PIKTOR, BASKETBOLLIST, DIZENJUES, PËRKTHYES…DHE SE FUNDI…EDHE PEJGAMBER.
Kryeministri Edi Rama shtroi dje darkën e iftarit, ku, përveç përfaqësuesve të komuniteteve fetare, kishte të pranishëm dhe personalitete të tjera.
Ajo çfarë bie veçanërisht në sy, është fjalimi që ka mbajtur kryeministri. I gjithë fjalimi shfaqet si biçim përpjekje për të kapur citate nga libri i Kuranit, sa për t’u dukur interesant por me qëllimin final për të kaluar në fund tek tema e reformës në drejtësi.
Pas pasioneve dhe shfaqjeve si piktor, basketbollist, përkthyes, autor, dizenjator etj, tashmë kryeministri po shfaq simptomat e të dërguarit të ‘Atij Lart’.
Më poshtë gjeni disa pjesë të zgjedhura nga fjalimi i Ramës:
- Sigurisht, ky është sot e kurdoherë, oborri i brendshëm i një institucioni kyç të Republikës, por për një mbrëmje si kjo, krejt e posaçme e iftarit, mëton t’i përngjajë Mekës shpirtërore të shumëkujt ndër ju këtu, duke u bërë simbol i një tjetër Republike, pra e një të mire të përbashkët të të gjitha besimeve dhe praktikave shpirtërore e filozofike që kanë dhe duhet të bëjmë çmosin që të kenë kurdoherë në një vend si Shqipëria, të drejtë të barabartë qytetarie.
- “Meka ka formën e një paralelogrami dhe gjendet në fund të një lugine të rrethuar me male” – a thua se po flet për Tiranën – “kush shkon drejt saj, e dallon qendrën pothuajse vetëm kur ndodhet brenda saj” – a thua se po flet për Kryeministrinë.
- Nëse ekuilibri i natyrës dhe i përshpirtjes është Drejtësia, sipas zëdhënësve të Zotit, ç’mund të themi atëherë për ekuilibrin e drejtësisë në shoqërinë tonë, për ata që e garantojnë dhe për ata që e zbatojnë? Mos o Zot, është e para fjalë që të vjen këtu, ku jemi mbledhur, ndërmend.
- Sprovë mbeten në të gjitha herët, dihet kjo, për cilindo nga ne që ka barrë dhe përgjegjësi për qytetarin, padrejtësitë e vogla e të mëdha ndaj tij, në vuajtjen e përditshmërisë, të cilat kthehen në atë që Bibla e quan “mëkate dhe faje që i klithin Qiellit”.
- Mes atyre që duan dhe dinë të shkojnë në thelb të drejtësisë dhe mes atyre që e kanë këtë fjalë në gojë dhe jo ndër vepra, qëndron dallimi i madh i mënyrës se si zbatohet gjygjësia dhe kujt ajo i jepet si barrë dhe si privilegj unik.
- Ky është në thelb dhe dallimi mes Shqipërisë që ne kemi sot dhe asaj që mund të kemi nesër falë rrugës së mundimshme, por të vetmes rrugë, drejt Bashkimit Europian. Unë hyj ndër ata që besoj fort se rruga në këtë rast është mishërimi i qëllimit tonë të madh për të pasur edhe ne më në fund një shtet të vërtetë të së drejtës, pavarësisht se cili do të jetë fati nesër i Bashkimit Europian, çka nuk është aspak në dorën tonë.
- Ndërsa sot në Shqipëri, drejtësia ka fytyrën e gjykatësit që një ditë ia kushton punës mbrapsht dhe një ditë numërimit nga e para të parave që i shtohen, duke përfituar nga padrejtësia. Ndërkohë që, njerëz të zotë dhe të ndershëm në sistemin e drejtësisë përçmohen dhe pengohen të kryejnë punë e tyre, të ngjisin shkallët sipas meritës së tyre dhe mbeten të penguar dhe të përçmuar duke lëpirë lotët e hidhur të poshtërimit.

One reply on ““SË FUNDMI EDHE PEJKAMBER”.”
TRAGJI-KOMEDIA SHTETERORE SHQIPTARE DO TE VAZHDOJE GJER NUK DIHET SE KUR! TE GJITHA TE KEQIAT I KEMI PASUR DHE VAZHDOJME TI KEMI NGA NJE PIKE E VETME: NGA MUNGESA E SHTETIT TE VERTETE. PERSONALISHT NUK ME KANE INTERESUAR DHE AS ME INTERESOJNE PERSONAT QE NGJITEN “PA PRITUR E PA KUJTUAR” NE KRYE TE PIRAMIDES SHTETERORE TE VENDIT TONE POR ME KA INTERESUAR VAZHDIMISHT MEKANIZMI I FENOMENENIT TE MALLKIMIT TONE KOMBETAR QE PO VAZHDON ENDE. VALLE KUR DO TI VIJE FUNDI KETIJ MALLKIMI TE TMERRSHEM? -Faleminderit artikullshkruesit!
PëlqejeniPëlqejeni