Kategori
Uncategorized

FOTO/ Zbulohet dokumenti, ja si trafikohej kokainë në komunizëm.

FOTO/ Zbulohet dokumenti, ja si trafikohej kokainë në komunizëm

Ish-drejtori i arkivave Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument në profilin e tij ne rrjetet sociale ku tregon një raportim të një gazete belge që i është komunikuar ministrit të Brendshëm të kohës se komunizmit, Simon Stefani.

Sipas këtij shkrimi të botuar në “Journal de Geneve” është zbuluar një anije me cigare kontrabandë në Bruksel. Sipas gazetës nga Shqipëria mund të bëhet edhe kontrabandë cigare, kokainë ose pije.

Por në reagimin e ministrit të Brendshëm shihet një shënim me shkrim dore ku thuhet vetëm: “Shokët e Durrësit të bëjnë kujdes”, çka nënkupton se kontrabanda kishte edhe dijeninë e autoriteteve komuniste të kohës.

Shkrimi i Dervishit

1989/Shkrimi i gazetës “Journal de Geneve” për drogë nga Shqipëria

Kontrabanda e Sigurimit nuk kishte si të mos binte në sy të shteteve europiane. Për vetë dinamikën e zhvillimit të ngjarjes dhe të përfshirjes në këtë aktivitet të shumë firmave dhe individëve, rënia në sy ishte më se normale, pavarësisht nga përpjekjet e shumta për ta fshehur sa më shumë atë.

Në lidhje me çështjen gjendet edhe ky shënim:

Sipas gazetës “Journal de Geneve” të datë 29 qershor 1989, ditët e fundit është zbuluar një kontrabandë e rëndësishme e cigareve në Bazel. “Sipas brigadës së luftës kundër drogës, cigaret vinin nga përtej Adriatikut. Në Anversë ose në Shqipëri, ato ngarkoheshin nëpër anije që i çonin drejt brigjeve spanjolle. Malli, cigare, për ndoshta dhe kokainë transferohej në anije të shpejta dhe shitej në Spanjë. I gjithë ky trafik organizohej nga firma të rajonit të Bazelit”.

Shënimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Simon Stefani, më 3.7.1989 për vartësin e tij:

“Porosit edhe njëherë shokët që të bëjnë tepër kujdes. Nuk duhet në asnjë çast të ekspozohet vendi ynë. Tepër kujdes do bërë në Durrës, etj”.

Siç edhe shihet, ministri nuk shënon asgjë tjetër veç kujdesit që duhej pasur. Ministri nuk pyet në kemi të bëjmë me trafik droge apo jo, por porosit shokët të kenë kujdes. Duke rritur vigjilencën komunistët e kaluan në heshtje edhe këtë problem që po i dilte me perëndimin.Faksimilja e praktikës së asaj kohe.

Image

Kategori
Uncategorized

Departamenti Amerikan i Shtetit rrëzon Ramën/ Ja çfarë thotë për drogën, krimin dhe korrupsionin.

Departamenti Amerikan i Shtetit rrëzon Ramën/ Ja çfarë thotë për drogën, krimin dhe korrupsionin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për luftën kundër drogës, korrupsionit e evazionit fiskal.

Në raportin që hartohet për të gjitha shtetet, Shqipëria paraqitet si një vend me probleme të theksuara të korrupsionit dhe kultivimit e trafikimit të drogës.

Sipas DASH, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave në Shqipëri përfitohen në mënyrë të paligjshme nga pastrimi i parave dhe nga droga. Kjo e fundit zë një vend të rëndësishëm në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke rënduar akoma më tej pozitën e Qeverisë që thotë se lufta ndaj trafikut të drogës është rritur.

Ky pretendim i Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri bie poshtë nga konkluzionet e DASH. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për kultivimin dhe shitjen e kanabisit, por edhe për drogëra më të forta siç janë kokaina dhe heroina. Vendi ynë është shndërruar në një pikë kyçe për grumbullimin e këtyre drogërave, për t’u trafikuar më pas në Evropën Perëndimore.

“Vendi vazhdon të jetë në rrezik të lartë për shkak të pastrimit të parave dhe korrupsionit të shfrenuar. Pjesa më e madhe e ekonomisë së Shqipërisë është informale, me prurje të mëdha të parave nga reminitancat. Të ardhura të konsiderueshme përfitohen edhe nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha të marijuanës, kryesisht në vendet evropiane, si dhe është vend tranzit për transportin e heroinës afgane dhe kokainës, duke shërbyer si portë kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën. Shqipëria shërben si qendër rajonale nga organizatat e krimit të organizuar. Të ardhurat e paligjshme pastrohen shumë lehtë”, thekson raporti i DASH, duke i kushtuar rëndësi trafikut të heroinës dhe kokainës, përveç kanabisit.

Po kështu, DASH flet edhe për korrupsionin në qeveri e institucione të tjera. Edhe pse janë miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, mbetet i ulët numri i procedimeve penale ndaj zyrtarëve si dhe referimet për rastet e pastrimit të parave. /SYRI.net/

Kategori
Uncategorized

Karvani apo kopeja e ujqërve?! Engjëll Musai.

Karvani apo kopeja e ujqërve?!

Engjëll Musai

Drejtor i Gazetës “Telegraf”

Diktatura dhe diktatorët nuk kanë brirë, por ata bëhen të tillë kur populli hesht dhe kur parimet e demokracisë shkelen, përbuzen, dhunohen, përdhunohen dhe se liria e tyre bëhet e pakufishme duke zëvendësuar jo vetëm lirinë e individit që ke përballë apo anash, por të mbarë shoqërisë. Këta diktatorë në tërësi janë mediokër, me probleme të theksuara nga e kaluara, të prapambetur në arsim, të dështuar në kulturë, sport dhe evenimentet e tjera të jetës dhe shoqërisë. Këto personazhe tentojnë të marrin rolin e liderit, sepse ata që e rrethojnë e quajnë të magjishëm, e quajnë udhëheqës, pavarësisht se mund të jenë udhëhumbës të sigurtë. Dhe këta njerëz për të realizuar qëllimet e tyre mundohen të bëjnë të zezën të bardhë, megjithëse ajo të nxinë më shumë se qymyri, të thonë se do hash me “Lugë Floriri” po tasi prej balte që të vënë përpara është bosh. Këta njerëz deklarojnë se do bëjnë shtet dhe kjo për të mirën e qytetarëve duke ua shtrënguar çdo ditë litarin në fyt për pushtetin e tyre, se që të bësh shtet fjala bie është normale, por nëse shteti i çon qytetarët deri në vetëflijim, atëherë përse më duhet mua ky shtet, kur qëllimi i tij është të zbusë varfërinë dhe të sigurojë jetën dhe jo ta marri atë. Përse duhet shteti për të bërë disa milioner dhe për të çuar në skamje dhe mjerim shumicën e popullsisë. Ja pra, po fole për këto quhesh “qen që leh”, sepse i prishë punë karvanit që po mbushë thasët dhe magazinën me para. Dhe njerëzit duhet të heshtin, kundërshtarët politikë të mbyllin gojën (ndoshta këtu kanë të drejtë se ja dinë mirë zullumet njëri-tjetrit), ekspertët të mos u mbushin mendjen mediokërve të administratës, media jo e jo nuk duhet të denoncojë. Dhe nëse ndodh e kundërta i prishet punë “Karvanit”, që nuk paska të ngopur. Të gjithë e donin reformën në OSSHE, në lidhje me pagesat dhe se duhej thënë stop vjedhjes së saj, të ujit, të taksave etj. Por kjo nuk e justifikon faktin se ti duhet të kalosh në ekstremin tjetër dhe i burgosë, sepse qytetarët nuk kanë asnjë mundësi të paguajnë, se janë pa punë, se po ikin të punojnë jashtë shtetit dhe ti si “Lid-err” i thua ndërkombëtarëve se këtu ka punë, por mungojnë specialistët. Dhe Europa t’i kthen mbrapsht, megjithëse ata kanë shitur shtëpi e katandi dhe nuk kanë ku të mbyten me ardhjen në Shqipëri. Nga ana tjetër, ti i falë 600 milionë euro kompanisë më të poshtër koncesionarë që ishte CEZ, të cilën na e solli peshqesh PD-ja para fushatës elektorale dhe e largojë ‘Rilindja’ me thasët e mbushur si mos më mirë. E po fole, ti etiketohesh si qen që leh, sepse po na tremb karvanin që nuk ka të ndalur në skandalet dhe marrëzitë e veta. Po faturat afrofe, pse i harrove? Apo këto i hanë fakir-fukarenjtë. Shqiptarët duhet të mos flasin as për bankat që vidhen, as për të vetmin aeroport që kemi kur shpartallohet dhe grabiten paratë, madje nuk duhet të flasim as bankierët dhe rojet e Bankës së Shtetit vjedhin bankën që e kanë për detyrë ta ruajnë. Dhe po fole, bën gabim se “Kar-vani” na trembet dhe na prishet imazhi i vendit. Bankat e nivelit dytë marrin para të vjetruara që janë në duart e qytetarëve, të cilat siç flitet nën zë janë nga ato që janë vjedhur në kohën e Fullanit, por me 20% të vlerës më pakë, a thua se paratë i prodhuan shqiptarët dhe jo Banka. Dhe përsëri nuk duhet të flasësh se konsiderohesh si prishës i rendit dhe qetësisë së Karvanit. Kemi plot 25 vjet që prona vidhet, grabitet, legalizohet, hipotekat janë kthyer një vend që konsumojnë vetëm letra fallco dhe korrektorë të bardhë për prishje emrash, por ne prapë nuk duhet të flasim se i prishim drejtimin karvanit. Por këta zaptues të pronave po i japin tokat e zaptuara para dhe pas legalizimit me përqindje tek ndërtuesit e pallateve dhe kanë siguruar shtëpi, lokale dhe shesin edhe apartamentet që i dalin tepër. Me lekët e shitjes blejnë vendet e punës në Dogana, Tatime, Polici, Ambasada dhe kudo. Dhe ne përsëri nuk duhet të flasim sepse konsiderohesh nga udhëhumbësi si qen që leh dhe nuk lejon karvanin të ecë përpara. Bilanci drithërues i këtij çerekshekulli, edhe më optimistët i ka kthyer në shpresë thyer, duke marrë arratinë! Gjuha e politikës shigjeton ata që i kanë mashtruar dhe jo ata që e kanë e shkaktuar! Me gjithë deformimin e dallaveret, trafikun e votës së zgjedhësit, rezulton bilanci më drithërues: Me vdekjen, të vrarët, me dhe pa kallash, por shumica me Kollare-Kolltuk-Karriget e gati, 11 mijë viktimave shqiptarëve, e cila përbën një dramë! E përsëri karvani nuk duhet shqetësuar. Liderin aktualë të “Rilindjes” shqiptarët nëpërmjet votës plebishitare e sollën në krye që të udhëheqë më mirë dhe në mënyrë të barabartë. Udhëhumbësit ju dha besimi që të ndërtonim atë që nuk kishim dhe jo të na prishte edhe atë të mirë që kishim. U shkatërrua bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku në vend të pllakave si vlerë historike u shtrua nga bashkia e majtë e Ramës asfalti elektoral. Sikur të mos mjaftonte kjo qeveria e djathtë e Partisë Demokratike vajti dhe vendosi bustin e tradhtarit të kombit Ahmet Zogu për të treguar se tradhtarët serbë janë të pavdekshëm, ndërkohë që Heroi Kombëtar i pavarësisë së vendit, Ismail Qemali vazhdon të jetë i fshehur diku në një nga skutat e këtij bulevardi. Dhe në vend të vendosnin emrin e Ismail Qemalit vendosën atë të tradhtarit, që iku me florinjtë me vete. Por edhe për bulevardin nuk duhet të flasim, pavarësisht se po zaptohet i tëri sikurse sheshi “Nënë Tereza”. Se po folëm, karvanit nuk i del bulevardi dhe na prishet drejtimi. Lideri na tregon botën në perëndim, të cilën ai dikur nuk kishte shanse ta shikonte sepse ato ishin mbi tokë dhe jo poshtë urave të qyteteve. Në perëndim gjithçka tradicionale ruhet me fanatizëm, madje edhe modernia kur bëhet imiton në fragmente të veçanta traditën dhe Harku i Triumfit në pjesën moderne të Parisit është një imitim i tillë. Ndërsa këtu prishen kinematë, sheshet, kishat, xhamitë, tregjet, varret, stadiumet, fushat e sportit, lulishtet e kryeqytetit, spitali ushtarak, ndërtesat e kulturës dhe trashëgimisë së artit ushtarak kthehen në seli partie, në vend të mbjelljes së ullinjve tradicionalë harxhohen miliona euro për të blerë palma në Kinë. Kjo marrëzi, ku më shumë e ku më pak ka ndodhur dje nën drejtimin e Partisë Demokratike dhe vazhdon edhe sot me “Rilindasit”. Kam parasysh Klubin “Partzani”, Kompleksin Dinamo, Liqenin, shtëpitë muze, lapidarët e heronjve të LANÇ, kinema 17 Nëntori, Republika, etj., etj. Dhe përsëri nuk duhet të flasësh, sepse i prishet terezia, por edhe gjumi atyre që po ecin dhe formojnë karvanin. Si mund t’i thuhet të huajve që ejani dhe investoni, kur ke 6 muaj që nën pretekstin e ndeshjeve të kombëtares bllokove sheshin “Nënë Tereza” dhe e ke kthyer në mejhane dhe qoftexhinj vendin elitë të këtij kombi? Aty janë 3 universitetet me të rëndësishme të vendit, Politekniku i Tiranës dhe ai i Arteve të Bukura. Po për Sheratonin që e keni bllokuar, kush do e mbajë përgjegjësinë. Apo edhe për këto nuk duhet shqetësuar karvani dhe kryekarvanisti. Ja pra, që të jesh “Lider’ apo “Udhëheqës” nuk është kollaj. Udhëheqës bëhesh duke udhëhequr njerëzit drejtë arritjeve, jo duke i hedhur ata greminave! Njeriu i sotëm “me çallmën” e shtetit ka lakmi, deri dhe në grykësi, për t’u bërë dikush edhe pse e di që nuk është askush! Ai mundet të bëhet duke grabitur i pasur në xhep, por në kokë dhe në shpirt do të mbetet i varfër! I madhi Prof. Skënder Luarasi mes shumë e shumë vlerave në studimet e tij ka lënë thënie, të cilat vështirë se mund të harrohen: Bota nuk ka heronj dhe i formon prej balte. Ne, i kemi heronjtë dhe i baltosim ose i prishim që të harrohen. E megjithatë “koha është e maskarenjve, por Shqipëria është e shqiptarëve, “do të thoshte poeti i madh Ali Asllani”. Por Shqipëria është si një rrap madhështor, që nuk do të tronditet nga disa gjethe rrapi që ia shtien ata që janë sezonalë, sepse ata nuk janë udhëheqës, por udhëhumbës, të cilët po lehin së bashku me tufën e kopesë së ujqërve, por që u pëlqen ta quajnë “Karvan”. Ata po lehin çdo ditë dhe zërat e tyre po i dëgjon një botë e tërë. Ata po ulërasin dhe më mirë se kushdo e dëgjon populli që po varfërohet çdo ditë. Familjarët po përdhunohen nga modeli “Shukri” për një vend pune dhe minimalisht nuk kërkohet falje që ju sollëm në krye një batakçi. Krime makabër, ku një i sëmurë psikik që nxirret nga spitali psikiatrik dhe i pret kokën fëmijës apo një i burgosur lirohet e vret turistë dhe ne përsëri nuk duhet t’i prishim qetësinë “Karvanit” të kopesë së ujqërve, që ka filluar të lehë pa pushim. Dhe kryekarvanisti ndryshon shumë nga udhëheqësi. Udhëheqësi ka “karakter” dhe karakteri për njeriun që përfaqëson shtetin dhe qytetarët është primare. Ata duhet ta konsiderojnë veten njerëz në shërbim të qytetarëve dhe jo të kapardisur nëpër zyrat e shtetit, si kalvar mbi taksapaguesin! Karakteri nuk është dhunti, e as dhuratë. Karakteri sjell suksesin e qëndrueshëm për individin dhe bashkësinë. Udhëheqësit duhet t’u japin shpresë të tjerëve, edhe të pashpresëve dhe jo t’i detyrojë të shkojnë drejt flijimit. E rëndësishme është të mendojnë për të tjerët, të ndihen si ata, të dalin dhe të shohin radhët e gjata përpara zyrave, nëpër gjyqe duke paguar për të marrë pronën e tyre tek nëpunësit maskarenj të administratës shtetërore. Udhëheqës është ai që ndihet, shihet dhe “shitet” si qytetar! Napoleon Bonaparti i quante udhëheqësit, “Tregtarë të shpresës”! Po udhëheqësi ynë, a i ndan gëzimet dhe hidhërimet me të tjerët? A është i pranishëm pranë gëzimit dhe lëndimit të tyre, sepse udhëheqës është ai që nuk mund të jetë i qetë dhe të ndihet i lumtur në salltanetet e tij, mes varfërisë dhe shkretëtirës, i rrethuar nga klithmat e fëmijëve, që s’kanë mese t’i ushqejnë nënat e tyre, të mbytura në lot! E pra ne e kemi këtë udhëheqës? Sigurisht që jo. Ne kemi udhëhumbësa, që bashkë me bandat e tyre po e rrjepin çdo ditë këtë vend. Ndërsa ata që ulërasin dhe thonë të mos lehni, nuk janë gjë tjetër vetëm një “karvan me kope ujqërish”, që lehin natë e ditë pa u thënë kush puna e mbarë, por vazhdojnë të ecin të ngarkuar me pasurinë e shqiptarëve.

Kategori
Uncategorized

A janë socialistët Soro-istë?

Nga Jakup B. GJOÇA gazetar/
-A janë socialistët Soro-istë?
Sot Soro – istët e Rilindjes Socialiste janë katandisur si morrat, që ushqehen në trupin e PS-së nga votat e socialistëve të vërtetë, por që gëzojnë të gjitha privilegjet e pushtetit që u dha VOTBESIMI i socialistëve, ndërkohë që socialistët injorohen, diskriminohen pikërisht nga Soro-istët që kanë zaptuar Partinë Socialiste!!!
Kjo është pyetja e sotme ndaj çdo socialisti, ndaj çdo simpatizanti të Partisë Socialiste!
Ndoshta pyetja më e drejtë, që mund të bëjmë është:
-Sa socialistë ka sot në strukturat drejtuese të Partisë Socialistë?
– Sa socialistë sot janë deputetë të Partisë Socialiste?
– Sa socialistë janë sot ministra të qeverisë së Rilindjes Socialiste?
Nëse shikon listën emërore të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, vështirë se mund të gjesh 2 ose 3 socialistë, që janë anëtarë të PS-së që nga 2004-ra!
Nëse shikon listën emërore të deputetëve të Partisë Socialiste, vetëm 4 deputetë janë që kanë qënë anëtarë të PS-së që nga 2004-ra!
Midis tyre, Pandeli Majko është deputeti që është katandisur xhaketë e vjetëruar socialiste ne garderobën politike të kryetarit të sotëm të PS.
Taulant Balla, dikur kone e kryeministrit Nano, sot i emëruari i kryeministrit Rama si shefi i kuadrit të Rilindjes Socialiste, ngaqë është masha e kryeministrit Rama, është ky që injoron socialistët, duke mos i emëruar asgjëkundi në Administratën Publike, sepse nuk ka asgjë të përbashkët me socialistët.
Erion Braçe, është gramafoni i kujdo kryetari të PS-së, që kurrë nuk u bë zëri dhe përfaqësuesi i interesave të socialistëve!
Gramoz Ruçi, është “ministri i Brendshëm i kryetarit të PS-së ndaj çdo rebeli socialist”.
Nëse shikon listën emërore të ministrave socialistë të Rilindjes Socialiste, nuk ka asnjë ministër që ka qënë anëtar I PS-së në 2004-n. Edhe Blendi Klosi u emërua ministër më vonë, por që tashmë është masha e kryeministrit Rama.
Ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj është bërë ministri i Parave të kryeministrit, aq sa pati edhe kurajo politike të deklaronte pardje se Qeveria i paguan koncensionet me fondet e Buxhetit të Shtetit dhe jo me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Në të kundërt!
Sot anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së janë të gjithë aktivistët e MJAFT-it, ata që gjuanin me domate ministrat e qeverisë Socialiste të Fatos Nanos, ata që bënë slogan: “Nano Ik”!!!
Sot deputetë socialistë janë të gjithë aktivistët e MJAFT -it dhe ata që në zgjedhjet parlammentare të 2009-s ishin kandidatë për deputetë me G – 99!!!
Sot ministra socialistë të Rilindjes Socialiste janë të gjithë drejtuesit partiakë të G – 99 dhe drejtuesit e MJAFT-it!!!
Sot kryetari i Partisë Socialiste, si piktor me diplomë, i ka ndryshuar edhe ngjyrat emblemës dhe Logos së Partisë Socialiste, nga e kuqe në Rozë, për të dëftuar transformimin rrënjësor politik të Partisë Socialiste në parti të Rilindjes Socialiste!
Edi Rama i keqpërdor socialistët në Partinë Socialiste, vetëm si turmë për t’u marrë votat dhe pastaj i shpërfill, si limon i shtrydhur!
Sot, në Administratën Publike, socialistët e vërtetë nuk u punësuan në punë, edhe pse në 8 vjetët e qeverisë së Djathtë u trajtuan si militantë socialistë dhe mbi shpatullat e tyre ranë të gjitha pasojat politike!
Socialistët e vërtetë në zgjedhjet elektorale të 23 qershorit 2013 i dhanë PS-së së kryetarit Edi Rama votbesimin sepse shpresuan te Partia Socialiste!!!
Mirëpo, pas 4 vjet qeverisje të Kryeministrit Rama, socialistët e vërtetë janë më të diskriminuar se kurrë nga vetë PS-ja e tyre!
Socialistët diskriminohen nga PS-ja e Edi Ramës, pikërisht sepse JANË SOCIALISTË dhe nuk u bënë Soro – istë!!!
Edi Rama, sapo hodhi në dorë Partinë Socialiste – TË GJITHË E DINË MIRË, QË EDI RAMA E MORI KARRIKEN E KRYETARIT TË PS ME MANIPULIME NË PRAPASKENË – filloi spastrimin e PS-së nga të gjitë personalitetet socialistë, nga të gjithë intelektualët e ndershëm, nga të gjithë socialistët e devotshëm!
Edi Rama, sa hodhi në dorë PS-në, afroi në PS, në strukturat drejtuese të PS-së, pikërisht ata aktivistë të MJAFT-it, që qëllonin me domate në rrugët e sheshet e Tiranës qeverinë Socialiste të Nanos, edhe pse ata nuk kishin kontribute në PS, edhe pse ata nuk kishin personalitet në Politikë, edhe pse ata ende nuk kishin mbaruar as 8 – vjeçaren në shkollë!!!
Emërimet në Administratën Publike në qeverisjen e Rilindjes Socialiste nuk u bënë as me Meritokraci dhe as me teserën e Partisë!
Përkundrazi!
Në Administratën Publike të Rilindjes Socialiste u emëruan të gjithë ata që u bënë Soro-istë, aktivistët e MJAFT-it, anëtarët e G – 99!
Kryetari I PS-së Edi Rama ka kaq urrjetje për çdo gjë që është socialiste, që është trashëgimi e Partisë Socialiste, saqë edhe mbylli edhe gazetën “Zëri i opullit”, ngaqë nuk mund të lejonte që socialistët të kishin një Zë mediatik të tyre! Ndërkohë që partitë e tjera parlamentare, sikurse PD dhe LSI kanë gazetat e tyre të përditshme!
Edi Ramës si kryeministër nuk i duhej më “Zëri I Popullit”, gazeta e socialistëve, gazeta e Partisë Socialiste, sepse korruptoi pronarët e Medias, i bëri ata shërbëtorë të interesave të tij politike!
Edi Rama e injoroi kaq shumë Partinë Socialiste, saqë jo vetëm nuk zbaton Statutin e PS-së, por edhe injoroi edhe zgjedhjet e brendshme të PS-së për 6 vjet!
Jo vetëm kaq!
Edi Rama nuk lejoi në Partinë Socialiste që socialistët të votojnë për kryetarin e PS-së, sepse e di, që socialistët, ata që janë anëtarë dhe simpatizantë të PS, janë më të shumë të numër në Parti Socialiste, sesa Soro-istët, që janë militantët e tij!
Qeveria e Rilindjes Socialiste, në 4 vjetët e qeverisjes, kurrë nuk u bë shprehësja e interesave të të Majtëve, të elektoratit të saj të varfër, sepse asnjëherë nuk u dha të varfërve Ndihmë Sociale, përkundrazi, paguan qindra miliona euro çdo vit koncensionet që u ka dhënë klientëve të vet bizmenmenë.
Në 4 vjetët e Rilindjes Socialiste 200.000 shqiptarë të papunë dhe të varfër u shpërngulën nga Shqipëria dhe u bënë azilantë ekonomikë të Europës, ngaqë Rilindja Socialiste vrau çdo shpresë të mbijetesës ekonomike!
Rilindja Socialiste ëshët bërë shprehëse e Interesave Ekonomike të Biznesit të madh, me qindra koncensionet e dhëna!!!
Rilindja Socialiste zhgënjeu socialistët edhe në premtimin elektoral të 2013-s, kur premtoi Shërbim Shëndetësor Publik Falas, ndërkohë, që ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, është tashmë Ministri i Koncensioneve, ngaqë Fondi Publik për Shëndetësinë është shumëfishuar, ngaqë Buxheti i Shtetit paguan milionat e koncensioneve shëndetësore, ndërkohë që në Spitale Publike nuk ka as …aspirinë!
Dilema politike që shtrohet për socialistë e vërtetë, tani në 18 qershor 2017 është:
-Do t’i lejojnë vetvetes që, me votën e tyre, të bëhen kufoma politike e morrave Soro –istë në Partinë Socialiste?
– Socialistët e vërtetë, në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, A DO TË DISTANCOHEN njëherë e përgjithmonë nga Rilindja, e cila ka ZAPTUA

Kategori
Uncategorized

JETA NË TIRANË.

JETA NË TIRANË, kujtimet e  gazetarit Suedes, Sven Auren.

Përktheu Adil Biçaku.

Hoteli më i mirë i Tiranës dhe Shqipërisë quhet Dajti sipas emrit të njërit mal më të lartë nga ata që rrethojnë kryeqytetin. Ndërtesa nga jashtë është diçka madhështore, që ndahet prej bulevardit të gjere nga një perde pishash. Por nuk qenë shqiptarët, që e ndërtuan, por italianët. Këta të fundit bënë çuditërisht shumë, gjatë kohës së shkurtër si zotërinj të vendit. Salla e hyrjes është shumë e madhe, veshur me mermer dhe shumë formale, dhoma të këndshme, higjiena le për të dëshiruar. Ashensori – hoteli i vetëm i Shqipërisë me ashensor – është jashtë përdorimi, por pastruese me fustane të zeza, përparëse të bardha dhe flokët topuz, bajnë valixhet e mysafirëve nëpër shkallët ndërsa meshkujt e personelit bëjnë sehir. Okupacioni turk që vazhdoi 500 vjet, ka lënë gjurma ende deri më sot.
Hotel Dajti është i rezervuar për të huaj, ndërsa banorët e vendit e kanë të ndaluar. Shqiptarët, që janë ulur në sallë ose që mbështeten në barin e trishtuar, janë policë me veshje civile dhe në fytyrat e tyre nuk mund te lexosh diçka. Atmosfera përgjithësisht është e rëndë dhe karakterizon republikën popullore tërësisht. Portieri përshëndet mysafirët e ri pa asnjë orvatje për një buzëqeshje, nuk dallon as shkëlqim në sytë e shërbyesit. Kamerieri i barit, një burrë në moshën mesatare duket sikur ka varrosur dikë të afërt sot paradite, dhe në raft një rradhë shishesh si urna në një kolumbarium*1. Ato shërbejnë vetëm si dekor. Nuk mund të porosisësh pije përkatësisht (visky, konjak, sherry etj.), veç se klientët detyrohen të zgjedhin raki ose lëng limoni. Dhe me një gotë raki përpara – rakia më e mirë shqiptare, që thuhet kalimthi, bërë prej manaferre –nëse shfleton në ca broshura, që shoqërojnë me çelësin e dhomës. Reklamë për hotelin? Propagandë turistike për Shqipërinë? As gjë. Njëra flet mbi “ tradhtinë e Rusisë ndaj komunizmit” dhe tjetra i bën thirrje, për vigjilencë, botës socialiste: “Kuçedra kapitaliste ngrenë kryet në Çekosllovaki”.
I kthen shpinën këtij barit të gëzuar….dhe nisem për në qytetin me emrin e bukur. Se çfarë konstaton një rrugëtar në Tiranë, i cili para lufte, kur dilte nga hoteli, ishte zhurma e rrugës.
Taksitë dhe veturat private i binin burisë pa ndalur, por kishte edhe tjetër lloj zhurme trafiku: një shumicë e madhe karroca kuajsh, shkatarraqe, që i kishin pajisur me buri veturash dhe karrocierët u binin me zellshëm sikurse

automobilistët, një mori gomarësh që përdoreshin për transporte dhe kontribonin në ulërimën e madhe të koncertit, qerre dhe karro, të ndryshme, katër rrotëshe, tregtarë ambulantë, që u binin zileve, muzikantë rrugësh… . Përveç asaj rrugët e këqija automobilistike bënin të veten që kakofonia të arrinte maksimumin. Zhurma ndoshta bënte një përshtypje irrituese, por njëkohësisht pasqyronte një jetë të gëzuar në një kryeqytet, që ishte një katund Ballkanik shumë i madh.

Çfarë ndesh njeriu tashti, heshtjen. Është e çuditshme dhe e pa imagjinueshme. Hotel Dajti ndodhet në rrugën kryesore, i cili gjatë okupacionit italian u ri-pagëzua nga Bulevardi Zog në Bulevardi Mussolini dhe tani quhet Bulevardi Stalin. Ai është i gjerë si Chams-Elysées*1 dhe mjaft i mirëmbajtur: asnjë mbeturinë, asfalti shkëlqen si një pasqyrë. Në njërën anë qëndron një monument që paraqet Stalinin, në anën e kundër duket Lenini, ndryshe bulevardi rrethohet nga shtëpi të reja dhe mjaft pompoze, të kombinuara me parqe. Atje larg një hapësirë e madhe, shesh i rrumbullakët ku heroi kombëtar i Shqipërisë Skënderbeu me përkrenaren e tij të famshme kontrollon situatën prej një kali bronzi me këmbët e para në ajër. Nuk mund ta mohosh që Tirana është zbukuruar. Por nëse në barin e Hotel Dajtit sundon një atmosferë si në një dhomë varri, në Bulevardin Stalin mbizotëron qetësia e vërtetë e varrezave. Unë nuk e ekzagjeroj. Heshtja lidhet me situatën e trafikut ose drejt me thënë mungesen e trafikut. Bulevardi është bosh: as automobila, karroca kuajsh, qerre apo gomar dhe pothuaj se as dhe njerëz. Qe një ditë jave nga ora katër pas dite që unë e konstatova për herë të parë. Një grua shtynte një karrocë fëmije në midis të xhadesë ku disa fëmijë loznin pafkash, dhe një burrë i vetëm qëndronte pa lëvizur dhe lexonte Zëri i Popullit e cila është Pravda e Shqipërisë. Si një turist në Sahara, prita gjatë që të dukej ndonjë automobil, dhe më në fund munda të shoh një kamion dhe një Mercedez elegant me perde të bardha të mbyllura, pas tyre fshihej ndonjë funksionar i lartë komunist. Asnjë motoçikletë, nja dy- tri biçikleta.
Në sheshin Skënderbeu pret një tjetër përjetim. Në shesh shërbente një polic me një shkop të bardhë gome. Ai është i vetmi polic trafiku në Shqipëri, dhe ky i shkreti s´ka asgjë për të dirigjuar. E ndjej nevojën për t´a ndihmuar ashtu sikurse Çestertoni *2 (Chesterton) tregon se si një turist anglez ndihmoi një faturino hekurudhe gjermane, që dukej se ishte shumë melankolik. Duke blerë një biletë për në lagjen më të afërt dhe t´ia japë që ta presë, e bëri nëpunësin dëshpëruar të gëzohet.
Një shpallje në hotel thotë se ka biçikleta me qira. Nëse unë do t´a kisha zbatuar lajmin e shpalljes, dhe të kisha kaluar përmes sheshit Skënderbeu me biçikletë, edhe unë do të kisha kryer një vepër të mirë njerëzore. Është kollaj të ironizosh, por mungesa e trafikut ka vetvetiu një shpjegim të natyrshëm.
1-.*Bulevard i madh në qendër të Parisit. (shën. përk).
2-.*Gilbert K. Chesterton 1874-1936 shkrimtar dhe poet britanik. (shën. përk).

Shqipëria e kuqe është një komb në skamje, që i mungon pothuaj çdo gjë dhe veçanërisht valutat e huaja. Automobila, motoçikleta dhe biçikleta nuk prodhohen në vend dhe duhet të blihen nga jashtë dhe të paguhen më para tjera dhe jo lekë, që është monedha shqiptare. Në këtë situatë kënaqen, të blejnë makineri të domosdoshme, d.m.th. autobusë dhe kamionë (plus një pjesë vetura për zotërinjtë e vendit) dhe kufizimin e importimit të biçikletave deri në minimum. Ndërkaq, karrocat, qerret dhe gomarët, konsiderohen se bëjnë një përshtypje prapambetjeje dhe janë të ndaluara në qendër të kryeqytetit për arsye prestigji. Rezultati: bosh dhe heshtje.
Fshesa komuniste ka fshirë shumë gjëra të tjera. Janë bërë mjaft ndërtime në Tiranë gjatë këtyre 20 viteve të fundit, dhe janë ngritur zona të reja moderne banimi. Rrëmuja e rrugicave dhe shtigjeve në periferi të sheshit Skënderbeu është pothuaj njësoj si përpara. Por çdo gjë që i jepte qytetit ato ngjyra dhe atë joshje është zhdukur: dyqanet e vegjël të panumërta dhe të zotët që rrinin përjashta tyre dhe pinin duhan me çibuk të gjatë të punuar bukur, gratë e mbuluara, që rrinin galiç prane mureve, katundarët, me veshjet e tyre të rralla, që vinin nga malet e larta, rreckamanët e shkretë, dhe bajraktarët krenar me kuajt e bukur, mizëri fëmijësh lypës, aroma e ëmbël e kafes turke, që përhapej prej qindra kafenesh të vogla…. . Gjithë Tirana mbante aromë kafeje në atë kohë. Tashti qyteti nuk ka asnjë aromë. Të gjithë njerëzit duket njëlloj: burrat janë veshur me pantallona të errët dhe këmisha të bardha dhe gratë mbajnë fustane pambuku, por duhet thënë se sipas rrobave nuk të duket se ka varfëri të theksuar. Njeriu nuk ndiqet më as nga turma fëmijësh lypës. Jo pse mungojnë fëmijë. Përkundrazi. Në Shqipërinë e sotme nxitet lindshmëria në të gjitha mënyrat, dhe falë kësaj politike është shtuar popullsia nga një milion në një e gjysmë që pas lufte. Kryeqyteti ka 135 000 banorë në krahasim me 35 000 në vitin 1945. Sheh fëmijë kudo po ashtu edhe gra shtatzëna. Me shami të kuqe për qafe, dhe me flamur të kuq përpara rreshtit në formë repartesh ushtarake marshojnë të rinjtë, duke kënduar këngë antiimperialiste, dhe quhen “Pionierët e Kuq”.
Nga numri i shumtë i dyqaneve të vegjël t´atëhershëm kanë mbetur tani vetëm pak por edhe ata nuk kanë shumë gjëra për të ofruar. Më kujtohet një sahatçi në rrugën kryesore, i cili shiste rripa sahatesh por jo sahatë. Jeta tregtare, është e përqendruar në magazina shtetërore, që quhen MAPO që do të thotë “Magazinë Popullore” lokale të mëdha trishtuese me pajisje të errëta, që të kujton po të njëjtat magazina në Pekin, dhe atje ka mungesë mallrash nëpër raftet. Çmimet të bëjnë të shtangësh. Rroga mesatare e punëtorit është midis 250 dhe 500 kruna (kronor)*1 në muaj dhe kjo e fundit në raste të veçanta.
Këpucët kushtojnë 50—60 kr., këmisha 50 kr., një çantë grashë 70—100 kr. Dhe të gjitha të thjeshta ose të thuash te drejten primitive. Cilët janë ata shqiptare që kanë mundësi me ble në këto MAPO ?
1*- Monedha suedeze kronor (korona) kr. (shën. përk.).
Përsa u përket njerëzve, janë pyetje tjera që nuk mund të hesht edhe pse ndoshta mund të cilësohet si tragjike. Para lufte shikoje arixhinj kudo. Unë nuk kam pa as edhe një magjyp gjatë këtij udhëtimi. Kur mbaroi lufta statistika zyrtare e dëmtimeve të Shqipërisë, përmbante dhjetëra mijëra invalidë. Nëpër muzetë e luftës, që ndodhen në të gjithë qytetet e mëdhenj të vendit përsëriten gjithnjë këto të dhëna. Ku ndodhen ata tani? Gjatë dy javëve udhëtimi këtu nuk kam parë asnjë invalid. Çfarë i ka gjetur pleqtë? Pleqtë mund të numërohen në gishtat e njërës dorë. Kam përshtypjen se vendi përbëhet vetëm nga popullsia e moshës së punës dhe fëmijë. Ka të ngjarë, që nënshtetasit jo produktivë të jenë ne kampe përqendrimi ose të izoluar në fshatra të izoluara, por çdo pyetjeje për të vizituar një azil invalidësh—ose azil pleqsh; përgjigja e menjëhershme është negative. Në një shtet komunist, që ndodhet në epokën e hekurit dhe që si e tillë çdo gjë vlerësohet pas shkallës së dobishmërisë, këto vëzhgime duke shqetësuese.
Kjo Tirana, e shpëlarë dhe vetëm me një alternativë, ku të pasurit nuk ekzistojnë më dhe fukarenjtë duken më pak fukarenj, është një qytet i ri. Jo më pak, ka diçka, që është fare e njëjtë dhe që tregon se veçoritë orientale tek shqiptarët janë të gjalla; nepotizmi. Nëse dikur shëtisje në rrugë pasi të errësohej duhet të kishe kujdes mos shkoje afër një zone të madhe, të rrethuar me mur betoni. Ajo ruhej rreptë: post rojet vëzhgonin me dyshim të gjithë kalimtarët, tek-tuk shihje ndonjë grykë automatiku në frëngji. Brenda mureve banonte Zogu bashkë me nënën e tij dhe gjashtë motrat, të gjithë aktivë në politikë. Pozitat e larta zakonisht ishin të zëna me fare fis të familjes mbretërore, që për arsye të rrezikut të ndonjë atentati nuk dëshironin të dukeshin jashtë rezervatit të tyre të mirëmbrojtur. Shteti drejtohej si ndërmarrje familjare me monarkun si drejtor ekzekutiv, anëtarët e familjes si kryesi dhe fisi si aksionarë.

Sistemi nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të thellë. Shqipëria e sotme është një ndërmarrje familjare komuniste. Zotërinjtë e rinj kanë ngritur një lagje me vila për veten e tyre, që siç duket janë inspiruar nga qyteti i ndaluar i kohëve të kaluara, Pekini. Kjo është e izoluar si një shtatmadhori ushtarake në kohë lufte. Nëse i afrohesh të përzënë rojet e armatosura mirë, që duken se janë edhe më shumë se në kohën e Zogut dhe përveç kësaj kanë edhe qenë kufiri (schefer). Në këtë qytetin e ndaluar jetojnë tri familjet që bashkë-qeverisin Hoxha, Shehu dhe Kapo. Figura më dominuese është natyrisht sekretari i përgjithshëm i partisë komuniste, ish mësuesi i një shkolle në Korçë Enver Hoxha, pastaj vijnë dy veteranët e partisë Shehu që është kryeministër dhe Kapo, që është numër 2 i partisë. Që të tre janë martuar me motrat ose fisin e njëri tjetrit. Zonjat Hoxha,
Shehu dhe Kapo janë super aktive komuniste dhe anëtare të shquara të komitetit qendrorë të partisë, që në Shqipëri dhe në demokracitë e tjera popullore përbëjnë bazën e pushtetit. Në postet tjera kyçe gjenden sërish vëllezër, kunetër dhe kushërinj. Vetëm Hoxha është kujdesuar pra të ketë vënë në detyra të rëndësishme një vëlla, një dhëndër dhe gjashtë kushërinj. Kjo botë, që është si një fis, jeton për veten e vet. Herë- herë del, Enver Hoxha, së bashku më bashkëpunëtorë dhe i rrethuar nga polic, për të përuruar apo të mbaj fjalim dhe pastaj kthehet në lagjen e tij si një zot fortese në kështjellën e vet.

Se si shkon jeta mbas murit rrethues me post roje nuk e di askush i jashtëm. Jetojnë zotërinjtë e vendit po aq thjeshtë si shqiptarët përgjithësisht detyrohen të bëjnë, apo është standardi i atij lloji sa që duhet të mbahet sekret? Thashethemet pëshpëriten brenda trupin diplomatik në Tiranë ku çdo shef ambasade e konsideron postin që ka si një formë dënimi dhe përfaqësitë e huaja perëndimore kufizohen në dy: ambasadorët e Italisë dhe Francës. Por për shqiptarin e zakonshëm, që ende është një copë orientalisti, çështja nuk përbënte ndonjë interes të madh. Komunist ose jo—ç´është më e natyrshmja se ai që i a arrin të marrë pushtetin rregullon fisin e vet, ai vendos pjesëtarët e familjes në poste kyçe nga të cilat poste varet pozita e tij, dhe shijon më të mirën e jetës…? Që Enver Hoxha, para njëzet vjetësh dukej si një qejfli shtathedhur (playboy), tani duket si një bej i majmur asnjeri nuk çuditet për këtë. Nisur nga këndvështrimi shqiptar e kundërta nuk do të ishte e natyrshme.
Kur bëhet natë Tirana duket si qytet i vdekur. Llamba të forta ndrisin rrugët e braktisura. Por llamba e vajgurit, që ndriste aq qetë më parë, nga arkivoli i Sulejman Pashës në xhami dhe thuhej se kurrë nuk është shuar sikurse flaka e përjetshme nën Harkun e Triumfit *1, nuk ekziston po ashtu as edhe arkivoli.
Sulejman Pasha qe një çifligar, që themeloi qytetin dikur në vitet 1500, dhe Enver Hoxha siç duket mendon se varret kapitaliste të kohës së kaluar, s`kemi pse t´i ruajmë. Opera fatkeqësisht nuk jep asnjë shfaqje, dhe nëse duhet të kaloj mbrëmjen, mbetet veç klubi i natës në hotel Dajti. Në fakt ka një klub nate, bile është i pajisur edhe me një tabelë ndriçuese. Banorët e Tiranës s´mund t´a vizitojnë këtë klub. Lokali është veç për të huaj dhe shpresat janë, se ata do të këmbejnë ndonjë kartëmonedhë të shtetit tyre. Të gjitha tavolinat janë bosh përveç njërës, e cila shërben si post—observacioni për dy policë. Të pesë muzikantët me gjysmë zemre, fillojnë me tonet e një valsi vjenez, dhe kamerieri ve një mbulesë mbi tavolinë dhe do të dijë nëse do të porosis raki apo lëng limoni.

1*- Harku i Triumfit (180-1836) ndodhet në qendër të Parisit: Napoloni vendosi ta ndërtohej si kujtim për fitoret e mëdha ushtarake, aty është edhe varri i ushtarit të panjohur. Harku është 51 m. i lartë dhe 45 m. i gjërë (shën. përk.).
Foto nr 2 Polici i vetëm i trafikut të Tiranës në sheshin Skënderbeu ku sheh ca biçikleta dhe rrallë ndonjë veturë. Sipër një kartëmonedhë shqiptare lek.

Kategori
Uncategorized

Karriera e papritur e gruas së kryeministrit.

Karriera e papritur e gruas së kryeministrit

Viti 2016 ka qenë i mbarë për një pjesë të “Rilindjes”, e cila ka nisur të investojë në një sektor strategjik, siç është sektori bankar. Pas Alfred Pezës dhe bashkëshortes së tij që blen 1 përqind të aksioneve të Bankës Credins, tashmë është bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama e cila ka vendosur të bëhet pjesë e sistemit bankar. Lindita Rama apo siç njihet ndryshe si Linda Rama, është emëruar në Këshillin Drejtues të ABI Bank (Banka Amerikane e Investimeve). Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, znj.Rama është emëruar në këtë detyrë që prej fillimit të vitit të shkuar dhe mandati i saj do të zgjasë deri më 7 janar të vitit 2020. Por edhe pse zyrtarisht rezulton në detyrë që prej janarit të vitit 2016, zyrtarizimi i znj.Rama është bërë në shtator të këtij viti, sipas dokumenteve të publikuara nga vetë banka. “Arsyet e hapjes së çështjes: Depozitim i Rezolutës Nr.64, datë 07.01.2016, ku është vendosur emërimi i z.Richard Lukaj dhe zj.Lindita Rama si anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues”, thuhet në Regjistrin e Binzeseve, referuar emërimit të Linda Ramës në Këshillin Drejtues të “ABI Bank”.

Ky emërim është miratuar edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila në përgjigjen drejtuar administratorit të “ABI Bank” jep miratimin paraprak për këto emërime. Në shkresën e datës 19 janar 2016, Departamenti i Mbikëqyrjes me drejtor z. Denis Dëralla i kthen përgjigje “ABI Bank”, duke konfirmuar procedurat dhe dokumentet e paraqitur prej tyre. “Banka e Shqipërisë vlerësoi kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur nga ju për dhënien e miratimit paraprak për emërimin e administratorëve të rinj në pozicionin e Anëtarit të Këshillit Drejtues të Bankës Amerikane të Investimeve. Mbështetur në dispozitat e ligjit të Bankat, Banka e Shqipërisë vendosi miratimin paraprak për emërimin e znj. Linda Rama, Richard Lukaj në pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues”, thuhet në shkresën e drejtorit të Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Përfshirja e Linda Ramës në sistemin bankar vjen pak kohë pasi deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij u bënë aksionerë në Bankën Credins. Znj. Rama prej kohësh është larguar nga jeta publike dhe shfaqet herë pas herë në darka me gazetaret e preferuara. Por siç duket, largimi nga jeta publike i ka dhënë asaj mundësi të përfshihet në botën e biznesit, krahas projekteve dhe jetës akademike që ajo ka kryer. Nuk dihet nëse ishte banka që zgjodhi znj. Rama për shkak të postit të bashkëshortit të saj, apo znj.Rama që zgjodhi ABI Bank, e cila është riaktivizuar kohët e fundit, pasi më parë ka patur të tjerë pronarë dhe emër tjetër. Kjo bankë rezulton në pronësi të një kompanie financiare të quajtur “Tranzit”, e cila është themeluar më 30 mars të vitit 2009 si investim i dy kompanive të huaja dhe një shtetasi shqiptar. Pronarët e kompanisë “Tranzit”, e cila ka në pronësi “Abi Bank” janë: NCH Balkan Fund, L.P dhe New Century Holdings XI, L.P.

