Ambasadorët në Tiranë, me prapaskena politike, ushqejnë Arrogancën Pushtetore të Kryeministrit Rama
Jakup B. GJOÇA
Kryeministri Rama dërgon në Kavajë 1.000 policë, deri të premten 5 maj 2017.
Kryeministri Rama përsëriste vazhdimisht, se zgjedhjet për kryebashkiakun e Kavajës do të zhvillohen me ëdo kusht, me ëdo kosto politike, pavarësisht se Opozita e ka bojkotuar procesin zgjedhor.
Ambasadorët në Tiranë, e sidomos Ambasadori i SHBA Lu, përsëriste vazhdimisht, se zgjedhjet janë “legjitime” edhe pa pjesëmarrjen e Opozitës, duke bërë iso refrenit politik të Kryeministrit Rama.
Mirëpo, Kryeministri Rama, edhe pse arrogant në sjellje dhe qëndrime politike, u tremb dhe të premten, më 5 maj 2017, deklaroi se Ai, si kryetar i PS tërhiqte kandidatin e tij për kryebashkiak nga zgtjedhjet vendore në Kavajë!
Kryeministri Rama u tremb, sepse Opozita kishte vendosur që Protestën ta vazhdonte në Kavajë ditën e zgjedhjeve!
Kryeministri Rama u tremb, se mos ai vetë, do të pësonte fundin e Çausheskut nga protestuesit! 1.000 policët, që dërgoi në Kavajë, nuk mund të mbrojnë dot Pushtetin e kryeministrit Rama nga Protesta e Popullit!
Nëse vërtet, kryeministri Rama ka kaq merak se mos destabilizohet Shqipëria nga ….Protesta e Opozitës, kurrë nuk do të deklaronte me arrogancë, se Ai do të bëjë zgjedhje vendore në Kavajë dhe parlamentare në Shqipëri PA OPOZITËN!!!
Shqipëria DESTABILIZOHET POLITIKISHT vetëm kur një Kryeministër Arrogant zhvillon zgjedhje parlamentare PA OPZOTËN.
Nuk ka Demokraci, pa Opozitë në Zgjedhje Parlamentare!!!
Çaushesku e provoi këtë në 1989 dhe e pësoi!!!
Por, ajo që vrau shpresën e shqiptarëve te ndihmesa e Ndërkombëtarëve, në zgjidhjen e Krizës në Shqipëri, është qëndrimi dyfaqësh i ambasadorëve të akredituar në Tiranë.
Ambasada e SHBA në Tiranë, pak minuta pasi kryeministri Rama u tërhoq – me bisht në shalë – nga zgjedhjet vendore në Kavajë, bëri deklaratë publike, dhe ….. ëuditërisht, përshëndeti Turpin Politik të Kryeministrit Rama, zbythjen e tij arrogante, përballë Qëndresës të Protestuesve!!!
Ambasada Amerikane në Tiranë, “harroi” të përshëndetëte protestuesit shqiptarë, që mbrojtjën Demokracinë në Shqipëri dhe nuk lejuan kryeministrin Rama të zhvillonte zgjedhje vendore pa Opozitën!!!
Ambasada Amerikane në Tiranë “harroi” që dje t’i kërkonte kryeministrit Rama, që të tërhiqet edhe nga zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit 2017!!!
Ambasadori amerikanë në Tiranë Lu, kishte të drejtën, më shumë se kushdo, që të mos lejonte Zgjedhje Vendore në Kavajë PA OPOZITËN. Ambasadori Lu ishte i pari në 2015, që I kërkoi publikisht kryeministrit të mos kandidonte Roshin, meqë ka rekorde kriminale. Kryeministri Rama në 2015 e sfidoi, e injoroi, e shpërfilli Apelin Publik të Ambasadorit Lu!
Por, ambasadori Lu heshti, përballë Arrogancës Pushtetore të kryeministrit Rama!
Shkaqet e heshtjes së Ambasadorit Amerikan ndaj Arrogancës Pushtetore të kryeministrit Rama mund të kërkohen te misioni diplomatic, që ndoshta Soros i ka ngarkuar Ambasadorit Lu.
Por një gjë është e vërtetë.
Ambasadori Lu, deri tani, në Tiranë, më shumë ka bërë prapaskena politike, për të ushqyer Arrogancën Pushtetore të Kryeministrit Rama, në dëm të Demokracisë në Shqipëri!!!
Ambasadori Lu, nëse do të kishte merak Demokracinë në Shqipëri, do të mjaftohej të bënte vetëm një deklaratë publike dhe t’u fliste shqiptarëve SHQIP: “ As ai, si qytetar i Demokracisë, As SHBA NUK NJOHIN ZGJEDHJE PARLAMENTARE PA OPOZITËN”!!!
Kaq. Thesht! Hapur! Shqip!
Dhe shqiptarët do ta kuptonin burimin e rrezikut të Demokracinë në Shqipëri!!!
Dhe Kryeministri Rama nuk do të sillej me shqiptarët KAQ ARROGANT, saqë EDHE DJE, të kishte kurajo, të deklaronte: “Ne do të bëjmë zgjedhjet parlamentare në 18 qershor 2017, edhe pa Opozitën”!!!
Ambasadori Lu, në sytë e shqiptarëve, tashmë është katandisur në një Lolo të Oborrit Kryeministror të Ramës!!!
Ambasadori Lu, duihej të bënte vetëm një herë deklaratë publike shqiptarëve: “ Nuk janë LEGJITIME zgjedhjet parlamentare PA OPOZITËN” dhe shqiptarët do ta besonin, që Ambasadori Lu mbron në Shqipëri Demokracinë dhe jo ….Pushtetarët!
Porrrrr….
Ambasadori Lu, duke i shkuar përditë në zyrë kryeministrit Rama, ndërkohë, që shqiptarëve nuk u flet SHQIP, atëhere, kushdo e kupton, që ambasadori Lu bën lojra politike në prapaskenë, në dëm të shqiptarëve, në dëm të Demokracisë, për të ushqyer VETËM Arrogancën Pushtetore të kryeministrit Rama.
Ambasadori Lu, duke u bërë lojtar aktiv i prapaskenave dhe pazareve politike, meqë shkon përditë në zyrën e kryeministrit Rama, KA MERAK, KA HALL vetëm pushtetin e kryeministrit Rama.
Prapaskenat politike gjithnjë i shërbejnë Pushtetarëve, në dëm të Kauzës së Popullit!
Shqiptarët, tashmë me të drejtë, e shikojnë Donald Lu, si një misionar dhe mercenarë të Soros dhe NUK E BESOJNË MË SI AMBASADOR TË SHBA!!!
Ambasadori Lu nuk përfaqëson më në Tiranë për shqiptarët as SHBA-të dhe as Presidentin Trump!!!
Deri tani, Administrata e Presidentit Trump NUK KA DEKLARUAR KURRË që “Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri janë “legjitime” PA OPOZITËN”!!!
Kryeminstri Rama, sërish, nesër, ndoshta pasnesër, DO TË DETYROHET, që të ZBYTHET, edhe nga zgjedhjet parlamentare!
Natyrisht dhe sigurisht, edhe Ambasadori Lu, edhe një herë tjetër, do ta përshëndetë Ramën, që ( do të) dorëhiqet si kryeministër dhe do të lejojë Qeveri Teknike, për zgjedhjet Parlamentare.
Por, as tani, Ambasadori Lu, nuk guxon t’u thotë SHQIP SHQIPTARËVE, që “ Nuk ka Zgjedhje të lira PA OPOZITËN”.
Në një artikull të botuar në të përditshmen hungareze “Daily News Hungary”, zyrtari i lartë i qeverisë hungareze, Zsolt Nemeth, i cili vizitoi të enjten Tiranën paralajmëron se:
Shqipëria rrezikon të shkojë drejt destabilizimit nëse nuk organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai shpreh shqetësimin mbi influencën e George Soros mbi qeverinë shqiptare, ndërsa shprehet se indiferenca e Bashkimit Europian ndaj vendeve të Ballkanit i ka lënë hapësirë Sorosit që të fuqizojë pozitat e tij në rajon. Rast konkret i kësaj influence është qeveria Rama, që sipas zyrtarit të lartë hungarez, qeveria e tij po mbahet pikërisht nga Soros.
“Pa zgjedhje të lira dhe demokratike, Shqipëria rrezikon të rrëshkasë në kaos mes paqëndrueshmërisë së përgjithshme në gjithë Ballkanin Perëndimor, tha të enjten një zyrtar hungarez i punëve të jashtme. Ekonomia në të zezë, e mbështetur tërësisht në kultivimin dhe trafikun e drogës ka lulëzuar vitet e fundit dhe përbën një kërcënim serioz dhe një pengesë të madhe për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, është shprehur në një prononcim Zsolt Nemeth, kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Hungarisë, i cili mori pjesë në demonstratën e opozitës në bulevardin kryesor të kryeqytetit shqiptar, në Tiranë.
Në 77 ditët e fundit, Partia Demokratike ka protestuar nën kauzën e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nemeth thekson se aktualisht në Shqipëri nuk janë kushtet për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do të duhej kohë, në muajt e ardhshëm për të zhvilluar zgjedhjet. Pasi Kryeministri Viktor Orban zhvilloi një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në kongresin e fundit të Partisë Popullore Europiane, u vendos që Nemeth të vizitonte Tiranën. “Qeveria shqiptare është ngritur nga rrjetet majtiste dhe mbështetet nga financuesi amerikan, George Soros dhe nuk ka vullnet të pajtohet me kërkesat e Partisë Demokratike.
Në mungesë të përmbushjes së këtyre kërkesave, Shqipëria ka gjasa të destabilizohet edhe më tej në mënyrë të ngjashme me Maqedoninë, tha ai. Interesi i Bashkimit Evropian në rajon duket se është zvogëluar kohët e fundit, por “Interesi i George Soros është jashtëzakonisht intensiv”, tha Nemeth. Rusia dhe Turqia gjithashtu po tregojnë interes në rajon, prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen sa më parë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, shtoi ai. Nemeth u takua edhe me ishpresidentin dhe ishkryeministrin Sali Berisha gjatë vizitës së tij”, thuhet në artikullin e “Daily News Hungary”.
Gjendja politike e trazueme, zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik, e paqa sociale gjysëm e thyeme në Shqipëri sot, më frikësojnë!
Me afrimin e datës së zgjedhjeve të 18 qershorit “opozita” politike kërcënon me bojkot. Kërkohet “nji qeveri teknike” me sigurue “zgjedhje të lira dhe të drejta” sepse partitë në pushtet akuzohen se nuk gëzojnë mirëbesimin e duhun. Koalicioni sundimtar po thyhet. Zgjedhja e presidentit të ri ka tregue thellësinë e mosmarrëveshjes. Si përfundim, Presidenti, kryetar i shtetit “emnohet” nga udhëheqsit e nji partie politike, pa konsultim me “opozitën” demokratike, dhe me 24 korrik konfirmohet nga nji Parlament i ri i zgjedhun dy muej mbas “emnimit”. Parlamenti i ven vulen nji dokumenti, të cilin nuk e ka konceptue, shkrue ose aprovue ma parë. I gjithë operacioni i zgjedhjes së Presidentit na kujton metodat mesjetare të zgjedhjes së “Mbretit” nga baronët, kalorës të Oborrit. Sot, këta “zgjedhës” janë baronët e ri me pasuni prrallore të grumullueme me mjete të dyshimta. Në çdo etapë të procesit nuk ashtë përfillë vullneti i lirë i popullit, që ironikisht quhet “sovrani”. Nji ndërtesë e ngritun mbi këto themele rrezikon me qenë jo e besueshme dhe jo jetëgjatë.
Sami Repishti
Ashtu si shumë bashkatdhetarë, edhe unë frikësohem sepse jemi para nji udhëtimi të rrezikshëm, drejt nji kaosi shtetnor, dhe vetëm nji hap larg “luftës së nxehtë” që vendi njohu në vitin 1997, me të gjitha rrjedhimet shkatërrimtare …dhe derën e hapun për të gjitha!
Problemet që rrjedhin edhe nga nji pabarazi e turpshme ekonomike, me vorfëni sidomos në zonat rurale dhe malore të harrueme, pagesa të ulëta deri në dhimbje, papunësi, sidomos për të rinjtë, ndërsa krimi, korrupsioni dhe kanabis sativa lulëzojnë, janë tregues se besimi popullor në aftësinë e “Shtetit” me sigurue nji jetë me dinjitet po grryhet nga ky realitet i frikëshëm. Nga dëshprimi rritet numri i atyne që janë të bindun se Shqipëria ashtë vendi i degradimit moral dhe mbrapambetjes ekonomike si rezultat i qeveritarëve të perceptuem si “klasë hajdutësh” që veprojnë si kapitalistët e pam- ëshirëshëm, “…udhëheqës politikë që nuk janë tregue të aftë me udhëheq këtë vend gjatë tranzicionit.” (D. L. Pillips) Rrjedhimi ashtë nji emigrim i mallkuem që shterrë energjitë vitale të popullsisë.
Ankimet e shumëta tregojnë humbjen e besimit në nji të ardhme ma të mirë, nji ndjenjë të fortë inferioriteti ndaj kombeve të tjera, dhe nji paaftësi me arrijtë nivelin e zhvillimit që të tjerët gëzojnë. Në Shqipëri, në vend që të ndizet qiriu që na jep dritë, mallkohet errësina që na mbulon.
Perspektivë e frikëshme! Shqipëria po tregon se ende nuk ashtë formue si shtet organik, koordinim sistematik në shërbim të nji tanësie shtetnore. Në Shqipëri qytetarët nuk janë ende koshientë për detyrat e tyne ndaj Atdheut nanë. Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në largimin e tij nga Shqipëria deklaroi: “…E le vendin me përfundimin e hidhur se këtu ka shumë për të berë që njerëzit të bashkëjetojnë brenda një kornize rregullash. “Antikompliment i randë!
Nji burim i “së djathtës” shkruen: “KM Edi Rama drejton nji ndërmarrje kriminale që e ktheu Shqipërinë në qendrën europiane të organizuar të trafikut të drogës”. Nji tjetër burim i “së majtës” paraqet gjendjen në Shqipëri “me ngjyra trëndafili”. Qytetarët e ndershëm janë të hutuem, -ashtu si ministri gjerman. Besimi në autoritetin ashtë damtue randë. Pa autoritet nuk ka “shtet”, dhe pa “shtet” tatpjetja rritet çdo ditë e ma shumë drejt greminës së hapun nga vetë shqiptarët…!
Thirrjet për rrëzimin e “autoritetit” me dhunë janë akte të rrezikshme që synojnë shkatërrimin, edhe kështu të dobët të strukturës shtetnore të vendit. Dhe kur këto thirrje bahen nga elementë shqiptarë, ata cilë- sohen nga bota e jashtëme si “marrëzina!” Në rastin ekstrem, edhe si “trathëti!”
Në nji situatë të këtillë, nuk duhet të mbështetemi në retorikë politike si udhëheqja e mendimeve tona, sado tërheqëse të jetë ajo, sepse retorika politike ka shumë ngrohtësi, dhe pak arsye. Shqipëria ka nevojë për mendimtarë të pavarun, larg propagandës dhe “fake news”, të mirëinformuem dhe të lirë me u çfaqë. Këto “të drejta qytetare” i siguron vetëm nji “shtet i lirë”.
Kontrasti “e drejta” dhe “shteti”, në dukje nji paradoks, ashtë i pranishëm kudo dhe kurdoherë në mendjet e qytetarëve të informuem. Në SHBA, rinia edukohet me parimin se çdo qenie njerëzore lind me disa “të drejta” të garantueme vetëm për faktin se jemi qenie njerëzore, e që përcaktohen si “të drejta natyrale”: jeta, liria dhe ekzistenca përherë e ma e lumtun (the pursuit of happiness). Ato nuk janë “të drejta që na jep “shteti” (të drejta pozitive), sepse vetë “shteti” formohet nga ne dhe për ne, e vepron vetëm për nji qëllim: me respektue, dhe me mbrojtë këto “të drejta natyrale” të qytetarëve.
Nji pozicionim i këtill i njohun si “the American exceptionalism” shpeshherë ashtë i keqinterpretuem si nji “e drejtë me qenë mbi të tjerët”, ose “imperializëm”. Ashtë e kundërta: të gjithë janë të barabartë para ligjit, me të drejta të plota dhe të pacenueshme. Dhetë amendamentet e para të Kushtetutës Amerikane janë përcaktime ligjore që mbrojnë këtë barazi dhe “qytetarin” e lirë nga ndërhymja e “shtetit”. Të rinjtë amerikanë edukohen me mendue se identiteti amerikan ashtë lidhun, së pari dhe fuqimisht, me nji ide, dhe jo me nji copë tokë ose nji grup racor të veçantë. Ky qëndrim e ban SHBA-në nji vend “exceptional”, të ndryshëm, të dalluem nga vendet e tjera.
Ky qëndrim doli në sipërfaqe me fuqi edhe me zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA. Senatori Ben Sasse (R.Nebraska) i frikësuem nga zhvillimet e padëshirueshme në politikën amerikane, foli për nji “zgjim të tribalizmit”, dhe shtoi: “Unë jam kundër ‘nji identiteti politik’. Unë jam për ‘nji politikë ideore’, që na tregon se çdo të thotë emni ‘Amerikë’, dhe cili ashtë qëllimi i jetës sonë të përbashkët!”
Shqip: do të kujdesohen shqiptarët me mbrojtë nji vend që quhet “Shqipëri” dhe se qëllimi i shqiptarëve ashtë nji jetë e përbashkët në këtë “Shqipëri”? A do të vazhdojnë shqiptarët me jetue të ndamë në grupe e fise me identitete lokaliste, pa “nji ide qendrore” që i bashkon, pa konceptin e jetës së përbashkët për të gjithë pa dallim, pa përjashtim? Sepse, Shqipëria nuk ashtë “çifliku i babajt”, por Atdheu i të gjithë shqiptarëve!
Nga përgjigjja korrekte e kësaj dileme që përballojmë akoma sot, mbas 105 vjetësh pavarësie, varet e ardhmja e jonë si nji popull me perspektivë europiane. Sepse edhe vetë Bashkimi Europian në thelb ashtë nji “ide” ma shumë se çdo gja tjetër: ideja e nji kontinenti të lirë, paqësor dhe të sigurt për të gjithë 500 miljonë plus qytetarët që e banojnë. BE që dëshmojmë na sot ashtë vetëm skeleti që nevojitet me ushqye e me realizue këtë ide.
Fatkeqësisht, idetë fisnike të Botës së Lirë, sidomos ato të mbas L2B, gjetën nji terren anmiqsor në vendin tonë, ku popullsia i u nënshtrue nji indoktrinimi të ashpër dhe nji fryme hakmarrëse. Nji shembull: në Plenumin e Gruas… Tiranë, 1979, Nexhmije Hoxha, bashkëshorte e diktatorit E.H., deklaronte:” …Ne do të persekutojmë armiqtë e popullit deri në brezin e shtatë, madje do të lejmë fëmijtë e tyre të pamartuar”…nji skenë makabre që ekzekutoi Sigurimi i Shtetit komunist, dhe nji përsëritje makabre e praktikës naziste të hitlerianëve kundër izraelitëve …! E pabesueshme, por e vërtetë!
Cila ashtë vlera morale e politike e “lëvizjes antifashiste” që reklamojnë ende përkrahsit e saj kur ata ballafaqohen me krime të këtilla të përbindshme? Le të gjykojmë me dorë në zemër…!
Kjo atmosferë e rrezikëshme përballohet nga antiteza -rezistenca antikomuniste, me plagët e trashëgueme nga e kaluemja e çmendun. I mbijetuemi i Auschwitz-it, John Amery, shkruen: “Kushdo që ashtë torturue, kurrë nuk e ndjen veten të sigurt përsëri në këtë tokë!” Ish-të persekutuemët shqiptarë antikomunistë kanë përbuzë hakmarrjen – cilësi shtazarake- dhe kanë kërkue “drejtësi, e cila u ashtë mohue me pretekste absurde. Me gjithë këtë gjest kaq fisnik që regjistron historia e popullit tonë, qëndrimi i “fajtorit” që nuk kërkon falje për krimet e kryeme, asgjason procesin e “pajtimit” dhe “bashkimit”, nji proces që na mundon të gjithëve, dhe që na pengon në çdo hap të jetës së përditëshme.
Efektet e nji fryme të këtillë helmojnë ende sot atmosferën shoqënore e politike të vendit tonë me rezultate shkatërrimtare dhe kërcënojnë të mbeten efektive edhe për breznitë e ardhme. Ashtë mallkimi që na ndjek në mënyrë të pamëshirëshme! Kështu ngjet kur pjesëtarë të Qeverisë deklarojnë haptazi se janë “krynaltë” për prindët e tyne me të kaluemen kriminele. Këtu ndershmënia vdes, dhe vargu i gënjeshtrave dhe i mashtrimeve me ndërgjegje të plotë lind e rritet deri në monstruozitet.(Mbasardhësit e kriminelëve nazistë nuk u martuen ose nuk banë fëmijë me qellim që të zhdukej nga faqja e dheut kjo racë xhelatësh!).
Në Shqipëri, ra heshtja pothuejse e plotë. Kundër kësaj heshtjeje mbytëse, shkrimtari Primo Levi, i Auschwitz-it, në shenj proteste, vari veten në litar, nji mesazh që tingëlloi në botën mbarë. Nuk u ndigjue në Shqipëri. Unë uroj të mos jemi “në pritje të z. Godot!”, kur shpreh bindjen time se do të vijë dita që Shqipëria do të udhëhiqet nga nji grupim burrash e grash të ndershëm, të pajisun me guxim qytetar dhe zemërgjanësi, që refuzojnë dukjet e jashtëme, e që nuk hipnotizohen nga “e keqja”, por dedikojnë mendjen e djersën e tyne shërbimit për popull e atdhe. Shkruej kështu sepse të shumtë janë ata që qeverisen Shqipërinë; shumë të paktë janë ata që qeverisen Shqipërinë si akt angazhimi patriotik, me mend e me djersë… e që do të kujtohen! Andërr? Jo! Nji dëshirë e ngritun në pasion!
Na duhet guximi dhe vendosmënia për punë ndërtimtare, shpresa dhe sidomos pajtimi në mes nesh, dialogu i hapët dhe i edukuem. Na duhet patriotizmi -dashunia e shërbimi për vendin që quajmë atdhe, pa humbe në errësinën e nacionalizmit romantik e agresiv, sepse nji strategji e ndërtueme mbi “territore” nuk ka sukses. Na duhet fryma e mirëkuptimit të ndërsjellë. Ajo që nuk na duhet ashtë polarizimi i politikës së vendit, dhe personalizimi i politikës si profesion. Si rrjedhim, sot në Shqipëri nuk kemi “parti kombëtare” por “parti të Tiranës”, nji rezervoar kuadrosh të ricikluemë…!
* * *
Zgjidhja e ngërçit politik në Shqipëri sot, nuk mund të bahet me përjashtimin e partive të opozitës, aq ma pak të PD-së, forcë politike me kapital moral të madh. Votimet nuk janë legjitime pa opozitën, me gjithë manipulimet politike të mbrapaskenës. Nji akt i këtill mohon sakrificat e rezistencës heroike antikomuniste dhe përjashton mundësinë e tyne me marrë pjesë në qeverisjen e vendit. Kjo tezë ashtë krejtësisht e papranueshme dhe duhet përjashtue! Modalitetet janë nji problem teknik që zgjidhet nga ata që duen Shqipërinë ma shumë se “partinë”. Bojkotimi i Parlamentit ashtë akt primitiv dhe antidemokratik, sepse në Parlament zhvillohet debati i lirë që sjellë marrëveshjen. Nji qeveri e re duhet të gë- zojë jo vetëm besimin e shumicës që e ka votue, por edhe të elementit të pavarun e asnjanës. Grindjet pozitë-opozitë rrezikojnë me e kthye zgjedhjet e 18 qershorit 2017 në nji replikë të zgjedhjeve të 2 nandorit 1945: nji arkë për “Frontin Demokratik” dhe “arka boshe” për “armiqtë e popullit”.
Këtu lind nevoja e nji kompromisi të thellë, ndoshta edhe historik të pranuem lirisht nga shumica dërmuese e popullsisë, dhe i hapun për të gjithë!
Nuk kanë vlerë akuzat absurde që qarkullojnë në tregun e mjeteve të informimit. Aq ma pak kur ato synojnë me diskreditue miqtë e aleatët tonë, e ambasadorët e tyne, akuza banale që na kujtojnë 45 vjetët e izolimit komunist. Ashtë qëndrim infantil, ashtë qëndrim vetë-damtues! Shqipëria krenohet të jetë nji demokraci parlamentare -me gjithë të metat parlamentare!- që kërkojnë ndryshime rranjësore. Nuk ka shqiptar normal që andrron kthimin e regjimit komunist dhe përdorimin e mjeteve të E.H. me arrijtë qëllimet e diktatorit: mbajtjen e pushtetit me dhunë, e të rolit udhëheqës të PPSH-së “permanent dhe absolut” me “grusht të hekurt”! Shqipëria ashtë kandidat serioz për anëtarsim në BE, me sigurinë e vendit të garantueme nga NATO, me pluralizëm politik, e shtypin e lirë (të paktën nominal!). Ndamja e qeverisjes në tri pushtete teorikisht ekziston, me gjithë komprometimin e thellë të sistemit gjyqësor (që shpresohet të riformohet). Pa dyshim ka shpresë!
Shqipëria nuk ashtë nji ishull! Jetojmë në Ballkanin Perëndimor të kontinentit europian, sot zonë e trazueme. Ka shumë mundësi që rajoni të priret drejt nji vale pakënaqësish në nji masë të madhe. Këto vitet e fundit, “Moska ka hapë nji front të ri në Ballkan me qëllim krijimin e nji krize politike”, shkruen J. Bugajski. Ai vazhdon:”Pikësynimi nuk ashtë me pakësue perspektivat (për vendet ballkanike) e hymjes në NATO dhe BE, por në forma kërcënuese me kthye Ballkanin në nji zonë ku konfliktet shkaktojnë ramjen e influencës së Perëndimit, dhe ngritjen e asaj ruse.
Tri shtete: Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, paraqiten si konstruksione politike të përkohshme dhe artificiale dhe përparimi i tyne drejt Europës duhet të ndalohet. Shqipëria akuzohet se me ndihmën e Uashingtonit kërkon copëtimin e Serbisë dhe të Maqedonisë për formimin e nji ‘Shqipërie të Madhe’”- pjellë e fantazive serbo-greke.
Kjo situatë, propagandon shtypi rus, mund të sjellë konfliktin në mes të kombë- sive, dhe të detyrojë Shqipërinë (e Kosovën) me ndërhye në mbrojtjen e bashkatdhëtarëve të tyne. Ndërhymja ringjall rivalitetin serboshqiptar, me zhvillime të padëshirueshme, që tërheqin, mundësisht, edhe Turqinë e Greqinë në konflikt. Për studjuesët e origjinës se L1B, nji skenar i këtillë nuk ashtë i mundun. Megjithëse historia nuk përsëritet, ajo përmban tinguj të ngjashëm!
Që nga viti 2000, na jemi dëshmitarë të ngritjes së nji rreziku të ri: “populizmit”, dhe lëvizjes së politikës së nacionalizmit agresiv, lëvizje që kërkon kthimin e pushtetit në duert e “kombit-shtet”, larg nga institucionet ndërkombëtare të mbas L2B, si NATO, BE edhe UNO-si dhe nji serie organizatash ekonomike, shoqënore e kulturore që përbajnë strukturën e ruejtjes së paqes që nga viti 1945.
“Përgjigjja jonë ashtë edukimi i popullsisë, kryesisht rinisë sonë- shkruen dr. Moshe Kantor- me të drejtat e vlerat e tolerancës, demokracisë, bashkëndamjes së përgjegjë- sisë dhe sigurimit tonë. Nëse vlerat nuk kalohen nga nji brezni në tjetrën organikisht, e që sistemet tona arsimore mund të japin për këtë brezni, veçanërisht në vitet e krizës dhe mbrapambetjes ekonomike, përfundimi do të ishte fatal”.
Duhet të mobilizohet qytetaria e ndershme dhe koshiente!
Para së gjithash, të projektohen vijat kryesore të diskursit politik: nji bërthamë me ide koherente të kohës që jetojmë. Përcaktohen problemet që kërkojnë zgjidhje, dhe debatohen. Asgja nuk pranohet pa bindje të plotë, dhe nëse nuk u përgjigjet shqetësimeve të popullit mbar.
“Vlerat intelektuale dhe shkencore grumullohen në botën tonë; ata kalojnë nga nji brezni në tjetrën”, spjegon filozofi anglez, John Gray. “Nuk ashtë kështu me vlerat morale, që fatkeqësisht nuk kanë këtë efekt grumullimi”. Kjo ashtë arsyeja që çdo brezni duhet të mësojë këto vlera nga vetë eksperienca e tyne; nëse jo, krijohet mundësia e nji katastrofe të re…” shton ai.
Çfarë mund të bajmë për breznitë e ardhme? Me paraqitë përvojën e terrorit të kuq si paralajmërim i të ardhmes që i kërcënon. Rishtazi, Presidenti i Izraelit ftoi ish-Presidentin e Gjermanisë me marrë pjesë në përkujtim të Holokaustit. A mund të imagjinojmë na nji ftesë nga ish-të përndjekurit drejtue trashëgimtarëve të terrorit të kuq me vizitue Bedenin, Vloçishtin, moçalet e Myzeqesë, Burrelin, Spaçin, Qafë-Barin e vende të tjera shenjte ku pushojnë pa gjurmë, pa shenj kufomat e mijëra viktimave të pafajshme të komunizmit? A jemi na aq të pjekun për nji gjest të këtillë që do të trondiste edhe ndërgjegjen ma të fjetun? Gjeste të këtilla sot nuk janë “e kaluemja- e harruemja”; ata janë përpjekje për nji mirëkuptim, sot dhe nesër, nga ata që kërkojnë përsëritjen e katastrofës….!
Në Europë dhe në Amerikën e Veriut sidomos, qytetarët kanë tendencën me spjegue, për çdo epokë, vendin e tyne në botën ku jetojnë. Ky spjegim ashtë zakonisht optimist dhe përparimtar: kontribut për pasuninë e përbashkët të njerëzimit. Vlerat perëndimore, randësia e diskursit të lirë dhe racional, e drejta e pronësisë si bazë e lirisë së individit, nevoja për forume publike dhe për informata janë vlera që popujt e mëdhej trashëguen, e lajnë trashëgim. Kjo cilësi “e burrave të shtetit” iu dha popujve sensin e misionit të përbashkët, me nji fjalor të përbashkët, si dhe nji kuadër mbrenda të cilit argumentimet politike gjejnë fushë veprimi për zbulimin e pikësynimeve të përbashkë- ta.
Me humbjen e besimit në qytetnimin perëndimor nga sulmet e gjithanshme, ai u konceptue si histori e shtypjeve të vazhdueshme. Propaganda komuniste zen këtu vendin e parë! Tue fillue me diktaturën e shumicës, tue kalue në diktaturën e pakicës, e tue përfundue me “diktaturën e njëshit!” trashgimia e jonë e pasun u pezullue. Shtetet mafioze u çfaqën në çdo kand të botës, bashkë me “dorën e hekurt”. Fituen partitë e ekstremit. Vlerat liberale në familje – bërthamë e shoqënisë- u sulmuen randë në shkollat tona. Studentët e pakulturuem u banë agresivë, jo tolerantë, abuzues, e tallës të mësuesve në shkollë e prindëve në shtë- pi….! E frikëshme!
Mjaft persona nuk e kuptuen, edhe ma shumë të tjerë nuk e vranë mendjen me kuptue. Çdo gja perëndimore u gjykue si “reaksionare” dhe “shtypëse”. Ma në fund, ndërtesa e ngritun mbi këto parime, u shemb. Ajo që na mbeti ishte nevoja urgjente me rindërtue botën e re, botën e vlerave dhe ideve shoqënore të qytetnueme, hap mbas hapi, çdo ditë nga pak…!
Ma shumë se partitë politike, ma shumë se zgjedhjet katërvjeçare, vendi i jonë ka nevojë absolute për rindërtimin moral të shoqënisë sonë shqiptare. Dhe kjo, “sous peine de mort”! Nën kërcënimin e zhdukjes sonë si komb me identitet shqiptar…! Mos e dhashtë Zoti!
Tre urdhra njëri pas tjetrit janë dhënë në vitet 1990- 1991 për asgjësimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Në një kohë kur flitet aq shumë për hapjen e dosjeve, një proces që tashmë pritet të nisë me hapjen e dosjes së shkrimtares dhe politikanes Musine Kokalari, dalin fakte pas faktesh se çështja e dosjeve është vetëm një mit dhe se ato më kryesoret janë asgjësuar.
Çfarë mund të ketë mbetur, me gjasë është fare e parëndësishme. Ishdrejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar së fundmi urdhrat për asgjësimin e dosjeve të caktuara, mes të cilave ato për ndjekjen dhe vëzhgimin e anëtareve apo kandidatëve të Byrosë Politike, për të vijuar me ushtarakët, por edhe bashkëpunë- torë. Publikimi më i fundit është ai i urdhrit të tretë, që daton më 18 shkurt 1991, vetëm dy ditë përpara rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës.
Nga rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës
1991/URDHRI I TRETË PËR ASGJËSIMIN E DOKUMENTEVE TË SIGURIMIT
Më 18.2.1991, dy ditë para se të rrëzohej monumenti i diktatorit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme u përgatit urdhri tjetër për asgjësimin e dokumenteve kryesore të kartotekave të degëve të Punëve të Brendshme, të atyre që kishte Dega e 4- t e Drejtorisë së Parë, Drejtoria e Dytë, si dhe sektorët e tjerë operativë. Ky ishte urdhri i tretë që vinte pas urdhrave të datave 2.7.1990 dhe 15.12.1990.
Urdhri në fjalë u konceptua të kishte jo vetëm karakter shkatërrues për dosjet në fjalë, por edhe të ndryshonte në disa pjesë të saj Rregulloren e Evidencës Operative. Ky urdhër përbëhej prej 12 pikash. Ai ligjëronte asgjësimin e të gjitha dosjeve në ngarkim të personave që ishin ndjekur për agjitacion e propagandë, tendencë për arratisje, etj., ndërsa linte për ruajtje dosjet e personave të ndjekur për spiunazh. Por nisur nga fakti se edhe këto lloj dosjesh ishin të përziera me “agjitacion”, edhe ato i nënshtroheshin asgjësimit.
Te grupi i dosjeve të bashkëpunëtorëve, theksi vihej se mund të ruheshin ato të agjentëve dhe informatorëve të spikatur që kishin dhënë informacion të larmishëm. Por edhe ky grup dosjesh, i lënë nën gjykimin e opinionit të administratorëve të tyre, pësoi një asgjësim të madh.
Një krim i vërtetë ishte shkatërrimi i Degës së 4-t, e cila ishte udhëheqësja nga pikëpamja administrative dhe dokumentare e gjithë kartotekave që ndodheshin në degët e Punëve të Brendshme. Në atë kohë, në këtë degë administrohej edhe informacioni për elementin kriminal. Dega e 4-t ishte hallka e ndërmjetme midis degëve dhe Arkivit të MPB-së, duke kryer një funksion jo shumë të njohur për njerëzinë e atëhershme dhe sigurisht për të sotmen.
TAKIMI I RAMIZ ALISË ME HEKURAN ISAIN, MË 22.9.1990
Në vitet 1990-1992 janë asgjësuar në degët e Punëve të Brendshme dhe në Degën e 4-t të Drejtorisë së Parë, të gjitha dosjet në ngarkim të personave që ndiqeshin prej organeve të Sigurimit për arsye politike. Faktet që do citohen në vijim, tregojnë se sa i kotë dhe i panevojshëm është roli i Autoritetit “të hapjes së dosjeve”, kur praktikisht shumica e popullsisë së mundshme për t’u interesuar, nuk ka dosje dhe sa pa kuptim është thënë në gjithë këto vite shprehja “kur të hapen dosjet”. Procesi i zhdukjes së provave nisi në korrik të vitit 1990, pikërisht në kohën kur regjimi e kuptoi se nuk do ta shtynte shumë gjatë. Fakti i asgjësimit të këtyre dosjeve është tashmë shumë i njohur dhe sigurisht, nuk jam unë personi parë i përmendjes së kësaj të vërtete.
Fillimisht ka bërë disa shkrime në shtypin e kohës në vitet 1991-1992, ish-kryetari i Degës së Arkivit të MPB-së dhe ishkryetar i Degës së 4-t, z. Enver Goxhaj. Denoncimin e dytë, me një renditje kronologjike të urdhrave të asaj kohe e ka bërë prej kohësh publike ish-kryeministri, z. Aleksandër Meksi, dhe çdokush mund ta gjejë në internet këtë material. Referimet janë të sakta. Me këto veprime, regjimi mbrojti praktikisht trupën e persekutorëve, pra ruajti oficerët e Sigurimit të Shtetit nga implikimet e tyre. Në fillim janë pastruar dosjet e ndjekjes së anëtarëve e kandidatëve të Partisë së Punës, sepse këtë pjesë, kjo parti e konsideronte të veten. Në masë jo të vogël, shumë prej tyre, sidomos në ushtri, ndiqeshin për veprimtari armiqësore.
Faksimile e urdhërit të III për
asgjësimin e dosjeve të Sigurimit
të Shtetit
Asgjësimi i dokumenteve në favor të tyre, ruante këtë kontingjent në pozita besnikërie ndaj Partisë së Punës. Për këtë arsye, e para kategori e përzgjedhur për t’i hequr dokumentet, ishte brenda radhëve të Partisë. Me urdhrin nr.277 dhe 278, datë 2.7.1990, MPB njoftonte organet e varësisë, si vijon: “Lidhur me përpunimet anëtarë e kandidatë partie dhe materialet në ruajtje të tyre, nga ana juaj të veprohet në këtë mënyrë: Hapni udhëzimet që ju kemi dërguar dhe në bazë të tyre të trajtohen përpunimet anëtar e kandidat partie, si dhe materialet në ruajtje nga ana juaj. Ndryshimi qëndron vetëm në atë që për këto raste do të gjykohen nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Rrethit dhe në Ushtri nga sekretari i Komitetit të Partisë së Njësisë, barabartë me të.
Materialet në ruajtje do të jenë kryesisht që bëhet fjalë për spiunazh dhe organizim, kudo që ato janë ruajtur, thjesht për agjitacion e propagandë, që në ligjin e ri nuk konsiderohen më si krim, të asgjësohen menjëherë. Asgjësimi të bëhet në bazë të rregulloreve. Kjo punë të përfundojë brenda 15 korrikut”.
