Miniera e Bulqizës / Kamp përqendrimi, ku varfëria mban peng jetën
“Galerite e minierave janë shnderruar në kampet e përqëndirmit të kohëve moderne, sot varfëria mban peng jeten dhe lirine e jo vetem te minatoreve por dhe familjareve të tyre, nderkohë qe pushtetaret socialite te udhehequr nga Edi Rama dhe biznesmenet e babezitur nxjerrin miliona euro perfitime me çmimin e lirë të lekures së minatoreve skllever, qe varferia i detyron te punojnë dhe vdesin ne galerite e minierave”.
“Shqiptarët janë të kërcënuar nga varfëria, duhen politika sociale”
Rreth 41% e familjeve në Shqipëri jetojnë me 4 dollarë për frymë në ditë.
Sipas të dhënave të BB-së, rreth 58% e popullsisë jeton me 5 dollarë për frymë.
Me 2.5 dollarë në ditë jeton 11% e popullsisë, duke iu afruar kufirit të varfërisë.
Në varfëri ekstreme jeton sot, sipas BB-së, rreth 0.6% e popullsisë, ndërsa 4.3% në minimumin jetik me vetëm 2 dollarë në ditë. Shifrat e Bankës dëshmojnë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare janë gjithnjë të kërcënuara nga varfëria.
Jo vetem burra më krahe te fuqishem, por femije, gra, pleq e plaka, sa zbardh dita i qepen malit per t’u përpire me ore te tera nga ato zgavra të llahtarshme qe fshehin krom. Ky mineral per banoret e Bulqizes është kthyer në mallkimin e bukes se perditshme, ndersa “padronet” i ka kthyer në zengjin të se sotmes qe korruptojnë jo vetem oficeret e policise, por nivelet më të larta të shtetit. Ne ato zgavra te llahtarshme pleksen viktima te pafajshme, fitime marramendese dhe afera të dyshimta korruptive, perballe te cilave pushon se ekzistuari edhe forca e prokurorise. Sot, sipas raporteve, te vete Policisë se Shtetit ka grupe kriminale, kompani qe nuk paguajne asnje detyrim ligjor e punetorë qe pa frike mund t’i quajme sklleverit e shekullit 21. Kjo eshte miniera e Bulqizes, dhe historia e aferave të se ciles nis qe ne vitin 2001. Ne kete kohe u miratua koncesioni i pare i minieres se Bulqizes, së bashku me disa objekte te tjera qe përfshijne dhe fabriken e pasurimit te kromit.
Punetoret nxjerrin nga nentoka krom për nje pagesë qesharake. Te fortet e grumbullojne e me pas me një çmim shume te ulet ua shesin kromin kompanive te licencuara, me pas transportohet ne Durres si një mall i paster ligjerisht. Kjo eshte e gjithe skema e abuzimit dhe e përfitimit të kromit te Bulqizes. Se paku, kete ka vene ne dukje raporti i oficereve t sektorit kundëre krimit ekonomik ne Policine e Shtetit. Mekanizmi duket se eshte i qarte per kedo qe merret me këte biznes. Por duket se ketë mekanizem te shfrytezimit te krahut te lirë te punes, shmangies se taksave dhe mbrojtjes nga te “fortet”, qe në të shumten e rasteve janë njerez me precedentë penal, nuk e bën çdo kompani e licencuar.
