Njësoj: Sikur Shqipëria që e shante Rusinë, për 30 vjetë radhazi, por, në të gjitha vendimet e organizmave ndërkombëtare, vota e saj ka qenë e bashkuar me Rusinë, kundër Evropës dhe Amerikës!!
Kategori
Uncategorized

UJKU NA KA FTUAR PËR DASËM…

 

PËR CFARË I DUHET PARISË SË TIRANËS DIASPORA KOMBËTARE SHQIPTARE?

nga SHINASI A. RAMA/

Gjatë këtyre 26 viteve të fundit të sprovës më të vështirë të kombit tonë, në shtetin shqiptar e nga shteti shqiptar kanë lindur shumë diaspora, d.m.th., masa kritike shumëfamiljare që e ruajnë identitetin e vet etnik apo kombëtar dhe e kultivojnë atë qëllimisht dhe përmes strukturave mbifamiljare e përtejfamiljare në mërgim dhe në disa breza. Këto ditë mora një ftesë, thjesht një lidhje me nje formular që të merrja pjesë në Summit të diasporës shqiptare. Unë nuk jam diasporë por jam i mërguar politik. Njëherë më kanë përzënë nag shteti shqiptar, dhe tash jam në SHBA sepse nuk pranoj me kenë pjesë e së keqes që po i ndodh kombit shqiptar. Në mos mundshma me ba mirë, të paktën keq nuk dua të bëj e pjesë e të keqes nuk bahem. Si unë ka me mijra por parisë së Tiranës nuk i intereson kjo sepse për ata unë jam thjesht në diasporë. Dhe kjo ftesë kërkon shumë vëmendje sepse është një projekt afatgjatë i parisë së Tiranës që kërkon të thellohemi e ta kuptojmë si duhet.

Në shtetin shqiptar ka disa diaspora që punojnë e funksionojnë shumë aktivisht në të gjithë fushat e jetës, disa reale dhe disa imagjinare. Ka pasur një diasporë reale greke që ka ikur nga shteti shqiptar dhe është kthyer në Greqi, tashti e rikthyer edhe në shtetin shqiptar. Po ashtu ka pasur edhe një diasporë imagjinare që shitej për greke por thjesht e vetëm për të përfituar nga kartat e ‘homogjenëve’ sepse në fakt ishin shqiptarë etnikë. Po ashtu, ka pasur një diasporë malazeze që ka ikur nga shteti shqiptar dhe është kthyer në ish-Jugosllavi dhe disa dhjetramijëra shqiptarë që nën drejtimin e një malazezi u deklaruan malazezë e pjestarë të diasporës malazeze. Ka edhe një diasporë vllahe që është rikrijuar dhe është forcuar dukshëm në shtetin shqiptar. Ka edhe një diaspora maqedonase e cila funksionon në një zonë të mirëpërcaktuar dhe që mbron me këmbëngulje dhe me aftësi interesat e shtetit të tyre amë. Ka edhe grupime të tjera që do të ishin diaspora po të kishin një atdhe e shtet të tyre por që nuk janë dot diaspora si goranët, gabelët, e magjypët.

E megjithatë, e vetmja diasporë e vërtetë e krijuar nga shteti shqiptar në këtë periudhë të tmerrshme travajesh historike është diaspora kombëtare shqiptare. Janë mbi tre milionë shqiptarë që kanë ikur e që kanë lindur në mërgim, ajka e rinisë dhe e kombit shqiptar, pjesa më e fortë, më e edukuar, më e zonja dhe ata që nuk e kanë duruar të keqen. Ka 25 vite që shteti shqiptar nuk ka bërë gjë për diasporën. Ka dy vite që cuditërisht edhe shteti shqiptar u kujtua se ka një diasporë shqiptare. Pyetja e natyrshme është se pse u kujtuan tani e në këtë pikë këta të parisë së Tiranës për diasporën shqiptare?! Cka të shkon ndërmend është se ujku pot ë fton për dasëm.

Diaspora kombëtare shqiptare është numerikisht e barabartë me popullsinë shqiptare që jeton në të gjithë trojet shqiptare, në mos më shumë. Dhe ky shtim ka ndodhur pikërisht sepse këta kanë bërë cdo gjë që kanë mundur që të përzënë të gjithë shqiptarët. Nga përmasat, mjafton të themi se diaspora e re shtohet me 70000-100000 vetë në vit. Pra, këta të parisë nuk e kanë hallin se po iu ikin shqiptarët sepse po bëjnë cdo gjë që t’i përzënë. Së dyti, jo vetëm që shteti nuk ofron asnjë shërbim për diasporën e vjetër dhe të re, por zyrtarët e shtetit, si në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe në strukturat e tjera janë thjesht për të zhvatur e rrjepur diasporën me të gjithë mënyrat e ndryshme, që nga pasaportat tek dokumentet e me radhë. Së treti, këta nuk kanë bërë asgjë për të ndërtuar strukturat e duhura kulturore në diasporë, por vetëm e kanë luftuar dhe kundërshtuar cdo përpjekje për organizim kombëtar, dhe kjo është që nga mësimi i gjuhës shqipe, tek botimet, kultura dhe aktivitetet e ndryshme. Në të kundërt i kanë sjellë emigrantët me autobuzë për të votuar për tad he u kanë paguar edhe biletat e avionëve sepse ashtu iu interesonte. Së katërti, këta kanë mbjellë përcarjen më të thellë midis shqiptarëve duke politicizuar edhe ato pak organizata që u trashëguan apo që u krijuan dhe që i transformuan në zgjatime të partive të tyre në Tiranë. Së pesti, këta e kanë luftuar më një ashpërsi të pazakontë mendimin e kualifikuar që vinte nga diaspora shqiptare. Së gjashti, këta e kanë përdorur diasporën kombëtare shqiptare dhe vullnetin e saj të mirë për t’i shërbyer kombit e shtetit shqiptar thjesht për larjen e parave të tyre të pista, për punët e tyre të pista, dhe për allishverishe të pista.

Mjafton edhe kaq, sepse ka shumë e më shumë për të vënë një pikëpyetje shumë të madhe mbi interesimin e tyre për të mbledhur diasporën dhe për të thirrur një summit të diasporës kombëtare shqiptare në Tiranë. Përfundimi i këtij summit do të jetë një strukturë e kontrolluar nga paria dhe në shërbim të saj.

Lepuri, pra, flë diku tjetër. Këtyre mongrelëve te parisë së Tiranës, në të gjitha partitë dhe në të gjitha krahët diaspora kombëtare shqiptare iu intereson për shumë e shumë arsye. Asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me të mirën e shqiptarëve si komb, port ë gjitha janë të lidhura me interesat e tyre si një strukturë mafioze kriminale që e ka kapur kombin dhe shtetin shqiptar për fyti dhe e mby për cdo ditë. Ja shtatë arsye kryesore, sepse ka edhe të tjera përse këtyre iu intereson vendosja e kontrollit të parisë së Tiranës mbi diasporën kombëtare shqiptare.

Së pari, ka një luftë të hapur midis Shqipërisë dhe Kosovës lidhur me autoritetin për t’u konsideruar qëndra e kombit shqiptar. Shqipëria ka bërë cdo gjë për të luftuar e shkatërruar diasporën shqiptare. Kosova nga ana tjetër, edhe pse e dobët ekonomikisht, ka vënë shumë burime materiale e njerezore në drejtim të kultivimit të identitetit shqiptar. Ministria e tyre e diasporës ka bërë mjaft punë të dobishme dhe kjo ka gjetur shumë miratim edhe ndër shqiptarët që vijnë nga trojet e tjera. Paria e Tiranës nuk e duron këtë dhe po mundohet të balancojë parinë e prishtinës, që si do që të jetë, është më kombëtariste e më shqiptare. Në pyetje është kontrolli mbi identitetin dhe politikën shqiptare dhe paria e Tiranës e din se pa këtë kontroll nuk e ka legjitimitetin e duhur.

Së dyti, identiteti kombëtar shqiptar në diasporë ka evoluar në drejtime të pakontrollueshme nga paria e Tiranës. Në shtetin shqiptar ata kanë krijuar popullin që kanë dashur. Përmes spastrimit të shqiptarëve, të njerëzve të edukuar të patriotëve dhe të njerëzve me karakter e kurajo, ata kanë krijuar një komb shqiptar tjetër në Shqipëri të përbërë me njerëz që shpesh demonstrojnë karakteristikat më të papranueshme të shqiptarit. E kundërta ka ndodhur në diasporën kombëtare shqiptare. Sidomos në vendet ku njerëzit jetojnë me nder e me dinjitet, diaspora kombëtare shqiptare është ngritur shumë shpejt në nivelet e lakmueshme të shtresave dhe të shoqërisë. Shuëmicën e diasporës shqiptare e ke sot shumë të edukuar, të stabilizuar, dhe të integruar edhe në nivelet më të larta të shoqërive të caktuara. Këta shqiptarë të diasporës kanë një mendim krejt ndryshe nga paria e Tiranës për atë cka e përbën kombin shqiptar dhe thelbin e identitetit kombëtar. Për ta, ajo që po ndodh në Shqipëri është krejt e papranueshme.

Së treti, diaspora kombëtare shqiptare është bërë një diasporë etnike kombëtare. Pavarësisht nga janë shqiptarët janë martuar me njëri-tjetrin, janë integruar, e kanë njohur njëri tjetrin dhe kanë krijuar një identitet që nuk është shtetëror por kombëtar. Aq më shumë që identiteti etnik kultivohet lirshëm dhe shihet si një pjesë e patjetërsueshme e identitetit të qytetarit të shumë vendeve. Edhe sikur të kërkosh t’i ikësh atij identiteti, sa më lart të ngjitesh aq më shumë, e në mënyra të rafinuara do ta kujtojnë se kush je. Dhe shumë shqiptarë janë shumë krenarë sepse janë shqiptarë. Kjo forcohet me breza, dhe sidomos kur familjet janë të integruara në nivele me dinjitet e elitar, edhe fëmijët e kërkojnë dhe e cmojnë identitetin e vet kombëtar. Natyrisht ato nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin që jeton në shtetin e vet, por janë një mënyrë që ka cuar në rikrijimin e kombeve dhe të shteteve. Kështu nga diaspora të tilla të fuqishme rikrijohen edhe kombet, e kështu janë rikrijuar kombet e tjera si jahudinjtë, grekët, armenët e me radhë. Dhe kjo e shqetëson parinë e Tiranës që don të ruajë ciflikun e vet të qejfit e të hordhëkut me skllevër që rrisin drogë në rrethina, pijnë tekila me flakë në Bllok dhe në darkë shkojnë të hanë bukë me djathë e domate në geton përkatëse. Paria e tiranës lufton fort që të përcajë diasporën edhe në këtë nivel.

Së katërti, paria e ndjen fuqinë ekonomike të diasporës dhe kërkon të thithë sa më shumë para prej saj. Asaj nuk i intereson fare se cka bën diaspora, dhe as nuk i rruhet hic për diasporën kombëtare shqiptare, sepse në fakt, këtyre nuk iu rruhet as për fëmijët e tyre që i kanë lëshuar si zogj karafilash nëpër duart e botës, kinse për tu edukuar e për të studjuar. Por diaspora shqiptare është shuëm e pasur dhe paria i don ato para dhe lidhje. Paria e din se njerëzit duan nder e respekt dhe ashtu i përdor si don vetë për interesat e saj ekonomike e klanore. Njerëzit duan nderim dhe e cmojnë nderin që iu bën shteti i tyre dhe paria e përkthen këtë në para. Dhe këtë do të bëjë edhe me diasporën duke kërkuar që ta kthejë këtë lidhje në system.

Së pesti, paria ka nevojë që të krijojë lidhjet e duhura me diasporën sepse edhe në nivelet më të ulta shoqërore ka një model sociologjik që për të është krejt utilitar. Përmes martesave, vizitave e mirëmbajtjes së familjeve e me radhë si dhe të kultivimit të kësaj strukture përmbyllet cikli që i sheh shqiptarët të ikin në mërgim, të integrohen me lidhjet familjare atje dhe pastaj të kthehen në Shtetin shqiptar, të sunduar prej tyre për të harxhuar gjithcka me dasma, synete, sëmundje, ziafete, hordhëqe e me pleqëri. Ky është edhe modeli që kanë ndjekur të tjerët dhe këta të parisë mund të jenë krejt psikopatë e sociopatë, por kur vjen puna tek paraja, nuk janë fare budallenj.

Së gjashti, është nëvoja e këtyre plehrave që nuk kanë asgjë shqiptare e asgjë kombëtare për tu lyer me miellin e kombëtarizmit dhe për t’u dukur se janë shqiptarë e atdhetarë. Ashtu sic e kanë rilindur PS-në ashtu duan të përdorin e të transformojnë edhe diasporën. Diaspora iu duhet si boja që u përdor për të lyer pallatet e Tiranës. Ato njëlloj të rrënuara ishin, port ë lyera me bojë dukeshin më mirë. Dhe nuk është vetëm PS që e bën këtë punë, por të gjithë palët që u përzgjodhën dhe u vunë në ato vende politike sepse ishin vegla shumëpërdorimshe të shteteve të ndryshme. E këtu hyn edhe përpjekja e tyre për të mbuluar veprimtarinë e tyre të thellë anti-shqiptare, antikombëtare, thellësisht shkatërruese dhe degjeneruese që në sytë e botës na ka kthyer në një komb modern skllevërish e kriminelësh me një republikë hashashi, me prostituta e me kodoshë dhe me trafikantë e plehrat e gjithë botës.

Së shtati, parisë së Tiranës i duhet forca politike e diasporës, kudo që është. Me një shtet të diskredituar që është bërë republikë e krimit dhe hashashit, dhe me nevojën për tu mbrojtur nga shqetësimi i shteteve që e kanë frikë këtë Albanistan që ka lindur në Ballkan, cdo lidhje që mund të ndërtohet diku iu shërben interesave të saj. Dhe diaspora shqiptare ka shumë lidhje dhe shtyhet shumë për shtetin shqiptar. Por, shumë shpesh, diaspora do të marrë anën e shteteve që i kundërvihen parisë së Tiranës sepse paria është armiku për vdekje i kombit shqiptar dhe një diaspore që janë hapur sytë nuk i shitet sapuni për djathë.

Në përfundim, në Tiranë në nëntor do të bëhet një summit i diasporës shqiptare. Do të jenë skllevërit e parisë, ata që i shkojnë mbrapa siglës e kryetarit, ata që kanë ngrënë shumë lugë corbe të prishur dhe shërbyesit e lidhjet e vjetra. Në atë Summit nuk do të jenë ata që duhet të jenë sepse e dinë mirë se për cka po bëhet ai takim dhe se i dëmshëm do të jetë për interesat afatgjata të shqiptarëve dhe të diasporës kombëtare shqiptare. Sepse kur të fton ujku në dasëm hall pa lënë dicka në tryezë nuk ka. Dhe këta që do të shkojnë ose do të bëhen pjesë e kombit të ri shqiptar që ka ngjizur paria në Tiranë, ose do ta kuptojnë mirë, edhe pse pak me vonesë si zakonisht, se cfarë pjese të tyren, si nderi apo dicka tjetër, kanë lënë aty në atë Summit për parinë e Tiranës.