Dokumentet që disponon Boldnews.al tregojnë se pronarët indirekt të “ABI Bank”, janë regjistruar në një zonë Offshore. Kështu NCH Balkan Fund, L.P është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, pra në ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi Tranzit sh.p.k, New Century Holdings XI, L.P e cila ka si numër regjistri CR-10711. Këto dy kompani, bashkë me një shtetas shqiptar që është aksioner në kompaninë Tranzit dhe administrator në ABI Bank, në vitin 2009, vendosën të krijojnë në Shqipëri kompaninë “Tranzit”. Kjo kompani ka si objektiv të aktivitetit të saj të ofrojë kredi personave fizike dhe juridike, faktoringu, qiraja financiare (leasingu), këshillimi dhe shërbime ndërmjetësimi. Veç kësaj, në përputhje me legjislacionin shqiptar, Tranzit mund të kryejë çdo veprimtari të lidhur drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, që vjen si pasojë ose që është e lidhur me veprimtaritë e mësipërme.

Pas konsolidimit të saj në Shqipëri, ku operoi kryesisht me blerje pasurish të paluajshtme dhe dhënie kredie, kompania “Tranzit” vendosi të blejë një bankë të nivelit të dytë. Kështu më 12 tetor të vitit 2015, kompania “Iub Holding” me një kapital prej 112 milion euro bëri një marrëveshje për transferimin e kuotave të bankës “Credit Agricole” me kompaninë “Tranzit”. Kjo bankë e cila funksionoi për disa kohë me këtë emër ka një histori të gjatë në tregun financiar shqiptar, duke ndërruar disa herë emër dhe pronarë. Ajo është themeluar më 2 shkurt të vitit 1999 me emrin Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi me një kapital prej 3 milion dollarë. Më 10 maj të po atij viti, asambleja e aksionerëve e cila ishte Banka Tregtare e Greqisë vendosi t’i ndryshojë emrin duke e quajtur Banka Ndërtregtare (Shqipëri). Pak kohë më pas, aksionieri vendos të shtojë kapitalin e bankës dhe t’i ndryshojë asaj sërish emrin duke e quajtur Banka Ndërtregtare e Greqisë (Shqipëri). Më 10 nëntor të vitit 2003, aksioneri merr sërish vendim për ndryshimin e emrit të bankës duke e quajtur tashmë Banka Emporiki-Shqipëri, emër të cilin e ka mbajtur deri më shtator të vitit 2012, kur është shitur te grupi “Credit Agricole” me seli në Francë. Pas këtij transaksioni, banka u quajt Credit Agricole, emër të cilin e mbajti deri më 22 tetor të vitit 2015. Në këtë datë, kjo bankë u shit tek kompania “Tranzit”.

Me ndryshimin e pronarëve dhe administratorit, banka tashmë me emrin Banka Amerikane e Investimeve SHA ndryshoi menjëherë politikat duke u futur agresivisht në treg. Bëri shumë reklama televizive e publicitet, ofroi norma të larta interesi për depozita kryesisht në lekë dhe ofroi kredi me interesa favorizuese për klientët. Një vit më pas, kur drejtimi i ri i bankës ndryshoi tërësisht kursin e saj në treg, u mendua që pjesë të Këshillit Drejtues të ishte edhe bashkëshortja e Kryeministrit. Ky emërim erdhi pikërisht pak kohë pasi Banka e Shqipërisë ishte përfshirë në një skandal me vjedhjen e mbi 7 milion dollarëve dhe në krye të saj u emërua pasardhësi ish-Guvernatorit Fullani. Gent Sejko erdhi në detyrë më 5 shkurt të vitit 2015 si propozim i Presidentit të Republikës, por që u mbështet kryesisht nga LSI, pasi njihet si shok kursi në fakultetin e Ekonomisë me kryetarin aktual të Kuvendit, Ilir Meta. Tashmë ai certifikoi edhe bashkëshorten e kryeministrit në Këshillin Drejtues të ABI Bank. E kush nuk do ta donte gruan e kryeministrit në drejtimin e biznesit të tij? Refuzimi do të vinte vetëm nëse ajo nuk ka marrëdhënie të mira me të shoqin.

Kategori
Uncategorized

Marksizem dhe Minaret. Nga Sven Aurén.

Kategori
Uncategorized

DREJT SHQIPËRISË.Kujtimet e një gazetari Suedez.

Gazetari suedez Sven Aurén në gazetën Svenska Dagbladet shkruan nga vizita e katërt në Shqipëri në shtator te vitit 1968.

Nga Adil Bicaku/

DREJT SHQIPËRISË

 

Motorrët ushtojnë, rrezet e diellit vallëzojnë mbi fletët e aeroplanit, dhe poshtë në Adriatik shkëlqejnë patat e bardha. Pas nesh është zhdukur bregdeti italian. Por në lindje, lart mbi horizont ngrihen vargmalet blu. Kjo që kemi përpara është Shqipëria: sateliti i Kinës në Europë, republika popullore staliniste e fundit në pjesën e botës sonë. Cilën ditë jave? Qartë një të martë, sepse vetëm të martat mundesh të udhëtosh për në Shqipëri. Ende në vitin 1968, ka një shtet në Europë – sa Belgjika me sipërfaqe –  që është shumë larg posedimit të një agjencie të veten fluturimi dhe që nuk disponon as edhe një aeroplan pasagjerësh. Janë italianët, që vendosin mbi frekuencën e trafikut. Një herë në javë fluturon një firmë italiane në linjën Romë-Tiranë dhe gjithmonë me një aeroplan gjysmë të mbushur. Çdo të martë ndodh e njëjta gjë në aeroportin e Tiranës, sapo ulet prej fluturimit, me njëherë duhet të shpejtoj për tu kthyer sërish, kështu që qëndrimi në aeroport nuk shkon as gjysmë ore. Ky aeroplan, pra një herë në shtatë ditë drejtohet për rrugë drejt Shqipërisë sikur të ishte në shërbim transporti për furnizim me ushqim të ndonjë  ekspedite të izoluar në polin e veriut, përbën të vetmen lidhje me Europën Perëndimore. Por që është edhe shumë e largët. Edhe pse distanca midis bregdetit italian dhe atij shqiptar përbën veç disa njëzet milje. Ta matësh me nje matëse tjetër është pa mbarim. Qartë Shqipëria e sotme është një nga shtetet më të largëta të rruzullit.

Jam në aeroplanin e Tiranës, kur shkruaj, si parathënie, këto shënime udhëtimi. Stjuardesat, të kënaqura se e dinë se së shpejti do të kthehen sërish në Romë, janë bujare si me buzëqeshjen ashtu dhe pijen. Ndërkaq ato nuk kanë nevojë të stërmundohen. Pasagjerët janë pak: një palë diplomatë italian, njëri nga të cilët shtrëngon një thes poste në gjoks sikurse një prind përqafon fëmijën e vet, një zotëri mjekrosh nga Sorbona, për të cilin thuhet se ka shkruar një artikull të veçantë entuziast mbi heroin kombëtar Skënderbeun dhe për këtë arsye është ftuar zyrtarisht nga shteti shqiptar si dhe disa shqiptarë që është vështirë të përcaktosh statusin e tyre. Së fundi lista e pasagjerëve përmban një udhëtim kolektiv në të cilin bëj pjesë edhe unë si turist midis tjerësh.

 

Po ç’ka të bëj një gazetar me një grup udhëtimi? Nuk është kollaj të hysh në kufijtë shqiptar. Ata janë më të mbyllurit në Europë, ndoshta në të gjithë botën. Ka shumë vite që shefa dashamirës të ambasadës janë përpjekur të më nxjerrin një vizë individuale. Aplikime, telefonata dhe në biseda private, pa përjashtim, të gjitha kanë rezultuar në përgjigjen e zakonshme të Shqipërisë, kur bëhet fjalë për viza për gazetarë të uritur perëndimor: kërkesa është nën shqyrtim. Muaj dhe vite kalojnë, dhe nuk ndodh asgjë, dhe me kalimin e kohës dhe kjo mungesë reagimi merr një karakter pothuaj normal. Vetëm në  Ambasadën e Parisit tashmë janë stivë kërkesat pa përgjigje të qindra gazetarëve. Por kur të kujtohen këto ngjarje, s’është zor të kuptosh që unë u habita, kur, rastësisht, pashë në një vitrinë të një agjencie të thjeshtë udhëtimesh, në Bulevardin Opera (Avenue de L’Opera), që ishte për shtetet e lindjes. Në një qosh të fshehtë, sikur nuk ishte qëllimi që të shihej, ndodhej një afishe, që lajmëronte mbi një udhëtim për në Shqipëri. Udhëtimi ishte dy javë me autobus, vizitë në të gjithë qytetet dhe komunitet e mëdha….Një pyetje me vend, me të vërtetë veçse të regjistrohesh, por nuk bëhej fjalë për nisje para se lista e pjesëmarrësve të miratohej nga ambasada shqiptare. Që ky institucion, që tashmë ishte bërë objekt i aq përpjekjeve pa rezultat, do të pranonte emrin tim në këtë rastin e ri duket natyrisht e pamundur. Por ndoshta një pasaportë të re me të dhëna të një profesioni tjetër, se sa këtë xhyben e kuqe të theksuar “gazetar”, p.sh. “shkrimtar”, nuk do të binte aq në sy?

Kjo ndodhi. Dhe, megjithatë, ky është shpjegimi që unë jam në rrugë për në një shtet komunist, i cili aq gjatë ka refuzuar të më pranoje. Unë shkoj me etiketën si grup turistik  dhe kjo tingëllon ca vulgare. Por bashkudhëtuesit e mi nuk mund të konsiderohen si turistë të rëndomtë. Njerëz, që kërkojnë atë normalen, pothuajse nuk shkojnë në Shqipëri. Përveç kësaj grupi është i jashtëzakonshëm edhe në një tjetër këndvështrim. Shqiptarët janë i vetmi popull në Europë, që kanë mbi komodinë libërthin e kuq të Maos. Do të kishte qenë më e arsyeshme që studentët revolucionar të Sorbonës të shfrytëzonin këtë shans dhe të merrnin kontakt me një komb të inspiruar nga Kina. Mjaft e çuditshme që nuk ka asnjë të ri të atij tipi në grupin tonë. Mos vallë kanë frikë se mos u shuhen iluzionet? Nuk ka as komunistë dhe as nga ata me prirje simpatizuese komuniste, që apriori kanë vendosur të gjejnë atë më të mrekullueshmen. Këta janë mësues dhe mësuese shkollash, një çift i ri jurist që është specializuar për kërkesë patentash në shtetet e lindjes, një 78 vjeçar inxhinier më bashkëshorten, që bëjnë  udhëtime të çuditshme gjatë jetës që u ka mbetur dhe një ish gjykatës nga Orleans i cili, është krejt i verbër dhe udhëhiqet nga bashkëshortja e kujdesshme e tij, e cila sheh për të dy dhe i tregon për çdo gjë. Është gjithashtu një burrë në moshën mesatare, postier me interesa të përgjithshme nga lagja e trembëdhjetë e Parisit, i cili ka një kohë të gjatë që është i inatosur sepse kurrë nuk gjente diçka për të lexuar për Shqipërinë në buletinin e mëngjesit. Ai vendosi ta marrë çështjen vetë në dorë. Kryesisht është një grup simpatik francez kur janë për së mbari.

Por edhe pse ende edhe në të ardhmen dukej e pamundur që një gazetar të kryente një vizitë individuale, dhe një grup udhëtarësh, ofron shansin e vetëm të hedhësh një sy përbrenda kufijve, natyrisht mund të këmbëngulësh se gazetari dhe udhëtim kolektiv s’kanë gjë të përbashkët. Në një diktaturë komuniste te këtij modeli ekstrem duket që një rrugëtim i tillë do të thotë se autoritetet dëftejnë atë që duan të dëftejnë dhe fshehin të tjerat. Që të shfrytëzoj plotësisht të paktën atë që lejohet të shoh, ndërkaq, kam ndërmarrë një numër masash përgatitore. Ka diplomatë të shteteve të ndryshëm, që kohët e fundit kanë qenë të stacionuar në Tiranë po ashtu edhe specialistë, të cilët kanë pasur shërbime të ndryshme në Shqipëri. Falë informatorëve të këtij tipi që jam armatosur me dijeni paraprake mbi situatën aktuale. Me këtë mes ka disa mundësi të krahasohet midis të tanishmes dhe të dikurshmes. Ky është udhëtimi im i katërt në Shqipëri. …..   On  revienz  toujours*1….. Në moshën e rinisë u njoha me një student shqiptar në Paris dhe më pas kalova një javë në shtëpinë e tij në Tiranë. Vizita më la aq përshtypje të forta, sa që unë disa vjet më vonë shkova prapë për të shkruar një libër mbi vendin. Vizitën e tretë e bëra pak para luftës kur unë udhëtova me veturë prej Stokholmi për të marrë pjesë në dasmën piktoreske të mbretit Zog me princeshën Hungareze Apony (Apponyi). Kjo qe në prill 1938. Menjëherë pas një viti u zhduk shteti shqiptar prej valëve të luftës, u shkretua, u copëtua dhe më në fund u kthye në formën e tanishme.

Kësaj Shqipërisë së djeshme që unë i kushtova aq shumë interes, qe një komb ballkanik i panjohur dhe primitiv me një milion banorë, që gjithnjë e quan veten Shqiptar: bijtë e shqiponjave. Me mbi dy të tretat male jo pjellorë dhe gati një të tretën pjesë kultivuese në lugina dhe rripa bregdetare, qe gjithashtu një vend shumë i varfër. Gjatë gjithë historisë së tij ndodhej në rrugën e  konflikteve të mëdha të interesave të fuqive të mëdha. Që shqiptarët, të cilët janë pasardhësit e ilirëve, mundën të ruajnë si gjuhën e vet ashtu edhe veçoritë kombëtare-p.sh. zakonet e jetesës bile edhe fizionominë-është një mrekulli! Direkt apo indirekt ata kanë qene gjithnjë të kolonizuar. Ata janë sunduar nga grekët, romakët dhe Bizanti. Në pesë shekuj me radhë deri më 1912 vendi ishte pronësi turke. Gjatë luftës parë botërore shërbeu si fushë beteje e ushtrive të superfuqive. Në vitet 1920 për të parën herë fitoi, të paktën dukej, një si formë pavarësie politike. Struktura sociale ishte feudale me një numër prijësish të pasur malësore si figura dominuese. Më 1928 prijësi malësor Ahmed Zogu mundi t’i bindë prijësit tjerë të fortë të pranonin formimin e një monarkie ku ai shpallet mbret me emrin Zogu I.

Tragjedia e përhershme e vendit është se kurrë nuk ka mundur të mbijetojë pa një financier të huaj. Zogu qeveriste por Mussolini paguante, që e shndërroi mbretin e parë të vendit në vasal italian. Më 1939 vasali nuk u tregua aq i bindur prandaj e dëbuan, dhe vendi u kthye në një koloni italiane. Por gjatë vizitë sime në vitet tridhjetë pati ende fronin të pa prekur të vendosur në një sallon në pallatin mbretëror në Tiranë, që dukej si një vilë mesatare e Djurs’holmit (Djursholm)*2

Kur je ulur kështu në një kolltuk të aeroplanit në rrugë drejt një Shqipërie të re që njohuritë për te janë veç të karakterit teorik, është e natyrshme, që të kaluarat të dalin parasysh si shfaqje. A ka mbetur më diçka nga shteti magjepsës Ballkanik? Por peizazhi madhështor i vendit duhet të ketë mbetur po ashtu:

 

1-.*Edhe një udhëtim tjetër (frëngjisht).

2-.*Lagje me vila në periferi të Stokholmit. Banon klasa e pasur. (shën. përk.)

Malet aventuriere, rrugët me serpentina, ata liqenet blu të thellë në Shkodër dhe Pogradec, urat e gurit të përkulura si mace zemërake në rrëpirën e grykave, shqiponjat, që fluturojnë rreth kreshtave të maleve masive, ato luginat e gjelbëruara me fushat e tyre me lule dielli, duhan dhe misër….. Por njerëzit, atmosfera? Para lufte, udhëtarët që shkonin në Shqipëri përbënin një numër mjaft të vogël dhe në vendet e tyre ata konsideroheshin si ekstravagantë, romantikë ose aventurier. Në Shqipëri ata ishin mbretër. Ata priteshin si miq të nderuar. Të pasur dhe të varfër konkurronin për t´u hapur dyert, shkëlqenin nga kënaqësia, gatishmëria ishte totale. Bujaria qe ngritur në dogmë fetare. Nga njëherë, bile, ndodhte që edhe gjakmarrja lihej me një anë, e cila ishte e dhimbshme, dhe që e shkretonte vendin si kolere dhe çonte në zhdukje si familje ashtu edhe fise. Nëse viktima, që duhej të vritej, arrinte të hynte brenda në shtëpinë e hasmit para se ai të arrinte ta qëllonte, përfitonte nga zakoni i mikpritjes sa kohë që të qëndronte aty.

 

Shqiptarëve u pëlqente t´i fotografosh dhe dëshironin të jepnin dhurata. Na jepnin peshqeshe kudo që shkonim. Njerëz fukarenj -shumica ishin pothuaj aq fukarenj sa s´ta merrte mendja-silleshin me një krenari të denjë madhështore. Zhelamanët shëtisnin në rrugën e katundit si princa. Përsa i përket ngjyrave të dukej  se tabloja ishte sublime. Mua më kujtohet tregu i Shkodrës një mëngjes të prillit: Malësorët me tesha të bardha leshi deleje, xhamadanë të zi pa mëngë dhe qeleshe vezake në kokë, gra me balluke të drejta katran të zeza dhe rrobe të mundimshme, që të çonte mendjen tek eskimezët e Greonlandës. Gra nga Malësia me flokët të lyer me vaj dhe me thekë në ballë dhe një brez të çuditshëm me pafte, çapraze, nizamçe serme dhe thumba kallaje ….Ky karnavali shqiptar, që s´ishte ndonjë karnaval përveç se një ditë e zakonshme shumëngjyrëshe, do të magjepste një historian të veshjeve. Kësi pamjesh sheh edhe në vende tjera në Ballkan por në asnjë vend ishin aq intensive dhe fantastike si në Shkodër. Kjo varej nga izolimi i një shteti të vogël, që Evropa e kishte harruar fare.

 

Edhe mbreti Zog, i cili kurrë nuk deshi të quhej ” mbreti i Shqipërisë”, insistonte të quhej “Mbreti i Shqiptarëve” duke menduar për minoritetet shqiptare në Greqi dhe Jugosllavi. Unë e shoh atë, natën e dasmës në pallat në Tiranë: një Buster Keaton*1 shqiptar me një fytyrë të ngurtë pa emocione, dhe i mbuluar me dekorata sa që ylli shkëlqyes varet deri poshtë cepit të kapotës së uniformës. Pranë këtij kalorësi me pamje serioze një vajzë e gjatë, bukuroshe shtathedhur që duket jashtëzakonisht e ngazëlluar se është bërë mbretëreshë edhe pse në një monarki operete. Mbrapa çiftit një italian i fryrë me uniformë fashiste me gjoks përpara dhe me një buzëqeshje vetëkënaqësie në fytyrën e tij të shëndoshë: dhëndëri i Mussolinit, konti Ciano. Konti ishte kumbarë i martesës. Asnjë nuk mund t´a imagjinonte ç´farë fati i priste. Ky kumbara do të rikthehej së bashku me një ushtri pushtuese dhe do t´a detyronte çiftin mbretëror në mërgim, dhe ai vetë pas disa vitesh do të ulej në karrige në një vend ekzekutimi në Italinë e Veriut dhe të pushkatohej pas shpine si tradhtar.    Atmosfera qe madhështore, edhe pse pati ndonjë kukuvajkë si p.sh. ministri francez, i cili nuk mundi t´a përmbante veten dhe u gajas  me zë të lartë kur pa dhuratat e dasmës: gjashtë kuaj shale nga shteti Hungarez, një anije më motor nga Duçja (Il Duçe) dhe një Mercedez nga Hitleri. “Dhuruesit duket se kanë pasur të njëjtin mendim në kokë: Më mirë t´u japim diçka, që t´u shërbej në rast se detyrohen të lënë vendin”. Vallëzimi filloi me tonet e orkestrës së Oborrit Mbretëror dhe një orkestre arixhinjsh, të cilët i kishte sjellë nusja nga Budapesti. Përfaqësuesit diplomatik nga njëzet kombe, kërcenin vals me zonjat e aristokracisë shqiptare ndërsa muret rrethoheshin nga prijës malësorë të veshur me kostume kombëtare të qëndisura më flori dhe me pistoleta brez. Disa nga ata kompletonin pistoletat me një stilograf floriri që në atë kohë do të thoshte se personi në fjalë dinte të shkruante. Maja e minareve ishin dekoruar me prozhektorë dhe vargje zbukurues. Balona të mëdha me portretin e çiftit mbretëror silleshin mbi çatitë e shtëpive dhe në aeroportin e Tiranës hodhën fishekëzjarre të shkëlqyer të markës më të mirë italiane.

Aeroporti i Tiranës…… Ne jemi tashmë aty. Lidhni rripin e sigurisë, fikni cigaret, signores et signorinas . Kryeqyteti i Shqipërisë shtrihen brenda një kazan malesh. Aeroplani zhytet poshtë deri në fund dhe prek tokën. Ka qenë në mbrëmjen e dasmës së Zogut kur unë pashë këtë aeroport herën e kaluar. Atëherë ishin një mori njerëzish të gëzuar që admironin raketa e fishekzjarre në qiell. Atëherë nuk shihej ndonjë aeroport përveç se vetëm njerëz. Po tani ?

Unë shikoj përreth nga dera e hapur. Tani është i shkretë si një shesh i braktisur për zbritje emergjente. Asnjë aeroplan tjetër përveç tonit. Asnjë njeri përveç se një ushtar melankolik, që është mbështetur në pushkën e tij. Asnjë   ndërtesë me përjashtim të një shtëpie si kioskë të kurorëzuar me një yll të kuq.

Kategori
Uncategorized

Drejt Shqipërisë. Kujtime të një gazetari Suedez

Gazetari suedez Sven Aurén në gazetën Svenska Dagbladet shkruan nga vizita e katërt në Shqipëri në shtator te vitit 1968.

nga Adil Bicaku/

DREJT SHQIPËRISË

Motorrët ushtojnë, rrezet e diellit vallëzojnë mbi fletët e aeroplanit, dhe poshtë në Adriatik shkëlqejnë patat e bardha. Pas nesh është zhdukur bregdeti italian. Por në lindje, lart mbi horizont ngrihen vargmalet blu. Kjo që kemi përpara është Shqipëria: sateliti i Kinës në Europë, republika popullore staliniste e fundit në pjesën e botës sonë. Cilën ditë jave? Qartë një të martë, sepse vetëm të martat mundesh të udhëtosh për në Shqipëri. Ende në vitin 1968, ka një shtet në Europë – sa Belgjika me sipërfaqe – që është shumë larg posedimit të një agjencie të veten fluturimi dhe që nuk disponon as edhe një aeroplan pasagjerësh. Janë italianët, që vendosin mbi frekuencën e trafikut. Një herë në javë fluturon një firmë italiane në linjën Romë-Tiranë dhe gjithmonë me një aeroplan gjysmë të mbushur. Çdo të martë ndodh e njëjta gjë në aeroportin e Tiranës, sapo ulet prej fluturimit, me njëherë duhet të shpejtoj për tu kthyer sërish, kështu që qëndrimi në aeroport nuk shkon as gjysmë ore. Ky aeroplan, pra një herë në shtatë ditë drejtohet për rrugë drejt Shqipërisë sikur të ishte në shërbim transporti për furnizim me ushqim të ndonjë ekspedite të izoluar në polin e veriut, përbën të vetmen lidhje me Europën Perëndimore. Por që është edhe shumë e largët. Edhe pse distanca midis bregdetit italian dhe atij shqiptar përbën veç disa njëzet milje. Ta matësh me nje matëse tjetër është pa mbarim. Qartë Shqipëria e sotme është një nga shtetet më të largëta të rruzullit.
Jam në aeroplanin e Tiranës, kur shkruaj, si parathënie, këto shënime udhëtimi. Stjuardesat, të kënaqura se e dinë se së shpejti do të kthehen sërish në Romë, janë bujare si me buzëqeshjen ashtu dhe pijen. Ndërkaq ato nuk kanë nevojë të stërmundohen. Pasagjerët janë pak: një palë diplomatë italian, njëri nga të cilët shtrëngon një thes poste në gjoks sikurse një prind përqafon fëmijën e vet, një zotëri mjekrosh nga Sorbona, për të cilin thuhet se ka shkruar një artikull të veçantë entuziast mbi heroin kombëtar Skënderbeun dhe për këtë arsye është ftuar zyrtarisht nga shteti shqiptar si dhe disa shqiptarë që është vështirë të përcaktosh statusin e tyre. Së fundi lista e pasagjerëve përmban një udhëtim kolektiv në të cilin bëj pjesë edhe unë si turist midis tjerësh.

Po ç’ka të bëj një gazetar me një grup udhëtimi? Nuk është kollaj të hysh në kufijtë shqiptar. Ata janë më të mbyllurit në Europë, ndoshta në të gjithë botën. Ka shumë vite që shefa dashamirës të ambasadës janë përpjekur të më nxjerrin një vizë individuale. Aplikime, telefonata dhe në biseda private, pa përjashtim, të gjitha kanë rezultuar në përgjigjen e zakonshme të Shqipërisë, kur bëhet fjalë për viza për gazetarë të uritur perëndimor: kërkesa është nën shqyrtim. Muaj dhe vite kalojnë, dhe nuk ndodh asgjë, dhe me kalimin e kohës dhe kjo mungesë reagimi merr një karakter pothuaj normal. Vetëm në Ambasadën e Parisit tashmë janë stivë kërkesat pa përgjigje të qindra gazetarëve. Por kur të kujtohen këto ngjarje, s’është zor të kuptosh që unë u habita, kur, rastësisht, pashë në një vitrinë të një agjencie të thjeshtë udhëtimesh, në Bulevardin Opera (Avenue de L’Opera), që ishte për shtetet e lindjes. Në një qosh të fshehtë, sikur nuk ishte qëllimi që të shihej, ndodhej një afishe, që lajmëronte mbi një udhëtim për në Shqipëri. Udhëtimi ishte dy javë me autobus, vizitë në të gjithë qytetet dhe komunitet e mëdha….Një pyetje me vend, me të vërtetë veçse të regjistrohesh, por nuk bëhej fjalë për nisje para se lista e pjesëmarrësve të miratohej nga ambasada shqiptare. Që ky institucion, që tashmë ishte bërë objekt i aq përpjekjeve pa rezultat, do të pranonte emrin tim në këtë rastin e ri duket natyrisht e pamundur. Por ndoshta një pasaportë të re me të dhëna të një profesioni tjetër, se sa këtë xhyben e kuqe të theksuar ”gazetar”, p.sh. “shkrimtar”, nuk do të binte aq në sy?
Kjo ndodhi. Dhe, megjithatë, ky është shpjegimi që unë jam në rrugë për në një shtet komunist, i cili aq gjatë ka refuzuar të më pranoje. Unë shkoj me etiketën si grup turistik dhe kjo tingëllon ca vulgare. Por bashkudhëtuesit e mi nuk mund të konsiderohen si turistë të rëndomtë. Njerëz, që kërkojnë atë normalen, pothuajse nuk shkojnë në Shqipëri. Përveç kësaj grupi është i jashtëzakonshëm edhe në një tjetër këndvështrim. Shqiptarët janë i vetmi popull në Europë, që kanë mbi komodinë libërthin e kuq të Maos. Do të kishte qenë më e arsyeshme që studentët revolucionar të Sorbonës të shfrytëzonin këtë shans dhe të merrnin kontakt me një komb të inspiruar nga Kina. Mjaft e çuditshme që nuk ka asnjë të ri të atij tipi në grupin tonë. Mos vallë kanë frikë se mos u shuhen iluzionet? Nuk ka as komunistë dhe as nga ata me prirje simpatizuese komuniste, që apriori kanë vendosur të gjejnë atë më të mrekullueshmen. Këta janë mësues dhe mësuese shkollash, një çift i ri jurist që është specializuar për kërkesë patentash në shtetet e lindjes, një 78 vjeçar inxhinier më bashkëshorten, që bëjnë udhëtime të çuditshme gjatë jetës që u ka mbetur dhe një ish gjykatës nga Orleans i cili, është krejt i verbër dhe udhëhiqet nga bashkëshortja e kujdesshme e tij, e cila sheh për të dy dhe i tregon për çdo gjë. Është gjithashtu një burrë në moshën mesatare, postier me interesa të përgjithshme nga lagja e trembëdhjetë e Parisit, i cili ka një kohë të gjatë që është i inatosur sepse kurrë nuk gjente diçka për të lexuar për Shqipërinë në buletinin e mëngjesit. Ai vendosi ta marrë çështjen vetë në dorë. Kryesisht është një grup simpatik francez kur janë për së mbari.
Por edhe pse ende edhe në të ardhmen dukej e pamundur që një gazetar të kryente një vizitë individuale, dhe një grup udhëtarësh, ofron shansin e vetëm të hedhësh një sy përbrenda kufijve, natyrisht mund të këmbëngulësh se gazetari dhe udhëtim kolektiv s’kanë gjë të përbashkët. Në një diktaturë komuniste te këtij modeli ekstrem duket që një rrugëtim i tillë do të thotë se autoritetet dëftejnë atë që duan të dëftejnë dhe fshehin të tjerat. Që të shfrytëzoj plotësisht të paktën atë që lejohet të shoh, ndërkaq, kam ndërmarrë një numër masash përgatitore. Ka diplomatë të shteteve të ndryshëm, që kohët e fundit kanë qenë të stacionuar në Tiranë po ashtu edhe specialistë, të cilët kanë pasur shërbime të ndryshme në Shqipëri. Falë informatorëve të këtij tipi që jam armatosur me dijeni paraprake mbi situatën aktuale. Me këtë mes ka disa mundësi të krahasohet midis të tanishmes dhe të dikurshmes. Ky është udhëtimi im i katërt në Shqipëri. ….. On revienz toujours*1….. Në moshën e rinisë u njoha me një student shqiptar në Paris dhe më pas kalova një javë në shtëpinë e tij në Tiranë. Vizita më la aq përshtypje të forta, sa që unë disa vjet më vonë shkova prapë për të shkruar një libër mbi vendin. Vizitën e tretë e bëra pak para luftës kur unë udhëtova me veturë prej Stokholmi për të marrë pjesë në dasmën piktoreske të mbretit Zog me princeshën Hungareze Apony (Apponyi). Kjo qe në prill 1938. Menjëherë pas një viti u zhduk shteti shqiptar prej valëve të luftës, u shkretua, u copëtua dhe më në fund u kthye në formën e tanishme.
Kësaj Shqipërisë së djeshme që unë i kushtova aq shumë interes, qe një komb ballkanik i panjohur dhe primitiv me një milion banorë, që gjithnjë e quan veten Shqiptar: bijtë e shqiponjave. Me mbi dy të tretat male jo pjellorë dhe gati një të tretën pjesë kultivuese në lugina dhe rripa bregdetare, qe gjithashtu një vend shumë i varfër. Gjatë gjithë historisë së tij ndodhej në rrugën e konflikteve të mëdha të interesave të fuqive të mëdha. Që shqiptarët, të cilët janë pasardhësit e ilirëve, mundën të ruajnë si gjuhën e vet ashtu edhe veçoritë kombëtare—p.sh. zakonet e jetesës bile edhe fizionominë—është një mrekulli! Direkt apo indirekt ata kanë qene gjithnjë të kolonizuar. Ata janë sunduar nga grekët, romakët dhe Bizanti. Në pesë shekuj me radhë deri më 1912 vendi ishte pronësi turke. Gjatë luftës parë botërore shërbeu si fushë beteje e ushtrive të superfuqive. Në vitet 1920 për të parën herë fitoi, të paktën dukej, një si formë pavarësie politike. Struktura sociale ishte feudale me një numër prijësish të pasur malësore si figura dominuese. Më 1928 prijësi malësor Ahmed Zogu mundi t’i bindë prijësit tjerë të fortë të pranonin formimin e një monarkie ku ai shpallet mbret me emrin Zogu I.
Tragjedia e përhershme e vendit është se kurrë nuk ka mundur të mbijetojë pa një financier të huaj. Zogu qeveriste por Mussolini paguante, që e shndërroi mbretin e parë të vendit në vasal italian. Më 1939 vasali nuk u tregua aq i bindur prandaj e dëbuan, dhe vendi u kthye në një koloni italiane. Por gjatë vizitë sime në vitet tridhjetë pati ende fronin të pa prekur të vendosur në një sallon në pallatin mbretëror në Tiranë, që dukej si një vilë mesatare e Djurs’holmit (Djursholm)*2
Kur je ulur kështu në një kolltuk të aeroplanit në rrugë drejt një Shqipërie të re që njohuritë për te janë veç të karakterit teorik, është e natyrshme, që të kaluarat të dalin parasysh si shfaqje. A ka mbetur më diçka nga shteti magjepsës Ballkanik? Por peizazhi madhështor i vendit duhet të ketë mbetur po ashtu:

1-.*Edhe një udhëtim tjetër (frëngjisht).
2-.*Lagje me vila në periferi të Stokholmit. Banon klasa e pasur. (shën. përk.)
Malet aventuriere, rrugët me serpentina, ata liqenet blu të thellë në Shkodër dhe Pogradec, urat e gurit të përkulura si mace zemërake në rrëpirën e grykave, shqiponjat, që fluturojnë rreth kreshtave të maleve masive, ato luginat e gjelbëruara me fushat e tyre me lule dielli, duhan dhe misër….. Por njerëzit, atmosfera? Para lufte, udhëtarët që shkonin në Shqipëri përbënin një numër mjaft të vogël dhe në vendet e tyre ata konsideroheshin si ekstravagantë, romantikë ose aventurier. Në Shqipëri ata ishin mbretër. Ata priteshin si miq të nderuar. Të pasur dhe të varfër konkurronin për t´u hapur dyert, shkëlqenin nga kënaqësia, gatishmëria ishte totale. Bujaria qe ngritur në dogmë fetare. Nga njëherë, bile, ndodhte që edhe gjakmarrja lihej me një anë, e cila ishte e dhimbshme, dhe që e shkretonte vendin si kolere dhe çonte në zhdukje si familje ashtu edhe fise. Nëse viktima, që duhej të vritej, arrinte të hynte brenda në shtëpinë e hasmit para se ai të arrinte ta qëllonte, përfitonte nga zakoni i mikpritjes sa kohë që të qëndronte aty.

Shqiptarëve u pëlqente t´i fotografosh dhe dëshironin të jepnin dhurata. Na jepnin peshqeshe kudo që shkonim. Njerëz fukarenj –shumica ishin pothuaj aq fukarenj sa s´ta merrte mendja—silleshin me një krenari të denjë madhështore. Zhelamanët shëtisnin në rrugën e katundit si princa. Përsa i përket ngjyrave të dukej se tabloja ishte sublime. Mua më kujtohet tregu i Shkodrës një mëngjes të prillit: Malësorët me tesha të bardha leshi deleje, xhamadanë të zi pa mëngë dhe qeleshe vezake në kokë, gra me balluke të drejta katran të zeza dhe rrobe të mundimshme, që të çonte mendjen tek eskimezët e Greonlandës. Gra nga Malësia me flokët të lyer me vaj dhe me thekë në ballë dhe një brez të çuditshëm me pafte, çapraze, nizamçe serme dhe thumba kallaje ….Ky karnavali shqiptar, që s´ishte ndonjë karnaval përveç se një ditë e zakonshme shumëngjyrëshe, do të magjepste një historian të veshjeve. Kësi pamjesh sheh edhe në vende tjera në Ballkan por në asnjë vend ishin aq intensive dhe fantastike si në Shkodër. Kjo varej nga izolimi i një shteti të vogël, që Evropa e kishte harruar fare.

Edhe mbreti Zog, i cili kurrë nuk deshi të quhej “ mbreti i Shqipërisë”, insistonte të quhej “Mbreti i Shqiptarëve” duke menduar për minoritetet shqiptare në Greqi dhe Jugosllavi. Unë e shoh atë, natën e dasmës në pallat në Tiranë: një Buster Keaton*1 shqiptar me një fytyrë të ngurtë pa emocione, dhe i mbuluar me dekorata sa që ylli shkëlqyes varet deri poshtë cepit të kapotës së uniformës. Pranë këtij kalorësi me pamje serioze një vajzë e gjatë, bukuroshe shtathedhur që duket jashtëzakonisht e ngazëlluar se është bërë mbretëreshë edhe pse në një monarki operete. Mbrapa çiftit një italian i fryrë me uniformë fashiste me gjoks përpara dhe me një buzëqeshje vetëkënaqësie në fytyrën e tij të shëndoshë: dhëndëri i Mussolinit, konti Ciano. Konti ishte kumbarë i martesës. Asnjë nuk mund t´a imagjinonte ç´farë fati i priste. Ky kumbara do të rikthehej së bashku me një ushtri pushtuese dhe do t´a detyronte çiftin mbretëror në mërgim, dhe ai vetë pas disa vitesh do të ulej në karrige në një vend ekzekutimi në Italinë e Veriut dhe të pushkatohej pas shpine si tradhtar. Atmosfera qe madhështore, edhe pse pati ndonjë kukuvajkë si p.sh. ministri francez, i cili nuk mundi t´a përmbante veten dhe u gajas me zë të lartë kur pa dhuratat e dasmës: gjashtë kuaj shale nga shteti Hungarez, një anije më motor nga Duçja (Il Duçe) dhe një Mercedez nga Hitleri. “Dhuruesit duket se kanë pasur të njëjtin mendim në kokë: Më mirë t´u japim diçka, që t´u shërbej në rast se detyrohen të lënë vendin”. Vallëzimi filloi me tonet e orkestrës së Oborrit Mbretëror dhe një orkestre arixhinjsh, të cilët i kishte sjellë nusja nga Budapesti. Përfaqësuesit diplomatik nga njëzet kombe, kërcenin vals me zonjat e aristokracisë shqiptare ndërsa muret rrethoheshin nga prijës malësorë të veshur me kostume kombëtare të qëndisura më flori dhe me pistoleta brez. Disa nga ata kompletonin pistoletat me një stilograf floriri që në atë kohë do të thoshte se personi në fjalë dinte të shkruante. Maja e minareve ishin dekoruar me prozhektorë dhe vargje zbukurues. Balona të mëdha me portretin e çiftit mbretëror silleshin mbi çatitë e shtëpive dhe në aeroportin e Tiranës hodhën fishekëzjarre të shkëlqyer të markës më të mirë italiane.
Aeroporti i Tiranës…… Ne jemi tashmë aty. Lidhni rripin e sigurisë, fikni cigaret, signores et signorinas . Kryeqyteti i Shqipërisë shtrihen brenda një kazan malesh. Aeroplani zhytet poshtë deri në fund dhe prek tokën. Ka qenë në mbrëmjen e dasmës së Zogut kur unë pashë këtë aeroport herën e kaluar. Atëherë ishin një mori njerëzish të gëzuar që admironin raketa e fishekzjarre në qiell. Atëherë nuk shihej ndonjë aeroport përveç se vetëm njerëz. Po tani ?
Unë shikoj përreth nga dera e hapur. Tani është i shkretë si një shesh i braktisur për zbritje emergjente. Asnjë aeroplan tjetër përveç tonit. Asnjë njeri përveç se një ushtar melankolik, që është mbështetur në pushkën e tij. Asnjë ndërtesë me përjashtim të një shtëpie si kioskë të kurorëzuar me një yll të kuq.

Kategori
Uncategorized

Ku fjeti ministrja e Jashtme e BE, Mogherini në Tiranë? Në Vilën e Vllahutin? Apo në Vilën e kryeministrit Rama në Surrel?

 

Jakup B. GJOÇA/

Ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë e Bashkimit Europian Federika Mogherini erdhi në Tiranë dhe në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, nga selia e Kryeministrisë deklaroi: “Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokimi i krijimit të komisioneve të vettingut dhe de facto, kjo ndal procesin e progresit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

Kaq i mjaftonte edhe kryeministrit Edi Rama, që të shfaqësohej përpara shqiptarëve, për të gjitha akuzat që i rëndojnë në qafë. Kryeministri Edi Rama, me gjuhën që foli Mogherini në Tiranë, jo vetëm doli “i virgjër”  politikisht dhe penalisht, nga të gjitha akuzat për bashkëpunim me krimin e organizuar, për korrupsion, por kërkon tashmë që Reformën në Drejtësi dhe Vettingun ta përdorë edhe si alibi ligjore dhe imunizim për të shpëtuar ndaj korrupsionit të qeverisë së tij, për të shpëtuar ndaj çdo përgjegjësie politike që ka ai vetë për kriminalizimin e Parlamentit, etj. Jo vetëm kaq.

Këto akuza POLITIKE DHE PENALE ndaj kryeministit Rama, i tha edhe vetë ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë e BE, Mogherini, po në konferencën e shtypit me Kryeministrin Rama, por i tha të sheqerosura me hipokrizinë politike, që të mos e shqetësonte fare kryeministrin Rama: “…çeljen e negociatat me Shqipërinë, natyrisht në varësi të ecurisë dhe zbatimit të reformës në drejtësi dhe në veçanti vettingut dhe 5 prioriteteve kyçe. Këtu përfshihet lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe në veçanti kultivimi dhe trafikimi i narkotikëve.”

Mogherini, këtu kundërshton vetveten.

Së pari, Bashkimi Europian i kushtëzon Shqipërisë çeljen e negociatave për anëtarësim me luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve”.

-Po, kush është përgjegjës politikë dhe penalë, që në Shqipëri ka korrupsion?

– Po, kush është përgjegjës politikë dhe penalë, që në Shqipëri krimi i Organizuar jo vetëm nuk luftohet, por bashkëqeveris? Dhe kur themi që krimi i Organizuar bashkëqeveris në Shqipëri, është fakt i pakundërshtueshëm kriminalizimi i Parlamentit dhe i Pushtetit Vendor?

– Po, kush është përgjegjës politikë dhe penalë, që në Shqipëri perzonat me rekorde kriminale u bënë deputetë dhe kryebashkiakë?

– Po, kush është përgjegjës politikë dhe penalë, që VETËM në Shqipëri ka klutivim të të gjithë sipërfaqes së Shqipërisë dhe trafikohen përditë nga Shqipëria nëpër Europë tonelata me Canabis?

A mund të pohojë Ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë Mogherini, se  bashkëpërgjegjës për të gjitha këto pyetje, të cilat pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE është  edhe qeveria, edhe Opozita? Apo  është vetëm qeveria, meqë ajo ka pushtetin ekzekutiv, ka shumicën absolute edhe në Parlament?

Apo është vetëm Opozita, që nuk bëhet urë, nuk kthehet në vagonë zhavori për mazhorancën dhe qeverinë, që të votojë VETËM dhe PA KUNDËRSHTI, ato LIGJE, REFORMA që dëshiron dhe SIÇ I DËSHIRON kryeministri Rama?

A mund ta pranojë publikisht  zonja Mogherini se kryeministri Rama ka përgjegjësinë e plotë politike, që i bëri personat me rekorde kriminale edhe deputetë, edhe kryebashkiakë?

Apo, të pohojë të kundërtën, që kryetari i PS-së Edi Rama nuk ka asnjë përgjegjësi, që kandidatët socialistë që ai vetë përzgjodhi në listat e Partisë Socialiste dhe që u bënë deputetë dhe kryebashkiakë, dolën persona me rekorde kriminale?

Atëhere, nëse Mogherini nuk guxon ta thotë në konferencën e shtypit me kryeministrin Rama këtë faktor të kriminalizimit të Parlamentit në Shqipëri, mos vallë, duke heshtur, Mogherini kërkon të bëjë bashkëpërgjegjës politikë dhe penale të kriminalizimit të Parlamentit dhe Pushtetit Vendor edhe Opozitën, kur vetëm deputetë dhe kryebashkiakë socialistë detyrohen të lenë mandatitn për shkak të dekriminalizimit?

A mund të pohojë publikisht Mogherini në Tiranë, përpara kryeministrit Edi Rama, se korrupsioni në Shqipëri bëhet nga Qeveria, apo edhe nga Opozita?

A mund të pohojë publikisht Mogherini në Tiranë, përpara kryeministrit Edi Rama, se korrupsioni në Shqipëri duhet të luftohet vetëm kundër “ish” qeveritarëve dhe se ministrat dhe kryeministri aktual i kësaj qeveria kanë imunitet politik dhe JANË TË PAPREKSHËM nga Ligji edhe nëse korruptojnë!!!

A mund të pohojë publikisht Mogherini në Tiranë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, se kultivimi masivisht i Shqipërisë me Canabis dhe trafikimi i mijëra ton Canabis nga Shqipëria në Europë bëhet nga Opozita dhe jo në saj të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të Qeverisë me Krimin e Organizuar?

Nëse Mogherini ka bindjen dhe prova që Qeveria nuk bashkëpunon me Krimin e Organizuar për trafikimin e Canabis, atëhere, të paktën,  a mund të pranojë që është PAAFTËSIA e qeverisë së kryeministrit Rama të luftojë kultivimin dhe trafikimin e Canbis në Shqipëri? Dhe, me një qeveri krejt e paaftë që të luftojë kultivimin dhe trafikimin e Canabis, a mund të bashkëpunohet për integrim në BE?

Cili është shqetësimi politik i Ministres së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian Mogherini, për moszbatimin e reformave të integrimit në Shqipëri?

Korrupsioni, Bashkëpunimi i Politikës me Krimin e Organizuar (nënkuptohet Qeveria, sepse Opozita edhe po të dojë të bashkëpunojë me krimin e organizuar të qeverisë, nuk ka pushtet), kultivimi dhe trafikimi i Canabis VETËM nga Shqipëria?

Apo Protesta e Opozitës pengon reformat në Drejtësi dhe Vettingun?

A mundet ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë të BE Mogherini t’u pohojë shqiptarëve që:

-Një qeveri që korrupton, një qeveri që është përgjegjëse për kultivimin dhe trafikimin e mijëra ton Canabis nëpër Europë (qoftë me bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me Krimin e Organizuar, qoftë për paaftësi për ta luftuar), një kryeministër që kriminalizon Parlamentin dhe Pushtetin Vendor, a mund të ketë vullnet politik të bëjë reformë në drejtësi?

– A ka vlerë një Vetting i votuar nga kryeministri Rama, kur, ndërkohë ai akuzohet se ku i gjeti miliona euro që ndërtoi Vilën e tij në Surrel?

– A ka vlerë një Vetting për gjyqtarë dhe prokurorë, i votuar edhe nga Alfred Peza, deputeti socialist, i cili me rrogë 600 euro në muaj (të deklaruar në gjykatë deri në 2010) të blejë në 2015 1,2 miliardë lekë aksione bankare?

A mundet ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë të BE Mogherini t’u pohojë shqiptarëve që:

-Duhet votuar paraprakisht  Vettingu i prokurorit dhe i gjyqtarit,  nga deputetë socialistë me rekorde kriminale dhe nga kryeministri i akuzuar për korrupsion, që të luftojë, paskëtaj, korrupsionin e Kryeministrit dhe të ministrave dhe deputetëve të tij?

Kryeministri Edi Rama, me gjuhën që foli Mogherini në Tiranë, tashmë kujton se mund të akuzojë Opozitën si pengesën politike për moszbatimin e reformës në Drejtësi, për mosvotimin e Vettingut dhe moszbatimin e reformave të integrimit të Shqipërisë në BE.

A mundet ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë të BE Mogherini t’u pohojë shqiptarëve që:

-Për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është pengesë Protesta e Opozitës, edhe kur kërkohet PARAPRAKISHT të luftohet korrupsioni i qeverisë, të Dekriminalizohet Parlamenti dhe paskëtaj të votohet Reforma në Drejtësi dhe Vettingu?

Në Rumani, e cila është anëtare e BE-së, edhe pse aty është kryer reforma në Drejtësi, edhe pse aty Gjyqësori nuk është i korruptuar, edhe pse aty Vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve zbatohet, SËRISH qeveria Socialiste KORRUPTON!

