Një vrasës serial, i njohur si “Kasapi”, i cili ka vrarë plotë 49 gra, disa prej të cilave i ka groposur dhe me trupat e të tjerave ka ushqyer derrat e tij, është rrëfyer mbi masakrat e kryera. Krimet e Robert Picktonit ishin të tmerrshme. Ai është cilësuar si vrasësi më i keq i Sërbisë. 68-vjeçari jetonte një jetë të qetë duke rritur derrat në fermën e tij në Vankuver, por fsheh një sekret të errët. Ai eshte denuar me burg te perjetshem, dhe kete denim eshte duke e vuajtur ne nje burg te eger.
Erion Veliaj disa kohë më parë zgjodhi Briken Fejzullain si kryebashkiakun e natës të Tiranë. Ky i fundit në një letër të hapur dërguar Ramës, si aktivist i shoqërisë civile, ironizon nisëm e kryeministrit për të kriminalizuar shpifjen.

Më poshtë shkrimi i plotë i Briken Fejzullait:
Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak! Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht. Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.
Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.
Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes. Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.
Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.
Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim. Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.

Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve. Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët. Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh. Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.
Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi. Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec. Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!
Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje. Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot. Një psiko-delirant pa bythë!
Ps fotot nuk janë të autorit, por të wordpres.com.












Zbardhen prapaskenat e idese per shkembimit te territoreve mes Serbise e Kosoves,
Biserko tregon se Vuçiq dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të bsieduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini. 
Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, përkatësisht Vuçiqit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, flet për sulmet ndaj saj nga ana e regjimit të Aleksandar Vuçiqit dhe tendencat për ndarjen e Kosovës. Ajo për herë të parë përmend emra konkretë edhe të akterëve ndërkombëtarë, të cilët synojnë copëtimin e Kosovës. Biserko tregon se Vuçiq dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të bsieduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini. Biserko tha se në dialogun për Kosovën janë kyçur shumë njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal.

Në deklarimet e saj publike Sonja Biserko ka qenë mjaft e zëshme muajve të fundit kundër idesë së Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës. Presidenti serb Vuçiq e quan projektin e tij ndarje me shqiptarë, ndërsa kolegu i tij kosovar Thaçi flet për korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. Presidenti serb në një fjalim para funksionarëve të partisë së tij, të cilin e mbajti së fundi, sulmoi drejtpërdrejtë Sonja Biserkon, duke e radhitur në mesin e armiqëve të Serbisë. Në një intervistë me revistën «Vreme» Biserko nënvizoi se çfarë kishte thënë Vuçiqi paraqet një kërcënim, por «pas të gjitha përvojave që kam kaluar – dhe kur i kam parasysh të gjitha pushtetet tona – nuk mund të përcaktohem sa është serioz ky kërcënim. Nuk kam më ndjenjë për këtë». Sipas Biserko stigmatizimi i përhershëm në retorikën e Vuçiqit dhe përsëritja e këtij stigmatizimi në gazetat bulevardeske dhe në disa «shërbime të caktuara televizive» shërbejnë për ndërprerjen apo humbjen e kuptimit të çdo dialogu mbi atë se ç’është Serbia dhe nga shkon ajo.

Biserko mendon se tërbimi i Vuçiqit kundër saj ka të bëjë me dështimin tani për tani të planit për ndarjen e Kosovës dhe me letrën e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova dërguar kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini, ku shprehet qëndrimi kundër ndarjes së Kosovës. «Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, përkatësisht Vuçiqit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».
Asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës
Biserko tha se ideja për ndarjen e Kosovës vjen nga Beogradi – «ajo ka qenë përherë në qarkullim, në tavolinë dhe nën tavolinë. Gjithçka varej vetëm nga rrethanat ndërkombëtare. Tani kur bota gjendet në një turbullirë me të gjitha paqartësitë dhe sfidat, elita politike serbe llogarit se kjo do të jetë e përshtatshme për planet e saj. A ju kujtohet posteri i madh ‘Trampe Srbine’ (Trump, o serb), kur ishte zgjedhur presidenti i tanishëm amerikan. Çfarë duan amerikanët? Duan të mbyllin sa më shumë çështje të hapura për t’u fokusuar te Kina. Megjithatë, asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës. Ata thonë: merruni vesh ju, psataj ne do të shohim. Duket qartë se pa Gjermaninë kjo çështje nuk mund të zgjidhet. Dhe Vuçiq hapur e pranon se kancelarja Angela Merkel nuk është për ndarje, por ai thotë se prapë do të përpiqet të marrë diçka – të gjithë e dimë si shprehet ai publikisht. Në përgjithësi, ideja për ndarje është kalkulim që bazohet në paqartësitë në botën e tanishme. Këtu ende nuk ka ndodhur asgjë, çka nuk do të thotë se nuk do të ndodhë».
Biserko tha se tregimi për ndarjen e Kosovës i ka shqetësuar serbët dhe shqiptarët. Serbët në jug të lumit Ibër, sipas saj, tani nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me ta dhe një pjesë e tyre në Graçanicë tashmë mendojnë t’i shesin shtëpitë e tyre, ndërsa Lista Serbe, e imponuar me manipulime nga Beogradi si forcë kryesore politike e pakicës serbe, fare nuk angazhohet për interesat e serbëve të Kosovës.
Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës
Si përkrahës të ndarjes së Kosovës Biserko ka përmendur Aleks Sorosin, të birin e filantropit George Soros. Biserko tha se Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës. «Në këtë kontekst është interesant edhe Instituti East West, i cili ka dalë me qëndrimin se duhet treguar fleksibilitet ndaj Kosovës». Biserko tha ky aktivitet tani për tani është ndërprerë, por kjo nuk domethënë se nuk do të ngjallet sërish. Biserko tha se Vuçiq ka pasur përkrahje të madhe nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por atij i mungon guximi për diçka të tillë, ndërsa për Thaçin nuk dihet si do të pozicionohet, sepse ndaj tij amerikanët mund të ndikojnë kur dhe si të duan, theksoi aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.
Biserko tha se ka dy vite që në Bruksel nuk zhvillohen bisedime, për shkak se është hapur kanali që nën rrogoz të flitet për ndarjen. «Këtë më së miri e kemi parë këtë pranverë kur morëm raportet e Ivan Vejvodës, Institutit EastWest, Jelena Miliqit, pastaj vizitat e shpeshta të Aleks Sorosit dhe të ngjashme. Për çka atëherë po flasin Vuçiq dhe Thaçi, këtë nuk e di askush. Aty është kyçur edhe Mogherini për shkak të ambicieve të saj personale. Në përgjithësi, kur e shihni në mënyrë të izoluar këtë dialog për Kosovën, tmerroheni sa njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm ka aty, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal. Papërgjegjësia dhe papjekuria e këtyre elitave është humbëse».
Në pyetjen e «Vreme» se si e sheh ajo zgjidhjen e problemit të Kosovës, Biserko u përgjigj: «Më së shkurti – që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithçka tjetër është humbje kohe. Që nga viti 2000 është investuar shumë në opsionin europian të rajonit dhe në anëtarësimin në NATO, dhe krejt kjo është bazuar në kufijtë ekzistues. Çdo ndryshim i tyre do të ishte shembje e Europës»/ DIALOGPLUS.CH
Gjermania lëshon ‘bombën’: Po verifikojmë Taulant Ballën

Pesë deputetëve tê Bundestagut gjerman, të cilët i përkasin CDU, partisë së kancelares Angela Merkel,i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale, specifikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme ( Ausëartiges Amt), por edhe agjencive të tjera me kërkesë për informacion specifik nëse ka të dhëna mbi përfshirjen e Taulant Ballës me malavitën e Shqipërisë me degëzimet e saj në Europë.
Shkak u bë prezantimi i Ballës gjithandej në krah të Edi Ramës edhe në takimin me kancelaren Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Berlin në fund të prillit të këtij viti.
Kjo sipas tyre, në dritën e skandaleve Bego e Rraja, ku Balla raportohet i përfshirë personalisht si dhe të fotove të tij me narkotrafikantë të dyshuar.

Afati i përgjigjes është sipas rregullit gjerman 15 nëntori.
Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme.
Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum.
Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes.

Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera.
Gjatë kësaj vizite Merkel ka qenë e prerë për mbrojtjen parlamentare që Rama i kishte dhënë Saimir Tahirit.
Fill pas kthimit në Tiranë Tahiri dha dorëheqjen nga Kuvendi.
Faqezinj të rilindur
Zef Zefi

Komunistë, socialistë, rilindas e “krenaristë”:
Latë Shqipërinë me 7 ditë bukë në radhe te bukës, e gjetët me 7 a 70 llojë buke…(ne fakt qeshët si kokëtula mesjetarë, kur kjo u premtua.) Tani denduni me tul buke…
E latë Shqipërinë pa mbrojtje, e gjetët në NATO. Tani Gjosh-kua me bythëtundësat, na këndon “strategjira globale”.
E latë këtë popull vulëhumbur në radhet e ambasadave, konsullatave duke paguar gjithandej sekserë, mafiozë e noterë. E gjetët me lëvizje të lirë Shengeni. Tani shëtiteni dhe ju botën që e pështytë, krenaristë të pacipë.
E latë shqiptarin me 6 orë drita dhe ujë në ditë, e gjetët me 24 ujë e dritë. Tani e kthyet prapë atje ku e latë vetë, dhe qeshni me me ata që vazhdojnë t’u besojnë juve, dmth me fatkeqët.
E latë pa asnjë kilometër infrastrukturë, shteg as udhë, e gjetët me të gjitha akset kryesore autostradale të përfunduar, përjashtuar rr. e Arbërit. Bëjini të paktën rrugët dytësore, dhe vijëzoni, mirëmbajini e vendosni sinjalistikën, se çuditët botën.
Kosovës i kthyet shpinën njëlloj si në kohën e Enver-Titos. E gjetët të pavarur. Tani mos i fusni supin siç po bëni, me flirtime konspirative. Do t’ju dalë boja një ditë. Zoti ju marroftë!
Vëllezër (bythëkuq e faqenxirë, llupësa e kriminelë) keni qeverisur Shqipërinë 48+8+5 (+2vjet, gjysëm-Meta =63vjet, merreni një herë në dorë lupën, pasqyrën ose ndërlidhjen dixhitale ndër më të mirat e të lirat e botës, që jua solli armiku juaj Saliu dhe verifikoni fajin dhe turpin mbi fytyrat tuaja. Mbrapshtitë, hajnitë e krimet që keni bërë në këtë Shqipëri duke i shkarkuar fajet gjithmonë tek armiku i kllasës suaj të fëlliqtë. Kur shkaku dhe arsyeja e fajit dhe krimit është ekzistenca e species suaj.
PD, “burgaxhinjtë” e diktaturës tuaj, “SHQUP” e gjithë “fronti i së keqes” kanë qeverisur sigurisht jo perfekt, po vetëm 10 vjet…që me punë rezulton më shumë se dhjetëfishi i 63 vjetshit tuaj…

Sigurisht, mund e duhet të bënin më shumë, por përdoreni ndonjë herë atë gjendër të të menduarit, jo veç ato të stomakut tuaj të pangopur. Komunista, hoxhista, rilindsa bythkuqë e spurdhjakista…!
Boll e përgjakët këtë vend. Merrni lekët e “barit”. Merrni dhe lekët gjakut të këtij populli dhe thyeni qafën.
Boll tash…!



Ps fotot janë të blogspot wordpres.com.

Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë ‘hap gojën sa do’.
Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier.
Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: ‘Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart’? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët ‘Mora një pako të mirë’.
Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet ‘lart ku më latë’.
Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë ‘Shefin e madh’ me patjetër atë ditë, duke e garantuar se ‘nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa’.

Çfarë ‘pako’ ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?
Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit ‘hap gojën sa do’?
Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?
Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?
Cili është ‘shefi i madh’ i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?
Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.
Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, që jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.
Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.
Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.
Por fundi i tyre është i afërt.
Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.
Testament

Poeti Llambi Gjikuli.
Ish themelues dhe Sekretar i parë i Degës së Partisë Demokratike Selanik.
Themelues i degës së PD Berat.
Nuk mund të harroj takimin e parë me dr/Berishën, me ne përfaqsuesit e degês së PD Greqi.
Llambi, Pëllumb Bici dhe unë.
Përqafim dhe lot.
Takim mbas shumë e shumë vitesh kur u takuan për herë të parë në tribunën e ngritur nga demokratët në Berat, kohë kur u krijua Partia Demokratike në këtë qytet dhe Llambi ishte një nga të parët themelues të saj.
Më 1997 poeti Gjikuli i kërcenuar nga bandat u detyrua të largohej familjarisht në Greqi.
Doktor nuk mundëm dot… revolucioni sllavo komunist 1997, nuk na la asnjë apësirë, ne u dhunuam keq e më keq, u detyruam të iknim nga syte kembet ne emigrim.
Të qoftë dheu i lehtë Llambi Gjikuli.
Llambi Gjikuli
MIDIS DY PLLAJAVE BIE VESË
Cikël poetik nga Llambi Gjikuli
Testament
( Djalit tim, Genti.)
Po të le tokën,
djali im.
Po të le plugun dhe farën.
Po të le ujin dhe burimin,
që etjen plisit ti t’ia shuash.
Me shkrim të gjitha po t’i le,
me një tapi prej noterie.
Po lot nuk të le,
o biri im,
as heshtje e vaj.
Po të le këngën, biri im
dhe ison të mos jesh i vetëm,
zërin tim po të le
të zgjohesh herët.
Kur jeta ime të shterojë,
pak tokë lerë për vdekjen time,
te vëndi im,
pak dhe hidh,
ca zaje deti e shkulmë dallge
dhe një fole
ma ngri mbi ballë,
të shlodhen zogjtë në fluturim.
Mjaftoka
Ishte ora shtatë? Shtatë pa pesë?
Pesë minuta përgjonin të nxituara.
Në trafikun qiellor perëndimi lante
fytyrën tënde ngjyrë ari.
I duhej atij një natë e ndriçuar nga ti.
Dhe ora, për çudi, mbeti.
Dhe ajo ishte dehur nga ekspozimi
i perëndimit të mrekullueshëm.
Produkti poetik,
shtrydhte pikë, pikë durimin,
në kupën e qeltë të zemrës ngrinte dolli
erëdehjes së gjirit tënd
të marrosur nga freskitë lakuriqe.
Heshtja sundonte në instiktin e moçëm,
duke puthur buzët symbyllur.
Poezia ime
Arsyetova me ty,
të gjitha marrëveshjet midis nesh
me një kontratë të përjetëshme,
pa pranin’ e avokatëve dhe të kritikëve.
Ma ndeze cigaren
kur nata më pat hidhëruar
e gojët e natës shqyheshin
në një dosje postbllok, që të kujton
gafat e dikurshme të nëpërkëmbjes.
Mbeta i vetëm, fillikat, përsëri
ti më zgjove duke më sjellur
një stinë të ngrohtë nga ato që gjethërojnë
duke më thënë:
“Nën sqetull të kam, shërbëtori im!
Shihemi prapë nesër!”
Ceremoni qirindezura
1
U dogjën ullinjtë,
mbretërimi i gjelbërt fisnik humbi,
vaji i tyre ndezi kandilet e natës
në një varr të heshtur.
2
Kënga e vonuar e gjinkallave
vuri në gjumë një burim të vogël,
që thahej prej vape.
3
Udhëtimet mbaruan dhe pushuesit ikën përsëri,
por pas mbetën tabllotë e tyre,që vështrojnë
të akorduara në mbrëmjen e ndezur të bregdetit.
4
Gjithë jetën ky përrua mes maleve
mban peshën e vetëtimave dhe ujrave që shkumëzojnë.
Zogj endacakë hënën e përmbysur ndjekin pas
me një pelerinë vellombuluar.
5
E mora në gji ndrojtjen tënde,
që ndizte pushtimin rrënues të heshtjes.
Në misterin e papërlyer të mëngjesit
dhe Helena udhëtoi njësoj si ti.
6
Lotë-ëmbëltuar dashuritë e pemëve,
ringjallën përkundruall
hijeshinë fërfëritëse të zjarrmimeve.
Një tempull bari përbri,
hapi sytë lulorë të stinës.
7
Rrëzoheshin orët. Ceremonitë qirindezura,
rroknin hymnet dhe në dritën e dashurisë,
dëshirat dëfrenin në gjuhë të përbashkët.
Në verën e jugut
Të gjitha ishin falas
shikimi dhe buzëqeshja e ngrënë
prej zjarrit të mbetur nga nata.
Një kartolinë fluturuese je,
një konkë poetike, një vjershë,
një pigment i shëtitjeve
në mbrëmjen e deteve.
Hijet e etura kthehen përsëri
duke të gjetur
në forma letrash të vizatuara,
nga brenga e një xhelozie të dikurëshme.
Puthja jote e thellë duket e largët.
Limani i pasionit një pulëbardhë,
një agavë, një qerpik në horizont,
që lëshon lot perëndimit të përhershëm
nga që asnjëherë nuk arrinte të kuptonte
frymëmarrjen e diellit.
Në verën e jugut,
që zvarritej prej erës
si një manaferrë e pjekur,
buza jote e gjakosur,
goja jote e ngrohtë-
pikturë e herëshme e gojës,
që përgjon akoma kalimin e hënës.
Çast i heshtur
Qetësi muresh pa trumbetimet e mëdyshjet,
udhë që kalojnë qafave të ravijëzuara.
Qyteti sovran me kështjellën e coptuar.
Në thyerjen e mesditës, zbukurimi i heshtur
palcën e qiellit thith duke u dehur me deliret.
Zgjohen çaireve hingëllimat e kuajve,
Venera në mëdyshje,
mban akoma fustanin e çelur e të çarë në mes,
që mjaftojnë për një zgjidhje gjokftohtë.
Po ti ç’kërkon këtu, tek ky vënd, në këtë orë?
Mos dashurinë e Pandorës të babëzitur nga heshtja?
Altar të mendimit të moçëm mbajnë perënditë e sotme
duke përcaktuar udhët dhe drejtimet mes sensacioneve,
që kërkojnë lulëzimin e dëshiruar
në limonishten e zgjeruar mbrëmjësore.
Andrallat e tua
Unë mbështetesha në andrallat e tua,
që më mjaftonin për një çast të shkurtër
edhe pse brishtësia jote ishte e pavarur,
edhe pse bukuria jote ishte një burim për manjakët.
Unë mbështetesha në andrallat e tua,
që mbulonin sythat e marsit me lule
edhe pse ti s’më fale asnjë degë të paçelur
në kohën e pakryer të veseve të tua.
tetor 2005
Adhurimi i fshehte
Margaritarët e zhveshur të prillit ndriçuan.
Turtulleshat ngrejnë folet’ e reja
të mbështetura në qiell.
Dikush lexoi shprehjen e fshehur
të shkruar mes iridit të mëngjesit që rrezatonte
me magjin’ e ëndrave që ndërthurrnin
shëmbëllimin e verdhë të vjeshtës.
I lashë mënjanë shkëmbinjt’ e shkrimeve
dhe zgjova buzëgazin tënd
në një epos të ri dashurie
peisazheve të gjalla të trupit të zhveshur.
Ajo lodër tani ecën në një kalë shkumësh,
që e mbështjell deti
me puthje të dhimbëshme.
Balada e hënës
“U vonove,” më thanë gurgullimat,
“U vonove,” më thanë zogjtë te thana.
Erdhi vjeshta, hapën çiklaminat;
“Oh,” tha hëna, “nëpër shkallë u vrava!”
“Oh” tha hëna dhe që tej yjet
U thërmuan mu te këmba e saj.
Në kurriz të moçëm e rrëmbyen,
E lanë perëndimit në një skaj.
Çast
Zgjon një trung
dhe çelin sythet.
Vjen një re
dhe nis një shi.
Shkon një lumë
dhe shelgu dridhet.
Nata piu liqenin e shpirtrave.
Pse nuk fole, o njeri?!
Dhe s’e di
Midis dy pllajave bie vesë,
përfund tyre rrjedh një lumë.
Në krah dielli ndez ylber,
një grifsh mbi degë ulet me zhurmë.
Flokët e tua bërë bar
e vetullat e hequra si mëllënja,
Gishtat prekin një nishan
poshtë dy thithave të argjënta.
I ul buzët përmbi ‘të.
Kush më mashtron, ti a ylberi?
Dhe s’di në jam apo nuk jam,
Në botën tënde unë i vetmi.
1)Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.

2)Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.
3)Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.
Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bega.
Këtyre pyetjeve Edi Rama dhe Taulant Balla nuk iu shpëtojnë dot.
• Ku i gjeti Taulant Balla paratë për udhëtimet me CHARTER plot 18 herë?
• A janë financuar udhëtimet e tij me CHARTER nga burime të paligjshme?
• Kush i ka paguar paratë për fluturimin me CHARTER të Taulant Ballës?
• Nëse i ka paguar vetë, cili është burimi i këtyre parave?
• Nëse i ka përfituar si dhuratë, kush është dhuruesi? A lejohet nga ligji përfitimi i dhuratave me këtë vlerë dhe a janë deklaruar ato në ILDKPKI?
Këtyre pyetjeve Edi Rama dhe Taulant Balla nuk iu shpëtojnë dot.




Zoica Nini: Si ma vranë babanë dhe eshtrat ia hodhën në pusin para degës së brendshme
Nga Luljeta Progni
Është një vend në qendër të Sarandës, ku një grua e moshuar shkon çdo 6 maj e vendos një tufë me lule, qan e lutet. Për ata që nuk e njohin, duket sikur lulet, lotët e lutjet shkojnë drejt askujt e askundit.
Rreth 100 metra përtej godinës që dikur ishte dega e brendshme e Sarandës, ndodhet një bunker, i cili është kthyer në muze për krimet e komunizmit. Përballë tij gjendet një pus, që në Sarandë e quajnë pusi-varr. Nuk ka asnjë pllakatë apo shenjë që e dallon atë pus nga të tjera objekte që gjenden në atë territor.

Zoica Nini është 75 vjeçe, ajo shkon çdo vit atje sepse janë aty eshtrat e babait të saj. Zoica ishte vetëm dy-muajshe kur regjimi komunist vendosi ta vrasë e ta gjymtojë babain e saj, Foto Nini. Ai ishte vëllai i dy dëshmorë të LANÇ, Kiço dhe Pavllo Nini. Eshtrat e dy vëllezërve dëshmorë të LANÇ janë në varrezat e dëshmorëve dhe emrat e tyre janë në lapidarin e fshatit Nivicë-Bubar. Ndërsa eshtrat e vëllait të tyre Foto Nini, janë në atë pus ku për fat të keq, janë hedhur kufomat e dhjetra të pushkatuarve si kundërshtarë të regjimit.
Zoica nuk e ka parë kurrë babanë saj dhe kurrë nuk e mësoi arsyen pse regjimi e vrau dhe e hodhi në atë pus varr. Zoica ka mësuar nga gjyshja e saj Marta Nini, se babi Foto Nini u vra mizorisht nga regjimi komunist, kur Zoica ishte vetëm dy muajshe.
Ma ka rrëfyer gjyshja Martë
“Foto erdhi i lodhur nga stani në mal ku qe çoban me pak dhi, që të mbanim frymën gjallë. Të puthi ty që ishe 2-muajshe dhe përkëdheli vëllain tënd që ishte gjithashtu dy muajsh, i cili nuk pati jetë të gjatë, se u sëmur dhe vdiq pa mbushur vitin”, nis kështu rrëfimi i gjyshes që mban mend Zoica. E ka dëgjuar me mijëra herë këtë rrëfim, sepse është rritur nga gjyshja Marta. Ajo ishte një plakë me brengë të madhe në zemër, sepse i kishin vrarë tre djemtë. Vazhdon rrëfimi i Zoicës…
Pasi na kishte puthur ne fëmijët, babai ishte shtrirë të çlodhej pak. Papritur, u dëgjuan zëra të fortë që thërrisnin:
-O Foto Nini, o Foto Nini… Gjyshja kishte dalë tek porta dhe ata e kishin pyetur për babain se a ndodhej në shtëpi. Gjyshja u tha se ndodhej brenda dhe qe shtrirë për t’u çlodhur. Ata i kërkuan t’i thoshte tim eti që të dilte pak tek porta. Babai doli dhe ata i thonë të shkonte pas tyre. Babai diçka nuhati dhe u kërkon që të vishet, por ata i thanë të shkonte ashtu siç qe, se do të kthehej shpejt. Zëri i tyre nuk i pëlqeu gjyshes. Kish hakërrim, mëri, tërbim, pabesi, dukeshin si hungërima hienash dhe vampirësh gjakpirës. Zemra e nënës që ndjen shumë, parandjeu se diçka e keqe po i kurdisej të birit dhe zemra e saj qe e helmuar se dy djem i kish lënë në lutën Na Çl si dëshmorë e plaga e shpirtit nuk i qe mbyllur, megjithëse për nënën nuk mbyllet kurrë. Kështu që vendosi t’u shkonte nga pas. Pa kaluar as dy-tre metra nga porta ata shpërthyen në ulërima, e kapën babain nga krahët duke e zvarritur dhe goditur me shkelma, madje kishin mbledhur edhe shumë nga komuniteti egjiptian, që janë të shumtë në Sarandë, dhe e godisnin babanë me gurë e sende të tjera, me ç’të mundnin e ç’të gjenin, pa le më sharjet e fyerjet. Trupi i babait u mbulua me gjak. Gjyshja bërtiste nga pas se çfarë u kish bërë djali e ç’kishin me të. Kështu vazhdoi gjatë gjithë rrugës, derisa e futën në Degën e Punëve të Brendshme. Aty gjyshja nuk e ndoqi dot më se nuk e lejonin brenda”, rrëfen Zoica.
Fundi fatal i birit të vetëm

Mëngjesin e ditës tjetër, Marta do të merrte lajmin e tmerrshëm për birin e saj. Foto Nini kishte ndërruar jetë në kushte mizore, i lidhur këmbë e duar dhe i kthyer me kokëposhtë i varur në një litar. Martës ia kishte rrëfyer një pasturuese e Degës së brendëshme kohë më vonë. Dudija ishte pastruesja, se ashtu i thërrisnin në Sarandë. Ajo i kishte kërkuar mijëra herë që mos të tregonte se kështu mund të përfundonte në burg. “Në mëngjes Dudia kish parë rrobat e tim eti në oborr të hedhura e të mbuluara nga gjaku. Gardiani K.V. i bërtiste me të madhe t’i merrte e t’i digjte diku në një cep rrobat e atij qeni. Po ç’kish ndodhur atë natë të zezë? Pasi i kishin torturuar çnjerëzisht babain dhe tre të arrestuar të tjerë, i varën kokëposhtë dhe roje i vunë gardianin K. V. Rojën e zuri gjumi dhe të katërt të arrestuarit e varur kokëposhtë, ca nga torturat e ca nga qarkullimi i gjakut që u ra në tru, vdiqën. Mëngjesi i një korrikut i gjeti të vdekur babain dhe tre të arrestuarit e tjerë Ilia Gogoni, Spiro Marangoi nga Delvina dhe Gaqe Muzina. Babait i masakruan kufomën duke i thyer këmbët dhe duart, lanë një kufomë pa gjymtyrë. Por histeria e gjakpirësve të pamëshirshëm që vërsuleshin si hienat e uritura mbi gjahun e pafajshëm , nuk kish mbaruar këtu. Të katër viktimat e masakruara i hodhën në pusin e degës së punëve të brendshme, pus që italianët e kishin bërë për të pasur ujë të pijshëm, por pushteti komunist e mbushi me gjak , eshtra dhe fate të njerëzve të pafajshëm”, i rrëfen kështu fjalët gjyshes, Zoica Nini.
Pusi i kuq
“Tek ai pus qenë hedhur dhe më para e më pas babait edhe të tjerë viktima dhe nuk dihet numri i tyre. Këto tregonte Duduja e mirë duke e porositur gjyshen dhe nënën të mos bënin zë. Por këto i tregon më pas në vitet e demokracisë nga interesimi i të afërmve edhe vet ish gardiani K.V. Ky ishte 24-orëshi i fundit i babait tim që iu pre jeta në mes në mënyrë kriminale dhe u zhduk në mënyrë misterioze trupi i tij i vdekur nga pushteti komunist i sapovendosur i Enver Hoxhës. Zoica thotë se jeta e tyre kaloi nën një kalvar të dhimbshëm e të mundimshëm mes një trajtimi të keq si reaksionar. Gjyshja deri sa vdiq e mbushte pjatën e gjellës me lot. Qante të tre djemtë e sajë, dy dëshmorët dhe armikun e pafaj e të pavarur. Por ama i trajtonin si reaksionar, por kurrë nuk u thanë një fjalë për babain.