Kategori
Uncategorized

Dule: Çfarë ironie, Rama bën avokatin e SHBA-ve që janë kampionë të lirisë, kur vetë është dhunuesi më i madh i saj.

Dule: Çfarë ironie, Rama bën avokatin e SHBA-ve që janë kampionë të lirisë, kur vetë është dhunuesi më i madh i saj

Ish-aleati i kryeministrit Edi Rama, Vangjel Dule, ka folur ashpër dhe me ironi sot në Kuvend për sa i përket rolit qesharak që ka marrë kryeministri në “mbrojtje” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se SHBA, vend kampion i lirisë nuk ka nevojë për Ramën si avokat, i cili është  edhe dhunuesi më i madh i lirisë në vendin tonë. Ai e vazhdoi ironinë e tij me kryeministrin, duke i kujtuar paradoksin se SHBA-të janë “zjarrfikës të konflikteve në botë” dhe jo nxitës konfliktesh, siç është ai në krye të vendit.

Sipas kreut të PBDNJ, qeveria e sotme që drejtohet nga Rama është më e keqja në historinë pluraliste të këtij vend. Dule gjithashtu e konsideron tepër të rëndësishme Reformën në Drejtësi, por e keqja e vërtetë vjen pikërisht nga klasa politike e Shqipërisë, e cila bën sikur lufton për atë.

“Që në fillimin e legjislaturës duhet të ishte ngritur komisioni kushtetues. Unë e kuptoj ankthin e qeverisë dhe të qytetarëve por ne e tregojmë tek kjo sallë dhe e konsideroj serioze këtë reformë. Kjo reformë do kërkonte konsensus sepse nëse nuk do arrijmë shumicën e cilësuar atëherë nuk kemi arritur asgjë, sepse e gjithë kjo reformë kërkon seriozitet që nuk po shikohet. Ligji i vetingut kërkon konsensus. A e kuptoni se ku e kanë cuar gjithë reformën në drejtësi mungesa e konsensusit?! Do jemi si ajo macja që i vjen rrotull bishtit të saj për ta kapur. Duhet të kishim shteruar dialogun. Duhet kontroll parlamentar jo ekzekutiv, por mesa duket insiston kryeministri ku nga dritarja kërkon litarin për të kthyer sërish sistemin tonë gjyqësor”, tha kryetari i PBDNJ në Kuvend për debatin e gjatë që është duke u zhvilluar.

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi brilant i komandantit nazist për ushtarët shqiptarë në luftë.

Studiuesi Robert Elsie publikoi së fundmi në faqen e tij një raport të August Schmidhuber, komandant i Divizionit SS të shqiptarëve të Kosovës, i hartuar në 2 tetor 1944 në Bavari. Raporti është shkruar pak javë nga largimi i trupave gjermane nga territori i Shqipërisë. Konsideratat gjermane për rekrutët dhe cilësinë e divizion “Scanderbeg” janë jo shumë të larta. Schmidhuber nuk është fare entuziast për vetitë luftarake të shqiptarëve, kjo edhe për shkak të mungesës së formimit me rregull dhe disiplinë:

“Për shqiptarët disiplinë do të thotë kufizim i lirisë… Ata kanë kohë.  Nuk duan të luftojnë në formacione luftarake, por në bandat e tyre…Kur nis të bjerë shi, shqiptari e braktis pozicionin e tij. Kur errësohet ai ikën dhe shkon në fshat për të pirë një gotë raki. Kur ka kaluar 12 ditë në detyrë, ai kthehet në shtëpi për 4-5 ditë pa pyetur e pa marrë leje e mandej edhe mund të kthehet, por edhe jo… Shqiptari nuk e pëlqen stërvitjen dhe qitjen. Ajo çfarë ai do më shumë është thjesht të qëllojë me armë kurdoherë që kjo është e mundur, i fshehur duke qëlluar i lumtur në ajër. Uria shqiptare për shumë e më shumë municion nuk ka kufij”, – hap raportin zyrtari gjerman i cili ecën më poshtë me zhgënjimin total që pëson kur i njeh nga afër shqiptarët e mitizuar.

“Kurajua dhe heroizmi i shqiptarëve është një tjetër mit. Ti mund të vësh përpara dhe ta ndjekësh një shqiptar përgjatë rruzullit me një mortajë të lehtë. Ndërkohë që në sulm, ai nuk shtyhet shumë, deri aty ku gjen diçka për vjedhur apo plaçkitur. Sapo ka kapur dhinë, plugun apo rrotën e një makine qepëse, lufta për të ka mbaruar dhe ai kthehet në shtëpi. Sa për mbrojtjen shqiptarët janë ekstremisht nervozë nga zhurma e mortajave. Në kushte të tilla, është absolutisht thelbësore që korpusi i oficerëve drejtues të jetë i madh. Për 20 shqiptarë të duhen dy oficerë gjermanë: një që t’i drejtojë dhe një tjetër që të hedhë sytë e t’i ruajë”, – shkruan oficeri gjerman.

Historianë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur ta kthejnë në element pozitiv këtë karakteristikë shthurëse të shqiptarëve për të mbajtur në këmbë tezën se divizioni nuk u përfshi në krime, se ai nuk mori pjesë në kapjen e hebrejve dhe se ai për këto arsye nuk ka ato implikime që pretendon historiografia serbe.

Mirëpo Schmidhuber na thotë se divizioni arrestoi të gjithë hebrejtë e Kosovës (281) dhe mori pjesë në goditjet e komunistëve. Divizioni u plotësua me 6 491 trupa dhe ai mori trajnim dhe asistencë nga njësitë drejtuese SS në Tiranë.

“Divizioni mori përherë mbështetjen që kërkonte nga Korpusi i Armatës së 21-të ndaj edhe të cilës varej në planin taktik si dhe Komanda Supreme e Armatës së 2-të të Tankeve”, – shkruan më tej kreu i njësisë. Duke cekur lehtë natyrën prej batakçiu të “të ashtuquajturve politikanë shqiptarë”, Schmidhuber na sjell përpara syve një Bedri Pejani, që “nuk donte të dinte se nga vinin paratë, mjafton që të përmbushnin kërkesat e ekzagjeruara të jetës që bënte”.

Me shumë interes është edhe ndikimi i politikës së jashtme në stabilitetin e divizionit dhe qëndrimin e rekrutëve.

Schmidhuber ka patur pritmërinë se hyrja e Turqisë në luftë, në krah të Aleatëve do të kishte pasoja, sepse siç raporton ai “popullsia dëgjonte në mënyrë konstante programet radio të Ankarasë dhe në qytete si Prizreni dhe Prishtina shumica flisnin turqisht dhe jo shqip”.

Gjithë pra një oportunizëm i shoqëruar me prirjen materialiste për të përfituar nga pasuria e gjermanëve, por që gjithsesi nuk ka cenuar përmbushjen e detyrave nga divizioni.

Schmidhuber thotë në raport se edhe në këtë kohë, pra në 2 tetor, ai arrin të sigurojë rendin në Kosovë, kjo edhe pse në fillesat e veta Divizioni kishte bërë spastrime të mëdha në radhët e komunistëve.

Kjo megjithë faktin se nga rreth 6500 trupa me të cilën nisi divizioni, më 1 tetor kishin dezertuar 3 425, sidomos shqiptarë të Tetovës dhe Maqedonisë në përgjithësi. /Respublica/

Kategori
Uncategorized

Këllirat.

 Ka ardhur koha që lideri opozitar Basha të pastrojë forumet drejtuese të PD-së nga spiunët e sigurimit të shtetit, pasi ata janë një rrezik për partinë e parë opozitare dhe po sulmojnë dhe ato vlera të mira që ka kjo strukturë politike dhe rasti tinzar ndaj Bozdos është alarm për të gjithë.

Ditë më parë disa media dhe sajte sociale publikuan përcesverbalin e dënimit të disa nga të përndjekurve politikë me pretendimin se gjyshi i Enno Bozdos, i cili sipas tyre, paska dënuar me vdekje shqiptarët në vitin 1945.

Nuk është hera e parë që ndodhin aludime të tilla, herë duke ngatërruar emrat pa dashje dhe në shumë raste me qëllim siç është rasti i Eno Bozdos i cili drejton organizimin në Partinë Demokratike.

Nga verifikimet e bëra konstatohet se Taq Bozdo që është stërgjyshi i Eno Bozdos dhe ka trashëguar këtë mbiemër në një ngjarje gati komike dhe siç bëhet e ditur, ku  thuhet se: “Taq Bozdo kishte porositur peshkatarin që ti sillte peshk se priste parinë e asaj kohë (para luftës) dhe peshkatari ia kishte dërguar një tjetri fisi që kishin një mbiemër të përbashkët, Bozo. Ky keqkuptim bëri që Taq Bozo t’i shojë një (d) mbiemrit të tij dhe njihej si, Taq Bozdo.

Në të vertetë Taq Bozdo me pas i biri Vasil Bozdo, janë  stërgjyshi dhe gjyshi i Eno Bozdos dhe nuk kanë lidhje me procesverbalin e dënimit në kohë të diktaturës, madje njihen si tregtar dhe antikomonist  në të gjithë krahinën e Myzeqesë.

Në mediat thuhej se: Në procesverbalin e datën 4.6.1945 u mblodh në sallën e gjykimëve për të gjykuar të pandehurit partizanë; 1-Faik Tartari, 2-Xhorxhi Nova, 3-Tef Nika4- Ndoc Pema, 5-Lec Ndoca, -Luigj Camuku, 7- Luk Prela, 8-Filip Gaci, 9-Rexhep Demiri, 10-Alush Ahmeti, 11-Hysen Ramazani, 12-Kol Vata, 13-Luigj Cepi, 14-Frano Zefi, 15- Gjon Cufi” si dhe një grup civilësh, që kishin marrë pjesë sipas akuzës në  një dezertim.

Akuza në atë kohë është ngritur nga prokurori Ziqiri Mero, këshilli ushtarak, mbasi ndëgjoji apollogjinë e të pandehurve  të sipër përmendur dhe pretencën, konstatoi se pjesërisht të pandehurit kanë qenë pjestarë të organizatave tradhtare si Balli Kombëtar apo dhe Legaliteti, si dhe milicë apo xhandarë me pushtuesin.

Mediat duke iu referuar faksimiles që posedojnë i referohen kryetar të trupës gjykuese ka qenë Irakli Bozo, që sipas tyre është gjyshi i Enno Bozdos në të vertet nuk ka farë lidhje.

Eno Bozdo është përgjigjur ditë më parë se “gjyshi im është Vasil Bozdo, diplomuar në Itali, një antikomunist i vendosur. Babai i tij (stërgjyshi im) ishte Taq Bozdo, tregtari më i madh i Myzeqesë, të cilit komunistët i konfiskuan gjithë pasurinë”. Në fak është e vertetë, por përtej ngatërresës mendohet keqdashja tinzare nga klanet e vjetra brenda PD-së, madje nga ata më të zinjtë, spiunë të sigurimit që kanë arritur të bëjnë fole në partinë më të madhe opozitare.

Nuk është faj i mediave, por i vetë politikës që deri më sot ka lënë në errësirë trasparencën me të shkuarën dhe ende nuk ka hapur dosjet, por rasti i goditjes së Eno Bozdos është dashakeq dhe i orientuar nga ata mbetje të sigurimit në PD që kërkojnë të spostojnë çdo vlerë të mirë që ka partia më e madhe në opozitë dhe nga ana tjetër të përbaltin një parti me vlera kombëtare.

Spiunë sigurimit janë të kudogjendur por në partinë e parë opozitare ata nuk duhet të kenë vend dhe është mësim i mirë për liderin Basha të fus në sitë të gjithë strukturat drejtuese, pasi rasti Bozo është një alarm i vërtetë.

Shënim: Në kuadër të trasparencës askush nuk duhet të përbaltet me pa të drejtë.

nga Ilir Vata.

Kategori
Uncategorized

Gjyshi i Eno Bozdos antikomunist, sulmet tinzare dhe nihiliste.

nga Ilir Vata/

Ka ardhur koha që lideri opozitar Basha të pastrojë forumet drejtuese të PD-së nga spiunët e sigurimit të shtetit, pasi ata janë një rrezik për partinë e parë opozitare dhe po sulmojnë dhe ato vlera të mira që ka kjo strukturë politik dhe rasti tinzar ndaj Bozdos është alarm për të gjithë.

Ditë më parë disa media dhe sajte sociale publikuan përcesverbalin e dënimit të disa nga të përndjekurve politikë me pretendimin se gjyshi i Enno Bozdos, i cili sipas tyre, paska dënuar me vdekje shqiptarët në vitin 1945.

Nuk është hera e parë që ndodhin aludime të tilla, herë duke ngatërruar emrat pa dashje dhe në shumë raste me qëllim siç është rasti i Eno Bozdos i cili drejton organizimin në Partinë Demokratike.

Nga verifikimet e bëra konstatohet se Taq Bozdo që është stërgjyshi i Eno Bozdos dhe ka trashëguar këtë mbiemër në një ngjarje gati komike dhe siç bëhet e ditur, ku  thuhet se: “Taq Bozdo kishte porositur peshkatarin që ti sillte peshk se priste parinë e asaj kohë (para luftës) dhe peshkatari ia kishte dërguar një tjetri fisi që kishin një mbiemër të përbashkët, Bozo. Ky keqkuptim bëri që Taq Bozo t’i shojë një (d) mbiemrit të tij dhe njihej si, Taq Bozdo.

Në të vertetë Taq Bozdo me pas i biri Vasil Bozdo, janë  stërgjyshi dhe gjyshi i Eno Bozdos dhe nuk kanë lidhje me procesverbalin e dënimit në kohë të diktaturës, madje njihen si tregtar dhe antikomonist  në të gjithë krahinën e Myzeqesë.

Në mediat thuhej se: Në procesverbalin e datën 4.6.1945 u mblodh në sallën e gjykimëve për të gjykuar të pandehurit partizanë; 1-Faik Tartari, 2-Xhorxhi Nova, 3-Tef Nika4- Ndoc Pema, 5-Lec Ndoca, -Luigj Camuku, 7- Luk Prela, 8-Filip Gaci, 9-Rexhep Demiri, 10-Alush Ahmeti, 11-Hysen Ramazani, 12-Kol Vata, 13-Luigj Cepi, 14-Frano Zefi, 15- Gjon Cufi” si dhe një grup civilësh, që kishin marrë pjesë sipas akuzës në  një dezertim.

Akuza në atë kohë është ngritur nga prokurori Ziqiri Mero, këshilli ushtarak, mbasi ndëgjoji apollogjinë e të pandehurve  të sipër përmendur dhe pretencën, konstatoi se pjesërisht të pandehurit kanë qenë pjestarë të organizatave tradhtare si Balli Kombëtar apo dhe Legaliteti, si dhe milicë apo xhandarë me pushtuesin.

Mediat duke iu referuar faksimiles që posedojnë i referohen kryetar të trupës gjykuese ka qenë Irakli Bozo, që sipas tyre është gjyshi i Enno Bozdos në të vertet nuk ka farë lidhje.