Pak kohë pas nisjes së aksionit të madh të asgjësimit, më 22.9.1990, Ramiz Alia priti zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Hekuran Isain. Në këtë bisedë u fol për zhvillimet e përditshme, ndërsa nuk kishte një plan të përcaktuar për rendin e ditës, sepse është vënë një titull i përgjithshëm në këtë mënyrë: “Organet shtetërore në fushën e tyre duhet t’i plotësojnë me akte ligjore vendimet e Partisë”. Ndër të tjera, Hekuran Isai thotë:
“Unë i kuptova të gjitha idetë që shtruat në takimin me kuadrot e Ministrisë së Brendshme. Ç’është e vërteta, kuadrot tanë kishin një çoroditje të plotë, por porositë tuaja, që përbëjnë një ndihmë kolosale për ne, i sqaruan. Në atë kohë kishte ndër ta që mendonin se më mirë të mos kishte Ministri të Brendshme, sesa ta kishim në atë gjendje që u krijua, duke i asgjësuar të gjitha dosjet, duket sikur ajo qe hequr mënjanë. Ishte kuptuar keq demokratizimi”.
1990/URDHRI I DYTË PËR ASGJËSIMIN E DOSJEVE TË SIGURIMIT
Pas urdhrit të datës 2 korrik 1990, në të cilin urdhërohej asgjësimi i dokumenteve të kartotekave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për anëtarët apo kandidatët e PPSH-së, vjen ai i dhjetorit 1990. Vetëm disa orë pasi ishte miratuar ideja e pluralizmit politik, organet e MPB-së urdhëruan nisjen e procesit të asgjësimit të shpejtë të dosjeve ndaj personave që ndiqeshin dhe dosjeve të bashkëpunëtorëve. Në urdhrin nr.615, datë 15.12.1990, të ministrit të Punëve të Brendshme, drejtuar organeve vendore dhe qendrore, thuhej:
“Të asgjësohen pa pritur përfaqësuesin e Ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunë- torëve, të përpunimeve, e dosjet e tjera që janë veçuar, librat e evidencës së punëtorëve operativë, të hequra nga përdorimi dhe dokumentet e përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës: sekret, A.res.personal dhe SRV (janë nivele klasifikimishënim). Dosjet hetimore-gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi edhe ato që nuk kanë plotësuar afatin pesëvjeçar (por jo dosjet hetimore për zbulim autori). Veprimet të kryhen menjëherë. Këto janë veprime normale dhe bëhen sipas kërkesës suaj, pra nuk lidhen me situatën”.
Për sqarim, fjala “përpunim” do të thotë ndjekje personi. Librat e evidencës kanë qenë me kapak të verdhë dhe mbaheshin nga punëtorët operativë. Në to regjistroheshin të dhënat për bashkëpunëtorët dhe personat që ndiqeshin me dosje prej tyre.
Mihal Davidhi, nga fshati Zhukë i Novoselës në Vlorë, në vitin 1967 ishte 19 vjeç kur mori guximin dhe i shkroi një letër të thjeshtë udhëheqësit të madh e të lavdishëm të popullit shqiptar, shokut Enver Hoxha. “Të madh, të lavdishëm…” e quanin të gjithë në atë kohë Enver Hoxhën.
Mihal Davidhi
Mirëpo kjo letër e shkruar me shpirt, në kërkim të dritës, do të ishte fatale për Mihal Davidhin. Kërkoi dritë dhe gjeti errësirën. I hapi zëmrën partisë dhe ajo i mbylli të gjitha dyert e jetës. Ishte gënjyer keq. Ishte mashtruar akoma më keq nga propaganda komuniste. I kishte besuar sloganit të partisë “se cilido mund të shkruajë me shkronja të mëdha ç’mendon për punën dhe njerëzit”.
Pas këtij slogani, të mëdhenj e të vegjël filluan t’i shkruajnë partisë dhe shokut Enver, pavarësisht se punonin në uzinë apo fabrikë, pavarësisht se punonin në fermë apo kooperativë, pavarësisht se mësonin në bankat e shkollës, apo militonin në ushtri. Kushdo mund t’i hapte zëmrën partisë dhe shokut Enver.
Nga të katër anët e Shqipërisë vërshuan letrat e popullit drejtuar partisë dhe shokut Enver, Komitetit Qendror dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor. Aq shumë letra shkruheshin nga populli, sa një gjë e tillë u kthye në epidemi. Shumë nga këto letra botoheshin në gazetë. Për shumë të tjera bëheshin komente pa fund. Më të zgjedhurat lexoheshin publikisht në uzina, fabrika e shkolla.
Në atë kohë nuk kishte televizion, po Radio Tirana, e vetmja në Shqipëri buçiste nga mëngjesi në mbrëmje duke lexuar letrat që populli i shkruante partisë.
Në Komitetin Qendror kishte një sektor të veçantë që lexonte letrat e popullit. Ishin këta njerëz që zgjidhnin me kujdes letrat që do bëheshin publike. Ishin këta njerëz që vendosnin se cilat letra do t’u kalonin komiteteve të partive në rrethe për shqyrtim, cilat nuk kishin interes e do hidheshin në kosh pa i parë e pa i lexuar njeri, dhe të tjera që do t’i kalonin Sigurimit të Shtetit për verifikim. Këto ishin letra të zeza, letra me spec, që kërkonin të shqetësonin udhëheqjen e lartë të partisë, prandaj ata që i shkruanin, duhet të jepnin llogari. Pse e kishin shkruar këtë letër, si e kishin shkruar, kush i kishte mësuar, me kë bashkëpunonin, a kishin kryetar, e të tjera e të tjera.
Ndërkohë që punonte një armatë e tërë për të nxitur njerëzit që të shkruanin letra, një armatë tjetër, dy herë më e madhe, punonte për t’i seleksionuar këto letra.
Në këtë atmosferë, Mihal Davidhi e kuptoi se ishte i vonuar për të shkruar letrën e tij. Më kot ishte përpëlitur për net të tëra me dilemën për ta shkruar apo jo letrën e tij.
Prindërit e tij ishin kooperativistë të thjeshtë. Ata punonin në bujqësi. Nuk kishin arsim, po ishin njerëz të ndershëm. Si të tillë, besonin në Zot, besonin te Jezu Krishti. Një gjë të tillë e bënin me shpirt.
Me besimin te Zoti i edukuan edhe të gjashtë fëmijët e tyre, Mihalin, vëllain e tij, si dhe të katër vajzat e tyre. Kur vendosi t’i shkruajë letër Enver Hoxhës dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor, Mihali ishte 19 vjeç. Ishte viti 1967, kur në të gjithë Shqipërinë po prisheshin kishat dhe xhamitë. Ishte koha kur rinia shqiptare, nën udhëheqjen e partisë, me mësimet e shokut Enver, ishte vënë në ballë të aksionit për të shkallmuar nga themelet këto vatra të obskurantizmit që helmonin njerëzit e i largonin ata nga partia dhe mësimet e saj.
Duke iu kthyer atyre viteve të largëta, Mihal Davidhi kujton: Ne jetonim në një vend të mbyllur. Ishim krejtësisht të izoluar dhe çuditërisht kujtonim se dinim shumë, po nuk dinim asgjë. Kujtonim se ishim të pasur, po në fakt ishim shumë të varfër. Ëndrra jonë ishte të mbaronim shkollën. Të ishim sa më të rregullt në jetë e të bëheshim kooperativistë të mirë. Shumë-shumë të bëheshim traktoristë, shoferë, brigadierë.
Në atë kohë, për ne të provincës nuk hapej kollaj drita jeshile. Kështu, pasi mbarova shkollën e mesme, më morën ushtar.
Kam qenë në rrethin e Korçës, në një repart artilerie me topa 192. Aty kam dëgjuar në radio vendimin e qeverisë, ku me ligj, në Shqipëri ndalohej besimi fetar. Kjo ishte një dhimbje shumë e madhe për mua që besoja te Zoti. Duke prishur të gjitha kishat e xhamitë, gjithçka që lidhej me besimin te Zoti, për mua kjo ishte absurde, një vendim i kobshëm.
Unë isha i hapur. Madje thosha: “Ne duhet ta kundërshtojmë këtë. Si është e mundur të na heqin Zotin?! Kujt duhet t’i besojmë? Një udhëheqësi! Po ai është si ne”. Ushtria më kishte burrëruar, më kishte zhvilluar. Aty kisha lexuar shumë libra, shumë autorë të ndryshëm. Pra, isha më i formuar.
Ndërkohë në kooperativë shihja se njerëzit punonin për një copë bukë. Po kuptoja izolimin, varfërinë, gati-gati skllavëruese. Ç’mund të bëhej më tutje? Pasi kaloi viti i ri, në atë kohë nuk kishte Krishtlindje. Asgjë. Madje, nëse zbuloheshe se festoje Krishtlindje, mund të futeshe në burg. Gjithë muajin janar po mendoja se çfarë mund të bëja. Nuk shikoja hapësirë, nuk shikoja dritë. Me vete mendoja se vetëm Zoti mund të më ndihmonte.
E përse të mos i shkruaj partisë, vetë shokut Enver dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor?
Unë jam thjesht një njeri, një ortodoks, një i ri kooperativist. Nëse nuk do ta ngrinim zërin, ne që besonim në Zot, kush do ta ngrinte?
Përse u prishën kishat dhe objektet e kultit?
E përpunova këtë vendim, e përpunova… dhe shkrova një letër.
Ishte një letër e hapur, drejtuar Enver Hoxhës si Sekretar i Parë i Partisë dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor me president Haxhi Lleshin. Unë mendoja se partia duhet ta rishikojë këtë vendim. Pse? Sepse pa besimin te Zoti, ç’do të bëjmë? Plus kësaj, ne nuk mund të ecim përpara si komb, si shoqëri, si familje pa Zotin. Kujt do t’i drejtohemi ne e kujt do t’i themi Zot? Për këto pikëpyetje, unë doja shpjegim. Për këtë letër që po ju shkruaj, ju mund të më burgosni, mund të më vrisni, mund të bëni ç’të doni, por gjyqit të fundit, gjyqit para Zotit, askush nuk i shpëton. Në fund, me respekt Mihal Thoma Davidhi. Kjo ishte letra ime e hapur, një letër individuale.
Nuk u konsultuat me të tjerë, në mënyrë që letra, veç firmës suaj, të mbante edhe firma të tjera?
Jo, një gjë e tillë për atë kohë ishte e rrezikshme. Nëse nuk i pëlqente partisë kjo letër, atëherë gjithë firmëtarët do trajtoheshin si grupazh, madje si grupazh i organizuar. Nuk do merrej në qafë një njeri, po gjithë grupi, familjet po e po.
Mirëpo unë isha i bindur se letra ime do të pëlqehej nga partia, se ajo do të hapte polemika, po më në fund do të ndërhynte partia, vetë shoku Enver e do thoshte: “Ndaluni pak! Ky djalë i ri ndoshta ka të drejtë. Pa të mendohemi mirë. Të vjetrit, prindërit tanë kanë besuar në Zot, e ky djalë i edukuar nga partia mendon dhe i sugjeron partisë që të mos i lëndojmë njerëzit tanë të dashur. Ata që duan të besojnë në Zot, le të besojnë. Ata që nuk duan, le të mos besojnë”.
Në këtë mënyrë Enver Hoxha kënaqte të dyja palët. Unë kthehesha në hero të ditës, sepse me letrën time kisha ndihmuar partinë. Kështu mendoja atëherë.
Pasi e shkrova letrën, e futa në një zarf dhe u nisa për në Vlorë.
Në këtë moment, vjen motra.
– Ti ke shkruar diçka të fshehtë, – më thotë ajo. Kërkoi të ma marrë letrën, por unë refuzova. Erdhi edhe nëna. Kur më pyeti, i thashë:
– Asgjë, moj nënë. Kërkoj të bëhem burrë, e kaq, – pa i thënë se ç’kisha bërë.
Ku e postuat letrën, në fshat?
Jo, në fshat nuk kishte postë. Vajta në Vlorë. E postova rekomande dhe po prisja. Sigurisht që do të më kthenin përgjigje.
Pasi kaloi një muaj e kuptova se letra ime ishte një thirrje e shuar, një zë në shkretëtirë. Ajo ishte një lule që kërkonte të çelte në acar, para se të vinte pranvera. Ajo letër ishte e destinuar të thahej nga ngrica e regjimit. Megjithatë, përsëri thosha me vete: Jo, patjetër do të vijnë të më pyesin.
Madje, do të më marrin mendim sepse unë nuk kisha bërë asgjë të keqe ndaj pushtetit popullor, as ndaj atdheut tim, as ndaj shoqërisë. A mund të dënohesha thjesht se kisha shkruar një letër, ku shprehja pikëpamjet e mia, ashtu siç na mësonte partia dhe shoku Enver?
Ditët kalonin e asgjë nuk po ndodhte.
Një ditë më thërret kryetari i Këshillit e më thotë: “Dëgjo Mihal! Kooperativa jonë ka nevojë për elektricist dhe ne kemi menduar t’ju çojmë juve në një kurs në Vlorë për t’u bërë elektricist. Jeni familje komunistësh, familje dëshmori, kështu që ju takon kjo bursë. Nëse jeni dakord bëni një kërkesë me shkrim”.
I entuziazmuar për besimin që kishin ndaj meje e bëra menjëherë kërkesën me shkrim.
Unë nuk e dija se letra ime drejtuar shokut Enver ishte seleksionuar nga sektori i letrave si letër e zezë. Sigurimi i Shtetit kish ditë që punonte për të. Përgjigjja nga operativi i zonës kish shkuar deri lart se Mihal Davidhi nuk mund të shkruante një letër të tillë, pasi babai i tij është komunist. Vëllai i tij është dëshmor, madje edhe vëllai i nënës është dëshmor. Vetë Mihali është ushtar shembullor në të gjitha drejtimet. Një njeri i tillë si Mihali, nuk mund të dalë kundër vijës së partisë.
Mirëpo ata më lart, në ministri, që u shkonin punëve deri në fund, dhanë urdhër të verifikohet shkrimi. Kursi për elektricist ishte një sajesë. Sigurimi i Shtetit donte shkrimin tim, në mënyrë që ta krahasonte origjinalin me letrën.
Pse duhet ta bënin një gjë të tillë, kur ju kishit vënë emrin tuaj?
E kisha vënë, por ata dyshonin se mos e kishte bërë njeri tjetër, pasi unë vija nga një familje dëshmorësh, të luftës.
Verifikimi nëse ishte i njëjti shkrim, për ta ishte më se normal. Pas verifikimit të shkrimit më arrestuan.
Çfarë ndodhi me ju, pasi ju arrestuan? Ku ju çuan?
Më futën në izolim, në Degën e Punëve të Brendshme. Në një birucë të veçantë. Aty e kuptova se çdo të thoshte diktaturë dhe sa e vështirë ishte për ta përballuar. Besimi te Zoti që më kishin kultivuar prindërit më jepte motiv për të qëndruar.
Pas tri ditësh, në mes të natës, më merr polici e më ballafaqon me hetuesin. “Letrën e ke bërë ti, por ne duam të dimë kush të mësoi, në cilin grup bën pjesë, me kë je lidhur, kush ju drejton?”.
Kur hetuesi e pa se unë nuk kisha gjë për të thënë, se letrën e kisha shkruar vetë, me emrin tim, se nuk kisha lidhje me asnjë grup, me asnjë drejtues, madje as me imperialistët amerikanë, as me revizionistët sovjetikë dhe as me monar kët grekë, siç aludonte ai.
Hetuesi u egërsua.
“Pse duhet ta heqim Zotin me ligj?,- i thashë unë.- Nëse dikush do që të besojë, le të besojë! – Ose do të nxjerrësh grupin dhe njerëzit që të kanë shtyrë, ose do të kalbesh në burg!,- më tha hetuesi.- Nëse ju kërkoni vdekjen time, lavdi Zotit, ja ku më keni, por unë nuk po ju gënjej. Përse më detyroni të gënjej? -Kush ju frymëzoi?,- më pyeti hetuesi. – Ungjilli, Bibla, leximet e shenjta. -Sot po të lë të lirë,- më tha hetuesi,- por herë të tjera, mendohu mirë”.
Pas disa ditësh më mori përsëri në pyetje, natën. Më hodhi në tavolinë një kryq dhe një libër të Shën Kozmait që unë i kisha fshehur në baxhanë e shtëpisë në fshat. Çështja u komplikua edhe më shumë, pasi rrezikoja 3 deri në 10 vjet burg për agjitacion e propagandë.
Dolët në gjyq?
Jo, nuk dola në gjyq. Vendosa të bëja vetëflijim. Vendosa të mos ha e të mos pi. Një ditë, dy, tri, katër. Ditën e pestë erdhën e më thanë: “Pse nuk ha?”.
Doja të vdisja. S’kisha motiv të jetoja më, por kjo ishte dobësia ime.
Ditën e gjashtë më vjen prokurori i qarkut. Ai ishte njeri me potencë. Kish qenë në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, pastaj meqë i kishte dhënë të drejtë një gruaje Enver Hoxha e kishë kritikuar. Drejtësi partie. Kështu që e hoqën nga Tirana dhe e sollën prokuror në Vlorë. Ky ishte nga fshati im, mik i familjes tonë. U pa qartë se donte të më shpëtonte. Nuk donte që unë të bëja burg.
Ky hetues më vjen në birucë, më gjen të shtrirë në dysheme e më thotë” “Pse nuk ha? Pse bën grevë urie? Pse do që të vdesësh?”.
Duke vazhduar bisedën më thotë: “Unë e japë jetën për partinë, ti për kë e jep jetën? -Për Zotin,- i thashë. – Mua më bëhet qejfi që një djalë nga Myzeqeja është trim, por këtë trimëri ta vëmë në dispozicion të partisë e të shokut Enver e jo për Zotin. Që të luftosh duhet të bëhesh burrë. Që të bëhesh burrë duhet të hash”. Me këto fjalë ai më dha kurajë. Bëra kryq e falënderova Zotin. Fillova të ha bukë.
Për fat kisha një prokuror nga anët e mia, Spiron, mik i familjes sonë, i cili kishë dëshirën të më ndihmonte, por pa u kuptuar nga të tjerët, ndryshe do të dënohej vetë si kundërshtar i partisë dhe pushtetit popullor. Spiro i njihte mirë ligjet. Ai e dinte se sistemi komunist nëse falte këtë mund të bënte vetëm për një të sëmurë mendor. Por edhe këta i fusnin në psikiatri. Unë s’kam qenë asnjëherë i sëmurë. Nuk jam as sot. Ai më dërgoi në Burgun e Tiranës. Përpiloi një raport mjekoligjor të gjatë e indirekt më la të kuptoja se si duhet të sillesha.
Në Burgun e Tiranës ndenja 3 muaj. Aty njoha të burgosurit politikë, siç ishte Panajot Buzuku nga Belahova e Delvinës, i cili ishte dënuar për tentativë arratisjeje. Ai kishte krijuar grupin e Delvinës, mirëpo ishte zbuluar dhe e kishin futur në burg. Ai më mësoi e më drejtoi bëj kështu e ashtu. “Ji shumë i kujdesshëm se edhe këtu brenda ka spiunë e të fusin në kallëpe që nuk del dot më”. Edhe ai besonte shumë te Zoti. “Bëju i zgjuar, përdor pak taktikë”. Pastaj më pyeti: “Ju je më mirë, të jesh jashtë, apo të jesh brenda? Unë jam dënuar me 20 vjet burg. 20 vjet nuk do t’i japë asgjë shoqërisë. Këtu edhe mund të vdesësh e të mos dalësh i gjallë, kurse jashtë ke mundësi të bësh diçka të dobishme”. Kur dola në komision bëra ato që më kishë thënë shoku im. Konkluzioni: I sëmurë psikik, prandaj e ka shkruar edhe atë letër të mallkuar. D.m.th. isha i papërgjegjshëm për veprimet që bëja. Për të gjitha këto ishte kujdesur miku ynë i familjes.
Ju liruan nga burgu?
Jo, më çuan përsëri në Burgun e Vlorës. Më mbajtën një- farë kohe, u bë përsëri një gjyq i dytë dhe aty nga fundi i dhjetorit më çuan në psikiatri. Për mua kjo ishte një kosto shumë e lartë. Do t’u nënshtrohesha ilaçeve. Nuk jam mjek, jam agronom, por diçka mësova. Medikamentet në psikiatri janë injeksione që shkatërrojnë gjithë sheqernat në gjak dhe pas kësaj të kalojnë në elektroshok.
I lutesha Zotit që të më mbronte e të më shpëtonte nga kjo situatë.
Pas gjashtë muajve në spital më nxorën në gjyq dhe arritën në përfundimin se isha shëruar. Kështu më liruan.
Ku shkuat?
Në fshat, në Zhukë. Atje gjeta një atmosferë tepër armiqë- sore. Familjen e kishin izoluar me kohë. Kostoja që pagova për një letër ishte e lartë jo vetëm për shëndetin, por edhe nga pikëpamja morale.
Pas proceseve demokratike u lidha me kishën. Dëshira ime ishte të bëhesha prift, mirëpo kanuni i kishës nuk më lejonte të bëhesha prift, pasi isha martuar dy herë. Imzot Anastasi, fort lumturia e tij, më emëroi ekonomist në akademinë e Shëno Vlashit.
Pas gjithë kësaj historie, a e ndieni veten të kënaqur e të gëzuar?
Po. Kur shkrova letrën isha fare i ri. Sot jam 70 vjeç. Shoh thinjat e pleqërisë. Po përgatitem. Nuk jam i përsosur, por përpiqem të jem njeri i mirë. Kam vënë gjithë aftësitë e mia mendore, fizike dhe intelektuale në shërbim të kishës e të akademisë. I gjithë gjelbërimi që shihni rreth e rrotull ka kontributin tim modest.
Komunizmi ishte një e keqe e madhe për të gjithë ne. Qoftë larg e mos ardhtë më ai sistem, sepse nuk ka qenë aq i lehtë për t’u përmbysur. Veçanërisht mentaliteti i tij. Për të mos iu kthyer atyre që thamë, kam një mesazh. Unë edhe ata policë që më kanë rrahur i kam falur. I kam falur e kam thënë Zoti i bekoftë edhe ata!
Një analizë e Ministrisë së Jashtme Jugosllave, hartuar në vitin 1952 mbi raportet e shërbimeve sekrete në Shqipëri, botohet për herë të parë, duke hedhur dritë mbi shumë çështje, që lidhen me marrëdhënien mes dy vendeve, por mbi të gjitha parapërgatitjen për atë çka do të ndodhte më vonë në Kosovë. Gazetari Agim Popoci përkthen dhe përshtat në gjuhën shqipe këtë raport sekret, duke e pajisur me shpjegimet përkatëse nën titullin “Parathënie e terrorit serb ndaj shqiptarëve”, botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Një libër që u vjen në ndihmë historianëve dhe studiuesve për të hedhur dritë dhe qartësuar disa elementë që kanë karakterizuar raportet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, si ka funksionuar agjentura në Shqipëri, si infiltrohej, sa paguhej, si edhe të rrëzojë disa mite në lidhje me disa figura të historisë shqiptare, si për shembull Ahmet Zogu, i cili u kthye në pushtet dhe rrëzoi qeverinë e Fan Nolit, pikërisht me ndihmën e jugosllavëve.
Siç me të drejtë e shpjegon autori i librit, në parathënien e tij, ishte ky rrjet i ngritur, politikat e ndjekura në periudhën mes dy luftërave botërore, që do t’i paraprinin veprimtarisë së komunistëve shqiptarë Popoviç, Mugosha e të tjerë dhe rolin e tyre në krijimin dhe zgjedhjen e lidershipit të Partisë Komuniste Shqiptare.
PARATHËNIE E TERRORIT SERB NDAJ SHQIPTARËVE
Është e njohur se Partia Komuniste e Jugosllavisë, PKJ, nga viti 1939 kishte mandatin për komunistët shqiptarë. Për këtë arsye, në vitin 1941, komunistët jugosllavë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha kanë qëndruar në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje, Bllazho Jovanoviç, më 13 tetor të vitit 1948, në Cetinje ka lënë këtë shënim: “Nga fundi i shtatorit të vitit 1942 më ke thirrur (Titp-B.P.) në Gllamoç dhe unë kam ardhur nga Prozori. Atëherë më ke thënë se duhet të shkoj në Shqipëri si delegat i KQ PKJ, dhe meqë nuk mora përgjigje nga “Deda”, më duhet të pres ca ditë”.
Në letrën të cilën e mori pas disa ditësh në Pidrish, kur Jovanoviç ishte nisur me Dushan Mugoshën, shkruante: “Pas dakordimit me “Dedën”, ti duhet të shkosh në Shqipëri dhe detyra jote është: 1. Të zgjedhësh një Komitet Qendror të sigurt në Konferencën vendore të PK të Shqipërisë; 2. Të bartësh përvojën e Luftës Nacionalçlirimtare në rrethanat e atjeshme; 3. Mundohu që detyrimisht të depërtosh, sepse është e një rëndësie të madhe; Unë menjëherë- më 3 tetor- jam nisur në rrugë me shokun Dushan Mugosha dhe 15 shokë të tjerë nga Mali i Zi.
Prej aty jemi nisur, unë, Dushan Mugosha dhe gjeneralmajor Vojo Todoroviç. Atje kemi zhvilluar mbledhje partie dhe konferenca nga celulat deri te Konferenca I vendore në Shqipëri, ku është zgjedhur KQPK e Shqipërisë dhe u fillua me formimin e njësiteve ushtarake”. Por, për shumë krime të komunistëve shqiptarë, pikërisht këta dy protagonistë, Milladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, do të rezultojnë si instruktorë të krimit, edhe pse prania e tyre në Tiranë ishte e shoqëruar me zyrtarë të shumtë serbë, madje edhe me grada shumë më të larta se Popoviç e Mugosha.
Një analizë konfidenciale, e bazuar nga raportet e Shërbimit Sekret serb, e titulluar: “Shqipëria mes dy luftërave”, përveç se dëshmon se prania e tyre në Shqipëri nuk ishte rastësi, pavarësisht se trajtoheshin si vëllezërit serbë, tregon se ky ishte një epilog i një pune shumëvjeçare të një strukture të tërë, për të cilën ishin angazhuar edhe vetë kryeministrat serbë, me misionin e qartë, të shkeljes dhe okupimit të tokës shqiptare, me çdo çmim. Për fat të keq, në këtë çmim ishte përfshirë edhe terrori serb ndaj shqiptarëve.
Edhe kjo nuk ishte rastësi! Për territorin serb janë bërë studime të shumta, por këto dokumente sekrete nga Arkivat e Njësive Armiqë- sore dhe Instituti Historik Ushtarak i APJ në Beograd, në bazë të të cilave është hartuar kjo analizë në 12 kapituj nga Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, më 1952 në Beograd, përveçse japin shumë përgjigje në marrëdhëniet zyrtare Beograd-Tiranë, delegacionit shqiptar me urdhër të Beogradit në Konferencën e Paqes në Paris, rolit të Zogut, rënies së Qeverisë Noli, përdorimit serb të Republikës së Mirditës, themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, protokollin e përcaktimit të kufirit të Shqipërisë dhe kujdesin e shtuar të Beogradit zyrtar në marrëdhëniet italo-shqiptare, si pengesë e vazhdueshme për “okupimin serb të tokës shqiptare”, dëshmojnë edhe për mendësinë e krijuar shtetërore serbe, kryesisht në bazë të këtyre raporteve të Shërbimit Sekret serb, pse terrori është mjeti i vetëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur Kosovën dhe për të luftuar për të siguruar daljen në det, të paktën nga Shkodra.
Cili ishte qëllimi i hartimit të kësaj analize? Pas përplasjeve të para për pushtet të dy diktatorëve, Enver Hoxha-Josip Broz Tito, Shërbimi Sekret serb, UDB, vazhdoi punën në tokën shqiptare ku, përveç përfaqësisë diplomatike, punëtorët e saj në terren vazhduan me raportimet e rregullta drejt Beogradit. Por, si të vazhdohet me Shqipërinë, e cila për momentin i kishte shpëtuar okupimit serb?
Kjo është pyetja, për të cilën më së shumti u shqetësua Beogradi zyrtar dhe kjo mund të jetë edhe arsye që u aktivizua i gjithë aparati shtetëror për të hartuar një plan të mirëfilltë afatshkurtër dhe afatgjatë, për llogari të të cilit u hartua edhe analiza e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugosllavisë: Shqipëria në mes të dy luftërave! Sa janë të besueshme të dhënat nga kjo analizë?
Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një dokument konfidencial për përdorim të brendshëm, ky dokument flet për bashkëpunë- torë shqiptarë të shtetit serb me emër dhe mbiemër, që janë protagonistë të ngjarjeve shumë të rëndësishme. Sipas këtyre të dhënave, ata mund të bien ndesh ose të përgënjeshtrojnë fakte të shumta të historisë aktuale shqiptare, për çka opinionet mund të jenë të ndryshme. Ama, çdo fakt nga ky dokument, që përcillet deri te shuma e parave të dhëna nga shteti serb për bashkëpunëtorin përkatës, mund të krahasohet me produktin ose zhvillimin e ngjarjes. Dhe kjo, pa dyshim që u takon historianëve, të cilët tashmë kanë në dispozicion këtë dokument të ri.
“Zbërthimi” që ky dokument i bën Konferencës së Paqes në Paris (1946), do të jetë një çështje shumë e rëndësishme për studiuesit, ashtu si edhe veprimtaria dhe bashkëpunimi i Beogradit me shqiptarët nga Esad Pasha deri në vitin 1939. Dëshmi konkrete për çështjen e Shën Naumit dhe Vrrakës, luftimit të Komitetit të Kosovës dhe pamundësinë e blerjes së të vetmit shqiptar, i cili, siç thotë dokumenti, përveçse i papërmirësueshëm si antiserb, mbeti edhe shqiptari i vetëm i pakorruptueshëm, Hasan Prishtina.
Ahmet Zogun, komunistët shqiptarë mund të vazhdojnë ta quajnë satrap e tradhtar për interesa të Serbisë, por nga kjo analizë ai nuk rezulton i tillë. Arsyet janë të shumta, madje Beogradi fajëson veten pse Zogu “devijoi” nga Serbia drejt Italisë. Për politikën, ekonominë, sigurinë, madje edhe Kishën Ortodokse shqiptare, Beogradi akuzon Zogun si mashtrues, por është ky i fundit që për herë të parë krijoi një politikë, ekonomi dhe siguri shqiptare ndryshe, ndërkohë që ky dokument i jep edhe meritat e panjohura deri më sot, për krijimin e Kishës Ortodokse Shqiptare autoqefale…
Nga dokumenti sekret i Ministrisë së Punëve te Jashtme të Jugosllavisë
Shërbimi jugosllav i MPJ ka ndërtuar me vite të tëra mbështetjen e saj informative në Shqipëri. Është udhëhequr me përvojën e konsullatave serbe në Maqedoni dhe në Kosovë në periudhën para luftërave ballkanike. Ka shfrytëzuar gjurmët dhe lidhjet miqësore të ushtrisë serbe nga koha e qëndrimit të saj në Shqipëri. Nga Esad Pasha dhe “esatistët” deri tek emigracioni në vitin 1939 kanë kaluar gati tri dekada, janë ndërthurur shumë detyra, gabime, mossuksese, kanë parakaluar dhe janë formësuar shumë bashkëpunëtorë dhe njerëz besnikë.
Në fund, përmes prizmës së kësaj pune shumëvjeçare është kristalizuar edhe një përvojë-çdo herë kemi humbur, kemi humbur jo pse kundërshtari ishte më i fortë se ne, por për shkak të gabimeve tona ose kolonës së pestë të qarqeve udhëheqëse të shtetit. Gabimet tona kanë buruar në pjesën më të madhe nga përçarja e shërbimit, që në terren ka nxitur egoizmin dhe ambicie të sëmura, prej të cilave shërbimi ka vuajtur seriozisht. Fanatizmi dhe intriga reciproke e organeve të MPJ, Shtabit të Përgjithshëm, e në disa raste edhe MPJ-së në terrenet e jashtme kanë sjellë deri te rekrutimi dhe rigrabitja e bashkëpunë- torëve dhe njerëzve besnikë.
Një punë e tillë, pashmangshmërisht ka shtuar shumë truket e pista, futjet dhe vjedhjet. Gabimet tona kanë rrjedhur më tej nga paaftësia dhe ndryshimet e shpeshta në qendër, prej të cilave kanë kërcitur në terren, kanë shkaktuar dëme dhe zhdukje nga zhurmues të ndryshëm dhe aventurierë, vetëm me qëllim të kapërcimeve të mëtejme. Dhe në fund, gabimet tona kanë ardhur si pasojë e mendimit që ka mbizotëruar në veçanti në periudhën e fundit të punës, se pozicionet në Shqipëri më mirë mund të mbrohen në Romë sesa në Tiranë, që ka sjellë paktin e Beogradit, Musolini-Stojadinoviç, në vitin 1937, dhe më tej deri në okupimin e Shqipërisë në vitin 1939.
Shërbimi ynë në Shqipëri në vitin 1924 kishte mjeta të shumta materiale, me një rrjet të mirë njerëzish besnikë dhe bashkëpunëtorësh. Mjetet kryesore ishin përqendruar në Shkodër. Ambasadës në Tiranë i është vënë në dispozicion një kredi, që u quajt e papërcaktuar prej 500$ në muaj, derisa kredia mujore ishte 200 napolona dhe i paguhej çdo muaj numrit të caktuar të njerëzve besnikë, sipas listës së koduar. Ambasada synonte kryesisht që të kishte mbështetje të garantuar në MPB, në MPJ, në Prefekturën e Tiranës, xhandarmëri, në doganë në Durrës, Ushtri dhe Postë. Përveç kësaj, ka financuar një berberhane dhe dyqan, si dhe një bujtinë në Tiranë, dy kafe, njëra prej cilave në Portin e Durrësit dhe e dyta në Portin e Shëngjinit.
Kredia e papërcaktuar është shpenzuar kryesisht në shkatërrimin e aksioneve të kaçakëve dhe “Komiteti i Kosovës”, si dhe shpenzime të paparashikuara. Shkodra deri në paktin e Tiranës ishte qendra kryesore operative e shërbimit tonë, me një rrjet të mirë informativ dhe mjete të bollshme. Dallimi mes punës në Tiranë dhe asaj në Shkodër ishte se Shkodrës i ishte ndarë një kredi, ku shuma të caktuara u ishin dhënë me vite të tëra personave të njëjtë. Bajraktari i Mirditës, Mark Gjoni, e më pas Gjon Marka Gjoni, ka marrë me vite të tëra 100 napolona si shpërblim “nderi”, e për njerëzit e tij, sipas nevojës dhe zhvillimit të ngjarjeve, 100 mijë franga ari në muaj. Për Shalën, Kelmendin etj., gjithashtu ishte përcaktuar kredia mujore pa kurrfarë obligimi për shfrytëzuesit.
Ky ishte një lloj “apanazhi”, me marrëveshje të heshtur që nga natyra është i kuptueshëm, në mënyrë që shfrytëzuesit ta përdorin me detyrimin që të shërbejnë si miq, kur dhe nëse lind nevoja. Me forcimin e pushtetit qendror shërbimi gradualisht u transferua në Tiranë, por në vitet e para të pasluftës terreni në Shkodër ishte më i favorshëm për punë. Një numër i madh i familjeve serbe në qytet, disa prej të cilave shumë të vjetra dhe me autoritet të madh në mesin e shqiptarëve, me bashkëpunimin patriotik kanë lehtësuar në krijimin e mundësive më të favorshme.
Me vite të tëra atje kemi pasur peshkopin serb, shkollën dhe varrezat e ushtarëve serbë të ruajtura nga klerikët. Fshatin Vrakë afër Shkodrës, kryesisht serbë me kishë dhe shkollë. Në fund, afërsia e kufirit me doganën e korruptuar shqiptare dhe shërbimin kufitar, që e kishin rrugën gati të hapur. Në vitin 1924 në Shkodër ka shërbyer si konsull i Përgjithshëm, Ivo Vukoviç, nëpunës me përvojë dhe i aftë, nga familje e njohur malazeze, Vukoviç, me lidhje të shumta miqësore nëpër bajraqet shqiptare të Shqipërisë veriore. Ndaj tij qëndronte një konsull i përgjithshëm italian i fryrë dhe proteksionist fashist i paaftë, në frikë të përhershme se do të paguhet nëse futet në një shtëpi shqiptare…
KTHIMI I ZOGUT
Aksioni i armatosur filloi në mbrëmjen e 13 dhjetorit, e Zogu u fut në Tiranë më 24 dhjetor. Për përgatitjet e këtij aksioni janë shpenzuar 30.000 napolona. Shuma e fundit prej 10.000 napolonash, Zogut iu pagua në Dibër në prag të kalimit të kufirit. Sapo arriti në Tiranë, Zogu kërkoi shumë shuma të tjera. Duke analizuar gjithë punën, nga vendimi për nisjen e aksionit te përfundimi i tij, me futjen e Zogut në Tiranë Shërbimi për Shqipërinë pranë MPJ konstatoi disa gabime, nga të cilat pati pasoja të rënda.
Gabimi themelor, sipas vlerësimit, qëndronte në faktin se vëmendja më e madhe ishte përqendruar në drejtimin Dibër-Tiranë, si më i shkurtri dhe më i rrezikshmi për kryeqendrën shqiptare. Shqetësimet dhe përgatitjet rreth drejtimit Prizren-Lumë iu lanë Ceno Beut, ndërsa Stojan Dajiç ishte ngarkuar të merrej me Muharrem Bajraktarin. Nuk është rastësi që pavarësia dhe iniciativa për punë i është lënë Ceno Beut. Në qëllimet e asaj kohe të Shërbimit sekret serb, ai duhej të luante rolin përfundimtar. E gjithë familja Kryeziu ishte e gatshme të zhvendosej në Shqipëri.
Cenon me Zogun i lidhte besa e lindur me martesën me motrën e tij. Duhej të bëhej ministër i tij i Punëve të Brendshme. Ceno, nga ana tjetër, ishte në bashkëpunim të ngushtë me MPJ-në, sipas traditës familjare që para vitit 1912. Ai e kuptoi rolin që iu përcaktua në Shqipëri, një rol që i kënaqte ambiciet e tij… Mirëpo, Ceno Beu ishte në Rrafshin e Dukagjinit i njohur në Shqipëri si “kosovar”, për këtë fakt dhe jopopullor, i huaj dhe pak i vlerësuar. Ishte e panevojshme ta popullarizoje, t’i krijoje famën, si me flori, ashtu dhe heroizëm.
Dajiç ishte mësues i vjetër në zonën e Prizrenit, që nga koha e Turqisë. Kishte përvojë në punë, në kuptimin e ngushtë, të afrohet, të informohet dhe të komunikojë të dhënat e mbledhura. Muharrem Bajraktari ishte ambicioz, gjë të cilën Dajiç nuk e dalloi dhe nuk e raportoi. Sikur Muharremi të rekrutohej si komandant, Bajram Curri sigurisht se do ta humbte kokën. Kjo gati sa nuk i ndodhi Ceno Beut. Shumë më vonë, njerëzit e Sigurimit sekret serb e kanë takuar Muharrem Bajraktarin në Budapest. I kanë shprehur nderime të mëdha si mysafir që e kishin në “Hungarian Palace”.
