Kategori
Uncategorized

RACIZMI I VELIAJT NDEZ GJAKRAT.

2016-05-18 21.38.25

Bashkia e Kamzës ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, duke e cilësuar gjuhën e përdorur prej tij si “bastarde”.

Ky dordolec duhet të mbajë gojën e të mos i fyejë banorët e Kamzës dhe Paskuqanit, këta banorë punëtorë dhe të zgjuar, pasi me djersën e tyre këto 25 vite ndërtuan një jetë nga fillimi duke e nisur nga zero, duke punuar e fituar paranë me djersën e ballit dhe jo si ti dhe Mjaft-istët dhe G99-shat që me zero ditë pune na u bënë ministra, kryetar bashkie, uzurpuan administratën, u bënë milionerë dhe menjëherë iu sulën të ardhurave duke u hequr edhe ndihmën ekonomike”,shkruhet në reagimin e këtij institucioni.

Në shkrim gjithashtu tërhiqet vëmendja për raste të njëpasnjëshme në të cilat Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë nxitur urrejtje racore, duke denigruar veriorët.

Veliaj nuk po bën gjë tjetër, por po ecën nën gjurmët e padronit të tij Edi Rama dhe po nxitin një konflikt që asnjë në këto 25 vite nuk e ka bërë, pra që të dy janë antiveriorë. E kanë shprehur këtë gjuhë urrejtjeje dhe më parë siç Rama shefi i Veliajt, duke i ironizuar në një takim elektoral veriorët, kur tha që na vijnë nga Alpet; i quajti shpellarë, Veliaj vandalë se nuk na ditkan ku është liqeni etj.

Reagimi i bashkisë së Kamzës erdhi pas një bisede në televizion të Veliajt, ku foli për protestën e shoqërisë civile te parku i liqenit si protestë e njerëzve që zbresin nga autobusi.

Ky është racizëm? Jo nuk është racizëm, të ma japin sot Kamzën unë e bëj dritë. Të më thuash se Kamza menaxhohet më mirë se Tirana…Staf i bashkisë së Kamzës vijnë dhe marrin trofe zgarat e pusetave nga Tirana, kjo nuk është racizëm…armatosesh si gjel për lodrat e kalamajve, është kompleks”, tha mbrëmë Veliaj.

Ndërkohë ka reaguar edhe shoqëria civile në rrjetin social. Në profilin “Protestuesi” në Facebook ka një status:

Duhet te behet nje proteste masive kunder Kryetarit te Bashkise per rracizmin qe ka. Nuk duhet te protestoje vetem Kamza por edhe njerzit e ndershem me integritet, tironca apo te ardhur”.

Ndërsa ka reaguar edhe ‘Nisma Thurje’:

I kujtojme Erionit se ne Kamez ndryshe nga sa beson ai jetojne njerez. Jetojne qytetare qe paguajne taksa dhe kane biznese, qytetare te cilet punojne me administrate apo jane te vetepunesuar, jetojne qytetare te cilet qeshin e qajne si te gjithe ne per gezimet apo hallet e jetes, qytetare te cilet vuajne mungesen e punes, infrastruktures, mungesen e sherbimeve te qeverise dhe u duhet edhe te durojne ofendimet e nje njeriu te cilin e paguajne sa frengu pulen”. /HashtagAL

Lini një koment