Narko-qeverisë i është dhënë kohë për t’u larguar? Zyrtarë të lartë të qeverisë po ikin dhe të tjerë janë bërë gati për tu larguar nga vendi.
Një drejtues i Policisë së Vlorës është larguar nga Shqipëria me 6 milionë euro para të siguruara nga trafiku i drogës dhe krimi i organizuar. Ngjarja dihet tashmë nga autoritetet zyrtare dhe është e konfirmuar zyrtarisht largimi i tij nga vendi përmes hyrje daljeve në sistemin Tims.
Bëhet fjalë për një drejtues policie në zonën ku kishin aktivitetin kryesor të trafikut të drogës grupi i Habilajve dhe Tahirit. Pikërisht nga kjo zonë tani Policisë së Shtetit i mungon një drejtues policie. Ministri i Brendshëm nuk ka përse të fshehë këtë ngjarje të rëndë, por duhet të bëjë transparencë të plotë të kësaj historie me sfond të dukshëm të lidhjeve të krimit të organizuar me policinë. Ministria e Brendshme duhet të sqarojë ku ka shkuar drejtuesi i policisë? Si është larguar nga Shqipëria dhe nëse ka qenë në hetim?
Faktet janë bërë publike mbrëmë në emisionin “Opinion” nga gazetari Basir Çollaku.
Fakte të tjera janë publikuar po ashtu në lidhje me makinën e Orest Sotës, njeriut të Tahirit, i cili u kap me 863 mijë euro. Paratë janë gjendur në dy thasë.
Gazetari Basir Çollaku ka këmbëngulur se ka detaje të reja lidhur me arrestimin e Orest Sotës. Sipas tij, Sota e ka blerë “Land Roverin” 5 ditë para arrestimit dhe nuk është në emrin e tij, por në emrin e një subjekti ndërtimi. Çollaku ka shtuar se mjeti prej kohësh ka qenë nën përgjim dhe operacioni është dekonspiruar.
“Përpjekja e policisë për të mos i dhënë njoftimet reale se me çfarë mjeti ka lëvizur personi i ndaluar, sepse ka qenë në përgjim të autoriteteve të huaja dhe ajo që unë di, ka të bëjë me faktin që operacioni është lënë në mes dhe është dekonspiruar. Paratë që janë gjetur janë kusur dhe mjeti ishte nën vëzhgim për të parë se ku do të shkonin këto para.
Në mjet kanë qenë 4 persona. Personat që janë larguar kanë marrë sasinë më të madhe të parave, kur janë larguar. Në mjet ka qenë edhe një nga personat në kërkim, pjesë e grupit kriminal të trafikut, duke shoqëruar ngarkesën e parave”, tha Çollaku.
Gazetarja Klodiana Lala në studion e emisionit “Opinion” ka shkuar më tej, kur ka dhënë qëndrimin e saj mbi vrasjen e një shqiptari pasditen e së mërkurës në Ekuador. Ky është rasti i dyti i ekzekutimit të një shqiptari në këtë vend, për çështje të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës.
E pyetur nga drejtuesi i emisionit, nëse këta persona janë njerëz të njohur në Shqipëri, Lala u përgjigj: “Unë besoj që janë pjesë e atyre familjeve mafioze që përmendi ambasadori amerikan. Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se, një zyrtar i lartë në qytetin e Elbasanit është duke u hetuar për çështje pasurie.
E pyetur nga drejtuesi i emisionit, nëse ai është një zyrtar i zgjedhur apo i emëruar, Lala ka konfirmuar se është një zyrtar i zgjedhur. Nuk dimë nëse është fjala për kryebashkiakun sikurse dikush nga të ftuarit në panel aludoi, apo ndoshta ndonjë nga deputetët e zonës. Kjo mbetet për t’u parë.
Nga Idriz Morina
Ambasador i nderuar ka disa ditë, që të paktën privatisht po debatojmë me shumë miq, pse ju nuk po reagonit për rastin “Tahiri”.
Natyrisht, edhe ne si shqiptarë, dhe të mbushur me ‘frymëzim’ nga letrat tuaja, veçanërisht ato ku Ju i jeni drejtuar shqiptarëve, që veç sa nuk na keni quajtur një komb kriminel.