E mori këtë në mënyrë shumë të natyrshme, sikur i takon sipas fisit dhe gradës, sikur edhe vetëm kështu duhet të jetë. Vetëm se sytë e tradhtonin, përplot me krenari shqiptare. Gabimi i dytë ishte se Zogu qëndroi shumë në Shkup. Komandanti i Armatës, Bozha Terziç, me kokën e tij arsyetonte se ishte më e lehtë që Zogun ta përqendrojë në afërsi të tij sesa në Dibër. Njerëzit e Shërbimit me urdhër të MPJ e kontaktuan Terziçin në Dibër, i kërkuan garanci dhe i dorëzuan 20 qese me flori.
Meqë kishin udhëtuar natën deri në Dibër, e rruga ishte vazhdimisht e kërcënuar nga komitët e VMRO-s, Terziç u dha makinën dhe ushtarët për kthim, por nuk tha asnjë fjalë se Zogu ishte në Shkup. Telegrami i Jelliçit shkaktoi një ngatërresë dhe lëvizje të panevojshme të rrezikshme, si dhe vonesa. Dhe, shërbimi ishte i përçarë. Secili e çonte ujin në mullirin e vet, si MPJ, MPB, ashtu she Shtabi i Përgjithshëm. Konkretisht, në rastin e emigracionit shqiptar, kjo ka shkaktuar pengesa dhe komplikime.
Shefi i qarkut në Gjakovë, për shembull, në mënyrë të pakuptimtë merrte në pyetje emigrantët “lidhur e ngjarjet në Shqipëri, për Muharremin”. E të tjerë. Ka ndodhur që organet e MPB-së në mënyrë të papërgjegjshme kanë dërguar njerëzit e tyre besnikë, përtej kufirit, për të mbledhur disa të dhëna, në numërim më të madh të rasteve arbitrare dhe të pabaza.
Nga Darko Janjeviç
Nacionalistët nga shumë vende ballkanike i kanë akuzuar prej kohësh liderët shqiptarë se po komplotojnë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, duke aneksuar territore nga fqinjët. Politikanët shqiptarë gjithmonë e kanë hedhur poshtë idenë si një alarm fals për të ngjallur frikë.
Megjithatë, me influencën e BE në zbehje në Ballkan dhe me konfliktet e vjetra që po dalin sërish në sipërfaqe, liderët rajonalë u janë kthyer edhe njëherë miteve nacionalistë për të fituar vota. Në një intervistë me Politico më pak se dy javë më parë, kryministri shqiptar Edi Rama tha se nuk mund ta përjashtonte një “bashkim të vogël” të Shqipërisë me Kosovën nëse BE vendoste ta hiqte nga tryeza anëtarësinë.
Të nesërmen, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një vend të vetëm, të bashkuar”, nëse BE ua mbyll dyert. Kjo ishte mënyra për të vazhduar “integrimin në familjen evropiane”, sipas Thaçit.
Megjithatë, ditët e fundit ai hodhi poshtë akuzat për nxitje të Shqipërisë së Madhe dhe akuzoi BE për naivitet, duke rënë në kurthin e propagandës serbe.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Jonuz Musliu, e rriti dozën duke thënë se edhe qytetet serbe të populluar nga shqiptarët duhet të bashkohen me Kosovën e Shqipërinë.
“Serbia duhet të jetë mirënjohëse që shqiptarët nuk po kërkojnë më tepër territore”, tha ai.
Edhe ish-komandanti rebel Ramush Haradinaj, i kthyer në shtëpi nga Franca ku u mbajt për shkak të një urdhër-arresti serb, foli për “t’i treguar vendin Serbisë”.
Nga ëndrra në makth
Beogradi u përgjigj i alarmuar. Media e dominuar nga qeveria dënoi politikanët shqiptarë, duke rikthyer edhe njëherë kujtimet e luftës së Kosovës që përfundoi 18 vjet më parë. Kryeministri Aleksandar Vuçiç, dikur një ultra-nacionalist tashmë i shndërruar në pro-evropian, bëri thirrje për qetësi, por edhe tha se atë “do ta kishin varur në shtizë në vend të flamurit” në Bruksel sikur ai të kishte bërë një deklaratë të ngjashme për bashkimin e të gjithë serbëve. Shumë serbë jetojnë ende në ish-republikat jugosllave dhe kanë nën komandë komunitetin e tyre në Bosnjë e Hercegovinë.
Ministri i jashtëm serb Daçiç tha edhe se BE, SHBA dhe Britania e Madhe “do të jenë direkt përgjegjës” nëse shqiptarët i çojnë përpara ambiciet e tyre territoriale.
“Fatmirësisht, e gjithë kjo është veç një ëndërr. Megjithatë, përvoja na ka mësuar se rruga që çon nga ëndrra te makthi është e shkurtër”, shtoi Daçiç.
BE përjashton ndryshimin e kufijve
Përgjigjja e Perëndimit fillimisht ishte e vakët. Por javën e kaluar, Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn foli kundër mesazheve të liderëve shqiptarë, duke thënë se ato “mund të kthehen lehtësisht kundër” politikanëve që i dërguan.
“Dua të shpreh zhgënjimin tim, madje mërzinë, për deklarata zjarrndezëse nga disa liderë në rajon”, tha ai pas takimit me Daçiç në Bruksel. “Deklaratat që nënkuptojnë ndryshim kufijsh janë të papranueshme, më tepër se të panevojshme dhe kundërproduktive”.
Edi Rama në Zonën e Konfliktit
Pavarësisht zemërimit në Beograd, vëzhguesit ndërkombëtarë nuk besojnë se shqiptarët do të përpiqen të bashkojnë territoret e tyre, as përmes dhunës, as përmes diplomacisë. Deklarata provokuese ishte më tepër për përfitim politik në zgjedhjet e këtij viti në Shqipëri dhe Kosovë, thonë ekspertët për Deutsche Welle. Po ashtu, kërcënimi për ndryshim kufijsh mund të bëjë presion mbi BE për të zbutur politikën e BE karshi vendeve me shumicë shqiptare.
Fantazia e bashkimit të gjithë shqiptarëve
Biseda për bashkim është fantazi, sipas Frederik Wesslau, anëtar i trupës së ekspertëver të Këshillit të Evropës për Marrëdhëniet me jashtë. Megjithatë, është shumë e dobishme si për politikanë shqiptarë ashtu dhe për ata jo-shqiptarë për grumbullimin e votave.
“Gogoli i Shqipërisë së Madhe është diçka që ngre krye herë pas here, ai përdoret nga liderët shqiptarë, por edhe nga liderët jo shqiptarë në Ballkanin Perëndimor”, thotë Wesslau, i cili ka kaluar disa vjet duke punuar për OSBE dhe OKB në Kosovë.
“Kur u duhet për objektivat e tyre politikë, e përdorin gjithmonë si një ëndërr për shqiptarët ose si një kërcënim nga nacionalizmi shqiptar, kur e përdorin serbët ose maqedonasit”.
Wesslau shton edhe se axhendat në Prishtinë e Tiranë nuk janë edhe aq të ngjashme sa duket. Po ashtu, ndërsa idea e bashkimit të të gjithë shqiptarëve përmban një kushtrim emocional, jo shumë votues do ta përkrahnin punën në këtë drejtim, tha ai për DW.
“Gjithmonjë ka ekstremistë dhe kjo shihet kudo, por ky është një iluzion dhe nuk mendoj se kemi duhe të trembemi”, shtoi Wesslau.
BE, ende opsioni më i mirë
Deklratat e fundit të Ramës e Thaçit nuk dihet të merren shumë seriozisht, thotë Erdoan Shipoli, Dekan i Asociuar i katedrës së Marrëdhënieve Publike dhe Ndërkombëtare në Virginia International University, i lindur në Kosovë.
“Ajo që synojnë të arrijnë liderët shqiptarë me këto deklrarata janë thjesht më tepër vota nga grupet nacionaliste”, tha ai d DW. “Shumë politikanë shqiptarë akuzohen si të blerë nga SHBA, BE, filan vend apo grup, ndaj kjo është një mënyrë për të treguar se janë patriotë”.
“Shumica e shqiptarëve mendojnë ende se mënyra më e mirë e bashkimit është brenda Bashkimit Evropian. Shqipëtarët e dinë se do të jetë shumë e vështirë, në mos e pamundur, edhe të zgjedhin liderin e Shqipërisë së Madhe, lëre pastaj ta bëjnë të funksionojë. Përkrahja për një iniciativë të tillë është minimale”.
Por edhe kështu, bisedat për Shqipërinë e Madhe janë të rrezikshme, sipas ekspertit. Njerëzit në rajon janë të lodhur nga korrupsioni dhe papunësia, shqiptarët pro-perëndimorë mendojnë se BE dështoi në mbrojtjen e interesave të tyre në Maqedoni e Serbi, dhe qytetarët e Kosovës janë të zemëruar që BE nuk u lejon udhëtimin pa viza. Në rrethana të tilla, është e natyrshme që të rriten ndjenjat nacionaliste, shpjegon Shipoli.
“Tani për tani nuk ka përkrahje, por nëse BE vazhdon të dështojë me shqiptarët në përgjithësi dhe me Kosovën në veçanti, atëherë ky mendim do të fitojë më tepër terren dhe do të gjejë më tepër miratim”, tha Shipoli për DW.
By Darko Janjeviç
Nationalists by many Balkan countries have long accused Albanian leaders that are conspiring to create a “Greater Albania”, by annexing territory from neighbors. Albanian politicians have always dismissed the idea as a false alert to instill fear.
However, the EU’s influence in the Balkans faded and old conflicts that are emerging again in the area, regional leaders are turning once again nationalist myths to win votes. In an interview with Politico less than two weeks ago, the PM Albania Edi Rama said he could not rule out a “small reunion” of Albania with Kosovo if the EU decided to remove from the membership table.
The next day, the President of Kosovo, Hashim Thaci, said that “all Albanians in the region will live in a single, unified” if the EU sealed doors. This was the way to proceed “integration into the European family,” according to Thaci.
However, recently he rejected charges of inciting Greater Albania and accused the EU of naivety, falling into the trap of Serbian propaganda.
President of the Albanian National Council in Serbia, Jonuz Musliu, raised the ante by saying that Serbian towns populated by Albanians should unite with Kosovo and Albania.
“Serbia should be grateful that the Albanians are not seeking more territory,” he said.
Even former rebel commander Ramush Haradinaj, returned home from France where he was held because of a Serbian arrest warrant, spoke about “telling Serbian land.”
From dream to nightmare
Belgrade responded alarmed. Media-dominated government condemned Albanian politicians are back once again the Kosovo war memories that ended 18 years ago. Prime Minister Aleksandar Vucic, once an ultra-nationalist already become pro-European, appealed for calm, but said it “would have hung on the pole instead of the flag” in Brussels if he had made a similar statement for the unification of all Serbs. Many Serbs still living in the former Yugoslav republics and under the command of their community in Bosnia and Herzegovina.
Serbian Foreign Minister Dacic also said that the EU, US and UK “will be directly responsible” if Albanians to advance their territorial ambitions.
“Fortunately, all this is but a dream. However, experience has taught us that the road that leads from dream to nightmare is short,” Dacic added.
EU rules out change of borders
Answer the West was initially lukewarm. But last week, Enlargement Commissioner Johannes Hahn spoke against messaging Albanian leaders, saying they “can easily turn against” politicians sent.
“I want to express my frustration, and boredom, for inflammatory statements by some leaders in the region,” he said after meeting with Dacic in Brussels. “Statements that imply change of borders are unacceptable, rather than unnecessary and counterproductive”.
Edi Rama in the Conflict Zone
Despite anger in Belgrade, international observers do not believe that the Albanians will try to unite their territories, either through violence or through diplomacy. provocative statement was more for political gain in this year’s elections in Albania and Kosovo, experts say Deutsche Welle. Also, the threat to border changes could make pressure on the EU to soften the EU’s policy towards the Albanian-majority countries.
The fantasy of unification of all Albanians
Conversation merger is fantasy, according to Frederick Wesslau, a member of the Council of Europe’s body ekspertëver on Foreign Relations. However, it is very useful for Albanian politicians as well as for those non-Albanians for collecting votes.
“Specter of a Greater Albania is something that rises up from time to time, he used the Albanian leaders, but also from non-Albanian leaders in the Western Balkans,” says Wesslau, who has spent several years working for the OSCE and UN in Kosovo.
“When they need for their political objectives, always use it as a dream for Albanians or as a threat by Albanian nationalism, when use Serbs or Macedonians.”
Wesslau adds that the agendas in Pristina and Tirana are not as similar as it seems. Also, while the idea of unification of all Albanians contains an emotional call, not many voters would support work in this direction, he told DW.
“Gjithmonjë extremists and has seen it everywhere, but this is an illusion and I do not think we should be afraid,” Wesslau added.
EU, still the best option
Last Rama deklratë Thaci is not known to be taken very seriously, says Erdogan Shipoli, Associate Dean of International and Public Relations Department at Virginia International University, was born in Kosovo.
“What we aim to achieve Albanian leaders with these deklrarata are simply more votes from nationalist groups,” he told d DW. “Many Albanian politicians accused of being bought by the US, EU, some place or group, so this is a way show that they are patriots. ”
“Most Albanians still think that the best way of merger is within the European Union. Albanians know that it will be very difficult, if not impossible, even choose the leader of a Greater Albania, let alone to do the work. Support for such an initiative is minimal. ”
But even so, calls for Greater Albania are dangerous, according to the expert. People in the region are fed up with corruption and unemployment, pro-Western Albanians think that the EU failed to protect their interests in Macedonia, Serbia, and Kosovo citizens are angry that the EU does not allow visa-free travel. In such circumstances, it is natural that the growing nationalist sentiment, Shipoli explains.
“Right now there is no support, but if the EU continues to fail with Albanians in general and Kosovo in particular, then this opinion will gain more ground and will find more approval,” Shipoli told DW.
Deputeti Ben Blushi thotë se po dështojnë edhe mundësitë e fundit për të shkuar në zgjedhje normalisht.
Duke folur sot në seancën e fundit parlamentare, para shpërndarjes së Parlamentit në prag të zgjedhjeve, kryetari i LIBRA deklaroi se “Nëse çadra bie, gjithë Republika do të bjerë, sepse janë dy këmbë që e mbajnë. Por kostoja e Shqipërisë do të jetë shumë e lartë”.
Sipas tij, kjo krizë ka vetëm një mundësi për të zgjidhur, duke mos u zgjidhur.
Ai tha se po jetojmë në një Republikë të kalbur, duke ftuar ata që do të votojnë në 18 qershor që ta refuzojnë me votë Republikën e kapur.
“Ju faleminderit dhe fushatë të mbarë për të gjithë ata që do bëjnë fushatë dhe suksese në jetë”, tha Blushi.
Ai nënvizoi gjithashtu se pushteti lokal është më keq nga sa ishte, ku fshatrat janë më të varfër
Urim GJATA
Në ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku u sulmuan në mënyrë të dhunshme deputetët e LSDM dhe ata shqiptarë, u pa qartë se si deputetët e VMRO-DPMNE dhe të punësuarit maqedonas në MPB, duke filluar nga drejtori i BSP Mitko Çavkov e deri tek policët, që ruanin godinën e Kuvendit, u bënë palë me huliganët. Për më shumë se dy orë Mitko Çavkov nuk “dihej” se ku është, duke vonuar nxjerrjen e forcave speciale dhe marrjen e drejtimin e veprimeve të tyre në terren. Ngjarjet e ndodhura në Parlamentin e Maqedonisë, ku pati tentim për eliminimin fizik të disa deputetëve të LSDM dhe të deputetëve shqiptarë, në veçanti Ziadin Selën nuk janë të rastësishme. Ngjarja ka qenë e projektuar disa kohë më parë dhe mentorë të saj janë Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe disa drejtues të MPB/DBK që nuk i përkasin etnisë shqiptare.
Në këtë situatë kaotike, ku mund të kishte viktima dhe ajo të degradonte në përplasje ndër-etnike në shkallë vendi, drejtuesit shqiptarë të MPB dhe UBK, morën në dorë situatën dhe filluan punën për menaxhimin profesional të saj. Vlen të përmendet veçanërisht roli i zv/drejtorit të UBK, Arif Asani, i cili bashkë me drejtues e punonjës të tjerë shqiptarë, ka drejtuar punën në UBK dhe MPB për dërgimin e njësive speciale në Kuvend, marrjen në mbrojtje dhe nxjerrjen e deputetëve prej andej. Është pikërisht Arif Asani që është akuzuar si “tradhtar” për rastin Kumanova nga media të financuara nga eksponentë të botës së krimit e shërbimeve sekrete brenda e jashtë Maqedonisë, i cili mori dhe po drejton me sukses punën e UBK në një periudhë shumë delikate. “Mëkati” i tij i vetëm që e bëri target të këtyre mediave ishte se punonte në organet e sigurisë dhe ata mendonin se opinioni publik mund të manipulohej më lehtë duke përdorur këtë argument. Fakt është se ai nuk është përmendur në asnjë prej dëshmive të pjesëtarëve të këtij grupi dhe nuk është thirrur dëshmitar në gjyqin ndaj pjesëtarëve të këtij grupi.
Ashtu si Arifi, ka edhe shumë shqiptarë të tjerë nëpër institucionet maqedonase, të cilët po mbajnë peshën kryesore të punës dhe stabilitetit të tyre. Njerëz të tillë që rrezikojnë jetën dhe karrierën profesionale për hir të stabilitetit duhet të vlerësohen.
“Miq, nuk jeni të vetëm! Dua t’ju uroj për qëndresën tuaj, sfidën tuaj 76-ditore. Kjo vërteton që Shqipëria ka arritur në një agim! Goodmorning Albania! Ne kemi luftuar me Skënderbeun, heroin tuaj shqiptar në Hungari; ne luftuam edhe komunizmin me ish-kryeministrin tuaj Sali Berisha. Beteja jonë nuk ka qenë e lehtë, por fitorja ka qenë e jashtëzakonshme. Jam i sigurt që e dini se çfarë është më e keqja në komunizëm, lufta juaj sot është me postkomunizmin, dhe internacionalizmi, korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit. S’duam të shohim në Evropë një narko-shtet. Do ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të liria dhe të ndershme. Do ta arrini atë këtë betejë se e ardhmja juaj është e përbashkët me BE, ne kemi një të ardhme të përbashkët me Evropën”,
Zhol Elmer deputet hungarez, kryetar i komisionit për çështjet e jashtme në parlamentin e Hungarisë, dhe anëtar i partisë së kryeministrit Victor Orban.
Me sa duket jemi në Fund! Llogjika dhe urtësia kanë dështuar deri tani. Po i vjen rradha përplasjes, në rrugë apo kudo qoftë. Me 24 Prill, Opozita ka kërkuar nga mbështetësit e saj, që të bllokohen akset kryesore të Vendit dhe të zbritet në rrugë, për të kërkuar me protest, që të dëgjohen dhe të merren parasysh kërkesat e tyre.
Askush nuk do ta dëshironte këtë gjë dhe pasojat që kjo përplasje sjell. Kryeministri u nxitua të nxjerrë në foltore, zv drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Qato. Me një fjalë posaçërisht kërcënuese për protestuesit. Përmëndi filmime dhe nënkuptoi arrestime, sepse protesta do të trajtohet si e paligjshme.
Thuhet se dikur Lenini, pasi bërë një marrëveshje me borgjezinë, fill pas Revolucionit të Tetorit, sepse Rusia e asaj kohe po vdiste për bukë deklaroi: “Çdo kompromis vjen era mut! Por është i nevojshëm për Rusinë!”
Kjo shprehje e famshme, nga njeriu i Revolucionit më të famshëm në Botë, që ndryshoi përfundimisht Botën, për 100 vitet në vazhdim, duhet ndoshta rikujtuar sot, në Shqipëri, ky fshat i egër i Botës së madhe. “Kompromisi” vjen erë të keqe, kur je në situatë radikale, por ndoshta bën mirë për shqiptarët, sepse zjarret dhe përleshjet e vitit 1997 apo të 21 janarit të vitit 2011, e zbythin Shqipërinë, përsëri 10 vite pas.
Kryeministri ynë, nuk tërhiqet nga pushteti dhe ka edhe ai, “hallet” dhe “arësyet” e tij. Sepse ka frikë nga miqtë e “fortë”, që e ndihmojnë të rrinë në pushtet. Sepse nëse ikën nga pushteti, ata e rrzikojnë më shumë se të gjithë.
Sipas parimit të xhunglës, nëse ai që prin lukuninë e ujqërve plagoset ose dobësohet, ujqërit e shqyejnë dhe zgjedhin një kryetar lukunie tjetër.
Por gjithësesi, Paqja dhe Arësyeja, Marrëveshjet dhe tryezat, janë më frutdhënëset nga të gjitha, pamvarsisht se “kompromisi mund të vijë era mut”, si ka thënë Vladimir Iliçi Lenini, 100 vjet më parë.
Mos ia jepni këtë “alibi” kryeministrit, Opozitarë, protestoni por vetëpërmbahuni, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Rama do të kishte dëshirë që Opozita të degradonte në veprimet e rrugës dhe të dërgonte në Europë, kartolina të shëmtuara “destabilizuese”, pikërisht atë që ka frikë më shumë se kurrë sot BE, që është sot një shtet federal më i dobët se asnjëherë. Më i përçarë se kurrë më parë.
Por edhe “superpolicët” që fabrikoi me pathos Rilindja, duhet të mbajnë siguresat e mbërthyera dhe shkopinjtë në brez, sa më shumë që të jetë e mundur. Shkarpat janë të thata dhe zjarri merr flakë shumë shpejt.
Trafikantët e drogës, do të jenë padyshim më të fituarit nga një përplasje e ashpër popull-qeveri, nëse ajo ndodh. /360grade.al/
Kjo është pyetja e parë që gjithsecili i ka bërë vetes kur ka dëgjuar lajmin e dështimit të negociatave Rama-Basha në selinë e Presidentit Nishani! Jo sepse kishte ndonjë deklaratë konkrete, por sepse mënyra se si u rrit pritshmëria dje dhe se si u lexuan lajmet dhe lëvizjet politike, thuajse krijoi bindjen tek shumë vetë që takimi tek Presidenti ishte thjeshtë zyrtarizimi i një marrëveshjeje të negociuar më parë.
Për fat të keq, nuk kishte pasur asnjë të tillë, me gjithë lajmet që mbytën shtypin dhe me gjithë protagonizmin e disa politikanëve të dorës së dytë që flisnin deri për detaje të marrëveshjes. Pak a shumë ndodhi ajo që Basha kishte premtuar që nuk do të ndodhte më, por që këtë moment e pranoi: një takim i pa parapërgatitur, një takim ku të dyja palët i kanë qëndruar pozicioneve të tyre fillestare dhe që pasi i kanë mbajtur për thuajse 2 orë fjalime njëri tjetrit janë larguar pa arritur asgjë.
Asnjë nga palët nuk ka dhënë më shumë detaje nga takimi, por opinion.al ka arritur të zbulojë pak a shumë thelbin e tij. Basha i ka qëndruar tezës së tij për një Qeveri Teknike pa Ramën Kryeministër dhe zhvillimit të zgjedhjeve në Dhjetor, mundësisht me një votim elektronik, ose minimalisht një votim me identifikim elektronik. Pra, Basha nuk ka pasur lëvizje nga qëndrimi tij. Ndërkohë Rama ka bërë disa propozime për të përmirësuar standartin e zgjedhjeve dhe për të garantuar ato, por ka refuzuar kategorikisht Qeverinë Teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Këtu gjithçka është bllokuar dhe palët janë kthyer në selitë e tyre. Ajo që të bie në sy nuk është vetëm mungesa e një zgjidhjeje, por edhe fakti që sot, Rama ka pasur një pozicion më të tërhequr dhe më pak ofertues se sa ai që mbajti në takimet me Mekallister dhe Filkenshtajn.
Nëse në 25 Prill ai ishte i gatshëm të fliste për datën e zgjedhjeve deri në 16 Korrik, sot ai nuk ka lëshuar asgjë nga 18 Qershori. Nëse me 25 prill foli për ndryshime thelbësore në Qeveri sot duket se ka ofruar një Ministër për zgjedhjet i cili do të merret me reformën për zgjedhjet lokale të 2019. Pra, Rama ka lëvizur nga lëshimet politike në ato teknike. Dhe sot në takim, Rama ka dashur ta manifestojë faktin që koha ka punuar në favor të tij dhe që kushtet e 10 ditëve më parë nuk janë më të vlefshme.
Një analizë e thjeshtë, të bën të kuptosh se më 25 Prill, Rama ka pasur po aq sa shqetësimin e PD edhe atë të Metës. Sot, ai beson se Meta është jashtë loje personalisht dhe LSI ka hyrë në zgjedhje. Ai ka arritur madje t’i dërgojë gjithë formacionet e tjera politike që janë regjistruar, të vetme në zgjedhje, duke besuar se në këto rrethana s’ka nevojë për asnjë prej tyre. Ai e di tani që betejën e ka me PD, siç e di që PD ka vetëm dy mënyra për t’u imponuar pas dështimit të negociatave: Ose konsensus ndërkombëtar, ose revoltë masive popullore. Nuk duket se Rama ju ndruhet ndërkombëtarëve, përkundrazi.
Dhe pse PD ka arritur të gjejë konsensus për denoncimin e kanabisit në vend, ajo nuk ka marrë deklarata inkurajuese për shtyrjen e zgjedhjeve. Atëherë mbetet rruga e dytë, ajo e një revolte masive popullore. Duket qartë, ashtu siç edhe shprehet, që Rama nuk beson tek një zemërim popullor, madje as e pranon. Ai e konsideron gjithë kontestimin të mbledhur vetëm tek çadra përballë kryeministrisë. Ndërkohë PD beson se protesta 70 e ca ditore e ka ndërgjegjësuar publikun dhe po ashtu shpreson që në protestën e Kavajës mbështetësve të saj do t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë. Duket se zhvillimet e ardhshme politike kanë mbetur peng në datën 7 maj. Të dyja palët janë duke bërë kalkulimet atje dhe vetëm pas zhvillimeve në Kavajë, ne do të kuptojmë realisht se kush do të jetë më i favorizuar në negociata. Pra cila nga forcat politike do t’i imponohet tjetrës! Dhe vetëm pas të henës do të shohim nëse do të ketë më negociata.
Jakup B. GJOÇA
Demokraci pa Opozitë, në zgjedhje parlamentare, nuk ka. Ajo qeveri e dalë nga zgjedhjet parlamentare, ku nuk merr pjesë Opozita, çfarëdo emri dhe etikete të ketë, qoftë “Komuniste”, “Monarki”, “Diktaturë” kanë një emërues politik: QEVERI MONISTE!
Në rendet kushtetuese, ku qeveria është Moniste, për popullin 2 rrugë ka:
1. Ose të pranojë kokëulur dhe gojëmbyllur qeverinë Moniste!
2. Nëse reagon, nëse proteston, do të Burgoset!!! Dhe, nëse Populli Burgoset nga Qeveria kur proteston, kjo është sipari I Luftës Civile!
NUK KA RRUGË TË TRETË, as për Popullin, as për Qeverinë Moniste!!!
ABC-ja e Demokracisë, është që qeveria e zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare, edhe pse mund të dalë nga një shumicë e thjeshtë 50 % + 1 votues më shumë, sërish është Përfaqësuese e gjithë Popullit dhe shpreh vullnetin e të të gjithë votuesve. Prandaj, në Demokraci, të gjithë janë të detyruar të respektojnë çfarëdo qeveri që përfaqëson 50 % + 1 votues në zgjedhjet parlamentare!
Kur kryeministri aktual Edi Rama metodikisht punon që në Shqipëri të zgjillohen zgjedhje parlamentare në 18 qershor 2017 pa Opozitën, sejcili duhet të pyesë vetveten:
– A mund të quhet Qeveri Demokratike ajo qeveri që do të dalë nga zgjedhjet paralementare, ku Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?
– A do të njihet nga të gjithë shqiptarët në Shqipëri, kjo qeveri e dalë nga zgjedhjet parlamentare, ku Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?
– A do të funksionojë Demokracia, kur gjysma e Popullit nuk e njeh Qeverinë e dalë nga zgjedhjet parlamentare, ku Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?
Dhe, si shumë e këtyre pyetjeve, sejcili mund të fantazojë dot pyetjen më Fatale:
-Cilat do të jenë pasojat politike, shoqërore, penale, kur gjysma e popullit NUK E NJEH QEVERINË MONISTE, e dalë nga zgjedhjet Moniste?
– E dini që pasojat politike, shoqërore, penale të MOSBINDJES CIVILE ndaj Qeverisë Moniste janë ANARSHIA, DHUNA, VARFËRIA, RRËMUJA dhe është kaq afër edhe ….Lufta Civile!!!
-A mund të ligjërohen nga Qeveria Moniste pasojat e MOSBINDJES CIVILE?
Një Qeveri e dalë nga Zgjedhjet Parlamentare MONISTE, ku Opozita nuk merr pjesë dhe Parlamenti nuk do të ketë asnjë Deputet të Opozitës, kryeministri do të emërojë të gjithë Moneklaturën e Drejtësisë, dhe kësisoj Drejtësia do të jetë jo vetëm PENG, por do të jetë Mashë e Kryeministrit ndaj çdo kundërshtari të tij politik!
A do të kenë Mirëbesimin e shqiptarëve Institucionet e reja të Drejtësisë, kur kryeministri I emëruar nga zgjedhjet parlamentare ku Opozita nuk merr pjesë dhe Parlamenti Monist do të emërojnë të gjithë drejtuesit dhe anëtarët?
– A mundet Drejtësia, Paskëtaj, që të gjykojë dhe dënojë çdo akt Anarshie, Dhune, Rëmuje që është pasojë e MOSBINDJES CIVILE ndaj Qeverisë Moniste?
– A mund të Funksionojë Demokracia në Shqipëri, nëse Drejtësi dënon me BURG cilido qytetar për shkak të veprimeve që ndodhin nga MOSBINDJA CIVILE ndaj Qeverisë Moniste?
Sot, në Velezuelën e Madhuros, NUK KA DEMOKRACI! Presidenti Madhuro ka anulluar Zgjedhjet, ka burgosur Kryetarin e Opozitës. MOSBINDJA CIVILE e qytetarëve është e përditshme me protesta në rrugë dhe me dhunën që ushtron Policia dhe Ushtria e shtetit të Madhuros kundër qytetarëve protestuesë. Viktimat e kësaj dhune politcore dhe ushtarake të Shtetit të Madhuros kundër qytetarëve rriten në progress gjeromertik. Varfëria, gjithashtu, rrit në progress gjeometrik edhe viktimat nga Uria!!! Dhe, megjithëkëto, Presidenti Madhuro, NUK PRANON ZGJEDHJE TË LIRA dhe sakrifikon, kështu, popullin për të mbajtur me dhunë dhe gjak Pushtetin e vet!!!
Kryeministri Edi Rama, mbase ka Pasqyrë, mbase ka Shembëlltirë, mbase do të bëhet një Madhuro në Shqipëri, derisa me Arrogancë NUK PRANON ZGJEDHJE TË LIRA në Shqipëri.
Qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka humbur Votbesimin edhe të 1 milion votuesve të vet, derisa Kryetari i PS bëri deputetë persona me rekorde kriminale! Në Demokraci Funksionale, ai qeveri që kriminalizon Parlamentin, ai kryeministër që bën deputetë persona me rekorde kriminale, KA RËNË!!!
Mjafton kjo, që kryeministri Rama ËSHTË I PABESUESHËM, që Qeveria e tij të organizojë Zgjedhje Parlamentare!!!
Opozita KËRKON ZGJEDHJE TË LIRA PARLAMENTARE.
Zgjedhjet e lira Parlamentare, në kushtet konkrete të Shqipërisë, bëhen vetëm me një Qeveri Teknike, ku Edi Rama të mos jetë Kryeministër!
Nëse Edi Rama e ndjen se Ai ka punuar për të mirën e Popullit në 4 vjetët që qeverisi si Kryeministër, përse trembet, që zgjedhjet parlamentare të bëhen me një qeveri Teknike, që do të ketë mirëbesimin e gjithë Popullit?
Nëse Edi Rama e ndjen veten sado demokrat, duhet të ndjejë edhe përgjegjësi politike ndaj Popullit, nuk duhet të mos lejojë që shqiptarët të përçahen, në palë armike, por duhet të pranojë një Qeveri Teknike!!!
Nëse Edi Rama I fiton zgjedhjet e reja parlamentare, të zhvilluara me Qeveri Teknike, atëhere Rifiton Mirëbesimin e Shqipëtarëve dhe Të drejtën Kushtetuese të Qeverisë!
Kaq e thjeshtë është, Demokraqcia Funksionale! E hapur, e drejtë dhe e barabartë për të gjithë, veçse kur populli e jap Votbesimin I lirë në zgjedhjet e ndershme parlamentare!!!
Është Arrogancë, Tallje qëndrimi politik i Kryeministrit Rama, I cili PRANON QEVERI TEKNIKE, por që Ai të jetë Kryeministër!
Në Demokraci Funksionale, çdo Qeveri Teknike krijohet pa Kryeministrin aktual!
Cameron dha dorëheqjen si kryeministër, ngaqë humbi votbesimin të kryesojë Ai qeverinë, në Referendumin që zhvilloi për Brexit!
Renci dha dorëheqjen si kryeministër, ngaqë humbi Votbesimin të kryesojë Ai qeverinë në Referendumin që zhvilloi.
Por, në të dy rastet në Britani dhe Itali, Qeveria nuk ra, por kryeministri i dorëhequr u zëvendësuan nga persona të së njëjtës parti të kryeministrit!
Kryeministrat në fjalë dhanë dorëheqje, që Qeveria të mos humbtëte Mirëbesimin e popullit! Kjo është Demokracia Funksionale.
Në Demokracitë Funksionale MIRËBESIMI I POPULLIT NDAJ QEVERISË SË ZGJEDHUR ME VOTË TË LIRË ËSHTË MBI ÇDO INTERES POLITIK TË KRYEMINISTRIT!
Në Shqipëri, Edi Rama mbivendos Karriken e tij kryeministror edhe kur Ai e ka Humbur Mirëbesimin e Popullit!!! Kjo mjafton që të kuptosh se Demokracia në Shqipëri NUK FUNKSIONON.
Ose, Kryeministri Rama e përdor Demokracinë si Fasadë, për të madhështuar Pushtetin e tij, dhe jo që Demokracia t’i shërbejë Shqipërisë dhe Popullit!
Ngritja e Cadres ne bulevardin kryesor, mu perballe kryeministrise u pa si perpjekje qytetare dhe demokratike per te kundershtuar privatizimin e shtetit nga nje qeveri e korruptuar, nga nje kryeminister pordhaman dhe teresisht i paafte dhe per me teper si i dyshuar per lidhje me krimin.
Ky kryeminister, qe per fatin e keq te shqiptareve u aka kercy ne shpine qytetareve, ne vend qe te ishte sherbyes i durueshem dhe i mencur na tregoi se formimi i tij arsimor e kulturor ishin aq te percipta, sa nuk mund te krahesohet as me nje shqiptar te mesem. Koha provoi se ky deshtak, i pasuruar ne rruge kriminale (pasi ne periudhen e sundimit te tij 13 vjecar e betonizoi Tiranen duke u vene ne shpine ndertuesve edhe nje gjobe-takse prej 20 perqind) po pergatiste ardhjen ne pushtet duke bere aleance me kriminele duke ju ofruar atyr mandate deputetesh ne kembim te sigurimit te votave te mbledhura ne rruge te pandershme. Anetaret e kabinetit shume shpejt u hapen si vaji ne lakra dhe u shnderruan ne trajten e nje lukunie te uritur per vjedhje e zhvatje sa qe u kthyen ne “gjah te majme” per mediat por dhe per qytetaret, qe neper blogjet nisen te stigmatizojne megavjedhjet e tyre.
Ministrat Beqaj e Tahiri, ishin ne krye te Top-listes dhe fama e tyre shpesh here kaloi mbi te gjithe artistet turq te telenovelave, te marre se bashku!
Qeveria u kthye ne nje kosh plehrash ku gjithsejcili kishte dore te lire te punonte per vete dhe per shefin. Madje eshte kjo qeveri qe i jep shansin personazheve me dhe pa emer nga bota e krimit qe te jene prezente ne serialin kriminal te zhvatjes se qytetareve qe po xhirohej nga kjo qeveri e bekuar nga parlamentare te krimit. Si per t’i vene tortes se ligesive edhe te quajturen qershi, qeveria u kujdes per te bere kanabizimin total te vendit. Per te siguruar nje prodhim te madh dhe cilesor ngarkoi me detyra te vecante Policine e Shtetit. Fakti qe u shkarkua Ministri i “sukseshem” i Brendshem dhe me pas 12 Drejtoret e Policise se Qarqeve, provuan vertetesine e kesaj qe po them. Dhe per te lare mutin me shurre kjo palo qeveri na mer persiper te beje Vettingun dhe organizimin e Zgjedhjeve te lira. Kjo eshte njelloj si t’i besosh ujkut melcine e qengjit! Ketu ngjizet aksioma politike e PD-se dhe kryetarit Basha me vullnetin e lire te qytetareve qe e shikojne Ramen dhe qeverine e tij sit e pa besueshme per te bere zgjedhje. Slogani per “Republiken e Re” ne fund te fundit nuk eshte asgje me shume se sa kerkesa legjitime e qytetareve shqiptar per ti dhene FUND keq qeverisjes. Armata e shtetareve te lire ashtu si dhe politkanet me te shendetshem moralisht te PD e konceptuan Cadren si pike pjekje qytetare pa dallime ideologjike, si vend per te shkembyer mesazhe paqe dhe gjetje mundesish per tu cliruar nga barra e frikes dhe e kercenimeve qe prodhonte fabrika e ndryshkur e Republikes se vjeter, muret e te ciles kishi rene para njezet e gjashte vjetesh, por qe ende e ndynin ajrin e shqiperise demokratike. Nga Cadra qytetaret u ndjene me te motivuar per tu perballur me situaten e rende qe po i ofronte qeveria e diskretituar. Qytetaret hyne ne Cadres PD ne mbrojtje te vlerave, te dinjitetit dhe lirise se tyre.
Qeveria kishte dhene prova se kishte braktisur misionin e saj si sherbyese e interesave popullore dhe ishte shnderruar ne protektore te antivlerave.
Largimi i se keqes behet me vote, por ceshtja ishte ne se qeveria e Rames do te garantonte ose jo zhvillimin e zgjedhjeve te Lira dhe te Ndershme.
E kam te fresket vitin 2003 kur Rama vodhi ne menyren me bastarde rezultatet zgjedhore. Edhe atehere faktori nderkombetar ishte skeptic ndaj akuzave tone, por qofte Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, Ambasadorin David Barry. u thyen kur ju vune provat e vjedhjeve. U kthye per rivotim gati 40 % e qendrave te votimit dhe bandat e paguara serish e vodhen rezultatin. Kete e di po kaq mire edhe Spartak Ngjala qe sot i ben “hosanna” Edvinit, por kjo eshte pune e tij, eshte ceshtje morali dhe jo perceptimi.
Po deputeti Selami, qe mban ende siglen e PD-se a ka moral kur kerkon te beje diferencuesin me vijen e qytetareve te zhgenjyer dhe te kryetarit Basha ?
“ Kam vënë re se zoti Basha e përdori çadrën, jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet, dhe më keq akoma, për të bojkotuar parlamentin, në një moment shumë të rëndësishëm, siç është Reforma në Drejtësi, e cila është e lidhur me rrugën integruese në Europë.
