Rrahja e Ramës në vitin 1997 në një nga lagjet e qytetit, e cila në të vërtetë bëri vërtet bujë në atë kohë.
Rama nuk ka dashur të flasë asnjëherë në lidhje me atë rrahje, sepse dikujt i frikësohej.

Rama është goditur nga një person pikërisht, sepse bashkëshorti i saj është lënduar kur ka mësuar që miku i tij flirtonte me gruan e vet. Dhe këtë e ka zbuluar për banorët e lagjes edhe vetë Rama, i cili atë natë në gjendje të rënduar, para rrahjes, ka shkuar në lagje duke bërtitur dhe ulëritur në kërkim të gruas greke të mikut të vet.
Mashtron shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë dhe pse jo edhe italianët. Rama ka udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë për të dhënë një intervistë në kanalin televiziv “LA7” të Italisë. Paratë dhe trajtimi me paratë e shqiptarëve që duhet të paguajnë ta shohin njeriun që menaxhon taksat e tyre se si udhëton drejt Italisë vetëm për të dhënë një intervistë. Cili ishte lajmi i asaj interviste? Rrahja e Ramës në vitin 1997 në një nga lagjet e qytetit, e cila në të vërtetë bëri vërtet bujë në atë kohë. Rama nuk ka dashur të flasë asnjëherë në lidhje me atë rrahje, sepse dikujt i frikësohej. 18 vjet më pas i është rikthyer asaj ngjarjeje, duke e shfaqur veten si një viktimë dhe duke akuzuar direkt për këtë shërbimet e sigurisë.
“Është një episod, pjesë e një momenti shumë dramatik të historisë tonë pas rrëzimit të komunizmit, pasi kemi pasur një tranzicion shumë dramatik. Në atë kohë ishin firmat piramidale që shkatërruan vendin. Unë isha pjesë e një grupi intelektualësh të pavarur, që përpiqeshim të bindnim regjimin e asaj kohe duke shkruar. Gjithashtu po përgatisnim një peticion për largimin e Presidentit të asaj kohe, pasi ishim në prag të një krize, e cila më pas erdhi”, tha Rama.
Pra, e shpall veten disident të një regjimi, siç e quan ai qeverisjen e vitit 1997 një dëshirë e kahershme e tij që dështoi në rrëzimin e diktaturës dhe ai përpiqet ta servirë si gjel për konsumim për vitin 1997.
I pyetur se kush e goditi, Rama tha: “Asnjëherë nuk u mësua saktë kush, por ishin shërbimet sekrete të asaj kohe”. Në fakt ajo është mësuar që atë natë dhe që atë ditë, por autori nuk ka mundur të arrestohet, sepse Rama nuk ka pranuar që të bëjë denoncimin në Prokurori.

Lubonja kujton disa detaje nga rrahja e Ramës në media. Dhe ajo çfarë është më intersante është fakti se, Rama nuk ka kërkuar mjek në momentin kur është goditur, por ka kërkuar të fotografohet nga një komshi.
“Edi Rama, pasi qe goditur, kishte kryer një akt që iu duk sa i çuditshëm, aq edhe një mrekulli për shtypin. Ashtu siç kishte qenë, i shpërfytyruar nga goditja, me fytyrën të larë në gjak, nuk kishte pritur të vinte ambulanca, por kishte trokitur tek dera e një komshiu të tij fotograf dhe i kishte kërkuar ta fotografonte. Qorri mori në dorë fotografitë që fotografi i kishte larë që atë natë. Vrajat e gjakut që zbrisnin nga koka dhe hunda e shpërthyer nga doreza e hekurit, lanin fytyrën, këmishën e bardhë të lëshuar dhe zbrisnin poshtë pantallonave. Seç kishte një kontrast në këtë pamje, me faktin që njeriu që kishte pësuar ato goditje gjakderdhëse ishte ende në këmbë. Iu kujtua një legjendë e vjetër me një të vrarë që ecën, duke mbajtur në dorë kokën e prerë… ”, shprehet Lubonja.