Letrat tuaja, madje, pavarësisht mospajtimeve për akuza kolektive, i merrja për miqësore, si një shprehje e vullnetit të pastër, që nuk lë vend për diskutim dashamirësinë.
Por, kur tash i rilexoj letrat tuaja, dhe duke qenë se jo pak e njoh mentalitetin në Shqipëri, pasi e kam njohur nga afër për muaj të tërë në vitet e pas daljes nga diktatura, dhe ku kam njohur katrahurën shpirtërore që ia ka shkaktuar po diktatura, më rezulton i çuditshëm mos reagimi juaj ndaj proceseve në rrjedhje e sipër (kur diskutohej në Komisionin e ligjeve dhe më pas në Grupin Parlamnetar të PS-së dhe në fund në Kuvendin e Republikës).
Po të kishit qenë shqiptar, ashtu siç edhe ju e përshkruani deri diku (shqiptarin), do ta kisha kuptuar si sjellje prej një inatxhiu shqiptar, pra për shkak të përplasjes që keni pasur me kryeprokurorin Llalla, ju nuk doni me asnjë kusht ta pranoni, se kundërshtari juaj ka të drejtë të paktën në një rast, pra gjithmonë do të donit ta vërtetonit të kundërtën.
Reagimi juaj, një ditë pas vendimit të Kuvendit të Republikës, i cili e mori hapur në mbrojtje një të dyshuar për krim të organizuar, është edhe më i papranueshëm, që të merret si i sinqertë apo i kuptueshëm.
Ju ambasadorët amerikan jeni mirëpritur gjithmonë në reagimet e juaja, edhe atëherë kur mund të mos keni pasur të drejtë, pasi fjala e Amerikës shihej si fjala e Zotit ndër shqiptarë!
Z.Ambasador, sikur ta kishte përdorur veturën tuaj ky grup apo cilido grup i krimit të organizuar, cili do të ishte reagimi i Administratës Amerikane?
Po të shkonte kjo çështje në Kongresin amerikan, cili do të ishte votimi?
A do të kishte amnisti apriori nga Kongresi për ju, dhe a do të përplasej Kongresi me prokurorinë e shtetit?
Pa na u përgjigjur ju, ne besojmë thellësisht se nuk do të kishte guximin askush ta ndalonte hetimin e një skandali të bërë publik, jo më nga mediat (që i fyen e poshtëron Rama), por nga Prokuroria italiane dhe shqiptare, ndërsa po shkojnë drejt dekadës akuzat e bëra publike nga polici hetues Zagani për ish ministrin Tahiri?
Pra, edhe më keq se sa heshtja juaj ishte reagimi juaj.
Ajo miqësi deri në përulësi e shprehur ndaj shqiptarëve nga ana juaj në letrat tuaja për shqiptarët, nga edhe e kam marr shkasin të reagoj, ka shpërputhje totale me qëndrimin tuaj me skandalin më të madh në ndriçim e sipër.
Nuk mund të mos i evidentoj dy gjëra, që reagimet tuaja publike, nuk janë në nivelin diplomatik në shumë raste,
Dhe që kjo sjellje e juaja, e cila i bën të dyshimta edhe raportimet (relacionet tuaja) për State Departamentin, është pro drogës, pro krimit më të lartë të organizuar.
Ju flitni për problemet periferike, dhe doni të mbuloni me çdo kusht skandalin e shekullit. Më saktë turpin e shekullit.
Me këtë ju po dëshmoni se politika që keni ndjekur ju ka qenë në shërbim të forcimit të klaneve të drogës, dhe kërkoni që shoqëria shqiptare ta harroj drogën, në kohën që në qeverisjen e Ramës, jo vetëm trafiku ka shënuar kulmin, por sipas raportimeve në media, tashmë sipas mesatares së përdoruesve për kokë banori, ia ka kaluar edhe Britanisë për përdorimin e kokainës, një shtet ku tradita e përdorimit të drogës është më shumë se prej një shekulli, ndërsa trafikimi-tregtia e drogës nga kjo perandori i ka më shumë se tre shekuj.
