Kategori
Uncategorized

ÇFAR E MBAN GJALL NJERIUN

1378875_10202218603330765_1887288373_n
(tregim) nga Danel Cana.
Tregojnë një ngjarje të viteve 1930, diku nga një fshat i lumit të Vlorës.
Një fshatari i lindi një djalë dhe siç ishte zakoni në ato fshatra, i zoti i shtëpisë bënte një darkë për vënien e emrit të djalit dhe mblidheshin të afërmit dhe shoqëria, shkonin me peshqeshe, për ta uruar.
Të afërmit apo shoqëria e uronin të zotin e shtëpis për djalin: -Të rrojë, të ket jet të gjatë, u bëftë me leshura të bardha…Kështu urojnë Lebërit.
I zoti i shtëpisë u përgjigjej:- Mos më uroni asgjë tjetër, vetëm më thoni; u bëftë njeri!
Uaaa!- Çuditeshin miqtë dhe shokët. – Po ai njeri është..!
– Jooo, – ja kthente fshatari i mënçur. – Ai tani lindi, për t’u bër njeri. Kjo është shpresa e çdo prindi për fëmijët e tij.
– Ke shum të drejtë, – ja ktheu përgjigjen njëri nga bashkfshatarët e tij. – Ajo që thua është jetike për njeriun. Prandaj punojmë e rropatemi gjithë jetën për ti rritur sa më mirë fëmijët tanë, që ata të mësojnë dhe ta plotësojnë dëshirën e prindit. Ky është vlerësimi më i madh për çdo prind.
Kalojnë vitet dhe djali rritet, shkon në shkollë dhe mbaron gjimnazin e asaj kohe në Vlorë me rezultate të mira. Gjatë gjithë kohës në shkollë njihej si një nxënës i mirë, i sjellshëm dhe me vullnet për të mësuar.
Babai i tij kishte dëshirë që djali të vazhdonte shkollë, nëpër shkollat e Evropës, të bëhej dikush, me një zanat, me dituri, të shpëtonte veten dhe miqtë e shokët nga prapambetja. Një nga dëshirat e mëdha të babait të djalit ishte që, djali të shkonte në shkollat e dëgjuara të Francës dhe të mësonte për drejtësi, të bëhej avokat, gjyqtar.
Nuk la njeri të njohur, miq e shokë pa kërkuar ndihmë që djalin ta çonte diku për të mësuar.
Mbas një kohe përpjekje, arriti dhe gjeti një mundësi dhe djali u nis për në Francë, të studionte drejtësi. Babai i tij nuk ishte keq nga gjëndja ekonomike, sepse kishte ara, toka,bagëti, biles edhe një dyqan kisht në Vlorë ku bënte tregëti me disa miq italian.
Djali shkoi në Francë me një porosi të vetme të babait: Mëso të bëhesh njeri!
Nga letrat që këmbenin haberet i vinin të mira babait të djalit dhe familjes.Djali e kishte marr me qejf shkollën dhe ishte i pari në mësime.
Mbas katër vjet studime djali kthehet në vëndin e tij, në Vlorë, i paisur me një diplomë, me dituri, i burrëruar, i veshur ndryshe, evropiançe, me kollaro e kostum.
Dalin të afërmit ta presin në portin e Vlorës, me dy kuaj, në njërin do hipte djali dhe në tjetrin ngarkuan valixhet me rroba dhe libra të tij.
Arritën në fshat më të ngrysur. Kur arriti në shtëpi djali pa se e prisnin gjithë të afërmit bile edhe fshati aty kishte ardhur prë t’u takuar me të. Babai i tij i kishte lajmëruar se do bënte davet, (një darkë) për ardhjen e djalit nga shkolla.
U shtrua sofra, me bukë e gjellë e raki. Filluan urimet një nga një siç ishte zakoni i labërisë dhe të gjithë e uronin të zotin e shtëpisë; shyqyr që të erdhi shëndosh djali dhe me një nuse të mirë së shpejti.