Filozofi i marksizem leninizmit Selami, nuk ka hallin se qytetareve shqiptare u ka vajtur thika ne palce, se kanabisi i Rames u ka nxjerre policive europiane me shume se terroristet islamike. Per shokun ne fjale gjerat po ecin fjolle, si tymi qe le hashashi i Rames.
Mos pjesëmarrjen në zgjedhje e konsideron një gabim të rëndë, kundër vullnetit të ndërkombëtarëve që propozuan platformat e tyre të zgjidhjes së krizës.
Selami e di dhe vete se po genjen diten me diell kur thote qe “Zëri i ambasadorit Lu që është zëri i drejtpërdejtë i Presidentit Trump.”
Ka patur një përpjekje ndërkombëtare për të ndërmjetësuar zgjidhjen e kësaj situate. Madje javën e shkuar edhe përpjekja e dy eurodeputetëve McAllister dhe Fleckenstein dështoi. A ishte ky një shans i humbur dhe a mendoni se ende ka një hapësirë për zgjidhje?
Ne intervisten e tij Selami eshte konfuz me veten kur thote: “ Kurrkush nuk është në kundërshtim me nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me shqetësimin që ka PD dhe që ka ngritur zoti Basha për zgjedhje të lira e të ndershme. Po kështu dhe me influencën e drogës në politikën shqiptare. Por nga ana tjetër ne duhet ta zgjidhim këtë problem. Nuk mundet papritur ne të marrim pozicionet sikur ky problem është shfaqur sot.”
Ja ke future kot z. Selami, pasi situate e sotme e kanabizimit total te vendit nuk eshte e njellojte me shfaqjen e tij ne nje njesi te vogel gjeografike te vetmuar qofte ky dhe i quajtur fshati Lazarat.
Prandaj perrallat e Selamit, Majlindes dhe Jozefines, une po i quaj thjesht klithma inatcoresh, pa cka se me mend e zemer vleresoj gjykimin e mijra e mijra qytetare, anetare apo jot e partise demokratike, te cilet kane etiketuar keto kerkellima si gjera vulgare, te shpifta, te perngjashme me te vjella pijanecesh.
Po pse mo i trashëgueshëm dhe i përjetshëm është posti i deputetit?
Dinjitozë ata deputetë a deputete që ikin në punë të tyre pa bërë zë, ose thonë se mjaft ndejtën.
Pse mo me mijra vite të njejtët deputetë të PS dhe PD, PRUT, PRSD, LSGCPF, MUCBRSQP do të durojmë ne?
I hoqi? Do i heqin? E cfarë pastaj?
Po përse tre dekada deputetë do vazhdojnë disa?
Dhjetra vite deputetë, ministra, kryebashkiakë, hryeministra do të vazhdojnë?
Pse mbretër janë, që lindin mbretër dhe vdesin mbretër.
Ikni në punën tuaj! Mjaft! Falenderime për aq sa keni bërë.
Pse me tapi e keni?
Politika nuk bëhet vetëm në Kuvend.
Mësojuni të jeni në opozitë dhe pa qenë në karrike deputetësh.
Nuk është pronë posti i deputetit.
As profesion.
As i trashëgueshëm nga i ati te biri, nga biri te stërbiri.
Se opozita e ngrohtë në Kuvend u pa se çfarë prodhon!
Me lluks, vetura dhjetra mijra eurosh, shishe alkooli qindra euroshe, çanta mijra dollarësh, do bëhet opozitë mo?
Njerën dorë në revani, tjetrën në bakllava!!!
Ca që nuk i dëgjuam kurrë, dhe i dëgjojmë te qajnë për një copë magazinë!
Asgjë, pikë gjëje, gjë pe gjëje!
Vetëm pret radhën për të kap përsëri pushtetin, tenderat, postet, avionat, pronat, rrogat, privilegjet!
Ikni! Mjaft!
A e kishin lënë gjithë pushtetin në duart e kryetarit! A ishin dakord të zgjidheshin e të kënaqeshin duke i vënë ai në lista dhe duke iu fshehur popullit! Tani i hoqi, kur i vinte iu pëlqente! Apo jo!
Mund të harrosh gjëra të tjera pa përmendur, por binomin naftë-ulli kurrsesi, se pa këtë binom nuk mund ta njohësh Mallakastrën e sotme. Jo më kotë e përmëndëm në fillimet e librit¹ Nimfeun e famshëm, por duhet të përmëndim edhe një nga emblemat e Muzakëve që kishin të gdhendur dhe dy rrëkeza nafte, duke na treguar që qysh në ato kohë banori i këtyre trojeve, bylyni apo mallakastrioti e myzeqari i mëpasëm e dinte se jetonte mbi këtë xhevair të çmuar. Ndërsa për ullirin këtë hyrje do të doja ta ilustroja me disa vargje të poetit Xhevahir Spahiu.
Raport lufte
I perëndishmi Padishah!
Zjarri i xhehnemit
mbi Arbërinë ra.
Dhjetë mijë frymë
I dërguam në atë botë:
Shtatë mijë arnautë,
Tre mijë ullinj të moçëm.
Të paudhët
I shkuam me shpatë,
Drurët
I dogjëm të gjithë të gjallë.
Tre ditë e tre net: ç’aromë profetike
E një flake ylberore,
Veç të ishe aty.
Zoti im!
Shërbëtori yt i përunjur
Ibrahim
E kundërta ka ndodhur me një pushtues tjetër, me gjermanët e pikërisht në Mallakastër diku midis Hekalit e Kashit ku ishte disklotuar një repart. U ishin mbaruar drurët apo qymyri dhe nuk dinin me çfarë të gatuanin. Një “mik” ideali i tyre nga anët tona e mori vesh seç kërkonin, i papërtuar rrëmben sopatën dhe nisi të presë ullirin më të afërm. Nga çadra ku pushonte i madhi i tyre doli një britmë, e cila sa nuk e rrëzoi nga pema mikun shqiptar.
-Nein!
Ulliri i shpëtoi ndëshkimit të egër, nuk u pre dhe guzhina përdori për gatim ca arka të boshatisura municioni nga Ruhri i largët.
Dy shëmbuj diametralisht të kundërt që flasin shumë nga kohë të ndryshme, nga pushtues që vinin njëri nga lindja e tjetri nga perëndimi, të dy superfuqi të kohës së tyre. Diku kam lexuar se ullinjtë e Hekalit janë ndër më të vjetrit e Shqipërisë e të Ballkanit. Ullinjtë e moçëm mund t’i shohësh në çdo fshat të tejendanë Mallakastrës. Është gjë e rrallë ose e pamundur të gjesh shtëpi në këtë krahinë që të mos kultivojë ullirin. Me nam të mirë janë ullinjtë e Cakranit, Hekalit, Kashit, Greshicës, Ruzhdies, Gjinoqarës, Siqecës, Visokës, Kuqarit, Margëlliçit, Aranitasit, Dukasit, Rrerësit, Kashit, Fratarit etj.
Në librin austriakut Voith “Lufta e Durrësit midis Qezarit dhe Pompeit”na tregon më së miri sipas studimeve të tij se:
“Në kohën e Qezarit Mallakastra merrej me blektori dhe me kultivimin e ullinjve…”
Në fillim nafta sikur i prishi qetësinë shekullore ullirit, por më pas pema e lashtë u mësua, duke e pranuar e duke patur dashur pa dashur një lloj armonie me të. Nga kohë e vjetër e më pas na kanë arritur disa toponime edhe për ullinjtë:
Ullinjtë e Kolës, Ulliri i Kuq, Ullinjtë e Menxarakut, Lagja e Ullinjëve, Ulliri i Rrapo Hekalit, Pesë Ullinjtë, Ullinjtë e Toskëve, Ullinjtë e Qarrishtës, Ullinjtë e Gjeneralit (Mbjellë këta në vitet tridhjetë nga Xhemal Aranitasi ish ministër i mbrojtjes i Zogut 25-39),Ullinjtë e Hajredinit (Fratarit) në Bejar, Ullinjtë e Topave në Hekal etj.
Nuk mund të shikosh një pejsazh me ullinj pa një sondë nafte midis tyre apo anasjelltas. Atë ekollogji që “dogji”pakujdesia e të nxjerrit të “arit të zi” i lashti ulli përpiqet ta çojë në vend pak nga pak, me durim e këmbngulje.
Po citoj përsëri Xhevair Spahiun poetin e dashuruar marrëzisht pas ullinjëve në poezinë e shkurtër por të dhimbëshme “Mallakastra” në librin “Ferrparajsa” në faqen 84.
Valëzim i valëzuar
i një shkretimi të shkretuar-
këto brigje.
Pikëllimin kullosin kopetë e ullinjve.
Burimi i parë i naftës në këtë zonë u çel më 19 korrik 1926 nga shoqëria “Anglo-Persiane” në Patos, e cila kishte marrë me konçension për të kërkuar naftë 220 000 ha dhe për të shfrytëzuar 60 000 ha . Një shoqëri tjetër amerikane që kishte futur kthetrat në naftën shqiptare ishte dhe “Standart Oil”, e cila kishte marrë me konçension 51 000 ha . Më pas kjo zonë u shfrytëzua nga italianët të cilët blenë konçensionet e shoqërisë “Anglo-Persiane”. Shoqëritë italiane ishin “Agip”dhe “Aipa”. Duke folur në librin e tij “Politika e Italisë në Shqipëri” mëkëmbësi i mbretit në Shqipëri Jakomoni kur flet për përparimin teknik në trugun e lashtë të traditave perndimore ndërmjet të tjerave shkruan:
“…Berati, në këmbët e malit të Tomorrit, vendbanimi legjendar i perëndive, në truallin e të cilit gjenden shtresëmbajtëset e naftës së Devollit e të Patosit …”
Për nxjerrjen e naftës janë mbajtur statistika të rregullta nga viti 1929 e këtej. Në vitin që thamë është nxjerr vetëm 100 ton. Viti rekord i nxjerrjes së naftës mbahet viti 1974 me shifrën 2 248 227 ton. Rezervat e llogaritura në zonën Patos-Marinëz dhe asaj të Visokës të mara së bashku janë 280 270 219 tonë, duke nxjerrë prej tyre 24 662 296 tonë. Edhe rëra bituminoze që gjendet në zonën e Patos-Kasnicës në një territor prej disa hektarësh është një pasuri që mendohet deri 15 000 000 m3 . Në ditët e sotme kapaciteti nxjerrës ka arritur deri në 50 000 tonë në vit. Venburimi i gazit metan në Frakull i zbuluar në vitin 72 është shfrytëzuar deri në vitin 88-të dhe mendohet se sasia e përgjithëshme e vendburimit arrin në 107 233 893 N. m3. Nga vendndodhja e dikurshme e zjarrit të famshëm të Nimfeut është nxjerrë sasia 101 841 158 N.m3. Në përfytyrimin popullor nafta mendohet se është një lumë ku një degëz e tij kalon edhe ndër ne dhe po të ecësh me magjinatën popullore pak a shumë bindesh sikur je para një të vërtete. Naftë ka në rrethinat e Kuçovës, ndjekim rrugën duke zbritur në Myzeqe të Beratit në zonën e Kozare – Arrëzës, kalojmë në Myzeqe të Lushnjës në Divjakë ku ka gaz hidhemi në të Fierit drejt Povelçës, bëjmë një kthesë gjarpërushe si lumi i Semanit, por në të kundërt drejt Frakullës, sulemi disa gradë kthesë për në Kallm -Verri, në bregun tjetër pastaj duke filluar nga Jakodina, Belina, Marinza, Sheqishta, Zharrëza, marrim përpjetë Kuqarit, Patosit, Dukasit, Banajt, Rusinjës, Margëlliçit, Rrerësit, Gjorgozit, Visokës, Patosit-Fshat, Belishovës, Ballshit, Drenovës, Kashit, Hekalit, Mollajt, Poçemit, hidhemi pastaj matanë Vjosës drejt Labërisë, në Karbunarë, Gorisht, Amonicë, duke ju shtuar lumit dhe “rrëkeza” e Drashovicës që na kujton se pusi i parë i çpuar për naftë në Shqipëri është pikërisht aty, në vitin 1916 nga italianët. Në Amonicë përpara na del masivi shkëmbor i maleve duke e përfunduar përfytyrimin popullor në Finiq të Sarandës. Ndërsa për specialistët është krejt ndryshe dhe shkencërisht kanë përcaktuar thellësitë e shtresave të ndryeshme, llojin e naftës që nxirret në çdo vendburim, katet e tyre etj. Për naftë është shpuar gjithandej Mallakastrës edhe në Aranitas, Panahor, Kalenjë, Metoh e gjetkë, por pa dhënë ndonjë rezultat. Për kuriozitet po shtojmë se për dekada me radhë në linjat tona detare dhe ndërkombëtare ishte një anije çisternë me emrin “Patosi”. Uzina e përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh, e cila bënë pjesë sot në shoqërinë aksionere ARMO, është një uzinë ndër të paktat e më cilësoret që i rezistoi ekonomisë së tregut dhe furisë vetvrasëse të nëntëdhjetë e shtatës. Si përfundim, Nafta dhe Ulliri janë dhe mbeten dy nga pasuritë më të çmuara të krahinës e të vendit. Dhe për të dyja këto pasuri Mallakastra mbanë kreun paçka se në ndonjë shkrim ose studim shkencor e ndonjë “shkencëtar” flokëthinjur e sup rënë nga pesha e gradave të marra kohët e fundit e quan me të pa drejt krahinë e prapambetur.
Figura të shquara në vite në naftë mund të përmëndim:
Lipe Nashi*, Kapllan Hajdari, Sotir Skorovoti, Hysni Ajasllari, Uani Çapo, Avni Liçaj, Zarif Saliaj, Barjam Shehu, Qemal Rrapushi, Kiço Kasapi, Sokrat Pitushi,Myrteza Kepi, Muhamet Shehu**, Sheme Mara, Napolon Mërtiri, Sabri Hoxha, Nexhip Xhuveli, Haki Fejzo, Adil Zotaj, Pjetër Leka, Feruze Nepravishta, Beqir Alia, Ramiz Xhabia, Miti Dhamo, Petro Olldashi, Ilia Karaduni, Piro Bozdo, Bahri Shanaj, Protoko Murati, Nebi Sulkaj, Enriko Veizi***, Abib Pasha, Koço Plaku****, Milto Gjikopulli*****, Kamber Brezhani, Sulo Kamberi, Nikodhim Shtrepi, Skender Elbasani, Belul Kamberi, Fatmir Shehu etj. Ndërsa nga të huajt që i dhanë aq shumë nxjerrjes së naftës në vendin tonë e veçaënrisht në Mallakastër është inxhinieri polak Zuberi****** i cili është i pari që bëri hartën gjeologjike të Shqipërisë dhe njihet si zbulues i vendburimit të Patosit. U eksekutua nga rregjimi komunist si sabotator në zonën e naftës Kuçovë. Kanë dhënë kontributin e tyre plot specialistë nga Italia, Anglia, Jugosllavia, Hungaria, Çekia, Bashkimi Sovjetik, Rumania, Kina etj. Në kohë të komunizmit në Patos dilte një revistë shkencore e titulluar “Nafta dhe Gazi”(1972-1991) e cila ishte e një cilësie të lart.
* Lipe Nashi ish drejtor i përgjithshëm i naftës. Me rastin e festave të çlirimit nëntor 1974 merr titullin Hero i Punës Socialiste. Pak muaj më pas në mars të vitit 75 arrestohet dhe dënohet si armik i popullit, si sabotator në naftë. Pas daljes nga burgu në një intervistë dhënë gazetës “Nimfeu” 1 tetor 1991, Lipe Nashi do të shprehej:
“Nga regjimi 46-vjeçar, ndër të tjera u cilësova si shumë shokë të mi, si armik dhe sabotator në naftë. Këtë akuzë ma bëri Enver Hoxha, të cilit të mos ja hamë hakun, ishte i zgjuar …për poshtërsi, por jo si shkencëtar, siç mundohej të të paraqitej nëpërmjet një matriali të gjerë që la të shkruar dhe që unë s’di se sa ju shërbeu pasardhësve. E vërteta është se veçanërisht në fushën e naftës padituria e tij ishte totale për të mbuluar këtë padituri e mëndjemadhësi që pasqyrohej rrënqethshëm në ekonomi, ai fabrikoi armiq e sabotatorë sipas cikleve të përcaktuar vetëm nga një mëndje e çmendur.”
Mbas vdekjes së Lipe Nashit një nga sheshet kryesore të Patosit mban emrin e tij.
**Myrteza Kepi nga Preza e Tiranës dhe Muhamet Shehu nga Bicaj i Kukësit ranë në krye të detyrës në Linas të Elbasanit pas një shpërthimi të një nënstacioni pompimi që dërgonte naftën në rafinerinë e Cërrikut. Emrin e Myrtezait e mbanë një shkollë e mesme në Kuçovë, ndërsa të Muhametit një shkollë në Patos. Për kujtim të dy heronjëve rruga për nga qendra e Patosit, deri në Stadiumin e futbollit mbanë emrin “Heronjtë e Linasit”
***Enriko Veizi specialist i mirfilltë në insitutin e kërkimeve të naftës, një nga karikaturistët më të mëdhenj që ka nxjerrë Shqipëria.U dënua me grupin e përfolur sabotator në naftë duke parë lirinë me ardhjen e demokaracisë. Pa ju gëzuar mirë lirisë ndërroi jetë më 1992. Nga njerëz të ndryshëm të artit e të kulturës është propozuar që t’i ngrihet një monument në Patos, Fier apo dhe Himarë që ishte vendlindja e tij.
****Koço Plaku një nga specialistët gjeologë më të mirë që kishte nafta, vëllai i të njohurit Panajot Plaku, u dënua me vdekje, kur s’kishte as tre muaj që ishte martuar. Kishte zbuluar vendburimin e Gorishtit dhe atë të Cakranit. Para se të arrestohej kam punuar me të në Pusin Verria 33 në zonën e çpimit Kallm –Verri.
*****Milto Gjikopulli një nga specialistët më të mirë që kish gjeologjia shqiptare dhe ajo e naftës në veçanti. U dënua me vdekje si sabotator në sektorin e naftës.
******Zuberi, inxhinier polak, një nga gjeologët më të mëdhenj të botës. Kishte zbuluar venburimin e Bakusë në Bashkimin Sovjetik në kohë të Leninit. Më vonë u angazhua me Shoqërinë Anglo – Persiane në Gjirin Persik e më pas erdhi në Shqipëri. Kudo ku shkeli hartoi dhe përpiloi me saktësi hartat gjeologjike. Dha një kontribut të madh në zonën e Kuçovës dhe është zbuluesi i zonës naftëmbajtëse të Patosit. Në një nga bormbadimet e aviacionit Anglo – Amerikanë i vritet gruaja në Kuçovë. Në Shqipëri si para lufte e më pas punoi me përkushtim. Hartat gjeologjike të Zuberit referohen edhe sot në shumë vende të botës.
¹Kjo pjesë është shkëputur nga libri “Aranitasi dhe Mallakastra midis legjendës dhe të vërtetës” të Bujar Muçës. Botuar se pari ne gazeten ”Albania Press” Athine.
Të flasësh për demokraci në një vend që përherë e më shumë vetë media është nën ndikimin e politikës është mjaft e vështirë.
Jo më larg se dje burrë e grua gazetarë janë pushuar nga puna për shkak të një statusi në ‘Facebook’ mbi situatën politike në të cilën po kalon vendi.
Është fjala për gazetarin shkodran Simon Shkreli dhe bashkëshorten e tij të cilët punonin një median lokale në Shkodër. Lajmin ua kanë bërë të ditur papritmas në kohën që Shkreli ishte në studion e lajmeve duke bërë punën e tij si çdo ditë tjetër.
“Shqipëria ka kenë e shkume për lesh, tash ka shku në p*** t’sams”, është ky postimi që i ka kushtuar mjaft shtrenjtë të dyve.
Pas kësaj të shumta kanë qenë mesazhet sensibilizuese në ndihmë të gazetarit. Vetë ai ka reaguar me një status në rrjetet sociale.
“Si njeri i lire jam munduar gjithmone te shpreh mendimin tim. Por ja qe edhe liria e ka nje çmim. Kam zgjedh e do zgjedhi te ruaj lirin time. Pavaresisht pasojave! Respekt per koleget dhe miqt!!!”, shkruan Shkreli.
Në statuset e tij në profilin e vetë në ‘Facebook’ Shkreli jo pak herë ka shprehur qëndrimet kundër mënyrës sesi po qeveriset vendi:
1-Une ose jam i marre ose ne jemi popull pa memorie. I sillet dhurate nga Kisha Katolike Ditmir Bushatit, te birit te ish sekretarit te pare, pjese e asaj nomenglature qe ka persekutu e shkatrru Kishen e Madhe, Kishen e Zojes, Kishen Franceskna,e Kishen e Shenkollit e shume kisha tjera. Une o jam i marre ose ata njerez qe drejtojne Kishen su plase fare per gjakune e Martireve. Dhurate qe i dorezohet nga Kardinal France Rode. Une jam per falje, por me pare duhesh me kerku falje per me kene i falun. Falje s’ka kerkua asnjehere, asnje nga ata qe persekutuan kleriket, e as nga femijet e tyre!!!
2-Pasi e ka shkaterruar e ka denuar, e ka perbaltur per 50 vite. Sot na mbane edhe leksione se si ne duhet te ndjekim edhe ti Lutemin Zojes se Shkodres….
3-Deputet do kemi more ta marrsha tane jane me targa Tirane. Por ma e keqja asht se edhe ata qe po na vijn tu u thirre ne taraf mundohen me fol shkodrançe. Po te pakten neper dasma me pas ardh o burre ne Shkoder kishe mesu dicka…
Në një intervistë të dhënë për ‘’Tirana Today’’, gazetari Shkreli ka deklaruar se vendimi është tërësish politik dhe se ata nuk mund të ankohën pasi nuk kanë pasur as edhe një kontratë pune me televizionin.
Kujtojmë se në rrjetet sociale çdokush është i lirë të shprehë qëndrimet e tij personale dhe kjo nuk ka pse të reflektohet tek puna e tyre. (E.K/SHUPLAKA)
Simon dhe Eliona Shkreli
Jakup B. GJOÇA
Kandidatët për deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 janë (gati 90 %) anonimë për Shoqërinë Cilive. Pa asnjë kontribut shoqëror. Pa asnjë aktivitet partiak. Pa asnjë personalitet intelektual. Madje, edhe po të pyesësh në lagjen ku jetojnë, me emra nuk i njohin as konshiu përballë.
Kryetari i PS, Edi Rama, duke përfituar nga sistemi zgjedhor, ku elektorati nuk voton drejtpërdrejt në zgjedhjet parlamentare kandidatin që dëshiron për deputet, por një Listë Partiake të kandidatëve për deputetë, ka përzgjedhur në renditjet përfituese të Listave për Deputetë, ata kandidatë që janë tërësisht jo personalitete, por thjesht vetëm numra kartonësh, që kanë vetëm duar që të ngrenë dhe ulin kartonin e Votës, sipas urdhërit partiak, pa gjykuar asnjëherë, nëse projektligji që duhet votuar, pa duhet rrëzuar është në Dobi të Shoqërisë, apo është një shërbesë ligjore në interes të dikujt dhë në dëm të Shoqërisë!
Kryetarit të PS, Edi Ramës nuk i duhen më deputetë si Ben Blushi, si Mimoza Hafizi që ta kundërshtojnë, edhe kur kryetari i PS shkel Statutin e PS dhe vetëzgjidhet kryetar partie me farsën e Referendumit, ngaqë trembet të votohet nga anëtarët e PS.
Kryetari I PS, Edi Rama në 2017 vepron njësoj sikurse Enver Hoxha, që bënte deputetë kooperativistët e thjeshtë, sepse ata kishin “entuziazmin” dhe “dëshirën” që të votonin symbyllur çdo ligj, edhe sikur ky ligj të shkruante që “ 3+ 4 = 8”, sepse kështu thotë Kryetari I Partisë Socialiste, dhe Edi Ramën nuk mund ta kundërshton dot kurrë, nëse do të vegjetosh!”
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 nuk kemi asnjë intelektual, që është shquar qoftë jashtë Shqipërisë, qoftë edhe në Shqipëri.
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 nuk kemi asnjë aktivist të Shoqërisë Civile, që të ketë kontribuar për interesat e Komunitetit dhe të ketë kundërshtuar të gjitha ato shkelje flagrante të Ligjit dhe Të Të Drejtave të Qytetarëve nga Qeveriu!
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 nuk kemi asnjë të ri dhe të re, që është shquar në jetën e tyre, jashtë “stanit” të FRESSH-it partiak të Jozelës.
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 nuk kemi asnjë shqitar që është shquar në emogracion, për veprimtarinë e tij intelektuale, që Partia Socialiste të bënte Ftesë të gjithë shqiptarëve emigrantë, që të vijnë dhe të kontribojnë në Shqipëri dhe për Shqipërinë, me përvojën që kanë fituar në Vendet Demokratike të përparuara!
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 nuk kemi asnjë personalitet të Botës Akademike, që nuk është katandisur në puthëdorë të (asnjë) kryetari partie!!!
Përkundrazi….
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 kryetari i PS riciklon për deputetë, të gjithë zyrtarët e lartë të Qeverisë, që dështuan plotësisht në Qeverinë e Rilindjes Socialiste.
Është Trup për Korçës e Mësinjëtores, që Elisa Spiropali, e cila dështoi si drejtore e Përgjithshme e Doganave (ku u akuzua, sepse korrupsioni u bë fenomen mbizotërues dhe të ardhurat dështuan tërësisht, dhe u shkarkua nga Kryeministri), t’i përfaqësojë si deputete, kur ndërkohë, këtë Spiropali nuk e njeh asnjë qytetar i Korçës, sepse nuk ka jetuar kurrë aty!
A mund të votojnë dibranët patriotë dhe të mençur Ilir Beqaj për deputetë, i cili si ministër dhe me dhjetëra tendera dhe koncensione të Shëndetësisë Publike, i akuzuar për mungesë transparence dhe që deri tani vetëm ka heshtur përballë akuzave?
Është injorim intelektual për Elbasanin e Normales, që Taulant Balla të përfaqësojë Listën e Kandidatëve për Deputetë të PS, ndërkohë që Taulanti ende nuk ka asnjë diplomë të ndonjë universiteti të rregullt, por që diplomën e ka marrë më korrespodent në Rumani, dhe që në jetën e tij nuk ka asnjë aktivitet akademik, përveçse se ka kryer detyrën e zëdhënësit të çdo kryetari të PS!!!
Përsëri në Listën e kandidatëve të PS për Deputetë janë ata bizmenmenë miliarderë, klientët e kryetarit të PS Edi Rama, që në mandatet e tyre të mëparshme si deputetë kurrë nuk kanë diskutuar në komisionet parlamentare, dhe në asnjë séancë plenare të Parlamentit, ngaqë nuk kanë asnjë dije juridike dhe profesionale, por që dinë vetëm të ulin dhe ngrenë me zellshmëri kartonin e Votës, siç i urdhëron kryetari i Partisë!!!
90 % e kandidatëve për deputetë të Listës së Partisë Socialiste janë anonimë për qytetarët shqiptarë, janë pa asnjë kontribut intelektual, nuk kanë asnjë personalitet shoqëror, janë “fruta” pa shije të prodhurata në “serrat” e Unit të Kryetarit të PS, janë pa ngjyrë si uji, janë “gjethe rozë” sepse u mungon “klorofili” i Jetës.
Nëse në Shqipëri, do të kishim Sistemin Elektoral, ku votuesi do të përzgjidhte në Listën për Kandidatë për Deputetë dhe do të votonte drejtpërdrejt atë kandidat që dëshiron dhe jo Listën rendore të Partisë, atëhere, 90 % e kandidatëve të Listës së Partisë Socialiste nuk do të merrnin votbesimin as të familjarëve të tyre!!!
Shqiptarët e pësuan 50 vjet me parlamentin “Lolo” të Sistemit Kominist, ku askush nga deputetët nuk guxonte të kritikonte ligjet e përgatitura nga PPSH.
Edi Rama po e mbush parlamentin sërish në 2017 me rilindasit socialistë Made In Lenka Çuko, Pali Miska, Simon Stefani, Pilo Peristeri, Prokop Murra…
Kandidatët për deputetë të Listës së Partisë Socialiste, kur të votohen nga shqiptarët, thjesht 4 vjet me mandatin e tyre si deputetë, DO TË VEGJETOJNË në karriket e deputetëve, për t’u bërë hije ligjeve të Kryeministrit Rama që do votojnë për interesat vetiake të kryeministrit Edi Rama.
Është shumë problematike për të ardhmen e krizës politike aktuale në Shqipëri që disa ambasadorë perëndimorë i japin mbështetje regjimit Rama-Meta të cilët së bashku të bëjnë atë që nuk guxoi ta bënte dot as diktatori i fundit komunist në Europë.
Nga Ndriçim Kulla
Afërsisht 100 vjet më parë, Faik Konica, me qëllim që të thumbonte disa bashkatdhetarë të tij diplomatë, të cilët bënin gafa të mëdha, shkruajti një prozë satirike ku Shqipëria paraqitej si një shtet afrikan i quajtur Zulluland dhe diplomatët shqiptarë të kohës përshkruheshin në personazhin e një diplomati të këtij shteti, ambasadori Denizullu Serpe, i cili shkon në kryeqytetet perëndimore ku le nam me budallallëqet e tij. Meqenëse për lexuesin është e njohur kjo prozë e pavdekshme e Konicës, nuk po e përshkruaj më tepër atë. Konica shpresonte që me shkrime të tilla të bënte një lloj katarsisi mbi bashkëkombësit e tij, t’ u jepte atyre një pasqyrë për të parë veten, në mënyrë që të ndreqnin të metat e tyre.
Konicës as që i shkonte ndërmend se rreth një shekull më vonë diplomatët e llojit “Denizullu Serpe” do të vinin në Shqipëri nga Perëndimi, si përfaqësues të shteteve të mëdha perëndimore. I tillë është z. Bernd Borchardt, i cili ka nja 20 vjet që vjen rrotull sa nga Kosova në Shqipëri, herë si ambasador i Gjermanisë, herë i OSBE-së, herë i EULEX-it, e kushedi se çfarë tjetër. Këtë z. Borchard, deri disa vite më parë, e kishim në Shqipëri për disa vjet si ambasador të Gjermanisë. Tani vonë na u kthye në Tiranë si ambasador i OSBE-së.
Z. Borchardt ditët e fundit na çuditi me një “perlë” të llojit “Denizullu Serpe” kur tha se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet e qershorit do të jetë vetëm një rresht në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.
Duke patur parasysh standardin demokratik dhe pluralisht që kërkon në të vërtetë Gjermania dhe Europa me siguri,që elitat në Gjermani, por dhe mediat aty madje në çdo vend tjetër europian, po qe se do kishin një pasqyrë të vërtet të kushteve zgjedhore të realitetit akual shqiptarë dhe atë çfarë kërkon opozita, jo vetëm do ishin çuditur me këtë qëndrim, por do reagonin me ashpërsi.
Ambasadori Borchardt përfaqëson një organizatë ndërkombëtare (OSBE-në) e cila ka 57 shtete anëtarë në nja pesëmbëdhjetë prej të cilëve opozita është realisht inekzistente është një fasadë. Shumica e këtyre shteteve janë në ish-Bashkimin Sovjetik, por jo vetëm atje. Në një vend të tillë është shndërruar kohët e fundit Turqia. Madje ka shqetësime se në këtë rrugë po hynë edhe vende europiane që mendohej se ishin demokraci të konsoliduara. Të deklarojë një përfaqësues i lartë i OSBE, siç është një ambasador i kësaj organizate në një shtet, se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje është një gjë aq e parëndësishme sa mund ta kalohet si fenomen vetëm me një rresht në një raport voluminoz, kjo është pikërisht ajo gjë që duan të dëgjojnë sundimtarët e regjimeve autoritare. Meqenëse OSBE e paska ulur kaq shumë standardin në një vend të NATO-s si Shqipëria, do të thonë ata, atëherë ne po e dëbojmë edhe këtë opozitë të rreme që kemi toleruar.
Opozita shqiptare nuk merr pjesë në zgjedhje sepse ka një problem të madh. Këto zgjedhje me drogën e pa administrueshme nga toka ,nga qielli dhe nga ajri do të jenë fiktive si në Rusi, Bjellorusi dhe në republikat ish-sovjetike aziatike. Vetë ambasadori Borchardt pak kohë më parë e bëri të qartë se si do të ishin këto zgjedhje kur deklaroi në një intervistë televizive se nga trafiku i drogës në Shqipëri qarkullonin dy miliardë euro që do të përdoreshin në zgjedhje për të blerë deputetë. Të nesërmen, z. Borchardt, na doli në një pozitë qesharake në krah të Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, në atë kohë ishte akoma në detyrë, dhe e përgënjeshtroi vetveten duke thënë se e kishte patur fjalën për vitin 2013.
Ne e pamë dhe dëgjuam z. Borchardt në këtë intervistë të flasë në anglisht, dhe anglishtja e tij është perfekte. Nuk është si anglishtja e Denizullu Serpes plot gabime gramatike dhe me ngatërrime të kohëve të foljeve, që kur flet për të ardhmen, ka në mendje të shkuarën. Nuk është në nderin e këtij ambasadori që e lejon veten të përdoret si Denizullu Serpe, personazhi humoristik i Konicës.
Një tjetër personazh i llojit “Denizullu Serpe” është bërë edhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, zonja Romana Vlahutin. Ajo do të mbahet mend në Shqipëri që kur u ndërtua bunkeri te sheshi i Ministrisë së Brendshme dhe opozita organizoi protesta kundër ngritjes së këtij simboli të diktaturës së kuqe, zonja Vlahutin i lyen flokët e saj me një ngjyrë të kuqe të ndezur, si të donte të shprehte solidaritetin e saj me kauzën e bunkerit. Zonja Vlahutin tani e ka bërë kauzë të saj zhdukjen e partisë më të madhe të opozitës shqiptare nga skena politike, duke u zëvendësuar në parlament me një opozitë të rreme. Është për të ardhur keq që kjo zonjë vjen nga një vend ish-komunist dhe me moshën që ka, e njeh se c’ është partia-shtet, pavarësisht se në variantin e butë dhe liberal të Jugosllavisë titiste.
Një diplomat i llojit “Denizullu Serpe” është bërë fatkeqësisht edhe ambasadori amerikan në Tiranë, z. Donald Lu. Kjo është për të ardhur veçanërisht keq se ky zotëri ka si paraardhës të tij një plejadë ambasadorësh të vendit të tij të madh në Shqipëri, që janë bërë pjesë e historisë sonë me një kontribut të madh në ndërtimin e institucioneve dhe ndërtimin e demokracisë. Dhe jo vetëm që nga viti 1991, kur u rivendosën marrëdhëniet, por edhe shumë kohë më parë, që në vitet ’20 që unë i kam pasqyruar me korrektësi, nderim dhe respekt në librin tim botuar kohët e fundit “Marrëdhëniet Shqiptaro- Amerikane”.
Z. Lu ka dalë me tezën se zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës janë të ligjshme dhe legjitime. Z. Lu e ka shumë gabim nga ana juridike dhe mënyra sesi flet tregon se nuk e ka lexuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Neni 3 i Kushtetutës, i cili sanksionon bazat e shtetit, përmend si një nga këto edhe pluralizmin, që është detyrim kushtetues të mbrohet dhe të respektohet. Zgjedhje pa opozitë, ose më saktë pa partinë më të madhe të opozitës, atë që ka pjesën dërmuese të deputetëve të opozitës, do të thotë që këto zgjedhje nuk janë realisht pluraliste, por ka një pluralizëm të rremë.
Teza se zgjedhjet janë të ligjshme dhe legjitime edhe pa opozitën është një tezë e vjetër dhe e konsumuar në Shqipëri. E thoshin njerëzit e Ramiz Alisë, kur opozita e lindur nga lëvizja e dhjetorit 1990 kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve të caktuara për më 10 shkurt 1991, sepse donte kohën e nevojshme për t’ u përgatitur. Atëherë njerëzit e regjimit thoshin se zgjedhjet janë të ligjshme edhe pa opozitën, sepse ajo nuk merr pjesë me dëshirën e saj. Ramiz Alia nuk guxoi të bëjë zgjedhje pa opozitën në 10 shkurt 1991, por i shtyu ato për më 31 mars.
Është shumë problematike për të ardhmen e krizës politike aktuale në Shqipëri që disa ambasadorë perëndimorë i japin mbështetje regjimit Rama-Meta të cilët së bashku të bëjnë atë që nuk guxoi ta bënte dot as diktatori i fundit komunist në Europë
Doda ikën nga takimi me ambasadorët: Borshard na kërkoi të zhdukim PD. Jo kinezëri në Shqipëri
Doda ikën nga takimi me ambasadorët: Borshard na kërkoi të zhdukim PD. Jo kinezëri në Shqipëri
12:02, 28/04/2017
Takim i tensionuar ka qenë ai i ambasadorëve të BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së me përfaqësuesit e partive te vogla.
Këtë kanë shprehur si Nard Ndoka ashtu edhe deputetja e PDIU-së, Mesila Doda e cila tregoi se ambasadori i OSBE-së Bern Borshard është shprehur që të hyhet në zgjedhje pa PD-në.
Siç tregoi deputetja Mesila Doda, ambasadori i OSBE-së është shprehur se “mungesa e PD-së në zgjedhje do të jetë vetëm një fjali në raportin që do të përgatitet”.
Mësohet se Doda i ka thënë ambasadorit Borshard në sy të ambasadorit Lu, i cili është me origjinë aziatike se: “Kinezëri të tilla nuk do lejojmë të ndodhin në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë”.
Doda doli 10 minuta më herë nga takimi me ambasadorët dhe u shpreh se biseda ka qenë e tensionuar dhe jo e qetë.
E pabesueshme dhe e paimagjinueshme, deklarata e Ambasadorit Amerikan Lu në “Zërin e Amerikës”: “Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të konsiderohen të ligjshme, edhe pa Opozitën”!
Këtë deklaratë sa herë e kishte bërë vetëm Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama, por që ditët e fundit, jo vetëm që nuk guxon më që ta përsëritë, por është detyruar, me penderënë, që të pranojë. Madje, edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor, edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare, vetëm e vetëm që Opozita të marrë pjesë në zgjedhje….por pa Qeveri Teknike!
Nuk e di, nëse ndonjë Ambasador i SHBA në 1946 do të guxonte që të bënte të këtillë deklaratë publike, që “ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të konsiderohen të ligjshme, edhe pa Opozitën”, kur Enver Hoxha burgosi dhe pushkatoi deputetët e Opozitës dhe paskëtaj, bëri zgjedhje parlamentare vetëm me PKSH!!!
Edhe në 1991, kur Presidenti Ramiz Alia lejoi subjekte të tjera politike, përveç PPSH, të merrnin pjesë në zgjedhjet e para pluraliste, sikurse Organizatat e Rinisë, të Grave, Bashkimet Profesionale, ato u cilësuan “PARODI” “FARSË POLITIKE”, sepse Presidenti Aliaj përjashtoi qëllimisht Partinë Demokratike, e para parti politike në Shqipërinë e pasvitit ’90-të!!!