Qytetarët rumunë, me protesta të vazhdueshme kërkojnë DORËHEQJEN E QEVERISË SË KORRUPTUAR!

Deri tani, as ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë të BE Mogherini, as BE-ja nuk u ka bërë thirrje protestuesve rumunë që të ndërpresin protestat ndaj qeverisë, sepse rrezikojnë Sigurinë dhe Integrimin Euripian në Rumani!!!

Përse, ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë të BE Mogherini vepron dhe sillet me dy standarte politike në Shqipëri?

1.Që, nuk kritikon qeverinë dhe Kryeministrin si përgjegjës politikë për mosdekriminalizimin e Parlamentit, për mosluftimin e krimit të organizuar, për mosluftimin e korrupsionit, për mosluftimin e trafikimit të Canabis?

2. Në cilën demokraci,  sipas zonjës Mogherini, thuhet dhe shkruhet se Protestat e qytetarëve dhe të Opozitës ndaj qeverisë së korruptuar, DËMTOJNË DEMOKRACINË dhe INTEGRIMIN EUROPIAN???

Do të shkruaja edhe ca pyetje të tjera, për ministren e Jashteme dhe të Sigurisë të BE zonjën Mogherini, meqë na begenisi dhe erdhi nga Brukseli në Tiranë:

-Së pari, përse nuk e detyroi kryeministrin Edi Rama, që të negociojë me Opozitën për kërkesat kryesore politike të Protestës?

– Përse nuk i kërkoi publikisht kryeministrit Rama, në konferencëen e përbashkët të shtypit, që të zbatohet numërimi elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, si një garanci për mosmanipulimin e votave nga KQZ dhe Administrata Zgjedhore e politizuar nga Partia Socialiste?

– Meqë erdhi në Tiranë, meqë është edhe italiane, zonja Mogherini a e pyeti kryeministrin Rama, sa e vërtetë është shqetësimi i opinionit dhe medias italiane për importimin në Shqipëri të 140.000 tonë Mbjetje kimiko-bërthamore?

Por, e di, që këto pyetje zonjës Mogherini, i shkaktojnë alergji politike, sidomos, pasi zonja Mogherini hëngri edhe ëmblësirën që iu servis në selinë e kryeministrisë në Tiranë, e pyes zonjën Mogherini:

-Ku fjeti në Tiranë, para se të bënte konferencën e shtypit me kryeminsitrin Rama? Në vilën e kryeministrit Rama në Surrel? Apo në vilën e re të zonjës Vllahutin,  ambasadores të BE në Tiranë? Sepse, siç thotë edhe populli ynë: “Siç e shtron, edhe do flesh” dhe “Qeni leh, aty ku ha”!!!

Kategori
Uncategorized

Jemi vetëm 20 metra larg.

Jemi vetëm 20 metra larg

Jemi vetëm 20 metra larg.

Nga Bledi Kasmi 03/03/2017

“Zoti Basha si e komentoni që zonja Mogerini nuk ka në axhendë një takim me ju?” ishte pyetja këmbëngulëse e gazetarit Fevziu për kryetarin e opozitës në mbrëmjen e së enjtes, vetëm pak orë pasi përfaqësuesja e lartë e BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë të mbërrinte në Tiranë.

Ndërsa Basha mundohej ta evitonte me diplomaci përgjigjen, pyetja përsëritej. Media të tjera afër qeverisë më herët kishin bërë publike axhendën e Mogerinit në Tiranë. Nuk dilte askund një takim me Bashën. Ishin lajmëruar takime me Nënkryetarin e Parlamentit, Spaho dhe kryetarin e Grupit parlamentar të PD, Paloka, po askund nuk jepej takimi i kryetarit të opozitës me Mogerinin. Lajmi i qeverisë në media ishte përcaktuar si kryetitull; Mogerini nuk do ta takojë Bashën”.

E ngjashme skena mediatike me atë që ndodhte muaj më parë, kur zyrtarë të lartë të administratës amerikane vinin në Tiranë dhe nuk lejoheshin nga i njëjti person të takonin Metën, dhe lajmi që pasonte ditën tjetër ishte; SHBA nuk e do Metën. Kësaj here Rama dështoi. Në fund të ditës së djeshme Mogerini ndaloi për më shUmë se 50 minuta të dëgjojë opozitën dhe Bashën, vetëm pak metra larg çadrës së qëndresës ku dëgjoheshin më shumë se ditët e tjera thirrjet; Rama ik! Çfarë ka ndodhur? Rama nuk e donte atë takim. Nuk donte që zëri i opozitës të dëgjohej. Kishte shumë në fakt që nuk e donin këtë takim dhe megjithatë ndodhi. Kamerat e fiksuan në konferencën e shtypit në Kryeministri të nxirë. Goja i merrej dhe fjalitë ishin pa kuptim. Në fakt duhet ta ketë kuptuar se Europa nuk po i bën më llogaritë me interesat e Bankës së Lindës ku shumë ngjyejnë gishtat me mjaltin e parave të grabitura shqiptarëve në ishujt Cayman.

Ajo që ndodhi dje është simbolika politike e asaj çfarë duhet kuptuar. Rama ka ngritur një paltformë politike për ta nxjerrë opozitën jashtë sistemit. Jashtë sistemit të zgjedhjeve dhe jashtë sistemit të drejtësisë. Dhe ja ka arritur, sot opozita është nxjerrë me përdhunë nga sistemi. Reforma në Drejtësi që u miratua me konsensus më 22 korrik, u shkel me këmbë. Në vend të saj u ngrit një përbindësh ku filtrin e kontrollit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të jenë në sistem e ka kreu i organizatës kriminale. E nxorën jashtë nga sistemi i Reformës në Drejtësi dhe tani kërkojnë ta marrin me qira për vetëm një ditë të vetme, duke i thënë voto se na duhet numri i votave dhe ik prap jashtë. Ku është parë kjo? Vetëm në Republikën e një të Çmenduri. Opozitën e kanë nxjerrë jashtë nga sistemi i zgjedhjeve të lira. Këtu nuk bëhen më zgjedhje.

Votat blihen një javë përpara ditës së zgjedhjeve, por opozitës po i thuhet, hajde dhe legjitimo regjimin tonë, duke u paraqitur formalisht në zgjedhje. Ku është parë kjo? Vetëm në kohën e Frontit Demokratik që “konkurronte” me partinë–shtet që i fitonte me 99.99% të votave zgjedhjet. Meqë nuk e duan opozitën në zgjedhje, meqë nuk e duan tek Reforma në Drejtësi, atëhere opozita po gjen vetveten. Ajo është në shesh. E nxorrën jashtë sistemit dhe ajo po qëndron jashtë tij me të vetmin qëllim dhe detyrim ndaj këtij vendi; për ta përmbysur këtë sistem kriminal. Jemi tek çadra, vetëm 20 metra larg zyrë së tij.

Kategori
Uncategorized

Zbulohet dokumenti i CIA-s/ Greqia do të sulmonte ushtarakisht Shqipërinë në 1994-ën.

Viti 1994 do të sillte një shtrëngatë të vërtetë në marrëdhëniet shqiptaro-greke në kontekstin e pasrrëzimit të komunizmit. Ndonëse qielli i këtyre marrëdhënieve nuk kishte qenë asnjëherë bunacë, viti 1994 do të sillte më ashpër se kurrë antagonizmin që kishte metastazuar brenda pak vitesh. Rivendikimi grek mbi jugun e vendit tonë, shoqëruar edhe me diplomacinë e papajtueshme të Athinës, po e kthente projektorin tek çështja e pakicës greke, duke i dhënë një përmasë ndërkombëtare kontestit që po shkiste drejt një krize të pashmangshme.

Ishte i vërtetë mëtimi i Athinës për keqtrajtim të minoritarëve? A po detyroheshin ata të shpërnguleshin si pasojë e një plani të mirëmenduar panshqiptar? Si do të priteshin këto zhvillime nga Bashkimi Evropian? Përgjigja e këtyre pyetjeve, si dhe një analizë që tejkalon nivelin e një raportimi rutinor shërbimesh sekrete, gjendet në një dokument tetëfaqesh të CIA-s amerikane, i klasifikuar për dy dhjetëvjeçarë si konfidencial.

Në kohën kur ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndodhet në vizitë dyditore në Athinë, portali Konica.al sjell një raport interesant të CIA-s amerikane mbi disa probleme shqiptaro-greke që aktualizohen edhe sot nga fqinji ynë jugor. Ky dokument konfidencial është në mesin e 13 milion sosh që janë shpluhurosur kohët e fundit.

Memorandum i Inteligjencës
Zyra për Analiza Evropiane
30 qershor 1994

Image

Pakica greke në Shqipëri – një mundësi për trazira

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përkeqësuar dukshëm, duke pasuar sulmin kufitar në prill, incidenti i fundit gjatë tri viteve të lidhjeve të tendosura. Greqia ka ngritur akuza për “shtypjen” që shqiptarët po bëjnë ndaj pakicës etnike greke, ndërkaq Tirana druan se Athina ka mëtime në viset minoritare greke në jug të Shqipërisë.

Mëtimet greke se Tirana është duke i dhunuar sistematikisht të drejtat e pakicës së saj greke me qëllim të zbimit të tyre nga Shqipëria, duket se nuk kanë mbështetje. Zyrtarët e OSBE raportojnë se të drejtat që Shqipëria i ka dhënë pakicës greke përkojnë me udhëzimet e OSBE.

Disa ankesa për trajtimin që Tirana po i bën pakicës greke janë legjitime.

Kryetari i Shqipërisë, Berisha, ka dhënë shenja se, megjithatë, ai do të përqëndrohet në legjislacion për të siguruar të drejtat etnike dhe për të përmirësuar komunikimin e Qeverisë së tij me pakicën.

Frika e Shqipërisë nga irredentizmi grek është ushqyer kryesisht nga dështimi i Athinës për të kontrolluar nacionalistët që orvaten të nxisin pakicën greke. Kjo ka kreshpëruar dyshimet e shqiptarëve se organizimi kryesor politik i grekëve etnikë në Shqipëri manipulohet nga Greqia.

Një krizë e ndërsjelltë për çështjen e pakicës që përftuan represaljet greke mund të lëkundë qeverinë pro-amerikane të Tiranës në dobi të ish-komunistëve dhe mund të ketë pasoja rajonale.

Qeveria greke e Papandreut e shikon çështjen e pakicës greke në Shqipëri si çështjen potencialisht më shpërthyese në politikën greke. Pajtimi duket i pashpresë pa mbështetjen e Perëndimit, për të kapërcyer keqinformimin dhe dyshimet e rrënjosura tek të dyja palët.

Tensionet po rriten

Tensioni ka qenë një veçori e zakontë e marrëdhënieve shqiptaro-greke në vitet e fundit. Verën e kaluar, bie fjala, Athina ka përzënë 25 mijë deri në 30 mijë punëtorë shqiptarë pa leje, pasi Tirana kishte dëbuar një klerik grek për arsye të shpërndarjes së literaturës irredentiste.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë së fundmi kanë marrë një kthesë për të keq, pas incidentit kufitar me 10 prill, gjatë të cilit dy oficerë ushtarakë shqiptarë u vranë. Sulmi – i cili pasoi një zbutje të shkurtër në marrëdhëniet prej se kryeministri grek, Papandreu, u kthye në pushtet – cyti akuza të reja të shqiptarëve për irredentizmin grek dhe ankesat greke për keqtrajtimin e pakicës etnike greke.

Autoritetet shqiptare thonë se sulmuesit kapërcyen kufirin grek. Një organizim jo fort i njohur, Fronti për Çlirimin e Epirit të Veriut, mori përgjegjësinë për sulmin, sipas njoftimeve të shtypit grek. Kryetari shqiptar, Berisha, fajësoi hapur Qeverinë greke për ndihmë ndaj dorasve, por Athina i ka rënë mohit për ndonjë përfshirje. Veprimi i mëpastajmë i Tiranës ku arrestoi gjashtë drejtues grekë me akuzat për promovimin e ndarjes greke dhe lidhjet e tyre me shërbimin inteligjent grek, ka ashpërsuar edhe më tensionet.

Berisha ka siguruar se gjykimet ndaj gjashtë grekëve, katër prej të cilëve mbanin poste të larta në Omonia, organizimi më i madh politik i grekëve në Shqipëri – do të jetë publik dhe dëshmitë do të jenë të qasshme edhe për hetime ndërkombëtare. Qeveria greke – që shprehet e befasuar me akuzat e para të Berishës për përfshirjen zyrtare greke – ka akuzuar Tiranën për persekutimin e pakicës greke. Athina, për të dytën herën, ka hequr dorë nga takimet dypalëshe të parapara për ngrohjen e marrëdhënieve, ka bllokuar ndihmën e BE-së për Shqipërinë dhe nismoi protesta para organizatave ndërkombëtare.

Nën kriticizmin e brendshëm për veprime të qullta, Qeveria greke ka shtuar gjithashtu trysninë diplomatike ndaj Shqipërisë dhe ka diskutuar haptas mbylljen e kufirit ose depërtimin e shqiptarëve pa leje. Hetimi policor i incidentit kufitar nguci një luftë të mëtejshme fjalësh pas marrjes në pyetje të rreth tridhjetë dëshmitarëve grekë në fund të majit. Athina e fajësoi Tiranën për dallgëzimin e një vale të re arrestimesh me qëllim të shpërnguljes së grekëve nga Shqipëria. Berisha u ka thënë gazetarëve se ai ishte i përgatitur të vizitonte Athinën për bisedime me kryeministrin Panandreu, nëse do të ftohej.

Statusi i pakicës greke

Ne nuk kemi asnjë dëshmi se Tirana po ndjek një politikë të frikësimit sistematik të pakicës së saj greke ose se po bën përpjekje për të përzënë grekët nga vendi. Në të vërtetë, sikundër shihet nga të dhënat që kemi ne, akuzat e Athinës për cënimin e të drejtave të njeriut nga Tirana, janë më të skajshme sesa ankesat e bëra nga pakica greke në Shqipëri. Komisioneri i lartë i OSBE-së për pakicat, Maks Van der Stoel, vizitoi Shqipërinë dy herë gjatë vitit të kaluar dhe erdhi në përfundim se trajtimi i pakicës etnike greke është në përputhje me udhëzimet e OSBE.

Van der Stoel ka hetuar personalisht shumë akuza greke dhe më vonë i ka thënë Athinës se ato janë të pathemelta. Mundësitë më të mira ekonomike në Shqipërinë jugore po e trimërojnë migrimin nga veriu në jug, por nuk ka kurrfarë shenje të ndonjë programi qeveritar për të vendosur shqiptarë në vendbanimet greke. Tirana po i vendos disa familje nga veriu i varfër i vendit në disa pjesë të tokës ose në ferma të shtetit. Këto toka janë kryesisht në Shqipërinë Qendrore dhe viset minoritare do të jenë krejt të paprekura. Shumica e grekëve udhëtojnë në Greqi për të ndjekur mundësitë ekonomike më shumë sesa të ikin nga diskriminimi. Zënkat e tashme mes Tiranës dhe Athinës, sidoqoftë, po krijojnë frikë tek grekët se Qeveria shqiptare mund të fillojë trysninë ndaj tyre.

Omonia: një kolonë e pestë greke?

Thyerja në marrëdhëniet me Greqinë ka shtuar dyshimet e Tiranës për lidhjet mes Omonia-s dhe Athinës. E themeluar në vitin 1991, me përkrahjen dhe paratë e organizatave të ndryshme greke, Omonia mban lidhje me organizata të ndryshme greke që kërkojnë faqe botës bashkimin e ‘Epirit të Veriut’ me Greqinë. Drejtuesit e Omonia-s udhëtojnë shpesh në Greqi dhe janë pritur zyrtarisht në Athinë.

Anipse shumica e drejtuesve të Omonia-s janë të përmbajtur dhe dëshirojnë të punojnë brenda sistemit shqiptar, disa – përfshirë edhe gjashtë grekët e arrestuar në prill – bëjnë thirrje të hapura për bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë. Shumë të tjerë të arrestuar duken se kanë kryer veprime irredentiste. Drejtuesit e Omonia-s po orvaten që të fshehin lidhjet e tyre me Greqinë, dhe në një konferencë së fundmi ata thanë se janë të pavarur nga forcat e ‘jashtme’ dhe besnike ndaj Qeverisë shqiptare.

Disa ankesa të grekëve etnikë ndaj Tiranës janë legjitime, veçanërisht ato që ndërlidhen me arsimin dhe nënpërfaqësimin e grekëve në polici dhe ushtri. Grekët kanë pasur ankesa edhe për kundërshtimin e Qeverisë për t’u kthyer pjesë të mëdha të pronave të cilat kanë qenë të Kishës Ortodokse. Disa ankesa – të tilla si mungesa e kontrollit mbi vendimet e arsimit dhe politikën lokale – vijnë prej qendërzimit të fuqisë administrative që pasoi humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e korrikut të vitit 1992.

Niveli i Punësimit Publik. Edhe pse nuk ka të dhëna të besueshme, mbështetur në regjistrimin e votuesve në mars të vitit 1992, grekët etnikë janë pakica më e madhe në Shqipëri dhe me gjasë përbëjnë rreth 3 deri në 5 përqind të popullatës, ose 100 mijë deri në 150 mijë vetë. Thuajse gjysma e këtij komuniteti tani punon në Greqi. Numri i pakicës greke në Shqipëri është një burim ngatërresash mes Tiranës dhe Athinës. Autoritetet shqiptare thonë se janë afërsisht rreth 60 – 80 mijë grekë në Shqipëri, kurse Athina mëton se janë diku mes 300 mijë deri në 500 mijë grekë. Vlerësimet greke zakonisht përfshijnë të gjithë besimtarët ortodoksë, paçka se grekët përbëjnë vetëm 15 përqind të popullatës ortodokse në Shqipëri.

Edhe pse grekët mbajnë dy poste në kabinet dhe drejtimin e Sarandës dhe Gjirokastrës, është vetëm një prani sa për të thënë në polici dhe ushtri dhe praktikisht asnjë grek në pozitë autoriteti.

Përderisa nënpërfaqësimi grek është deri diku për shkak të hakmarrjeve të gjëra ndaj ish-komunistëve në vitin 1992, kjo mbase pasqyron një mosbesim të përgjithshëm të grekëve nga shërbimet e fshehta.

Qasja në shkollimin në gjuhën greke.

Grekëve etnik jashtë ‘zonave minoritare’ u mohohet financimi qeveritar për shkollimin në gjuhën greke. Përveç kësaj, klasat në gjuhën greke ofrohen vetëm për një përqindje në ditën e shkollës, varësisht nga shkalla. Një ligj i shumëvonuar mbi arsimin pritet të heqë zonat minoritare dhe zëvendësojë me një sistem që lejon financimin e klasave në gjuhën greke kur ka numër të mjaftë të studentëve. Ky legjislacion, sidoqoftë, nuk pritet të jetë i gatshëm për të gjitha klasat.

Autoritetet shqiptare po planifikojnë të lëshojnë rregullime të brendshme me përqindje më të lëvizshme dhe të heqin ‘zonat minoritare’ gjatë vitit të ri shkollor.

Janë rreth 73 shkolla fillore që ofrojnë shkollim në gjuhën greke në Shqipëri. Krahas kësaj, janë dy shkolla të larta në gjuhën greke dhe një program universitar për trajnimin e instruktorëve të gjuhës greke.

Kthimi i pronave të Kishës.

Shumë prej ngrehinave të Kishës Ortodokse Shqiptare i janë kthyer Kishës dhe veprojnë çlirshëm. Toka përqark, sidoqoftë, është subjekt i ligjit për tokën, që lejon kthimin e sall 5 hektarëve për një individ të vetëm ose entitet. Pronarët e dikurshëm pranojnë dëmshpërblime monetare për tokën në të njëjtën vlerë. Po ashtu, disa prona të mëparshme të tokave të Kishës janë të banuara dendësisht.

Ligji i Kthimit vlen po ashtu edhe për pronat që i përkasin bashkësive fetare katolike apo myslimane.

Kalimi i një legjislacioni të veçantë për pronat kishtare do të çonte me siguri drejt një vërsulje politike ndaj Qeverisë shqiptare nga pronarët e mëdhenj të dikurshëm.

Mëtimet për ‘Epirin verior’

Viset në jug të Shqipërisë – të quajtura Epiri i Veriut nga grekët – kanë qenë për dhjetëvjeçarë të tërë burim tendosjesh midis dy vendeve. Pjesë e Perandorisë Osmane prej shekullit të 15-të deri në shekullin e 20-të, Shqipëria u njoh si vend i pavarur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër me 1912. Kufiri verior qe vendosur nga Konferenca në mars të vitit 1913, duke ia dhënë Kosovën Serbisë, por Greqia ia hodhi sytë pjesës jugore të vendit.

Kufiri jugor mbeti pezull deri sa u ravijëzua nga Protokolli i Firencës, i shestuar nga fuqitë perëndimore europiane. Megjithatë, protokolli në fjalë nuk kaloi në Kuvendin e Greqisë. Mëvetësia e Shqipërisë u përball me një rrezik të mortshëm gjatë Luftës së Parë Botërore, kur u zaptua nga ushtritë aleate – kryesisht ato franceze dhe italiane. Traktati i Fshehtë i Londrës, i arritur me 1915 dhe i shpërfaqur nga bolshevikët rusë pas Revolucionit të Tetorit, parashihte copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Greqisë, Italisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Në Konferencën e Paqes në Paris në vitet 1919-20, Greqia nisi prapë mëtimin për jugun e Shqipërisë, kurse Serbia dhe Mali i Zi kërkonin pjesët veriore, ndërkaq Italia limanin e Vlorës.

Pavarësisht kësaj, kryetari amerikan Wilson ngulmoi që të kthehet pavarësia e Shqipërisë sipas parimit të vetëvendosjes. Greqia pushtoi sërish jugun e Shqipërisë në vitin 1940 pas mposhtjes së forcave italiane që kishin sulmuar territorin grek përmes Shqipërisë dhe bëri thirrje për bashkimin e tij me ‘mëmëdheun’. Konferenca e Paqes në Paris në vitin 1946 hodhi poshtë pretendimin grek siguroi sovranitetin shqiptar. Në vitin 1971, Athina vuri lidhjet diplomatike me Tiranën, që nënkuptoi edhe njohjen e kufirit ekzistues.

Burimet e mosbesimit

Tendosjet greko-shqiptare duken të jenë shtyrë kryesisht nga frika e Tiranës se Greqia fsheh pretendime irredentiste ndaj vendbanimeve të pakicës greke në jug të Shqipërisë, dhe nga shqetësimi i Athinës se të drejtat e vëllezërve të tyre janë cënuar. Kundërshtimi i Athinës gjatë dy viteve të fundit për të lidhur një marrëveshje dypalëshe mbi kufirin greko-shqiptar – edhe pse Greqia e ka njohur atë tërthorazi përmes nënshkrimit të Marrëveshjes OSBE dhe duke shprehur përkushtimin e saj për pacënueshmërinë e kufijve në rajon – ka ushqyer dyshimet e Tiranës për plane greke në Shqipërinë jugore.

Drejtuesit shqiptarë besojnë se pretendimet provokative të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Greke mbi keqtrajtimin e pakicës greke miratohen në njëfarë mënyre nga Athina. Një radiostacion i drejtuar nga një prift i Kishës Ortodokse Greke shpërndan programe irredentiste në Shqipëri, dhe disa zyrtarë të Kishës pretendojnë se ata u kanë dhënë grekëve etnikë stërvitje paraushtarake dhe i kanë kthyer në Shqipëri për të ‘luftuar për helenizmin’, sipas njoftimeve të shtypit francez. Athina beson se ka përgjegjësi të veçantë për të mbrojtur të drejtat e bashkatdhetarëve të saj jashtë vendit, dhe kjo çështje është një pikë e fortë në politikën e brendshme greke.

Shqetësimet greke janë ashpërsuar edhe nga alarmi i Qeverisë së Papandreut mbi rritjen e lidhjeve të Shqipërisë me Turqinë. Athina frikësohet se Ankaraja e sheh Shqipërinë si një kanal për shtrirjen e ndikimit mysliman në rajon.

Athina po përballet më një trysni në rritje nga elementët e Kishës Ortodokse Greke dhe grupet nacionaliste të cilat po e promovojnë çështjen e pakicës greke. Gjatë muajve të fundit, ato duken të jenë bërë më aktive.

Vërshimi i afër 150-200 mijë migrantëve ekonomikë shqiptarë – kryesisht ilegalisht – në Greqi ka përforcuar qëndrimet negative ndaj Shqipërisë.

Një mundësi për paqëndrueshmëri

Nëse Athina dhe Tirana nuk arrijnë të vendosin marrëdhëniet në lartësinë e duhur, popullata etnike greke në Shqipëri mund të bëhet pikë kyçe e një krize serioze dhe destabilizuese mes dy vendeve.

Kryetari Berisha ka bërë të ditur se ai do të bëjë përpjekje për të siguruar pakicën se Tirana është e përkushtuar për të drejtat etnike, duke u përqëndruar në legjislacionin për pakicën dhe duke rritur numrin e vizitave në nivel të lartë zyrtar në vendbanimet minoritare. Këto masa do të mirëpriteshin si nga grekët ashtu edhe nga shqiptarët, të cilët janë të shqetësuar se tensionet mes Tiranës dhe Athinës do të shkëndijojnë probleme etnike në Shqipëri.

Trembja e Tiranës nga ajo që shihet si irredentizëm grek, mund t’i shtyjë autoritetet shqiptare që të kufizojnë veprimtaritë politike të grekëve, gjë që do të nxiste reagimin e Athinës, përfshirë edhe dëbimin e një numri të madh të punëtorëve shqiptarë në Greqi.

Tensioni i vazhdueshëm me Greqinë do të kishte një ndikim të brendshëm negativ në Shqipëri.

Dhjetë përqind e fuqisë punëtore shqiptare po kërkon punë në Greqi, dhe ekonomia shqiptare mbështetet jo pak në fitimet e tyre. Humbja e këtyre remitancave dhe dëbimi i puntorëve do të zvogëlonte ndjeshëm të ardhurat e familjeve dhe kështu do të lulëzonte papunësia – e cila tashmë vlerësohet të jetë 18 përqind.

Pengimi i vazhdueshëm i ndihmave të BE-së dhe vendeve tjera evropiane do të ndërlikonte programin e Tiranës për stabilizim. Shqipëria dështoi në borxhin e saj tregtar me 1990 dhe varet nga ndihmat ndërkombëtare – të cilat jepen nga BE më shumë se 50 përqind.

Një kthesë e rëndësishme në ekonominë shqiptare do të prodhonte një vërsulje kundër Partisë Demokratike nga shqiptarët e lodhur me programin qeveritar për reformën në ekonomi.

Athina dëshiron t’i shmangë tensionet e tanishme nga fërkimet në një përballje të fortë dhe është e gatshme më shumë të bëjë trysni ekonomike dhe diplomatike ndaj Shqipërisë sesa të ndërmarrë ndonjë veprim ushtarak. Greqia e sheh veten në një afat më të gjatë si partneri më i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë dhe konsideron se izolimi i Tiranës do të dëmtonte ndikimin e Athinës në emër të pakicës greke.

Në maj, Papandreu përjashtoi mundësinë e hapave ushtarakë. Greqia do të përgatitej për ndërhyrje ushtarake vetëm nëse do të besonte se pakica greke ishte e kërcënuar nga ndonjë vërshim i shqiptarëve që po ikin nga dhuna në Kosovë.

Nëse tensionet vazhdojnë dhe grekët në Shqipëri shihen si caqe të ‘spastrimit etnik’, Athina do të vihet përballë një trysnie të furishme publike për të ndërmarrë ndonjë veprim më të skajshëm, përfshirë edhe veprimin ushtarak.

Keqinformimi ka gjasë që të vazhdojë të ushqejë mosbesimin në të dyja anët nëse nuk do të ketë ndonjë ndihmë nga demokracitë e fuqishme në Perëndim.

Në terma më afatgjatë, armiqësia e dyanshme – pavarësisht përpjekjeve të të dyja palëve për t’i fashitur diferencat – do të rrëgjojë ambiciet greke për të qenë prijetare ekonomike në rajon. Në të njëjtën kohë, papajtueshmëria greke në Ballkan do t’i distancojë edhe më tej grekët nga partnerët e tyre evropianë dhe amerikanë. / Konica.al

Kategori
Uncategorized

Po vjen armata e Trump: “Shporrini këta banditë”.

Partia Demokratike ka marrë dje mbështetjen e Republikanëve, fitues të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Sekretari i Përgjithshëm i Rinisë së Partisë Republikane në SHBA, Jason Emert, iu bashkua dje çadrës së lirisë, ku shpalli mbështetjen e partisë që ai përfaqëson për kërkesat e opozitës dhe për kreun Basha, duke u shprehur se ai do të jetë kryeministri i vendit.
Jason Emert në mes të entuziazmit të të pranishmëve, u bëri një thirrje të fortë shqiptarëve për të shporruar bandën në pushtet. “Sot jemi në natën e 13-të dhe mbase mund të duhen edhe 300 të tjera, por duhet të qëndroni me këtë Lëvizje, sepse nuk do të ketë kënaqësi më të madhe se sa t’i shporrni këta të inkriminuar dhe banditë dhe të zgjidhni një qeveri të lirë dhe demokratike. Nga një qasje ndërkombëtare, nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm një qeveri teknike”, tha Emert.
Deklarata e kreut të të rinjve republikanë vijnë pas një sensibilizimi gjithnjë dhe më të madh në Shtetet e Bashkuara për duart e një qeverie krimi tek zgjedhjet në Shqipëri. Më shumë se 10 senatorë dhe kongresmenë janë tashmë të angazhuar fuqishëm për të bërë të mundur që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe me qeveri teknike.
Drejtuesi i të rinjve republikanë, Emert u shpreh se ka udhëtuar nga mijëra kilometra larg vetëm për t’ju bashkuar protestës së opozitës, por dhe për të lajmëruar të gjithë shqiptarët se, Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i këtij vendi. Qasja ndërkombëtare sipas zotit Emert është e qartë, se nuk ka zgjidhje tjetër veç qeverisë teknike. Eshtë vërtet një nder që jam këtu me ju, duke parë se si gjërat ecin në këtë protestë. E di që kjo është një Lëvizje. Kam shumë miq në Shqipëri dhe pasi i kontaktova u thashë që do të vij e të jap mbështetje. Jam i lumtur që solla me vete edhe mot të mirë. Siç e dini, në Washington ka patur ndryshim: Partia Republikane, Presidenti Trump, dhe unë jam i gëzuar për ta thënë këtë; Ne premtuam për ta bërë Amerikën madhështore sërish dhe do të mbështesim miqtë tanë kudo në botë që duan të bëjnë vendin e tyre madhështor. Dua t’u them që ju nuk i meritoni këta, të inkriminuarit. Asnjë vend nuk dëshiron dhe meriton të drejtohet nga krimi i organizuar apo nga banditë”, tha Emert.
Kreu i të rinjve republikanë amerikanë paralajmëroi shqiptarët se ndryshimi dhe beteja me një bandë krimi nuk do të jetë e lehtë dhe se ajo do të kërkojë kohën e vet, por përfundimi do të jetë ai i fitores së një shoqërie të lirë mbi një bandë krimi. “Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në çdo vend demokratik ne mbështesim shtetin ligjor, ne mbështesim zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ne mbështesim të drejtën tuaj për të zgjedhur. A do t’i siguroni këto standarde nga këta?! (të inkriminuarit). Kush do ua sigurojë këto standarde?! Nuk jam këtu vetëm për të mbështetur lëvizjen tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por jam këtu edhe për të siguruar që zoti Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Por nuk do t’u gënjej, kjo nuk do të jetë e thjeshtë. Sot jemi në natën e 13-të dhe mbase mund të duhen edhe 300 të tjera, por duhet të qëndroni me këtë Lëvizje, sepse nuk do të ketë kënaqësi më të madhe se sa t’i shporrni këta të inkriminuar dhe banditë dhe të zgjidhni një qeveri të lirë dhe demokratike”, tha Emert.
Kreu i të rinjve republikanë është shprehur se qasja ndërkombëtare është ajo për një qeveri teknike dhe se zgjidhje tjetër nuk do të ketë.  “Nga një qasje ndërkombëtare, nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm një qeveri teknike. Sepse çdokush në këtë sallë dhe kudo në Shqipëri e di se sa e rëndësishme është që të mos grabitet vota e tij. Prandaj vazhdoni këtë punë të mirë. Vazhdoni të bëni presion. Duhet ta dini që komuniteti ndërkombëtar është me ju! Ju keni miq kudo anembanë botës, por edhe një mik të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kërkon të shohë një Shqipëri të begatë, të suksesshme, një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Faleminderit që më pritët këtu”, u shpreh Emert.
Emert nuk është i pari nga administrata Trump që jep mbështetje për protestën e opozitës në Shqipëri. Protestës së saj i janë bashkuar dhe senatorë apo kongresmenë të këtij vendi. Vetëm para disa ditësh kreu i PD, Basha, shpalli lëvizjen MAGA (Make Albania Great Again), një lëvizje që do të mbështetet nga senatorë dhe kongresmenë republikanë të përtej Adriatikut. Senatorët Roger Wicker; kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongres, Senatori Lamar Alexander, Kongresmeni Steve King, Trent Kelly, Richard Hudson dhe Robert Aderholt u angazhuan që zëri i opozitës të dëgjohet dhe debatohet jo vetëm në Kongres, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump. Jason Emert ishte një tjetër personalitet i lartë i republikanëve atje, por nuk është dhe nuk do të jetë i fundit.

Basha: Republika e krimit po vdes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në mbrëmjen e 13 të protestës qytetare, se Republika e krimit po vdes dhe se fitorja do të jetë e opozitës dhe shqiptarëve të bashkuar në protestë. Ai deklaroi se protesta ndërkombëtare nuk ka qenë kurrë më e madhe për një kauzë si ajo e zgjedhjeve të lira dhe luftës ndaj krimit të ngritur në institucion.
“Arsyeja është ajo që këto ditë e kemi quajtur demokracia fasadë, Parlamenti, qeveria, drejtësia fasadë dhe sot kemi rastin t’i shohim, këtu, prej kartoni, se çfarë ka prapa kësaj fasade. Prapa fasadës së republikës së vjetër që po vdes janë kokat e krimit dhe drogës që bashkëqeverisin me Edi Ramën dhe me këtë qeveri të inkriminuar. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria u mbulua si asnjëherë me drogë, pse ekonomia shqiptare sot nuk prodhon më përveç drogës dhe shërbimeve të lidhura me të, pse shteti në shërbim të qytetarit ka pushuar së ekzistuari dhe kemi një shtet në shërbim të krimit dhe bandave të pushtetit. Kjo është arsyeja dhe kërcënimi real dhe i vërtetë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Politikanët e korruptuar dhe kriminelët po bëhen gati të vjedhin zgjedhjet e shqiptarëve, siç paralajmëroi para disa javësh një diplomat i rëndësishëm në Tiranë”, u shpreh Basha. Një thirrje zoti Basha ia drejtoi kryeministrit Rama, referuar incidentit të paradites në tendën e protestuesve. “Edi Rama hiq dorë nga përçarja, distancohu nga thirrja e provokatores tënde në këtë çadër, distancohu ose mbaj përgjegjësi para shqiptarëve si përçarës i kombit! Shqiptarët nuk ta falin! Streha e fundit e krimit, streha e fundit e maskarallëkut është patriotizmi i rremë, por po kështu paska edhe një strehë tjetër kur i fryn përçarjes kombëtare sepse nuk ke kurajon të ballafaqohesh me qytetarët e bashkuar shqiptarë që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pëmes largimit të kësaj qeverie, sepse kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes së Edi Ramës”, tha ai.

Kategori
Uncategorized

Komunistët e Enverit futën vëllavrasjen edhe në diasporë

Mbreti punonte për bashkimin mbarëkombëtar

Nga Azil Biçaku.

Replikë e detyruar për intervistën e Hasan Luçit.

Si emigrant politik në Suedi, ndjek me vëmendje shtypin shqiptar dhe, në këto kohët e fundit, vihet re një botim i shtuar i historive me “kaubojsa” komunistë, që bënin krime dhe kërkojnë tashmë të bëhen edhe heronj të krimeve të tyre. Në “Gazetën Shqiptare” ka pasur disa ditë një intervistë me Hasan Luçin. Me sa kuptoj unë, ky hero i krimeve të regjimit më gjakatar që njeh historia deri tani, kundër popullit të vet, kërkon ndoshta edhe një dekoratë apo të shpallet hero për atë punë aq “frutdhënëse” që aludon, për spiunimin dhe sabotimin e diasporës.

Ai, gjoja paska ruajtur jetën e idhullit të popullit (sipas tij) të kryekriminelit Enver Hoxha. Pa pikë skrupulli, del tani pas 27-vjetësh dhe krekoset për bëmat e tij. Ai, si duket, e kaloi lumin, sepse në Shqipëri, fatkeqësisht, nuk u bë asnjë Nuremberg, për gjenocidin më të madh në histori, në një popull aq të vogël dhe të pafajshëm. Kjo ka qenë shumë e nevojshme që vendi të binte në qetësi, pra kriminelët t’i dorëzoheshin gjyqit sikundër ka ndodh dhe ende vazhdon p.sh. në Kamboxhia. Enveri nuk qe larg nga Pol Poti i Kamboxhias për krimet monstruoze kundër bashkëkombësve të vet.

Por unë mendoj edhe këtë; se vazhda e komunistëve kriminelë dhe mullvadët e tyre të gjirizëve kanë një angazhim. Ajo asht porosia e pasuesit të xhelatit, dishepullit të tij, Ramiz Alioviçit që tha: “Vetëm mos lejoni që ta marrin legalistët, të tjerët le ta marrin se janë tanët”. Kjo paska qenë porosia e atij delikuenti famëkeq.

Në vazhdim, kuptohet se e gjithë makineria e persekutorëve ka qenë e drejtuar kundër të ndierit Mbretit Zog, oborrit mbretëror dhe partisë historike të Legalitetit. Atij, dhe asaj i trembeshin dhe vazhdojnë t’i tremben sepse kanë pasur frikë nga drejtësia, rregulli dhe ligji. Një shtet ligjor, një drejtësi dhe një Kushtetutë moderne nuk do të lejonte që ata të mos jepnin llogari për krimet makabre dhe që e mbushën vendin me burgje e kampe përqendrimi gjatë 45 vjetësh.

Por lluci i gjirizeve të mos krekoset se paska bërë kërdinë në diasporë se paska shkuar natën tek shqiptarë për informata. Enver Hoxha dhe regjimi i tij e kishin popullin në një burg të madh dhe ai ishte me disa rrathë, sikurse Ferri i Dantes dhe në të kishte çengelat, kasaphanat dhe llogoret e varreve masive. Pra, Hoxhës nuk i duheshin aq shumë mijtë e hendeqeve që kishte nëpër botë për të spiunuar, sepse i kishte mbushur burgjet dhe kampet e përqendrimit plot në gjithë vendin. Ai e dinte se askush nuk e sulmonte, por donte të vriste e priste sa të donte si paranoid që ishte dhe të mbillte panik, frikë dhe tmerr në popull me pretekstin e grupeve armiqësore, sa deri edhe në vetë aparatin e vet. Ai ishte i traumatizuar psiqikisht nga mynxyra e gjaku i derdhur që kur ishte i fshehur nëpër katundet ku gjoja luftonte okupatorin. Vendet fqinje që ishin çelësi i një ndërhyrjeje për rrëzimin e diktaturës komuniste, nuk lejonin në asnjë mënyrë këtë. Përveç pengesave të tjera, shtet fqinj doni që Shqipëria të mbetej një shkretëtirë tmerruese për qytetarët e atyre vendeve. Një shembull konkret: shqiptarët e Kosovës që arratiseshin e vinin në vendin amë vuanin kalvarin 20-25 vjeçar ose ia kthenin Titos, sipas marrëveshjes Enver-Tito. Lexo librin: “25 vjet në burgjet e Enverit”, nga Nazmi Berisha. Prandaj, them se xhahili e dinte se askush nuk e pushtonte, por si kanibal që ishte, nuk ngopej me gjak shqiptari dhe donte të eliminonte edhe ata që i kishin ikur.

Të vijmë tek Hasan Luçi. Paska rrjedhur nëpër shtëpi natën në Paris. Po nuk di ndonjë shqiptar që nuk e hap derën, kur dikush i troket në derë. Zakonet tona janë që edhe hasmit i themi mirë se vjen, derën e ke të hapur. Këtu është poshtërsia e gjiriz-jetuesve, që shpërdorojnë bujarinë dhe zakonet.

Luçi përmend Zenel Çamin, se i paska marrë informata.

I ndjeri Zenel nuk paska helmuar Mbretin dhe gjithë njerëzit e oborrit. Justifikimi se gjoja lugati Enver nuk donte të kryente krime jashtë, se kishte frikë nga bota. Po a ka ndonjë njeri që e përtyp këtë gënjeshtër me bisht. Regjimi i xhelatëve të Tiranës dhe Beogradit do të festonin dhe do jepnin kushedi se çfarë për të zhdukur jo vetëm Mbretin Zog, me gjithë familjen, por edhe gjithë pasuesit e tij, po të mundeshin. Pra, kjo asht zero. Pallavrat se si sigurimi shqiptar me Luçin si zbulues ia hodhi UDB-s, KGB-s dheCIA-s, është një ëndërr me sy hapur. Për sa i përket Muharrem Gjokës (e kam pas njohur në vitin 1970), ka qenë me oficerët e Mbretit Zog por kur u shpërndanë dhe ai u largua sikurse të tjerët. Mbreti Zog ka pasur adjutant si në Shqipëri, Turqi, Egjipt, Angli, Francë (në Spanjë, prej 1962 dhe i ndieri Mbreti Leka I), kolonel Hysen Selmanin.

Luçi thotë se M. Gj. nuk ishte i kënaqur nga Mbreti Leka dhe se gjoja ai, Leka, nuk ishte si i ati. Asgjë nuk qëndron. M. Gj. i ka hapur derën një shqiptari, pa marrë parasysh se ky ishte një palaço, që nuk i shkonte ndërmend Gjokës me e keqinterpretu bujarinë e një shqiptari nacionalist.

Mbreti Leka ishte i një kohe tjetër dhe zotësinë dhe zgjuarsinë ta kushtëzon dhe përshtat koha që njeriu jeton. Unë e kam takuar për herë të parë më 22 maj 1968, në Altea të Spanjës. Prej atëherë e kemi vizituar si familje disa herë në vit, në Madrid. Për këtë ndihem i privilegjuar dhe krenar se e kam njohur dhe ruaj kujtimet më të mira dhe shumë mësime nga ai, një nacionalist, patriot dhe trim i orës së parë. Ashtu sikurse ishte proklamuar “Ushtar i atdheut deri në vdekje.”

Mbreti Leka ia kushtoi jetën dhe mundin kombit dhe Shqipërisë Etnike. Me përgatitjen e tij në çdo disiplinë, i kishte të gjitha kushtet të bëhej çfarëdo në botën e lirë. Por jo! Ai mori barrën e rëndë të punonte për komb dhe atdhe. Ai ëndërronte dhe punonte që ta shihte Shqipërinë një komb, me një gjuhë dhe me një flamur, që rilindësit, donin, luftonin dhe vdiqën. Ai thoshte se: “Sikur të bashkohej Kosova me Shqipërinë, do të ngrihesha edhe nga varri”.

Thembra e Akilit, për çdo patriot shqiptar, gjatë Luftës II Botërore ka qenë: Shqipnia Etnike. Asnjë nga partitë nacionaliste nuk pranuan që Kosova të ngelte jashtë diskutimeve për shtetin e ardhshëm shqiptar pas humbjes së nazifashizmit, pra, asnjë lëshim për Kosovën. Kjo u kushtoi nacionalistëve, kjo i kushtoi Zogut fronin, por kjo i kushtoi edhe Mbretit Leka i gjatë gjithë jetës. Komunistët nuk pranuan marrëveshjen e Mukjes se vinte si kusht edhe Kosovën të ishte brenda kufijve të shtetit të ardhshëm. Meqë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha kishin marionetën Enver në dorë, dënuan marrëveshjen e Mukjes, madje i dënuan delegatët e saj me vdekje. Vrau pas shpine edhe kryetarin e saj patriotin nacionalist Mustafa Gjinishin dhe hapën vëllavrasjen. Është për t’u çuditur se si komunistëve dhe injorantëve si Luçit u ka ngel akrepi i orës po në një vend se, “Zogu mori floririn”!. Çdo gjë është shkruar pas 1990, dokumentuar bile edhe me shifra sa flori qe, ku u çua për ta mbrojt nga fashizmi e nazizmi u transportua në vendin e sigurt në Londër dhe si përfundoi ajo histori. Por në Shqipëri kanë ndodhur çudira. Çudia ma e madhe qe historia se gjoja një fshatar i Kërrabës vodhi floririn që ruhej atje dhe e transportoi me gomar?! Pra, gjithë ai flori u vodh me gomar!. U dënua një fukara, pse iu gjetën dy-tri monedha flori. Zhurma e shtypit u shua sikur kripa në ujë. Por ama, ajo e Zogut vazhdon, sepse e ka thanë merhumi dhe ajo është një plagë në trurin e atrofizuar të njeriut të ri që krijoi kalvari i xhelatëve për gati gjysmë shekulli.

Te zotësia e Lekës I? Intuita, zotësia dhe inteligjenca e tij është vlerësuar nga shumë qeveri të botës. Ai konsultohej me politikanë, pyeste dhe informohej. Ai, madje, qe edhe këshilltar i Presidentit Thiu në luftën e tmerrshme në Vietnam, po ashtu edhe në luftërat guerile në Rodezi (së bashku me bërthamën e ushtrisë kombëtare që përgatiti në periferi të Madridit, në Pozuelo) si dhe informohej vazhdimisht mbi gjithë teknologjinë e armatimeve të reja të fabrikave botërore.

Është e vërtete se Luçi kishte lidhje me Çufe Mullain, pseudonim i Manush Kelmendit, që u fut në Lëvizjen e Legalitetit në Belgjikë. Të gjitha partitë në diasporë kanë qenë të hapura dhe për pranime. Pra, nuk kërkohej që dikush të kishte vra, spiunuar apo burgos njerëz, si meritë, për tu ba anëtar si në PP e llucit të kuq. Bëmat e Cufes u thurën në romanin e fantazive të komunistit Nasho Jorgaqi dhe me porosi të sigurimit famëkeq, me titullin “Mërgata e qyqeve”. Mbreti Leka nuk përzihej në punët e asnjë partie. Ai ishte pa parti dhe i konsideronte të gjithë njësoj dhe ishte mbi partitë. Është e natyrshme që Mbreti Leka ishte në dijeni të të gjitha ngjarjeve si jashtë, ashtu edhe brenda në Shqipëri.

Kur Mbreti në 2-3 korrik 1972 thirri gjithë kryetarët e partive për një bashkim mbarëkombëtar të diasporës, (një Prizren i dytë) Ai, nuk bëri asnjë dallim. Mbledhja u mbajt në Madrid në Hotel Cisco. Kam qenë edhe unë i pranishëm dhe kam filmuar dhe fotografuar atë eveniment patriotik.

