Kategori
Uncategorized

Per cilat struktura te PD_se ne Greqi e ka fjalen Tritan Shehu…

Per cilat struktura te PD_se ne Greqi e ka fjalen Tritan Shehu.

Apo per bizneset e tij ne Volos.

Kur ne krijuam degen e Partise Demokratike ne Selanik, dhe filluam takimet dhe bashkpunimin me perfaqesuesit e te djathes ne Greqi, Tritan Shehu jo vetem qe ishte ne qeverine Nano, por na quante kelyshe te Berishes, duke na vene shkopinj nen rrota me miqte e tij ne Volos dhe Selanik.

Ne u munduam te benim dicka te mire dhe e realizuam, por ne ishim vecse emigrante, nuk ishim as bizesmene as politikane.

Meqene se Tritani shkruan se strukturat tona po bashkpunojne ngushte atje per te mundesuar fitoren e te djathes greke, si duket nuk e di qe 99% e shqiptareve te cilet nuk disponojne pasaporte greke, nuk kane te drejtë vote.

Megjithëse desha ta pyesja Z Shehu se:

Me cilat struktura te Demokracisë se Re kane lidhje apo kordinojne veprimet keta apo keto struktura qe ky po na i deklaron ne kete status.

Ka vertet struktura te organizuara PD ne Greqi, apo eshte nje shou i Tritan Shehut qe mbas mbarimit te puneve dhe bizneseve ne Greqi, i fut nje kafe apo dreke me disa nga miqte e tij, apo me ndonje sponsor (emigrant) te mbetur akoma dhe kethehet ne Tirane, mbush statuset e tij me brockulla dhe enderra te dala boja.

Si nuk dolen njehere keto struktura ne takime me emigrantet (ashtu sic beri Gj Papa) ne nje takim me degen e PD_se por Korcen ne Selanik, ku bashke me deputetin ishin gjithesej kater veta, ai me nje tjeter korcar dhe dy te tjere emigrante (turp)

Si nuk dolen njehere te bashkuar, apo ne fushaten e partise simoter ne Greqi, ashtu si dega e partise Socialiste, te pakten sa per reklame.

Si nuk evidentuan njehere me emra dhe zonat nga jane, emigrantet antare te degeve te PD_se ne emigracion.

Si nuk u paisen me nje dokument antaresimi, ashtu si dikur dega e PD_se Selanik.

Si nuk evidentuan njehere sa emigrante te djathte,apo antare te ketyre degeve te PD_se ne Greqi, shkuan dhe votuan.

Ne fakt nen drejtimin e udheheqesit legjendar Shokut Tritan Shehut, emigrantet e djathte ne Greqi jane bere grusht çeliku rreth partise, gje qe e kane vertetuar edhe ne dy fushatat e fundit elektorale 2013-2015, ku kane shkuar per te votuar ne shqiperi, gjithesej 100-200 votues te djathte.

Ky eshte Bilanci i punes, apo frytet e ketij organizim te drejtuar nga Shehu ne emigracion, jo cfare poston njeri apo tjetri, ne FB apo faqe gazetash partiake.

Me keta drejtues te konsumuar, me emigrante qe kane pasur probleme dhe jane perballur dhe denuar nga gjykatat e shtetit grek, por dhe me keto genjeshtra PD nuk do te mund te ringrihet kurrë.

Ku jane ish drejtuesit direkt te kesaj dege, ( PD Selanik Greqi) apo ata qe kane ndimuar ne ngritjen dhe konsolidimin e saj me vajtjet ne Greqi, dhe takimet me emigrantet atje.

Ku jane perse nuk flasin Zoterinjte.

Z Minarolli.
I caktuar direkt nga Berisha per drejtimin e deges se PD-se Selanik.

I pari qe the theu akullin e mardhenieve te ngrira prej vitesh me drejtues te institutit nderkombetar “Kanramali”, Demokracise se Re, dhe z Nikos Bakallis kryetar i kesaj partie per rajonin e Selanikut dhe deputet i parlamentit Europian.
Z Dhimiter Garrufa President i avokateve te veriut te Greqise, instituti Karamanli.

Zoterinjte qe kane dhene kontribut, kane erdhur dhe zhvilluar takime me emigrantet,antare dhe simpatizante te deges se Partise Demokratike Selanik.

Z. Besnik Mustafaj.- Astrit Memia.-THoma Nini.- Ilia Milo.-Alfred Olli.- Azgan Haklaj.- Zini Tolloxhina.

Ku jane perse nuk flasin themeluesit e pare te deges se PD_se Greqi.

Zonjat dhe zoterinjte.
Ramiz Datja, Ana dhe Miti Kapia, Dode Lleshi, Piro Merkuri, Valter Qirjako, Llambro Cipa, Gezim Kolonjari, Klevis Milo, Niqi dhe Gjergji Dushku, Medi Bazelli, Agron Saliasi, Alfons Bazelli, Besnik Bazelli (Drejtuesi i pare i deges se PD-se) Rexhep Dollapi, Skender Mesare, Dashmir Zace, Mitat Mersinllari, Pellumb Bilci, Llambi Gjikuli, Fred Jubani, Idriz Tabaku, Valter Malelli.

Apo:
Genje o Loni genje perderi sa genjeshtrat e tua i beson partia, por dhe nuk ka kush te te pergenjeshtroje.

Emigrante te djathte dhe antare te PD_se, ka ne Greqi, por ata jane te vetmuar, percare, shperndare,dhe harruar me kohe nga strukturat qendrore te Partise Demokratike .

E vetmja strukture e organizuar (qe nuk ekziston me) me kuotacion te rregullt, ka qene dega e PD_se Selanik (dikur)

Dege qender e Partise Demokratike ne Greqi.

Perndryshe ajde te genjejme njeri tjetrin me takime spostane elektorale ku mbledhim miq e shoke, kur vijne te derguarit nga Tirana dhe i etiketojme antare apo simpatizante te PD_se .

Perndryshe dega e PS_se ne Greqi, ka nje organizim dhe bashkveprim per tu patur zili. (na vjen mire apo jo)

Kjo eshte e verteta, jo shou i Tritan Shehut, apo tritaneve te tjere, qe ahengjet (me cingi) neper bozuqet greke i cilesojne si takime te rendesisme me emigrantet demokrate.

Plaga e qelbezuar kerkon thiken e kirurgut jo melemin e infermierit.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
+3

Lini një koment