Kategori
Uncategorized

Letër për Nënën.

Letër për Nënën…

Nga Ferdinand Veliu USA.
E dashur nënë më ka marrë mallli.Më mungon kaq shumë sa ndonjëherë çmëndem kur mendoj se ke ikur.Sot po shkruaj një letër për ty dhe do ta nis me postë.Lexoje dhe mos u mërzit kur mes shkronjave do shikosh disa dalë boje,ah më vidhet ndonjë lot syve pa më pyetur ku shkon,.Të kujtohet sa herë në krahët e tu na zinte gjumi?Zërin tënd dhe sot e kësaj dite nuk e kam ndeshur kund.Këndoje aq bukur e mira ime.Shikoja ëndrrën më të bukur.Në krahët e tu isha i sigurtë,të kam lodhur sepse ti pas një dite pune na mbaje edhe ne të vegjëlit e tu.Ne flinim dhe gjumin tënd.Nuk të dëgjova kurrë të ankoheshe.E mban mënd sa herë na shijonte ushqimi sepse ti ishe kuzhinierja më e mirë në botë,ti buzëqeshje dhe na jepje edhe pjesën tënde..ne s’menduam kurrë se ti që punoje gjithë ditën rrije pa ngrënë.E dashur Nënë,e mira ime të kujtohet sa herë fshihesha pas teje kur të ankoheshin për mua ?Isha një çamarrok i lëvizshëm,tmerri i xhamave dhe pemëve të lagjes.Ti më shikoje buzagas sa herë të ankoheshin për mua sikur doje të thoje..punë e madhe i vogël je.Ti më kuptoje unë nuk kisha lodra, asnjë fëmijë nuk kishte lodra kështu ishte ajo kohë.Ti nuk kishe shumë rroba në fakt nuk mbaj mënd që të blije ndonjëherë,a po njëherë kur nëna jote dhe gjyshja ime të bleu një fustan me lule të vogla dhe topa.Ti e veshe dhe pe nga unë,ishe kaq e lumtur,brënda një minute u shëndrrove në Mbretëreshë si në ato përrallat që më tregoje netve të gjata të dimrit.Unë qeshja dhe vrapoja nëpër dy dhomat e vogla që kishim duke nxjerrë herë pas here njërin sy nga dera.
E dashur Mbretëresha ime që netët dhe ditët ti ”vodha”padrejtësisht atëherë kur sëmuresha,atëherë kur të kërkoja që tregimet e tua të mosmbaronin,atëherë kur të duhej të laje rrobat të cilat unë për çdo ditë i bëja pis,më fal sot e kuptoj se ti kurrë nuk jetove për vete por për mua.Të kam borxh dhe nuk mund ta kthej sepse një mëngjes të trishtë ti ike.Ma bëj hallall se edhe në atë çast të vetmen porosi që le isha unë.Padashje të vrava,ato qindra netë pa gjume,e pa ngrënë,e lodhur nëpër të ftohtin e dimrave të dobësuan të ligën por prapë në fytyrën e venitur buzëqeshja nuk të humbi.Të njoha të bukur dhe e bukur ike.
E dashur Nënë kjo letër kurrë s’do të vi aty ku je ti,dhe unë e di këtë,por unë nuk do vë adresë ti nuk ke nevojë për adresë mbi të do shkruaj me lot “Dërgon:Biri Yt,………Merr Nëna!!

Kategori
Uncategorized

Zgjedhje apo luftë klanesh.Renato Preza kundër zgjedhjeve në PD.

10372207_4301812281200_4242261776696760035_n

Kryetarët e 35 degëve të Partisë Demokratike dhe strukturave drejtuese të tyre do të përfshihen në procesin e rizgjedhjes së tyre. Vendimi që doli nga mbledhja e Kryesisë së PDsë,  ditë më parë u dha nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se do të shtohen edhe 14 degë të reja, duke çuar kështu numrin e degëve të PDsë në 67, ka irrituar disa nga krerët e degëve, të cilët do të detyrohen të rikandidojnë dhe pse nuk u ka mbaruar mandati. Projekti i propozuar nga Grupi i Punës, muaj më parë pas analizës së zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku kërkohet krijimi i degëve të reja, si dhe ndryshimet në strukturat drejtuese në gjysmën e degëve, ka triumfuar pavarësisht kundërshtimeve që i kanë bërë disa nga krerët e disa prej degëve të mëdha. Kryetarët e degëve janë shprehur se organizimi sërish i zgjedhjeve dhe shtimi i degëve në disa qarqe do të fusë në amulli PD-në. Drejtuesit e degëve që kundërshtojnë projektin e ri të Bashës, e kanë quajtur këtë propozim si të gabuar pasi sipas tyre copëton degët e bashkive në qendër qarqesh, si dhe pren kokat e disa krerëve me ndikim.

 

 

Kryetari i degës së PD-së në Pogradecit, Renato Peza, është shprehur se është i paqartë për vendimin që ka marrë kryesia e PD-së, pasi, sipas tij, dega që ai drejton ka dalë fituese në zgjedhje duke fituar edhe bashkinë e Pogradecit. “Ne si degë jemi të befasuar nga vendimi i kryesisë. Nuk e kemi pritur mirë, pasi në udhëzimin që kemi marrë nuk thuhet se do të ketë zgjedhje në degën e Pogradecit, ndërkohë në listën që është publikuar në media ka dalë se do të ketë zgjedhje. Dega e Pogradecit është fituese në zgjedhjet lokale. Do të kërkojmë që të sqarohet nga grupi i punës që ka ardhur në këtë përfundim”, është shprehur Preza

Kategori
Uncategorized

Më hetuan, më arrestuan, më dëbuan nga Gjermania, por se mbaj mend arsyen!

Kryebashkiaku i Kavajës, Roshi është një fenomen në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar zyrtarisht në institucione. Që në krye të plotësimit të këtij formulari, Roshi pranon se ka ndryshuar emrin. “Emrin e kam pasur Ervin, por e kam ndryshuar në Elvis”, thotë Roshi në formularin e dekriminalizimit. Ky ndryshim ka ndodhur në nëntorin e vitit 2002, pra 14 vjet më parë dhe për këtë ka edhe vendim të Këshillit Bashkiak të Kavajës. Por, në formular nuk jepen arsyet se përse Roshit i është dashur të ndryshojë emrin?
Nga formular kuptohet se ky ndryshim i emrit ka ndodhur pas një sërë ndjekjeve dhe dëbimeve që Roshi ka pasur në Mynih të Gjermanisë. Pyetjes në formular nëse ka qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga ndonjë autoritet i huaj për kryerjen e ndonjë vepre penale, Roshi i përgjigjet me “Po”. Ai thotë se është proceduar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani, por çuditërisht ai thotë se nuk e mban mend se përse është gjykuar. Ky hetim i Gjykatës ka ndodhur në vitin 2002. Po në mënyrë të habitshme, Roshit nuk i kujtohet as cili ka qenë vendimi i Gjykatës së Mynihut në Gjermani në lidhje me hetimin penal për të cilin ai është gjykuar.
Pyetjes nëse është caktuar ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale ndaj tij Roshi i përgjigjet me “Po” dhe vendimi është lënë në fuqi ndaj arrestit me burg.
Një tjetër pyetje që ka një përgjigje interesante nga “fenomeni Roshi” i Ramës në krye të bashkive të vendit është nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj? Përgjigja e kësaj pyetje nga Roshi është “Po”. Ai saktëson se qyteti nga ku është dëbuar është Mynihu dhe ai shton se kjo ka ndodhur përpara vitit 2002, kur ai ndryshoi edhe emrin. Çuditërisht edhe në këtë rast, Roshit nuk i kujtohen arsyet se përse ai është dëbuar nga Gjermania.
Kjo është një pjesë e përgjigjeve që gazeta ka mundur të sigurojë nga formulari i dekriminalizimit që Roshi ka dorëzuar zyrtarisht.
Përgjigjet e mësipërme janë të mjaftueshme që mandati i kryebashkiakut të Ramës që mban mend shumë mirë se kur ka ndryshuar emrin, kur është arrestuar, kur është hetuar dhe kur është dëbuar nga Gjermania, por nuk mban mend arsyen se përse i kanë ndodhur të gjitha këto janë të mjaftueshme që mandati i tij të hidhet në koshin e plehrave.
I mbetet institucioneve të verifikimit të ndërmarrin hapat e tjerë të nevojshëm dhe të përcaktuar me ligj për të zyrtarizuar vendimin dhe kjo kërkon një kohë jo më shumë se dy muaj. Çfarë do të duhet të verifikojnë institucionet është shumë e thjeshtë. I duhet që t’i rifreskojnë kujtesën kryebashkiakut trafikant droge të Ramës për arsyet se përse ai është arrestuar, hetuar, gjykuar dhe dëbuar nga Gjermania përpara vitit 2002, kohë kur ndryshoi edhe emrin, të cilin e ka Ervin, por që Rama i thërret Elvis.

Investigimi

Nga një investigim i gazetës i bërë kohë më parë rezulton se, kryebashkiaku i Ramës në Kavajë, Roshi rezulton me precedent penalë edhe më parë. Ai gjatë viteve 1997-2000 ka kryer dënimin me burg për trafik droge në shtetin e Zvicrës, gjë e cila nuk deklarohet në formularin e deklarimit të pasurisë dhe kjo mbetet për t’u verifikuar përmes shenjave të gishtërinjve, pasi të zgjedhurit e Ramës kanë kryer krime dhe vepra të ndryshme penale me emra të rremë.
Fakti që kryetari i PS për Bashkinë e Kavajës Elvis Roshi, ka kryer dënimin me burg për trafik droge nga periudha 1997-2000 e kanë konfirmuar burime zyrtare zviceriane. Pasuria e tij është e pajustifikuar gjatë këtyre viteve. Ai disponon një hotel dhe pasuri të tjera, të cilat në një vend normal nuk do t’i lejoheshin një trafikanti droge qoftë edhe me mandat kryebashkiaku, por do të duhet që të sekuestroheshin. I mbetet drejtësisë që gjatë ditëve të ardhshme të bëjë punën e saj për të verifikuar të gjitha të dhënat nga i zgjedhuri i Ramës në krye të Kavajës përmes blerjes së votave me paratë e pista të drogës.

I dënuari në Gjermani për drogë, në krye të PS së Kavajës

Trafikantët e drogës drejtojnë edhe Partinë Socialiste në Kavajë. Krahas Elvis Roshit, që nga i dënuar për trafik droge në Zvicër, u bë kryetar Bashkie në Kavajë pas kandidimit nga Rama, një tjetër eksponent i trafiqeve të drogës, Gentian Daja, është i besuari i Ramës në krye të Partisë Socialiste në këtë qytet. Përveçse drejtimin e PS së Kavajës, Rama i ka besuar Dajës edhe një tjetër post të rëndësishëm, Drejtorinë Rajonale të Tiranës për shërbimin e transportit rrugor. Arsyeja pse Rama ka afruar Gentian Dajën dhe madje siç shihet edhe në foton që gazeta boton sot, shfaqet në krahun e djathtë të tij është e kaluara e tij e errët e lidhur ngushtë me trafikun e drogës në vende të ndryshme të Europës. Gentian Daja është një person me precedent të fortë penal. Ai është dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge dhe po me të njëjtën akuzë ai është dënuar edhe në Frankfurt të Gjermanisë. Por sot ai ndodhet në krahun e djathtë të Ramës. Ky është modeli i Ramës, futja e njerëzve me precedent penal në postet drejtuese të Partisë Socialiste, e më pas veshja e tyre me pushtet, duke i emëruar në poste të larta drejtuese të administratës publike.

