
Vullnet Mato
PASURI DHE GJAK
…
Disa shqipo duarthatë
dhe krenar të dikurshëm,
tani u pasuruan
me trashëgime nga etërit.
Por dhe nga dhelpëritë
e rrëmbimit të bujshëm,
në toka, ngastra rëre,
dhe shtëpi të njëri-tjetrit.
Ndodh, të yshtur
nga xhindet brenda kokës,
sajojnë letra të rreme
me falsitete djallëzore,
të rrëmbejnë si me magji
gjelbërime të tokës
dhe hijet e mureve
të lashta stërgjyshore…
Më pas xhindet e sherrit
u këndojnë në vesh,
rapsodi nga eposi kreshnik
i Mujit e Halilit…
Krahët e marrëzisë
u mbijnë në gjumë shpesh,
për të nxjerrë papritmas
shpatat jashtë millit…
Pasi nuk arrijnë
të ndajnë sherrin e pleksur,
përgjojnë e presin
shfrimin për gjakmarrje.
Derisa të shpallen vrasjet,
nga komisionet e mekur,
dhe nga gjykatësit
e zvarritjeve shumëvjeçare.
Duket sikur etërit na lanë
edhe mallkimin e zi:
Mos u ngopshi kurrë
me pasuri dhe gjak, or bij!..

Vullnet Mato
DY BUZË DHE DY SY
…
Më flasin dy buzë,
më vështrojnë dy sy,
me shikimin direkt,

Vullnet Mato
TRADHTIA NË MENDIM
…
Gruan e kam kurdoherë
përbrenda trurit,
ku ajo vjen përqark
si nikoqire e mendjes sime.
Aty më këshillon për ndonjë
gjakndezje burri,
apo ndërhyn e më trazon
gatimet në mendime.
Më fshin pluhurin cerebral
me ëndrra kotësie,
ose shkund mendësitë
e pabarabarta.
Kur harroj dhe ia mbaj
të mbyllura dyert,
ajo troket aq fort,
sa më shkundet kafka.
Dyshon mos ndoshta
ndonjë grua tjetër,
më ka hyrë brenda trurit
nga dritaret e syve.
Ndonëse e di mirë,
më ka besnik të vjetër,
bëhet merak, sidomos
kur dëgjon bëma të fqinjëve.
Tek punoja në bibliotekën
e trurit tim të vogël,
më gjeti një ditë
me një topolake të njomë.
Ajo kish hyrë lakuriq
nga televizori i dhomës
dhe me kërcime seksi
po tundte belin e hollë…
Shtypi pultin, ma nxori
nga truri pa vonesë
dhe për impulse maniake
më bëri qortim:
“Si të gjithë burrat,
edhe ti ke tru të pabesë,
me kuçkat e botës po më
tradhton në mendim…
Nuk e dija, i thashë,
se bëj pabesi intime,
edhe kur jam mbyllur
në dhomë me vetveten!…
-S’ka si të mos e dish,
se për tradhti në mendime,
Krishti u ka folur njerëzve,
qysh para dymijë vjetëve!“…

Vullnet Mato
TRADHTIA NË MENDIM
…
Gruan e kam kurdoherë
përbrenda trurit,
ku ajo vjen përqark
si nikoqire e mendjes sime.
Aty më këshillon për ndonjë
gjakndezje burri,
apo ndërhyn e më trazon
gatimet në mendime.
Më fshin pluhurin cerebral
me ëndrra kotësie,
ose shkund mendësitë
e pabarabarta.
Kur harroj dhe ia mbaj
të mbyllura dyert,
ajo troket aq fort,
sa më shkundet kafka.
Dyshon mos ndoshta
ndonjë grua tjetër,
më ka hyrë brenda trurit
nga dritaret e syve.
Ndonëse e di mirë,
më ka besnik të vjetër,
bëhet merak, sidomos
kur dëgjon bëma të fqinjëve.
Tek punoja në bibliotekën
e trurit tim të vogël,
më gjeti një ditë
me një topolake të njomë.
Ajo kish hyrë lakuriq
nga televizori i dhomës
dhe me kërcime seksi
po tundte belin e hollë…
Shtypi pultin, ma nxori
nga truri pa vonesë
dhe për impulse maniake
më bëri qortim:
“Si të gjithë burrat,
edhe ti ke tru të pabesë,
me kuçkat e botës po më
tradhton në mendim…
Nuk e dija, i thashë,
se bëj pabesi intime,
edhe kur jam mbyllur
në dhomë me vetveten!…
-S’ka si të mos e dish,
se për tradhti në mendime,
Krishti u ka folur njerëzve,
qysh para dymijë vjetëve!“…