Eno Bozdo është përgjigjur ditë më parë se “gjyshi im është Vasil Bozdo, diplomuar në Itali, një antikomunist i vendosur. Babai i tij (stërgjyshi im) ishte Taq Bozdo, tregtari më i madh i Myzeqesë, të cilit komunistët i konfiskuan gjithë pasurinë”. Në fak është e vertetë, por përtej ngatërresës mendohet keqdashja tinzare nga klanet e vjetra brenda PD-së, madje nga ata më të zinjtë, spiunë të sigurimit që kanë arritur të bëjnë fole në partinë më të madhe opozitare.

Nuk është faj i mediave, por i vetë politikës që deri më sot ka lënë në errësirë trasparencën me të shkuarën dhe ende nuk ka hapur dosjet, por rasti i goditjes së Eno Bozdos është dashakeq dhe i orientuar nga ata mbetje të sigurimit në PD që kërkojnë të spostojnë çdo vlerë të mirë që ka partia më e madhe në opozitë dhe nga ana tjetër të përbaltin një parti me vlera kombëtare.

Spiunë sigurimit janë të kudogjendur por në partinë e parë opozitare ata nuk duhet të kenë vend dhe është mësim i mirë për liderin Basha të fus në sitë të gjithë strukturat drejtuese, pasi rasti Bozo është një alarm i vërtetë.

Shënim: Në kuadër të trasparencës askush nuk duhet të përbaltet me pa të drejtë.

Kategori
Uncategorized

Godet Çim Peka: Donald Lu është bërë si “skafist” i rilindasve te Bregu i Lumit!

Godet Çim Peka: Donald Lu është bërë si "skafist" i rilindasve te Bregu i Lumit!

Nga Çim Peka

AMBASADA E LIRISE APO AMBASADA E LLOTARISE? 

Nuk u beme ne si ata, apo ata u bene si ne? Pervec llotarise per cfare tjeter i ktheni syte nga rruga e Elbasanit? 

“Ju jeni me ne, Ne jemi me ju”, ishte fjalia e famshme e Sekretarit Beker ne sheshin “Skenderbej” ku shqiptaret ishin derdhur per ta pritur si heroin e lirise se munguar per dekada. 

Ndersa Ramiz Alia si nje bolshevik dinak njoftonte se vetem 6 milion dollare ishte ndihma qe do jepte USA per shqiptaret barkthare. 

Por ky lajm nuk e zbehu pritshmerine ndaj mikut amerikan. Shqiptaret prisnin lirine ne ’91, sot presin llotarine. 

Ka nje jave qe te vetmet lajme qe lexoj nga miqte amerikane jane se si te plotesojme kriteret per llotarine dhe jo kushtet per lirine. 

Deshtuan ata apo ne? Nuk u beme ne dot si ata, apo ata u bene si ne? Nje gje eshte e sigurte, sot fatkeqesisht shqiptaret po i drejtojne syte per te pare se cfare thone miqte e amabasades se SHBA vetem kur behet fjale per llotarine. 

Donald Lu me shume po shikohet si nje “skafist i ligjshem” per shqiptaret qe duan te emigrojne ne USA se sa nje diplomat i besueshem amerikan. 

Dhe pyetja perseri eshte: Nuk u beme ne dot si amerikanet e Beker, apo Donald Lu u be si “Rilindasit e Bregut te Lumit” qe eksportonin shqiptar deri ne 2005 e hashash pas 2013 nga brigjet e Jonit?

Kategori
Uncategorized

Kotzias: Për çështjen çame nuk diskutojmë me “të tretë”, Shqipëria e di që s’negociojmë

bushati-kotzias-hahn

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit të BE Johannes Hahn për çështjen çame, duke thënë që në këtë diskutim nuk përfshihen palët e treta, duke iu referuar këtu indirekt eurokomisionerit.Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme greke sqaron se në marrëdhëniet dhe çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk përfshihet asnjë çështje çame.

“Greqia nuk diskuton për “çamët” dhe as negocion me palët e treta. Ministria e Jashtme ndihet e detyruar për të hedhur edhe njëherë poshtë pretendime nga palët që argumentojnë diçka të tillë.

Në realitet, Greqia i ka propozuar Shqipërisë disa çështje të hapura mes dy vendeve. Këto çështje nuk përfshijnë “çamët”. Pala shqiptare u interesua për të. Pala greke nuk e pranoi. Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë i dërgoi për negocim një propozim palës shqiptare, kjo është referenca e vetme për çështjen çame në paragrafin e dytë të nenit B.2, që vihet në dukje se çështja çame nuk mund të negociohet”, thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

43

Kategori
Uncategorized

Asgje nuk harrohet… Mesazh për Fadil Vokrrin

Artan Hoxha ka nje mesazh per Fadil Vokrin/Asgje nuk harrohet…

E njihni kete tipin? Eshte zyrtar i Federates se Futbollit te Kosoves. U be i famshem pasi zbatoi nje urdher te presidentit te FFK-se Fadil Vokrri, duke u shfaqur me megafon ne dore para ndeshjes ne Turku, Finlande-Kosove.Ai u beri thirrje tifozeve shqiptare, duke u kerkuar te mos mbanin flamuj kuqezi dhe simbole kombetare me pretendimin se ato i perkasin nje vendi te trete. Ky tip, ndoshta dhe 3-4 te tjere perfaqesues te FFK-se, do te shfaqen serish 2 ore para ndeshjes Kosove-Kroaci ne stadiumin “Loro Borici” te Shkodres per tu kerkuar shqiptareve te heqin flamujt kuqezi dhe simbolet kombetare. Pretendimi eshte i njejte, flamuri i kuq me shqiponjen e zeze dykrenore per te cilin derdhen gjakun per shekuj me radhe heronjte e Kosoves, nuk i perket fb_img_1475621421999Republikes se Kosoves dhe provokon ndjenja shoviniste te pakicat serbe, turke, boshnjake, rome etj. O FFK-ja, Fadil Vokrri dhe gjithe keta palacot me megafon, ndeshja nuk luhet ne Beograd, Kragujevac apo Subotice, luhet ne zemer te Shkodres. Nuk ka burre qe ka mbajtur veshur fanellen bardhezi te Partizanit te Beogradit, apo qe mban megafon ne dore, ti detyroje shqiptaret te flakin simbolet e tyre qe i kane lare me gjak. Nje qellimi te tille nuk ia dolen as serbet ne mes te Beogradit gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi, duke angazhuar 5000 police e xhandare, e jo me taborret e mercenareve te FFK-se. Kosova edhe pse eshte nje republike me vete, perbehet ne mbi 90% te saj, nga shqiptare qe kane simbole kombetare flamurin e kuq me shqiponje dykrenare. Shqiptare, nuk ka rendesi nga jeni, Shqiperia, Kosova, Presheva, Ulqini, Shkupi, Tetova apo Çameria, nesi i shihni keta palaço me megafon ne dore, para dyerve te stadiumit “Loro Boriçi” tu bejne thirrje te hiqni simbolet kombetare,…. e dini vet zgjidhjen….Gjate ndeshjes se 5 shtatorit Shqiperi-Maqedoni ne Shkoder, nje nga parrullat me te bukura qe u perserit me shpesh ne stadium prej tifozeve kuqezi, ishte ajo: Kosova, Kosova zemra e Shqiperise.

Nje sugjerim per presidentin e FFK-se: Mos i fry ketij zjarri se do digjesh vet.

 

fb_img_1475621427659
Besoj se ke harruar mbremjen e vjeshtes se 30 shtatorit 1987, kur ne stadiumin “Ushtria Popullore e Jugosllavise” te Beogradit, ndersa mbaje veshur uniformen e shkelqyeshme Adidas me ngjyrat bardh e zi te Partizanit, ta ulen koken 11 shqiptare te Flamurtarit te Vlores.
Vertet ata nuk mbanin bluza te shkelqyshme te markave prestigjioze ne bote, dhe mbase uniformat e trikotuara te kombinatit te tekstileve Berat, linin per te deshiruar, por kishin ngjyrat kombetare kuqezi.
Ate mbremje bere gjithçka ta nxirrje fitimtar krenarine serbe, Partizan i Beogradit. Fitove 11-metershin e golit te pare, shenove golin e dyte duke e festuar me grushtin lart drejt tifozeve GROBARI te Partizanit.
Gati e permbyse ndeshjen ne kater-pese raste te tjera flagrante, por Anesti Arapi u kthye ne nje barrikade duke mos ta dhene mundesine te shenoje dhe nje gol te trete.
Pastaj, pastaj erdhi Kushta me ate goditje “strahovi udarac” qe i beri te heshtnin 40 mije serbe ne ate stadium dhe te brohorisnin me gjithe shpirt 7 milione shqiptare te shperndare ne gjithe Ballkanin.
Ne te njejtin stadium ku kombetarja e Shqiperise u kthye ne nje tjeter mbremje vjeshte 14 tetor 2014, fiks pas 27 vitesh, na rezervuan nje pritje me te tmerrshme.
Ende me buçasin ne vesh thirrjet shoviniste te mbi 30 mije serbeve, qe kerkonin vdekjen e shqiptareve, ca me teper te shqiptareve te Kosoves.
Gjithe Serbia u mobilizua qe asnje flamur kuqezi apo simbol kombetar te mos futej ne stadiumin e Partizanit.
Por nuk i ndaluan dot, as Ismail Qemalin dhe as Isa Boletinin te futeshin ne stadium nga ajri, bashke me flamurin kuqezi.
Ata 11 vlonjate me bluza tekstili te Beratit, nuk fituan per te te mundur ty, as vetem per te na gezuar ne qe jetonim ne Republiken e Shqiperise, por per tu dhene krenari gjithe shqiptareve qe qendronin nen okupimin serb ne ish-Jugosllavi.

Kategori
Uncategorized

Uroj të ndjesh sa më shpejt dhimbjen e prindërve të mi… Letra e studentes që humbi motrën, mallkon Ramën

studentja

Pas ngjarjes së rëndë në “Qytetin Studenti” ku një studente 20 vjeçe u dha fund jetës duke pirë fostoksinë kanë plasur akuzat ndaj shërbimit të urgjencës.

Fillimisht ishin dëshmitarët okularë që thanë se “më parë kanë ardhur prindërit e vajzës nga Fieri se sa ambulanca që ndodhet në Tiranë”.

Sot është motra e viktimës që ka hedhur një mesazh të fortë. Një reagim me mallkime jo vetëm për shoferin e ambulancës që dyshohet se ishte personi që vonoi shërbimin, por edhe vetë Kryeministrit.

“Vajza thotë se kam besuar tek Rilindja, por tani uroj që Edi Rama të provojë atë që po provojnë prindërit e mi…”

Sipas saj, nëse ambulanca do të vinte 5 minuta më shpejt motra do të kishte shpëtuar.

“Me 4 tetor do përkujtoj mortin e sime motre. Urim kam vetëm një, uroj shoferit të ambulancës një ditë t’i vdesë fëmija në duar doktorit të urgjencës, t’i vdesë motra në ditëlindje. Më parë mbështesja rilindjen, por sot uroj që Rama të ndjejë të njëjtën dhimbje që po ndjejmë prindërit e mi dhe unë”, shkruan vajza e re, studente në Tiranë.

Më tej ajo përshkruan edhe fjalët e vajtimit të nënës mbi kufomën e së motrës që janë tmerrësisht prekëse…

“Unë thirra ambulancën A….. Unë s’i haja gënjeshtrat A….  Si më gënjyen doktorët më thanë është gjallë, më nxorën zvarrë nga spitali kur ti kishe mbaruar o bijë, e gënjyen babin doktorët…”

letra (1)letra (2)letra (3)

Kategori
Uncategorized

“Unë jam djali i jashtëligjshëm i Bill Clintonit me nënën prostitutë, ja çfarë më ka bërë Hillary”

"Unë jam djali i jashtëligjshëm i Bill Clintonit me nënën prostitutë, ja çfarë më ka bërë Hillary"

E ndërsa bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, është kandidatja e parë femër për të zënë karrigen e Presidentit në SHBA, zërat se ish-Presidenti amerikan Bill Clinton ka një djalë të jashtëligjshëm me një prostitutë kanë rifilluar të qarkullojnë.

Danney Williams në dhjetor të këtij viti ka hapur një faqe në Facebook me emrin Danney Williams-Clinton, duke pasur si synim të tërhiqte vëmendjen e familjes Clinton. Pretendimet se Danney është djali i një prej të dashurave të Clinton nuk janë të reja, por ato nuk janë heshtur përgjithmonë.

Një test ADN-je i realizuar nga revista “Star” në vitin 1999 arriti në përfundimin se Danney nuk mund të jetë djali i ish-Presidentit, por në atë kohë mbetën shumë pikëpyetje rreth saktësisë së testit.

Historia e Danney fitoi fillimisht vëmendje ndërkombëtare në vitin 1992, kur Bill Clinton hodhi kandidaturën për President i SHBA-ve.

“The Globe” intervistoi mamanë e Danney, një ish-prostitutë e quajtur Bobbie Ann Williams, e cila tregon se si ajo u takua dhe nisi një lidhje me Bill Clinton në vitin 1984.

Sipas saj Clinton e ka paguar disa herë për të kryer marrëdhënie seksuale me të gjatë periudhës që ajo mbeti shtatzënë. Edhe pse Clinton nuk e pranoi kurrë atësinë e fëmijës, si para edhe pas lindjes, Bobbie Ann Williams në rrëfimin e saj thekson se dyshimet se djali i saj ishte fëmija i Guvernatorit të Arkansas në atë kohë, pasi edhe pse ajo ishte me ngjyrë fëmija kur lindi kishte një “hije” bardhoshi. Në dijeni të këtij skandali është edhe gruaja e ish-presidentit Clinton, Hillary, e cila thuhet se e ka penguar djalin të thotë të vërtetën.

 

Kategori
Uncategorized

Rilindja dhe ethet e lindjes.

MIRE PD_ne.

PO QEVERINE PERSE E KANE ZENE DHIMBJET E LINDJES !?

Mire inacoret qe nuk u zgjodhen dot ne keshillin kombetar te PD-se,ku disa prej tyre jane dhe kane vlera te pa mohueshme ne PD.
Mire disa ish ministra, z’vendesa, drejtore hajdute, (kurva) politike qe PD-ne e perdoren si lope vetem per ta mjele.
Mire ish spiunet e kaluar qe uzurpuan PD-ne dhe sot i frikesohen te vertetes dhe asaj cfare kane bere.
Mire dhe (idhtaret) ish drejtore dhe drejtoresha te PD-se, qe kaluan me LSI-ne per te mbajtur ne pune veten (miqte) dhe shoqet sekretare.

Dhe me ne fund.
Mire po themi, dhe per ata qe me shume se kush, kane te drejte ti kerkojne llogari PD_se.
Ata jane anetaret e thjeshte qe ishin mesuar si dikur vetem te duartrokisnin “Baballaret e kombit” dhe te linin kockat mbas Partise Demokratike,packa se ne mbremje nuk kishin buke per femijet.
Militante qe nuk u punesuan apo u ndihmuan kurrë ndonjehere.Sepse ne vend te tyre u punesuan shoke dhe miq te deputeteve, ministrave, apo LSI_së, si force shkaterruese ne koalicion.

Por.
Rilindjen dhe rilindasit,perse i kane zene dhimbjet e lindjes.

Ajo sikur polli nje doc, dhe i kaloj dhimbjet e para dhe te qenit lehone?