Lluçi paska gjet mjaft spiunë në mërgim, që nuk donin të jetonin vetë nën diktaturën enveriste dhe i ka përdorur për të komprometuar dhe të luaj me ndjenjat e njerëzve të larguar për disa dekada dhe të përmalluar. Aty është përzierë atdhedashuria, mallëngjimi, malli për familje në internim apo në burg. Dora e zgjatur e këtij zagari ka luajtur me ndjenjat e mjaft njerëzve si dhe janë përdorur edhe hakmarrjet kundrejt farë e fisit nëpër kampe përqendrimi. Me veglat e tyre të fëlliqura kanë shkaktuar tragjedi me pasoja fatale ndërmjet individëve në diasporë. Po e konkretizoj me një telegram kërcënimi që operativi xhelat i zonës Fierës në Dumre (vend kampi përqendrimit),Gani Garunja i jep vëllait për t’ma postuar me përmbajtjen: ”Hiqni dorë nga veprimet armiqësore kundër shtetasve tanë atje veprimet tuaj po rëndojnë mbi ne”. 28 gusht 1976. Një pjesë kanë pas karakter të dobët, janë mashtruar dhe janë kthyer në Shqipëri. Kështu, ky kriminel ka dënuar dyfish. Ka mashtruar dhe pastaj ka dënuar. Ata zagarët e Luçit të hendeqeve ishin në gjithë shtetet dhe neve i dinim, por nuk mund të vrisnim kënd, pse është me ide tjetër apo punon për të tjerët. Ne nuk ishim si xhelatët e regjimit Hoxha-Shehu.

Këtu në Stokholm dinim një person të arratisur nga fundi i viteve 50, që mundohej me nda edhe gratë nga burrat që të kthehej gruaja se burri ishte kokëfortë antikomunist. Ai çoi në Shqipëri tre prej Stokholmi, me sa njoh unë. Ata ishin qyqarë si Ethem Hoxhallari nga Korça, nuk di gjë për fatin e tij. Galip Colin një ish-Sigurims i Enverit që nga dajaku në Jugosllavi pas 9-vitesh burg erdhi në Suedi. Ai na thoshte në kafe se: “Unë u zbërtheva nga UDB-ja dhe dënohem me vdekje po të kthehem në Shqipni”. Atij ia mbushi mendjen këlyshi i Luçit dhe e çoi në Shqipëri. Ai u prit me lule me që në aeroplan kishte edhe suedez, por sapo të huajt ikën atij iu vunë prangat. Ai u dënua me sa di 25 vjet burg. Kurse Dulaver Hasën (prej Peshkopie) pasi e ndanë nga gruaja e fëmijët, shiti vilën mori parët për të jetuar luks në Shqipëri, e dënuan 25 vjet burg. Me që ishte shtetas suedez erdhi prapë në vitin 1990 dhe ndërroi emrin e quhej Alfons. Ai deklaroi që “unë nuk jam ma shqiptar”, nga kalvari që përjetoi, pra mohoi veten. Pas një viti, këtu, vdiq dhe nuk ishte as 50 vjeç. Këto janë heroizmat e Luçit me mijtë e tij. Si këto kanë ndodhur kudo në Perëndim. Pra, ai i ka ndihmuar Enverit të mbushë burgjet edhe me neve që jetonim jashtë, kurse nga ana tjetër nuk donte të eliminonte Mbretin. A hahen këto dëngla! Unë nuk dua të përmend se cilat familje janë provokuar nga ata, sepse nuk dua që t’i vrasë ndërgjegjja se pse kanë mbajtur kontakte me atë miun e Suedisë. Vetëm dua të dëftej pak se si erdhi ai këtu, pa i përmendur emrin, vetëm inicialet (N. SH. me të shoqen SH.), për të mos i turpëruar ata familjarë që vuajtën nga arratisja e tij. Arratiset për Greqi, nga fundi i viteve ‘50 dhe nga kampi i Llavrios në Greqi shkon, në Turqi aty u pagëzua në spiun batoqesh, pasi u martua me një shqiptare nga Kosova që kishte kontakte me ambasadën shqiptare në Turqi dhe me dy shqiptarë (Z.K. dhe L.T), që vepronin si spiunë atje. Çifti ndërmori disa udhëtime nëpër Europë dhe në prill të vitit 1964 na vjen në kampin e Llavrios në Greqi. U paraqit si legalist dhe filloi duke na këshilluar. Pas pak u zhduk se e pa që neve e kuptuam misionin provokues të ndytë të tyre. Ai i shpërbleu të ndierët që përmenda më lart me nga 25 vjet burg në “parajsën” e Luçit. Këto janë bëmat e mëdha të Hasan Luçit dhe veglave të tij.

Hasan Luçi qenka një mikrob komunist që ende sipas angazhimit persekuton familjet e shumëvuajtura të naciaonalistëve (legaliste-mbretnore veçanërisht), duke u thënë se ata baballarët tuaj kanë punuar për regjimin “gjakatar” komunist. Hallall e keni pas burgun dhe internimin, sepse M. Gjoka më hapi derën dhe më priti. Unë nuk mbroj asnjë spiun kushdo qoftë ai. Edhe po të ketë qenë Zenel Çami, Andon Konomi apo Muharrem Gjoka, por ç’faj kanë familjet e tyre që kanë vuajtur të zezat e ullirit në ferrin komunist. Me këtë dua të them se ata tani e ndjejnë veten të turpëruar që prindërit e tyre paskan punuar (nëse), me kriminelët e Enverit pa pas asnjë detyrim apo kërcënim për burg në botën e lirë kur ne dergjeshim në kalvarin e xhelatëve komunistë.

Neve i kemi dit këto manovra të tmerrshme komuniste, por nuk mund të vrisnim njerëzit pse gënjehen nga premtimet, provokimet apo edhe kërcënimet. Njeriu zgjedh vetë si të veprojë. Nuk ka pas diktat.

Mbreti dhe Nana Mbretëreshë e lejuan përfaqësinë e Ambasadës Shqiptare në Paris të merrte pjesë në dasmën e Mbretit (në të cilën qesh emëruar filmuesi i saj dhe e kreva shkëlqyeshëm), më 10 tetor 1975, në çifligun Iljeska në Madrid. Mbreti dhe Nana Mbretëreshë (ndjesë paçin) i lejuan pa asnjë bujë. Mbreti i konsideronte të gjithë shqiptarët si bashkëkombës, pa dallim të ngjyrës. Ata që kanë lyer duart me gjak duhet t;i dënoj gjyqi dhe jo të vëllavritemi në tokë të huaj. Ky ka qenë një rregull i pashkruar, ky ishte shqiptarizmi jashtë atdheut. Njerëzit nuk vriteshin për ide politike, politika dhe feja është personale për një person që e kupton fjalën demokraci dhe që do të jetojë si demokrat.

Tani po çuditemi se si ish-persekutorët e djeshëm po flasin në emër të demokracisë, madje po japin leksione për demokraci. E filloi Ramizoviçi, pasi e mbrojtën ca kohë gjoja në burg, që të mos e vriste kush, vazhdoi me vejushën e zezë dhe tani Hasan Luçi, që paska mbrojt regjimin “famëkeq” dhe lavdërohet që ka ruajt jetën e Enver Hoxhës.

Këta që masakruan popullin afro gjysmë shekulli, kur u siguruan që nuk i gjen gjë, filluan të lulëzojnë dhe të na mësojnë se kjo tani nuk është demokraci e vërtetë.

Unë u jap plotësisht të drejtë si Ramizit, Naxhmijes dhe Hasanit. Ja pse u jap të drejtë: Në asnjë vend të botës që njihet si demokraci nuk ka shpëtuar një kriminel që ka bërë gjenocid kundër njerëzimit pa iu dorëzue gjyqit të vendit apo Hagës. Akoma ndiqen dhe arrestohen kriminelët e nazimit, edhe pse janë në moshë mbi 90 vjeçare. Kurse në Shqipërinë tonë kriminelët kritikojnë sepse nuk kemi një demokraci të vërtetë. Hajt e merre vesh këtë super paradoks. Por kjo ndodh veç tek ne se njeriu i ri i Enverit ndodhet në çdo vend kyç. Por po harrove të kaluarën, nuk e ndërton kurrë të ardhmen dhe kjo po ndodh tek ne pas mbi 20 viteve tranzicioni jemi dhe po mbetemi në tranzicion vendnumëro. Ajo e kaluar aq fatale e zymtë na ka paralizuar dhe nuk po dalim dot sepse luçat, ramisat, nexhmijet dhe plot të tjerë si këta nuk dhanë kurrë llogari, por po kërkojnë edhe llogari se kjo s’është demokraci e vërtetë.

Nga Adil N. Biçaku, Suedi

Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=19334

Posted by redaksia on Jun 2 2012. Filed under Komente. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Kategori
Uncategorized

Deputetja e Vlorës, mesazh te ashper Ramës për incidentin te cadra.

Deputetja e Vlorës, Liljana Elmazi i ka dërguar një mesazh Kryeministrit Ramasot pas një incidenti që një militante e PS po nga Vlora shkaktoi sot tek Cadra e opozitës ndërkohë që po fliste ish-Kryeministri Berisha.

“Edvin Kristaq Rama ! Larg duart percarese nga Cadra e Lirise ! As ati yt shpirteror s’mundi te ndante e mbillte urrejtje veri – jug !

Pergjigjen per provokimet e tua percarese ta ka dhene Mjeda me vargjet:

Gege e toske , malsi jallia/Jane nji komb, mu nda s’duron/ fund e krye nji a Shqipnia/ e nji gjuhe t’ gjithe na bashkon!/

Kjoft mallkue kush qet ngaterrime,/ nder keta vllazen shoq me shoq,/ kush e ndan me fjal’ e shkrime,/ c’ ka natyra vet’ përpoq”

Kategori
Uncategorized

SKANDALI/ A janë armët kimike siriane kontenierët e zhdukur në Shqipëri?

Në nëntor 2013 pak muaj pas marrjes së qeverisë, Rama u përball me protesta masive. Pa pyetur kënd u kish premtuar amerikanëve që demontimin e armëve kimike siriane ta bënte në Shqipëri. Material radioaktiv, gaz sarin dhe “mustardë”. Kjo ishte ngarkesa që pasi ishte sekuestruar nga Nato në Siri endej nëpër Mesdhe pa gjetur një port ku të ankorohej. Asnjë vend i BE nuk i kish pranuar. Transporti mbi Atlantik i pamundur. Protestat e detyruan Ramën të tërhiqte premtimin. Por disa fakte kanë dalë në dritë këto ditë nga mediat italiane. Rreth 1400 kontenierë me mbeturina të dyshimta kanë mbërritur në portin e Durrësit. Destinacioni i tyre, Maqedonia. Ngarkesa misterioze nga pala italiane quhet mbeturina të demontuara radioaktive, ndërsa dogana shqiptare bëri deklaratën qesharake se ishin “kryesisht ushqime” por pa dhënë kurrë fletën e shoqërimit që duhej të kish lëshuar Qafë Thana. Këtu hyn në skenë ky artikull i prestigjozes italiane “Corriere della Sera” në këtë artikull të korrik 2014 gazeta raporton për rrugëtimin e armëve kimike siriane pikërisht në portin jo shumë të famshëm të Gioia Tauro. Ky është linku i artikullit origjinal në italisht: http://www.corriere.it/cronache/14_luglio_02/armi-chimiche-siriane-gioia-tauro-iniziato-trasbordo-container-15d6d4ec-01b1-11e4-b194-79c20406c0ad.shtml

Kategori
Uncategorized

Vettingu në dorën e kryeministrit Rama do të (Keq)përdoret si Shpata e Demokleut

Jakup B. GJOÇA/
Kryeministri Edi Rama po shton dozat e propagandës dhe të akuzave politike ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe institucioneve të Drejtësisë, të cilët i akuzon se janë të korruptuar, – pa dhënë as emra konkretë dhe as raste korrupsioni konkretë. Kohë më parë Kryeministri Edi Rama e cilësoi KLD-së, si “kënetë”!
Kryeministri Rama është politikani më i “imunizuari” nga Gjyqësori
Është e paprecedent, është shkelje flagrante e Kushtetutës, është jashtë çdo standarti demokratik, që cilido kryeministër, të akuzojë në përgjithësi gjyqtarë, prokurorë dhe institucione të Pavarura të Drejtësisë! Për më tepër, Edi Rama, si politikan, por edhe si kryeministër, duhet të jetë i fundit, edhe si politikan, edhe si qytetar në Republikën e Shqipërisë, që mund të ketë të drejtën ligjore, të drejtën morale, të drejtën politike, që të akuzojë me frazeologji politike, pa fakte dhe emra konkretë, publikisht gjyqtarë, prokurorë dhe institucionet e Gjyqësorit dhe të Drejtësisë! Edi Rama, është qeveritari më jetëgjatë, që qeveris në Shqipëri, më shumë se çdo tjetër politikan postkomunist! Edi Rama ka qeverisur Tiranën 11 vjet si kryebashkiak, ka qënë ministër në qeverinë “Nano”, dhe ka 4 vjet si kryeministër! Haptas dhe publikisht, Edi Rama është akuzuar për korrupsion, që kur ishte kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se ky Gjyqësor që është në Shqipëri, as e hetoi dhe as e gjykoi asnjëherë! Nëse pyeten bizmenmenët në Tiranë, akuzat e biznesit ndaj kryebashkiakut Edi Rama të çojnë te tarifat e 20 %, që mbipaguanin për çdo shërbim bashkiak dhe leje ndërtimi në Tiranë! Qeveria e kryeministrit Edi Rama është akuzuar publikisht dhe nga të gjithë faktorët politikë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për korrupsion, sa ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu denoncoi publikisht në nëntor 2015 se ministrat e korruptuar pengojnë Reformën në Drejtësi, por deri tani kryeministri Rama nuk ka shkarkuar asnjë ministër të korruptuar, ndoshta sepse kryeminsitri Edi Rama është, ose Peng i ministrave të korruptuar, ose është koka e korrupsionit në Qeveri! Kryeministri Rama, është i vetmi kryeministër në Shqipëri, që nga 1912-ta, që me një vit qeverisje të tij, arriti të ndërtojë në Surrel vilë 10 milionë euro, por që asnjëherë Gjyqësori shqiptar nuk mori mundimin që ta hetonte dhe ta gjykonte kryeministrin Edi Rama për korrupsion, pasi ku i gjeti 10 milionë euro që ndërtoi vilën e tij private, ndërkohë, që deklaron vetëm 3.000 euro depozitë bankare dhe është paguar me rrogë modeste, si edhe për pastrim parash, ndoshta të fituara nga abuzimi i detyrës shtetërore. OSBE-ja në Tiranë, në raportin paszgjedhor të 21 qershorit 2015 që iu dërgua OSBE-së në Bruksel, shkruajti se pasuria personale e kryeministrit Edi Rama është mbi 200 milionë euro! Gjyqësori në Shqipëri, jo vetëm që nuk mori mundimin që të hetojë këtë akuzë të OSBE-së, por, përkundrazi, deputetët socialistë publikisht e kërcënuan misionin e OSBE-së në Shqipëri me zbimin nga Shqipëria, me pretekstin politik se i ka mbaruar misioni i OSBE-së në Shqipëri!
Kriminalizimi i Parlamentit dhe i Pushtetit Vendor është produkt politik I Edi Ramës
Edi Rama, si kryetari i PS-së që nga 2005-sa, është faktori kryesor politik i kriminalizimit të Parlamentit dhe i Pushtetit Vendor. Edi Rama, si kryetar i PS-së, futi në parlament me Listat e Kandidatëve për deputet të PS-së, persona me rekorde kriminale. Qëllimisht dhe me bindje, sepse Edi Rama, si kryetari i PS-së, u mbështet në fitoren elektorale të PS-së në 2013-n, pikërisht në financimin dhe bashkëpunimin e personave me rekorde kriminale. Parlamenti aktual, u detyrua që të bëjë Katharsin nga deputetët me rekorde kriminale, votoi Ligjin e Dekriminalizimit. Armando Prenga është deputeti socialist, që u detyrua pardje të japë dorëheqjen, pikërisht nga Ligji i Dekriminalizimit. Edi Rama, si kryetar i PS-së akoma nuk ka bërë jo vetëm autokritikë morale, si përgjegjësi politik i kriminalizimit të Parlamentit, por duhej që të dorëhiqej edhe si kryeministër, pasi maxhoranca e tij mbështetet, pikërisht në deputetë me rekorde kriminale! Edi Rama, gjithashtu, me bindje dhe qëllimisht bëri kryebashkiakë në 2015-s, sërish persona me rekorde kriminale, saqë KQZ-ja, mbështetur në Ligjin e Dekriminalizimit, u detyrua t’u heqë mandatin kryebashkiakëve socialistë! Edi Rama, si kryetar i PS-së, duke bërë deputetë dhe kryebashkiakë persona me rekorde kriminale, u mbështet në fitoren elektorale, duke u financuar dhe duke bashkëpunuar me Botën e Krimit!
Kryeministri Rama është politikani që duhet të flasë i fundit kundër Drejtësisë
Po, të gjithë e dimë, të gjithë e kemi vuajtur duke e provuar që drejtësia gjyqësore, në çdo vendim gjyqësor, në Shqipëri shitet dhe blihet! Po, të gjithë e dimë se ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar! Por, që kemi gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, në gjithë piramidën e Gjyqësorit, të Drejtësisë, kjo ndodh, sepse të tillë e duan Gjyqësorin dhe Drejtësinë vetë qeveritarët! Gjyqtari dhe prokurori i korruptuar, duke e shitur drejtësinë gjyqësore, së pari i shërben interesave personale të (çdo) kryeministrit, ministrit, deputetit! Edi Rama, si kryeministër nuk akuzoi prokurorinë, që zvarrit hetimin për 1.2 miliardë lekët e deputetit socialist Alfred Peza! Edi Rama si kryeministër nuk akuzoi gjyqtarin përse vendosi që deputeti socialist të lirohet nga burgu, edhe pse akuzohet se qëlloi me armë qytetarin! Edi Rama nuk akuzon prokurorinë përse nuk padit penalisht kryebashkiakun socialist që ka fshehur rekordet e tij kriminale, në bazë të Ligjit të Dekriminalizimit! Edi Rama nuk akuzon prokurorinë, përse nuk heton paditë që bën KLSH-ja për shpërdorimin e 2 miliardë lekëve nga qeveria dhe të miliardave lekëve nga kryebashkiakët socialistë! Edi Rama nuk akuzon prokurorinë, përse nuk hetoi ministrat e korruptuar, të cilët i denoncoi ambasadori i SHBA në Tiranë! Edi Rama nuk akuzon Prokurorinë, përse nuk hetoi shitblerjen e votave në zgjedhjet vendore në 2015-n, kur OSBE-ja deklaroi dhe raportoi se fushata elektorale u financua me paratë e krimit dhe vota u ble! Edi Rama nuk akuzon as gjyqësorin dhe as prokurorinë, që ende nuk kanë hetuar fhe gjykuar kokat e mbjelljes dhe të trafikimit të Canabis në Shqipëri, por mburret me deklarat e shtypit të Policisë, me propagandimin e çkuljes dhe disa rrënjëve Canabis? Edi Rama si kryeministër përse nuk padit shërbimet informative dhe policore të shtetit shqiptar, që nuk mundin të zbulojnë hangarët e përpunimit të tonelatave Canabis në Shqipëri? Edi Rama, si kryeministër përse nuk padit Doganat shqiptare, të cilat lejojnë “eksportin” e tonelatave Canabis nga Shqipëria drejt Europës, por tallet me shqiptarët, kur avionët e trafikimit të Canabis i cilëson”mushkonja”?
Vettingu përdoret nga kryeministri Rama për të marrë peng Vendimmarrjen e Gjyqësorin
Shqiptarët e kanë bindjen se kryeministri Edi Rama nuk e kërkon Vettingun për të bërë Katharsin e Gjyqësorit nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar! Kurrsesi, kjo! Qëllimi politik i kryeministrit Rama, nëpërmjet reformës në Drejtësi dhe Vettingut, është të bëjë spastrimin e atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve ai, si kryeministër nuk u imponon vullnetin e tij në vendimmarrjen gjyqësore! Nuk mund të ketë Vetting në Gjyqësor pa u kryer më parë Vettingu i qeveritarëve dhe i deputetëve! Kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë të drejtë morale, ligjore politike, të flasë për asnjë gjyqtar dhe prokuror të korruptuar, pa u shpjeguar më parë shqiptarëve, se ku i gjeti milionat euro që ndërtoi vilën e tij personale në Surrel! Nëse kryeministri Rama, Vettingun nuk e fillon nga vetvetja, atëhere çdo qëndrim i tij për Vettingun është hipokrizi, çdo akuzë e tij për gjyqtarët e prokurorët e korruptuar është propagandë! Kur BE i kushtëzoi Shqipërisë kryerjen e reformave kundër krimit dhe korrupsionit, fokusi, objektivi politik është qeveria e Kryeministrit Rama, sepse qeveria korrupton dhe bashkëpunon me krimin, ngaqë kriminalizoi edhe Parlamentin. Ndaj kryeministri Rama tani e përdor Vettingun, jo si reformë, por si shpata e Demokleut, për t’u prerë kokën të gjithë atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilëve nuk u imponon politikën e tij në vendimmmarjen gjyqësore, por edhe ndaj kundërshtarëve të vet politikë.

Kategori
Uncategorized

Rama dështon të mbajë të izoluar skandalin/ Plas në të gjitha mediat italiane. Ja çfarë po ndodh me to.

Rama dështon të mbajë të izoluar skandalin/ Plas në të gjitha mediat italiane. Ja çfarë po ndodh me to...

Sipas tij, “superskandali i mbi 1300 konteinerëve me helme të rrezikshme të nisur për Maqedoni, por që u “zhduken”në Shqipëri, ka mbushur dje dhe sot faqet dhe ekranet televizive të Italisë”.

“Kështu Rai News 24; SkyTg 24; emisionet e lajmeve te Mediasetit; gazeta më e vjetër e Italisë “Roma”, jepnin alarmin për zhdukjen në Shqipëri të mijëra konteinerëve me helme të rrezikshme në Shqipëri.

Në parlamentin italian ka nisur hetimi për këtë superskandal.

Burime të sigurta njoftojnë se Rama drejtoi vetë direkt operacionin e futjes së tyre sekret nga doganat e Shqipërisë! I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të nisë menjëherë hetimin për këtë superskandal që mund të ketë pasoja katastrofike për shqiptaret!”.

Image

Kategori
Uncategorized

Ky është misteri më i madh i njerëzimit, do të habiteni.

Ky është misteri më i madh i njerëzimit, do të habiteni

Shumë gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën janë mbuluar nga misteret, duke krijuar kështu një terren të përshtatshëm për zhvillimin e legjendave të ndryshme urbane, që janë shumë të frikshme.

DB Cooper Më 24 nëntor të vitit 1971, DB Cooper kishte rrëmbyer një aeroplan ‘Boeing 727’ në hapësirën ajrore në mes të Portlandit dhe Sietëllit, duke kërkuar një kundërshpërblim për dorëzimin e aeroplanit dhe një parashutë për të ikur, duke pretenduar se kishte një bombë në çantën e tij. ai kishte marrë haraçin prej 200.000 eurosh dhe kishte kërcyer nga aeroplani me parashutë, për të mos u parë kurrë më. Përkundër faktit që pas tij ishin vënë disa dhjetëra njësi të FBI-së, askush nuk kishte dëgjuar më nga DB Cooper-i, që përbën kështu rastin e vetëm të pazgjidhur të rrëmbimit të aeroplanëve në historinë e SHBA-së.

Vrasësi Zodiak Për dhjetë muaj të tërë, në fund të viteve të 1960-a, Kalifornia veriore dhe e gjithë pjesa e Gjirit të San-Franciskos, ishin terrorizuar nga një vrasësi serik, të cilin autoritetet e kishin pagëzuar me emrin Vrasësi Zodiak. Dhe, sot e kësaj dite, ende askush nuk e di identitetin e vërtetë të këtij vrasësi. Autoritetet kishin pranuar katër letra të koduara, në fund të të cilave shkruante se ato vinin nga ky vrasës, megjithatë vetëm njëra prej tyre ishte deshifruar, letër në të cilin flitej për etjen që ky vrasës kishte për gjakun e njerëzve. Tri letrat e tjera kanë mbetur mister.

Disku misterioz Në vitin 1908, arkeologu italian, Luigi Pernier, kishte zbuluar një disk misterioz në Pallatin Minoan, në Faistos të ishullit grek, Krete. Disku në fjalë, që është i punuar nga llaçi i nxehur, përmban një sërë hieroglifësh të panjohur dhe vazhdon të jetë njëra nga enigmat më të mëdha në fushën e arkeologjisë. Shkencëtarët besojnë që disku në fjalë daton nga mileniumi i dytë para lindjes së Krishtit dhe thonë që mund të përmbajë të dhëna në lidhje me një civilizim të përparuar, pasi që civilizimi i Minoanit njihet si civilizimi i parë i organizuar në histori.

Anija ‘Mary Celeste’ ‘Mary Celeste’ ka qenë një anije amerikano-britanike, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë njëri nga misteret më të mëdha në botë. Më 4 dhjetor të vitit 1872, ‘Mary Celeste’, në mënyrë misterioze, ishte shfaqur në brigjet e Gjibraltarit. Anijes i mungonte vetëm një varkë shpëtimi dhe i gjithë ekuipazhi – dhjetë persona. Misteri këtu është se në anije kishte ushqim dhe pije për edhe të paktën gjashtë muaj, të gjitha gjërat e ekuipazhit ishin në vend dhe anija nuk kishte as edhe një dëmtim të vetëm, pasi që në atë periudhë nuk kishte pasur as stuhi. Asnjëri prej anëtarëve të ekuipazhit nuk është gjetur deri më sot.

Kategori
Uncategorized

Ja çfarë thuhet në Kuran për fundin e botës, këto janë shenjat që zoti do tu dërgojë njerëzve.

Ja çfarë thuhet në Kuran për fundin e botës, këto janë shenjat që zoti do tu dërgojë njerëzve

Prej shumë vitesh janë bërë parashikime nga personazhe të ndryshëm, se kur dhe i do të vijë fundi i botës, por sot shumë prej këtyre parashikimeve kanë rezultuar false.

Ndërkohë që edhe në librin e shnjtë të Kuranit ëhstë parashikuar se kur do të vijë fundi i botës. Ndëryshe nga parashikuesit si Nostradamusi, Fiset maja, po baba vanga, në Kuran nuk ka një datë ekzakte se kur do të vijë fundi i botës, por aty tegohen se cilat janë shenjat që do të shohë njerëzimi para se të vijë fundi i botës.

1- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar.

2- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.

3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).

4- Të shtohen tërmetet.

5- Koha të ikë shumë shpejt.

6- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet).

7- Të shtohen vrasjet.

8- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t’ia zgjasë atë dikujt, ai do t’i thotë: ‘S’kam nevojë për të!

9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.

10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!

11- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: ‘askujt nuk do t’i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158)

Ora e Kiametit do të vijë aq papritur dhe do të bëhet aq shpejt, saqë dy vetë që kanë hapur një rrobë përpara, nuk do të jenë në gjendje t’ia shesin atë njëri-tjetrit dhe as ta palosin.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka mjelur devenë dhe është larguar prej saj, nuk do të mundet ta pijë atë qumësht.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që sapo ka rregulluar hurdhën e ujit nuk do të mundet t’u japë ujë aty bagëtive.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka ngritur kafshatën te goja, nuk do të mundet ta hajë atë!”

Kategori
Uncategorized

Zbulohet sekreti i ‘Bishës’ që terrorizoi njerëzimin.

Zbulohet sekreti i ‘Bishës’ që terrorizoi njerëzimin

Para 250 viteve një seri vrasjesh makabre tronditi një provincë franceze. 240 vetë u sulmuan dhe shumica prej tyre u masakruan barbarisht. Deri më sot ajo vërtitet në kufijtë e një legjende: a ishte një ujk ai që e kreu kasaphanën? Një hienë? Apo mos ndoshta, një njeri?

Nga viti 1764 deri në 1767, një qenie e tmerrshme terrorizoi Gévaudan-in, një lokalitet në jug të Francës. Shumica e viktimave ishin fëmijë dhe gra. Bisha mbërriti më 30 qershor 1764 në Gévaudan. Në atë vend të braktisur e të harruar në jug të Francës, diku në Auvergne. Qysh ditë më parë, një bareshë kishte rrëfyer në fshat se kishte hasur një qenie aq të frikshme, saqë disa prej atyre që po e dëgjonin iu duk fare e pabesueshme: një bishë e kishte sulmuar, një lloj ujku, aq i madh sa një gomar, aq i frikshëm e agresiv, saqë qentë që ishin aty rrotull iu shmangën sa mundën me të katra. Dhe nëse s’do kishin qenë qetë me brinjët e tyre të mprehtë mes bishës dhe bareshës, atëherë – ajo s’do dinte më se çfarë mund të kishte ndodhur. Më 30 qershor pastaj ndodhi diçka që i bëri njerëzit në Gévaudan të mos dyshonin më në rrëfimin e bareshës. 14-vjeçarja Jeanne Boulet nga famullia e “Saint-Etienne-de-Lugdarès” u gjend e vdekur në tokë. E masakruar tmerrësisht. E shqyer. A mos kishte vënë dorë mbi të, një bishë mizore? – Rasti në fjalë s‘do të ishte veçse fillimi i një serie krimesh të papara. Në fund dosjet tregonin se ishin regjistruar 240 sulme që kishin marrë me vete 112 viktima deri në vitin 1767. 53 njerëz arritën të shpëtonin, gjithsesi me plagosje të konsiderueshme. Përshkrimi i të vdekurve është i denjë për një roman horror. Veprat përfshinin që nga nxjerrja jashtë e organeve jetësore, deri te koka të shqyera nga trupi. Paraqitjet e ndryshme të “bishës së Gévaudan-it” janë të mbushura plot detaje të tmerrshme. Qysh atëherë, kur para 250 vjetësh ia nisi pra ajo seri vrasjesh makabre, banorët e atij rajoni duhet të kenë menduar atë çka Gabriel-Florent de Choiseul Beaupré, peshkop i Mende-s, ua përmblodhi me pak fjalë tufës së tij të besimtarëve në një letër të hapur: Zemërimi i Zotit ka zbritur mbi njerëzit!

Dënim për mëkatet tuaja!

“Dhëmbin e bishës po ua lë juve”, citonte prifti vargje nga Moisiu në Dhiatën e Vjetër dhe kërcënonte me Levitikus-in, nga libri i tretë i Moisiut, ku atyre që nuk përmirësoheshin, i njoftoheshin “dënime edhe më të rrepta”. Fatkeqësinë që kish zbritur mbi njerëzit, sipas kundërshtarit të iluminizmit, njerëzit e kishin merituar vetë, falë mëkateve të tyre. Ka mundësi që peshkopi i Mende-s me fjalët e tij të ashpra, të mos u referohej vetëm mëkateve të ditës, por edhe njërit ndër mëkatet e vlerësuara si më të rëndat: heretizmit, që për kohën konsiderohej reformacioni. Pasi idetë e hedhura në treg nga Martin Luther dhe Johannes Calvin, që kishin vënë në pikëpyetje autoritetin e pakufizuar të Papës, kishin “helmuar” ndërkohë edhe Gévaudan-in. Pas anulimit të Ediktit të Nantës në vitin 1685, që u kishte siguruar liri fetare hugenotëve protestantë, pati protesta e rezistencë nga mbështetës francezë të reformacionit të stacionuar më së shumti në rajonin e Francës Jugore të malësisë së Cevennen-it, që njihet në histori si kryengritja e kamisardëve. Nocioni “kamisardë” ishte me shumë gjasa një përjetësim i këmishave të bardha, të cilat protestantët i mbanin veshur në luftë kundër trupave mbretërore katolike. Ishin fshatarë dhe zejtarë. Vegjëlia. Në afërsi të tyre gjendej edhe Gévaudan, ku ata gjetën mbështetje. Aq shumë, saqë mbreti atje u detyrua të përdorte të gjithë arsenalin e armëve që kishte në dispozicion për t’i mposhtur. Kur mbërriti “bisha”, tashmë njerëzit në Gévaudan prej kohësh ishin çarmatosur. Por në asnjë moment tjetër të historisë së tyre, banorët e asaj treve nuk ishin ndjerë më të kërcënuar sesa në verën e vitit 1764. Atyre u lejoheshin vetëm thika xhepi, të cilat ata i lidhnin në brez. Por, përkundër asaj se çfarë po i kërcënonte ata në atë kohë, këto mjete ishin veçse një shaka. 15 kufoma u gjendën vetëm deri më 24 dhjetor 1764. Jashtë, matanë fshatit. Viktimat kishin plagë të thella kafshimesh mizore.

Vdekja u vërtit për tre vjet

“Drejtësia e Zotit, thotë Shën Agustini, nuk mund ta pranojë se pafajësia është e pafat”, thuhej në letrën e peshkopit për grigjën e tij të besimtarëve. “Dënimi që ai zbret, përputhet plotësisht me mëkatin që dikush ka kryer”. Në popull, kjo duhet të ketë shkaktuar reagime të frikshme. Pasi, ndër 112 viktimat deri në vitin 1767, me pak përjashtime, bëhej fjalë vetëm për gra e fëmijë. Deri më sot, akoma mbetet e paqartë se çfarë ndodhi në të vërtetë në atë kohë, duke e bërë oborrin e Versajës, të dërgonte në atë provincë në shtator 1764, një dërgatë 57-anëtarëshe dragonierësh, që mbolli tmerr e panik te të gjithë hugenotët. Megjithatë, monstrën që kishte masakruar gra e fëmijë, ata nuk mundën dot ta kapnin. Edhe babë e bir nga familja Denneval, dy gjahtarë të famshëm të kohës nga rajoni i Normandisë që u angazhuan fort në këtë mesele, duke vrarë rreth 1200 ujqër, i ndenjën larg suksesit të pritshëm. Edhe armëtari i mbretit dhe gjahtari i dytë i shpurës së oborrit të Luigjit XV., François Antoine (Fransua Antuan), i pajisur me qindra qen me erë dhe 14 ndihmësgjahtarë, dështoi paq. Ishte e pabesueshme. Kufomat e helmatisura, “bisha” nuk i prekte, dhe gjithashtu nuk binte kurrë pré e hiles së ushtarëve të veshur si gra, për ta joshur bishën të binte në grackë. Kështu, më shumë se 20.000 njerëz morën pjesë në shkurt 1765 në përndjekjen masive më të madhe të organizuar ndonjëherë deri në atë kohë, për t’u dhënë fund atyre tmerreve të papara. Por pa sukses. Në fund, mbreti dhe peshkopi vendosën edhe një çmim për kapjen e bishës, që ishte aq i lartë saqë një gjahtar të thjeshtë, mund ta kthente menjëherë në një njeri të kamur. 9000 lira ari duhej të merrte fatlumi, nëse godiste në shenjë, duke e neutralizuar bishën. Kjo shumë ishte e barabartë me plot 100 kuaj, një pasuri e madhe për kohën. Tashmë shpresohej se diçka do ndodhte.

Para për objektivin e gabuar

Dhe në fakt, në shtator 1765 gjahtarit të oborrit, Antoine, i kaloi një ujk i madh para syve. Kur ai prezantoi kufomën e kafshës të stërmadhe në popull, njerëzit u duk se u bindën se tashmë kjo punë kishte marrë fund. Të paktën kështu shpresohej: kjo duhej të kishte qenë kafsha me përmasa e sjellje prej bishe! Gjahtari u kthye mbrapsht në Paris, duke marrë shpërblimin. Dhe njerëzit në Gévaudan më në fund u duk se po merrnin frymë lirisht. Shtatori kaloi dhe po ashtu edhe tetori e nëntori. Nuk ndodhi asgjë. Por bëmat e bishës u rishfaqën. Më 2 dhjetor 1765, 14-vjeçari Couret Jean rrëfeu mbi një sulm, në të cilin ai kish shpëtuar i paprekur. Por shtatëvjeçari Vidal Tourneix kishte marrë plagë të mëdha. Tri vajzat në moshë 12-15 vjeç, që ishin sulmuar më 21 dhe 23 dhjetor, përkundrazi, nuk kishin arritur dot të mbijetonin. Çfarë kreature kishte qenë ajo, që arrinte të shkaktonte një kasaphanë të tillë dhe që arrinte t’i mbante njerëzit për një kohë kaq të gjatë në ankth e tmerr? A ishte me të vërtetë një ujk? Barinj të vegjël që i kishin mbijetuar sulmit, tregonin se bisha kish kaluar direkt para syve të tyre, dhe dhentë e dhitë që ishin pra një pre shumë e lehtë për të, ajo i kishte injoruar tërësisht. Autorja gjermane, Nina Blazon, ngjarjet e ndodhura në Gévaudan i ka përpunuar në mënyrë letrare në romanin e saj historik me titull “Ëolfszeit” (Koha e ujqërve). Në kërkimet të saj, ajo ka folur edhe me eksperten e ujqërve Elli H. Radinger, që e cilëson një sulm të tillë si anormal e jo tipik për këtë kafshë. Ujqërit e uritur, sipas Radinger, në çdo rast do të sulmonin më parë kafshët. Eventualisht, këto raste mund të shpjegoheshin me faktin se kafsha më agresive është ajo e përftuar nga kryqëzimi mes ujkut dhe qenit shtëpiak.

Gjahtari me plumba ari

Njerëzit në Gévaudan besonin diçka tjetër. Një qenie demoniale duhej të kish qenë ajo që u kishte bërë atyre këtë vizitë, duke i masakruar gratë e fëmijët. Netëve, sipas tyre, ai afrohej nëpër shtëpitë e tyre, duke hungërirë, gjëmuar, e u zvarritur për të gjetur rastin e volitshëm. Njerëzit në Gévaudan, sikurse shumë francezë, donin të kishin një shpjegim për këtë fenomen – pasi në historitë me bazë besëtytnish që tregonin për burra e gra që shndërroheshin në ujqër gjakatarë, ata nuk besonin më. Jean Chastel, hanxhi, baba i nëntë fëmijëve dhe i njohur si gjahtar sypatrembur, e dinte se ai kishte vetëm një armë kundër këtyre bishave: fishekë të artë. Chastel, i cili në ato anë njihej me nofkën “maska”, i derdhi vetë ato, i bekoi në një kishë, dhe e mbushi armën e vet me to. U bë gati të nisej të vriste bishën. Në paraditen e 19 qershorit 1767, ai e hasi më në fund atë: tërhoqi këmbëzën – dhe qëlloi. Ishte një kafshë e stërmadhe, që ai tashmë e kishte lënë në tokë të pajetë. Dhe ai vuri re se ajo nuk ngjante me një ujk normal. Noteri mbretëror nga Langeac me emrin Marin, e përshkroi atë si “shumë të ndryshëm nga ujqërit e tjerë në ato rrethina”. Gjahtari dhe ekspertë të tjerë i kishin thënë atij pas këqyrjes së kafshës, se në fakt vetëm bishti dhe pjesa e mbrapme i ngjanin një ujku normal. Qimet e kuqërremta, përzier me ato gri mbi lëkurë, vijat e zeza paralele, njolla e madhe e bardhë në formën e një zemre në gjoks, këmbët e parme të trasha – të gjitha këto, ekspertët nuk i kishin parë kurrë më parë te një ujk. “Putrat janë të pajisura me katër gishta, që dukeshin shumë më të fuqishme sesa ato të ujqërve të tjerë”, sipas tyre. “Koka është e pamasë”. Një përzierje racore? Një hibrid? Biologu i ujqërve nga Kanadaja Ronald D. Laërence është përpjekur të japë një shpjegim për “ujkun vrastar” të atëhershëm. Ai e mbulon shpjegimin e vet me idenë e Elli H. Radingerit. Jo thjesht fakti se në atë kohë kafsha e vrarë ishte shumë më e rëndë sesa një ujk mesatar, sipas Laurence, flet për atë se në fakt bëhej fjalë për një kryqëzim racor.

Apo mos kafshimi ishte i një njeriu?

Në shekullin e 18-të, fshatarët mbanin qen të mëdhenj për të mbajtur larg bagëtive të tyre, ujqërit grabitqarë. Ngaqë qentë silleshin në ato rrethina fare të lirshëm, ata kryqëzoheshin me ujqër që hasnin herë pas here. Se sa agresivë mund të kenë qenë këta hibridë, këtë e treguan më vonë mbarështrimet që u bënë në SHBA. Dëshira për të sulmuar me agresivitet e këtyre kafshëve, e ka origjinën në këto specie, në faktin se një qen shtëpie e ka humbur frikën nga njeriu – në kombinacion me fuqinë e ujkut, duke sjellë një superfuqi të rrezikshme. Duke u bazuar në ngjyrën e lëkurës dhe qimeve të kafshës së vrarë nga Jean Chastel, u krijua edhe përshtypja se bëhej fjalë për një hienë të llojit të veçantë. Numri i përshkruar i dhëmbëve gjithsesi, nuk u përgjigjej kafshimeve të dëshmuara nga kjo specie në Afrikë. Që në atë kohë, kafshë shumë agresive përmbushnin zellin e tyre vrastar, u çua ndërmend si ide. Por lloji i sulmeve të përzgjedhura dhe largimi nga vendngjarja në mënyrë të rrufeshme, nuk u përgjigjej kafshëve të sëmura. Kafsha e Gévaudan-it vepronte me shumë ligësi e dinakëri. Kafsha? Më pas, pas përfundimit të serisë së tmerreve dhe ndoshta edhe gjatë tyre, kish zënë vend dyshimi se këtu kishte gisht një killer serial. Plagët e kafshimeve ndoshta vetëm më vonë do t’u ngjisheshin viktimave nga kafshët e egra. Apo mos i kafshoi ato ndonjë njeri? Dëshmi nuk kishte, e raportet e të mbijetuarve flisnin kundër tyre. Kështu që ato mbeten vetëm dyshime. Disa bënë fajtor pikërisht Jean Chastel, atë që me plumbat e tij të artë, nuk kishte qëlluar bishën e supozuar se kishte kryer masakrat, por një javë më pas edhe një ujkonjë, veprim i cili në fakt solli përfundimisht qetësinë. Mirëpo Chastel, “Maska”, ishte një kreaturë e dyjëzuar. Ai, thuhet se u rras në burg më vonë për një vrasje. Disa thoshin se ai vetë duhej t’i kishte kryqëzuar ujqërit gjakatarë me qen stani, për të vrarë njerëz. Se tekefundit, “Homo homini lupus est”, njeriu për njeriun, është ujk.

Kategori
Uncategorized

Këta janë 5 llojet e xhindeve.

Këta janë 5 llojet e xhindeve

Sipas fesë islame, ekzistojnë tri kategori të qenieve të gjalla. Ato janë: engjëjt, xhindet dhe njerëzit. Engjëjt janë të krijuar nga drita, xhindet nga zjarri, ndërsa njerëzit nga dheu. Engjëjt nuk kanë gjini dhe nuk kanë vullnet, ndërsa xhindet, sikurse njerëzit, mund të jenë femra dhe meshkuj, si dhe e kanë vullnetin e tyre të lirë. Xhindet jetojnë në komunitetin e tyre, mirëpo nganjëherë ndodh që ata të përzihen me njerëzit, duke i sulmuar dhe duke u futur në trupin e tyre për t’i komanduar ata. Xhindet janë të ndarë në pesë lloje:

Xhindet ‘maridë’ Xhindet ‘maridë’ janë të mëdhenj dhe të fuqishëm, ata njihen si fisi më i fuqishëm i xhindeve. Ndonëse ata janë shumë të fuqishëm, ka shumë pak raste të raportimeve për sulmin e këtyre xhindeve kundrejt njerëzve. Ata janë të pasionuar pas ujit dhe thuhet që jetojnë në oqeane.

Xhindet ‘efrit’ Ky fis i xhindeve janë inteligjentë dhe të matur, si dhe jetojnë në shoqëri të komplikuara, të cilat krahasohen me shoqëritë njerëzore. Besohet që ata preferojnë të jetojnë në shpella dhe portretizohen si të ndryshueshëm për nga natyra. Këta xhinde mund të jenë edhe të mirë edhe të ligj dhe thuhet që disa nga profetët kanë pasur ndikim mbi këtë fis të xhindeve.

Xhindet ‘vampirë’ Ky fis ka udhëtuar nga Perëndimi në Veri për të fituar titullin ‘përbindëshit e pavdekshëm’. Ky fis i xhindeve thuhet se ngjajnë shume me zombitë e ditëve moderne, pasi që ushqehen me njerëzit e vdekur. Ata janë shumë djallëzorë dhe e kanë të pamundur të bëjnë vepra të mira. Zakonisht në gjueti dalin gjatë natës.

Xhindet ‘sila’ Këta lloj xhindesh janë shumë të talentuar dhe janë shumë tolerantë ndaj racës njerëzore. ‘Sila’ shumicën e rasteve portretizohen si femra. ‘Silat’ janë shumë inteligjentë dhe mund të shihen shumë rrallë. Thuhet që termi ‘sila’ të ketë rrjedhur nga një fjalë e vjetër angleze, seelie, që do të thotë ‘zanë e mirë’. Këta lloje të xhindeve nuk shihen si të rrezikshëm për njerëzit dhe për shkak që paraqiten shumë rrallë, duket se nuk kanë shumë interes të përzihen në jetën njerëzore.

Xhindet ‘vetala’ Ky fis i xhindeve është shumë i madh në numër dhe paraqitet shumë shpesh. Thuhet që ata sulmojnë kufomat e vdekura të njerëzve dhe parandalojnë kalbjen e tyre. Ata kanë aftësi të mishërohen me trupin e njerëzve dhe si të tillë mund të parashikojnë të ardhmen dhe të tregojnë për të kaluarën e një personi. Xhindet ‘vetala’ janë shumë të rrezikshëm dhe mund t’i sulmojnë njerëzit përmes internetit.

Kategori
Uncategorized

Fatos Klosi dhe klithma e nje nene.

 

klosi1.jpgKUSH GËNJEN?
Fatos Klosi, vrasësi oficer i SHIK_ut, apo kjo letër e kësaj familjeje të pa fajshme, të pa mbrojtur,që bënte apel për ndihmë shtetit.

Ja se si i shkruante dhe i lutej për ndihmë, nëna e Aldës kryetarit të SHIK_ut, Fatos Klosit

“Zoti Fatos!

Ne që po ju shkruajmë jemi dy prindër të tre vajzave nga Greshnica e Mallakastrës, të dy mësues. Unë Faslliu, drejtor shkolle, gruaja mësuese në Greshnicë. Vajzat i kemi të dyja në Tiranë, të madhen në Universitet viti i tretë gjermanisht, të mesmen viti i dytë italisht. Po ju shkruajmë juve, pasi një punonjës i juaji i SHISH-it, Marjan Rroku, vajzën e dytë, Alda Canaj, e ka rrahur, kërcënuar, i ka nxjerrë edhe pistoletën dhe i ka numëruar në sy plumbat, mbasi i ka thënë se do ta marrë në Itali.

Historia ka nisur në Maj 2000 kur ai i ka propozuar dhe vajza ishte 15 vjeçe. Vajza nuk ka pranuar. Në nëntor 2001 e ka kapur vajzën, e ka rrahur, kërcënuar dhe nëse ajo do të thoshte gjë në familje, apo motrës së madhe do të vriste motrën dhe shoqet e saj.

Vajzat kanë denoncuar në polici dhe polici Bim Hoxha (Ibrahim Hoxha), në fillim e ka marrë kërcënimin, pastaj ka mbajtur qëndrim zbutës. Vajzave u është bërë thirrje nga punonjësja juaj, Vera Halili, për të tërhequr denoncimin.”

Letra vazhdon me shpjegimin e situatës dhe thirrjen për ndihmë dhe mbyllet me fjalët:

“Besojmë se edhe si mallakastriot, diçka duhet të bëni për ne”.

Me respekt

Faslli e Mbarime Canaj

16938477_781588891997612_6071869236446186434_n.jpg17021838_781588908664277_8673283124587651624_n.jpg

 

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Ose Basha fiton, ose Shqipëria mbetet përfundimisht pa Opozitë!

Ose Basha fiton, ose Shqipëria mbetet përfundimisht pa Opozitë!

Janë shumë faktorë që e luftojnë egërisisht protestën e Opozitës, në qindra forma të nëndheshme.