Zoica dhe kushërira e saj Vasillo, thonë se nuk kanë reshtur së kërkuari; së pari, arsyen e arrestimit dhe pastaj vrasjen dhe zhdukjen misterioze të Foto Ninit. Por askush nuk u jep një përgjigje të saktë, përveçse: Nuk kemi dokumente, kjo edhe nga arkivi i Ministrisë së Brendëshme. Kjo odise kërkimi nis zyrtarisht që nga viti 1977 e deri sot, por ka vtëm heshtje”, .
Foto Nini u arrestua dhe u vra brenda natës, pa asnjë akuzë dhe pa poçes gjyqësor, në atë godinë të ndërtuar nga italianët dhe në vitet e para të çlirimit u kthye në degën e punëve të brendshme të Sarandës. U hodh në atë pus ku thotë se janë hedhur shtra e shumë të tjerëve. Dhë piëkrisht për këtë Zoica e ka një pytje që i drejtohet psuhtetaëve e ish-pushtetarëve të dy kohëve: Pse heshtet për këtë pus-varr, cilat janë viktimat dhe pse u hidhen në atë pus kufomat e tyre?
Rrëfimi i Zoica Ninit është marrë në atikullin me titull: Pse heshtet për varrin masiv të viktimave të ish-degës së punëve të brendshme të Sarandës?!, botuar në gazeta Telegraf, me autor Agron Malaj. (kujto.al)
Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serb September 4, 2016 OPINION inShare Save Sot, në ditën e shenjtërimit të saj, Nëna Tereze ishte temë e të gjitha mediave të botës. Në mediat perëndimore – pothuajse në të gjitha ato më të njohurat – u cek se ajo ishte shqiptare nga Kosova. Por, e njëjta nuk vlen për mediat serbe dhe maqedonase.Në fakt, janë sllavët e Maqedonisë ata që duan ta përvetësojnë bijën shqiptare, e kjo i konvenon edhe propagandës serbe që nuk do që bota ta njoh për shqiptare një prej humanisteve më të mëdha të historisë së njerëzimit. Kështu, sot, krerët e Maqedonisë thanë se shteti i tyre u bë me shenjtore, duke u bërë se kinse nuk e dinë se Shkupi, që është kryeqytet i sotëm i Maqedonisë, në kohën kur ka lindur Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze (26 gusht 1910), ishte pjesë e Kosovës. Pos kësaj, edhe prindërit e saj vinin nga dy qytete tjera të Kosovës:
babai Nikollë nga Prizreni, ndërsa nëna Dranafile nga Gjakova, transmeton Telegrafi. Pala maqedonase, që mundohet të përvetësojë histori të huaja, duke mos mundur ta mohojë tërësisht lidhjen e saj me shqiptarët, ka tentuar t’ia ngatërrojë origjinën e prindërve, duke e bërë gjysmë-shqiptare. Gjithçka nisi nga një shkrim i Aurel Plasarit, më 2003, që ka thotë se Nikollë Bojaxhiu, babai i saj, një burrë i suksesshëm e i pasur, ka qenë arumun, pasi gjoja ka gjetur një dokument që thotë se ai ka qenë përfaqësues i këtij komuniteti në Shkup. Por, kjo deklaratë që ngatërroi shumë opinionin, bie poshtë nga studiuesi nga Kosova, Albert Ramaj, i cili bazuar në dëshminë e Lalush Lalevskit, përfaqësues i arumunëve ishte një me mbiemër Boiagjiev. Sidoqoftë, Nëna Tereze vet ka thënë: “Me gjak jam shqiptare”!
Dhe, është pikërisht kjo fjali që bëri sërish bujë kudo në botë. Ajo që nuk dihet shumë, është se Nikollë Bojaxhiu ishte një patriot shqiptar, i cili më 1912 ishte krah luftëtarëve që çliruan Shkupin. Madje, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ai kishte mbajte një takim me shumë emra të mëdhenj të kombit, përfshirë Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën. Nikollë Bojaxhiu vdes i ri, në moshën 45-vjeçare (më 1919).
Dyshohet se ishte helmuar nga agjentët serbë, meqë në trojet e okupuara luftonte për të drejtat e popullit të tij. /Telegrafi/

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar për thirrjen e Lulzim Bashës në Prokurori për të dëshmuar.
Kryemadhi shkruan në një postim në Facebook, se kryetari i Grupit Parlamentar të PS është dukshëm i faktuar si i përfshirë në afera kriminale, thirret kreu i opozitës në Prokurori.
“Vajtja e sotme e kryetarit të opozitës në prokurori është shenja e fundit e qartë se ky pushtet ka rënë! Frika që i ka pushtuar tashme nuk njeh më asnjë barrierë ligjore”, vijon më tej kryetarja e LSI.
Monika Kryemadhi
Në kohën kur krimi është shtrirë në çdo segment të qeverisë së Rilindjes, prokuroria thërret për të dëshmuar kryetarin e opozitës.
Në kohën kur kryetari i grupit parlamentar të PS është dukshëm dhe faktueshëm i përfshirë në afera kriminale, Arta Marku dhe Donika Prela, në shurdhësi dhe verbëri kriminale zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, duke shënuar fundin e një shteti normal dhe duke firmosur regjimin kriminal dhe të diktaturës mafioze të tij.
Ky i fundit, edhe pse në krye të prokurorisë ka kukullat e veta, sërish nuk paraqitet për t’u përballur me akuzat dhe denoncimet që opozita ka dorëzuar për të. Sepse Edi Rama i frikësohet jo vetëm padive të opozitës në prokurori, por edhe vetë atyre që ka emëruar atje.
Sepse asnjë shërbëtor, sado i bindur, nuk mund ta mbrojë më frymëzuesin dhe zbatuesin e kriminalitetit që po mbyt çdo strukturë funksionale të shtetit.
Vajtja e sotme e kryetarit të opozitës në prokurori është shenja e fundit e qartë se ky pushtet ka rënë!
Frika që i ka pushtuar tashme nuk njeh më asnjë barrierë ligjore.
Dhe për këtë, përgjegjësi do të mbajnë të gjithë ata që sot drejtojnë policinë dhe prokurorinë me porositë e Edi Ramës dhe të vasalëve të tij.
Askush mos të mendojë dhe shpresojë se shërbimi antiligjor që po iu bëhet personave të veshur me pushtet politik dhe që mbajnë përgjegjësi direkte për vepra kriminale do të mbetet pa u ndeshkuar.
Banditët dhe pushtetarët që iu shërbejnë atyre janë njësoj përgjegjës me ata që fshehin dhe shtrembërojnë prova, apo më keq akoma, shkelin ligjin për ti shërbyer pushtetit.
Opozita e ka të qartë aksionin e saj për çrrënjosjen e krimit dhe bandave nga drejtimi i shtetit.
Askush në botën e qytetëruar dhe në mes të Europës nuk mund ta mbajë gjatë pushtetin duke përdorur mafian dhe pushtetin e pakufizuar.
Dhe lufta pa kompromis ndaj kriminalizimit të pushtetit, përfshirë dhe veglat që i shërbejnë, do të jetë përparësi e misionit tonë, për largimin e një qeverie që drejtohet, jo më nga Edi Rama, por nga mafia që e ka marrë peng atë
Bëhuni gati…
Bëhuni gati…
nga Bledi Kasmi/
Ata janë pranë dilemës të një fundi të tmerrshëm apo të një tmerri pa fund. Bëhuni gati ti rezervoni fundin e denjë kësaj organizate krimi në qeveri. 
Ajo që u konsiderua si një komplot për krijimin e “liderëve të fortë” që do të merrnin përsipër ndryshimin e kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës në dëm të shqiptarëve dhe për interes të Serbisë dhe Geqisë ka dështuar. Plani është bllokuar nga Shtetet e Bashkuara, sikurse e ka pohuar edhe vetë ministri i Jashtëm serb, Daçiç.
Si duhet të përkthehet kjo politikisht në kontekstin e Shqipërisë?
E keni parë këtë që drejton organizatën kriminale në qeveri se si është tërbuar javët dhe ditët e fundit? Konstatojeni këtë tek fytyra e përdhunuar e Prokurorisë që ka rrëshqitur drejt një çmendurie ku thërret kreun e opozitës pse ka denoncuar përdhunimin e një vajze nga djali i deputetit, ndësa deputeti tjetër i opozitës, Salianji ishte në prag të arrestimit vetëm se denoncoi trafikun e drogës të vëllait të ministrit të Brendshëm.

E shikoni nervozizmin e tyre, por duhet të kuptoni arsyet se përse kanë arritur në këtë pikë në një kohë që duhet të ishin më të qetë se kurrë, sepse i kanë të gjitha pushtet të përqëndruara në duart e tyre. Po ndodh e kundërta dhe kjo e ka një shpjegim. Opozita e qetë dhe qeveria e tërbuar. Opozita e sigurtë dhe organizata kriminale në panik. 
Tërbimi i Ramës nuk vjen nga shpërthimi i skandaleve, se ai është mësuar me të tilla ngjarje që vetë ai dhe banda përreth prodhojnë për çdo ditë. Halli i tij i madh është gjetkë. Atij i ka rënë skema e qëndrimit në pushtet për një afat të pacaktuar përmes të qenit faktori kryesor tek një pjesë e ndërkombëtarëve që e mbështesnin atë deri dje për kopsitjen e ndarjes së Kosovës dhe shitjes së detit tek Greqia.
As Kosova nuk do të ndahet dhe as deti i Shqipërisë nuk do të falet. Vula është vendosur në Shtetet e Bashkuara, rrjedhimisht teroria e “liderëve të fortë” që duhet të ndryshonin kufijtë ka rënë bashkë me Ramën në Shqipëri dhe Thaçin në Kosovë.
Rama ka dështuar së qeni një faktor i dobishëm në rajon. Ai është tashmë i defaktorizuar bashkë me skemën e tij që mund të ndizte flakët e luftës në rajon.
Ai nuk i nevojitet më askujt dhe në të tilla raste ata që të mbështesnin deri dje, tani të flakin si një limon i shtrydhur.
Kjo po ndodh me Ramën. Ai e di këtë dhe është i ndërgjegjshëm se është në prag të fundit, që vërtet mund ta ketë të tmerrshëm.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi, kanë publikuar shtatë dokumenta që sipas tyre se si Prokuroria ia ka adresuar policisë të fabrikojë prova për të mbrojtur Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Edi Rama shpalli vetëm dy ditë pas publikimit të audiopërgjimit se zëri në material nuk është i Agron Xhafës dhe se ai përgjim ishte aktrim për të shantazhuar Ministrin e Brendshëm.
Për të dokumentuar këtë alibi të Edi Ramës, deputetë, drejtorë policie dhe prokurorë fabrikuan një ‘aktor’ për të shpëtuar kriminelët. Shqiptarët dëgjuan vetë sesi ‘aktori’ jo vetëm nuk ishte vetëofruar, por ishte gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që e kishte paketuar të gatshëm e të përpunuar, natën, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ky ‘aktor’ ishte dërguar përpara prokurorit, pasi kishte takuar Taulant Ballën.
Pra, aktori, që është prova e vetme e prokurorisë në këtë çështje, ështe jo vetëm prodhim amator i Edi Ramës, por një akt mafioz i shtetit në shërbim të krimit të organizuar”, deklaroi ndër të tjera Bardhi.
Denoncimi i plotë i Enkelejd Alibeajt dhe Gazmend Bardhit:
-Alibeaj
I. Sot jemi përpara jush, për të dëshmuar me fakte dhe prova, sesi Edi Rama, përmes veglave të veta në prokurori:
· nuk heton krimin e organizuar me mbështetje shtetërore, por denoncuesit;
· nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarin;
· nuk procedon penalisht Ministrin e Brendshëm që ka ndihmuar të vëllain t’i shpëtojë drejtësisë dhe të vijojë i qetë trafikun e drogës, por deputetët e opozitës që denoncojnë trafikun e drogës.
· nuk zbulon prova për të gjetur të vërtetën, por fabrikon dhe falsifikon prova dhe dëshmitar.
Është fakt se:
1- Agron Xhafaj nuk u hetua kurrë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio që provonte se ai drejtonte trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.
Është fakt që:
2- Prokuroria nuk nisi kurrë hetimi mbi përgjegjësinë e Fatmir Xhafës në falsifikimin e ligjeve për llogari të anëtarit të familjes së tij mafioze, vëllait të dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.
Është fakt se:
3- Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe pse është kompetente për të hetuar trafikun e drogës dhe jo kallëzimin e rremë, nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës. Çfarë është bërë më drogën në Tragjas? Po me personat që ofrojnë furnizimin me drogë dhe që shfaqen në materialin investigativ të gazetarit? Asgjë. Asnjë veprim.
Është fakt se:
4- Edi Rama ka instaluar një shtet privat mafioz, sic deklaroi publikisht 2 ditë më parë kur tha se ai vetë ka ngritur një strukturë të posaçme për të fabrikuar prova dhe dëshmitar, me qëllim mbrojtjen e Fatmir Xhafës dhe Agron Xhafës.
Është fakt se:
5- Ndonëse në 16 Maj 2018 Edi Rama pranoi publikisht se dispononte ekspertizën shkencore të një Laboratori ndërkombëtar që kishte arritur sipas tij në konkluzionin se zëri në përgjim nuk është i Agron Xhafës, prokuroria e kontrolluar prej tij, as nuk guxon ta thërras për t’ia kërkuar këtë provë, edhe pse opozita ka bërë një Kallëzim penal për këtë çështje.
Është fakt se:
6- Prokuroria në çdo hap që ka hedhur, ndjek rezultatin që i paracakton Edi Rama dhe përdoret prej tij si zyrë e propagandës dhe mashtrimit të opinionit publik.
Është fakt se:
7- Fatmir Xhafaj pranon publikisht se ka fakte dhe prova për këtë çështje, por prokuroria e kontrolluar prej tij, nuk e ka thirrur për t’ia kërkuar këto prova dhe fakte, edhe pse opozita ia ka kërkuar zyrtarisht.
Është fakt që:
8- Prokuroria nuk zbatoi dhe nuk hetoi sipas ligjit Antimafia pasurinë e trafikantit të drogës Agron Xhafaj dhe familjarëve të tij, përfshirë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, siç ligji e detyron.
Më poshtë faktet e plota, që tregojnë sesi Kryeprokuror në këtë çështje, është vetë Edi Rama. Faktet dhe provat që tregojnë sesi hetimet janë drejtuar personalisht nga Edi Rama. Faktet dhe provat që tregojnë sesi prokuroria në këtë çështje ka patur vetëm rolin e noterit.
-Bardhi
II. Edi Rama shpalli vetëm dy ditë pas publikimit të audiopërgjimit se zëri në material nuk është i Agron Xhafës dhe se ai përgjim ishte aktrim për të shantazhuar Ministrin e Brendshëm.
Për të dokumentuar këtë alibi të Edi Ramës, deputetë, drejtorë policie dhe prokurorë fabrikuan një ‘aktor’ për të shpëtuar kriminelët. Shqiptarët dëgjuan vetë sesi ‘aktori’ jo vetëm nuk ishte vetëofruar, por ishte gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që e kishte paketuar të gatshëm e të përpunuar, natën, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ky ‘aktor’ ishte dërguar përpara prokurorit, pasi kishte takuar Taulant Ballën.
Pra, aktori, që është prova e vetme e prokurorisë në këtë çështje, ështe jo vetëm prodhim amator i Edi Ramës, por një akt mafioz i shtetit në shërbim të krimit të organizuar.
Dokumentet e përfshira në dosjen hetimore, konfirmojnë disa nga faktet që përmend aktori i Edi Ramës në video-përgjim:
[Dokumenti nr. 7]
1- Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është dërguar natën tek një prokuror rreth të 40-ve, me origjinë nga Kruja. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Prokurori që e ka takuar është pikërisht Gentjan Osmani.
2- Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është shoqëruar me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në datën 1 Qershor 2018. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Data kur ka bërë deklarimet për herë të parë në prokurori është pikërisht 1 Qershor 2018.
3- Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është shoqëruar me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, rreth orës 8 të darkës. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Ora e deklarimit sipas aktit të prokurorisë është pikërisht 20.05 min.
Që dëshmia dhe përgjimet e aktorit të Edi Ramës të kishin vlerë provuese, ato duhet të provoheshin me prova shkencërisht të pakundërshtueshme.
Prova shkencërisht të pakundërshtueshme janë vetëm tre:
1- Akti i ekspertimit të zërit në audiopërgjim, i realizuar në një Laborator serioz ndërkombëtar.
2- Tabulatet telefonike të personave të përfshirë në këtë çështje.
3- Qelizat telefonike tё Albert Veliut, Agron Xhafajt dhe Fredi Alizotit.
Çdo shqiptar, gazetar, analistë dhe partnerët ndërkombëtar, kanë pritur një hetim të pavarur të kësaj çështje, me qëllim që të zbulohet e vërteta dhe trafikanti i drogës Agron Xhafaj të dënohej për aktivitetin e tij kriminal.
Ne kemi bërë të ditur që ditën e parë se nuk mund të ketë hetim të pavarur mbi këtë çështje, sa kohë Ministër i Brendshëm është vëllai i trafikantit të drogës Agron Xhafaj, që është subjekt hetimi.
Sot shqiptarët do shohin me dokumente zyrtare që hetimi nuk është bërë nga prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.
k
1- Verifikimi dhe analizimi i qelizave telefonike të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti, për të përcaktuar shkencërisht nëse në orën dhe datën e pretenduar kur është realizuar përgjimi, kanë qenë apo jo në të njëjtin vend, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës. Pra prokurorët i kanë kërkuar Fatmir Xhafës që të hetojë Agron Xhafën.
[Dokumenti nr. 1]
Ky është Dokumenti i datës 7 Qershor 2018, që provon se hetimin për këtë fakt nuk e ka bërë prokuroria, por Policia e Shtetit. Pra, nëse kanë qenë apo jo bashkë Albert Veliu dhe Agron Xhafaj, e ka hetuar vetë Fatmir Xhafaj.
2- Edhe verifikimin dhe analizimin e tabulateve telefonike, të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti, për të përcaktuar shkencërisht komunikimet telefonike midis tyre, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës. Pra prokurorët i kanë kërkuar Fatmir Xhafës që të hetojë Agron Xhafën.
[Dokumenti nr. 1]
Ky është Dokumenti i datës 7 Qershor 2018, që provon se hetimin për këtë fakt nuk e ka bërë prokuroria, por Policia e Shtetit. Pra, sa herë kanë komunikuar dhe kur kanë komunikuar Albert Veliu me Agron Xhafën, e ka hetuar vetë Fatmir Xhafaj.
3- Marrjen e mostrave të zërit të Agron Xhafës, që janë përcaktuese për të përcaktuar shkencërisht nëse zëri në përgjim është apo jo i Agron Xhafës, i ka marrë vetë Fatmir Xhafaj.
[Dokumenti nr. 5]
Ky është Dokumenti i datës 15 Maj 2018, që provon se mostrat e zërit të Agron Xhafës, janë marrë nga eksperti vartës i Fatmir Xhafës, me pajisjet e Fatmir Xhafës.
[Dokumenti nr. 8]
Prandaj Laboratori privat britanik ka konstatuar se kampionët e zërit janë të dobët dhe nuk mund të përcaktojnë në mënyrë përfundimtarë nëse është apo jo zëri i Agron Xhafës. Por pavarëisht kësaj, ekspertët britanik kanë dalë në konkluzionin se zëri i Agron Xhafës është i ngjashëm me zërin në audio-përgjim.
Siç rezulton e provuar nga dokumentet e publikuara, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, jo vetëm kanë fabrikuar një “aktor”, por kanë fabrikuar çdo provë mbi këtë çështje, duke dalë hapur si hetues të kësaj çështje. Prokuroria ka qenë vegël e tyre në këtë histori.
Tani po shtrojmë një pyetje publike dhe me interes. Pse prokurorët nuk kanë guxuar të verifikojnë përgjimin e Fredi Alizotit, i cili në datë 27 Maj 2018, deklaron se ka marrë një ofertë nga pala tjetër.
[Dokumenti nr. 6]
Kush është pala tjetër? Cfarë oferte ka marrë? Kush e ka bërë ofertën? Të gjitha këto duhet të ishin hetuar nga prokuroria. Por kjo nuk ka ndodhur, sepse prokuroria e krimieve të rënda është shndërruar në një celulë kriminale që mbron krimin dhe korrupsionin, dhe që prish hetimet për të mbrojtur kriminelët.
Donika Prela, shërbëtorja e Fatmir Xhafës, u emërua në krye të Prokrurorisë për Krime të Rënda, pikërisht për të mbrojtur Agron Xhafaën. Prandaj, caktoi prokurorët e cështjes së Agron Xhafës, në kundërshtim me ligjin dhe pa short.
[Dokumenti nr. 2]
Pra, në shkelje të ligjit, drejtuesi i prokurorisë ka gritur një grup hetimor, por prokurorët në përbërje të tij i ka caktuar pa short.
Të gjitha këto të dhëna, provojnë pa asnjë dyshim, se Agron Xhafaj, ka hetuar Agron Xhafën. Fatmir Xhafaj ka hetuar vetveten. Edi Rama ka qenë regjizori dhe arkitekti i shndërrimit të këtij hetimi në një hetim për mbrojtjen shtetërore të trafikantit të drogës, Agron Xhafaj.
-Alibeaj
III. Shqipëria prej kohësh ka hyrë në diktaturë mafioze, ku krimi i organizuar, pasi ka kapur për fyti Qeverinë dhe Parlamentin, tashmë zyrtarisht ka nën kontroll edhe drejtësinë.
Zyrtarisht, prokuroria e shtetit, institucioni që ka për detyrë të luftojë krimin dhe korrupsionin, është shndërruar në një celulë kriminale të fabrikimit të provave dhe dëshmitarëve:
· për të mbrojtur kriminelët dhe trafikantët e drogës; dhe
· për të shantazhuar e për t’i mbyllur gojën cilido që nuk rreshtohet krah krimit të organizuar, që i prish punë krimit të organizuar, që zbulon aferat e drogës me mbrojtje qeveritare, pavarësisht nëse këta janë qytetarë, gazetarët apo përfaqësues të opozitës.
Përdorimi politik i drejtësisë nga Edi Rama dhe mbrojtja e kriminelëve me të cilët bashkëqeverisë, është paralajmëruar nga Partia Demokratike që ditën kur në mënyrë antikushtetuese dhe të njëanshme, emëroi një prokurore vegël tё tij në Krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
Aferat e Tahirit, Çyrbjes, Ballës, Xhafës, Rrahjes, etj. janë shembuj tipik se përse Edi Rama e kishte jetikë dhe urgjente kapjen e prokurorisë.
Edi Rama e di të vërtetën për çështjen e Agron Xhafajt. E pranon edhe vetë. Prandaj anagazhoi të gjithë shtetin, nga Ministri i Brendshëm tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Prokurori i Përgjithshëm tek Kryetari i Grupit Parlamentar, për të mbuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur trafikantin e drogës Agron Xhafaj.
Kryeministri, Ministri i Brendshëm, kreu i grupit parlamentar, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë komplotuar së bashku, drejtpërdrejt dhe me qëllim për të manipuluar të vërtetën, për të mbrojtur një trafikant droge Agron Xhafajn, dhe vëllain e tij Ministrin e Brendshëm.
Edi Rama ka krijuar një shtet privat që fabrikon vetë djegie me cigare, vetëvrasje me 3 plumba, vet ofrime për të shkuar në burg, që fabrikon dëshmitarë dhe prishë prova, vetëm e vetëm për të sulmuar dhe përndjekur gazetarët dhe denoncuesit, opozitën dhe qytetarët. Shteti mafioz që ka krijuar Edi Rama ka vetëm një qëllim: të shpëtojë trafikantin e dënuar Agron Xhafaj dhe mbrojtësin e tij Fatmir Xhafaj, si dhe çdo kriminel tjetër të lidhur me pushtetin e tij.
Kush do ekzekutohet dhe pse???
Policija shqiptare dhe interpoli heshtin, ata i kane duart e lidhura nga shteti i narkotrafikut dhe bandave.
Kë kundërshtar politik do ekzekutojnë në diasporë!?
Vrasesit me pagesë nisen me misjon special ndërsa policija e shtetit shqiptar hesh.
Ka qënë shërbimi inteligjent dhe policija e Kosovës ajo që ka ndjekur lëvizjet e Durim Bamit nga momenti që ai është futur në teritorin e saj.
Gjithashtu janë shërbimet inteligjente të Kosovës ato që kanë dhënë të parat alarmin për lëvizjet e Bamit brenda Republikës së Kosovës deri në dalje nëpërmjet aeroportit të Prishtinës.

