Kategori
Uncategorized

Motra qe sakrifikoi dashurine per vellane.

Yzedin Haznedari u ridenua me 20 vjet burg ne vitin 1951 nga regjimi i atehershem. Por e motra, Duduja, sakrifikoi gjithcka. Si u betua para varrit te nenes per te mos u martuar kurre, si shiti pajen e nuserise dhe orendite shtepiake per te mbijetuar e per t’i sherbyer Yzedinit. Udhetimet e gjata drejt Burrelit 15 vjet me radhe, cesma e ndertuar ne oborr qe rrjedh lotet e vajzes beratase dhe vdekja para se vellai te lirohej nga qelia.

Berat- Yzedin Haznedari u lind ne Berat me 1919 ne nje familje te degjuar beratase. Por jeta e tij shkoi mes vuajtjesh e mundimesh, ashtu sikurse dhe jeta e se motres, Dudes, e cila deri ne vdekje i sherbeu te vellait, duke u betuar per te mos u martuar. Sakrifikoi dashurine per burgun e vellait qe per vite te tera vuajti denimin ne Burrel. Por nuk mundi ta shihte te lire. Kur Yzedini mbushi vitin e 15-te te denimit, Dude Haznedari nderroi jete pa mundur ta takonte. Yzedini, pasi perfundoi gjimnazin ne Shkoder ne vitin 1940, filloi studimet universitare ne Firence te Italise per ekonomi. Nga fundi i vitit 1942, si shume studente te tjere, kthehet ne atdhe per te dhene ndihmesen ne luften antifashiste. Ne formimin e Qeverise Demokratike provizore me 1944 ne Berat emerohet ekonomist ne seksionin e Finances ne Komitetin Ekzekutiv. Ne prill 1945 zgjidhet delegat i rinise se qytetit Berat ne Kongresin e dyte te Bashkimit te Rinise Antifashiste (BRA). Ketu fillon tragjedia e jetes. Ne dhjetor 1947 arrestohet dhe denohet me akuzen armik i popullit me 20 vjet burg. Pas nje viti arrestohet perseri, (mbase nuk u tregua mirenjohes duke i sherbyer partise si shperblim per uljen e denimit), dhe ne vitin 1951 ai denohet perseri per vuajtjen e denimit te meparshem. Yzedini vdiq ne korrik 1992. E filloi jeten si patriot antifashist, e mbylli si antikomunsit i palekundur.

Tregon kusheriri Etmir Berati

“Dudja flijoi veten ne emer te dashurise per vellain”, tregon Etmir Berati, nje i aferm i familjes. Mbi cdo kenaqesi, deshire, enderr te jetes se saj ne emer te dashurise per vellane zgjodhi vetmohimin. Zbatoi diktaturen ndaj vetes, e bindur se ne kete menyre do te lehtesonte sadopak vuajtjet e vellait te denuar dy here ne burgjet e diktatures komuniste. Bukuria e saj e rralle, fjala dhe shpirti i saj i bute,misheronte vjazen e virtytshme, Duden. Gjate pesembedhjete vjete burg qe vuajti i vellai i saj, e shnderroi per se gjalli ne nje heroine te heshtur. Ajo refuzoi disa here te behej bashkeshorte, te krijonte familjen e te lumturohej duke u bere nene. Enderronte te lumturohej shume here kur nga goja e niperve apo mbesave do te degjonte me pare fjalen halle. Ajo e ndjente dhe jeta e kishte provuar se duke u bere me pare nene, kur vellai ishte ne burg, ajo do te humbiste dicka, pak apo shume, mbase edhe gjithcka, nga dashuria e perkushtimi ndaj vellait. Ate nate dhjetori, pas asaj dite ogurzeze ne syte e saj ishte shfaqur vula e deshperimit te pashlyeshem. Dudja, kur vellai Yzedini u burgos per here te dyte me 1951, u betua mbi varrin e nenes se vet, Bules, se do te ishte nje moter e denje, por edhe nje nene e madhe. Ajo qe dikur jeta e kishte premtuar celesat e “Parajses”, tani per vite te tere do te mbante celesat e “Ferrit”, por me dinjitet. Nje nga bashkevuajteset dhe bashkeudhetaret e saj per ne burgun e Burrelit, tregon: “Pasi zbritem nga kamioni qe do te vazhdonim rrugen per ne Bulqize, marrim te perpjeten per ne qender te Burrelit. Para se te shkonim ne burg qe te rregjistronim emrat vendosem te hanim dreke ne nje restorant. Futemi te gjithe bashke dhe pa zene vend mire Dudja na thote: “hani ju, une do te kthehem pas pak”. Ajo nuk u kthye ne restorant. Ne u ngutem, dolem jashte dhe u takuam perseri me Duden. Mbante ne dore vec torbave me ushqim qe kishte sjelle per vellane, nje leter qese me molle. Sa na pa, na pyeti:- “Nga sa paguat per dreken”.- “Nga dyzet leke u pergjigjem nje zeri”.- “Kurse une tek kasaxhiu pagova pesembedhjete leke dhe me njezetepese leke qe me tepruan bleva edhe molle per Yzedinin”, shtoi. Kush doli me i fituar, une apo ju?”. Per cdo vit dymbedhjete muaj dhe per cdo muaj qindra kilometra rruge bente Dudja vajtje-ardhje nga Berati ne Durres e nga Durresi ne Burrel e gjithe ku i degedisnin te burgosurit. Niseshin qe pa gdhire, disa motra tek disa vellezer te burgosur, hipnin e ne karroceri te kamioneve apo sipas rastit ne kabine pas shoferit apo shofereve, se ata ishin te ndryshem. Ajo shkonte me shpresen se nga kamarja e asaj porte te mallkuar, ose matane brezave te rrethuar me tela me gjemba te kampit te stermundimit, nga larg do te shihte fytyren e vellait. Ajo lumturohej ku nepermjet asaj kamare apo atyre telave do te thithte buzeqeshjen e hidhur te vellait te shtrenjte. Por nuk arriti dot ta takonte te lire.