Perse gjithe kjo dhimbje dhe ky preukopim per Partine Demokratike dhe problemet e brendeshme te saj.
Perse gjithe kjo dhimbje per ata qe nuk arriten do te rizgjidhen ne strukturat drejtuese te PD-se.

Eshte e vertete.
Rilindjen e kane zene dhimbjet e pjelljes kolektive te docerve perseri.

Sepse shume monstra ish drejtues ne qeveri apo ne strukturat e larta te PD-se, ishin dhe jane Docer, kopile te vjeter dhe miq biznesi te piset me drejtues te kesaj force politike.

Dhe ne fund nuk ke cfare ti besh.

Kur dhimbjet e pjelljes zenkerkan dhe (mediat e pa varura) faqet e internetit, apo burrat (kurva) qe nuk po lene gur pa perdorur per te shkaterruar perfundimisht opoziten demokratike ne ditet e saj me te veshtira.

Duan apo nuk duan Rilindasit, të perkedhelurit,inatcoret,bishtat e larguara nga PD dhe te perkrahur sot nga qeveria. Mire apo keq pozita e djeshme dhe opozita e sotme eshte Partia Demokratike, atje duhet bere lufta per pastrim,reformim dhe shikim drejt se ardhmes.Lerini termat e dale boje.” Fitore Fitore”…” O Fatos, o Sali, o Evin, o legen…Prite Fosin, Saline, Edin se po vjen”
Asnjehere shpresa dhe ndima nuk te vjen nga kundershtari politik.Por vetem nga anetaresia dhe ata qe besojne ne programin tuaj.Koha e ka treguar se te gjithe bishtat e larguar si ne PD ashtu dhe ne PS mbasi i kane bere fresk kundershtarit ne qeveri,duke lepire dhe ndonje kocke te hedhur,jane kethyer si kelyshe te tredhur atje nga ku kane ikur.

Ndersa riindjes i (lutemi)

Mbajini dhimbjet e lindjes te nderuar rilindas.

Mbajini ato per problemet tuaja dhe te qeverise qe ju kini vetem si emer.

Se per ta drejtuar qeverine dhe shtetin ???

Sot e drejton vetem LSI dhe nje burre me emrin Ilir Meta.

Ka pese vite qe LSI_stet me te drejte kendojne.

N’ato maja dhe perpjeta,
Rrofsh e qofsh o Ilir Meta.

Ndersa socialistet e shkrete te mbetur rrugeve pa shprese, kane filluar te kendojne.

C’na bere Edin mavria,
Mallkuar ti dhe LSI-ja.

Dhe te fundit ne kenge jane .1 000 000 shpullaxhinj, qe ju sollen ne pushtet.

Ata ne grup me nje kenge vajtimi Devollice, ja marrin kenges me iso.

Ne plepi Bilishtit dy martina rane,
Bir Selman i nenes ke te qaj me pare.

Kategori
Uncategorized

VIDEO/ Deklarata bombë: Studentet nga rrethet kanë nisur të prostituojnë.

prostitucion

Është kjo deklarata bombë që ka bërë gazetari i News24 Erion Skëndaj, i cili tha se fenomeni i prostitucionit është përhapur tek studentet. I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari thotë se ky fenomen është i përhapur kryesisht te studentet që vijnë nga rrethet dhe familje të dobëta ekonomikisht.

Ky fenonomen përhapet edhe te studentët. Në Elbasan funksionon tek studentët e periferisë së Lushnjës së Gramshit. Mbeteshin në shkollë dhe bënin këtë gjë. Prostituonin. Nuk u thoshin prindërve. Janë të moshës së gjimanzit të vitit të dytë dhe të tretë. Ka studentë që nuk kanë kushte dhe kanë telefona shumë të mirë që mbetet për t’u analizuar ky fenomen”.

Kategori
Uncategorized

Historia e dhimbshme e 70 vjeçarit: Dua vetëm 1 thes miell për dy fëmijët e mitur.

babai

Dy fëmijë të mitur, Mirela 11 vjeç dhe vëllai Sokoli pak më i vogël se ajo jetojnë mes skamjes dhe varfërisë në një fshat të Laçit me babain e tyre 70­vjeçar Gani Guri, me të cilin jeta është treguar e ashpër.

Në emisionin “Me zemër të Hapur” Ganiu është rithyer sot me dy të vegjlit e tij për të kërkuar të paktën një thes miell që të mund të jetojnë.

I moshuari i sëmurë ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh që pasi i dha fund martesës me gruan e parë, me të cilën kishte 7 fëmijë. Ai rrëfen se në 2004 vendosi të martohet sërish me Vjollca Përgegën me të cilën lindi dy fëmijë të tjerë, Mirelën dhe Sokolin por pas 5 vitesh gruaja e dytë sëmuret dhe vdes.

Për të vegjlit u kujdes Lulja, vajza e Ganiut nga martesa e parë, e donin aq shumë sa ishin mësuar ta thërrisnin nënë, por 18 muaj më parë jeta iu dha një tjetër goditje, Lulja vritet barbarisht nga bashkëshorti në Vlorë.

Të vegjlit mbeten vetëm me babain e sëmurë, ndërsa fëmijët më të mëdhenj të Ganiut nuk u kujtuan më për të! E vetmja gjë që kërkon sot është një ndihmë, një pension për të vegjlit e tij dhe një thes miell që të mund t’i ushqejë! Nga shërbimi social ai merr vetëm 34 mijë lekë të vjetra, thotë se ka punuar 12 vjet dhe nuk përfiton dot pension as për vete as për të vegjlit, ndërsa sot kërkohet që të bëhet diçka konkrete për të e të vegjlit.

Përtej varfërisë na trego çfarë ka ndodhur?

Ganiu: Ka pasur rrebesh shiu, jemi pa gjumë, çfarë ra përjashta ra dhe brenda, vëmë kova, legena…Unë me vajzën dhe djalin.

Ju jeni 70 vjeç, do të doja të më tregonit kush është Haxhi Guri?

Ganiu: U martova në 1973, linda 7 fëmijë i martova, i sistemova… pastaj u ndava nga gruaja e parë…

Pse u divorceve, çfarë nuk shkonte?

Ganiu: Çfarë të them unë tani…ajo shkoi në punë të vetë unë në timen. Ndenja 3 vjet u martova me vjollca Përgegën, linda këta dy fëmijë…por ajo u sëmur dhe vdiq. Fëmijët mi rriti vajza që e martova në Vlorë

E martuat pa dëshirën e saj?

Ganiu: Po, e martova ndenji 18 muaj e martuar dhe e mbyti burri…

Çfarë bëhet me personin që i morti jetën?

Ganiu: Nuk di gjë se çfarë bëhet me të…

Si është gjendja juaj shëndetësore?

Ganiu: E rënduar…jam në hall. Shërbimi social më thotë që fëmijëve nuk iu takon pension, por ajo, nëna e tyre ka qënë invalide. Më japin vetëm 34 mijë lekë të vjetra…

E gëzonte gruaja e dytë statusin e të verbërit?

Ganiu: Po e ka pasur…i ka pas marrë lekët kur ishte gjallë…Kur shkova tek bashkia më dhanë 30­40 mijë lekë ushqime në 6 prill dhe deri më sot më kanë dhënë edhe 1 thes miell, por tani ma kanë prerë edhe atë.

Ju vetë merrni pension?

Ganiu: Jo jo…

Pse?

Ganiu: Kam pas punuar, kam aplikuar për pension social po akoma se kam marrë.

E ke diskutuar me fëmijët që të shkojnë në një institucion shtetëror?

Ganiu: Po ç’të bëj unë me 34 mijë lekë…as për kafe nuk i dalin një pensionisti jo për të rritur fëmijët

Mirela 11 vjeçare, vajza e Ganiut është rritur para kohe. Ajo kalon ditët e saj mes shkollës, punëve të shtëpisë dhe përkujdesjes për babain e sëmurë e vëllain më të vogël. Ajo e sheh veten një doktoreshë në të ardhmen, ndonëse sot lufton me urinë e shiun që s’i lë të flenë gjumë në strehën tejet të amortizuar.

Sa herë ke munguar në shkollë?

Mirela: Kam munguar dy herë

Si është një ditë e jotja? Ke emocione? I more librat? Mirela: Mori babi lekë borxh.. Nuk i more falas?

Mirela: Jo se nuk mi dha kush…

Unë e di që ti kujdesesh për babin se është i sëmurë, sa ditë je kujdesur?

Mirela: Për 10 ditë

Si e mendon të ardhmen tënde?

Mirela: Të mirë, dua të bëhem doktoreshë

Ndërsa Sokoli, i mituri i familjes Guri tregon se është e motra ajo që kujdeset për të. Ai veçon bukën si gatimin më të mirë nga duart e motrës…

Kategori
Uncategorized

Arkivi i panjohur i Ali Pashes.

ali_pasha_tepelena_oil_paint_of_agim_sulaj

Dr. Irakli Koçollari

 

Dokumentet e Arkivit të Ali Pashës, duke iu referuar kronologjisë së tyre, zënë fill që nga viti 1747, por që prej këtij viti dhe gjer aty nga vitet 1880 ato janë të ralla dhe sporatike. Pas kësaj kohë, e cila përkon me marrjen e fronit të Pashait në Janinë, dokumentacioni në tërësi dhe korespondenca që gjendet në këtë thesar historik shtohet dhe intensifikohet, duke u bërë një praktikë e rregullt e veprimtarisë së administratës së Pashait.

 

Në radhën e dokumentave të para të këtij fondi të madh gjenden letra, korespondencë dhe informacione që bëjnë fjalë për lëvizjen e rusëve në brigjet jonianë, vendosja e tyre e parë në Korfuz dhe në Shtatë Ishujt e Jonit (Prill 1788). (1) (Insituto Neoelenikon Spudhon; Arhio Ali Pasa, Tomos A, 1747-1808, Nr.9, f. 23). Krahas tyre po këto kohë fillojnë e bëhen të pranishëm në dokumentacionin e Ali Pashës edhe francezët me përfaqësues zyrtar Pol Tozanin. Rivaliteti dhe synimet franceze fillojnë e bëhen intensive duke u bërë kështu një pasqyrë e ekspansionit bonopartesk nëpër tërë Europën në tërësi. (2) (Insituto Neoelenikon Spudhon; Arhio Ali Pasa, Tomos A, 1747-1808, Nr.9, f.52)

 

Por, korespondenca dhe informacionet që zënë pjesën më të madhe të fillimit të viteve 1800, janë ato kushtuar operacioneve ushtarake për nënshtrimin e Sulit, për gjendjen në radhët e suljotëve, njoftime periodike nga fronti i luftimeve, për avancimet dhe dështimet, prapaskenat dhe kulisat e organizuara nga njerëzit e Aliut, etj. Po, çishte kjo krahinë dhe cilët qenë banorët e saj që u bënë aq të njohur dhe mbetën aq domethënës në faqet e historisë, jo vetëm të viteve kur ata u shfaqën por vazhdojnë të jenë të tillë, të fokusuar në histori, edhe mbas dy shekujsh?

 

Suli, krahina malore e Çamërisë

 

Suli në vështrimin gjeo-strategjik përmbledh territoret malore të krahinës së Thesprotisë. Ai është i vendosur në një pozicion shumë të favorshëm natyror, i rrethuar dhe mbrojtur nga tërë shpatullat e tij prej terrenesh të pjerrëta, humnera dhe gryka të frikshme dhe të pakalueshme. Nga perëndimi ai ka kontakte me detin Jon, zbritja për në brigjet e të cilit mund të arrihet vetëm përmes shtigjeve të ngushta e të rrezikshme. Këto rrethana natyrore dhe qëndresa e popullsisë së shtatë fshatrave të tij, i kishin siguruar krahinës së Sulit autonomi relative ndaj Portës, që prej viteve kur osmanët zbritën në këto anë.

Lumi Aheron duke u bashkuar me Kokytun, në rrjedhjen e tij të poshtme, formon një liqen kënetor, duke e bërë ambientin përreth kaq të dëmshëm saqë konsiderohet rruga më e shkurtër për në mbretërinë e vdekjes. (3) ( Koçollari, I; “Policia Sekrete e Ali Pashës”, Ilar, Tiranë 2004, vol I)

Që prej shekullit XVI, veç autonomisë, kjo krahinë kishte fituar shumë herët dhe një numër të drejtash të tjera ndaj Portës. Një ndër këto të drejta ishte armëmbajtja. Në vitin 1730, numri i familjeve suljote që kishte privilegjin të mbante armë vlerësohej në njëqind. (3) (Arvantinou, Sp. P: “Istoria tou Ali Pasa tou Tepelenli”, Athina 1895, Vol. II)

 

Suljotët, banorët shqiptarë të panënshtruar

 

Suliotët ishin një degë e popullsisë shqiptare të Çamërisë, një nga tre ndarjet e mëdha të toskeve. Organizimi i komunitetit të tyre meriton të veçohet. Suloitët banonin në një krahinë që përbehet nga një hapësirë e zhveshur, e pjerrët dhe me male të thikët. (4) (Devanport, R.A; “The life of Ali Pasa of Tepeleni – Vezir of Epirus, surnamed Aslan or the Lion”, London, 1837,)

Suliotët e armatosur ishin rojet e këtij distrikti të vogël kristian, mbi të cilin ushtronin autoritetin superior të feudalit. Pronësia e tyre ishte e vogël, por ata formuan një kastë ushtarake dhe përbuznin të gjithë punëtorët që ata mbanin për punët e tyre. Toka në pjesë të pasura të territorit të tyre kultivohej nga fshatarët që ata mbanin me mëditje, të cilët ishin me kombësi greke.

Emri i suliotëve ishte i rezervuar për luftëtarët shqiptarë të cilët qeverisnin dhe mbronin fshatarësinë si spartanët e lashtë. Fshatarët dalloheshin nga emri i fshatit ku banonin. Banorët e kësaj krahine të vogël të gjithë së bashku nuk i kalonin 5000-6000 vetët dhe forca ushtarake nuk kishte më shumë se 1500 burra. Konfliktet lokale, midis prijësave të fiseve ishin të ashpra dhe xhelozitë e pashueshme të shoqërisë shqiptare i kishin sjelle suliotëve ndarjen e territoreve të tyre në gjashtë fshatra të spikatur, që quhen Kakosuli, Qafa, Avariko, VërA, Kuqi dhe Samonedha. Emri i Kakosulit të kujton atë të Kakoilio tek Odisea. Në Shqipëri ai ishte një emër terrori, që paralajmëronte gjithmonë urrejtjen dhe vdekjen.

 

Konsolidimi i dominacionit politik mbi Janinën dhe Pashallëkun në tërësi nga ana e Ali Pashës, ëndrra e tij për zgjerimin e pushtetit apo themelimin e një shteti të bashkuar shqiptar, nxitën në mënyrë të natyrshme këmbënguljen dhe përpjekjet inatçore të Pashait për nënshtrimin me çdo kusht të të gjithë vatrave të rezistencës në atë pjesë të territoreve që kundërshtonin autoritetin, vullnetin dhe hierarkinë e pushtetit të tij dhe gëzonin autonomi të pjesshme prej pushtetit qendror osman. (5) ( Finlay, George; “A histry of Greece” I-VIII, Rev. H.F.Tozer. M.A., Vol. VI, Oxford 1877, f. 43-46.