E para pushteti që sot protesta ka kundër, është realisht i fortë. Marrëveshja Meta-Rama, ndonëse duket gjithmonë në buzë të greminës, vijon të qëndrojë e paepur dhe ndër dhuratat e shpeshta që Meta i ka bërë Ramës, duke filluar që nga viti 1999, kjo është një nga dhuratat e tjera të paçmuara, që kryetari i LSI, vijon të bëjë për kryeminsitrin e sotshëm. Sepse dhe se nga buron ky qëndrim i Metës, është thjesht e politikisht e pakuptueshme, por realiteti është ky.

Mirëpo protesta e Opozitës, nuk ka pse demoralizohet, nga llogjika e ftohtë e numrave, që “specialistët” e sondazheve, përgatisin për të impresionuar dhe për të “orientuar” politikën.

Sepse nuk është e panjohur dhe nuk është mister, që edhe sipas këtyre sondazheve, kjo qeveri është në pikën e vet më të ulët të besimit dhe të preferancave. Prandaj dhe është mobilizuar si asnjëherë më parë ndonjë establishment qeveritar në Shqipëri, “të thërrasë nën armë”, Skuadrone killerash dhe trafikantësh, që janë sot si ca reparte paraushtarake në rëzervë, për të sulmuar Zgjedhjet dhe për të impresionuar kundërshtarët e shumtë politikë, që sot Kryeminsitri ka.

Mirëpo ka gjithmonë një llogjikë tjetër që koha dhe zullumi qeveritar ja ka sjellë në favor Opozitës. Shumica e njerzve janë të zhgënjyer rëndë. Janë papunë dhe të përbuzur e të poshtruar nga administrate shtetërore grabitqare. Jo se kjo është ndonjë risi socialiste, e kësaj qeverie, por asgjë ska ndryshuar dot për mirë.

Edhe teatraliteti i kryeshefit të qeverisë që shpërndan tapi elektorale, që është një spektakël mjeran për të thithur vota, rrëfen se sa e zbrazur është pjata bosh e bilanceve dhe e rezultateve.

Basha ka kundërshti të mëdha në këtë protestë, edhe sepse paratë në qarkullim janë të shumta dhe janë realisht të ndjeshme dhe përdoren bollshëm kundër Opozitës.

Shumica e mediave më të mëdha, janë tashmë proqeveritare dhe në kulmin e biznesit me qeverinë dhe kjo është një fitore e madhe e qeverisë së sotme.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe vetë Partia Demokratike nuk është e bashkuar në qëndrimet e veta, në lidhje me qëndrueshmërinë e kësaj proteste dhe sidomos në lidhje me paralajmërimin serioz që ka bërë dhe përsëritur Basha, se Partia më e madhe e Opozitës nuk do të hyjë në zgjedhje të përgjithshme, me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër.

Mirëpo nëse donim një reformim edhe të PD, pas katastrofës elektorale 2013, ky është shansi që kjo Parti ka, për t’u ngritur nga hiri i vet, simbas mitit të ringjalljes së Feniksit. Është një sfidë torturuese nervash, sepse trysnia qeveritare është në majën e vet më të lartë dhe struktura morale e politikanëve që rrethojnë sot Bashën, është në të shumtën e vet, e squllët dhe llogaritare e interesave të vogla personale.

Dhe këtu fillon ose mbaron, koha e Bashës, te energjia dhe aftësia për të ndërtuar në Çadrën e Protestës, një Parti të Re Demokratike, me sa më pak shushunja të vjetra, politikanë të sklerotizuar që u merret goja, apo kanë humbur gojën dhe veçse numërojnë paratë e fshehura llogarive bankare nëpër botë, apo nën dyshek dhe me frikën se mos kapen.

Për fat të Bashës, këta sojlinj të politikës, që flirtojnë natë e ditë më kryeminsitrin për të kapur ndonjë llokëm apo për tu amnistuar, rrinë vetë larg Protestës, duke dhënë mesazhe kuptimplota në adresë të qeverisë.

Basha, e ka këtë betejë, politikisht për jetë a vdekje, për vete dhe për Partinë Demokratike dhe fati e solli që kjo betejë është në krahun e duhur Moral dhe në krahun e duhur të së Drejtës popullore.

Ai duhet ti mbajë dhëmbët shtrënguar dhe të hedh në këtë zjarr proteste opozitare, të gjitha resurset njerzore dhe jo vetëm. Ndryshe rrezikon të digjet vetë i pari në zjarrin e kësaj proteste dhe ta lerë Shqipërinë pa Opozitë.

Mirëpo misionet e vështira, në kohë të vështira dhe me plot delenxhinj dhe tradhëtarë skutash rreth e rrotull, ndërtojnë vetvetiu liderin e ri, nëse Basha e ka vetëdijen e duhur për rolin që ka sot në shoqërinë shqiptare. /360grade.al/

Kategori
Uncategorized

1400 kontenierë me mbetje kimike u zhdukën në Shqipëri. Antimafia italiane nis hetimin për zyrën e Ramës.

 

16998931_781357675354067_1221918123257133821_n.jpgMediat italiane kanë hedhur dritë mbi një skandal ku është Shqipëria është në qendër të tij, e që ka të bëjë me importin e plehrave në Shqipëri. Sipas investigimit të një media italiane, bëhet fjalë për rreth 2600 kontenierë secili me 22 ton mbetje që duhej të përfundonin për tru ricikluar Maqedoni, por në Shkup mësohet se kanë përfunduar vetëm rreth 1130 kontenierë.

Por shumica e kontenierëve nuk kanë mbërritur në Maqedoni dhe kanë ndryshuar drejtim për në Shqipëri. Sipas asaj që shkruan media italiane, kontenierët me mbetje janë zhdukur në doganën e “Qafë Thanës”.

Bëhet fjalë për lëndë kimike shumë të rrezikshme që dyshohet se janë groposur në Shqipëri. Janë përdorur në dokumente si tranzit për në Shkup, por që nuk e kanë kaluar asnjehere kufirin shqiptar për në Maqedoni.

Këto kontenierë me lëndë kimike kanë sjellë në Tiranë dhe kreun e Prokurorisë së Antimafias italiane, Franco Robertti i cili ka pasur një takim me kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla. Diskutimet për këtë hetim të nisur janë bërë në mënyrë të fshehtë. Mësohet se Prokuroria e Antimafias italiane ka nisur një hetim për qeverinë shqiptare, për lidhje me mafian italiane të plehrave.

Ky hetim ka përfshirë edhe zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Siç bën të ditur media italiane, përfaqësues të ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Shkup, janë bërë pjesë e këtij hetimi, në të cilin Maqedonia është duke bashkëpunuar.

Image

Më poshtë keni edhe artikullin e medias italiane ‘Pianeta Italia’:

“Bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është në një pikë kthese… Ura e gjyqësorit mes vendeve tona do të sjellin një evolucion në bashkëpunimin ndërkufitar për krimin. Me pak fjalë, mafiet e reja do të gjejnë bukë për dhëmbët e tyre”!

Tonet e konferencës për shtyp janë me shenja optimizmi. Adriatik Llalla, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, ka pritur në Tiranë prokurorin e Antimafies italiane Franco Roberti. Një debat i gjatë për trafikun e drogës dhe armëve, luftën kundër riciklimeve të bërë nga mafia dhe shkëmbimeve të numrave e të dhënave për të hetuar më thellë…

“Hetimet kofidenciale do të vijnë shumë shpejt në rezultate vendimtare”, thuhet në korridoret e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, por askush në konferencën për shtyp nuk guxon të ngrejë hipoteza lidhur me interesat e përbashkëta hetimore. Asnjë indice, pra me përjashtim të një pyetjeje të ‘pacipë’ lidhur me trafikun e paligjshëm të mbetjeve nga Italia, shpesh ilegal, në territoret e Gadishullit Ballkanik.

Image

“Prokuror, mijëra kontenierë të nisur nga porti “Gioia Tauro” në Kalabri drejt Maqedonisë kanë zbarkuar në Durrës dhe janë zhdukur gjatë rrugës. Dukej se përmbanin mbetje urbane dhe industriale. Shqipëria është kthyer në kazanin e plehrave të Europës?”, pyeti një gazetar.

Ai bën një shenjë me sy dhe ngre supet. I shmanget pyetjes, por e bën vetëm për sa i përket sekretit institucional që është i nevojshëm për të mbajtur në vazhdim procesin.

Është e vërtetë, Italia dhe Shqipëria hetojnë “mbeturinat e zhdukur” në rrugën drejt Ballkanit.

Dokumentet në posedimin tonë tregojnë se në vitin 2016, të paktën 1.300 kontenierë, prej 22 tonelata secila dhe zyrtarisht të destinuara për tu shkarkuar në Dresla, Maqedoni, nuk e kanë kaluar kufirin. Të shkarkuara në portin e Durrësit, në Shqipëri, nga anijet e kompanive të mëdha, të nisura nga porti i Gioia Tauro në Kalabri. Duhet të ishin shkarkuar në Shkup, Maqedoni, në vendin më të madh të shkarkimit në Europë, menaxhimi i së cilës i është besuar aktualisht një kompanie italiane.

Mbetjet urbane të ardhura nga Napoli dhe provincat, nga Campania, Bari dhe komunat e këtij territori. Madje edhe nga provinca e Imperias. Por, ndoshta edhe mbetje industriale dhe helme të rrezikshme, kjo e fundit, hipotezë që e bën aferën më shqetësuese dhe të sjellë në memorie vitet më të errëta të helmeve nga mafia. Në Napoli dhe Campania, vendet e “të keqes së errët” të përhapur në vitet e katastrofës më të madhe ambjentaliste të viteve të fundit, ata e dinë mirë se për çfarë bëhet fjalë.

Image

Vijon …

 

Lexo edhe

Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama terrorizon bisneset shqiptare me ANTILIGJE dhe me gjoba milionë euro!

12814304_1166366626708923_7351199808856564463_n.jpg
Jakup B. GJOÇA
Udhëtoja pardje me autobus të një kompanie shqiptare, nga Athina në Tiranë. Në Gjirokastër, autobuzin e ndalon kontrolli I Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Kontrolli i DPT-së, pasi kontrolloi të gjithë dokumentacionin që i dha shoferi, filloi të kontrollonte edhe biletat e udhëtarëve.
-Ju ku e keni prerë biletën? – më pyeti mua inspektori I DPT-së.
– Në Athinë, vajtje – ardhje. – iu përgjigja.
Inspektori i DPT-së thorri shoferin.
-Përse udhëtarit nuk i keni prerë biletë shqiptare, sa u futët në territorin shqiptar?
– Zotëri, unë e kam prerë biletën vajtje – ardhje nga Athina. Si do të më presë kompania e Udhëtimit biletë tjetër, sa futem në territorin shqiptar? – pyes inspektorin e DPT-së?
– Nuk kam punë me ty! – më përgjigjet me arrogancë inpsektori i DPT-së. Dhe i drejtohet shoferit!
– Keni gjobë 50.000 lekë të reja!!!
Inspektori i DPT-së preu gjobën dhe ia la shoferit në dorë!
Këmbëngula te inspektori I DPT-së, që të më dëftonte mbi cilin ligj u bazua për gjobën që i vuri Kompanisë shqiptare të Transportit! Mirëpo, inspektori i PDT-së, shpërfilli me arrogancë kërkesën dhe u largua, pa vazhduar më tej kontrollin e biletave edhe për udhëtarët e tjerë. I mjaftoi që gjeti një shkelje ligji, sipas Ligjit të tij, shkruajti gjobën dhe u largua!!!
Pyes shoferin, cila është arësyeja e kësaj gjobe prej 50.000 lekë të reja, që DPT-ja gjobiti bisnesin e Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, edhe pse unë si udhëtar, kam biletën e rregullt!
-Gjobitemi përditë, – më thotë shoferi- kur udhëtarët që presin biletë nga Athina për në Shqipëri. Këto bileta janë me faturë greke, ndërsa në Shqipëri na detyrojnë që edhe për këta udhëtarë, që presin bileta në Athinë, ne, sa futemi në territorin e Shqipërisë, t’u presim tjetër biletë me faturë shqiptare!
-Po bileta që unë preva në Athinë, është e rregullt, sipas ligjeve të Greqisë, nga ana financiare!
– Po shteti shqiptar kërkon të na detyrojë, që udhëtarëve që udhëtojnë nga Athina në Shqipëri, t’u presim biletë të dytë, që kjo biletë të taksohet edhe në Shqipëri!!!
Nuk munda ta besoja!
Kaq skandaloze është një kërkesë e tillë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndaj kompanive të Transportit Ndërkombëtar të Shqipërisë!
Në Greqi ka ligj, që detyron të gjitha bizneset e Transportit Ndërkombëtar, që nga Athina drejt çdo destinacioni tjetër ndëtkombëtar, të presin bileta greke për udhëtarët e tyre. Ndërkohë, ligji grek e njeh të drejtën, që këto kompani ndërkombëtare të Transportit të pajisin udhëtarët e tyre, që udhëtojnë për në Greqi bileta të tyre, dmth, që ato të taksohen në vendin e tyre të pikënisjes.
Kujtim Hashorva, Sekretari i Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve dhe antarit te bordit drejtues te Dhomes se Tregtise Tirane më pohon, se në Shqipëri ka një VKM, Nr. 643, datë 11.06.2009, i cili në pikën 9 thotë: “ 9. Shoqëritë rezidente shqiptare, të licencuara në transportin ndërkombëtar, detyrohen të pajisin me bileta udhëtimi, të shpërndara nga organet tatimore, të gjithë pasagjerët udhëtues, si në drejtimin dalës nga territori i Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe në itinerarin e kthimit.”
Kujtim Hashorva, pohon se ky VKM është po kaq absurd, saqë njëkohësisht, lejon Kompanitë e Transportit Ndërkombëtar greke,, kosovare, etj, që tëp resin nga Shqipëria biletat e tyre, të cilat nuk taksohen fare nga shteti shqiptar.
Ja, pra, sesi kryeministri Rama, qeveria e Rilindjes Socialiste vret bisneset shqiptare me Antiligje, me VKM kaq absurde!
Si mund të detyrojë qeveria shqiptare, bisneset shqiptare të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, që kanë prerë bileta për udhëtarët e tyre në shtetet e tjera, të RIPRESIN biletë shqiptare, sa futen në territorin e Shqipërisë?
Si mundet qeveria Shqiptare, të lejojë bisneset e huaja të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, të presin në Shqipëri bileta të tyre, të cilat nuk taksohen fare në Shqipëri?
Përse qeveria shqiptare bën diferencim të tillë në politikën fiskale, midis bisneseve të huaja dhe bisneseve shqiptare, që veprojnë në Shqipëri, në dëm të bisneseve shqiptare dhe favorizon bisneset e huaja, duke i përjashtuar bisneset e huaja nga detyrimet tatimore?
Këto pyetje ia përcolla edhe ministrit të Financave të Shqipërisë, zotit Arben Ahmetaj.
Mirëpo, Arben Ahmetaj, ministri i Rilindjes Socialiste, as që denjoi të kthejë asnjë përgjigje!
Edhe Kujtim Hashorva, Sekretari i Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve, i ka dërguar ministrit të Financave, Arben Ahmetaj një letër zyrtare, për të zgjidhur këtë ABSURDITET të VKM, e cila diskretiton dhe dënon pa asnjë bazë ligjore bizneset shqiptare të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve.
Ja përmbajtja e letrës që Kujtim Hashorva, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve i ka dërguar Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, POR QË DERI TANI MINISTRI AHMETAJ NUK KA KTHYER ASNJË PËRGJIGJE, ndërkohë që inspektorët e DPT-së vahzdojnë të gjobitin bizneset shqiptare me gjoba milionë euro!
I nderuar Z.Minister
Po ju drejtohem Juve ne cilesine e Sekretarit te Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve dhe antarit te bordit drejtues te Dhomes se Tregtise ,Tirane.
Shoqata e transportuesve nderkombetare te udhetareve te Shqiperise (SHTNU) perbehet nga 19 anetare qe operojne ne linja te rregullta me autobus drejt Greqise,Italise, Gjermanise, Kosoves, Maqedonise,etj. dhe mbulojne afersisht rreth 70% te ketij tregu.
Ne kete komunikim shkurtimisht deshiroj t´ju bej dhe nje here me dije per domosdoshmerine e nje nderhyrjeje ligjore ne VKM 643, qe do bente te ligjshem funksionimin normal te trafikut nderkombetar te udhetareve, do eleminonte abuzimin konstant te organeve te kontrollit.dhe do vendoste  rregull  per raportimin e te ardhurave.Duke qene se ne korespondencen e gjate (rreth tre vjecare) dhe kontaktet e shpeshta qe kemi pasur me te gjitha institucionet pergjegjese  ,te cgenjyer edhe nga reagimi i administratas qe Ju drejtoni ne pergjigje te letres tone  te fundit,do ju lutesha qe Ju personalisht t´i kushtoni ketij problemi nje pjese te kohes Suaj qe per vete thjeshtesine e tij sigurisht do jete shume e shkurter dhe shpresoj qe dhe vendimi do jete i shpejte.
Perserisim se problemi buron  nga konflikti qe legjislacioni yne dhe konkretisht VKM Nr.643, date 11.06.2009 “Per prodhimin, shperndarjen dhe pajisjen e udhetareve me bileta transporti rrugor”, paragrafi 9, ka me ate grek. Ne kete vendim thuhet: “Shoqerite rezidente shqiptare, te licencuara ne transportin nderkombetar, detyrohen te pajisin me bileta udhetimi te shperndara nga organet tatimore, te gjithe pasagjeret udhetues, SI NE DREJTIMIN DALES, nga territori i Republikes se Shqiperise, ashtu edhe NE ITINERARIN E KTHIMIT”.Zbatimi i ketij vendimi eshte thjesht i pamundur sepse legjislacioni grek (por ne pergjithesi edhe te gjitha vendet BE) nuk e lejon paisjen me bileta te huaja per pasagjeret qe kane origjine territorin grek ,dhe jo vetem per ata shqiptare  sic rendom na jepet si argument. Kjo eshte e pamundur edhe per faktin se nese nje ligj i tille do ishte ne fuqi dhe ne vendet e tjera partnere  trafiku nderkombetar nuk do mund te egzistonte
Per pasoje ndodhemi ne nje situate paradoksale: nese pasagjeret pajisen me bileta shqiptare ne nisje nga Greqia sipas ligjit grek gjobitemi nga organet greke, por nqse pasagjeret pajisen me bileta greke atehere penalizohen dhe gjobiten nga organet shqiptare  sipas VKM 643. Shuma e tyre eshte e konsiderueshme sidomos nga pala greke ku kontrolli eshte me rigoroz.
Sqaroj se ligji grek ne ndryshim nga VKM 643 e lejon paisjen me bileta shqiptare te mjeteve greke apo shqiptare, qofte edhe vajtje –ardhje, kur nisja behet nga Shqiperia.
Adoptimi i modelit grek do ishte  fitim prures edhe per financat tona sepse do detyronte dhe kompanite partnere te cilat aktualisht nuk kontrollohen fare nga organet tona, te paiseshin me bileta tatimore shqiptare.
Per te zgjidhur ngercin e krijuar shoqata ne bashkepunim me Ministrine e Transporteve ka propozuar edhe nje Draft-Vendim  per modifikimin e VKM 643 i cili e zgjidh definitivisht problemin.
Duke Ju falenderuar per mirekuptimin

Kategori
Uncategorized

Takim i kushërinjëve në Athinë.

16998165_1260208770693996_4545470590750984465_n.jpg

 

Bushati takim zyrtar në Athinë, do ta shoqërojë vajza e tezës së tij.

Takim i kushërinjëve në Athinë, ministri do uroj vajzen e tezes së tij mbasi e ka emëruar anbasadore të Republikës së Shqipërisë në Greqi. Më bukur nuk ka…Ikën një dajë dhe vjen një teze !

Fatkeqësisht, kështu ndodh ikën një dajë dhe vjen një teze në përfaqësinë tone dipllomatike në Greqi. Kështu të paktëm jemi mësuar në Shqipëri kur bëhet fjalë për rokadë në përfaqësitë tona në mbarë botën. Nepotizmi ka lulëzuar dhe mbretëruar këto 25 vitet e fundit, duke përjashtuar fëmijët tanë që mbarojnë shkollat përkatëse në vendet e BE.
Askush nuk mund të mohojë dot se gjatë gjithë këtyre viteve nuk janë punësuar fëmijë të cilët kanë shkëlqyer në universitetet përkatëse në këto përfaqësi, të kthyer në çifligje të këtij dikasterit, edhe pse çdo vit mbarojnë shkollën me dhjetra student.
7 vite me radhë qendroi ambasador Dashnor Dervishi, daja i kreut të Kuvendit të Shqipërisë, i cili tashmë është larguar për t’i lënë radhën Ardiana Hobdari, vajzës së tezes së ministrit Ditmir Bushatit, një rokadë që I shkon përshtat vendit tonë, duke na treguar se kështu bëhet shteti.
Greqia është nje vend i BE që duhet marrë seriozisht nga MPJ e Shqipërisë, kur dihen se në cfarë tensioni janë sot marrëdhëniet e dy vendeve përkatëse, por pa nënvletësuar figurën e zonjës Hobdari, për mendimin tonë duhej që të ishte një dipllomat kariere me një përvojë të gjatë punë.
Po le t’i kthehemi këtij takimi dy ditor që do të mbahet më 2-3 mars në Athinë, ku ministri Bushati do të takohet me homologun e tij Nikos Kocias.
Fokusi i diskutimeve do të jetë në katër çështje si:
– Korigjimi i teksteve shkollore.
– Marrëveshjet e ndryshme konsullore, pullën apostile.
– Çështja e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri.
– Përgatitja e grupeve të punës mes dy vendeve për përfundimin e traktatit të ri të miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Theksohet se kjo është vizitë e dytë që bëhet brenda 12 muajve…

Kategori
Uncategorized

Shpërthen aktivistja demokrate e Fierit: Jeni shitur, na lodhe ti Mesilë, Majlindë, Ridvan, Astrit…

Kategori
Uncategorized

Shkruan SPJV: Kush e kërcënon simpatiken Romana Vlahutin.

Shkruan SPJV: Kush e kërcënon simpatiken Romana Vlahutin?

Romana Vlahutin është ambasadore BE në Tiranë, një grua simpatike, e kudondodhur në raste festash dhe që jeton në një rezidencë private në periferi të kryeqytetit, në një vend super të ruajtur ose më saktë mu përballë rezidencës  së ambasadorit rus në Tiranë.

Rezidenca e Romana Vlahutin është vërtet e bukur, çmimi i blerjes është jashtëzakonisht i shtrenjtë, diku te 4700 euro metra/katror, ndërkohë që vilat e tjera rrotull sillen rreth 1000-1200  euro metri/katror. Është blerë katërfish me shtrenjtë, porse paratë e taksapaguesve europianë mbeten e jo të shqiptarëve!

Romana Vlahutin mbetet femër simpatike. Flokët e saj, gjithë dredha-dredha, të orkestruar me kaq shije, tundojnë në mënyrë serioze çdo politikan shqiptar, por jo vetëm. Si rregull ambasadorët e BE në Tiranë kanë shijuar jetën bukur dhe në mënyrë përmanente. Nuk besohet se edhe Romana të bëjë përjashtim.

I vetmi ambasador i huaj në Shqipëri, që historikisht ka punë, probleme, angazhim, pasion, interesim për Shqipërinë mbetet ambasadori amerikan. Edhe Donald Lu është në këtë vazhdë pune.

Pasionant, impulsiv, i jashtëzakonshëm në sjellje dhe stoik në parimet amerikane të lirisë dhe demokracisë. Ambasadorët amerikanë mund t’i kesh miq, porse miqësia me ta prishet në sekondë kur ti nuk zbaton ligjin dhe parimet e demokracisë. Të shenjtë ambasadorët amerikanë kanë LIGJIN. Ndërsa ambasadorët e BE vijnë në Shqipëri si në një vend ekzotik, sepse nuk kanë ndonjë përgjegjsi të madhe siç ka ambasadori amerikan.

Edhe Romana Vlahutin, e cila është femër e këndshme, nuk ka ndonjë shqetësim  apo trazim të madh për punët e Shqipërisë. Nuk besohet fakti se e përndjek njeri atë, apo që të jetë objekt presioni apo shantazhi, nga kushdo. E kush nuk e do të bukurën!

E bukura pëlqehet, preket si trëndafil, por kurrë nuk kërcënohet. Ndaj edhe loja mediatike dhe politike e një pjese të mazhorancës së sotme në Shqipëri se gjoja Romana Vlahutin kërcënohet se po lufton krimin apo mafien, është një gjë e sajdisur kaq keq dhe  e pabesueshme.

Të thuash për Ambasadorin Lu e beson njeriu, sepse është në ballë të luftës kundër mafies dhe pa rolin e tij do ishim shumë larg luftës së dekriminalizimit në politikë, ku është futur mafia. Por për Romanën tonë simpatike nuk besohet.

E kanë akuzuar për afera të ndryshme dhe lidhje me kryeministrin Edi Rama, por këto duhet ajo vetë t’i sqarojë. Natyrisht që blerja e një vile që kushton 4700 euro metri/katror nuk bind njeri se ka ndershmëri, pasi po hetojnë edhe vetë strukturat e posaçme në BE. Ka informacione të besueshme se hetimi po avancon dhe që në Tiranë do vijnë prokurorët specialë për të verifikuar.

Por është punë e tyre. Ne si shqiptarë na intereson që Romana Vlahutin ndjehet shumë mirë, siç thotë edhe për  “Jutarnji List”, siç e citon edhe e përditshmja austriake “Der Standard”. Rojet që i ka shtuar kryeministri Edi Rama, ambasadores Romana Vlahutin duket se janë për shou, se gjoja po e kërcënojnë mafia.

Po ç’punë ka mafia me Romana Vlahutin?! Çfarë rreziku ndjen Romana nga oligarkët apo politikanët, ndërkohë që ajo ka blerë dhe jeton në rezidencën e oligarkut me të madh shqiptar apo ku përreth saj ka policë plot të ambasadës ruse, greke, etj? Bile në darkë në shëtitoren pranë saj bëjnë xhiro biznesmenët më të mëdhenj të vendit, të cilët ajo i njeh dhe duket se i ka miq.

E përditshmja austriake “Der Standard” ka njoftuar se madje Romana Vlahutinin e kërcënojnë me vdekje dhe se ajo ka marrë mbrojtje policore 24-orëshe. “Në Shqipëri unë ndihem shumë mirë. Titujt e gazetave se kinse më kërcënojnë me vdekje janë ekzagjerim. Megjithatë, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të grupeve të caktuara të interesit që përpiqen të na trembin, është dashur të merren disa masa paraprake. Kolegu im ambasador amerikan i ka truprojat që nga fillimi i mandatit. Ne nga BE-ja dhe shtetet anëtare jemi shumë më të relaksuar, por në këtë moment megjithatë duhet të jemi pak më të kujdesshëm”, thotë Vlahutin.

Vlahutin thekson se “vetting-u – verifikimi – natyrisht është një kërcënim i madh për grupet e interesit, të cilat kanë kontrolluar pjesë të mëdha të gjyqësorit, aksionet janë të mëdha, prandaj për këtë arsye edhe rezistenca e tyre është e ashpër. «Flasim për gjyqësorin, në të cilin, për shembull, kryeprokuror i shtetit është ende personi, të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia morën vizën për të hyrë atje, si dhe rrethi më i afërt i bashkëpunëtorëve të tij”, shpjegon ajo.

Dhe me poshtë Romana shton se: “Kjo është vetëm njëra prej aferave të trilluara, apo, siç thuhet sot, fake news – lajme të rreme, të cilave u jemi ekspozuar në Tiranë, sidomos kolegu im amerikan dhe unë. Disa politikanë shqiptarë janë duke bërë gjithçka që diplomatët dhe komunitetin ndërkombëtar t’i përfshijnë në konfliktet e tyre të brendshme dhe t’i përdorin si alibi për gabimet e tyre. Nganjëherë kam përshtypjen se kjo është njëra nga pasojat e diktaturës së tmerrshme të Enver Hoxhës kur njerëzve ua shpëlanë trurin sesi të gjithë të huajt janë armiq dhe se të gjithë kanë qëllime të fshehta. Megjithatë, për ndryshim nga grupi relativisht i vogël i njerëzve, por shumë agresivë, të cilët janë të lidhur me grupet e interesave politike dhe kriminale, populli i Shqipërisë është jashtëzakonisht mikpritës, i hapur posaçërisht për mysafirët dhe të huajt», pohon Vlahutin dhe përmend fyerjet e shumta, madje edhe atë që «nuk kreh flokët». Dhe në fund Romana e mbyll me «Ambasadori amerikan dhe unë deri më tani kemi qenë të akuzuar për çdo gjë, që nga shërbimi Soros dhe krimi i organizuar, e deri te korrupsioni dhe paragjykimi. Thuhet se unë jam vendosur nga dikush në këtë post, se nuk kreh flokët, se burri im është duke punuar në një projekt hekurudhor me Malin e Zi… gjëra tepër të çuditshme, të cilat shumë shpejt kam ditur t’i injoroj”, tha ajo.

Askush nuk akuzon Xhorxh Soros për Romana Vlahutin. Soros mbetet një  miliarder amerikan që ka interesat e tij dhe zbaton ligjet e shtetit të tij, ndaj fshehja pas Sorosit e ambasadores se BE, Vlahutin, duket se është me shumë për të mbuluar ndonjë mëkat që Romana mund te ketë bërë në Tiranë për llogari te saj.

Gjithsesi Romana është femër simpatike dhe duhet ruajtur nga ngacmimet.

Marrë nga spjv.it

Kategori
Uncategorized

Musine Kokalari, gruaja që trembi komunistët. Zbulohen pseudonimet e 20 sigurimsave.

Musine Kokalari, gruaja që trembi komunistët. Zbulohen pseudonimet e 20 sigurimsave

Musine Kokalari u përndoq për gati 4 dekada. Por nga 10 shkurti, dosja e saj u hap me kërkesë të vetë familjes, për të hedhur dritë mbi ata që e survejuan dhe ata që e dënuan gjatë regjimit komunist. Top Channel hap për herë të parë dosjen dhjetëra vjeçare të disidentes së burgosur dhe internuar nga diktatura.

Për mbi 20 vjet dosja e saj qëndronte në arkivin qendror të shtetit, mes mijëra dosjeve e miliona faqeve te shkruara për ata që u përndoqën dhe u dënuan gjatë regjimit komunist. Por në 10 shkurt, në 100 vjetorin e lindjes, dosja e Musine Kokalarit u hap e para, për të hedhur dritë mbi të shkuarën, për të mësuar emrat e atyre që e dënuan përjetë në vetmi, për ta zhytur në dhimbje e vuajtje, ata që për 38 vjet e përndoqën në çdo moment të jetës.

Kjo është dosja e Musine Kokalarit, disidentes së burgosur e internuar nga diktatura. Historia rikthehet, këtë herë me kërkesë të vetë familjes, si e para dosje që hapet në sagën e mijëra të tjerave që për dekada u pluhurosën në arkivat e shtetit. Është dosje e vjetër, e paruajtur mirë, ka shkrime të saj, biografinë, shënime, raportime, relacione.

Detajet janë ato që e bëjnë atë të jashtëzakonshme, mbushur me foto e përshkrime të ditëve të saj, aktiviteti para dënimit nga gjykata, koha e burgut apo edhe ditët kur ajo u internua në Rrëshen, madje edhe shëtitjet që ajo bënte për orë të tëra e vetme në këmbë, ku shoqëri i bënte vetëm lapsi dhe letra. Shkruante kudo, edhe në copa fare të vogla letre, për të mos harruar në asnjë moment se ishte e vetme dhe këto copa letre do të mbeteshin kujtimi i saj i vetëm në botë. Mbi njërën prej tyre shkruante:

“Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje sa andej këtej”.

“Ç´fat tragjik. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime”.

Gjithë materiali është i ndarë në 2 dosje, në njërën përshkruhet i gjithë procesi gjyqësor ndaj Musine Kokalarit, dhe tjetra është kjo dosje, me etiketimin “Top Sekret”. Në të përshkruhet mënyra se si Musineja është përndjekur për gati 4 dekada nga ata që njihen si bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Dhe janë 20 të tillë qe kane pseudonime nga me te ndryshmet:

Pseudonimet e bashkëpunëtorëve
1.BAMJPJEKUR
2.SORKADHJA
3.LULE ZAMBAKUT
4.ÇAJUPI
5.REFERATI
6.NJË-ZAMBUTKA
7.SHKËNDIJA
8.BRISKU
9.KALAJA
10.RRUFEJA
11.BESNIKU
12.PIKTORI
13.LISI
14.MEDIKAMENTI
15.MOTORRI
16.BESA
17.MUNELLA
18.MALI
19.APARATI
20.PLLUMBI

“Musineja kishte një vizion tjetër për të ardhmen dhe ky ishte ai konflikti për të cilën ajo u arrestua. Aty gjenden të gjithë bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit. Zakonisht këta bashkëpunëtorë ishin mbi 18 vjeç, por ka patur raste që ishin edhe më të vegjël. Janë pseudonime dhe emra. Me aprovimin e këtij ligji, do griset ajo perdja e këtyre njerëze. Kanë qenë afro 20 ata që kanë survejuar Musinenë. Ka pas edhe Brenda në burg, por edhe pas burgut, kur u internua në rrëshen. Ajo ka bërë jetë të mbyllur, njerëzit kishin frikë ta takonin, edhe familjarët. Mund të kishin pasoja, edhe familjarët nqs shkonin ta takonin, do kishin pasoja. Ka qenë një luftë e tmerrshme klasash. Ajo bënte një rrugë të gjatë, shëtiste vetëm sepse shihej si armike e partisë”, shprehet Simon Mirakaj, Anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit.

Musineja njihen ndër radhët e bashkëpunëtorëve me epitetin “Armike e Rrezikshme’.

“Se çfarë rreziku vjen nga intelektuale si Musineja, vetëm ai lloj sistemi bën të tilla arsyetime”, vë në dukje Mirakaj.

Vdekja e saj ishte ashtu si vetë jeta:

“Ajo ka vdekur në 1983, ashtu sic jetoi e vetmuar edhe vdekja e saj ishte e vetmuar. E kanë hipur në një riportabël, është makinë me një karroceri prej hekuri që ngarkon beton për ndërtime. Është varrosur nga njerëzit e komunales”, shton Mirakaj.

“Kjo dosje, që është dosja formulare e Musinesë, është hapur nga sigurimi shtetit në 1945, për 39 vjet ajo është ndjekur, para bugrut, në burg dhe pas, gjatë periudhës së internimit në Rrëshen, shprehet Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të Sigurimit.

Ajo çka familja kërkon të dijë është kush e ka përgjuar Musine Kokalarin, kush e ka përndjekur hap pas hapi për gati 4 dekada? Ishin të afërm, miq të saj?

“Përgjithësisht bashkëpunëtorët zgjidheshin nga të afërm, rrethi i miqve sepse ishin ata që kishin akses dhe mund të informonin për aktivitetin e saj”, thotë Altin Hoxha.

Dosja e Musine Kokalarit ka vetëm 119 faqe. Nuk përbëhet vetëm nga raportet e hartuara në ato vite nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit por edhe nga detyra, plane biografi, një sërë metodash të përdorura në atë kohë për ndjekjen e personave. Top Channel publikon për herë të parë atë çka në dosjen për Musine Kokalarin njihet si “Koncepti i Social-Demokracisë”, material që përmblidhet në 23 faqe, që ishte edhe platforma që Musineja kishte hartuar për vendin.

“Njerëzit që duhet të qeverisin vendin duhet të vijnë nga rradhët e arsimtarëve, mjekëve, artistëve….për 6 muaj me rradhë një grup prej tyre, duhet të shkojnë në terren, në cdo cep të Shqipërisë, të takojnë njerëzit, të njohin realitetin e tyre, pastaj të ulen të gjithë bashkë dhe të hartojnë një platformë të përbashkët. Më pas, po aty të shkojë një grup tjetër, të bëjnë të njëjtën gjë për 6 muaj, të kthehen dhe vetëm kështu mund të kemi një program të denjë politik dhe ekonomik”, citat nga dorëshkrimi i Musinesë.

Për këtë platformë Musineja u dënua me burg.

Pas dënimit, e internuar në Mirditë, ku nisi të punonte me beton tulla e llaç. Një koleg i saji, spiun e bashkëpunëtor i shtetit, i kërkonte gjatë orarit të punës, për të bërë pushim, duke i thënë “mjaft se u lodhëm, fundja ne shumë pak paguhemi”. Dhe Musineja, shkruhet më tej në dosje, I citon një fjali të shkrimtarit francez Zhan Zhak Ruso: “Papunësia është shkak për vese të këqija”. Bashkëpunëtori i sigurimit edhe në raportin e bërë për atë ditë shkruante, Musineja më foli më një Zhak, por nuk e di për kë e kishte fjalën.

“Ju patë platformën e Musinesë për social demokratët. Material 23 faqe, iluminues dhe I pjekur. Është për tu admiruar se si një vajzë vetëm 28 vjece, ishte në gjendje të artikulojë aq mirë. Kërkesa tjetër e familjes ka të bëjë me materialin tërësor, ato duan nëj kopje. Bëhet fillimisht një process kërkimor pëtr gjithë personat e përmendur në dosje dhe më pas fshirja e emrave të personave që janë palë të treta, që sjanë përfshirë në raportin prekur-bashkëpunëtorë. Ishin disa dhjetëra persona. Identiteti i tyre bëhet i palexueshëm. Kemi bërë disa axhustime të shpejta. Hapi tjetër, zbulimi i identitetit të bashkëpunëtorëve”, shprehet Genta Sula, kryetare e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve.

“Misioni hnë kryesor është që s’do ketë më të fshehta, që të keqpërdoren. Familjarët do njihen me dhimbjen dhe ata që kanë shkaktuar dhimbjen. Dosjet s’do përdoren më as për shantazh, as për të trilluar dhe as për inskenime”, thotë Altin Hoxha.

Por në qoftë se për familjarët apo vetë Autoritetin për hapjen e dosjeve, ky proces do të hedhë dritë mbi të shkuarën qe vijon te mundoje edhe sot, Fatos Klosi, ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, thotë se përveç shuarjes së kuriozitetit, hapja e dosjeve nuk shërben për asgjë.

“Dosjet po të ishin hapur dhe të kishin efekt për shoqërinë shqiptare, duhet të ishin hapur që në vitin 1991-1992. Që mbase kishte efekt direkt. Por sot, hapja e dosjeve ka vetëm natyrën e shuarjes së një kurioziteti. Nuk mund të influencojë në shoqërinë shqiptare, çfarë do bëjë? Ja u hapën dosjet…ja dolën dhe ca pseudonime. Edhe pastaj? Nëse ata bashkëpunëtorë, duke qenë në shërbim të atij regjimi, thjesht kanë thënë të vërtetën, unë nuk shoh ku është krimi. E vërteta, hap dosjet, kanë thënë kështu kështu. Asnjë se di, përveç Musinesë vetë, cila është e vërteta. Bashkëpunuesit s’kanë ç’duhen për t’ju mësuar emrat, ata nuk dënohen dot as me ato ligje, as me këto që kemi sot. Ligjet nuk kanë fuqi prapavepruese”, shpjegon ish- kreu i SHISH.

Për Fatos Klosin, ata që njiheshin si bashkëpunëtorë të sigurimit, në atë kohë ishin njerëz të nderuar.

“Kush ishte bashkëpunëtor, regjimi e konsideronte të nderuar, njeri që i shërbente shtetit, që e ndihmonte shtetin në luftën kundër gjithë armiqve që ishin turrur atëherë. Kjo ishte propaganda”, shton Klosi.

Klosi thotë se një pjesë e dosjeve ende sot nuk duhen prekur.

“Dosjet e zbulimit si ka ngarë njeri. Ato janë të rëndësishme se lidhen me aktivitetin e botës kundër Shqipërisë. Dosjet e kundërzbulimit janë edhe më interesante se është lufta e bërë nga shërbimet e huaja brenda Shqipërisë. Nuk do hapen këto, do ishte një gafë shumë e madhe të prekeshin ato”

Por si e kujton sot familja e Musien Kokalarit këtë “kundërshtare të regjimit komunist”?

“Unë e kam njohur Musinenë pak por e kam njohur shumë nga tregimet e gjyshes time. Ajo fliste përditë, pra ky lloj edukimi ka qenë i përditshëm. Ajo më fliste përditë për gjyshin, për Musinenë, për jetën që ata kishin përpara tragjedisë, pra para vitit ’44”, tregon Linda Kokalari, mbesa e Musine Kokalarit.

Linda kujton takimin e parë me të pas shumë vitesh, kur ajo dergjej në spital nga sëmundja, sërish e vetme.

“Në atë takim u përqafuam gjatë të dyja. U përqafuam shumë gjatë. U emocionova. Ajo më tërhoqi vërejtje. Më tha asnjëherë mos të të shoh me lot në sy. Kishte ndryshuar sigurisht por më shumë kisha ndryshuar unë. Unë e njoha menjëherë”, thotë ajo.

Mbesa e Musinesë, vajza e të vëllait me të cilin shkëmbente vazhdimisht letra dhe ishte shumë e lidhur kujton një fjali të shkrimtares, kur ajo ka qenë vetëm 20 vjeç.

“Lirinë unë e kërkova gjithandej dhe e gjeta Brenda vetes. Pra flasim për vitet 1940-1942. Parakohshmëria e Musine Kokalarit është e pakrahasueshme. Ajo ishte shumë para kohës së vet. Musine Kokalari qëndron diku lart, është një figurë e përkryer, e paatakueshme, sipas mendimit.”, shprehet Linda Kokalari.

Linda, në emër të familjes Kokalari i ka kërkuar Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, zbardhjen e të vërtetës për jetën dhe vdekjen e saj. Por a do të mjaftojë kjo për të shuar dhimbjen e familjes?

“Nuk di të them do shuhet dhimbja apo jo. Të dalë e vërteta. Të dihet se kush është kush”, shprehet ajo.

20 bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit, që për 40 vjet përndoqën e spiunuan Musine Kokalarin, së shpejti do të kenë një emër dhe “Shkëndija” apo “Piktori” do të përballen me të vërtetën publike.

Ky është një proces që sapo ka nisur dhe duket se do të ketë një rrugë të gjatë edhe pse është me shumë vonesë tek ne.

Debati për hapjen e dosjeve e ka shoqëruar politiken dhe shoqërinë shqiptare gjatë këtyre 27 viteve të demokracisë. Në disa vende ish-komuniste dosjet u hapën dhe u panë si çlirim nga e shkuara.

Ndërkohë në Shqipëri dosja e Musine Kokalarit është e para. Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit sapo ka nisur grumbullimin e të gjitha materialeve.

Koha do ta tregojë se sa i vështirë apo i lehtë do të jetë ky proces dhe cilat dosje nuk janë prekur deri më sot dhe mbi to do të mësohet e vërteta, apo cilat dosje janë zhdukur ndër vite dhe a do të ketë çlirim për shoqërinë gati 3 dekada pas rënies së Komunizmit. /Top Channel/

Kategori
Uncategorized

Te protestosh sot eshte fisnikeri.

 

TE PROTESTOSH SOT KUNDER BANDITEVE ME KOLLARE DHE KOSTUM NE PARLAMENT DHE QEVERI, ESHTE FISNIKERI.

Intelektuali, qytetari, militanti, qe nuk i ndahet protestes.

Te protestosh sot kunder keq qeverisjes, krimit, korrupsionit, kondrabandes, trafikut, eshte mese fisnikeri.

Te protestosh sot per te larguar nga Parlamenti dhe qeveria kriminelet qe poshte kostumit dhe kollareve qeveritare, mbajne akoma armet e krimit, pse jo dhe me veturat shteterore, vazhdojne te bejne dhe mbrojne trafikun e droges dhe prostitucionit duke forcuar lidhjet me mafien e KUQE nderkombetare.

Te protestosh sot kunder thesit te miellit, varferise, urise se qindra e mijera femijeve, gra dhe pleq ne keto vite te veshtira nen qeverisjen e rililindjes qe eshte kethyer ne makth dhe rivdekje per shqiptaret eshte heroizem.

Nje prej ketyre heronjve protestues qe e gjen cdo dite, ore e minute ne proteste eshte edhe Gjovalin Progni, me familjen , miq e shoke.

 

16729325_1476678812364564_8148191765336744719_n.jpg16806865_1478904248808687_6241819686930613086_n.jpg16997509_1486944444671334_774410861_n.jpg16997509_1486944444671334_774410861_n.jpg12734041_592656627557507_3377356155230301467_n.jpg16832321_1478903665475412_1898115506752072276_n.jpg16832321_1478903665475412_1898115506752072276_n.jpg16807809_1478097668889345_3061497689231402384_n.jpg16939353_1486065638092548_8213229675979815160_n.jpg15327405_1394665913899188_8616441039217538518_n.jpg16681849_1478903482142097_1249209040896681452_n.jpg16832096_1478990052133440_7039984031065697461_n.jpg16996065_1486065644759214_4623834373095295279_n.jpg16708388_1470904606275318_1432842227551578506_n.jpg16807804_1478902355475543_1578925360008297521_n.jpg16711521_1475217565844022_1003939712203558756_n.jpg16832138_1484182244947554_6424227962320104105_n.jpg16830667_1478990055466773_4298702553512594237_n.jpg16806954_1478904798808632_7618378081389106353_n.jpg16831118_1483313755034403_8951943886336473798_n.jpg16976941_1486944378004674_602791804_n.jpg16819453_1780727285579297_2135023756425222427_o.jpg15179177_1381183001914146_5782207016043721699_n.jpg16684309_1470904596275319_5769330739404240670_n.jpg16831120_1478904555475323_2419382084841890919_n.jpg14938132_1357355487630231_5899973694166373760_n.jpg16730395_1478903235475455_7915227895100557762_n.jpg16806881_1478902388808873_7054022501695114777_n.jpg

Kategori
Uncategorized

Cilët janë të paguarit e Edi Ramës në selinë blu për sabotimin e protestës?

Një shkrim i fortë dhe fshikullues i drejtuesit të gazetës RD, Bledi Kasmi, ndaj atyre demokratëve të cilët nuk e duan në thelb çadrën e protestës dhe që për dreq duket se janë edhe ish-ministra të PD-së, ka bërë një pështjellim mediatik, natyrisht sipas interesave të sejcilës media. Pavarësisht se kanë filluar disa media pranë kryeministrit Rama të nxjerrin emrin apo emrat e atyre ish-ministrave të PD-së, të cilët nënkuptohen në shkrimin e Bledi Kasmit, prapë nuk dihet saktësisht për cilin (e) flitet në selinë blu.

Por e verteta mbetet siç shkruhet më poshtë në shkrimin të cilin po e botojmë të plotë. Ka një numër jo të vogël ish-drejtuesish apo ish-zyrtarë të pushtetit të PD-së, të cilët nuk duan protesta, nuk duan greva, nuk duan telashe me pushtetin, pasi kanë bërë shumë prona e para. Duan të shkojnë në parlament, të rrijnë ngrohtë në sallë, të pijnë kafe te kafja e Kuvendit, të takojnë ndonjë ministër për ndonjë punë që nuk kanë mbaruar sa ishin në pushtet, presin t’i thotë një fjalë të ngrohtë kryeministri socialist dhe të bëjnë sikur digjen për demokratët.

Kjo kategori politikanësh të selisë blu më mirë të mos shkojnë te çadra, se sa të shkojnë dhe të pyesin: “Kur do shkojmë në sallën e ngrohtë te parlamentit?”. Apo që mezi presin dështimin e protestës dhe me pas të hidhen në sulm ndaj kryetarit të tyre.

Këta më mirë të ikin nga PD dhe të merren me paratë që kanë vjedhur kur ishin në pushtet, ndonëse duhej që Prokuroria ti kishte marrë nën hetim.

