Nga Fiorentina Spahiu –
Eshtë e dhimbshme se si një skizofren si Kryeministri Rama na përfaqëson në vizita ndërkombëtare, por akoma më e dhimbshme është fakti se jemi ne fajtorët për këtë nam të zi që i transmetojmë botës me figura të tilla pa moral.
Ishte një hic në kuptimin e plotë të fjalës, një dështak edhe në profesionin e tij si piktor , por falë mbështetjes nga kush e di kush dhe taksave tona sot është një nder “kapot” më të pasur, që bën pushime luksoze në Miami, ka një vilë të vecuar nga pjesa tjetër e qytetit në Surrel dhe i biri mban syze 60 mijë €.
Ndërsa nga ana tjetër qytetarët e tij përballen cdo ditë me skamje e mjerim, varfëri e poshtërsi, vjedhje e pabesi.
Si e shpjegon kryeministri që nje shtetase e vendit që ai qeveris po kërkon blerës për veshkën e saj sepse jetesa e vështirë po i merr shpirtin?
Lartmadhëria e tij në pjesën tjetër të botës, në vend që të verë në pah situaten mizerable ekonomike, papunësinë, emigracionin masiv, apo numrin e madh të atyre që plotësuan lotarinë amerikane, në një moment ku qeverisja e tij kutërbon ai merr guximin e flet për zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Ku e con mushka këtë njeri?
Amerika është shembull i demokracisë, është pasqyra ideale që na tregon më së miri se ne jemi vetëm një mutacion i këtij sistemi.
Akuzon Trump-in; një njeri i pamoralshëm e vetmja gjë që di të bëjë është të zhvasë njerëzit që e besuan. Po si e shan ai Trump-in kur të paktën ky nuk ka vjedhur popullin e tij.
Vajmedet për ne si popull që lejojme të bëhen gafa te tilla… Jemi për tu mishëruar… ndërsa kryeministri yne më kujtoi atë shprehjen tonë të famshme “dhi e zgjebur e bishtin përpjetë”!!