Arben SHAHINI

Kategori
Uncategorized

Shefi i komisariatit 3 Allushi nxori pasaporte fallso për Konjarin.

konjari_1

“Informacion.

Lidhjet e krimit me kupolën e Policisë Shqiptare.

(1).Domart Konjari super i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge, për të mos u identifikuar dhe kapur nga policia,europoli, dhe interpoli passportën e tij me identitet tjetër, pra me identitetin Arben Lazri në tetor 2015 e ka bere shefi i komisariatit 3 Elton Allushi me porosi te Besmir Qebinit, ky i fundit vetë mori praktikën doraz  me porosi të Emiljano Shullazit, Qebini dhe Elton Allushi të dy nga tepelena dhe shokë të ngushtë.

(2). Alban Trimi i cili ka qenë prezent kur u vra Elton Cica ështe oficer policie shok me Besmir Qebinin.Ky i fundit ka prezantuar Alban Trimin me Elton Cicën.

Elton Cica (viktima) ka bere trafik droge me kushirinjt e Besmirit me Klejdi dhe Silver Qebini pjestar te grupit të Eltonit (viktimes).

Besmir Qebini ka prezantuar Elton Cicën me Emiljano Shullazin nepermjet oficerit Alban Trimi dhe i mbante në kontakt.

Sajme Qorri cdo kontakt me bandat i mbante me Besmir Qebinin dhe ky i fundit i mbante nëpermjet oficerit Alban Trimi,me këte linje mbaroheshin punët dhe ndaheshin leket.”

Alban Trimi ish shefi antidroges njeriu me i poshtër që mund të ekzistojë. Është nje mashkull i cili është pasuruar me lek të pista për shkak te detyrës.

Alban Trimi leket vetem ne pak muajt kur ushtronte detyren e shefit te antidroges bleu apartamentin luksoz tek Komuna e Parisit

Po makinen luksoze pse vetem tani

“Gjynaf i zotit kush na perfaqeson.”

Kategori
Uncategorized

Kush ngre shkëmbinjtë, mohon Perënditë.

sizifiNë çastet e para që u dha dënimi i Sizifit “me Ferr, me shkëmbin mbi shpinë”, shumicës iu duk se, megjithatë, perënditë qenë treguar disi zemërbuta…Të tjerë e kishin pësuar shumë më rëndë

Nga Pirro Loli

Të bësh një punë të padobishme mijëra vjet, pa asnjë shpresë, të hipësh e të zbresësh në një majë mali, me një shkëmb mbi shpinë mijëra vjet, nga maja në humnerë e anasjelltas, mijëra vjet….,

Në çastet e para që u dha dënimi i Sizifit “me Ferr, me shkëmbin mbi shpinë”, shumicës iu duk se, megjithatë, perënditë qenë treguar disi zemërbuta…Të tjerë e kishin pësuar shumë më rëndë. Ndoshta se Sizifi ishte njeri i ditur dhe një autoritet i njohur shoqëror e shtetëror. Zeusit sipër, nuk i interesonte një valë e re zemërimi, qoftë dhe e heshtur si në kohën e Prometheut. Dikush tha se Sizifi kish bërë autokritikë, se perënditë ishin ndarë.. etj, etj. Sidoqoftë, pak e kuptuan se dënimi qe shumë   i rëndë, e ndoshta më i rëndë se djegia në flakët e Ferrit dhe se ky dënim ishte i pashembullt në historinë mijëvjeçare të Zeusit…

Që nga shkurret poshtë në popull e deri në majat e Olimpit, te froni i perëndive, u fol për faje të rënda të Sizifit, si një rebel i pandreqshëm, madje , pak ditë më vonë, si një nga agjentët më të rrezikshëm kundër Olimpit. U tha, madje, se një profet mjekërbardhë  as nuk e pranoi në bisedë për ndonjë parashikim lehtësues të mundshëm..   “Ik, i tha ai, nuk të ndihmoj dot, vendimi për ty është marrë në Olimp. E pastaj kishte shtuar : “Nuk të lejohej ty, që në shtëpinë me xhama, të luaje me gurë….”..   Thanë se kish bërë faje të rënda, në fillim se qe treguar mendjelehtë dhe se nuk dinte të sillej me perënditë, thanë se ishte treguar i pabesë ndaj Jupiterit dhe nuk ia mbajti sekretin (Jupiteri kish shtënë në dorë Eginën, vajzën e Azopit dhe Sizifi ia tregoi të atit të vërtetën me kusht që t’i jepte ujë kështjellës së Korinthit; thanë se në prag të vdekjes kishte provokuar rëndë gruan e vet duke e urdhëruar që ta hidhte trupin e tij në mes të qytetit, të pavarrosur. Kjo ide binte në kundërshtim me frymën zakonore të Olimpit dhe ai u dënua me zbritje në ferr; thanë se atje mashtroi Plutonin duke i marrë leje  të dilte ca kohë nga dënimi e, sipër në tokë, u shkri me gëzimet e jetës, u zhyt në buzëqeshjen e diellit e të detit, u harrua nëpër shalët e grave dhe si ushtar i padisiplinuar e theu lejen .. “pa në djall le të vete”..; thanë se krimi më i rëndë , që e kishte bërë  Plutonin , perëndinë e vdekjes, dhe vetë Zeusin të tërbohej nga zemërimi, ishte se Sizifi kishte kapur vdekjen dhe e kishte lidhur me zinxirë. Pasojat qenë të çuditshme, madje siç u shpreh Athinaja, qenë katastrofike…Asnjë nga njerëzit nuk vdiq për aq kohë sa vdekja mbahej në zinxhirë.. Për këtë u mblodh shtabi në Olimp dhe vendimi u dha i formës së prerë. Sizifi kish guxuar të ndeshej me Zeusin dhe dinakërisht i kishte marrë tapitë e vdekjes dhe i kishte hequr nga duart rrufetë..

 

*   *   *

Mijëra poetë kanë shkruar për Sizifin, në mijëra variante, shekuj të tërë janë grindur me shoshoq në është apo nuk është fajtor ai dhe njerëzit ndahen më dysh në fajësinë e tij, por një gjë dihet e sigurt, ai u dënua nga Perënditë , pa gjyq, pa dëshmitarë. Kështu kishte ndodhur edhe me Prometheun, edhe me Tantalin para tij….,   kështu ka ndodhur edhe për miliona e miliona sizifë të vegjël më pas, që,  të rebeluar ndaj autoriteteve, mbretër perandorë a diktatorë, kanë guxuar ta shohin sy më sy të vërtetën, e kanë shpallur atë dhe janë ndëshkuar pa gjyq…

Unë jam në anën e atyre që mundohen të shohin në natën e pafund të njeriut dhe guxojnë të tregojnë me gisht edhe Zeusin fajtor.

 

*  *  *

Le të dalim pak nga logjika e sendeve që përgjithësisht të imponohen me të vërtetat direkte të natyrës e të mishit, të moralit e të zakonit dhe drejtësinë e gjykojnë apriori, vetëm si përplasje të lëndës me lëndën…Sizifi është personazh metafizik. Ai është hije, shpirt, ide, imazh siç janë dhe trojet e tij, Ferri e Parajsa, sajesa imagjinare të poetëve, kësisoj, çdo gjykim në lidhje me të si lëndor, ia heq anën mjegullore dhe enigmatike, e çmitizon atë, duke na detyruar të përballemi me arsyen racionale, ku veprojnë ligje të tjera dhe jo pak spekulime moskuptimore. Ai bëhet antilëndë ose shpirt, ose imazh, qëkur fillon ndëshkimin në Ferr. Prej këndej, nga dhomat e torturës, ai ka nxitur fantazinë e njeriut në mijëra vjet përtej asaj që dihet, pra, përtej anës materiale ose lëndës. Ngjitjet dhe zbritjet e tij nga maja e malit në humnerë dhe anasjelltas me shkëmbin mbi shpinë, gjithsesi janë simbolike. Ai është hero tragjik sepse e di ç’ ka bërë, di fajin dhe ndëshkimin, njeh majën dhe humnerën dhe sidomos peshën e shkëmbit mbi shpinë. Të gjitha këto e thërrasin në orët e ndërgjegjes e të kthjellimit të tij, të vetëkuptimit të tij. Duke zbatuar pikë për pikë ndëshkimin ai sfidon kundërshtarët. Dhe ai e di që nuk ka shpresë që një ditë ta vendosi shkëmbin në majë e shkëmbi të mos rrokulliset më. Po si i bëhet pa asnjë shpresë? Pse thotë A. Kamy se shpresa depërton përmes nënshtrimit ? E , nëse e pranojmë se dhe vepra më e trishtuar seç ka një klithmë shprese, atëherë Sizifi pushon së qeni enigmë. Nëse do kish shpresë, ai tashmë do qe harruar. Nëse do kishim të bënim me nënshtrim, do rrëzohej krejt godina e mitit dhe Sizifi nuk do dënohesh fare. Sizifi i nënshtrohet vetëm absurdit. Sizifi ka një krenari të brendshme që gjithsesi të bën të mendosh se ai është i kënaqur dhe ndëshkimi i tij në atë pamje që e di gjithë bota është vetëm aparenca (dukja)

 

*  *  *

Ka diçka që e di vetëm ai. Ka një sekret të brendshëm që e mban gjallë, madje gjithnjë e më të fuqishëm në mijëvjet. Çdo herë që ai e ngre shkëmbin në majë, pakkush e ka vënë re se shkëmbi ngjitet një mm, një cm, a një dm më lart se herën e fundit, e, rrjedhimisht shkëmbi në bazë të peshës dhe lartësisë do bjerë në humnerë, një mm, cm, a dm më thellë. Është etja e Sizifit për dije, për zbulime në art, shkencë a në çdo fushë të jetës. Është çmenduria e monotonisë vrastare të krijimit. Kështu pak nga pak, milimetër pas milimetri tërë jetën intelekti i njeriut, me shkëmbin mbi shpinë kërkon suksesin, kërkon, kërkon ndoshta dhe Zotin që nuk e ka gjetur askush. Udhëton drejt vetvetes, heshtazi dhe gjen  një të vërtetë akoma të paformë. Kështu pikë pikë si pikat e ujit që në qindra e mijëra vjet shndërrohen në shtiza guri (stalaktide e stalakmite) A thua kjo është rezultat i burgosjes së pikës së ujit në shpellë, a dënimit të Sizifit ne Ferr? Dhe pika e ujit ka rebelizmin e vet. Mjerë ajo qenie që nuk di të rebelohet! E, pra, Sizifi, i burgosuri i përjetshëm, ka një gëzim të brendshëm, të heshtur që i jep krahë e energji. Ai zotëron plotësisht fatin e tij, pasionin e tij, shkëmbin e tij, brengën në zemër që e nxit, gjakun blu që i thërret nëpër damarë, prushin e brendshëm që i përndez buzët e përgjakura nga kafshimi i mollëkuqes së ndaluar të Adamit. Ai e zotëron plotësisht inteligjencën e vet, e pse jo dhe dhuntinë dhe gjenialitetin. Ai e di se “gjenialiteti s’është asgjë tjetër veç ajo inteligjencë që njeh kufijtë e vetvetes”(A. Kamy)

*  *  *

Eprorët që nga më të vegjlit deri te perandorët e diktatorët hyjnë në pakënaqësitë e njeriut. Dhe shteti. Që sado demokratik të jetë, pas çdo ligji, parashikon dhe sanksionet përkatëse të  moszbatimit dhe numrin e policëve dhe armët në depo. Dhe Zeusi që nëse e kundërshtoj, më qëllon me rrufe dhe më dërgon shqiponjën të më sqepojë në mëlçi. Zërat që grishin kundër tyre janë të pafundmë, janë zërat e tokës si burimet që shpërthejnë për të takuar heronjtë. Konfrontizmi është borë e qetë që i mbulon dhe i rrafshon gjurmët e krimit, është heshtja e anës tjetër të medaljes, pamundësi e shprehjes amorfe të masës, ose lumturia shkretinore e Saharës.    T’i biesh murit me kokë, absurde është natyrisht. Dhe absurdi është kokëkrisje për përmbysje. Absurdi është divorc me ligjin e me dreqin. Absurdi –siç thekson Kamyja -ka kuptim vetëm në atë masë që kundërshtohet, sepse absurdi i shkatërron kornizat e arsyes…   Shkëmbi i Sizifit vazhdon rrokullisjen e tij si një planet që e tërheq graviteti i humnerës ( i sukseseve dhe dështimeve) për të filluar ngjitjen përsëri në mëngjes. Dhe ai është simbol. Shpendi i domosdoshëm i hapësirave qiellore të kërkimit, lëndë yllësore e magjike, dukuri e lartësive dhe humnerave e njëkohësisht i një lodhjeje sfilitëse. Por maja dhe humnera nuk janë vetëm antonime.