Kur rreshtohesh në një betejë duhet të kontribuosh, edhe me kundërshtime, por jo me hile apo me keq siç thotë Kasmi ” të paguar nga kryeministri Rama”.

Komenti:

Pagatorët e Ramës

 

Ndonjë që po zvarritet me mundim dhe imponim tek sheshi i protestës, duke vënë kushte dhe ultimatume, se e mbështesin protestën “vetëm nëse nuk afrohet dikushi”, po mundohen ta personalizojnë atë. Këtyre individëve që numërohen me kokrrat e njërës dorë nuk i intereson protesta. Ata e shohin protestën si parcelë të ndarjes së pushtetit nesër dhe po bëjnë llogari.
Këta individë vijnë aty si korrierë të pushtetit për të bërë diversion me kalkulimet politike që bën Rama. Mos i shikoni si opozitarë. Janë zvarranikë të paguar me honorare të majme nga pushteti.
Halli i tyre është Rama dhe jo kauza e protestës, sepse po të ishte kauza e protestës shqetësimi i tyre, atëhere do ta kishin kuptuar se çështje e zgjedhjeve të lira dhe beteja me bandën kriminale në pushtet nuk është luks dhe nuk duhet të përjashtohet askush që rreshtohet në këtë anë të barrikadës në këtë moment.
Duhet bërë e qartë se kjo betejë për zgjedhje të lira dhe largim të organizatës kriminale nuk është vetëm e opozitës. Ajo e ka tejkaluar opozitën dhe ky është suksesi më i madh i saj. Ajo është betejë e të gjithë shoqërisë dhe bashkimi me opozitën edhe i të majtëve që e gjejnë veten në këtë Lëvizje Popullore është i mirëpritur.
Çfarë duhet bërë me ata ish deputetë socialistë si Harasani që e kanë mbështetur pa pasur asnjë interes? Mos vallë për shkak të pazareve të këtyre paçavureve që i afrohen protestës, duke pasur hall tenderat e pushtetit do të duhet ta dënonim për mesazhin që lëshoi ditën e 18 shkurtit, kur këta u zhdukën si minj dhe ai tha se nuk duhet ta ndalim protestën deri në largimin e qeverisë?
Mos vallë duhet të shpallim armik të protestës ish-deputetin e PS, Pëllumb Shullazi, që i doli kundër Ramës dhe iu bashkua protestës që ditën e parë në çadrën e qëndresës vetëm, sepse ai kërkon si ne të gjithë dorëheqjen e kreut të organizatës kriminale?
Mos duhet ta linçojmë ish-kandidatin e Ramës për deputet që kandidoi përballë Berishës në Kavajë, tenorin Agim Hushi vetëm se ai sonte protestoi bashkë me Lulzim Bashën?
Mos duhet që për hir të interesave personale të këtyre paçavureve që kërkojnë të shesin moral, ne u dashka të çensurojmë ish-ministrin e Drejtësisë, Manjani për opozitarizmin ndaj Ramës dhe që është më i madh në kontribut dhe përballje sa i të gjithë këtyre matrapazëve që shfaqen me kostumin e opozitarizmit kur në fakt natën e kalojnë me qentë e pushtetit me të cilët ndajnë favoret, ndërsa në mëngjes zgjohen me pleshtat e tyre për t’i hedhur tek sheshi i protestës?
Po ndodh një bashkim popullor përtej opozitarizmit. Ata që vijnë në atë shesh të rezistencës dhe të porositur bëjnë deklarime për parcelizim të protestës, duhet të kuptohet se ata nuk janë të lirë. Ata janë të marrë peng nga interesat e pushtetit dhe për çdo deklaratë që lëshojnë kanë nga pas tendera e allishverishe të tjera. Ata janë veç pagatorë të mjerë të Ramës që majmen me vuajtjet e një populli opozitar.

Kategori
Uncategorized

Cilët janë të paguarit e Edi Ramës në selinë blu për sabotimin e protestës?

Një shkrim i fortë dhe fshikullues i drejtuesit të gazetës RD, Bledi Kasmi, ndaj atyre demokratëve të cilët nuk e duan në thelb çadrën e protestës dhe që për dreq duket se janë edhe ish-ministra të PD-së, ka bërë një pështjellim mediatik, natyrisht sipas interesave të sejcilës media. Pavarësisht se kanë filluar disa media pranë kryeministrit Rama të nxjerrin emrin apo emrat e atyre ish-ministrave të PD-së, të cilët nënkuptohen në shkrimin e Bledi Kasmit, prapë nuk dihet saktësisht për cilin (e) flitet në selinë blu.

Por e verteta mbetet siç shkruhet më poshtë në shkrimin të cilin po e botojmë të plotë. Ka një numër jo të vogël ish-drejtuesish apo ish-zyrtarë të pushtetit të PD-së, të cilët nuk duan protesta, nuk duan greva, nuk duan telashe me pushtetin, pasi kanë bërë shumë prona e para. Duan të shkojnë në parlament, të rrijnë ngrohtë në sallë, të pijnë kafe te kafja e Kuvendit, të takojnë ndonjë ministër për ndonjë punë që nuk kanë mbaruar sa ishin në pushtet, presin t’i thotë një fjalë të ngrohtë kryeministri socialist dhe të bëjnë sikur digjen për demokratët.

Kjo kategori politikanësh të selisë blu më mirë të mos shkojnë te çadra, se sa të shkojnë dhe të pyesin: “Kur do shkojmë në sallën e ngrohtë te parlamentit?”. Apo që mezi presin dështimin e protestës dhe me pas të hidhen në sulm ndaj kryetarit të tyre.

Këta më mirë të ikin nga PD dhe të merren me paratë që kanë vjedhur kur ishin në pushtet, ndonëse duhej që Prokuroria ti kishte marrë nën hetim.

Kur rreshtohesh në një betejë duhet të kontribuosh, edhe me kundërshtime, por jo me hile apo me keq siç thotë Kasmi ” të paguar nga kryeministri Rama”.

Komenti:

Pagatorët e Ramës

 

Ndonjë që po zvarritet me mundim dhe imponim tek sheshi i protestës, duke vënë kushte dhe ultimatume, se e mbështesin protestën “vetëm nëse nuk afrohet dikushi”, po mundohen ta personalizojnë atë. Këtyre individëve që numërohen me kokrrat e njërës dorë nuk i intereson protesta. Ata e shohin protestën si parcelë të ndarjes së pushtetit nesër dhe po bëjnë llogari.
Këta individë vijnë aty si korrierë të pushtetit për të bërë diversion me kalkulimet politike që bën Rama. Mos i shikoni si opozitarë. Janë zvarranikë të paguar me honorare të majme nga pushteti.
Halli i tyre është Rama dhe jo kauza e protestës, sepse po të ishte kauza e protestës shqetësimi i tyre, atëhere do ta kishin kuptuar se çështje e zgjedhjeve të lira dhe beteja me bandën kriminale në pushtet nuk është luks dhe nuk duhet të përjashtohet askush që rreshtohet në këtë anë të barrikadës në këtë moment.
Duhet bërë e qartë se kjo betejë për zgjedhje të lira dhe largim të organizatës kriminale nuk është vetëm e opozitës. Ajo e ka tejkaluar opozitën dhe ky është suksesi më i madh i saj. Ajo është betejë e të gjithë shoqërisë dhe bashkimi me opozitën edhe i të majtëve që e gjejnë veten në këtë Lëvizje Popullore është i mirëpritur.
Çfarë duhet bërë me ata ish deputetë socialistë si Harasani që e kanë mbështetur pa pasur asnjë interes? Mos vallë për shkak të pazareve të këtyre paçavureve që i afrohen protestës, duke pasur hall tenderat e pushtetit do të duhet ta dënonim për mesazhin që lëshoi ditën e 18 shkurtit, kur këta u zhdukën si minj dhe ai tha se nuk duhet ta ndalim protestën deri në largimin e qeverisë?
Mos vallë duhet të shpallim armik të protestës ish-deputetin e PS, Pëllumb Shullazi, që i doli kundër Ramës dhe iu bashkua protestës që ditën e parë në çadrën e qëndresës vetëm, sepse ai kërkon si ne të gjithë dorëheqjen e kreut të organizatës kriminale?
Mos duhet ta linçojmë ish-kandidatin e Ramës për deputet që kandidoi përballë Berishës në Kavajë, tenorin Agim Hushi vetëm se ai sonte protestoi bashkë me Lulzim Bashën?
Mos duhet që për hir të interesave personale të këtyre paçavureve që kërkojnë të shesin moral, ne u dashka të çensurojmë ish-ministrin e Drejtësisë, Manjani për opozitarizmin ndaj Ramës dhe që është më i madh në kontribut dhe përballje sa i të gjithë këtyre matrapazëve që shfaqen me kostumin e opozitarizmit kur në fakt natën e kalojnë me qentë e pushtetit me të cilët ndajnë favoret, ndërsa në mëngjes zgjohen me pleshtat e tyre për t’i hedhur tek sheshi i protestës?
Po ndodh një bashkim popullor përtej opozitarizmit. Ata që vijnë në atë shesh të rezistencës dhe të porositur bëjnë deklarime për parcelizim të protestës, duhet të kuptohet se ata nuk janë të lirë. Ata janë të marrë peng nga interesat e pushtetit dhe për çdo deklaratë që lëshojnë kanë nga pas tendera e allishverishe të tjera. Ata janë veç pagatorë të mjerë të Ramës që majmen me vuajtjet e një populli opozitar.

Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama terrorizon bisneset shqiptare me ANTILIGJE dhe me gjoba milionë euro!

 

12814304_1166366626708923_7351199808856564463_n.jpg
Jakup B. GJOÇA/
Udhëtoja pardje me autobus të një kompanie shqiptare, nga Athina në Tiranë. Në Gjirokastër, autobuzin e ndalon kontrolli I Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Kontrolli i DPT-së, pasi kontrolloi të gjithë dokumentacionin që i dha shoferi, filloi të kontrollonte edhe biletat e udhëtarëve.
-Ju ku e keni prerë biletën? – më pyeti mua inspektori I DPT-së.
– Në Athinë, vajtje – ardhje. – iu përgjigja.
Inspektori i DPT-së thorri shoferin.
-Përse udhëtarit nuk i keni prerë biletë shqiptare, sa u futët në territorin shqiptar?
– Zotëri, unë e kam prerë biletën vajtje – ardhje nga Athina. Si do të më presë kompania e Udhëtimit biletë tjetër, sa futem në territorin shqiptar? – pyes inspektorin e DPT-së?
– Nuk kam punë me ty! – më përgjigjet me arrogancë inpsektori i DPT-së. Dhe i drejtohet shoferit!
– Keni gjobë 50.000 lekë të reja!!!
Inspektori i DPT-së preu gjobën dhe ia la shoferit në dorë!
Këmbëngula te inspektori I DPT-së, që të më dëftonte mbi cilin ligj u bazua për gjobën që i vuri Kompanisë shqiptare të Transportit! Mirëpo, inspektori i PDT-së, shpërfilli me arrogancë kërkesën dhe u largua, pa vazhduar më tej kontrollin e biletave edhe për udhëtarët e tjerë. I mjaftoi që gjeti një shkelje ligji, sipas Ligjit të tij, shkruajti gjobën dhe u largua!!!
Pyes shoferin, cila është arësyeja e kësaj gjobe prej 50.000 lekë të reja, që DPT-ja gjobiti bisnesin e Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, edhe pse unë si udhëtar, kam biletën e rregullt!
-Gjobitemi përditë, – më thotë shoferi- kur udhëtarët që presin biletë nga Athina për në Shqipëri. Këto bileta janë me faturë greke, ndërsa në Shqipëri na detyrojnë që edhe për këta udhëtarë, që presin bileta në Athinë, ne, sa futemi në territorin e Shqipërisë, t’u presim tjetër biletë me faturë shqiptare!
-Po bileta që unë preva në Athinë, është e rregullt, sipas ligjeve të Greqisë, nga ana financiare!
– Po shteti shqiptar kërkon të na detyrojë, që udhëtarëve që udhëtojnë nga Athina në Shqipëri, t’u presim biletë të dytë, që kjo biletë të taksohet edhe në Shqipëri!!!
Nuk munda ta besoja!
Kaq skandaloze është një kërkesë e tillë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndaj kompanive të Transportit Ndërkombëtar të Shqipërisë!
Në Greqi ka ligj, që detyron të gjitha bizneset e Transportit Ndërkombëtar, që nga Athina drejt çdo destinacioni tjetër ndëtkombëtar, të presin bileta greke për udhëtarët e tyre. Ndërkohë, ligji grek e njeh të drejtën, që këto kompani ndërkombëtare të Transportit të pajisin udhëtarët e tyre, që udhëtojnë për në Greqi bileta të tyre, dmth, që ato të taksohen në vendin e tyre të pikënisjes.
Kujtim Hashorva, Sekretari i Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve dhe antarit te bordit drejtues te Dhomes se Tregtise Tirane më pohon, se në Shqipëri ka një VKM, Nr. 643, datë 11.06.2009, i cili në pikën 9 thotë: “ 9. Shoqëritë rezidente shqiptare, të licencuara në transportin ndërkombëtar, detyrohen të pajisin me bileta udhëtimi, të shpërndara nga organet tatimore, të gjithë pasagjerët udhëtues, si në drejtimin dalës nga territori i Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe në itinerarin e kthimit.”
Kujtim Hashorva, pohon se ky VKM është po kaq absurd, saqë njëkohësisht, lejon Kompanitë e Transportit Ndërkombëtar greke,, kosovare, etj, që tëp resin nga Shqipëria biletat e tyre, të cilat nuk taksohen fare nga shteti shqiptar.
Ja, pra, sesi kryeministri Rama, qeveria e Rilindjes Socialiste vret bisneset shqiptare me Antiligje, me VKM kaq absurde!
Si mund të detyrojë qeveria shqiptare, bisneset shqiptare të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, që kanë prerë bileta për udhëtarët e tyre në shtetet e tjera, të RIPRESIN biletë shqiptare, sa futen në territorin e Shqipërisë?
Si mundet qeveria Shqiptare, të lejojë bisneset e huaja të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, të presin në Shqipëri bileta të tyre, të cilat nuk taksohen fare në Shqipëri?
Përse qeveria shqiptare bën diferencim të tillë në politikën fiskale, midis bisneseve të huaja dhe bisneseve shqiptare, që veprojnë në Shqipëri, në dëm të bisneseve shqiptare dhe favorizon bisneset e huaja, duke i përjashtuar bisneset e huaja nga detyrimet tatimore?
Këto pyetje ia përcolla edhe ministrit të Financave të Shqipërisë, zotit Arben Ahmetaj.
Mirëpo, Arben Ahmetaj, ministri i Rilindjes Socialiste, as që denjoi të kthejë asnjë përgjigje!
Edhe Kujtim Hashorva, Sekretari i Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve, i ka dërguar ministrit të Financave, Arben Ahmetaj një letër zyrtare, për të zgjidhur këtë ABSURDITET të VKM, e cila diskretiton dhe dënon pa asnjë bazë ligjore bizneset shqiptare të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve.
Ja përmbajtja e letrës që Kujtim Hashorva, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve i ka dërguar Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, POR QË DERI TANI MINISTRI AHMETAJ NUK KA KTHYER ASNJË PËRGJIGJE, ndërkohë që inspektorët e DPT-së vahzdojnë të gjobitin bizneset shqiptare me gjoba milionë euro!
I nderuar Z.Minister
Po ju drejtohem Juve ne cilesine e Sekretarit te Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve dhe antarit te bordit drejtues te Dhomes se Tregtise ,Tirane.
Shoqata e transportuesve nderkombetare te udhetareve te Shqiperise (SHTNU) perbehet nga 19 anetare qe operojne ne linja te rregullta me autobus drejt Greqise,Italise, Gjermanise, Kosoves, Maqedonise,etj. dhe mbulojne afersisht rreth 70% te ketij tregu.
Ne kete komunikim shkurtimisht deshiroj t´ju bej dhe nje here me dije per domosdoshmerine e nje nderhyrjeje ligjore ne VKM 643, qe do bente te ligjshem funksionimin normal te trafikut nderkombetar te udhetareve, do eleminonte abuzimin konstant te organeve te kontrollit.dhe do vendoste  rregull  per raportimin e te ardhurave.Duke qene se ne korespondencen e gjate (rreth tre vjecare) dhe kontaktet e shpeshta qe kemi pasur me te gjitha institucionet pergjegjese  ,te cgenjyer edhe nga reagimi i administratas qe Ju drejtoni ne pergjigje te letres tone  te fundit,do ju lutesha qe Ju personalisht t´i kushtoni ketij problemi nje pjese te kohes Suaj qe per vete thjeshtesine e tij sigurisht do jete shume e shkurter dhe shpresoj qe dhe vendimi do jete i shpejte.
Perserisim se problemi buron  nga konflikti qe legjislacioni yne dhe konkretisht VKM Nr.643, date 11.06.2009 “Per prodhimin, shperndarjen dhe pajisjen e udhetareve me bileta transporti rrugor”, paragrafi 9, ka me ate grek. Ne kete vendim thuhet: “Shoqerite rezidente shqiptare, te licencuara ne transportin nderkombetar, detyrohen te pajisin me bileta udhetimi te shperndara nga organet tatimore, te gjithe pasagjeret udhetues, SI NE DREJTIMIN DALES, nga territori i Republikes se Shqiperise, ashtu edhe NE ITINERARIN E KTHIMIT”.Zbatimi i ketij vendimi eshte thjesht i pamundur sepse legjislacioni grek (por ne pergjithesi edhe te gjitha vendet BE) nuk e lejon paisjen me bileta te huaja per pasagjeret qe kane origjine territorin grek ,dhe jo vetem per ata shqiptare  sic rendom na jepet si argument. Kjo eshte e pamundur edhe per faktin se nese nje ligj i tille do ishte ne fuqi dhe ne vendet e tjera partnere  trafiku nderkombetar nuk do mund te egzistonte
Per pasoje ndodhemi ne nje situate paradoksale: nese pasagjeret pajisen me bileta shqiptare ne nisje nga Greqia sipas ligjit grek gjobitemi nga organet greke, por nqse pasagjeret pajisen me bileta greke atehere penalizohen dhe gjobiten nga organet shqiptare  sipas VKM 643. Shuma e tyre eshte e konsiderueshme sidomos nga pala greke ku kontrolli eshte me rigoroz.
Sqaroj se ligji grek ne ndryshim nga VKM 643 e lejon paisjen me bileta shqiptare te mjeteve greke apo shqiptare, qofte edhe vajtje –ardhje, kur nisja behet nga Shqiperia.
Adoptimi i modelit grek do ishte  fitim prures edhe per financat tona sepse do detyronte dhe kompanite partnere te cilat aktualisht nuk kontrollohen fare nga organet tona, te paiseshin me bileta tatimore shqiptare.
Per te zgjidhur ngercin e krijuar shoqata ne bashkepunim me Ministrine e Transporteve ka propozuar edhe nje Draft-Vendim  per modifikimin e VKM 643 i cili e zgjidh definitivisht problemin.
Duke Ju falenderuar per mirekuptimin

Kategori
Uncategorized

Dokumenti/ Si i manipuloi Enver Hoxha zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945.

Vjedhja e votave, modeli komunist si mallkim që e përndjek Shqipërinë deri në ditët e sotme. Bajram Isufi, Xhafer Muja, Ramdan Halilaj në Kukës dhe  Kleanth Mineu, Sul Ferçanit, Maliq Eleni Balo Veliu në Kavajë, personat që morën “kokrrat” dhe i hodhën në kutinë e Frontit

Si sot 71 vite më parë, më datë 2 Dhjetor 1945, Shqipëria e dominuar nga komunistët,  hyri në zgjedhjet e para për të përcaktuar sistemin politik që do të qeveriste vendin. Është pikërisht kjo ditë, nga ku e ka origjinën edhe manipulimi i zgjedhjeve, një mallkim që e ndjek Shqipërinë edhe sot.  Diktatori Enver Hoxha, u kujdes që menjëherë pas luftës të krijonte mekanizmat e duhur për të ushtruar presion në popull që të mos lejohej vota për asnjë parti apo individ, që mendonte ndryshe nga komunistët.

enver-hoxha-i-preferuari-i-jugosllav-euml-ve-u-b-euml-komandant-dhe-u-shnd-euml-rrua-n-euml-mit-nga-mugosha-e-popoviqi-hdNën ndikimin e fuqive aleate, u vendos të bëheshin zgjedhjet, për të cilat Enver Hoxha dhe komunistët e tjerë i premtuan SHBA-së dhe Britanisë se do të ishin “pluraliste, të lira e të kontrolluara dhe nga bota”. Ishin zgjedhjet e para që zhvilloheshin në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore.

Votimi me kokrra

Votimet, u vendos të bëheshin të fshehta. Ndërsa votat, që ishin kokrra me ngjyra të veçanta, hidheshin në dy kuti të ndryshme. Njëra kuti ishte e komunistëve, ndërsa kutia tjetër ishte e opozitarëve ose siç quhej ndryshe, kutia pa kandidat. Sipas dëshmive, dokumenteve të kohës dhe materialeve të botuara në shtypin e huaj të asaj kohe, me kutitë u bë loja e komunistëve me votat dhe me presionin psikologjik ndaj votuesve, të deklaruar e të cilësuar “kundërshtarë të regjimit komunist”. Kutia ku do të hidheshin votat (kokrrat) e opozitës, ishte bërë e tillë nga komunistët, që në fund të saj, kishte një shtresë prej metali, në të cilin pasi të binin “votat” prej kokrrash, të shkaktonin tingull. Ky tingull, sipas “provave” të bëra, dëgjohej nga anëtarët e komisionit dhe kështu, ata kishin mundësinë e plotë, për të zbuluar se cilët votonin kundër komunistëve dhe cilët pro tyre, duke evidentuar me emra kundërshtarët politikë të Partisë Komuniste dhe të pushtetit të Enver Hoxhës. Kjo lojë e bënte pa vlerë deklarimin e komunistëve, për “votime të lira e të fshehta”.

Manipulimi

Megjithëse kishin të gjithë situatën në dorë, përmes presionit për të mos e lejuar popullsinë të votojë për kandidatët  jokomunistë të opozitës, e cila ishte jo shumë e organizuar, komunisëtët patën nevojë të manipulojnë zgjedhjet.

27.al, sjell dy dokumente zyrtare të cilat vërtetojnë manipulimin e zgjedhjeve në dy qëndra votimi, në një fshat në Kukës dhe në një tjetër në Kavajë. Në dokumente identifikohen emrat që ishin ngarkuar të hiqnin kokrra nga kutia pa kandidat, dhe t’i hidhnin tek kutia e Frontit demokratik, pra atë të PKSH-së së Enver Hoxhës.  Shihni më poshte detajet e këtyre dy letrave dhe përpjekjet e komunistëve për të mbajtur të fshehur manipulimin.

Tirane 4 Shtator 1947.Gjyqi kunder grupit te Deputeteve.Foto:Atsh
Tirane 4 Shtator 1947.Gjyqi kunder grupit te Deputeteve.Foto:Atsh

Datë 6 dhjetor 1945

Koçi Koke

Jemi informuar se në katundin Loinë të Lurës Këshilli Mbikëqyrës, ka marrë 53 vota nga kutia pa kandidat dhe i ka hedhur në të Frontit Demokratik, tue pasë dijeni vetëm tre persona të këshillit në fjalë. Elementi që ka dhënë këtë informatë është një nga tre anëtarët e këtij këshilli, Bajram Isufi sekretari i tretë i nënprefektuarës së Bicajt.  Ky i ka deklaruar sekretarit të pushtetit Bicaj se i ka bindë dy shokët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës për ta bërë këtë. Shokëve të tij të Këshillit Mbikëqyrës u ka thënë kështu: se ju nuk keni punue mirë në popull dhe nuk i kini skjarue se cila është kutia e frontit dhe prandaj do të jeni përgjegjës e në sy të keq.

Ata janë përgjegjur:  rregulloje si të mundesh se ne nuk kemi dashur të votohet kundër frontit. Së fundi kanë rënë dakord dhe kanë kalue 53 vota nga kutia pa kandidat në atë të frontit.  Me sa deklaron Bajram Isufi, kjo çështje është e kufizueme në mes të këtyre personave të Këshillit Mbikëqyrës.

Proceset dhe dokumentet e tjera ligjore në lidhje me votimet e atij katundi, kanë ardhur në komisionin e  qarkut në rregull dhe nuk lënë asnjë dyshim ligjor. Tash po u përshkruajmë  shkurtaz biografinë e Barjam Isufit:  Elemen aventurier, i lëkundshëm, frikacak, don të duket.  Element i palidhur me Frontin por as që e don reaksionin.  Indiferent. Me sa kuptojmë ne këtë punë, egrupi-i-deputeteveka bërë gjoja për të fituar kredi kundrejt Frontit. Anëtari tjetër Xhafer Muja Afëzi, 19 vjeç mësues filloreje në katundin Lojë, element i padjallzuar.  Ungji është Din Muja katundar i mesëm, i squet dhe ka kaluar një jetë politike aventurierësh.  Dyshojmë se djali mund t’i tregojë ungjit të tij. Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës, katundari i thjeshtë nga Loja, Bajram Isufi, është porositë nga sekretari i Komitetit Ekzekutiv Ramadan Alilaj, që çështja rigorozisht të mbetet konspirative tue ia heq vërjetjen se ka bërë gabim të madh dhe se Fronti nuk ndihmohet në këtë mënyrë. Shoku Ramdan Halilaj është edhe sekretar i komisionit të zgjedhjeve të një rrethi tjetër elektoral e jo për katundin Lojë. Jemi lajmëruar për këtë mbrëmë natën. Lutemi urgjentisht na njoftoni mënyrën e veprimit.  Ne jemi në dilemë e nuk dimë si të veprojmë.

Çështja është konspirative dhe e kufizueme deri më tash. Presim përgjigje shumë urgjente.

Abedini!

Komitetit Qëndror  të Partisë Komuniste Shqiptare

Në lidhje me ç’fjalosëm dje,  puna qëndron ndryshe.  Është bërë ngatërresë në emër  të Kleanth Mineut dhe të Kleanth Vorfit.  Në qëndrën e Kavajës na kanë futur për të vëllain e Klenath Mineut, Piero Mineu. Kiçua që ishte në Kavajë  e tregon në këtë mënyrë çështjen:  Piero Mineu në bashkëpunim dhe në dijeni të Këshillit Mbikëqyrës ku ka qënë edhe një anëtar partie, Balo Veliu, kanë fshehur kokrrat e kutisë pa kandidat. Piero Mineu ai me mburrje i është fjalosur sekretarit të Frontit, Jemlush Thaçi, se ka bërë një punë të tillë dhe kështu i kishte bërë mirë gjoja frontit. Jemlushi i dha përgjigjen e duhur duke i vënë në dukje se kjo ishte një shkelje ligji dhe se për këtë ligji të dënon dhe bile rreptë. Piero Mineu është tronditur për këtë dhe e pret ndonjë dënim se shifet i ç’qetësuar.  Por Pjero ka folur dhe me Maliq Elenin sekretar i komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës për këtë punë.  Tani çështja është në dijeni të këshillit Mbikëqyrës të Jamlushit, Maliqit,  Sul Ferçanit. Qëndrimi i Pieroenver-qeniMineut  nuk është plotësisht me frontin, por këtë e ka bërë për të fituar kredi në Front.

Ka mundësi  që ky tiu thotë dhe tjetër kujt. Ne shokëve të Kavajës i kemi porositur që të mos e trumbetojnë një gjë të tillë përderisa vetë komisioni i zgjedhjeve për nënprefekturën nuk e ka ngritur këtë si problem.  Si dhe Këshillit Mbikëqyrës, nuk ka se ku bazohet se ka bërë një punë të tillë. Karshi Piero Mineut ne u mjaftuem vetëm me qëndrimin që mbajti që në fillim, Jamlush Thaçi, duke e quajtur të gabuar veprimin e tij, në qoftë se e kishte bërë. Që ta thërrasim përsëri Piero Mineun në formë gjyqi, ose për ta këshilluar që të mos e hapë një gjë të tillë, nuk na u duke  arsyeshme.  Meqënëse s’është anëtar partie dhe se ne dyshojmë të jetë provokator.  Anëtari i partisë, Seit Veliu, që bëntë pjesë në Kshillin Mbikëqyrës është një element mjaft i dobët që me revizionimin në parti mbetet jashtë. Megjithkëtë ky u thirr nga shokët në Kavajë (Jamlushi), dhe iu bë një vërejtje e rëndë për gabimin e madh që ka bërë.  Gjithashtu u porosit që të mos e pëshpëritë asnjë gjysëm fjale mbi këtë çështje dhe me Piero Mineun të mos provokojë  asnjë bisedë rreth këtij problem, asnjëherë. Çështja megjithse nuk është siç neve e biseduam dje me shokët e Kavajës, pa të ngatërruar, Klenath Vorfin me Kleanth Mineun por më e ngatërruar akoma, neve na duket që të jetë e kufizuar.  Dhe nuk besojmë që të përgjithësohet dhe të merret vesh nga populli.

Megjithkëtë shikojeni edhe ju përsëri dhe na këshilloni ndonjë qëndrim më të mirë që neve duhet të mbajmë karshi kësaj çështje./faktiditor

Durrës 9.12 1945

zgjehdje-45

Kategori
Uncategorized

VDEKJA NE DEBORE.

Dashmir Zace/

Ajo dite ne Tirane ishte llahtare.Nga mbasditja e vonet filloi nje shi i imet qe do te kthehej ne nje rrebesh dhe s’do te dalloje rrugen as dy metra larg.Ndaluam je taksi dhe u nisem nga stacioni i trenit per tek Komuna e Parisit.Rruget e mbushura me uje, levizja e makinave e veshtire.Shiu litare-litare i pengonte fshireset e xhamave te benin punen e tyre.Ndalesat qene te gjata dhe kjo na ndihmoi te zinim muhabet me taksixhiun.Ishte mallakastriot.I thame se sa ishim kthyer nga kurbeti grek. Edhe ai kishte qene ne Greqi, por kishte dy vjet qe ishte kthyer dhe kishte blere nje taksi se bashku me lejen e ushtrimit te profesionit.
– Kemi vuajtur shume, e nisi rrefimin taksixhiu.- Ke mi qene 6 femije ne shtepi . Babai na ka vdekur heret dhe na rriti nena me shume mundime.Me ne jetonte dhe gjyshi me gjyshen se keshtu e donte zakoni.Nusja dhe femijet jetime duheshin marre nen mbrojtje dhe duheshin perkrahur.Punonin te tre ne kooperative dhe mezi siguronin buken e gojes.Prodhonim grure dhe hanim mise,miser nga ai i foragjereve.Kishim zene vendin e lopeve.Po lopeve per te shtuar qumeshtin mbase u hidhnin dhe grure, kurse vetem miser.Buka e misrit behej aq e forte sa dhe plumbi i kobures bente rikoshete, ndersa dhembet tane qene me te forte se plumbi.
Por ne Shqiperi shkrine akujt. Populli u zgjua nga gjumi dhe si nje lume i dale nga shtrati, vershoi rrugeve duke kerkuar liri-demokraci.Klonet u shqyen, kufijte u hapen.Vellai i trete u nis per te punuar ne Greqi.Une isha ne shkolle.Dy here s’e ndihu fati.E kapen dhe e kthyen,por heren e trete pas mundimesh arriti ne Larise , ku punoi per disa vjet .E kapen dhe e kthyen> Qendroi ne fshat dhe vendosi te merret me bujqesi.I ka ecur mire deri tani.Une mbarova shkollen tetevjecare dhe isha nxenes i mire ,por nevoja me detyroi te merja rrugen e kurbetit dhe une qe ne moshe te njome.U nisa te provoja fatin por s’me eci sepse sa vinim ne zonen e Konices na kapnin ushtaret dhe pasi na rihnin na kthenin prapsh.Kjo u perserit disa here.Heren e fundit u nisa me vellane.Ai ishte 25 vjec une !5-te.
Tha keto dhe u zverdh, dy pika lot i rreshqiten nga syte.Ndaloi makinen tek kryqezimi i 21 dhjetorit dhe pasi na kerkoi te falur vazhdoi:
– U nisem ne dreke nga fshati, arritem ne Permet dhe ne te ngrysur ne Carshove. Kaluam uren mbi lume ne te errurduke iu ngjitur kodrave te mbulluar me shkurre dhe drure.Vellai e njihte rrugen pasi e kishte bere dhe here te tjera.Ecnim ne erresire te lidhur dore per dore dhe ndiheshim me te sigurte.Pengoheshim e binim mbi njeri- tjeterin.Me ne fund vellai me tha se kishim hyre ne token e huaj. Pasi te kalonim perroin peseqind metra me te siper ishte nje kasolle barinj e braktisur ,ku do te kalonim naten.Kaluam perroin i cili kishte shume uje dhe ashtu te lagur arritem tek kasollja.Hoqem kepucet , shtrydhem rrobat dhe ne vatren e zjarrit u munduam te ndiznim nje zjarr i cili me shume nxirrte tym se sa flake nga drute e njoma, po dhe nga frika se me flake mund te diktoheshim nga ushtaret greke.E gdhime si e gdhime ate nate , gjume e pa gjume si lepuri ne ferre me syhapur.Afer mengjesit pame se jashte kishte filluar debora.Ishte shkurt.Aty , ne mes te pyllit,vetem ne kasolle e kaluam diten dhe ndaj te ngrysuri u nisem per rruge, une dhe vellai im.Debora vazhdonte te binte , por ne cenim dhe vetem ecnim.Ndjeme lodhje , por nuk mund te qendronim , se po te qendronim do te ftoheshim e do te mpiheshim e do te ngeleshim aty duke rrezikuar jeten.Benim pushime vetem sa mbusheshim me fryme . Une fillova te capitesha, por vellai me jepte kurajo dhe keshtu te dy vazhdonim rrugen me besimin se do t’ia dilnim.
Debora sa vinte e dendesohej dhe trashesia e saj rritej duke na veshtiresuar ecjen.Kepucet na ishin bere qull dhe kembet na rendonin.
– Edhe pak,- me tha vellai,-dhe arrijme tek stani tjeter.Atje ka nje shtepi cobenesh dhe do te ndezim zjarr e do te thahemi.Keshtu ishte gjetur kjo pune ,stan me stan.Me ne Fund arritem ,por dera e asaj qe im vella e quajti shtepi ishte me kyc.Kerkuam neper bore dhe gjetem nje gur .Me te thyem deren dhe hyme brenda.Afshi i ngrohte i shtepise na hyri neper trup dhe ne ndjeme nje fare lehtesimi,por rrobat e lagura na ngjethnin trupin.Ndezem zjarrin dhe ashtu prane e prane filluam te thahemiPer te ngrene kishim plot cante, nje cante nga ato te ushtriseThekem buken ne prush dhe e hengrem me djathe.Gjumi po na kapiste pak e nga pake.Nuk e di sa fjetem ashtu te kthyer me kurris nga zjarri, vetem se , kur hapem syte pame se qe gdhire.Une vura re kembet e vellait qe qene mavijosur , por ai e kapi shikimin tim dhe me tha se ishin bere nga te ftohtit dhe duke u nrohur do t’u vinte ngjyra e atyre normale.Une e besova vellane.Qendruam aty gjithe diten dhe pa u ngrysur mire nisem rrugen per ne Kallpaq.Here xhadese e here pyllit vazhduam ecjen, por une e ndjeja se vellai kishte veshtiresi ne ecje.Per ta ndihmuar i mora krahun dhe e hodha ne supin tim, kurse krahun tjeter ia kalova ne mes dhe ashtu vazhduam rrugen. Vellai filloi t’i hiqte kembet zvarre dhe pesha e tij binte mbi shpatullat e mija te cilat i shterngoja fort per te mbajtur ate dhe per te mos u rrezuar.Kjo gjendje sa vinte e perkeqesohej me shume.Kepucet qe kishte veshur qene care dhe kembet pothuaj shkelnin zbathur ne debore.Ecnim pa pushim ne debore e cila tani kishte pushuar dhe nje hene e shndritshme , por e ftohte akull na ndriconte rrugen.Ike e rezohu, rezohu e ngrihu.Vellane gati sa se hiqja zvarre,por asnjehere se leshova nga dora.Mbase zoti ma dha ate fuqi, mbase dashuria per vellane?Nuk e di ,por une vazhdoja te ecja dhe vetem te ecja.Ne nje moment vellai me tha ta lija aty dhe te vazhdoja i vetem se 2-3 kilometra me tutje ishte nje stan dhe te kerkoja ndihme.Une nuk iu binda dhe me te ne krahe vazhdova rrugen pa pushuar.Kishte momente , kur nuk e ndjeja vellane, qendroja te degjoja frymemarrjen e tij dhe ,kur bindesha se qe djalle shpetoja hapin.Per nje moment rreshqita dhe rame njeri mbi tjetrin.Ne driten e henes pashe se kembet e vellait ishin mbuluar me gjak.E rrembeva dhe e hodha ne kurris dhe u nisa andej nga vinte nje e lehur qeni.Eca dhe pak dhe pashe stanin.Ishte bosh.U futa ne te dhe dhe duke e ulur vellane ne toke degjova nje si gogesime dhe trupi i vellait u nde i gjithi.Une isha femije dhe nuk e kuptova fillimisht c’kishte ndodhur.Fillova ta ferkoj trupin e vellait per ta nxehur sado pake ,i vija duar ne zemer per te degjuar rahjet e saj,por duart e mija te ngrira nuk ndjenin asgje.E perserita disa heredhe pasi ai nuk m’u pergjigj e kuptova se vellai me kishte lene vetem aty ne ate kasolle stani. Qava me ulerime, qava gjithe naten dhe ashtu i mpire nga dhimbja dhe te ftohtit nuk e ndjeva zhurmen e makines qe po i afrohej stanit.I zoti i stanit kishte ardhur per te marre bar per bagetite qe i dimerote diku ne fushe. Ne fillim u tremb, por pasi me pa ashtu te mpire dhe vellane qe s’leviste nga vendi m’u afrua , me mori e me futi ne kabine duke me mbeshtjelle me nje batanie, pastaj mori bar e shtroi ne makine vuri dhe nje batanie mbi te , pastaj mori trupi e vellait e shtriu mbi batanie dhe e mbuloi me nje pallto te madhe dhe u nisem per qendren shendetsore te Kallpaqit.Lajmeroi me celular dhe , kur arritem atje po na prisnin. Dy infermiere me moren dhe me futen ne nje dhome te ngrohte dhe me mbeshtollen me nje batanie te leshte . Me kishte zene gjumi dhe ne mbremje ,kur u zgjova nuk kuptoja ku isha.Infermierja qe me rrinte tek koka me beri shenje qe te flija. Une u ngrita vrik dhe fillova te kerkoj vellane duke qare me ulerima, por ajo me mbante fort duke me shternguar pas kraharorit te saj.
Erdhi doktori,e ai me coi tek vellai te cilin e kishin mbuluar me nje carcaf te bardhe.Ne fillim nuk e njoha ,aq shume qe transformuar, por pastaj i rashe ne gjoks duke qare. Me moren , me bene nje gjilpere dhe me cuan ne dhome.Pas procedurave qe beri punonjesi i konsullates sone te Janines dhe mjeku ,te nesermen u nisem per ne Mallakster per t’i dhene lamtumiren vellait .Gjyshi qe jetonte me ne s’e duroi dot ikjen e te nipit dhe pas tre muajsh na la dhe ai.Une u ktheva ne Greqi me vize, por ato qe hoqa ate shkurt ,kur humba vellane nuk kam per t’i harruar kurre.I thone nje fjale vazhdoi taksixhiu per ta mbyllur : Zot ,o zot , pa hall mos me lenc, por hall mbi hall mos me dhenc.E ne shqiptaret kemi shume halle.
Permet , tetor 2013

Kategori
Uncategorized

Marshimi Epik i banorëve të Zharrzës

Nga Dr. Albano Zhapaj/
Nuk është udhëtimi Biblik i Moisiut që u nis nga Deti i Kuq për në malin Sinai, duke kaluar nëpër shkretëtirën e Sinit dhe për të vënë në shpëtim popullin e tij. Nuk është Marshimi Epik i udhëhequr nga Luther King prej 87 kilometrash nga Selma deri në Montgomery që kulmoi me nënshkrimin e Aktit të të Drejtave të votimit nga Presidenti Lyndon Johnson, që rezultoi të ishte një nga fitoret më të rëndësishme për lëvizjen e të drejtave civile në historinë e Amerikës dhe njerëzimit në përgjithësi. Është marshimi i banorëve të Zharrzës, një fshat në lindje të qytetit të Fierit që po bën epizmin në epokën e re shqiptare që duhej të ishte demokratike.
Zharrza është një vend që për nga pasuritë nëntokësore mund të konsiderohet pa frikë si i bekuar nga Zoti, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për banorët e saj. Në vendet arabike kush ka pasur fatin të lind dhe kush vazhdon të lindë në mbitokën naftëmbajtëse mund të quhet i bekuar për nga mirëqenia ekonomike, dhe në këto vende banorët dallohen lehtësisht për nga veshja karakteristike sheikjane që mban, përkatësisht veshje e bardhë nga këmbët tek koka, me shiritin e zi të lidhur mbi shemagh-un (mbulesën tradicionale) e mbajtur mbi kokë.
Jo shumë larg këtyre vendeve, në krahun tjetër të Mesdheut, në Shqipërinë tonë situata rezulton të jetë krejt e kundërta, banorët e zonës naftëmbajtëse më të madhe në vend janë njerëz të ndëshkuar nga fati, ku me fat nënkuptohet jo ai që të ka dhënë Perëndia, por ai fat që për ata ka vendosur Qeveria. Të varfër deri në mjerim, të nëpërkëmbur nga shteti dhe një kompani e huaj, të mashtruar, të përbuzur deri në poshtërim, të papërfillur, pa një të ardhme për vete dhe fëmijët e tyre, vendosën të ngujohen deri në vetëflijim duke nisur një grevë urie që për turp të shtetit dhe reflektorëve të fikur të mediave kombëtare, nuk do të njiheshin ende sot, në qoftë se nuk do të kishin iniciuar këtë marshim epik.
Banorët e Zharrzës të ngujuar në një grevë urie, ndryshe nga banorët e fshatrave simotra të Arabisë Saudie apo Kuvajtit, dallohen lehtësisht pasi janë të mbuluar me batanije, dhe mbi kokë nuk mbajnë shaminë e bardhë me shemagh-un arab, por një shirit të kuq, atë të mbrojtjes së të drejtave që u takon, me shiritin me ngjyrë gjaku.
Populli i Zharrzës “Fajtor” se ka lindur në tokën e vet.
Fati i tyre i zi është përcaktuar që në lindjen e tyre, ata janë “fajtorë” vetëm e vetëm se jetojnë aty prej shekujsh, në tokën që nga gjyshërit dhe etërit e tyre kanë trashëguar, dhe në shtëpitë që me mund e djersë kurbeti kanë ndërtuar. Ata janë “fajtorë” që vazhdojnë të banojnë aty, janë fajtorë që ngrenë të ardhmen e tyre në tokën e tyre, janë fajtorë që martohen, krijojnë familje dhe lindin fëmijë, janë fajtorë që nuk largohen dhe t`ia lënë dheun dhe pjesën e diellit që u takon kompanive të huaja dhe shtetarëve që nxjerrin përfitime nga pasuria e nëntokës së Zharrzës.
Pse është marshim epik ky i banorëve të Zharrzës?
Me shtëpitë e dëmtuara vazhdimisht nga “tërmetet” e plasjeve me mina në nëntokën e tyre, me ajrin e ndotur të rafinerive të naftës, si dhe me tokën e përmbytur nga shpërthimet dhe dajlet mbitokësore të naftës, me rrugët e katandisura më keq se në kohën e Zogut, banorët e Zharrzës për vullnetin, forcën dhe dashurinë që kanë për të jetuar në tokën e të parëve të tyre i`a kalojnë edhe popullit të Moisiut, pasi kërcënimi i jetës aty është puthuaj i njëjtë.
Për nga vuajtjet, mashtrimet, poshtërimet, sëmundjet, padrejtësitë dhe distanca e rrugës që po përshkruajnë me siguri që ja kalojnë edhe Marshimit Epik të Selmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi marshimi i Selmës u bë në këmbë, ishte vetëm 87 kilometra dhe i udhëhequr nga martin Luter King, ndërkohë që marshimi i banorëve të Zharrzës është gati dyfish, gati 150 kilometra dhe nuk udhëhiqet nga asnjë lider, por udhëhiqet nga vetë banorët, të cilët të uritur, lodhur e rraskapitur nuk ecin dot as në këmbë, por në karroca invalidësh, të shtyrë përgjatë rrugës nga bijtë e tyre.
Në këto kushte ky nuk është dhe nuk mund të jetë një udhëtim i zakonshëm, nuk mund të quhet as një shpërngulje e përjetshme, por vetëm një Marshim Epik, pasi mbart në vetvete të drejtën bazë të njeriu, të banotir të Zharrzës, atë të të jetuarit në tokën e tij, në shtëpinë e tij, të krijuarit familje, të të trashëguarit, të të punuarit me djersën e ballit, qoftë edhe duke punuar tokën dhe pritur të mbjellat e saj, pa pasur frikë se një mëngjez të çfarëdoshëm shtëpia të të shembet dhe toka të të mbulohet me naftën e zezë, duke e bërë jetën dhe fatin e tyre më të zi se nafta.
Marshimi Epik i banorëve të Zharrzës të shërbejë si lëvizje për të drejtat e shqiptarëve.
Shumëkush mund të mendojë se situata e banorëve të Zharrzës mund të përdoret apo keqpërdoret për qëllime politike. Por në qoftë se nuk bëhet politikë për mirëqenien e popullit, për sigurimin dhe mbrojtjen e banesave të tij, për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja e naftës dhe e gazit, për mbrojtjen e të mbjellave, për mbrojtjen e punës dhe të jetës në vendin ku jemi lindur, atëherë për çfarë mund të bëhet politikë tjetër?
Ky popull është lodhur së emigruari, ka thyer shpinën duke punuar në tokën e të huajve, është rraskapitur duke jetuar i ndarë nga familjet, sa në emigrim e sa në vendin e tij, ka parë e ka jetuar mjaft për të kuptuar se e ardhmja e tij mund të ndërtohet edhe këtu. Asnjë nga vendet ku kanë emigruar shqiptarët nuk rezulton të ketë këto bukuri dhe pasuri natyrore, përmos i kemi më tepër se ata, prandaj politika duhet të kontribuojë që populli të jetojë jetën e tij në tokën e tij dhe punë e tij, dhe jo ta detyrojë atë të emigrojë dhe pasuritë t`i lerë tjetërkund e tjetërkujt.
Opozita e sotme ka detyrimin madhor që kauzën jetike të banorëve të Zharrzës ta bëjë kauzë për Shqipërinë, t`i mbështesë, t`i mbrojë dhe t`i udhëheqë në të drejtat e tyre, me respektin dhe dinjitetin që meriton çdo banor i Zharrzës dhe çdo shqiptar. Nëpërkëmbja e të drejtave të banorëve të Zhërrzës është nëpërkëmbje e të drejtave të shqiptarëve. Qeveria u pa se çfarë qëllimesh ka në nëntokën e Zharrzës dhe për banorët që jetojnë në atë mbitokë.
Kreu i opozitës, gjithë faktori opozitar dhe shoqëria civile të mbështesin këta banorë dhe t`u thonë hapur dhe në sy se cila do të jetë e ardhmja e tyre në qeverinë e ardhshme të djathtë, dhe të kenë kujdes me premtimet, sepse bëhet fjalë për të drejta të pamohueshme dhe për ndërtimin e jetës të çdo qytetari, ashtu si të çdo banori të Zharrzës, në shtëpinë dhe vendin e vet. Një shoqëri nuk mund të quhet e tillë kur qeveria nuk i garanton të drejtën e ndërtimit të jetës së vet në tokë të vet. Kauza është më se e shenjtë, ta ruajmë dhe ta mbrojmë.