Vullnet Mato
TRADHTIA NË MENDIM
…
Gruan e kam kurdoherë
përbrenda trurit,
ku ajo vjen përqark
si nikoqire e mendjes sime.
Aty më këshillon për ndonjë
gjakndezje burri,
apo ndërhyn e më trazon
gatimet në mendime.
Më fshin pluhurin cerebral
me ëndrra kotësie,
ose shkund mendësitë
e pabarabarta.
Kur harroj dhe ia mbaj
të mbyllura dyert,
ajo troket aq fort,
sa më shkundet kafka.
Dyshon mos ndoshta
ndonjë grua tjetër,
më ka hyrë brenda trurit
nga dritaret e syve.
Ndonëse e di mirë,
më ka besnik të vjetër,
bëhet merak, sidomos
kur dëgjon bëma të fqinjëve.
Tek punoja në bibliotekën
e trurit tim të vogël,
më gjeti një ditë
me një topolake të njomë.
Ajo kish hyrë lakuriq
nga televizori i dhomës
dhe me kërcime seksi
po tundte belin e hollë…
Shtypi pultin, ma nxori
nga truri pa vonesë
dhe për impulse maniake
më bëri qortim:
“Si të gjithë burrat,
edhe ti ke tru të pabesë,
me kuçkat e botës po më
tradhton në mendim…
Nuk e dija, i thashë,
se bëj pabesi intime,
edhe kur jam mbyllur
në dhomë me vetveten!…
-S’ka si të mos e dish,
se për tradhti në mendime,
Krishti u ka folur njerëzve,
qysh para dymijë vjetëve!“…
Vullnet Mato
KOHËRAT ZHGËNJYESE
…
Kur isha kec,
në moshën e bardhë,
thosha, dil mjekra ime,
të bëhem burrë!
Të marr një faqemollë
me cicat dardhë,
ta bëj manare,
mos më ndahet kurrë.
Të më flenë buzët
në frymën e saj,
të bëj përnatë eklipsin
hëna nën diell.
Të bëj si fytyrën time,
tre kalamaj,
të më thonë, o babi!,
t’u them, o yje !…
Kur i bëra të gjitha
këto marifete,
thosha, më ndihmo fat,
të ngop bijtë e uritur,
t’i vesh si prilli
lastarët me gjethe,
të bëhem lumë i tyre,
për t’i vaditur…
Por fati nuk m’i dha
qeset me të holla,
ndonëse u rropata
për letra të ndershme,
duke rendur pas diplomave
nëpër shkolla,
teksa paraja tinëzare
po bëhej më e vlefshme…
Sakaq i zhgënjyer
në vjeshtën e moshës,
thosha, duhet shembur
ky kodosh shteti!…
Po kur u shtrinë urat
mbi oqeanet e botës,
m’i rrufiti bijtë papritur
ai magnet kurbeti…
Pasi brodha gjithë kohët
veç me ndryshime ngjyre,
por me huqet e vjetra
të pushteteve pa ndryshuar,
them: Ah, sa keq të vdes
me hajdutë mbi krye,
dhe me fatin koprrac,
që më ka bojkotuar!…

Vullnet Mato
BUKURIA MAGNETIKE
…
Bukuria sa vjen
sytë po i rrëmben.
Gjithnjë e më tepër
po shton magjinë.
Kot thonë,
mashkulli bëhet qen,
përderisa femra ia rrit
magnetit fuqinë!…
Bukuria të shkul
nga trupi pleqërinë,
bën të ndjehesh befas
banor në tropik.
Të ngjall dëshirën,
të shton energjinë,
të deh papritmas
me avujt e saj erotik.
Kur syri bredh kudo
pa kufizimin e lirisë,
zhvesh në rrugë femrën
më të paarritshme,
shijon format e linjës,
të përsosmërisë
dhe bëhet në çast
më uri të përbindshme.
Por vetëdija e mban lidhur
si qenin me zinxhirë,
të mos bëhet agresor
i shfrenuar nga marrëzia.
Shyqyr, që ekziston
ky shpëtim, shyqyr!…
Ndryshe, ruaji, o zot,
mendjet, nga bukuria!…

