Kategori
Uncategorized

“LSI na ka marrë burgjet”. Ja letra e nëndrejtorit për kryeministrin Rama…

TIRANE – Pak muaj më parë nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve i ka nisur një letër kryeministrit Rama ku ankohet se, ndryshe nga marrëveshja, LSI e ka mbushur këtë drejtori me njerëzit e saj.

Ja letra e plotë
I nderuar zoti Kryeministër! Jam Bledar Skënderi Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Së pari Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin, por ndoshta jam dhe i vonuar për këtë raportim. Në përgjithësi situata e sigurisë në burgje dhe paraburgime është e mirë dhe në kontroll. Aktualisht kemi 22 institucione(IEVP) ku vuajnë 5600 të dënuar dhe paraburgosur. Desha të ngrija disa shqetësime në lidhje me mbarëvajtjen e punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (DPB) ;

Shqetësimi im kryesor është pjesa e punësime në sistem.

Në institucionet ku janë Drejtues të propozuar nga ne (PS) jemi përpjekur të respektojmë marrëveshjen bashkëqeverisëse PS+LSI. Në institucione ku janë drejtues të LSI pothuajse nuk respektohet fare marrëveshja kjo dhe për faktin se të gjitha emërimet ,civilë apo staf policor janë kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm.

Më konkretisht më poshtë është tabela e emërimeve sipas institucioneve:
Emërimet në D.P.Burgjeve Tetor2013 –Gusht 2014
Nr. INSTITUCIONI Emërime total
PS LSI Të ndryshme
1 I.E.V.P.“J.Misja” 69 Police. LSI-56 # PS-13
2 I.E.V.P.Vlorë 18 15 3
3 I.E.V.P.“M.Peza” 25 2 23
4 I.E.V.P.Lezhë 53 25 28
5 I.E.V.P.Burrel 19 12 7 6 I.E.V.P.Tepelenë 21 11 10
7 I.E.V.P.Peqin 22 18 4
8 I.E.V.P.Lushnjë 17 4 13
9 I.E.V.P.Vaqarr 35 3 32
10 I.E.V.P.Rrogozhinë 33 15 18
11 I.E.V.P.“A.Demi” 51 17 34
12 I.V.Krujë 19 3 16
13 I.E.V.P.Fushë Kr. 60 5 55
14 Spitali Burgjeve 46 3 43
15 I.E.V.P.Durrës 48 4 44
16 I.E.V.P.Kukës 11 9 2
17 I.E.V.P.Sarandë 14 7 7
18 I.E.V.P.Korçë 76 33 43
19 I.E.V.P.Tropojë 5 5 0
20 I.E.V.P.Kavajë 20 17 3
21 I.E.V.P.Berat 15 1 14
22 I.E.V.P.Elbasan 32 22 10
23 Drejtoria e Përgjithshme 54 13 40
Total 763 300 462

Drejtorët e institucioneve (burgje apo paraburgime) të emëruar nga PS në përgjithësi janë njerëz seriozë ,të përkushtuar dhe kemi një frymë të mirë bashkëpunimi. Përjashtim bën Drejtori i Paraburgimit 313 Jordan Misja zoti Sajmir Allushi i cili 70 % të emërimeve i ka bërë nga zona e tij Komuna Dajt dhe një pjesë të mirë të tyre,njerëz të tij të afërt. Që ditët e para të emërimit asnjëherë nuk ka denjuar të mbajë kontakte me mua si titullari më i lartë i PS-së në DPB. Si pasojë ka krijuar probleme pasi punësimet i ka kryer jashtë listës zyrtare të dërguar nga PS Tiranë ku ishte bërë një shpërndarje midis të gjitha njësive bashkiake. Dua të theksoj faktin se është drejtori i vetëm i joni në Tiranë nga 5 institucione që ka në Tiranë.

Përsa i përket punësimeve është shumë e rëndësishme që Burgu i ri i Fierit që hapet për 3¬4 muaj të drejtohet nga një drejtor i Ps¬-së pasi do të ketë rreth 700 veta staf. Në përgjithësi të gjitha emërimet në stafet drejtuese të policisë së burgjeve(shefa policie dhe oficerë) janë marrë nga jashtë sistemit,njerëz jo me formimin e duhur profesional dhe kjo po cënon sigurinë në institucione. Në DPB ka rreth 6 vjet që nuk pajisen stafet policore me uniforma dhe situata do një ndërhyrje urgjente. Kemi nevojë për makina (furgona) për transportin e të burgosurve. Do ndërhyrje në sistemet e vrojtimit me kamera në shumicën e institucioneve.

Përsa i përket arritjeve dua të theksoj se jemi përpjekur të minimizojmë rastet korruptive sidomos në procedurat e dhënies së lejeve për të burgosurit qoftë me ndërhyrje ligjore ashtu dhe nëpërmjet monitorimit nga një bord i posaçëm i ngritur në DPB që verifikon rast pas rasti të gjitha procedurat e dhënies së lejeve. Në lidhje me procedurat e prokurimeve dua të theksoj faktin se të gjitha vendimet e Komisioneve te Vlerësimit të Ofertave janë ndryshuar nga Komisioni i Prokurimit Publik,duke sjelle për pasojë që furnizimet me ushqime i bëjnë të njëjtat firma që kanë furnizuar këto 8 vjet.

Ju falenderoj! Bledar Skënderi.

Lini një koment