Kategori
Uncategorized

Mali i Tomorrit.

foto e MALI I TOMORRIT

Biografia
Ali Abaz Skëndi, i quajtur ndryshe
baba Ali Tomori, u lind më 1893
në fshatin Shalës në Tepelenë.
Ishte i biri i Abazit, i cili kishte
mbaruar shkollën e lartë për
nëpunës në Stamboll dhe
emëruar në Kozan të Greqisë, ku
shërbeu për 23 vjet. Në vitin
1902 Abazi kthehet në Shqipëri
dhe i prirur të ndikojë sadopak
në lëvizjen autonomiste
shqiptare, i bashkëngjitet
veprimit energjik të klerikëve
bektashianë. Ai vendoset në
teqenë e Prishtës, në Skrapar, e
njohur në atë kohë për
veprimtarinë atdhetare në
mënyrë të veçantë në
shpërndarjen e librave shqip në
krejt jugun e Shqipërisë. Falë
përkushtimit të tij të plotë, Abaz
Skëndi merr dorë tek babai i
teqesë dhe bëhet myhib (shkalla
e parë e praktikantëve mistik të
bektashizmit). Deri sa ndërron
jetë në vitin 1911, ky shqiptar i
madh i shërben me devotshmëri
kombit të vet.
Ali Abaz Skëndi kryen arsimin
fillor në Berat, ndërsa të mesmen
ne Kozan ku mëson, veç
greqishtes, edhe gjuhët arabe e
turke. Në vitin 1913 kthehet në
atdhe dhe vazhdon punën e të
atit në teqenë e Prishtës. Mbas
masakrës së vitit 1914 nga ana e
andartëve grekë, detyrohet të
marrë rrugën e mërgimit në
Kajro të Egjiptit. Atje bie në
kontakt me shoqëritë patriotike,
u njoh me idetë e rilindëseve, u
ndërgjegjësua për rolin e klerikut
bektashi në shërbim të
shqiptarizmit. Në këtë kohë
studioi me themel letërsi dhe
teologji islame, shkroi poezi dhe
ese të karakterit filozofik e
didaktik. Duhet përmendur këtu
përmbledhja rreth 300 faqe
“Mësime margaritarësh” me
studime për njerëzit e mëdhenj,
një pjesë e të cilave u ribotua në
Shqipëri më 1934 nën titullin
“Xhevher”.
Baba Aliu kthehet në atdhe për të
dhënë ndihmesën e vet në
shërbim të kombit. Nis
veprimtarinë fetare si baba në
teqenë e Kulmakut, ku thirret
baba Aliu i Tomorit. Në vitin 1921
– 1923, botoi gazetën “Reforma”,
e cila bëhet propagandiste e
zjarrtë e idealeve rilindase, lufton
“helmin e fashizmit”, përkrah
tolerancën fetare e
bashkëpunimin për të mirën e
atdheut. Në këtë gazetë u
pasqyrua Kongresi i parë
bektashian i Prishtës, ashtu siç
zuri vend të rëndësishëm edhe
Kongresi kishtar ortodoks i
Beratit, që shpalli kishën
autoqefale shqiptare.
Baba Aliu ishte klerik patriot dhe
intelektual përparimtar,
mbështetës i ideve për një
Shqipëri demokratike dhe
evropiane. Më 1924 mori pjesë
në varrimin e Avni Rustemit në
Vlorë. Fjala e tij në ceremoninë e
rastit të tërheq vëmendje për
profecinë e hidhur : “ I
shenjtëruari dëshmor i atdheut
Avni Rustemi !… E çuditshme se
më të shumtët e burrave të mirë,
burrave të drejtë, burrave
idealistë, janë ndarë nga kjo
botë, kush viktimë e plumbit si ti,
o Avni i dashur, kush prej helmit
në burg e arrati”. Dhe e
përfundon kështu : “Fli i qetë,
Avni ! Prehu në gjirin e kësaj
Vlore kreshnike, pranë Ismail
Qemalit të ndjerë, pranë
regjimentit apostolik të rilindjes
shqiptare”.
Baba Aliu përkrahu luftën
çlirimtare, luftoi bishën fashiste
që pllakosi vendin, bekoi
luftëtarët e lirisë, priti e përcolli
në teqe pa bërë dallime politike.
Mbas çlirimit, me akuza false e
gjyqe të inskenuar, u vranë e u
burgosën mijëra intelektualë
duke eliminuar kësisoj elitën
tonë patriotike. Në këtë kuadër,
baba Aliu i Tomorit u dënua nga
gjykata ushtarake në Gjirokastër
me të njëjtën akuzë standarde si
gjithë të tjerët dhe u pushkatua
më 14 janar 1948. (Më 1947 u
dënua me vdekje nga gjyqi
komunist dhe u ekzekutua me
akuzën se ka bashkëpunuar me
anglezët). Fjala e tij e fundit para
pushkatimit ka qënë ; “Ruani
dorëshkrimet e mija. Rroftë
Shqipëria !”

3 replies on “Mali i Tomorrit.”

Greetings Twitter performs great in my situation however your site is running
slowly which actually took nearly a minute to successfully load up, I
don’t know whether it is my very own problem or maybe your web site problems.
Anyways, Let me thank you very much for adding awesome blog post.
Perhaps it has become useful to lots of individuals
. I am hoping I’ll be able to find further incredible stuff and I really should flatter
simply by telling you have carried out incredible work. To obtain more understanding through posts which you publish, I have
book-marked the site.

Pëlqejeni

Hey Twitter performs fine in my situation however
your website is running steadily which had taken about a minute to
finally load up, I don’t know if it is my personal problem or perhaps your site problems.
Anyways, I have to appreciate you for placing excellent post.
I do believe this has already been incredibly helpful individual who
seem to visit here. This is undoubtedly brilliant what you actually have
done on this page and would like to discover even more nice posts from you.
To get more information from content you publish,
I’ve saved the site.

Pëlqyer nga 1 person

I am not sure whether or not it’s me or even your site but it
is loading literally slowly , it took me sort of a couple of
minutes to successfully load still google does work totally to me.
Around the other hand I appreciate you for submitting splendid article.

I’m assuming it has been beneficial to lots of individuals .
I’m hoping I will be able to get more incredible things and I really should complement you simply by saying you
have done amazing job. To obtain additional understanding through content which
you post, I have saved to my bookmarks this site.

Pëlqejeni

Lini një koment