Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ministri më i akuzuar për lidhje me krimin, sipas Partisë Demokratike. Ai është akuzuar për lidhje me trafikatë droge, për mbështetje të grupeve të krimit të organizuar, përdorim të policisë së shtetit për interesa dhe hakmarrje personale, për krijimin e mundësive të arratisjes vrasësve të policëve, për vënie nën përgjim të kundërshtarëve politikë dhe krerëve më të lartë të institucioneve shtetërore, për kanosje gjyqtarësh, presion ndaj mediave, për ndikim të emërimeve të personave me të shkuar kriminale dhe të militantëve në radhët e policisë së shtetit.
Më poshtë keni 9 akuzat për të cilat:
Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga ai atentat, policia e Tahirit nuk ka lëvizur as gishtin për të zbuluar autorët.
1-Në fillim të shtatorit 2015, ish –shefi i antidrogës, Dritan Zagani, e akuzoi publikisht Saimir Tahirin se u kishte dhënë tre vëllezërve Habilaj në Vlorë, me të cilët kishte lidhje farefisnore, makinën private me të cilën kryenin trafik dtroge, madje duke kaluar nëpër dogana pa u regjistruar. Zagani i cili aktualisht gjendet në Zvicër si azilant politik deklaronte në një intervistë të bllokuar më pas në News 24 nga kryeministri dhe vetë Tahiri, se vëllezërit që janë ende të lirë ishin kontingjent i trafikut të drogës që kur ai punonte në Vlorë, vite më përpara.
“Tre vëllezërit kushërinj të Tahirit përdorin edhe një gomone që ishte përdorur më parë nga ministri Tahiri, kur ishte deputet në opozitë. Me gomonen dhe makinën e tij”, deklaroi atëherë ish –shefi i antidrogës së Fierit.
Saimir Tahiri e mohoi fillimisht që makina e tij private të ishte përdorur nga vëllezërit Habilaj. Madje edhe njohjen me ta. Por pas publikimit të disa dokumenteve nga Partia Demokratike u detyrua ta pranojë pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi.
“Makina ime është shitur. Në sistem është në emrin tim dhe ua shpjegoj unë pse. Përmbarimi më ka bllokuar. Shitja e makinës është në deklaratën e pasurisë…” dhe pastaj “fajin e ka Saliu” etj, etj.
Pas operacionit të fundit në Vlorë ku u kapën 23 tonë kanabis gati për shitje dhe mijëra bimë të mbjella dhe proces tharje, burime të besueshme të prokurorisë dhe brenda policisë së Vlorës, thonë se janë pikërisht vëllezërit BALILAJ, kushërinj të Tahirit.
2-Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, vetëm disa javë më parë gjatë një seance parlamentare, deklaroi se mafia e narko-trafikut, po mbjell në Shqipëri një kultivar të ri të kanabisit, i cili piqet brenda 45 ditëve dhe mund të japë deri tre prodhime në vit.
I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Brendshëm, i cili jo vetëm e mohoi këtë fakt por edhe vazhdoi me kundërakuzat e tij se opozita dhe një pjesë e mediave kanë si qëllim të vetëm të bëjnë pis punën e policisë.
Më datë 7 tetor, e premte, gjatë leximit të raportit vjetor të policisë në bashkëpunim me partnerët italianë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako deklaroi për herë të pare, për ekzistencën dhe mbjelljen në masë të këtij lloji të ri kanabisi, të cilin shefi i tij e mohoi.
3-Ndaj Saimit Tahirit rëndon një tjetër akuzë e fortë. Opozita thotë se ai ka realizuar marrëveshje me narkotrafikantët duke u paguar prej tyre, deri në 30 % të fitimit. Ai akuzohet gjithashtu se në zonat më problematike përsa i përket kultivimit të kanabisit ka emëruar drejtues policie të lidhur me narkotrafikantët dhe se dekonspirojnë hetimet e prokurorisë.
Tahiri ka mohuar me këmbëngulje raportin sekret të përpiluar nga Shërbimi Informativ dhe homologët e huaj të tij, i cili përcakton zonat e kultivimit dhe krerët e policisë që bashkëpunojnë me trafikantët.
Por çdo ditë të dhënat e këtij raporti po vërtetohen pas operacioneve të prokurorisë e cila e ka marrë atë seriozisht. Ishmi, Vlora, Mati, Dukagjini et,j janë pjesë e informacioneve që gjenden në këtë raport të cilin Tahiri e cilëson shpikje të medieve të inkriminuara.
4-Më herët opozita e ka akuzuar me fakte ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhje të drejtpërdrejtë me një nga të akuzuarit nga prokuroria si eksponent kryesor i krimit në vend, Emiljano Shullazin.
Edhe për këtë rast Saimir Tahiri i ka mohuar akuzat. Shullazi është ndaluar disa herë nga policia në kohën e Tahirit ministër, madje edhe në raste flagrante, por gjithmonë është liruar për “mungesë faktesh”.
Por kur Emiljano Shullazi pas denoncimit të Berishës u shoqërua për akuzën e kërcënimit të rektorit Mynir Koni, policia “me urdhër nga lart” refuzoi të ekzekutonte urdhër – ndalimin, madje i kishte dhënë atij garanci, se nuk do të arrestohej. Arrestimi i tij u krye vetëm pasi në mesnatë, Prokurori i Përgjithshëm thirri në zyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe atë të Tiranës, Ervin Hodaj të cilëve ju tregua vendimi i gjykatës dhe ju bë e qartë, se po shkelnin rëndë ligjin dhe do të mbanin përgjegjësi.