Sizifi ose njeriu i ditur që vazhdimisht do të mësojë e të zbulojë, është gjithmonë në rrugë, gjithmonë në të përpjetë, gjithmonë me shkëmbin mbi shpinë. Sepse ai është i ndërgjegjshëm për pamundësinë e arritjes në majë. Ai është Prometheu i dijes gjithmonë në kërkim. Odiseja vdiq i plakur në Itakë dhe pas mbërritjes u harrua siç do ishte harruar Sizifi po të deklaronte qoftë dhe njëherë : “Ja , më së fundi e vendosa shkëmbin mbi majë të malit”. Sizifi është viktimë e intelektit të tij, viktimë e atyre të vërtetave unike që nuk mund të tjetërsohen. Ai bëhet mendimtar superior, simbol i atij intelekti që i gjen shtigjet edhe atje ku rrugëkalimet janë të mbyllura e të ndaluara. Është përpjekja mbinjerëzore për të kuptuar të vërtetat kulmore e supreme të qenies, ose për të depërtuar në atë “diçkanë” në vetvete që Kanti e quante të pamundur. Në fakt Sizifi është antikant, sfidues i të gjithë atyre që i vënë kufizime mundësisë së njohjes. Talentet e rebeluara janë gjithnjë në anën e Sizifit. Ti mund të thuash dhe të dështimit. Po, po le të provonim të gjithë të dështonim, le të provojmë të mbajmë mbi shpinë secili shkëmbin e vet. Një shpirt që njësohet me sakrificën, me dhimbjen dhe e shpall atë, në fakt triumfon, “- njëlloj si besimtari që në dështimin e tij, gjen ngadhënjimin e tij”(Kierkegard). Duke u munduar të lexohen saktësisht simbolet, kuptohet se Sizifi është drama e stërmundimit të vet. Duke pasur parasysh konstatimin e Homerit se Sizifi ishte më i dituri rob i gjallë, ai bëhet simbol i mendjes njerëzore, aparat i atij mekanizmi të tejdukshëm të të menduarit. Dhe mali s’është i zakonshëm, mal, por fondi, thesari kolosal i dijeve që ka grumbulluar njerëzimi përmes sakrificave dhe ngjitjeve të të gjithë sizifëve. Pra, Sizifi i ngjitet malit të dijes me dije, me ide, me mendim. Kudo, të gjitha përvojat, kanë treguar se gjithmonë paraprin mendimi. Ky çan male e dete e kontinente e galaktika. Është abstraksioni që paraprin, pastaj realizimi. Qielli abstrakt pastaj toka e konkretizimit dhe verifikimit.

Tani e kemi më të lehtë të konkludojmë se shkëmbi mbi shpinë nuk është shkëmb, por ai talenti personal, dhuntia, aftësia personale, frymëzimi magjik që të thërret për zbulime, art apo shkencë, aq sa, një mm, një cm, një dm po, plus ama, plus asaj që kishim arritur më parë. Sa e sa shkencëtarë, shkrimtarë poetë e artistë nisen në të përpjetat e malit, dhe nuk arrijnë dot të arrijnë në majë, nuk arrijnë dot të rrukullisen,  sepse nuk e kanë shkëmbin e nevojshëm mbi shpinë, shkëmbin si barrë, si mundim, si torturë, shkëmbin si talent dhe përgjegjësi. Me dy guralecë në xhepin e sahatit, nuk nisesh dot në tregun e vështirë të dijes e s’mund të lozësh rolin e përfaqësuesit. Shumica e njerëzve janë dekori i përfundmë, pylli i shkurreve në bishtin e malit. Shkëmbi që thamë nuk është i lehtë, është pika e ujit që krijon gurin, është ankthi i përjetshëm që të shkurton jetën, ankthi torturues i reagimeve, gjykimeve, vlerësimeve, kritikave të bashkëkohësisë..

Por Sizifi vazhdon rrokullisjen spektakulare të vetvetes që nesër të fillojë përsëri ngjitjen mbi mal. Dhe ka vetëm një ligj:

“Kush ngre shkëmbinjtë, mohon perënditë….”

Kategori
Uncategorized

Shënjestrat e “FBI-së” shqiptare.

18 SimultanjaSPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion) që do hetojë Ramën, Berishën dhe Metën, e pavarur prej prokurorisë dhe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. A do të ketë për Tiranën një skenar si ai i Bukureshtit, Zagrebit e Shkupit, ku drejtues dhe ish-drejtues të lartë të shtetit përfundojnë në qeli?!

Nga Vladimir Karaj

Tani pak njerëz e dinë çfarë është SPAK. Ata që e dinë janë vetëm një grusht njerëzish që me gjasë do jenë edhe njerëzit në shënjestrën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe po ashtu të vetmit të shqetësuar realisht prej fatit të saj. SPAK, i programuar të ketë 10 prokurorë dhe një dorë ndihmë nga Byroja e Hetimit, një polici speciale e krijuar pranë saj, ka në shënjestër rreth 500 zyrtarë të lartë dhe vetëm kaq. Ndërkohë, diku më pak se 50 emra, të cilët mund të listoheshin lehtësisht do jenë edhe tabela kryesore e qitjes, përfshi këtu 3 kryeministra me rol aktiv në politikën e ditës dhe të tjerë të mënjanuar prej saj dhe një grusht ministrash, që bëhen objekti më i lakmuar i këtij institucioni. Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta e disa dhjetëra ministra do jenë objekti i veçantë i hetimit të SPAK edhe pse prokurorët kanë nën mbikëqyrje edhe gjykatës e zyrtarë të tjerë të lartë dhe po ashtu edhe krimin e organizuar.

Shembujt rreth e rrotull në Kroaci, Bullgari, Rumani e së fundmi edhe në Maqedoni flasin po ashtu për një “forcë brutale” të goditjes kundër zyrtarëve të lartë. Të paktën dy kryeministra janë arrestuar dhe dënuar. Mjaft zyrtarë të tjerë të këtij niveli u kanë dhënë fund karrierave politike, duke përfunduar në qeli burgu.

SPAK mund të jetë shpejt një shkurtim mjaft i famshëm. Ai po ashtu mund të jetë institucion kyç në ndryshimin për mirë ose për keq të Shqipërisë, kështu që dhjetë emrat që do marrin përsipër këtë punë do kenë jo pak barrë mbi supe. Ndërkohë, politika po përtypet. Miratimi i reformës, ashtu siç ajo propozohet me ndërhyrje prej Komisionit të Venecias dhe OBDAT e EURALIUS nuk është kaq punë e thjeshtë. Mjaft prej atyre që e kanë marrë dhe parë këtë çështje u duket në fakt e “habitshme” që palët në politikë po ftohen të miratojnë një ligj, i cili në teori duhet t’i zhveshë ata prej imunitetit të të paprekshmit.

Në fakt, ka një qartësi tashmë. Asnjë prej palëve nuk duket aq e vendosur sa në fillim përtej deklaratave publike. Lojërat e shumicës që më shumë se njëherë kanë provokuar me drafte të nxituara për Byronë e Hetimit, apo ato të opozitës që flet për pranim, por pastaj sulmon pjesë të draftit. Ky i fundit në total ka pasur vetëm dy mbështetës të pandryshueshëm. Bashkimin Europian, që shpreson përmes kësaj reforme ta bëjë Shqipërinë një kandidat të denjë, dhe SHBA-të të angazhuar në mënyrë strategjike për Shqipërinë.

Kjo duket është dhe forca që i shtyn palët drejt miratimit. “Turpi” që u përmendi ambasadori amerikan deputetëve do ishte diçka që ata do e gëlltisnin lehtë, nëse kjo nuk nënkupton që mund të “linçohen” publikisht prej ambasadorëve të BE e SHBA dhe se kjo do u jepte fund karrierave politike.

Pushteti i ambasadorëve në fakt nuk është një pushtet magjik. Ajo është një forcë që shtetarët shqiptarë e kanë lëshuar me dashje ndër vite, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tyre jo dhe aq të pajtueshme. Më shumë se kaq, akuzat dhe kundërakuzat, një pjesë të vërtetuara, që palët kanë shkëmbyer, e kanë delegjitimuar politikën vendëse. E dalë përgjithësisht prej zgjedhjesh të kontestuara e të kontestueshme, politika shqiptare nuk ka as forcë, as themele të forta për të kundërshtuar imponimin.

Në Tiranë, prej njerëzve që janë vënë ta kundërshtojnë reformën prej forcash politike të strukturuara tashmë nën hijen e saj, kjo shpesh shihet si punë ambasadorësh, por gjasat janë për një politikë strategjike të BE dhe SHBA, që pak ka të bëjë me emrat e ambasadorëve të momentit dhe vullnetet e tyre. Kjo u konfirmua prej vizitës së Xhon Kerry-t në Tiranë dhe prej mesazhit që Rama mori në Uashington, që “refuzuesit” e reformës përpiqen të mos i lexojnë drejt e drejt.

SPAK është një prokurori e pavarur nga prokuroria. Kjo është garancia e parë. Dy institucionet do të kenë paralelisht nën mbikëqyrje politikën, gjyqësorin dhe një sërë institucionesh të larta. Megjithatë, analisti Artan Hoxha mendon se numrat e menduar për SPAK nuk janë të mjaftueshëm për sa kohë atij i takon të hetojë edhe krimin e organizuar. “Thënë ndryshe, fusha e veprimtarisë së SPAK zgjerohet ndjeshëm ndaj, mendoj se 10 prokurorë, qoftë ky edhe si numër minimal, të parashikuar nga projekti i ndryshimeve kushtetuese për një fushë të zgjeruar janë shumë pak. Ky numër minimal duhet se paku trefishuar”, tha ai për MAPO, duke vënë në dukje se një mendim përfundimtar mbi suksesin ose jo të institucionit do mund të jepej vetëm në momentin kur procesi i draftimit të ishte mbyllur dhe kur ky proces të kishte krijuar të njëjtën pavarësi prej qeverisë edhe për Byronë e Hetimit.

