Kategori
Uncategorized

Linja filosllave e Tiranë-Kretës, në fushatë për të errësuar lavdinë e Kolonel Tahir Zemajt.

zemaj-def-1Nga : Besnik  KASTRATI

Trafikant droge, e pat quajtur kolonel Tahir Zemajn, Adem Demaçi, para afërisht dy viteve, duke synuar kështu ta inkriminojë atë dhe nëpërmjet tij edhe luftën që kishte zhvilluar ai dhe përgjithësisht FARK-u. Dhe kjo ishte një përpjekje e dëshpëruar për të njollosur lavdinë e Betejës së Loxhës, në të cilën ushtarët e kolonel Tahir Zemajt ia kishin futur tmerrin forcave serbe, të cilat përveç shumë viktimave, pësuan edhe një humbje të plotë. Kompleksi që ka Adem Demaçi dhe linja e Tiranës/Kretës me Betejën e Loxhës, është kompleksi që kanë për drejtimin profesional, në raport me drejtimin joprofesional dhe diletant të bërë nga pjesëtarë të asaj linje. Beteja e Loxhës, përkatësisht planifikimi, organizimi dhe realizimi i saj në mënyrë profesionale, dëshmoi përparësitë që ka pasur organizimi institucional i luftës, përkatësisht rezultatet që ka pasur ajo: humbja e forcave serbe në fushëbetejë. Edhe jehona që pati suksesi i luftëtarëve shqiptarë në krye me kolonel Tahir Zemajn ishte shumë e madhe, sa që lëkundi seriozisht imazhin e pjesëtarëve të linjës së Tiranës/Kretës, të cilët kaherë ishin vënë kundër angazhimeve të linjës institucionaliste të luftës, përkatësisht për monopolizimin e luftës në Kosovë. Prandaj, edhe u angazhuan me të gjitha mënyrat, duke kërcënuar edhe me luftë vëllavrasëse, nëse ai nuk tërhiqej nga terreni bashkë me ushtarët e tij.

Natyrisht se për të gjithë njerëzit edhe me inteligjencë mesatare, kërcënimi i bërë nga njerëzit e linjës së Tiranës/Kretës do të konsiderohej akt kundërkombëtar, përçarës dhe të turpshëm, por atyre nuk u paraqiste ndonjë problem ky fakt: për ta kishte rëndësi që kolonel Tahir Zemaj dhe ushtarët e tij të largoheshin nga terreni, sepse nuk mund ta duronin përparësinë, profesionalizmin dhe suksesin e tij që mund të bënte të tërhiqte shumicën e njësiteve të tyre, dhe dështimin e asaj linje. Dhe, sigurisht, ashtu edhe siç e do edhe logjika e shëndoshë, ndërmjet luftës vëllavrasëse dhe tërheqjes, kolonel Tahir Zemaj, do të zgjidhte tërheqjen. Nuk ishte aspak e logjikshme që në kushtet e një lufte gjenocidale serbe, shqiptarët të vriteshin ndërmjet vete. Dhe kjo tërheqje, edhe pse e imponuar nga vetë pjesëtarë të linjës së Tiranës/Kretës, nga të njëjtit u quajt dezertim dhe akt tradhtie. Është e qartë se dëshira për ta paraqitur kolonel Tahir Zemajn dhe në përgjithësi FARK-un si dezertore, tradhtare dhe me epitet të tjera pezhorative, ka qenë dhe ka mbetur dëshirë për ta njollosur mbi baza të përkushtimit kombëtar, e që ka qenë dëshirë për ta paraqitur të tillë tërë lëvizjen institucionaliste të presidentit Rugova. Pra, hesapi i parë me kolonel Tahir Zemajn ka qenë dhe ka mbetur Beteja e Loxhës, përkatësisht jehona që pati ajo për shkak të humbjes së forcave serbe në fushëbetejë. Kjo betejë, përkatësisht suksesi i luftëtarëve shqiptarë në të, prandaj, që në fillim ishte shndërruar në makth për pjesëtarët e linjës së Tiranës/Kretës, makth që nuk i lë të qetë asnjë çast, sepse me gjithë propagandën e shfrenuar dhe përbaltëse, nuk u arrit që të zbehet madhështia dhe lavdia e saj.

