SHQIPTARET E GREQISE RRUGEVE TE SUEDISE.
Sapo futesh ne Qender Central, apo sici therresin ketu vendasit stacionit qendror te trenit ne Stokolm, menjehere veshi te degjon gjuhen e nenes, apo tek tuk nje greqishte te lodhur.
Kethen koken dhe menjehere shikon shqiptare te rraskapitur nga emigracioni ne Greqi qe mundohen, pyesin, kerkojne. Nje adrese, nje emer, nje pune.
Te gjithe kerkojne Stekin.
Steki Grek.
Ose me mire nje qender kulturore e grekeve te Suedise ne kete qytet te ftohte sidomos per shqiptaret e sapo ardhur.
Kur i sheh ne kete gjendje te dhimsen, dhe mendimet shkojne larg, shume larg.
Te kujtohen dikur shqiptaret e rreckosur me pak kafe dhe sheqer neper xhepa, maleve apo rrugeve te Greqise, te rrahur nga policet dhe ushtaret, te grabitur nga bashk atdhetaret, pa lek, pa dokumenta, pa pune, pa shtepi, pa nje te ardhme.
Mbas kaq vitesh perseri syte e tyre jane drejtuar ne steki i grekeve, si e vetmja shprese per te nxjerre buken e gojes, shprese e venitur apo enderr e larget per nje jete me te mire.
Por kete radhe larg, shume larg familjes dhe femijeve.
Ne dore shtrengojne pasaporten dhe nje vize pune 5 vjecare greke, asgje me teper ne kete qytet metropolitan te ftohte dhe te shtrenjte sidomos per shqiptaret e lodhur rrugeve te greqise.
Te gjithe kerkojne Stekin Grek si nje drite te genjeshtert per te takuar ndonje ndertues grek dhe per te siguruar nje pune sa per te mbijetuar, te gjithe shohin njeri tjetrin me frike dhe xhelozi si “vorioepiriote” dhe konkurent per pune, te gjithe luten e luten, pergjerohen deri ne zot, per nje pune dhe disa ditore.
Mbasi e gjejne edhe kete adrese, largohen me te lodhur dhe zhqenjyer.
Vec nje kafeje e lire 20 koroneshe me leket e pakta te tyre, dhe “patrioteve” shqiptare te greqizuar qe mundohen te behen me greke se greket e vertete, asgje me teper nuk mund te gjesh, apo nuk mund tju ofroje shqiptareve te varfer kjo qender ku pensionistet luajne domino dhe pine ndonje gote uzo per te kujtuar me mall vendin e tyre,tashme te rraskapitur nga borxhet dhe politika.
Greke te shumte kane mbushur Stokolmin dhe qytetet kryesore per te kerkuar nje pune, qofte ajo dhe ndertim apo pastrues magazinash, packa se dikur ishin afendikoj kishin magazina, dhe paguanin shqiptaret si dado apo pastruese te shtepive te tyre.
Kohet kane ndryshuar, ne Stokolm te gjithe jane te barabarte.
Te lodhur, te zhgenjyer, ndoshta dhe pa buke, shqiptaret rikethehen perseri ne central qender me friken e kontrollit te biletave ne tren, ata nuk kane dhe munden te pagojne bileten dhe jo me gjoben nga kontrolloret e trenit, xhepat e tyre si dikur, jane perseri te cpuar….bosh…….
Central qender mbetet per ta e vetmja pike takimi, shprese dhe bisedash me njeri tjetrin, njesoj si sheshi Omonia ne Athine apo stacionin e trenit ne Selanik.
Shqiptaret po ata,te lodhur te vuajtur dhe te pa shprese.
Ne Stokolm nuk ka greke qe vijne me makina dhe te therrasin si dikur ne Omonia, “Dhulja Alvane” as dhe frike nga policet qe tju kerkojne pashaporten, ti
dhunojne apo te mbushin autoburgjet me emigrante te pa ligjshem.
Jo keto gjera nuk ndodhin, por Stokolmi eshte i ftohte akull sidomos per shqiptaret e varfer.
Ora pak nga pak i afrohet dymbedhjete e nates dhe bashke me te dhe policija private per te mbyllur te vetmen qender ku mund te futin koken te huajt dhe shqiptaret bashke me ta.
E ftohta e acarte dhe yjet e larget mbeten te vetmit miq apo shoke te nates mes
prostitutave, emigranteve shqiptare dhe lypsave qe flene te pa shqetesuar
cepave, ne rruget e bukura te Stokolmit shekullor.
Nates se akullt, magazinave dhe limuzinave te shtrenjta, reklamave, muzikes Spanjolle neper pabet, zhurmes se detit dhe prostitutave, ju shtohen dhe emigrantet shqiptare me nje traste ne kurriz ne kerkim te nje pune dhe nje strehe per te kaluar naten.
Cili djall, cili mashtrues po i genjen shqiptaret perseri per te marre si dikur rruget e ftohta te evropes kurve.
Politika, politikanet apo varferia dhe perpjekjet per te mbijetuar, sakrifikuar qofte dhe me jeten e tyre ne fund te botes.
—Mos merrni rruget e europes pa gjetur me perpara nje pune apo nje shtepi.
—Mos u mashtroni me vizat 5 vjecare qe leshon greqia per te ri emigruar perseri rrugeve te europes pa pasur nje baze dhe garanci.
—Ruhuni nga mashtrimet dhe mashtruesit.
—Rruget e Stokolmit dhe ne vere,jane te akullta vellezer.
“PA NJE KONTRATE PUNE NGA NJE PUNEDHENES NE SUEDI,LEJA 5 VJECARE E LESHUAR NE GREQI PER PUNE NE EUROPE ESHTE E PA VLEFSHME. ASNJE ZYRE PUNE NUK TE REGJISTRON PA PASUR NJE KONTRATE PUNE.”