Hoxha beson se kjo e fundit mbetet ende në një fushë jo të sigurt dhe që mund të cenohet prej ndërhyrjes së qeverisë aktuale. “Shpresoj që kjo të qartësohet e saktësohet e shpresoj që nuk kemi të bëjmë me një formulim aq ‘elastik’, saqë të lejojë që pasi të miratohen ndryshimet kushtetuese, me një ligj të veçantë njësia hetimore-policore të kthehet në variantin e parë të Byrosë së famshme të Rilindësve dhe jo nën SPAK”, thotë Hoxha, duke ironizuar edhe me përpjekjen e mëhershme të qeverisë për ta vendosur institucionin nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme, që u kundërshtua prej opozitës. Ligji ndërkohë parashikon qartësisht varësinë e re.

“Njësia e posaçme hetimore raporton vetëm te Prokuroria e Posaçme”, thuhet në draftin për të cilin ambasadorët do të shkojnë të kërkojnë votëbesim në grupet parlamentare gjatë javës që vjen.

Kjo u pa si lëvizja e fundit para se parlamenti të jetë “i detyruar” të shqyrtojë dhe miratojë apo rrëzojë Reformën në Drejtësi. Kjo e fundit parashikon tashmë qartësisht përmbysje të sistemit të drejtësisë në vend dhe supozohet se mund të kthejë besimin te ky sistem edhe pse implementimi i gjithë asaj që parashikohet do marrë kohë dhe rezultatet nuk do jenë të dukshme menjëherë. Reforma ndër të tjera pritet të trajtojë me ashpërsi fillimisht anëtarët e gjyqësorit dhe prokurorisë. Këta përveç testeve profesionale do të kalojnë nën lupë dhe do duhet të dëshmojnë se nuk kanë abuzuar me pushtetin që kanë pasur deri tani. Nëse ndonjë prej tyre nuk arrin të dëshmojë se pasurinë e ka legjitime, ai shkarkohet automatikisht dhe automatikisht është i detyruar të sjellë vetë prova për këtë pasuri. Reforma pritet kështu t’u japë fund justifikimeve “para të fituara në emigrim” apo “dhurimeve”.

Ky mund të jetë shansi për fundin e një sistemi, në të cilin pak njerëz besojnë, ndërsa prova e tij do të jetë fillimi i hetimeve mbi pushtetin. Nëse njësia e posaçme do të dëshmojë veten të aftë kjo do të varet shumë prej kohës. Sigurisht në objektin e hetimit prej njësisë janë një numër jo i vogël zyrtarësh qendrorë e lokalë, po ashtu i gjithë sistemi gjyqësor dhe madje edhe krimi i organizuar, por njësia dukshëm do jetë e fokusuar te krerët e piramidës. Të paktën 4 kryeministra duke përfshirë aktualin dhe atë që u largua nga detyra në 2013 dhe ministrat e tyre do jenë objekti i lakmuar i SPAK.

Për shumë njerëz të pozicionuar apo jo politikisht, SPAK duket se po krijohet enkas për të vënë para drejtësisë këta emra që ja kanë dalë deri tani përtej akuzave, t’i shpëtojnë drejtësisë dhe hetimeve të plota. Palët flasin vazhdimisht tashmë për “frikë” edhe pse e vendosin atë në anën e kundërshtarit, kjo me gjasë është e vërtetë për të gjithë, edhe pse asnjë prej palëve nuk është e sigurt se cili do jetë fati i SPAK dhe kush e si do ta drejtojë atë.

Kategori
Uncategorized

BBC: Ikën Edi Rama, vjen Erion Veliaj.

erion veliaj - edi rama

Edi Rama ikën dhe vjen Erion Veliaj si kryeministër. Në këtë konstatim ka arritur BBC në një shkrim të botuar nga gazetari Andrew Hosken, i cili ka qenë në Tiranë për të realizuar një shkrim në lidhje me masat që po merr Shqipëria për të hyjë në BE. Madje që në titull thuhet se ne nuk duam të jemi jashtë Europës.

Hosken ka intervistuar dhe Kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe ai ka thënë se Evropa nuk mund të konkurrojë me Rusinë me avionë dhe bomba dhe se ka qënë fuqia e botë, që ka bërë që Europa të jetë kjo që është sot.

Veliaj ka shtuar përmes një batute: “T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Evropës dhe larg vendimmarrjes, kjo kërkon shumë besim.”

Ndërsa gazetari e sheh Shqipërinë kështu:

“Që prej rënies së regjimit në vitin 1991 dhe me ardhjen e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të trajtuar të shkuarën e saj komuniste. Politikanët e korruptuar, madje edhe gjyqtarët, kanë penguar rrugën e integrimit në pjesën tjetër të Europës. Edhe një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet. Shqipëria e sheh anëtarësimin në BE si shenjën më të fuqishme se dekada të tëra izolimi kanë marrë fund”.

Kategori
Uncategorized

Dekriminalizimi i medias – Nga Dr.Enver Bytyçi.

Untitled-1 [1]

Nga Dr.Enver Bytyçi 

Shqipëria po kalon një proces unik ne histori. Sapo ka filluar ajo qe quhet proces i dekriminalizimit. Ka nis me parlamentin, sepse nuk mund te behet shteti kur kriminelet bejne ligjet e tij. Ky parlament ka humbe funksionin, qellimin dhe misionin e tij. Prandaj nuk eshte me parlament. Reforma gjyqesore po behet me dhunen e nderkombetareve per te dekriminalizuar gjykatat, prokurorine dhe policine gjyqsore, me qellim vendosjen e drejtesise ne kete vend.

Po media si pushtet i katert a eshte e inkriminuar dhe a duhet dekriminalizuar? A mund te kete sukses ky proces, nese media qendron jashte tij? Une besoj se pa dekriminalizimin e medias nuk mund te kete dekriminalizim te shoqerise e te institucioneve te shtetit. Media shqiptare, me perjashtime te pakta, eshte produkt i te njejtes mendesie kriminale e mafioze si edhe te pushteteve te tjera.

Nese politika kriminale synon pushtetin e dhunes dhe parane, te njejten ben media ne Shqiperi, te kape parane permes korrupsionit, presionit mediatik dhe daljes nga misioni i saj per t’i sherbyer opinionit publik. Politika, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqesori i korruptuar dhe inkriminuar ka nevoje per aleate. Aleati me i vlefshem per ta eshte media, sepse ajo eshte i vetmi instrument qe shtremberon dhe manipulon realitetin, te verteten. Nese ndjekim gjendjen ekzistuese te medias, veme re lehtesisht se media dhe pushtetet e tjera jane njesoj te kompromentuar ne korrupsion, paligjshmeri dhe kriminalitet.

Vetem ne Shqiperi ndodh qe media te vendose para kameras kriminelet vrases gjakftohte te denuar ne burg per jete dhe te fyeje e neperkembe viktimat e tyre. E gjitha ne funksion te parase, politikes dhe krimit. Nje bote humane nuk evokon vrases e kriminele. Bota mediatike shqiptare bashkepunon cdo dite me kriminele te denuar e ne kerkim, thjesht per te mbrojtur boten e krimit sipas skemes “Beji pis mediatikisht te gjithe, me qellim qe publiku te mos marre vesh kurre kush eshte e kush nuk eshte kriminel, i korruptuar, hajdut, mashtrues, trafikant”. Kete skeme e mundeson media, sepse vetem ajo ka atributin e percimit te mesazhit politik kriminal ose jo te publiku. Ne nje vend ne gjendjen tone te mjerueshme mediat do te kishin specializuar moderatoret me te mire per te mobilizuar njerezit ne protesta.

Ne Shqiperi nuk ndodh kjo, edhe pse salla e parlamentit eshte mbushur me kasape, edhe pse kryeministri e percjell me garanci vrasesin kriminel ne kufi pa i vene vule ne pasaporte, edhe pse deputeti pranon krimet e tij te mohuara sistematikisht nga kryeministri. Skandale si keto jane te paprecedenta ne historine e shteteve. Nuk ndodh diku tjeter qe shteti te coje ne polici 38 mije qytetare per mospagese energjie e nga ana tjeter te armatose dhe te mbeshtese me logjistike e polici banden me te famshme te krimit, shullazet. Ndersa mediat, akademiket e shantazhuar bejne te paditurin. Mediat tona ende vleresojne si shtetberese aksionin e dhunes kunder varfanjakeve dhe nuk denoncojne lidhjet e shtetit me bandat e krimin. Mark Frroku pranoi me ne fund se eshte nje politikan kriminal.

Mediat prej kohe kane mobilizuar opinioniste qe te mbrojne krimet e Mark Frrokut. Keta opinioniste kane bere me fanatizem avokatine e krimit me porosi e recetat e kryeministrit. Po tani qe krimineli deputet pranoi se eshte i tille, a ndjehen sado pak bashkepunetor te tij?! A do marrin perseri keta pjese ne mbrojtjen e kriminelit politik te radhes, apo do te kerkojne ndjese?! Nese i numrojme raste te tilla te inkriminimit te medias dhe emisioneve opininiste te tyre, do te duhej nje studim gjitheperfshires. Por ajo qe mbetet ka te beje me moralin e saj. Misioni i medias eshte e verteta per publikun. Nderkohe per fatkeqesine tone, ky mision eshte shqetesimi i fundit per per pronaret mediatike. Shqetesimi kryesor i tyre jane parate e paligjshme, jane tenderet dhe lejet e ndertimit. Ne vendse informacion, emisionet televizive jane shnderruar ne emisione afariste biznesi. Biznes per pronarin, biznes per drejtuesin e stafin e emisionit.

Keshtu menjanohen vlerat, se ato nuk kane lidhje me biznesin. Vendin e tyre e zene antivlerat. Kjo eshte tragjedia mediatike e jona. Nuk po shkruaj per raste konkrete kur pronaret mediatike urdherojne lincimin e njerezve deri ne lendime, fyerje e ne shkelje te te drejtave te njeriut. Pse? Sepse personi ne fjale e ndau ne dy pjese fondin e reklames, pra njeren pjese ia dha televizionit rival. Nje analize e nje studim i thelluar do te nxirrte ne pah pse televizionet tona i mbyllen 13 emisione investigative, te cilat funksiononin para qershorit 2013.

Por mediat tona duhen vene ne lupen e investigimit dhe hetimit ligjor ne cdo pikepamje, deri te respektimi i te drejtes njerezore e profesionale te gazetareve, deri te ballfaqimi i informacionit me faktet e shtremberuara. Nga tenderet e deri te lejet e ndertimit. Procesit te verifikimit te veprimtarise mediatike ne perputhje me ligjin i duhet shkuar deri ne fund, si kusht per dekriminalizimin e medies. Media dhe hetimi i saj duhet te jete objekt specifik i reformes gjyqesore ne Shqiperi. Pa dekriminalizimin e medies nuk do mund te arrihet jeta normale si ne nje vend e ne nje shtet normal te se drejtes.

Kategori
Uncategorized

Z Kerri. Më keni syrgjynosur në një vend hajdutësh.

2016-05-06 03.13.49

Wikileaks boton kabllogramin e Donald Lu

I nderuar Zoti Sekretar i Shtetit,

Kam nderin t’iu bëj një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që janë zhvilluar në Shqipëri kohët e fundit.
Ashtu si edhe më kishin paralajmëruar përpara se të vija në këtë vend, njerëzit janë të dashur dhe miqësorë, dhe kanë një lloj fetishi të pashpjegueshëm ndaj të huajve. E kam fjalën për njerëzit e thjeshtë, pasi klasa politike, janë ca ngjala që nuk kapen as me gjethe fiku.

Megjithëse formimi im është diplomat karriere dhe kultura ime e origjinës është ajo kineze, çka do të thotë që e njoh artin e përdorimit të gjuhës dykuptimshe, këtu ajo ka arritur majat e saj. Sapo futem në takim me një nga përfaqësuesit e forcave politike, të gjithë më pohojnë se janë të gatshëm, dhe kur dal, nxjerrin ndonjë spurdhjak në TV, nga ata që nuk i pyet as roja i godinës së partisë së tyre, dhe më nxjerrin bishta.