Policia zvicerane në alarm, shton masat e sigurisë për oficerin Emiljano Nuhu,pasi Durim Bami ka udhëtuar jashtë Shqipërisë.
Durim Bami ka dalë jashtë Shqipërisë më 6 tetor, por shërbimet inteligjente, interpoli dhe policija shqiptare e kanë mbajtur të fshehtë apo në heshtie këtë informacion.
Emiljano Nuhu kishte deklaruar se ishte larguar nga vendi pasi kishte mësuar nga rrjeti i tij informativ se Durim Bami ishte kontaktuar për eliminimin e tij.
Durim Bami ka kaluar pikën e Morinës dhe më pas është larguar me avion nga Kosova, dyshohet drejt Zvicrës.
Policia zvicerane transferon Emiliano Nuhun në strehim të sigurt.
Më parë Emiljano Nuhu jetonte pranë kampit të azilantëve. Emiljano Nuhu denoncoi dhunën ndaj Xhisiela Malokut në 26 shtator.
Në letrat për drejtuesit e policisë, Nuhu shkruante se ndihej i kërcënuar. Durim Bami u ndalua nga policia 3 javë më parë.
Ndalimi i Bamit pas një aksioni të papritur në Nikël.
Pak orë pas ndalimit, Bami u lirua pa asnjë akuzë
Pak kohë më parë, ka ndodhur një ngjarje e cila ka përfshirë të afërmin e një ministri.
‘Burri i një ministreje u masakrua nga një personazh i botës së krimit.
U mbajt e fshehtë.
Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetëra mijëra eurosh’
Bëhet fjalë për bashkëshortin e një prej zonjave ministre të Ramës, por që i është mbajtur sekret me kompromis policisë dhe Prokurorisë.
Rasti në fjalë, i hedhur në qarkullim vetëm dje, meriton vëmendje.
Kemi një ministër të kabinetit të z. Rama që ka konflikte direkte me njerëz të krimit dhe asgjë nuk është ndjekur në rrugë institucionale.
Nuk ka as kallëzim penal, as publikim.
Heshtje. Dhe me heshtje ose dëshmohet frika, ose blihet diçka tjetër.
Pse vallë ministri në fjalë nuk e adreson problemin në Prokurori?
Mbi ç’bazë do besojnë më tej qytetarët e thjeshtë policinë, apo shtetin dhe qeverinë, kur një anëtar i kësaj të fundit nuk ka besim te to?
A e di ky ministër që me këtë sjellje po del kundër frymës së reformës në drejtësi, por adopton një kod mafioz dhe në fund po konsumon ndoshta një vepër penale?

Krijime të dala nga shpirti i emigrantëve.
Kristina Demiri Dojçe/
MJESHTRI I KOHËRAVE SHQIPTARE
BABAJT TIM TË DASHUR SPIRO DEMIRI (SHTIKA )

Per Lirine e Atdheut duart e tua mbajtën Pushkën, për Jeten për më të Bukren për të gjithë, mbajte Dalten dhe Projektet ,o ARGJITEKT.
Nga Konispoli në Vermosh, nga Delvina ne Dibër, nga Tirana ne Devoll, nga Moglica ne Leskovik, udhët e cdo gur një histori.
Më krenare jemi ne Trashëgimtaret e tu, femijet, niper e mbesa, sterniper, e katraniper.
Kujtimi yt i përjetshm
Gur përmbi gur daltohej me daltë,
mjeshtërisht foli për kohrat shqiptare ,
dhe kënga i pikonte në buzë vec mjaltë ,
këmben kur e përplaste dridhej në valle.
Mjeshtri kohët nuk i kërkoi në lëndina ,
po kur fliste dhe ne dimër celte trendafila ,
djersinte për të dhëne të gjitha bukuritë,
kohrave shqiptare vulosi shqiptarisht
Më te fortë se gurët iu bënë gishtat nga kallot ,
me lisat foli gjuhën e blerimit ,
dhe mori nga kohërat madhështi plot,
tek njerëzit mbolli shpirtin e gëzimit.
Daltoi në cdo vend kohë dhe histori ,
po emrin e shkroi nëpër kohëra shqiptare,
dhe emrin e vërtete askush nuk ia di,
”Mjeshtër” i thërrasin të gjitha veprat kombëtare.
k@dd

NUK KA GJË MË TË BUKUR…
(Sa pak i duhet njeriu për të qënë i gëzuar i lumtur,
Mirënjohja, respekti, dashuria. )
FESTA E NËNËS Selenik, me dha frymëzim.
Nuk ka gjë më të bukur,
se sa dielli në mendime…
gjen rrezet në çdo zemër
dhe kur fshihen ndër agime.
Rreze drite, zjarr magjie,
ngrohtësinë shijon vërtetë,
sjell aromë lulesh dhe kujtime,
Dielli është magjia vetë…
Mendimi nuk ka metër ,
te lumturohesh për një tjetër
ka gëzim të shenjtëruar
edhe shpirtin zbardhëruar…
Mendja hesht në kutin e vet
për disa fjalë qe dot s’u thanë…
Koha si me dorë largon retë
dashuria dhe lumturia aty janë.
Mendimet si ujëvarat rrjedhin,
në vargje muze zjarr pashuar
dritën e diellit rrezet derdhin,
mirësinë e një njeriu të lumturuar.
Nuk ka gjë më të bukur
nuk ka kurrë kufi mirësia,
nga shpirti nuk ka të zhdukur,
besnikëria dhe mirësia.
Besnikëria dhe mirësia,
unike qëndrestare në dashuri,
gjaku ku ushqehet lumturia,
për jetën nuk ka asnjë kufi…
Në këtë jetë parajsa vetë
eshtë veç shpirt i lulëzuar…
mirësia që zbon dhe retë
të çon në shteg të dëshiruar.
k@dd
SELENIK 15 /05 / 2018

DICKA DIELLORE KANË DHE PERËNDITË
Dicka nga Dielli ka dhe syri im ,
Dicka që hap dyer e dritare ,
Me një perde mbyll retë me errësire ,
Djeg pa mundësinë e pritjeve.
i pëlqejnë dhe muzgjet e butë me shi ,
Gjallëria njerëzore në qytet me zhurmë ,
Një flutur e livadheve përmallshëm rri ,
Në ylberin e rrezeve pa gjumë .
Por shpesh errësohet shikimi
kur përpara ka njeriun e lig ,
Me shpirtin e keq nxit gjaksimin ,
Dhe bën të shpërtheje nje digë .
Sa dëshire kam që zjarri i syrit ,
Të djegë dhe të perveloje gjithë ligesitë ,
Të rilindin bashkë me limfen e pyllit ,
Ndjenjat njerëzore që mëkojne dashurinë ,
Dicka nga Dielli ka dhe shpirti im ,
Kur kam përballë njeriun fisnik ,
Ta ndjek në cdo gjurmë pa mbarim ,
Mbi rrënjët e dashurisë të ngrejmë lumturinë .
Dielli që regetin tek syri im ,
Lëshon erën e m’i merr fjalët ,
Ndjesitë e embla përkund pa mbarim ,
Me klorofilë mbysh qelizat kapilarë .
Qe ta gjej me te bukren te nesermen ,
Me merr per krahu muz e bukur,
Nga nxehtesia e saj e tera tretem ,
Te celikte e bej vargun dhe ngre kullen .
Dielli hyn e del pa asnjë pengeeë ,
Në zemër ,shpirtin ma zjarrtëson ,
Me dicka nga ai dua të kem edhe poezinë ,
S’dua të jem poete që me ligësitë vegjëton.
Eshtë Dielli që m’i zbulon të papriturat e jetës ,
M’i vesh me ar rrobat e miresisë ,
Jemi të dy miq të së vertetës ,
Dicka diellore kanë edhe perënditë
.

AJO PRET QE NE TE KTHEHEMI
Desha të them dhe diçka për shkollën time,
në mes të qytetit na pret sa herë shkojmë,
muret e saj nuk e gëzojnë më rininë,
por ne si dikur përherë e dashurojmë.
Aty ne nisëm rrugën e dijes,
me germën A dhe deri tek ZH-ja,
padituria u largua me hapin e hijes,
ishte koha kur unë më të mirën të bëja.
Sa herë i dërmuan këmbët te pragu yt,
por ti mbete shkolla më e mirë në botë,
me urtësi nëne na i fale dituritë,
të ishim të nxituar në jetë kurrë nuk doje.
Këmbët tona të njoma pa pushuar vraponin,
varfëria na la shenja në fytyrë,
rruga e jetës s’na linte kufirin ta kalonim,
me intuitë kërkonim diell në errësirë.
Sa herë ne borhorisnim, hidheshim përpjetë,
dhe për më të voglat gjëra bëheshim me fletë;
ti gëzoheshe, lumturoje bashkë me ne,
ishe drita e syrit tonë për këtë atdhe…
Bri teje kalojmë dhe me dorë të prekim,
nostalgjia na bën që përherë të lotojmë,
me ty ne lindëm, u rritëm dhe do vdesim,
shkolla ime, je dhembja që tek unë gjëmon.
Punë dreqi qënka kjo pleqëria jonë,
por ne dhe pse të vjetër nuk vdesim,
se koha me dritë gjithmonë të lumturon,
dituria që na fale, qiej me lumturi prekin.
k@dd

KUSH NË ZEMËR TË HYRI MJALTIN ATY GJETI.
QYTETIT TE LINDJES
Flladi i Moravës në shpirt të sjell freski,
zoti të ka gatuar të ka bërë perri,
drita e shpirtit tënd nuk di cfarë është nata,
kur këndojnë djemtë, për vajzat serenata.
Në bulevardin tënd ka vajza pa masë,
zemra iu flakërin syri u merr ngasje,
djemtë xhetelmen me shpirt ju falin lule
syri i diellit, i tyre, ne zemra vajzash ulet.
Ulet dhe në dimer tek një serenat korcare,
dhe kur fryn erë ftohet s’mbyllet asnjë dritare,
ikin ditët ikin dhe netët s’kan gjumë fare,
se nga dashuria jote malet hedhin valle.
Korcë, moj djep kulture, lule bukurie,
lindur për serenata fllade dashurie,
kush me bukur se ti di ta gëzoj jetën,
në zemër kush të hyri mjaltin aty gjetën.
k@dd
NGA TI ËNDËRR DASHURIE S’DUA TË ZGJOHEM
Futesh në shpirtin tim fshehtas dhe trazon,
Gjaku më ndizet, syri drit më tepër kërkon ,
Dhe botën time nuk e lë të flerë,
Po c’je ti moj,ëndërr, apo zeher?
Ngjitesh gjer në re, me yjet vallzon ,
Në mes pyjesh me zë bilbili këndon,
Endërr që më mban përherë gjallë,
Kur të kam e me iken unë kam mallë
Kur më vjen në gjumë s’dua të zgjohem,
Në shpirtin tim si Diell dua të të mbaj,
Vrapoj pas teje dhe si fëmijë tërbohem ,
Por ti më mbete si lulja më e bukur në Maj,
Caste të ëmbla diku në një mal,
Mes pishave përherë të gjelbëruara ,
Dashuria jonë tek buzët vrapin ndal,
Mjaltin më të ëmbël duke kërkuar.
Gjumin na e morën,ëndrrat flutura,
Nga ti ëndërr dashurie une s’dua të zgjohem,
Në ketë moshe ti më mbete më i cmuari,
Me ty dashuri përherë lartësohem.
Që nga ajo ditë ,që na trazoi dashuria ,
Në shpirt e zemër na mbeti lumturia.
k@ dd
Të dua moj natë vjeshtake
Këtë natë të qetë vjeshte,
kur yjet shkëlqejnë në qiell ,
kur rrezet e argjenta derrdhen në det,
kur hëna është e plotë ,
kur hëna luan me rete,
kur hëna ngjyrën e artë,
të ëmbël dashurie cel,
unë dua gjithë ditën qiellore.
Këtë natë të gjithë ëmbël flenë,
valët e detit vijnë tek unë,
këngët nostalgjike më sjellin,
mallin e largët të dashurisë,
kujtimet e bukra të rinisë
duke më dehur me magjinë,
e natës së bukur vjeshtake,
unë dua zgjimin e mëngjesit
Këtë natë dua, vetëm një herë,
të lë të lirë zemrën time,
të hapë gjithë portën,
të endet zbathur në rrugë,
të vrapoje tek e fshehta, magjia,
të jetë gëzimi, argëtimi,
që ditën nuk e shijoj
unë dua të ndjej lumturinë,
Këtë natë dua të këndoj,
të dehem, të kërcej e pastaj,
e ulur buzë detit, plot ëndërrime,
të flas me yjet, ,hënën,
të përcjell dashurinë
tek zemra,që pret,
ta mbuloj me re të argjenda,
unë dua ta puth, ta përqafoj
Këtë nate dua të them,
jetova mijëra vjet, vetëm në një nat,
ashtu, si jetohet dashuria e përjetshme,
që edhe një natë, të duket një jet,
kur Agimi rrezet e zjarrta lëshon ,
të zgjohen shumë ëndrra,
të dua moj natë vjeshtake
se ditën që zbardh e bën diell,




Shkembi i Kavajes, Durres

Prokurori Namik Qemali. Sipër një dokument i vitit 1951 që provonte qenien e tij në Partinë Fashiste
Nga Kastriot Dervishi
Më shumë se një vit më pas nga kryengritja e Postribës, të pandehurit u gjykuan nga Këshilli i Gjykatës Ushtarake të zonës ushtarake të Shkodrës i formuar prej: kapiten I MistoBllaci – kryetar, kapiten II Pertef Alizoti dhe nëntoger Anastas Koroveshi. Prokurori ishte kapiten Namik Qemali, i njohur edhe në procese të tjera të zhvilluara në Shkodër gjatë kësaj kohe. Gjuha e prokurorit komunist, nuk ishte tjetër veçse nj gojë e qelbur. Po veçoj një pjesë të saj vetëm për ta dalluar gjatë leximit të pretencës së tij:
“Përbërja e këtij kuadri banditësh është e përzierë se në të bëjnë pjesë njerëz të shumë kallëpeve dhe bojërave: tregtarë të patriotizmës dhe nacionalizmës shqiptare, priftërinj këmishëzinj fashistë, pronarë tokash (latifondistë) agjentë të spiunazhit amerikan dhe një seri lecka të shoqërisë, por në tërësi qëllimi i tyre ka qenë një dhe i vetëm të rrëzonin pushtetin popullor dhe të binin në fuqi regjimin e vjetër të shembur dhe të urryer. Për t’ia arritur qëllimit të tyre objektiv dhe demonial këto kërma të ndyra janë venë me mish e me shpirt për t’u organizuar ndonjë organizatë terroriste me program dhe frymë antikombëtare dhe antipopullore. Aktiviteti i këtyre fundërrinave të fashizmit fillon në luftë kundër reformave tona shoqërore duke e zhvilluar këtë me metoda të kurdisura me mjeshtëri duke thurur parulla dhe duke bërë fushatë agjitacioni dhe propagandë me qëllim që të mblidhnin rreth vetes së tyre gjithë njerëzit e prekur nga reformat e pushteti demokratik dhe gjithë të pakënaqurit”.
Prokurori Namik Qemal Ahmetaj i vitlindjes 1922 ishte nga Progonati i Tepelenës. Pavarësisht se ishte me 5 klasë fillore, ai u bë prokurori që çoi në vdekje e burgime të gjata një pjesë të mirë të elitës së Shkodrës. Në një dokument të datës 12.6.1951 të drejtorit të Personelit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Haxhi Lleshi, saktësohej biografia e tij. Në shtator 1943 kishte dalë partizan. Mirë që nuk pati qëndruar shumë, sepse plagosi veten për të qëndruar në shtëpi. U propozua për t’u nxjerrë në lirim sepse në vitet 1940-1942 kishte qenë anëtar i Partisë Fashiste dhe ndihmës i zëvendësisht nënprefektit të Kurveleshit.


Nga SYRI.net –
Sot Edi Rama ka marrë një vendim të Këshillit të Ministrave për të vendosur marrëdhënie me ishujt Saint Kitts&Nevis.
Duket një vendim i çuditshëm që me shumë gjasa Rama do të gjejë një alibi qesharake për ta mbështetur vendimin. Një prej tyre do të ishte alibia se Shqipëria po vendos marrëdhënie me një vend anëtar të OKB që mund të ketë premtuar se do të mbështeste pavarësinë e Kosovës.
Një argument i dyshimtë, ndërkohë që Hashim Thaçi, Edi Rama e Vuçiç po punojnë intensivisht për ndarjen e Kosovës, që e kanë refuzuar jo vetëm shqiptarët në rajon si një thikë pas shpine për pavarësinë e Kosovës, por edhe nga të gjithë politikanët seriozë të rajonit e të vendeve kryesore të BE si një minë me sahat për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, e ndoshta edhe përtej Ballkanit.
Në fillim të mandatit të parë si kryeministër Rama u desh të përballej me një dokument konfidencial të prezencës së OSBE në Tiranë ku thuhej se Edi Rama është ‘zotërues i një pasurie prej 200 milion euro (me shumë gjasa kjo pasuri është rritur me mbi 5 herë gjatë 5 viteve në karrigen e kryeministrit) të fshehur në llogari off shore në emër të vëllait’.
Rama nuk e përgënjeshtroi asnjëherë publikisht këtë lajm të ‘rrjedhur’ në media ndërkohë që në median vendase është folur për presionet që Rama ka ushtruar ndaj ambasadorit të asaj kohë të zyrës së OSBE në Tiranë, madje duke i ndërprerë marrëdhëniet me të.
Pikëpyetjet për këtë lëvizje të Ramës shtohen po të kemi parasysh se Ishujt Saint Kitts&Nevis janë vendosur në vitin 2018, përmes një vendimi të ministrave të financave të vëndeve të BE në listën e zezë të parajsave fiskale (http://www.thestkittsnevisobserver.com/featured/st-kitts-nevis-added-eu-tax-haven-blacklist/).
Sipas këtij shkrimi, Reuters lajmëron se ‘…Bahamas, ishujt Virgin dhe Saint Kitts& Nevis do ti shtohen listës së zezë të BE si parajsa fiskale ku pastrohen e fshihen paratë e pista apo mund të shmanget pagimi i taksave, duke çuar në 9 numrin e vendeve në këtë listë të zezë…’.
Ky lajm i Reuters bazohet në një dokument të dalë nga zyrat e BE në Bruksel në datën 8 mars 2018.
Pyetja që shtrohet më të drejtë është:
Çfarë lidhje ka lajmi për fshehjen e 200 milion euro të Ramës në parajsat fiskale me vendosjen e marrëdhënieve e qeverisë Rama me ishjut Saint Kitts&Nevis? Përse Rama e merr këtë vendim pikërisht në këtë moment?
Sepse ky vendim i qeverisë Rama vjen pikërisht në një moment kur media ka raportuar se në fund të vitit 2018 do të ketë një pastrim të politikës nga individët me pasuri të dyshimta përmes hapjes së llogarive bankare në parajsat fiskale off shore.
Një prej të cilave e ka nxjerrë në dritë te diellit vetë Rama me vendimin e KM të marrë sot në datën 8 tetor 2018, pikërisht vetëm 7 muaj pasi këta ishuj janë vendosur në listën e zezë.


Provat se është takuar me një “bos kokaine” ishte gjëja e fundit që i duhej Taulant Ballës këto ditë.
Në parlament ende dëgjohet t’i thonë “Taulant Jaris”, për shkak të akuzave se ishte i lidhur me grupin që solli 4.5 milion euro para droge me Tojotat e famshme, ndërsa disa javë më parë, iu desh të pranojë publikisht se një nga miqtë më të mirë lishte Edmond Begon, një nga kokat e bandës së Lushnjës.
Por akuza më e rëndë, kreut të grupit parlamentar socialist iu bë nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili e identifikoi si shoqërues të Rrajave, kur këta i vunë pistoletën në kokë brenda në komisariat. Taulant Balla i ka mohuar të gjitha akuzat duke i konsideruar politike, makinacione, shpifje dhe gënjeshtra.
Dhe në serinë e “goditjeve” që ka marrë për lidhjet me botën e krimit, erdhi një foto që Sali Berisha publikoi nga rubrika e “Qytetarit dixhital” në Facebook. Sipas Berishës në foton më poshtë, Taulant Balla është bashkë me një bos kokaine të quajtur Maksi Beça, i arrestuar në 2005 për drogë.

Përgjigjia e Taulant Ballës ishte kategorike. Ai mohoi takimin me trafikantin e kokainës.
Dhe për ta çmontuar denoncimin e Berishës, Taulant Balla bëri një çmontim të fotos, që realisht kishte një cilësi të dobët. Taulant Balla nxorri një foto tjetër, ku ai shfaqej bashke me Edi Ramën me një veshje të ngjashme. Nga aty, shpjegonte Balla, ishte shkëputur imazhi ku ai dukej i veshur me një xhaketë blu dhe syze. Madje sipas Ballës, në foton origjinale, Maksi Beça ishte i vetëm.
Shikoni më poshtë tre fotot që publikoi Taulant Balla:

Në foton e parë majtas, Balla thotë se është imazhi i tij real, i marrë pastaj për t’u montuar. Në foton e mesit është Maksi Beça që qëndron i vetëm, ndërsa në foton e tretë (ajo që ka publikuar Berisha), është bashkimi i të dyjave.
Alibia e Taulant Ballës ishte çmontimi, por jo vetëm kaq.
Vetë Maksi Beça, personi që u përmend nga Berisha si trafikant kokaine doli me të njëjtin version. Në një status në Facebook, ai tha se e kishte pasur gjithnjë idhull Sali Berishën dhe se kishte votuar për të, por tanimë ishte zhgënjyer. Maksi Beça mohoi takimin dhe njohjen me deputetin socialist.
Maksi Beca
Sali Berisha Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua.
78
Çështja është se Taulant Balla kishte ndërtuar një alibi, pa e ditur se në fakt Berisha (apo kushdo i dha informacion Berishës) i kishte ngritur një kurth.
Sepse të nesërmen që Taulant Balla mohoi takimin me Maksi Beçën dhe i shpalli fotot montazh duke publikuar të tjera, Berisha publikoi videon ku duket qartësisht se Balla qëndron bashkë me Beçën dhe disa persona të tjerë.
Video është e shkurtër, vetëm dy sekonda, por ka nxjerrë bllof Taulant Ballën duke e nxjerrë një gënjeshtar të rëndomtë.
Lojtës Videosh
https://lapsi.al/wp-content/uploads/2018/10/Taulant-Balla-me-Maksi-Becen-ne-video.mp4
00:00
00:02
Nga kjo video, ku është nxjerrë edhe foto që publikoi Berisha rezulton se denoncimi është i vërtetë. Po, Taulant Balla e ka takuar Maksi Beçën dhe bashkë me disa persona të tjerë duken në video. Pra montazhi nuk kishin qenë në fotot e Berishës, por në ato që kishte publikuar vetë Taulant Balla.
Madje në njërën prej tyre, rezulton se Balla ka retushuar veten e tij, për ta lënë të vetëm trafikantin e drogës. Shikoni dy fotot më poshtë. Majtas ëshët foto që është shkëputur nga video e Berishës. Djathtas është foto që nxorri Taulant Balla, ku ai ka fshirë veten.

Për këtë arsye, video që publikoi Berisha, nuk nxjerr vetëm gënjeshtrën e Taulant Ballës që mohon takimin me një trafikant droge. Kurthi me publikimin e fotove dhe pastaj të videos, ka nxjerrë edhe një të vërtetë tjetër; aftësinë e Rilindjes për të montuar alibi të rreme, pjesë e të cilës mund të bëhen lehtësisht edhe njerëz nga bota e krimit.©Lapsi.al
Nga Fatmir Merkoçi
Presidenti si garanti i vetëm i Kushtetutës, mundet ta shpëtoi vendin nga kjo greminë juridike.
Siguria ligjore, sot, është inekzistente. Jo vetëm se nuk funksionon Gjykata e Lartë, por mungon institucioni më i rëndësishëm i vendit, Gjykata Kushtetuese.
Sot, i vetmi institucion që mbron Kushtetutën, është Presidenti. Por a është e mjaftueshme kjo? A e plotëson vërtetë Presidenti këtë boshllëk ?
Kuvendi prodhon ligje. Askush nuk garanton kushtetueshmërinë e tyre. Referuar Nenit 84, Presidenti shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.
Ligji quhet i miratuar, në qoftë se Presidenti nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe të paragrafit 1 të nenit 85, i cili thotë:
– 1. Presidentit ka të drejtë të kthej ligjin për rishqyrtim vetëm një herë.
2. Dekreti i Presidentit për rikthimin e një ligji e humb fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Në Nenin 92/a. të Kushtetutës thuhet :- Presidenti i drejton mesazh Kuvendit. Këtu kuptohet qartë se Presidenti komunikon në raste të veçanta. Në aktualitetin që ndodhet vendi, ai ka të drejtë, të sugjerojë për mos nxjerrjen apo pezullimin e Ligjit të Veçantë. Duke theksuar se: Për sa kohë Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, ky ligj, apo çdo ligj tjetër, sjellin anomali. Jo vetëm në vetë sistemin e drejtësisë, por dhe dëme të pa riparueshme në dëm të vendit dhe ekonomisë.
Por Presidenti përdor dhe hapësirën ligjore që i jep neni 93. Në këtë Nen thuhet:
– Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekret.
Ç’ka do të thotë se:
Në rast se, ligjet që prodhohen nga Kuvendi me Dekret të veçantë ti drejtohet Kuvendit për të pezulluar botimin e ligjeve të veçanta në Fletoren Zyrtare. Kjo do të se dhe Marrëveshja e detit është në të njëjtin kusht me Ligjin e veçantë. Kjo është mënyra e bllokimit të ligjeve Anti- Kushtetuese. Kjo do të bëj të mundur që, në çmendurinë apo lajthitjen e pozitës aktuale të mos i lihet mundësia e reale për ta çuar vendin në një kaos juridik.
Nëse ligjet kalojnë pa të drejtë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, kjo do të thotë se ato nuk marrin legjitimitet kushtetueshmërie. Pra në një moment, duke pasur votat e maxhorancës në Kuvend, kjo maxhorancë, mundet që në këto kushte, jo vetëm të nxjerr çdo ligj anti-kushtetues, por me ligj, ta shpalli dhe vetë Ramën Mbret! Kush do e ndalojë ? Ku do ankimohet ligji? Prandaj me domosdoshmëri, Presidenti, duhet të përdorë të gjitha hapësirat ligjore që i jep Kushtetuta.
Sot, vetëm Presidenti ka mundësinë e bllokimit të këtij vakumi institucional. Vetëm Ai, mundet ta parandalojë një kaos që mundet të përfshijë të gjithë vendin. Histori kaotike ne kemi pasur, por Zoti na ruajt në ndodhtë dhe një 97-të e dytë.
Nje legjendë e shekullit të 19’, thotë se E Vërteta dhe Gënjeshtra u takuan dikur.
Gënjeshtra e përshëndeti Të Vërtetën dhe i tha “Ditë e bukur sot”.
E Vërteta, që të sigurohej, hodhi një sy rrotull, vështroi qiellin dhe me të vërtetë dita ishte e bukur!
Ecën për pak sëbashku dhe arritën tek një pus i madh i mbushur plot me ujë. 
Gënjeshtra zhyti dorën në ujë dhe iu kthye të vërtetës duke i thënë: “uji qenka i pastër dhe i ngrohtë, dëshiron të notojmë sëbashku”?
Përsëri, E Vërteta ishte dyshuese.
E provoi vetë me dorë, por uji me të vërtetë ishte i ngrohtë!
U futën pra të dyja në ujë dhe notuan për një kohë të gjatë.
Kur papritmas Gënjeshtra doli nga uji, veshi rrobat e Së Vërtetës dhe u zhduk.

