Ornela Canaj: Më rivranë motrën dhe nënën.

Ornela Canaj, motra e Alda Canajt, vajza e cila më 29 mars 2001 u vra nga Marjan Rroku deklaron publikisht se emisioni i “Klan” me intervistën e Gjebresë për vrasësin e motrës dhe nënës së saj ishte një rivrasje për dy familjarët e saj të dashur.
Ajo tregon të vërtetën e saj, një ditë pas intervistës së këtij të fundit në televizion në një postim në Facebook, të cilin thotë se e ka hapur vetëm për këtë reagim ndaj intervistës së Gjebresë.
Në një mesazh drejtuar Ardit Gjebresë ajo thekson ai nuk e meriton titullin gazetar. “Dua t’i them Ardit Gjebresë që nuk e meriton titullin gazetar. Një emision shalaban pa fakte, thjesht i bazuar në fjalët e një krimineli mashtrues që vazhdon të manipulojë publikun shqiptar!”, shprehet ajo.
Për Ornelën vrasja ka qenë e paramenduar se, Marjan Rroku kishte përndjekur Aldën para se ta vriste, por jo vetëm kaq. Ornela përmes një profili në Facebook që ka hapur pikërisht për të nderuar kujtimin e të motrës dhe të nënës së saj thotë se edhe pas vrasjes familja e saj është përndjekur nga ish-punonjësi i SHISH.
Ornela thotë Alda dhe Mbarimja gjetën vdekjen duke mbrojtur njëra-tjetrën dhe se “ky monstër” i ka kushtuar vetëm vuajtje e lotë familjes së saj.
“Marjan Rroku vendosi të thotë versionin e shpikur të ngjarjeve dhe harroi të përmendte se si çdo mëngjes ai priste motrën time të vogël te dera e jashtme e shtëpisë dhe e përndiqte. Ai e ndalonte çdo ditë atë, rrugës për në shkollë dhe kur kthehej nga shkolla, për t’i treguar që ajo ishte e tija dhe ajo nuk duhet t’i drejtonte sytë nga asnjë mashkull tjetër. Në moshën 27-vjeçare, Rroku, nën shënjestrën e armës, e ndaloi Aldën e pambrojtur, 16 vjeç duke e detyruar atë me forcë të vendoste që ose të shkonte me të, ose do të vdiste.
Rroku nuk ndaloi me kaq, po qëlloi dhe babanë tim dhe na vuri në shënjestër të gjithëve si familje, edhe pse ne ndërruam dy shtëpi brenda dy muajsh. Rroku i mori çdo grimcë të jetës sime motre para se ta vriste. Për muaj me radhë familja jonë u përndoq dhe torturua fizikisht dhe mentalisht nga ky kriminel që fshihej nën titullin e tij zyrtar si punonjës i ISHKNG-së.
Denoncim pas denoncimi në Rajonin nr. 1 e Rajonin nr. 2 të policisë në Tiranë. Gjashtë denoncime të depozituara që pasqyronin 6 episode të ashpra dhune.
Më 29 mars 2001, Marjan Rroku gjakftohtësisht qëlloi shtatë plumbat që vranë mamanë dhe motrën time.
‘Ishte një skenë e tmerrshme’, i tha një dëshmitar i policisë. Mami që mundohej të mbronte Aldën duke përdorur trupin e saj si mburojë dhe Alda që përpiqej t’i dilte para mamit që ta mbronte nga plumbat. Pasi jua mori jetën dhe i la të shtrira njëra mbi tjetrën në mes të Pallatit të Sportit, u zhduk paburrërisht dhe u fsheh në Amerikë, duke u përpjekur t’i shmangej dënimit për krimin e pamëshirshëm që kreu.
U bënë pothuaj 15 vjet që nga dita që i pashë mamin e Aldën për herën e fundit. Ky monstër i ka kushtuar vetëm vuajtje e lotë familjes sime. U munduam me ç’kishim të gjejmë drejtësi. Pasi pashë emisionin në ‘Klan’ ndihem se mami dhe motra ime u vranë, sërish, për herë të dytë”, shkruante ajo në një nga reagimet e saj.
Më herët, Ornela, motra e Aldës ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, duke e rrëfyer edhe ajo ngjarjen sipas versionit të saj. Ajo thotë se e hapi profilin në Facebook për të treguar ato që nuk tha autori i krimit në intervistën me Ardit Gjebrenë. Jo pa mllef ndaj emisionit, Ornela rikujton edhe një herë ngjarjen e rëndë, ku humbi motrën Aldën dhe nënën Mbarime.
“E hapa këtë faqe për të nderuar kujtimin e motrës dhe nënës sime. Pasi pashë intervisten tek ‘E diela shqiptare’ që u dha në ‘TV Klan’ më 28 shkurt 2016, vendosa të hap këtë faqe të tregoj faktet dhe të informoj publikun për të vërtetën e vetme që qëndron pas vrasjes së pamëshirë të Mbarime dhe Alda Canaj. Dua t’ju bëj të ditur njerëzve, se kush është në të vërtetë Marjan Rroku; ai nuk është vetëm një vrasës, por një psikopat sadist që i paramendoi dhe në mënyrë metodike i arkitektoi këto vepra të ulëta. Marjan Rroku vendosi të thotë versionin e shpikur të ngjarjeve dhe harroi të përmendte se si çdo mëngjes ai priste motrën time të vogël te dera e jashtme e shtëpisë dhe e përndiqte”, ka thënë ajo.