Kjo ka të bëjë sidomos me çështjen që edhe ju vetë zoti Sekretar, e quani jetike, siç është ajo e reformës në drejtësi, të cilën e latë porosi edhe në vizitën që bëtë këtu.
Meqë ra fjala për reformën, përfitoj nga rasti t’iu pyes nëse e njihni një farë Spartak Ngjela. Ai ka një parti politike dhe del natë për natë dhe flet në FB, sikur i merr udhëzimet direkt e nga ju. Nëse është e vërtetë, ju lutem ma bëni me dijeni, pasi nuk dua që të krijojmë përplasje.

Për t’iu rikthyer temës, dua t’ju vë në dijeni se e kam shumë të vështirë të marr konsensusin. Këtu janë të gjithë hajdutë dhe unë vetë nuk e kuptoj sesi mund të japin konsensus për një punë që do t’i fusë në burg. Por megjithatë, më kanë thënë një frazë të famshme të tyre të cilën e kanë për zemër shumë politikanët e këtushëm, që pak a shumë në anglisht përkthehet “Ku ka ligje ka edhe shtigje”. Mesa duket kjo është edhe fabula e tyre. Mendojnë se do t’i bëjnë ligjet por do të gjejnë edhe mënyrat t’i shmangin.

I nderuar Zoti Kerri,

Kam frikë se kjo puna e ligjeve do të përfundojë si puna e dekriminalizimit. Nga ky ligj, ata që po e hanë janë ca ditëzinj që kanë bërë burg jashtë, sepse s’kanë ditur gjuhën dhe me paratë e fituara andej, kanë blerë nganjë vend pune, të cilin tani po e humbin. Deputetët dhe kryetarët e bashkive që i kam thënë edhe me emra, më ligjërojnë çdo ditë ekraneve.

Edhe reforma, më duket se do të përfundojë me ca gjykatës të Berishës që ikin dhe të Ramës që vijnë.

Gjithsesi, unë po e bëj timen. Por do ju lutesha, të kini mirësinë të kuptonit se në çfarë vendi të vështirë punoj. Kjo quhet syrgjynosje. Këta shpesh thonë që kjo lloj kulture e tyre është faj i pushtimit turk, por këta turkun do ta binin vërdallë 40 herë. Kaq të djallëzuar janë. Ndaj, kur të mbaroj periudhën e shërbimit, ose më nxirrni në pension të parakohshëm, ose më çoni në ndonjë vend që të mund të mbledh veten.

Me respekt
Donald Lu
Ambasador

/Gazeta InfoPress

Kategori
Uncategorized

KALIFATI I BULEVARDIT (kur një piktor monopolizon kulturën).

kalifati
Nga Andy Warhol*

“Mos pyesni se ç’mund të bëjë vendi juaj për ju, por ç’mund të bëni ju për vendin tuaj”, -Kenedi.

Kur e citoi për herë të parë këtë shprehje, Edi Rama kishte deklaruar në ILKDP një pasuri prej 3 mijë euro dhe nje a­partament, nuk fliste se çfarë besimi e kishte gruan dhe i pëlqente të theksonte se ai nuk ishte politikan.
Tashmë pas 3 vitesh, Ramës atdheu i ka dhënë (nga ajo çfarë ka deklaruar) një vilë në Surrel, gruan milionere por dhe një angazhim të spikatur fetar.

Kur bëri fjalimin e parë në Parlament, mua personalisht më ngjalli shpresë në një moment. Kur foli për rëndësinë e trajtimit të Gjuhës Shqipe.

Pashko Vasa në periudhën e Rilindjes, nuk deklaroi më kot që ‘feja e shqiptarit është shqiptaria”. Edhe atëherë ka pasur konflikte fetare, politike etj. Por Pashko Vasa duke pasur vetëdije i’u referuar simbolit të bashkimit që është Gjuha Shqipe.

Rama me ardhjen në kryeministri, për çudi i dha një theks shumë të fuqishëm elementit e bashkëjetesës fetare në Shqipëri.

Së pari, duhet theksuar që vendi ynë nuk është i vetmi vend që ka bashëkjetesë fetare, ka dhe shumë vende te tjera, përmend këtu Rusinë, Sirinë apo dhe shtete si Franca dhe Gjermania që kanë integruar komunitete masive fetare të emigrantëve në dekadat e  fundit.

Theksimi i feve ka sjellë një rritje ndjeshmërie të publikut ndaj fesë, sepse është normale që kur ‘mendon për gjarprin përditë edhe hunda e elefantit të duket si gjarpër’.

Por ndërkohë Rama nuk e trajton me të njëjtën rëndësi (sidomos ekonomike),kulturën. Në radhë të parë Gjuhën Shqipe.
Sepse feja ndodh që i ndan njerëzit, kurse gjuha i bashkon.

Mjafton të shikoni sesa janë financuar aktivitetet për Papën (500 milionë); aktiviteti San Egidio (800 milionë), financimi i komuniteteve të tjera fetare (rreth 400 milionë) etj.

Të mos harrojmë që institucionet tona fetare nuk treguan të njejtën devotshmëri për viktimat e ’21 Janarit’ siç treguan për ‘Charli Hebdo’. Pa harruar këtu bashkëpunimin e shumë klerikëve gjatë pushtimit nazi-fashist. Bashkëpunim ky që përpiqet të me komunizmin që erdhi më pas.

Në tre vjet sa fonde janë dhënë për Gjuhën Shqipe? Shpesh gjuhëtarët shqiptarë kur marrin pjesë në konferenca ndërkombëtare shkojnë me financat e tyre.

Sa janë financuar Insitituti i Gjuhësisë, Arkivat, Arkivi i Filmit?
Sa janë financuar botimet letrare për gjuhën shqipe, dramat në gjuhën shqipe, pjesët muzikore në gjuhën shqipe (klasike apo bashkëkohore).
Shumë me pak sesa kryeministria ka shpenzuar për koncertin e ‘Jessie-J’ për një natë.

Edhe i vetmi aktivitet kombëtar si Festivali Folklorik (i cili është një mundesi për të zhvilluar kulturën vendase, në veçanti gjuha), u degradua në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, duke u shndërruar në një skenë alla FRESSH-Voice, ku nuk dëgjohej asgjë përveç Kryeministrit.

E ftoj lexuesin të mendojë.

Mons. Ramiro Molinar Ingles uncovers the bust of Pope Francis set downtown Albanian capital Tirana on the third anniversary he has been at the post, Tuesday, March 15, 2016. Two years ago Pope Francis visited Albania in his first trip abroad in the continent praising the tiny western Balkan country’s religious coexistence. (AP Photo/Hektor Pustina)

Sa kisha dhe xhami ke në periferitë e Tiranës dhe në rrethe? Nuk numërohen. Por sa bibloteka, salla teatri apo ambiente të tjera kulturore janë hapur në keto zona, që publiku të ketë kontakt me artin dhe kulturën shqiptare? Zero.

Çfarë sjell kjo? S’do mend që sjell pushtimin e rinisë nga feja, që tashmë ‘Sulltani ynë’ planifikon ta fusë edhe në shkolla.
Pse nuk fut gjuhët e programimit nëpër shkolla? Apo gjuhën e imazhit dhe filozofinë, si piktor që është?

Pse Bulevardit i duhet dhënë karakteri i besimit fetar  dhe nuk i jepet karakteri i kulturës shqipe?

Një ndër ndërhyrjet e pazakonta ishte vendosja e bustit të Papës, i inaguaruar nga Erjon Veliaj (ish-besimtar mysliman i konvertuar në protestant të zellshëm ).
Rrjedhimisht edhe besimeve të tjera duhet t’i bëhet një bust. Ç’janë këto lojëra, që nxisin identitetin fetar të një vendi?

Kjo ndihet gjithashtu në monopolizimin e kulturës. Ku çdo gjë buron nga Kryeministria.

Bëjmë një pyetje logjike: Pse publiku duhet që festat t’i festojnë në Bulevard? Çfarë është kryeministri? Xhafari i Aladinit?
Pse jo në vendin ku ata jetojnë, në Bathore, Kamzë, Kombinat, Porcelan, etj?
Përgjigjia është shumë e thjeshtë: Atje s’ka asgjë.

Unë nuk njoh ndonjë që për kënaqësi do të shkojë në Kombinat, për të parë diçka të bukur.

Kush ka jetuar jashtë e di që për të parë aktivitete kulturore shkohet në periferi.
Edhe Pompiduja që e ka qejf Kryeministri ynë është në periferi.
Ndërkohë që monopolit të Bulevardit po i shton së fundmi dhe dozat e futboll-dashurisë edhe pse një popull i zhvilluar nuk është futbollistik, por shkencor.

13131319_10153674165746523_7134320798751154380_oNë qendër është vetëm Opera dhe Teatri klasik, ku shkojnë pensionistët dhe turistët. Për çudi, tek kryeministria organizohen që nga iftari, dialogje kulturore, koncerte apo dhe deri tek ndeshjet e futbollit dhe përkujtimoret  ‘me bisht ndër shalë’ për 21 Janarin.

Këtu shtrohet një pyetje tjetër: Pse firmat e biznesit financojnë koncertet e Veliajt dhe Ramës (apo dhe Berishës dikur)?
Pse nuk financojnë një shfaqje në Kombinat? Pse nuk financojnë kulturën shqipe bizneset, por ahengjet e Kryeminsitrisë dhe Bashkisë?
Si në Mesjetë, ku të gjitha dhuratat i shkonin mbretit dhe shpurës së tij.
A ka një shkëmbim favoresh apo më keq akoma, transferime korruptive fondesh nëpërmjet këtyre ‘eventeve’?

Sa është financimi që bëhet për kulturën dhe historinë shqipe jashte? Për kërkimin në arkivat e Vatikanit, Romes, Stambollit, etj?
Sa është financimi për kulturën arbëreshe? Gjuha është shkencë, pra është një proces kërkimor zhvillues dhe modernizues. Sa janë investimet për këtë proces? Zero.

Si shembull të kësaj injorance estetike mund të sjell edhe retorikën idiote të Kryeministrit tonë gjatë takimit me homologun e tij serb Vuçiç, që mua personalisht më la një shije shumë të keqe.
Serbinë ne ‘nuk e kemi xhan’, por Serbia ka institucione të forta. Ka rreth 24 mijë botime për Kosovën, merr nga tregu shqiptar dhe kosovar rreth 1 miliardë euro.
Akademia e Shkencave në Serbi ka një fond rreth 18 milionë euro.
Ka investime madhore në kulturë dhe shkencë, ushtri dhe ekonomi. Ka Institutin e Studimeve Serbe ngjitur me Shtëpinë e Bardhë. Këto duhet të mendojë Kryeministri ynë, jo përrallat me dronë dhe me futboll.

Si mbyllje, përveç Maurizio Catalan, unë nuk njoh ndonjë tjetër që ta ketë trajtuar Papën artistikisht, por di që buste nuk i bëhen njerëzve që janë gjallë. Sjell ters thonë.

Kategori
Uncategorized

Arrestohet në Greqi shoferi i Edi Ramës, akuzohet për grabitje. E mbron avokati më i njohur grek.

aleks kougias

Një person i cili është prezantuar si shoferi dhe truproja e Edi Ramës është vënë në pranga në Greqi. Arrestimi i tij është bërë më herë, ndërsa tani është publikuar.

