Kategori
Uncategorized

Shndërrimi i PS-së nga parti e banditizmit në parti e terrorizmit politik.

Edi Rama e ka shndërruar Partinë Socialiste në strofullën e seria-killerave më të rrezikshëm të kontinentit europian. Dhe problemi që duhet menduar është se, kur Rama dhe njerëzit e tij në pushtet synojnë të dhunojnë personalisht dhe fizikisht deri edhe familjen e kreut të opozitës, atëherë nuk ka asnjë shpresë për ne të tjerët.

Ky dhunim është i karakterit banditesk po aq sa edhe i karakterit terrorist, antiligjor sigurisht, por edhe simbolik për të futur frikën tek e gjithë shoqëria. Për të futur  frikën tek mbështetësit dhe baza e opozitës, për të larguar njerëzit që të mos vetëmbrohen as politikisht dhe as fizikisht. Ndaj sot të gjithëve u duhet të mendohen se deri ku duhet të shkojnë për vetëmbrojtje nga kjo qeveri?

Opozita duhet të jetë e vëmendshme ndaj degradimit të demokracisë që po nxitet çdo ditë nga Rama dhe nuk duhet të neglizhojë pasojat që mund të sjellë për sistemin e lirive dhe të drejtave të njeriut qëndrimi i Edvinit. Në këto moment duhet vendimmarrje e guximshme dhe e menjëhershme për përgjigje të fortë dhe të menduar mirë kundër dëshirës së të majtës për të eliminuar fizikisht dhe moralisht demokracinë perëndimore.

thOpozita duhet të jetë e përgatitur që Rama mund të anulojë sistemin parlamentar në emër të shtetit policor dhe të forcojë strukturat paralele të saj. Me këtë ide duhet të familjarizohet që këtej e tutje çdo demokrat.

Shenjat janë plotësisht në favor të këtij konstatimi.

Fatkeqësisht përpjekjet e Ramës që krahas rrëzimit të Kuvendit të rehabilitojë edhe krimin duke e vënë në një kandar me korrupsionin, madje duke thënë se korrupsioni është më i rëndë se krimi i organizuar është një tjetër shenjë ogurzezë që të çon tek deklarata e Gjermanisë se krimi në Shqipëri është i lidhur me zyrat e shtetit. Aleanca e Ramës e shpallur publikisht me eksponentë të krimit të organizuar, vrasësve me pagesë, shpërndarësve të drogës dhe prodhuesve të tyre për të mundësuar marrjen e pushtetit në 2013, ia ka dhënë tashmë rezultatet e veta.

Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë arsye që nxitën vetë dhe padyshim toleruan aktet e atentateve makabre me tritol anembanë Shqipërisë, vrasjet mafioze të bankierëve në mes të Tiranës dhe tani kërcënimin e drejtpërdrejtë të Shullazit kundër Lulzim Bashës për likuidim fizik. Ky inkurajim i fushatës spastruese ndaj politikanëve, biznesmenëve apo deputetëve opozitarë do të pasohet padyshim shpejt me fushatën e ekzekutimeve ndaj kundërshtarëve të tij në politikë, financë e kudo tjetër.

Mos harrojmë se si u porositën atentatet e para politike nga Vlora ku në shënjestër u vu Ardian Kollozi si kandidatura e PD-së në këtë qytet në zgjedhjet e vitit 2013. Porositësit e atentatit siç po del tani janë njerëz të PS-së lokale të Vlorës që mbaheshin dhe ushqeheshin nga drejtuesit kryesorë politikë të socialistëve në bashkëpunim sigurisht me kupolën e PS-së qendrore.

imgresGjetja dhe kontraktimi i Julian Sinanajt për të bërë punët e pista politike dhe ekonomike në të gjithë republikën është në vetvete akuza e provuar e filozofisë së dhunës që ka pushtuar qelizat e Partisë Socialiste.

Po kështu, rekrutimi i Shullazit tani për ta përdorur kundër opozitës, tregon dobësinë morale dhe ideologjike të Ramës për t’u përballur me demokratët dhe në përgjithësi me ata që mendojnë ndryshe nga ai. Synimi i PS-së është të gjenerojë konfuzionin dhe më pas represionin deri në dhunën fizike dhe eliminimin me anë të vrasjes së kundërshtarëve.

