Kategori
Uncategorized

Skandali i gacmimit seksual ne spitali “Nene Tereza”Tirane.

Prokuroria rrëzon pretendimin e drejtores së QSUT: Videoskandali në Shtator 2014. Detajet e fundit

nga NOA Mobile

skandali-abuzim1

Përditësuar më: 4 Janar 2015 – 19:06

Ngjarja ndodhi më 26 shtator 2014, ja detajet ekskluzive

Ngjarja që ka përqendruar vëmendjen e mediave, ka ndodhur më 26 shtator 2014 në urgjencën e QSUT – Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Lajmi konfirmohet për NOA.al nga grupi hetimor.

NOA ka zbardhur me detaje edhe se çfarë ndodhi atë natë.

Mbrëmjen e 26 shtatorit, një grup djem e vajza nga shkolla “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, kanë shkuar në një pub në kryeqytet.

Mes tyre ishte dhe vajza rreth 17 vjeçare, nxënëse e kësaj shkolle (NOA.al posedon por nuk do të publikojë identitetin e saj).

Bashkë me adoleshenten gjendeshin edhe dy djem të cilët shfaqen në video.

Pasi kanë qëndruar deri dy orë pas mesnate, vajzat kanë dalë nga pub për t’u shpërndarë nëpër shtëpi. Shoqet ia lanë çunave që ta çojnë në shtëpi. 17-vjeçarja ka qëndruar me dy nga djemtë që ta dërgonin ato me makinë.

Në një moment, vajza ka pasur të vjella dhe gjendje të fikëti. Dy djemtë e kanë dërguar në spital, tek Urgjenca e QSUT.

Atje, personeli e ka futur në një nga dhomat e urgjencës dhe i ka dhënë serum për ta hidratuar pasi kishte konsumuar sasi të madhe pijesh alkoolike.

Dy djemtë që e shoqëruan, pasi vajza mori serum, qëndruan me të në dhomë.

Për disa minuta, në dhomë nuk kishte njerëz të tjerë veç vajzës, dy djemve dhe një personi agjencie funerale që në video shfaqej i veshur me xhup pasi punonte në turn nate.

Pikërisht në ato minuta, njëri prej dy djemve, ka nxjerrë celularin dhe bashkë me shokun e tij, kanë nisur lojën e tepruar. D.L., 18 vjeç, maturant në Tiranë, ka prekur vajzën në zonat intime, kurse shoku i tij e ka filmuar.

Burime nga shkolla “Petro Nini Luarasi”, i thanë agjencisë noa.al se në të vërtetë kjo video ka qarkulluar në YouTube dhe rrjete sociale që ditën pasi kishte ndodhur.

Kjo kishte shkaktuar situatë të sikletshme në shkollë, sidomos për vajzën e përfshirë.

Vajza merret në pyetje

Ndërkohë vetë vajza është marrë në pyetje nga policia e Tiranës. Ajo ka thënë se të arrestuarin Evarist Pasha nuk e njihte.

Kurse ka pohuar se ka qenë në një pub me djem e vajza dhe më tej kur ka dalë nga pub-i, plani ishte që dy djemtë ta çonin në shtëpi me makinën e tyre.

Por për shkak se kishte konsumuar shumë alkool, vajza ende nën moshën 18 vjeç, kur edhe lokalet lejohen të servirin alkool, është dehur dhe ka humbur vetëdijen duke përfunduar në spital.

Evarist Pasha: Nuk i njihja

I arrestuari Evarist Pasha, ka treguar për policinë se ishte pajtuar nga agjenci e shërbimeve funerale në Tiranë, që të qëndronte me turne pranë Urgjencës së QSUT për të siguruar njerëz që kishin nevojë për shërbime funerale.

“Vajza ishte pa ndjenja dhe mendova se mos vdiq dhe shkova të interesohem, për shkak të punës që bëj. Vajza nuk fliste dhe as reagonte”, – ka thënë i prangosuri.

Evaristi ka thënë se “dy çunat nuk i bënë asgjë tjetër pas filmimit”, duke siguruar policinë se ndaj të miturës nuk ishte kryer abuzim i mëtejshëm seksual.

Përditësuar më: 4 Janar 2015 – 16:36

Detaje të reja mbi videoskandalin

Burime nga grupi hetimor që është ngritur mbi skandalin e dyshuar në QSUT, i thanë agjencisë së lajmeve NOA se tre djemtë e përfshirë në filmim nuk kishin njohje të mëparshme me vajzën që paraqitet teksa ngacmohet seksualisht.