Mediat greke kanë raportuar në datën 20 prill se “në gjykatën e Kallamatës është gjendur të e hënë 18 prill, avokati Aleksis Kougias, (në foton lart) duke tërhequr vëmendjen e medias. Avokati i njohur ishte mbrojtës ligjor i një shtetasi shqiptar i cili mbahet në paraburgim për grabitje të mbetur në tentativë”.

“Lajmi nuk ishte më tentativa e grabitjes, as edhe fakti që i burgosuri kishte për avokat, mbrojtësin e njohur Aleksi Kougia, por fakti që i burgosuri ka deklaruar se është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë”, – citojnë mediat greke.

Ato shtojnë se “detaje të mëtejshme do të dalin në Korrik 2016 kur edhe të nisë procesi gjyqësor.

Avokati grek është edhe avokati mbrojtjës i shqiptarit tjetër, Klodi Lesi i cili në muajin janar qëlloi dhe vrau nusen e tij greke.

Nga kryeministria shqiptare nuk ka për momentin një reagim mbi këtë lajm të publikuar nga mediat greke.

shoferi i rames

Kategori
Uncategorized

Arrestohet në Greqi shoferi i Edi Ramës, akuzohet për grabitje. E mbron avokati më i njohur grek.

aleks kougias

Një person i cili është prezantuar si shoferi dhe truproja e Edi Ramës është vënë në pranga në Greqi. Arrestimi i tij është bërë më herë, ndërsa tani është publikuar.

Mediat greke kanë raportuar në datën 20 prill se “në gjykatën e Kallamatës është gjendur të e hënë 18 prill, avokati Aleksis Kougias, (në foton lart) duke tërhequr vëmendjen e medias. Avokati i njohur ishte mbrojtës ligjor i një shtetasi shqiptar i cili mbahet në paraburgim për grabitje të mbetur në tentativë”.

“Lajmi nuk ishte më tentativa e grabitjes, as edhe fakti që i burgosuri kishte për avokat, mbrojtësin e njohur Aleksi Kougia, por fakti që i burgosuri ka deklaruar se është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë”, – citojnë mediat greke.

Ato shtojnë se “detaje të mëtejshme do të dalin në Korrik 2016 kur edhe të nisë procesi gjyqësor.

Avokati grek është edhe avokati mbrojtjës i shqiptarit tjetër, Klodi Lesi i cili në muajin janar qëlloi dhe vrau nusen e tij greke.

Nga kryeministria shqiptare nuk ka për momentin një reagim mbi këtë lajm të publikuar nga mediat greke.

shoferi i rames

Kategori
Uncategorized

Sikur te pyesnim njëhere edhe Gjeneral, Imamin, Cekën, Klosin apo Gjinushin? Keq s’do ish të pyesnim dhe Zan.Çaushin.

Sikur te pyesnim njëhere edhe Gjeneral, Imamin, Cekën, Klosin apo Gjinushin?

Keq s’do ish të pyesnim dhe Zan.Çaushin.

Kjo sepse ne ushtarët që u vumë në mbrojtje të atdheut, nuk i paskerkemi njohur jo vetëm (gjeneralet) e 97-98_es, por edhe të dërguarit e Marshallit.

Gjynah…..

I paskerkemi pasur në mes nesh dhe nuk e dinim, paskërkemi humbur shumë nga kjo padituri.

A thua kaq organizim të pa persosur kishim saqë ushtarët (besnike) te Marshallit u keqpërdoren apo na keqpërdorën edhe ne të tjereve pa e ditur?

Ata të veriut megjithë se afërsisht një vit me vonesë, qënkërkan armatosur, apo i paskërkan armatosur me porosi te fshehtë të Marshallit për tu mbrojtur nga jugu, por edhe ne të jugut u armatosëm po me porosu të Marshallit muaj më parë për ti rënë veriut që na kish zaptuar Tiranën, dhe si përfundim me ideolog Gjinushin, Gjeneral Imamin, dhe Kapter Zanin, dogjëm e shkatërruam gjithshka që i perkiste shtetit dhe sigurisë kombetare.

A thua Marshalli dha dy urdhëra sekrete, të shkrojtura, apo u transmetuan nga goja e zagarëve të oborrit, një si fillim për jugun dhe më pas tjetrin për veriun !?

Zagarët e oborrit thonë që Marshalli drejtoj në fshehtësi banditët që më vonë me ardhjen e PS_së në pushtet, u bënë ministra, ambasadorë, drejtorë të policisë së shtetit, dhe drejtorë të Policisë Ushtarake, me meritën e vetme që dogjën, shkatërruan dhe grabitën Selitë e Partise Demokratike, Bashkitë, Policinë, dhe gjithshka që i perkiste shtetit, ne Korce dhe Pogradec, dhe gjithë Jugun Shqiptar.

Nëpërmjet të dërguarve të besuar, Marshalli na paskërka ngritur në këmbë banditët që në mes të ditës, me maska bllokonin akset rrugore duke vrarë dhe grabitur qytetarët, ndërsa kur i hiqnin ato, (Maskat) vinin kollaret dhe drejtonin konferenca shtypi, media, parti dhe komitete të shpetimit kombëtar apo (komitetin e bandave)

Me duket se edhe Major Guri Pejo, nje oficer i regjur me maskaralleqe, grabiti kasafortën e bangës së korcës po me urdhër te marshallit , dhe si shperblim u emërua Drejtor i Policisë Ushtarake. Ish komandanti i Brigatës së tankeve Poceste, me porosi të marshallit, shkoj i pari dhe ju vodhi logjistikën po tankeve, idhe si shpërblim marshalli e riemëroj përsëri në detyrën që kish, Ish shefi i policisë në Korçe që zoti ja dha plumbin në Shkodër, drejtonte dhunën, terrorin dhe djegiet në këtë qytet, edhe ky me porosi të marshallit u emërua Drejtor Policije.

Turp, nuk e paskërkemi ditur që marshalli drejtonte gjithshka.

Gjynah, paskerkemi humbur shumë ( miq e shokë) bashkpuntorë apo ushtarë besnikë të tyre dhe nuk e paskerkemi ditur.

Po pse kaq shpejt kini vdekur or njerez?

Kaq shpejt sa për kaq pak kohë po ju ndryshojne dhe historine e shkatërrimit dhe djegjes se Shqiperisë nga revolucioni Sllavo_komunist me tre gishta.

Mire femijët që mund të besojne të tilla përralla të servirura çdo ditë nga kalemxhinjte e paguar, por ju që u ngritët kur ju vrane tribunin e demokracicë, ju që u ngritet për të shpëtuar kombin kur flamuret Sllavë dhe greke zvendësuan atë Shqiptar.

Perse heshtni….
Apo kini vrike nga vrasesit e pa bese, nga ata që mbasi ju vrane liderin tuaj, tani po ju vrasin dhe memorjen.
Ata kanë një objektiv dhe një arsye….Po ju?

Kategori
Uncategorized

Antarësia e partisë, dhe kuadri drejtues.

2016-05-02 22.59.06

 

Nga Ilirjan Fatkoja.
Partia Demokratike, ashtu si te gjitha partite kudo qofshin perbehen nga baza dhe struktura organike. Ne se do te veshtrojme me ne detaje kete binom, verejme se gjeresia e bazes se partise eshte natyrisht faktori me kryesor qe garanton jetegjatesine e saj. Ne bazen e Partise Demokratike ku perfshihen anetaret por edhe simpatizantet ka nje shumellojshmeri shtresash (ne se do t’i quanim keshtu), te cilat kane perqasjet por dhe dallime mes tyre. Ato perbehen nga qytetare te moshave te ndryshme, me formim te larmishem shkollor e intelektual, dhe me prirje qe nisin nga e djathta liberale per te shkuar drejt berthames se saj te ngjizur prej qytetareve qe e pesuan nga diktatura, me pjesen qe edhe pse pse nuk u demtua nga komunizmi,tregoi se nuk ka perqasje moralo politike me ate.
Natyrisht qe brenda kesaj mase te madhe njerzore mund te kete edhe elemente problemore, pse jo edhe provokatore apo ish spiune te diktatures etj. Perpjekja per t’I dalluar ata kur jane brenda ketij masivi eshte shume e veshtire, dhe nuk sjell ndonje dobi apo dem te konsiderueshem.
Ndryshe qendron puna kur behet fjale per strukturat drejtuese te Partise. Ketu duhet bere kujdes maksimal.
Elita politike nuk e ka te veshtire te behet e “lexueshme” para mases se demokrateve me veprimet dhe mos veprimet e cdo individi.
Vendosja e elementeve “me cene” ne keto struktura sjellin produkte negative dhe jo gjithmone jane te dallueshme. Ato cenojne jo vetem rezultatin e betejes zgjedhore, por edhe me gjere. “Keta “cenovike” me punen e tyre diskretitojne dhe perdhosin besimin e qytetareve gjate qeverisjes, dhe percojne te tilla rrezatime te demshme per vete partine, efekti i te cilave ndjehet per nje kohe te gjate.
Prandaj standarti i vleresimit te punes se kuadrit duhet te jete I njellojte, pa as me te voglen luhatje a tolerance.
Analizat e thelle qe duhet t’i behet rezultatit te zgjedhjeve te vitit 2013 duhet te shoqerohet ne cdo hap me venien e gishtit ne plage permes nje transparence te plote. Kjo do te ishte nje terapi e domosdoshme per vete ardhmerine e PD.
Se ketejmi do te ishte me e lehte per te ristruktuar e rishperndare energjine politike te vete partise, pra ne gjenerimin ekipor duke qene me te sigurte ne prtijen e nje rezultati te larte ne zgjedhjet e radhes.
Vetem keshtu do te ndahet “gruri nga egjra”, e kjo do te ndikoje dukshem nei rritjen e besimit te bazes (anetaresise se partise).
Kjo eshte rruga per te shmangur frymen disfatiste, qe ka filluar te perhapet. Ky model do te shmange goditjet permes diversionit dhe percarjes, per te cilin kundershtari politik jo vetem eshte I interesuar , por edhe e ushqen ‘me lende” duke mobilizuar “kontigjentet e fshehte” te cilet edhe pse dihet se jane produkt i ish -Sigurimit te Shtetit te diktatures, stimulohen per tu bere ” sa me te besueshem” Une shpreh bindjen se askush nga keto palaco nuk do te mund t’i nxije muret e PD-se per sa kohe vete Partia Demokratike nuk do t’ja lejoje.
Ketyre sojlijve , tok me kerpushat qe vetem duan ta shpinojne partine u duhet treguar dera.