Ndoshta edhe këtu buron obligimi juaj, që aleatët tuaj të mos e humbin tregun, apo ta kompensojnë nëpërmjet Shqipërisë.
Ndryshe nuk ka as logjikë diplomatike, dhe aq më pak me shpirtin e dëlirë, për dashurinë ndaj shqiptarëve që keni shprehur, ama vetëm deri tek droga! Para këmbëve të drogës, dashuria juaj për shqiptarët dorëzohet, venitet deri në zhdukje!
Më tej akoma,
Si u bë që edhe në Kosovë, ata që janë në krye të shtetit të jenë të pranueshëm, madje për dekada për diplomacinë tuaj, edhe pse janë zbuluar me dhjetëra skandale tronditëse, droga, trafiku i armëve, i naftës, i tenderëve dhjetëra e qindra milionësh, deri tek vrasja e njerëzve të pafajshëm, kundërshtarëve politik, … zbrazja e Shqipërisë dhe Kosovës me rreth 50 % (jo nga mortaliteti, por nga detyrimi për të ikur), gjithë kjo heshtje e gjatë, tek një shtet dhe diplomaci, që për gati 3 dekada i kemi varur jo vetëm shpresat, por e kemi dorëzuar fatin tonë!
E dimë dhe e kuptojmë që pikësëpari jemi fajtorë ne shqiptarët, se s’patëm intelektualë të duhur që ta drejtonin vendin më mirë, por ne kemi dyzina njerëz më të mirë, dhe që janë të gatshëm ti ndihmojnë shtetet tona drejt një të ardhme më të mirë, se sa këta që ju i përkrahni, dhe asnjëherë si sfidoni seriozisht.
Mundësia juaj është e pakufizuar për ti sfiduar këta grusht kriminelësh, që ju thoni: Në 27 vitet e fundit … politikanë të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim”.
Sipas jush Berisha dhe Meksi nga e djathta, dhe nga e majta, Nano-Meta-Rama (dhe ndonjë tjetër), kanë kryer krime të tmerrshme pa pushim.
Por, kurdo që ju ta thoshit këtë në prag fushate, zgjedhjesh brenda partiake, ata do të ishin një hiq, duke ditur disponimin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve, dhe bindjen e verbër (jo vetëm besimin) se fjala e Amerikës është fjala e Zotit.
Por, ju nuk po e bëni këtë as tash!
As tash kur duhet të prangoset Saimiri sipas kërkesës-urdhrit të Prokurorisë, dhe gjithë saimirët që i shërbyen trafikut të drogës, ju po i nxirrni akuzat për të djathtën.
E kishit kohën e mjaftueshme deri në këtë moment të kërkonit edhe me emra ish zyrtarësh të shtetit nga e djathta gjer te Berisha, por ju luani në një kartë tjetër, të ruajtjes së këtyre dosjeve të përveçme për qëllime të ruajtjes së varësisë ndaj jush deri në mazohizëm!
Këtu përfundon diplomacia dhe zhveshët ‘dashuria’ juaj për shqiptarët ‘barbarë’!
Marre nga Shqiptari.eu






Vllehtë në territorin shqiptarë ndodhen të përqëndruar në pjesën jug-lindore, në atë të mesme dhe jug-perëndimore të Shqipërisë. Po ashtu ata shtrihen edhe në shtetet e tjera të Ballkanit si, në Greqi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Serbi, deri dhe në SHBA, në Gjermani, Kanada, Australi, Argjentinë e tjera si emigrant ekonomik ndër vite. Në Fraiburg të Gjermanisë, është qendra e studimeve Vllaho-arrumune me në krye profesor V. Barben. Besimi fetar i vllehve është ai ortodoks. Bizanti bëri të gjitha përpjekjet të konvertonte popujt në Helenë, ata që Roma i kishte kthyer dikur në Romakë. Po ashtu dhe latinishten e gjuhët e tjera vendase, i zëvëndësuan me gjuhën Greke. Helenizimi mori autorsinë dhe të krishterimit, ku çdo i krishterë quhej grek. Profesionet e vllehëve kanë qenë kryesisht: blegtorë, zejtarë, tregtarë, mirëmbajtës kanalesh, ujësjellsave, ndërtues banesash urbane e kishtare, si dhe ndërtues urash.