Asokohe, SHBA këmbëngulën që në Shqipëri të zgjillohen Zgjedhje të lira Demokratike, me pjesëmarrjen DOMOSDOSHMËRISHT edhe të Opozitës!
Dhe, i detyruar nga protesta e gjerë popullore, Presidenti Ramiz Aliaj, pas disa muajsh pranoi ripërsëritjen e zgjedhjeve të reja pluraliste parlamentare, me pjesëmarrjen edhe të Partisë Demokratike!!!
Atëhere, si mundet që Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu të deklarojë në “Zërin e Amerikës”, që: “Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të konsiderohen të ligjshme, edhe pa Opozitën”!
A shpreh Ambasadori Lu edhe politikën zyrtare të SHBA, të Presidentit Donald Tramp?
A mund të njohin zyrtarisht SHBA një qeveri e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare pa pjesëmarrjen e Opozitës?
A muns të imagjinohet që SHBA të njohin zgjedhje parlamentare në ndonjë vend tjetër të Botës, ku Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, pikërisht sepse akuzon Pushtetin se do të manipulojë, do të blejë votat me paratë e Krimit?
A është misioni diplomatik i Ambasadorit Amerikan Lu që të shprehet publikisht, se “Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të konsiderohen të ligjshme, edhe pa Opozitën”?
SHBA, edhe pse kanë me Kinën marrëdhënie diplomatike, tregëtare të nivele të larta, prapëseprapë, sa herë SHBA e kritikon Kinën, pikërisht, sepse nuk lejon pluralizmin politik dhe se kësisoj, shkel të Drejtat e Njeriut dhe nuk zbaton standarte demokratike!!!
Atëhere, si ka mundësi që ambasadori Lu të shprehet publikisht se në Shqipëri sot, mund të zgjillohen zgjedhje parlamentare të ligjshme edhe pa pjesëmarrjen e Opozitës?
Ambasadori Lu, duhet të jetë i pari që duhet të përkrahte Kauzën e Opozitës, për Qeveri Teknike, e cila të përkujdesohet për zgjedhjet parlamentare, sepse Ambasadori Lu ka denoncuar i pari kriminalizimin e Parlamentit para zgjedhjeve vendore në 2015!
Por kryeministri dhe kryetari I PS Edi Rama e shpërfilli, e injoroi publikisht Ambasadorin Lu, dhe nuk e dëgjoi Apelin e ambasadorit Lu për të mos kandiduar për kryebashkiakë persona me rekorde kriminale. Ambasadori Lu, e kishte detyrim diplomatik dhe detyrim politik, që të distancohej publikisht nga kryeministri Rama, duke mos e trajtuar më si partner politik, pasi KQZ-ja, zyrtarisht, I hoqi mandatin kryebashkiakut socialist pikërisht për shkak të rekordeve kriminale, të cilat I denoncoi paraprakisht Ambasadori Lu!
Ambasadori Lu, në nëntor 2015 denoncoi publikisht ministrat e korruptuar të qeverisë së kryeministrit Rama, që pengojnë dhe nuk duan Reformën në Drejtësi, por kryeministri Rama e shpërfilli dhe e injoroi publikisht ambasadorin Lu, duke deklaruar menjëherë, se asnjë ministër I tij (I akuzuar për korrupsion nga Ambasadori Lu) nuk do të shkarkohet!
Majfton kjo, që ambasadori Lu të mos e trajtonte më kryeministrin Rama si partner politik!
Ambasadori Lu, e di gjuhën shqipe, e kupton shumë mirë! Atëhere, nuk ka dëgjuar, nuk ka parë kronikat televizive (përveç burimeve të tjera dipmolatike) që në Shqipëri kultivohet gjërësisht Canabis dhe trafikohet me tonelata nëpër Europë?
Ambasadori Lu, si diplomat karriere, nuk e kupton dot, se kultivimi I Canabis në të gjithë territorin e Shqipërisë në sipërfaqe më të madhe edhe sesa gruri, misri, pemëtaria së marra së bashku, është pasojë e bashkëpunimit të drejtëpërdrejtë të Qeverisë me Botën e Krimit të Organizuar???
Ambasadori Lu, si diplomat karriere, a arrin të kuptojë dot se trafikimi i tonelatave Canabis nëpër Europë nga Shqipëria, nga doganat, nga Deti dhe kufijtë e Shqipërisë bëhet vetëm me bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të Qeverisë së Kryeministrit Rama me Krimin e Organizuar???
Atëhere, si mundet që një ambasador i SHBA në Shqipëri të heshtë, kur qeveria është bashkëpunëtore në kultivimin e gjerë të Canabis në Shqipëri dhe është bashkëpunëtore edhe në Trafikimin e Canabis nga Shqipëria në Europë?
Ambasadori Lu, mori pjesë drejtpërdrejtë në procesin e zgjedhjeve vendore në 2015-të, sepse vetë deklaroi që votat blohen dhe manipulohen.
Atëhere, me miliardat euro që janë siguruar nga trafikimi i Canabis, a nuk është rrezik më i madh blerja e votës? Kush mund ta blejë votën me para? Mazhoranca, apo Opozita?
Ambasadori Lu, me gjithë këto fakte, a bindet se Opozita ka të drejtë politike, që një qeveri e korruptuar, një kryeministër që kriminalizoi Parlamentin, nuk mund të garantojnë zgjedhje parlamentare të lira?
A ëshët mision diplomatik i Ambasadorit të SHBA në Tiranë, që të mbrojë me çdo kusht që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen të lira? Dhe së pari, zgjedhjet parlamentare mund të dhunohen, të cënohen, të rrezikohen nga Pushteti!!!
Vetëm një ambassador, që është katandisur Lolo në Oborrin kryeministror, mund të guxojë që të shprehet publikisht se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të jenë të ligjshme, edhe pa pjesëmarrjen e Opozitës.
Zgjedhje parlamentare pa Opozitës, i shërbejnë pushtetit të një Diktatori, por kurrë Demokracisë së Shqipërisë!!!
Dhe kur një Ambasador i huaj mbështet dhe përkrah zgjedhje parlamentare pa Opozitën, atëhere, mjerisht, ky ambasador është kantandisur në Lolo të Oborrit kryeministror!!!
Një shkrim interesant është botuar në “Daily Sabah” për Jahja Beg Dukagjinin, një prej të ashtuquajturve Poetë të Divanit.
Jahja Bej Dukagjini (1498- 1575) XIII
Përveç vezirëve me origjinë shqiptare që kanë bërë emër në mesin e autoriteteve më të larta të Perandorisë Osmane, në kohën e sundimit të Sulltan Sylejmanit, sundimtarit më të madh të kësaj Perandorie, krahas katër vezirëve shqiptarë të asaj kohe shquhet edhe poeti, shkrimtari dhe shoku besnik i djalit kokëprerë të Sulltanit, shehzade Mustafa.
Jahja beu ishte me origjinë nga Principata e madhe e Dukagjinasve. Në historinë turke njihet si: Dukagjin-Zade Jahja Bej, apo Tashlixhali Jahja. Është ndër personalitetet e pakta të kohës, i cili jo vetëm që nuk kishte mohuar origjinën e vetë, por me mburrje kishte shkruar për atë origjinë “spartane”, që ka jetuar dhe rron me shpatë, gjithnjë i kërcënuar, por gjithnjë e mbijetuar, nga shekulli në shekull.
Raca ime është racë shqiptare…
E gjithë familja ime me shpatë rronte.
Tamam si zemër luani,
Ata si shqiponjat ndërtojnë shtëpitë e tyre mes gurësh.
Ky është gjeni, origjina e atij që është shqiptar.
Ai është si margaritar, i fshehur mes gurësh… shkruan në një ode të tij, në gjuhën turke.
Jahja bej Dukagjini, pavarësisht se ishte poet i oborrit mbretëror ai ishte edhe një burrë trim dhe shumë i mirëpritur edhe nga vetë Sulltan Sylejmani, e sidomos nga Ibrahim Pashë Pargaliu. Në anën tjetër ishte shoku më i ngushtë dhe më i dashur i djalit të Sulltanit, shehzade Mustafasë. Edhe ky si shumë e shumë shqiptarë të tjerë ishte rrëmbyer që në fëmijëri, me ligjin e Devshirmesë, që lejonte turqit të merrnin fëmijë të krishterë, qoftë edhe në mënyrë të dhunshme, me qëllim për t’i arsimuar fetarisht dhe ushtarakisht dhe për t’ i bërë pjesë të Perandorisë. Jahja beu ishte vëlla i Vezirit të njohur Ahmet Bej Dukagjini.
Është ndër të vetmit shqiptarë të mirënjohur të cilit iu kursye koka dhe jo vetëm sepse ishte shok i ngushtë dhe shoqërues besnik i djalit të Sulltanit, por për faktin se ishte dijetar e mbi të gjitha poet, të cilët i çmonte shumë Sulltan Sylejmani.
Ishte në mesin e dijetarëve dhe personaliteteve më të mëdha të kohës, si: Iskender Çelebiu, Ibrahim Pashë Parga, Kadri Efendiu, Xhafer Çelebiu, pastaj shkrimtari më i madh i kohës, Lutfi pasha, po ashtu me origjinë shqiptar nga rrethi i Vlorës e shumë të tjerë. Ngritja e tij në karrierë fillon si jeniçer, në mesin e kalorësisë së kohës, pastaj kapiten i lartë, (bylykbash), sekretar i jeniçerëve dhe më vonë në siutën intelektuale të dijetarëve më në zë të kohës.
Jahja Beu ka marrë pjesë në Betejën e Çaldiranit në kohën sulltan Selimit I në 1514 dhe në fushatën që asokohe u ndërmor kundër Egjiptit në vitet 1516-1517, pastaj në një ekspeditë kundër Bagdadit në vitin 1535 në kohën Sulltan Sulejmanit. Ai kishte fituar respektin e autoriteteve më të rëndësishme të kohës, duke përfshirë edhe Sulltanin, i cili e çmonte për shkak të poezive të tij. Po jo të gjithë e donin dhe nderonin poetin më të madh të perandorisë së kohës. Atë e urrenin dy pashallarë të njohur, të cilët janë të njohur edhe për intrigat e kurthet që ia kishin përgatitur, Shehzade Mustafait. Ata ishin Mehmet bej Kajaliu e sidomos Veziri i Madh Rrustem pashai, me origjinë kroate, më vonë dhëndër i Sulltanit. Jahja beu kishte shkruar poezi ironike e sarkastike kundër dy pashallarëve, ndërsa Rrustem Pashanë e kishte konsideruar si armik të poetëve.
Në vitin 1553, pas intrigave të njëpasnjëshme që kishte kurdisur mbretëresha e zgjedhur e Sulltanit, zonja Hyrem me origjinë ruse-ukrainase, Sehzade Mustafa u ekzekutua nga Sulltan Sulejmani, babai i tij. Jahja beu asokohe ndodhej në Ergel të Konjës dhe kishte shkruar elegjinë e tij të njohur për princ-Mustafanë. Elegjia e tij u bë shkak edhe për largimin nga Stambolli, nga frika e intrigave të Rrustem Pashait, edhe pse Sulltan Sylejmani nuk kërkoi që Jahja beu të ndëshkohet për shkak të poezisë që ai ia kishte kushtuar djalit të tij. Me qëllim për t’i ikur persekutimit, Jahja beu me gjuhën lakonike të poezisë kishte shkruar: “Ne e dënuam atë së bashku me Padishahun, por e vajtuam së bashku me tërë njerëzinë”.
Pasi ishte kthyer në çifligun e tij në Taslixhe të Bosnjes, Jahja beu krahas punëve të ndryshme administrative, vazhdoi të merret me shkrime e poezi.
Ka shkruar divanin e njohur: “Mbreti e lypësi”, pastaj pesë romanca të njohura për dashurinë, të deklamuara me një alegori mistike, por jo nën ndikimin e traditës mistike iraniane. Ka shkruar edhe romancën e njohur me temë nga Kur-ani e Besëlidhja e Vjerër, “Jusufi e Zylehja”, “Trëndafili” mbi njëmijë petale”, ku ka përshkruar mrekullitë e Profetit Muhamed. Libri i Qytetit e shumë poezi, divane, ode me tema të ndryshme fetare, etj. Deceniet e fundit të jetës i ka kaluar kryesisht në vende të ndryshme të Rumelisë, por më tepër ka qëndruar në vendlindjen e tij në Taslixhe ku edhe ka vdekur në vitin 1575
Në radiokosovaelire.com gjeta një poezi të Jahja Begut të përkthyer në shqip. (Aty mora edhe fotografinë e përdorur këtu lart). Poezia karakterizohet nga krenaria e jashtëzakonshme për prejardhjen shqiptare: Raca ime është racë shqiptare… E gjithë familja ime me shpatë rronte. Tamam si zemër luani, Ata si shqiponjat ndërtojnë shtëpitë e tyre mes gurësh. Ky është gjeni, origjina e atij që është shqiptar. Ai është si margaritar, i fshehur mes gurësh…
të kohës. (Ruben Avxhiu)
Taşlıcalı Yahya: A janissary poet.
A soldier and diwan poet, who lived in the 16th Ottoman Empire, Taşlıcalı Yahya was known to be the greatest mathnawi poet after Fuzuli in his lifetime. The ‘Elegy for Shahzade Mustafa’ is his most famous work
It is not true that Ottoman diwan poets used to write their poems in the palace laying around and avoiding participating in regular life, even though prejudices tell us the exact opposite. The same old prejudice shows that poets who were able to gain the acceptance of the art community and prepare diwan for us could belong to each and every class and occupation. What we mention here as class is the class formed in the city. We emphasize this matter because farmers, who made up 90 percent of Ottoman society, did not even know how to read and write.
Still, when we take a glance at the occupations of diwan poets, we see that ilmiye (one of the four Ottoman institutions that comprised of scholars) has dominance over others. This is normal, because the way to being a diwan poet was literacy, which was directly proportionate to madrasah (school of Islamic knowledge) education. Today, nearly all poets are graduates.
Both carpenters and janissaries wrote poems
Another interesting point is the striking number of poets who were craftsmen and soldiers. There were even some saddlers and carpenters among Ottoman poets. One of the most strange ones were janissary poets. No one would expect a soldier living a life of war to write poems. A janissary writing poems and manawis and collecting those poems in a diwan was not regarded as strange, however, but rather rewarded.
Ottomans had such a great janissary poet that even the TV audience has an idea about him due to Muhteşem Yüzyıl (The Magnificent Century), a TV series about the life of Ottoman sultans). This great poet’s name is Taşlıcalı Yahya Beğ, the poet who composed the Elegy for Sehzade Mustafa. “Beğ” is an important title, showing he was the commander of janissaries. In him, we have a ghazi or war veteran who spent a life fighting infidels and rebels.
We will speak on the Elegy for Sehzade Mustafa, yet firstly a close look at this hero’s life is required.
‘Warrior of a rocky town from a noble family’
No official record as to Yahya Beğ’s birthplace and date has been found. According to his poems where he talked about himself, his homeland was “Taşlıca” (Pljevlja), located in the north of today’s Montenegro, and he belonged to the Dukagjin family, which was noble and Albanian. In other words, the mother tongue of this poet, who wrote unique poems in Turkish, was not Turkish, which shows Turkish as a language of empire.
The Dukagjin family is estimated to have been Norman in origin and located by Duc Jean in Shkodra. Again, as to these estimations, after moving to this location, they began becoming Albanian. According to Taşlıcalı’s own words, Duc Jean and his clan decided to settle in Taşlıca following a military expedition.
The birth date of Yahya Beğ is also uncertain, yet historians generally agree on 1488 or 1489. This janissary poet, who passed away in 1582 after the ages of Sultan Selim the Stern, Suleiman the Magnificent, Selim the Blond and Murad the III, lived a life lasting 93-94 years.
Having been taken to the hearth of Conscript Boys, Yahya was guarded by Şihabüddin Beğ, a man who realized his talent and was also the secretary of the hearth. Thanks to this, he was able to receive lessons from very important scholars and could avoid some of the difficulties of being a janissary. Put differently, he could find adequate time for intellectual activities.
A sword in one hand, a divit in the other
Ottoman poets used to write poems with a quill pen in a box which is called a “divit.” They used to sink the pen into the inkwell and write on paper, papyrus or even leather. Taşlıcalı Yahya had two tools of his art: the sword and divit. The first one was for fighting with the enemy; the other for writing kasidas.
His life and poetry were interconnected. When he was 25, he participated in the long military expedition to Egypt along with Sultan Selim the Stern and wrote epic kasidah promoting Selim as a mujahid (a Muslim warrior fighting with infidels). Yahya Beğ’s kasidas were mostly unadorned, pure, decided and consistent.
The sultan he loved most was – naturally in a sense – Suleiman the Magnificent, who spent most of his life on the battlefields just like the janissaries under his command. The good thing about this is that Suleiman was both a poet and a warrior too. Also, the 16th century was an age of wars for both West and East; the poems written in that age naturally praised war heroes.
Fight between the real and imaginary
On the one hand Yahya Beğ as a young janissary participated to endless wars and rose in ranks; and on the other, he fought for better positions by dedicating kasidas to commanders and sultans. Once he got lots of compliments from scholars as he was invited to Shayk al-Islam Kemalpaşazade’s pavilion, even though he had his “börk” (military helmet) on. However, the execution of Defterdar İskender Çelebi who patronized him hindered his career.
While Taşlıcalı Yahya was standing and reading his poem to Kemalpaşazade, a famous poet of the time, Hayali Bey was present too and was mortified by the young janissary’s poem. Then the hostility between the two poets began. Both tried to get closer to the sultan and severely competed with each other. Like their professions and lifestyles, their poetry were different too. Hayali Bey was the master of fancy, affective and lyrical poems as his name implies (“Hayali” means imaginary). In contrast, Taşlıcalı’s poems were realistic, bellicose and epic. However, Taşlıcalı could not work behind the scenes like his rival.
The beginning of the end: Elegy for Şehzade Mustafa
Both his rival’s tricks and his own sharp tongue brought trouble on Taşlıcalı. He wrote his famous elegy (“mersiye,” a poem written after the death of a loved person) for Sehzade Mustafa, who was executed during Nahcivan military expedition. Whereas the elegy did not directly address the sultan who ordered his son’s execution, it criticized him indirectly and more importantly, it severely targeted Rüstem Paşa, who was the enemy of Sehzade Mustafa. The elegy is a fascinating poem and a timeless piece of Turkish poetry.
Rüstem got very angry when he heard the elegy and called Taşlıcalı in order to openly reprimand him. Taşlıcalı lost his properties and was exiled by Rüstem. The poet had his revenge years after, when he wrote a “hicviye” — a critical poem addressing someone — in the form of an elegy after Rüstem’s death.
Taşlıcalı could not recover himself once more in economic terms. His efforts came to nothing and he ultimately went to Tımaşvar Fortress on the border of the Balkans and fought with infidels. Having headed toward being a dervish, the poet died in Bosnia, in Loznica or Dubrovnik according to historians. When he died, he was worn out, weary and introverted.
Qershori po vjen, ja edhe pak, tjetri më shpejt do te vijë,
veç ndërrimit të stinëve, viteve, asgjë tjetër s’do të ndryshojë.
Të zhgënjyer, hallexhinj, zagarë, lypsarë, azilantë, sekserë,
do të sjellë përsëri me bollëk kjo, ajo, dhe ajo tjetër verë.
Cohuni……Cohuni për veten, fëmijët tuaj or të mjerë, ndryshe…. asgjë s’do ndyshojë, asgjë, veç ndërrimit të stinëve,
bisha përsëri do jetë në pushtet,
endrra për një jetë më të mirë, iku diku larg, ajo u vra,
Iku për të mos u këthyer më kurrë, bashkë me të edhe ne,
ikem te trembur, tmerruar, dhunuar, e vrarë nga djajtë e zinj.
Po ku jeni ju….
ju….
ju ata që shpresën ndezët dhe sollët tek ky popull, ëndërrat e lirisë.
ju u lartesuat dhe mbetët, përjetësisht atje lart, në altarin e lirisë,
ju…heronj te vertete, që askush nuk mundi dot më t’ju zëvëndësojë.
Mjerë, o i mjerë ky popull, të mjerët ne, nën diktatin dhe dhunën e kujt ramë dhe jetojmë,
Në duart e kujt vendi ka rënë. Kokën varur, i dhunuar, zhgënjyer, pa shpresë.
Azem çohu ku je. Cohu bre burrë i dheut, boll ndejte atje.
Çohu o sokëllima e malit. Kaq vite që ty po të presim Azem Hajdari,
çohu.
Cohu dhe ndale vampirin si dikur, nga pas i ke të gjithë, me ty.
Le të tallen, të qeshin, djajtë e pa besë, ata këtë ditë pritën,
që ti, zëri, urugani i demokracisë dhe liria, të heshtë, të vdesë.
Çohu Shqipe mali çohu.
Po kush do të mund të çohet, ata që partinë e këthyhen në biznes familjar,
ata që demokracinë e përdorën, e ropën, e molën si Lopë,
ata që kurvëria, pabesia dhe dosjet ful i ndjekin nga pas,
ata që bustin e Enverit me krenari e mbajtën në shpinë, ata bukshkelë, zagarica, zagarë, ish ministra apo sot deputetë që si mizat e h*lesë në hamamët e pushtetit gumëzhijnë.
Çohu Azem, çohu, të presin,
ti nuk duhesh më monument, ti je dhe duhesh i gjallë.
Kuçedra edhe ujin e ka zënë, pak nga pak dhe ajrin po na e merr.
Diktatura me një tjetër fytyrë , më të egër ëshë rikëthyer në dhimbje dhe tmerr,
Bijtë, nipërit, mbesat e atyre qe ju vranë, sot janë këthyer në krye të kombit, baballarë.
Çohu Azem Hajdari çohu,
të presim,
toka dhe monumentet nuk janë më për ty.
Cohu Azem cohu. Mijra djem e vajza të presin në ‘Cadrën e lirisë’ , cohu për ti këthyer nderin dhe dinjtetin Shqipërisë. Cohu.
Kriza politike në Shqipëri është pasojë e bashkëpunimit të Kryeministrit me Krimin dhe Korrupsioni i qeverisë së Rilindjes Socialiste. Si e tillë, Zgjidhja e Krizës Politike në Shqipëri është largimi i Kryeministrit Rama nga Qeveria dhe domosdoshmërisht, krijimi i një qeverie Teknike, e cila do të organizojë dhe mbikqyrë procesin zgjedhor. Nëse, edhe ndërkombëtarët e SHBA dhe Bashkimit Europian, ambasadorët e akredituar në Tiranë, kërkojnë zgjidhje të Krizës Politike në Shqipëri, me kryeministër Ramën, është e njëllojtë sikur ata të alibojnë edhe kriminalizimin e Parlamentit nga Kryetari i PS Edi Rama, edhe korrupsionin e qeverisë së Rilindjes me Kryeministër Edi Ramën.
Kur Bashkimi Europian thekson në 2016-n, që Korrupsioni është fenomen që nuk është luftuar, fajëson drejtpërdrejtë Korrupsionin e qeverisë aktuale të Kryeministrit Rama. Dhe, që të luftohet korrupsioni i qeverisë së kryeministrit Rama, nuk mund të pritet Reforma në Drejtësi. Ambasadori amerikan Donald Lu, në nëntor 2015 publikisht denoncoi që ministrat e korruptuar nuk e duan Reformën në Drejtësi.
Atëhere, me një qeveri të korruptuar, siç e pranon zyrtarisht edhe BE që është qeveria e Kryeministrit Rama, nuk mund të presësh zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare!
Vetë Bashkimi Europian, në funddhjetorin e 2016-s, problemin e kriminalizimit të Politikës Shqiptare dhe Korrupsionin në Shqipëri e përcaktoi si faktorë politikë që Shqipërisë i mohoi haqpjen e negociatave për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.
Natyrisht, kriminalizimi i Politikës në Shqipëri është pasojë e politikës që ndjek Kryeministri Edi Rama. Opozita, është e pamundur që, të jetë faktor politik i Kriminalizimit të Politikës.
Personat me rekorde kriminale, që u bënë deputetë në Parlamentin aktual shqiptar janë deputetë të Partisë Socialiste. Është kryetari i PS, Edi Rama, që i përzgjodhi këta persona me rekorde kriminale dhe i bëri deputetë. Kryetari i PS Edi Rama i përdori këta persona me rekorde kriminale në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2013-s, për të fituar votën. Edi Rama u mbështet, së pari në financimin që këta persona me rekorde kriminale i bënë fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Këto financime elektorale nuk u deklaruan kurrë nga PS, sepse burimet financiare ishin jo transparente. Askush, sado bizmenmen i ndershëm të jetë, nuk mund të financojë një parti politike, pa patur qëllim kryesor FITIMIN. Kryetari i PS Edi Rama i shpërbleu financuesit elektoralë të PS edhe duke i bërë deputetë, pavarësisht se ata kishin rekorde kriminale. Kryetari i PS Edi Rama ishte i ndërgjegjshëm se personat që e financuan elektoralisht në 2013 kishin rekorde kriminale, sepse, së pari, Edi Rama e dinte që ata kishin të ardhura financiare jo nga aktiviteti I bisnezit të ndershëm. Së dyti, edhe sikur të pranojmë që Kryetari I PS nuk kishte dijeni për rekordet kriminale të kandidatëve për deputetë që përzgjodhi në Listat e PS, prapë mban përgjegjësi Politike!
Së dyti, personat me rekorde kriminale, që u bënë deputetë përdorën në fushatën elektorale edhe ligjin “ E të Fortit” në electoral, për të ushtruar terror psikologjik mbi elektoratin. Këto fenomene u denoncuan në fushatën elektorale, por askush, as KQZ dhe as Prokuroria, as Policia e Shtetit nuk ushtruan detyrën ligjore për të parandaluar dhunën dhe terrorin psikologjik ndaj elektoratit.
Fenomeni i kriminalizimit të listave të kandidatëve u përsërit edhe në zgjedhjet vendore të 2015-s, aq sa ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu publikisht në mënyrë të përsëritur u bëri Apel kryetarëve të Partive ( duke fotografuar kryetarin e PS Edi Ramën), që të mos kandidonte për kryebashkiakë persona me rekorde kriminale. Ky Apel u injorua nga kryetari i PS. Atëhere, ambasadori Lu i bëri Apel elektoratit shqiptar që të mos votonte kandidatët për deputetë që kanë rekorde kriminale.
Mirëpo, ndaj elektoratit u ushtrua dhunë psikologjike dhe Bota e Krimit financoi fushatën elektorale të kandidatëve me rekorde kriminale.
OSBE në raportin e saj paszgjedhor të 2015-s raportoi se procesi zgjedhor në Shqipëri u finacua nga burime jo transparente, bëri fjalë për fenomenin e blerjes së Votës. Natyrisht, u fotografua se këto i bëri mazhoranca, sepse Opozita e denoncoi këtë fenomen të blerjes së votës.
Më vonë, 2 vjet pas zgjedhjeve vendore të 2015-s,, KQZ u detyrua t’i heqë mandatin kryebashkiakut socialist, pikërisht për rekorde kriminale, atij kryebashkiaku ku kryeministri Edi Rama e mbështeti në kundërshtim me Apelin e Ambasadorit amerikan për ta hequr nga kandidimi!!!
Atëhere, këto fakte ( si edhe dhjetëra të tjera) janë të mjaftueshme për t’i dhënë kryetarit të PS dhe Kryeministrit Edi Rama përgjegjësinë e plotë politike të Kriminalizimit të Parlamentit dhe Pushtetit Vendor!
Kryeministri Rama është përgjegjësi politik edhe i fenomenit të “Canabiziminit” të Shqipërisë. Dhjetëra tonë Canabis tregëtohen nga Shqipëria nëpër Europë, kamionë me tonelata ngarkesë dalin nga doganat shqiptare, dhe natyrisht, është qeveria e Rilindjes ajo që lejon haptazi këto tonelata Canabis të trafikohen nga Doganat, nga Deti, me avionët “mushkonjat” – siç i ka cilësuar vetë Edi Rama, sepse janë qeveritarët rilindas ata që bashkëpunojnë me trafikantët e Canabis. 1 ton Canabis i Kultivuar kërkon dhjetëra hektarë tokë, dhe Policia e Shtetit nuk pa, nuk dëgjoi, nuk zbuloi, nuk luftoi, apo kultivimi i dhjetëra hektarë Canabis u bë pikërisht nën përkujdesin e Policisë së Shtetit, sepse kështu është urdhëruar nga qeveria?
Nuk mund të pranohet as justifikim, as argumentim, që përgjegjës mund të jenë disa persona, qoftë edhe komisarë dhe kryekomisarë të Policisë së Shtetit, që lejuan kultivimin e dhjetëra hektarë Canabis. Asnjë person i vetëm, sado pozitë shtetërore të lartë të ketë, nuk mund të përkujdesë dot dhjetëra hektarë kultivim Canabis, pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë, sikurse asnjë doganier, apo drejtor dogane nuk mund të lejojë asnjë ton Canabis të trafikohet nga Dogana, pa urdhër nga Qeveria!!!
Europa e ka cilësuar Shqipërinë, ku qeveris kryeministri Rama, si “Kolumbia e Canabis” e Europës!!!
Kjo përgjegjësi politike e kryeministrit Rama për kriminalizimin e Parlamentit dhe Pushtetit Vendor merr përmasa më frikësuese, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, duke menduar se me miliardat euro që kanë (për)fituar nga bashkëpunimi me Krimin, ata, që kanë edhe monopolin e Piramidës funskionale të Administratës Zgjedhore, e kanë më të lehtë se kurrë edhe blerjen e votës dhe manipulimin e rezultatit zgjedhor. Kryeministri Rama u përkujdes që Reforma e re Zgjedhore të mos lejonte numërimin elektronik të votave, sepse kjo do t’i hiqte monopolin e manipulimit të votave.
Kryeministri Rama u përkujdes që Reforma e re Zgjedhore të mos zhbënte Sistemin Zgjedhor me Listat e Mbyllura të Kandidatëve për Deputetë, sepse, nuk do kurrë që votuesit me votë të zgjedhin deputetin që duan, por do që ai, si kryetar i PS, të ketë monopolin edhe të përzgjedhjes të atyre personave që do bëhen deputetë!
Atëhere, negociatorët ndërkombëtarë, dhe Bashkimi Europian nuk mund të pranojnë zgjidhje të Krizës Politike me një qeveri, ku kryeministër është Edi Rama.
Dhe askush, as ndërkombëtarët në SHBA dhe Bashkimin Europian, as ambasadorët në Tiranë, por as shqiptarët nuk mund të presin zgjedhje parlamentare të lira dhe të ndershme me kryeministrin Rama, i cili është faktori i kriminalizimit të Politikës shqiptare dhe përgjegjësi politik dhe penal i Korrupsionit në Shqipëri
I pyetur nëse Berisha ka marrë ftesë dhe a pretendon që të zërë karrigen e presidentit, ai u shpreh kategorik kur tha se nuk e pretendon.
“Nuk pretendoj dhe nuk pranoj, kjo është nisje pa kthim, kjo vlen për çdo gjë. Do vazhdoj si deputet nëse Partia Demokratike vendos”,-tha Berisha.
Ndërkohë, i pyetur nëse ka kërkuar garanci për imunitetin e tij dhe paprekshmërinë nga drejtësia, Berisha u shpreh se ai nuk ka nevojë për imunitet dhe se nuk ka patur ndonjëherë.
“Sali Berisha nuk ka nevojë për imunitet, kam këto janë trillime. Sali Berisha nuk kërkon asgjë as për vete as për fëmijët e tij.
Ish-kryeministri Berisha, në intervistën e tij për Ilva Taren tha se Rama duhet të bëhet gati, nëse do të përdorë armët dhe forcën ndaj opozitës.
“Mos hyrja e PD-së do të thotë të ketë bllokim të zgjedhje. PD është e vendosur me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje. PD nuk është e vërtetë që bën këtë betejë për të mos marrë pjesë në zgjedhje
Nëse Rama shkon në zgjedhje do të marrë përgjigjen më spektakolare. Vota prevalon mbi cdo gjë. Nëse Edi Rama do të përdorë armët ndaj opozitës të bëhet gati”, tha Berisha. (M.D/ Shuplaka)
Negociata nuk pati sa kohë nuk kishte një plan politik për zgjidhjen e krizës së votës. Bisedimet mbeten në paradhomën e dy negociatorëve që mbanin në duar një plan të qeverisë që më më shumë se për të zgjidhur krizën ishte për të shpëtuar Ramën nga përmbysja popullore me votë të lirë.
Kryetari i opozitës Basha e refuzoi. Ishte një pakt turpi. Një vetvrasje për opozitën dhe kauzën e shqiptarëve për votën e lirë. Ai synonte që, Rama pasi ka qeverisur për katër vite si Kryeministër i LSI dhe PDIU, në këto gjashtë javë të tjera të bëhej edhe Kryeministër i PD dhe opozitës dhe disa ministrave që do të ishin nën hyqmin e tij!
Si do të arrihej kjo ? Sipas planit alla sorosian të përpunuar në Tiranë dhe të lexuar në orët e pasdites së djeshme, Rama do të vazhdonte të ishte Kryeministër deri në ditën e zgjedhjeve, por përveç ministrave të PS, LSI, ky pranonte që të kishte edhe disa ministra të propozuar nga opozita, a thua se opozita prej 67 ditësh po protestoka dhe ka ngritur këtë lëvizje popullore për të ndarë qeverinë si tavën e byrekut për të ngopur disa individë.
Përpjekja e Ramës për të tërhequr PD në qeveri, ishte një ofertë amatoreske dhe djallëzore. Sipas saj, Rama do të vazhdonte të ishte garanti i krimit të organizuar në qeveri, por kësaj rradhe ai do të kishte edhe koperturën e opozitës si fasadë për të legjitimuar këtë aktivitet banditesk.
Rama mendonte se në këtë mënyrë mund të blinte me postin e Shalsit apo shalëve të tjerë në qeveri edhe lëvizjen popullore, edhe kauzën e zgjedhjeve të lira edhe betejën për luftën ndaj krimit dhe narkotrafikut. Nisur nga këto kalkulime të Ramës bisedimet e djeshme nuk mund të konsiderohen serioze.
Ato nuk i shërbyen zgjidhjes së problematikës që ka sot vendi dhe nuk e zgjidhën problemin e votës. Rama ka humbur një mundësi për të dalë nga spiralja e një tmerri pa fund që do të përjetojë gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme. Shqipëria në vitin 1991 u përfshi në një betejë nga Tirana në Shkodër për votën e lirë nga manipulimi i zgjdhjeve të 31 Marsit. Eshtë absurde të mendohet se ajo që nuk o tolerua atëhere do të mund të falet sot 16 vite pas në Qershorin 2017.
Opozita ka kërkuar një qeveri teknike pa Ramën në qeveri, ndërsa Rama me delirin e liderit global paraqiti në tryezë një zgjidhje ku të pranohej si Kryeministër edhe nga ministra të PD dhe ai de fakto të shpallej mbret , se në këtë mënyrë nuk do të kishim më as opozitë.
Oferta tjetër e bërë po sipas këtij plani, që në fund të ditës rezultoi të ishte një humbje kohe, ishte që Rama pranonte të shtynte zgjedhjet me tre javë. Për të parën herë, Rama gjithsesi tërhiqet nga teza e vet që ka këmbëngulur deri tani se zgjedhjet nuk shtyhen dhe se e vetmja datë kushtetuese është 18 qershori. Na dilka si datë kushtetuese edhe 16 korriku. Natyrisht, sepse ka dhe data të tjera që mendon opozita dhe që janë edhe koha më optimale për të përmbushur procesin e zgjedhjeve të lira.
Qytetarët në Tiranë dhe rrethe janë ndeshur shpesh me njerëz, që prezantohen si vullnetarë e që kërkojnë para për të ndihmuar njerëz në nevojë.
Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” ka arritur të demaskojë punën e dy grupeve të ndryshme, që hiqen si bamirës, por paratë që marrin nga kutitë e ndihmës i fusin në xhepat e tyre.
Agim Hajdari, që ka një shoqatë të tillë, tregon mekanizmin e mbledhjes së të hollave dhe përfitimet. Po kështu një grup vajzash, që jetojnë me para të fituara në këtë mënyrë.
Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaq me zë e figurë se si një grup vajzash punësojnë persona, rroga e të cilëve përfitohet nga paratë e ndihmave.
Qytetarja – Po, tani më thuaj?
Organizatorja – Atëherë, siç i sheh edhe këto kutitë, ne dalim me këto.
Qytetarja – Po. Nisma vullnetare në ndihmë të familjeve. Po.
Organizatorja – Ne dalim me këto, e zemë unë me ty, kupton? Ndahemi domethënë bëhemi çift dhe shkojmë nëpër rrethe. Për shembull shkojmë në Vlorë, shkojmë 5 grupe e zemë, dyshe dyshe, kupton? Edhe na çojnë këta me makinë.
Qytetarja – Po.
Organizatorja – Orari fillon nga ora 10 në mëngjes, ndonjëherë ndodh që mund të vish herët këtu, se mund të shkosh nëpër rrethe në Shkodër, e kupton? Do fillosh atje në orën 10 me 2, katër orët e para. Pastaj dy orë i ke pushim, që mund të hash ndonjë gjë dhe ke 4 mijë lekëshin, plus 10 mijë lekë (të vjetra), që i thonë 300 mijë lekë (të vjetra), nëse ti shkon nëpër rrethe. Plus që do hash ndonjë gjë e do pish ndonjë gjë me 4 mijë lekëshin tënd.
Qytetarja – E kuptoj. Si punë diete.
Organizatorja – Po, si punë diete. Ndërsa 10 mijë lekë (të vjetra) i fut në xhep, që i bie domethënë 300 (mijë lekë të vjetra) në muaj, nëse ti vjen përditë paradite – mbasdite.
Organizatorja – Kjo ishte. Ti do thuash vetëm kaq, do marrësh kutinë dhe do përshëndesësh njerëzit. Edhe do t’ju thuash: “Përshëndetje! Si kaluat? Më falni për shqetësimin”, kur jemi në plazh flas. Kur jemi në plazh, do t’ju thuash: “Më falni, që ju shqetësoj. Ne jemi nisma vullnetare në ndihmë të familjeve në nevojë dhe fëmijëve me sindromën Down dhe autik. Keni dëshirë të kontribuoni sadopak?”
Qytetarja – Po ku korrespondon kjo domethënë? Se në qoftë se, një person bën një pyetje, ku shkojnë këto lekë, e ke parasysh?
Organizatorja – Këto lekë shkojnë, ke shumë të drejtë, sepse normale.
Qytetarja – Duhet të dish t’ju kthesh (përgjigje)…
Organizatorja – Ty do të pyesin në rrugë, po jo se unë nuk kam besim se ku shkojnë këto lekë. Këto lekë shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë, jemi nga shoqata rinore do thuash. Jemi mbledhur një grup rinor dhe ne jemi vullnetarë, domethënë nuk marrim lekë për vete, e kupton? Sepse kështu do t’jua shpjegosh, se thonë këta i marrin lekët për vete.