 

Synimet e Aliut mbi Sulin dhe suljotët

 

Këto synime politike yshtën dhe ndërsyen shumë herët vrullin ushtarak të Aliut që të komandonte forcat e tij në marshime direkt ndaj kësaj krahine të panënshtruar. Por, në fundin e shekullit të XVIII dhe fillim të shekullit të XIX suljotët kishin ndërmarrë një sërë lëvizjesh politike dhe diplomatike jo vetëm duke kontaktuar por edhe u lidhur nga afër me ushtarakët rusë që kishin në zotërim Shtatë ishujt e Jonit dhe më pas me ata francezë. Suljotët kishin marrë prej tyre ndihma të konsiderueshme ushtarake dhe financiare dhe jo rallë rebelimet e tyre qenë yshtur prej tyre dhe për interesat e tyre politike. Rrezistenca, organizimi, armatimi dhe fuqia e tyre financiare qenë rritur ndjeshëm.

Goditja dhe nënshtrimi përfundimtar i Sulit do t’i priste udhën një prapavije të rëndësishme konspirative që shfrytëzohej dhe përdorej aktivisht prej fuqive të huaja, të cilët fusnin hundët dhe përziheshin në punët e brendshme të Pashallëkut dhe brigjet e Ballkanit perëndimor. Nga ana tjetër, Aliut, për të shkuar drejt misionit të mëvehtësimit që ai ëndëronte, i duhej të kishte një situatë stabile të brendëshme. Prandaj për të vënë plotësisht nën kontroll këtë krahinë katërqind vjeçare të pavarur dhe nën izolim indipendist, Aliu u përgatit gjatë për të siguruar me çdo lloj çmimi fitoren. (6). (Devanport, R.A; “The life of Ali Pasha of Tepeleni- Vezir of Epirus surname…”, Th, Tegg and Son, London 1837)

 

Operacionet ushtarake për nënshtrimin e Sulit

 

Për të shtypur këtë separatizmin mëvetësor por edhe rebelimet, mosbindjen dhe kundërshtitë ushtarake të suljotëve ndaj autoritetit ligjor të Ali Pashës, ky i fundit kishte ndërmarë më parë dy fushata ushtarake, kundër tyre (e para më 1792 dhe e dyta më 1796), por të dyja ato kishin dështuar me pasoja dhe humbje të konsiderueshme jo vetëm njerëzore dhe ushtarake por ato kishin lëkundur rëndë prestigjin dhe autoritetin e vetë Pashit.

Në këto rrethana tepelenasi u përgatit dhe mobilizua seriozisht për fushatën e tretë, ( më 1803), e cila padyshim ishte edhe më e ashpra dhe më e gjata në radhën e tërë misioneve ushtarake të ndërmara prej tij. Në këtë mënyrë Aliu synonte të rikuperonte prestigjin e tronditur dhe konsolidonte përfundimisht autoritetin e tij të padiskutueshëm nëpër tërë territoret e Pashallëkut që zotëronte.

 

Fushata e tretë dhe fudi tragjik i Sulit

 

Fushata e tretë për marjen e Sulit ishte një ndërmarrje ushtarake me shumë përgjegjësi, por jo pak e tillë ishte edhe nga pikëpamja politike dhe morale pasi ajo do të vinte në vend prestigjin, autoritetin dhe krenarinë ushtarake, ose do ta godiste rëndë e pse jo, keq atë. Në këtë fushatë, ai aplikoi, përdori dhe demonstroi një arsenal të tërë veprimesh taktike dhe teknike ushtarake, forcash dhe mjetesh të pamobilizuara ndonjëherë më parë. Por, në thelbin e saj, fushata e tretë për marrjen e Sulit është një kompleks i tërë dhe masiv operacionesh agjenturore, kurthesh sekrete të përgatitur me mençuri të admirueshme profesionale, presionesh morale, familjare dhe psikologjike. Aty u përdorën me mjeshtëri spiunë dhe informatorë të kualifikuar, që të befasojnë me artin dhe shkallën e lartë të maskimit dhe penetrimit. Ryshfeti dhe premtimet, miklimi dhe joshja, ofertat dhe pazaret u ofruan dhe servirën me shumë mençuri dhe efektivitet. Mbas dy fushatave të para të dështuara, Aliu kishte kuptuar fare mirë se ngjitja në shpatet e egër dhe të vështirë të suksesit, drejt majës së Sulit të panënshtruar, nuk mund të kërkohej dhe arrihej përmes forcës së armëve. Një mënyrë dhe mjet tjetër duhej aplikuar; kurthet, konspiracioni, dinakëria, dredhia e pastaj forca, spiunët e futur brenda radhëve të qëndresës, pastaj formacionet e ushtrisë dhe armët e tyre.

Në këtë kuptim fushata e tretë është më shumë se një kompleks i tërë operacionesh sekrete dhe agjenturore së një lufte frontale e planifikuar nga ushtarakët dhe strategët e Aliut.

 

Kompromentimi i kryekapedanit Kiço Boçari nga Ali Pasha

 

Në situatat delikate, Aliu del qartë që i ka filluar operacionet kundër Sulit duke përdorur pikërisht njeriun më me influencë të qëndresës suljote Kiço Boçarin i cili tanimë ishte kompromentuar prej Aliut. I rënë në kurthin e këtij Pashai, ne e gjejmë atë të shkojë në Sul për të bindur bashkpatriotët të tërhiqen nga rezistenca. Këto indicie që gjer dje kanë qënë të tërthorta tanimë shfaqen nga ky dokumentacion qartaz. Kështu, në një informacion që i dërgon nga fronti i Sulit, kapedan Hysen Shahe, Ali Pashës i thotë:

 

“… Të bëj me dije dhe të mësosh, nga këtu ku ndodhem (në Sul), se punët gjer më tani, shyqyr, dhe falë Zotit shkuan mirë. Por tani zuri dimri dhe na pengon për më tej…

Duhet të dish gjithashtu se edhe Kuconika ( një tjetër kapedan suljot që i shërben Pashait) nuk e di që suljotët e tij ja kanë me hile dhe ai akoma nuk kupton gjë dhe “fle gjumë”….

 

Bisedat dhe fjalët që ua thashë në sy suljotëve, ata as që bënë kabull ti merrnin në konsideratë prandaj duhet të dërgosh Kiço Boçarin që të urdhërojë Thanasin dhe Pilo Dushin të shkojn lart në Sul, pranë njerëzve të fisit të tyre, të bisedojnë dhe ti bindin sepse ata na mbajnë të gozhduar fort dhe nuk lëvizim dot…..” (7)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.119, Vol A, f 213-4)

 

Ndërsa në një letër personale, sekrete, që vetë Kiço Boçari, personalisht, i shkruan Ali Pashës, e njofton për punën që ka bërë për të bindur një tjetër kapedan të rezistencës suljote për t’u tërhequr nga rrezistenca dhe të shkojë në Janinë përpara Pashait për t’u rrëfyer, kërkuar ndjesë dhe vënë në shërbim të tij. Në reshtat e kësaj letre thuhet:

“I Madhërishëm dhe shumëndriçuar, Vezir dhe Zoti ynë,….!

Unë skllavi yt i bindur…. sikurse të kam shkruar edhe pardje, i dërgova lajm Tusha Zervëz, i cili ishte këto ditë në Tepovo (fshat në Çamëri), të vijë e të më takojë. Me të mbritur tek unë, kuvendova gjatë me të dhe e binda të vijë përpara teje dhe të të bjerë në gjunjë dhe të të falet përpara për të gjitha… do të kërkojë falje edhe për qëndrimet e tij të kaluara….

Zoti të dhëntë ty ymër, fuqi dhe zëmër…! “

Skllavi yt i bindur

 

Kiço Boçari

 

(7)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.120, Vol A, f. 216)

Dhe në fakt, në një letër të pas disa ditëve, që gjendet në Arkiv, shkruar nga një tjetër njeri në shërbim të Aliut, Pallaska, gjejmë që ky i fundit ti shkruajë Pashait për Tusha Zervën sa më poshtë:

“I madhërishmi dhe i shumëndriçuari Vezir AliPasha!

 

…Dje erdhi këtu (në Janinë) Tusha Zerva dhe sot nuk proftasi do të të takonte në Perama (fshat ne afëri të Janinës) ndërsa ti ikje për Tepelenë. Ai nuk donte që ta merrte vesh njeri informacionet që më dha mua dhe që unë ti përcolla ty. Këto biseda që më tha fshehtas porositi që të jenë vetëm për ty, dhe të mos i tregohen njeriu tjetër sepse për këto çështje ai u trembet shokëve të tij. (suljotëve që vazhdojnë rrezistencën kundër Aliut).

Sidoqoftë, “unë jam sipër tij dhe atë e kam nën vehte dhe e vërtis si të dua, akoma më shumë”.

 

…..

Kiçua ( Boçari ) dhe unë të lutemi dhe kemi një kërkesë, – të lirosh Suliotët të cilët ndodhen nën haps (burg). Pas këtij lirimi do të shohësh se do të ndryshojë qëndrimin e tyre edhe tërë Radovishti – Çamëri. Me këtë rast mund tu merren të liruarve edhe 1000 grosh….” (8)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.119, Vol A, f 218)

Dhimitër Pallaska kishte marrë për grua motrën e Kiço Boçarit, njërit prej krerëve kryesorë të qëndresës së Sulit. Në dy fushtat e para ushtarake të organizuara kundër Sulit, gjatë të cilave Pashai dështoi, Kiçua ishte një nga krerët kryesorë që drejtoi rrezistencën suljote. Ndërsa, Pallaska ishte një komit i regjur, i cili ishte kapur prej Aliut dhe në shpërblim të faljes së jetës u përdor prej Pashait për të hyrë në Sul dhe vepruar për interesat e Aliut, si konspirator i tij. Me porositë personale të Pashait, ai, me shumë kujdes arriti të krijojë lidhje personale me familjen më me influencë të kësaj krahine, atë të Boçarajve dhe mandej mundi të marrë motrën e Kiços për grua.

 

Në këto rrethana Aliu ngarkoi me detyrë Pallaskën të punonte për të kompromentuar me parë Kiço Boçarin dhe mandej, pas këtij akti ta afrojë tek Aliu. I tërë ky plan i tij arriti të realizohej. Kiçua pas një kompromentimi gradual dhe i zënë ngushtë pranoi të takohet me armikun e tij të betuar, Ali Pashën dhe mandej ti shërbejë interesave të tij për thyerjen e rezistencës suljote.

Duke qënë brenda kësaj familjeje, e cila drejtonte qëndresën suljote, ai filloi t’i dërgojë informacione të rëndësishme Aliut, për, krerët kryesorë dhe më me influencë të qëndresës suljote, rezervat e tyre të luftës dhe vendndodhjen, kontaktet e tyre sekrete me rusët dhe mandej me francezët, rrugët sekrete nga ku ata fusnin në krahinën e Sulit armatimin dhe ndihmat ushqimore, pikat e dobëta ku mund të godiste ushtria, njerëzit e lëkundur, etj. Në fushatën e tretë dhe përfundimtare të rënies së Sulit, të vitit 1803, Dhimitër Pallaska së bashku me Kiço Boçarina, siç del tanimë qartë dhe konkretisht nga këto dokumente, luajtën rolin kryesor për përçarjen e krerëve suljotë, tërheqjen e disa prej tyre nga rezistenca, kompromentimin e një pjese tjetër, gjer në nënshtrimin përfundimtar të Sulit.

 

Kompromentime të tjera që çuan në rrëzimin e qëndresës së Sulit

 

Se sa intensive kanë qënë veprimet e Pashit për përçarjen e suljotëve, për kompromentimin e tyre dhe nxitjen e konfliktit mes fiseve, gjer në tërheqjen përfundimtare nga rezistenca e tregojnë edhe shumë dokumente të tjera, një nga të cilat e shkruar përsëri nga Pallaska, për kompromentimin e një kryekapedani tjetër të fisit Kuconika, nënvizon:

“…gjatë vajtjes time të fundit në Sul, siç e dini takova Dhimon (Kuconika) dhe rashë dakort me të për shpërblime të majme…. U dhashë të dyve dhe ata më dhanë fjalën se do të veprojnë sipas porosive të mija…. Më dhanë fjalën! Pasi, gjer tani, sipas hesapeve të shënuara në defter, për të dy kam dhënë një shpërblim prej 17 pujash (qese florinj)…..” (9)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.122, Vol A, f 219)

 

Në dokumetet e panjohura të Arkivit të Ali Pashës gjendet edhe një numur i madh informacionesh rreth një figure tjetër, tepër intereresante dhe krysore suljote, ajo e Foto Xhavellës, i cili u muar peng, në moshë të vogël prej Pashit dhe u mbajt për disa vite si i tillë për ti bërë presion të jatit Kiço Xhavellës, të tërhiqej nga qëndresa.

Në njërën prej tyre bëhet me dije se kreu i policisë së Ali Pashës, Tahir Abazi e ka marrë pengun, Foto Xhavella, me vehte dhe e ka shpënë në Sul, që ky tu bëjë thirrje, suljotëve të ndërpresin rezistencën dhe të largohen prej andej. Në të shkruhet:

“I Madhërishëm dhe i shumëshkëlqyeri.. Vezir…!

 

….Letrën dhe porositë tuaja i muarrëm dhe kuptuam qartë të gjitha urdhërat… Pa u vonuar, ne, së bashku me Foto Xhavellen për pesë apo e shumta dhjetë ditë do të kemi realizuar synim tonë ndaj suljotëve…të kini durim dhe bindje të plotë…..”

(10)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.198, Vol A, f. 365)

Por, duket që goditja finale e kësaj qëndresë ka mbërritur në fillim të Dhjetorit të vitit 1803, kur pas një presioni të gjithanshëm, ushtarak dhe politik, paqësor dhe violent, kërcënimi dhe miklimi, ofertash dhe kompromentimesh, Ali Pasha, me një mençuri dhe dinakëri të admirueshme, duke përdorur njerëzit e vënë plotësisht në shërbim të tij ariti të bindë krerët e qëndresës për pazare në këmbim të idealit të tyre.

 

Në një nga letrat e fundme që Veli Pasha, i biri i Aliut, nga fronti i luftimeve në Sul, i shkruan të atit, Aliut:

 

“I Madhërishëm Vezir, Zoti im!

…sipas porosive që më dergoje, kuvendova me Foto Xhavellën dhe së bashku vendosëm e i dhamë një letër dervish Hasanit për ta çuar lart në pozicione, tek suljotët që rezistojnë. Pasi u kthye prej andej devishi më solli një letër nga Kuconika, Tusha Zerva. (kapedanët kryesorë të rezistencës suljote). Ata kërkonin që tu dërgoja lart Kiço Boçarin.