Vullnet Mato
SHTËPIA E SHKRETIMIT TRAGJIK
…
Pasi njerëzit shkuan familjarisht
në emigrim,
shkretimi tragjik sundon
në dhomat mortore.
Karboni ka vrarë oksigjenin,
deri në asgjësim,
myku shpërndan
aromat e kufomës ajrore…
Tani aty brenda
minjtë kanë bluar gjithçka,
dhe miushet garojnë,
kush të pjellë më shumë.
Marimangat shtrijnë rrjetat
nga trau në tra,
t’i kenë më të rehatshme
shilarëset për gjumë.
Mola bren në heshtje
kolltukët e pluhuruar,
me supet vajtimtar
mbi kalbjen e qilimave.
Dritaret kanë ulur qepallat
e syve të verbuar.
të mos shohin
pushtimin barbar të krimbave.
Mbeten të paprekur,
veç muret me kujtime,
që ruajnë zërat e incizuar
në tulla dhe gurë,
si dhe brava rojtare,
që shtrëngon në fiksime,
dorën me gishta çeliku,
futur thellë në mur.
Pas ardhjeve të penguara
me bunkerët e panikut,
është koha e ikjeve,
me dyert e blinduara të çelikut…

Vullnet Mato
GRUAJA PA DASHURUAR ASNJËHERË
…
(Sipas rrëfimit të një miku)
Njoha një grua pa dashuruar asnjëherë.
Kurorëzuar kundër dëshirës me mblesëri.
Ajo ra në dashuri me mua, menjëherë,
sikur të kisha qenë tridhjetë vjet më i ri…
Ndodhej në perëndimin e pranverës së vrarë,
ndërsa unë mes dimrit me dëborë mbi krye.
Kishte tre fëmijë, tre tulipanë të bardhë,
dhe lëshoi aromë trëndafili për gjemba pleqërie.
Ndoshta kish dëgjuar nga ndonjë shoqe e vet,
për vdekjet e palindura të shumë dashurive
dhe embrioni i shpirtit të saj, nuk flinte i qetë,
pa ndezur shkëndijën rrezeartë të ndjesive…
Mendova, do të ishte krim i madh të vrisja,
një shpirt që sapo ndjeu lulëzim me vonesë.
Por dhe të vilja frutat e ndjenjave që prisja,
do ishte dy herë krim, i pafalshëm sa të vdes.
Rashë aq ngushtë, sa nuk isha gjendur kurrë,
as në andralla të vështira me rreziqe të mëdha.
S’bëhej fjalë thjesht për kontaktin grua-burrë,
po për një zjarr të fuqishëm me flakërime hata.
Një zjarr, ku s’duhej përdorur benzinë, as ujë,
as ikje burracaku nga pasioni i saj plot flakërime,
por një miqësi e bardhë, pa arritur të bëhej bujë,
deri në kënaqësinë e shuarjes, me dëborën time…

Vullnet Mato
PRET NJË GRUA NË VERI
…
Është një shtëpi fshati, larg në Veri,
mes borigave halore, pranë një pylli,
një shtëpi bore, me të pjerrtën çati,
te një livadh i bleruar që puth dielli.
Në atë shtëpi, me qeleshe reje mbi krye,
pret një malësore me llërë të përveshura,
një faqekuqe që kënaqet me lexime poezie
dhe te buzët s‘i perëndon kurrë e qeshura.
Ajo grua më ftoi mik, para disa vitesh,
bashkë me burrin, një malësor trupfort,
të bëja aty vjersha e të veroja pushimet,
por nuk pata rast dhe nuk shkova dot.
Ajo çdo mëngjes, kur fshin oborrin,
shkund gjoksin e madh duke vallëzuar,
mjel lopën, zien qumështin, zë kosin
pastaj pjek kulaçin e grunjtë për mua.
Ka dërguar letra me disa re bardhoshe,
ku ka shkruar me lapsin e kuq të rrufesë:
“Eja, or mik, se ne të presim prej kohe!“
Do shkoj t’i lexoj këtë vjershë para se të vdes…