I zoti i shtëpisë i dëgjoi me vëmëndje duke i falenderuar pastaj mori gotën për ti uruar të gjithë për mirseardhjen e tyre dhe duke përfituar nga rasti, si në të tilla gëzime, ju drejtua të gjithëve sa ishin aty:
– Ju kujtohet gjë miqtë e mi, kur më uronit në lindjen e djalit, si tani kemi qënë mbledhur në këtë odë. Si ju thosha atëherë kur më uronit; të rrojë djali?
– Po. – U përgjigj njëri nga fshatarët.
– Unë e mbaj mënd si sot kur të gjithë të uronin; të rrojë djali, ti u thoshe: Të bëhet njeri.
– Po. Ashtu kam thënë – u përgjigj i zoti i shtëpisë. – Dhe për ta provuar këtë po e pyes në prezencën tuaj djalin tim, nëse është bërë njeri!
Të gjith të pranishmit u çuditën dhe shikonin njëri-tjetrin në sy.
– Më thuaj biri im, çfar e mban njeriun gjallë në jetë?
– Djali, i pa njëher të gjithë në sy, pastaj filloi të përgjigjej, duke thënë se njeriu duhet të punoi për të jetuar, të ketë shëndet etj. si këto.
Babai ngrinte vetullat në shënjë mohimi duke i thënë: Jo biri im, nuk ti paska mësuar akoma ai mësuesi atje të gjitha gjërat. Unë dua ti mësosh, e kur ti mësosh, do ti mbledh përsëri këta burrat këtu e ta festojmë.
Djali u prek shum në sedër por nuk dyshonte në filozofin e babait prandaj përpara gjith të ftuarëve ai u zotua se do nisej përsëri andej nga erdhi, sa të zbardhte dita dhe do ta pyeste mësuesin për këtë.
Dhe ashtu bëri. Sapo u gdhi dita u nis përsëri për në Vlorë të zinte anijen. Rruga kalonte nga një fshat tjetër dhe aty e zuri një etje për ujë. Përpara tij gjeti një fshatar të moshuar që po mundohej të ngarkonte mushkën e tih e cila ja kishte hedhur barrën si dukej, diçka e kishte trëmbur. Djali e pyeti fshatarin nëse dinte ndonjë çezëm këtu afër.
– More çezmën ta them unë ty po hajde më ndihmo pak të ngrakojmë mushkën se nuk qëndron e flamosura. – Ju përgjigj fshatari.
Djali shkoi atje dhe e ndihmoi. Si gjithmon në këto raste njerzit pyesin njëri tjetërin nga je, i kujt je, ku vete etj.
Djali filloi ti tregojë shkurtimisht historin e natës së shkuar dhe pse ishte nisur përsëri andej nga erdhi.
Kur e mësoi fshatari se i kujt ishte dhe ku shkonte qeshi me të madhe.
Djali u çudit me sjelljen e fshatarit.
– Po si ore, do shkosh përsëri në Francë për të gjetur përgjigjen e pyetjes së babait? Po si ore nuk e njeh fare baban tënd? Këtë përgjigje ta thotë plaku ty dhe mos u mundo të shkosh në Francë. Kjo është një shprehje popullore dhe ti ngaqë nuk je i rrahur me jetën duhet t’a kishe mësuar nëpër libra, prandaj të ka pyetur babai me këmbëngulje. Unë e njoh baban tënd dhe do m’i bësh shum të fala nga unë. I thuaj se shpresa na mban gjallë më tha xha Ganiu.
Djali e falenderoi dhe u kthye mbrapsht përsëri për në shtëpi. Kur e pa i jati në derë e pyeti i çuditur:
– Nuk do shkosh përsëri të pyesësh mësuesin?
– Po ç’e dua mësuesin e Francës unë baba, kur mësuesi popull është më i mënçur. Ke të fala nga Ganiu….
– Ama paske takuar Ganiun…po e mora vesh. Ta paska mësuar!
– Po Baba. Edhe unë dakord jam se ; shpresa është ajo që e mban gjallë njeriun.
– Po biri im.Tani ftoj edhe një herë miqtë se djali im u bë Njeri.

Lini një koment