Agjenturat maqedonase së bashku me Musa Xhaferin kërkojnë largimin e Arben Llallës nga Maqedonia

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi ka nënshkruar dokumentin e sigurimit maqedonas për mos dhënien e lejes të qëndrimit në bazë të martesës në Maqedoni për historianit dhe publicistin Arben Llalla.
“E Vërteta” ka mësuar se ka qenë ndërhyrja e ish ambasadorit Arben Çejku, e cila ka mundësuar që Arben Llalla edhe pse ligjërisht jeton në Maqedoni mos të deportohet me dhunë në Shqipëri. Dokumenti mban firmën e Musa Xhaferrit.
Ky rast është një shkelje flagrante e “Të Drejtës Ndërkombëtare” dhe shëmbull i politikave diskriminuese dhe persekutive të agjenturave dhe shtetit të Maqedonisë ndaj popullsisë me kombësi shqiptare .
“Nëse Musa Xhaferi mendon se mund të blejë inspektorët e SHIK dhe SHISH me miliona eurot që ua ka vjedhur shqiptarëve të Maqedonisë, ai nuk mund të blejë asnjëherë agjendët e CIA dhe të Britanisë të cilët e vëzhgojnë që në vitin 1996. Musa nëse mendon se këto që them janë përralla i rikujtoj takimet me atë femrën nga Ferizaj tek resorant Euro Aktiva e cila është informatore për Shtëpinë e Verdhë dhe kontrabantën e armëve me atë bizesmenin e Norvegjisë”, ka deklaruar Llalla për E Vërteta-al.com