Kategori
Uncategorized

Kriminalizimi i Parlamentit dhe Korrupsioni i Qeverisë “Rama”janë shkaqet e Krizës dhe Kaosit Politik në Shqipëri.

Jakup B. GJOÇA
Në Shqipëri, Media e dirigjuar nga Kryeministri Rama, “opinionistët” rrogëtarë të kryeministrit Rama, misionarët e Bashkimit Europianë, që janë rrogëtarë të Soros, mundohen të etiketojnë Protestën e përditshme të qytetarëve dhe të Opozitës si “Krizë Politike”.
Arrijnë deri aty sa Protestën e quajnë “Kaos Politik”, meqë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Zgjedhje me qeveri teknike.
Knut Fleckenstein, erdhi në Tiranë dhe “këshilloi” që debate politik të mos bëhet në Protestë, por në Parlament!
Është po ky emisar i BE-së, që në raportin e BE-së për integrimin e Shqipërisë, ka shkruar se Shqipëria nuk mund të bëhet palë me BE për hapjen e negociatave për anëtarësim, pa luftuar Korrupsionin dhe pa bërë Dekriminalizimin e Parlamentit!
Atëhere, si guxon Knut Fleckenstein, që në emër të BE-së t’u kërkojë protestuesve të ndalojnë Protestën dhe të rikthehen në Parlament, kur më parë nuk kushtëzon Dekriminalizimin e Parlamentit?
Dekriminalizimi i Parlamentit bëhet vetëm me SHPËRNDARJEN E PARLAMENTIT TË KRIMINALIZUAR.
Si guxon Knut Fleckenstein, që në emër të BE-së, t’u kërkojë protestuesve të ndalojnë Protestën dhe të rikthehen në Parlament, kur më parë nuk kushtëzon dënimin e Korrupsionit, duke kërkuar Domosdoshmërisht shkarkimin e ministrave të korruptuar?
A mund të luftohet korrupsioni i ministrave dhe i kryeministrit me debat në parlament, PA U HETUAR DHE GJYKUAR MË PARË NGA PROKURORIA DHE GJYKATA?
Duke u sjellë kështu Knut Fleckenstein në Tiranë, nuk erdhi si emisar i BE-së, por u soll si SPONSOR POLITIK I KRYEMINISTRIT RAMA, në dëm të Demokracisë së Shqipërisë!
Derisa Kryeministri Rama pengon Integrimin e Shqipërisë me korrupsionin dhe kriminalizimin e Parlamentit, si mund të kërkojë Knut Fleskenstein, si emisari i BE-së në Tiranë, debat politik në Parlament për zgjidhjen e krizës politike?
Zoti Knut Fleskentein: Në kë demokraci të Europës Korrupsioni dhe Kriminalizimi i Parlamentit është luftuar me debat në Parlament?
Përse Knut Fleskentein nuk shkoi edhe në Rumani dhe të kërkonte nga protesutesit që të ndalojnë Protestën dhe të bëjnë debat politik në Parlament me kryeministrin e korruptuar?
Në çdo Demokraci, Kryeministrin e Korruptuar e rrëzon nga Pushteti VETËM PROTESTA!!!
Korrupsioni dhe Dekriminalizimi në Shqipëri u FAKTORIZUAN nga kryeministri Rama, i cili bëri deputetë në 2013-n persona me rekorde kriminale. Korrupsioni në Shqipëri bëhet nga ministrat e Ramës, duke dhënë koncensione dhe tendera publikë PA TRANSPARENCË!
Kjo është Kriza Politike në Shqipëri! Kur Shqipëria është PENG i Korrupsionit dhe i kriminalizimit të Kryeministrit Rama.
Dhe kjo Krizë Politike në Shqipëri vazhdon 4 vjet, pasi kryeministri Rama nuk mund të kryejë asnjë reformë në Drejtësi.
Nuk mund të ketë vlerë asnjë reformë në Drejtësi, kur ligjet i hartojnë dhe i votojnë deputetë kriminelë.
Nuk mund të ketë VETTING të Reformës në Drejtësi, nëse Vettingu nuk prek edhe pasurinë e Kryeministrit Rama, e cila arrin 200 milionë euro, sipas raportit të OSBE në 2015-n.
Atëhere, çfarë debati politik mund të bëhet në një Parlament të kriminalizuar?
Krizën Politike në Shqipëri e ka shkaktuar Kriminalizimi & Korrupsioni i kryeministrit Rama! A nuk ishin deputetët socialistë, që kërkuan në 2015-n zbimin e OSBE-së, meqë raportoi që kryeministri Rama ka pasuri 200 milionë euro? A nuk ishin deputetët socialistë, që krijuan Krizë politike në Shqipëri në 2015 në raportet Shqipëri – OSBE, pikërisht, që të mbronin Korrupsionin e kryeministrit të tyre Edi Rama? Protesta e tanishme e qytetarëve dhe e Opozitës kërkon Zgjidhje Demokratike të kësaj Krize Politike në Shqipëri.Parlamenti i Kriminalizuar nga kryeministri Edi Rama nuk mund të bëhet Faktori i zgjidhjes së Krizës Politike!
PROTESTA  kërkon NDËSHKIMIN E KORRUPSIONIT & KRIMINALIZIMIT TË KRYEMINISTRIT RAMA. Hapi i parë i ndëshkimit të një qeverie të korruptuar dhe të kriminalizuar është DORËHEQJA! Nuk mund të pretendosh, se një qeveri e korruptuar dhe e kriminalizuar do të rrëzohet me zgjedhje, të cilat do t’I drejtojë po kjo qeveri e korruptuar dhe e kriminalizuar!
Mos krijoni Iluzione!
NUK KA ZGJEDHJE TË LIRA PARLAMENTAREme Edi Ramën si Kryeministër, i cili bëri deputetë & kryebashkiakë Persona me rekorde kriminale,pikërisht, DUKE BLERË VOTAT E SHQIPTARËVE ME LEKËT & KËRCËNIMET E KRIMIT!!!
Me kryeministrin Rama, zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 janë të kërcënuara të manipulohen.
Ndërkohë që OSBE nëTiranë tha pardje se qarkullojnë 2 miliardë euro për të blerë zgjedhjet parlamentare në 18 Qershor 2017. Dhe këto 2 miliardë euro I KANË KËTA QË QEVERISIN, DUKE KORRUPTUAR ME KONCENSIONE & TENDERA PUBLUKE!
Ose, le të argumentojë publikisht Kryeministri Rama, që 2 miliardë euro i ka Opozita dhe ajo do të blejë Votat në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017!
Ndërkohë, që heshtin për deputetët kriminelë që votojnë ligje dhe për ministrat e korruptuar që akoma japin koncensione!!!
2 milardë euro, që qarkullojnë sipas denoncimit të OSBE-së në Tiranë, i kanë në dorë vetëm politikanët e mazhorancës së Rilindjes Socialiste. Burimet e tyre janë trafikimi i Canabis dhe korrupsioni.
Drejtori i Antimafies Italiane erdhi dje në Shqipëri dhe deklaroi nga Tirana që Shqipëria ka mbytur Italinë me trafikimin e Canabis. Trafikantët e Canabis në Shqipëri janë vetëm qeveritarët e Rilindjes Socialiste, të cilët janë përkujdesur për Canabis, që nga mbjellja e mijëra hektarëve në gjithë Shqipërinë e deri në procesin e tharjes dhe të paketimit të Canabis. Pa mbështetjen dhe mbikqyrjen e drejtpqërdrejtë të Qeverisë së Rilindjes Socialiste, nuk mund të thahen, të manipulohen, të paketohen mijëra ton Canabis në Shqipëri, ndërkohë që në shtetet fqinje, në Greqi, në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, nuk mund të mbillen dot as dhjetëra rrënjë Canabis!!!
Protesta e qytetarëve dhe e Opozitës, tashmë është e përditshme dhe kërkesa e vetme që kanë është dorëheqja e kryeministrit Rama, si një garanci që në Shqipëri më 18 qershor 2017 të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla, para disa ditësh deklaroi se nuk ka më kohë për numërimin elektronik të Votave në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, duke aluduar haptaz, se numërimin e votave do ta bëjnë komisionerët militantë partiakë socialistë, që dominojnë në Administratën Zgjedhore. Edhe Kryetari i KQZ-së (militant socialist) deklaroi pubklikisht që nuk do të bëhet numërimi elektronik, QË TË KETË MUNDËSI PARTIA SOCIALISTE TË MANIPULOJË REZULTATIN ZGJEDHOR!
Por, kryeministri Edi Rama dje në parlament, u detyrua nga Protesta të pranojë numërimin elektronik, duke shpresuar që protesta trë reduktohet dhe të mos kërkojë më DORËHEQJEN E KRYEMINISTRIT!
Madje, për hiporkizi politike, deputetë socialistë kërkojnë që “debate politik” të bëhet në parlament (i cili ende nuk është DEKRIMINALIZUAR), dhe jo në Protestë!
Janë po këta deputetë socialistë, që në 2009 bojkotuan 6 muaj Parlamentin! Sot, po këta deputetë socialistë,  që bënë grevë 6 muaj, duke sabotuar debatin në Parlament, “ftojnë” PD braktisë Protestën, që të marrë pjesë në Parlament, me pretendimin se debati politik bëhet në Parlament! Në 2009 deputetët socialistë, kryetari i PS Edi Rama pretendoi që u vodhën votat në 2009, prandaj bojkotuan Parlamentin 6 muaj, prandaj bënë edhe grevën e Urisë 6 muaj! Por PS në zgjedhjet e 2013-s mori po aq vota sa mori në 2009-n, ndërsa në zgjedhjet e 2015-s mori 312.311 vota më pak se në 2013-n, duke vërtetuar, që PS-së nuk iu vodh asnjë votë në 2019-n, por bojkotin e Parlamentit e bëri për të justifikuar Humbjen Elektorale dhe se Etja për Pushtet që kishte Kryetari i PS Edi Rama mund të shkatërronte edhe vetë Demokracinë në Shqipëri!
Krizën dhe Kaosin politik në Shqipëri e ka shkaktuar Korrupsioni dhe Kriminalizimi i Parlamentit nga kryeministri Rama.
Kryeministrin e korruptuar e rrëzon nga Froni I Pushtetit vetëm Protesta. Rrrëzimi nga Pushteti i kryeministrit të Korruptuar është e vetmja zgjidhje e Krizës dhe e Kaosit politik në Shqipëri!
Nuk ka zgjidhje të dytë për Demokracinë dhe Integrimin demokratik të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përveç dorrëheqjes të kryeministrit Rama, si përgjegjësi kryesor i Korrupsionit dhe i Kriminalizimit të Parlamentit në Shqipëri!

Kategori
Uncategorized

Dikur vije në kishë, tani je ushtar i “të fortëve” me X6.

Dikur vije në kishë, tani je ushtar i "të fortëve" me X6

Nga Dom Gjergj Meta

I dashur A,

Kam qenë edhe famullitar në zonën tënde, për pak kohë, të themi rreth 2 vjet, aty diku përreth fshatrave të Fushë­-Krujës, që këto ditë u përfol për kultivim lëndësh narkotike. Më njeh edhe ti se jemi takuar shpeshherë apo më ke parë në rrugët e fshatit tënd, apo duke pirë ndonjë kafe me njerëzit aty. Ti nuk ke për ta lexuar këtë letër për shumë arsye. E para, sepse ne “elita” letrat i shkruajmë për njëri– tjetrin se ashtu janë ca “muhabete”: ne i flasim vajzës që të dëgjojë nusja.

Por edhe sepse ti ndoshta sot je roje në ndonjë parcelë të mbjellë me kanabis me kallash në krah, ose po qëron bimët në ndonjë magazinë, ose po mban thasët e po i transporton, ose thjesht je në burg, sepse

kësaj here të kanë kapur. Unë të njoh mirë dhe e di kush je, çfarë mendon, si arsyeton, si je rritur dhe çfarë ke dëgjuar qysh fëmijë. Ti je një i ri i pas viteve ‘90. Në këto vite ti nuk je rritur me propagandën komuniste, ti nuk ke dëgjuar për xhaxhi Enverin e as për arritjet e mëdha të Partisë dhe të pushtetit popullor. Ti nuk ke parë luftën e klasave as nuk e ke ndier fare atë.

Ti nuk ke bërë betimin si pionier i Enverit, ti nuk ke qenë debatikas dhe as nuk ke mbajtur shallin e kuq. Shumë gjëra kësisoj ti nuk i ke bërë dhe për këtë je me fat. Por ama, nga ana tjetër, ty të është servirur vazhdimisht si model ai i forti, me makina luksoze që e ka blerë pak kohë pasi iku në Itali. Ti je rritur me modelin e të fortëve të Kurbinit dhe Fushë­Krujës që kanë trafikuar femra, janë marrë me

drogë, me vrasje etj. Po! Ky ka qenë modeli yt.

Ti je rritur me fjalë të tipit: “Hallall ia boftë Zoti atij!”, “Ai osht njish or ti”; “Ai ka pas gjith ato k..va në Milano or plak”, “Ho er burr ne ti se drog ka lujt se s’i ka bo dom kujt”, “Osht i zoti nuk matesh dot me te se t’heq qafe”. Madje kur i ke parë këta tipa që zbrisnin nga makinat e tyre luksoze, në lokalet e zonës, të blera në pak kohë, që sapo dilnin nga makina i fusnin një të shfryrë hundëve dhe një të pështyrë në tokë e përshëndesnin: “he or zjarm ça ke bo?” ti “eksitoheshe” krejt

dhe ëndërroje të ishe si ai.

Ndërkohë ty qysh të vogël nuk të ka thënë kush që numrat e matematikës janë hyjnorë dhe se shkenca është e bukur; sa e bukur është gjeometria dhe algjebra; se germat e shqipes janë të bukura e që Eposi i Kreshnikëve, poezitë e Fishtës e të Naimit, sonetat e Mjedës dhe përkthimet e Nolit janë një ushqim për shpirtin. Nuk të ka thënë kush me ngulm se të lexosh Hygoin, Dostojevskin, Servantesin e Floberin, Shekspirin e Dikensin, njeh shpirtin krijues të kontinentit të vjetër. Po ashtu, nuk të kanë vënë në dorë kurrë një dialog të Platonit, një copëz nga etika e Nikomakut të Aristotelit, apo thjesht një faqe të Kantit, Hegelit, Nices a ku ta di unë. Madje, edhe emrat e tyre mund të duken të çuditshëm.

Ti je rritur me tallavanë dhe me reperat dylekësh dhe as të ka shkuar ndërmend se ka një Bach, një Mozart, një Bethoven e kështu me radhë. Sa shumë do të kishte ndryshuar jeta jote po të kishe njohur në vend të të fortëve të Laçit, Tropojës, Tepelenës, Vlorës, Fierit, Durrësit, së paku një nga këto emra që të thashë më sipër. Më beso se jeta jote do të kishte qenë krejt ndryshe. Ti këto nuk i pate e as prindërit tuaj nuk i patën, duke qenë se në këto vite ata më shumë mundoheshin se si të siguronin bukën për ty dhe vëllezërit e motrat e tu.

Ata të lanë punën, por ti nuk e doje as punën, sepse e pe që yt atë dhe nëna jote me punë, çdo ditë në arat e tyre, nuk arrinin të siguronin as bukën e gojës. Ti e vure re se prindërit tuaj në këto vite, megjithëse punuan çdo ditë tokën, ruajtën lopët, apo punuan roje në ndonjë biznes privat, në fund nuk patën lekët e mjaftueshme kur gjyshja u sëmur rëndë, apo ku mami pati një tumor në gjoks. Ti e pe se ata që mbaruan shkollën nga fshati apo lagjja jote filluan punë në një “call center” dhe i rrofshin klasikët e letërsisë, shkencat ekzakte etj.

Ndërkohë që ti shihje para teje parakalime “tangarllëku” nga moshatarët e tu, apo edhe pak më të mëdhenj me Kabriolet, Cayenne e pastaj edhe më banale si X6 apo Ferrari. E tani më vjen ndërmend kur ti fëmijë vije te Kisha bashkë me fëmijët e tjerë e luaje me ta, luteshe me ta, gëzoheshe bashkë me të gjithë moshatarët e tu. Por çfarë ndodhi? Pse tani je aty pas hekurave, apo në vetminë e një are të mbjellë me lëndë narkotike të jashtëligjshme, apo brenda një magazine ku pastron kanabis? Pse? Ja ku po ta them se sot je thjesht një ushtar, një ushtar i vogël i papërfillshëm, i cili ka humbur lirinë e

vet dhe rininë e vet.

Të kanë premtuar “të fortët” se po të bëje këtë punë fiton shumë, në pak kohë dhe je i sigurt, sepse “policia na mbron”. Jo i dashur, nuk ka një polici që mbron të keqen. Policia nuk mbron krimin, ajo herët a vonë do ta luftojë atë. Edhe policët janë prindër të disa të rinjve të moshës tënde dhe thjesht duan të marrin rrogën e tyre. Ka kriminelë në radhët e saj, mund të ketë drejtues të korruptuar, por jo policia. Do të vijë momenti që një ditë do të hyjnë në magazinën ku je ti, me kapuça, të armatosur deri në dhëmbë, e do të bërtasin: “ndal, duart lart!,” do të kapin e do të shtrijnë përtokë duke të vënë një tytë të ftohtë pistolete në kokë e do të vënë prangat. Dhe ti si ushtar që je do të dënohesh, por “shefat” e tu jo. Ata do të vazhdojnë duke rekrutuar të tjerë të rinj si ti, duke filluar nga e para me premtimet e tyre e do t’i shohësh atje te ti në burg. E megjithatë të shkoi mirë që je në burg se mund të ishe edhe një kufomë më shumë dhe anonime në parcelat e kanabisit.

Por unë do të vij edhe atje të takoj në burg, jo për të thënë se je djalë i keq, por për të thënë se me gjithë të gjitha, nëse ti do, në fund të tunelit ka gjithmonë dritë dhe se mund t’ia dalësh, por për këtë duhet të dalësh nga terri ku je futur, duhet të dalësh mbi vetveten. Për këtë duhet të kesh guxim e unë jam këtu për të t’inkurajuar që të ikësh nga parcelat apo magazinat e kanabisit e të nisësh një jetë të re…

Kategori
Uncategorized

Marshimi i banorëve të Zharrëzës, e afera 557 milionë euro e Ramës.

Armand MAHO

Grevistët do i gjenim pak kilometra më tutje, nga kryqëzimi që ndan Lushnjën me Grabianin. Ishin ulur buzë rrugës, sa të merrnin pak frymë, me qëllim për t’u rinisur sërish dhe shoferi ia dalloi që larg nga jelekët fosforeshentë dhe karrocat. Ata që kanë dalë prej, grevës rrijnë ulur në karroca, ndërsa të tjerët i shoqërojnë. Në fillim të vargut dhe në fund qëndrojnë dy makina… Janë të bashkëfshatarëve të tyre që u rrinë afër për çdo të papritur. Një natë më parë e kaluan në Lushnjë, ku improvizuan një kamping, pasi kishin ecur për plot 45 kilometra. Na tregojnë se disa prej tyre të rraskapitur, i kishin zënë gjumi sapo ishin shtrirë madje as të hanë nuk kishin pranuar. Me agimin e ditës së re, ishin nisur sërish dhe deri në momentin që i takuam ne kishin bërë rreth 10 kilometra. Natyrisht, nuk ecin më me tempin e ditës së parë, pasi dhe fuqitë janë mpakur nga rruga e gjatë. Nga krahu tjetër i rrugës në drejtim të Fierit, kalon  me shpejtësi një fuoristradë qeveritare me një makinë shoqërimi përpara. Makina e stërmadhe, fodulle dhe komode nuk e ndaloi aspak shpejtësinë, ndërsa grevistët e shoqëruan me kokë derisa u zhduk në horizont. Nuk e dinin kush ishte brenda, por luksi i saj dhe fodullëku i atij personi që ishin brenda dukeshin si dy realitete krejt të ndryshme.

Simbolika

Pa asnjë mëdyshje simbolika e këtij marshimi biblik të kohëve moderne ka vetëm një arsye. Ai është korrupsioni galopant, që për interesa të ngushta okulte i ka detyruar ata njerëz  të ndërmarrin këtë akt. Një simbolikë, dhe një mënyrë tjetër revolte për të kërkuar të drejtat e tyre. E bëjnë sepse pushteti nuk u la asnjë zgjidhje tjetër. Pas ata kanë lënë ato që dikur ishin shtëpitë e tyre. Themi ishin, se sot janë bërë të pabanueshme. Janë bërë të pabanueshme, sepse atyre që janë sot në qeveri u intereson vetëm marrëdhëniet që kanë me kompaninë e lidhur ngushtë me spekulantin miliarder Xhorxh Soros. Ai e pat thënë qartë në një intervistë: “Unë jam këtu për të bërë para, jo për të menduar pasojat sociale”. Dhe pasojat sociale ja ku janë. Banorët e Zharrëzës prej kohësh përballen me shurdhërinë e pushtetarëve mavi. Prej kohësh, përballen me talljen e tyre, ndërsa jetojnë me frikën se shtëpitë mund t’i zënë brenda bashkë me fëmijët. Me frikën, se fëmijëve të tyre mund t’i shfaqen lloj-lloj sëmundjesh nga kontaminimi i tokës, i ajrit dhe i ujit. Një prej tabelave të tyre kishte një thënie shumë domethënëse “Kryeministër, provoje ta sjellësh Zahon të jetojë një ditë në Zharrëz”. Por kryeministri nuk dëgjon. Për të është më e rëndësishme të hapë një ekspozitë me vizatimet e tij në ndonjë vend të Evropës, se të hapë sytë e shohë se çndodh me jetët e njerëzve në vendin e tij. Ai është më i preokupuar të ndërtojë luksin e tij, se të rindërtojë shtëpitë e tyre. Ai është më i shqetësuar të lexojë lavdet e militantëve në rrjetet sociale se të lexojë parullat në duart e lodhura të banorëve, “bankers po na pi gjakun”.

Ka ende rrugë

Tirana është ende larg… Banorët dje e ngritën kampingun e tyre në Kavajë, pasi ecën më shumë se 30 kilometra nga Lushnja. Por, ama që nuk ju mungoi ishte solidariteti…. Kudo në rrugë njerëzit ndalonin të të jepnin diçka. Dikush një freskuese, dikush diçka për të ngrënë, të tjerë ndalonin makinat dhe bënin një copë rrugë më këmbë. Shqiptarët po shohin live këtë lloj revolte të veçantë që po ndodh në vendin që kërkon të hyjë në Evropë. Ata që nuk dëgjojnë janë vetëm qeveritarët. Rrugës iu bashkuan marshimit të tyre dhe aktivistë të Shoqërisë Civile si dhe artistë… Tirana është ende larg, por dhe ata janë të vendosur që ta arrijnë. Pranë kampingut të improvizuar në Kavajë, një grua aty afër gatoi pak supë për njerëzit që kanë dy ditë që ecin. Mariusi, një prej tyre që ka qenë dhe në grevën e urisë, e nisën drejt spitalit, pasi ndjeu këputje. Mjeku i tha që duhet të ndërpriste marshimin, por ai nuk dëgjoi. Nesër do nisë rrugën sërish…

Të shtunën në Tiranë

Banorët e Zharrëzës pritet të mbërrijnë nesër në Tiranë. Rrugëtimit të tyre i kanë mbetur dhe rreth 50 kilometra për të përshkuar. Mijëra qytetarë besohet të dalin ti presin dhe t’i shoqërojnë deri në vendin  e mbërritjes. Marshimi i tyre për ta është një shembull i revoltës para shurdhërisë të pushtetit. Ata nuk kërkojnë asgjë më shumë se të jetojnë. Të jetojnë aty ku kanë jetuar prindërit e tyre, gjyshërit e tyre. Të jetojnë e të rrisin fëmijët në shtëpitë e tyre, të cilat makutëria e pushtetit po ja shemb çdo ditë. Nuk ndodh në asnjë vend me standarde perëndimore që një kompani të fitojë miliona nga pasuritë e nëntokës dhe të mos ketë asnjë detyrim për ata që u shkatërron jetën. Nuk ndodh në asnjë vend, që shteti të ketë në këtë masë shurdhërinë ndaj njerëzve të tij që e kanë zgjedhur për t’i shërbyer. Në fakt ndodh, ndodh në vendet ku liderët janë të papërgjegjshëm, atje ku jeta e njerëzve vlen më pak se interesat. Ndodh në vendet ku i kushtohet më shumë rëndësi hobit të kryeministrit se punëve të shtetit.  Ndodh në Shqipërinë tonë.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Soros po falsifikon Reformën në Drejtësi, PE të hetojë.

Foto: Hamza Hatika

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka vijuar edhe sot akuzat ndaj asaj që e cilëson mafia sorosiane. Në përgjigje të apelit të Fleckenstein, Berisha iu përgjigj këtij të fundit me një këshillë.

Nga çadra e protestës ai denoncoi skandalin e fundit sipas tij të mafias së Xhorxh Soros, duke akuzuar se po falsifikohet reforma në drejtësi.

Berisha apeloi Parlamentin Europian të hetojë mbi këtë çështje, pasi sipas tij në këtë mënyrë po punohet për destabilizimin e vendit.

Fjalimi i plotë:

“Kjo reformë (reforma në drejtësi) e dirigjuar nga kryespekulanti i botës, kryemafiozi, Xhorxh Soros në emër të Edi Ramës dhe për Edi Ramën.Nuk do më dëgjoni kurrë mua të sulmoj pa fakte dhe argumenta. Do ti them atij mikut tim të djeshëm, mikut të shqiptarëve,  deputetit Fleckenstein se u shpreh se “Berisha po tregon përralla me Sorosin”. Kam vetëm një këshillë miqësore po e deshi. “Nëse Sorosi ka besim tek ti, ti mos ki besim tek Sorosi se kjo do të shërbejë të gjithë jetën.”

Në këtë ndërtesë krahas kryemafiozit është dhe mafiozi tjetër i ardhur nga Italia i lidhur me të gjitha grupet mafioze shqiptare në Itali, është sot Sekretai i Përgjithshëm i mafias shtetërore. Kushtetuta dhe me kërkesë të ndërkombëtare përcakton që vetorët ndërkombëtarë, funksionimi i tyre do përcaktohet me një marrëveshje ndërkombëtare. Ato hartohen nga Këshillim i Ministrave, shqyrtohen, miratohen dhe ratifikohen nga Parlamenti. Por çfarë bëri mafia sorosiane? I them atij mikut tim që më çonte habere nga konferenca e shtypit, mikut të shqiptarëve se unë ja vlerësoj kontributin atij, na ka ndihmuar shumë në ligjin e dekriminalizimit dhe marrëveshjen. Përdorën përsëri falsifikimin e turpshëm përmes përkthimit.

Kjo fytyrë e tyre, neni që thotë se realizohen nëpërmjet një marrëveshje ndërkombëtare e kishin dërguar ndrikullat dhe kumbarët e Soros e kishin përkthyer “realizohet me marrëveshjet ndërkombëtare në fuqi”. Dhe filloi operacioni duke shndërruar Kushtetutën njëhërë në Kushtetutë dhe njëherë në prostitutë si ju intereson atyre. I bëj thirrje PE të hetojë këto akte të shëmtuara falsifikimesh, nuk bëhet reformë për Edi Ramën. Në këtë mënyrë punohet vetëm për destabizilimin e këtij vendi. Absolutisht jemi për reformën dhe që të kemi drejtësi të pavarur, por nuk jam kurrë për një drejtësi të kapur nga Edi Rama por as për një drejtësi në duart e kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha, drejtësia duhet të jetë e pavarur.

Kryetari i PD qëndroi në mënyrë më të vendosur ndaj të gjitha presioneve të pandershme që kishin vetëm  një synim, reformën, drejtësinë, në duart e kryebanditit Edi Rama. Lulzim Bashën dhe jo Edi Ramën, për qëndrimin e tij e morën në telefon nga qendrat më të rëndësishme të pushtetit të botës dhe e përgëzuan. Pasi deklaruan se dhe 7 ligjet do jenë konsensuale, ndaj dhe ne votuam, të nesërmen si zuzarë dhe primitivë shkelën marrëveshjen. Nuk kanë ligj, nuk kanë kontratë, nuk kanë moral. Ato që nuk morën dot në Kushtetutë, i vendosën në ligje për të dhunuar Kushtetutën, marrëveshjen, për ti dhënë Edi Ramës drejtësinë në pëllëmbë të dorës. Na përjashtuan. Nuk mjaftoi kaq, bënë përkthimin duke falsifikuar nenet e Kushtetutës dhe e çuan në Venecia.

E keqja nuk kërkon asgje tjetër që të triumfojë përveç indiferencës së njerëzve të mirë, përveç konformizimit të intelektualëve, heshtjes së tyre. Mos u bëni bashkëfajtorë në këtë regjim kriminelësh, banditësh. Ju që të gjithë mund të lexoni për politikën dhe politologjinë dhe do gjeni se më i keqi i të gjitha regjimeve, më i keqi i të gjitha dikaturave, më i keqi i të gjitha oligarkive është banditokracia. Ajo është më e keqja se vetë diktatura. Ngrihuni dhe frymëzohuni.

Kategori
Uncategorized

Rruga drejt pushtetit.

 

16832216_778818502274651_343468346136740487_n.jpg

Rruga drejt pushtetit

Nga Erion Piciri 23/02/2017

Si fitohet dhe mbahet me nder pushteti? Disa konkluzione përgjithësuese mund të nxirren duke parë ecurinë e atyre që janë ngjitur dhe kanë rënë nga pushteti, e atyre që kanë lënë gjurmë në historinë e lidershipit politik dhe atyre që e kanë shpërdoruar forcën e tij. Ngjitja fillon kur kauza, njerëzit dhe lideri gjejnë njëri-tjetrin dhe së bashku nisin luftën drejt ndryshimit. Bashkimi i njerëzve rreth një çështje që i mundon, besueshmëria e atyre që e drejtojnë, artikulimi koherent dhe guximi për ta çuar çështjen drejt realizimit, janë vendimtare. Ideali, prestigji dhe aksioni janë forca që kanë bërë ndryshime në histori. Kur këto përbërës të lidershipit janë pjekur mjaftueshëm, lëvizje të vogla janë bërë të mëdha dhe njerëzit i kanë ngjitur në pushtet sikurse degradimi i këtyre komponentëve ka sjellë erozion, humbje të mbështetjes popullore dhe rënie prej pushteti. Më poshtë po trajtoj disa shembuj lëvizjesh politike në demokracitë e vjetra dhe të reja, që ndërthurin njerëz, kauza, liderë dhe veprime që të japin dhe të heqin pushtetin.

Pushteti buron nga njerëzit e thjeshtë

Në 10 shkurt 2007, senatori nga Illinois-i në Senatin Amerikan, Barack Hussein Obama II, shpalli kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara. Kështu nisi një ndër rrugëtimet më të pamundura politike në historinë moderne. Një njeri me ngjyrë kërkonte të drejtonte vendin ku ndarjet raciale kishin qenë të thella prej shekujsh. Një dëshirë që tejkalonte edhe ëndrrën e Luther King-ut për të ulur në tavolinën e vëllazërisë bijtë e ish-skllevërve me bijtë e ish-skllavopronarëve. As Luther King-u kur luftonte për të drejtat politike, nuk e kishte menduar se vetëm mbas 45 vjetësh, Amerika do t’i gjykonte njerëzit jo nga ngjyra e lëkurës por nga forca e karakterit, ashtu siç ai kishte predikuar.

Në këtë rrugëtim thuajse të pamundur, Obama ndalet në ato fillime në një bisedë me një përfaqësuese afro-Amerikanë të Karolinës së Jugut. Ç’mund të bëj të fitoj mbështetjen tënde, e pyet ai? Përgjigja ishte e shkurtër – të vish në Greenwood. Kjo ishte një qytezë me më pak se 30 mijë banorë, që nuk dihet se sa kandidatë presidencialë do e kishin marrë në konsideratë. Dhe jo më kot. Në rrugën për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara, një kandidati i duhen mbi 60 milion vota. Vetë Obama mori afro 69.5 milion vota ne 2008-ën dhe është e sigurtë që nuk arriti të shkonte në çdo qytezë të Amerikës 300 milionëshe. Por nga përvoja si community organizer, ai kishte kuptuar se respekti i njerëzve buron nga vëmendja ndaj tyre, se pushteti buron nga njerëzit e thjeshtë dhe për të pasur mbështetjen e tyre duhet të kesh një kauzë në qendër të së cilës janë ata, t’ju shërbesh me përkushtim t’iu fitosh zemrën dhe mendjen. Me këtë përkushtim, në një prej ditëve, diku pas mesnate, ai arrin në Karolinën e Jugut. Me pak orë gjumë zgjohet që herët në mëngjes, bëhet gati dhe i lagur nga një shi i rrëmbyer momenti niset për në Greenwood. Mbas afro një ore e gjysme rrugë arrin në qytezë. E priste një grup i vogël njerëzish të varfër në një atmosferë aspak entuziaste. Mes tyre, përballë tij qëndronte një grua e shkurtër tek të 60-at, me kapele dhe syze të mëdha që i buzëqeshte. Nuk kaluan pak sekonda dhe ajo thirri Fired up! Të tjerët ia kthyen, Fired up! Ready to go, u dëgjua sërish gruaja. Ready to go, ia kthyen të tjerët. Fired up, ready to go!, ishte refreni i saj që u përcoll nga të tjerët dhe ndezi atmosferën e solli entuziazmin. Këtë histori Barack Obama do ta kujtonte gjatë gjithë presidencialeve, do ta kthente në një ndër motot e fushatës së tij, do ta shkruante në bluzat e mbështetësve në mbarë Amerikën, dhe do ta kujtonte edhe në fund të dy mandateve presidenciale, në fjalimin e fundit mbështetës të Hillary Clinton-it në nëntor 2016.

Ika nga ai takim ne Greenwood kujton Obama, dhe ndjeva se mora me vete një energji të fortë për të ecur përpara. Fushata shkonte nga një vend në tjetrin, nga Jugu në Veri, por ajo thirrje nuk harrohej. Zjarri brenda vetes mbahej ndezur dhe dëshira për të ecur nuk ndalej. Konkluzioni ishte i qartë. “Nëse një njeri mund të ndryshoje një dhomë, mund të ndryshojë edhe një qytet, nëse ndryshon një qytet mund të ndryshojë edhe një komb, nëse ndryshon një komb mund të ndryshojë  të gjithë botën”, besonte Obama mbas atij takimi.

Në fakt ajo çfarë ndodhi në atë mëngjes në Greenwood, ishte prova se ky kandidat ishte gati për të qenë një lider. Përkushtimi edhe ndaj një njeriu të vetëm është thelbi i pushtetit. Jo rastësisht gruaja tek të 60-at reagon në një formë të tillë. Kandidati, lideri në ngjitje komunikon me pamjen, prezencën, sinqeritetin dhe ngrohtësinë e tij. Obama mbajti premtimin, i vlerësoi dhe ata e ndjenë se ky njeri meritonte gjithë besimin e tyre. Energjia që mori nga ai takim tregonte se ai sinqerisht i çmonte ata njerëz. Çmonte mirësisë e tyre më shumë se statusi a paraja dhe ata e ndjenin diçka të tillë.

Rasti tipik kur lideri dhe mbështetësit gjejnë dhe frymëzojnë njëri-tjetrin, shkrihen për t’u bërë një, në rrugëtimin historik të ndryshimit të kombit. Njerëzit besonin tek ai njeri, besonin se kauza e tij se ishte kauza e tyre, kauza e njerëzve të thjeshtë që dëshirojnë një botë më të drejtë. Ata i dhanë frymëzimin për të përshkruar një ndër rrugët më të pamundura, të papërshkuara nga askush tjetër më parë, që një njeri me ngjyrë të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, të drejtojë Shtetet e Bashkuara dhe të behet lideri i të gjithë Botës së Lirë. Kur një lider potencial krijon një marrëdhënie besimi të ndërsjelltë me njerëzit, krijon sinergjinë e transformimit, me kohë kthehet në një lëvizje të madhe ndryshimi.

Ajo çfarë e bënte të veçantë fushatën e Obamës, e gjejmë në një prej fjalimeve të tij, mbajtur në New Hampshire, më 10 janar 2008. “Të gjithë kandidatët në garë i ndajnë këto qëllime. Të gjithë kanë ide të mira. Të gjithë janë patriotë që i shërbejnë këtij vendi me nder. Por arsyeja se pse fushata jonë ka qenë gjithnjë ndryshe është se ajo nuk ka të bëjë vetëm me atë çfarë do të bëj unë si president, por edhe se çfarë ju, njerëzit që e duan këtë vend, mund të bëni për ta ndryshuar atë”.

Një fushatë që i përfshinte njerëzit, i bënte pjese aktive me kontribute dhe përgjegjësi në rrugën drejt ndryshimit. Kjo shpjegon atë se pse njerëzit rrinin në radhë për ta votuar. Ata mendonin për kauzën, për realizimin e saj përmes këtij njeriu që kishte në mendje interesat e tyre më të mira. Puna e liderit është të mendojë për njerëzit, puna e njerëzve është të dërgojnë drejt pushtetit njeriun që mbron kauzën e tyre. Obama kishte kuptuar thelbin e pushtetit ose më mirë me thënë jeta i kishte dhënë pozicionimin e duhur. Ai mendonte për njerëzit, kjo ishte kauza e origjinës së tij, e historisë së jetës se tij dhe të ngjashmëve të tij në Amerikë.

Mbrojtja e një kauze të rëndësishme sjell fuqizimin

Rreth 20 vjet më parë, në Rumani, një vend kandidat atëherë dhe anëtar i sotëm i BE-së, u krijua një koalicion qeverisës paszgjedhor midis një grupimi të madh edhe një grupimi të vogël politik. Ata erdhën në pushtet me nje valë popullore ndryshimi, mbas një revolucioni të tjetërsuar nga një e majtë që kishte pasuar në pushtet Ceausescu-n. Një vit mbas bashkëqeverisjes aleatët fillojnë kontradiktat. Ministri i transportit nga grupimi i vogël jep një intervistë televizive ku shfaq pakënaqësinë mbi performancën e ekzekutivit. Sipas tij “Kjo qeveri ka dy mundësi, ose të hyjë në librat e historisë ose të përfundojë në koshin e plehrave të historisë. (…) Deri tani nuk jam i sigurt se do hyjë në librat e historisë”. Kaq u desh të fillonte një konflikt midis dy partnerëve të koalicionit. Ministri kërkonte të ruheshin parimet edhe eficienca qeverisëse, ndërsa kryeministri dorëheqjen e ministrit. Në këtë konfrontim, figurat markante të partisë së vogël, me gjithë kryetarin, u bënë bashkë dhe nuk e lanë kolegun e tyre të vetëm në betejën e tij. Një muaj nga ky konflikt, partia e vogël kërkoi  dorëheqjen e kryeministrit dhe pak kohë më vonë tërhoqi ministrat e saj nga qeveria.

Vendosmëria e tyre bëri diferencën jo vetëm për atë moment politik, por edhe për raportin e forcave në 15 vitet e ardhshme në arenën politike të atij vendi. Grupi më i madh për hir të qeverisjes dhe koalicionit i tërhoqi mbështetjen politike kryeministrit dhe e zëvendësoi me dikë tjetër. Puna çalonte si tek kauza edhe njerëzit që kishin zgjedhur t’i drejtonin. Mbas këtij momenti kjo forcë nuk pa më ngjitje, në dy vite nga parti kryesore e skenës politike, nuk hyri dot më as në parlament. Nga parti historike mbi njëqind vjeçare, që i mbijetoi  në burgje edhe komunizmit, u shua në një dekadë tranzicion se nuk kaloi testin e unitetit rreth vlerave që e kishin rikrijuar. Në katër vite pushtet u tret kauza e saj, krijimi i një demokracie ligjore, unitet rreth moralit, eficiencës qeverisëse dhe c’komunistizimit të vendit. Ata thërrmuan bërthamën e vlerave dhe mbështetjes së tyre elektorale.

Ndërsa partia e vogël, që i dha mbështetje totale ministrit të saj për një çështje të drejtë, fitoi një lider potencial, u asociua me dëshirën për performancë qeverisëse dhe disa kohë më vonë filloi ngjitjen. Me këtë ministër si kandidat fitoi bashkinë e kryeqytetit, fitoi dy herë presidencën me votë popullore dhe krijoi si parti kryesore qeverinë e vendit. Me moton ‘Drejtësi dhe Vërtetësi’ njerëzit u mobilizuan për t’i dhënë një energji të re pushtetit. Lideri nuk kishte zhgënjyer me funksionet publike dhe opozitarizmin e tij. Mori një parti të vogël, e reformoi, e rinovoi, e pastroi dhe filloi një luftë pa kompromis ndaj sistemit kleptokratik të vëndit. Kur një herë i doli një eksponent lokal partie që kishte marrë disa vota të pandershme, e përjashtuan nga rradhët e tyre. Sipas tij, një njeri që nuk dinte të respektonte votën, nuk dinte c’është demokracia, nuk mund ishte i denjë për të bërë pjesë në partinë e tyre politike. Në cdo detyrë publike si ministër transportesh dhe kryebashkiak ai solli ndryshimin. U përball me sistemin dhe doli fitues. Ndezi shpirtin e revoltës së miliona njerëzve dhe u kthye në një uragan elektoral. ‘Nuk mund të na vjedhin ata sa mund të votojmë ne’, ishte thirrja e tij në raundin e dytë të presidencialeve të  2004-ës dhe njerëzit e dëgjuan. Nga 31% të raundit të parë, rikuperoi afro 20% në dy javë dhe doli fitues. Të rinj dhe të reja votonin në masë, që një ish-komandant anijeje, t’i udhëhiqte në ujrat e trazuar të tranzicionit, për të vënë drejtësi ndaj korrupsionit dhe autoritarizmit, për të hapur një hapur një faqe të re në historinë e tyre kombëtare. Ai e cliroi prokurorinë speciale nga ndikimi politik, u dha  forcën prokurorve për të cuar drejt dënimit mbi dy mijë personazhe publike, ndër të cilët edhe vëllain e tij.

Kjo është historia e ngjitjes drejt majave të pushtetit të ish-presidentit rumun Traian Basescu dhe e partisë së tij, një histori që ilustron konkluzionet e studiueses gjermane të shkencave politike Elisabeth Noelle-Neumann me teorinë e saj mbi spiralen e heshtjes. Sipas saj, grupi që ka disponibilitetin më të madh të luftojë për pikëvështrimet e tij, me kohë do bëhet dominues, ndërsa një grupim, qoftë ky edhe mazhoritar, që nuk ka besim tek mbrojtja e qëndrimit të tyre, me kohë do pësojë tkurrje (Elisabeth Noelle-Neumann, The Spiral of Silence: Public Opinion – Our Social Skin, Comunicare.ro, Bukuresht, 2004). Por nuk duhet të harrojmë se besimi dhe vendosmëria buron nga forca e idealit që ndan grupi, nga garancia që afron lideri. Devotshmëria ndaj kauzës, sjell devotshmërinë e njerëzve dhe  hap rrugën drejt pushtetit.

Abandonimi i njeriut të kauzës së drejtë cenon besimin

Një situatë afërsisht e ngjashme, me fillimet e Basescu-t, përsëritet plot mbas 20 vjetësh në Shqipëri, edhe ky një vend kandidat për në BE, po dy parti të koalicionit qeverisës, një e madhe dhe një e vogël, me një ministër drejtësie i partisë së vogël që hyn në konflikt me ministrin e brendshëm dhe kryeministrin e vendit për luftën ndaj drogës dhe kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni.

Paralelizmi edhe mund të çalojë se ende nuk dimë me saktësi profilin moral të ministrit dhe partisë së tij, por ama jemi të qartë mbi vërtetësinë e akuzave të tij, mbi vendosmërinë e kryeministrit dhe të tijve për të mos luftuar kursin e kriminalizimit të vendit dhe zellin për të goditur çdo kënd që thotë disa të vërteta, sikurse kemi një lojë të partisë së vogël të ministrit, për të abandonuar këtë të fundit, për të lënë luftën e së vërtetës në këmbim të jetëgjatësisë së pushtetit.

Partitë dhe liderët që hedhin kauzat dhe promovuesit zor se bëhen të mëdha dhe nëse janë të tilla do treten me kohën. Nuk duhet të shitet për pushtet mbrojtësi i një kauze. Kur shet një luftëtar ke shitur shpirtin dhe pjesën më të mirë të vetes dhe të kombit. Në një pjesë të kulturës politike të Lindjes ish-komuniste, ky mund të jetë një normalitet, por në kohë abandonimi i njerëzve me ideale dhe kauzave të drejta, ka minim të besueshmërisë.

Stalini, Hoxha & Co shquheshin si tinzarë dhe të pabesë jo vetëm me kundërshtarët por edhe me bashkëpunëtorët. Ambiciet karrieriste të këtyre të fundit keqpërdoreshin, i dërgonin t’ju bënin gropën të tjerëve dhe mbasi i kishin përdorur deri në zvetënim, i sakrifikonin duke iu ndërsyer ujqërit e tjerë të kopesë. Kjo kulturë e organizimeve tona politike duket se nuk ndalet. E. Hoxha ishte mastershefi i kësaj filozofie, por edhe pionierët e tij nuk mbeten pas. Njëherë e një kohë përdoreshin dhe sakrifikoheshin me radhë shefa shtabi dhe shërbimesh sekrete, ministra të brendshëm, të mbrojtjes dhe kryeministra. Sot vazhdon e njëjta traditë, por eliminimet fizike nuk janë në rend të ditës. Kështu nuk ecet më. Kjo zhbën besimin e njerëzve tek pushteti, qeverisja dhe lidershipi.

Ka një rregull të artë në politikë – kurrë mos e lër vetëm njeriun tënd kur ai lufton për një kauzë të drejtë. Kur njeriu yt lufton për një çështje parimore mos e hidh, mos e shit, por mbështete me çdo çmim sepse lufta për vlera dhe ideale të lartëson, të shton mbështetjen dhe të kthen në forcë të madhe lëvizëse dhe transformuese në shoqëri. Të shkosh me të deri në fund tregon forcë karakteri. Se edhe politika ka ca parime. Nuk dërgohen njerëzit në luftë, u jepet siguri se do mbështeten dhe më pas në betejën e parë të humbur i sakrifikojmë, për pushtet dhe para kalojmë nga një anë e barrikadës në tjetrën. Kjo kulturë bie ndesh me kodet morale të lidershipit bashkëkohor, me frymën e luftës në ekip.

Përgjegjësia e lidershipit thonë Galford dhe Maruca, është jo vetëm të krijojë një model, një trashëgimi, por të ndërtojë edhe një komunitet liderash që do t’a transmetojnë këtë grup vlerash dhe parimesh më tej (Robert M. Galford, Regina Fazio Maruca, Your Leadership Legacy, Harvard Business School Press, 2006). Në rastin e fundit në Shqipëri, lënien pa mbështetje të ministrit të drejtësisë nga të tijët, kemi jo një krijues por një rrënues të këtij komuniteti, një ekzekutues të kurajës dhe luftës për të mbrojtur një kauzë të drejtë siç është ç’kriminalizimi i ekonomisë, qeverisë dhe shoqërisë. Nuk është ky lidershipi i vërtetë, nuk është kjo mënyra se si duhet të ndërtohet klima e bashkëpunimit në organizata – lufta krah njëri-tjetrit, në të mirë dhe në të keq, për të ndërtuar një komb vlerash. Në historinë e njerëzimit, ç’është ngritur mbi dredhinë ka sjellë rrënim dhe ç’është ngritur mbi nderin ka sjellë pushtetin dhe zhvillimin.

