Kategori
Uncategorized

Muzaka që i shpëtoi jetën Perandorit Aleks Komneni.

muzaka

Altin Kocaqi

Përmendja e emrit të Muzakës, si njeri i besuar i Autokratorit Aleks Komneni, ka shumë rëndësi nga ana historike pasi familjet e njohura shqiptare dalin nga errësira mesjetare edhe shfaqen në pozita komanduese të Perandoris Romake të Lindjes.

Muzakajt janë paraardhesit e familjes së Arianiteve nga të cilët rrjedh  edhe Donika,  gruaja e Gjergj Kastriotit. Përmendja për herë të parë e emrit të Muzakajve njihet nga Ana Komneni, vajza e perandorit të bizantit  Aleks Komneni. Është koha kur ende shqiptarët përfaqesohen edhe me emrin ‘ilirë’ edhe me emrin ‘arbër’ si edhe me emrin ‘albanë’.

Është për tua ardhur keq që Ana Komenena nuk na jep me shumë detaje për Muzakën. Ajo e tregon atë si një nga trimat e besuar të  autokratorit Aleks Komneni por nuk na jep me shumë të dhëna se cili ishte, ç fuksione kishte edhe nga ishte?

Në rastin në fjalë një nga komandantet më të mëdhenjë të ushtrisë bizantine, Niqifor Diogjeni, po pregatitej të vriste perandorin Aleks Komneni. Muzaka e arreston edhe duke e hetuar i zbulon kompllotin.

Në vazhdim shijojeni për herë të parë në shqip pjesën trimëris së Muzakës nga libri ‘Aleksiada’ i Ana Komnenës, përkthyer nga unë për lexuesit tanë.

   ‘’Autokratori dërgon të thërrasin Muzaqin. Si erdhi Muzaqi ai e porositi   të marri  me vete disa të armatosur e të shkoi të arrestoi Diogjenin,komandantin e ushtrisë, brënda në çadrën e tij edhe ta mbajë nën kontroll në çadrën e vetë por pa e lidhur e pa u sjell keq me të. Muzaqi e zbatoi menjëherë urdhërin: e mori Diogjenin me vete edhe e solli në çadrën e vetë. Diogjeni jo vetëm që nuk tërhiqej para këshillave edhe lutjeve, që po i jepte Muzaqi gjatë gjithë natës, por filloi të sillej me tërbim. Muzaqi u zemërua edhe vendosi të bëjë diçka më shumë se sa ajo që ishte urdhëruar: filloi ta hetojë Diogjenin. Nuk kishte filluar ende mirë hetimi edhe Diogjeni nuk i duroi as goditjet e para  edhe e siguroi Muzaqin se ishte i gatshëm të tregnte gjithëçka. Menjëherë Muzaqi e liroi edhe thirri një shkruajtës të vij me pajisjet e veta.. Diogjeni tregoi gjithëçka pa e fshehur edhe planin për vrasjen Autokratorit.Në mëngjes Muzaqi mori letrat me thëniet e Diogjenit edhe ia dha mbretit.

Lini një koment