googleplus
Saimir Tahiri “kurbanin” i radhës në qeverinë “Rama”, ja të gjitha faktet që e çojnë në pranga!
Postuar: 12/06/2016 – 15:50
Skandali i përgjimeve duket se do ketë edhe një “kurban” në qeveri. Ky mund të jetë ministri i Brendshëm, i cili duket të jetë në fijen e perit.
Janë disa fakte dhe detaje të rëndësishme që të çojnë në përfundimin se Saimir Tahiri mund të prangoset.
Gjykata, mbështetur në prova nga prokuroria ka pezulluar Drejtorin e Përgjithshëm të policisë Haki Cako, I cili mësohet të ketë thënë në prokurori se pajisja përgjuese nuk është përdorur vetëm për trajnime.
Pra prokuroria ka teren të hapur për të zbardhur ngjarjen.
Dje ka ndodhur një tjetër precedent KLD ka paditur penalisht Tahirin pas sulmit që ai I bëri gjykatësit që dha vendimin për Çakon. Padi e cila rëndon edhe më shumë situatën e Ministrit të Brendshëm i cili del çdo ditë i zbardhur në konferenca shtypi dhe vetëm kërcënon gjykatësit.
Kërcënimi duket se vjen nga paniku dhe fakti se Tahiri është i tmerruar nga një arrestim i tij i mundshëm.
Por faktet nuk mbyllen me Çakon, panikun e Tahirit apo KLD-në.
Një faktor i rëndësishëm kundër Tahirit duket të jetë edhe kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili është njeriu kryesor i investuar kundër ministrit të Brendshëm. Qarqet politike përflasin se skandalin e përgjimeve e ka servirur vetë Meta pasi ka mësuar se përgjohej sistematikisht nga Tahiri për llogari të kryeministrit Edi Rama. Meta nuk e ka falur veprimin e Tahirit dhe duket qartazi se nuk do ta “lëshojë” viktimën e tij politike.
Një tjetër personazh që investohen në heshtje kundër Tahirit është edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj I cili ka vënë në dispozicion të prokurorisë kamerat e kryeqytetit ku do indentifikohet vendet ku ndodhej mjeti I cili mbante pajisjen që përgjonte. Një fakt që e rëndon më tej situatën e Tahirit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Një faktor kundër janë edhe ndërkombëtarët, Shqipëria është kthyer në hambar hashashi dhe Ministri I Brendshëm ka humbur çdo mbështetje.
Edhe vetë ambasadës Italiane dhe qeverisë përtej Adriatikut I intereson Tahiri pas prangave për të mbyllur këtë skandal ku janë përfshirë strukturat e saj. Arrestimi i Tahirit do e kalonte përgjegjësinë tek qeveria shqiptare dhe gjithçka do mbyllej me kaq, duke nxjerrë të pastër palën italiane.
I vetmi që po mban ministrin e tij është kreu i qeverisë Edi Rama, por a do mund ta shpëtojë dot kryeministri njeriun e tij të besuar? Kjo duket mjaft e vështirë, tani janë të gjithë kundër Saimir Tahirit, Presidenti, Prokurori i Përgjithshëm, KLD, Ilir Meta, Erion Veliaj, ndërkombëtarët, Ambasada Italiane pa lënë mënjanë edhe opozitën që pret viktimën e radhës që mund të trondiste në themel qeverinë.