
Në këtë kohë kryetitujsh të pashpirt, kur terroristët islamikë kishin në shënjestër fëmijët e krishterë dhe nënat e tyre ditën e Pashkëve të dielën në Lahore të Pakistanit, kur një kandidat për president në Amerikë kërkon të ndalojë hyrjen e myslimanëve në SHBA, kur terroristët e ISIS sapo vranë dhjetëra persona në Bruksel, kur mundësia e bashkëekzistencës në paqe duket e pamundur, ekziston një vend që mund të rivendosë besimin tonë për të ardhmen: Mirë se vini në Shqipëri
Kombi i vogël me shumicë myslimanësh në Ballkan, një rajon që deri kohët e funidt ka qenë sinonim i turbulencave politike, është model i bashkë-ekzistencës ndërfetare. Dhe gjithashtu është një nga vende më pro-Amerikane në Tokë.
Por, si ndodhi kjo? Përgjigja mbart leksione të rëndësishme për Amerikën në skenën globale. Opinionistja Frida Ghitis ka pyetur në rrugët e Tiranës njerëzit se sa e njohin Amerikën, dhe të gjithë kanë dhënë reagime admirimi, respekti dhe mirënjohje. Pothuajse njësoj ishte përgjigja edhe për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku sapo dëgjonin emrin “Trump” buzëqeshnin apo nënqeshnin. Shumë pak prej shqiptarëve njihnin Ted Cruz, por duken entuziast për një fitore të Hillary Clinton, vëren Ghitis.
“Kur vinte puna ke Trump, reagimi ishte një miksim mosbesimi dhe hezitimi”. E pyetur për propozimin e Trump që muslimanët të mos hyjnë në Amerikë, Adelina Bego, doktoreshë, thotë: “Ne në Shqipëri jetojmë të gjithë bashkë, pa dallim feje. Ne e kemi parë Amerikën simbol të demokracisë, si njësi matëse për Shqipërinë. Propozimi i Trump mund të shkatërrojë këtë simbol”.
Politika e jashtme amerikane, që shumë shpesh ka vuajtur nga konflikti mes idealeve dhe praktikës, në këtë vend ka gjetur idealizmin dhe veprimin. Shqiptarët u dashuruan me SHBA-në që në 1919, kur Woodrow Wilson mbështeti Shqipërinë, duke i dhënë fund planeve të fqinjve, Itali, Greqi dhe Serbi që ta copëtojnë. Kjo është dhe arsyeja që sot në Shqipëri ka një statujë të Wilson në sheshin “Wilson”.
Frida thekson më tej se dashuria e shqiptarëve për Amerikën u rrit më tepër në 1999, kur presidenti Clinton i dha dritën jeshile operacioneve të NATO-s në Kosovë.
Megjithatë, opinionistja e CNN vëren se lidhjet e ngushta mes Tiranës dhe Uashingtonit, nuk e kanë penguar SHBA-në të flasë ndershmërisht për problemet që shqetësojnë vendin, duke përfshirë edhe korrupsionin. “Vazhdimësisë së sjelljes së Amerikës, që vë veprat pas fjalëve, i ka dhënë asaj një farë autoriteti moral në popull”, thotë Frida.
“Ju mund të mendoni se vendi me shumicë muslimane është një kandidat jo potencial për tu bërë një nxitëse e mirë, por Shqipëria është i vetmi vend që mund të krahasohet me SHBA. Rreth 2/3 e popullsisë apo më shumë është muslimane, por bashkëjetesa, toleranca dhe patriotizmi janë më të theksuara se sa feja”, vijon shkrimi në CNN.
“Në kohën e fushatës presidenciale ku retorika shumë shpejt flet për frikën dhe duke parë brenda, ky është një mësim që duhet mbajtur mend”, përfundon shkrimi në CNN.
A Muslim country that loves America
Story highlights
- Frida Ghitis: U.S. foreign policy has found a merger of idealism and action in Albania
- America’s close ties with Albania have not prevented Washington from speaking honestly to it, she says
Frida Ghitis is a world affairs columnist for The Miami Herald and World Politics Review, and a former CNN producer and correspondent. Follow her @FridaGhitis. The opinions expressed in this commentary are hers.
Tirana, Albania (CNN)In this time of dispiriting headlines — when Islamist terrorists target Christian children and their mothers on an Easter Sunday outing in Lahore, Pakistan; when an American presidential candidate advocates stopping Muslims from coming to the United States; when ISIS terrorists havejust killed dozens in Brussels; when the very possibility of peaceful coexistence sometimes seems remote, there is a place that may just restore our faith in the future: Welcome to Albania.
