Nje ngjarje nga Franca, qe disa shqiptareve apo shqipfolesve ne Greqi apo dhe Itali ju kujton shume gjera te hidhura nga e kaluara.
Një motër muslimane, e cila barte nikabin, kishte hyrë në një nga dyqanet e Francës për të blerë disa gjëra ushqimore.
Me të përfunduar pazarin e saj, ajo drejtohet drejt arkës për të bërë pagesën, dhe ku për çudi, arkëtarja që ishte me origjinë marokene, fatkeqësisht nuk e pëlqeu fare klienten.
Filloi t’ia llogariste gjërat që kishte blerë, ndërkohë i hidhte me forcë në anën tjetër të arkës, duke u mundur që ta nervozonte këtë motër muslimane.
Teksa po arrinte nga fundi i llogarisë, e pa që motra nuk po nervozohej por po rrinte shumë e qetë, ajo nuk duroi më shumë, andaj duke ngritur zërin, fillojë t’i bërtas dhe ta ofendojë atë dhe fenë e saj.
”Ne kemi mjaft probleme në Francë dhe veshja që ti bart është një prej problemeve tona.
Ne këtu jemi për të bërë pazare dhe jo për të reklamuar fenë dhe historinë, e nëse ti je e interesuar për të praktikuar fenë, atëherë kthehu në vendin tënd dhe atje praktikoje fenë tënde ashtu siç keni dëshirë”.
Motra muslimane e mbuluar ndaloi për një çast nga futja e gjerave në qese, e shikoi arkëtaren, pa rreth e rrotull nëse kishte ndonjë mashkull dhe pastaj e ngriti nikabin dhe e zbuloi fytyrën e saj.
Ajo ishte biondinë me sytë blu, përsëri me kulturën dhe qetësinë e një zonje që ajo zotëronte ju drejtua arkëtares duke i thënë:
”Unë jam franceze, Islami është feja ime dhe ky është vendi im. Ju e shitët fenë tuaj ndërsa ne e blemë atë”