Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Roland Luçi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nuk ka kursyer kritikat kundër Kosovës dhe shfaqjes që ajo dhuroi në Shkodër.
I përqendruar jo shumë te rezultati, aq sa të shfaqja e ndasisë mes Shqipërisë dhe Kosovës që ajo trumbetoi, Luçi paralajmëron se kjo situatë po afron gjithnjë e më shumë idenë që tani “jemi dy”.

Komenti i plotë i Roland Luçit
Kosovë po të jetë realiteti ai që pamë mbrëmë në Shkodër, e gezofsh etninë tënde, etninë kosovare!
Një stadium i huaj diku në mes të Europës vlonte nga flamujt shqiptar, ishte i mbushur me shqiptarë kuqezinj, po me shqiptarë të vertetë, shqiptarë etnikë të Dardanisë dhe Shqiperisë. Ishte kënaqesi dhe ndiheshe krenar të shihje pamjet e detit kuqezi që vinin nga Lihtenshtajni, pamje që fshikullonin përkrahesit e “dy kombëtareve shqiptare” dhe pamje që manifestonin idenë dhe realitetin e ekzistencës së një kombëtareje të nje kombi.
Ndërkohë ne Shkodër, në zemër të Shqiperisë:
U paralajmërua, u manifestua në Finlandë para pak javësh, iu bë thirrje kosovarëve nga federata dhe trajneri i ekipit të tyre “reprezentues”, por që të shkonte puna deri këtu nuk e imagjinoja.
Ishte nje rast ideal që nëpermjet këtij tubimi dhjetramijësh në një eveniment emocional që si gjithmonë në raste të tilla kalon shumë çaqet sportive, t’i jepej politikës pasive në të dy anët e kufirit një shuplakë e ashpër popullore duke treguar se jemi një komb, kemi të njëjten histori, kulturë, gjuhë, heronj dhe ideale. Ishte nje rast i shkelqyer ku të shprehej spontanisht në formë referendare ideja e bashkimit, e të qenit një komb.
Por nuk qenka e thënë. Atmosferë festive në Shkodër me këngë e valle që interpretoheshin nga tifozët kroate një pjesë e të cilëve me plisa në kokë e të veshur kuqezi, por dhe nga kosovarë ironikisht të mbështjellë jo më me flamurin tonë kombëtar, por me flamurin e tyre blu me gjashtë yjet që simbolizojnë nën-etnitë e tashme etnisë kosovare. Pakkush në rrugët e Shkodres guxoi te vishej kuqezi nga ata, te merrte një flamur kombëtar shqiptar në stadium ku do të valevitej ideja dhe synimi i bashkimit kombetar i aspiruar ne shekuj dhe asnjëherë i realizuar.
Dhe me sa duket nuk do të realizohet kurrë. Këtë nuk është se e pengon faktori ndërkombetar, Amerika, BE apo UEFA. Po, po, justifikimi i neveritshëm hipokrit ishte se të mbash flamur shqiptar e të vishesh kuqezi në mes të Shqiperisë e ndaloka FIFA dhe UEFA!!! Fakt eshte qe kete nuk e duan jo vetem klasat politike ne te dy shtetet e pavaruara (nga njeri-tjetri) Shqiperi dhe Kosove, jo vetem bushale-halilmatoshet dhe klanet e tyre politikberese. Kete nuk e duan tashme as nje mase e gjere e fjetur kosovare.
Shembulli i Shkodres eshte nje shembull i qarte, por jo nje skandal: Thjesht shumica kosovare qysh prej tash jane tamam kosovare. Çdo gje tjeter eshte hipokrizi, hipokrizi frikacake se i paska penguar dikur Ahtisari te kerkonin bashkimin dje dhe sot UEFA te veshin nje bluze te kuqe e te merrnin me vehte ne xhep nje flamur kuqezi, simbolika e te cilit eshte lene ne hije nga ky bluverdhi i etnive te vellazeruara te Kosoves…
Ne Shkoder ishin shume kosovare, me shume se shqiptare etnike nga trojet shqiptare te Dardanise qe ishin ne Lihtenshtajn. Ishte nje tregues spontan i çarjes ndershqiptare, tregues i realitetit kosovaro-shqiptar ne shtetin me emer serb te Kosoves ku shumica e atjeshme duket se po pajtohet me idene e te qenit më vehte, e te qenit te pavarur kryesisht nga Shqiperia, nga kultura, historia dhe etniteti shqiptar duke ledhatuar vehten mashtrueshem me idene e kosovarit, te kosovarit etnik.
Dhe kjo shumice duket se po fiton gjithjë e me shume terren.Vetem se përveç kërkesave për heqjen e busteve të Skënderbeut nga sheshet publike, do tu duhet te shkruajnë një copë histori që të mund tu rezistojnë fqinjëve të tyre orekspangopur veriore, që të argumentojne se janë etni historikisht në trojet e tyre, në trojet e tyre me toponim serb, në Kosovë.
Dhe po të jetë kështu dhe nuk ka një reflektim radikal ndaj tendencave centrifugale, nuk më mbetet tjetër vetëm se të uroj:
Kosovë e gezofsh shtetin tënd, hymnin, flamurin dhe etninë tënde!