E Vërteta e zemëruar doli e zhveshur nga pusi dhe vraponte kudo duke kërkuar Gënjeshtrën që të merrte mbrapsht rrobat e saj.
Njerëzit që e shikonin të zhveshur, e hidhnin vështrimin diku tjetër, qoftë nga turpi, qoftë nga zemërimi.
E gjora E Vërtetë, e turpëruar, u kthye te pusi dhe u zhyt aty përgjithmonë.
Që prej asaj kohe, Gënjeshtra shëtit e shkujdesur kudo, e veshur me rrobat e Së Vërtetës duke përmbushur tekat e njerëzve, të cilët në asnjë mënyre nuk duan të shikojnë Të Vërtetën ashtu si është, të zhveshur.
(Piktura me Të Vërtetën duke dalë nga pusi është e piktorit francez Jean-Léon Gérôme, 1896)
Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Eduart Ndreu
“

“Banda e Shkodrës, ka bërë përdhunime nga më makabret që nuk i thotë kush. Nuk i denoncon kush. E dini ju, që në Shkodër është përdhunuar e fejuara në sy të të fejuarit në makinë, vetëm 10 m më larg, dhe i fejuari rrinte nën tytën e pistoletës dhe shihte me sytë e tij, tha Paloka i ftuar në emisionin ’Kjo Javë’.
Ka ndodhur dhe nuk denoncohen.
Se njeriu që ka qenë aty, nuk ka guxuar e thonë nën zë, tregohen.
Është hedhur një vajzë nga pallati. Nuk vajti njeri as gazetarët ta hetojnë,
Pse. Ishte shtatzënë me një nga banda e përdhunuar.
A keni informacion kur ka ndodhur kjo?
Unë po ju them faktet.
Që edhe ata edhe vetë familjarët nuk guxojnë t’i nxjerrin. I di gjithë Shkodra.
I di gjithë Vlora ca ndodh në Vlorë, e di gjithë Durrësi ca ndodh në Durrës, në Nikël në Shijak.

Këto janë gjëra që po ndodhin në gjithë Shqipërinë. Bandat e krimit që i kanë dhënë pushtetin Edi Ramës sot po marrin kaparin.
Kthyer në rastin Xhisiela, Paloka thotë se mes Ballës e nënkomisarit, ai beson këtë të fundit. Pasi askush nuk flet për kamerat e komisariatit, për të cilat Paloka thotë se janë fshirë.
“Rasti i nënkomisarit, ‘horrit’ se del kryeministri e quan ‘horr’ nuk është rasti i pari që ky kryeministër, mbështet krimin. E zëmë se Balla nuk ka qenë, pse nuk u arrestua djali, dy muaj më parë.? Një që del me kallashnikov në shtëpinë e tij, pse nuk arrestohet. Ku jemi ne? Këtë të shohë policia. – u shpreh Paloka.
Paloka komentoi edhe kallëzimet në prokurori mes palëve. 
“Është absurd kallëzimi për z.Basha.
Po fillon kallëzimi që te gazetari që ka marrë intervistë. Mjafton kaq për ta kuptuar se cfarë lloj kallëzimi është ky, për çfarë bëhet fjalë. Mund të kallëzohet një gazetar pse ka marrë interviste? Dhe nesër mund të na çoje të gjithëve në prokurori, që të krijojë atë mjegullën që i duhet sa për të thënë që unë jam kaq i pafajshëm sa po i çoj të gjithë në prokurori edhe gazetarin. Ky është qëllimi i kallëzimeve të Taulant Ballës”- vijoi me tej Paloka, ndërsa tha se Balla ndërtoi dy alibi të rreme në lidhje me ngjarjen, një herë tha se isha në takime publike dhe me tej tha se ishte për të peshkuar.
Ndër të tjera Paloka akuzoi socialistin Balla se ka qenë i akuzuar për përdhunim dhe ngjarja lidhet po në Lac.
“Ka denoncim në polici për Ballën për përdhunim nga vajza. Në Lac i dinë mirë detajet se janë disa funksionarë të partisë socialiste që ngatërrohen në këtë histori.” – u shpreh Paloka. Duke iu referuar kallëzimit në Prokurori, Paloka u shpreh se është e rëndë që organi i akuzës e ka mbajtur për dy orë Ballën dhe nuk e ka pyetur për akuzat e Nuhut, po e ka mbajtur për akuzat e Ballësh për Bashën. ‘Kjo do ishte e rëndë’ tha Paloka.
SHQIPERIA ESHTE VENDI KU:
PUTHJA E BYTHES TE ZGJAT JETEN DHE KARIEREN.
Ne shqiperi puthja e bythes te zgjat jeten dhe karrieren…
Ka njerez te mire e te keqinj qe puthin ikona, mure, pankarta, gure e shkembinj.
Ka njerez qe puthin njerez, njerez qe puthin kafshe, kafshe qe puthin kafshe, kafshe qe puthin njerez, ka madje dhe njerez qe puthin veten e tyre.
Vetem njerez qe puthin bythen e tyre nuk ka, sepse kjo eshte fizikisht e pamundur.
Puthja e bythes, qe se bashku me puthjen e dores tregon neneshtrim dhe besnikeri, ka cuar shume persona ne hallkat me te larta te shtetit dhe shoqerise ne te gjithe historine e bythes sone te lashte sidomos keto 20 vitet e fundit.
Ndryshe nga puthjet e tjera qe shprehin dashuri, pasion, epsh respekt, pershendetje, miqesi, besim fetar, etj…; puthja e bythes eshte e vecante ne llojin e saj, dhe mbart nivelin me te ulet emocional te aktit emocional te puthjes.
U ndalem pak me gjate tek kjo lloj puthje per shkak te rolit teper te rendesishem qe ka patur ajo ne vitet e diktatures, si dhe rolit akoma me te rendesishem qe ka patur ajo ne 20 vitet e fundit te diktaputhjes, dhe mbi te gjitha rolin maksimal qe ka ajo sot.Kjo lloj puthje, megjithese rralle shifet qarte ne publik, nenkuptohet ne te gjitha veprimet dhe pamjet qe marrin te gjitha figurat publike dhe politike qe puthen dhe i puthin ne bythe pa pushim me nje numer gjithmone ne rritje bytheputhesish.
Nganjehere keto bythe puthje jane aq pasionante saqe nuk mund te kuptosh se ku mbaron bytha e njerit e ku fillojne buzet e tjetrit.
Shikoni per shembull fytyren e e disa politikaneve gazetareve servile te krietareveri Cilit apo disa militanteve per te kuptuar se nga bytha e kujt sapo jane shqitur. Atyre natyrisht “nuk u pelcet trapi” nga ky proces i normalshem per ta, dhe me shume te drejte.“Puthja ne momentin e duhur dhe ne vendin e duhur ka treguar se eshte menyra me efektive per te ecur perpara ne vendin tone. Si nje nga kombet qe e praktikojne gjeresisht kete akt njerezor, shume prej praktikanteve te ketij akti kane gezuar shume perfitime shpirterore, ekonomike dhe politike.” thote Trap Lezeti, nje ish poet i koheve te diktatures me detyre aktuale gjyqtar, “Ne sme beson pyet bythen time.” Te shtyre nga kersheria per te zbuluar me shume rreth ketij akti njerezor dhe kafsheror, iu avitem pak me afer per te studiuar ato bythe, rrotull te cilave ka rradhe te gjata njerezish qe presin qe ti puthin. Sipas studiuesve te shumte antropolog, puthja e bythes duhet te kete evoluar nga puthja e dores.
Ndersa kjo e fundit duhet te kete lindur natyrshem ne fillimet e historise njerezore, pasi dora ishte ajo qe sillte te mirat materiale dhe puthja e saj tregonte nje lloj mirenjohje.Keshtu linden dhe thenie si “Mos e kafsho, po puthe doren qe te ushqen”, e shume e shume te tjera.Me kalimin e kohes dhe duke qene se dora gjithashtu perdoret per te fshire bythen ne menyre te rregullt, kjo lidhje e ngushte midis ketyre dy pjeseve te trupit, beri qe dhe aktet sentimentale te lidhura me to te evolonin sebashku.Keshtu qe nga puthja e dores ne shume kultura orientale ku perulesia eshte kollona themelore qe mban çatine e shoqerise, puthja e bythes u be stacioni i fundit ne linjen qe fillon me puthjen e dores, kembes, tokes ku shkel ajo, prekjen e tokes me balle e me buze, per ti parkuar me ne fund buzet tek bytha.
Kushdo ndermerrte kete udhetim neneshtrimi dhe besnikerie, fitonte zemren dhe bythen e udheheqesit te vet, dhe si rezultat shpesh here shpetonte bythen e vet dhe kishte perfitime te shumta ne jeten e perditshme.
Nje teori e besueshme ekziston qe per shkak te influences se forte historike te puthjes se bythes ne nje vend me influence te forte orientale si Shqiperia, njerezit qe puthnin me shume bythe kishin me shume per te mbijetuar dhe lene pasardhes sesa njerezit e tjere, gje qe na sjell ne ditet e sotme ku njerezit me nje predispozicion gjenetik per te puthur bythe i takon ngado.
Ndersa ne vendet perendimore sot puthja e bythes nuk luan ndonje rol, pervec rastit te ndonje fetishi ose çrregullimi mendor te puthesit, ne vendin tone puthja e bythes vendoset ne nje piedestal suksesi i cili, neqoftese ti je nje nga puthebythesit e shumte qe po lexon kete shkrim, reflektohet ne karrieren tende, si dhe ne cilesine e jetes.Natyrisht qe kur je ne nje restorant te shtrenjte duke ngrene e pire, nuk ka sesi te mendosh per bythet e puthura nga ty te cilat kane dhe meriten e vendosjes se pjates plot me mish perpara turinjve te tu.Njesoj si thenia e lartpermendur mbi moskafshimin e dores qe ushqen, sot kemi sahan&byth lepires qe me puthjen e tyre te njome e kane çuar puthjen e bythes ne nje nivel te larte emocional te pararritur nga paraardhesit e tyre me pare.
Pra, mos e kafsho bythen qe lepin, dhe te befte mire. Sikurse shihet qarte, ky eshte nje mut qe duhet ngrene…. Kush do te siguroj jeten te veproje…. Te ngjise shkallet e halese se pushtetit.. Sepse ne jetojme ne nje vend ku vlera ska asnje vlere.
Av Edmond Petraj.
TRATHËTORËTË.
Shokë, kemi ne mest tënë
Shum’ armik’ e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s’kanë gjë në dorë.
“””””””
Harruanë mëmëdhenë
Dh’ e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qofte thënë!
“””””””
Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr’ e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.
“”””””””
Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!
“”””””
Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!
“”””””””
Buk’ e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë.
“””””””
Miqt’ armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç’është kjo e madhe punë!
“”””””””
Fajn’ e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?
“”””””””
Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,
“”””””””
Se mbretëron e vërteta,
S’del kurrë gënjeshtr’ e shkretë
T’ish ashtu, qe prishur jeta,
S’kish mbetur gjë e vërtetë.
“”””””””
Ata turpinë fitojnë,
Nderr’ e tyre posht’ e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.
“””””””
Nuk është kurrë haruar
Dh’e mira dh’e lig’ e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S’ka mbeturë gjë në jetë.
“””””””
Lerini, pa do ta gjëjnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s’e dinë c’bëjnë,
Janë të verbër e s’shohin.
“”””””””
O, popo ç’turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s’janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.
“”””””””
Me të huajnë u bënë,
Me armikn’ e Shqipërisë,
S’duanë gjuhënë tënë
Armikët’ e Perëndisë!
“””””””””
Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç’bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun’ e lig’ edh’ e mërzitur.
“””””””””
Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s’e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t’u vinë.
“””””””””
Vëllazërin’ e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s’dinë se ku venë.
“”””””””
Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt’ e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.
“””””””

Denoncim i Of/Policisë Devoll.
Po kush jeni ju o zoti kryeminister:Shteti apo mafia?
Po si guxoni te kercenoni dhe dekurajoni punonjesit e ndershem te policise?
Po a e dini se ata nuk ju kane ju frike ?
As une si ish punonjes i policise se kam frike shtetin e mafies.
Bile sot ju jap nje informacion policor publik per te cilin ftoj gjithe miqte tja u percjellin:
Ne doganen e Gorices ne qarkun e Korces kalon droge nga Maqedonia ne Shqiperi dhe shume mallra te tjera kontrabande .

Denoncimi i tyre eshte dhe shkaku i largimit tim nga policia prej banditeve me uniforme
Nga Bled Marku/

Dëgjova Kryeministrin Rama që dha një lajm të mirë për të gjitha familjet e reja që zoti i bekon me një foshnje me dy apo edhe me tre fëmijë. Kryeministri e deklaroi me zë të lartë dhe me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë në Televizionin e tij privat se fëmija i parë i një çifti merr 400 mijë lekë të vjetra, i dyti merr 800 mijë lekë të vjetra dhe i treti merr 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Si iniciativë është e goditur, dhe lehtësuese për prindërit e rinj.
Si një djalë i ri në këtë shoqeri, si një prind dhe baba i ardhshëm. Personalisht ato para as nuk më vyejnë, as nuk me zgjidhin asnjë hall që kam. Ajo është një pagë mesatare mujore e çdo shtetasi shqiptar, aq më tepër që ky fond do të merret me këste përgjatë 12 muajve, pra dmth, sipas mendimit tim, është thjesht një dështim që në start. Fëmijës tim i dal vetë për zot. Nuk pres të më vijë qeveria në ndihmë. Ajo që unë pres nga kjo nga ju z.Kryeministër është krejt diçka tjetër.
Po e nisim nga “Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale” siç e pagëzuat ju z.Kryeministër. Unë dua që të rritet shërbimi mjekësor në vendin tim. A e Bën Dot? Dua që mjekët të mos largohen nga vendi, por të shërbejnë këtu. A e Bën Dot? Dua që në momentin kur shkoi në spital mjekët të mos më shohin orën që kam në dorë, apo varsen në qafë, por të shohin, fëmijën, nënën, babain, vëllain apo kushdo qoftë pacient në ato momente. A e Bën Dot?
Të mbetemi te pjesa tjetër e kësaj ministrie, tek “Mirëqënia Sociale”. Çdo fëmije do i vinit më shumë në ndihmë që babai dhë nëna i atij fëmije, të marrë një pagë dinjitoze në Shqipëri. A e Bëni Dot? z.Kryeministër, pse nuk i riktheni AZILANTëT në vend, tua mbushni mëndjen që të vijnë e të hapin biznes, të punojnë e të kontribuojnë për vendin e tyre. A e Bëni Dot?
Jo z.Kryeministër, nuk e bëni dot. Ju nuk bëni dot asgjë. Ju thjesht mund të rrini në zyrë, ose në Vlorë, ndërkohë vendin e ka marrë m*ti. Ju nuk ngjallni shpresë z.Kryeministër. Pasi të hapësh biznes të ndershëm në Tiranë, është mallkimi më i madh që një i ri ose e re mund ti bëjë vetes, ku ende pa e ngrit qepenin ditën e parë të punës, të vijnë taksidarët njësoi si ata qent e uritur, të kërkojnë para edhe për dritën e diellit që bie mbi tokë. Ndërsa po të hapësh një “Lavanderi” ku pastrohen Euro, Dollarë, Franga, Paund etj etj etj, je zot mbi tokën e Tiranës.
z.Kreministër, a i ndihmoni dot të rinjtë, që të ndërtojnë jetën këtu, këtë A e Bëni Dot?
Ndaj z.Kryeministër, unë uroi që fëmija im i parë ose i dytë e i tretë, të mos e ketë fatin e keq që të lind në Tiranë. Por të lind në vende të tjera, më i keqi Maqedonia fqinje, dhe më e mira, Suedi, Danimarkë, Angi, Gjermani, Kanada e Amerikë. 
Këtu kemi vetëm dy rrugëzgjidhje, ose të shpërngulemi të gjith shqiptarët në vende të ndryshme të botës, ose të largoheni ju ….. Si do ja bëjmë këtij problemi ?
Ps fotot ilustruese janë të blogspot Al In Sveden.

Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) në Lubjanë, Slloveni rregullisht analizon ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan. IFIMES ka përgatitur një analizë të situatës aktuale politike në Kosovë dhe ka publikuar një sondazh të opinionit publik pas humbjes së shumicës parlamentare si dhe duke marrë parasysh bisedimet midis Vuçiç-Thaçi për ndryshimet kufitare serbo-shqiptare dhe shkëmbimin e territoreve.
Pjesët më relevante dhe interesante nga analiza gjithëpërfshirëse e titulluar “Kosova 2018: Zgjedhje të reja?” janë botuar më poshtë.
Kosova 2018:
Zgjedhje të reja?
Qeveria e tanishme e Kosovës u formua në shtator 2017. Ajo përbëhet nga koalicioni PAN, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e Kadri Veselit, Nisma për Kosovën (Nisma) e udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) e udhëhequr nga Behgjet Pacolli dhe me mbështetjen e listës serbe dhe deputetëve të komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë.
Në fillim të shtatorit 2018, Instituti Ndërkombëtar IFIMES për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit publikoi një analizë të titulluar “Marrëdhëniet Kosovë-Serbi në vitin 2018: Marrëveshja Vuçiç-Thaçi për dy milionë refugjatë të rinj?” (në dispozicion në: http://www.ifimes.org/ba/9566, 3/9/2018).
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj u formua me mbështetjen e deputetëve të Listës Serbe që iu bindën urdhrave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç (SNS) dhe votuan për qeverinë e Haradinaj. Qeveria e Kosovës së shpejti humbi shumicën parlamentare dhe pa deputetët serb nuk ishte as në gjendje të miratojë vendimin në shtator 2018 mbi përzgjedhjen e delegacionit të Kosovës për mbajtjen e dialogut me Beogradin. Një skenar që mund të kishte ndodhur në fillim të shtatorit 2018 ishte se Vuçiç do t’i urdhëronte deputetët serbë në parlamentin e Kosovës që të votonin për delegacionin që do të drejtonte dialogun direkt me të në Bruksel. Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Analistët kanë vënë në dukje rrezikun e një ndërlidhjeje të drejtpërdrejtë midis Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçit (PDK) të cilët – me bashkëpunimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama – përfaqësojnë shtyllën e krimit politik në këtë pjesë të rajonit.
Askush nuk është i kënaqur me Thaçin
Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe klani i tij karakterizohet nga nepotizmi, frikësimi i kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve, presionet në media, grindja, krimi, jo transparenca dhe korrupsioni në çdo sferë të shoqërisë kosovare. Një prirje veçanërisht shqetësuese është emigrimi masiv i brezit të ri dhe popullatës në moshë pune. Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të ndalë këtë trend negativ. Krimi i organizuar dhe korrupsioni përbëjnë një kërcënim serioz për shoqërinë kosovare dhe për shtetin. Qeveria e tanishme ka përkeqësuar më tej krizën dhe ka rritur pakënaqësinë e qytetarëve.
Sipas indeksit të korrupsionit të vitit 2017 nga Transparency International, Kosova renditet e 85-ta nga 180 vendet e përfshira në anketën mbi korrupsionin, duke zënë kështu pozicionin e njëjtë si Argjentina, Benini, Kuvajti, Ishujt Solomon dhe Swaziland (Burimi: Transparency International Corruption Indeksi i Perceptimit 2017).
Sipas vlerësimit të lirisë së medias të Raportuesve pa Kufij, Kosova renditet e 78-të nga 180 vende dhe i përket vendeve me media pjesërisht të lira. Në rajon e paraprijnë Bosnja dhe Hercegovina që renditen në vendin e 62-të, si dhe Kroacia dhe Shqipëria që renditen përkatësisht në vendin e 69-të dhe 75-të, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia renditen respektivisht 103 dhe 109 (burim: Reporterët pa Kufij).
Analistët kanë vlerësuar se pakënaqësia me qeverinë e Kosovës është e pranishme jo vetëm në shumicën e popullsisë shqiptare, por edhe në mesin e pjesëtarëve të komuniteteve etnike minoritare, duke pasur parasysh se qeveria nuk ka bërë aq sa duhet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përmirësimin e jetesës dhe situatën e sigurisë, rritjen e punësimit, thithjen e investimeve të huaja, përmirësimin e respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe për lirimin e mediave të cilat ende kontrollohen nga qeveria, partitë politike dhe manjatët. Qeveria nuk ka ndryshuar qasjen e saj politike në mënyrë që të zhvillojë programe efektive të punësimit, të modifikojë politikën e investimeve ekonomike dhe të bëjë investime të mëtejshme në zbatimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, i cili aktualisht përbën vetëm 1% të PBB-së.
Vuçiç-Thaçi për shkëmbimin e territoreve dhe risistemimin e banorëve
Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi kanë marrë iniciativën për të korrigjuar (përtërirë) kufijtë midis serbëve dhe shqiptarëve, të cilat në fakt do të çonin në ndryshime në vijën kufitare ekzistuese dhe në shkëmbimin e territoreve dhe banorëve midis dy shteteve. Kështu, Kosova e veriut do t’i përkiste Serbisë (kështu që nuk do të ishte më e nevojshme të formohej Komuniteti i Komunave Serbe atje), ndërsa pjesa më e madhe e Luginës së Preshevës (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc – të cilat konsiderohen si “Kosova e Lindjes”) do t’i përkiste Kosovës (së cilës i përkiste deri në vitin 1956).
Sipas Vuçiçit dhe Thaçit kjo do të zgjidhte përgjithmonë problemin midis serbëve dhe shqiptarëve. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se kjo nuk do ta zgjidhë problemin, por në vend të kësaj do të shkaktojë konflikte të reja, viktima, tragjedi dhe të paktën dy milionë refugjatë të rinj. Një figurë tjetër e përfshirë në këtë iniciativë është Kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai është i rrethuar nga këshilltarë nga Kosova të cilët kishin lidhje të forta me regjimin e Millosheviçit në vitet 1990. Opozita e Kosovës, veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kundërshton me forcë nisjen kufitare, duke kërkuar që Presidenti Thaçi të heqë dorë nga ideja që mund të ketë pasoja shkatërruese për Kosovën. LV organizoi protesta masive më 29 shtator 2018 për të shprehur pakënaqësi me politikën shkatërruese të udhëhequr nga qeveria në detyrë dhe presidenti Hashim Thaçi.
Edhe pse të gjitha luftërat e mëparshme në territorin e RSFJ-së u luftuan për të ndryshuar kufijtë, ato kufij nuk u ndryshuan. Luftërat sollën vetëm probleme të reja. BE bazohet në diversitetin, dhe shumë shtete të BE janë multietnike, multikulturore dhe shumëfesionale, gjë që e bën iniciativën Vuçiq-Thaçi anti-civilizuese dhe anti-evropiane. Iniciativa kufitare Vuçiç-Thaçi minon themelet e koncepteve të BE dhe SHBA për komunitetet shumetnike. Megjithatë, iniciativa fsheh përpjekjet e Vuçiçit për të shpëtuar të paktën një pjesë të projektit të dështuar të Serbisë së Madhe të hartuar nga Slobodan Milosheviç. Aleksandar Vuçiç dhe Ivica Daçiç (SPS) në të vërtetë simbolizojnë politikën e Millosheviçit nga vitet 1990, dhe sipas atij projekti humbja e një pjese të territorit në Kosovë do të kompensohej me anë të aneksimit të një pjese të territorit të Bosnje dhe Herzegovinës, dmth entiteti i Republikës Srpska. Projekti i Serbisë së Madhe përfshin edhe pjesë të Malit të Zi dhe Kroacisë. Partitë politike pro-serbe në Mal të Zi që janë anëtarë të opozitës së Frontit Demokratik (DF), së bashku me këshillin kombëtar serb tashmë kanë filluar të krijojnë atmosferën shkatërruese duke nisur aktivitetet për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin për anulimin e vendimit të Malit të Zi për njohjen e Pavarsisë se Kosovës.
Realizimi i marrëveshjes Vuçiç-Thaçi do të shkaktonte ndryshime tektonike në rajon, duke çuar në konflikte të reja, viktima, tragjedi dhe një valë të re prej së paku dy milionë refugjatësh, të cilët do të kërkonin strehim në shtetet e BE. Prandaj, ata që mbështesin një marrëveshje të tillë do të duhet të marrin përgjegjësinë për pasojat e saj shkatërruese. Njësitë speciale të policisë së Kosovës (ROSU) u vendosën në liqenin artificial dhe hidrocentralin Gazivode dhe hynë në Qendrën e Zhvillimit të Ekologjisë dhe Sporteve në Zubin Potok vetëm pak ditë para vizitës së Aleksandar Vuçiç në atë vend më 8 shtator 2018. Kjo sinjalizon fillimin e realizimit të marrëveshjes Vuçiç-Thaçi për demarkacionin e vijës kufitare ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Tërheqjet e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës
Prej disa vitesh, Kosova nuk ka arritur ndonjë përparim në marrjen e njohjeve ndërkombëtare si shteti më i ri evropian. Përderisa rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar që kur Kosova fitoi pavarësinë, përgjegjësia kryesore i takon autoriteteve të Kosovës të cilat nuk kanë marrë një qasje serioze për këtë detyrë të vështirë. Kur ishte kryeministër dhe gjithashtu më vonë kur u bë President i Kosovës, Thaçi besonte se vendi do të fitonte automatikisht njohje të reja ndërkombëtare. Serbia ka ndërmarrë veprime proaktive për të ndaluar njohjen e Kosovës dhe madje ka deklaruar se disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre. Sipas të drejtës ndërkombëtare nuk ka një koncept të tillë si tërheqja e njohjes ndërkombëtare. Prandaj nuk është e mundur të tërhiqet njohja ndërkombëtare që i është dhënë një shteti tjetër dhe regjimi i Beogradit është shumë i vetëdijshëm për atë, edhe pse vazhdon të mashtrojë dhe keqinformojë publikun serb, kosovar dhe ndërkombëtar.
Analistët besojnë se njohja e Kosovës është ndalur për shkak të aktiviteteve të ndërmarra nga Presidenti Thaçi, politika dhe iniciativat e të cilit kanë krijuar pasiguri shtesë, kështu që shtetet e tjera po presin të shohin se çfarë do të ndodhë në Kosovë në mënyrë që të miratojnë vendimet e tyre për njohjen e saj.
A do të bëhet Kosova një shtet i bazuar në sundimin e ligjit?
Megjithëse Kosova ka administrimin e vet kombëtar të drejtësisë, misioni ndërkombëtar i BE-së i quajtur EULEX është gjithashtu i pranishëm në vend me qëllim që t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në vendosjen e sundimit të ligjit. Megjithatë, ky mision i madh i BE ka përjetuar një fiasko të plotë. Përveç Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY), e cila është në fazën e mbylljes, në Kosovë janë themeluar Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar (KSC-SPO), të cilat akoma nuk funksionojnë në kapacitet të plotë. Arsyeja për shtyrjen e vënies së tyre në funksion të plotë qëndron në faktin se Hashim Thaçi dhe një pjesë e pasuesve të tij janë duke u përpjekur të mbrojnë veten nga proceset e pashmangshme gjyqësore kundër tyre, duke pasur parasysh se Dhomat e Specialistëve dhe Prokuroria e Specialistëve u krijuan në të vërtetë për të gjykuar Thaçin dhe ish bashkëpunëtorët e tij të afërt.
Ndalimet e deputetit Milaim Zeka nga partia Nisma dhe Shkumbin Demaliajt nga AAK-ja e Haradinajt për shkak të kërcënimeve të tyre të deklaruara publikisht kundrejt Prokurorisë mund të paraqesin një shenjë të mirë që Prokuroria dhe institucionet e tjera gjyqësore në Kosovë kanë filluar të kryejnë punën e tyre.
Analistët kanë paralajmëruar se për njëfarë kohe situata politike në Kosovë po zhvillohet në një drejtim që dëmton interesat e atij vendi dhe prandaj zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin situatën komplekse duke krijuar qeverinë e re legjitime që do të ishte gati për t’u përballur me sfidat – sidomos për të përcaktuar qëndrimin e Kosovës ndaj Serbisë dhe për të fituar njohje të reja ndërkombëtare. Me përpjekjen e tij për të përfunduar marrëveshjen e kufirit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po e vë vendin e tij në rrezik të madh ndërsa po përpiqet ta shpëtojë lëkurën duke rrezikuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe duke shkaktuar dëme të pariparueshme.
Sondazhi i opinionit publik
Instituti Ndërkombëtar IFIMES zhvilloi një sondazh të opinionit publik në periudhën nga 19 deri më 28 shtator 2018 në territorin e Kosovës duke përdorur metodën e thellë të intervistimit në terren. Devijimi standard ishte +/- 3. Kontrolli u krye për 10% të mostrës. Shkalla e besueshmërisë ishte 95%.
Kampioni i trefishtë i rastësishëm është përdorur për 1,114 respondentë, të cilët janë shtetas të Kosovës me moshë të ligjshme. 63 të anketuar të përzgjedhur rastësisht refuzuan të marrin pjesë në studim, ndërsa 39 të anketuar nuk pajtoheshin me mostrën e përcaktuar. Të dhënat demografike janë marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Struktura e të anketuarve nga zonat urbane dhe jo-urbane është harmonizuar përafërsisht. Struktura etnike, seksuale, mosha, sociale dhe arsimore e të anketuarve i ngjan strukturës së popullsisë së Kosovës në bazë të të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Përgjigjet për pyetjet më relevante dhe interesante janë paraqitur më poshtë.
1. A e përkrahni anëtarësimin e Kosovës në BE?
–
PO
84.1%
–
JO
9.0%
–
I PAVENDOSUR
6.9%
2. A e përkrahni anëtarësimin e Kosovës në NATO?
–
PO
88.2%
–
JO
7.1%
–
I PAVENDOSUR
4.7%
3. Si do të vlerësonit situatën aktuale politike në Kosovë?
–
MIRË
27.8%
–
KEQ
66.1%
–
I PAVENDOSUR
6.1%
4. A mendoni se zgjedhjet e parakohshme duhet të thirren në Kosovë?
–
PO
63.5%
–
JO
27.3%
–
I PAVENDOSUR
9.2%
5. Si do të vlerësonit punën e treguar deri tani nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi?
–
POZITIVISHT
16.1%
–
NEGATIVISHT
72.3%
–
I PAVENDOSUR
11.6%
6. Si do ta vlerësonit punën e deritanishme nga qeveria e Kosovës?
–
POZITIVISHT
19.1%
–
NEGATIVISHT
71.5%
–
I PAVENDOSUR
9.4%
7. Si do ta vlerësonit punën e deritanishme nga gjyqësori i Kosovës?
–
POZITIVISHT
22.1%
–
NEGATIVISHT
74.6%
–
I PAVENDOSUR
3.3%
8. A e përkrahni formimin e Komunitetit Serb të Komunave (ZSO) në Kosovë?
–
PO
9.1%
–
JO
82.5%
–
I PAVENDOSUR
8.4%
9. A mbështetni protestat masive të organizuara nga lëvizja Vetëvendosje (LVV)?
–
PO
66.2%
–
JO
28.2%
–
I PAVENDOSUR
5.6%
10. Kush do të votonit nëse zgjedhjet u mbajtën sot?
–
LDK
28.3%
–
LV
23.1%
–
PDK
22.9%
–
AAK
10.1%
–
Nisma
5.2%
–
AKR
1.6%
–
PSD
2.2%
–
Alternative
0.6%
–
Te tjera
6.0%
Shënim:
– LDK – Lidhja Demokratike e Kosovës
– LV – Lëvizja Vetëvendosje
– PDK – Partia Demokratike e Kosovës
– AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
– Nisma – Iniciativa Social Demokrate
– AKR – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
– PSD – Partia Social Demokrate
– Alternative – Partia Liberale
– Të tjera – subjektet e tjera politike në Kosovë
Lubjanë, 4 tetor 2018
Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet Ballkanike (IFIMES) – Lubjanë
Drejtorët:
Bakhtyar Aljaf
Dr. Zijad Beciroviq, PhD








