Kjo është çanta më vdekjeprurëse në botë: Në të janë vendosur vetëm katër gjëra!
Kjo çantë është gjithmonë në afërsi të një prej njerëzve më me ndikim në botë, dhe të shumtë e quajnë “kutia e zezë” për një kohë të gjatë ajo besohet se përmban butonin e kuq për të aktivizuar raketa bërthamore.
Cantë e zezë prej lëkure që është gjithmonë diku në afërsi të presidentit amerikan Barak Obama, e quajtur “FootBall”.
Por ndërsa ka një lidhje me armët bërthamore, në këtë çantë të zezë nuk ka asnjë buton i kuq. Më sigurt, në të janë vendosur vetëm katër gjëra, dhe një prej tyre është libri i zi i 75 faqeve të cilat, ndër të tjerat, është një përshkrim i procedurave në rast të sulmit bërthamor.
Përveç kësaj, çanta përmban edhe një libër me një listë të vendeve ku, në rast të një sulmi bërthamor, presidenti mund të fshihët. Ekziston edhe një dosje me sistemin e menaxhimit të komunikimit, dokumente nëpërmjet të cilave presidenti i SHBA-së, i drejtohet kombit në situata të jashtëzakonshme.
Dhe për këtë “komplet atomik ” që të jetë i plotë, këtu është edhe kodi për autorizimin e një sulmi bërthamor, dhe nëse kemi parasysh se në çantë vërehet shpesh edhe antena, mund të konkludohet se në të fshehet edhe disa sisteme komunikimi.
“Gjithmonë jeni nën presion, dhe unë shpesh i kam hapur për të siguruar që të gjitha gjërat janë ende brenda,” tha ushtari, Robert Patterson, i cili ishte në krye të çantës gjatë presidencës Klinton.
Kjo çantë vdekjeprurëse për herë të parë u shfaq në vitet presidentit Kennedy, menjëherë pas krizës së raketave kubane në 1962.



