FAMILJE DHE FEMIJE NE MES TE RRUGES.
Aksioni i bandes së INUK….Pluhur, hi e shkaterrim ngado.
O Zot na mbro:
Nje thirrje e dhimeshme e femijeve ne acarin dhe akullin buze liqenit.
Fëmije te tmerruar me sy te përlotur qe nuk shkojne me ne shkolle, femije qe kane frike te dalin nga shtepite sepse e dine se nuk do te rikethehen me, femije qe me syte e tyre po perjetojne tmerrin dhe dhunen shteterore.
Prindër dhe familjare te braktisur dhe dhunuar nga shteti, qytetare te mbetur pa mbrojtje me syte dhe duart nga qielli, a thua vetem zoti mund ti shikoje dhe degjoje hallet e tyre.
Dikur Bregu i bukur liqenor nga Pogradeci, Prroi i Caprazit, Memelisht, Udenisht, Pojske, Piskupat, Lin deri ne Qafe Thane, me plazhet,vend pushimet dhe pastertine e tij, sot eshte i mbuluar me Pluhur, hi, shkaterrime dhe dhimbje njerezore.
Bukurine e pak muajve me pare keto dite e kane zene dhuna dhe shkaterrimet e bandes qeveritare me emrin INUK.
Shkaterrime te prones se ligjeshme private, shkaterrim te mundit djerses dhe gjakut te ketyre familjeve qe mezi kane arritur te ngrene ne pronat e tyre te ligjeshme, shtepite dhe nje biznes te vogel per te mbijetuar po shkaterrohen pa meshire nga Barbaret e veshur me pushtet.
Dy dite më pare Policia e Shtetit, e cila shoqeron aksionin kunder prones private te INUK, ka perdorur dhune barbare ndaj pjesetareve të nje familjeje të moshave te ndryshme, të cilet ishin ngujuar në ndertese duke mos lejuar shembjen e prones se tyre. Rezistenca e tyre ndeshi në një dhune brutale të Policise së Shtetit, e cila nuk kurseu shkelma, grushta, shkopinj gome e tërheqje zvarre.
Veprimet e Inspektoratit Ndërtimor ndaj pronarëve të objekteve janë në kundërshtim me të drejtën e pronës private, pasi disponojnë dokumentacion pronësie, si dhe disa janë në proces legalizimi. INUK është në kundërshtim me ligjin pikë së pari sepse bazuar në nenin 14, të Ligjit nr. 9780, datë 16.07.2007.
Apel i Avokatit te Popullit.
Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ai ka kërkuar nga Inspektorati Ndërtimor ndërprerjen e aksionit në Hudënisht të Pogradecit, pasi po veprohet në kundërshtim me ligjin dhe po cenohet prona private. Avokati i Popullit është vënë në dijeni të ngjarjes jo vetëm nga media, por edhe nga vetë ankesat e paraqitura nga banorët që preken nga projekti i rehabilitimit të segmentit rrugor Lin-Pogradec. Nga shqyrtimi i ankesave dhe dokumentacionit përkatës na rezulton se këto banorë janë të pajisur me dokumentacione të rregulta pronësie ose kanë filluar procesin e legalizimit dhe janë në faza të ndryshme të zhvillimit të tij.
Apel i Avokatit te Popullit.
Igli Totozani kërkon nga INUK të respektojë procedurat për vënien në dispozicion të akteve apo vendimeve për prishje të objekteve, të prekura nga rehabilitimi i segmentit rrugor Lin-Pogradec dhe që do t’i nënshtrohen prishjes, në zbatim të projektit publik. Siç ka rezultuar nga ankesat dhe shqetësimet e banorëve të Hudënishtit, ndërhyrjet ndaj objekteve të tyre do të ndërmerren vetëm mbi bazën e njoftimeve verbale të kryera nga inspektorët e degës së INUK Korçë.
Apel i Avokatit te Popullit.
Sipas Totozanit situata paraqitet edhe më e rëndë dhe me pasoja të pariparueshme për ato familje, të cilave u cenohet banesa e tyre gjatë zbatimit të projekte të tilla madhore, por që nuk kanë asnjë dijeni për ecurinë e procedurave administrative brenda një afati të arsyeshëm.

