Bloggeri rus Alexander Belenkiy udhëtoi 300 milje përgjatë kufirit Kinë – Kore e Veriut, duke rrezikuar dhe vetë jetën e tij, për të fotografuar realitetin e hidhur të jetës brenda shtetit diktatorial te Kim Jong-ut. Ai e përshkruan këtë udhëtim si një nga eksperiencat më të vështira që ka kaluar por mjaft të vlefshëm.
Në çdo moment Belenkiy ka rrezikuar të kapej nga rojet e regjimit si spiun, ose madje më keq të vritej, por ai e ka cuar deri në fund mision duke siguruar imazhe unike. Në një pamje të parë ndërtesat afër kufirit, të rregulluara dhe të lyera me ngjyra të forta, të japin përshtypjen për standarte të pranueshme të jetës, por kjo është vetëm një fasadë e bukur që Kim Jong do tu tregojë syve të kinezëve kureshtarë, për të fshehur realisht mjerimin e njerzve të thjeshtë në Kore. Ndërtesa të vjetra dhe të rrënuara, rrugë plot baltë, njerëz kokëulur që detyrohen të lajnë rrobat e tyre në ujrat e një lumi të ndotur, tym dhe smog, fëmijë që punojnë si punëtorë në orar shkolle, janë këto disa nga pamjet që blogeri rus ka arritur të sigurojë.









360al.