Blushi duke ju referuar kërcënimeve nga disa individë pranë Ramës e ka akuzuar Ramën duke e cilësuar atë si Kryetarin e Rilindjes apo të Vëllazërisë së Vesit, e thënë në anglisht ‘Brotherhood of Vice’ duke tingëlluar si Muslim Brotherhood, një parti ekstremiste në disa nga vendet arabe.
Blushi e coi më tej tezën e tij, duke thënë se Vëllazëria e Ramës e cila është e lidhur me Veset që karakterizojnë qeverisjen ka marrë peng Partinë socialsite dhe po i merr frymën duke e cuan në vdekje.
Blushi kishte parasysh individë konkretë si ato me rekorde kriminale, trafikantët, bartësit e prostitucionit, perverse, të paaftë, personat me disa emra zhvatësit e aseteve publike, të sjellë nga Rama në grupin e partisë socialiste deri te ata individë që orkestron Rama për të goditur Blushin dhe të tjerë që mendojnë ndryshe në PS.
Rama tashmë i paaftë për të qeverisur, për të gjeneruar ide të reja qeverisëse, i paaftë për t’u marrë vesh me aleatin e tij Meta, i paaftë për të negociuar dhe arritur marrëveshje, po shfaqet i paaftë edhe një pikë që ja konsideronte vetes si pikën më të fortë, në batuta. Ai tani ka filluar edhe batutat t’i kopjojë. Kështu me një ndjenjë inferioriteti ndaj Blushit dhe i paaftë e i degraduar për tju përgjigjur akuzave e batutave të tij shkatërruese, shfaqet një kopjac i shëmtuar i termit të përdorur nga Blushi ndaj tij, bandës së tij dhe qeverisjes së tij të Rilindjes, termit Brotherhood duke u përpjekur së koti të stigmatizojë opozitën me këtë term.
Është për të ardhur keq për gjendjen mjerane dhe hidhërimin që duket e ka përshirë. Për me tepër ky kopjim i Blushit ë bën qesharak edhe në sytë të të gjithë atyre që ai mban afër sepse duket që ky term nga njëra anë i ka therrur thellë në shpirt dhe nga ana kërkon të dalë duke ja përsëritur anëtarëve të Vëllazërisë së tij që ndjehen keq sa herë dëgjojnë këtë cilësim aq më tepër të përsëritur nga kryetari i tyre. Mesa duket këto cilësime dhe talljet që i bëhen ne rrjetet sociale po e rrënojnë Ramën në të gjithë aspektet.