Nëse nuk do të ishte këmbëngulja e prokurorisë dhe futja në “lojë” e vetë Prokurorit të Përgjithshëm, për Saimir Tahirin, Emiliano Shullazi do të ishte ende i lirë. Gjithsesi ai e ka marrë ndihmën nga policia pasi dosjen që ka dorëzuar në prokurori për atë, e ka gati të bardhë.
5-Më 10 shkurt të vitit 2015, farmacisë së babait të ministrit të Brendshëm, përballë hyrjes së pasme të QSUT –së, iu vu tritol. Policia e Shtetit shpalli në kërkim si organizator Vladimir Gjutën dhe disa të afërm të tij. Gjutaj ishte përplasur më parë me policinë dhe kjo përplasje dyshohet se vinte nga një mosmarrëveshje mes tij dhe Saimir Tahirit.
Në arrati, Vladimir Gjuta do t’i dërgonte një sms ministrit të Brendshëm për t’i kërkuar të mos merrej me familjen e tij, sepse ajo s’kishte lidhje me tritolin. Disa muaj pasi u arrestua në tunelin e Thirrës, Gjuta u lirua nga burgu sepse Saimir Tahiri i tërhoqi akuzat.
Nëse nuk janë të vërteta akuzat se Tahiri ka bërë një marrëveshje me Gjutën, atëherë kush janë autorët e atyre akteve të rënda me tritol që tronditën gjithë vendin? Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk po kryen asnjë hetim për të gjetur autorët që i rrezikuan familjen me eksploziv
6-Një ngjarje e rëndë ndodhi në 26 qershor të vitit 2014. Në mes të ditës në qendër të Tiranës, pranë zyrës së tij u ekzekutua një nga bankierët më të rëndësishëm në vend, njëkohësisht pronar mediesh, Artan Santo.
Saimir Tahiri pranoi edhe vetë më pas gjatë muajve shtator-tetor, se ka patur dy takime me të dyshuarin kryesor për një kohë të gjatë si vrasës i bankierit Artan Santo. Ai ishte një personazh i njohur për policinë, Durim Bami të cilin ministër e takoi dy herë, në zyrë dhe në vilën qeveritare në Durrës.
Në praninë e deputetit Tom Doshit, Durim Bami i kishte pohuar se ishte paguar për të vrarë atë dhe deputetin e PD, Mhill Fufi si dhe faktin, se porositësi ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Saimir Tahiri, nuk e denoncoi asnjëherë këtë rast flagrant në prokurori. Bëhet fjalë për takime mes një ministri të Brendshëm dhe një vrasësi me pagesë, (pavarësisht në tentativë) siç pranoi vetë Bami.
Çështja e vrasjes së bankierit Santo edhe pas më shumë se 2 vitesh, jo vetëm nuk është zbardhur nga policia por përkundrazi ka të dhëna se autori është ekzekutuar me dijeni të policisë (deklaratë e gazetarit Artan Hoxha në “Opinion”)
7-Një skandal i paprecedent përfshiu policinë e shtetit dhe Ministrinë e Brendshme pas një informacioni të dhënë nga SHISH se në mars të vitit 2016, një pajisje përgjuese ishte futur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Pajisja ishte e misionit Interforce, por nga SHISH pati dyshime se ajo ishte përdorur për të përgjuar drejtues të lartë të shtetit dhe kundështarë politikë të Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit. Mes tyre edhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, fakt që tregon edhe marrëdhëniet e acaruara mes tij dhe ministrit Tahiri.
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Tiranës vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon dhe vendosi në arrest shtëpie dy drejtues të policisë që e kishin përdorur pajisjen.
Saimir Tahiri jo vetëm nuk e njohu këtë vendim, por nisi një fushatë sulmesh të paprecedent kundër gjyqtarit që firmosi vendimin. Arjan Aliaj, i cili u linçua publikisht dhe personalisht nga Tahiri.
Skandali i përgjimeve është ende në proces, por pas miratimit të Reformës në Drejtësi, pritet që çështja të pushojë dhe publiku kurrë nuk ka për ta mësuar se kë përgjonte Tahiri për interesa politike.
8-Në tetor të vitit 2014 gjatë një operacion antidrogë italo – shqiptar, ish-deputeti Mark Froku u kap duke fshehur në makinën e tij të shumërkërkuarin Bardhok Pllana. Ai nuk ju ishte bindur udhërit të patrullës gjatë operacionit dhe u lirua pas një telefonate “nga lartë”. Në media u tha se ky urhër kishte shkuar nga vetë Tahiri. Për këtë ishte vënë në dijeni edhe drejtori i përgjithshëm dhe me gjasë Saimir Tahiri.
Në të njëjtën linjë ministri u akuzua nga opozita pak kohë më pas se mundësoi largimin jashtë vendit të vëllait të deputetit Mark Frroku, Arben Frrokut I cili ishte I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamajt. Media dhe opozita thanë atëherë se sistemi TIMS nuk punoi në kohën kur kaloi Frroku në kufirin me Malin e Zi.
Pasi Arben Frokaj u kap nga policia hollandeze, u zbulua se ai nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Pse, me urdhër të kujt?
9-Në muajin maj të këtij viti bëri bujë të madhe zbulimi I një organizate shqiptare narko-trafiku që furnizonte gjithë Europën me kokainë. Në krye të sajë ishte drejtori I Transporteve në Sarandë Klemend Balili, i cilësuar nga mediat ndërkombëtare si “Eskobari I Ballkanit”.
Pavarësisht se për kapjen e tij ishte e interesuar vetë DEA amerikane dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga policia greke, Balili u la I qetë disa ditë në Shqipëri derisa morri masat të zhdukej. Ka akuza se ai është parë I qetë dhe nën shoqërinë e eksponentëve të PS-së dhe policisë kohët e fundit në Sarandë.