tahirzema

Duke mos mundur që ta njollosin as kolonel Tahir Zemajn, as luftëtarët e tij dhe as Betejën e Loxhës, pjesëtarët e linjës së Tiranës/Kretës, kërkuan edhe më tej si e si ta njollosin atë, e nëpërmjet tij, edhe betejën e Loxhës, dhe më tej edhe vetë FARK-un. Dhe natyrisht qetimi në biografinë e kolonelit ishte puna e parë që bënë: të gjithë kundërshtarëve mundoheshin t’u gjenin ndonjë cen në biografi për ta përdorur, nëse nuk gjenin, trillonin. Duhet të jenë gëzuar shumë kur nga arkivat e SDB-së, apo të gjykatave të ish-regjimit, u gjet një dosje, në bazë të të cilës kolonel Tahir Zemaj ishte dënuar 6 vjet burg për trafikim droge. Dhe nuk ia ndanë: Tahir Zemaj ishte trafikant droge, sepse ishte dënuar për 1.5 kilogramë drogë. Dhe kështu menduan se e varrosën ende pa e vrarë fizikisht kolonel Tahir Zemaj. Me që nuk u përbalt për aspekte të natyrës atdhetare, kujtuan se do ta përbaltin me aspekte të natyrës ordinere. Por ata që me aq zjarr filluan ta quajnë kolonel Tahir Zemajn trafikant droge, nuk kishin parasysh se dosja për të cilën bëhej fjalë ishte një hartim i bërë nga punonjësit e SDB-së (ish-UDB-së), kundër një kuadri shqiptar në ushtrinë jugosllave, e që ishte bërë në kuadër të spastrimeve të kuadrove shqiptare nga institucionet e shtetit të kohës. Domethënia e kësaj që po them është se kolonel Tahir Zemajn filluan ta quanin trafikant droge në bazë të një dosje të bërë nga SDB-ja, dhe e quanin kështu, ata që e konsideronin veten atdhetarë pikërisht për faktin se për ta kishte bërë dosje UDB-ja, më vonë SDB-ja. Pra, ata që e konsideronin veten atdhetarë për shkak të dosjes që ua kishte bërë UDB-ja, përkatësisht SDB-ja, quanin trafikant droge kolonelin, në bazë të dosjes së bërë po nga UDB-ja, përkatësisht SDB-ja. Dhe të njëjtit, i quanin të montuara dosjet dhe gjyqet e bëra ndaj tyre, kurse i quanin në rregull, të besueshme dhe të vërteta dosjet dhe dëshmitë që gjenden aty, në rastin e kolonel Tahir Zemajt.

Doni5Dhe kur një dosjeje të tillë i referohet edhe Adem Demaçi, i cili, po ashtu, sikurse kolonel Tahir Zemaj, ishte dënuar në bazë të dosjes së bërë nga UDB-ja, përkatësisht SDB-ja, atëherë mund të kuptohet absurditeti dhe vetëkomprometimi i tij dhe i të tjerëve si ai. Sipas logjikës së Adem Demaçit, UDB-ja, përkatësisht SDB-ja ka qenë e keqe, e pabesueshme dhe gënjeshtare në akuzat dhe dënimin e tij, por ka qenë e mirë, e besueshme dhe e vërtetë në akuzat ndaj kolonel Tahir Zemajt. Ky është argumenti i parë që nxjerr zbuluar, të mjerë dhe të pashpresë Adem Demaçin dhe të tjerët si ai në përpjekje për ta përbaltur edhe në këtë aspekt kolonel Tahir Zemajn. Argumenti tjetër që dëshmon për paqëndrueshmërinë dhe absurditetin e përpjekjeve të Adem Demaçit dhe të tjerëve si ai për ta përbaltur kolonel Tahir Zemajn si trafikant droge, ka të bëjë me karakterin arbitrar dhe montues të vetë dosjes në bazë të të cilës është dënuar ai. Kur them këtë, kam parasysh fakti se edhe në bazë të kësaj dosjeje del se ka qenë një skenar i UDB-së, përkatësisht SDB-së për ta përfshirë kolonelin në një rrjet trafiku droge, me qëllim eliminimin e tij nga ushtria. Sipas kësaj dosjeje, një aksion i tillë, kolonelit duhej t’i paraqitej si një mision shtetëror për zbulimin dhe arrestimin e një rrjeti droge. A u përfshi kolonel Tahir Zemaj në këtë operacion, ashtu siç thuhet në dosje, apo e tëra ka qenë një sajesë, është vështirë për t’u vërtetuar, por fakti se gjatë hetimeve, kolonel TahirZemajt nuk i është përfillur e drejta që ia njihte edhe ligji i atëhershëm që të kishte afër avokatin e tij, më shumë bën të besosh se atij, pra Tahir Zemajt i ishte imponuar që të pranonte dëshminë e rrejshme të një udbashi. Dhe pikërisht këtu del se kolonel TahirZemaj mund të jetë dënuar për trafikim droge në bazë të dëshmive të rrejshme të sajuara nga vetë UDB-ja, përkatësisht SDB-ja.