Qytetarja – Kjo është ndonjë shoqatë?
Organizatorja – Jo, akoma nuk jemi bërë shoqatë.
Qytetarja – Jeni thjesht të rinj?
Organizatorja – Po, jemi thjesht të rinj që po grumbullojmë lekë dhe po ndihmojmë të varfërit. Kupton? Edhe ty, ka raste, që do të pyesi ndonjë, po ne nuk kemi besim, jo këtej jo andej. Atëherë, ti i tregon, domethënë është një bexhë, kemi bexhën. I thua që përfaqëson, që ti të më besosh mua e para dhe e dyta do i tregosh nenin dhe do t’i tregosh: Ky është neni, që mund ta bëjë çdo njeri, ka të drejtë të futet në këtë punë, çdo njeri. Kupton?
Qytetarja – Po pjesën e pagave tona? Ne mbajmë pagat nga kontributet?
Organizatorja – Po nga kontributet. Domethënë, kur të vish këtu ti në darkë, që mbaron turnin, përshembull në darkë, të jep 10 mijë lekëshin ai çuni.
Qytetarja – Nga ato që ke mbledhur?
Organizatorja – Po, por njerëzit kur të pyesin, se thonë po juve i mbani lekët për vete, ti do i thuash: “Jo, unë jam vullnetare.”
Qytetarja – Po pjesën e siguracioneve? Apo është pa siguracione?
Organizatorja – Nuk ka siguracione.
Qytetarja – Zakonisht kontribuojnë shumë?
Organizatorja – Po! Për shembull, kur kam ardhur për herë të parë këtu në punë, që i bie para dy muajsh, kam bërë 70 mijë lekë (të vjetra) turnin e parë, për katër orë, ose 80 mijë lekë (të vjetra), kam bërë edhe turnin e dytë prapë 60 mijë lekë (te vjetra).
Por çfarë ndodhi kur kjo qytetare u punësua?
1/Punonjësja – Vajza, përshëndetje! Më falni pak?
Qytetarja – Po.
Punonjësja – Jemi një nismë vullnetare, në ndihmë të familjeve në nevojë. Në qoftë se keni mundësi të kontribuoni sadopak…
Qytetarja – Unë jam pa portofol sot.
Punonjësja – Mirë, faleminderit!
2/Punjonjësja – Goca, përshëndetje!
Qytetarja – S’kam kohë.
Punonjësja – Mirë, faleminderit.
Më falni që po ju shqetësoj. Jemi një nismë vullnetare, në ndihmë të familjeve në nevojë. Në qoftë se keni mundësi të kontribuoni sadopak? Me aq mundësi sa keni? Ju falenderoj! Po mund ta lini këtu, keni kutinë.
4/Punonjësja – Mund t’ju them diçka. Jemi një nismë vullnetare në ndihmë të familjeve në nevojë.
Qytetari – E di, e di, se 100 herë më keni ndaluar.
Punonjësja përfundoi me sukses turnin e parë prej 4 orësh, nga ku mblodhi 50 mijë lekë (të vjetra). Jo keq si fillim, apo jo?
Agim Hajdari është në krye të një shoqate fitimprurëse, i cili shpjegon se si funksionon mbledhja e parave dhe përfitimin që ka.
Agimi – Kemi edhe biznese të tjera, po kemi dhe një biznes. Dhe ndërmjet tyre kemi dhe tip shoqate, është fitimprurëse. A më kupton?
Qytetarja – Si fitimprurëse, se nuk e kuptoj?
Agimi – Fitimprurëse domethënë që ne i paguajmë njerëzit (punonjësit).
Qytetarja – Nuk është vullnetare?
Agimi – Jo jo, s’është vullnetare, është me lekë.
Qytetarja – Është me pagë?
Agimi – Me pagë. Konsiston kështu… shoqata qendrën e ka këtu. Punon, ai që punon direkt në terren merr 15 mijë lekë (të vjetra) në ditë. Shkojmë me makinat tona ktheheni me makinat tona. A më kupton?
Qytetarja – Ne do dalim në terren. Çfarë do bëjmë konkretisht?
Agimi – Ne kemi piketuar fëmijët që do shërojmë.
Qytetarja – Si piketuar? I keni zgjedhur?
Agimi – Po. I kemi zgjedhur, i kemi piketuar me anën e organeve të pushtetit vendor.
Qytetarja – Pse këto fëmijët, që do shërojmë ne, që…
Agimi – I kemi piketuar me fotografi, me numër llogarie, me të gjitha. Ku të gjejë më lirë (spital më të lirë), ky është fitimi im. Unë e dua në Tiranë me thënë të drejtën, se të shkoj nëpër rrethe kot, ato lekë lart e poshtë. Se unë kam bilance, kam mbledh kaq lekë, edhe do bëj dalje kaq lekë. A më kupton? Prandaj e kam bërë fitimprurëse, të jem në rregull me shtetin.
Qytetarja – E keni të regjistruar?
Agimi – Po , po me NIPT e me të gjitha.
Qytetarja – Po si e ka (emrin)?
Agimi – NIHL- 1 .
Qytetarja – Ne çfarë do t’ju themi njerëzve?
Agimi – Hiç, ne jemi shoqata filan, urdhëro numrin, jam filania. Punojmë për x fëmijë. Nqs dëshiron hidhi! Nëse nuk dëshiron, hidhi në numër të llogarisë, ja ku e ke.
Qytetarja – Do kemi ndonjë kuti ne?
Agimi – Patjetër. Kuti të vogël, kaq. Unë i kam bërë të vogla, që mos jenë shumë të mëdhaja.
Qytetarja – Po, që është e sigurtë, që këto lekë shkojnë për ndihmë? Që edhe ne të paktën, kur t’jua themi robve….
Agimi – Unë heq gjithë shpenzimet tuaja, makina, a më kupton? Pjesën e tatimit ma heq shteti. Ça ngelet fitoj.
Qytetarja – Sa mund të shkojë rroga për shembull?
Agimi – Këtu rroga, po punove 30 ditë, të shkon 350 mijë lekë (të vjetra).
Qytetarja – 30 ditë. Ideja është këtu, që a ia del që të na paguash edhe neve edhe të mbledhim për ata kalamajtë.
Agimi – Unë të thashë, dy muaj kam.
Qytetarja – Keni ndihmuar ndonjë?
Agimi – Kemi filluar ne.
Qytetarja – Keni mbaruar ndonjë të paktën?
Agimi – Jo mo, nuk mbaron për dy muaj, do lekë shumë.
Punonjësja – Ne jemi edhe 3-4 grupe nga 100 (mijë lekë të vjetra).
Qytetarja – 300- 400 (mijë lekë të vjetra).
Punonjësja – Po!
Menaxheri – Kjo është vajza, që ne e kemi me fotografi.
Qytetarja – Kjo goca.
Menaxheri – Kjo vajza është dy vjeçe. Quhet Kledja Dervishi, është e lindur dhe banuese në fshatin Katier të Përrenjasit dhe ka nevojë për një operacion jashtë vendit. Kjo është kutia kontribuuese.
Agimi – Kjo duhet të vijë me vulë.
Menaxheri – Duhet të kapësh 100 mijë lekë (të vjetra). E kape 100-çen, e kapi dhe tjetri, futemi në makinë, nisemi e vijmë në Tiranë.
Pra, mund të themi që po krijohen vende të reja pune, mjafton të kesh dëshirë për të punuar (fituar) dhe mund të gjesh opsione nga më të ndryshme… /tvklan/
Shqiptarët qeverisën perandorinë osmane si kryeministra, për një periudhë kohore prej vjetësh në 500 vite sa qeverisi kjo perandori. Kryeministrat shqiptarë i dhanë osmanëve Anadollin, Konstandinopojën, Irakun, Jemenin, Egjiptin, Algjerinë, Libinë, Arabinë, Sirinë, Hungarinë, Krimenë, Kretën etj.
Pra, me punën dhe mendjen e shqiptarëve, u ngrit perandoria osmane. Ky është një fakt që pranohet nga vetë turqit dhe historianët që studiojnë këtë periudhë të historisë.
Gjatë shekullit të 18-19, nuk ka pasur shumë shqiptarë në rangun e kryeministrit dhe shihet që perandoria pati disfata të tmerrshme që vunë në pikëpyetje ekzistencën e saj. Po të mos ishte për disa shtete perëndimore të cilat donin ta mbanin për kundrapeshë ndaj Rusisë, patjetër që do të kishte rënë.
39 Vezirët/Kryeministrat shqiptarë të Perandorisë osmane dhe prejardhja e tyre nga viset shqiptare të Ballkanit por edhe vendeve tjera ku kishin lindur shpesh harrohen dhe nuk
1 – Gjedik Ahmet Pasha
Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare. Ai ka qenë kryeministër në vitet 1475-1479. Gjatë kohës së qeverisjes së tij me anë të flotës ushtarake, arriti të pushtojë pjesën më të madhe të Krimes, e cila bllokoi rrugën tregtare të Evropës për në lindje.
Arriti që të fitojë luftën kundër Venedikut, duke i imponuar një marrëveshje paqeje të favorshme, sipas së cilës Venediku do u kalonte osmanëve të gjitha ishujt e Egjeut, përveç Kretës dhe Korfuzit dhe do i paguante tribute vjetore perandorisë. Në 1478 ushtritë osmane ndërmorën ekspedita plaçkitëse në territoret austriake. Ai nuk pranoi të merrte pjesë në pushtimin e Shkodrës, dhe për këtë u shkarkua nga posti i kryeministrit.
Kryeministrat kishin meritën për sukseset ushtarake, sepse ata ishin komandantë të operacioneve ushtarake dhe përgjigjeshin me kokë para sulltanit në rast dështimesh.
2 – Daut Pasha
Sipas Sami Frashërit, është me origjinë shqiptare, i marrë rob nga sulltani kur ishte fëmijë. Në saje të aftësive dhe talentit të tij të lindur, në kohën e sulltanit Mehmed II u bë bejlerbe i Rumelisë dhe Anadollit.
Në vitin 1483, në kohën e Sulltan Bajazitit, duke qenë bejlerbe i Anadollit, kaloi në postin e kryeministrit dhe arriti të drejtojë me sukses punët e rëndësishme të shtetit osman. Në vitin 1496, u largua nga detyra, dhe pas dy vitesh vdiq.
3 – Haim Ahmet Pasha
Kryeministër me origjinë shqiptare nga vitet 1496-1514. Gjatë qeverisjes së tij nënshtroi Hercegovinën dhe ndërmori disa ekspedita plaçkitëse në Hungari, Austri, Poloni.
Edhe pse ishte vendosur paqja me Venedikun, ai ende mbante disa pika strategjike të cilat lakmoheshin nga osmanët, prandaj vazhduan luftimet, kryesisht në det.
Flota osmane korri një fitore historike në betejën e Leopantos në Korinth, kundër flotës së Venedikut me të cilin ishte bashkuar Hungaria, Franca dhe Spanja, të bekuara nga Papati.
Fitorja mbi Venedikun nuk solli ndonjë plaçkë lufte të madhe, por vetëm u futi frikën evropianëve që të mos merreshin me osmanët, dhe nga ana tjetër, nxori superioritetin e flotës osmane kundër flotës perëndimore. Në këtë kohë, e gjithë Azia e vogël u përfshi në shtetin osman.
Gjatë qeverisjes së tij filloi një luftë e gjatë me shahun e Iranit, sepse ai kishte pushtuar Irakun, Armeninë, Kurdistanin dhe kërkonte edhe Azinë e Vogël shtëpinë e osmanëve. Kjo luftë mori karakter fetar, sepse iranianët ishin shiit dhe turqit synit.
Përfundimisht, Irani u mund në vitin 1514 aq sa Osmanët hynë në territoret e vetë shtetit të Iranit dhe morën një pjesë të madhe të arkës së shtetit. Ai arriti që gjatë qeverisjes së tij të mundte Venedikun fuqinë mesjetare detare, dhe pas kësaj edhe vetë Iranin, i cili kishte më tepër zotërime se sa osmanët.
Përfundimisht, Azia e vogël, gjatë qeverisjes, së tij u bë e osmanëve, që do të ishte dhe qendra e kombit turk. Pra, shqiptarët pushtuan edhe territoret historike ku shtrihet sot kombi turk.
4 – Ahmet Pashë Dukagjini
Ka qenë kryeministër për një periudhë të shkurtër kohe nga vitet 1514, deri në vitin 1515 dhe rrjedh nga familja e madhe e Dukagjinëve. Gjatë qeverisjes së Sulltan Selimit, ai ka qenë ushtarak i lartë me titullin gjeneral, dhe më pas ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra, qeveritar i Ballkanit, dhe më vonë u bë kryeministër.
Dukagjini, gjatë kohës së qeverisjes së tij si qeveritar i Egjiptit, synoi pavarësinë e këtij vendi nga pushteti i Sulltanit. Ai u rebelua kundër sulltanit, por u mund nga forcat ushtarake, dhe koka e tij e prerë iu dërgua sulltanit në Stamboll.
5 – Ibrahim Pasha
Ishte me origjinë nga Butrinti, por ka studiues që thonë nga Parga e Çamërisë, gjithsesi, ishte shqiptar. Gjatë një ekspedite ushtarake në trojet shqiptare sulltani e mori, dhe e rriti në pallatin e tij së bashku me të birin, Sulejmanin, i cili në 1520, bëhet sulltan, dhe shokun e tij të fëmijërisë e bën kryeministër.
Pra, ai u rrit me sulltan Sulejmanin e ndritur që ishte një nga sulltanët më të mëdhenj të perandorisë, ndoshta më i madhi. Ai u edukua dhe mori arsimin e mjaftueshëm për të qenë një ushtarak dhe politikan i zoti.
Ka qenë kryeministër nga vitet 1523-1536. Ai u martua me motrën e sulltanit, i cili i bëri një dasëm madhështore. Si u bë kryeministër, drejtoi fushatat për pushtimin e Beogradit dhe Rodosit.
Kështu, në vitin 1526 ai u vu në krye të një ushtrie prej 100.000 vetash, dhe u nis kundër Hungarisë. Në gusht të po atij viti u zhvillua beteja e Mohaçit ku Hungarezët u mundën dhe, pas kësaj, ushtria osmane mori Budën kryeqytetin e vendit. Kjo betjë, në të cilën mori pjesë dhe sulltan Sulejmani, ishte një betejë historike, sepse osmanët pas kësaj erdhën në kufijtë e Evropës qendrore dhe e kërcënonin seriozisht atë.
Beteja e Mohaçit ishte një nga betejat më të mëdha që kanë zhvilluar osmanët, por me komandant shqiptar. Po të kihet parasysh që Hungaria bëri një luftë 100-vjeçare, që nga 1444 kur kërkoi ndihmën e Skënderbeut, rëndësia e kësaj fitoreje është historike.
Në vitin 1529 ushtria osmane prej 250.000 ushtarësh, të komanduar nga Ibrahimi, në të cilën merrte pjesë dhe vet sulltani, rrethoi Vjenën. Vjena u bombardua ashpër por nuk u dorëzua. Në dështimin e ushtrisë osmane, në marrjen e Vjenës, ndikoi negativisht i ftohti me të cilin nuk ishte mësuar ushtria osmane, pasi ajo vinte nga një zonë e ngrohtë.
Në vitin 1532 ishte kryekomandant i një lufte tjetër me Austrinë por më tepër për territoret hungareze. Në këtë luftë ai i shkaktoi disfatë Austrisë dhe arriti që përfundimisht të kthente Hungarinë në një provincë të perandorisë osmane.
Në vitin 1534 arriti të pushtonte Azerbajaxhanin dhe zgjeroi më tej territoret e shtetit osman në lindje. Ibrahimi ka nënshkruar dhe Kapitulacionet me Francën, që shumë studiues i quajnë në disfavor të Turqisë përsa i përket ekonomisë, sepse tregtarët francezë ishin të privilegjuar në perandori, por nga ana tjetër kapitulacionet ishin një marrëveshje me Francën kundër armikut të përbashkët, Austrisë, të cilën donin ta sulmonin njëkohësisht.
Kështu, e parë në kuadër të politikës së jashtme nuk ishte aspak një marrëveshje e keqe, sepse bënte aleate një shtet perëndimor. Ai arriti të shtypte me armë të gjitha kryengritjet brenda vendit.
Në vitin 1536 vritet në pallatin e Sulltanit aty ku u rrit, por nuk dihet se kush e vrau dhe për çfarë, megjithëse shumë historianë thonë se u vra për xhelozi, ngaqë kishte arritur të kishte sukses.
Nuk besoj të ketë pasur dorë sulltani në vrasjen e tij ashtu siç ndodhte rëndom tek osmanët, sepse ata ishin rritur bashkë që fëmijë, dhe një sulltan i madh si Sulejmani nuk mund të kishte shpirt kaq të vogël.
Në histori mbetet një nga vezirët më të mëdhenj të njërit prej sulltanëve më të mëdhenj të perandorisë osmane. Ai ka meritën se arriti të pushtojë Hungarinë, e cila kishte 100 vjet që sfidonte osmanët, sulmoi Austrinë edhe pse s’e pushtoi me atë veprim tmerroi Evropën, pushtoi Azerbajxhanin, nënshkroi marrëveshje aleance me Francën etj.
6 – Ajaz Mehmet Pasha
Qe kryeministër në vitet 1536-1539 pas vdekjes së Ibrahimit. Ishte nga Vlora dhe kishte lindur në Vuno. Hyri në pallatin e Sulltanit me sistemin e devishermesë, që ishte marrja e fëmijëve të krishterë në moshë të vogël, dhe edukimi për shërbimin në ushtri ku më të mirët mbaheshin për shërbimin në pallatin e sulltanit.
Në fillimet e karrierës së tij ka qenë bejlerbej, pra qeveritar i Anadollit dhe i Damaskut. Shtypi kryengritjen e shqiptarit Ahmet Pasha, një funksionar i lartë i shtetit i rebeluar ndaj qeverisë qendrore. Mori pjesë në betejën e Mohaçit dhe të Rodosit krahas shqiptarit tjetër që ishte në atë kohë kryeministër Ibrahm Pashës. Në vitin 1536 u bë kryeministër, detyrë që e mbajti derisa vdiq në 1539.
Gjatë qeverisjes së tij ai drejtoi fushatën ushtarake kundër Rumanisë dhe arriti të pushtojë Rumaninë e Mildavinë. Midis lumenjve Dniepër dhe Dniestër u krijua një sanxhak i ri me tokat e pushtuara.
Në vitin 1538 flota osmane mundi në Prevezë flotën e tre fuqive të perëndimit, atë të Karlit të V Habsburg, të Venedikut dhe Papatit. Pas kësaj humbjeje Venediku u detyrua të lëshonte disa qytete në Dalmaci dhe të paguante një tribut vjetor të rëndë në favor të osmanëve. Ai mori pjesë në shtypjen e kryengritjes në vendlindjen e tij, Himarë, pasi ishte kryeministër e ndoshta nuk mund të bënte dot ndryshe se i priste kokën sulltani.
Kryeministri Ajaz Ahmet Pasha ka meritën se pushtoi Rumaninë dhe Moldavinë si edhe mundi flotën detare evropiane.
7 – Lutfi Pasha
Qeverisi si kryeministër në vitet 1539-1541. Ishte me origjinë nga Vlora, nga ku osmanët e morën që të vogël. Ai u rrit në pallatin e sulltanit, ku mori të gjithë edukimin e nevojshëm politiko-ushtarak. Historianët e kohës kanë thënë se është “Shqiptar kokëfortë e inatçi, Ai mori pjesë në rrethimin e Vjenës në vitin 1529 së bashku me ushtarakë të lartë shqiptarë, dhe kryeministrin po shqiptar. Ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra i Ballkanit.
Ai ka marrë pjesë në betejën e Otrantos kundër italianëve, të cilët edhe u mundën. Pas vdekjes së kryeministrit, shqiptari Ajaz Mehmet Pasha, ai u bë kryeministër. Gjatë qeverisjes së tij, bëri paqe me Venedikun, që ishte tepër e favorshme për osmanët sepse ajo sillte territore, para dhe qetësi. Ai hyri në bisedime për paqe me Austrinë. Në luftë me arabët mori disa territore të Jemenit, dhe arriti të dalë në detin e Kuq.
Në vitin 1541 u tërhoq nga detyra me dëshirën e vet, por arsyet nuk dihen. Marrëdhëniet e tij me sulltanin qenë të mira, sepse ai ishte dhëndër te sulltani, pasi ishte martuar me motrën e tij.
8 – Rustem Pasha
Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare, që qeverisi në vitet 1544-1552 dhe për herë të dytë, në vitet 1555-1560 pas vdekjes së Kara Ahmet Pashës, pra ai qeverisi perandorinë për 13 vjet. Ai arriti të fusë në perandori disa vise të Jemenit. Në qeverisjen e tij u pushtua Tripoli në Libi, pasi theu flotën spanjolle, që mbante një pjesë të madhe të Afrikës Veriore.
Ai organizoi e drejtoi një luftë të dytë kundër shahut të Iranit në vitin 1548 e cila do të përfundonte me disfatë për Iranin dhe marrëveshjen e paqes do e nënshkruante një shqiptar tjetër, Kara Ahmet Pasha.
9 – Kara Ahmet Pasha
Atë e morën të vogël nga trojet shqiptare dhe e rritën në pallatin e sulltanit, ku mori dhe edukimin e nevojshëm për të qenë një qeveritar dhe ushtarak i zoti. Sulltani i dha të motrën për grua, ashtu siç bënin shpesh sulltanët me figura të mëdha e të forta të shtetit. Gjatë karrierës së tij ka qenë bejlerbej i Rumelisë, me këtë emër quheshin zotrimet osmane në Ballkan.
Në 1526 mori pjesë në betejën e Mohaçit kundër Hungarisë. Gjatë kohës që ishte kryeministër, në vitet 1553-1555, u ngarkua të merrej vesh me shahun e Iranit dhe nënshkroi me të një marrëveshje paqeje, sipas së cilës Iraku mbeti nën sundimin osman, Gruzia dhe Armenia u ndanë më dysh, ndërsa Azerbajxhani kaloi nën sundimin e shahut të Iranit.
Marrëveshja e paqes ishte e favorshme se perandoria doli në gjirin Persik, pra ishte një tjetër shqiptar pas atij që e nxori perandorinë në detin e Kuq, që i dha gjirin Persik shtetit osman. Me flotën osmane u kryen edhe disa pushtime në Afrikën Veriore.
Në 1555 i prenë kokën, edhe pse qe dhëndërr i sulltanit, arsyet se përse nuk dihen.Megjithëse qeverisi për një kohë të shkurtër ai arriti që t’i japë perandorisë gjirin Persik dhe një pjesë të Afrikës Veriore.
10 – Semiz Ahmet Pasha
Ishte kryeministër me origjinë shqiptare gjatë viteve 1579-1580 pra, për një kohë të shkurtër, ku nuk janë shënuar shumë ngjarje të rëndësishme. Përpara se të bëhej kryeministër ishte bejlerbe i Rumelisë. Ai mori për grua të bijën e ish-kryeministrit Rustem Pasha.
11 – Koxha Sinan Pasha (1506-1596)
Ka qenë kryeministër i perandorisë 5 herë në vitet 1580-1582; 1584-1585; 1589-1591; në 1593; 1595-1596. Ka lindur në Topjanë të Lumës, pra ishte shqiptar dhe u rrit në pallatin e sulltanit.
Gjatë karierës së tij ka shërbyer si qeveritar në Tripoli të Libisë dhe në Damask të Sirisë. Ai ka meritën që nënshtroi përfundimisht Jemenin të cilin pjesërisht e kishin nënshkruar dy shqiptarë të tjerë. Me pushtimin e Jemenit perandoria doli në detin Arabik.
Në vitin 1580 drejto vetë fushatën ushtarake kundër Persisë dhe Hungarisë, edhe pse ishte në moshë të thyer. Ai mori pjesë edhe në një luftë tjetër kundër Austrisë, e cila përfundoi me marrëveshje paqeje, por pas vdekjes së tij. Vendlindjes së tij, Lumës, i lehtësoi taksat dhe detyrimet, gjithashtu ngriti në Kaçanik një kështjellë dhe një xhami.
12 – Ferad Pasha
Edhe ai si kryeministrat e tjerë shqiptarë u rrit në pallatin e sulltanit ku mori edukimin e nevojshëm. Gjatë karrierës së tij qeverisi Rumelinë, si bejlerbe. Qe kryeministër gjatë viteve 1591-1592 dhe në vitin 1595.
Ka marrë pjesë në luftë kundër Austrisë e cila në këtë kohë zgjati disa vjet. Ai drejtoi luftën kundër Vllahisë, pas së cilës u pushua nga puna dhe u vra nga rivalët e tij po shqiptarë.
13 – Merre Husein Pasha
Ishte me origjinë shqiptare. Ka nisur karrierën si kuzhinier, dhe më vonë shërbeu si vali në Misir. Shërbeu si kryeministër në vitet 1601-1602, pra për një kohë të shkurtër. Ai quhej Merre, sepse për kundërshtarët e tij përdorte fjalën shqip merre, zhduke, kështu që i mbeti ky emër.
14 – Jemishxhi Hasan Pasha
Sipas Sami Frashërit është me origjinë shqiptare. (Sami Frashëri… f.komp.45).Ka ngjitur shkallët e karrierës ushtarake dhe qeveritare në sajë të aftësive të tij. Në vitin 1602-1603, ishte kryeministër i perandorisë.
15 – Kujxhu Murat Pasha
Ka qenë me origjinë shqiptare. Ishte kryeministër gjatë viteve 1606-1611, pra për rreth 5 vjet. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkrua amrrëveshja e paqes me Austrinë, me të cilën perandoria kishte disa vite që kishte rifilluar luftën.
Në 1606 me Austrinë u nënshkrua një traktat paqeje 10 vjeçare, sipas së cilës, të dyja palët nuk patën përfitime territoriale. Austria i dha perandorisë një tribut vjetor prej 200 000 dukatësh ari dhe nga ana tjetër, osmanët njohën sundimtarin e Vjenës si perandor.
Këto kushte nuk ishin të favorshme për osmanët, por shteti u detyrua, pasi në vend kishte plasur një kryengritje e madhe dhe nuk kishte se si të luftohej jashtë kur kishte probleme e anarki brenda vendit. Ai arriti që të shtypte kryengritjen e madhe brenda vendit, të quajtur si kryengritja Xhelaliane.
Kështu në një betejë në vitin 1608, kur kryeministri ishte 90 vjeç, arriti të shkatërrojë ushtrinë kryengritëse dhe të asgjësojë pjesën më të madhe të sajr.
16 – Nasuh Pasha
Ishte shqiptar dhe qeverisi si kryeministër në vitet 1611-1614 vite gjatë të cilave mbretëroi një gjendje paqeje pa luftra të mëdha. Para se të bëhej kryeministër ka punuar si qeveritar i Halepit dhe i Bagdadit.
17 – Ohril Hysein Pasha
Ai lindi në zonën e Pogradecit, dhe vdiq në vitin 1622. U rrit në pallatin e sulltanit dhe më pas u bë komandant i jeniçerëve, dhe qeveritar i Rumelisë. Mori gradën vezir dhe shërbeu si kryeministër gjatë vitit 1621.
18 – Hasan Pasha
Ai ishte me origjinë shqiptare. U mor i vogël dhe u edukua në oborrin e sulltanit. Në fillim ka qenë bejlerbej i Rumelisë, pastaj vezir i gradës së ulët deri sa u bë vezir i madh ose kryeministër në vitin 1624.
19 – Taban Mehmet Pasha
Ishte kryeministër me origjinë shqiptare i perandorisë në vitet 1631-1637, pra për 5 vjet. Vite që nuk patën ngjarje të mëdha. Pas detyrës u burgos dhe u ekzekutua, sepse kështu bënin shpesh sulltanët.
20 – Mustafa Pashë Kamekeshi
Lindi në Vlorë, dhe hyri në ushtrinë osmane me anë të sistemit të devishermes. Kushti i parë që të bëje karrierë në perandorinë osmane ishte që të bëheshe mysliman, kështu, duke qenë se shqiptarët nuk janë fanatikë fetarë, por përkundrazi, janë tepër tolerantë për fenë e tjetrit, nuk e patën problem të ndërrojnë fenë.
Në fillim hyri në radhët e ushtrisë së jeniçerëve, dhe arriti deri në postin e komandantit të flotës ushtarake osmane. U dallua si kryekomandant në rrethimin e Irakut ku merrte pjesë dhe vetë Sulltan Murati IV, për suksesin e së cilës mori dhe titullin vezir i madh që ishte titulli më i lartë në hierarkinë e qeverisjes, dhe qeverisi vendin në vitet 1637-1644.
Ai nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe financier i zoti, sepse arriti të kryejë me sukses një reformë financiare me anë të së cilës nxori buxhetin e shtetit nga kriza. E vrau sulltani sepse ky donte të ndërmerrte një reformë administrative që nuk i pëlqeu, pasi binte ndesh me interesat e tij.
21 – Xhixhan Mehmet Pasha
Me origjinë shqiptare nga i ati, ndërsa nga e ëma nga familja e sulltanit. Ai u rrit dhe u edukua në oborrin e sulltanit, dhe qeverisi në vitet 1644-1645.
Karrierën e nisi si vali i Egjiptit, dhe më vonë i Damaskut. Gjatë kohës së qeverisjes së tij mori Kretën, të cilën e mbante ende Venediku. Marrja e Kretës ishte një fitore për perandorinë, sepse ajo kishte një pozitë gjeografike të mirë, dhe nga ana tjetër dëbohej përfundimisht Venediku nga Egjeu dhe Mesdheu lindor.
22 – Kara Mustafa Pasha
Me origjinë shqiptare, i lindur në Shqipëri. Ai shkoi në Stamboll si jeniçer dhe arriti të bëhej komandant i ushtrisë së jeniçerëve. Ka qenë dy herë kryeministër në vitet 1649-1650 dhe 1655. Gjatë detyrës si ministër i marinës, mundi flotën Venedikase.
23 – Tarhanxhu Mustafa Pasha
Ishte me origjinë nga Mati dhe qeverisi vendin në vitet 1652-1653. Karrierën e nisi si qeveritar i Egjiptit, dhe më vonë i Selanikut. Ishte kryeministër i parë që në kushtet e ndalimit të fushatave dhe plaçkitjeve arriti të bëjë buxhetin e shtetit për të menaxhuar më mirë të ardhurat dhe shpenzimet.
Ai ra viktimë e zgjuarsisë së vet, sepse askujt nuk i interesonte buxheti i shtetit, se të gjithë kërkonin të hanin sa të mundeshin, pra fenomeni i korrupsionit është aq i vjetër sa dhe profesioni më i vjetër në botë. Për të thuhej se ishte i pakorruptueshëm, dhe bënte detyrën si duhej, kështu që natyrisht s’do ta kishte të gjatë. Xhelozitë e kundërshtarëve bënë që ai të pushohej nga puna dhe të ekzekutohej.
24 – Qypyrli Mehmet Pasha
Ishte shqiptar nga Berati, lindur në një familje të varfër dhe kishte punuar si kuzhinier i sulltanit. Ai nuk kishte arsim, madje, ishte analfabet, nuk dinte të shkruante dhe të lexonte.
Por edhe pse i pashkolluar, kishte cilësi të tjera që e bënë kryeministër të perandorisë në vitin 1656-1661, në moshën 75-vjeçare. Para se të bëhej kryeministër, kishte punuar si qeveritar i Damaskut, Jerusalemit dhe Tripolit.
Ai e mori pushtetin duke i vendosur disa kushte sulltanit si; të zgjidhte vetë ndihmësit e bashkëpunëtorët e tij në qeverisje dhe të ishte i lirë në qeverisjen e vendit, gjë që s’e kishte bërë asnjë kryeministër deri në atë kohë.
Vendi ishte futur në krizë, dhe ai arriti të balancojë buxhetin e shtetit duke vënë dorë në arkën e vakëfeve dhe të sulltanit. Forcoi disiplinën në ushtri e cila kishte filluar të çartej dhe të humbiste betejat, rriti efikasitetin e flotës ushtarake.
Gjatë qeverisjes së tij mundi Venedikun, dhe drejtoi fushatën ushtarake në Poloni. Vendosi qetësinë në vend duke vrarë me mijëra vetë që nuk i bindeshin dhe midis tyre partirarkun ortodoks të Stambollit.
25 – Fazlli Ahmet Pasha Qypyrliu
Pas vdekjes së Mehmetit vendin e tij e zuri i biri Fazlliu, që qeverisi për një kohë prej 15 vjetësh nga 1661-1676. U edukua në Stamboll dhe ishte më pak i ashpër se sa i ati.
Karrierën e filloi si vali i Damaskut dhe pastaj si kryeministër në një moshë të re 26-vjeçare. Në politikën e jashtme u mor me Austrinë, të cilën gjeneralët shqiptarë nuk e kishin thyer dot. Ai pushtoi kështjellat rreth Vjenës, dhe po përgatitej të pushtonte dhe vetë kryeqytetin Austriak, gjë që tmerroi Evropën.
Me gjithë përpjekjet e mëdha nuk arriti të pushtojë Vjenën. Gjatë qeverisjes së tij pushtoi tërësisht Kretën, pasi shqiptari që e pushtoi për herë të parë kishte lënë disa kështjella pa pushtuar dhe në vitin 1666 ripushtoi Jemenin i cili ishte pushtuar më parë nga 2 kryeministra shqiptarë, por që nga 1635 ishte shkëputur nga perandoria.Vdiq në moshën 46-vjeçare, në vitin 1676 nga një sëmundje e pashërueshme.
26 – Fazlli Mustafa Pashë Qypyrliu
Ishte djalë i dytë i Mehmet Qypyrliut dhe ngjiti shkallët e karrierës shumë shpejt me ndihmën e të afërmve, por dhe me meritat e veta.
Në vitin 1690-1691 u emërua kryeministër në një kohë kur Austria, gjatë mungesës së shqiptarëve, në qeverisje, nga 1676 deri në 1690, pra për 14 vjet kishte mundur ushtrinë osmane në vitin 1683 dhe kishte marrë territore të mëdha në Ballkan.
Në krye të një ushtrie mundi austriakët dhe rimori territoret në Danub, Nishin dhe Beogradin. Ai trajtoi shumë mirë të krishterët dhe popullsinë jomyslimane të perandorisë, ashtu siç kanë bërë historikisht shqiptarët.r
27 – Ali Pashë Arabxhiu
Lindi në Ohër. Hyri në ushtri si jeniçer dhe përfundoi si komandant i jeniçerëve. Më vonë u bë komandant i rojeve në oborrin e sulltanit. Në vitin 1691 bëhet kryeministër deri në 1692. Sulltani nuk miratoi disa veprimtari politike të tij në drejtimin e shtetit, dhe për këtë arsye e ekzekutoi.
28 – Hysen Qypyrliu
Me origjinë nga familja e madhe e Qypyrlinjëve, kushëri i parë me bijtë e Mehmet Qypyrliut. Në fillim qe ministër i marinës, dhe pas mbrojtjes së Beogradit kundër austriakëve, u bë kryeministër në vitet 1697-1702.
29 – Dalltaban Mustafa Pasha
Ishte shqiptar i lindur në Manastir, i cili ngjiti shkallët e karrierës në sajë të aftësive të tij politiko-ushtarake. Nga jeniçer në komandant të jeniçerëve. Ai qeverisi në disa vilajete si në Bagdad, Bosnjë dhe Anadoll. Qeverisi vendin si kryeministër në vitet 1702-1703.
30 – Numan Pashë Qypyrliu
Me origjinë nga familja e qypyrlinjëve, ishte nipi i Mehmet Qypyrliut, dhe qeverisi shtetin në vitin 1710. Para se të bëhej kryeministër në vitin 1708 u martua me të bijën e sulltanit.
31 – Haxhi Halil Pashë Shqiptari
Ishte nga Elbasani. Ai ngjiti shkallët e karrierës me mundim dhe punën e vet, duke kryer disa detyra si komandant ushtarak e qeveritar, deri sa në vitin 1716 u bë kryeministër.
32 – Ivaz Zade Halil Pasha u bë kryeministër në vitin 1770.
33 – Almedar Bajraktar Mustafa Pasha
Ishte shqiptar dhe mori detyrën e kryeministrit pasi hipi në fron sulltan Mahmut Hani II. Ka qenë një ushtarak dhe tregtar i zoti. Ka marrë pjesë në ekspeditën ushtarake kundër Rusisë. Ai ndihmoi Selimin III që të reformonte ushtrinë e pabindur të jeniçerëve dhe u bë kryeministër nga sulltan Mahmuti II.
34 – Memish Pasha i zgjuar ishte kryeministër në vitet 1808-1809.
35 – Gjirtili Mustafa Nail Pasha
Ishte me origjinë nga Kosturi, që sot grekët e quajnë Kastoria, dhe u bë kryeministër 3 herë me ndërprerje në 1853, 1854, 1857. Përpara se të bëhëj kryeministër ai qeverisi Kretën për disa vjet duke vendosur paqen dhe qetësinë atje. Ai qe ministër disa herë, derisa u bë kryeministër i perandorisë.
36 – Mehmet Ferit Pashë Vlora
Ishte kryeministër në vitet 1902-1908 dhe ka lindur në Janinë, pasi la postin e kryeministrit u bë kryetar senati dhe ministër i brendshëm.
37 – Mirsili Said Halim Pasha
Ishte nipi i Mehmetit të Kavallës. Ai u bë senator dhe më pas kryetar i Senatit në 1912, ministër i brendshëm, dhe kryeministër në vitet 1913-1917.
38 – Ahmet Izet Pasha
Me origjinë nga Manastiri, qe kryeministër në vitin 1918.
39 – Demat Ferit Pasha
Ishte kryeministri i fundit i perandorisë osmane në 1919-1920
Kanë kaluar më shumë se 72 orë nga deklarata e bërë nga Kryeprokurori, Llalla, i cili ngriti dyshime për destinacionin e drogës së bllokuar nga policia në të gjitha operacionet e zhvilluara prej saj.
Ndonëse kjo ishte një deklaratë publike dhe që bëhej jo nga ndonjë zyrtar i nivelit të ulët, por nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme çuditërisht prej tre ditësh Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë heshtin.
Gjatë ditëve të fundit janë organizuar disa operacione nga policia pas kërkesës së Prokurorisë ku janë sekuestruar tonelata droge, si dhe janë zbuluar laboratorë modern për përpunimin e kanabisit si në Përmet, Fier dhe Tiranë.
Droga ka qenë depozituar në magazina shtetërore dhe ruhej me forca të armatosura. Në të gjitha rastet zbulimi është bërë nga Prokuroria, ndërsa policia ka dekonspiruar operacionet duke bërë të mundur largimin e trafikantëve që kanë lidhje me zyrtarët e policisë.
Pyetjet që shtrohen janë se ku ka përfunduar kjo drogë e bllokuar nga Prokuroria? Ligji e thotë qartë se ajo do të duhet që të asgjësohet në prani të prokurorit, gjë e cila nuk ka ndodhur. Përse policia e ka përjashtuar Prokurorin nga ky proces sikurse e kërkon ligji? Ku janë procesverbalet e zhdukjes së lëndës narkotike? Përse nuk bëhen publike nga Ministria në një kohë që ka një akuzë publike nga Prokuroria?
