Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar se një bandë në Qeveri po kërkon të bëjë grusht shteti brenda shtetit, për të shtënë në dorë institucionet kushtetuese.
Çështja që më ka sjellë këtu është skandali më i madh i 25 viteve të fundit, zhvillimet rreth tij, skandali i përgjimeve. Nuk ka ndodhur kurrë në 25 vite që një Kryeministër dhe ministër i Brendshëm ta shndërrojë Policinë në qëndër përgjimit të Presidentit, diplomatëve etj. Mendoj se ky është një krim i shëmtuar”, tha Berisha në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët.
Ai tha se përdorja e Italisë si mburojë është e dënueshme.
Edi Rama, për të shtuar përgjegjësinë e tij të tmerrshme nuk e ka për gjë të përdorë si mburojë Italinë mike. Ky përbën një akt shumë të rëndë dhe të dënueshëm dhe i them se kurrë nuk do të shpëtosh nga ky skandal. Por gabimi yt fatal është të përdorësh Italinë si mburojë se është vepër e jotja”.
Por edhe më e rëndë për Berishën është çështja e hetimeve që ka filluar policia për vendimet e gjyqtarit që vendosi për pezullimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Ai tha se një institucion si policia nuk ka tagër ligjor të hetojë mbi vendimet e një përfaqësuesi të një pushteti tjetër, sikurse është gjyqësori. Vetë gjyqësori ka organet e veta që hetojnë për vendimet.
Berisha akuzoi drejpërdrejt Kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se janë një bandë që po tenton të marrë në dorë edhe institucionet e pavarura.
Kjo bandë në qeveri nuk njeh as ligjin dhe as Kushtetutën. I bëj thirrje prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet, pasi ky është një grusht shteti brenda shtetit… Banditë me uniformë dhe pa uniformë në Qeveri kërkojnë të marrin pushtete të tjera kushtetuese”, tha Berisha.
Sipas ish-Kryeministrit, një grusht i tillë shteti kryhet për të mbuluar me çdo kusht skandalin e përgjimeve që implikojnë dyshen Rama-Tahiri.
Kjo ndodh pasi Rama ka përgjuar Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, shefin e opozitës, deputetë, ambasadorë dhe gazetarë”, tha Berisha.
Ai kërkoi të hetohet Ardian Çipa, i cili thërret në zyrë dhe kërcënon prokurorët. Berisha ka akuzuar Çipën si personin që e nxorri Genci Xhixhën me makinë nga Shqipëria dhe sot bën pushimet në Kubë e Holandë me paratë e Xhixhës.
Berisha foli edhe për çështjen e kanabisit që rrezikon të përbytë edhe Europën në sasi të paimagjinueshme.
Në lidhje me reformën në Drejtësi, Berisha i bëri thirrje Ramës të mos shndërrohet në varrmihës të konsensusit, sepse do ta ndëshkojë historia. / HashtagAL