Dje në darkë, në të ngrysur, u nisa Kiçon (Boçarin), të cilit, në biseda ata i kishin thënë se – Ishin dakort të dorëzonin kështjellën e Qafës, pa qënë nevoja të zbrezen më dyfekë, por me kushtin që të lejohen të gjithë të rrethuarit të dalin të sigurtë dhe të shkojnë në Pargë. Por, ata kishin edhe një kusht tjetër, kërkuan pazar për dorëzimin e kështjellës dhe shuma që ata donin ishte gjashtëqind puja…. dhe unë sot ua dërgova aty që ta mbyllim përfundimisht ….” (11)(Insituto Neoelinikon Spudhon, Arhio Ali Pasa, Athina 2010, Letra nr.199, Vol A, f.365)

 

8 Dhjetor 1803 Skllavi yt,Veliu

 

Dhe vërtet, të nesërmen, e shkrimit të kësaj letre, Suljotët, pasi kishin kërkuar kompromiset e mësipërme u larguan në rrugën që të shpinte në qytezën bregdetare të Pargës dhe prej andej një pjesë e tyre në Korfuz ku u pritën dhe mandej u përdorën prej francezëve.

 

Dokumentet e Arkivit imponojnë rishikimin e historisë së Sulit

 

Dalja në dritë e dokumenteve që përmëndim më sipër por edhe shumë të tjerëve që nuk renditen në këtë shkrim, hedh një dritë të re për të riparë shumë çështje që lidhen me Sulin, rezistencën suljote, shkaqet e qendresës, lidhjet e krerëve suljotë me të huajt dhe interesat e tyre, por edhe shkaqet e rënies së kësaj rezistence, mekanizmat, mjetet, njerëzit dhe mënyrat që u përdorën. E thënë me pak fjalë këto dokumente të shumta tanimë ndriçojnë thellësisht këto ngjarje e për rrjedhim ofrojnë nevojën e rishqyrtimit të kësaj pjese të historisë së suljotëve dhe të heronjve që morën pjesë në këtë rezistencë… që siç thotë Bartoldi, “e parë brenda interesave dhe synimeve që kishte Ali Pasha për një shtet të pavarur dhe sovran, qëndresa dhe heroizmi suljot nuk duket se është aq heroik sa shfaqet.” (12) (Bartholdy, J.L.S; “Voyage en Grece, fait dans les annes 1803-1804”, Paris 1807.) Dhe ndoshta Bartoldi ka pasur të drejtë sepse pendimi suljot u shpall në ditët e fundit të jetës së Ali Pashës. Një përfaqësi e tyre, ndërsa Pashi luftonte çastet e fundit kundër Hurshid Pashës, shkoi dhe i ra në gjunjë duke i kërkuar ndjesë dhe kërkuar rreshtimin e tyre përfundimtar përkrah tij…. por ndoshta atëherë ishte tepër vonë!

Kategori
Uncategorized

Myslimanët shqiptarë kundër gjuhës shqipe me gërma latine.

columbia

Prof. Stavri Skendo

Profesor historie i  Universitetit Columbia të SHBA-së

(Shënimi i ynë:  Atdheu dhe feja janë një trup i vetëm për serbët, arabët, grekët dhe turqit. Po ne? Ne shqiptarët nuk do bëhemi kurrë  një komb i bashkuar në se nuk lidhemi në një mendim dhe në një atdhe. Atdheu i Agron Çomollarit(prifti i Përmetit) është Greqia, ndërsa atdheu i Shefqet Krasniqit është turkoarabia.  Altin Kocaqi)

Shkruan Prof. Stavri Skendo

Por pak kohë pas Kongresit të Manastirit filluan të dalin pengesa. Në Shqipëri nuk kishte të njejtën  shkallë qyteterimi kudo. Myslimanët e Veriut ishin të prapambetur dhe fanatikë, sidomos në Kosovë,  dhe nuk mund ti kuptonin mirë përpjekjet kulturore të vellëzërve të tyre më të përparuar në Jugë. Ata s’kishin aq deshirë të pranonin një abëcë që nuk ish ajo e Kuranit.
Turqit e Rinj u përpoqën t’a shfrytëzonin këtë gjendje. Duke qënë antarë të mëdhenj  të perandorisë dhe të një  politike qendërzimi, ata kishin frikë se abëcëja latine, duke theksuar kombësinë e përbashkët, vetë ndryshimi i madh midis abëcë-së latine e turke do ti bënte shqiptarët të vetëdijshëm për njehsimin e tyre Kombëtar, do ti bashkonte e do ti shkëpuste nga Turqia. Parimi i fesë, islamizmit, ishte ende si fuqi në Perandorinë dhe Turqit e Rinj nuk mund ta linin pas dore, megjithqë në fillim u përpoqën t’a mbanin larg fevet.  Ata u përpoqën, pra, ti bejnë për vete Myslimanët Shqiptarë me anën e një  propagande islamike, duke sulmuar abëcë-në Latine.
Që në Shkurt të vitit 1909,  Klubi Shqipëtar i Filatit, një qytet në veriperëndim të Greqisë së sotme, i dërgoi një letër Bashkimit të Manastirit, që ish bërë Klubi qendror Shqipëtar, duke i u ankuar:

« Ju kemi shkruar shumë herë se Komiteti i Turqvët të Rij ( Cemiet) në Filat është shumë kundër gjuhës shqipe. Ndashti po e tregon këtë kundërshtim krejt hapët; mbledh fshatarët dhe u thotë se Sulltani është kundër gjuhës shqipe… Po në këtë kohë u thotë të nënshkruajnë rije deklaratë kundër përdorimit të shkrimit shqip».

Klubi i Korçës, Dituria,  u shqetësua shumë kur këndoi nëpër gazeta se «në Stamboll qe formuar një shoqëri me qellim që të përhapte të shkruarit   gjysmë shqip me shkronja turqishte » (. Disa hoxhë dhe ulema i thonin popullit se abëcë-ja latine ishte vegla e të « pabesëvet » dhe perdorimi i saj kundër fesë; abëcë-ja për Myslimanët ishte ajo me të cilën është shkruar Kurani.
Përkrahia që i dhanë abëcë-së turke Turqit e Rinj i hidhëroi nacionalistët Shqipëtarë. Marëdhënia miqësore ndërmjet Klubit Shqiptar të Manastirit dhe Turqëvet të Rij u trondit aqë thellë sa u bë armiqësi e hapët. Shqipëtarët zunë ndashti të shqetësohen nga përpjekjet e Turqëve të Rij, të cilët po bënin shtrengesa për pranimin e abëcë-së turke.
Më 23 të Konikut, të vitit 1909, Turqit e Rij, nën mbulesën e një  «Komiteti Konstitucional OsmanlIi-Shqipëtar» (Osmanli arnaut Melirutiiet komisioni), organizuan një kongres në Dibër.  Në këtë kongres merrnin pjesë një shumicë e madhe delegatesh Shqipëtare t’ardhur nga Veriu e nga Jugu.. Sadoqë qellimi kryesor i Turqve  të Rij ishte t’a përdorin këtë për t’i treguar opinionit publik Evropian dhe Otoman se Shqipëria donte konstitucjonin dhe ish gati t’a mbronte, u paraqiten edhe çeshtjet e shkollave shqipe dhe te abëcë-se edhe shkakëtuan bisedime të gjata. Ata që donin abëcë-në turke ishin të shumtë dhe më në fund u vendos që gjuha shqipe të mësohej në të gjitha shkollat porse seicili ish i lirë të përdorte abëcë-në latine ose turke për të shkruar.
Me këtë, Turqit e Rij nuk fituan një koncesion por me të vërtetë, i dhanë një grusht abëcë-së latine. Ata i shtuan përpjekjet e tyre. Organizuan Iëvizje në shumë qytete Shqipëtare për abëcë-në turke. Ky veprim i Turqvët të Rij në punën e abëcë-së qe përpjekja e tyre e fundit për të hedhur farën e përçarjes ndërmjet të Krishterëvet dhe Mvslimanëvet dhe për të penguar bashkimin e tyre.
Por atdhetarët Shqipëtarë, megjithë vështirësitë, nuk u terhoqën.. Ata i hynë Iuftës. Shqiptarët kishin një argument gjuhësor ne anën e tyre: Arabishtja e shkruar ish e varfër për zanore dhe turqishtja e shkruar kishte shenja zanoresh që përfaqësonin shumë tinguj, duke u varur nga ligji i eufonisë. Më 2 gjer më 10 të Shtatorit, të vitit 1909, u mblodh një kongres n’Elbasan për të bisedur çeshtjen e shkollavet shqipe dhe atë të krijimit të nje   shkoIIe për mësonjës. Ndërsa kongresi ish në punë e sipër disa antarë të Komitetit të Turqvet të Rij, në Elbasan, u mbanin fjalë katundevet rreth qytetit që të mos ia vinin veshin punës’ së kongresit. Përsa u takonte shkollavet, kongresi vendosi se ish detyra e klubit të Manastirit t’a fuste në të gjitha shkollat e Shqiperise gjuhën shqipe, me abëcë-në latine.

Kategori
Uncategorized

Muzaka që i shpëtoi jetën Perandorit Aleks Komneni.

muzaka

Altin Kocaqi

Përmendja e emrit të Muzakës, si njeri i besuar i Autokratorit Aleks Komneni, ka shumë rëndësi nga ana historike pasi familjet e njohura shqiptare dalin nga errësira mesjetare edhe shfaqen në pozita komanduese të Perandoris Romake të Lindjes.

Muzakajt janë paraardhesit e familjes së Arianiteve nga të cilët rrjedh  edhe Donika,  gruaja e Gjergj Kastriotit. Përmendja për herë të parë e emrit të Muzakajve njihet nga Ana Komneni, vajza e perandorit të bizantit  Aleks Komneni. Është koha kur ende shqiptarët përfaqesohen edhe me emrin ‘ilirë’ edhe me emrin ‘arbër’ si edhe me emrin ‘albanë’.

Është për tua ardhur keq që Ana Komenena nuk na jep me shumë detaje për Muzakën. Ajo e tregon atë si një nga trimat e besuar të  autokratorit Aleks Komneni por nuk na jep me shumë të dhëna se cili ishte, ç fuksione kishte edhe nga ishte?

Në rastin në fjalë një nga komandantet më të mëdhenjë të ushtrisë bizantine, Niqifor Diogjeni, po pregatitej të vriste perandorin Aleks Komneni. Muzaka e arreston edhe duke e hetuar i zbulon kompllotin.

Në vazhdim shijojeni për herë të parë në shqip pjesën trimëris së Muzakës nga libri ‘Aleksiada’ i Ana Komnenës, përkthyer nga unë për lexuesit tanë.

   ‘’Autokratori dërgon të thërrasin Muzaqin. Si erdhi Muzaqi ai e porositi   të marri  me vete disa të armatosur e të shkoi të arrestoi Diogjenin,komandantin e ushtrisë, brënda në çadrën e tij edhe ta mbajë nën kontroll në çadrën e vetë por pa e lidhur e pa u sjell keq me të. Muzaqi e zbatoi menjëherë urdhërin: e mori Diogjenin me vete edhe e solli në çadrën e vetë. Diogjeni jo vetëm që nuk tërhiqej para këshillave edhe lutjeve, që po i jepte Muzaqi gjatë gjithë natës, por filloi të sillej me tërbim. Muzaqi u zemërua edhe vendosi të bëjë diçka më shumë se sa ajo që ishte urdhëruar: filloi ta hetojë Diogjenin. Nuk kishte filluar ende mirë hetimi edhe Diogjeni nuk i duroi as goditjet e para  edhe e siguroi Muzaqin se ishte i gatshëm të tregnte gjithëçka. Menjëherë Muzaqi e liroi edhe thirri një shkruajtës të vij me pajisjet e veta.. Diogjeni tregoi gjithëçka pa e fshehur edhe planin për vrasjen Autokratorit.Në mëngjes Muzaqi mori letrat me thëniet e Diogjenit edhe ia dha mbretit.

Kategori
Uncategorized

Ekskluzive: Himara e krishterë e Gjokës, Gjikës, Gjonit, Gjinos dhe jo e AvDules së OGA-së (dokumente arkivore).

him

Altin Kocaqi

Rregjistrimi i popullsisë nga osmanët është një dokument primarë edhe aspak i kundërshtueshëm. Propoganda e shfrenuar greke që e ble etnin e shqiptarëve me pensionet e OGA-së është qesharake.  Të kembesh etnin (et-at,im et,im at) në vend të pensionit të OGA-së greke  apo të favoreve të tjera do të thotë ‘prostitucion politikë’. Ky lloj prostitucioni është përhapur edhe në propogandën që sot bëhet në faqet e shkruara  për të marrë rrogën në Greqi.

E verteta është krejt ndryeshe edhe dokumentet primare janë këtu. Shumica dërrmuese e himariotëve në vitin 1583 i kishin emrat dhe mbiemrat Gjika, Gjin, Gjon. Keto emra e  mbiemra nuk tregojne as grekët edhe as ‘arvanitët e ardhur nga Himara’. Këto emra edhe mbiemra  tregojnë ‘Krishtërimin Arbërorë’ dhe tregojnë autoktoninë arbërore në këto troje. Ndërsa grekët….bizantinologu i madh Konstandin Sathas i kërkoi por nuk mundi ti gjente me gërmën e shkencës edhe ‘i gjeti’ tek vëllezrit arbërorë si një farefis i grekëve!! Në se Sathas e Fallmerayer  ishin të   paaftë atëherë ler ti gjejnë ‘pensionistët e OGA-së’ grekët në Greqi edhe pastaj të flasin për Himarën greke.

Dokumenti që pason është marrë nga Rregjistrat Osmanë dhe tregon Himarën në regjistrin e Sanxhakut të Delvinës, viti 991 i Hexhirës (1583) përkthyer nga Petrika Thëngjilli

 

Todor Kudhesi, Gjoka Boga, Andrea Musica, Balsh Dhima, Komin Voja, Gjoka Dhamo, Petri Gjoni, Todor Brati, Perlin? Mitri…, Mark Gjoni, Gjika Gjoni, Todor Lumadhi, Dhimo Papa, Kondi Petri,  Andon Ajas, Todor Kondavik, Meksi Palloshi, Gjon Palloshi, Dede Kola, Dhuman Gjipali, …Gjikalli, Nikola Gjin Miri, Gjek Leka, Gjoka Nika, Mark Suvari, Gjon Palloshi, Kondi Camije, Petri Gjini, Petri Petri, Todor Gjino, Peteri Gjoni, Gjik Llanka, Gjin Gjon Aleksi, …Levendari, Kond Martini, Nikë Martini, Gjok Alemdari, Gjok Dhim Gjini, Dole Mandashi, Martin Zylkader, Kondaramo Muka, Aleks Peçi, Gjini Gjorzaj, Gjika Llazari, Dhimo Tanushi, Pali Dhjako, Martin Tanushi, …Janushi, Gjika Mehilli, Gjon Pavllari Mëhilli, Dhimo Gjon Vllasi, Petri Dhima, Dhima Emelkuri, Thanas Jorgonllu, Nika Kallandori, Aleks Menko, Dhimo Dermali, Leka Dermali, Kuka Leondari, Selka Ulmi, Todor Gjini,  Gjok Gjini, Simon Nika, Dhimo Mamija, Meks Mamija, Gjon Leondari, Kond Andredo, Gjin Todori, Pal Melani, Meks Mitrije, Andrea Gjomija, Pali Panajoti, Kont Lela, Della? Gjurka Kondi, Gjika Dhima, Dhima Gjon Meshi, Nika Dhima, Kont Gjoni, Dhima Mihallo? Limarho? Andrea Zota, Dhima Nika, Papa Thanasi, Todor Nika, Kond Todori, Gjoka Jorgo, Papa Aleksi, Andrea Petri, Leondar Meksi, Todor Meksi, Nika Plaku, Gjon Mënika, Gjin Meksi, Meks Mnika, Gjok Pali, Kond Papa, Dhimo Papa, Muji… , Gjin Pali, Todor Gjin Gjoni, Dhimo Gjin Dhima, Nika Leka, Dhimo Andrea, Andrea Menkuli, Gjok Menkuli,…Bardho? Ali Kopalli?, Gjin Jorga, Gjok Gjin Pjetri, Nikolla Gjoni, Kont Premti, Papa Nikolla, Kont Gjoni,  Nika Gjin, … Zoto, Gjok Jorgo, Dhimo Pelikani, Menkul Gjoni, Kont Panomllu, Andrea Jorgo, Kond Andrea, Petri … , Todor Mirdemko, Dhimo Andrea, Todor …, Aleksi Papa, Zot Gjoni, Niko Mirini?, Dhimo Kondi, … Bardhi, Dhimo Leka, Gjoka Dhimo, Lika Kondi, Petri Todori, Jorgo Andrea, Martin Gjin

Kategori
Uncategorized

Denoncimi: Pacientët e mi të sëmurë nga puna me hashashin, e përpunojnë 3 km larg qendrës së Tiranës

dermatit-kamez-kanabisi

Një skandal i denoncuar nga një mjek shumë pranë Tiranës. 