Vepror Hasani
Historiani rumun, Teodor Capidan në studimet e tij “Romani Nomadi” dhe “Farseroti”, i quan vllehtë e Shqipërisë autoktonë me rrënjë trako-romane të asimiluar shekuj më parë me shqiptarët dhe që kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre. Ai i ndanë vllehtë e Shqipërisë në tri degë: vllehtë me origjinë nga trevat e Pindit, vllehtë e Gramozit me shtrirje në Voskopojë e përtej, dhe vllehtë e Myzeqesë në lëvizjet e më vonëshme. Gjuha e folur e vllehëve është dialekt popullorë i latinishtes. Studiusi francez, prifti Zhan-Klod Faverial shkruan se, “Ata lëvronin latinishten ballkanike që ishte dialekt popullorë dhe kjo e folur përdorej nëpër familje. Kjo gjuhë vllahishte ruhet e tillë edhe sot, duke patur huazime sipas shteteve ku jetojnë vllehët”. Për ruajtjen e gjuhës vllahe si dhe të shqipes, është bërë një luftë e madhe ndaj qarqeve shoviniste greke e sllave, që kanë dashur ti eleminojnë këto gjuhë.
















Antonio Nazeraj






























Gazeta zvicerane “Basler Zeitung” i ka kushtuar një artikull ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili ka si qëllim që pas përfundimit të mandatit të tij të lërë një Shqipëri me shtet funksional, të gatshme për t’u futur në BE.


Shkrimi ishte shkencor. Vllehet nuk jane kombesi tjeter post pellazgjike dhe e deformuar nga mbivendosja e gjuhes latine per shkak te pushtuesve latine ose Romaket. Vllehet jane nje shembull si mbivendosja e gjuhes latine tek Rumunet. Greket dhe Romaket kane vepruar njesoj. vllah ka kuptim vetem ne Shqip. Voskopojen e qyteteruan vllehet dhe e dogjen per aresye fetare te nxitura nga Turqit. Pas Grekerve dhe Romakeve njesoj vepruan dhe Turqit. Gjthsesi kur thua vllah nuk ke thene komb tjeter por pellazg qe edhte bere dygjuhesh nga Latinet.
Moskopolitis
Voskopoja u dogj me urdher te Portes se Larte dhe Fanarit, kurse punet e pista i benin shqiptaret…Dy vjet para djegies se Voskopojes, u shkaterrua Patriarkana e Ohrit nga Greket e Fanarit dhe kjo nuk ishte aspak rastesi…Kyci i zgjidhjes se problemit eshte lufta ruso-turke dhe kryengritjet ne Peloponez e Ballkan…Shqipot (jo te gjithe natyrisht) ishin kamzhiku i dores se piste fanarioto-turke…
Afrim
Per origjinen e vlleheve,dy autore te medhenj kane folur me nje ze.Stefan Basunescu dhe Nikolla Jorga,ata mbrojne lidhjen pellazgjike,dhe jo ate Rumune apo Greke,megjithese keta i kane ndare ne dy shoqata te ndryshme duke harxhuar fonde pa fund.Sa per ate te fundit je gabim,Shqiptaret kane qene me te diskriminuarit ne Turqi.Greket kane qene administrata reale e osmaneve,edhe perpara renies se Konstandinopojes me1453,Turqit jepnin e merrnin me Bizantin qe ne shekullin e 11-te,Ishin ushtria qe Bizanti perdorte per te shtypur kryengritjet kudo,dhe ne kompensim u merrnin toka.
Piro i Epirit
Pergezime, per kete shkrim!
Njekohesishte, ndiej keqardhje, per vllehet qe jane lindur e ritur ne Shqiperi, te cilet, rendin pas Pashaportave greke…
Dhe ase e dine se nga vijne e ku po shkojne…
Ne te shumtat e rasteve, ky komunitet, eshte bere vegel me kuptimin e plote te fjales, nga lobet greke te infiltruara ne Shqiperi… Duke cuar “ujin” atje ku duan greke e maqedonas… duke ritur ne menyre fiktive rradhet e minoriteteve greko-maqedonase ne Shqiperi…!
