I kërkuari ndërkombëtar për drogë, Klement Balili i njohur si “Eskobari i Ballkanit”, eshte duke bere pushime ne Sarande dhe policia nuk e arreston.

“Dëshmi nga vendngjarja konfirmojnë se sot në mesditë, në kompleksin Sejko në Sarandë është shfaqur Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Bashkangjitur janë fotot ku Klement Balili shfaqet mbi një skaf, duke shijuar ditët e nxehta në det.

Është vetë qeveria shqiptare ajo që i siguroi arratinë dhe shpëtimin prej aksionit ndërkombëtar të DEA-s amerikane, policisë greke dhe belge, por po i ofron edhe më shumë garanci e paprekshmëri që ai të bëjë dhe pushime pa i hyrë ferrë në këmbë.

Dëshmitë nga vendngjarja konfirmojnë gjithashtu se Eskobari i Ballkanit – sic e cilësoi rrjeti televiziv amerikan CNN – ishte nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë, në të njëjtën kohë kur Edi Rama që po pushon disa kilometra më tej duhet tju shpjegojë shqiptarëve:

Cfarë po bënte,  Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj në resortin turistik ku po pushonte i këkuari ndërkombëtar për trafik droge, Eskobari i Ballkanit, Klement Balilaj?

Shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë të sundohen nga baronët e drogës”.

klement balili (1)klement balili (2)