Kategori
Uncategorized

GREQIA I ‘NXJERR BOJËN’ PIKTORIT: PUNËN E ÇAMËVE E KA PËR VOTA.

2016-06-11 01.45.37

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, është shprehur i kënaqur në Athinë pas takimeve me zyrtarët shqiptarë.

Bëmë hapa pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Është e rëndësishme që në takimin prej gati një ore, kryeministri Edi Rama nuk foli aspak me mua për çështjen aq të diskutueshme (të çamëve), për të cilën kishte folur të shtunën e kaluar”, ka thënë ai, i cituar nga Top Channel.

Kotzias u pyet nga gazetarët në lidhje me mënyrën dhe këmbënguljen me të cilën ngriti çështjen e çamëve udhëheqja shqiptare si dhe për tubimin e protestuesve para Ministrisë së Jashtme

Shqipëria hyn në fushatë zgjedhjesh në fillim të vitit që vjen dhe të gjithë kërkojnë aleanca për një pozicion në qeverinë e ardhshme”, tha ministri grek.

Në këtë mënyrë, Kotzias konfirmon thjesht dhe qartëse Rama nuk e ka seriozisht me punën e çamëve, e thotë për të mbledhur ca vota. Ndërsa bërtiti me të madhe se po i digjej zemra për Çamërinë në mbledhjen e PDIU-së me Shpëtim Idrizin, kur u ul me Kotziasin nuk pipëtiu fare. /

Lini një koment