Nga Ilir Myftiu/
Komisionere ndaleni grykesine e gjyqtares Entela Prifti (Tare). 
Mbi 10000 meter katror ju grabiti pronareve te ligjshem Theodhosi/Trako, Shosho, dhe gati 4000 meter katror pronareve Barci .
Siperfaqe e tjetersuar per nje shoqeri anonime grabiesish prane bashkise korce, ku mbas kesaj fshihet cifti Peleshi Filo.
Me poshte shikoni absurditetin per te njejten prone te familjes Barci per nje sip me te vogel e rikethen pronen pronareve, dhe per nje sip me te madhe tek te njejtit pronare , nuk e jep vendimin ne favore te pronareve. 

Dhe duke qene pjestareve ne te dy trupat gjykuese.Eshte koha per ti flakur dhe sekuestruar pasurine te cilen e kane vene ne saje te korupsionin.Kjo ceshtje eshte ne gjykate e larte dhe cd dhe materiale te tjera i jane drejtuar gjykates se strassburgut
Nga Edison YPI
Ju ishit skllevër, por hiqeshit të lirë, të qeshur, të lumtur. Ju mbaheshit për trima, por dridheshit nga frika.
Ju hiqeshit më të ndershmit e botës, por s’latë bijë dhe mbesë dhe kushurirë pa e shitur në Itali sapo muarët vesh se kushtonte jo më pak sa një lopë. 
Ju ishit të uritur dhe të rreckosur, por mbaheshit për të ngopur, të veshur e të mbathur.
Ju tani jeni të lirë, por ankoheni gjithë kohën, si të pakënaqur, të palumtur.
Ju votoni, por të zgjedhurit nuk i respektoni.
Ju votoheni, por për zgjedhësit nuk doni t’ja dini.
Ju, kishit pak libra, por lexonit shumë, romane, poezira. Ju tani keni pafund libra, por lexoni “Aventurat e Noc Rrokut”.
Ju kishit pak mundësi për të parë televizion, por shihnit shumë filma.Ju tani keni pafund televizione, por shihni pak ose aspak filma.
Ju mbrëmjeve shihni shumë programe televizive me analista dhe opinionista që të lenë pa ment me dijenitë dhe shkathtësitë e tyre gjirizore, por ata duke qënë të shitur nuk thonë dhe nuk do j’ua thonë kurrë të vërtetat që j’u interesojnë juve, por rrenat që u interesojnë atye që u kanë hedhur kockën.Ju që s’kishit as makina as qerre por kishit shumë qef të udhëtonit, nuk mund të shkonit dot, le në Gollobordë apo Korab, por as në Spille ose Patok, se quheshin zona kufitare dhe të gjente belaja.
Ju tani keni mjete të fuqishme të shpejta dhe rrugë për të udhëtuar, por udhëtoni fare pak ose aspak. Po të kalosh, për shembull, në një vend magjik, nga Peqini në Lushnje përmes Darsisë dhe Dumresë, sheh kodra dhe liqere me të ikë menia e kresë, por gjatë asaj rruge sheh a s’sheh nja dy a tre makina, edhe ato të banorëve lokalë. Ju thoshit se e donit atdheun kur Shqipëria dergjej nën thundrën e një çete vrasësish që e quanin veten çlirimtarë, fitimtarë etj., por tani që Shqipëria nuk është e vrasësave por e juaja, ju nuk doni Shqipërinë, doni Italinë, Gjermaninë, Amerikën. Ju të rinjtë mbaroni shkollat jashtë, por s’gjeni dot punë brenda se karriket i kanë zënë të vjetrit dhe s’i lëshojnë fytin tua sharrosh. Ju Kosovën ua çliroi NATO, por ua zaptoi mafia. Ju Maqedoninë perëndimore nuk ua preku kush, por po ua bëjnë çorap politikanët llafazanë dhe hajdutë zgjedhur prej jush të cilët çirren për Liri dhe Shqiptari derisa e kthejnë në çast pllakën sapo ulen në një kolltuk dhe nisin të heshin si peshq.
Ju doni taksa të ulëta, mundësisht asnjë taksë, por doni dhe makinën të vijë të marri plehrat, doni tu asfaltohen rrugët dhe rrugicat dhe të gjitha lehtësirat e tjera, me pare të rëna nga qielli. Ju i telefononi tjetrit, por gjithmonë për hallin tuaj, kurrë për ndonjë hall të tijin. Ju e ndihmoni partinë të vijë në pushtet, por kurrë në mënyrë idealistike, gjithmonë për ndonjë interes, për shembull, për t’ju gjetur një punë.
Ju hiqni spinën e dushit, demek për kursim, por jeni aq të trashë sa nuk dini dhe nuk kuptoni se heqja e spinës nuk është veprim as inteligjent dhe as kursimtar, por thjesht një budallallëk. Ju, kur jeni shitësa nuk ja vini kurrë çmimin mallit, por kur jeni blerësa jeni gjithë kohën të revoltuar për çmimin që mungon, dhe ç’është më e bukura, me shpresë për të dalë fitimtar gjatë një lufte të heshtur nervash disaminutëshe me shitësin, ju nuk ja vini kurrë në dukje atij mungesën e çmimit të produktit mbi një copë karton, ndërkohë që për t’i kërkuar faturën tatimore as që bëhet fjalë.
Ju, kur jeni hallexhinj, bërtisni në kupë të qiellit kundër korrupsionit, por kur bëheni nëpunësa shndrroheni menjëherë nga bërtitësa të revoltuar në të korruptueshëm dhe të korruptuar të heshtur dhe tinzarë. Ju kur jeni fukarenj dhe shihni ndonjërin që pasurohet, j’u çrregullohet gjumi, jeni gati ta shqyeni dhe të merrni kazmën t’ja shembni atë që ka ndërtuar, por kur qëllon që j’u bie ndonjë lek në dorë dhe nisni e majmeni, filloni ta urreni, dhe bëni çmos që mundësisht edhe ta vrisni armatën e fukarenjve, alter egon tuaj, veten e dikurshme, nga frika se mos kthehet e hakmerret për tradhëtinë. Ju edhe punoni, por keq. Ju dini të punoni dhe mirë, madje të keni edhe rendiment të kënaqshëm, por vetëm në punët e liga, thashethemet, intrigat, spiunimet.
Ju keni apartamente të mëdhaja të bollshme të teprueshme, por, meqënse të jetuarit nëpër kotecat e dikurshëm j’u ka hyrë në gjak, e pamundur të mos ja merrni frymën vetes duke i mbyllur ballkonet me lloj lloj vetratash dhe duraluminash për tu treguar më të squt se arkitekti. Ju keni mbi kokë qiell dhe kaltërsi, por nuk i ngrini kurrë kryet t’i shihni. Ju keni Histori, por përtoni ta njihni, preferoni ta shihni nëpër filma ku protagonistët dhe heronjtë nuk janë kurrë njerëz normalë, por gjithmonë ose tuhafa ose vrasësa.
Ju keni gjeografi, por nuk doni ta shkelni. Ju keni fshatra të bukur si ëndërra, por refuzoni t’i vizitoni. Ju keni pyje të magjishëm, të bukur dhe të freskët, por i prisni. Ju keni mes jush njerëz të ditur dhe të ndershëm, por nuk i respektoni. Ju keni miq që j’u duan, por nuk i doni, i refuzoni. Ju flisni keq me fjalë të rënda dhe të hidhura për fqinjin, të largëtin, të huajin, por ngaqë ata i keni frikë, atyre u rrini larg, nuk u afroheni. Ju flisni butë, me fjalë të ëmbëla për të afërmin, mikun, familjarin, por ngaqë të afërmëve nuk nuk ua keni frikën sepse prej tyre nuk j’u vjen asnjë rrezik, u afroheni jasht mase, i invadoni, i rrini ngjitur, u zini gjithë hapësirën, i bezdisni, i tmerroni, i lodhni dhe i dëshpëroni.
Ju keni ligje moderne, por nuk i respektoni.Ju jeni të rrethuar me qytetërim, por prej tij nuk doni të mësoni, nuk doni të kuptoni, sepse ju nuk ndjeni.

Proces politik gjatë komunizmit
Nga Kastriot Dervishi
Meqë së fundi po flitet për vendosjen e një legjislacioni që formalisht do jetë për shpifjen (ekziston në fakt në Kodin Penal një dispozitë e tillë), po kujtoj historinë e dënimit të agjitacionit e propagandës në vite. Në vitet 1946-1992 agjitacioni e propaganda përbënin figura krimi dhe dënoheshin penalisht. Kjo parashikohej në disa ligje, por edhe te Kodi Penal i vendit. Në mënyrë të habitshme, agjitacioni e propaganda, pavarësisht se nuk u zbatuan në vitin 1991, u shfuqizuan në vitin 1992. Agjitacioni e propaganda ishin format më të lehta për të dënuar. Ato nuk kërkon shumë mund, por vetëm ndonjë dëshmitar, kryesisht nga një kategori pa lidhje apo e diskredituar. Në mënyrë kronologjike baza ligjore e tyre ka qenë kjo.
1-Ligji nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”;
Neni 8: Kushdo që bën propagandë ose agjitacion për të rrëzuar me dhunë organizimin shtetëror dënohet me privim të lirisë, me punë të detyruar, jo më pak se 1 vit. Konsiderohen retane rëndësore kur faji kryhet me anën e shtypit ose të radios.
2-Ligji 1470, datë 23.5.1952, Kodi Penal i RPSH-së
Neni 73, Agjitacioni dhe propaganda
Agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetit popullor, agjitacioni dhe propaganda që përmbajnë thirrje për të minuar ose dobësuar pushtetin popullor si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje e shkrimeve me përmbajtje e tillë, dënohen:
me heqje të lirisë nga 3 gjer në10 vjet me ose pa konfiskim të pasurisë.
Kur këto vepra janë kryer në kohë lufte ose kanë shkaktuar pasoja veçanërisht të rënda, dënohen:me heqje të lirisë jo me pak se 10 vjet ose me vdekje kurdoherë me konfiskim të pasurisë.
3-Ligji nr.5591, datë 15.6.1977Kodi Penal i RPSSH-së
Neni 55, Agjitacioni e propaganda kundër shtetit
Agjitacioni e propaganda fashiste, antidemokratike, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si edhe përgatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje e literaturës me përmbajtje të tillë për të dobësuar ose minuar shtetin e diktaturës së proletariatit, dënohet:
-Me heqje të lirisë nga 3 gjer në 10 vjet.
-Po këto vepra, kur janë kryer në kohë lufte ose kanë shkaktuar pasoja veçanërisht të rënda, dënohen:me heqje të lirisë jo më pak se 10 vjet ose me vdekje.
4-Ligji nr.7380, datë 8.5.1990 “Për disa ndryshime në Kodin Penal të RPSSH-së”
Neni 55 ndryshohet si më poshtë:
“Agjitacioni e propaganda me gojë, me shkrim ose në forma të tjera për të përmbysur rendin shtetëror e shoqëror të vendosur në Kushtetutën e RPSSH, dënohet:
-Me heqje të lirisë gjer në 10 vjet;
Propaganda luftënxitëse ose fashiste dënohet:
-Me heqje të lirisë gjer në 5 vjet”.
(hiqet dënimi me vdekje)
5-Ligji nr.7553, datë 30.1.1992

Megjithëse, kishin ardhur ngjarjet e vitit 1990-1991, regjimi komunist nuk kishte asnjë lloj ndryshimi në trajtimin e emigracionit politik shqiptar, të arratisur e të lindur jashtë vendit në 45 vite, pas ardhjes në fuqi të regjimit “hoxhist”.
Janë 386 shqiptarë, të cilët pas vitit 1944, si kundërshtarët të komunizmit, pas ardhjes së tij në pushtet në Shqipëri, u larguan në Perëndim individualisht e familjarisht, nga frika e hakmarrjes politike të pushtetit komunist, i cila për 45 vjet, me veprimtarinë e tij në Shqipëri, dëshmoi dhe provoi me fakte se kundërshtarët politikë i burgoste, internonte, torturonte, i çonte në çmendina, i vriste dhe i varte në litar.
Nuk mjaftonte fakti, se një drejtori e posaçme mbahej vetëm për të sjellë informacion për diasporën shqiptare, por edhe në prag të ndryshimeve politike në vitet 19990-1991, pra kur regjimi i diktaturës komuniste “hoxhiste” kishte rënë, pushteti diktatorial i këtij regjimi vazhdonte t’i trajtonte si “armiq” ish-të arratisurit politikë dhe vazhdonte t’i ndalonte të ktheheshin në vendin e tyre edhe pse ishte shpallur pluralizmi politik, ishin hapur kufijtë, ishte hequr neni i agjitacion e propagandës kundër diktaturës dhe kalimi i kufirit nuk quhej “tradhti ndaj atdheut”, duke mos i lejuar të vijnë në Shqipëri, jo vetëm ato, por edhe lidhjet e tyre që kishin mbetur në Shqipëri.
Më 9 korrik 1990, Sektori i Vizave i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme u dërgonte Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe, ose më saktë sektorëve të ish-sigurimit të shtetit, një informacion të Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në të cilën jepej udhëzimi dhe urdhri i prerë, që 386 persona të skeduar “armiq të rrezikshëm të partisë, popullit e komunizmit”, të mos lejoheshin të hynin në Shqipëri për një periudhë 5 vjeçare, duke nisur nga janari 1991, mbasi me “vendim të popullit e partisë”, ishin shpallur “reaksionarë”.
Dega e vizave, kërkonte në muajin korrik 1990, që lista me 386 emrat e “reaksionarëve”, skeduar, përpiluar dhe dërguar nga Drejtoria e Tretë e Ministrisë së Brendshme, të studiohej dhe jo vetëm të mos lejoheshin këta të futeshin në Shqipëri, por as familjarë e të afërm të tyre, të mos lejoheshin të dilnin jashtë Shqipërie, për t’u takuar me ta.
Gjithashtu, ishte njoftuar dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, që personave në “listë”, të mos u jepej vizë hyrjeje në Shqipëri.
Lista është “përpunuar” në Drejtorinë e Parë të Ministrisë së Brendshme, me disa ditë vonesë për shkak të ngjarjeve të 2 korrikut 1990 dhe kjo listë e miratuar mban datën 26 gusht 1990. Lista e “armiqve” është plotësuar me shënime nga drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe është dërguar në gjithë degët e brendshme në rrethe dhe në gjithë zyrat e sekretarëve të Parë të PPSH në rrethe, për “verifikim e vrojtim zbatimi”.
Në fund, dokumenti me listën përkatëse, shkruan: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Tretë, Tiranë më 22.6.1990. Informacion, drejtuar Drejtorisë së Parë, ku theksohet, se: “Gjatë muajve të fundit emigracioni reaksionar shqiptar, me banim në SHBA ka organizuar një sërë demonstratash kundër vendit tonë, të nxitur e manipuluar nga zbulimi jugosllav e të tjerë. Bashkëlidhur po ju dorëzojmë listën e personave pjesëmarrës në këto demonstrata e aktivitete të bëra kundër nesh”.
Ja 386 emrat e “armiqve”, që ndaloheshin të futeshin në Shqipëri pas vitit 1991
1. Alo Luarasi
2. Azgan Arifi
3. Abdulla Lamaj
4. Anton Syku
5. Novruz Sadiku
6. Nail Xhafa
7. Namik Xhafa
8. Marash Mërnaçaj
9. Pjetër Mërnaçaj
10. Paulin Mërnaçaj
11. Nikoll Mërnaçaj
12. Sefer Luarasi
13. Gjon Buçaj
14. Gjergj Vata (Ndoja)
15. Gjek Gjonlekaj
16. Xhaferr Elezi
17. Gjon Arapi
18. Qemal Lepenica
19. Fren Gjergj Vocrri (Shala)
20. Rrok Nilaj
21. Njao Kol Ndreka
22. Fadil Koçi
23. Prel Ademi
24. Zef Mirakaj
25. Zef Balaj
26. Vesel Osmaj
27. Pashko Camaj
28. Luo Gjonlekaj
29. Mark Lleshi
30. Muzli Çela Mulosmani
31. Zef P. Deda
32. Gjon Kol Lleshi (Rukaj)
33. Rasim Sina
34. Beg Ali Grimci
35. Idriz Lamaj
36. Idriz Hyseni
37. Mazllum Kodra
38. Gjeto Nikaj
39. Vincene Pukri
40. Francesk Dajçi
41. Luigj Kelmendi (Vukaj)
42. Gjelosh Narkaj
43. Pjetër Shala
44. Gjergj Shala
45. Nikoll Nikaj
46. Lekë Nikaj
47. Pjetër Nik Gjergji
48. Luan Nik Gjergji
49. Petrit Hyseni
50. Luan Hyseni
51. Merita Hyseni
52. Afrim Hyseni
53. Curr Gjoni
54. Lush Ndue Cullaj
55. Tom Lekaj
56. Zef Shala
57. Kol Shala
58. Isuf Çela
59. Besnik Metaliaj
60. Bujar Metaliaj
61. Shkëlzen Metaliaj
62. Ismet Hoxha
63. Musa Hoxha
64. Muzli Hoxha
65. Abedin Nezaj
66. Naim Nezaj
67. Bege Nezaj
68. Afrim Kurti
69. Nderim Kupi
70. Jakup Elezi
71. Pashko Grisha
72. Gjergj Grisha
73. Pjetër Vukli
74. Albert Morina
75. Gjovalin Vocaj
76. Simon Preçi
77. Gjon Shtufa
78. Gjok Kelmendi (Selca)
79. Hysni Lita
80. Dali Lita
81. Elez Lita
82. Mysafer Arifi
83. Vehbi Arifi
84. Hazir Zoga
85. Hyre Zogaj
86. Mustafa Sylaj
87. Hysen Mulosmani
88. Isa Nuredini
89. Llesh Nikolla
90. Gjergj Nikolla
91. Gjergj Lleshi
92. Pandeli Andoni
93. Gani Hasani
94. Fejzi Hasani
95. Bashkim Hasani
96. Fatmir Rama
97. Ndriçim Shpuza
98. Ilir Sheqi
99. Bashkim Kulla
100. Sokol Dushaj
101. Dalip Kërluku
102.Ymer Hoxha
103. Luan Isufi
104. Kujtim Kallajxhiu
105. Xhemal Laçi
106. Franc Grisha
107. Rrok Pepaj
108. Gjergj Vata
109. Lazer Vata
110. Ymer Kavaja
111. Gjylistane Camaj
112. Fetah Koçi
113. Ndrec Gjergji
114. Lek Gjergji
115. Ramiz Dani
116. Kanto Nikoll Lulaj
117. Myfit Kullolli
118. Lulzim Murati
119. Xhaferr Ymeri
120. Sahamir Jarani
121. Enver Toska
122. Petrit Uruçi
123. Vehbi Qorri
124. Sulejman Tabaku
125. Sami Mulosmani
126. Mark Mërcanaj
127. Skënder Xhidija
128. Tea Hoxha
129. Tomorr Sina
130. Mustafa Bytyçi
131. Sabit Bytyçi
132. Shaqir Stërmasi
133. Hamit Nelaj
134. Mark Martini
135. Marash Dushaj
136. Xhaferr Bajraktari (Elezi)
137. Gani Elezi (Bajraktari)
138. Nikoll Isufaj
139. Dy vëllezërit Binakaj
140. Gjovalin Gegaj
141. Vesel Deda
142. Petrit Butka
143. Mentor Rama
144. Ndoc Lumaj
145. Prel Gjonal Selca
146. Reshat Çaushi
147. Sokol Ramo
148. Nikoll Jaku
149. Kolec Pikolini
150. Mark Vuçinaj
151. Kol Gjergj Mëhilli
152. Maliq Kapllani
153. Zef Gjergji Vushaj
154. Ibrahim Korça
155. Safet Malushi
156. Pretesh Curranaj
157. Gjok Curranaj
158. Mark Ndue Vuksanaj
159. Fran Marku Junçaj
160. Martin Camaj
161. Kol Vuçetaj
162. Ded Lumaj
163. Rrok Kelmendi
164.Tonin Gjini
165. Nikoll Hysa
166. Vedat Myftiu
167. Manjo Lameni
168. Gjergj Noshi
169. Gjon Kalaj
170. Nik Zadrima
171. Tajar Shaska
172. Vesel Ujkaj
173. Martin Ivezaj
174. Nikoll Qafa
175. Simon Qafa
176. Njazi Bardha
177. Loro Stajka
178. Ndoc Vuçinaj
179. Tajar Hazbia
180. Qazim Beci
181. Aziz Sulejmani
182. Dedë Martini
183. Prelë Kelmendi
184. Pashko Gjelaj
185. Ymer Jaqi
186. Idajet Bushka
187. Myfit Bushka
188. Gani Pasha
189. Pertef Bylykbashi
190. Adbyl Zenuni
191. Ismiha Zenuni
192. Ali Demirali
193. Bujar Demirali
194-Fari Barolli
195. Skënder Limka
196. Arjan Limka
197. Arif Fazo
198. Banush Haxhiu
199. Sami Kulla
200. Ibrahim Kulla
201. Skënder Shehu
202. Shukri Muça
203. Njazi Mullai
204. Halit Mullai
205-Xhevdet Çavri
206. Xhevat Liçolli
207. Rami Çollaku
208. Qazim Çollaku
209. Zenel Fazo
210. Skënder Miha
211. Xheladin Leka
212. Ali Jella
213. Neim Reselica
214. Artur Llanaj
215. Fatmir Muça
216. Abdulla Kaloshi
217. Gruaja e Nderim Kupit
218. Serxho Gjeçi
219. Sejdi Premtja
220. Shyqyri Xhera
221. Seit Kryeziu
222. Ymer Zharka
223. Zeqir Oboku
224. Mehdi Mati
225. Haxhi Mimani (Shpata)
226. Guri Durollari
227. Rustem Margjekaj
228. Hysen Biberaj
229. Sokol Sulejman Aga
230-Nikoll Markagjoni
231. Fran Palushi (Kola)
232. Pjetër Balaj
233. Ndue Ademi
234. Pjetër Smajli
235. Rexhep Krasniqi
236-. Qazim Emro
237. Nihat Rakolli
238. Ramazan Turdiu
239. Kadri Gashi
240. Namik Xhuda
241. Bexhet Gjetollari
242. Halit Musolmani
243-Hamit Laniku
244. Isuf Azemi
245. Vëllezërit Muça
246. Skënder Shuaipi
247. Ejup Xhezo
248. Fejzi Sulejmani (Tepelena)
249-Ramo Idrizi
250. Vëllezërit Betovija
251. Agim Mulosmani
252. Skënder Mulosmani
253. Rasim Sina (gruaja)
254. Fuat Myftia (me vajzën)
255. Gjon Camaj
256. Djali i Fran Kol Palushajt
257. Mark Kola (djali)
258. Mark Zogu (djali)
259. Rexho Çekiç
260-. Bajram Muzia
261. Zef Kadri Ceca
262. Pjetër Ceca
263. Mehali Mati
264. Abdulla Hoxha
265. Elez Aliaj
266-. Mehmet Azgan Arifi
267. Sulejman Arifi
268. Ibrahim Uka
269. Ymer Halili
270. Zenun Nezaj
271. Halit Nezaj
272. Selman Elez Nezaj
273. Fadil Nezaj
274. Rexhep Isuf Nezaj
275. Tahir Rexhep Nezaj
276. Hyre Nezaj
277. Sherif Nezaj
278. Ramë Çela (djali)
279. Ahmet Rexhepi
280. Sejdi Hysenaj
281. Ali Hyseni
282. Agim Alihyseni
283. Ramiz Ali Hysenaj
284. Sllobodanka Pjetri
285. Rakip Hysenaj
286. Isa Halilaj
287.Isuf Hamza
288. Zeqir Halili
289. Ali Gashi
290. Esat Ali Gashi
291. Nezir Meta
292. Mal Mehmeti
293. Ibrahim Margjeka
294. Kadri Hamza
295. Rustem Bajrami
296. Hamza Berisha
297. Skënder Berisha
298 Muharrem N-Berisha
299. Beqir H. Berisha
300. Ali Berisha
301. Bajram Ukperaj
302. Halil Nezaj
303. Mirzak Turdiu
304. Nexhip Dauti
305. Perlat Nolja
306. Rexho Kapaj
307. Kimet Kojtari
308. Adem Mollani
309. Gjok Koleci
310. Nikoll Maçi
311. Gjok Zef Nikçi
312. Nik Vesel Camaj
313. Bajram Arifi
314. Asllan Muja
315. Alfred Përgjini
316. Fred Bibla
317. Shëndet Ferra
318. Petrit Kupi
319. Valentin Zef Balaj
320. Bektesh Sakipi
321. Mustafa Henci
322. Kadri Bajram Gashi
323. Gjon Baftia
324. Muse Xherko
325. Zylfie Zherka
326. Flamur Ukperaj
327. Luan Gashi
328. Agron Gjokaj
329. Hamdi Uruçi
330. Eduard Liço
331. Agim Karagjozi
332. Reis Agai
333. Skënder Meka
334. Abdyl Henci
335. Hysen Dyshku
336. Koço Rizo
337. Nasho Shteto
338. Hiqmet Muça
339. Jahja Manelli
340. Rifat Ndreu
341. Tili Shehu
342. Roland Shehu
343. Marko Pashko
344. Emin Methasani
345. Kasem Mekshi
346. Vuksen Vuksani
347. Idriz Fetahu
348. Kujtim Kosovari
349. Agim Gjoka
350. Milto Kola
351. Anton Malaj
352. Ardian Hamulli
353. Skënder Papdeja
354. Rinak Papdeja
355. Gëzim Muka
356. Harillaq Rizo
357. Ligor Tata
358. Nikolin Pleqi
359. Petro Papa
360. Xhelal Sukniqi
361. Astrit Çela
362. Martin Cara
363. Xhemail Shala
364. Rrok Merkolaj
365. Ndoc Vuçinaj
366. Zef Nikaçi
368. Ndue Markagjoni
369. Haki Ndreu
370-Haki Terpeza
371. Martin Lulgjuraj
372. Nok Lulgjuraj
373. Alfons Pelinxhi
374. Mark Koliqi
375. Nik Kol Cani
376. Gjeto Rukaj
377. Maria Rukaj
378. Jonuz Ndreu
379. Adem Çela (djali)
380. Adebin Nezës
381. Besim Sina
382. Hashim Sina
383. Adebin Neza
384. Sejdi Bytyçi
385. Xhaferr Elezi
386. Abedin Mulosman
Nga Erl Kodra/
Dje Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të miratoj së shpejti Ligjin Antishpifje. 
Ok, le ta miratoj, votat dhe ushtarët në Parlament i ka gatitu. Ndaj unë po i jap edhe një arsye më shumë që ta miratoj ligjin sa më shpejt, duke e ripublikuar këtë tekst. Sepse ai vazhdon avazin e vjetër të mashtrimit; duke publikuar çdo javë nga një video për vizitat e tij nëpër familjet e varfëra të Shqipërisë, duke u premtuar se do t’ua ndryshoj jetën.
Problemi është se janë kaq shumë familje në skamje dhe uri në kuptimin e parë të fjalës, dhe nuk do t’i mjaftoj koha Kryeministrit të mbaj premtimin. Sepse i mbeten edhe…
40 ditë
Herën e fundit që të kisha në tavolinën time, unë të fala, por me një kusht; të ikësh një minutë e më parë. Por me sa duket ti pleh njeri, nuk kupton nga mirësjellja, të cilën ti e merr për dobësi. Paç veten në qafë, sepse sonte nuk ka shpëtim për mashtruesit, dhunuesit dhe hajdutët. Dhe ti je bash Kryehorri.
Ulu aty në cep, galuç si klluf, sepse unë nuk kam mundësi të tjera të të sajdisë. Kam shumë pyetje o legen, të cilat ti bën mirë të kesh përgjigje të arsyeshme, përndryshe më mirë futu andej nga ke dalë.
A ke parë ndonjëherë një “shtëpi” si kjo e imja? E sheh se ku jetojnë familja ime? Si mendon ti more i biri i horrit, a mund të quhet shtepi kjo ngrehinë prej balte dhe gurësh?! E sheh ku flejnë fëmijët e mi? A mund të marrësh me mend se një qenie njerëzore mund ta mbajë frymën gjallë me barin që hamë?!
Përgjigju njëherë të vetme sinqerisht; nëse të ka mbetë ndonjë fije njerëzillëku në shpirtin tënd të zi; më mirë do të ishte që paratë për Check up-in tënd t’i merrnin fëmijët e mi për të mbajtë frymën gjallë, apo Vlima Nushi?! Hë, më thuaj o maskara burrë, çfarë më duhet Check up-i mua? Më mirë Check up, apo vitamina dhe proteina ushqimore për të mbajtë shpirtin gjallë?! Të iku gjuha apo ke frikë nga huri në dorë?! Përbindësh!