Droga është kthyer në një pjesë të rutinës ndoshta të shumë shqiptarëve. Disa e mbjellin, disa e asgjësojnë, disa shkruajnë për të, por ajo që dihet është se së fundmi kanabisi ka zënë një pjesë të mirë të hapësirës së çdo shqiptari.

Një denoncim skandaloz vjen nga Kamza, nga mjeku Mhill Gezaj, i cili ka rrëfyer se disa të mitur janë mjekuar tek ai për shkak të efekteve anësore nga puna me hashashin, duke përfshirë alergjitë.

Ai ka publikuar edhe bisedën me një prej pacienteve të tij, e cila i ka deklaruar mjekut se punon në përpunimin e hashashit në Tiranë. Doktori në fjalë siguron se vendi ku ndodh përpunimi nuk është larg në malësitë e Tiranës por 3 km në vijë ajrore nga qendra.

“Para dy ditësh me vjen një paciente me një dermatit Alergjik ! Duke e pyetur për sëmundjen në anamneze e sipër më thotë ‘punoj në lule’. Çfarë lulesh i thashë?

‘Po në lule o doktor në lule a bar si thonë, si gjithë të tjerët’- tha- nga 12 orë’. ‘Për të nxjerrë bukën e gojës!’ T’ju them të drejtën në fillim nuk e kuptova! ‘Po në përpunim të hashashit o doktor’ tha!  Dhe kjo nuk punonte larg jo, në territorin e Bashkisë Tiranë, se mos kujtoni larg në Shëngjergj apo diku larg, jo jo afër 3 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës. Imagjinoni që ky popull e shikon të ardhmen e punësimit veç tek kanabisi e droga! Në vend të punishteve të frutave të prodhimeve bujqësore e blegtorale tek fabrikat apo resortet turistike etj etj!”, shkruan mjeku. /

Kategori
Uncategorized

Antiprotesta e Ramës, kokëulurit e PS dhe protestuesit pa zë.

Antiprotesta e Ramës, kokëulurit e PS dhe protestuesit pa zë

Shumica e asambleistëve të PS janë sot njerëz të pasur.

Dikur aktivistë të “zjarrtë” për një Shqipëri europiane, pa plehra, pa ndotje dhe pa mbetje të importuara, kundër diktateve dhe diktaturave.

Kundër teprimeve të dikurshme dhe lindën nga kriza e një identiteti të rrezikuar, që i bëri politikanë ambiciozë dhe shpesh herë edhe kurajozë dhe interesantë.

Por ata, në të shumtën e tyre, e dogjën me një shpejtësi marramendëse, atë pak idealizëm dhe ndjeshmëri njerëzore, për ata që i votojnë dhe sot i pasurojnë me taksat e tyre.

Sot, ata u mblodhën si ca socialistë manarë të Bariut të tyre, ish veprimtarë të shesheve, sot të mbledhur në mbledhjen antiprotestë të PS, në të njejtin orar me atë të protestës qytetare.

Për të bërë zhurmuesin e fjalës së lirë të popullit të tyre!

Spiropali apo Erion Veliaj, Sajmir Tahiri dhe të tjerë, sot as nuk shohin dhe as nuk dëgjojnë, studentët dhe veprimtarët e varfër të shoqërisë civile, nga e cila familje sot, janë në majat më të larta të pushtetit dhe të kamjes.

Sepse sot kanë Range Rover të shtrenjtë, u gëzohen aeroporteve dhe week-end-eve pariziane apo ekzotike, kanë bodyguardë dhe shërbëtorë, janë të pasur dhe tregëtarë idesh dhe idealesh, dikur të reklamuara.

Tregëtarë të ideve të tyre të vjetra që shërbyen si mashtrim, për të grumbulluar vota anti-berishiste, për të drejtuar të nesërmen, dogana apo institucione me qarkullim të madh të parasë dhe neveri ndaj popullit te thjeshtë.

Përtej parasë, përtej ndrydhjes së pushtetit, përtej ambicies për karrierë që u vendos syze të errta për të mos parë Sheshin e shqiptarëve të thjeshtë që ulurin nga dhimbja dhe mospranimi i plehrave, që rrezikojnë të përmbysin Shqipërinë, atyre, pushtetarëve të sotëm të rinj, nuk u ka mbetur asnjë ndjeshmëri.

Kryeministri sot, bëri një shpikje të re provokative. Ai sinkronizoi orarin e Asamblesë së PS me atë të Protestës së shoqërisë civile, të cilën e ka frikë më shumë se partitë politike kundërshtare.

Dhe detyroi mediat kombëtare, të pasqyronin fjalën dhe logorenë e vetmuar të tij, kundrejt mijëra protestuesve të varfër.

Isha mes tyre dhe e preka varfërinë tyre të dukshme, për të cilën ishin kryelartë.

Thjeshtësinë dhe mungesën e parfumeve të shtrenjta.

Mungesën e teshave të përzgjedhura në raftet firmato të dygjaneve vip!

Por lavdi Zotit, të shëndetshëm, pa viruse vesesh dhe pa kurvëri zakonesh.

Sigurisht nuk pashë askënd me kostume Brioni, as me çanta të mijëra eurshe, me diamante në gishta dhe me perla në qafë, si asambleistat dhe asambleistet e PS, që rreken më shumë se të përgatisisn teza apo zgjidhje, të marrin pjesë në garën e lluksit, të hapur nga Bariu i tyre, veshur e ngjeshur si bejlurcinë!

Por aty, në grupimin e zjarrtë të shoqërisë civile, kishte Jetë dhe kishte dëshirë për Sfidë! Një vrull romantik që buron si ujë i pastër, nga poshtë – lart, një buronjë e pandotur djemsh dhe vajzash, që u jepnin shpresë dhe kurajo njeri tjetrit, me tubimin e tyre. Një kurajo që ashtu e bashkuar dhe nevojtare, i kalontë kufinjtë e tyre dhe i jepte shpresë, Kurajos së Madhe, që kemi nevojë që të gjithë.

Për një Shqipëri ndryshe!

Të shkolluar jashtë apo në Shqipëri, nga provincat apo nga oksidenti, ishin ata, një zë herë i qartë, por edhe qarës, edhe lutës, edhe psherëtitës, edhe uluritës e opa një sintaksë të rregullt, të përmbytur nga emocionet.

Por në korin që krijonin, ata nuk ndjeheshin një Brez i Humbur apo një Brez i Shitur!

Të paktën në Betejën Ekstreme, për të shpëtuar Shqipërinë nga Bisha e tërbuar e Mafias së Plehrave, që kërkon të na shndërrojë të gjithëve në emigrantë!

Zërat e tyre të pastërvitur dhe jo profesioniste, kishin atë Dritë dhe atë sinqeritet, që kryeministri, nje imitues i vazhdueshëm i tyre, e ka humbur me kohë.

Ndërkohë shqiptarët, u detyruan të ndiqnin live Gënjeshtrën dhe jo të Vërtetën. Sepse fliste kryeministri, si një zhurmues dokrrash, që të mbulonte dhe të censuronte Protestën që kërkontë zbythjen e tij, nga ligji i Plehrave!

Por ata nuk do të dorëzohen, kjo dukej sot e sigurtë. Do t’më pëlqente sot të isha një reporter i thjeshtë dhe të raportoja nga Sheshi përpara Kryeministrisë, zërat dhe emocionet e tyre. Edhe te atyre zërave që nuk patën shansin të kapnin mikrofonat dhe lëngonin nga dhimbja e kësaj pabesie të qeverisë, që ndoshta dje, e kanë votuar.

Dhe ndër ato që nuk u dëgjuan nga censura, më së shumti qarkullonte shprehja: Mos e gëzofsh atë që do të fitosh nga Plehrat që do të mbysin Shqipërinë!

Rama, kujtoi se sot, i la pa zë, protestuesit që folën dhe u çorrën, përpara Kryeministrisë së zbrazur. Por në të vërtetë ka filluar kështu një lojë me zjarrin.

Bota ka parë shumë të fuqishëm të rremë, shumë më të fuqishëm se dënglaxhiu ynë i gjatë, që janë shkrirë si kollosë kripe apo si kukulla akulli, kur sfidojnë në palcë, popullin e tyre.

Popullin pa Brioni dhe pa stolisje diamanti.

Popullin me kurriz të përkulur dhe që mezi lidh dy fjalë, por që ka të qartë një Ide të vetme: dashurinë primitive apo të çartur për Jetën!

Dhe vetëdijen se kjo Jetë e dhënë nga Zoti, është e tyrja dhe jo e dikujt tjetër! Se ajo Jetë, është e vetmja pasuri që u ka mbetur, e që sot, kërcënohet nga Oligarkia e Helmit dhe plehrave, që janë përkohësisht në pushtet.

Kategori
Uncategorized

U nderua me medalje nga SHBA, kryetarja e AKIP: Do t’ia kthej Donald Lu-së.

lu-kati

Drejtuesja e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Kozara Kati, ka komentuar deklaratën e bërë mbrëmjen e djeshme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Duke shprehur kundërshtinë e saj për faktin se ambasada amerikane e konsideroi protestën si organizim të opozitës dhe jo të AKIP, Kati ka thënë se do të kërkojë takim me ambasadorin Donald Lu.

“Do kërkojmë takim dhe do i kthejmë pas dekoratën që na kanë dhënë”, tha Kati për Newsbomb.

Kozara Kati i referohet çmimit që paraardhësi i Lu, Aleksandër Arvizu i dha AKIP në vitin 2013, për kundërshtimin e të njëjtës çështje, atë të importit të plehrave.

“Më 31 korrik, Ambasadori Arvizu i dorëzoi Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), çmimin “Kampion i ACT Now!” për muajin korrik, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Ambasadën Amerikane. Ambasadori përgëzoi Aleancën për angazhimin e saj civil të mirëorganizuar, i cili mblodhi firmat e më shumë se 60,000 shqiptarëve në mbështetje të referendumit për të ndaluar importin e mbeturinave.  Referendumi i 23 dhjetorit do të jetë i pari referendum në historinë e Shqipërisë që është nisur nga qytetarët shqiptarë.  Udhëheqësit e grupit ishin prezent në Ambasadë për ceremoninë, gjatë së cilës falenderuan stafin e saj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aktiviteteve civile, të cilat ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane të publikuar tre vite më parë./Newsbomb.al

ambasadori-arvizu-300x201

Kategori
Uncategorized

Kjo është protestë qytetare dhe jo partiake zotërinj me syze miopësh.

protesta ok

 Qytetarët kanë dalë në rrugë sot duke protestuar kundër vendimit të qeverisë së Edi Ramës për të sjellë plehra në Shqipëri për ti ricikluar.

Mijëra prej tyre janë derdhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë protestuar kundër qeverisë dhe nismës së saj.

Ja ato më pikantet gjatë protestës së sotme.

parrullat (1)parrullat (2)parrullat (3)parrullat (4)parrullat (5)parrullat (6)parrullat (7)parrullat (8)parrullat (9)parrullat (10)parrullat (11)parrullat (12)parrullat (13)parrullat (14)parrullat (15)

Kategori
Uncategorized

Rilindje e (hiç) reformave.

Nga Albano Zhapaj

Tre vjet qeverisjeje janë një test më se i mjaftueshëm për të parë zbatimin e premtimeve, ecurinë e reformave, ndryshimet ekonomike e sociale, pritshmëritë e qytetarëve, dhe vizionin qeverisës të një mazhorance.  Sot më shumë se kurrë bilanci negativ i kësaj qeverie është më i prekshëm, më i dukshëm, dhe mungesa e vizionit për ngritjen e një mirëqenieje ekonomike e shoqërore, kanë bërë që shumë qytetarë të braktisin vendin e të kërkojnë tjetërkund të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre.

Po le t`i hyjmë një analize sintetike të atyre që mund t`i quajmë pa frikë hiç-reforma, të ndërmarra nga kjo qeveri.

Së pari, kjo mazhorancë pati premtuar shëndetësi falas, duke premtuar në fushatën elektorale të qershorit 2013, se do të ndërmerrte një reformë rrënjësore në shëndetësi.  Sot mbas tre vjetësh çdo qytetar shqiptar ka mundur ta ndjejë apo ta prekë personalisht ose nëpërmjet ndonjë të afërmi, funksionimin apo hiç-reformën e sistemit shëndetësor, ku: çmimet e shërbimeve janë rritur; ilaçet janë të skaduara dhe nuk e kryejnë efektin që duhet; aparaturat e ndryshme në spitale nuk funksionojnë edhe kur janë blerë të reja; radhët e pritjes për operacione të veçanta, nuk janë reduktuar; tenderat e mjekësisë i fitojnë kompani që krijohen pak ditë para tenderit; rreth 30 tendera i ka fituar kompania që para tre vjetësh, kishte ortak ministrin aktual të shëndetësisë;  tendera të tjerë i fitojnë kompani me prejardhje të dyshimtë, apo vetëm me një të punësuar; tendera të tjerë të shërbimeve spitalore i fitojnë kompani që skanë asnjë lidhje me shërbimet e higjienës, apo spitalore; etj.

S`ka pensionist apo të moshuar në Shqipëri që të mos i jetë dashur të ndërrojë farmaci, me shpresën se mos gjen ilaçe më të mira, ndërkohë që ata më fatlumët ua sjellin fëmijët emigrantë nga jashtë vendit.