Fjala, nderi dhe ideali i mban njerëzit bashkë. Njerëzit kanë nevojë për modele që shquhen në kohë furtunash. Kjo shpjegon se pse fraksione politike krijojnë parti të vogla dhe të mesme, por që nuk rriten mjaftueshëm për të ardhur të vetme në pushtet. Janë liderë dhe parti që tranzaksiojnë interesa por nuk krijojnë frymë. Besimi që njerëzit të akordojnë është gjithçka për një njëri. Nuk duhet arritur i pari me çdo çmim. Fitorja duhët të vijë në kohën e duhur pa thyer kollonën e vlerave të tua. Kjo të kthen në një model të parë për të gjithë. Nëse shoqërohet edhe me vendin e parë kjo është një fitore e dyfishtë.

Kultura e ‘ujkut oriental’, për të cilën shkruante në periudhën interbelike Krist Maloki (akademik shqiptar që jetoi e punoi në Austri), duhet abandonuar. Orientalizma shqiptare, thoshte ai, ka rrënjë të vjetra që me ndarjen e Perandorisë Romake, në Lindje dhe Perëndim. Në 13 shekuj ne ia kemi shteruar lëngun helmues kësaj bime dhe nuk njohim kauzë, shok e mik, por si një kope ujqërish shkojmë bashkë për të shqyer prenë dhe kur ndonjëri plagoset rrugës e copëtojmë midis nesh. Sado e vjetër të jetë si traditë duhet harruar. Duhet një qasje e re – bashkë me të mirin dhe ndarë me të ligun deri në fund të kësaj bote. Kjo e forcon besimin e njerëzve duke i hapur rrugën çdo iniciative të suksesshme.

Mbrojtja e të inkriminuarve ndan fajësinë, sjell kompromentimin

Përkrahja direkte apo indirekte e njerëzve të inkriminuar sjell bashkëfajësinë. Kjo mund të jetë rrënuese kur profilin publik e ke ndërtuar mbi ndershmërinë. Paqartësia dëmton besueshmërinë, stimulon goditjet e kundërshtarëve dhe ç’orienton mbështetësit. Një shembull mund ta japim sërish nga politika shqiptare. Në vitin 2005 në Shqipëri vjen në pushtet një mazhorancë e re, një koalicion politik dhe civil që moto kishte qeverisjen ‘me duar të pastra’.

Për sa kohë iu përmbajtën kësaj filozofie ndenjën në pushtet, kur nuk dhanë prova se e kishin seriozisht, ranë prej tij. Ushtrimi i pushtetit është i vështirë dhe shpesh duhet të bësh zgjedhje ku testohen nën presion parimet dhe vlerat për të cilat njerëzit të kanë besuar. Kështu ndodhi edhe me ta. Viti 2011  ishte momenti kur sakrifikimi i kauzës për ruajtje pushteti u bë më i dukshëm. Në vitin 2011, dy ministra qeverie, nga një parti e vogël kishin filmuar njëri-tjetrin duke negociuar afera korruptive. Ky ishte momenti kur partneret më të mëdhenj, ata të duarve të pastra, duhet të mbanin një qëndrim të prerë. Duhet të aplikonin parimin e Lincoln-it, qëndrojmë bashkë për sa kohë ndajmë të njëjtat vlera, ndahemi kur ndonjëri shkon në drejtimin e gabuar. Hezituan, menduan për mbajtjen e pushtetit por harruan se po dëmtonin fibrën morale të partisë së tyre, vlerat që i mbajnë njerëzit bashkë dhe frymën që i motivon për të dalë në luftërat politike dhe elektorale. Njëherë tranzaksioni i pushtetit i instaluar, infeksioni përhapet në çdo nivel dhe kjo shpjegon jo vetëm daljen e tyre të mëvonshme në opozitë, por edhe kalimin me lehtësi të elektoratit nga një parti në tjetrën. Ashtu si dy vite më parë lidershipi la vlerat për pushtetin, dy vite më pas një pjesë e aktivistëve dhe elektoratit të partisë së madhe e braktisi këtë të fundit për të ndenjur në pushtet me partinë e vogël. U krijua modeli i ri, tranzaksioni në funksion të pushtetit, jo politikë parimore në funksion të kauzës. Kriza e atëhershme e besimit vazhdon edhe sot, ende ky formacion politik nuk krijon frymë mbarëkombëtare si një herë dhe një kohë, nuk ngjall shpresën për të cilën kanë nevojë qytetarët. Ndonëse shoqëria ka hyrë në një krizë mbijetese ku alternativë e vetme qeverisëse është kriminalizimi i politikës dhe ekonomisë, ende një projekt që kthen besimin mbetet një dëshirë e papërmbushur. Ka nevojë për një korrektim të së shkuarës dhe një vendosmëri për një moral të ri drejt së ardhmes. Ngjitja drejt pushtetit vjen mbas pastrimit të pjesëve të infektuara, me një lidership që përfshin njerëz me autoritet të lartë moral, të vendosur për të luftuar për një sistem të konsoliduar vlerash. Në kohë krizash kërkohen lëvizje të forta transformuese. Në këtë formë politika i kthehet idealit dhe njerëzit e ndjejnë se duhet t’i bashkohen. Kur mbetet një lojë statusi dhe pushteti, politika humbet frymën dhe kthehet në një proces mekanik frike dhe interesash. Nga ky moment rënia është çështje kohe dhe ngjitja e vështirë, me raste e pamundur.

Kauza, besimi dhe vendosmëria (ri)sjellin fitimin e pushtetit

Lënia e pushtetit për kauzën të rikthen më fuqishëm se më parë. Njerëzit janë të etur për luftëtarët e paepur, për njerëzit që jetojnë për triumfin e kauzës së tyre, që zotërojnë forcën e fjalës, frymëzimit dhe mobilizimit për një transformim që ua bën jetën më të mirë bashkëqytetarëve të tyre. Rasti i Mikheil Saakashvili-it është domethënës në këtë drejtim. Në vitin 1995 ai kthehet në vendlindje mbas një masteri në Columbia University. Hyn në politikë, në parlament dhe shquhet për dashuri ndaj vendit, profesionalizëm dhe idealizëm, që lë në hije çdo frymë klanore. Pak kohë në politikë e kishin kthyer atë në një ndër njerëzit më me popullaritet të vendit të tij.

Në vitin 2000, bëhet pjesë e ekzekutivit dhe shërben si Ministër Drejtësie i Gjeorgjisë në presidencën e Eduard Shevardnadze-s. Një natyrë reformatore, ai hyri shpejt në konflikt me Ministrin e Brendshëm dhe krerët e policisë për aferat e tyre korruptive. I pambështetur në përpjekjet e tij nga partia, në shtator të 2001 jep dorëheqjen si ministër duke refuzuar të ishte pjesë e një regjimi që kishte përhapur metastazat e korrupsionit në çdo qelizë të tij dhe duke akuzuar vetë Shevardnadze-n se po administronte dhe po kriminalizonte vendin. Saakashvili kishte arritur shumë gjatë atyre viteve, por kuptoi se kauza dhe vendi ishin më të rëndësishme se pushteti. Rasti tipik i një lideri që nuk rend mbas qetësisë, por mbas përballjes dhe ndryshimit, nuk rend mbas karrierës si shpërblim ndaj bindjes dhe konformimit, por mbas monopatit të rrezikshëm të konfrontimit me njerëzit më të pushtetshëm, të krimit politik dhe ekonomik. Një kthim tek forca reale e një vendi, tek mobilizimi i njerëzve. Kështu nisi rrugëtimi  i tij për të ndryshuar Gjeorgjinë.

Energjik dhe i pandalur ai themelon Lëvizjen e Bashkimit Kombëtar në 2001 dhe mbas zgjedhjeve të manipuluara të vitit 2003, udhëheq në nëntor të atij viti Revolucionin e Trëndafiltë, që e detyron Shevardnadze-n të japë dorëheqjen. E nisur nga zero, partia e tij fiton 67% të votave në zgjedhjet e 2004-ës dhe ai fiton zgjedhjet presidenciale duke i dhënë Gjeorgjisë një qasje të qartë properëndimore dhe proatlantike.

Si e arriti ky njeri diçka të tillë? Forca buron nga kauza, prestigji dhe guximi. Forca buron nga vendosmëria për të realizuar atë çfarë është e nevojshme për kombin në një moment të vështirë për të. Dhe çfarë është më e rëndësishmja të kuptohet se këto cilësi nuk vlerësohen nga establishmenti, por nga njerëzit e thjeshtë, kështu që lënia e pushtetit dhe kthimi tek ai qytetari që tregton prodhimet në cep të rrugës, tek intelektuali që po e nëpërkëmb tarafi i partisë, tek fermeri që prodhon me vështirësi kulturat tradicionale, tek sipërmarrësi prodhues që lufton me konkurrencën e pandershme, tek profesionistët e rinj që administrojnë me sukses kompani vendase dhe të huaja, është burimi i forcës, energjia që zëvendëson të vjetrën me të renë.

Veçse ka diçka, njerëzit e thjeshtë nuk vihen pas një njeriu të dobët, nuk japin maksimumin mbas një njeriu me faqe të nxirë, mbas një njeriu që rend mbas pushtetit, por mbas një njeriu që pushtetin do ta kthejë në një mundësi mirëqenieje për të gjithë. Ata çmojnë kurajën, pastërtinë e njerëzve që kërkojnë t’i udhëheqin, sinqeritetin e qëllimeve, energjinë dhe dashurinë ndaj tyre. Sakashvilli deri në atë moment i kishte të gjitha, kredibilitetin, figurën publike me reputacionin më të lartë në vend, kishte provën se për kauzën lë pushtetin, se për të shpëtuar vendin e rrezikonte, qetësinë, karrierën por edhe vetë jetën.

Ka shumë për të folur mbi arritjet dhe mosarritjet e tij të mëpasshme gjatë dy mandateve presidenciale, por këtu u ndalëm tek pjesa e parë e jetës së tij politike, tek forca që nuk buron nga mbajtja e pushtetit me çdo çmim, por nga lënia e diçkaje të inkriminuar, tek ngjitja mbi prestigjin, kredibilitetin dhe vendosmërinë për kauzën.

Qëndrueshmeria e përkushtimit ndaj njerëzve të jep infulencën, pushtetin dhe historinë

Në të tre rastet e mësipërme, në demokracitë e reja Lindore, ata që zgjodhën qëndrimin në pushtet duke sakrifikuar kauzat për të cilat ishin investuar, në tre vitet që pasuan humbën përfundimisht pushtetin. Kështu ndodhi me Konventën Demokratike të Rumanisë dhe partinë kryesore PNTCD (partine historike të rezistencës anti-komuniste), me regjimin e Shevardnadze-s në Gjeorgji dhe me qeverisjen e Partisë Demokratike në Shqipëri.

Këtu është rasti të nënvizojmë edhe trajektoren e atyre që u ngjitën në pushtet përmes kauzës, prestigjit dhe vendosmërisë. Si Traian Basescu ashtu edhe Mikheil Saakashvili erdhën në një valë popullore shprese dhe besimi, por në fund të dy mandateve presidenciale kuotat e mbështetjes së tyre ranë ndjeshëm. Nga heronj u kthyen në të dyshuar për shpërdorim pushteti. Traian Basescu  u rikthye në politikë, në krye të një partie të re (Lëvizja Popullore) dhe mezi hyri në parlament me 5% të votave. Partia e tij hershme u nda, u përça dhe u shkri me një parti tjetër.

Saakashvili, humbi zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale me partinë e tij, u largua nga vendi dhe sot vazhdon karrierën politike në vendin e studimeve të hershme universitare, Ukrainën. Partia që krijoi është në një proces ndarjeje mes fraksioneve të shumta të saj. Rasti tipik i personazhesh politike në Evropën Lindore që ngjiten dhe bien në sajë të kauzave, kredibilitetit dhe vendosmërisë, por nuk arrijnë dot të krijojnë një model, të lënë një trashëgimi për të cilën të vlerësohen gjatë. Duket se bien viktima të një kulture të munguar të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit pa kompromentuar vlerat që i ngritën në krye të punëve të vendit. Historia post-komuniste e Europës Lindore është e mbushur me raste te tilla.

Nuk ndodhi kështu me Barack Obamën. Trajektorja e ngjitjes së tij në pushtet ishte në kufijtë e të pamundurës, ushtrimi i pushtetit me arritje dhe pa skandale, një histori suksesi. Kauza, besueshmëria dhe vendosmëria jo vetëm gjatë ngjitjes drejt pushtetit por edhe ushtrimit të tij, garanton përjetësinë, rrit prestigjin, ndërton trashëgiminë e lidershipit.

Në një anketim të vitit 2017, të kryer midis 91 historianëve, biografëve dhe studiuesve të lidershipit presidencial amerikan, në universitetet më të mira të Shteteve të Bashkuara, bazuar në karakteristikat udhëheqëse Barack Obama zë vendin e 12, duke u përfshirë në 1/3 e presidentëve më efektive Amerikanë në histori. Në këtë klasifikim ai renditet pranë Reagan-it dhe Wilson-it, përpara Kennedy-t, Clinton-t, Bush-ve dhe shumë të tjerëve. Një lider që frymëzon, ngjitet në pushtet përmes një kauze të fortë, për një vend të mundësive për të gjithë, merr mbështetjen dhe e përdor pushtetin me integritet për të shumtët. Tek autoriteti moral ai radhitet i shtati, tek menaxhimi ekonomik i teti dhe tek drejtësia e barabartë për të gjithë i treti mbas Lincoln-it dhe Lyndon Johnson-it. (https://www.c-span.org/presidentsurvey2017/?përsonid=34702) Asnjë skandal gjatë gjithë jetës së tij, si para ashtu dhe gjatë ekzekutimit të pushtetit. Një ndër presidentët që e mbyll mandatin me një miratim prej 55% të punës së tij, i dëshiruar nga një mazhoritet amerikanësh për një mandat tjetër. Kështu mund të krijosh një model dhe mbahesh mend gjatë. Kështu fiton dhe ushtron një pushtet të përjetshëm që kalon çdo hapësirë dhe kohë.

Në vend të përfundimit…

Ngjitja drejt pushtetit i dedikohet vendosmërisë të një lideri dhe të një grupi njerëzish, që të pafrikësuar nga humbjet ecin përpara drejt një rruge të re, të panjohur por të dobishme për ruajtjen e moralit dhe kohezionit social rreth vlerave që ata besojnë. Këtu dallohen liderët e vërtetë. Ata janë mbartës vlerash, modelesh, rigjenerues virtyti dhe integriteti në organizata dhe vendin në tërësi. Ruajtja e vlerave në opozitë dhe pushtet, në ngjitje dhe përgjatë ushtrimit në majat e lidershipit të jep pushtetin real, influencën përtej çdo autoriteti formal, krijimin e një modeli me rezonancë në kohë.

Një kauzë e drejtë në dorën e njerëzve të gabuar nuk do të ketë asnjë efekt. Nuk mund të frymëzosh për lirinë kur ke qenë cënues i saj, nuk mund të frymëzosh për ndershmërinë kur ke qenë i pandershëm në ushtrimin e pushtetit dhe me popullin tënd, nuk mund të frymëzosh për drejtësinë kur ke qenë shantazhues i saj, nuk mund të frymëzosh për votën e lirë kur ke qenë manipulues i saj. Kur tjetër thua dhe tjetër bën, askush se di se ku qëndron. Kriza e besimit kompromenton edhe vetë kauzën.

Nëse ke qenë largpamës dhe simbol i më të mirës njerëzore do mbështetesh dhe kujtohesh gjatë, nëse nuk i ke këto cilësi mundohesh më kot. Njerëzit janë të vëmendshëm jo vetëm ndaj çështjes por edhe ndaj promovuesve të saj. Bindja se diçka do realizohet sipas asaj që premtohet i jep lideri një mbështetje të gjerë, nga njerëz dhe grupe të pamenduara më parë.

Mos rend mbas pushtetit por mbas kauzës së përbashkët, mos iu gëzo influencës që buron nga statusi por fito besimin e sinqertë të njerëzve të tjerë, mos i detyro të të ndjekin por ndërmerr veprime për të mirën e të gjithëve që njerëzit të kenë nder të të bashkohen, ta kthejnë kontributin në misionin e jetës së tyre. Respekti fitohet dhe nuk kërkohet apo imponohet. Qëndrueshmëria e kauzës dhe besimit janë burim i pashtershëm pushteti…

Kategori
Uncategorized

Zbulohet skandali i Vlahutin: I kërkoi Adriatik Llallës të arrestonte Berishës.

Kur Knut Fleckenstein, raportuesja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, u takua me Lulzim Basha, kreun e opozitës në Shqipëri, këtë javë, një person që duhet të ishte bashke me ta ishte zhdukur: Kjo ishte Ambasadorja Romana Vlahutin, kreu i delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Basha ka kërkuar që ambasadori Vlahutin të lihet jashtë takimit, një dalje nga protokolli për takime të këtij lloji. Lideri i opozitës së Shqipërisë argumentoi se do te publikoje disa fakte tek Fleckenstein për të cilat ambasadorja e BE-së nuk gëzon besimin e opozitës, shkruan Tirana Times.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i opozitës shqiptare thotë se ambasadori i BE-së nqë Tiranë nuk është besuar, dhe është e qartë se sa Partia Demokratike është e shqetësuar se Vlahutin ka kaluar vijën e kuqe, transmeton DRONI.al.

Në lajmet e fundit, kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, ka thënë në intervista televizive se ambasadori i BE-së i kishte kërkuar Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për të arrestuar politikanë të lartë, dhe një burim diplomatik tregon, se vetë Berisha ishte në krye të listës.

Llalla informoi Presidentin Bujar Nishani, eprorin direkt në Këshillin e Drejtësisë për kërkesën. Nishani, një ish-zyrtar i lartë në Partinë Demokratike, atëherë duket se i ka kërkuar Vlahutinit për të shpjeguar kërkesën e saj dhe bazën e saj.

Një zyrtar i lartë në Partinë Demokratike tha për Tirana Times se Vlahutin ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së në Shqipëri me “të qenit një mbështetës emocionale e qeverisë dhe kryeministrit”, duke shtuar se këtë mendim ndahet më gjerë, jo vetëm nga opozita.

Berisha ka bërë publike se aktivistë të njohur socialistë dhe mbështetës të kryeministrit janë të punësuar në stafin e Vlahutin në Tiranë.

Vlahutin është e pazakontë për një ambasador të BE-së. Një shtetase kroate, ajo kishte punuar më parë për presidentin e vendit të saj përpara se të dërgohet në Shqipëri si përfaqësues i BE-së në vijim të vitit 2013 pas pranimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. DRONI.a

Kategori
Uncategorized

Arbana moj Arbana.

Arbana moj Arbana………

Nga Ilirjan Blloshmi/

Komunistes Arbana Xharra, i thoni mos i bjerë nga rruga e kombit kur të vij në Shqipëri. Helbete atë rrugë e ka bere Sali Berisha. E nderuara Xharra, Berishën do e vlerësojë historia. Por nuk i ka hije një “gazetarie” të madhe, që ti referohet Izet Haxhise dhe Spartak Ngjeles për lidhjet e Berishës me arabët. Nëse ju referohesh këtyre të dyve për gazetari investigative, eshë njësoj si me kërkuar një femer të virgjër në bordello.
Berisha eshte i vetmi udheheqes shqiptar qe ka vizituar dy here Shtepine e Bardhe dhe ka pritur ne Shqiperi nje president amerikan ne detyre, vizite gjate se ciles u artikuluan publikisht futja e Shqiperise ne NATO dhe pavaresia e Kosoves.
Nëse nuk më besoni, hapni internetin dhe shikoni media kryesore amerikane të atyre viteve. Shikoni: Herald Tribune, Wall Street Juornal etj, qe i kane bere jehone ne menyre te perseritur, kontributit te rendesishem te Shqiperise dhe personalisht te zotit Berisha ne luften dhe operacionet kunder terrorizmit islamik. Kontribut sipas tyre me i madh se sa i çdo vendi tjeter ish komunist ne Europe.

Kategori
Uncategorized

Zbulohet dokumenti / Fondacioni Soros: ‘Knut Fleckenstein është i besuari ynë’.

Soros knut faximile foto cover

Paraditen e së mërkurës, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut  Fleckenstein gjatë një prononcimi të pazakontë në Tiranë, i cilësoi si përralla akuzat e bëra nga ish-kryeministri Berisha për rolin dhe ndikimin e rrjetit Soros.

Deklarata e zotit  Fleckenstein ishte eksplicite. Ai u shpreh:

Më lejoni të tregohem edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë.
Por ama do doja t’i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët.

Ndonëse zoti Knut Flenckenstein injoroi tërësisht deklaratat e Berishës dhe i cilësoi ato si përralla, një dokument i siguruar nga Hashtag.al, tregon se zoti Flenckenstein është pjesë integrale e rrjetit Soros dhe kritikat e tij ndaj Berishës rezultojnë në konflikt arbitrar interesi.

 

Knut soros faximile 1

Disa mijëra dokumente të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin Soros, kanë mes tyre dhe një raport tepër interesant, të hartuar në vitin 2013.

Raporti i brendshëm i Fondacionit Soros mban emrin: ‘Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)’.

Që në hyrje të raportit bëhet e qartë se materiali është hartuar si një guidë për të orientuar të gjitha degët e këtij fondacioni në lidhje me zyrtarët e besuar në Parlamentin Evropian. Pra lista e zyrtarëve  evropianë që kishin dhënë ‘besën’ tek fondacioni.

Lista është e strukturuar sipas sektorëve dhe departamenteve të Parlamentit Evropian, ndërsa në seksionin e titulluar ‘Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë’, në listën e zyrtarëve të besuar të Fondacionit Soros, renditet edhe zoti Knut Flenckenstein dora vetë.

Knut soros 2

Soros knut 3

Nuk është përrallë, por dokument zyrtar i Fondacionit Soros, ai që e ka klasifikuar zotin Flenckenstein si pjesë të besuar të rrjetit.

Ky dokument e vendos zotin Flenckenstein përveçse në pozitat e konfliktit të interesit; edhe në pozitat e sharlatanit anglishtfolës të radhës, sepse rezulton se zoti Flenckenstein na ka thënë të mos besojmë përrallat për Sorosin, por janë vetë dokumentet e Fondacionit Soros ato që zbulojnë se Flenckenstein është në listën e njerëzve të besuar të Soros. / Hashtag.al  

Kategori
Uncategorized

BBC: Si trafikohen vajzat shqiptare drejt Anglisë, ku përdhunohen dhe nxirren në rrugë.

BBC: Si trafikohen vajzat shqiptare drejt Anglisë, ku përdhunohen dhe nxirren në rrugë

Rrjeti britanik “BBC” ka realizuar një reportazh drithërues me vajzat shqiptare të trafikuara si prostituta në Britaninë e Madhe. Këto histori duket se kanë përlotur jo vetëm të rejat fatkeqe që i kanë rrëfyer për gjigantin mediatik, por edhe gazetaren e cila shprehet me nota proteste kundër brutalitetit dhe trajtimeve çnjerëzore nga ana e trafikantëve.

Trafikimi i njerëzve në Britaninë e Madhe është në rritje dhe numri më i madh i femrave të trafikuara tyre vijnë nga Shqipëria, shkruan britanikja.

“Më kanë detyruar të fle me shumë burra”, i rrëfen i Seja gazetares së BBC-së, Reeta Chakrabarti, e cila ka vizituar një strehë për gratë e trafikuara në jug të Shqipërisë.

Viktimat e trafikimit dhe të dhunës ishin thjesht nxënëse, 10 ose 12 vjeçe kur u trafikuan dhe tani na vështrojnë me ndrojtje, shkruan gazetarja duke shtuar se të gjitha kanë qenë të dhe shfrytëzuara brutalisht. Disa nga këto fëmijë, tashmë kanë fëmijët e vegjël të tyre, “produktet” e dhunimeve dhe përdhunimeve nëpër të cilat iu është dashur të kalojnë.

Seya ishte vetëm 14 vjeç kur u largua me dhunë nga shtëpia dhe u shit në një rrjet trafiku nga një njeri që ajo e mendonte si të dashurin e saj, bën të ditur BBC. Por ajo e gjeti veten në një rrjet të tmerrshëm krimi, e paaftë për të bërë dallime mes tutorëve dhe viktimave.

Ajo u detyrua për muaj të flinte me disa burra në ditë dhe me “klientë ndërkombëtarë”, të cilët paguanin më shumë gjatë natës.

“Unë i urrej – i tha ajo gazetares britanike, duke folur me qetësi – Unë dua që ata të marrin dënimin që meritojnë… Ata të vjedhin lirinë… të përdorin… sundojnë mbi ty… nuk e di… është shumë poshtëruese”.

Shqipëria është një vend i vogël, në të cilën trafikimi i qenieve njerëzore kapi kulmin pas rënies së komunizmit në vitin 1990, shkruan “BBC”. Trafikantët janë të mirë organizuar dhe shquhen për brutalitet.

Ana është një tjetër viktimë e cila është intervistuar nga gazetarja britanike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka lindur në një qytet të vogël shqiptar dhe është mashtruar nga i “dashuri” për t’u larguar nga shtëpia, por më pas, u shit për prostitucion në Britani, shkruan SYRI.net. Ajo është dërguar në Britani, por nuk kishte idenë se ku ndodhej.

“Isha diku nën tokë – thotë ajo – Unë nuk kisha asnjë ide për botën rreth meje. Ata nuk na lejonin të shihnim… hyra në ndërtesë me sytë e lidhur”.

Ana tani është në të 20-tat dhe ishte e virgjër para se të trafikohej. Ajo ka qarë gjatë gjithë intervistës tonë, shkruan “BBC”, por megjithatë ka këmbëngulur se donte të tregonte historinë e saj.

Ajo i rrëfeu gazetares se ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur çdo ditë, nga shumë njerëz.

“Ata më bënë shumë gjëra – thotë Ana- gjëra që unë kurrë nuk i kisha imagjinuar se ishin të mundura”.

Trafikimi njerëzor në Shqipëri

Gra dhe vajza të varfra, veçanërisht nga zona rurale, janë më vulnerabël.

Ato gënjehen me martesa të rreme dhe punë.

Shumica e viktimave oi nën shtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar në disa vende europiane.

Mendësi të rrënjosura ndaj femrave kontribuojnë ndaj problemit.

Përpjekjet e qeverisë për ta eliminuar këtë problem janë akoma të pamjaftueshme, pavarësisht progresit.

Trafikanti: “Është e tmerrshme”

Aktivistët kundër trafikimit shprehen se mendësitë e rrënjosura ndaj femrave në shoqërinë Shqiptare kontribuojnë në këtë problem.

Kjo është një kulturë e dominuar nga meshkujt, ku vajzat e reja janë të varfra, zonat rurale janë vulnerabël ndaj dhunës në familje dhe gjithmonë femrat kërkojnë mënyra të arratisen nga aty.

Kjo i bën një pre të lehtë për trafikuesit.

Shpesh viktimat manipulohen përmes martesave të rreme ose mundësive të punësimit, me trafikantë që u premtojnë se do u mbulojnë shpenzimet, shprehet një reporter i OKB-së.

Në Shqipëri, procedurat ligjore nuk kryhen si duhet, por qeveria ka bërë disa hapa para për ta përmirësuar këtë gjendje. Një raport i Departamentit të Shtetit Amerikan rekomondon se duhet bërë më shumë në këtë fushë duke “hetuar, proceduar dhe dënuar trafikuesit, përfshirë ëdhe zyrtare.”

Autoritet shqiptare na lejuan të flasim me një të dënuar në burg i mbajtur nën siguri të lartë në Korç, në lindje të vendit. Në mes të dimrit, bora është e trashë, burgu fryn dhe është ftohtë.

I burgosuri është Fatos Kaplani, momentalisht po vuan një dënim me 15 vite heqje lirie për trafim fëmijësh drejt Greqisë, duke i detyruar të prostituojnë ose të lypin. Ai është vetë një baba dhe ka qenë i martuar atë kohë.

Çfarë të detyroi ta bëje? – e pyes unë.

“Ishte një kohë kur të gjithë e bënin këtë gjë” thotë ai, me një mbledhje supesh që ndoshta është pendim ose ndoshta turp.

“Është e tmerrshme. Imagjino sikur të ishin fëmijët e mi dhe dikush tu bënte atë gjë. Është e tmerrshme.”

Kategori
Uncategorized

Darka Rama-Meta/ Kryeparlamentari i kërkon të jap dorëheqjen, darka prishet

D

Darka Rama-Meta/ Kryeparlamentari i kërkon të jap dorëheqjen, darka prishet

Një burim shumë i rezervuar kryeministror, pjestar i shërbimit darkor, tregon se darka e mbrëmshme mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka përfunduar siç filloi, e  pa ngrënë! Që në fillim kryeministri ka kërkuar pozicionimin e saktë dhe të prerë të Ilir Metës, çka ka rritur tensionet mes tyre, ndërkohë që Meta ka thënë se nëse duhet për të siguruar normalitetin e vendit dhe të garancisë së opozitës, si dhe të mos ketë destabilitet, Rama dhe Meta të japin njëkohësisht dorëheqjen. Pra që të mos duket sikur PS humbet liderin , ndërsa LSI e mban kryeparlamentarin, edhe Ilir Meta jep dorëheqjen.
Kryeministri ka insistuar se nuk pranon asnjë zgjidhje me anë të protestës së opozitës dhe për protestën. Këmbënguljes se Ilir Metës se puna do të shkojë në përplasje të shoqërisë së ndarë në dy kape si dhe Opozita nuk do të futet në zgjedhje, kryeministri mësohet nga burime të rezervuara kryeministrore se ka qenë i vendosur për asnjë variant për qeveri teknike.
Edhe variantit që PS e LSI të ndryshojnë këto ditë pothuaj 90 përqind të kabinetit qeveritar, Ilir Meta ka insistuar duke i sqaruar se opozita do kokën e Ramës se nuk ka besim në zgjedhje të lira.
Darka ka përfunduar pa asnjë zgjidhje, bile tregon punonjësi i shërbimit se asnjeri nuk ka prekur pjatat. As verën. Vetëm kanë tymosur cigare, të dy. Duke shkelur dhe ligjin antiduhan.
Mësohet se Gjergj Koja i drejtorisë antiduhan për Tiranën sot do të dërgojë fletgjobat për Edi Ramën dhe Ilir Metën në shumën prej 300 mijë lekë të reja, për sejcilin.
J.V.
SPJV.it.
Kategori
Uncategorized

Përse ju shërben protesta shqiptarëve?

Përse ju shërben protesta shqiptarëve?

Qytetarët duhet të protestojnë që parlamenti dhe administrata e këtij vendi të mos mbushet me banditë dhe kriminelë. Që Parlamenti i ardhshëm të mos ketë thuajse 20 % të tij që ka pasur probleme të hapura me drejtësinë.

Nga Blendi Fevziu

Basha ka bërë atë që dukej se pritej prej kohësh. Ka thirrur një protestë masive dhe është ngulur prej ditësh në sheshin përpara Kryeministrisë. Kërkesa e opozitës është vetëm një. Ajo kërkon qeveri teknike si garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe kërcënon që nëse kjo nuk ndodh, në vend nuk do këtë zgjedhje. Basha e ka ripërsëritur këtë deklaratë edhe në një takim të rastësishëm me gazetarë, duke konfirmuar indirekt që përplasja me mazhorancën do jetë e gjatë dhe e përshkallëzuar.

Nuk ka asnjë dyshim që Basha ka vënë një bast të fortë. Nëse presioni i tij dhe i opozitës është i tillë që e detyron qeverinë të tërhiqet, atëherë ai ka fituar një betejë të madhe. Nëse ai ja arrin që faktori ndërkombëtar ta mbështesë dhe të kthejë kokën me seriozitet nga Shqipëria, sërish kjo është një fitore. Por nëse PD tërhiqet pa arritur asgjë, kjo konsiderohet disfatë dhe mund të ketë kosto të mëdha për Bashën dhe PD në zgjedhjet e ardhshme. Ky është basti i vështirë i Bashës dhe ai po e luan këtë.

Liderët politike rriten dhe krijojnë personalitet vetëm përmes sfidave dhe basteve të vështira. Në këtë këndvështrim, vendimi për të protestuar, me çdo përfundim që të vijë do ta konsolidojë atë si lider politik. Personalisht kam një vështrim tjetër, edhe pse ndryshe për protestën në shesh. Unë besoj se pavarësisht përfundimit, protesta e opozitës shërben për të krijuar tek publiku një dimension të munguar prej vitesh në Shqipëri, dimensionin e protestës qytetare. Jo protestës partiake, protestës qytetare. Le të jetë sot PD apo opozita në shesh. Nesër ose në raste të tjera do të jenë më shumë qytetarë. Qytetarë që e kuptojnë që protesta është një e drejtë e tyre; që kuptojnë që protesta është një mjet për ta bërë më të mirë jetën e tyre të përditshme; është një mjet për t’i kërkuar llogari atyre që ju ke dhënë votën dhe që e shpërdorojnë atë.

Kudo në botë protestohet. Madje protestohet në vendet demokratike. Në vendet e pazhvilluara dhe të mjerë nuk ka protestë. Ka herë herë dhunë, por jo protestë. Shqipëria duhet të mësojë të protestojë paqësisht. Ideja që votohet një herë në katër vjet dhe vullneti shprehet me votë, nuk mjafton, është demode. Amerikanët janë të parët që po protestojnë; Francezët janë çdo javë në protestë; Britanikët kanë ditë që janë në shesh për çështje që ju interesojnë; Po ashtu fqinjët tanë: grekë, maqedonas apo rumunë. Protesta shërben që t’i bëjë qeveritarët më të përgjegjshëm.

Qytetarët duhet të protestojnë që parlamenti dhe administrata e këtij vendi të mos mbushet me banditë dhe kriminelë. Që Parlamenti i ardhshëm të mos ketë thuajse 20 % të tij që ka pasur probleme të hapura me drejtësinë.

Që Bashkitë të mos drejtohen nga trafikantë dhe ish të dënuar ordinerë. Si mund të jetojë i lirë një qytetar në bashkitë e vogla, kur në krye të tyre janë njerëz që shkeljen e ligjit e kanë pasur moto dhe krenari. Që Gjykatat dhe sistemi i drejtësisë të mos funksionojnë sipas motos së njohur sot: “Drejtësi ka por është pak e shtrenjtë”! Që Gjykatës e prokurorë të mos hapin dyert e burgjeve për bandat dhe të mbyllin brenda tyre mjeranë që s’kanë asnjë përkrahje.

Që në këtë vend të mos ekzistojë bindja që të fuqishmit dhe njerëzit politik nuk preken nga ligji edhe kur e bëjnë atë rreckë për të justifikuar zullumet e shpeshta.

Që pasuria publike të mos jetë pre e 4 – 5 oligarkëve që kanë marrë gjithë qeverisjen me konçension. Që janë përfituesit e vetëm dhe ekskluzivë pavarësisht nëse në fuqi është e majta apo e djathta. Kjo nuk ndodh askund në botë.

Qytetarët duhet të protestojnë që ministrat të mos jenë arrogantë dhe të mos e shmangin llogaridhënien. Qytetarët duhet të protestojnë për taksat dhe mënyrën se si shpenzohen paratë që ata paguajnë.

Qytetarët duhet të protestojnë, kudo, përditë dhe nëse mësojnë ta bëjnë këtë për llogari të tyre dhe jo vetëm të partive, ky vend padyshim që do të jetë më i mirë. Në këtë vështrim, ngjallja e frymës së protestës, do të sherbejë për të mësuar se si të përballemi me të keqen dhe se si qytetarët të jenë vetë zotër të fateve të tyre. Të fatit të vet çdo ditë, jo një herë në 4 vjet, vetëm kur votojnë. Opinion.al

Kategori
Uncategorized

Dëbimi i romëve, azilkërkuesit dhe pajisja e përgjimit – pikat kryesore të rapo.rtit të AI që turpërojnë Shqipërinë.

Dëbimi i romëve, azilkërkuesit dhe pajisja e përgjimit - pikat kryesore të raportit të AI që turpërojnë Shqipërinë

Kushtet e rënda të komunitetit rom dhe egjiptian dhe rreziku i dëbimit të vazhdueshëm krahas 20 mijë kërkesave për azil nga shqiptarët në BE janë dy çështjet në fokus të raportit më të fundit vjetor të Amnesty International të sapopublikuar.

Por në raport përmendet në veçanti çështja e pajisjes së përgjimit, rasti i pezullimit nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit dhe fakti se qeveria akuzoi gjykatësit për këtë çështje se po i shërbenin opozitës, duke minuar kështu pavarësinë e gjyqësorit.

1 / 3

Në raport thuhet: “Komunitetet rome dhe egjiptiane vazhdojnë të jetojnë në kushte të këqia banimi dhe kanë qënë në rrezik të vazhdueshëm dëbimi. Mbi 20 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE.

Në pikën “Sistemi i drejtësisë”, Amnesty International shprehet se “në qershor, një gjykatë pezulloi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për abuzim me pushtetin dhe pjesëmarrje në vendosjen  e pajisjeve përgjuese në komisariatet e Policis. Në përgjigje, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme akuzuan gjyqtarin se se po i shërbente opozitës dhe  duke minuar pavarësinë e gjyqësorit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbeti i pezulluar deri në fund të vitit.”

Në pikën “Zhdukjet” thuhet se autoritete nuk kanë bërë asnjë hap përpara për të vënë përpara drejtësisë ata që janë përgjegjës për zhdukjen me forcë në vitin 1995 të Remzi Hoxhës, një shqiptar etnik nga Meqedonia. Fati I tij dhe vendndodhja mbeten të panjohur.  Qeveria ka filluar të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Humbur për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e shqiptarëve të zhdukur nga qeveria komuniste në vitet 1944-1991. Megjithatë, edhe ën fund të vitit 2016 kishte ende zhvarroje të reja për t’u bërë. Rreth gjashtëmijë persona mbeten të zhdukur.

Në pikën “Të drejtat e banimit – dëbimet me forcë” thuhet: Në qershor, autoritetet venodre në Tiranë kërcënuan për të dëbuar me forcë mbi 80 familje kryesisht rome dhe egjiptiane që jetonin në zonën e Bregut të Lumit, një zonë nën rrezikun e përmbytjeve prej lumit të Tiranës.

Kategori
Uncategorized

Liria e protestës dhe protesta e lirisë.

Nga Dr. Albano Zhapaj

 Vala e madhe e zemërimit popullor më në fund plasi, qindra mijëra qytetarë zbarkuan në shesh në 18 Shkurt dhe i treguan pushtetit se është duke ecur në rrugën e gabuar. Presioni i frikës pothuaj katër vjeçare më në fund u thye dhe vlerat qytetare i dhanë një leksion demokracie “prijsave rilindas” që, jo vetëm do të mbahet mend gjatë, por do të shërbejë si precedent qytetarie jo vetëm këtij pushteti, por çdo lloj qeverie që do të marr këtej e tutje në dorë fatet evropiane të shqiptarëve.

Liria e protestës dhe shteti ligjor

Liria e protestës është e njohur dhe garantuar nga të gjitha kushtetutat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe gjithë shteteve moderne të botës. Në Deklaratën  Universale të të Drejtave të Njeriut, atë të vitit 1948, firmëtare e së cilës është edhe Shqipëria, gjejmë plot dy nene që trajtojnë të drejtën e protestës, si e drejtë themelore e mendimit dhe veprimit të një populli të lirë.

Natyrisht që pushteti e pranon teorikisht dhe nuk e ndalon ligjërisht këtë të drejtë, por ajo që ndodh në realitet është ndryshe. Në një vend të vogël dhe të varfër si Shqipëria, ku ekonomia e shumë familjeve varet nga rroga mujore e punës, sidomos asaj në shtet, shumë njerëz detyrohen nëpërmjet ushtrimit të presionit pushtetar të frikës se nëse merr pjesë në protestë humbet vendin e punës. Nga kjo kuptohet lehtë se asnjë familjar shqiptar nuk e ka luksin të ndërpresë të ardhurat ekonomike të fëmijëve dhe familjes së tij, nëpërmjet humbjes së vendit të punës. Presioni i frikës në këtë mënyrë kthehet në ambivalent të së drejtës së mendimit dhe veprimit qytetar, duke e detyruar qytetarin të pranojë në heshtje shtypjen pushtetare dhe njëkohësisht të ndjejë brenda vetes se gjithçka që po ndodh nuk është e drejtë.  Është pikërisht ky momenti i duhur kur opozita e një vendi, me kurajë e qytetari duhet të bëhet flamurtare e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të vendit dhe t`i ndohmojë ata të mposhtin frikën dhe të kuptojnë se të drejtat e tyre janë të pamohueshme dhe në qoftë se nuk ngrihen t`i kërkojnë, e ardhmja e familjeve dhe fëmijëve të tyre është në rrezik serioz.

Si po e pengon pushteti “de facto” ushtrimin e lirisë së protestës?

Pushteti i sotëm nën etjen  e pandalshme të përdorimit të shtetit për përfitime korruptive të një kaste të ngushtë njerëzish, në kurriz të ekonomisë dhe pasurive të këtij vendi, ka nënshtruar dhe vënë nën kontroll edhe lirinë e qytetarëve, duke i kthyer këta nga qytetarë në klientë. Monopolet e krijuara për këtë qëllim fillojnë nga arsimi, shëndetësia, pasuritë natyrore dhe duke përfunduar tek taksat e rënda, shërbimet e mos dhëna, doganat, tatimet, etj.

Kërcënimi i refuzimit të pjesëmarrjes në protestat e lira me heqjen nga vendi i punës është mënyra më klasike dhe e rëndomtë që përdor një pushtet antishtet dhe antiqytetar, për të penguar qytetarët e thjeshtë të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore. Biles arrihet deri aty sa nënpunësve dhe specialistëve të thjeshtë t`i gjejnë pjesëtarët e tjerë të familjes, duke përdorur edhe “libër shtëpie”, për të cilët i bën përgjegjës ata vetë, nënpunës e specialistë, nëse familjarët e tyre dalin në protestë.

Më tej nëpërmjet policisë pengojnë, vonojnë dhe krijojnë barriera nga më të ndryshmet të gjitha ato automjete që marrin përsipër të transportojnë qytetarët drejt vendit të protestës. Nuk mungojnë këtu as mediat propushtetare të cilat mundohen ta ridikolizojnë një protestë, ta banalizojnë dhe ta opinionojnë si një protestë të kotë, si një gjë të pavlerë, apo edhe si një kauzë të humbur. Më tej akoma nëpërkëmbin dinjitetin e qytetarit të zhytur në varfëri duke i ofruar “ndihmë ekonomike shtetërore”, ndonjë lëmoshë monetare të tillë që të nxjerr një muaj nga “halli”, dhe duke devijuar kështu lirinë e mendimit të atyre pak qytetarëve, buka e fëmijëve të të cilëve është më e rëndësishme se sa fjalët e bukura apo filozofia politike opozitare.

18  Shkurti si protestë e lirisë.

Nuk jam aspak dakord që kjo mund të quhet një protestë e Partisë Demokratike apo e vetëm popullit të djathtë. Kjo është protesta e qytetarëve dhe opozita me të drejtë i është bashkuar për të ndihmuar qytetarët në thyerjen e frikës dhe në fitimin e vetëbesimit dhe të lirisë. Një shoqëri nuk e bën dot as pushtetit dhe as opozita, ato mund të ndihmojnë natyrisht, por një shoqëri e bëjnë qytetarët, dhe mund ta bëjnë vetëm kur janë të lirë, të lirë të mendojnë, të punojnë, të veprojnë e të bashkëveprojnë, të ndërtojnë të ardhmen dhe lumturinë e tyre në atë copë qiell që Zoti u ka falur, me punë të ndershme dhe me djersën e ballit.

Një shoqëri demokratike kurrsesi nuk mund të quhet, konceptohet apo ndërtohet me marifete e marifetçinj, duke mbjellë apo prodhuar hashash,  drogëra dhe helme të tjera, qofshin edhe fitimprurëse, sepse kurrësesi mirëqenia e familjeve tona dhe fëmijëve tanë nuk mund të ngrihet mbi helmin që u shesim familjeve dhe fëmijëve evropianë.  T`i japësh mundësinë një populli të ndërtojë lumturinë e tij mbi punë të pandershme dhe në kurriz të fatkeqësive të familjeve të vendeve fqinjë, pasi droga që u shesim mos të menojmë se i përmirëson ato, është një krim shoqëror përveç se ligjor, është një pabesi që ne i bëjmë shoqërive të tjera, psesë e së cilave aspirojmë të jemi. Lumturia personale e çdo njeri dhe e çdo familjeje ndërtohet vetëm nëpërmjet punës së ndershme, dhe shteti ka detyrimin të sigurojë kushtet e nevojshme që qytetarët të punojnë me dinjitet dhe të sigurojnë të ardhurat për fëmijët dhe familjet e tyre.

Protesta e lirisë si rizgjim i ndërgjegjes qytetare.

Kushdo në Evropë apo Amerikë që ka menduar, qoftë për shkak të historisë, qoftë për shkak të dizinformimit, se shqiptarët kur protestojnë janë të dhunshëm, kësaj radhe morën një leksion të ri, njëleksion që vetëm një popull qytetar di ta japë. Është një moment me të vërtetë reflektimi mbi qytetarinë, që na çon të mendojmë se ëndrrat për të cilat u ngritën studentët e dhjetorit 1990 nuk janë shuar. Liria dhe dinjiteti qytetar vlejnë më tepër se çdo parrullë pushtetare që mashtrueshmërisht ndriçon antivlerat dhe i shet për vlera, që ndriçueshmërisht mashtron me fasadat që i shet për reforma, dhe këtë qytetarët e kanë kuptuar.

E kanë kuptuar jo vetëm ata që në 18 Shkurt dolën në shesh, por edhe ata qindra mijëra të tjerë që u pozicionuar përpara ekraneve, jo nga mos dëshira për të dalë, por sepse ende nuk e kanë thyer frikën ndaj pushtetit, jo nga dëshira për të mos qenë prezent, por nga meraku se dalja në shesh mund të dëmtojë fëmijën, vëllain, kushëririn, xhaxhain apo dajën që mund të jenë të punësuar në shtet. Meraku se mos na shohin “spiunët” është real, pasi pushteti ka lançuar një armatë spiunësh besnikë për të linçuar lirinë e veprimit qytetar të nënpunësve e specialistëve të sektorit publik, dhe për ta bërë kurbanin e radhës në pushimin nga puna. Mijëra mesazhe solidarizuese kanë mbushur inbox-et e protestuesve dhe ky është treguesi më i qartë i analizës së mësipërme.

Opozita përballë (s)provës së lirisë.

Opozita dhe krerët e saj kanë marrë një mision sa të rëndësishëm aq edhe të vështirë e delikat. Mbështetja e lirisë qytetare duhet çuar deri në fund, pa kompromise që cënojnë qytetarinë dhe të ardhmen e vendit. Shumë prej nesh ju bashkuan protestës së lirisë me bindjen se opozita e sotme do të mbajë premtimet e veta, ato të ç`bërjes së të këqijave që solli pushteti katër vjeçar i rilindjes, çbërjes së Ligjit famëkeq të Arsimit të Lartë, konçensioneve korruptive në shëndetësi, kthimin popullit pasurive të popullit, garantimin e lirisë së sipërmarrjes, uljes së taksave, ringritjes së shtetit ligjor dhe kthimin e institucioneve në shërbim të qytetarëve.

Opozita të tregojë që Shqipëria është evropiane por që është pikë së pari e shqiptarëve, të tregojë se pushteti buron nga qytetarët dhe i shërben atyre, se liria e mendimit dhe veprimit janë jetike për shoqërinë tonë. T`i tregojë dhe ne qytetarët do ta mbështesim pa kufij, jo thjesht për faktin e të ardhurit në pushtet, por për të ndërtuar një Shqipëri të lirë dhe Evropiane.