Ktheje kurrizin mirë, dhe mos m’u lëpijë si langaraq se sonte s’ke shpëtim. Tani më thuaj se çfarë i jep Zahos tënd për darkë. Po për mëngjes? Sigurisht që Zaho yt nuk ka asnjë faj pse ka për baba një monstër si ty, por ama ti nuk je vetëm babai i Zahos, burri i Lindës, vëllai i Olsit, shoku i Vilmës dhe miku i Arben Frrokut, por për fatin tim të zi, ti je edhe Kryeministri im mor horr.
Tani më dëgjo mirë; se do të tregoj se çfarë do të thotë të flesh pa darkë. Hapi veshët mirë, se nuk do ta përsëris dy herë. Kjo ndodhë përnatë, sistematikisht, nga e hëna në të hënë, nga janari në dhjetor, nga viti në vit. Domethënë, kjo histori nuk ka një fillim, por nuk ka as fund. Unë nuk di të jetoj, unë dhe fëmijët e mi mbijetojmë. Prandaj, meqenëse sonte më erdhe në derë, do të ta mësoj se çfarë do të thotë uria. Uria do të thotë se unë sonte do të të shkërdhej kockat me këtë hurin që kam në dorë. Sepse Uria ka dhëmbë të mprehtë, brisk, ndaj unë do të të rrjep si cjapin. Do të shes lëkurën tënde në pazar, ndërsa mishin tënd do t’ua hedh qenve të rrugës. Halldup!

Ku më gjete mua?! Si të ra ndërmend se unë dhe familja ime ekzistojmë nën këtë qiell e mbi këtë dhê? Po afrojnë zgjedhjet?! Me dy thasët e miellit që më solle para një viti unë e shtyva dy javë, se ishim të uritur. Por vetëm kaq o maskara, sepse pas dy javësh fëmijët e mi filluan prap të flinin pa darkë. Të uritur. A e di ti se çfarë do të thotë fjala Uri, Unjët, Unshëm, barkëthatë, zorrëthatë, brinjëthatë, kockëdalë, brinjëdalë, rreckaman, leckaman, morracak, rrjepacak, teklefec, bonjak, fukara, i mjerë, i vobektë, pabuks, paujs, pashpi, padrita, pastrehë, pakulm, pajorgan, pajastëk, padyshek, patavolinë, palibra, palekë, prapëpabukë, padarkë, pamëngjes, padrekë… A i di këto fjalë, o djalë Çakajdur?!
A nuk më thua, si mund të fleshë i qetë pas kësaj tragjedie të njëtrajtshme që po sheh live me sytë e tu? Shshshshshshsh…. qetësi, pusho pak. E dëgjon këtë gërvimën e zorrëve, se si bën “krrauuuu”? Janë zorrët e vajzave dhe djalit. Po qajnë zorrët për bukë. E di ti se si qajnë zorrët e robit? Ja, kështu qajnë…
E sheh djalin tim si i ka ra rrethi i syve, zbehtë në fytyrë?! E ka prej “ushqimit të mirë”… Po vajzat e mia i sheh?! Janë në moshë puberteti… dhe dridhen, meit të zbehta, prej mos ushqimit… E ato nesër do të bëhen vajza, nuse, nëna… Ose mund të bëhen edhe lecka të zeza në rrugët e Romës dhe Milanos.
Pse më dridhen duart? Pse më ra huri prej dore?! Prit pak, sa të marr veten se sytë po më terratohen prej vullkanit që e kam mu këtu, në këtë gjoks të thatë…
Kape vajza ime këtë vemje mos e lër të dalë i gjallë për dere. Hidhju ti djalë përsipër, kape për veshësh, bjeri gruaja ime me atë shtagën e thanës që e kam lanë te shteku i oborrit se po na ikën ky hajn. Unë nuk mundem ma, bollë e durova këtë hajdut duke vjedhë përditë jetën e fëmijve të mi, mëngjesin, drekën dhe darkën e fëmijve të mi… E për kë po i vjedh?! Për Vlima Nushin. Për Olsi Ramën, Për Linda Ramën. Për shokët e vet, për miqtë e vet. Po i vjedh se i duket vetja i fortë, i gjatë dhe trim i madh….
Ps:
Vizita e Edi Ramës në Shtëpinë e Mjerimit është pafytyrësia më e madhe njerëzore dhe cinizmëm i pashoq. Por,me këtë vizitë, padashur ai ai bëri hapin fatal drejt fundit të tij. Edi Ramën do ta ndjekin fantazmat e asaj familje të mjerë. Prej sot, jeni të lutur që të fillojmë të festojmë “Ditët e Fundit” të Kryeministrit Edi Rama. Për 40 ditë. Ndaj jeni të mirëpritur nëse e shpërndani sa më shumë këtë mesazh. Sepse është lajmi më serioz që duhet ta mësojnë të gjithë shqiptarët.





4 Octobër 2014.
Mire “inacoret” qe nuk u zgjodhen dot ne keshillin kombetar te PD-se,ku disa prej tyre jane dhe kane vlera te pa mohueshme ne PD.
Mire disa ish ministra, z’vendesa, drejtore hajdute, (kurva) politike qe PD-ne e perdoren si lope vetem per ta mjele.
Mire ish spiunet e kaluar qe uzurpuan PD-ne dhe sot i frikesohen te vertetes dhe asaj cfare kane bere.
Mire dhe (idhtaret) Ish drejtore dhe drejtoresha te PD-se, qe kaluan me LSI-ne.Per te mbajtur ne pune veten (miqte) dhe shoqet sekretare.
Dhe me ne fund.
Mire po themi, dhe per ata qe me shume se kush, kane te drejte ti kerkojne llogari PD_se.
Ata jane anetaret e thjeshte qe ishin mesuar si dikur vetem te duartrokisnin “Baballaret e kombit” dhe te linin kockat mbas partise demokratike,packa se ne mbremje nuk kishin buke per femijet.
Militante qe nuk u punesuan apo u ndihmuan ndonjehere.Sepse ne vend te tyre u punesuan shoke dhe miq te deputeteve, ministrave.Apo LSI_se, si force shkaterruese ne koalicion.
Por.
Rilindjen dhe rilindasit,perse i kane zene dhimbjet e lindjes.
Ajo sikur polli nje doc, dhe i kaloj dhimbjet e para dhe te qenit lehone? 
Perse gjithe kjo dhimbje dhe ky preukopim per Partine Demokratike dhe problemet e brendeshme te saj.
Perse gjithe kjo dhimbje per ata qe nuk arriten do te rizgjidhen ne strukturat drejtuese te PD-se.

Eshte e vertete.
Poziten dhe rilindjen e kane zene dhimbjet e pjelljes kolektive te docerve perseri.
Sepse shume monstra ish drejtues ne qeveri apo ne strukturat e larta te PD-se, ishin dhe jane Docer, kopile te vjeter dhe miq biznesi te piset me drejtues te kesaj force politike.
Dhe ne fund nuk ke cfare ti besh.
Kur dhimbjet e pjelljes zenkerkan dhe (mediat e pa varura) faqet e internetit, apo burrat (kurva) qe nuk po lene gur pa perdorur per te shkaterruar perfundimisht opoziten demokratike ne ditet e saj me te veshtira.
Duan apo nuk duan Rilindasit, inatcoret,bishtat e larguara nga PD dhe te perkrahur dhe perkedhelur nga qeveria. Mire apo keq pozita e djeshme dhe opozita e sotme eshte Partia Demokratike.
Atje duhet bere lufta per pastrim,reformim dhe shikim drejt se ardhmes.Lerini termat e dale boje.” Fitore Fitore”…” O Fatos, o Sali, o Evin, o legen…Prite Fosin, Saline, Edin se po vjen”
Asnjehere shpresa dhe ndima nuk te vjen nga kundershtari politik.
Por vetem nga anetaresia dhe ata qe besojne ne programin tuaj.
Koha e ka treguar se te gjithe bishtat e larguar si ne PD ashtu dhe ne PS mbasi i kane bere fresk kundershtarit ne qeveri,duke lepire dhe ndonje kocke te hedhur,jane kethyer si kelyshe te tredhur atje nga ku kane ikur.
Ndersa “rindjes” i (lutemi)
Mbajini dhimbjet e lindjes te nderuar rilindas.
Mbajini ato per problemet tuaja dhe te qeverise qe ju kini vetem si emer.
Ndersa socialistet e shkrete te mbetur rrugeve pa shprese, kane filluar te kendojne.
C’na bere Edin mavria,
Mallkuar ti edhe paria.
Dhe te fundit ne kenge jane .1 000 000 shpullaxhinj, qe ju sollen ne pushtet.
Ata ne grup me nje kenge vajtimi Devollice, ja marrin kenges me iso.
Ne plepi Bilishtit dy martina rane,
Bir Selman i nenes ke te qaj me pare.

Zyrtarët e Ambasadës së SHBA në Shqipëri rezultojnë se po punojnë drejtpërdrejt me operatorët e Sorosit për t’i kanalizuar paratë në operacione të krahur të majtë politik, që sulmojnë grupet tradicionale pro-amerikane, qeveritë dhe politikat në emër të ‘Shoqërisë Civile’.
‘Judicial Watch’ ka publikuar 49 faqe të dokumenteve të reja të Departamentit Amerikan të Shtetit, që tregojnë financimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) që u jep fonde organizatave jofitimprurëse të George Sorosit në Shqipëri.
Dokumentet tregojnë kryesisht aktivitetet e operatorit më të lartë Sorosit në Shqipëri, Andri Dobrushi, drejtor i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Shqipëri, i cili ishte angazhuar në mënyrë aktive në kanalizimin e financimit të asaj që kryeministri hungarez Viktor Orban, e quan ‘ushtria mercenare e Sorosit”.
Këto dokumente tregojnë paratë e granteve të SHBA-së që rrjedhin përmes organizatave joqeveritare (OJQ) që pretendojnë të promovojnë “shoqërinë civile”, ndërsa në fakt vetëm sa sulmojnë grupet, qeveritë dhe politikat tradicionale pro-amerikane.
‘Judicial Watch’ ngriti një padi më 26 maj të vitit 2017, mbi Lirinë e Informacionit (FOIA) kundër Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe USAID-it, pasi nuk arritën t’i përgjigjen më 31 mars 2017, kërkesave të FOIA-s.
Të dhënat tregojnë se operatori i Sorosit, Dobrushi, ishte personi i parë në listën e të ftuarve nga ambasadori i atëhershëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, për të marrë pjesë në një event mbi listën e personave me të drejtë vote, të mbajtur në Ambasadën e SHBA më 27 prill 2015.
Ngjarja kishte për qëllim “të niste Asistencën amerikane për zgjedhjet lokale të qershorit “, që mbahej në Tiranë, Shqipëri. Siç ka raportuar më parë “Judicial Watch” në një njoftim për shtyp në 4 prill 2018, Ambasadori Lu ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri, të cilën ai asistoi duke mohuar vizat në SHBA për juristët konservatorë nga partia konservatore në Shqipëri. Lu është emëruar nga administrata Trump për t’u bërë ambasador i SHBA në Kirgistan.
Përveç kësaj, një email nga Ilva Cuko, një specialiste e programit në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë, fton disa njerëz, duke përfshirë Dobrushin, në një “Takim të Rishikimit të Granteve të Donatorëve” në Ambasadën Amerikane, në të cilën pjesëmarrësit do të shqyrtonin aplikacionet për grante të paraqitura nga OJQ-të që kërkojnë para nga granti i tatimpaguesve të SHBA nga Departamenti i Shtetit. Cuko thotë: “Dua t’ju ftoj në një diskutim mbi këto propozime. Të dhënat dhe komentet tuaja të vlefshme do të përdoren nga Komisioni i Demokracisë i Ambasadës së SHBA, i cili ka autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve. “
Cuko më 28 gusht 2015, gjithashtu ftoi Dobrushin të merrte pjesë në një tjetër program të Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë të Ambasadës së SHBA-ve, “Shqyrtimi Teknik i Propozimit të Grantit” më 3 shtator në Ambasadën e SHBA. Në këtë takim, Cuko tha se ata do të përqëndrohen në aplikimet që kanë të bëjnë me “antikorrupsionin”. Ironikisht, nën udhëheqjen e mikut të ngushtë të Sorosit, kryeministri socialist Edi Rama, i cili mori pushtetin në vitin 2013, korrupsioni në Shqipëri është rritur me trafikun e kanabisit në vend dukeu rritur 300% midis 2016 dhe 2017.
Në një email të 22 shkurt të vitit 2016, Cuko përsëri fton disa njerëz, duke përfshirë Dobrushin, në një tjetër “Mbledhje të Rishikimit të Donatorëve” të mbajtur në Ambasadën e SHBA më 26 shkurt, ku Dobrushi do të ishte në gjendje të ndikonte zyrtarët e Ambasadës të cilët kanë “autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve “.
Një dokument tjetër, i titulluar “Udhëzimet për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë”, tregon se kërkesat për grante që grupi i Soros po shqyrtonte, janë pjesë e një programi që Departamentit të Shtetit zhvillon në Evropën Lindore dhe Shtetet Baltike të quajtur “Komisioni për Demokraci Programi “, i cili duhet të “promovojë demokracinë në nivel lokal “. Sipas udhëzimeve programi “mbështet iniciativat e organizatave joqeveritare lokale (OJQ) të angazhuara në ndërtimin e bazave shoqërore dhe intelektuale të demokracisë, zgjidhjen demokratike të problemeve, forcimin e aktivitetet mbikëqyrëse të shoqërisë civile dhe institucionalizimin e proceseve të hapura dhe pluraliste politike “.
Përveç Shqipërisë, Juridical Watch gjithashtu ka parashtruar një padi kundër FOIA ndaj Departamentit të Shtetit dhe USAID për të dhënat mbi financimin dhe aktivitetet politike të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të George Sorosit në, Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.
“Administrata e Obamës i zhvilloi veprimtaret kryesore të Departamentit të Shtetit për George Soros, veçanërisht në Shqipëri”, tha presidenti i Juridical Watch, Tom Fitton.
“Shteti vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe përdor Departamentin e Shtetit në vende të tilla si Shqipëria për të nxitur axhendën e tij radikale. Dhe, natyrisht, taksat në dollarë për Soros-in jashtë vendit, çlirojnë burimet për aktivitetet e tij këtu në Shtetet e Bashkuara “.
Në një publikim të mëparshëm lidhur me këtë padi, Juridical Watch nxori 2 faqe të të dhënave që tregojnë se administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-ve në një grup të mbështetur nga Soros, që i përdorte ato për të financuar aktivitetet politike të majtë në Shqipëri. Kjo përfshinte bashkëpunimin me qeverinë socialiste të vendit për të nxitur reforma shumë të diskutueshme gjyqësore.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Juridical Watch

Dömd till fängelse för en Facebook-video
Amal Fathy är 34 år. Hon bor i Egypten. Hon är människorättsaktivist.
I maj 2018 greps hon av polisen för att hon publicerat en video på Facebook som kritiserar regeringen för att de inte tar itu med sexuella trakasserier – något som är väldigt vanligt förekommande i Egypten. Hon greps mitt i natten tillsammans med sin make och deras minderåriga barn. Familjen släpptes, men Amal dömdes den 29 september till 2 års fängelse och ca 5 000 SEK i böter för “publicering av en video som innehåller falska nyheter som kan skada det allmänna lugnet”.

Nu behöver vi din hjälp för att få henne fri!
Amal är inte den enda människorättsförsvararen i Egypten som gripits och fängslats för helt absurda saker. Sedan december 2017 har de egyptiska säkerhetsstyrkorna gripit och fängslat minst 111 personer för att de fredligt uttryckt kritiska åsikter eller uppmanat till eller deltagit i protester och politiska möten.
Nu uppmanar vi president Abdelfatah al-Sisi att frige Amal och alla andra som fängslats. Skriv under nu och sätt press på presidenten!

Nga Ermira Babamusta
Në ndërtesën e Kongresit Amerikan në Uashington DC u valëvit flamuri amerikan për nder të z. Engjëll Musai dhe kontributit të tij në lidhjet dypalëshe shqiptaro-amerikane. 
Ngritja e flamurit në ndërtesën e famshme të Kongresit amerikan i rezervohet banorëve të distriktit përfaqësues të kongresistit ose senatorit, dhe në raste të veçanta nderimi i një personaliteti të shquar i një vendi tjetër që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ose për të kujtuar ngjarje historike.
Me kërkesë nga kongresisti amerikan Eliot Engel nga New Yorku në ndërtesën e Kapitol Hill me datën 7 mars 2016 u valëvit flamuri amerikan për nder të personalitetit të shquar të kombit shqiptar Engjëll Musai.
Vlerësimi i kontributit të jashtëzakonshëm për z. Engjëll Musai nga Kongresi Amerikan tregon miqësinë e fortë tradicionale dhe historike që egziston midis Shqipërisë dhe Amerikës.
Flamuri u ngrit për nder të z. Engjëll Musai “për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Nëpërmjet punës së gazetës Telegraf z. Musai shërben si zëri i arsyes dhe drejtësisë, në mbështetje të vlerave amerikane për demokraci, drejtësi, liri dhe barazi.”
Publicisti i njohur z. Engjël Musai ia ka kushtuar jetën e tij me plot pasion dhe devotshmëri kauzës së shenjtë të miqësisë dhe bashkëpunimit Shqipëri-Sh.B.A. Si një mendimtar i natyrës prej diplomati me analizat e tij ai reflekton inteligjencë, mirëkuptim, dialog dhe tolerancë për shoqërinë shqiptare. Një zë tepër i fuqishëm që e vërteta të triumfojë.

Çdo ditë në editorialet e gazetës Telegraf publiku shqiptar njihet me politikën paqësore aktuale amerikane, me vlerat demokratike, me përkushtimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ( 2016 )
Leka Kulo.

Nga Edison Ypi/
Leka Kulo u shtri të flinte. Në mendje i rrotulloheshin mendime për Shqipërinë, shqiptarët, hallet e tyre. Nisi të llafosej me veten;
Së bashku këtu, së bashku atje, së bashku kudo, bashkë në kafene, bashkë në supermaket, bashkë në Fejsbuk, në Insragram, në Internet. Por sa më tepër afroheni aq më tepër largoheni, aq më tepër ftoheni.
Që ta ndreqni këtë gabim, futuni brenda brimës së bythës së njëritjetrit, dhe do rehatoheni.
Sistemi zgjedhor maxhoritar, ju sjell në Parlament banditët që votat i blejnë. 
Sistemi proporcional, me listë që e bën Kryetari, edhe ai e mbush Parlamentin me po ata dreqër.
Duket si i pazgjidhshëm problemi me dy sisteme të kundërt dhe rezultat të njëjtë negativ. Por zgjidhje ka. Të thuhet, të shpallet, madje të bëhet ligj, se meritat në parti, në politikë, pushtet, dhe kudo gjetkë, të jenë proporcionale me kontributin në pare të thata që jep secili që aspiron karrierë dhe hajdutllëk, dhe kjo mesele merr fund.
Amerikën, Europën, lindjen, perëndimin, ambasadorët përkatës, ju i shani ose i lëvdoni, i bëni të mirë ose të këqij, në varësi si i ka hallet partia e secilit. Nuk mund të vazhdoni kështu. Është e pahijshme, e padenjë, e turpshme.
Me Amerikën, Europën, Rusinë, Kinën, botën, veproni ashtu si thoshit, por nuk mundët, një herë e një kohë; në vend që të vinë tu pushtojnë ti mbani ju bota me bukë, shpallini ju luftë botës, pushtojeni ju botën, tu mbajë bota me bukë ju, dhe do bini rehat.
Gazetat, televizionet, media juaj, janë ku thrret qameti. Asgjë nuk shihet, kurgjë nuk lexohet. Nuk mund të jetë ndryshe sa kohë nuk ju paguan gazeta juve që shkruani, por ju që shkruani paguani gazetën. Duket paradoks, por edhe kjo e ka një zgjidhje. Të marrin fund këto taksirate e këto dhimbje, të dalin bosët e medias ti thonë qartë dhe pa ekuivoke mixhlizit…llallallallalla.
Që nuk do jetë zgjidhje. Por do mbeteni të kënaqur, se nuk do jenë të parat llallallara që do besoni.