Është e qartë se përse Prokuroria është mënjanuar nga një proces mjaft i rëndësishëm. E para, sepse nuk ka patur asgjësim të kanabisit dhe e dyta për të mos pasur asnjë dëshmitar në këtë krim që e implikon akoma dhe më shumë policinë në trafikun e lëndëve narkotike.
Operacionet më të bujshme të bllokimit të drogës nuk janë ndërmarrë nga policia, por janë iniciuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Shërbimi Informativ. Ajo çfarë është konstatuar nga këto operacione ka qenë se droga në magazinat e drogës ka qenë në pronësi të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe deputetëve të PS.
Ata jo vetëm që nuk janë penalizuar, por edhe droga e kapur me këto operacione të bujshme i është kthyer sërish atyre duke i bërë nul këto aksione të koordinuara nga Prokuroria dhe Shërbimi Informativ.
Fatmir Xhafa nuk mund të fshihet më. Ai duhet të sqarojë opinionin publik se çfarë ka ndodhur me drogën e bllokuar. Duhet të sqarojë se e kujt është përgjegjësia ? Opinioni duhet të dijë fundja nëse Xhafa ka frikë tani nga Tahiri apo vëllai i tij në këtë histori ku droga e bllokuar nga magazinat ngarkohet me skafet e narkopolicisë për t’u trafikuar drejt Italisë.
Nuk bëhen fjalë për disa kilogramë, por sipas shifrave të policisë bëhet fjalë për 10 mijë ton drogë dhe vlera e saj llogaritet në disa qindramiliona euro në tregun europian.
SHPERTHEN MENTOR KIKIA / “Në djall zgjedhjet e koalicionet, po na vrasin me ushqimet dhe ilaçet që na japin”
Në një kohë që në vend po diskutohet gjatë për zgjedhjet, koalicionet, opozitën dhe maxhorancën, gazetari Mentor Kikia kërkon më shumë vëmendje në ushqimet që konsumojmë përditë si dhe ilaçet që na rekomandojnë mjekët.
Sipas tij, i konsultuar edhe me specialistë të fushave përkatëse, sëmundjet kancerogjene janë rritur për shkak të prodhimeve OMGJ që konsumojmë.
STATUSI
Në djall koalicioni e zgjedhjet, këta po na vrasin!
Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundejeve kancerogjene janë ilaçet(përdorimi pa kriter që bëhet si nga vetë njerëzit ashtu dhe me rekomandim mjeku) dhe ushqimet.
Bisedova me një mik, pedagog i veterinarisë. Më renditi rreziqet që vijnë nga mishi i kafshëve që rriten me hormone. Më foli për produktet blegtorale që prodhohen nga qumështi pluhur. Më foli për kosin e “lopës” me qumësht pluhur. Më foli për djathin e “deles” e të “dhisë” që bëhen me qumësht pluhur dhe aromatizues artificialë. Më foli për rrezikun e sallameve që bëhen me 3-4 fishin e kimikateve për ti zgjatur jetën sallamit.
Bisedova me një tjetër njeri, ekspert i sigurisë ushqimore dhe më foli për miellin që përdoret për bukë, me nivel proteine shumë të ulët. Më foli për bukën e “zezë’ që nxihet vetëm nga solucione kimike dhe shitet si bio. Më foli edhe për verën, një shishe e të cilës kushton sa një kg rrush, që prodhohet me ujë, alkol dhe ngjyrues artificial.
Pastaj edhe domatet me hormone që piqen për 24 orë, kastraveci që rritet për 48 orë, shalqini që peshon 15 kg e qe mban aromë kungulli…
Lexova edhe fjalimin e djeshem te Albin Kurtit në parlamentin e Kosovës, që fliste fiks për të njëjtat gjëra. Që akuzonte një grup tregtarësh vrasës që importonin krundet e Serbisë e i shesin për miell buke në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë. Që fliste për prodhuesit e bulmetit që nuk ua blejnë qumështin fermerëve, por produktet i bëjnë me qumësht pluhur…
Mjeku që takova këtë mëngjes më tha se këta jo po e vrasin popullin, por po i ndryshojnë edhe genin me këto që po i fusin në trup.
Por ku flitet për këto probleme? Kush ngre zërin? Askush. Të gjithë flasin për politikë. Të gjithë e kanë mendjen tek koalicioni. Po na vrasin o njerëz, po na shkatërrojnë organizimin, po na deformojnë fëmijët fizikisht dhe mendërisht.
Në djall vaftë koalicioni dhe zgjedhjet, këta po na vrasin. Ndërsa ata që i prodhojnë dhe na i shesin këto produkte, sëbashku me ata që duhet ti kontrollojnë, fëmijët e tyre i kanë në Vjenë, në lagjen e oligarkisë shqiptare.
Vendi në duart e krimit. Ja statistikat rekord të vrasjeve, atentateve dhe tonelatave drogë në vetëm 12 ditë
11:25Paralelisht me rëndimin e situatës politike dhe këmbënguljen e kryeministrit Rama se qeveria e tij është në detyrë dhe “kushtetuese”, vendi ka rënë në rënie të lirë në duart e krimit të organizuar dhe atij ordiner. Vetëm gjatë 12 ditëve të para të muajit Prill çdo ditë janë kapur rreth 1.5 tonë drogë, pa llogaritur sasitë përtej kufirit, shkruan SYRI.net.
Dhe të mendosh që sipas statistikave që vijnë nga organet e specializuar të huaja për krimin dhe trafiqet, sasia e kapur zakonisht përbën vetëm 1/10 e asaj që trafikohet realisht. Vetëm sipas të dhënave zyrtare të vetë policisë shqiptare gjatë këtyre ditëve të para të këtij muaji janë sekuestruar plot 17 tonë e 690 kilogramë kanabis.
Por situate e rënduar kriminale mund të quhet e dalë jashtë kontrollit edhe përsa i përket krimit të vrasjeve. Janë rikthyer frikshëm gjatë këtij muaji atentatet dhe vrasje mafioze, duke arritur kulmin me ekzekutimin e komisar Artan Cukut. Janë pesë vrasje e shumë atentate që kanë ndodhur vetëm në 12 ditët e para të muajit Prill, shkruan SYRI.net.
Ja statistikat e frikshme që ka mbjell krimi në më pak se dy javë gjatë këtij muaji;
1 Prill: 50 kilogramë kanabis u gjetën në Lezhë. Po këtë ditë një makinë në Pogradec shpërtheu nga një sasi eksplozivi.
2 Prill: 2 ton e 55 kilogramë kanabis u kapën në Mat dhe 200 kilogramë të tjerë gati për shitje u gjetën në një tunel, në njësinë Administrative Baz.
4 Prill: Në Durrës nipi vret gjyshen e më pas veten. Në të njëjtën ditë kapen 1,7 ton kanabis nga Guarda di Finanza në Karaburun të Vlorës.
5 Prill: 52 kilogramë kanabis u kapën nga policia kufitare e Sarandës dhe 9 kilogramë të tjerë në Qukës.
7 Prill: Policia greke kap 1,5 tonë kanabis në një gomone me tre skafistë shqiptarë në kufirin tonë, nisur nga Shqipëria.
8 Prill: U ekzekutua në Tiranë komisari Artan Cuku në sheshpushimin e pallatit ku banonte. Në të njëjtën ditë rreth 12 tonë drogë u sekuestruan në një prej ish-magazinave të rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit dhe 45 kilogramë kanabis të tjera u kapën në Tiranë.
10 Prill: U vra në Vlorë me 15 plumba Elidon Mehmeti, teksa po udhëtonte me makinë. Po në Vlorë, Bashkim Brahajt ju vendos eksploziv poshtë makinës, ndërsa në Tiranë e Fushë-Krujë ndodhën dy grabitje të armatosura.
Më 11 Prill: Vritet me thikë në Durrës një 58 vjeçar biznesmen. Rreth 27 kilogramë kanabis u sekuestruan nga policia e Shkodrës.
Më 12 Prill: 17 kilogramë kanabis u kapën në Sarandë.
‘U përdora nga Vlahutin’/ Ish shefi i EURALIUS në Tiranë për vizitë private
‘U përdora nga Vlahutin’/ Ish shefi i EURALIUS në Tiranë për vizitë private
Ish shefi i “EURALIUS” është kthyer për një vizitë private në Tiranë, më së shumti për t’u “pastruar” pas shkarkimit të tij, shkarkim që erdhi si pasoje e manipulimit të tekstit të reformës në drejtësi që ju dërgua Venecias.
Burime për Syri.net bëjnë me dije se Devile është takuar privatisht me politikanë ku ju ka sqaruar se Vlahutin dhe jo ai ishte autori i tekstit abuziv që ju dergua Venecias. Sipas tij, Vlahutin është nën ndikimin dhe shërbimin e Edi Rames.
Ambasadorja pasi ka detyruar dhe përdor për interesa personale drejtuesit e EURALIUS, i ka hedhur në rruge ata, siç është dhe rasti i ish shefit të këtij institucioni. Devil ka bërë me dije se është i gatshëm të takojë edhe ministrin e Jashtëm gjerman për të treguar se si është përdorur Vlahutin në Tiranë.
Kur kam folur për robërinë e Shqiptarëve nën Turqi, nuk kam patur në mendje mizori, tortura, vrasje dhe therje. Këto veprime bien mbi persona të veçuar të cilët vuajnë, vdesin dhe harrohen. Shkenca e torturës, thelbi i tiranisë dhe djallëzia e vrasjes janë në kulmin e tyre kur i drejtohen një grupi dhe shpirtit e jetës së një shteti. Duket si e pamundur që një qeveri të tregojë haptazi vendimin e vet për të shkatërruar lumtërinë e për të mohuar shpresat dhe dëshirat e një populli nën sundim. Por kjo është historia e tmerrshme e Turqisë në Shqipëri. Malësorët trima nuk u shtruan kurrë dhe shumica e tyre kundërshtuan edhe pagesen e taksave. Ata vdisnin në grupe pse rrinin së bashku për t’u mbrojtur nga mësymjet e herë pas herëshme të ushtrive turke, të cilave kurrë s’ia lëshuan shtëpitë e tyre. Por ata nuk mund të rnbronin edhe fushat ku ishte mundësia më e madhe e përparimit dhe qytetërimit. Për Turqinë, fushat kishin dy vlera: e para si burim të ardhurash dhe e dyta për të mbledhur ushtarë. Popullit i vinin taksa të mëdha që i mblidhnin pa mëshirë. Taksat dërgoheshin në Turqi dhe shumë pak shpenzoheshin në vend. Në këtë mënyrë e ropi Turqia pasurinë e vendit. San Xhuliano, tani vonë ministër i jashtëm i Italisë, thotë se qyteti i Vlorës paguante 1’000’000 franga në vit dhe vetëm 20’000 shpenzoheshin aty. Gjithashtu edhe në Vilajetin e Janinës mblidheshin 9’000’000 franga, prej tq cilave vetqm 2’000’000 shpenzoheshin për atë vilajet.
Mbledhja e ushtarëve
Por e ardhura tjetër ishte edhe më e vlefshme. Shqipëria nxirrte pothuaj ushtarët më trima në Europë. Malësorët Shqiptarë të lartë, të fortë e të pafrikshëm, përbënin gardën e Sulltanit. Mirditasit dhe malësorët përgjithsisht viheshin në pjesët më me rëndesi të ushtrive turke. Shumë prej tyre morën lavdërime dhe pozita të larta si në ushtri ashtu edhe në administratë. Edhe në ditët e Romës pat qenë ideja për ta bërë Shqipërinë një fole për rritje dhe nxjerrje luftëtarësh, por Turqit e përmbushën këtë ide. Duhet shënuar se po të ishte Shqipëria e përparuar, e edukuar dhe e lumtur, nuk do t’i jepte ushtarë Turqisë. Për këtë arsye padituria, veçimi i saj nga bota e përparuar dhe varfëria u zgjodhën prej turqëve si vegla për të mbajtur nën thembër këtë popull trim.
Coptimi i vendit
Siç duket, ishte vendosur në çdo fuqi mendore zhvleftësimi moral, intelektual, shpirtëror, ekonomik dhe politik i këtij populli. Zyrtarët që të gjithë ishin të pasjellshëm; të ashtëqujturat salla të drejtësisë, gjyqet, nuk mbronin as persona as pasuri. Njerëzit viheshin në burg me dëshmira të fshehta. Gjithë lëvizjet për bashkim prisheshin nga nëpunësit e pashpirt dhe gjithë masat për punë e industri pengoheshin nga tagrambledhësit. Mund të thuhet se këto janë kondita edhe në vende të tjera të nënurdhëruara, por jo kaq sistematikisht. Miniera ari patën qenë punuar prej Romakëve e argjendi prej venedikasve. Këto patën qenë mbyllur shumë kohë përpara me urdhër qeveritar dhe tani as vendi nuk u dihet. Pyje të mëdha shkonin më kot dhe kalbeshin për arsyera ligjore dhe transportimi. Ndërsa në shtetet e tjera të Europës ka një endje të madhe hekurudhash, ky vend nuk ka asnjë rrugë hekuri prej Veriu në Jug. Fuqira të mëdha ujrash nuk përdoren; porte shumë të mirë janë pa mbrojtje dhe pa ndërtesa doganore. Lumenj, nëër të cilët duhej të lundronin avullore me transportuar lëndët e pyjeve në tregjet botëore, janë të vdekur e të padobishëm. Përveç ç’ka lanë Romakët, rrugë të tjera nuk ka; një njeri për të shëtitur prej bregut në brendinë e vendit ose prej një qyteti në tjetrin, duhet të shkojë mbas gjurmave ose nëpër ndonjë rrugë qorre. Portet e sigurtë dhe hekurudhat do të ishin mjete për të bashkuar Shqipërinë me botën e jashtme dhe rrugët e gjëra do ta bënin të lehtë kalimin prej një qyteti në tjetrin. Por ndërlidhje të tilla do t’i kujtonin popullit dobinë e qytetërimit dhe do të bëheshin shkak kundërshtimesh dhe kryengritjesh. Parimi i mallkuar për të mbajtur këtë vend të veçuar, si brenda me njëri-tjetrin ashtu dhe me botën e jashtme, ishte shkak që e la këtë vend të verbët e të errët, ndërsa nëpunësit e Turqisë mbushën botën e jashtme me propaganda mbi egërsinë e këtij populli dhe rreziqet e udhëtimit në këtë vend. Por historitë dhe shënimet nuk tregojnë për ndonjë të huaj që u gjend ndonjë herë në rrezik në tokën Shqiptare; doemos ata që nuk prunë me vehte ndonjë komplot ose tjetër qëllim të keq për popullin. Përgjithësisht çmohet mikpritja e Shqiptarëve prej atyre të huajve sa më tepër që ata e vizituan këtë vend me qëllim miqsor. Në këtë tokë me fjalën qytet quajmë një vend që nuk ka më shumë se 40’000 banorë.
Një tokë e begatë
Në Shqipëri ka fusha të mëdha dhe pjellore të cilat mund të ushqenin miliona, por tani ato vetëm gërricen me një parmendë druri e nuk punohen. Shumica e tyre janë të mbuluara me barishte të padobishme ku kullos bagëtia e dobët e vendit. Minierat janë të pagërmuara e të paditura. Ata më me dituri në mineralogji thonë se toka Shqiptare ka qymyr guri, vajguri, hekur, asfalt e bakër, por zbulimi dhe shfrytëzimi i tyre nuk është lejuar kurrë. Prodhimi i të lashtave, misrit, ullijve, pemëve e vreshtave, po të përpunoheshin do të ishte shumë i madh, ndërsa peshku nuk ka të sosur. I shkreti bujk, me që të shumtën e veglave si dhe kaun me nga tokën shpesh herë i merrte me qera nga se do të paguante medoemos e me çdo sakrificë taksat e rënda, edhe pse vetvetiu i varfër nga rrjedhat e kohëve, ndalëngadalë la punimin e tokës që nën një punim të mirë mund të nxirrte miliona e u vu të ruajë ato pak bagëti që pati dhe toka pjellore u la pothuaj krejtësisht si vend kullotë. Por edhe bagëtia e tij është në një gjendje shumë të keqe; leshi nga ashpërsia e tij ka një vlerë shumë të pakët dhe raca e bagëtisë se tij nuk është përtërirë kurrë. Sasia e madhe e lëkurëve shkon më kot për pamundësinë e transportit dhe për padijen e përgatitjes së tyre. Pa shikoni! Sa keq! Në mes të Europës një tokë e pasur, një tokë pjellore të ndodhet në këtë gjendjë si me qenë në mes të një shkretëtire!
Parimi i zhvleftësimit
Shqipëria ka plot gojëdhana të së kaluarës por turqit nuk lejonin gërmime, gjë që mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë. Mësimi i gjuhës Shqipe ishte krejt i ndaluar në çfardo shkolle. Sot nuk ka ndonje alfabet të caktuar, s’ka shtypshkronja që të shtypin gazeta dhe libra për këtë popull. Rregullat turke arrestonin dhe internonin ata të cilëve u gjenin qoftë edhe në postë libra të çdo lloji në gjuhën Shqipe. Gjuha e Shqiptarve duhej të heshte për hir të sunduesit. Që mos me u dhënë raste për bashkim për të kërkuar lirinë dhe të drejtat e tyre, turqit ndiznin dhe shtonin çdo ditë e më tepër armiqësinë në mes familjeve, lagjeve, katundeve dhe besimeve të ndryshme. Fanatizma dhe shpërblimet që merrnin kryetarët e vendit kanë qenë helmi më i fortë për të mëkëmbë çdo të keqe dhe kanë rënduar zgjedhën e kanë penguar përparimin. Djali katundar i lindur në Shqipëri u rrit krejt i paditur për arsye se Turqia lejoi të hapen shumë pak shkolla në gjuhën e saj, përveç atyre të huaja; kështu që mos të zgjohej mendja, shpresa dhe ambicja e të riut Shqiptar. Babai i shkretë, i mbytur në varfërinë e tij, mund t’i jepte djalit të vet vetëm një rrugë jashtë shtetit duke e dërguar në Stamboll ku medoemos do t’i përshtatej jetës ushtarake, do të gufosesh nën një uniformë me xhufka dhe do të ushqehesh nga kazani i mbretit. Megjithatë kurrë nuk e pa të arsyeshme sundimtari turk zgjimin e djalit Shqiptar.
Europa përkrah sundimin turk
Diplomacia e Europës e ka njohur gjithmonë karakterin e keq të sundimit turk. Për turp të kësaj diplomacie i është thënë kjo e vërtetë në shesh, por gjithë këtyre protestave fuqitë e mëdha i janë përgjegjur: “Shqiptarët janë një racë e egër”. Asnjë njeri në Europë nuk e njohu më mirë popullin dhe tokën Shqiptare sesa italiani i famshëm, Markezi San Xhuliano. Me një penë të fortë ky zotni e ka hartuar kulmin e mizorisë me të cilën sundimi turk poshtëroi dhe shkretoi një popull, për trimërinë dhe kapacitetin e të cilit ky shkrimtar ka një respekt. Por, sikurse e thotë edhe vete, nga pozita diplomatike që kish iu desh me i mohuar të drejtat e Shqiptarëve me këto fjalë: “Prandaj Italia interesohet me e lënë të paprekur nderin e Sulltanit në Shqipëri nga çdo pikpamje; përkundrazi, me sa të jetë e mundur do ta mëkëmbë edhe më dhe do të ndalojë çdo gjë që mund të shkaktojë zhdukjen e sundimit të tij ose që mund të shkaktojë kondita të cilat, herët a vonë, mund të bëhen shkak për ndërhyrje të huaj ose për shqetësim të përgjithshëm”. Me këtë shpirt i dënoi Europa shqiptarët me robërinë e ndyrë dhe veçimin e tyre nga bota e jashtme, me shtypjen e pasurisë dhe të industrisë së tyre, me paditurinë që e mëkëmbi çdo ditë, me fanatizmin që futi në mes tyre, me varfërinë dhe me shtypjen e ndjenjave të tyre.
Ish-drejtori i arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” dokumente të sigurimit që tregojnë zbërthimin e disa anekdotave në kohën e regjimit komunist.
Disa nga anekdotat
“Hodha grepin në Bunë dhe zura një krap, e hodha në Lanë dhe zura 10 labë”.
“Dakort jemi me alfabetin, tha një lab në Kongresin e drejtshkrimit, por veç gërma “l” të dalë e para që të lexohet “l,a,b”
Gjatë diktaturës komuniste shqiptarët mundoheshin që stresin që u jepte ai regjim ta hiqnin nëpërmjet anekdotave.
Në jo pak raste, regjimi këto i trajtonte si agjitacion e propagandë. Anekdotat ishin një mjet i fshehtë agjitativ me të cilat viheshin në lojë dukuri të regjimit komunist. Sjell sot për shembull (bashkëlidhur, pjesë të përzgjedhura) një raport të një organi vendor. Komiteti i Partisë së Punës së Rrethit Dibër, me një shkresë të datës 6.4.1973 drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës, njoftonte opinionet që qarkullonin në popull.
Komiteti ishte i shqetësuar sepse këto anekdota në pamjen e parë dukeshin si humor për të kritikuar të metat, por në të vërtetë “dëmtonin formimin e opinionit të shëndoshë revolucionar”. Informacionet e këtij lloji, si praktikë silleshin nga Sigurimi i Shtetit për komitetet e partisë.
Ato bënin pjesë në informimin e rregullt njëmujor që vinte te komitetet në fjalë në lidhje me ato që mendonte populli, në të vërtetë jo aq i lumtur sa ç’dilte në fjalimet programatike e propagandistike të kongreseve e plenumeve entuziaste komuniste”, shkruan në Facebook, Kastriot Dervishi.
Ish-drejtori i arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” dokumente të sigurimit që tregojnë zbërthimin e disa anekdotave në kohën e regjimit komunist.
Disa nga anekdotat
“Hodha grepin në Bunë dhe zura një krap, e hodha në Lanë dhe zura 10 labë”.
“Dakort jemi me alfabetin, tha një lab në Kongresin e drejtshkrimit, por veç gërma “l” të dalë e para që të lexohet “l,a,b”
Gjatë diktaturës komuniste shqiptarët mundoheshin që stresin që u jepte ai regjim ta hiqnin nëpërmjet anekdotave.
Në jo pak raste, regjimi këto i trajtonte si agjitacion e propagandë. Anekdotat ishin një mjet i fshehtë agjitativ me të cilat viheshin në lojë dukuri të regjimit komunist. Sjell sot për shembull (bashkëlidhur, pjesë të përzgjedhura) një raport të një organi vendor. Komiteti i Partisë së Punës së Rrethit Dibër, me një shkresë të datës 6.4.1973 drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës, njoftonte opinionet që qarkullonin në popull.
Komiteti ishte i shqetësuar sepse këto anekdota në pamjen e parë dukeshin si humor për të kritikuar të metat, por në të vërtetë “dëmtonin formimin e opinionit të shëndoshë revolucionar”. Informacionet e këtij lloji, si praktikë silleshin nga Sigurimi i Shtetit për komitetet e partisë.
Ato bënin pjesë në informimin e rregullt njëmujor që vinte te komitetet në fjalë në lidhje me ato që mendonte populli, në të vërtetë jo aq i lumtur sa ç’dilte në fjalimet programatike e propagandistike të kongreseve e plenumeve entuziaste komuniste”, shkruan në Facebook, Kastriot Dervishi.
Në mënyrë paradoksale bota ende nuk ka një strategji të unifikuar e të mirëfilltë për të luftuar terrorizmin.
Sipas profesorit të Universitetit të Bolonjës, Ranieri Razzante, i cili është njëkohësisht avokat dhe Drejtor i Observatorit për Pastrim Parash dhe atij për Financimin e Terrorizmit në Universitetin e Romës, ndaj terrorizmit duhet një luftë me armë dhe aspak dialog.
Razzante, i cili është edhe këshilltar i Komisionit Anti-Mafia të parlamentit italian në një intervistë për ‘Sputnik’ ka thënë:
‘Përgjigja ime nuk dëgjohet shpesh pasi shumë liderë druhen të shprehen kështu apo të veprojnë në këtë mënyrë, por kundër terrorizimit na duhen armë dhe luftë e vërtetë. Lufta që na kanë shpallur kërkon armë dhe jo dialog. Asnjë dialog me terroristët pavarësisht asaj që përfaqësojnë, vetëm luftë e armatosur dhe shpartrallim’.
Më tej ai këshillon që vendeve që financojnë grupet terroriste si ISIS apo edhe të tjera t’u vihen sanksione nga SHBA-të, BE-ja dhe vendet e tjera.
Në fund të intervistës Razzante thotë se vendet që bëjnë tregti dhe financojnë terroristët dhe për të cilët ka prova, ndaj këtyre vendeve duhet vendosur embargo deri sa të ndërpresin ndihmën për ta.
‘Nuk mund të lejojmë që vendet në kontinente të ndryshme që financojnë terrorizmin të vijojnë të qeta tregtinë dhe mbështjen për ta. Ndaj tyre duhet embargo e fortë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare derisa të heqin dorë’.
Unë, dëshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptarëve në Shkup
I njohur edhe si bashkëpunëtor në disa gazeta të rëndësishme të kësaj kohe, dhjetori i vitit 1912 e gjen atë si i dërguar special të gazetës ruse “Kievskaja Misl” në Shkup dhe rrethinat e tij për të bërë një reportazh lufte. Por, i gjendur në mes të një masakre të organizuar të serbëve ndaj popullsisë shqiptare, ai nuk ngurron te shkruajë me tone akuzuese për atë që pa me sytë e tij. Gazeta “Kievskaja Misl”, që botohej në Kiev në gjuhën ruse, në atë kohë ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja që botohej jashtë kryeqytetit, Moskës. Për të, shkruanin pothuaj të gjitha penat më të mira të kohës, nisur nga publicisti Llunaçarski, duke vazhduar me shkrimtarët Korolenko, Paustovski e Gorki e për të përfunduar me politikanët si Leon Trocki e të tjerë. Dihet se Leon Trocki, me origjinë hebreje, ishte një nga dy pretendentët për të marrë postin e Leninit pas vdekjes. Por ai humbi përballë Stalinit dhe më pas u detyrua të largohej nga Bashkimi Sovjetik për të gjetur vdekjen në Meksikën e largët, pas një atentati të organizuar nga kundërshtarët politikë. Koha që Trocki sjell në reportazhin e tij ka qenë nga më të vështirat për shqiptarët dhe mbijetesën e tyre. Me fillimin e Luftës Ballkanike, Shqipëria ishte gjysmë e shkretuar dhe trupat serbe, në emër të luftës kundër Perandorisë Osmane, ndërmorën një sërë pushtimesh, të cilat u shoqëruan me masakra masive kundër popullsisë krejtësisht të paarmatosur. Sipas shtypit të kohës, gjatë kësaj ofensive humbën jetën rreth 250 mijë shqiptarë. Gazetari austriak Leo Frojdlih, edhe ky me origjinë hebreje, autor i librit “Golgotha Shqiptare”, i përshkruante masakrat e serbëve në vjeshtën e vitit 1912, deri në pranverën e 1913s, në trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni me këtë gjuhë: “Me qindra e mijra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’u shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më keq e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, të fshehurit gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilët përdhunoheshin, lidheshin, dhe pasi bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzëna, u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija, vendosej në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Më poshtë, reportazhi i plotë i Leon Trockit, botuar në gazetën ruse “Kievskaja Misl”, në dhjetor 1912, veç të tjerave shërben për të rrëfyer edhe përsëritjen e historisë me masakrat e gjenocidin serb gjatë viteve 19981999 në Kosovë.
Genocidi në zonën e Preshevës
Leon Trocki – “Kievskaja Misl” 23 dhjetor 1912.
Kam pasur rastin, për fat apo fatkeqësi, ta vizitoj Shkupin, disa ditë pas Betejës së Kumanovës. Qysh në fillim u irritova nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen për qarkullim. Për shkak të pengesave që më bëri Ministria e Luftës, fillova të mendoj se njerëzit që e udhëhiqnin luftën nuk e kishin ndërgjegjen të pastër dhe se atje poshtë, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga sa paraqitej në shtypin zyrtar. Kjo përshtypje ose parandjenjë m’u përforcua pas takimit me një oficer, i cili kishte qenë në Shkup me ushtarët e Shtabit të Përgjithshëm. Oficeri, të cilin e kisha njohur për një kohë të gjatë, ishte njeri i ndershëm. Mirëpo, sapo ai e mori vesh se unë po shkoja për në Shkup, meqë realisht edhe e kisha marrë lejen për të shkuar atje, me një qëndrim të hapur armiqësor më tha se nuk duhet të shkoja dhe se nuk e iste Sovjetike, fillon të botohet në Shën Pjetërburg. 1970 Për herë të parë u festua Dita e Tokës. 2016 Dita e 113 e vitit, kanë mbetur edhe 253 ditë nga mbarimi i tij… Vdiq 1616 Miguel Cervantes de Savedra (1547 1616) romancier e dramaturg ndër ma të njohurit e shek. të 16të. Fama e tij botërore lidhet në veçanti me figurën e Don Kishotit të Mançës. Data e saktë e lindjes nuk gjendet në regjistra. (Mendohet se ka lindur me 29 shtator, ditën e San Miguelit). Botë Sporti dhe Futbolli Gazeta Aforizma e ditës Kafe letrare “SavraMonAmour!” Nji libër… nji dritare Rubrika e Heretikut Hapësirë Debati Kënga si Kujtesë Shqipja e Dialektit Revista Arbëria Video…poezi FotoVideo PasioneFoto Hapësira Juaj… Lazer Radi – Jeta (1916 1991) Boterori Brazil 2014 Biografi e Dr. Lazër Radi Botimet Miqtë e Lazër Radit Historia përmes fotosh Poezia Artikuj 19351939 Intervista Përkthime Artikuj 19351939 Artikuj 19391944 Artikuj 19911998 për të shkuar atje, me një qëndrim të hapur armiqësor më tha se nuk duhet të shkoja dhe se nuk e kuptonte pse Beogradi po vepronte në këtë mënyrë, sipas tij, duke i lejuar “të huajt” të shkonin në Shkup. Në Vranjë, në kufirin me Serbinë, kur e kuptoi se nuk do ndryshoja vendimin, oficeri serb e ndërroi zërin dhe filloi të më përgatitë për pamjet që do të shikoja kur të arrija në Shkup. “Këto janë gjëra të pakëndshme, por fatkeqësisht janë të paevitueshme…”, – më tha ai. Kjo, më duhet ta pranoj, se më bëri edhe më shumë të dyshoja. Kjo do të thotë se veprat e liga, për të cilat ishte dëgjuar deri në Beograd, nuk ishin të rastësishme, nuk ishin raste të veçanta e të izoluara, përderisa një oficer i trajtonte si “nevoja të shtetit”. Dikush duhej të kishte të dhëna për këto. Kush? Ushtria apo qeveria? Përgjigjen për këto pyetje e mora sapo arrita në Shkup. Trishtimi im filloi porsa e kaluam kufirin. Në orën 5 pasdite, iu afruam Kumanovës. Dielli po perëndonte dhe errësira tashmë kishte fituar terren. Sa më shumë errësohej, aq më tepër shiheshin flakët e zjarrit që shkonin përpjetë. Po digjej gjithçka përreth nesh. Të gjitha fshatrat shqiptare, të afërta dhe të largëta, ishin kthyer në shtëllunga zjarri, deri te hekurudha. Ishte ky shembulli i veçantë i një lufte të tmerrshme shkatërruese që pashë në zonat e luftimeve. Në një çast, pasuria e atyre njerëzve, e trashëguar nga gjyshërit e stërgjyshërit dhe e fituar me mund, po kthehej në flakë. Kjo monotoni zjarri na përcolli gjatë gjithë rrugës deri në Shkup.
Genocidi ndaj shqiptarëve 1912
Zbrita nga vagoni me të cilin udhëtova.
Tërë qyteti ishte i heshtur, në rrugë nuk shihje njeri të gjallë, vetëm para stacionit të trenit ishte një grup ushtarësh, prej të cilëve mbërrinin zëra të dehurish. Secili shkoi në rrugën e vet, ndërsa unë mbeta i vetmuar në stacion. Shkova te grupi i ushtarëve. Katër ushtarë mbanin bajonetat në gjendje gatishmërie. Në mesin e grupit të ushtarëve qëndronin dy të rinj shqiptarë, me takije të bardhë. Një ushtar, çetnik i dehur, mbante në dorë thikën, ndërsa në dorën tjetër shishen e rakisë. Çetniku i urdhëroi shqiptarët të shtriheshin për tokë. Ata, gjysmë të vdekur nga frika, u ulën në gjunjë. Pas urdhrit tjetër, ata u ngritën. Këtë ai e përsëriti disa herë… Pastaj çetniku, duke sharë dhe duke kërcënuar, u drejtoi majën e thikës edhe viktimave të tjera. I detyroi të pinë raki, pastaj… i puthi. I dehur nga forca, rakia dhe gjaku, ai argëtohej duke luajtur me ta ashtu si macja e egërsuar me minjtë. Të njëjtat veprime, e njëjta psikologji. Të tre ushtarët e tjerë, edhe ata të dehur, qëndronin duke ruajtur se mos shqiptarët po iknin ose do kundërshtonin, derisa çetniku të argëtohej. “Këta janë arnautë”, – më thotë një ushtar, “tash do t’ i ther!”. Prej frikës u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim të mundohesha për të mbrojtur shqiptarët. Ata mund të shpëtonin nga këta ushtarë vetëm nga një forcë tjetër e armatosur. E gjithë skena luhej në stacionin e trenit. Sapo mbërriti treni tjetër, ika për të mos dëgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjet e shqiptarëve për ndihmë… Në rrugët e qytetit dhe në vetë qytetin ishte aq qetësi, sa dukej sikur ishte i shkretë. Të gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtë pasdite. Me të rënë nata, çetnikët fillonin punët e tyre. Futeshin dhunshëm nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe turqve, duke vrarë e plaçkitur. Shkupi kishte 60 mijë banorë, gjysma e të cilëve ishin shqiptarë e turq. Disa nga ata sigurisht që kishin ikur, por shumica kishte mbetur. Tashmë, gjatë natës kundër tyre kryheshin krime. Dy ditë pas arritjes sime në Shkup, e para gjë që me të cilën përballesha në mëngjes ishte grumbulli e kufomave të shqiptarëve me koka të thyera nën Urën e Vardarit, mu në qendër të qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarë, të cilët ishin mbytur nga çetnikët, të tjerët thoshin se ata i kishte sjellë uji i lumit. Vetëm një gjë dihej: ata njerëz nuk ishin vrarë në luftime… Shkupi ishte kthyer në një kamp të rëndomtë ushtarak. Popullata, sidomos shqiptarët dhe myslimanët fshiheshin nëpër rrugë për të mos u parë nga ushtarët serbë. Në mesin e masës së ushtarëve dallohen edhe fshatarë serbë, të cilët kanë ardhur këtu nga vende të ndryshme të Serbisë. Duke u justifikuar se kanë ardhur për të gjetur bijtë dhe vëllezërit e tyre, ata kalojnë nëpër Kosovë duke plaçkitur. Bisedova me tre prej atyre “torbaxhinjve”. Më i riu, një burrë i shkurtër, i sojit të “trimave”, lavdërohej sesi me pushkën e tij kishte vrarë dy shqiptarë, ndërkohë që dy të tjerë i kishin ikur. Bashkudhëtarët e tij, fshatarë të moshuar, e vërtetonin rrëfimin e tij.
Genocidi ndaj shqiptarëve 1912
“Një gjë nuk është e mirë, ankoheshin ata – Nuk kemi para me vete. Këtu mund të marrësh sa të duash qe dhe kuaj…
” Paga e ushtarit është dy dinarë (75 kopekë). Ushtari shkon në fshatin e parë të shqiptarëve dhe e merr kalin e parë që gjen. Përmes ushtarëve mund të marrësh një pendë qe për 20 dinarë. Serbët nga rrethina e Vranjës, në mënyrë masive janë nisur drejt fshatrave shqiptare me qëllim për të rrëmbyer gjithçka që gjejnë. Gratë serbe kanë ngarkuar në shpinë edhe dyer e dritare të cilat i kanë marrë nëpër fshatrat shqiptare. Ndërkohë erdhën dy ushtarë. Ata bëjnë pjesë në çetat, të cilat çarmatosin shqiptarët. Një ushtar pyet ku mund ta këmbejë një lirë. Kërkova të ma tregojë lirën, meqë nuk kisha parë monedhë turke. Ushtari fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerr floririn nga qesja, duke rrëfyer se ka edhe të tjera, por nuk dëshiron të rrëfejë sasinë. Një lirë turke këmbehet me 23 franga. Erdhën edhe ushtarë të tjerë. Po dëgjoja bisedat e tyre. “Nuk e di sa shqiptarë kam vrarë! – thotë njëri – por te asnjëri prej tyre nuk kam gjetur diçka të vlefshme për ta marrë. Dhe, kur ia kam hequr kokën një nuseje të re, te ajo kam gjetur 10 lira!”. Për bëmat e tyre, ata flasin krejt lirshëm. Kjo është e zakonshme për ta. Njerëzit nuk e kuptojnë se sa ndryshime të brendshme kanë sjellë vetëm disa ditë të luftës. Mund të shihet se deri në çfarë niveli shkon njeriu nga rrethanat. Në kushte të organizmit barbar të luftës, njerëzit shpejt brutalizohen dhe këtë ndoshta edhe nuk e kuptojnë. Një tog ushtarësh po marshonte rrugës kryesore të Shkupit. Një i dehur, sipas të gjitha gjasave, një turk i marrë, filloi t’i mallkonte. Ushtarët ndaluan. E mbështetën turkun tek muri më i afërt dhe e pushkatuan në vend. Toga vazhdoi tutje, ashtu sikur edhe popullata që ishte në rrugë.
