Kategori
Uncategorized

EDI DHE INA RAMA KURDISIN ARRESTIMIN E ILIR METES.

20160112_085811Publikojnë në media minierën arit të LSI në Afrikë.

SMS-ja e publikuar dje në “Opinion” nga gazetari Artan Hoxha ka shuar çdo dyshim për një bashkëjetesë politike Rama-Meta.
Bëhet fjalë për një përgjim të jashtëligjshëm nga ish-kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka përgjuar deputetin Ilir Meta pa aprovimin e Parlamentit.
Jozefina Topalli nuk ka asnjë firmë dhe as dijeni për vënien në përgjim të deputetit Ilir Meta nga Kryeprokurorja Ina Rama.
Kemi të bëjmë me një përgjim të jashtëligjshëm për llogari politike.
Po si rrodhi ky përgjim që gazetari Hoxha publikoi dje në “Opinion”? Përgjim që zbardh një sms të deputetit Ilir Meta me një biznesmen, ku kreu i LSI-së i kërkon 200 mijë..
Një “OPGJ” ka vjedhur në prokurori përgjimin.
Përgjim që posedohej edhe nga kryeministri Rama dhe ministri Tahiri, pretendojnë tashmë burime brenda mazhorancës.
Zëra pranë zyrave të LSI-së vënë gishtin tek ministri i Rendit si shpërndarës e SMS-së së përgjuar për gazetarë të veçantë.
Sigurisht me dijeninë e kryeministrit Rama. Nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama e do të ”pjekur” aleatin e tij Ilir Meta.
Pyetja që do të marrë përgjigje në ditët në vazhdim është se pse Edi Rama kur ka kaq shumë nevojë për votat e LSI-së për reformën në drejtesi i shpall luftë të hapur Ilir Metës?
Apo kryeministri Rama po luan me të gjithë?

Lini një koment