Konaku i nene Zilies, strehe per vizitoret e burgut

Ne hyrje te Burrelit nje grua e quajtur Zelie i ndihmonte here pas here udhetaret e larget. E kishte shnderruar shtepine e saj ne konak per vizitoret e burgut. Nje here ne shtepine e nene Zelies ishin grumbulluar shume bujtes. Ate nate vende per te fjetur te gjithe nuk kishte, as mbulesa. Atehere Duduja edhe pse ishte errur iu drejtua te pranishmeve qe ndodheshin ne konak: “Kete radhe me takon mua te shkoj lart ne Burrel ne hotel per te fjetur”, dhe doli. Ne te vertete thote motra Diana ajo kishte gdhire gjithe naten perjashte, mbledhur kruspull nen strehen e catise, se nuk kishte leke te flinte ne hotel.

Motra qe shet pajen per vellane

Per vite me Radhe Duduja, cdo te shtune dilte pazari, mbulontekoken me nje burulluk, shiste plackat e shtepise qilima, batanije, velenxhat, sixhadet flokjet e orendite shtepiake. Pastaj i erdhi radha pajes se saj. Ajo tashme kishte mbledhur mendjen e mbetur fillikat, te gjithe qenien e saj e pershkonte dashuria e perkushtimi ndaj te ardhmes se vellait. Kuptimi i jetes se saj permblidhej ne nje fjale te vemte, Yzedin. Duduja gjithe diten punonte me makine qepese per te siguruar shpenzimet qe duheshin per te perballuar burgun e vellait. Nuk njihte pushim, vetem kur keputeshin krahet e mpiheshin kembet, pushonte zhurma e makines.

Cezma qe rrjedh lotet e mi

Ne nje nga keto dite Duduja therret Lemanin, nje kusheriren e vet dhe i lutet. “Te ndertojne nje cezme ne oborr. Sa here ta hapni te me kujtoni. Uji qe do te rrjedhe prej saj jane lotet e mi qe kam derdhur per vellane”. Ky ishte amaneti i fundit i Duduse. Ajo u nda nga kjo bote para se vellai t’i kthente shpinen deres se burgut. Nuk arriti te realizonte endrren e saj, te shohe te vellane te lumtur ne vatren e tij familjare dhe vete te lumturohej kur t’i therrisnin halle. Ajo, duke u shkrire ne flaken e dashurise per vellane, mori me vete dhimbjen e atyre pesembedhjete vjeteve, mijera dite vetmie e nete lotesh. Dhe ne keto kalvare dashurie lotesh figura e saj u rrit deri ne nje mase heroine, por te heshtur.

Lini një koment