Kategori
Uncategorized

JA PËRSE JAP DORËHEQJEN. Renato Preza kryetar i degës PD, Pogradec.

renato preza

Jap dorëheqjen time nga posti i Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike për Rrethin e Pogradecit për arësyet e mëposhtme:

  1. Nuk jam dakort me vendosjen e Rrethit të Pogradecit në process zgjedhor të brëndshëm Partiak, sepse Dega e Pogradecit është Degë fituese dhe as nuk është impak të ndarjes së re administrative!
  2. Dega e Partisë Demokratike për Rrethin e Pogradecit nga anëtari më i thjeshte në fshatin më të largët dhe deri tek unë si Kryetar Dege në qëndër të Qytetit kemi qënë të gjithë të angazhuar për ti dhënë fitoren PD-së, si as edhe një herë tjetër në historinë e PD-së Pogradecare, ndërkohë që kemi mare zhgënjimin më fatal dhe më mosmirnjohës nga Bashkia e sotme që ka rexhektuar totalisht institucionin e PD-së në Pogradec së bashku me punonjësit e sapo emëruar!
  3. Ndjehemi të zhgënjyer që vlerësimet, meritat dhe mirënjohjet nuk shkuan në interes të anëtarëve të degës nëpërmjet një vendimi respektivin stitucional por kaluan të gjitha në vendimmarrje private të kurdisura nga klane dhe kulizma brënda Partisë! Me gjithë ankesave të pa numërta nga anëtarë dhe nga drejtues të Degës nga Kryesia e PD-së nuk mori përgjegjësinë e një ndërmjetësi politik me kritere të shkruajtura!
  4. Kryetari Degës është pozicion Institucional dhe shumë here nuk është vetvetja, Ai përfaqëson antarësinë që gjithkush të ketë të drejtën të shprehet! Këtë kam bërë, por nuk kam mare mirënjohjen e duhur dhe as suportin e duhur nga Drejtuesit e PD-së dhe as nga Kryesia e PD_së, të Shqipërisë! Si një kryetar i ri në funksion por si një demokrati 1991 nuk gjeta në moment si këto të PDsë në Opozitë, me shumë passion dhe dëshirëve ndosa ta mar PDnë për ta bërë më mirë, por që nuk gjeta mbështetjen, as inkurajimi dhe as qoftë këshillimin se ku kemi vepruar mire apo ku kemi mund të përmirësohemi! Gjatë mandatit tim nuk pashë gjeta mbështetjen apo një reflektim në Mediat brënda Partisësi PD që të inkurajoheshim në veprimtari e publike, as intervistë dhe as dhënie rubrike mbi degën!
  5. Kam fituar pozicionin tim me mandat 4 vjeçar dhe I fituar me meritë të plotë, duke më hequr dhe duke më mohuar të drejtën për garë, kjo përsëri nga strukturat e PD_së, dhe që askush nuk mbajti përgjegjësi që të reflektohej mbi veprimin anti-demokratik!
  6. U emërua Sekretar Dege Ish Kryetari i degës Luan Lipo, I cili që ditët e mia të para si kryetar më ka deklaruar që nuk më njeh si të tillë. Në funksionin e tij si Sekretar I degës I e mëruar nga Kryesia e PD_së të Shqipërisë nuk ka ushtruar funksionin e tijsi sekretar për as edhe një sekondë të vetme në këtë funksion. Jo vetëm kaq por në 18 mbledhje Kryesia Ai ka ardhur vetëm 5 herë! Ditën e tretë të emërimit në Pozicionin e Sekretarit Atij ju dorëzuan çelësat e zyrës së tij dhe në ditën 10 të mandatit të tij në këtë funksion Ai dorëzon çelësat në Zyrat e PD-së dhe shprehet në presence të Deputetit të Zonëssi i Deleguar për Pogradecin dhe në Prezencën time, – Nuk kam kohë të merem me këtë lloj pune, dhe zyrën time po jua jap N/Kryetarve!
  7. U emërua Eduart Kapri si Kandidat për Kryetar Bashkie duke patur shumë  debate dhe shume diskutime sepse emir I tij nuk u propozua nga as edhe një seksion, duke qënë në funksion dhe në përfaqësimin e anëtareve të Degës, ishte detyra im e të reflektoja shqetësimin e bazës në Drejtuesit e mi! Ky reflektim u keq përcoll nga Luan Lipo sikur unë isha kurdistari I informacioneve kundër Edi Kaprit në TR!Ndonëse me tensione arrita ta manaxhoja dhe të inkurajoja këdo brënda Degës që të bëhemi bllok në Votën për Subjekt dhe për Kandidat!
    Sekretari I Luan Lipo dhe Grupi I tij në Kryesinë e Degës organizuan Peticionin kundër Kryesisë dhe të shprehur qartazi që I gjithë ky grup prej 22 personash nuk do të mbështesë PD-në në votën për subjket duke u larguar nga takimi I kryesisë! Ky peticion solli një imazh shumë të keq në publik duke e konsideruar PD-në si të përçarë, dhe votat e PD-së shkuan në partitë e vogla! Përsëri PDja sikandi edhe sisubjekt doli mëmirë se humbja e 2013 dhe se 2011!
  8. Mandati I Personave të Votuar, sipas ligjeve demokratike, të Kryetarit të Degës është mandate I shenjtë kuliria dhe të drejtat që I dali nçdo antar I modelohen si institucione në këtë hark kohor të mandatit! Me këtë lloj trajte të deformuar, të thyerjes së mandatit  me orientime Lart – Poshtë veçs e gjymtojnë motivin, krijojnë keq fokusim dhe keqorientim mbi pozicionin e opozitës aktuale! Personalisht unë këto forma nuk I shikoj si ndërtuese por si kërcënimi të drejtës së mandateve të fituara me vote në Demokraci, për të cilën nuk do të ketë protezë ta ngjitë mëvonë!Nuk mund të punohet me standarte të ndryshme për degë të ndryshme  dhe këto pa u konsultuar me politikë-bërsit lokalë, Kryesi dhe Kryetar!
  9. Situata mbas zgjedhjevetë 2015 dhe me fitoren e Edi Kaprit në pozicionin e Kryetarit të Bashkisë si Kandidat nga PDja solli një transformim brënda strukturave të PDsë. Anëtarëtë Kryesisë, Kryetarë GrupSeksionesh dhe çuditërisht të gjithë këta të peticionit gjatë fushatës elektorale filluan të largohen dhe të mos marin pjesë në mbledhjet ekryesisë, duke filluar nga Kryetari I Bashkisë, Sekretari I Degës, Kryetarët e Grup Seksioneve,të cilët një kohësisht u emëruan edhe Administratorë!
  10. Ekskluzive : Pogradecinews
Kategori
Uncategorized

GJERGJ BOJAXHI, MILIARDERI QË KËRKON LËMOSHË.

 kolazhi bojaxhiu


Nga Habjon Hasani

“Ju uroj nga zemra Pashkët”, – shkruante sot në faqen e tij në Facebook Gjergj Bojaxhi, një politikan në tentativë dhe biznesmen i fuqishëm.

Me zemër Bojaxhi duket pranë qytetarëve; por me mendje ai ka qenë diku tjetër 24 orët e fundit, pasi një hetim i befasishëm penal e ka vënë atë në epiqendër të një skeme fiktive në tregun e naftës ku dyshohet se janë pastruar disa qindra milionë dollarë; ndërsa Bojaxhi dyshohet dhe për fshehje të pasurisë .

Deri në vitin 2005 ai ishte një askush, por një sugjerim i Genc Rulit tek Berisha, bëri që Bojaxhi të kthehej në Shqipëri e të katapultohej zv/ministër i Energjitikës; pas disa vitesh qëndrimi në SHBA ku ai punonte si ekonomist.

Ishte një ndër mijëra ekonomistët e angazhuar në projektet e Bankës Botërore, por kur prezantohej në Shqipëri, mediat nuk harronin asnjëherë të theksonin se zv.ministri i Energjitikës kishte punuar për Bankën Botërore, duke krijuar një imazh të ekzagjeruar për karrierën e tij në SHBA.

Por Gjergj Bojaxhiut i trokiti fati në një periudhë të artë, pasi në vitin 2006 kur ai punonte si zv/ministër, qeveria Berisha ishte duke rishikuar disa kontrata energjitike të dhëna nga Fatos Nano, ku më delikatet ishin TEC-i i Vlorës dhe Petrolifera.

Me këtë të fundit Bojaxhiu u mor posaçërisht; ishte personi kyç i qeverisë në negociata dhe pas disa muajsh bisedimesh dhe tensioni, qeveria Berisha firmosi vënien në punë të Petroliferës me kapacitet të plotë.

gjergj-bojaxhiu-604x330Bojaxhi e mbështeti kompaninë e Petroliferës në negociata dhe koncesionari fitoi një biznes të jashtëzakonshëm dhe me leverdi për të kryer operacione portuale të logjistikës; ngarkim-shkarkimit në Vlorë për hidrokarburet.

Një kantier i vërtetë pune dhe paraje nisi të funksiononte prej vitit 2006.

Bojaxhi vijoi karrierën e vetë si zyrtar shtetror, pa lidhje me Petroliferën në dukje. Ai nga zv/ministër u emërua drejtor i KESH, më pas dhe në OSHEE e më tej kaloi dhe drejtor i Policisë Ndërtimore gjatë qeverisjes Berisha.


Gjergji ngjit  Everestin

Më 15 Qershor 2012 bashkëshortja e tij znj.Jola Bojaxhi së bashku me katër të tjerë themelojnë kompaninë “EVEREST”, e cila për nga emri që mbante, dukej si një kapriço e vetë Gjergjit, sepse ai e ka pasion malin e Everestit, madje e ka ngjitur atë në ekspeditë.

themelimi i Everest

Kompania e re kishte si objektiv të saj tregtinë e naftës cilësore. Kjo kompani u inkuadrua  si një operator pranë koncensionarit të Petroliferës.

Koncensionari i Petroliferës e kishte të ndaluar me ligj që të bënte tregti nafte. Petrolifera mund të ofronte logjistikë për kompanitë që e tregtonin, por në asnjë mënyrë nuk mund të tregtonte edhe vetë naftë. Ajo ofronte vetëm shërbime të natyrës së magazinimit dhe ngarkim-shkarkimin e hidrokarbureve në Vlorë për kompanitë që e tregtonin.

Por kompania “EVEREST” dukej pikërisht si një artificë për të shmangur këtë detyrim ligjor.

Sepse siç zbuloi më pas Autoriteti i Konkurencës, një nga aksionarët kryesorë të kësaj kompanie, firma italiane “Superba srl” ishte në fakt një firmë me aksione në “Everest”, por njëkohësisht edhe aksionarja më e madhe e kompanisë Petrolifera.

Pra Petrolifera, atë që nuk e arrinte dot nëpërmjet emrit të vet, e arriti duke ngritur kompaninë “Everest”, ku themeluese ishte edhe bashkëshortja e z.Bojaxhi.

Kjo është ndoshta spërdredhja më e fortë e konfliktit të interesit të ndodhur në tregun e hidrokarbureve, ku bashkëshortja e zv/ministrit Bojaxhi 6 vite pasi i shoqi kishte negociuar koncensionin, futet aksionare bashkë me koncensionarin në një kompani-grackë që i shërbente Petroliferës të bënte atë biznes që ligji ia ndalonte.

Një konflikt interesi i dyfishtë, ku protagonist ishin vetëm dy aktorë: Petrolifera dhe çifti Bojaxhi.

 

Gjergji bëhet skeptik

Viti 2012 nuk ishte thjesht viti kur Gjergj Bojaxhi nëpërmjet bashkëshortes nisi një biznes bashkë me koncensionarin që dikur e kishte mbështetur si zv/ministër, por ishte njëkohësisht dhe koha kur ai po jepte shenja të forta pakënaqësie me qeverinë Berisha.

Kulmi arriti një vit më vonë, në vitin 2013, kur vetëm dy javë para zgjedhjeve, në një intervistë të dhënë për median, ai goditi pa mëshirë kryeministrin Berisha, duke u bërë i vetmi zyrtar i rangut të lartë në PD që i përmendte publikisht Berishës problemet e fëmijëve.

Bojaxhi foli hapur mbi aktivitetin e dyshimtë të Shkëlzenit dhe Argitës, fliste për degradimin e qeverisë Berisha, ndërsa vetë ishte i vetmi zyrtar i lartë që kishte të gdhendur në letrat e kompanisë “Everest” konfliktin më arbitrar të interesit që një zv/ministër shqiptar mund të ketë pasur ndonjëherë.