Qeveria aktuale përveçse ka mbjellë vetëm vdekje dhe zhgënjim ndër moshat e reja dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë, në vend të punësimit dhe prosperiteti, është kujdesur që të garantojë paprekshmërinë e personave të krimit të lidhur politikisht dhe ekonomikisht me kupolën e Partisë Socialiste.

thVrasja makabre e Artan Santos dhe mosveprimi i shtetit për gjetjen e vrasësve nuk është rrjedhojë vetëm e paaftësisë dhe aprofesionalizmit të policisë elektorale e partiake të Ramës, por ka edhe një shpjegim më afër realitetit që lidhet me ndihmën që strukturat e shtetit i kanë dhënë krimit përmes mosveprimit me dashje ndaj tij.

Në vend të ndjekjes së pistave kriminale dhe autorëve të krimeve të rënda si edhe në rastin e Shullazit, policia gjerësisht është munduar të devijojë interesin publik për rend dhe siguri, duke zhvendosur vëmendjen tek kontrollet policore për ndërtimet e paligjshme, për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike e deri tek kontrolli masiv për kutitë e ndihmës së shpejtë dhe fikëset e zjarrit tek automjetet e qytetarëve.

Imagjinoni se çfarë mesazhi jep policia e shtetit për kriminelët kur deklarohet se krim më i madh është mosmbajtja në automjet e kutisë së ndihmës së shpejtë sesa mbajtja e armëve luftarake në kroskotin e makinës. E pra edhe me pistën e vrasjeve, policia e Ramës qartazi ka dhënë mesazhin se gjoja korrupsioni është prioritet dhe i barasvlefshëm apo edhe më i rëndë se vrasja e njerëzve në rrugë, ndaj lufta kundër krimit është e treta apo e katërta në listën e policisë dhe jo e para sic do ishte në cdo vend të botës.

Këto sjellje të qëllimshme të policisë për të ngatërruar shoqërinë në rrjetën e interesave të rrezikshme, siç po provohet çdo ditë të shtetit me krimin, prodhojnë vepra si ato të vrasjes së katërfishtë në Tiranë.

Ngjarja e killerit, djalit të Luiza Xhuvanit, u përpoq që të minimizohej nga makina propagandistike e Ramës ku filluan të shfaqen në studio televizive lloj lloj analistësh, psikologësh, kameleonë të interesave qeveritare e gjithfarë njerëzish që fajin e përhapnin që nga shkollimi, që nga të metat e sistemit demokratik, që nga përgjegjësitë e qeverive të kaluara, nga përhapja e armëve apo shoqëria e keqe dhe deri tek pamjaftueshmëria e edukimit familjar. Kjo u bë me qëllim që të mos komentohej ngjarja si pasojë e një parimi

theme1_15300_nipi enverit droge_380_255Brenda kupolës së PS-së që lidhet me mbrojtjen e botës së të fortëve dhe krimit, si mekanizmi që i solli në pushtet.

Që atje burojnë të gjitha ato ngjarje tragjike që shohim sot, ku fëmijët e deputetëve me peshë në grupin parlamentar të PS-së apo fëmijë ministrash, deputetësh e politikanësh afër Ramës janë kopje të killerit serial Xhuvani.

Fakti që sot qytetarëve shqiptarë u janë fshehur me dhjetëra raste të fëmijëve të politikanëve të PS-së që kanë shtypur njerëzit me makinë, që janë plagosur dhe kanë plagosur të tjerë me armë zjarri, apo që kanë zhdukur pa lënë prova viktima që kanë patur marrje dhe dhënie në afera të ndryshme me ta, dëshmon për mashtrimin iluziv që kërkon të bëjë sërish propaganda qeveritare mbi përgjegjësinë e vrasjes së katërfishtë në Tiranës dhe gjithë të tjerat të ndodhura në këtë vit e ca të qeverisjes së majtë.

Përgjegjësia e parë është e Kryeministrit që refuzon të distancohet nga elementët kriminale brenda kupolës së PS-së dhe grupit të tij parlamentar. Marrëdhënia e pengmarrjes që ka krijuar Rama me krimin është rrezik serioz për të gjithë vendin dhe jetët e gjithsecilit prej qytetarëve që nuk e përkrah Ramën.