Hetimi ka nxjerrë se i arrestuari i ditës së sotme, është punonjës i pajtuar nga një agjenci funeralesh në Tiranë.

Nga hetimi ka dalë se këta punonjës, qëndrojnë vazhdimisht në mjediset e jashtme dhe të brendshme të spitaleve publike, në përpjekje për të kapur punë, duke u kërkuar familjarëve të të ndjerëve që t’u marrin përsipër përgatitjen e funeralit.

Lidhur me vajzën që paraqitet në video, mësohet se filmimi është bërë në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Burime nga grupi hetimor i thanë NOA-s se janë dy vajza në moshë të ngjashme dhe me karakteristika të ngjashme me atë që gjendet në video, të cilat figurojnë të regjistruara në orët e mbrëmjes për ndihmë mjekësore në urgjencën spitalore të QSUT.

Hetuesit thonë se vajza me të cilën dyshohet se është kryer ngacmim seksual, ka qenë në gjendje të pavetëdijshme ose gjumë të thellë, ardhur ndoshta nga gjendje e rënduar konsumi alkooli.

Nga hetimi del se kemi të bëjmë me një abuzim i kryer në kushtet kur pranë vajzës nuk kishte asnjë familjar, i afërm ose miq.

Po ashtu nuk ka pasur në ato momente asnjë pjesëtar të stafit spitalore të Urgjencës.

Ndërkohë që në dhomën e urgjencës shfaqet edhe roja që qëndron bashkë me punonjësit e funeralit.

Është e qartë, thonë nga grupi hetimor, se kemi të bëjmë me një shaka të tepruar që ka degraduar në ngacmim seksual dhe tallje me një paciente.

Një nga djemtë, në sekondat e para të videos që ishte i qartë se po filmohej, ka thënë se gjenden të QSUT dhe më tej ka kryer veprat e turpshme në bashkëpunim.

Ende nuk ka konfirmime nga grupi hetimor për personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

Nga ministria e Shëndetësisë nuk ka ende një deklarim mbi nxjerrje përgjegjësish. Edhe nga drejtoria e QSUT gjithashtu nuk ka deklarata të tilla.

Një ditë më parë, drejtorja e QSUT, pranoi se ngjarja kishte ndodhur te spitali që ajo drejton, por tha se ka ndodhur para se ajo të vinte në atë detyrë.

Drejtorja e QSUT erdhi në detyrë më 20 shtator 2013. Hetimi nxori se video është bërë në shtator 2014.

Përditësuar më: 4 Janar 2015 – 14:09

Rrëzohet drejtorja e QSUT, videoskandali i dyshuar seksual u bë në shkurt 2014

Prokuroria e Tiranës rrëzon pretendimin e mbrëmshëm të drejtores së QSUT, Ogerta Manastirliu, se video-skandali i dyshuar ishte realizuar para se të vinin drejtuesit e rinj të institucioneve shtetërore dhe tha se filmimi i përket muajit Shtator 2014. Policia e Tiranës ka ndaluar 24 vjeçarin Evarist Pasha, banues në kryeqytet, duke e akuzuar atë si të përfshirë në videoskandalin e dyshuar seksual në spitalin shtetëror.

Natën e mbrëmshme, drejtorja e QSUT deklaroi se video është filmuar shumë kohë më parë dhe tha se “është e qartë që pamjet nuk i përkasin periudhës sonë”, duke nënkuptuar se video ishte filmuar gjatë periudhës kur shteti ishte në dorën e opozitës aktuale. Tek prononcimi i saj dje, pranë ministrit Beqaj, që e gjeni duke klikuar këtu, drejtorja e QSUT pretendoi se ngjarja kishte ndodhur shumë kohë më herët, duke dashur të largojë përgjegjësinë e saj dhe të drejtuesve të tjerë të sistemit shëndetësor aktualë.

Policia e Tiranës bëri të ditur se Evarist Pasha u arrestua nën akuzën e ngacmimit seksual kryer në bashkëpunim me një paciente në spitalin publik, në muajin shtator 2014. Arrestimi i të riut erdhi me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pasi ai shfaqet tek videoskandali i dyshuar.