As Meta nuk e beson variantin e Ramës
“Në ’97 po të donin të vrisnin” është shprehur dje Kryetari i Kuvendit, Meta duke iu referuar edhe debatit në Parlament mbi goditjen e Ramës në 1997. Nuk ka vazhduar më tej Meta, por nënkuptimi ishte i qartë se është e vështirë të bëhesh hero pas 18 vitesh për një rrahje që ka një tjetër të vërtetë.
Po përse u rrah, Rama?
Pjesa më e madhe e qytetarëve të Tiranës, që në ato kohë nuk ishte 1 milion banorë sa është sot, e morën vesh të vërtetën direkt të nesermen. Ishte vërtet kohë trazirash, por nuk ishte si sot, kur ministrit të Brendshëm i hedhin lokalin e babait me tritol në erë dhe nuk e gjen se kush janë autorët. Në atë kohë, zbardhej me shpejtësi gjithçka. Ka qenë vërtet një ngjarje e rëndë dhe që bëri bujë në mediat e pakta dhe në kafenetë e kohës, por të gjithë e dinin të vërtetën, ndaj përdorimi politik i asaj rrahje nuk i besoi kush atëhere dhe aq më pak sot, kur ne jemi të detyruar ta zbardhim të plotë.
Rama është rrahur, ndërsa kthehej nga një lokal në qendër të Tiranës së bashku me një mikun e tij, edhe ai artist. Dëshmitarët thonë se ai ka qenë nën avujt e alkoolit dhe askush nuk e përjashton që të ketë qenë edhe nën efektin e narkotikëve që i përdoirte shumë në atë kohë në Francë.
Papërgjegjshmëria e ka bërë, që si një dashnor i vërtetë të marrë drejtimin drejt shtëpisë së gruas greke të një miku të tij me të cilin njiheshin prej kohësh. Ndoshta nuk do të ishte mirë që të japin detaje të hollësishme në lidhje me emrin dhe punën e saj, sepse nuk do të ishte etike sot. Ajo që mund të kujtojmë nga ajo grua e bëshme dhe më e madhe në moshë se Rama ishin dhe funksionet e saj në Shqipëri. Mbi të gjitha, ajo ishte bashkëshortja e mikut të tij.
Rama është goditur nga një person pikërisht, sepse bashkëshorti i saj është lënduar kur ka mësuar që miku i tij flirtonte me gruan e vet. Dhe këtë e ka zbuluar për banorët e lagjes edhe vetë Rama, i cili atë natë në gjendje të rënduar, para rrahjes, ka shkuar në lagje duke bërtitur dhe ulëritur në kërkim të gruas greke të mikut të vet. Kjo ka sjellë edhe sherrin dhe reagimin e dhunshëm, ku Rama është goditur me grusht me dorezë metalike në nofull.
Duhet shtuar edhe një detaj, Rama ka qenë në lokal atë natë, para incidentit edhe me bashkëshorten e radhës me emrin Delina F, mirëpo ai nuk ka vazhduar të qëndrojë me atë, por ka shkuar tek gruaja e mikut të vet.
Kjo është historia e vërtetë dhe e vetmja e asaj çfarë ka ndodhur atë natë. Përdorimi i saj për qëllime politike, sot 18 vjet pasi ajo ka ndodhur na imponon zbardhjen e plotë para opinionit si dhe lidhje të tjera të tilla prej perversiteti të Ramës
Nuk është rasti i parë që Rama flirton me bashkëshortet e miqve të tij, të cilat ai më pas i bën të vetat.
Mund t’u kujtohet edhe historia e lidhjes së bashkëshortes aktuale, e cila kishte një familje me një pedagog të nderuar. Miqësia ishte konsoliduar deri në atë pikë sa çiftet darkonin bashkë deri kur erdhi momenti që Rama ia mori bashkëshorten mikut tjetër të tij dhe sot jeton me të në sarajet e Surrelit.