Zgjedhjet e vitit 2013 i fituan Rilindësit, Bojaxhi u fokusua në biznes dhe duhet thënë se biznesi pati një shpërthim të fortë ekspansioni dhe suksesi.

Vlera dhe volumi i aktivitetit të kompanisë “Everest”u 20-fishua dhe “Everest” u kthye një ndër 10 kompanitë më të fuqishme në vend.

Kjo rritje galopante u shoqërua dhe me disa veprime dhe spërdredhje në paketën e aksionarëve.

Transferimi i aksioneve
Bojaxhi u bë administrator i kompanisë ku gruaja ishte aksionare bashkë me Petroliferën.

Më pas aksionere hyri dhe vjehrra e tij, ca më vonë vjehrra i bleu aksionet një ortaku të quajtur Altin Fani sepse ky u tërhoq dhe shkoi administrator i Vilma Nushit në koncensionin e Check-upit, e në fund, Gjergji ia bleu të gjitha aksionet vjehrrës së vet duke u futur aksioner me letra në këtë kompani.

Qeveritari që kishte negociuar me Petroliferën në vitin 2006, befas gjendej ortak me Petroliferën në vitin 2015, në një kompani që kishte kapur majat më të larta të fitimeve, majat e Everestit.


Gjergji vesh këmishë të bardhë

Që prej vitit 2014 Bojaxhi nisi të kishte një prezencë sistematike në media, kryesisht në median pro-qeverisë rilindëse.

Ai u mbështet sidomos nga Eduart Zaloshnja. Ky i fundit drejton një institut statistikash; dikur ka qenë ortak me ministren rilindëse Milva Ekonomi,  por ka dhe valencën e ‘analistit të pavarur statistikor’ ndonëse rezultatet e statistikave të tij e kanë pasur shpesh marzhin e gabimit më të lartë se diferencat e subjekteve.

Zaloshnja per Bojaxhiun

Zaloshnja u bë papritur promotori politiko-mediatik i Gjergj Bojaxhiut; të njëjtën gjë kishte bërë dikur dhe me Kreshnik Spahiun deri kur ky i fundit shpalli divorc me Edi Ramën.

Bojaxhi nisi të mbante një këmishë të bardhë me të cilën dilte shpesh në media, Zaloshnja nga ana tjetër nuk linte panel televiziv pa përmendur se Bojaxhi ishte e vetmja shpresë për një të djathtë me integritet.

Ky kombinacion u intensifikua sidomos në vitin 2015 gjatë zgjedhjeve lokale kur Bojaxhi u propozua nga nisma NE-Tirana për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Kjo ishte një nismë që kishte në gjirin e vet shumë profesionistë të papërlyer me aferat e politikës dhe u prit me pozitivitet, sidomos në pjesën elitare të kryeqytetit. Bojaxhi në përfundim të zgjedhjeve arriti të kapë afro 15 mijë vota në Tiranë.

Por në Dhjetor 2015 ai nuk ra dakord me mbështetësit e tij në Ne-Tirana për mënyrën se si do konfigurohej kjo nismë në të ardhmen. Gjergji propozonte një parti ku ai të ishte kryetar me kompetenca të forta.

Oponentët e tij brenda nismës donin një kryetar ndryshe, ku prevalonte kuorumi dhe jo forca e individit.

Por ende pa u ndarë mirë se ç’do bëhej me NE-Tirana, Bojaxhi, me një lëvizje surprizë dhe pa vënë në dijeni mbështetësit e dikurshëm të NE-Tirana, shpalli në Janar 2016 nismën e tij personale për një parti të re politike. E shpalli në Facebook.

Ndërsa kjo ishte një e papritur për shumicën e anëtarëve të nismës NE-Tirana, pakënaqësitë nxorën në pah dhe disa detaje interesante të kësaj nisme.

Debatet e brendshme

Në debatet e brendshme, disa anëtarë të NE-Tirana e akuzuan Bojaxhiun se, jo vetëm nuk ishte treguar korrekt me mbështetësit e tij, por se dhe në fushatën e vitit 2015 ai kishte fshehur fondet që kishte mbledhur si kandidat për kryetar bashkie dhe asnjëherë nuk i kishte zbardhur fondet e mbledhura, edhe pse NE-Tirana ia kishte kërkuar diçka të tillë për muaj me radhë.

Me një parti që e shpalli fshehurazi njerëzve që e mbështetën dhe duke i’u fshehur transparencës së fondeve të fushatës, me një biznes që ia shtonte milionat dita-ditës, papritur Gjergj Bojaxhi doli faqe botës dhe tha se do ndërtonte një parti politike që do mendonte për popullin e varfër shqiptar dhe do luftonte këtë sistem të padrejtë politik-ekonomik, që në fakt Gjergji ia kishte parë hajrin si në karrierë edhe në pasurim.

 

Oligarkut i qepin letrat  

Nxitimi i Gjergj Bojaxhiut për të bërë partinë e re në Janar-2016 përkonte dhe me nxitimin e Edi Ramës për të qëruar hesapet me aleatin e vet, LSI-në.

Që prej Shtatorit 2015, Edi Rama dhe LSI u përfshinë në një luftë të ftohtë dhe të mbushur me dyshime dhe goditje nën brez ku spikaste dosja CEZ-DIA dhe regjia mediatike pro-Ramës e cila nisi sulmet ndaj aleatit të Ramës.

Një pjesë tjetër e mediave të Ramës, ndonëse ishte më e tërhequr nga goditja me dosjen CEZ-DIA, ishte e pakursyer në promovimin e Gjergj Bojaxhiut.

Sa më tepër rritej pakënaqësia ndaj qeverisjes së Ramës dhe sa më shumë shtohej rreziku i kanalizimit të votave të të pakënaqurve drejt LSI-së, aq më shumë promovohej dhe Gjergj Bojaxhiu në mediat e ndikuara nga Edi Rama.

top channel per BojaxhiunBiznesi i Bojaxhiut forcohej, prezenca e tij mediatike trumbetohej, partia e tij po bëhej gati të konfigurohej, deri kur… dje një kronikë e beftë e Top Channel, informoi mbi një hetim për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Top Channel tha se ky ishte një hetim i policisë, por të dhënat orientojnë se ky është një hetim që as nuk është iniciuar dhe as është orientuar nga policia e Saimir Tahirit, por ka qenë një hetim i ILDKP-së dhe Prokurorisë, dy struktura që nuk varen ekskluzivisht nga Edi Rama.

Bojaxhi dyshohet se ka përfituar disa dhjetëra milionë dollarë nga llogari të paqarta në parajsa fiskale dhe ka kryer operacione fiktive për të marrë nëpërmjet vjehrrës së vet aksionet e kompanisë “EVEREST”.

Portalet proqeveritare kanë refuzuar ta publikojnë lajmin e Top-Channel për hetimin e Bojaxhiut.

Detajet e hetimit pritet të saktësohen në vijim. Bojaxhi i ka quajtur këto akuza si të montuara politikisht, madje ai përmendi dhe faktin se ishte shtetas amerikan duke shtuar se po të kishte bërë allishverishe do e kishin hetuar vetë amerikanët të parët.

Ftesa per dhurim ne faqen e Bojaxhiut

Përtej deklaratës së z.Bojaxhiu, është e qartë se në SHBA nuk ka shumë gjasa të ndodhë që një ish-zv/ministër Energjitike të futet aksioner në një kompani me të cilën dikur ka negociuar dhe e ka certifikuar, e për më tepër në një kompani që shërbente për të fshehur gjurmët e shkeljes së kontratës së negociuar.

Duket si ato paradokset që i gjen shpesh dhe në faqen e Facebook-ut të z.Bojaxhi. Për shembull, ai po fiton miliarda me kompaninë e dyshimtë “Everest” dhe është shndërruar në një oligark të vërtetë, por njëherësh fton publikun që t’i japë donacione për partinë e tij të re që sipas z.Bojaxhiu, do ndihmojë shqiptarët të dalin nga varfëria dhe do luftojë sistemin që Bojaxhiun e bëri miliarder.

Rast i rrallë duhet thënë, një miliarder që kërkon lëmoshë. (!)  / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

MORALI PA MORAL I ARTAN LAMES.

edi_rama_endri_fuga_artan_lame_artan_shkreli_8184Artan Lame po bënte moral.

Kishte marrë rolin e njeriut që kishte vizituar Zotin në atë pak kohë që ndenji “matanë” (dhe gëzojmë që u kthye për fëmijët), dhe ky takim e kishte ndryshuar, e kishte kthjelluar, e kishte shpirtëruar, e kishte shndërruar në një budist.

Fliste për jetën që është e shkurtër. Për paratë që nuk duhen mbledhur se nuk kanë ç’duhen. Për pushtetarin (ta ketë me dikë në veçanti?!) që ngjitet e ngjitet, por edhe do zbresë një ditë.

Fliste për moral, për parime, për shpirt, për dashuri… Po po. Kur sheh fijen e jetës gati në të këputur, patjetër që ke refleksionet e tua.
Por pa mendo zoti Lam: Çfarë refleksionesh mund të kenë ata që nuk kanë mundësi si ty të paguajnë mijëra euro për t’u kuruar në një spital privat dhe presin që refleksionet t’i ndajnë veç me të Madhërishmin?

Çfarë refleksionesh mund të kenë ata që prej moshës 35-vjeç kërkonin pronat, e që sot në moshën 60 vjec të shohin ty që shpërndan fletë legalizimesh si “S”-të e dikurshme në aksione.

Flet dhe moralizon shumë zoti Lam, por nuk kërkon ndjesë: Ke tre vjet që nuk e ke përmendur “shabantapinë”.

Sepse je ti në këmbë të tij. Ke tre vjet që s’të kemi dëgjuar të cicërosh tek Fevziu, do kesh qenë shumë i zënë me legalizimet besoj.

Ke tre vjet që s’ke mbrojtur një vepër në Shqipëri. Ke tre vjet që s’je ndjerë për pyjet që u zhdukën në Shqipëri, kur dikur gdhiheshe e ngryseshe tek parku për dhjetë pemë.

Na flet për shpirtra, qiej e Perëndi, por harron ata që i përdore sa më s’ka dikur, të varfërit, mijëra e qindra mijëra të varfër. Harrove mijëra e qindra mijëra socialistë.

Sigurisht këta do t’i harroje, sepse ti nuk je socialist. Ashtu si shumë të tjerë si ty. Sepse socialistët nuk tradhëtojnë edhe kur i tradhëton. Zhgënjehen, por nuk tregohen të pabesë, të të hanë pas shpine, siç po hedh ti vickla sot ndaj Ramës.

Nuk mund të bësh moral zoti Lam pa kërkuar një ndjesë, pa hequr dorë nga posti, pa dhuruar ndopak nga pasuria jote shoqatave të fëmijëve e shtëpive të Zotit.

Sot bën moral gjithë Shqipëria e më tutje, sepse kanë sy, vesh e mendje, kanë dhe lëkurë ku po provojnë arritjet e asaj çka predikoje ti dikur.

Ti mund të jesh një i penduar, por kjo nuk të lan. Për çfarë parimesh të larta ti sot flet me figura letrare kundër njeriut që të mbajti afër, të ngriti e të shpërbleu? Ky nuk është moral. Kjo është mosmirënjohje.

Njerëzit që ndërrojnë lëkurën si gjarpri, janë ata me të rrezikshmit. E këtu nuk hyn as Zoti, e as brazda e jetës. Është thjesht çështje karakteri. Ke, apo nuk ke. Të tjerat janë hipokrizi. Dhe besoj, jemi të ngopur me hipokrizi.

Nga Edmond Arizaj.