Dhe me e keqja.. qe jane me mijra te rinj te komunitetit vlleh, qe kane bere ushtrine e Grekut… dhe qe normalishte ase qe e imagjinojne ushtrine Shqiptare…
Me gjithe keto te zeza historike dhe te ketyre 26 viteve tranzicion…
Serishte eshte per tu pergezuar fakti qe ka ende gjalle intelektual vlleh (apo coban dhe arumun…) qe njohin dhe guxojne te thone te verteten e tyre…!
Lenci Pollorulinanobello
Straboni per vllehet? Betejat e vlleherve ne kohene Cezarit? Futja pordhes gri sallat sa te shkoi edhe kjo nate.
Eshte e vertete se ushtaret romak qe dilnin ne pension vendoseshin ne fshatra me ligj edhe nuk leviznin nga aty…nga kjo linden vllehrit qe gjuha e tyre per nga rrenja ka fjale te vjetra shqipe.
Eshte e vertete se sot nje takem vllehrish paguhen nga greqia si vorioepiriot edhe te tjere si vorio rumune…me pagese munde te dalin edhe vorio arabe….por ata jane vetem ilire te romanizuar sepse vetem iliret ishin ne keto troje kur erdhen romaket.
Bekim kadriu
Shume teme interesante kjo per vllehet por nuk pajtohem se keta flasin gjuhen latine ballkanike per arsye se pervec ILIREVE ketu ne ballkan kane jetuare barbaret sllave .E sa i perket vlleheve ata nuk jane kurgje tjeter vecse nje fise ILIRE dhe gjuha e ture eshte dialekt ILIRE.Dhe nuk eshte rastesishte se jane te afro 80 % ne shiperi dhe sot e kesaj dite ruajne zakonet dhe traditat si dhe ne kenget e tyre ritmin e muzikes shqipetare popullore dmth nuk eshte rastesi.Por problemi eshte te neve shqipetaret se ende vete nuk e dime vleren e races sone dhe qe eshte e cuditshme shume popuj qe kne jetuare te neve pasi qe largohen na ofendojne ,e pse.Pse i kemi ushqyer ,i kemi reespektuare,fshehur nga armiku i tyre,..,o te gjith ju mos perbuzni shqipetarine por respektojeni ate.A me se miri vleren e shqiptarite e dine Vatikani ,Gjermania etj.
Lex
Ore te tera lini komente po nje Vllah nuk pyesi njere c’fare ndjehet ai ?
Pa patur rendesi te madhe ku je lindur qe te gjitha shtetet Ballkanike na kane “shtypur ” Eshte shume veshtire te shikosh mamane tende dhe te mos dish ti flasesh ne gjuhen e nenes sepse jemi nje komunitet me gjuhen e kulturen tone,dhe NUK KEMI NJE SHKOLLE per te perpetuar gjuhen , mos komentoni per Pushtimin OTOMAN sepse atehere Kominiteti vlleh njiheshe dhe kishim “milet” plus shkolla me ndihnem e shtetit Rumun . A e dini si mund te Ndjehet nje njeri ? E kini menduar ndonjere pa patur qellime fitimi politik ? Sepse Thoni qe jemi vellezer ,kushurinj,te gjithe nje nje shtet ne nje familje mirepor ne te njejten kohe po vrisni dale e ngadale nje popull po na zhdukni vetem e vetem per qellime plitike dhe financiare!
Zonja dhe zoterinj po ja u them une si nje vllah !
” Shpirti tone ndjehet si burgosur, ndjenja e perditshe eshte bllokimi dhe shtupja ,percarje ne fakte historike te fallsifikuara ,Ndaj ndjenjat e dashurise ndodhet dhe djenja E ZHGENJIMIT ndaj Shtetet Ballkanike eshte nje situate TRISTE shok dhe shoqe ! ” perse te flas 7-8 gjuhe dhe te mos keshe mundesi te mesosh ne gjuhen tende? Kush mund te pergjigjet ne kete pyetje atehere e di dhe pergjigjen si Ndjehet nje Vllah i/e ne ditet tona !
Diten e mire
1 Vllah