Gazeta ka informacion të plotë dhe në detaje edhe për lidhjet e mëparshme të Ramës me bashkëshortet e miqve të tij. Ndoshta nuk do të ishte mirë të merremi vetëm me të shkuarën, por edhe me atë që ndodh sot me Ramën me kabinetin e tij qeverisës, sikurse edhe me titullarët e disa institucioneve.
Ka edhe raste të tjera, me emra dhe mbiemra që janë vërtet histori perversiteti dhe pabesia të Ramës ndaj miqve të tij, të cilat i disponojmë të plota.
Shqipëtarët duhet të kuptojnë se kur Rama ja ka bërë një pabesi të tillë perversiteti atyre që ai i konsideron si miq, cilido mund të kuptojë sa i ndershëm mund të jetë ai me elektoratin që e ka votuar dhe aq më pak me shqiptarët që nuk e kanë votuar.
Berisha: Ishte krim pasioni, të hetohet
“Në një nga mediat e mëdha italiane, kreu i ekzekutivit të vendit i ka lejuar vetes të bëjë një shpifje dhe trillim, ndër më të ulëtit. Për herë të parë në histori ndodh që pas tetë vitesh një njeri që është sot në krye të ekzekutivit, të shpallë, të trillojë, të mashtrojë, të shpallë krimin e pasionit, si krim politik.
Absolutisht, ajo që ka ndodhur në 1997, është një akt i shëmtuar, por ai universalisht u pranua si krim pasioni, sepse zoti Edi Rama, nuk bëri denoncimin më të vogël kur e thirrën në Prokurori, sepse zoti Edi Rama, kjo ngjarje nuk ndodhi vetëm me të, ai ishte i shoqëruar edhe me të tjerë, kur ndodhi ngjarja. E pa më shumë se një, autorin që e goditi për motive pasioni dhe absolutisht jo politike.
Por, nëse do të ishin motive politike, çfarë e pengoi zoti Rama të denonconte. E dinë të gjithë se ai ishte krim pasioni. Ai nuk shkoi kurrë në Prokurori.
Berisha kaloi në opozitë. SHIK-u u bë objekt sulmesh agresive. Çfarë kujtoni ju se, Fatos Klosi do të kursente oficerin e SHIK-ut që kishte adresuar Edi Ramën, personin që agresoi Edi Ramën e mbroj vetë Edi Rama, sepse ishte krim pasioni dhe të dalë tani burri dhe të bëhet viktimë e imja, pasi është bërë Kryeministër ky është dy herë turp. E para turp që mashtron, e dyta turp që bën viktimën tani që është kryetar ekzekutivi.
Është kollaj të përdorësh mediat dhe të transformosh historinë, por asgjë krimin e pasionit nuk mund ta shndërrojnë në krim politik edhe unë e sfidoj Edi Ramën të vijë të nxjerrë personin dhe të shkojmë në gjyq. Të shkojmë në Prokurori dhe jo të akuzojë Sali Berishën poshtë e përpjetë, duke thënë se e paskam rrahur në 1997.
Ai thotë se në 1997 më rrahu SHIK-u. Si ka mundësi që nuk shkoi njëherë në Prokurori. Nuk e nxori njëherë emrin që ia di shumë mirë. Le të thotë pse e mbajti të fshehtë. Ky është një akt shumë i ulët dhe e denoncoj publikisht.
Ky bën viktimën sot pas 18 vitesh, që është Kryeministër. Kjo është e turpshme.
Kjo ishte arsyeja që po kërkoja fjalën për procedurë, sepse më lëndoi shumë fjala e tij në atë emision. Nuk e ka prekur askush kurrë nga ana politike, ndërsa për krimet e pasionit nuk merrem unë me to”
Arben SHAHINI