Librat janë të palexueshëm.
Shkrimtarët, dhe në përgjithësi artistët, nuk flasin kurrë për produktet e tyre. Ata edepsizër, me mjaullimat e tyre të neveritëshme, të gjithë hallin e kanë, dhe gjithë kohës llomotisin, vetëm për të mburrur veten e vet.
E bëjnë këtë turp sepse janë njerëz banalë pa asnjë talent. Njerëz që me Artin dhe Frymëzimin nuk i lidh asgjë. Sharlatanë që e kanë zgjedhur të shkruarën si mjet për të mbijetuar. Edhe kësaj i bëhet derman. Të gjithë grafomamët, bashkë me mua Leka Kulon, të internohen në një vend të izoluar. Për shembull në ishullin e Sazanit mes lepujve dhe gjarpërinjve, ku, deri në zhdukjen e rracës së tyre, pjesën e mbetur të jetës ta shtyjnë duke lexuar këllirat e njëritjetrit.
Vendet e heroizmave historike, luftrave, kryengritjeve, etj, ju shqiptarët i keni larg qëndrave të banuara, në mes të kurrkundit, ku nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhi kurrë kurgjë. Në alpet e veriut, mes maleve, në Strelcë, në Lenie, që i mbani për vende luftrash, edhe sot po të shkosh atje nuk takon këmbë njeriu, le më gjatë shekujve të kaluar. Kjo të bind se gjithçka historike me të cilat mburreni, madje vetë historia juaj, nuk kanë ekzistuar, janë sajesa frikacakësh në panik të përhershëm, justifikime qëniesh inferiore që nuk përballojnë dot ekzistencën, pjella të imagjinatës burracake për ta mbajtur veten me gajret.
Doni të bini rehat nga këto fantazma dhe lugetër të së së kaluarës ?
Hidhini në zjarr çifteliat.
Grisini Epet.
Harrojini legjendat, këngët, rapsodët me një sy, me dy sy, me pes sy, apo pa asnjë sy, krejt të verbër.
Argumentat që ju demokratët shqiptarë sillni për të provuar sa gabim e pat Çurçilli dhe perëndimi që mbajtën anën e kurvit dhe jo të Mitat Frashërit, janë të gabuara. Unë Leka Kulo ju këshilloj të hiqni dorë nga insistimi për ta paraqitur Mitat Frashërin strateg lufte, diplomat, filozof.
Mitat Frashëri nuk ishte për luftë. Mitat Frashëri ishte një bythpambuk, një rilindas folklorik, një sentimental, një dashnor.
Ju të persekutuarit shqiptarë të kurvit që nuk mblidhni dot elektorat dhe nuk bëni dot parti, partinë që është efektivisht më afër jush dhe halleve tuaja, edhe nuk e votoni, edhe ankoheni pse ajo parti nuk vjen në pushtet. Çudi si nuk e kuptoni se që të mbeteni të kënaqur, zgjidhja është më se e thjeshtë, duhet të bëheni çdo herë të gjithë me atë parti që është në pushtet. Ja ku u çliruat edhe nga kjo torturë, që po të mos isha unë Leka Kulo, do ta kishit vuajtur në pambarim.
Me ata që gjatë përmbytjeve hipin majë çatisë dhe nuk tunden prej aty për qamet sepse diku brenda shtëpisë kanë fshehur paret, veproni në këtë mënyrë. Shkoni me varkë, kërkojini, gjejini, dhe merruani paret. Pasi të zbresin nga çatia ku nuk do kenë më arësye të rrinë, dhe të ankohen, thojuni; Mjaft se të zbrita nga çatia dhe të shpëtova jetën, dashke dhe paret.
Një herë e një kohë ankoheshit se ju bëheshin gratë kurva ngaqë hanit çdo darkë përshesh me kos. Tani që hani mish e pilaf e tav dheje, prapë gratë ua dredhin. Për këtë hall kaq të madh vëllai juaj Leka Kulo që ju do të mirën, nuk e di çfarë këshille tu jap. Zgjidheni vet.
Të ishin të gjithë si ju, ose të gjithë si unë, nuk do kishte asnjë problem. Halli është se ju dhe unë kemi midis nesh ca rrebelë të pabindur, ca kryengritës të çartun, ca zevzekë që nuk na lënë rehat. Sa kohë nuk i zhdukni dot nga faqja e dheut ata budallenj, bëni si ju them, merrni shembull prej meje, bëhuni si unë. Kaq tha Leka Kulo. Dhe heshti. Mbylli sytë dhe mbuloi kokën me jastëk me shpresë se do ta zinte gjumi dhe do shihte ëndërra të bukura me shkaba që nxjerrin zjarr nga goja dhe flamuj që valaviten në erë.
Sigurohet procesverbali i kallëzimit të nënkomisarit të Krujës, Emiljano Nuhu në komisariatin nr.6 në Tiranë ndaj dy nipërve të deputetit socialist Rrahman Rraja, të cilët e kanë kwrcwnuar deri edhe me vdekje për të mos e hetuar çështjen e dhunimit dhe përdhunimit të Xhisiela Malokut nga kushwriri i tyre Rexhep Rrahaja, djali i deputetit.
Bie në sy që kallëzimi në komisariat i nënkomisarit është bërë që më 30 korrik 208. Në dokumentin e publikuar nga News 24 dhe BW, vërehet se pak pas marrjes së denoncimit nga Xhisiela Maloku, njeri nga nipërit e deputetit i ka dërguar mesazh në celular oficerit me këto fjalë: “Çfarë ke me ne që po kruan kurrizin?! Ku të të vij të ta takoj pak nga afër?”
Takimi më pas ka vijuar tek lokal “Rich Mond”. Në dokument thuhet:
“Pasi u ula te lokali, ata kanë ardhur rreth 20 minuta pas meje. Më erdhën dy persona me një makinë Mercedez Benz të tipit S, ndryrë të zezë, targën nuk e fiksova dot dh u ulëm të tre në tavolinë. Ata m’u prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushurinj të shtetasit Rexhep Rraja dhe me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thënë: “Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?!”
Ndërsa oficeri ka tentuar t’u shpjegojë, u përgjigjën:
“Nuk na rruhet fare për ty që ke ardhur nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen po thirre njerin nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. “Do të zhdukim ty dhe familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon të merren me dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”.



I dag är en bra dag att stå upp för mänskliga rättigheter
Vi befinner oss i ett nytt parlamentariskt läge och landet kommer att förändras. Hur vet vi inte än. Det vi vet är att det blåser kallt i vårt land och vår omvärld.
Vi vet också att många reagerade på den hårda retoriken och polariseringen som präglade valrörelsen. Vi var många som oroade oss. Och vi är många som med hjärtat i halsgropen undrar vad som kommer att hända nu. Förändring kan ske på många sätt och på många olika plan, och vi har makt att vara med och påverka utvecklingen. Vi kan börja med oss själva.
Bli medlem i Amnesty i dag. Det tar bara en minut.
Një video drithëruese.
Deputeti i PS-së për Krujën, Rrahman Rraja ka mbetur i plagosur në një shkëmbim zjarri me policinë në vitin 1998.

Xhelal Rraja së bashku me të vëllanë ka shkëmbyer zjarr me një punonjës të stacionit policor Fushë-Krujë në 1997-1998. Deputeti ka mbetur i plagosur në ato vite dhe polici gjithashtu.
Ndaj deputeti mban gjithnjë syze. Tani këta persona çfarë përfaqësojnë në parlament ?
ISH GRABITESI I BANGES, ME GRADEN MAJOR NE POLICINE E SHTETIT SHQIPTAR.
SOT NE KRYE TE ARKIVES SE SHTETIT.
Gjet Ndue Ndoj drejtor i arkives se shtetit eshte nje ish Major i Policise Shqiptare, i perjashtuar perfundimisht nga uniformat blu, si favorizues i krimit dhe shperdorues i detyres.
Gjet Ndue Ndoj eshte liruar si Major nga detyra ne Drejtorine e Policise Kukes, nga ish ministri Socialist Spartak Poci me 06.04.2000, me motivacion:
URDHER.
Nr 190 date 06.04.2000.
Drejtorise, Policise,Prefektura Kukes.
Bazuar ne nenin nr 2 te ligjit, 7978, date 27.06.95 “Per F_A_R_SH”
Urdheroj lirimim e Major Gjet Ndue Ndoj.
Me motivacion:
—Per thyerje te rende ne menyre te perseritur te disiplines ne pune.
—Paaftesi profesionale ne drejtimin e komisariatit.
—Mos pastrim te radheve nga te inkriminuarit.
—Pergjegjesi per grabitjen e bankes.
—Pergjegjes per grabitjen e makinave dhe te kalimtareve.
—Shkelje ne zyren e pasaport-vizave-
MINISTER.
Spartak Poci
Ish Majori i inkriminuar zevendesoj ne kete detyre nje grua me titullin Profesor Doktor ne fushen e historise, dhe pikerisht zonjen Nevila Nika.
Sicario / Hjekësi Artan Hoxha
Nga Eri Kodra/
Jeta e Nënkomisar Emiljano Nuhu dhe familjes së tij janë në rrezik të jashtëzakonshëm!

Hjekësi Artan Hoxha, nëpërmjet Shërbimit Sekret Shqiptar (SHISH) ka zbuluar dhe dekonspiruar vendin dhe shtetin ku ka kërkuar mbrojtje nënkomisar Emiljano Nuhu. Madje ky hafije i veshur me petkun e gazetarit invetigativ ka publikuar foton e Emiljano Nuhu dhe Dritan Zagani me vajzën e vogël përdore.
Duket qartë se fotografia është bërë nga agjent të trajnuar, sepse në fotografinë tjetër janë tre ID të lëshuara nga autoritetet zvicerane. Është gati e pabesueshme se si ka arritur të siguroj fotot e ID personale të familjes së nënkomisarit, veprim i cili nuk mund të realizohet nga askush, përveçse nga agjent special, të trajnuar nga shërbimet sekrete. Nisur nga ky konstatim, me sa duket provat dhe faktet që zotëron nënkomisari Emiljano Nuhu janë jashtëzakonisht shqetësuese jo vetëm për Taulant Ballën, por për vet Kryeministrin Edi Rama. Ndryshe nuk ka shpjegim tjetër të arsyeshëm pse duhet të ndërmerret gjithë ky angazhim i jashtëzakonshëm, jo vetëm për të fotografuar nënkomisar Emiljano Nuhu, por edhe ID e tyre lëshuar nga autoritetet zvicerane.

Qëllimi i publikimit të këtyre fotove është;
1. Të tregojë vendodhjen e saktë të nënkomisar Emiljano Nuhu dhe famijes së tij.
2. Të kërcënoj direkt me jetë atë dhe familjen e tij, në mënyrë që ky i fundit të mos bëj publike dokumenta dhe prova të tjera, si dhe të tërhiqet nga deklarimet e tij.
Artan Hoxha, duke shkelur çdo kod etik të profesionit të gazetarit vë në rrezik të jashtëzakonshëm për jetën një familje; jetën e vajzës së vogël të Emiljano Nuhu dhe gruas së tij. 
Ftoj të gjithë lexuesit e këtij teksti ta shpërndajnë atë sa më shumë, për të denoncuar këtë Sicario / hjekës dhe ushtarë i Shtetit të Mafias të Kryeministrit Edi Rama.
Autoritetet zvicerane duhet të marrin urgjentisht në mbrojtje familjen e nënkomisar Emiljano Nuhu, duke i ofruar atyre siguri dhe mbrojtje të plotë nga SHISH dhe ushtarët e Shtetit Mafioz të Tiranës.
Publikohet Kartela e Sigurimit e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, e nënshkruar nga Punëtori Operativ, Besnik Bajraktari dhe zv/ kryetari i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, Refik Nanaj, me materiale të siguruara nga bashkëpuntori me pseudonimin, “Neranxa”.
Nga Dashnor Kaloçi.
Dokumenti nga dosja e deklasifikuar e ish_Sigurimit të Shtetit për ish-kryeministrin
Nga kjo dosje me siglën “Tepër sekret”, “ka rrjedhur” dhe një copëz dokumenti tjetër, që është Kartela Model 1, ku kanë nëshkruar me firmat e tyre, punëtori opetariv i Sigurimit të Shtetit, Besnik Bajraktari dhe zv/ kryetari i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, Refik Nanaj. Në këtë kartelë formular, ndodhet edhe data e vënies në përpunim të shtetasit Aleksandër Meksi, (8 dhjetor 1982) si dhe motivacioni për të cilën edhe i është hapur dosja në fjalë, ku thuhet: “Zhvillon agjitacion e propagandë me gojë”.
Siç duket dhe nga faksimilja përkatëse e kapakut të dosjes, matërialet kryesore në ngarkim të Aleksandër Gabriel Meksit, janë siguruar nga bashkëpunëtori me pseudonimin “Neranxa”, që ka qenë ngarkuar për ndjekjen e survejimin e tij.
Sipas platformës të ish-Sigurimit të Shtetit, Dosja 2A që ishte hapur në ngarkim të Aleksandër Meksit, hapej për personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët në rast lufte, pas të burgosurve politik, ishin të parët që ekzekutoheshin.
LETRA E MANUSH MYFTIUT PER KOMITETIN QENDROR
Në Institutin e Monumenteve të Kulturës – punëtori Mustafa Dedja kritikoi shefin e kuadrit për sorollatje për t’i dhënë librezen e punës.
Aleksandër Meksi kritikoi administratën se nuk ka marrë masa për sigurimin teknik, instruktimi nuk bëhet fare. Kushtet e punës për punëtorët nuk janë të mira. Çadrave të ekspeditës ju futet shiu brenda, dyshekët s’janë të përshtatshëm. Nuk bëhet asnjë përpjekje për ngritjen profesionale të punonjësve, po kështu pak punohet në ngritjen ideollogjike të punonjësve. Ministria e Arsim Kulturës duhet t’i ndihmojë më tepër me libra të natyrës së punës së tyre. Komisioni i kontrollit punëtor ka qenë i ndikuar nga drejtoria dhe si i tillë ka qenë burokratik.
SEKRETARI I PARE I K.P TIRANES
(Manush Myftiu)
Dy mandatet e qeverisë Rama nuk kanë qenë aq të qeta, për shkak të skandaleve të herë pas hershme që kanë përfshirë anëtarë të kabinetit, apo grupit parlamentar.
Por, më ‘produktive’ sa i takon denoncimeve ka qenë ky i fundit, pasi të shumtë kanë qenë emrat e zyrtarëve të lartë të përmendur në përgjime, skandale të ndryshme kriminale.
Taulant Balla
Rasti më i freskët është ai i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Së fundmi, ai është përfolur se ishte në zyrën e ish-nënkomisarit të Policisë së Fushë Krujës, bashkë me kreun e bashkisë së kësaj zone, Artur Bushi, deputetin e PS, Rrahman Rraja e vëllain e këtij të fundit, duke e kërcënuar me armë zjarri që të mbyllë dosjen e djalit të deputetit Rraja.
Skandali u publikua një ditë më parë, në dëshminë e vetë ish-oficerit Emiljano Nuhu, i cili tha se djali i deputetit Rrahman Rraja rezulton të ketë dhunuar në mënyrë barbare ish-të dashurën e tij.
Më herët, Balla u akuzua dhe është nën hetim edhe për ndërmjetësimin ndaj mikut të tij biznesmen, Edmond Bego se ka përfituar në mënyrë abuzive tendera deri në 1 miliard lekë.
“Toyota Yaris”, është një tjetër skandal ku u përfshi emri i Ballës. Kujtojmë se pak muaj më parë, u kapën rreth 3.4 milionë euro në dy Toyota Yaris në Durrës. Ai u akuzua se kishte dalë garant për këto para cash.
Jurgis Çyrbja
Pak muaj më parë, në media u raportua se mes Gilmando Danit, i dyshuar si anëtar i grupit kriminal ‘Shullazi’ dhe deputetit socialist, ish-zyrtari i lartë i Hipotekës në Durrës Jurgis Çyrbja ka përgjime se kanë komunikuar mes tyre në telefon.
Referuar dokumenteve rezulton se me vendimin nr.10 të datës 7 janar 2016, gjykata për Krime të Rënda autorizoi përgjimin e disa numrave telefonike, njëri prej të cilëve i përkiste Gilmando Danit, pasi kishte dyshime se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e gjobëvënies.
Bisedat janë zhvilluar në muajin shkurt dhe janë transkriptuar në procesverbalin e datës 27 të po të njëjtit muaj me numrat rendor 409 dhe 411.
Bisedat janë zhvilluar brenda së njëjtës dite me diference të shkurtër kohore nga njëra-tjetra. Një njërën prej tyre Dani e pyet Cyrbjan, nëse kishte ndonjë gjë serioze andej nga puna e tij, pra në hipotekën e Durrësit, ku ai mbante postin e kryeregjistruesit.
Përpara bisedës, oficerët e policisë gjyqësore kishin sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, në kuadër të një hetimi të çelur kryesisht.
Saimir Tahiri
Dosja “Tahiri” është një nga më të bujshme, madje u përfol se i kushtoi Shqipërisë edhe çeljen e negociatave në qershor të këtij viti.
Ndonëse prej muajsh i dorëhequr nga jeta politike, çështja e tij vijon të jetë “ e nxehtë”. Ish-ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës “Habilajt”.
Prej muajsh, Tahiri është nën hetim për lidhjet e tij me trafikantët e drogës, gjë e cila është mohuar gjithnjë nga ai.
Por dosjet me përgjime të Prokurorisë së Katanias, dhe faktet e tjera që janë publikuar nga mediat, kanë ngritur hije dyshimi mbi ish-ministrin, duke sjellë edhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Ditmit Bushati
Pak ditë më parë u godit një prej grupeve më të rrezikshme kriminale në Veri të vendit, banda Bajri.
Në pranga ranë 11 persona, ndërsa ‘koka’ e grupit, Enver Bajri vijon të jetë në arrati.
Megjithatë, pak pasi ngjarja u bë publike, pati zëra se ky grup ka patur mbështetje politike, e konkretisht nga ana e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Fatmir Xhafaj
Ministri aktual i Brendshëm u përfshi në skandalin e përgjimeve të të vëllait. PD publikoi një video, ku dëgjohej vëllai I tij, Agron Xhafaj, duke biseduar me një trafikant droge për një ngarkesë në Itali.
Xhafaj pranoi dënimin e të vëllait në Itali me 7.2 vjet burg, por ai refuzoi të merrte përsipër ndonjë përgjegjësi për mosekstradimin e tij drejt Italisë, duke shfrytëzuar pushtetin e tij politik.
Ilir Beqaj
Në vitin 2015, Prokuroria e Përgjithshme, Njësia Antikorrupsion, përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë publikë, ka regjistruar procedimin penal për gjithë piramidën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë, mes të cilëve është edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.
Sipas burimeve të prokurorisë, çështja ka filluar në bazë të akuzave të bëra nga opozita dhe media mbi tre koncencionet më të përfolura, ditët e fundit. Koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i check up-it falas, me vlerë rreth 120 milionë euro janë tre çështjet më të nxehta mbi të cilat Task Forca ka filluar hetimin.
Koncesionet multimilionëshe të shërbimeve mjekësore e kanë vendosur ministrin Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kanë qenë përfituese të tyre./Politiko.al

Gazetari Basir Çollaku ka bërë publike sot kërcënimet që ka marrë gjatë ditës së djeshme, ai dhe televizioni Shijak që transmetoi videon e nënkomisarit Emiljano Nuhu.
Me një status në Facebook, Çollaku tregon se menjëherë pas pjesës së parë të intervistës një telefonatë në Shijak Tv ka lëshuar kërcënime, fyerje e sharje.

Reagimi i gazetarit Basir Çollaku:
Kanosja ne tv Shijak
‘Do tju vrasim do tju fshijme. ‘Kanosje ne redaksine e Shijak tv.
Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesen e pare te intervistes se nenkomisar Emiljano Nuhut, qe denonconte kansojen ne zyre ndaj tij te djalit te deputetit Rrahman Raja, ne prani te deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercenimet.
Nje telefonate vjen ne numrin fiks te redaksise dhe thote: Do tju vrasim, do tju fshijme
Ky eshtë mesazhi mafioz i ardhur ne redaksi.
Prokuroria nese eshte vullnetdashese ne zbatim.te ligjit mund te hulumtoje dhe gjeje telefonuesin e bandes kriminale. Ne do te vazhdojme te permbushim misionin tone te fjales se lire.

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se Fatos Klosi në detyrën e shefit të SHIK ka organizuar vrasjen e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi.
Në intervistën e sotme në emisioni ‘FAKT’ në SYRI.net, përballë gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Klosi është organizatori.
‘Në atë kohë kemi akuzuar Fatos Klosin se e ka organizuar ai vrasjen.
E pohoi vrasjen, ai e ka organizuar ai ka marrë pjesë. Ai nuk mohoi organizimin e vrasjes.
Ai tha unë nuk kam marrë pjesë. Kush e çarmatosi, kush e shoqëroi, ishin oficerët e ShIK-ut ata që e shoqëruan para ekzekutimit, ata kanë emra.
Kush i dërgoi oficerët e SHIKU-ut në momentin e ekzekutimit. Nuk mund të them nëse ishte oficer i SHIK-ut apo i paguar këtë nuk mund ta them.
Gjithçka është bërë me dijeninë e tij, është bërë nga Fatos Klosi, askush tjetër. Kjo është thënë në atë kohë janë publikuar në atë kohë, uroj që të hetohet.
Absolutisht po të kishte patur prokurori, jo Sallak e Ina Rama ajo do të hetohej.
Nëse unë them dhe kam bindjen e plotë, them se Ahmet Krasniqi, qe pata fat ta takoj disa herë, një burrë fisnik.
Sot dalin në treg kufijtë e Kosovës, i bëhet Kosovës një dëm i paimagjinueshëm, cili e njef Kosovën që s’ka zgjidh heshtjen e kufijve, kush e merr seriozisht Kosovën?
Dhe ja vënë në gojë edhe të ndjerit Rugova. I nxorën intervistën që është tërësisht jashtë konteksti, për tu kapur në cdo fije bari për zbatimin e skenarit të Beogradit.
Për fat të mirë, sot përveç Baton Haxhiut, s’ka shqiptarë që nuk e di se është e Beogradit.
Edhe Baton Haxhiu e di një gjë të tillë’, deklaroi mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha në SYRI.net.

Nënkomisari Emiljano Nuhu, të mërkurën, zbuloi se deputeti i PS-së Taulant Balla është i lidhur drejtpërdrejt me një nga grupet kriminale që vepron në qytetin e Elbasanit.
Nënkomisari tregoi se ky grup kriminal, i kërkoi Ballës shkarkimin e disa shefave të policisë.

Një kërkesë që u zbatua pak kohë më vonë nga vetë deputeti i PS-së, Taulant Balla.
Sipas tij, grupi i kërkoi Ballës arsyen se pse kishin ardhur këta shefa në qytetin e Elbasanit, duke kërkuar edhe shkarkimin e tyre.
“Ky grup kriminal i ka thënë Taulant Ballës se të kemi dhënë 3 milion euro për fushatën zgjedhore të 2017-ës dhe duhet t’na i kthesh”, tha Nuhu.

View Video (45:16)
Posted by Shijak Televizion
© SYRI.net

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar letrën e plotë të dorëheqjes, që nënkomisar Emiljano Nuhu, u kishte drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kryeprokurores Marku.
Në letrën në fjalë, nënkomisar Emiljano Nuhu, ka denoncuar tek krerët e shtetit, skenarin e porositjes së vrasjes së tij nga deputeti Rrahman Rraja, nëpërmjet Durim Bamit.
Ai shkruan:
‘Më datë 12.09.2018, kam marrë informacion nga rrjeti im sekret që deputeti Z.Rrahman Rraja, ka kontaktuar me shtetasin Durim Bami dhe i ka kërkuar që të më ekzekutojë, pasi unë po i hapja shumë probleme dhe po e dëmtoja politikisht deputetin. Ai është shprehur që me kaq probleme që më ka hapur oficeri Emiljani Nuhu, unë nuk shkoj dot në Parlament. Shtetasi Durim Bami e ka marrë përsipër ekzekutimin tim. I gjetur në kushte të tilla, i lënë në dorën e fatit nga shteti u largova menjëherë dhe për sigurinë time dhe të familjes kërkoj të lirohem nga Policia e Shtetit’.





