“Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe por dua lekë”.
Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit të lësh pacientin pa ilaçe..”
Halim Kosova-Beqajt: U ke bërë presion firmave farmaceutike duke u thënë – “Dua lekë, nuk dua ilaçe”
Gjatë seancës dëgjimore me përfaqësues të Urdhërit të Mjekut në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ministri Ilir Beqaj u akuzua nga parardhësi i tij Halim Kosova se u ka bërë presion kompanive farmaceutike për të përfituar financiarisht prej tyre.
Zbardhja e një pjesë të shqetësimeve që ngriti ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova edhe për një çështje tjetër që ka të bëjë me dhënien e shërbimit të mirëmbajtjes së aparaturave në QSUT një firme që është nën hetim për abuzime të mëdha nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
“..Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe por dua lekë. Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit të lësh pacientin pa ilaçe..”
“..Në qoftë se aparaturat e sistemit shëndetësor kanë çaluar, kanë çaluar sepse nuk u është bërë shërbim. Në qoftë se auditi i Ministrisë së Shëndetësisë dorëzon një material shumë të kompletuar për x firmë e cila ishte përgjegjëse për këto aparatura dhe ministria duke e parë problemin shumë serioz ia çon Kontrollit të Lartë të Shtetit kam informacione që me ardhjen tuaj në pushtet po kjo firmë pa u mbaruar gjykimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është kthyer dhe ka marrë atributet e mëparshme..”