Policia nuk është shprehur ende mbi dy personat e tjerë që përfshiheshin në video.

Për të riun Evarist Pasha, nga gjykata e Lartë, në vitin 2011 ishte lënën në fuqi vendimi i gjykatës së Apelit për Krime të Rënda duke e dënuar në mungesë me gjashtë vjet e tetë muaj burgim, për trafik narkotikësh në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Reagon opozita

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu i quajti “të turpshme dhe të dënueshme” pamjet e videos. Z.Shehu, bëri thirrje për hetime të shpejta, që të nxirren përgjegjësit.

Transmetuar më: 3 Janar 2015 – 21:41

Një video ku tre djem abuzojnë me një paciente sugjeron skandal në QSUT

qsutNjë video e publikuar në rrjetet sociale orët e fundit, sugjeron skandal në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në video tregohen tre djem, të cilët gjenden në një dhomë spitalor ku në shtrat ndodhet si paciente një vajzë e re, e cila duket të jetë në gjendje të pavetëdijshme apo gjumi të thellë.

Gjatë minutave të filmimit rreth dy minutësh, këta djem abuzojnë me pacienten duke i zbuluar pjesët intime dhe duke ia prekur ato.

Në video dëgjohen tre djemtë teksa flasin mes tyre për këtë që e quajnë shaka të guximshme dhe herë pas here përpiqen që të ruhen mos i shohë kush. Gjatë minutazhit të videos vec djalit që duke qeshur me shakanë e tepruar, shfaqet edhe një tjetër mashkull, me uniformë, që mendohet të jetë roje spitali.

Në fund, ata i rregullojnë veshjen pacientes që të mos kuptohet se ishte ngacmuar. Në video dallohet sesi ata i rregullojnë sutjenat dhe fustanin vajzës e cila vazhdon të jetë e pavetëdijshme ose në gjumë të thellë.

Por këto pamje të regjistruara nga njëri prej tyre me celular, kanë përfunduar në YouTube dhe më tej janë publikuar në Facebook.

Postuesi ka shkruar se videoja është xhiruar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nenë Tereza”, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet përkatëse.

Gjithashtu duhet të verifikohet edhe koha kur është bërë ky filmim i publikuar sot, pasi mendohet që të jetë bërë në periudhë moti të butë, ndoshta gjatë këtij viti apo vitet e kaluara.

Fillimisht video u publikua në Facebook. Ajo u hoq mbrëmjen e së shtunës 3 janar 2015 nga një kanal në YouTube.

Reagon zyrtarisht policia e Tiranës

Drejtoria rajonale e Policisë së Tiranës, reagoi sot në mbrëmje lidhur me pamjet filmike që noa.al publikoi më herët, të tre personave të cilët ngacmonin një vajzë në spital duke e prekur në pjesët intime dhe duke ia zbuluar ato.

“Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të paidentifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale”, tha zyrtarisht policia.

Ajo konfirmoi se “hetimet kanë nisur për veprën penale “Ngacmim seksual i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 108/a paragrafi II-te i Kodit Penal dhe shtoi se materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë nis kontroll urgjent mbi videoskandalinvideo skandali

Ministria e Shëndetësisë ngre Grup të Posaçëm Pune për Verifikimin e Vërtetësisë së Videos së Publikuar në Rrjete Sociale, duke reaguar kështu ndaj videos së publikuar sot në rrjete sociale dhe media.skandali qsut noa

Në një komunikatë zyrtare sonte vonë në mbrëmje, Ministria e Shëndetësisë tha se “menjëherë pas njohjes me videon e publikuar sot pasdite ku aludohet për abuzim seksual nga disa të rinj me një paciente, – një akt i cili supozohet të ketë ndodhur në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, – me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme, nëse vërtetohet diçka e tillë”.

Ky grup pune kryesohet nga Zëvendësministrja znj. Milva Ekonomi, ndërkohë që Ministri Beqaj ka kërkuar menjëherë ekspertizën e Institucionit të Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e ekspertizës së nevojshme hetimore.video skandali qsut noa2

Ministria e Shëndetësisë premton se do të informojë në vijimësi për ecurinë e punës për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe masat e mëtejshme në këtë drejtim.

nga NOA Mobile

– See more at: http://www.noa.al/mob/index.php?type=artikull&id=461429#sthash.fEAgYBtk.dpuf

Lini një koment