PAMECA IV ne sherbim Ministrit Tahiri, jo te misionit saj. Ismail Elezi/ish drejtor i antikrimit ekonomik.
Shogata e Punonjesve te Policisé né Lirim 2013 u njoh nga mediat me qendrimin e misionit policor tè Bashkimit Europian, PAMECA IV né lidhje me disa ceshtje te rendesishme qe jane ne proces hetimi nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe subjekt i vendimeve te gjykatave. PAMECA IV ka reaguar ndaj disa dosjeve hetimore me sensibilitet te larte per opinionin publik per shkak ngarkesave te medha kriminale té autoreve do te ishte mirepritur ky reagim i Misionit PAMECA IV nese do te inkurajohej per te goditur krimin e organizuar.
Ne té vertete ajo qe ne konstatojme fatkeqesisht eshte dalja e Misionit PAMECA IV jashte objektit te punes duke u bere pjese e lojes politike te Ministrit te Brendshem, i cili njihet per lidhjet e shumta me boten e krimit dhe ne vecanti me keta persona qe jane objekt i hetimit nga Drejtésia. Ky Mision ka heshtur ndaj emerimeve te hapura ne kundershtim me ligjin brenda organizates se policisé edhe kur jane provuar lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Ky Mision nuk ka reaguar mbi paligishmerite e Ministrit te Brendshem qe kane shoqeruar ne vazhdimesi punen e tij ne kete detyre duke politizuar dhe inkriminuar Organizaten e Policise.
Nuk ka asnje reagim zyrtar nga ana e tyre per situaten tejet shqetesuese te kultivimit dhe trafikimit té lendéve narkotike si dhe perfshirjen e Ministrit dhe Drejtuesve Larte te Policise ne kete aktivitet kriminial.
Ky Mision, fatkeqesisht konstatohet se po devijon nga pritshmerite qe qytetaret shgiptare kane pasur ndaj tij, por edhe takspaguesit europiane, qe nuk do té donin qe taksat e tyre te shperdoroheshin. Ata presin qe Pameca IV té jeté garante e ligjit, dhe jo mbrojtése e paligJshmerise.
“SHPPL-2013” njeh dhe vlereson te gjithe kontributin e ketyre misioneve ne vite per ngritjen e profesionalizmit te organizates se policise dhe forcimin e kapaciteteve te saj. “SHPPL-2013” eshte ne mbeshtetje te cdo anetari té organizates se policise qe i sherben ligjit dhe sigurise ne vend dhe cdo misioni qe kontribuon ne kete drejtim