Vullnet Mato
TË KAM DASHUR MIZORISHT…
…
(Lirikë për brengat e pamundësisë)
Unë do të vdes përpara teje,
këtë gjë, ti e di, natyrisht.
Por do të jem përmes çdo reje,
tek ajri që do thithësh rregullisht.
Ti, mua do të më shikosh,
brenda rrezeve të çdo ylli.
Do të jem degë, kur të kalosh,
nën pemët e çdo pylli…
Te çdo gjethe do kem qëndruar,
kur të shpërthejë blerimi i ri,
si një flutur krahëshkruar,
që hap krahët veç për ty…
Do të jem te çdo fije drite,
që do të hedhë mbi ty agimi.
Balli në verë kur të flladitet,
dije se fresku është i imi.
Ëndërruam shpesh bashkimin,
Por s’qe e mundur, çuditërisht.
Brenga asnjërit s’i jep fajësimin,
përderisa fati na pengoi egërsisht…
Unë do të vdes përpara teje,
por ti mendjen, natyrisht,
s’do ta heqësh kurrë prej meje,
sepse të kam dashur mizorisht…

Vullnet Mato
…
LOTËT PA NGJYRË
Mbahu fort, o shpirti im,
mos u këput,
nga lotët e fëmijëve,
kur qajnë për bukë!…
Nga lebetitjet e tyre,
kur kërkojnë nënën,
kur duan atë zemër,
që u ngroh zemrën…
Duro, o zemra ime,
mos rënko aq shumë!
kur të vegjlit mbështillen
me kartona në gjumë;
Kur bashkë me mace
dhe qen të zgjebosur,
jetojnë fëmijëri të mjerë
me shpirt të nxirosur!…
Rezisto burrëria ime,
mos i lëngëzo sytë,
kur fëmijët lypin
kotheren çdo ditë!
Kur rriten zhelanë
e pa lodra në duar,
me sy të përqarë
e buzëqeshje të shuar…
Mos ik, o truri im,
qëndro brenda meje,
kur në fytyrën e njomë
shoh vraga rrëkeje,
tek i vogli bardhosh,
apo zezaku vogëlush,
nga lotët pa ngjyrë
tek askush!…
Mbush gjoksin, fryma ime,
kur lutem: O Zot,
mos paçin fëmijët kurrë
vuajtje dhe lot!…
Sytë e këtyre engjëjve,
s’i shoh dot duke qarë,
edhe sikur të pikojnë
florinj e margaritarë!…

Vullnet Mato
HIJA E PISHËS NË OBORR
…
(Erotike)
Hija e pishës si gorre
lidhur në oborr,
tundi bishtin në mëngjes
te ballkoni i mikes…
Ca kothere dielli
ajo i thërrmoi me dorë,
për të më dhënë heshtur
sinjalet e pritjes…
Pastaj në mesditë
hija mblodhi bishtin,
dhe ia futi gjumit
e lodhur nga vapa.
Shtrova batanijen,
të freskoj shpirtin,
dhe prita të errej,
sa të binte nata…
Në mbrëmje ajo i lehu
hënës nga lindja,
dhe e zgjidha hijen
nga zinxhiri,
të na ruante natën
nga gojët e liga,
kur jam i gatshëm
t’i vdes mikes te pëqiri.
Gjithë natën,
engjëlli ynë mbrojtës
me degë të blerta,
na fshehu prej syve
vrastarë të dashurive.
Duke gërmuar thesarin
e mikes fshehtas,
ne zbuluam portën
e parajsës me yje…
TË GJALLËT, PA TRUP…