Genocidi ndaj shqiptarëve 1912
Biseda me oficerin që e njihja: “Po pjekim zogj dhe po vrasim arnautë. Jemi lodhur tashmë!” Në mbrëmje, në një pijetore, takova një oficer, të cilin e njihja. Njësia e tij kishte qenë e stacionuar në Ferizaj, në qendrën e shqiptarëve, “Serbia e vjetër”. Me njerëzit e tij, rreshteri kishte tërhequr një top të madh të rrezikshëm, gjatë marshimit nga Koçani deri në Shkup. Topi do t’i dërgohej ushtrisë, e cila kishte rrethuar Edrenenë. Çfarë detyrash keni tani në Ferizaj mes shqiptarëve? – e pyes. “Po pjekim zogj dhe po vrasim arnautë. Jemi lodhur tashmë!”, thotë, duke bërë grimasa dhe duke hapur gojën nga lodhja. Pastaj vazhdon: “Ka shumë njerëz të pasur mes tyre. Afër Ferizajt kemi hyrë në një fshat të pasur, me shtëpi si kështjella. Pronari ishte një njeri i pasur, i cili kishte tre bij. Ishin katër meshkuj dhe shumë gra. Të gjithë i kemi nxjerrë nga shtëpia, i kemi radhitur gratë dhe para syve të tyre u kemi therur burrat. Gratë nuk qanin nga frika. Na u lutën t’i lejonim të futeshin në shtëpi dhe të merrnin rrobat e tyre. I lejuam. Ato pastaj na dhanë nga një dhuratë. Pastaj i vumë zjarrin tërë vendit…!” “Si mund të veproni në mënyrë kaq brutale? – e pyes i tmerruar nga rrëfimi i tij “Nuk e di as vetë, mësohet njeriu. Në një kohë tjetër, nuk do të kisha qenë në gjendje ta vrisja një plak apo një fëmijë të pafajshëm. Në kohë lufte, sikundër e dini, komandanti urdhëron dhe ju duhet ta zbatoni urdhrin. Shumë gjëra si këto kanë ndodhur. Gjatë bartjes së atij topi deri në Shkup, gjatë rrugës takuam një qerre, në të cilën ishin shtrirë katër burra të mbuluar deri në brez. Menjëherë nuhata erën e jodit. Diçka ishte e dyshimtë, mendova. Ndalova qerren dhe i pyeta kush ishin dhe ku shkonin. Heshtnin, duke u justifikuar se nuk dinin serbisht. Me ta ishte vetëm qerrexhiu, një rom, i cili na tregoi se katër të plagosurit kishin marrë pjesë në luftime në Merdare. Ishin plagosur dhe tani po ktheheshin nëpër shtëpi. E kuptova se kush ishin. Zbritni! – urdhërova. E kuptuan çfarë po u thosha, por hezitonin. Ç’të bësh? Vendosa bajonetën në pushkë dhe i thera të katërt… E kisha njohur këtë njeri. Kishte qenë kamerier në Kragujevc. Njeri pa ndonjë kualitet. Jo luftarak nga natyra, kamerier, ashtu sikur të gjithë kamerierët në vendet e tjera. Një kohë ishte edhe në Sindikatën e Kamerierëve. Ishte madje edhe sekretar, por u largua… Dhe shikoni tani se në çfarë është kthyer! Përse veproni si banditë, po vrisni dhe po plaçkitni, pa bërë asnjë dallim! – bërtita, duke ndjerë një neveri për njeriun me të cilin kisha biseduar. Eprori u gjend në një situatë të vështirë. U duk sikur diçka i kishte rënë ndërmend. Pastaj duke u munduar ta justifikonte veten, i bindur dhe serioz, shqiptoi një frazë, e cila kishte edhe më shumë të zeza sesa kisha parë dhe dëgjuar. “Jo. Nuk është ashtu. Ne, ushtria e rregullt, i përfillim në mënyrë rigoroze rregullat, asnjëherë nuk vrasim njeri më të ri se 12 vjeç. Për çetnikët nuk të them asgjë me siguri. Ata janë kokë më vete. Unë mund të siguroj për ushtarët!” Rreshteri nuk siguronte për çetnikët. Dhe me të vërtetë, ata nuk pranonin asnjë kufizim. Të rekrutuar nga mesi i të papunëve, të paaftëve, elementë të ligj dhe të pavlerë, nga turma më e ulët, argëtoheshin me egërsinë e tyre me krimet, plaçkitjet dhe dhunën. Veprat dëshmonin shumë kundër tyre. Edhe ushtria e shteti ndiheshin jo mirë nga banalitete të tilla të përgjakshme të çetave të degjeneruara. Ata u detyruan të marrin masa dhe ende pa mbaruar lufta, i çarmatosën dhe i kthyen nëpër shtëpitë e tyre.
Shkupi në 1912 me 85% shqiptarë
Kthimi
Nuk isha në gjendje ta duroja edhe më tej atë atmosferë, nuk kisha stomak për ta duruar. Interesi politik dhe vetëdija morale, për të parë me sy se si bëhen gjërat e tilla, u fundosën. Tashmë kisha vetëm një dëshirë: Të kthehesha sa më parë. Sërish u gjeta në tren. Po shikoja fushat e gjera rreth Shkupit. Çfarë bukurie, çfarë gjerësie! Njerëzit mund të jetonin mirë këtu. Çfarë dobie ka të flas kur ju vetë i dini këto ide, porse ato në atë vend më tingëllonin dhjetë herë më fort. Pesëmbëdhjetë minuta nga nisja e trenit, hodha vështrimin jashtë dhe pashë në një largësi prej 200 jardësh nga stacioni një kufomë me takije në kokë, me fytyrë përdhe dhe duar të shtrira. Rreth 50 jardë nga hekurudha po qëndronin dy roje serbe, pjesë e forcave që po ruanin hekurudhën. Me siguri kjo ishte vepër e tyre. Tutje, tutje, vetëm të largohem sa më parë nga ky vend.
Jo larg nga Kumanova, në një livadh, afër hekurudhës, ushtarët po hapnin një gropë të madhe. I pyes se për çfarë po hapej ajo gropë. Më thanë se gropa po hapet për mish të prishur, që ndodhej në dhjetë apo 15 kamionë, të cilët ishin parkuar anës rrugës. Ushtarët nuk e kishin marrë mishin që u kishte takuar. Krejt nevojat e tyre ushqimore, madje edhe më shumë se u nevojiteshin, ata i merrnin nga shtëpitë e shqiptarëve: djathë, qumësht, mjaltë. “Në atë kohë hëngra më shumë mjaltë, që ua merrnim shqiptarëve, sesa kisha ngrënë gjatë tërë jetës sime!”, – më thotë një ushtar. Për çdo ditë, ushtarët serbë thernin qe, dele, derra, pula, të cilat i hanin duke i hedhur mbetjet tej. “Neve nuk na duhet mishi. Sa e sa herë u kemi shkruar atyre në Beograd të mos na dërgojnë mish, por ata e bëjnë këtë sipas disa rregullave!”. Kështu qëndrojnë gjërat kur shikohen nga afër. Mishi po prishet, si mishi i njerëzve, ashtu edhe i kafshëve, fshatrat janë bërë shkrumb e hi, njerëzit po dëbohen, “njerëzit mbi 12 vjeç”… të gjithë janë barbarizuar, duke humbur fytyrën e tyre njerëzore… Lufta po del në sipërfaqe si kryesorja dhe më e rëndësishmja, do t’i shihni krimet nëse shpalosni pak perden, e cila rri varur para veprave të “trimërisë” së ushtarëve
Raport-informacionin e sekretarit të Komitetit të Partisë së Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit, Vangjel Gugu, dërguar Komitetit Qendror të PPSHJ-së në tetorin e vitit 1982, ku ai informonte një numër të madh kuadrosh të lartë të regjimit të asaj kohe, diplomatë, ushtarakë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, të Sigurimit të Shtetit, duke i akuzuar ata për lidhje të ngushta dhe bashkëpunim me të ashtuquajturin “Grupi armiqësor i Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut etj”.
Ky dokument vijon dhe në numrin e sotëm, ku përveç disa ish-funksionarëve të lartë të Sigurimit të Shtetit, bien në sy edhe akuzat ndaj shkrimtarit, skenaristit dhe dramaturgut të njohur, Bashkim Hoxha, për të cilin thuhet se është zgjedhur si kandidat në Byronë e Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nisur nga miqësia e ngushtë që ai kishte në atë kohë me Bashkim Shehun, djalin e ish-kryeministrit Mehmet Shehu.
Po kështu, në shkrimin e sotëm, që është dhe pjesa e fundit e këtij dossieri, bie në sy akuza që bëhet ndaj Enver Halilit, i cili në atë kohë dhe më pas, ka qenë sekretar i parë në disa rrethe të vendit. Po kështu, është dhe akuza që i bëhet gazetarit të njohur durrsak, Kujtim Kabashi (vëllai i aktorit të njohur, Mirush Kabashi), për të cilin thuhet se është pranuar në parti, edhe pse ka pasur biografinë e keqe.
Kjo gjë, pasi vëllezërit Kabashi kishin dajën e tyre, Skënder Çela, të pushkatuar pa gjyq në vitin 1948, nga regjimi komunist. Dhe për këta shkak, ata kanë pasur shumë probleme me regjimin komunist deri në vitin 1990.
NGA DASHNOR KALOCI
RAPORT-INFORMACIONI I SIGURIMIT PËR KOMITETIN QENDROR
Në muajin korrik 1980, armiku Mihallaq Ziçishti ka shkuar në Korçë me makinën e tij dhe ka marrë Bashkim Dinon, ish-ambasador në Greqi. E solli në Durrës dhe me interesimin e tij e stabilizoi në hotel “Turizmi”, pasi lëvizi prej andej një qytetar. Gjatë 10 ditëve të qëndrimit në këtë hotel, armiku Mihallaq Ziçishti po thuaj çdo ditë është takuar me Bashkim Dinon, ku ka qëndruar dhe biseduar me orë të tëra.
Armiku Mihallaq Ziçishti ka pasur shoqëri të theksuar me Qefsere Bushin, si dhe me Kozma Shaminë, përgjegjës i Doganës, i cili si nga armiku Mihallaq Ziçishti dhe Lirim Pëllumbi, është mbajtur afër. Në vitin 1975- 1976 është pranuar në radhët e Partisë Kadri Plaku, përgjegjës në ofiçinën e Parkut të Tregtisë dhe nga familje e deklasuar. Me përkrahjen dhe ndikimin e armikut Mihallaq Ziçishti, janë pranuar në Parti edhe persona të tjerë me përbërje të keqe politike, si Kujtim Kabashi në seksionin e Arsimit, Aleksandër Kurti në Ndërmarrjen Bujqë- sore Spitallë, Gani Krasniqi në kabinetin metodik, për të cilin organizata bazë e Partisë nuk ka qenë dakord, por me ndërhyrjen dhe ndikimin e armikut Mihallaq Ziçishti është pranuar në Parti.
NË ORGANIZATAT E TJERA DOLËN KËTO PROBLEME
Nga ministria, vitet e fundit nuk janë zhvilluar përgatitjet fizike me efektivin, sidomos sambo, mbasi nuk janë krijuar kushtet për zhvillimin e saj. Në lidhje me detyrat e ngritura në Protokollin e sek. të Komitetit Qendror të PPSH Nr. 59, datë 6.5.1981 mbi Policinë, nuk janë zbatuar. Kemi mendimin që ato të shikohen dhe të kërkohet zbatimi i tyre. Në ministri është sabotuar politika mbi qarkullimin e kuadrit, ka kuadro që kanë mbi 20 vjet që nuk kanë lëvizur dhe është krijuar ideja se vetëm këta janë të aftë për të kryer detyrat atje. Në Klubin Sportiv “Dinamo” janë grumbulluar disa elementë me përbërje të keqe politike. Në ministri është pasur si parim dërgimi jashtë shtetit i pjesëtarëve të familjes dhe miqve të udhëheqjes së ministrisë.
Ka nga ata që janë borgjezuar, si Servet Backa e të tjerë. Për kuadrot që gabonin në Sigurim, masa ndaj tyre ishte që të kaloheshin në polici. Lidhur me trajtimin e kuadrove nga ana ekonomike, është bërë diferencim nga udhëheqja e ministrisë. Kështu, është njësuar shefi i Policisë së rrethit, me atë të shefit të seksionit të Sigurimit. Kemi mendimin që të vendoset përsëri regjimi kufitar në zonën e bregdetit, i cili është hequr me qëllim nga armiqtë.
Nga ana e ministrisë është caktuar si vendbanim për të internuarit fshatrat Shetaj e Vilë-Bashtova, e cila është zonë kufitare dhe u jep mundësi atyre për t’u arratisur. Dega jonë nuk është ndihmuar me mjete transporti për gatishmërinë, por është lënë me disa makina të prishura, me përjashtim të makinës së hetuesisë. Maqo Përgjika së bashku me Nexhip Anxhakun, vinin shpesh tek armiku Mihallaq Ziçishti. Dragush Shena është kritikuar për ulje të figurës morale dhe pije alkoolike, por në vend që të merreshin masa për të nxjerrë në lirim, transferohet në Shkodër. Të shikohet problemi i organikës së sektorit të prapavijës për tani dhe kohë lufte.
Të shikohet edhe një herë vendi i mbajtjes së karburantit për kohë lufte (rezervë). Ka mungesa armatimi për efektivin aktiv, sidomos armë brezi. Vendkomandat e Degës për kohë lufte nuk janë të përshtatshme dhe nuk i plotësojnë nevojat. Të shikohen lidhjet e gjinive të punonjësve që janë në marrëdhënie pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të shikohet puna që bëhet në ofiçinën e Ministrisë, mbasi punohet me kualitet të dobët dhe merret ryshfet. Në Shtëpinë e Pushimit të MPB-së, çdo vit vijnë kuadro të Ministrisë, një vit vijnë me fletë kampi e një vit me dhomë, po kështu vijnë shumë miq e shokë të tyre që nuk punojnë në dikaster.
Kemi mendimin që shpërndarja e fletëve të kampit të mos bëhet nga Dega ë Shëndetësisë, por nga drejtoria e kuadrit. Në vitin 1956, në repartin 100 Durrës, me urdhër të Kadri Hazbiut janë asgjësuar një sasi armësh trofe. Të shikohet mënyra e asgjësimit të tyre. Të shikohet organika e radiostacioneve të rretheve tona. Me kalimin e Hetuesisë, organeve të Punëve të Brendshme me akte nënligjore, japin urdhra e udhëzime jo të drejta: duke kufizuar kështu në shumë raste të drejtat e hetuesisë, duke u bërë presion nga armiqtë Feçor Shehu, Elham Gjika e Lirim Pëllumbi.
Fjalimet e shokut Enver Hoxha për organet e Punëve të Brendshme, veçanërisht për Hetuesinë, asnjëherë nuk janë dërguar në bazë. Kështu u veprua edhe me porositë e Shokut Enver të janarit të 1961-shit në Byronë Politike. Duke qenë Hetuesia në varësi të MPB-së dhe të kryetarit të Degës, ka pasur ndikime negative e presione të ndryshme, disa herë janë bërë diferencime jo të drejta nga ana e Drejtorisë së Hetuesisë, për veprimtari armiqësore e keqbërëse. Ka pasur raste që janë goditur persona që edhe mund të ishin shpëtuar, siç ishte rasti i Haki Hasës.
Prokurori i Përgjithshëm, në disa raste ka dhënë në seksion urdhra për arrestim për persona, për të cilët nuk ka pasur prova të mjaftueshme, ose vetëm një provë, gjë që ka vështirësuar zbulimin e aktivitetit të tyre. Për këto ka ndikuar armiku Mihallaq Ziçishti, Lirim Pëllumbi e Feçor Shehu. Në disa raste, këta armiq kanë ndikuar në Prokurorinë e Gjykatën e rrethit, ku janë bërë arrestime me urdhër të tyre, duke përcaktuar edhe masën e dënimit. Mihallaq Ziçishti ka përkrahur elementë me përbërje jo të mirë politike e morale, që kanë qenë edhe në burg, duke u dhënë strehim, punë dhe të drejtë studimi. Shumë qendra zjarri janë çuar në vende të ndryshme pa kriter dhe tani po bëhen shpenzime për zhvendosjen e tyre. Disa prej tyre janë vendosur në vende të papërshtatshme.
Bashkim Hoxha është zgjedhur kandidat i Byrosë së Komitetit Qendror të Rinisë, i cili ka qenë në lidhje të ngushtë shoqërore me Bashkim Shehun, djalin e armikut Mehmet Shehu. Kiço Simaku ka qenë shoku i ngushtë i Mihallaq Ziçishtit dhe Lirim Pëllumbit, ka marrë pjesë në dreka e darka me ta. Bajram Alizoti, nëndrejtor i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u kritikua për vesin e pijes dhe se është në lidhje fisnore me armikun Kadri Hazbiu, nga ana e së shoqes. Për shkeljet e normave, veç përgjegjësisë që ka Komiteti i Partisë së Degës dhe ai i Rrethit, përgjegjësi kanë edhe shokët e instruktorëve për organet e Punëve të Brendshme pranë KQ të Partisë.
Kemi mendimin që personeli i shërbimit të hotel “Adriatikut” të qarkullojë, mbasi janë të komprometuar. Të shikohet puna e Isuf Mullait, sepse ka pasur miqë- si të ngushtë me Feçor Shehun. Lirim Pëllumbi nuk përkrahte dhe t’u krijonte ambient të ngrohtë kuadrove të reja, i godiste, i diskreditonte ata: mbante pas vetes disa persona servilë, në zbatimin e vendimeve dhe direktivave të Partisë, nuk tregonte kujdesin e duhur, përparë- si u jepte udhëzimeve dhe porosive të armikut Feçor Shehu, kishte tendencë të fuste sa më shumë njerëz në burg, përkrahte elementë me përbërje të keqe politike, ka ndërmjetësuar të mos zbatohej vendimi për internimin e Skënder Haznedarit, djali i diversantit Sabaudin Haznedari, ka ndërhyrë për të pasaportizuar në qytetin e Durrësit gruan e vëllait të armikut Fadil Paçrami.
PËR FEÇOR SHEHUN
Në metodën e tij kishte krijuar frikën, gjë e cila ka penguar për t’ia thënë gjërat hapur Partisë. Lirim Pëllumbi në “Turizëm” bënte politikën e kuadrit Feçor Shehu, kur ka prezantuar në Sarandë Ylli Hilën, është shprehur se: vjen aty për të forcuar punën, në fakt ai ishte shkarkuar për shkelje të rënda që kishte bërë në marrëdhëniet me të huajt. Feçor Shehu ka pasur marrëdhënie të ngushta me Ylli Hilën dhe Gëzim Hilën, të cilët janë edhe sot në këto organe dhe janë kunetërit e Muhamet Prodanit. Në vitin 1963, kur Feçor Shehu ishte kryetar Dege në Shkodër, ka pasur shoqëri me Enver Halilin, vinte shpesh për gjueti në breg të Bunës. Marrëdhëniet e ngushta të Ylli Hilës me armikun Feçor Shehu janë dukur që kur Ylli ka qenë shef seksioni në Durrës.
Armiku Kadri Hazbiu ka pasur miqësi të ngushtë me armikun Mihallaq Ziçishti, kjo është parë se vinte shpesh në shtëpinë e tij. Armiku Llambi Peçini, kur ishte kryetar Dege në Vlorë, lundronte shpesh në det të hapur për peshkim, natën, dhe nuk dihej qëllimi i tij, shkonte me makinë natën në disa rrethe. Armiku Mehmet Shehu, kur vinte në Vlor,ë merrte me vete Llambi Peçinin.
Sekretar i Komitetit të Partisë të Degës Vangjel Gugu Durrës.
Dokumentet/ Anekdotat kundër regjimit që u zbërthyen nga Sigurimi
Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” dokumente të sigurimit që tregojnë zbërthimin e disa anekdotave që qarkullonin në vitet 70-të që sipas tyre ishin kundër regjimit.
Një ndër to është edhe shprehja “Hodha grepin në Bunë dhe zura një krap, e hodha në Lanë dhe zura 10 labë”. Kjo sipas Sigurimit do të thoshte se Tirana ishte mbushur me lebër.
Gjatë diktaturës komuniste shqiptarët mundoheshin që stresin që u jepte ai regjim ta hiqnin nëpërmjet anekdotave.
Në jo pak raste, regjimi këto i trajtonte si agjitacion e propagandë. Anekdotat ishin një mjet i fshehtë agjitativ me të cilat viheshin në lojë dukuri të regjimit komunist. Sjell sot për shembull (bashkëlidhur, pjesë të përzgjedhura) një raport të një organi vendor. Komiteti i Partisë së Punës së Rrethit Dibër, me një shkresë të datës 6.4.1973 drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës, njoftonte opinionet që qarkullonin në popull.
Komiteti ishte i shqetësuar sepse këto anekdota në pamjen e parë dukeshin si humor për të kritikuar të metat, por në të vërtetë “dëmtonin formimin e opinionit të shëndoshë revolucionar”. Informacionet e këtij lloji, si praktikë silleshin nga Sigurimi i Shtetit për komitetet e partisë.
Ato bënin pjesë në informimin e rregullt njëmujor që vinte te komitetet në fjalë në lidhje me ato që mendonte populli, në të vërtetë jo aq i lumtur sa ç’dilte në fjalimet programatike e propagandistike të kongreseve e plenumeve entuzuaste komuniste”, shkruan Dervishi.
Analisti Fatos Lubonja i përgjigjet akuzave të shkrimtarit Ismail Kadare dhe e fut atë në një “thes” me ish-shefin e hetuesisë së regjimit komunist, Qemal Lame dhe me botuesin Henri Çili, kur thotë se iu duhet njëri-tjetri për të fabrikuar akuzat ndaj tij.
Ndërsa Kadare i përgjigjet letrës së botuesit të “Mapo”, Henri Çili ku shprehet se nuk do ta falte denoncimin politik të Fatos Lubonjës për të, gjatë gjyqit të të atit, Todi Lubonja, analisti tregon se si qëndron e vërteta.
“E para, shpreh keqardhje të madhe se si vazhdon kultura e manipulimit, stimulimit të heronjve të rremë. Kadare në jetën e tij punon vazhdimisht në këtë formë për të transformuar veten e tij, duke krijuar një Kadare falso. Është qesharake ajo që thotë. Unë kam thënë vetëm se im atë kishte simpati për Kadarenë dhe Agollin se i konsideronte më me kurajë artistike. Kurse ai sikur paskam thënë se ka qenë ai kryetari i grupit armiqësor të liberalizmit që ka influencuar edhe Todi Lubonjën. Po pse nuk e arrestuan atëherë? Të thuash këto që thotë Kadare është të tallesh me njerëzit që e kanë jetuar atë kohë”, thotë ai.
Sa për shprehjen “Gjuha serbe një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe”, Lubonja pretendon se është Kadareja që e ka artikuluar në këtë formë dhe shton: “Unë as nuk shpik, as nuk shtoj e transformoj siç më akuzon. Nëse ky është një makabritet, sikurse thotë Kadare, hapni gazetën ‘Drita’ të datës 30 shtator 1990 të cilës i jam referuar. Ky vetë e ka thënë”.
Lubonja i referohet dy njerëzve me të cilët Kadare ka bashkëpunuar për të fabrikur akuzën e tij. Qemal Lame është shefi i hetuesisë që në kohën e errët, përgjegjës për fabrikimin e tërë atyre gjyqeve, që duhet të ishte dënuar sepse ka shkelur edhe ligjet e asaj kohe. “Këta janë përdhunues që pasi kanë përdhunuar, akuzojnë viktimën se pse ka hapur këmbët”.
Sa për botuesin ai thotë se është “Sinonimi i njeriut të pamoralshëm që e krijoi ky tranzicion” dhe që ka interesat e tij në gjithë këtë histori. “I duhet Kadareja për të mbajtur universitetin”, shtoi ai.
Analisti shton se kemi të bëjmë me regjim të dytë që vazhdon me mekanizmat e regjimit të parë.
Cila është Shqipëria që duan këta të rinj? Shqipëria e mbuluar pëllëmbë për pëllëmbe me kanabis? Shqipëria që duam, Shqipëria ku vriten biznesmenë dhe zyrtarë policie mes kryeqytetit, apo është Shqipëria që duam ajo që nxjerr çdo ditë kufoma të rinjsh në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, të cilët vriten për pazare droge? Cila është Shqipëria që duam sipas kryebashkiakut të kryeqytetit?
Nga Hysni Gurra/
Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë, për të dalë nga qerthulli i politizimit të tejskajshëm të shoqërisë. Ky mendim të përforcohet teksa sheh të rinj të shumtë, votues për herë të parë, të cilët brohorasin dhe çirren për partinë, në një shesh të papërfunduar, midis pluhurit dhe katrahurës të një kantieri ndërtimi.
Të gjithëve na ka rastisur të ndjekim nga afër ose larg fushata elektorale edhe në vendet europiane. Kurrë, askund, nuk sheh të rinj kaq të politizuar. Nën sloganin “Shqipëria që duam”, të rinjve u mbajnë fjalime politikanë relativisht të rinj në moshë, përveç njërit, kryeministrit, por të vjetër në huqe. Të korruptuar, të paaftë dhe dështakë në politikëbërje. Shqipëria që duam – thotë ish Ministri i Brendshëm!
Cila është Shqipëria që duan këta të rinj? Shqipëria e mbuluar pëllëmbë për pëllëmbe me kanabis? Shqipëria që duam, Shqipëria ku vriten biznesmenë dhe zyrtarë policie mes kryeqytetit, apo është Shqipëria që duam ajo që nxjerr çdo ditë kufoma të rinjsh në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, të cilët vriten për pazare droge? Cila është Shqipëria që duam sipas kryebashkiakut të kryeqytetit? Ajo Shqipëri që po krijon Kryetari i Bashkisë së Tiranës me kioska? Çfarë modeli duhet të ndjekin të rinjtë e Shqipërisë, modelin e lali Erit, i cili mund të jetë i vetmi kryebashkiak në botë që paguan me taksat e qytetarëve mbi 40 persona për t’i bërë propagandë fasadave të tij? Cila është Shqipëria që duam sipas kryebashkiakut, ajo Shqipëri, ajo Tiranë ku kryetari i bashkisë nuk kursen as personat me aftësi ndryshe për të bërë propagandë për të?
Në Tiranë ekziston një shoqatë e personave që nuk dëgjojnë, stafi i së cilës në këmbim të projekteve, bën nga mëngjesi në mbremje propagandë për lali Erin anëtarëve te saj. Ky është rast i vërtetë. Ky njeri, i cili iu paraqit Shqipërisë si modeli i ri në politikë, është i frikshëm, nuk njeh kufij njerëzorë dhe caqe në përdorimin e fëmijëve, të moshuarve, të pastrehëve dhe njerëzve me aftësi ndryshe për qëllimet e tij personale. Ky është modeli i Shqipërisë që duam për të rinjtë? Cila është Shqipëria që na ka lënë kryeministri i sotëm? Shqipëria vendi i fundit më rajon për klimën të bërit biznes, Shipëria në vendin e parë në rajon për varfëri dhe nivelin e korrupsionit. Cila Shqipëri?
Shqipëria që po dorëzon ky kryeministër plot e për plot më kanabis, korrupsion, konçensione abuzive, parlament me kriminelë, bashki me kriminelë. Arsim të lartë skandaloz! Shëndetësi katastrofë! Bujqësi paramesjetare! Kjo është Shqipëria që duan këta që e drejtojnë. Por, a është kjo Shqipëria që duan ata të rinj të cilët brohorasin të pavetëdijshëm në Sheshin Skënderbej? Dyshoj të jetë kjo Shqipëria që duan këta të rinj! Nëse kjo është vërtet Shqipëria që duan edhe këta të rinj, atëherë ata dhjetëra mijëra të rinj, të cilët nuk e duan këtë model të korruptuar, kriminal dhe mediokër, duhet ose të mbledhin plaçkat e të largohen nga ky vend, ose të ngrihen dhe t’i tregojnë vendin këtij modeli të shpifur.
Në shkrimin e tij më të fundit, Blendi Fevziu jep një lajm rrënqethës: Po përgatitet eleminimi fizik i kreut të Opozitës.
“Shërbime të specializuara të sigurisë ishin informuar se ndaj kreut të opozitës shqiptare po organizohej një atentat për eleminim e tij fizik.” Shkruan gazetari i njohur.
Madje ai shton se është edhe identifikuar personi që është ngarkuar ta bëjë këtë vrasje. Ja çfarë shkruan Fevziu: “Personi më i përfolur dhe më rrezikshëm është një individ me rekorde kriminale, vrasës me pagesë, që jeton jashtë Shqipërie dhe që ka vënë edhe një herë tjetër në gadishmëri policinë shqiptare në vitit 2011 pas një informacioni se donte të godiste një tjetër politikan të rëndësishëm të saj kohe në Tiranë. Informacioni duhet t’i jetë përcjellë strukturave të sigurisë në Shqipëri dhe sipas informacioneve tona, është zyrtarizuar edhe me letërkëmbim midis tyre.”
Për të përforcuar seriozitetin dhe alarmin e këtij lajmi, gazetari shkruan: “Shefi i SHISH ka pasur një takim urgjent me Presidentin e Republikës dhe më pas, ka takuar po kaq urgjent Ministrin e Brendshëm Xhafa dhe Kryeministrin Rama.”
Gazeta Telegraf. Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot një zyrtar të Komisionit Europian. Nga çadra e protestës, Berisha pretendon se një zyrtar nga Brukseli erdhi në Tiranë si misionar për të blerë mandate për llogari të Ramës.
Berisha nuk përmend emër, por thotë se ky zyrtar takoi partitë aleate të PD duke i kërkuar atyre të hyjnë në zgjedhje.
Berisha: Këtu para 5-6 ditësh erdhi një misionar, erdhi dhe mblodhi parti të tjera të opozitës. Ta kishte dërguar Kominterin i Josif Stalinit, ndryshe nuk mund tu fliste. Çfarë u tha drejtori që erdhi nga Brukseli kryetarëve të partive opozitare?! U tha; tani lereni PD dhe Lulzim Bashën të kalben në çadër, por futuni merrni ato mandate se u erdhi radha. Erdhi me misionin të shkatërrojë opozitën, erdhi të ndërtojë opozitën sipas Edi Ramës. Dy gjëra do ti them atij: Sigurisht ti nuk erdhe nga Kominterni, sepse Kominterin ka degada që ka përfunduar në koshin e historisë. I sigurtë jam se nuk more porosinë nga Komisioni i BE, sepse ky është institucione që ndërtohet mbi ligje demokratike, por ti erdhe ose si anëtar i klubit 4700 euro metri katror ose erdhe si anëtar i klubit të kanabisit të Tiranës. Por misionin tënd të turpshëm je treguar i pamend, sepse ata burra që takove atë ditë, përfaqësues të partive aleate i kanë këtu aleatët prej 56 ditësh. Dëgjo tani, se edhe emrin nuk ta di: Nëse ata nuk do kishin ardhur në këtë çadër me vullnetin e tyre të lirë, Edi Rama do tu kishte bërë atyre çdo shpërblim, nëse ata nuk do ishin në çadër Edi Rama do të ishte i gatshëm ti falte nga një magazinë si ajo e Përmetit me drogë. Na kujtove ato kohërat e Perandorisë Osmane, kur Sulltani para se të dërgonte ushtritë dërgonte qeset me para, erdhe këtu të blesh mandate për llogari të Ramës, turpi të mbuloftë. Thirrja ime për KE: largojeni këtë njeri nga Komisioni, largoni njerëzit e korruptuar nga Komisioni. Ky është një akt i turpshëm dhe nuk i bën nder as Komisionit dhe as vendit nga i cili ka ardhur.
Sali Berisha i është përgjigjur edhe kryeministrit Rama duke i thënë se ka ofenduar shqiptarët me shprehjen tokë e “xanun”
Berisha: Së pari me shprehje tënde prej ordineri ti mendove se mund të fyesh ata që përdorin faljen “xanun”, por harron që ata janë shumicë në diellin shqiptar. Harron se ky është një akt përçarës i turpshëm, por harron se po të garantoj ty se ata dhe secili prej tyre janë 1000 herë me njeri sesa ti. Ata i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe e duan këtë vend më shumë se ti. Ata i thonë familjes familje dhe nuk ndajnë kurrë konceptin që ti ke për familjen, sepse ata i thonë dinjtetit njerëz dinjitet dhe i bindur të jesh ti se janë të gatshëm të të bëjnë ty që lana të të duket vaskë floriri. Por ti Edi Rama je verbuar, ti nuk lexon çfarë shkruhet në muret e çadrës. Në çdo centimetr shkruhet “guxo po deshe”. Ti sillesh si skuth, nga një studio në një tjetër duke u zënë me gazetarët, edhe njëherë guxo po deshe.
Sot më tepër se kurrë, kur publikisht është kuptuar dhe pranuar dështimi i së arshtuquajturës “Rilindje në Arsim” si pjesë e pandarë e modelit të dështuar qeverisës që solli pushteti i rilindjes, është urgjente të përcaktohen hapat e parë që duhet të ndërmarrë Qeveria e ardhshme Teknike në sistemin arsimor të vendit.
Kriza e thellë politike dhe humbja e moralit qeverisës së mazhorancës aktuale për të vijuar qeverisjen e këtij vendi, duhet të sjellë rrjedhimisht dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe ndërmarrjen e hapave konkretë të gjithë faktorëve politikë në ndërtimin e një Qeverie Teknike, e cila përveçse do të punojë për sigurimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, do t`i duhet të përballet edhe me pasojat tragjike që ka lënë pas keq qeverisja aktuale në fushën e arsimit.
Kaosi i krijuar i krijuar në arsim është i dukshëm dhe i prekshëm në çdo institucion arsimor të këtij vendi, nga Vermoshi e deri në Konispol, dhe natyrisht që një Qeveri Teknike sado e aftë që të jetë do ta ketë të vështirë të rikuperojë dëmet e sjella, por të paktën do t`i duhet të ndjekë disa hapa konkretë, të cilat në gjykimin tim dhe të mjaft ekspertëve në arsim, do të duhen të ndërmerren medoemos, për t`i dhënë sistemit arsimor frymëmarrjen e nevojshme për t`u ringritur sadopak.
Llogjika qeverisëse e deritanishme na dha të kuptojmë përfundimisht se qeveria e rilindjes nuk ka pasur kurrë asnjë synim për përmirësimin e arsimit në përgjithësi dhe rritjen e cilësisë dhe zhvillimin e arsimit të lartë në veçanti. Kësisoj mbetet detyrë prioritare e Qeverisë Teknike të ndërmarrë hapa konkretë për t`i hapur rrugë zhvillimit të arsimit, sidomos i atij të lartë.
Hapi i Parë: Të rrisë urgjentisht kuotat e pranimeve në Universitetet Publike, brenda kuadrit dhe hapësirave të tyre fizike. Në këtë mënyrë rriten shanset e të rinjve për t`u shkolluar dhe plotësohet edhe një detyrim kushtetues që shteti ka ndaj arsimimit të qytetarit.
Hapi i Dytë: Të ulë tarifat e studimit në nivele të pranueshme për familjet shqiptare, duke mos i çuar ato më tepër se 20% të kostos së programit të studimit. Të ardhurat e universiteteve publike nuk cenohen nga këto ulje tarifash, pasi do kenë rritje si pasojë e rritjes së numrit të studentëve.
Hapi i Tretë: Pranimet në Universitetet Publike të bëhen nga vetë universiteti publik, ashtu siç e parashikon Ligji i Arsimit të Lartë, dhe jo me “Formular të centralizuar” dhe të dirigjuar nga Ministria e Arsimit. Universitetet të krijojnë portalet e tyre të posaçme online nga ku maturantët të aplikojnë, dhe Ekzekutivi i Arsimit thjesht të koordinojë aplikimin në këto portale. Edhe universitetet private mund të bëjnë të njëjtën gjë, por të mos paralelizohen me universitetet publike, për shkak se shërbimi që ato ofrojnë për të “njëjtin produkt” nuk është me tarifë të ekstremist të ndryshme. Maturantët të zgjedhin vetë nëse duan të shkojnë tek privati, dhe të mos detyrohen nga askush dhe asgjë të aplikojnë me detyrim.
Hapi i Katërt: Të krijohen kushtet për transferimin në universitetet publike të atyre studentëve që kanë shkuar me detyrim në institucionet e arsimit të lartë privat në vitin akademik 2016-2017, dhe që plotësojnë kriteret për të shkuar në degët ku meritojnë, sipas kritereve të universitetit publik përkatës. Në këtë mënyrë i jepet çdo të riu e të reje mundësia të përfitojë nga studimet me tarifë shtetërore, dhe njëkohësisht zbatohet një parim bazë i Marrëveshjes së Bolonjës, ai i transferimit të studimeve.
Hapi i pestë: Të lejojë zbatimin e autonomisë dhe lirisë akademike, institucionale dhe menaxheriale të universietetve publike, duke u dhënë atyre mazhorancën në Bordet e Menaxhimit, si dhe drejtimin e këtyre bordeve natyrisht. Njëkohësisht duhen spastruar Bordet e Administrimit nga militantët dhe arrogantët partiakë të pushtetit, që skanë asnjë lidhje me arsimin, dhe zëvendësuar ato me njerëz seriozë e profesionistë të përgjegjshëm.
Hapi i gjashtë: Të çlirojë zyrat e Ekzekutivit të Arsimit, Drejtorive Rajonale Arsimore, Zyrave Arsimore Rajonale, si dhe Drejtorive të Shkollave të Arsimit Parauniversitar nga individët e paaftë, të teseruarit e partisë pushtet, nga arrogantët, hajdutët dhe gjobvënësit, si hap themelor i frymëmarrjes së munguar në arsimin parauniversitar dhe institucionet menaxhuese të arsimit publik në vend. Në këtë formë jo vetëm fillon e merr jetë zhvillimi i arsimit por edhe eliminohen mundësitë e deformimit të vullnetit të votës së lirë të mësuesve dhe punonjësve teknikë në institucionet arsimore publike.
Hapi i shtatë: Shkollat dhe ambientet e saj t`i kthehen nxënësve, në to të mos lejohen mbledhje apo takime të asnjë grupimi politik, ashtu siç po ndodh rëndom sot në shkollat shqiptare, të cilat janë kthyer në ambiente e zyra të partisë pushtet.
Hapi i tetë: Të ndalohet rreptësishtë ndërprerja e mësimit dhe çuarja e nxënësve nëpër tubimet elektorale të kujtdo subjekti politik. Shenjtëria e institucionit arsimor dhe përgjegjësia e mësimdhënies duhet t`i mbivendosen çdo tentative apo joshjeje nga subjektet politike për pjesëmarrje në tubimet e tyre politike.
Hapi i nëntë: Qeveria Teknike të menaxhojë me përgjegjësi Maturën Shtetërore dhe provimet e saj, duke mos lënë shkas hajdutëve apo mashtruesve të fusin dorë në provimet e shtetit, ku nxjerrja e tezave të provimeve ka rezultuar të ketë dalë më herët se vet provimet dhe është shitur rëndom tek ofertuesi më i mirë.
Hapi i dhjetë: Të ç`bëjë koncesionet e shëmtuara që lidhen me kryerjen e provimit të gjuhës së huaj për maturantët nga agjencitë private, dhe të gjitha ato koncesione që lidhen me tekstet, autorët dhe agjencitë joserioze të prodhimit të tyre. Vetëm kështu fëmijët tanë do të kenë në dorë tekste cilësorë dhe jo të imponuar nga klientët e ish qeverisë pushtet.
Shumëkush do të mendonte se këto janë gjëra që një Qeveri Teknike do ta kishte të vështirë t`i zbatonte në pak muaj jetëgjatësi të saj, por atakush profesionistë seriozë dhe me integritet e dinë fort mirë që janë gjëra që me vullnet të mirë dhe profesionalizëm realizohen dhe me sukses biles, pa më të voglën mëdyshje.
Plagët aktuale nga të cilat lëngon arsimi aktual do të kërkojnë një kohë më të gjatë për t`u shëruar, por në rast se Qeveria Teknike e fillon me këto dhjetë prioritete urgjente, me siguri që do t`i hapë rrugën një procesi zinxhir të ringritjes së arsimit, parauniversitar dhe universitar, duke lënë një bazë të shëndoshë teknike mbi të cilën do të vijojë punën qeveria e re që do të dalë nga vullneti i sovranit.