© SYRI.net
Nënkomisari Emiljano Nuhu ka rrëfyer gjatë ditës së sotme në mënyrë ekskluzive për Shijak Tv, një skandal të madh publik dhe politik.
Nuhu oficer policie në Fushë Krujë ka rrëfyer ditën e sotme për gazetarin Basir Çollaku në lidhje me hetimin e zhvilluar nga ai, për përdhunimin e Xhensila Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.
Nënkomisari Emiljano Nuhu ka treguar se, kreu i grupit parlamentar të PS-së deputeti Taulant Balla ka ardhur e ka liruar nga Komisariati i Fushë Krujës djalin e deputetit, ndaj të cilit ishte prerë fletë arresti.
Nuhu ka treguar gjithashtu edhe se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka thënë me ironi: Hiqe pistoletën nga koka se oficeri është djalë i mirë dhe gjithçka që ka ndodhur do të mbesë këtu.
Nuhu ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me shtetasen Xhensila Maloku e cila sipas tij është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja dhe në momentin që ka dashur të bëjë kallëzim në policia, oficerët nuk ia kanë pranuar pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të birin dhe e në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke I vënë pistoletën në bark për të mos folur.
Më poshtë keni të plotë intervistën e nënkomisarit, Emiljano Nuhu:
Gazetari: Përshëndetje!
Emiljano Nuhu: Përshëndetje, si jeni?
Gazetari: Uroj të jeni mira më gjithë vështirësitë dhe sikletet dhe situatat që po kaloni.
EMILIANO NUHU: Shumë faleminderit!
Gazetari: Jeni një oficer policie, kur ka nisur karriera juaj dhe kush jan sektorët kryesisht që keni punuar në Policinë e Shtetit?
EMILIANO NUHU: Unë kam rreth 10 vjet në Policinë e Shtetit dhe mbaj aktualisht gradën e nënkomisar. Në këto dhjetë vjet, 6 vjet kam punuar në sektorin e agjentëve të mbulimit dhe infiltrimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2 vjet i kam në sektor të rendit dhe pjesën tjetër kam në Vlorë si oficer i policisë gjyqësore te krimet e rënda, në sekttorin e Krimeve të Rënda. Në vitin 2017-2018 kam punuar si oficer i policisë gjyqësore në stacionin e policisë Fushë Krujë.
Gazetari: Dhe ky ka qenë ndoshta edhe momenti i fundit i punës tuaj? Deri tani së paku.
EMILIANO NUHU: Deri në datën 15 gusht me urdhër të drejtorit të përgjithshëm zotit Arti Veliu unë jam transferuar brenda ditës në drejtorinë e Beratit.
Gazetari: Si erdhi ky Emiljano ky transferim nga Durrësi në Berat? Cilat ishin arsyet e këtij transferimi sipas asaj që ju dini?
EMILIANO NUHU: Arsyeja… Ka disa arsye. Një nga arsyet është që me transferimin tim bëhesh e mundar ndërprerja e dosjes numër 372 që është në ngarkim të djalit të deputetit Rahman Rrahja I cili quhet Rexhep Rrahja. Duke më transferuar mua ndërpriteshin hetimet dhe i mundësonte atij për prishjen e provave.
Gazetari: Ndërpriteshin hetimet nga ana juaj por mund t’i merrte dikush tjetër …
EMILIANO NUHU: Nga ana ime, por oficerët e tjerë nuk e kan mark përsipër asnjëherë të hetonin këtë dosje prandaj erdhi tek mua.
Gazetari: Pra, ti ishe problemi në këtë rast, se Nase nuk ishin duurt e tua atëherë ata mund të rregullonin gjërat?
EMILIANO NUHU: Unë isha problemi se qëkur filloi në datën 21 që filloi hapat e para, që kur u bë kallzimi. Kallzimi është bërë në datën 21 në komisariatin numër 3.
Gazetari: Në korrik?
EMILIANO NUHU: Po. Në korrik. Në 21 korrik 2018
Gazetari: Në korrik nisën edhe telashet për ju le të themi.
EMILIANO NUHU: Po po. Në 21 korrik të vitit 2018 nisi e gjithë historia. Kur shtetasja Xhensila Maloku nga zona e Niklës së Fushë Krujës ka shkuar në komisariatin numër 3 për të kallzuar shtetasin Rexhep Rrahja.
Gazetari: Dhe objekti i kallzimit?
EMILIANO NUHU: Pasi ky shtetas në datën 19 korrik 2018 rreth orës 17:30 e ka para këtë shtetase duke kaluar tek vendi që quhet Ura e Gjolës në Nikël në zonën e Fushë Krujës e merr, ku e ka ndaluar dhe e ka marrë me force dhe e ka futur tek makina e tij.
Gazetari: E ka marrë me dhunë me neë fjalë per ta futur në makinën e tij?
EMILIANO NUHU: Po, e ka futur te makina e tij die duke e goditur me grushta, duke e kërcënuar me armë zjarri. Më pas e ka çuar aty pranë tek një hotel që quhet hotel Boçi…
Gazetari: Po.
EMILIANO NUHU: E ka gobitur përsëri gjatë kohës që ka qenë brenda në hotel me grushta, e ka djegur me cigare në press të ndryshme, në kofshë, në pjesë të ndryshme të trupit. E ka goditur në pjesën e kokës me qytën e pistoletës gjatë kohës që ka qenë në ambientet e hotelit dhe të gjitha këto që ka kallzuar kjo shtetase janë vërtetuar nga këqyrja fizike që është bërë.
Gazetari: Keni bërë veprime të tjera hetimore
EMILIANO NUHU: Kemi bërë, vërtetohen të gjithë thëniet e kallzimit nga veprimet hetimore që janë të njëjtat më thëniet e kallzueses.
Gazetari: Cilat janë provat tjera që keni grumbulluar për të vërtetuar dhe provuar deklarimin e kallzueses, pra këqyrje e vendngjarjes
EMILIANO NUHU: Po, do t’i shpjegoj, do t’i shpjegoj m e Radha. Gjatë kohës që kanë qenë në hotel ky shtetas ka mbyshur pistoletën dhe ja ka vënë në pjesë të ndryshme të trupit shtetases Xhensila Maloku duke thënë që do të vras tani në qoftë se ti nuk ben marrëdhënie seksuale me mua. Nga dhuna që i është ushtruar kësaj shtetase i ka rënë të fikët dhe akti seksual nuk është kryer.
Gazetari: Nuk është kryer. Dhe pastaj si kanë ecur ngjarjet?
EMILIANO NUHU: Këtë veprim ky shtetas, Rexhep rrahja e ka kryer në mënyrë përsëritur brenda një periudhë një vjeçare. Nuk është veprimi i parë.
Gazetari: Pra, e ka bërë edhe disa herë të tjera?
EMILIANO NUHU: Disa herë ky problem. Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariate për të bërë kallzim por nuk është marrë kallzim nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i tij, i Rexhep Rrahjes që është deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij si Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë së Krujës i Partisë Socialiste zoti Art Bushi kanë bërë të mundur që kjo shtetase Xhensila Maloku para Vitit të Ri ose në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallzim në komisariatin numër 6 në Tiranë për të njëjtën …
Gazetari: vetëm në këtë komisariat apo edhe në komisariate të tjera?
EMILIANO NUHU: Edhe në komisariate të tjera. Do t’i shpjegoj. Ka shkuar të komisariati numër 6. Në momentin që ka bërë këtë kallzim, oficerët e policisë gjyqësore së bashku me shefin e krimeve kanë marrë informacione që per kë shtetas bëhet fjalë, që bëhesh fjalë për djalin e deputetit të Krujës dhe e kanë lënë në pritje Xhensila Malokun, nuk i kanë marrë kallzimin, kanë njoftuar deputetin sëbashku me djalin e tij Rexhep Rrahja. Ai ka ardhur me njërëzit, disa njerëz të tjerë. Këto shpjegime janë shpjegime që i ka dhënë e dëmtuara gjatë deklarimit, gjatë hetimit. Dhe kanë shkuar ku kanë takuar punonjësit oficerët e policisë gjyqësore që kanë qenë të komisariati numër 6 dhe e kanë nxjerrë shtetasen Xhensila Maloku dhe e kanë kërcënuar në ambientet e jashtme duke I thënë që do të vrasim në qoftë se ti jep kallzim.
Gazetari: Në prezencë të oficerëve të policisë e kanë kërcënuar atë?
EMILIANO NUHU: Jo. Ky rast nuk ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë. Është rast tjetër ai, ai I datës 21 që ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë.
Gazetari: Kur ka ndodhur kjo?
EMILIANO NUHU: Ka ndodhur në komisariatin numër 6 në Tiranë, në muajin dhjetor të vitit 2017.
Gazetari: Sërish në mjediset e policisë?
EMILIANO NUHU: Po në mjediset e policisë kanë qenë këta persona dhe aty në moment që ata e kanë kërcënuar kjo shtetase është bindur dhe nuk ka dhënë kallzim për shkak të frikës që ka pasur nga këta persona sepse Xhensila Maloku jeton vetëm më mamanë, babanë ja kanë vrarë në ‘97 dhe kjo ka qenë shkaku i keqtratimit në mënyrë të vazhdueshme nga këta persona dhe nuk ka dhënë kallzim por ka dhënë një deklaratë te inspektori i rendit që është mbyllur problemi dhe nuk kemi probleme, me këtë është mbyllur historia në komisariatin numër 6. Më pas kjo shtetase është keqtrajtuar përsëri nga janari a shkurti I vitit 2018 ku ka shkuar në komisriatin e Krujës për të dhënë kallzim.
Gazetari: Po. Në komisariatin numër 3 ka vajtur apo përsëri te 6?
EMILIANO NUHU: Jo. Po t’i shpjegoj të tëra se ka vajtur te Komisariati i Krujës
Gazetari: Drejt drejt … EMILIANO NUHU: Po të shpjegoj të gjashtës, gjashtën e shpjeguam tani po të shpjegoj të Krujës
Gazetari: Drejt drejt …
EMILIANO NUHU: Ka vajtur te Komisariati i Krujës. Ka qenë janar ose shkurt i vitit 2018 se nuk e mban me detaje e dëmtuara kohën kur ka qenë. Ka shkuar te komisariati i Krujës ka qenë e gjakosur, dhe e dhunuar dhe përdhunuar në hotel ku ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.
Gazetari: Ka qenë e dhunuar në këtë kohë kur ka shkuar për të dhënë kallzimin në komisariatin e Krujë?
EMILIANO NUHU: Kur ka shkuar te Komisariati i Krujës, në janar ose shkurt të vitit 2018 e theksoj.
Gazetari: Ka rezultuar e dhunuar?
EMILIANO NUHU: Po. E dhunuar ku e ka shpjeguar që ka qenë e gjakosur kur ka shkuar te komisariati dhe në moment që ka shkuar te komisariati ka marrë kontakt me punonjës që kanë qenë të gatshëm aty kanë ardhur, shumë shpejt janë njoftuar deputeti dhe kryetari i bashkisë sëbashku me njerëzit e vet, Xhelal Rrahjen që është i vëllai dhe është gjithmonë aty prezent dhe kanë shkuar direkt te komisariati ku kanë folur me drejtuesit e policisë që ndodheshin aty dhe e kanë rregulluar që kjo shtetase të mos jepte kallzim. Dhe, aty e ka marrë një person që sipas shpjegimeve të Xhensilës, një trup i madh, tullac që është prezantuar si shefi I madh dhe I ka thënë Xhensilës
Gazetari: Cili ishte ky që është prezantuar si shefi I madh?
EMILIANO NUHU: Shefi I komisariatit të Krujës në atë kohë. Dhei ka thënë që ai që të do të rreh prandaj mos jep kallzim për këtë problem. E kanë bindur me të gjitha format dhe ajo nuk ka dhënë përsëri kallzim.
Gazetari: A ka qenë përsëri nën trysni, kërcënime dhe …
EMILIANO NUHU: Ka qenë përsëri nën trysni dhe kërcënimet e personave Rexhep Rrahja, Xhelal Rrahja, nën presionin psikologjik të deputetit Rrahman Rrahja. Aty ka qenë prezent Artur Bushi që ka vajtur në komisariat gjatë kësaj kohe. Dhe në komsariatin numër 3 ka shkuar në datën 20 korrik të vitit 2018 pasi ngjarja ka ndodhur në datën 19 korrik 2018 ku është përdhunuar, është rrahur, është dhunuar tek hotel Boçi në Fushë Krujë. Ka shkuar te komisariati në datën 20 ku nuk ka mundur të japë kallzim pasi këta shtetas Rrahman Rrahja që është deputeti, babai I të akuzuarit Rexhep Rrahja sëbashku me vëllain e tij Xhelal Rrahja dhe persona të tjerë që e shoqëronin në komisariatin numër tre
Gazetari:
Emiljano Nuhu: Vajti te komisariati numër tre për të treguar ngjarjen në datën 20, për të kallzuar ngjarjen që ka ndodhur në datën 19 korrik të 2018. Dhe aty kanë shkuar shumë shpejt, janë njoftuar nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë qënë prezent deputeti Rrahman Rrahja, djali i tij Rexhep Rrahja, shtetasi Xhelal Rrahja i cili është vëllai i deputetit dhe persona të tjerë që kanë shkuar. Në prani të oficerëve ekanë marrë shtetasen Xhensila Maloku e kanë nxjërrë përjashta, aty e ka future në makinë djali I tij Rexhepi …
Gazetari: E kanë marrë nga policia dhe e kanë future në makinën e tyre?
Emiljano Nuhu: Po, e kanë futur në makinën e tyre. Këto janë sipas kallëzimit dhe deklarimeve të Xhensilës
Gazetari: Të kallzueses…
Emiljano Nuhu: PO. E kanë futur në automjetin e tyre dhe gjatë kësaj kohe Rexhepi ka ushtruar presion që nuk do të japësh kallzim se unë do të vras. I ka nxjerrë një pistoletë model TT ku ja ka vendosur në bark. I ka thën do të vras në qoftë se jep kallzim se na more në qafë. E ka bindur gjatë kësaj kohe që të mos jepte kallzim…
Gazetari: E ka kërcënuar me pistoletë…
Emiljano Nuhu: Po me pistoletë, e ka bindur nën kërcënimin e armës, e ka detyruar. E gjendur në ato kushte është detyruar që të mos japi kallzim dhe deputeti Rrahman Rrahja me njogjet e veta më influencën e vet dhe si deputet i Partisë Socialiste ka rregulluar marrëdhëniet me oficerët e policisë gjyqësore që ata të mos vazhdonin veprimet për t’i marrë kallzim por t’i merrnin një deklarim te inspektori i rendit që problem që patëm u sqaruam dhe nuk kemi asnjë problem.
Gazetari: E kanë bërë këtë?
Emiljano Nuhu: E kanë bërë sipas deklarimit të dëmtuarës. Mbas këtij problem kanë ardhur në Fushë Krujë ku ajo ka shkuar në banesën e saj e shoqëruar nga këta persona. Këta kanë vazhduar rrugën e tyre. Dhe pas datës 20 ajo ka shkuar përsëri në datën 21, është ngritur që në mëngjes dhe ka shkuar për ta ribërë kallzimin.
Gazetari: Ku?
Emiljano Nuhu: Në komisariatin numër 3. Pasi ka deklaruar nuk kasha besim të vija në komisariatin e policisë Krujë për të dhënë kallzim as në stacionin e Policisë Fushë Krujë pasi kam vajtur e gjakusur dhe nuk ma ka marrë njeri kallzimin. Nuk kishte besim. Dhe ka shkuar te komisariati numër 3. Mbas shumë poërpjekjeve oficerët e policisë gjkyqsore që kanë qenë atë ditë në datë 21 korrik 2018 e kanë marrë kallzimin dhe deklarimin siç e ka shpjeguar e dëmtuara me detaje dhe për moskopetencë, për shkak se ngjarja ka ndodhur në zonën e Fushë Krujës ja kanë nisur me e-mail kallzimin komisariatit të p[olicisë Krujë.
Gazetari: Po.
Emiljano Nuhu: Data 21 me sa më kujtohet ka qenë ditë e shtunë. Unë kam qenë oficer i policisë gjyqësore i gatshëm në stacionin e policisë Fushë Krujë që e mbuloja të gjithë zonën Fushë Krujë dhe komisariatin e Krujës për ngjarjet që ndodhin në atë ditë.
Gazetari: Dhe në këtë formë ka ardhur kallzimi tek ju?
Emiljano Nuhu: Po, në këtë formë më ka ardhur kallzimi. Me ardhjen e kallzimit unë jam njoftuar nga salla operative që një shtetas ka bërë kallzim në komisariatin numër 3 dhe do të vazhdojne veprimet hetimore nga ju. Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rrahja që të paraqitej në stacionin e policisë Fushë Krujë për të vazhduar veprimet hetimore. Ky shtetas është paraqitur rreth orës 19:30 afërsisht, në zyrën time në stacion. Gjatë kësaj kohe që është paraqitur aty unë kam telefonuar prokurorin e gatshëm të Krujës dhe i kam treguar se si qëndronte situate.
Gazetari: Dhe kush ishte prokurori i gatshëm të lutem?
Emiljano Nuhu: Ka qenë Mirela Kapo
Gazetari: Keni biseduar me prokuroren për rastin në fjalë?
Emiljano Nuhu: Po, për rastin në fjalë ku ja kam shpjeguar me detaje dhe më ka thënë pyete djalin e deputetit Rexhepin dhe më njofto mua, mos bëj asnjë veprim pa më njoftuar mua. Dhe unë i kam marrë deklarim ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasit Rexhep Rrahja për veprat penale përndjekje …
Gazetari: për ushtrim të dhunës, për
Emiljano Nuhu: Ja, një sekondë…
Gazetari: Po. Ju keni dokumentet aty për t’i parë.
Emiljano Nuhu: I kam dokumentet
Gazetari: Është nevojshme të bëjmë prezent edhe dokumentet.
Emiljano Nuhu: I kam të gjitha dokumentet, provat, i kam këtu dhe mund t’i paraqes në çdo moment.
Gazetari: Drejt.
Emiljano Nuhu: Për veprat penale: përndjekje me anë të mbajtjes dhe përdorimit të armës së zjarrit …
Gazetari: Mund të na tregosh edhe dokumentin që ke prezent aty, mnund ta tregojmë përballë cameras edhe dokumentin që ken ë dispozicion…
Emiljano Nuhu: Po. Po. Kam deklarimin që ka dhënë në 4 faqe shtetasja Xhensila Maloku ku ka treguar të gjithë ngjarjen. Këtë deklarim e ka dhënë, e ka ridhënë tek zyra ime në datën 30 korrik të 2018. Mbasi unë kam marrë dosjen hetimore kam vazhdu hetimet. Këtë deklarim e ka dhënë në datën 22 tek zyra e kontrollit të brednshëm në drejtorinë vendore të policisë në Durrës.
Gazetari: Po.
Emiljano Nuhu: Është deklarimi këtu, e ka shpjeguar situatën me detaje siç ma ka shpjeguar mua ia ka shpjeguar edhe kontrollit të brendshëm dhe unë e mora në hetim Rexhep Rrahjen për vepra penale përndjekje, heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunën e ushtruar dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me përdorimin dhe nën kërcënimin e armës. Këto ishin akuzat që ishin ngritur në bazë të kallzimit dhe ky shtetas nuk pranoi të jepte asnjë shpjegim për akuzën e ngritur. Në këto kushte unë jam detyruar të marr prokurorin dhe ta vë në dijeni që ky shtetas nuk do të flaës për akuzën.
Gazetari: Çfarë tha prokurorja?
Emiljano Nuhu: Më tha, në qoftëse nuk do të japë shpjegime nuk ka problem bëj të ditur personit se do të arrestohesh dhe të njoftojë një avokat që të jetë prezent për procedurë.
Gazetari: Ndërkohë prokurorja a e lëshoi urdhrin e arrestit?
Emiljano Nuhu: Ishte në gjendje të flagrancës dhe për veprat penale që ky shtetas kishte kryer nuk ka nevojë për urdhër. Bëhet me iniciativë …
Gazetari: Në kushtet e flagrancës?
Emiljano Nuhu: Po, në kushtet e flagrancës, nuk ka kaluar flagrant është brenda ditës dhe vazhdon ndjekja dhe hetimet, nuk ka ndërprerje dhe nuk ka nevojë për të nxjerrë urdhër arresti ose urdhër ndalimi
Gazetari: Dhe I komunikuat që do të ndalohej dhe të njoftonte avokatin
Emiljano Nuhu: Po, I kam komunikuar që ti sot do të arrestohesh për këto vepra penale dhe do të njoftosh avokatin. Në rregull më tha. Kam marrë në telefon babain e tij, shtetasin Rrahman Rrahja ku I kam thënë hajde në stacionin e policisë në Fushë Krujë se kam një problem. Për rreth 30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij te zyra ime Rrahmani i cili është deputet i Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari bashkisë Artur Bushi, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që është kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i shoqëruar nga vëllai i tij Xhelal Rrahja
Gazetari: Në cilën datë kanë ardhur…
Emiljano Nuhu: Ata kanë ardhur në datën 21 korrik të vitit 2018 rreth orës 19:30 në zyrën time.
Gazetari: Pra kanë ardhur këta persona që ju përmendët?
Emiljano Nuhu: Po, personatr që përmenda më sipër.
Gazetari: Balla dhe Bushi përse erdhën. Mirë babai deputeti…
Emiljano Nuhu: Nuk e di ishin aty shumë shpejt, janë shumë miq, kanë lidhje miqësore shuëm të ngushtë me deputetin e Krujës. Erdhën në zyrën time, nuk kam arritur ta mësoj se si erdhën aq shpejt në zyrën time.
Gazetari: A mund të futeshin në zyrën tuaj persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen?
Emiljano Nuhu: Ata ishin persona me imunitet dhe janë njohur nga punonjësit e policisë në ambientet e jashtme dhe kanë hyrë pa thënë asnjë … ata nuk kanë nevojë për urdhër …
Gazetari: Mund të hyjnë në zyrën tuaj këta persona?
Emiljano Nuhu: Ligjërisht ata ndalohen, personat që s’kanë dijeni për veprën penale kur oficeri i policisë gjyqësore nuk i thërret, por imuniteti dhe fuqia që kanë ata nuk kanë nevojëpër urdhër për të hyrë në zyrën time.
Gazetari: E kuptoj. Erdhën këta persona, po persona të tjerë që i shoqëronin kishte?
Emiljano Nuhu: Kishte nja 10 persona që i shoqëronin, këta qëndruan në ambientet e poshtme të korridorit të komisariatit, të stacionit të policisë së Fushë Kruujës se quhet stacion, jo komisariat.
Gazetari: Po këta persona çfarë ishin, ketë të 10 që e shoqëronin?
Emiljano Nuhu: Nga informacioni që mora nga punonjësit e policisë që i njihnin si elementë me precedentë kriminalë të zonës të një grupi kriminalë shumë të fuqishëm në zonën e Niklës. Këta qëndruan në ambientet e stacionit, nuk u futën në zyrë, vetëm personat e lartpërmendur u futën në zyrë. Gjatë kohës që u futën këta unë isha në zyrë me shtetasin Rexhep Rrahja, ishin dy punonjësit e patrullës së përgjithshme me uniformë. Dhë në momentin që këta persona kanë hyrë, Rrahman Rrahja u ka thënë punonjësve të policisë dilni jashtë se kemi ne punë në zyrë. Unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë që nuk pse të dalin punonjësit e policisë jashtë, të flasin në prezencën e tyre. Ua ka bërë me shenjë punonjësve të policisë dhe punonjësit e policisë nuk kanë reaguar dhe kanë dalë përjashta për shkak të influencës që ka ai, nuk kanë
Gazetari: Ata janë larguar dhe në zyrë mbetët ju, 2 deputetët dhe kryebashkiaku i Krujës?
Emiljano Nuhu: Po, edhe vëllai i deputetit Xhelal Rrahja.
Gazetari: Nuk kishit eprorët tuaj në zyrë?
Emiljano Nuhu: jo jo. Për fat të keq atë ditë ishte e shtunë dhe i vetmi që ishte në zyrë isha unë I gatshëm nga oficerët isha në drejtim punonjës të tjerë. Shumica kanë qenë me leje për shkak të muajit korrik dhe të gjithë ishin vetëm nga telefoni kontakti me eprorët
Gazetari: Çfarë ndodhi pasi ngelët vetëm në zyrë?
Emiljano Nuhu: Pasi ngelëm vetëm në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit, i thash që djali juaj do të arrestohet për shkak se është kallzuar nga shtetësja Xhensila Maloku dhe akuzohet për disa vepra penale. Aty u hodh dhe më tha: nuk ke shanse të arrestosh djalin tim. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rrahja i cili është i vëllai dhe më thotë: Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra…
Gazetari: Ju thotë juve?
Emiljano Nuhu: Po. Po. Nuk del i gjallë nga zyra nëqoftëse ti arreston nipin tim. Une i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj në të kundërt shkoj unë në burGazetari Me të thënë këtë fjalë ai është irrituar jashtë mase shtetasi Xhelal ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj mere dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë përkundrazi do të zhduk.
Gazetari: Në prani të këtyre të tjerëve që ne përmendëm?
Emiljano Nuhu: Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime.
Gazetari: Kush e tha këtë?
Emiljano Nuhu: Njëkohësisht e tha Taulanti me Arturin në qetësi absolute. E thanë, nuk ishin as të irrituar, asgjë. I irrituar vetëm me kërcënime ishte Xhelali, vëllai i deputetit i cili nxori armën. Në këto kushte e hoqi pistoletën e futi në brez dhe tha e mbyllëm këtë muhabet këtu dhe do të ngelet këtu askund tjetër në asnjë moment nuk do të hapet se çfarë ndodhi këtu se ti ke …
Gazetari: Xhelali armën me leje apo pa leje e kishte meqë
Emiljano Nuhu: E kishte pa leje, pa leje e kishte. Edhe djali e kishte pa leje gjatë kohës që ishte në zyrë dhe këtë e deklaron edhe personia e dëmtuar gjatë kohës që i është ushtruar person në zyrën e oficerit tjetër. Dhe në këto kushta këta dolën nga zyra ime, e morën dhe unë ngela I vetëm nuk dija çfarë të bëja …
Gazetari: Edhe të akuzuarin emorën me vete?
Emiljano Nuhu: Po, po. Unë ngela i vetëm, nuk kisha çfarë të bëja kundër atyre personave. E vetmja rrugë ligjore që kasha unë ishte të njoftoja eprorët e mi dhe prokuroren.
Gazetari: Dhe e bërë këtë gjë?
Emiljano Nuhu: E bëra. Mora shefin e komisariatit tim në telefon …
Gazetari: Që quhet?
Emiljano Nuhu: Artur Hebaj.
Gazetari: Po. E more dhe e njoftove për çfarë ka ndodhur?
Emiljano Nuhu: E njoftova mbi të gjithë situatën që kishte ndodhur, i thash dhe më kanosën me armë në zyrë, e morën nga zyra dhe unë ngela, nuk kisha çfarë të bëja, dua forca për të zbatuar ligjin, për të zbatuar urdhrin e prokurorit. Dua oficerë të tjerë të mi dërgosh këtu se kanë hyrë këta shtetas dhe I tregova për shtetasit e tjerë të armatosur që ndodheshin në mabientet e jashtme të stacionit të policisë, por ai më tha mere me qetësi, mos u mërzit se flas unë me ta.
Gazetari: Kjo ishte përgjigjja e shefit të stacionit?
Emiljano Nuhu: Jo shefit të stacionit, shefit të komisariatit. Shefi i stacionit nuk ishte aty, ishte me leje të zakonshme.
Gazetari: Po prukuroren e morët?
Emiljano Nuhu: Po, do ta sqaroj edhe këtë pjesë. Më pas më ka telefonuar përsëri shefi i komisariatit ku më ka thënë shiko lëri, fola me ata, mos u mërzit, merre me qetësi, lerë të merret me këtë çështje oficeri Gentjan Çitozi me problemin se i ka lidhje miqësore, se i ka mik shpije deputetin dhe e zgjidh ai situatën, ti mos u ngatërro më.
Gazetari: Do merresh me punë miqësore apo ligjore?
Emiljano Nuhu: Atje në atë zonë vetëm me punë miqësore i zgjidhim problemet, nuk funksionon ligji. Nuk ka fuqi fare ligji, sidomos për njerëz …
Gazetari: Kjo ishte porosia e shefit të komisariatit?
Emiljano Nuhu: Po, porosia e shefit të komisariatit lërë të merret oficeri Gentian Çitozi.
Gazetari: Ju si reaguat? Çfarë i thatë eprorit tuaj?
Emiljano Nuhu: Unë i thash në rregull le të merret po me problemin tim që unë u kanosa në zyrë, nuk i pata asnjë lloj hake… po bëja punën e shtetit cafarë do bëhet. Tha do të flasim, mos u mërzit. Në këto kushte mbyllet telefoni. Kam njoftuar prokuroren. I kam treguar prokurores të gjithë historinë që ka ndodhur brenda në zyrë dhe nuk arrita dot të zbatoj ligjin I thash për shkak të ndërhyrjes së atyre personave. Më tha merr drejtuesit e tu dhe kërkoju ndihmë në rrugë institucionale. Unë I thash drejtuesit e mi i vura në dijeni, kërkovandihmë por nuk më solli asnjë ndihmë, veç më tha mos u mërzit se merremi ne me ta dhe lërë të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë se i ka miq shtëpie.
Gazetari: Kështu tha edhe prokurorja?
Emiljano Nuhu: Jo. Nuk ma tha prokurorja, i tregova ato që më tha shefi i komisariatit.
Gazetari: Kuptoj. Po prokurorja, deri ku shkoi reagimi i saj?
Emiljano Nuhu: Prokurorja tha neqoftëse është kështu problem le të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë, ti mos u ngatërro më. I thash unë dua të bëj kallzim për shtetasit Xhella Rrahja, Rrahman Rrahja dhe dy personat e tjerë Taulant Balla dhe Artur Bushi që unë u kërcënova në zyrë nga Xhelali me armë në dorë qëma vendosi në kokë.