“Në SHBA emigrova për të gjetur Rrokun”
Motra e Alda Canës, Ornela Canaj ka folur në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës për vrasjen e motrës dhe të ëmës së saj, nga Marjan Rroku, ish-agjenti i SHIK-ut. Plot 15 vjet pasi ka ndodhur ngjarja, Ornela Canaj, e cila bashkëpunoi me drejtësinë amerikane për prangosjen e Marjan Rrokut, tregon për ditën kur ndodhi ngjarja. Ajo ka akuzuar rëndë Rrokun se ka gënjyer dhe se ka qenë ai personi që i kërcënonte familjarisht. “Ditën që mora vesh, nuk e di si ishte ajo ditë, se si kaloi. Sapo e mora vesh e dija se kush ishte ai. U ndjeva keq. Mendova se po ta kisha marrë Aldën më herët nuk do të kishte ndodhur ajo”, u shpreh Ornela Canaj gjatë intervistës me Rudina Xhungën. Ajo tregon se si shkoi në SHBA për të gjetur vrasësin e së ëmës dhe të motrës së saj. “Unë shkova në Amerikë sepse e dija që ai ishte atje. E dija që ai fshihej pas një kompanie amerikane dhe mund të ishte atje. Ka disa arsye që ishte një dalje e tij. Kije parasysh që kjo nuk është hera e parë që shikoj veprime manipuluese të Marjan Rrokut. Në çdo vend ku kemi qenë ka dalë një histori e ndryshme. Kur dëgjova intervistën, dëgjova për pendimin e Marjanit. Nuk e besoj se ai është penduar. Nëse pendohesh, atëherë pse nuk dërgove një letër, por dole në televizion. Pashë që shumë njerëz shkruanin që ai duhej të kërkonte falje. Ishte një emision mediokër, që nuk është bazuar në fakte, por në pretendimet e një krimineli. Ardit Gjebrea e lakoi emrin tim”, thotë ajo.
2 replies on “Ornela Canaj: Më rivranë motrën dhe nënën.”
Po c u be me rrokun??
Per ministrat e remes.Po me rendesi ka qe rama shkon ne amerike per qef se atej nuk e shef kush lakuriqe e se franca esht afer
shqiptaret jane te dhen shume pas sensacionev e duke qene numrat e rames ne france menduan se ky esht liberaor i seksiet ne cdo plellem te tokes.
Harruan qe komunistet ata qe bejn vete gjera te tille nuk i lejojn per te tjeret.
Len qe vjedhein me te dy duarte por duane te hedhin hi syve te tjerev.
rama esht presidenet i 1 miljon banorve,kryeparlamentar i parlamentit 1 miljon ,presiedent i 1 miljon kryetarve i gjakate Prokur e gjakate i 10 gjykatave ne shqiperine social-komuniste.
Ai e deklaroi se jame pasardhes i Enverei kur ne mes parlamentit tha:
“Qenet-per deputet e opozite-le te lehin karavani shkon perpara”.Vertet e ka then diktatori e,h por e ka then per ata qe i quante armiq,kapitalistet e reviziniste por jo per shqiptaret.
Ju tha grave une jame karasocilaiste pasha por dijen se per pune te tjera jam dhe full artiste e jam shume i dashuruar ,emocinuare pas ketyre grave ne salle.se jeni shume e skam c tu beje.???
rama po tall …me popullin shqiptare.Fshatarit i hoqi komunat ata skan telefon ke te informoje,bile her pase her ase drita,shkeputi m a r r d h e n j e t me fshatin
Pika qe su bije se nga garate rrojne.
Europa i tha c bere si lidhen merrdhenjet me fashtin??-Kemi bashkite.po bashkit nuk shikojn fshatin??.
_Do ta rregullojm tha Menejher me grupin europjan hapi njesit administrattive sic done europa.Europa kane halle me marr djeta e paga te majme qe i pagaun shqiperia.
Tani p.S.. e ka perdhose ,cdo dite ja ndryshon s t a t u t i n Nuk zgjodhet s e s k e r erarin e pergjith. sepe me qen se kreyministri ka fituar ai esht fakatori i fitorese.Po ai qe e goditi me revole te kutia-arka e votimet dhe i than medjat perseriteni kundershtimin kjo do tu gjejne gjith k u n d e r s h t a r e v e.edhe ai ka vendin e vet po ata qe vodhen votat pagauan me ndihma gjith fshatrat kundershtare me thase mielli orizi e makarona.
Ram tani thote nuk munde te zgjodhet krytari sese ka ndryshaur reforme territoriala e do zgjidhet seskeretri siapas reformes. Pika qe nuk i bine
Po nuk e hane ate koqe ulliri xha rrapuae e hengri nje here po jo dy .Nje dr.shume i nderuar pathallog i Kl. pare lidhur me komunistet tha:
“jane specialiste por jo socialiste ase demokrate”#.
Nuk po dine ase bota per shqiptaret a jane me b i s h t e akoma apo kane rudimnete.Shqiptaret e kosoves bejn gjera qe nuk i bene askush ne bote..Grave ju ka mbi mina molotobv e valvula me avull sulfuror, me gaz lotsjelles ne mes te shelve
( une po i perdori fjelet e d e p u t e t e s s ,nuk esht e moralshme por duhet then e verteta sic eshte.
Si r a m e ne parlament qe e mohon se beri gafe I tham M o t e r e Jo M….Po ajo u regjistraua.
burrat ju ka dale briret si kaprollit.
ne shqiperi lulzon enverizmi ne forma te fshehta me te gjith Pashallaret,kapidenet e docet e docve brez pas brazi.
a doni me per beleulat e kriptokomunizmit???
PëlqejeniPëlqejeni
[…] dasamir arberi te Ornela Canaj: Më rivranë motrë… […]
PëlqejeniPëlqejeni