Kategori
Uncategorized

Nisin spastrimet e të ashtu-quajturëve ‘Gylenistë’ tek korporatat turke në vendin tonë.

Lista e përfolur anti-gyleniste ka filluar të gjejë zbatim fillimisht tek kompanitë shqiptare me aksionerë turq.

 

Banka Kombëtare Tregtare ka qënë e para që ka nisur procedurat e shkarkimit apo të ashtëquajturat kërkesa për dorëheqje ndaj punonëjsve të saj, të cilët mëkatin e vetëm kanë faktin se kanë studiuar në Turqi pranë institucioneve arsimore të themeluara nga Fetullah Gylen. Edhe Albtelekom ka nisur këto procedura për personelin e tij që gjëndet në listën e ambasadës turke. Lista pretendohet të ketë me qindra nënpunës shqiptarë të punësuar si në administratën publike edhe atë jo publike.

 

Nga pikpamja juridike dëshmohet qartë se kompanitë turke janë përfshirë në aktivitete të paligjshme duke marrë orientime që nuk bazohen në respektimin e legjislacionit të punësimit shqiptar, por direktivave politike të një vendi të huaj. Duke marrë në konsideratë domeinin e pranisë së investimeve turke në sektorët strategjik të vendit tonë, kjo influencë Erdoganistë, në këto moment, është tregues i cënimit të sigurisë kombëtare.
Ajo që bie në sy është heshtja e ‘arkadashit shqiptar’ të kryeministrit turk, Edi Ramës, i cili është gati të blihet. Në vizitën e fundit në Shqipëri, Erdogan premtoi publikisht se do të zëvëndësonte investimet e Gylenistëve me atë të njerëzve të tij, madje premtoi edhe financimin e ndërtimit të godinës së parlamentit të ri shqiptar. Dhe kur flitet për para, Kryeministri shqiptar ka dëshmuar se ka aftësi të zhvilluara sipërmarrjeje.
Aktualisht Shqipëria nuk ka shpallur terroristë organizatën FETO, të Fetullah Gylenit, ndërkohë që proceset gjyqësore në Turqi ende nuk kanë një përcaktim ligjor të kësaj shoqate si organiozatë terroriste, përvec deklarimit politik nga qeveria e Turqisë. SHBA-ja nuk ka vendosur në listën e zezë apo OKB nuk ka shpallur një organizatë të tillë si organizatë kriminale apo terroriste, dhe nuk kanë nxituar të deportojnë Fetullah Gylenin në Turqi pas akuzave dhe kërkesave zyrtare të Ankarasë për ekstradim për komplotin ndaj grushtit të shtetit të muajit Gusht.
boomalbania@gmail.com

Lini një koment