Në kulmin e kofliktit mes Rusisë dhe Turqisë, një fenomen krejt i pazakontë po vërehet edhe në Shqipëri. Media e njohur ruse “Russia Today” ka hapur edhe faqjen e saj në Facebook në shqip.
Faqja ‘Rusia Sot’ vjen në versionin “Community” por në të publikohen të gjitha informacionet e përkthyera në shqip të cdo informacioni që i shkon për shtat Kremlinit kryesisht të inspiruara nga “Sputniknews” por edhe portale të tjera që hedhin dyshim rreth rolit të Turqisë apo SHBA-ve në konfliktin sirian dhe ekzistencën e organizatës terroriste ISIS.
Është ende e paqartë se kush qëndron pas kësaj faqje, por tashmë është fakt i pakundërshtueshëm që Moska po tregon se është e interesuar fort që porpagandën e saj ta shpërndajë edhe mes shqiptarëve, sot me një faqe në Facebook, nesër ku i dihet!….