Vullnet Mato
TË GJALLËT, PA TRUP…
Ka dy rrugë për në varr,
njëra e shtruar me dafina,
tjetra me gjemba murrizi
të shpie direkt në ferr.
Populli ta shtron udhën,
ndryshe nga familja,
siç ua ke lënë ti njerëzve,
me dritë, ose terr…
Ka njerëz të fshirë
nga ekzistenca krejtësisht,
për ligësi e makutëri
të bëra në interes vetjak,
por ka dhe të ngritur
në piedestal madhërisht,
pasi jetën ua kushtuan
të tjerëve përqark.
Ata që derdhën të tërë
vitet e jetës për të krijuar,
shpikjen që shtyu hapat e botës
drejt përparimit njerëzor.
Dhe të tjerët që falën pasurinë,
prej etërve trashëguar,
të çimentonin kolonat prej balte
të kombit të lashtë arbëror.
Dikush mund të thotë,
ç’më duhet mua monumenti,
mjafton ta bëj jetën time
në luks e begati pronari..
Po… veçse, ata që ke zhvatur,
ose zhdukur për momentin,
kanë prapa të tjerë, që të lënë
pa emër e pa asnjë shenjë varri…
Aq shumë njerëz kanë ardhur
dhe janë fshirë nga jeta,
sa toka nuk numëron
përsipër dheut, gurët e zallit.
Janë shkruar dhe shuar
regjistrave, me miliarda veta,
por pak kanë mbetur të shkruar
në kujtesën e ajrit;
Mbeti esenca e mendjeve
të vëna në garë mbijetese,
nga tërë ardhjet në glob
gjatë riciklimit jetësor;
nga shoshitjet shekullore
të miliarda vdekjeve inerte,
mbeti vetëm produkti
i ndritur i floririt njerëzor.
Pra, mbetën gjallë vetëm ata
që vitet i lanë pa numëruar,
pa përjetuar ekstaza qejfi,
apo dëfrime, si të mbretërve.
Ata që vdekja i priti me dhimbje
e keqardhje të papërshkruar,
që ndonëse pa trup, të gjallë mbetën,
mes gjithë brezave të njerëzve…
Së fundi natyrshëm, lind pyetja,
te çdo lexues i kësaj poezie:
Nga timonierët e shumtë
që ka sot ky vend, cili vallë,
mund të mbetet në oksigjenin
e kujtesës së kësaj Shqipërie,
të mbijetojë kohën e përjetshme,
pa trup dhe përsëri i gjallë?…
GJETHET E RËNA VJESHTRAVE

Vullnet Mato
GJETHET E RËNA VJESHTRAVE
Ashtu siç bien nga pemët
gjethet në vjeshtra,
pema e atdheut po vyshket
nga gjethet e rëna…
Erërat e ftohta që fryjnë
me pështjellime të shpeshta,
kanë bërë, gjethet e blerta
të bien nga degët nëna…
Pema jonë e lashtë ka pasur
vegjetim të lartë gjelbërimi,
derisa arriti në katër milionë
e ca gjethishte të gjalla.
Por pak nga pak vyshkjet
nga thatësira mjerimi,
bënë që degët e saj të mbeten
me gjethe të rralla.
“Kujdestarët” e zgjedhur,
pas katër stinëve pranverore,
për të siguruar burimet vaditëse,
nuk kanë menduar,
për erërat e thatësirës
në vjeshtrat e çdo kurore,
derisa gjethet e kësaj peme,
thuajse janë përgjysmuar…
Sado të mundohen, për të gjetur
në botë gjethet e rëna,
disa humanistë viziv të medias,
që gjethishtet gjurmon,
në emisionet “Gjethe të humbura”
nga degët nëna,
nuk arrijnë t’i kthejnë pemës
gjithë blerimin që i mungon…
Dhe degët nëna, nisën ndërkohë
të vajtojnë me lot mallëngjimi:
-O gjethja ime e shtrenjtë,
ku të ka zënë sonte nata,
kush t’i mbulon supet
të mos ftohesh nga thëllimi?…
Kthehu, mos u vono,
të më gjesh te shkarpat e thata!…
Prandaj “kujdestarët” e kujdesur,
së pari për gjethimin e tyre,
duhet të mbrojnë të tëra gjethet,
nga ftohtësirat me acar,
para se gjelbërimi i Atdheut
të kthehet në pemë shkretëtire,
ku të vajtojnë degët e gjora,
tharjen e gjithë trungut shqiptar…