tahir-zemaNë këto kushte, çdo përpjekje për ta njollosur kolonel TahirZemajn si trafikant droge, për shkak se është dënuar në bazë të një dosje të shkruar nga UDB-ja, përkatësisht SDB-ja, do të duhej të binin poshtë dhe të shpallen të dështuara. Por jo: dosja e UDB-së, përkatësisht SDB-së e shkruar në zyrat e saj, u përdor e u stërpërdor për të nxjerrë një kilogramë e gjysëm drogë, duke shpresuar se e këtë sasi droge që mund të mos ketë rënë kurrë në duart e kolonelit, e as të ketë ekzistuar me të vërtetë në këtë kontekst, do ta përbaltte kolonelin dhe gjithë lavdinë e tij. Po sikur ajo drogë të jetë marrë nga dhomat e provave vetëm për ta përdorë si dëshmi kundër kolonelit? Kur humbin sasi më të mëdha droge në shekullin XXI dhe në kushtet e një sistemi që duhej të ishte shumëfish i sigurt, dhe atë pikërisht nga dhoma e dëshmive, pse të mos besohet se droga e përmendur në procesin e montuar kundër kolonelit, është marrë nga dhomat e tilla në kohën kur UDB, përkatësisht SDB mund të bënte gjithçka?

Atëherë pse është përdorur dhe përdoret kjo dosje për ta quajtur kolonel Tahir Zemajn trafikant droge? Natyrisht se një pjesë të përgjigjes e dhashë edhe më lartë, por nuk është e tëra aty, pasi që përveç arsyes për ta njollosur kolonel Tahir Zemajn, Betejën e Loxhës, si dhe vetë FARK-un, dhe për ta nxjerrë në anën e kundërt të angazhimeve kombëtare, një arsye tjetër madhore, ka të bëjë me faktin se në këtë mënyrë është provuar të fshihet fakti se pjesëtarë të linjës së Tiranës/Kretës dhe jo vetëm të saj, janë të përfshirë në trafiqe droge me sasi shumëfish më të mëdha sesa ato që përmenden në dosjen e kolonelit. Dhe kur jemi këtu, bëhet fjalë për njerëz që kanë kontrolluar dhe kontrollojnë jo vetëm këtë linjë, por edhe rrjetet kryesore të trafikut në rajon dhe më gjerë. Dhe për këtë po flasin edhe agjenci dhe medie të njohura botërore, duke e akuzuar pjesëtarët kryesore të kësaj linje.

- 983 - SIPTARI 2 - OVKDhe edhe në këto angazhime këta që janë përpjekur dhe përpiqen ta njollosin kolonel Tahir Zemajn si trafikant droge, për një kilogram e gjysëm drogë, jo vetëm që dalin qesharakë, por edhe vetëkomprometues: nëse paska mundësi të njolloset dikush për një kilogramë e gjysëm drogë që nuk ka të dhëna të sakta se vërtetë kanë të bëjnë me të, atëherë çfarë duhet të ndodhë me ata që janë të përfshirë, apo kontrollojnë trafiqet kryesore të drogës në rajon dhe më gjerë? Dhe aq thellë janë të zhytur në trafiqe droge, sa që kanë kapur shtetin, sepse vetëm një shtet i kapur mund të lejojë që të zhduken sasi të mëdha droge nga dhoma e dëshmive që duhet të jetë vendi më i sigurt, më i ruajtur dhe më i vëzhguar në një shtet.

L.SH.

Lini një koment