Imazhi qeveritar sot është në pikiatë dhe po kështu edhe siguria e jetës së njerëzve. Dhuratat që Rama u bën me poste shtetërore organizatave dhe individëve të ndryshëm të akuzuar dhe dënuar për aktivitet të rëndë penal nuk është rastësi dhe nuk mund të jetë.

th

Partia Socialiste është e sëmurë në thelbin e vet dhe e ka parimore ideologjinë e dhunës që përfaqëson pas rinovimit të kontratës që ka me aleancën kriminale në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse kështu garanton klimën e frikës dhe represionit ndaj qytetarëve brenda vendit.

Kush kërkon të gjejë zgjidhjet jashtë marrëveshjes që Rama ka bërë me eksponentë të krimit për të ardhur në pushtet, vetëm sa kërkon të hedhë hi syve dhe të bëjë tym për shkaqet e vërteta dhe përgjegjësitë për vrasjet në seri që po ndodhin në Shqipëri si asnjëherë më parë. Sa më shpejt njerëzit të kërkojnë pastrimin dhe distancimin e Ramës nga lidhjet me aleancën e qelbësirave, ose rrëzimin e tij, aq më shpejt do të shpëtojnë veten e tyre dhe fëmijët nga trokitja e vdekjes një ditë në shtëpitë e tyre.

Padyshim që në 1 vit e gjysmë të qeverisjes së majtë të Edi Ramës problemi i sjelljes së tij me ligjin po kthehet në një shqetësim mbarëshoqëror. Që në momentin e betimit të tij në Parlament se shqiptarët nuk kishin parë asgjë akoma, Rama po thyen me koshiencë të plotë të gjitha normat morale dhe ligjore që mbajnë demokracinë në shinat e sistemit që njohim.

Vendimi i tij për të shkatërruar shtëpitë dhe ndërtesat me leje në të gjithë vendin, vënien e policisë së shtetit në shërbim të tij dhe PS-së, ndjekja dhe përndjekja mbi baza politike e shumë qytetarëve në rrethana e në gjendje të ndryshme, këmbëngulja e tij për të anuluar dhe zhbërë gjithë koncesionet dhe kontratat me firmat kombëtare dhe ndërkombëtare, gjuetinë e tij të marrëzisë mbi fenomene të ndërlikuara ekonomike dhe shoqërore, dënimet kolektive në radhët e forcave të rendit dhe gardës, presionin mbi prokurorinë dhe gjykatat të cilat për pak ndoshta nuk do mund të marrin frymë pa urdhrin e tij e shumë gjëra të tilla, janë gjurmët e rrezikut për të gjithë.

Duke shtuar këtu shpërfilljen qytetare, mashtrimin me fondet publike se gjoja i mori për të varfërit dhe po i harxhon për ministrat etj, atëherë çështja bëhet edhe më serioze. Pyetja gjithmonë në situata të tilla të një regjimi thuajse policor është se çfarë mund të bëjë gjithsecili prej nesh për të qëndruar qytetarë të lirë?

Si mund të mbrohemi në një vend e në një shtet ku mungon mekanizmi i ankimit pasi policia nuk të dëgjon më?

Njëra zgjidhje normale është që të konsiderojmë afrimin me opozitën si një mekanizëm  që mund të kundërpërgjigjet politikisht dhe të mbrojë interesat e njerëzve kur pushteti bëhet abuziv. Sigurisht që edhe vetë opozita gjendet në një pozitë shumë të vështirë pas shpërfilljes që mbizotëron në mentalitetin e qeverisë aktuale. E megjithatë qytetarët e thjeshtë sërish ndjehen të pasigurtë për nivelin e mbrojtjes që duhet të kërkojnë.

A shkon garancia deri në ekzistencën fizike personale të secilit prej qytetarëve të prekur nga arbitrariteti i qeverisë? Më keq akoma, a duhet  të shqetësohet opozita deri në ruajtjen fizike të saj? Me atë që ndodhi me kreun e opozitës dhe kërcënimin e tij prej Shullazit, sigurisht që po. Ndërkohë me shpejtësi opinioni publik po zhvillon idenë e një vetmbrojtjeje deri në kufijtë fizikë.

