Kategori
Uncategorized

SOROS: “DONALD TRUMP ËSHTË TURP I MADH, ËSHTË FATKEQËSI”.

 

Rama Trump Soros

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë dje disa deklarata të pazakonta (në dukje), në emisionin ‘Zululand’ të Mustafa Nanos.
Duke trajtuar garën elektorale në SHBA, Rama u ndal dhe tek kandidati potencial Donald Trump, Rama e etiketoi atë si një ‘turp i madh’ dhe‘fatkeqësi për Amerikën’.

Shprehet Rama:

Unë flas për për një gjë që është e qartë dhe për vetë amerikanët. Nuk jam unë që e them. Ju u referuat tek kolegët tuaj në median evropiane, po t’i referohemi kolegëve tuaj në median amerikane thonë shumë e shumë më tepër se kaq për këtë qasje të një kandidati që është një turp i madh për Amerikën dhe që është një pikëpyetje e madhe për gjithë qytetërimin tonë.

Dhe pak më tej:

Nëqoftëse bëhet President i Amerikës është fatkeqësi e amerikanëve jo fatkeqësia ime”.

Në pamje të parë kjo është një deklaratë e guximshme dhe antikonformiste e z.Rama.
A nuk duket ai si një ‘shpirt i lirë’ që e shpreh mendimin e tij pa të keq dhe lirshëm?

Mund të jetë dhe diçka më tepër se kaq. Sepse Rama në fakt nuk ka shprehur thjesht një opinion të vetin por ka artikuluar(në nivel Shqipërie) një linjë politike anti-Trump, kjo linjë udhëhiqet në SHBA nga financieri  kontrovers George Soros.

Më 21 Janar 2016, në forumin ekonomik të Davosit, finanancieri George Soros hoqi paralele mes Donald Trump-it dhe organizatës terroriste ISIS.

“Donald Trump po bën lojën e ISIS-it”, –  u shpreh financieri Soros.

Soros është i angazhuar në një luftë të hapur dhe frontale kundër kandidatit republikan Trump.

Ai akuzohet nga republikanët se po shfrytëzon një rrjet të gjerë mediatik dhe organizatash jo qeveritare për të diskretituar figurën e Trump.

Së fundi, një nga OJF-të më aktive kundër Trump, shoqata “Black Lives Matters”, rezultoi se kishte përfituar rreth 33 milionë dollarë nga një rrjet OJF-sh partnere të themeluara nga Soros.

Fryma anti-Trump është përcjellë dhe në mediat Evropiane, madje dhe në ato shqiptare.
Edhe Blendi Fevziu bëri një emision për Trump-in, ku të ftuarit e tij ishin po të njëjtët që flasin zakonisht për modën dhe gatimin.

Deviza anti-Trump që propagandohet nga disa OJF dhe disa media në SHBA përqendrohet kryesisht tek minoritetet etnike dhe muslimanët.

Në disa raste, deklaratat e Trump-it janë deformuar dhe keqinterpretuar si rraciste apo islamofobe. Në këtë linjë u paraqit dje dhe Edi Rama.

Lexojeni si u shpreh Rama:

Donald Trump është një biznesmen që vjen në fushatën amerikane pas një studimi të tregut dhe do të ‘blejë’ të gjithë ato pjesë të kapitalit njerëzor që i duhen. Nëse duhet të thojë se ‘të gjithë muslimanët janë terroristë’, s’ka problem, ai e thotë. Mirëpo kjo mund të alienojë shumë njerëz që as nuk u shkon mendja asnjëherë në botë se mund të simpatizojnë me terroristët”

Ky është një spekulim flagrant i z.Rama, është zgjatim i korridorit spekulues Media-OJF, pasi në asnjë rast nuk rezulton që Trump të ketë njehësuar muslimanët me terrorizmin.

Shprehja e përdorur nga Trump  mbi muslimanët dhe që u debatua gjerësisht në Maj 2015 është kjo:

‘Mendoj se Islami na urren. Është shumë e vështirë për t’i ndarë. Asnjëherë nuk mund ta dini se kush është fetar e kush është terrorist islamik’,- është shprehur Trump.

Pra Trump nuk ka thënë se të gjithë muslimanët janë terroristë. Nuk ka ndodhur. Rama mashtron, spekulon.

Në intervistë kryeministri Rama e konsideron Trump-in si një biznesmen që do të blejë gjithçka i nevojitet në treg.

auto_ramapikturat21442178687

E thënë nga Rama duket pakëz paradoksale, pasi vetë Rama është piktor me profesion dhe është i vetmi kryeministër në Evropë që ka shfrytëzuar postin publik dhe influencën si qeveritar, për të tregtuar pikturat e veta.

Rama ka hapur galeri edhe në Hong Kong, kur shkoi atje për një vizitë zyrtare.
Madje nuk rezulton që pikturat e z.Rama të jenë blerë nga ndokush përpara se ai të bëhej kryeministër.

Dhe kur gazetari Nano i kujton Ramës se Donald Trump mund të jetë President i SHBA-ve nesër dhe se këto deklarata të Ramës mund të kishin pasojë, Rama shprehet:

“Nuk ka problem, tipa si ai i kapërcejnë këto, janë gjëra të vogla.”

Epo shyqyr. Duket si muhabet pikturash, gjëra të vogla.  / HashtagAL

Lini një koment