Së dyti, kjo mazhorancë pati premtuar reformën energjetike, ku parësore do të ishte ulja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset, gjë të cilën kushdo që ka njohuritë më elementare të matematikës, e kuptoi se jo vetëm që nuk u realizuar, por u rrit dukshëm. S`ka familje sot në vend që të mund të mos shikojë ndryshimin në rritje që ka pësuar fatura mujore e energjisë. Me të ashtuquajturën fushatë kundra vjedhjes së energjisë, pamë se si shumë qytetarë u futën në burg, për shuma qesharake të mos pagesës së energjisë, familje pa të ardhura dhe  me asnjë të punësuar, ku kemi qenë edhe dëshmitarë në vetëflijimin e disa qytetarëve në qeli, apo në lidhjen e energjisë, për shkak se terri elektrik penalizonte dhe mjeronte më tej fëmijët e tyre. Sa e sa familje, lagje qytetesh apo edhe fshatra, kanë kaluar muaj e muaj pa drita, në pamundësi për ti paguar ato. Cila do të jetë e ardhmja e kësaj shoqërie, kur fëmijët e sotëm, qytetarë të nesërm, skanë drita as për të bërë detyrat e shkollës? Natyrisht që aspekti social as që i ka interesuar ndonjëherë kësaj qeverie.

Na u tha  nga kryeministri se vetëm në një vit, nga mospagesa e energjisë, humbnin aq para sa të ndërtoheshin x shkolla, y km rrugë, z çerdhe, etj, por kaluan 2 vjet, dhe skemi parë ende asnjë nga këto.

Së treti, kjo mazhorancë pati premtuar reformë në arsim, dhe ne e pamë se si degradoi maturën shtetërore, se si shkatërroi “Altertekstin” dhe e përqendroi shitjen e librave në shtëpitë botuese afër qeverisë. Pamë se si u hodhën në rrugë me qindra mësues, dhe në kundërshtim me ligjet e këtij vendi, organizoi “konkurset” e përqëndruara në Tiranë, ku dukshëm doli se u punësuan militantët, apo të rekomanduarit e deputetëve apo listave të partisë në çdo rreth. Pamë se si një arsim të lartë të inkuadruar sipas sistemit të Bolonjës, me autonomi dhe liri akademike të garantuar me ligj, e kthyen në një arsim klientelist, duke zbrazur auditorët e universiteteve publikë dhe duke mbushur auditorët e universitete private klienteliste edhe këto, ose në pronësi të ndonjë politikani a deputeti afër qeverisë.

Po shohim se si po mbeten pa shkollë fëmijët e familjeve të varfra dhe po shpërblehen me bursa studimi fëmijët e familjeve të pasura. Do të mjaftojë vetëm fillim viti akademik 2016-2017, që të tregojë se opozita e sotme ka pasur të drejtë, pasi studentët do paguajnë tarifa më të lartë dhe çmimet e shërbimeve universitare do të jenë edhe më të larta se tani. Do shikojmë se si xhepat e familjeve të varfra do të zbrazen plotësisht, dhe fëmijë të tjerë do ti braktisin studimet, pasi nuk do të mund të përballojnë dot shpenzimet.

Së katërti,  kjo mazhorancë pati premtuar reformë në sistemin e pensioneve dhe të ndihmave sociale, duke qarë e qorrovitur përpara popullit në zgjedhjet e qershorit 2013, se do ndërmerrte reforma në shërbim të qytetarit, do ulte moshën e pensioneve të minatorëve, do rriste pensionet e fshatit, etj, por nga e gjithë kjo, pamë se: u përjashtuan nga skema e ndihmës sociale dhe qindra familje, rrjedhojë e së cilës provokoi emigrimin në masë të fshatrave e familjeve të tëra, por pamë se u rrit mosha e pensionit në tërësi, dhe për minatorët as që u kujtua fare askush. Hiç-reforma e Ministrisë së Mirëqenies  Sociale, ka sjellë dëme të menjëhershme në popullatën në nevojë, përfituese të ndihmës sociale, por dëmet më të pariparueshme do ti sjellë për një periudhë kohore afat mesme dhe afat gjatë. Varfëria ekstreme dhe shtimi i fëmijëve lypsarë në çdo kryqëzim rruge, dallon ekstremist përditë e më shumë nga luksi i pritjeve qeveritare dhe i skenave shumë ngjyrëshe në të cilat reciton kreu i qeverisë.

Së pesti, reforma mjedisore nuk solli asgjë të veçantë, pamë dhe asistojmë përditë se si pyjet priten më shumë se më parë, se si u degraduan shërbimet pyjore në rrethe, se si u hoqën nga puna specialistët e pyjeve dhe u zëvendësuan me militantë partie, se si po vidhet dhe abuzohet përditë me burimet pyjore të këtij vendi.

Së gjashti, reforma territoriale, që u trumbetua si e suksesshme dhe më pranë nevojave të qytetarit, e cila do t`i sillte më shumë shërbime dhe me më shumë cilësi qytetarëve, nuk po funksionon. Vetë kryebashkiakët e majtë po ankohen për mungesë fondesh e investimesh. Pamë se si nuk ishin në gjendje qeveritë vendore, për të përballuar përmbytjet e fundit në qytetet e jugut, duke mos qenë në gjendje të ofrojnë as shërbimin më minimal për banorët në nevojë. Hiç-reforma territoriale zbulojë dobësinë e reagimit të strukturave të reja, aq sa për dy orë shi, shikojmë se si përmbyten rrugë e shtëpi të tëra, dhe e vetmja ndihmë që jep qeveria vendore, është ndonjë paralajmërim apo status në Facebook, nga ana e ndonjë hiç-kryebashkiaku, që lajmëron qytetarët të mos udhëtojnë, të mos dalin nga shtëpitë, apo të mos u afrohen lumenjve.

Së shtati, pamë e po shohim përditë se si e ashtuquajtura reformë në polici, konsistoi në pushimin nga puna të specialistëve dhe mbushjen e radhëve të policisë me militantë partiakë dhe me njerëz pa eksperiencë. Në dy vjet e gjysmë u shtua me rreth 1500 numri i punonjësve të policisë, dhe njëkohësish u rrit ndjeshëm krimi, mbjellja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, përfshirja e një numri të madh të rinjsh në përdorimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, vjedhjeve, grabitjeve me maska, që jo më shumë se 3 ditë larg, janë shfaqur përsëri në rrugët tona  nacionale. Hiç-reforma në polici ka sjellë si risi fshehjen e krimeve nga ana e policisë për të ulur artificialisht statistikat që zhysin policinë në bashkëpunim me krimin, për efekt të veprimit apo mos veprimit të saj.

Së teti, reforma në tatime e dogana, rezultoi një bllof i madh që mbuloi e kamufloi vjedhjet e pashembullta në tatime e dogana. Agjentët e Kurorës angleze, jo vetëm që nuk i mblodhën dot të ardhurat shtesë që kishte premtuar qeveria, por humbi të ardhura edhe nga ato që mblidheshin normalisht. Gropa në tatime është aq e thellë tashmë, sa as fushata e trumbetuar si e suksesshme, ajo e arrestimeve dhe gjobave për kuponin tatimor të palëshuar, nga ndonjë berber apo kamerier, nuk e mbulon dot paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e këtij sistemi. Hiç-reforma në tatime e dogana ka sjellë si pasojë mbylljen e qepenave, uljen ndjeshëm të numrit të të vetëpunësuarve, si dhe të ardhurat për buxhetin e shtetit.

Së nënti, në drejtësi, edhe pse u trumbetua me të madhe, edhe pse nxitet përditë nga ndërkombëtarët, deri më sot po rezulton ende hiç-reformë. Futja në parlament e njerëzve me rekorde kriminale është vepër që mban nënshkrimin e kësaj qeverie. Mos pranimi i hetimeve nga ekspertë ndërkombëtarë të aferave të CEZ është shenjë e qartë e përfshirjes së kësaj maxhorance në këto afera.

Së dhjeti, miratoi ligjin e helmit dhe të varrosjes përfundimtare të këtij kombi, ligjin e plehrave, gjë e cila do të mbushë vendin me aq ndotje, sa për një kohë afatmesme, do të ketë aq shumë ndotje, sa edhe uji aktual i Lumit të Lanës, do të na duket si “qumësht bio” në krahasim me lëngjet dhe helmet që do prodhojë nëntoka jonë. Hashashit si helm i mbjellë në çdo cep të vendit, spo i hyjmë sepse do kërkonte një shkrim më vete, sepse këtë helm ne më së shumti ua ekportojmë të tjerëve

Së fundmi, (por që s`do ishte e fundit) kjo qeveri s`ka kuptuar ende kuptimin e fjalës reformë, e cila në vetvete nënkupton dhënie të një forme të re një pjese të një sistemi të caktuar, një procesi, një fushe, apo një sektori, pra formë e re për të përmirësuar atë aktuale.

Qeveria aktuale e nënkupton reformën si fillim nga zero e çdo procesi jetësor, shoqëror apo ekonomik. Nuk funksionon kështu demokracia. Demokracia kërkon bashkëqeverisje me popullin dhe jo kundër popullit, kërkon njerëz të aftë e profesionistë dhe jo militantë dhe të paaftë. Thellimi i varfërisë, ushtrimi i presionit dhe frikës ndaj qytetarit, si dhe kufizimi i lirisë dhe i të drejtave të qytetarit, të çon drejt diktaturës dhe jo drejt ëndrrës evropiane, për të cilën lindi edhe kjo demokraci.

Kategori
Uncategorized

Ambasadori Lu hedh në erë investimin 100 vjeçar amerikan në Shqipëri.

andi bejtja - donald lu

Nga Andi Bejtja/

Sot, pas protestës të shoqërisë civile kundra ligjit të importit të mbetjeve, prita që Ambasada Amerikane në Tiranë, të kërkonte falje për deklaratën e djeshme, që qytetarët amerikanë duhet të kishin kujdes, edhe pse nuk kishin informacion, për një protestë të organizuar sipas saj nga opozita. Në deklaratë, (nuk gjej fjalë tjetër përveç një bashkimi leksikor italo-shqiptar), furbërisht ishte cilësuar – protestë kundra “mbetjeve të parrezikshme”-, refren ky i huazuar nga fjalimet e fundit të Kryeministrit. Nga kjo deklaratë, dhe me këtë ngarkesë e ngjyrë që iu dha, ashtu sikurse ndodh, më shumë u lëndua e u zemërua shoqëria civile, intelektualët, një pjesë e mirë e së cilës, mund të kishin duartrokitur dhe vetë Lu-në, kur mbante fjalime prej heroi komunist në prani të tyre për reformën në drejtësi. Kjo deklaratë irritoi më shumë, përveç shoqërisë civile dhe intelektualëve, dhe ato nëna me karrocë me fëmijë që ishin gati një e treta e protestuesve sot. Ndaj, kjo deklaratë sot më shumë se Opozitën, liderët e ndryshëm politikë, apo këdo tjetër, goditi vetë shqiptarët, shqiptarët e thjeshtë, shqiptarët e ndërgjegjshëm, ndaj me plot gojën mund të thuhet se kjo ishte një deklaratë antishqiptare, që as Ambasada Kineze kur Kina Popullore u prish me Shqipërinë komuniste nuk e ka bërë.

Kjo nuk ishte nje deklaratë vetëm kundër shqiptarëve, por dhe një deklaratë kundër vetë Amerikës, politikave të saj, filozofisë së saj, jo një, dy apo dhjetë vjeçare, po kundra një politike të ngritur e të stabilizuar prej 100 vjetësh. Të gjithë e kujtojmë vizitën e fundit të Xhon Kerrit në Shqipëri. E dinim që vinte për të zgjidhur problemin e muxhahedinëve, e pamë që nuk takoi dhe shumë liderë të tjerë që edhe mund t’i takonte edhe mund mos t’i takonte, por nuk harroi të takonte dhe dëgjonte më shumë se këdo shoqërinë civile shqiptare, atë shoqëri që, me të mirat dhe të këqijat e veta, institucionet demokratike amerikane e kanë financuar më shumë se dhe vetë Brukseli dhe në terma financiarë. Takimit të Kerrit me shoqërinë civile jo pa qëllim iu kushtua më shumë se një orë, minutash më i madh se me çdo lider politik. Mesazhi ishte i qartë: Uashingtoni me Tiranën nuk ka thjesht dhe vetëm hallin e muxhahedinëve, por dhe të demokracisë, institucioneve demokratike të saj. Më kujtohet një gazetare që doli nga takimi me Kerrin e cila tha se Kerry nuk përtoi të dëgjonte deri në fund çdo problem tonin. Dhe mesazhi nga vetë goja e Kerrit ishte kuptimplotë: Korrupsioni nuk luftohet vetëm nga politika. Ndërsa sot, ku jemi sot pas mesazhit “furbo” që dha dje Ambasada e Lu-së?. Kanë mbetur vetëm muxhahedinët, të tjerat u shumëzuan me zero madje dhe më keq. U shumëzua me zero jo vetëm kjo vizitë por edhe gjithë investimet amerikane në lekë për shoqërinë civile shqiptare. Ndaj, deklarata e djeshme e Ambasadës së Lu-së, nuk ishte vetëm një deklaratë antishqiptare, por dhe një deklaratë, antiamerikane.

Kam jetuar në Amerikë, kam udhëtuar shpesh, kam miq zyrtarë të rëndësishëm e të parëndësishëm, kam intervistuar kokë më kokë dhe Presidentin Bush dhe cila është gjëja më e çmuar për ta? Qeveri pro Amerikane me hir me pahir mund të gjesh me shumicë, por popuj pro amerikan dhe sidomos në këto dy dekada është vështirë të gjesh. Kjo deklaratë ishte minim dhe i kësaj gjëje të çmuar të rrallë, që ka mbi një shekull që ndërtohet mbi realitete pozitive, pse jo dhe mbi bestytni positive.

Në gjithë këtë background, përveç të tjerave, indirekt kjo është dhe një thikë për fëmijën më të pafajshëm që po lind në Shqipëri, që dhe pse LU do dëshironte të lindte pa konsensus, fatmirësisht, lindi me konsensus 140: reformën në drejtësi. Kushdo pas deklaratës së djeshme të Ambasadës së Lu-së ka të drejtë të paragjykojë më shumë se ndoshta çfarë ka paragjykuar të gjithë lëvizjet e Lu-së dhe Vllahutin.

Shkurt dhe shqip, fatkeqësisht dje u vërtetua se në Tiranë nuk ka më Ambasadë Amerikane po thjesht Ambasada Lu. Realisht dhe faktikisht, dy palët me te cilat Lu është për momentin në konflikt janë shoqëria civile shqiptare dhe opozita shqiptare, dy mekanizmat bazë të funksionimit të demokracisë. Jo pak herë, miku im Fatos Lubonja më ka ngritur shqetësimin se ç’duhet të bëjë shoqëria civile, opozita, intelektualët e këtij vendi kur po duket qartë se si Lu ashtu edhe Ambasadorja Vllahutin e kanë selinë te salla luleve në Kryeministri!? Është një situatë delikate jo vetëm për demokracinë tonë, por edhe për vetë Amerikën, ku lehtësisht ajo për shkak të këtyre veprimeve të Ambasadës Lu, mund të humbasë padrejtësisht dashurinë e një populli që e do verbërisht. Ka vetëm një rrugë: të rilexojmë dhe një herë fije për pe’ mesazhet e Xhon Kerrit, dhe me këto mesazhe në dorë dhe në zemër të shpëtojmë demokracinë tonë dhe t’i rikthejmë Ambasadës Amerikane mbiemrin dhe dinjitetin që meriton