Ndërsa drejtësia po rrit kurajon për të hetuar të fortët e politikës, me më shumë domethënie ata të qeverisë së sotme, paketa e ndryshimeve kushtetuese për drejtësinë (paketa) ka ngecur në vetëm një çështje.

Krahasuar me projektin fillestar rilindës të shtatorit 2015, paketa ka pësuar shumë, shumë ndryshime falë kontributeve rezistuese të PD dhe LSI si dhe të faktorëve të tjerë vendas, përfshirë personalitete profesionale nga fusha të së drejtës, që, pa u kompleksuar nga presioni dhe frikësimi, i bënë oponencë të fortë atij projekti e po kështu edhe projektit të dytë të janarit 2015.

Kjo oponencë ishte ndihmuese edhe për vetë Komisionin e Venecias (Venecia) i cili e masakroi projektin e parë rilindës, e dërrmoi projektin e dytë rilindës dhe me rekomandimet e veta hapi rrugën drejt nje reforme, të paktën minimalisht të pranueshme.

I gjithë procesi ishte edhe një mësim për ambasadorët e ndërkombëtarëve, të cilët në jo pak raste, për pregmatizëm suksesi të shpejtë, u ç’balancuan në qëndrimet e tyre duke inkurajuar Rilindjen.

Projekti aktual, i bërë publik dje, duke konsideruar edhe deklarimin e djeshëm të Kryerilindësit se pranon rolin substancial të opozitës për dy nga katër institucionet, është në kufirin mes notës 4 dhe 5.

Duhet kaluar një pikë e vetme, ajo që roli substancial i opozitës, kontatuar edhe nga rekomandimi 88 i opinionit final të Venecias, të pranohet edhe per dy strukturat e tjera që do të merren me skanimin apo radiografinë etiko-profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë (Vetting).

Ndërsa Venecia shprehet për të kater institucionet njësoj, Kryeministri lëshon në 2 e s’leshon për 2 të tjera. Vija e tij e kuqe është në kundërshtim me Venecian e këtë s’ka rob me mend në kokë që ta pranojë.

Pranimi i këtij parimi është jetik për vetë reformën. Nëse mbetet sic është, me shumë gjasa votimi me 84 vota (3/5) a me 94 vota (2/3) a në daçi edhe me 140 vota në Kuvend do të jete fare fiktiv pasi lista e kandidatëve për Komisionin e pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit gatuhet gjetkë.

Mendoni për një moment sikur, në një mënyrë a tjetrën, Rilindja të ketë arritur që shumica deërrmuese e kandidatëve të listës që plotësojnë kriteret formale ligjore (për të mos thënë të gjithë) të jenë të preferuarit e saj, pra tek të cilët ajo ka besim, e kjo fjalë e ka një kuptim fare të qartë në shqip – bindje partiake.

Kur kjo liste t’i dergohet Kuvendit, Rilindja mund ta vere pjesen tjeter te Kuvendit ne situaten qe ose te votojne te preferuarit e Rilindjes me shumicen e cilesuar (3/5 apo 2/3 qe nuk arrihen pa votat e Rilindjes) ose kjo shumice e cilesuar nuk arrihet dhe ne perfundim, nga lista zgjidhen me short anetaret e dy institucioneve. Kjo taktike e dyte, pra qe Rilindja bllokon a sabotin qellimisht arritjen e shumices se cilesuar per te dale tek shorti, do te ishte taktika me e mire per vete Rilindjen.

Ne fakt, duke patur shumicen derrmuese (ne mos te gjithe) te listes se kandidateve besnike te saj, si do qe te bjere shorti, shumica derrmuese e anetareve te dy institucioneve do te jene besnike te Rilindjes dhe pra, Rilindja do te kontrolloje thuajse ekskluzivisht te dy institucionet e, me keta besnike, mund te beje c’te doje, te shkarkoje kedo gjykates a prokuror qe nuk i pelqen e te lere ne pune vetem ata qe pelqen a qe marrin kthese pergjate procesit te skanimit (vetting) qe zgjat jo pak por 5 vite ne nivelin e KPK dhe 9 vite ne nivelin e KA.

Nese Rilindja arrin ta fitoje davane me projektin aktual, edhe pa ardhur dita e hyrjes ne fuqi, edhe pse do te doje muaj e muaj te zbatohet, drejtesia eshte e rrezikuar te kapet jo vetem bazuar ne faktin se sa do te arrijne Rilindesit te percaktojne listen e kandidateve per 12+7 pozicione respektivisht ne KPK dhe KA pas 8, 10 apo 12 muajsh, por edhe thjeshte si nje mundesi e sotme, imdediate ndonese  e realizueshme ne te ardhme, pra si nje kercenim potencial qe vepron psikologjikisht qe sot, ve qe sot ne trysni drejtesine, thyen qe sot vullnetet e dobeta dhe i vete individet e brishte, qe sot, ne sherbim imediat te Rilindjes.

Ndaj pika e fundit eshte si vajguri ne supe. Nese Rilindja arrin ta hedhe, e gjithe reforma behet nje supe qe s’hahet e qe shqiptaret do ta hane me zor. Nese nuk hidhet, e gjithe reforma behet e kaperdishme ndersa Rilindja humbet shanset qe veteprojektoi per te kontrolluar e vetme sistemin.

Sot, jo vetem demokratet, LSI-istet e te tjeret jo Rilindes, duhet te pengojne Rilindjen te hedhe piken e vajgurit ne supe. Edhe vete pjesa me e madhe e Rilindesve duhet te luten qe pika e vajgurit te mos hidhet ne supe pasi Drejtesi e kontrolluar nga Kryerilindesi, do te jete padrejtesi edhe per shume prej Rilindesve qe ne nje moment a tjetrin do t’i duhen sistemit si statistike per arritjet e veta apo gijetine per kedo qe del, me apo pa dashje nga rreshti.

A nuk e kemi pare dicka te ngjashme te ndodhe 20 vite me pare, edhe pse ne demokraci?