Kategori
Uncategorized

Kryeshefi flet me fantazmën e Ardian Klausit dhe qan.

Kryeshefi flet me fantazmën e Ardian Klausit dhe qan

Kryeshefi u shtri të flerë, mbuluar nga djersët. Kishte marrë vetëm 63 vota në Parlament dhe kishte patur shumë dezertime dhe sharje pafund. Një fitore e kushtueshme dhe e shtrenjtë, shumë e shtrenjtë. Por Xhejmsi dhe Hansi duheshin kënaqur. Duheshin hequr qafe nga Gjermania disa mijëra ton mbetje toksike dhe disa mijëra të tjera nga një shtet i vogël anglishtfolës, ku flenë të qeta llogaritë e mëdha bankare.

–        – Duhej bërë! Duhej bërë! Edhe çudia më e madhe tre ditë vazhdon! Shqiptarë hesapi, marrin flakë si kashta, po  te kashta mbetën or burrë! A talli bythën Enver baba 45 vjet me këta loqe kandari dhe ulurinin e qanin kur vdiq?! Dhe ta mendosh se këta loqet sot kanë edhe shumë të drejta! Shkruajnë emrin tim nëpër kazane plehrash! Ndërsa muret e haleve të Fb dhe Portaleve, dhjesin përditë fjalë muti kundër meje dhe asgjë su ndodh! A nuk është kjo demokraci? – psherëtiu gjatë Kryeshefi.

Jastëku ju duk i fortë. Shtrati i shtonte dhimbjet e mesit dhe e kapën ca mankthe dhe dyshime. Sepse si kishte gënjyer atë ditë në Parlament, nuk kishte bërë vaki kurrë. Nuk kishte bërë vaki kurrë që ti thoshte të bardhës të zezë dhe të zezës të bardhë si me 22 shtator. Ishte ora 2 e natës dhe nuk kishte se kë të zgjonte me ndonjë cërre teli. Dhe vendosi të numërojë deri në 100 sikur ishte i vogël dhe ta zinte gjumi. Vendosi të zhytej në imazhet e parapëlqyera të paragjumit.

Një rrugë e gjerë mes pallatesh të larta, në ballkonet e të cilave kishte dalë populli. Trotuaret ishin dëng me njerëz të gëzuar dhe të përmbytur nga buqetat e luleve. Miliarda petale rozë dhe të kuqe, trëndafilash erëmirë, derdheshin në ajër dhe binin lehtë e me gëzim nga ballkonet e larta në drejtim të tij. Ay, hypur në një limuzinë të madhe dhe të hapur, rrinte në këmbë, më i gjatë se kurrë, veshur me një frak ngjyrë blu të thellë dhe hapte krahët në një përqafim ajror, sikur përqafontë të gjithë Universin që thërriste në orgazëm emrin e tij…

–         – 77, 78, 79… – vijonte ndërkohë me mendje numërimin gjumëndjellës. Dhe gjumi erdhi, në majë të gishtave dhe e zuri pa kuptuar, në krahët e veta të lehta dhe shplodhëse.

Mirëpo nëpër gjumë, dëgjojë disa zëra të thellë dhe që vinin nga brendësia e një shpelle që se kishte parë kurrë, një mori hijesh u afruan te kryet e shtratit të tij dhe në krye të tyre qëndronte Ardian Klausi.

Ai kishte hedhur krahëve një pelerinë të zezë. Fytyrën e kishte shumë të trishtuar.

–         -Pse e bëre këtë? Edhe Plehrat të mungonin? Çfarë ka mbetur nga miqësia jonë e dikurshme? Kishim vizione, kishim plane, kishim ëndra… si mundesh ti, ti tradhëtosh të gjitha, njerën pas tjetrës? – tha me zë qortues Klausi.

–         – Ishim utopikë atëhere o Dane? Ishim budallenj! Nuk e njihnim shtetin, nuk e njihnim Kupolën e Padukshme që drejton padukshmërisht gjithshka! Të gjithë kujtojnë se unë jam një Gjeneral i Madh, por në të vërtetë jam thjesht një ushtar me tesha Gjenerali! Më beso! Më urdhëruan! – foli Kryeshefi dhe disa pika lot i rrodhën faqeve të vyshkura nga koha.

–         – Ti po qan, dhe po ndërkohë po bëhesh gati ti futësh në bark helmin kësaj toke? Do mbjellësh me helm dhe radioaktivitet vrasës, nëntokën e shqiptarëve? Të cilët do ta gjejnë helmin te qumështi i fëmijëve, te uji i lumit dhe i përrenjve, te ajri që do të thithin, te akullorja që do të lëpijnë, te pemët që do bartin helmin nga rrënjët në trung, nga trungu në degë dhe në frutat e camarrokëve? Mua më braktise plot herë! Mua më le në dëshpërim si një qyqan! Dhe tani shiko ku jam! As në qiell dhe as në tokë! Po ti? Ti ku je? Çfarë ishte kjo që bëre? Kanabisin ta fal, zgjidh ca halle dhe krijon mijëra të tjera, po Shqipëria e varfër është, do mbijetojë! Po helmet e Hansit dhe Xhejmsit si pranove?! Turp! Turp për ty! – mallkoi me afsh Klausi dhe u largua drejt hijeve, prej nga erdhi.

Kryeshefi notonte në djersë dhe u zgjua. Kishte gdhirë. U fut në dush, por fjalët e Danes nuk i laheshin dot nga qënia. Ishin kaq pranë të vërtetës sa që dukej sikur i kish dëgjuar në të vërtetë. Fugsi i Vogël e priste i pastër, i qërruar dhe enigmatik në paradhomë të zyrës.

–        –  Si janë punët? Çfarë reagimesh ka? – e pyeti Kryeshefi.

–        – Më keq nuk kemi qenë asnjëherë Shef! Po ngrihet një frymë kundra! Ai kryeplera e 360gradës dhe ca të tjerë, kanë eksituar dhe vënë në sedër edhe këta tanët. Jemi shumë vetëm! Mediatikisht e kam fjalën! – raportoi Fugsi i Vogël.

–          Mua më thua? Isha në ferr mbrëmë! Por kjo më bën më të fortë më beso! Si thotë fjala: “Djalli nuk është aq i zi sa thonë!” Pse Lulen dhe Metsin do kemi frikë ne? E pe çfarë i bëmë në Dibër! I q..m rrobt! Më thirr çunat për një mëngjes te unë!

–        -Ata që mbajnë pak era djersë dhe që mbajnë baseta dhe që i lyejnë flokët me vaj? – pyeti Fugsi.

–        – Ata, po ata! Pse me këta teoricienët e leshit do merrem unë? Si Danja dikur? Ja e takova mbrëmë! Bile edhe qava si trap! Si ka thënë Avokati, Pushteti është Forcë dhe Akt! Dhe ata të palarët kanë edhe Forcën edhe Aktin që na duhet! Dhe na sjellin vota Fugsi! Votaaaa!

Lini një koment