Po pse Rama filloi sulmin e tij që me Parlamentin duke futur aty kriminelë të vërtetë e vrasës?  Zhbërja faktike e Parlamentit padyshim që është goditje për sistemin demokratik dhe në këtë mënyrë po tentohet që t’i hapet rrugë një qeverisjeje oligarkike të tipit Putin e ngjashme me modelin e Rusisë. Ndaj edhe mbushja e komisioneve parlamentare nga ana e PS-së me njerëz të skeduar penalisht, të dënuar për krime në rrethana rënduese dhe ende në kërkim në vendet e BE-së për veprat e tyre, ka vetëm një domethënie.

Sa më shumë të denigrohen komisionet parlamentare, sa më të parëndësishme të bëhen vendimet që merren në to, sa më qesharake situatat kur të dënuarit i kërkojnë llogari gjyqtarëve, Presidentit, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, aq më mirë për Ramën. Në fund të ditës denigrimi i kuptimit të demokracisë përmes mekanizmave të tij konkretë dhe tallja me Kuvendin shkon në favor të një pushteti autokratik.

Shikoni se ku kanë katandisur seancat e komisioneve parlamentare ku shumicën e kohës vetëm shahet e mallkohet opozita, ku drejtuesit e disa prej këtyre komisioneve janë të akuzuar direkt për vjedhje të deklaratave financiare të qytetarëve dhe bizneseve shqiptare apo për gjithëfarësoj aferash nga më të pistat. Në shumë raste nuk merren dot vendime e kështu komedia vazhdon.

Në përbërjen e trupës së të majtëve do të gjesh me shumicë nga ata parlamentarë që nga njëra parti kanë kaluar tek tjetra e më pas tek disa të tilla për të mbajtur të paprekura privilegjet. Me vetëdije të plotë Rama ekspozon në sallën e Kuvendit imoralitetin politik për t’u thënë shqiptarëve se ai përfaqëson një zgjidhje më të mirë se të paaftët që shfaqen në ato seanca të turpit pas largimit të opozitës. E pra, duke parë këtë mish-mash dhe katandisje të ulët të Kuvendit, Edi Rama e ka shumë të thjeshtë që të injektojë frymën e talljes dhe papërgjegjshmërisë që ka mbjellë vetë ndaj sistemit demokratik që në thelb nuk e ka dashur kurrë për shkak të tendencave të kaosit dhe rrëmujës që e karakterizojnë Kryeministrin në detyrë. Rama akuzon të tjerët për veprat që i bën vetë e më të cilat është i lidhur kokë e këmbë. Imagjinoni se cfarë ka bërë për Ilir Metën dhe videon e famshme që e shfaqi dhe e dërgoi në cdo kancelari europiane e ambasadë të huaj. Organizoi 21 janarin e vitit 2011 ku iu vranë edhe katër njerëz dhe sot bashkëqeveris me kreun e LSI-së.

kartela - rama 1Ky është morali i Ramës dhe nuk është aspak për t’u cuditur se si po kërkon që përmes gjuetisë së shtrigave ndaj demokratëve të mbulojë gjurmët e veta që e lidhin me krimin e organizuar, me tonelatat e drogës që zbarkoi në Itali, Gjermani e deri në Kolumbi në këtë 1 vit e gjysëm të qeverisjes së tij. Rama me akuzat për korrupsion po mbulon lidhjet me krimin që mbajnë në krye të bashkive dhe komunave të rëndësishme të vendit njerëz që kanë paguar Kryeministrin të jenë aty ku janë deri në Parlamentin shqiptar.

Kjo është e vërteta e një race të re “rilindasish” e që në realitet nuk është gjë tjetër vecse raca e krimit që ka mbërthyer cdo qelizë të shtetit shqiptar. Përse i duhet në fund të fundit aleanca me krimin e organizuar Kryeministrit të vendit dhe cfarë pret ai të përfitojë nga ky bashkëpunim? E kuptueshme se kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës këta eksponentë të krimit i garantonin fitimet monetare dhe aksesin në botën e errët të asaj që Rama nuk e arrinte dot.

Por tashmë si Kryeministër çfarë shpreson të marrë prej tyre? Mos vallë kalljen e frikës tek opozita që nuk e le të qetë të qeverisë në aleancë me krimin? Të gjitha këto pyetje ngrenë edhe një më të madhe akoma. Kush e qeveris në të vërtetë Shqipërinë, Rama apo krimi i organizuar përreth tij?

Nga : Besnik  TERZIU,-Lajmi Shqip.

Lini një koment